Zbulohen emrat e katër prezantuesve të Eurovisionit për këtë vit

Eurovision Song Contest ka zbuluar emrat e katër prezantuesve që do të drejtojnë festivalin këtë vit, përcjell KultPlus.

Prezantuesit për këtë vit janë: Graham Norton, komentatori i Eurovision-it prej vitit 2009, Julia Sanina, këngëtare ukrainase, Hannah Waddingham, aktore dhe Alesha Dixon, këngëtare dhe prezantuese.

BBC, do të jetë transmetuesi pritës i Festivalit të 67-të të Këngës në Eurovizion, i cili para pak ditësh ka zbuluar edhe skenën mbresëlënëse në të cilën 37 artistët do të performojnë në Liverpool këtë maj. / KultPlus.com