Të paktën 305 kandidatë janë nominuar për Çmimin Nobel të Paqes të këtij viti, numri më i ulët në katër vjet, deklaruan organizatorët.
”Nga nominimet që do të dorëzohen përpara afatit të 1 shkurtit, 212 janë individë dhe 93 janë organizata”, deklaroi Komiteti Norvegjez i Nobelit në Oslo.
Vitin e kaluar u panë 343 prezantime. 305 nominimet e këtij viti janë më të paktat që nga viti 2019.
“Për tetë vite radhazi numri i kandidatëve ka kaluar 300. Rekordi aktual prej 376 kandidatësh është arritur në vitin 2016”, thuhet në deklaratën e komisionit.
Emrat e nominuesve dhe të nominuarve nuk janë bërë të ditur nga komisioni për mediat apo për të nominuarit për çmimin prestigjioz.
Fituesi do të shpallet në fillim të tetorit. Çmimi më pas jepet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së shpikësit të dinamitit Alfred Nobel (1833-1896), i cili vendosi çmimet./KultPlus.com
“Ai që shkruan për budallenjtë, audiencën e lartë e ka të sigurtë.”
“Kur e bleni një libër, ju në mënyrë optimiste mendoni se po e bleni edhe kohën për ta lexuar atë.”
“Njerëzit e mëdhenjë janë sikur shqiponjat; ata i ndërtojnë folet e tyre në lartësitë e vetmuara.”
“Të gjitha të vërtetat e mëdha kalojnë nëpër tre faza: fillimisht ato përqeshen, pastaj ato kundërshtohen dhunshëm dhe në fund ato pranohen si vetë – evidente.”
“Pasuria është si uji i kripur, sa më shumë të pish, aq më i etur je. Kjo vlenë edhe për lavdinë.”
“Dhembshuria për kafshët është e lidhur ngushtë me mirësin e karakterit, dhe mund të pohohet me siguri se ai që është mizor me kafshët, nuk mund të jetë kurrë njeri i mirë.”
“Secila dashuri, sado qiellore të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”
“Një njeri mund të jetë vetja vetëm për aq kohë sa ai është i vetëm; dhe nëse ai nuk e don vetminë, ai nuk do ta dojë as lirinë; sepse vetëm atëherë kur ai është i vetëm, ai është vërtetë i lirë.”
“Asgjë nuk mund të jetë e bukur pa të vërtetën.”
“Zakonisht është humbja ajo që na bënë ta dim vlerën e gjërave.”
“Një shkallë e lartë e intelektit priret ta bëjë njeriun të pashoqërueshëm.”
““Natyra e tregon se me rritjen e inteligjencës vjen e rritur edhe aftësia për të ndjerë dhimbje dhe se vetëm në shkallën më të lartë të inteligjencës, dhimbja e arrit pikën e saj supreme.”
““Doktori e sheh të gjithë dobësinë e njeriut, gjykatësi e sheh të gjithë ligësinë dhe teologu të gjithë budallallëkun e tij.”
““Talenti e godet shënjestrën të cilën askush nuk mund ta godas. Gjeniu e godet shënjestrën të cilën askush nuk mund ta shoh.”
“Ne rrallë mendojmë për atë që e kemi, ndërsa shpesh për atë që na mungon.”
“Njerëzit e zakonshëm thjeshtë mendojnë se si duhet ta shpenzojnë kohën e tyre; I talentuari tenton ta përdor atë.”
Opereta “Karnavalet” është punuar sipas motiveve të komedisë së mirënjohur te Spiro Çomorës “Karnavalet e Korçës”, do të jetë premierë absolute duke filluar prej 25 shkurtit në skenën e Teatrit të Operës.
Kjo shfaqe rikthen pas gjashtë vitesh në këtë skenë Inva Mulën, tashmë në rolin e regjisores.
Në këtë përzgjedhje ka diçka shumë personale. Avni Mula është kompozitori i kësaj operete. Prandaj edhe Inva Mula e nisi falënderimin e parë për artistët dhe solistët e shfaqjes si Solen Alla, Nina Muho, Shpresa Beka. Dorina Selimaj, Ramona Tullumani, Vikena Kamenica etj.
Shfaqja rikthen në dirigjim Elda Laron. Skenografia është e Romeo Canit ndërsa kostumet nga Elva Bella./ KultPlus.com
Në qiellin e shndritshëm të rilindjes fiorentine, midis protagonistëve të padiskutueshëm ndodhet edhe Sandro Filipepi, i njohur si Botiçeli, interpretuesi më magjepsës i humanizmit toskan.
Madhështia e Botiçelit qëndron në stilin vërtet origjinal, që e zbulon veten, thuajse si në ëndërr, në kuptimin estetik inovativ. Stili i Botiçelit është i çuditshëm, shumë personal, që gjen korrespondencë vetëm në kontekstin sienez ose nordik, por që është e pamundur të dimë nëse ka pasur kontakte të drejtpërdrejta apo jo. Karakteristikat themelore të stilit të Sandro Botiçelit janë: kërkimi i një ekuilibri kompozicional harmonioz, ku zgjedh rëndom kompozimet e lira, ritmike; një kompozim i hijshëm dhe shumë i gjallë, me një linjë precize dhe valëzuese që modulon konturet e modeleve dhe i lehtëson ato. Linja është thelbësore për Botiçelin, pasi në tablotë e tij gjithçka bazohet në gjurmët dhe gjestet mëkatare të modelit. Format duken të lehta, pa peshë, madje duket se janë prerë nga këto portretizime të hijshme dhe emocionuese. Sfondet janë të cekëta, madje-madje ngjasojnë me mure vizatuara ose të qëndisura. Ngjyrat shpesh janë të ftohta dhe të panatyrshme – edhe këto janë abstrakte.
Piktura e Botiçelit është ajo e një bote imagjinare, e gjitha onirike, e cila jeton vetëm në imagjinatë dhe jo në realitet. Është plot referenca dhe kuptime intelektuale shumë komplekse, të lidhura me elitën kulturore Mediçis, të cilat edhe sot e kësaj dite vijojnë të jenë misterioze, madje gati të padeshifrueshme.
“Venusi i Botiçelit” – një nga kryeveprat e padiskutueshme të Sandro Botiçelit, e konsideruar si kulmi i përfaqësimit femëror, një homazh i feminitetit. Realizuar në harkun kohor trevjeçar (1482-14485), “Lindja e Venusit” u porosit te Botiçeli për vilën “Castello”, në pronësi të Mediçi, Popolani. Pëlhura e “Venusit” bashkëndan me një tjetër vepër të piktorit të njohur, “Pranvera”, jo vetëm karakteret ikonografike dhe alegorike, por edhe të njëjtën vendndodhje. Mbase këto dy piktura ishin pjesë e të njëjtit cikël, i cili, së bashku me “Pallade e il centauro” (“Palada dhe centauri”), plotësojnë triptikun me temë mitologjike. Realizimi i ciklit do të vendoset në prag të qëndrimit të piktorit fiorentin në Romë, madje ka studime të ndryshme për temat e trajtuara nga Botiçelli, siç janë tre shembujt e venusit: njëri në Gemäldegalerie në Berlin, një tjetër në “Galleria Sabauda” në Torino dhe e treta është në një koleksion privat në Gjenevë. Edhe pse emërtimi mund të jetë mashtrues, vepra rrëfen jo lindjen e perëndeshës klasike, por zbritjen e saj në ishullin e Qipros, e shtyrë nga bashkimi i erërave të Zefirit që përqafon nimfën Clori (nganjëherë identifikohet si era Bora ose Aura). Në breg, për të mirëpritur perëndeshën, është një nga Orët, nimfat që përfaqësojnë alternimin e stinëve, që i shtrin një mantel të çmuar me zbukurime lulesh.
