Nis sonte në qytetin e Pogradecit, edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Festivali do të zhvillohet nga data 20 deri 24 qershor.
Edicioni i vitit 2023 do të sjellë pranë qytetarëve e vizitorëve të Pogradecit, kineastëve dhe artdashësve nga vendi e rajoni, rreth 80 filma. Në program është parashikuar të projektohen filma të shkurtër, filma animacion, dokumentarë e filma të gjatë nga 11 vende të Ballkanit.
Veprat filmike përfaqësojnë Turqinë, Rumaninë, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bullgarinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Greqinë dhe Malin e Zi.
Këtë vit filmat do të shfaqen përgjatë 5 ditëve, në dy lokacione: programi i paradites do të shfaqet në kinemanë e qytetit, duke filluar nga ora 11.00. Programi i mbrëmjes do të fillojë nga ora 19.00, në lokacionin e dytë, pak metra larg liqenit të Ohrit, në Odeonin e mundësuar nga Bashkia Pogradec. Çdo mbrëmje aty do të shfaqen filma të vjetër shqiptarë të cilët janë restauruar së fundmi.
Edicioni i 13-të i Festivalit mundësohet falë mbështetjes së çmuar të Bashkisë Pogradec, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë e partnerëve të tjerë./atsh/KultPlus.com
Më kryqëzojnë dhe dua të jem kryqi dhe gozhdët. Më zgjatin kupën dhe dua të jem helmi. Më mashtrojnë dhe dua të jem gënjeshtra. Më djegin dhe dua të jem ferri. Dua t’i bëj homazh e të falenderoj cdo grimcë kohe. Shujta ime është çdo gjë. Pesha e saktë e universit, poshtërimi, gëzimi. Dua të përligj atë që plagë më jep. Pak rëndësi kanë lumturia a fatkeqësia ime. Unë jam poet.
Ekspozita e çelur në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar (MKAM) në Korçë ekspozon 13 ikona, të cilat i prezantohen publikut për herë të parë pas punës restauruese që është bërë mbi to.
Ekspozita “Piktura bizantine në Shqipëri” është një ekspozitë e përkohshme. Një prej veprave të ekspozuara është “Ngritja në qiell”, pikturuar nga atelieja e vëllezërve Zografi, nga Korça, për manastirin e Shën Pjetrit dhe Pavlit në Vithkuq, Korçë. Sipas MKAM, kjo skenë është e pasur me simbolizma, të cilat janë përshkruar në Ungjijtë e Lukës dhe Markut. Tipar dallues i veprave ikonografike të K. & A. Zografi, janë skenat e tyre masive dhe dinamike. Mali i ullinjve në të cilin ndodh ngjarja, paraqitet me bimësi të pasur dhe të harlisur. Paraqitja e pemëve të ullirit përbënte një element ikonografik themelor, duke e vënë në dukje këtë simbol të paqes, e cila shënon shpresë për një jetë të re.
Një tjetër ikonë me rëndësi është ajo e Shën e Dielës, ikonë që origjinën e ka nga Kisha E Ristozit në Mborje të Korçës. Ikona e Shën e Dielës daton që nga shekulli i 14-të. Në të paraqitet Shën e Diela, një martire e madhe që nderohet nga Kisha Orthodhokse dhe ajo Katolike. U martirizua në kohën e perandorit Diokletian në Kalkedona.
E mori këtë emër nga prindërit e saj pasi lindi ditën e dielë. Portreti dhe pjesët e mishta jane pikturuar me konture të theksuara e me ngjyrë të errët, me okër dhe pa shumë tonalitete.
Kontrasti është i fortë, pothuaj grafik. Stili i pikturimit është i ngjashëm me atë të muraleve në kishat heremite të Prespës dhe muralet e kishës të Ristozit në Mborje.
Tjetër ikonë të cilën MKAM e veçon përmes postimeve në rrjetet sociale, është ajo e “Kryqëzimit të Krishtit” nga Kisha e Ungjëllizimit në Berat. Kjo ikonë është realizuar përmes teknikës tempera mbi panel.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, u përurua më 24 Prill 1980. Ai është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë. Fondi i tij ka objekte kulti e arti, kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili të krijuara nga mesjeta e hershme deri në fillim të shek. XX prej artistësh anonimë e të mirënjohur, nga treva të ndryshme të vendit./ atsh / KultPlus.com
Atletja Luiza Gega triumfoi sot në garën e 5000 metrave në Kampionatin Europian Ekipor që po zhvillohet në Krakow të Polonisë.
Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale foto nga triumfii i atletes shqiptare. “Luiza Gega triumfon edhe në garën e 5000m në Kampionatin Europian Ekipor, duke vijuar të mbajë lart flamurin kuqezi”, shkroi Rama.
Kampionia shqiptare ka lënë pas gjithë kundërshtaret me kohën 15:32.39, rreth 4 sekonda më e shpejtë se rivala Salpeter nga Izraeli./ atsh / KultPlus.com
Dita Ndërkombëtare e Muzikës do të sjell nesër një super performancë me super artistë në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë.
Performuesit e kësaj nate do të jenë Dren Abazi & Zig Zag Orchestra, Alban Nimani me Asgje sikur dielli dhe Secret 47 & Groove Souldiers.
Për të festuar bashkë fillimin e kësaj vere, Komuna e Prishtinës ju fton nesër, më 21 Qershor prej orës 19:00 në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë për të përjetuar muzikë në mes të natyrës me zërat më të bukur të skenës sonë muzikore.
Arianit Buqinca: “Dardanët e Ilirisë (VI-I p.e.s.), botoi Instituti Albanologjik”, Prishtinë, 2022, faqe 518.
Nga Jusuf Buxhovi
Studimeve për Dardanët dhe Dardaninë, kohëve të fundit, iu shtua edhe vepra e Arian Buqincës “Dardanët e Ilirisë (VI-I p.e.s.) botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. Fjala është për një monografi e filluar si tezë doktoranture të mbrojtur kohë më parë në Universitetin e Lyonit.
Qysh në fillim, në monografi shpaloset pretendimi sintetik, si koncept që t’u jepet përgjigje katër pyetjeve: ku është Dardania, kush janë dardanët, çfarë është shkruar dhe çka dimë sot për dardanët dhe, cilat çështje duhet të ndiqen për të arritur një punë me rezultate autentike?
Natyrisht se përgjigjet “autetike” rreth tri pyetje të para mbesin të hapura për vetë faktin se qasja induktive e kësaj problematike, ku dardanët përkufizohen si pjesë e Ilirisë, përkundër faktit se bazuar te burimet antike (të shumtën të mangëta, të shkapërderdhura dhe difuze nga shum pikëpamje) Ilirët dhe ajo që pas pushtimeve romake (nga gjysma e dytë e shekullit II para erës sonë e deri te fillimet e shekullit I pas erës sonë) administrativisht njihet si Ilirik, e mban pezull këtë përkufizim. Madje, nga shumë autorë të njohur botërorë (Papazogllu, Mirdita, Hammondit, Wilkes,Cabanes, Georgiewi, Srejoviq, Ceka, Përzhita e të tjerë), çështja e etnogjenezës së dardanëve përcillet me qendrime të ndryshme, ngaqë disa e shohin në kuadër të etnisë ilire, të tjerët në kuadër të asaj iliro-trake, pa përjashtuar edhe ato ku shihet si faktor i veçantë, përkundër veçorive të përbashkëta etnike dhe kulturore të njërës apo tjetrës. Por, ajo që shfaqet si fakt i pamohueshëm në “mozaikun ilir”, me të cilën merret kjo monografi, Mbretëria e Dardanisë (nga shekulli IV para erës sonë deri te shekulli I pas erës sonë), bashkë me mbretërinë e Ardiejve, Taulantëve, të Maqedonasve dhe të Molosëve të Epirit dhe ndonjë tjetër, nxjerrin në pah rolin dhe rëndësinë e saj politike në antikitet.
Në këtë konfigurim mbretëror të antikitetit, në pjesën qendrore të gadishullit ilirik, mbretëria e Dardanisë, zë një vend të rëndësishëm si një faktor koheziv shoqëror, politik dhe kulturor, që do të ndikojë zhvillimet në hapësirën e gjërë të Mesdheut. Kjo madje, del qartë edhe nga përgjigjet që autori u jep pyetjeve që shtron se ku është Dardania (vendosja gjeografike dhe problemi i kufinjve), se kush janë daranët (problemi i origjinës) dhe, çfarë është kruar e thënë për dardanët (bilanci bibliografik dhe gjendja e artit).