Ikonë bukurie
Botiçeli e merr frymëzimin nga referencat e famshme klasike, të tilla si “Venere Anadiomene”, një statujë që me siguri e pa pasi tashmë ishte në pronësi të Mediçis. Fytyra e perëndeshës është frymëzuar nga muza e Botiçelit, Simoneta Vespuçi, e konsideruar nga Firence e asaj epoke si gruaja më e bukur e lindur ndonjëherë. Sidoqoftë, që nga krijimi, vepra është konsideruar si një nga përfaqësimet më të larta të skemave të përfaqësimit të femrave. Afërdita është bërë një simbol jo vetëm i Firences mediçiniane, por një nga veprat më të famshme të artit të Rilindjes në botë.
Filozofia neoplatonike përshkon tërë paraqitjen alegorike, në të cilën Afërdita me bukurinë e saj trupore përfaqëson përsosmërinë dhe pastërtinë e shpirtit. Ajo përfaqëson dashurinë si energjinë dhe forcën lëvizëse të Natyrës. Puna përqendrohet në një alegori neoplatonike të bazuar në konceptin e dashurisë si energji jetëdhënëse, si forca lëvizëse e natyrës. / Konica.al / KultPlus.com
Te vëllimi i Vlora Ademit që keni në dorë, jo veç temat, por edhe qasjet janë të larmishme: thellime dhe përvoja jetësore, mbresëlanëse e bindëse, që karakterizojnë nji ardhje të qëllimshme në poezi, si formë sintetike mendimi e shestimi letrar. Vlora Ademi ka prirjen dhe shënjestrat e sigurta kah poezia spirituale, kah përvojat e thella dhe intimiteti. Ajo ban kërkime poetike në drejtim të përcaktimit të nji identiteti të thellë të grues universalisht. I intereson së tepërmi me e rrokë qenien e vet dhe homogjeninë e saj, me ditë kush asht, kah vjen e ku shkon, cili asht misioni i saj personal në harkun e ekzistencës dhe cilat janë rrugët e realizimit optimal e maksimal të vetvetes në paqe me shoqninë e me vetveten. Pra, temën e preferueme e ka individualizmin dhe shtigjet produktive të tij.
Në poezinë K’shtu t’due, ajo fillon me hulumtue vetveten qysh te qyteti i lindjes, Prizreni, pa iu dorëzue tundimeve mikluese ndaj tij, por tue u ngritë kryesisht mbi tabanin kulturor e shujtën shpirtnore me të cilën u ushqye në atë qytet, nëpërmjet strukturash mendore që trashëgoi me t’u largue prej tij. Qyteti për te asht nji mitër e madhe, që prodhon qytetarë e individë, botë shpirtnore e kapacitete lirie. Me larminë kulturore që e karakterizon, Prizreni i Vlora Ademit asht edhe kallëpi që e polli, edhe angazhimi i saj ndijor, por edhe liria e kritikës dhe e të drejtës me zgjedhë.
Po aq të veçanta te poezitë e Vlora Ademit janë anatomitë e përimtueme të kujtimeve të fëminisë. Kujtimet janë ndoshta pjesa ma solide e personalitetit të saj, magma e ngrime që ia ka formësue peizazhin e mbrendshëm e të jashtëm. I nji ndjeshmënie të naltë asht përshkrimi me terma thellësisht lirikë i Dimnave të fëminisë. Në poezinë e saj ka nji rizgjim nga bota e përshtypjeve të ngurosuna e të ngulituna e deri te zgjedhja e ndjesive si nji landë e parë që nuk mundet me i shërbye askujt ma fort se artit e, në rastin tonë, poezisë. Tek kjo poemë kaq shum ka dridhje e vibracione imazhesh, sa do të donim që, para se me përgëzue këtë poete që po vjen në mesin tonë, ta pyesnim me seriozitet dhe me angazhim, nëse ajo mundet me shkrue gjithmonë kështu. Me na dhanë imazhe me kontraste të qarta piktorike, me ngjyra që, në mënyrën si janë, paralajmojnë shpërthime të ngadalshme dramaticiteti e tensioni të mbrendshëm. Shallat e hedhun mbi borë, palltot e kuqe të fëminisë dhe ideja se edhe dimni mërdhet janë inversione të mrekullueshme poetike që na çojnë në shijime të formës e të imazhinizmit që shfaqet në të tilla vargje.
Temë tjetër që autorja e ka po aq për zemër asht fati i veçantë i grave të Kosovës, sidomos i atyne që përjetuen tmerret e luftës dhe dhunën e pushtuesit në ikje. Kjo temë kaq delikate, që gjithnji mbulohet me nji tis misteri e pëshpërime shkallmuese, gjen në formulën poetike të Vlora Ademit nji trajtim të denjë, të përkorë, jo skandalizues. Poetja i mban përshkrimet në nji distancë diskrecioni që edhe i sugjeron gjanat, edhe e shmang brutalitetin e thelbit të asaj që po serviret në pikun e tragjizmit të vet. Nanat Ferdonije dhe Unë – Ajo janë poema të nji gërvishtjeje të thellë e të pagjak. Ato nuk presin ma damarë e tejza, sepse ato i kanë pre autorët e gjenocideve. Presin nerva që kullojnë limfë të bardhë e të qetë, si voj të ngathët e memec. Risi mund ta shpall se dhimbjen legjendaro-epike të nanave kosovare, Vlora Ademi e paraqet si përditshmëni me të cilën edhe vetë viktimat
janë mësue, krejt të vetëdijshme se ashtu e kishin pague çmimin e lirisë dhe se valuta që paguen këtë çmim asht gjaku dhe zhdukja nga kjo botë.
Te poezia e shkrueme në këtë frymë, Atë ditë m’u çor drita e syve, doza e tragjizmit rritet fort, sepse duket që po harrohet përdhunimi prej të huejit. Në qendër, si gacë e harlisun, mosdalja zot prej të tuve. Tue qenë tema e përdhunimit letrarisht e ezaurueme, ngrihet në te si kreshtë e egërsueme ligështia e viktimave. Apostrofa e poetes prek qiellin me thonj. Vetmia ekzistenciale e përmbys heroizmin. Tue u lidhë drejtpërdrejt me nji tjetër majë të poezisë, me Fishtën dhe zemërimin e tij të pangushëllueshëm, autorja guxon blasfeminë:
Asnjani nuk e qiti hapin me i dalë para fatit tim as burri
as vllaznitas baba
as Ai.
Tue qenë ‘Ai’, me germë të madhe, vetë Zoti, a nuk duket se Ademi po ec nëpër teh?
Psikja e autores përplaset sa nalt në qiell, sa në tokë, për me gjetë shkakun pse njerëzit shkaktojnë të pandreqshmen e të pakthyeshmen. Dhe elegjiakizmi i saj mbetet pezull nga mungesa kambëngulëse e përgjigjeve. Atëherë ajo i sillet lexuesit dhe shpreson me ia ndalë nji çast zemrën, ose, të paktën, me i shkaktue nji takikardi a nji ekstrasistolë. Sepse për Ademin duket se asht ma se e qartë se vetëm lexuesit i takon me e ndreqë dhe me e shërue botën.
Në krahun tjetër, Vlora Ademi eksperimenton edhe me strukturat racionale të poezisë, zbulon thellësitë e shpirtit femnor, edhe kur ai nuk asht burim i dashunisë së paqtë e bukolike, por kur jeta në qelizën shoqnore na e çon psiken në shtigje interesante provash e dilemash. Ajo nuk ngurron me e pohue dashuninë në forma inversive dhe të përmbysuna. Këto aventura të mendimit zbulojnë bukur natyrën e çuditshme dhe të paparashikueshme të grues që e kërkon besimin deri te përditshmënia. Format inversive dhe të përmbysuna të shtrimit të çështjeve janë ma shum ngacmime stili sesa detyrim i aluzionit a i nji loje “hidh gur e mshef dorë”. Ajo, me vetëdijen e titullit të librit, jeton situata virtuale dhe abstraksione të jetës së përditshme, si dhe çështje të realizimit dhe zotnimit të qenies. Larg prej nji gjuhe të drejtëpërdrejtë, e cila vërtet na galdon me shpërthimin e saj, por që shpejt na mëson se kemi mbërritë limitin dhe magjia e të përtejmes zhduket, përshkrimorja e Ademit asht vetëm sugjeruese.