Në këtë aspekt, objektivi i autorit është i qartë, siç thekson me atë se duke zgjedhur kufijtë kronologjikë, “bëhet fjalë për të vizatuar një tablo të Dardanisë, siç mund ta zbulonin romakët kur legjionet e tyre mbërritën në vend, pra u zgjidh shekulli I pas erës sonë, si kufi i poshtëm kronologjik”.
Duhet thënë se në kuadër të metodologjisë së ndjekur kronologjike (nga shekulli IV para erës sonë deri te shekulli I pas erës sonë), autori është përqendruar tek të dhënat arkeolgjike, të nxerrë në pah “një shoqëri të strukturuar, kryesisht ushtarake që evoluon pak nga pak drejt një shteti të aftë për të mbrojtur veten nga agresorët e jashtëm, madje edhe të aftë për të kryer sume në territoret armiqësore”.
Për ta rrumbullakuar këtë koncept, autori përqendrohet te historia politike (luftërat kundër Maqedonisë, Dardanët në kohën e Amyntas III dhe Filipit II, luftërat e Aleksandrit të Madh në Veri, pastaj te keltët në Dardani, pushtimi i Peonisë, te Longari përballë Filipit V të Maqedonisë si dhe te koha e mbretit të daranëve Monunit); te organizimi politik, ndalet te burimet, prodhimet dhe shkëmbimet dhe, së fundi, te religjioni.
Nëse për historinë politike, mund të thuhet ajo që tashmë dihet, se roli dhe rëndësia e mbretërisë dardane shihet në raport me luftërat me mbretërinë maqedonase për hegjemoni që zgjatën afër dy shekuj, megjithatë, pjesa e dytë (Organizimi politik dhe social), e treta (Burimet, prodhimet dhe shkëmbiet) si dhe e katërta (Religjioni), monografisë i japin një peshë të veçantë dhe me të drejtë e radhisin ndër studimet më të kompletuara të kësaj natyre deri më tash te ne.
Ky vlerësim pamëdyshje se gjenë mbështetje tek tri pjesët, ngaqë supozimet historike, të shumtën të kufizuara nga burimet e autorëve antikë, gjejnë mbështetje te zbulimet arekeologjike, të cilat nxjerrin në pah një shoqëri të strukturuar, të zhvilluar mbi bazën e rezurseve natyrore (xeheve) që kanë mundësuar një shkallë të tillë të qytetërimit me vendbanime të shumta, shtrirja gjeografike e të cilave përafërsisht përfakton edhe shtrirjen shoqërore dhe politike të mbretërisë dardane, të asaj që njihet midis shekujve IV para erës sonë dhe shekullit I pas erës sonë. Është me interes të veçantë se në këtë monografi, për herë të parë jepet katalogu i vendbanimeve (atyre kodrinore, tarracore dhe në rrafsh, 27 sosh, në hapësirën e Kosovës, të Maqedonisë së Verit dhe disa nga Shqipëria e veriut). Në këtë vazhdë, me një çasje të përqendruar, elaborohet edhe çështja e burimeve minerare (metaleve dhe cinabrit) si dhe përpunimi i tyre (bizhuteritë e qelibarit), pastaj ekonomia rurale, bujqësia dhe blergoria, prodhimi i birrës dhe verës, e mbi të gjitha, me një pamje analitike pasqyrohet prodhimtaria artizanale (joqeramike), prodhimtaria e tekstilit (klamidat dardane – gunat, rrobat e femrave) e deri te prodhimi dhe qarkullimi monetar. Me interes, këtu, paraqiten edhe prodhimet prej qeramikës (enët dhe ato nga tadita vendore, kacekët për ruajtjen e ushqimeve), e ku trajtohen edhe vazot e importuara dhe imitimet e tyre lokale.
Pjesa e religjionit, paraqet njërën ndër shtylla e rëndësishme të kësaj monografie, ngaqë në mënyrë kompleske dhe të mbështetur mbi artefaktet dhe gjetjet tjera arkeologjike, pasqyron kulturën shpirtërore nga shenjtorët e deri te hyjnitë. Te kjo pjesë, (observatori i Kokinës), hyjnia e rrjedhave të ujit, kulti i Nënës së Perëndimve (Dea Dardanica) dhe të tjerave të kësaj natyre, shihet ndërlidhja me kozmogominë, si kulturë materiale universale, të gjetura në hapësirën dardane.
Por, ajo që monografisë i jep dimensionin e një studimi serioz, është pjesa që merret me besimet funerale, nga bota e tumave të varrimit. Këtu, vëmendje zgjon pasqyrimi i rastit unik të stelës së Kulinës, si dhe pasqyrimi i argumentuar i tupjegies dhe varrosjes së hirit, urnave të mbarështruara në kuadër të tipologjisë së varreve. Të gjitha këto dëshmohen me anën e repertuarit të Aneksit të nekropoleve tumulare.
Monografia përcillet me arta, skica dhe foto të ndryshme të artefakteve dhe tumulave të hulumtuara gjatë viteve të pesëdhjeta-tetëdhjeta si dhe ato të viteve të fundit, të mbikëqyrura nga areologët nga Shqipëria dhe Kosova.
Me këtë rast duhet konstatuar se ilustrimet nuk kanë cilësitë teknike që duhet t’i kishte një monografi e tillë. Ndaj, mbetet si detyrë, që Instituti Albanologjik, ribotimin e monografisë ta përcjellë me ilustrime cilësore (në ofset) dhe madje, ato të trajtohen si shtojcë speciale e librit, në mënyrë që të rrumbullaksohet pasqyrimi i gjithë problematikës.
Meqë, kjo monografi, mund të merret si e arritura me komplete e paraqitjes së dardanëve dhe të mbretërisë së Dardanisë në rrethanat e antikitetit, është me interes që kjo vepër të përkthehet në anglisht dhe, bashkë me pjesën ilustrative (si shtojcë), të plasohet në botën akademike jashtë. / KultPlus.com
Shtëpia e ndërtuar në shek. XIX e cila ishte pranë rrënimit të tërësishëm tani po funksionalizohet.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se tashmë kanë përfunduar punimet në shtëpinë e familjes Lokvica në Marash, në Prizren.
Kjo ndërtesë dykatëshe e ndërtuar nga guri dhe qerpiçët të sistemit “bondruk” me trarëza prej druri ishte shtëpi e një stili arkitektonik e cila veçohet edhe në ditët e sotme për karakteristikat e saj.
Më posht ju sjellim fototgrafi ku shihet gjendja e shtëpisë para dhe pas ndërhyrjeve. / KultPlus.com
Sot, feston ditëlindjen një prej aktoreve më të shquara dhe më të dashura të Hollywood-it, Nicole Kidman. Aktorja e lindur në 20 Qershor 1967 në St. Vincent në Australi, ka arritur një karrierë të shkëlqyer, duke fituar zemrat e shikuesve dhe kritikëve me talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe prezencën skenike.
Kidman fillimisht u bë e njohur në Australi për rolet e saj në filma si “BMX Bandits” dhe “Dead Calm”, por ajo u bë vërtet e famshme në skenën ndërkombëtare me performancën e saj në filmin “Days of Thunder” në vitin 1990.
Pasi fitoi vëmendjen e Hollywood-it, Kidman vazhdoi të shkëlqejë në karrierën e saj me role të thella dhe të ndjeshme në filma si “To Die For”, “Eyes Wide Shut” dhe “Moulin Rouge!”, për të cilin ajo u nominua për Çmimin e Akademisë. Ajo fitoi Çmimin e Akademisë për Aktoren më të Mirë në Rolin Kryesor në vitin 2003 për performancën e saj të mahnitshme në filmin “The Hours”.
Nicole Kidman është një aktore e sjellshme, e aftë të shfaqë emocionet në mënyrë të thellë dhe autentike. Ajo ka lënë gjurmë të thella në industria e kinemasë me larmishmërinë e rolave të saj, prekshmërinë e interpretimit dhe aftësinë e saj për të përcjellë histori të ndryshme në mënyrë të besueshme dhe të fuqishme.
Filmi “Big Little Lies” i prodhuar nga HBO, ku Kidman interpreton rolin kryesor, tregon talentin e saj të jashtëzakonshëm si aktore. Për këtë rol, ajo fitoi Çmimin Emmy dhe Çmimin Golden Globe, duke vënë në dukje aftësinë e saj për të portretizuar me saktësi emocione komplekse dhe konflikte psikologjike.
Përveç karrierës së saj në kinema, Nicole Kidman ka arritur sukses të madh edhe në skenën e teatrit dhe televizionit. Ajo ka luajtur në shfaqje teatrale të famshme dhe ka interpretuar role të rëndësishme në seriale televizive të suksesshme.