Lirikat e saj erotike ose me hinting erotik janë plot me risi të çuditshme dhe farefisni nga lirikat erotike të poezisë ma serioze. Dashunia nuk shihet si parajsë konstante që asht aty dhe të mbetet vetëm me zgjatë dorën. Për te duhet me luftue çdo ditë, me e kërkue tue dhanë e me e marrë tue kërkue.
Cikli Qiej të naltë asht kutia magjike që ndryn lirikat e dashunisë, të cilat e ndërrojnë kryekëput tonalitetin e poezisë. Dalim kështu nga cikli mbi luftën, e ai për fatkeqësinë
familjare, që e kanë tronditë thellë e gjatë autoren dhe para na hapet nji peizazh tjetër, sa i ndritshëm, aq edhe i errët, sa tingëllues, aq edhe i shurdhët në solemnitetin dhe randesën e tij. Vlora na duket se e mbrendashkruen artin e dashunisë mbrenda atij të poezisë e unë s’kisha me gjetë nji strehë a shtëpi ma të bukur për te.
Pasqyrat asht nji poezi mbi paplotninë tonë si individë me pa ma shum se ftyrën tonë të përhershme dhe metamorfozën e saj të ngadalshme. Ftyra jonë don pasqyrën e vet dhe vetëm aty na shfaqemi në plotninë e dritave e të shkëndijëzimeve, vetëm aty na verifikohet uni në korrelacion me tjetrin dhe universin. Vlora Ademi ban përpjekje shum serioze për ta rrokë dashuninë në filozofinë e saj, në pjesë te elementet e saj, si nji lojë fort e lashtë e poetëve që na kanë lanë nji pafundësi skedarësh mbi çka asht dashunia. Autorja rreshtohet me ta në spiralen e nji kotësie filozofike, sepse kotësi asht sa herë mundohesh me përcaktue atë që, sapo e “fikson” me anë të fjalës, ka ndryshue dhe ti je ba nji hallkë e vargut, e jo e vërteta që doje me shtrëngue në grusht. Ajo thotë «Dashnitë nuk ngjajnë», te poezia me të njajtin titull. Pra na duket se e len të pafundme perspektivën e rrokjes së dashnisë si koncept. Dhe nga rreshtimi i aq shum veprimeve, menjiherë na shkrep në mend sinonimia e dashnisë me jetën, paralelizmi dhe aftësia për të zavendësue njana-tjetrën si fjalë në poezinë e Ademit. Kjo tregon nji lloj orientimi kah imanenca e sendeve, kah lidhjet e thella midis nocioneve; njerëzorja duket sikur thjeshtëzohet në dy gjymtyrë të vetme.
Poezia T’paanët vjen shum e randë me patetizmin dhe dëshirën për mos me e përjashtue as atë dozë dramaticiteti, madje as atë “krypë” tragjizmi që mbart dashnia në dallgëzimet e saj. Aty ku pohon, aty edhe mohon, aty ku bien e rrëzohet, aty çohet fluturim me marrë qiellin dhe, si në nji simfoni, e mbyll me nji atako të fortë, por evazive: Na jemi t’paanë. Kurse me shum adresë ndërtekstore dhe ndërgjinore asht përdorë në lirikat e Ademit edhe teknika e alibisë së vetës së tretë, që kaq rëndom gjendet tek proza dhe nëngjinitë rrëfimtare.
Kudo në poezitë e V. Ademit ndihet shija dhe flakërimi i nji gëzimi të përmbajtun e që asht ai i përfshimjes në krijimtari. Miqtë e mikeshat e kësaj poeteshe e shohin këtë libër si nji kist të parë që mposhti ngurrimin dhe fitoi guximin e daljes në mejdanin letrar.
Ademi tjerr vargun, e tëhollon, e bashkë me të imazhin që përftohet, e sublimon dhe mandej imagjinata e lexuesit inteligjent e fin, endet nëpër veçantitë e leximit krijues e personal. Ajo shkruen varg të lirë e të shkrydhët, i qëmton idiomat dhe mënyrat endemike të të shprehunit dhe kryen me to operacione të vërteta eksperimentale në përpjekje për të ndërtue letërsi me anë të gjuhës dhe jo gjuhë me anë të letërsisë. Kjo ia ban poezinë të ngjyrshme dhe lozonjare, sugjestive dhe jetësore, tekanjoze dhe kureshtare. Por gjithnji ajo asht serioze, synon thellësinë edhe në pjesën ma të paangazhueme ose në përshkrimin e nji përshtypjeje kalimtare.
Ky asht nji fillim i mirë për poeteshën. Ajo premton me poemat e këtij vëllimi të parë se, me daljen në dritë të tij, do t’i hapet asaj ai lloj boshllëku, që zakonisht synon të mbushet me materialet e nji libri të dytë, e kështu me radhë.
Një burrë nga Kalifornia që vizitoi parkun Disneyland në Anaheim për 2,995 ditë rresht u shpërblye me një certifikatë të rekordeve botërore Guinness.
Rekordet Botërore Guinness njoftuan se Jeff Reitz, 50 vjeç, fitoi rekordin për më shumë vizita të njëpasnjëshme në Disneyland.
Vizitat ditore të Reitz-it në Disneyland filluan në vitin 2012 dhe përfunduan vetëm pak nga numri 3,000, kur parku u mbyll për shkak të pandemisë COVID-19 në mars 2020.
Reitz, i cili shënoi udhëtimet e tij të përditshme në Disney në rrjetet sociale, filloi të merrte vëmendjen e mediave pas vizitës së tij të 60-të radhazi në park dhe ai u bë “kryefjala” e titujve ndërkombëtarë në vitin 2017, kur bëri vizitën e tij të 2000-të dhe u shpërblye me një çantë shpine plot me dhurata nga Zyrtarët e Disney-t.
50-vjeçari u shpreh se ai nuk është kthyer në Disneyland që nga fillimi i pandemisë, por shpreson ta bëjë atë në kohë për festimet e 100-vjetorit të Disney këtë vit.
“Nuk e kam caktuar ende një datë kthimi, por tani mendoj se do të ishte vërtet argëtuese të kthehesha me certifikatën time të titullit të rekordeve botërore Guinness për të marrë fotografitë që fitova brenda Disneyland-it”, tha Reitz për Guinness World Records./abcnews.al/ KultPlus.com
Në prag të turneut për albumin e ri “Once Upon a Mind”, James Blunt rrëfeu se si u krijua kënga “You’re Beautiful”. Shkrimin e gazetarit Dave Simpson, të publikuar në ditoren “Guardian”, Telegrafi e sjell të plotë më poshtë.