Nicole Kidman është një personalitet i njohur për stilin e saj të jashtëzakonshëm dhe elegancën. Ajo është një ikonë e modës, gjithmonë e veshur në mënyrë të përsosur dhe në harmoni me ngjyrat dhe stilin e saj.
Përveç talentit të saj të madh si aktore, Kidman është një humaniste aktive dhe mbrojtëse e të drejtave të grave.
Nicole Kidman, si Ambasadore e Vullnetit të Mirë të UNIFEM-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Grave), vizitoi Kosovën menjëherë pas përfundimit të luftës, duke shfaqur angazhimin e saj të thellë për të drejtat e grave dhe përkrahjen e viktimave të dhunës dhe konfliktit. Vizita e saj ishte një simbol i solidaritetit dhe ndihmës së nevojshme për të rindërtuar dhe përmirësuar jetën e grave në një kohë kur vendi ishte në rrugën e shërimit dhe rinovimit. Nicole Kidman theksoi rëndësinë e barazisë gjinore, arsimimit dhe ndihmës sociale për të ndihmuar gratë në Kosovë të ndërtojnë një të ardhme të ndriçuar dhe të sigurtë. Vizita e saj në Kosovë tregoi angazhimin e vërtetë të Nicole Kidman për të ndihmuar dhe frymëzuar gratë në mbarë botën.
Me karizmën dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, Kidman ka lënë një gjurmë të thellë në historinë e kinemasë. / KultPlus.com
Nesër, në Ditën Botërore të Muzikës, Opera e Kosovës organizon promovimin e monografisë kushtuar regjisorit të mirënjohur të operave, Nikolin Gurakuqi, me autore Floriana Odhise Paskali, përcjell KultPlus.
Në këtë ngjarje që po mbahet në kuadër të bashkëpunimeve të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri do të marrin pjesë personalitete të shquara të artit dhe kulturës.
Folës do të jenë: Leonardo Voci – piktor, Edmond Doko – dirigjent, Ylber Gjini – bariton dhe Besa Luzha – përfaqësuese e këshillit të Operës së Kosovës.
Ndërsa për programin artistik do të përkujdeset kori i fëmijëve “Okarina” nën udhëheqjen e Elikona Hysaj Shala dhe korepetitor Melos Buza, me fragmente dhe koralet nga operat e njohura botërore dhe atyre shqiptare.
Promovimi mbahet nesër, më 21 Qershor, në ora 11:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” Prishtinë./ KultPlus.com
Greta Thunberg, aktivistja suedeze e mjedisit, e fokusuar në rreziqet e shkaktuara nga ngrohja globale, është arrestuar nga policia, pasi kishte bllokuar trafikun për 5 ditë së bashku me aktivistë të tjerë të klimës nga organizata “Halla Tillbaka Framtiden”.
“Sot, për të tretën ditë radhazi, organizata ka bllokuar cisternat në portin e Malmö. Kriza klimatike është çështje jete a vdekjeje për shumë njerëz. Ne zgjedhim të ndalojmë fizikisht infrastrukturën e karburanteve fosile. Ne po rimarrim të ardhmen”, shkroi Thunberg në llogarinë e saj në Twitter, të shtunën.
Aktivistja 20-vjeçare, javën e kaluar, deklaroi se është tërhequr nga protestat në shkollë, për faktin e thjeshtë se është diplomuar tashmë.
“Jam diplomuar sot, që do të thotë se nuk mund të bëj më grevë në shkollë për motin. Kjo është greva e fundit e shkollës për mua”, shkruante Thunberg në rrjetin social. Në një tjetër publikim, ajo ka sqaruar se do të vazhdojë protestat në vende të tjera.
“Lufta sapo ka filluar”, shtoi e reja.
Kujtojmë se kjo vajzë nga Stokholmi u bë e njohur botërisht për demonstratat e saj që nga shtatori i vitit 2018, kur ishte vetëm 15 vjeç, kur i bëri thirrje qeverisë suedeze që të veprojë menjëherë për ndryshimin e klimës.
Disa vite më vonë, Greta Thunberg u njoh në mbarë botën pasi filloi një grevë shkolle përpara Parlamentit suedez në Stokholm, duke kërkuar që qeveria të reduktonte emetimet e karbonit bazuar në dispozitat e Marrëveshjes së Parisit. Këmbëngulja e demonstratës së tyre filloi të tërhiqte vëmendjen e mediave dhe ambientalistëve nga vende të tjera të botës.
Aktualisht, aktivistja është kthyer në një simbol të luftës kundër ndryshimeve klimatike, e cila ka gjeneruar mijëra ndjekës, por edhe kritikues në të gjitha anët e botës. Ndër më kritikët ndaj të resë është ish-presidenti Donald Trump, i cili është përpjekur ta tallte në disa raste./ a2cnn / KultPlus.com
Nën atmosferën e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, që pritet të nisë të shtunën në datë 24 qershor, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, publikoi në rrjetet sociale një album fotosh të bukura nga Festivali Folklorik i vitit 1968.
Fotot janë shkëputur nga filmi “Këngë e valle nga gurra popullore”, me regji të Gëzim Erebarës.
“Vallja devolliçe e djemve” dhe “Kcimi me tepsi” i Tropojës janë 2 nga perlat e trashëgimisë sonë jomateriale që transmetohen brez pas brezi së bashku me kostumet e mrekullueshme kombëtare që janë vlera unikale të traditës sonë.
Ndërsa, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, shpërndau më herët një video me valltarë të trevave të ndryshme shqiptare dhe shkroi se, “edhe katër ditë deri në hapjen e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Të 12 qarqet janë gati. Edhe Gjirokastra po bën përgatitjet e fundit”.
Në përmbyllje të postimit të saj, ministrja Margariti ftoi të gjithë artdashësit duke shkruar se, “24 qershor-1 korrik, të gjithë në kalanë e Argjirosë!” /atsh / KultPlus.com
Laboratori i njohur kërkimor amerikan i inteligjencës artificiale, OpenAI ka ngarkuar Mira Muratin për nxitjen e IA në botën reale, shkruan gazeta britanike ”The Financial Times”.
Shefja e teknologjisë po zgjeron aplikacionet për ChatGPT, ndërsa kompania kërkon përparime në inteligjencën artificiale.
Mira Murati po kërkon mënyra për të rritur popullaritetin e ChatGPT me dhjetëra miliona konsumatorë pas rritjes së jashtëzakonshme të chatbot-it.
Për Mira Muratin, shefe e teknologjisë në OpenAI, mbrëmja e 29 nëntorit nuk ishte ndryshe nga të tjerat. Ajo u kthye në shtëpi nga zyrat e start-up-it në San Francisko atë mbrëmje, pasi ekipi i saj përfundoi publikimin e një produkti eksperimental: ChatGPT.
ChatGPT u rendit si një demonstrim kërkimor. Ky plan ndryshoi në mënyrë dramatike kur chatbot-i joshi një milion përdorues brenda pesë ditëve nga fillimi. Murati, e cila ishte të paktën një shkallë më e ulët për sa i përket pritshmërive të saj, kuptoi se kompania ishte në ballë të një gare për të komercializuar IA gjeneruese – sisteme të inteligjencës artificiale që mund të nxjerrin shpejt tekst, imazhe dhe përmbajtje njerëzore.
”Ky kontakt me realitetin ishte tepër i rëndësishëm për të kuptuar se çfarë duhet të jepet me të vërtetë përparësi dhe ku të shkohet më pas”, thotë Murati, e cila kryeson ekipin e teknologjisë për kompaninë prej 375 personash të udhëhequr nga shefi ekzekutiv, Sam Altman.
“Ne patëm një ndryshim të rëndësishëm kur vendosëm të ndërtonim produktin dhe të përdornim teknologjinë”, thekson ajo.
Tani, Murati po udhëheq përpjekjet e OpenAI për të vendosur ChatGPT si një produkt të pavarur, duke kërkuar mënyra për të rritur popullaritetin e tij me dhjetëra miliona konsumatorë, pas rritjes së jashtëzakonshme të chatbot-it.
Por, ajo këmbëngul se pavarësisht nga imperativat e reja financiare, ambicia kryesore e kompanisë është e pandryshuar.
”Misioni ynë është të arrijmë tek inteligjenca e përgjithshme artificiale dhe të kuptojmë se si ta vendosim atë në mënyrë të sigurt”, shton ajo duke iu referuar një softueri të ardhshëm që mund të kryejë një sërë detyrash njohëse në nivel njerëzor.
“Dhe kështu ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm që të mos e harrojmë këtë”, thotë Murati.
Ndërkohë, kompania po riformëson industrinë e teknologjisë.