James Blunt: Qëkur isha 14 vjeç, ju kam thënë miqve se do të bëhem muzikant profesionist. Kur isha kapiten në Ushtrinë britanike në Kosovë, e kisha një kitarë të lidhur për tankun tim. Pasi e lashë Ushtrinë, i bëra disa demo për EMI-n. Pastaj e humba ekuilibrin tim në motoçikletë dhe e shkatërrova kitarën që i kishte mbijetuar një zone lufte. Të gjithë qeshnin. E, nuk është e nevojshme të shtoj se nuk nënshkrova kontratë me EMI-n
Një ditë isha në metro të Londrës, kur rastësisht e pashë ish-të dashurën time me të dashurin e saj të ri. Shikimet tona u kryqëzuan, por thjesht kaluam në heshtje pranë njëri-tjetrit. Shkova në shtëpi dhe për dy minuta e shkrova tekstin për këngën “You’re Beautiful” (E bukur je). Shkova në Los Angjelos për ta takuar shokun tim kompozitor, Sacha Skarbek, dhe me Amanda Ghost-in si bashkautore e përfunduam këngën. Gjithmonë është portretizuar si këngë romantike, por në të vërtetë është paksa ngjethëse. Bëhet fjalë për një djalë (mua) i cili është në “tripa” e që e ndjek të dashurën e dikujt tjetër në metro. Por, të gjithë i kanë ato momentet kur e pyesin veten: “Çka sikur të flisja diçka?”
E interpretova këngën në katin e 25-të të një hoteli në Teksas, gjatë festivalit “South by Southwest” (SXSW). Linda Perry (këngëtare, kompozitore dhe producentë) ishte aty dhe tha se dëshiron të nënshkruaja kontratë me kompaninë e saj të re diskografike. Kompania kërkoi të hiqja fjalët “fucking high” (shumë në “tripa” – v.j.) nga “You’re Beautiful”. Provova me “particularly high”, “especially high”! Në fund këndova “Flying high” (fluturoj lartë – v.j.) në editimin për radio, por doja që versioni që publikohet të mbetet ashtu siç ishte. Thash: “I was fucking high”!
Kënga e ka një fillim befasues. E këndova dy herë vargun “jeta ime është e shkëlqyer”, që ishte një shaka e imja e vogël, por mendoj se në atë gjendjen time të ngazëllyer, çfarëdo tronditje që të kisha marrë atë kohë, jeta do të më dukej vërtet e shkëlqyeshme. Bota sigurisht që dukej me ngjyra.
Për video u pajtova të hidhem nga një shkëmb në Majorkë. Por, kur arrita atje, kuptova se e kisha bërë një gabim të tmerrshëm që ishte tepër vonë ta korrigjoja. Ata kishin zhytës në ujë, në rast se do të bija pa vetëdije. Më duhej të kërceja dy herë, sepse xhirimi i parë nuk ishte i duhur dhe përfundova me çarje në buzë. Më dhembte, por kjo e bëri një video të shkëlqyeshme.
Nuk e kisha idenë se kënga do të bëhet hit kaq i madh, dhe kjo më trembi në fillim. Mendova se po bëhem muzikant që veç bën muzikë. Kënga (u publikua në 2004) ishte e kudondodhur sa nisi të irritojë njerëzit, por unë jam akoma krenar për të dhe e dua punën time. E këndova në ceremoninë martesore të Elton John-it dhe David Furnish-it dhe jam gati ta nis turneun tim të gjashtë botëror. Pa këngën “You’re Beautiful” do të isha në një turne në veri të Londrës.
Tom Rothrock, producent: E shikova në internet festivalin “South by Southwest” dhe aty e pash James-in. Dukej mjaft interesant, por shpejtë harrova gjithçka për të. Disa ditë më vonë, Linda Perry kërkoi nga unë të jem producent i një artisti të ri. Ajo veç i kishte hite të mëdha me këngëtaret Pink dhe Christina Aguilera. Thash me vete, nëse është mjaft e çmendur për të nënshkruar një artist të ri nga SXSW edhe unë jam i çmendur ta incizoj.
Kaseta demo e James-it ishte kudo, e aty ishin edhe këngët “You’re Beautiful” dhe “Goodbye My Lover”. Kishim një takim dreke e unë s’e dija se si duket, por kur ai hyri me menaxherin e tij, menjëherë ndjeva një lidhje dhe mendova: “Ky duhet të jetë ai”. E vizitova në banesën e tij në Londër dhe ai i interpretoi këngët me instrumentin me të cilin i ka bërë, për të hequr nga mendja dyshimet për demon. I kemi bërë shumë incizime në studion time në shtëpi, që atë kohë nuk ishte diçka e zakonshme, por buxheti jonë ishte modest.
Një ditë po i bënim instrument harkore me një kuartet, dhe diçka nuk ishte si duhet. Këto kushtojnë, kështu që e thirra aranzhuesin që t’ia dalim mbanë. Ishte hera e parë ku kisha mundësi të tërhiqesha dhe thjesht të dëgjoja. E kisha një drithërimë që të vjen kur e di se një këngë është e veçantë apo se do të ketë shtrirje të gjerë.
Disa muaj më vonë, “You’re Beautiful” korr suksese dhe ai i bën dy koncerte të njëpasnjëshme në “Shepherd’s Bush Empire”. Ishim në një pijetore jashtë sallës, ku u rrethuam. Thash: “James, kujto kur disa muaj më parë pinim birrë e askush nuk e dinte se kush je?” Ai tha: “Po, a nuk ishte gjë e mirë ajo?” /Telegrafi /KultPlus.com
‘Nesër dhe përgjithmonë’ nga këngëtari shqiptar, Ermal Meta, është ndër librat e propozuar nga Amici della Domenica për edicionin LXXVII të Çmimit Strega. Njoftimi është bërë nga vetë autori, i cili shpreh mirënjohjen për një “udhëtim që nuk e imagjinonte se do të ishte kaq aventureske”, transmeton KultPlus.
Ka nisur çmimi kryesor i letërsisë italiane i promovuar nga Fondacioni Maria dhe Goffredo Bellonci dhe Liquore Strega, sponsor teknik La Feltrinelli, i cili zyrtarizon propozimet e edicionit 2023.
Ndër titujt e raportuar nga Sunday Friends, vëllimi debutues i pus- Bie në sy kantautori i njohur shqiptar, i cili ka dëshmuar të jetë një rast editorial që nga publikimi i tij./ KultPlus.com
Gjenerali George Washington para 236 viteve ishte komandanti i Ushtrisë Kontinentale dhe më 4 dhjetor të vitit 1783, u takua me oficerët e tij të lartë në një tavernë të Nju Jork-ut për t’u lënë lamtumirën.
Oficerët ishin të emocionuar ngaqë Gjenerali Washington nuk ishte vetëm komandanti por edhe heroi i tyre.
Historianët thonë se disa nga oficerët e këshilluan që ta shpallte veten sundimtar të Shteteve të Bashkuara. Ata e siguruan se do të kishte edhe mbështetjen e ushtarëve.
Washingtoni e hodhi poshtë idenë si të gabuar. Dhe shtoi se nuk dëshironte asgjë tjetër veçse të kthehej në plantacionet e tij në Mount Vernon në Virgjinia.
Megjithatë, katër vjet më vonë ai doli përsëri në skenë jo si sundimtar fuqiplotë por si presidenti i parë i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /KultPlus.com
Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se përmasat e dy tërmeteve të 6 shkurtit në Turqi nuk mund të shpjegohen me fjalë.
Kryediplomatja gjermane, bashkë me me ministren e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, vizituan provincën turke Kahramanmaras për të parë nga afër situatën në terren.
Dy ministret gjermane vizituan një lokacion, ku janë ngritur tenda, si dhe një qendër mjekësore të krijuar nga vullnetarët gjermanë në Pazarçik, epiqendra e njërit prej tërmeteve.
“Përmasat e kësaj fatkeqësie të tërmetit nuk mund të shprehen me fjalë edhe nëse ndodheni këtu”, tha Baerbock.
”Berlini zyrtar ka dhënë një ndihmë shtesë prej 50 milionë eurosh, duke e çuar kontributin total të vendit në 108 milionë euro, për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve. Pakoja e ndihmës përfshin gjithashtu tenda, furnizime mjekësore, ushqime, batanije dhe gjeneratorë”, tha ajo.
Kryediplomatja gjermane tha se qeveria po lehtëson gjithashtu procesin e dhënies së vizave për ata që kanë familjarë në Gjermani, duke theksuar se është vënë në dispozicion një autobus i cili mbledh aplikime për viza, në mënyrë që të pranohen dhe të përpunohen aplikimet për viza në nivel lokal./ atsh / KultPlus.com
Justice Initiative Kosova ka nxitur një peticion për mbrojtjen e fëmijëve nga interneti, shkruan KultPlus.
Kjo thirrje vjen si pasojë e ndikimit të thellë e ndikimit të internetit në jetën e të mbietuarve të abuzimit seksual dhe dhunës nfaj fëmijëve.
Në vijim, KultPlus ua sjell njoftimin e plotë:
INTERNETI NUK ËSHTË I SIGURT PËR FËMIJËT.
NE DUHET TA NDRYSHOJMË KËTË.
Është koha që Evropa të ngritet për drejtësi, të jetë e guximshme dhe t’i japë fund abuzimit seksual të fëmijëve përgjithmonë.
Në “Iniciativën e Drejtësisë” kemi parë ndikimin e thellë në jetën e të mbijetuarve të abuzimit seksual dhe dhunës ndaj fëmijëve. Shkalla e problemit është vetëm në rritje pasi kryerësit janë në gjendje të shfrytëzojnë fuqinë e internetit. Fëmijët tani janë në rrezik të abuzimit dhe joshjes seksuale në internet, abuzimit fizik në shtëpitë dhe komunitetet e tyre dhe materialet me përmbajte të abuzimit të fëmijëve po qarkullojnë me një shkallë alarmante.
Ne kërkojmë që Bashkimi Evropian të marrë një qëndrim udhëheqës në nivel botëror dhe të votojë në favor të propozimit aktual të MASF të BE-së që ne të mund të mbrojmë të gjithë fëmijët dhe adoleshentët dhe të kemi drejtësi për të mbijetuarit.
Të mbijetuarit, prindërit, mësuesit, qeveritë, sektori privat dhe aleatët tanë po bashkohen rreth një thirrjeje për t’i dhënë fund dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Evropë dhe në nivel global.
Nënshkruani peticionin të bashkoheni me ne.
Së bashku, ne mund dhe duhet t’i japim fund dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Evropë duke miratuar ligje që e bëjnë të vështirë ose të pamundur që fëmijët të abuzohen në internet.
Rruga për dirigjenten dhe regjisoren Karmina Shilec nuk ka qenë e drejtpërdrejtë. Por sërish, nuk do të prisnit të ishte me një vepër si BABA: Jeta dhe vdekja e Stanës, opera e re e Shilecit që ka si subjekt historinë, kulturën dhe jetën e virgjëreshave të betuara të malësive të Ballkanit. Pas disa vitesh dhe një sërë shoqërish dhe vendbanimesh, BABA ka arritur fazat e fundit të zhvillimit të saj në Kolegjin Oakland’s Mills në Universitetin Northeastern, ku Shilec ka punuar këtë dimër me artistë të shumtë bashkëpunëtorë, duke përfshirë kastin – përkatësisht, Ansambli Vokal i Grave Kitka me bazë në Bay Area – San Francisco. Tani, vepra është planifikuar për premierën e saj botërore më 23–26 shkurt në Z Space në San Francisko.
Në sezonin e tij të 43-të, Kitka është një ansambël vetëm për femra, ekspertiza e të cilit është në interpretimin e këngëve tradicionale dhe teknikave vokale të Evropës Lindore. I përkushtuar ndaj zhvillimit të audiencës së re për këtë muzikë, Kitka ka bashkëpunuar ose porositur vepra të reja nga kompozitorët David Lang, Meredith Monk, Pauline Oliveros, Chen Yi, Janet Kutulas, Linda Tillery, Janika Vandervelde, Richard Einhorn dhe të tjerë. Për BABA-n, grupi nëntë anëtarësh ka shtuar dy artistë mysafirë, multi-instrumentalisten Shira Kammen dhe aktoren/këngëtaren Beth Wilmurt.
BABA cilësohet si “një qëndrim shumëdisiplinor dhe jo-narrativ i traditave epike ballkanike të tregimit, teksa eksploron temat e gjinisë, zakoneve dhe kompleksiteteve të interpretimit të kategorisë së virgjëreshës së betuar përmes një vështrimi liberal perëndimor”. Virgjëria e betuar është një praktikë që gjendet në rajonet e largëta rurale të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Serbisë. Të lindura si gra, virgjëresha të betuara – për një sërë arsyesh joseksuale, praktike që kanë të bëjnë me mbijetesën, përgjegjësinë ndaj familjes ose dëshirën për t’i shpëtuar realitetit shtypës dhe të drejtave dhe lirive të kufizuara për gratë në rajonet patriarkale – bëhen burra. E rëndësishmja, vendimi për t’i bërë betimet e dëlirësisë dhe beqarisë nuk i atribuohet preferencës seksuale ose ndjenjës së të qenit mashkull i lindur.
Në praktikën e saj artistike, Shilec përdor Choregie-n, një proces meta-kompozimi krijues i orientuar nga kërkimi, në të cilin të gjithë elementët e një shfaqjeje zhvillohen njëkohësisht. Kjo do të thotë që artistëve me të cilët ajo punon, u kërkohet që gjatë procesit krijues të zhvendosen në moment, me shpejtësi dhe rrjedhshmëri, midis mediumeve teksa puna zhvillohet. Muzika nuk lejohet ta dominojë lëvizjen ose anasjelltas. Kostumet, ndriçimi, vënia në skenë dhe elementët vizualë si projeksionet, nuk janë njësitë e një partiture ose koreografie, por prezantohen që nga dita e parë. Elementët më pak të prekshëm kanë një vend të barabartë në tryezë: imagjinata, somatika, didaktika, krijimi i ekipit, lidhja mendje-trup, ritualet dhe më shumë. Rezultati është një shesh lojërash, por sfidues për artistë si Kitka, procesi i zakonshëm i të cilëve është të zotërojnë muzikën dhe më pas të vënë vëmendjen dhe energjinë në “shtesa”.
“Ky projekt është një koleksion i madh”, thotë Shilec:
“Kjo është faza e fundit në një proces fatlum që filloi në Universitetin e Harvardit me hulumtime të thella mbi virgjëreshat e betuara. Isha magjepsur nga imazhet dhe pjesët e një fytyre që tregojnë nëse është femër apo jo. Por më pas, kuptova se po veproja si një turiste antropologjike dhe më erdhi turp”
“Kam kaluar menjëherë dhe fillova të shkruaj libra për BABA-n. Shkrova tre libra dhe më pas hyra në një fazë tjetër të punës. Duke qenë dirigjente femër që në moshën 15-vjeçare, tashmë kisha goxha përvoja si një grua që punonte në botën e burrave. Ky është një projekt që për këtë arsye flet përtej Ballkanit për gratë në një shoqëri demokratike liberale. A jemi vërtet kaq të ndryshëm? A është sistemi ynë ku martesa dhe familjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme – a nuk jetojmë ende në një iluzion, në një imazh të rremë? A nuk ka ende mizogjini dhe patriarkalizëm në Perëndim?”
“Unë sot mbaj një pasqyrë të zgjedhjeve tona dhe stilit të jetesës [duke përdorur] muzikë që është popullore, digjitale, tradicionale dhe bashkëkohore”.
Ajo është e vetëdijshme për mënyrat në të cilat virgjëreshat e betuara janë përshkruar më parë.