Fillimi i punës i ChatGPT, i cili ka rreth 100 milionë përdorues në muaj sipas SimilarWeb, i shtyu gjigantët e teknologjisë si Google të rishikojnë strategjinë e tyre të AI dhe të nxisin chat-botët rivalë.
Bizneset në mbarë botën kanë filluar të eksperimentojnë me teknologjinë me besimin se mund të transformojë industritë nga media, financa, ligji dhe shërbimet profesionale.
Menjëherë pas publikimit të ChatGPT, Microsoft ra dakord për një investim “shumëvjeçar, shumë miliardë dollarësh” në OpenAI që vlerësohet të jetë 10 miliardë dollarë.
Grupi me bazë në Seattle po përfshin gjithashtu teknologjinë themelore në paketën e aplikacioneve të produktivitetit të Office, një bazë fitimprurëse prej qindra miliona klientësh të ndërmarrjeve të mëdha.
Chatbot ndihmoi për të sqaruar për Muratin dhe udhëheqjen e lartë të OpenAI vlerën e qartë të biznesit të AI gjeneruese.
”Strategjia jonë për vendosjen tani është zgjeruar në. . . platformën ChatGPT ku ne kemi një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me përdoruesin. Ne mund t’i pyesim ata për komentet e tyre, preferencat e tyre dhe t’i përdorim ato reagime”. . . për ta bërë kodin më të mirë”, shtoi ajo.
Një inxhiniere mekanike, e cila më parë ka punuar në start-upin e realitetit të shtuar ”Magic Leap” dhe prodhuesin e makinave elektrike ”Tesla”, Murati iu bashkua kompanisë në vitin 2018 ndërsa ishte ende një laborator kërkimor jofitimprurës. Ajo tani mbikëqyr shpërndarjen e tregut masiv të një numri produktesh të OpenAI, duke përfshirë gjeneratorin e imazheve të AI Dall-E, gjeneratorin e kodit të AI Codex dhe ChatGPT.
Që kur ajo u bashkua, roli i saj ka evoluar në testimin e teknologjisë së OpenAI në botën reale, kështu që partnerët e industrisë mund të ndërtojnë versione të AI të produkteve në çdo gjë, nga arsimi, shërbimet financiare, ligji dhe kujdesi shëndetësor.
Ekipi i Muratit ka filluar punën për të ofruar një abonim biznesi ChatGPT, i cili do t’i lejojë klientët të personalizojnë versionet e ChatGPT për qëllime specifike. Ata kanë lëshuar gjithashtu të ashtuquajturat Plugins, të cilat i lejojnë përdoruesit të qëndrojnë brenda ChatGPT ndërsa kryejnë detyra si shfletimi në internet, blerja e sendeve ushqimore dhe rezervimi i tavolinave të restoranteve përmes Instacart dhe OpenTable.
Sot OpenAI, si shumë kompani softuerësh në Silicon Valley, e prezanton veten si një kompani “platformë”, me dy lloje ofertash: njëra është ndërfaqja e tyre API ose programimi i aplikacioneve, e cila lejon palët e treta të integrojnë softuerin e OpenAI-t në produktet e tyre për një tarifë dhe tjetra është ChatGPT.
Microsoft, aksioneri i tij më i madh, do të jetë një kanal i tretë dhe i pavarur i të ardhurave.
”ChatGPT na lejon të kontaktojmë drejtpërdrejt me njerëzit dhe të mbledhim komente dhe t’i bëjmë modelet tona më të harmonizuara, më të dobishme”, tha Murati.
“Dhe API është një platformë që lejon njerëzit e tjerë të ndërtojnë në krye të modeleve tona”, shton ajo.
Konsumatorët e API-së së OpenAI përfshijnë një sërë biznesesh të tilla si Khan Academy fillestare e arsimit, kompania e mediave sociale Snap dhe menaxherë asetesh si Morgan Stanley Wealth Management.
Secili paguan për të përshtatur mjetin për nevojat e tij individuale. OpenAI, i cili thuhet se fitoi 28 milion dollarë në 2022, ka parashikuar se do të arrinte 200 milion dollarë në 2023.
Kompania duhet të rrisë të ardhurat në mënyrë që të financojë kostot akute të fuqisë kompjuterike të kërkuara për të trajnuar dhe drejtuar modele të mëdha të AI, me Altman që së fundi e përshkroi kompaninë si në rrugën e duhur për të qenë “start-up më intensiv në kapital”.