“Ka pasur shtyp, media dhe kineastë që udhëtuan në Ballkan me nocionet mbizotëruese perëndimore të virgjëreshave të betuara. Dua të thyej idenë e vënies së tyre në skenë si ekzemplarë arkivorë ose si produkte misterioze, të vështira për t’u gjetur. Unë dua t’i paraqes ato si njerëz normalë – të lumtur, të pakënaqur, siç jemi ti dhe unë”.
Shpërthimi i këtyre përshkrimeve të ngushta duhej të ndodhte nga origjina e projektit, këmbëngul Shilec. Dhe këtu hyri Choregie.
“Në këtë formë jo-narrative, marrëdhënia midis elementeve ndryshon”, thotë ajo. “Për shembull, ju nuk keni ndonjë histori, kështu që ne nuk duhet të sjellim një karrige në një moment të caktuar vetëm sepse e dimë se një interpretues po shkruan në një tavolinë. Për shkak se ato zhvillohen njëkohësisht, elementët nuk janë në një situatë hierarkike. Ata janë të barabartë dhe nuk i nënshtrohen njëri-tjetrit. Mund të jetë imazh, fjalë e folur, lëvizje ose muzikë që janë të spikatura në një moment ose në një tjetër. I takon audiencës ta gjejë mesazhin e vet”.
Dhe Shilec lavdëron këngëtarët e Kitkës për aftësinë e tyre për të sjellë në jetë këtë proces.
“Ato kanë aftësi të zgjeruara me ngjyra të ndryshme. Kjo muzikë është e kompozuar rishtazi, që do të thotë se ne përdorim timbre të caktuara në mënyra bashkëkohore, dhe ato janë të aftë për të gjithë këtë. Ne kërkojmë vendosjen vokale, projeksionin, teatralitetin. Ne vendosim se për çfarë atmosfere synojmë, çfarë energjie përdorim. Me Kitka-n është më e lehtë sepse ato tashmë i kanë këto tekstura të ndryshme në repertorin e tyre. Kanë brenda zërit të tyre një ruajtje tingujsh të ndryshëm – një arkiv, një bibliotekë”.
Lou Fancher është shkrimtare e Zonës së Gjirit të San Franciskos. Puna e saj është publikuar nga WIRED.com, Diablo Magazine, Oakland Tribune, Contra Costa Times, InDance, East Bay Express, Oakland Magazine, SF Weekly dhe të tjerë. Ajo është autore, stiliste dhe ilustruese e librave për fëmijë, me mbi 50 libra në shtyp. Gjithashtu koreografe, mësuese baleti – drejton kompanitë profesionale të baletit dhe kërcimit bashkëkohor në SHBA dhe Kanada. / sfcv.org / KultPlus.com
Në një ceremoni madhështore të organizuar nga KOK-u, MKRS e FXHK, është promovuar libri “Kryemjeshtri”, i autorit Arsim Maxhera, që iu dedikua trajnerit më të suksesshëm shqiptar, Driton Kuka, përcjell KultPlus.
Kryemjeshtri Kuka, ka arritur që në cilësinë e trajnerit të fitojë tri medalje të arta olimpike, dhjetëra medalje botërore, evropiane, dhe në gara tjera të shumta, duke e lartësuar Kosovën edhe në vendet që nuk e kanë njohur shtetin tonë.
Në fjalën e tij, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, çmoi lartë veprën e kryemjeshtrit Kuka, por përgëzoi edhe autorin Maxhera për punën e bërë, derisa theksoi se sukseset do të qëndrojë edhe në zyret e KOK-ut për t’u përdorur për mysafirë special, të cilët do të njihen me madhështinë e sukseseve të xhudos, suksese të cilat uroi të rriten në LO Paris 2024.
Ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku, u shpreh se kudo që ka udhëtuar është pyetur për suksesin e madh të xhudos sonë, e që theksoi se çelësin e këtij suksesi e di më së miri Driton Kuka, të cilin e quajti personalitet përtej personaliteteve të njohura edhe nga bota e politikës.
Kryetari i FXHK-së, Agron Kuka, po ashtu foli fjalë të mëdha për punën dhe përkushtimin e trajnerit Kuka, si dhe të gazetarit Maxhera.
Autori i “Kryemjeshtrit” tregoi detaje të punës së tij tri-vjeçare në përmbledhjet e karrierës së Kukës, duke thënë se ka qenë tejet kërkues nga Toni, ashtu siç është ai me xhudistët e tij.
Në fund, ishte koha për të dalë në skenë vetë kryefjala e ceremonisë, Driton Kuka. Trajneri më i në botë për vitin 2021, vlerësoi lartë punën e autorit, por gjithashtu falënderoi të gjithë ata që kontribouan në karrierën e tij të suksessshme, e veçanërisht xhudistët, të cilët falë tij, bënë krenarë jo vetëm Kosovën, por gjithë shqiptarinë, duke shpresuar se ky libër do të plotësohet me suksese të reja të garuesve të tij.
E veçantë ishte edhe videoja e realizuar nga KOK-u, në të cilën përmblidheshin pjesë të sukseseve kryesore të xhudistëve nga podiumet olimpike, karriera e Kukës dhe ngritja e flamurit tonë edhe në vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.
Në ceremoninë e organizuar në amfiteatrin e Institutit “Ali Hadri” të pranishëm ishin edhe kampionet olimpike, kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, liderët e partive politike, Memli Krasniqi (PDK) e Ramush Haradinaj (AAK), figura tjera të larta nga sporti, arti e kultura, të cilët patën mundësinë të marrin nga një libër me nënshkrim të trajnerit dhe autorit. / KultPlus.com
Arti ushqen krijimtarinë, inovacionin dhe diversitetin kulturor për të gjithë popujt në të gjithë globin dhe luan një rol të rëndësishëm në ndarjen e njohurive dhe inkurajimin e kuriozitetit dhe dialogut.
Kështu këtë të mërkurë, më 22 Shkurt 2023, në Pallatin e Rinisë, Prishtinë do të mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës vjetore të anëtareve të Asociacionit të Artistëve Vizualë të Kosovës.
Ky është edicioni i 4-të në kuadër të kësaj ekspozite, i cili po pritet për këtë vit të ri.
Në ceremoninë e hapjes do jenë të pranishëm, artistët pjesëmarrës dhe shumë artdashës nga e gjithë Kosova. / KultPlus.com
“Oscar” këtë vit do të shtojë një “ekip krize” në rast se shfaqja e çmimeve tronditet nga një tjetër skandal si ai i shuplakës së Will Smith.
Një ekip profesionistësh të reagimit të shpejtë do të jenë në terren në ndarjen e çmimeve të Akademisë , që do të zhvillohet në Los Anxhelos më 12 mars.
“Për shkak të vitit të kaluar, ne kemi hapur mendjen për shumë gjëra që mund të ndodhin në Oscars”, tha CEO i Akademisë së Shkencave dhe Filmave, Bill Kramer.
“Por këto plane krizash – ekipet dhe strukturat e komunikimit që ne kemi – na lejojnë të themi se ky është grupi që duhet ta mbledhim shumë shpejt. Kështu bashkohemi të gjithë”, tha Kramer.
Masa e re vjen pasi Will Smith doli me famëkeq në skenë në shfaqjen e çmimeve 2022 dhe goditi prezantuesin Chris Rock në fytyrë për një shaka që bëri për Jada Pinkett Smith .
Atë mbrëmje, Smith fitojë çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij kryesor në King Richard.
Gati dy javë pas incidentit, Akademia u mblodh për të diskutuar se si do ta trajtonin situatën. Më në fund u vendos që Smith do të ndalohej të merrte pjesë në Oscars dhe të gjitha ngjarjet e lidhura me Akademinë për 10 vitet e ardhshme .
Pak ditë më parë, Smith i dërgoi një letër dorëheqjes Akademisë, duke e hequr atë nga anëtarësimi në organin e çmimeve Oscars.
Ceremonia e këtij viti do të drejtohet nga Jimmy Kimmel, për të cilin Kramer tha se është një “zgjedhje e sigurt” sepse ai “di si të trajtojë televizionin dhe një audiencë të drejtpërdrejtë”. / KultPlus.com
Ky vit shënon 110-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Petro Marko, një figurë shumëdimensionale, që spikati që në fillimet e viteve ’30 të shekullit XX si poet, prozator e publicist.
“Petro Marko u përball me stuhitë e kohës, duke mbetur përherë rebeli dhe një zë i veçantë në letrat shqipe”, shkruan sot ministrja e Kulturës, Elva Margariti në rrjetet sociale.
Ndërkohë Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e ka shpallur këtë vit, “Viti i Petro Markos” dhe do të shenjohet nga aktivitete për nder të tij.
Petro Marko lindi më 25 nëntor të vitit 1913, në fshatin Dhërmi të Himarës. Kreu Shkollën Tregtare të Vlorës. Më 1 mars 1936 botoi numrin e parë të së përdyjavshmes letrare “ABC”. Po atë vit mori pjesë në Luftën Civile të Spanjës me një grup prej dyzetë shqiptarësh dhe hyri në repartin Garibaldi të Brigadave Ndërkombëtare.
Në Madrid, së bashku me Skënder Luarasin, filloi botimin e një reviste njëzetfaqëshe në gjuhën shqipe me titullin “Vullnetari i Lirisë”, që doli vetëm dy numra. Më 1940 u detyrua të kthehej në atdhe nga mërgimi në Francë. Një vit më vonë u arrestua nga italianët dhe u internua bashkë me gjashtëqind të burgosur të tjerë nga vendet ballkanike në ishullin Ustika, në detin Tirren.
Në tetor 1944 u kthye në Shqipëri si partizan. Pas disa vitesh si kryeredaktor i gazetës “Bashkimi” më 1947 u arrestua nga komunistët dhe u burgos në Tiranë.
Pas rënies së Koçi Xoxes, u lirua dhe u lejua të punonte si mësues në Tiranë. Pas botimit të romanit “Një emër në katër rrugë” (Tiranë,1973), iu ndalua botimi për një periudhë prej tetë vitesh. Ai vdiq në Tiranë, më 27 dhjetor 1991.
Ndër veprat e tij mund të përmendim: “Hasta la vista”, 1958; “Qyteti i fundit”, 1960; Rrugë pa rrugë, 1964; Nata e Ustikës, 1989 etj./ atsh / KultPlus.com
Eurovision Song Contest ka zbuluar emrat e katër prezantuesve që do të drejtojnë festivalin këtë vit, përcjell KultPlus.
Prezantuesit për këtë vit janë: Graham Norton, komentatori i Eurovision-it prej vitit 2009, Julia Sanina, këngëtare ukrainase, Hannah Waddingham, aktore dhe Alesha Dixon, këngëtare dhe prezantuese.
BBC, do të jetë transmetuesi pritës i Festivalit të 67-të të Këngës në Eurovizion, i cili para pak ditësh ka zbuluar edhe skenën mbresëlënëse në të cilën 37 artistët do të performojnë në Liverpool këtë maj. / KultPlus.com
Ditën e djeshme, institucioni parashkollor “Kopsht dhe Çerdhe Nina” me vendndodhje në Mitrovicë, ka dalë me një komunikatë përmes së cilës ka reaguar për një rast të sulmit fizik ndaj një fëmije nga edukatorja A.A.
Sipas komunikatës, edukatorja A.A ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije gjatë kohës që ishte nën kujdesin e saj dhe se pas kësaj ky institucion parashkollor, përmes pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, konfirmoi sulmin e edukatores, e cila ka mohuar ushtrimin e dhunës.
Më tej institucioni parashkollor ka bërë të ditur se masat janë marrë duke njoftuar prindin e fëmijës i cili e ka inicuar rastin në Polici.
Për këtë rast të ndjeshëm, ka reaguar sot edhe ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci e cila është shprehur se dhuna është e patolerueshme dhe e dënueshme.
Tutje, Nagavci është zotuar se do të jetë e pakompromis ndaj çfarëdo forme të dhunës ndaj fëmijëve.
Postimi i plotë i Nagavcit:
Dhuna është e patolerueshme dhe e dënueshme.
Me keqardhje kemi pranuar lajmin për rastin e ndodhur në një Kopsht privat në Mitrovicë, për
dhunën e ushtruar ndaj një fëmije nga një edukatore e këtij kopshti.
Menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrëdhënia e punës.
Sipas legjislacionit në fuqi dhuna është e dënueshme dhe rasti tashmë është denoncuar edhe në organet e hetuesisë.
Uroj që ky të jetë rasti i fundit i ngjashëm në cilindo institucion eduaktivo-arsimor dhe përgjithësisht i dhunës ndaj fëmijëve.
Si ministre e Arsimit zotohem se do të jemi të pakompromis ndaj çfarëdo forme të dhunës ndaj fëmijëve. /KultPlus.com
Biblioteka Kombëtare prezanton për publikun bibliografinë e një prej revistave më të suksesshme të viteve ’80-’90, “Les Lettres Albanaises”.
Si organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, e para e këtij lloji që shfaqet në vendin tonë, revista u botua në frëngjisht me periodicitet katër herë në vit.
Numri i parë doli më 1978, ndërsa i fundit më 1991, vitin e përmbysjeve të mëdha. Ismail Kadare ishte kryeredaktori i parë për plot 12 vite, nga nr.1/1978 deri në numrin 3/1990.
Qëllimi kryesor i saj ishte të përcillte te lexuesi i huaj arritjet më të mira të letërsisë dhe arteve shqiptare bashkëkohore si dhe të bënte sa më shumë të njohur sistemin letrar kombëtar në përgjithësi, që nga letërsia e vjetër deri tek ajo e traditës.
Falë vizionit dhe frymës editoriale që e shoqëroi pandalshëm revistën, spikasin emra si: Dalan Shapllo, Andrea Varfi, Llazar Siliqi, Adriatik Kallulli, Shevqet Musaraj, Dilaver Dilaveri, Sterjo Spasse, Aleks Çaçi, Luan Qafëzezi, Spiro Dede, Adem Istrefi, Anastas Kondo, Dhimitër Shuteriqi etj.
Që në 1979 jepen për lexuesin proza të shkurtra (tregime) të autorit Dritëro Agolli, poezi nga liriku i madh Lasgush Poradeci, poezi të revoltës intime nga Migjeni, prozë rrëfimtare nga Mitrush Kuteli, poezi lirike nga Fatos Arapi, Drago Siliqi etj., tregime nga Faik Ballanca, novela nga Vath Koreshi etj., sikundërse në gjininë e pikturës sillen krijime fshehtazi moderne të piktorëve Zef Kolombi, Simon Rrota, Sali Shijaku, Abdurrahim Buza, Bashkim Ahmeti, Lumturi Blloshmi etj. Revista prezantoi për lexuesin frankofon që nga fillimi i saj e në vazhdimësi poezi nga autorët arbëreshë: Vorea Ujko, Zef Serembe, Giuseppe Schiró di Maggio etj. dhe prezantoi tregimet poetike, poezitë dhe prozat e gjata të autorëve shqiptarë nga Kosova: Anton Pashku, Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Eqrem Basha, Esat Mekuli, Azem Shkreli, Din Mehmeti, Agim Vinca, Adem Demaçi, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Ali Aliu etj.
Punimi i hartuar nga bibliografet Brunilda Tahiri dhe Loreta Loli, synon të sjellë një panoramë detajuese të përmbajtjes së njërës prej revistave shqiptare, e cila tërhoqi dhe u vlerësua për përhapjen e kulturës shqiptare, që promovoi autorë, piktorë, përkthyes, kritikë etj., duke shërbyer si burim informacioni për ta, për tematika të ndryshme në fushën e letërsisë, të artit, historisë, dramës, muzikës, pikturës etj. Ajo siguron një qasje të shpejtë e të lehtë nëpërmjet rubrikave, shënimeve të mundshme brenda një regjistrimi bibliografik si dhe treguesve, që ndihmojnë e drejtojnë përdoruesin në informacionin e kërkuar. / atsh / KultPlus.com
Teleskopi i parë hapësinor i Izraelit, ULTRASAT, do të lëshohet nga NASA në orbitën e lartë të Tokës në vitin 2026, njoftuan Agjencia Hapësinore e Izraelit dhe NASA.
ULTRASAT do të ketë një fushë shikimi të paprecedentë, do t’u mundësojë më mirë shkencëtarëve të zbulojnë burimet kalimtare të dritës dhe të matin dritën ultravjollcë në mënyra që nuk mund të maten në Tokë.
Këto aftësi do të rrisin kërkimin mbi subjektet astronomike si supernova, galaktikat aktive, burimin e valëve gravitacionale dhe formimin e yjeve nga vrima masive të pasme.
Nisja është pjesë e një partneriteti të ri midis NASA-s dhe Ministrisë së Inovacionit, Shkencës dhe Teknologjisë të Izraelit.
“Ky është një projekt përparimtar që e vendos Izraelin në ballë të kërkimit global”, tha Eli Waxman, astrofizikan në institutin e shkencave ”Weizmann” dhe kryeeksplorator i ULTRASAT.
”Organet kryesore ndërkombëtare si NASA dhe instituti i kërkimit DESY i janë bashkuar këtij projekti të udhëhequr nga Izraeli si partnerë, duke njohur rëndësinë e tij shkencore. Ata po investojnë burime të konsiderueshme në ndërtimin dhe lëshimin e satelitit për t’u bërë pjesëmarrës aktivë në këtë mision me akses në produktet e tij shkencore. Është një partneritet i drejtuar nga shkenca”, theksoi Waxman.
ULTRASAT pritet të ketë një ndikim të gjerë, përtej zbulimeve të tij shkencore.
Suksesi i misionit do të demonstrojë mundësinë e arritjes së përparimeve shkencore duke përdorur satelitë të vegjël dhe relativisht të përballueshëm (rreth 90 milionë dollarë, për anijen dhe instrumentin) dhe do t’i hapë rrugën nismave hapësinore të ardhshme të Izraelit./ atsh / KultPlus.com
James Blunt, këngëtari i famshëm britanik, u lind më 22 shkurt 1974 në Tidworth, Wiltshire të Britanisë së Madhe. Muzika e tij është një mix stilesh prej muzikës rok akustike, xhaz dhe asaj pop. Përkrah të kënduarit ai luan edhe instrumente të ndryshme si kitarën, pianon, organon, etj.
Blunt u rrit si djalë i një oficeri britanik në Soest. Para se të marrë rrugën e muzikës ai ishte oficer në ushtrinë britanike dhe shërbeu për 4 vite në kuadër të trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.
Ai gjithashtu mori pjesë më 9 prill 2002 në funeralin e Queen Mum (Nëna e mbretëreshës aktuale të Britanisë), ku ai mbajti arkivolin e saj.
Blunt u bë i njohur në pranverë të 2005-ës me albumin e parë të tij “Back To Bedlam” së pari në Britani të Madhe e më pas në tërë Evropën. Ai ka fituar me këtë album çmime të ndryshme si në: “MTV Europe Music Awards 2005”, “NRJ Music Awards “, “Brit Award”.
Por, kënga e tij më e njohur është “You’re Beautiful”, këngën për të cilën ai asnjëherë nuk ka treguar më shumë, përpos që ia ka dedikuar këtë këngë një vajze kosovare, ku James Blunt kishte shërbyer me forcat e KFOR-it, në vitin 1999 në Kosovë.
James Blunt që kishte marrë inspirimin në Kosovë, këngën e lansoi më vonë dhe u bë shumë i famshëm pasi kënga ishte shndërruar në një super hit. / KultPlus.com
Gjorgj Vashington (sqt. Xhorxh Uashington, lindi më 22 shkurt 1732. Ai ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1789-1797), Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, dhe një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt “Babai i vendit të tij”. Ai nuk i takonte asnjë partie.
I admiruar gjerësisht për cilësitë e tij të forta drejtuese, Uashingtoni u zgjodh unanimisht president në dy zgjedhjet e para kombëtare. Ai mbikëqyri krijimin e një qeverie të fortë të mirë-financuar kombëtare, që ndejti asnjanëse gjatë Luftërave Revolucionare Franceze, shtypi Rebelimin Uiski, dhe fitoi pranimin e amerikanëve të të gjitha tipeve. Presidenca e Uashingtonit krijoi shumë precedentë, ende në përdorim sot, të tilla si sistemi kabinetit, ceremonia përuruese, dhe titullin zoti President. Tërheqjen e tij nga detyra, pas dy mandateve krijoi një traditë që zgjati deri në vitin 1940, kur Franklin Delano Roosevelt fitoi një mandat të tretë të paprecedent. Amendamenti i 22-të (1951) tani e kufizon presidentin në dy mandate.
Familja e Xhorxh Uashingtonit ishte fermere e pasur, që kishte në pronësi plantacione duhani dhe skllevër të cilët ai i trashëgoi. Ai kishte qindra skllevër gjatë gjithë jetës së tij, por pikëpamjet e tij mbi skllavërinë ndryshuan gradualisht drejt heqjes së skllavërisë. Në rininë e tij ai u bë një oficer i lartë britanik në milicinë koloniale gjatë fazave të para të Luftës franceze dhe indiane. Në 1775 Kongresi i Dytë Kontinental e emëroi Washingtonin si komandant të përgjithshëm të Ushtrisë Kontinentale në Revolucionin Amerikan. Në këtë komandë, Washingtoni i detyroi britanikët të lënë Bostonin në vitin 1776, por u mund dhe për pak u kap rob më vonë atë vit, kur ai humbi në Nju Jork Siti. Pas kalimit të lumit Dellëuer në mes të dimrit, ai mundi britanikët në dy betejat (Trenton dhe Princeton), rimori Nju Xhersin dhe restauroi vrullin ndaj kauzës së Patriotëve.
Strategjia e tij aktivizoi forcat kontinentale për të kapur dy ushtritë e mëdha britanike në Saratoga në 1777 dhe në Yorktown në 1781. Historianët vlerësojnë Uashingtonin për përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e gjeneralëve të tij, komandimin e ushtrisë, koordinimin me Kongresin, me guvernatorët shtetërorë dhe milicitë e tyre, dhe për kusgtimin e vëmendje për furnizimet, logjistikën dhe trajnimet. Pas arritjes së fitores në 1783, Uashingtoni dha dorëheqjen si kryekomandant, duke dëshmuar kundërshtimin e tij ndaj diktaturës dhe angazhimin e tij ndaj republikanizmit amerikan.
Nga prejardhja Washingtoni ishte pjesë e ekonomikës dhe elitës kulturore te pronarëve të plantacioneve që kanë mbajtur skellvër në shtetinVirxhinia. Babai i George Washingtonit, Augustine Washington (1693 deri 1743), ishte anglez, ndërsa për nënën, Mary Ball (1708 deri 1789), nuk ka informacione të sakta per prejardhjen Në moshen njëmbëdhjetë vjeçare George humbi të atin dhe u rrit me gjysmë-vëllain e tij Lawrence.
Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Washingtoni vizitoi shkollën në Williamsburg, ku pati një shkollim të thjeshtë dhe ku ishte shumë aktiv në matematikë. Pas 1749 ai së pari ishte gjeometër aktiv në luginën e Shenandoah. / KultPlus.com