Vlerësimet vendosin kostot e funksionimit të ChatGPT, duke supozuar 10 milionë përdorues mujorë, në një milion dollarë në ditë./ atsh / KultPlus.com
Të hënën në mbrëmje, si vazhdim i veprimeve të shumta për trajtimin e qenëve endacak, Kryeqyteti me vendim të kryetarit, Përparim Rama, ka nisur aksionin për largimin e këtyre kafshëve nga rruga dhe dërgimin e tyre në strehimore të licencuar nga agjencia e veterinës dhe ushqimit, ku do të trajtohen si duhet dhe përgatiten më pas për adoptim.
Nisjen e këtij aksioni e kanë përcjellë drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica dhe këshilltarët Bajram Gecaj e Pëllumb Bajçinovci.
“Ky aktivitet do të vazhdojë për ditët në vazhdim. Qëllimi është që qentë të largohen nga rruga dhe të vendosen në strehimore të licensuar nga AVUK-u, ku do të trajtohen në mënyrë humane, dhe komuna do të vazhdojë të subvencionojë këtë strehimore për qentë që do t’i mbajë, ku do t’i përgatisim edhe për adoptim”, ka deklaruar Fushtica.
Komuna po ashtu është duke e përgatitur rregulloren për trajtimin e qenëve endacak, ku përfshihet edhe mënyra se si mund të adoptohet një qen i tillë, të cilin do ta trajtojë falas në çfarëdo kohe veterinari i Kryeqytetit në qendrën për trajtimin e tyre e cila gjendet në Hajvali të Prishtinës dhe do të hapet së shpejti.
“Do t’i subvencionojmë edhe qytetarët që janë të intertesuar të adoptojnë qentë. Një person që e merr një qen do të subvenciohohet me 50 euro në muaj. Qytetarët mund t’i marrin deri në 5 qenë” ka deklaruar drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica.
Kryeqyteti është duke ndërmarrë veprime të shumta për trajtimin e qenëve endacak, ku deri tani janë ndarë 1 milion e 300 mijë euro. / KultPlus.com
Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në Atlantikun e Veriut pasi një nëndetëse që eksploronte rrënojat e Titanikut u zhduk të dielën. BBC raporton se anija kërkimore ‘Polar Prince’ humbi kontaktin me ekuipazhin e nëndetëses Titan një orë e 45 minuta pas zhytjes së saj.
Cila është e reja në përpjekjet e shpëtimit?
Anija ‘Princi Polar’ mbërriti pranë vendndodhjes së mbytjes së Titanikut në Oqeanin Atlantik të dielën në mëngjes. Një postim në ‘Facebook’ nga një prej 5 turistët, Hamish Harding, i cili ishte në nëndetësen Titan, tha se ata prisnin të fillonin zhytjen në orën 04:00 me orën lokale.
Nëndetësja me pesë persona “u fundos të dielën në mëngjes dhe ekuipazhi i Princit Polar humbi kontaktin me ta rreth një orë e 45 minuta pas zhytjes së anijes”. Nëndetësja Titan mendohej të ishte afërsisht 900 milje (1450 km) nga bregu Cape Cod në atë kohë. Roja Bregdetare ka dërguar dy avionë C-130 Hercules për të kërkuar zhytësen në sipërfaqen e ujit dhe kërkimit i është bashkuar një avion kanadez C-130 dhe një aeroplan P8 i pajisur me aftësi sonar nënujore.
Kush ishte në bord?
Midis pesë personave në bordin e Titanit, deri më tani janë konfirmuar tre persona Hamish Harding , një biznesmen dhe eksplorues miliarder britanik 59-vjeçar dhe një biznesmen pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman Dawood.
Harding fillimisht njoftoi se do t’i bashkohej ekipit në qershor të vitit të kaluar dhe tha se ekuipazhi në anije përfshin “dy eksplorues legjendar, disa prej të cilëve kanë bërë mbi 30 zhytje në RMS Titanic që nga vitet 1980”.
Eksploruesi francez Paul Henry Nargeolet gjithashtu mendohet të jetë në bord, sipas një postimi në Facebook nga zoti Harding para fillimit të zhytjes. Dyshohet se edhe Stockton Rush, shefi ekzekutiv i ‘OceanGate’ firma që qëndron pas zhytjes mendohet të jetë në anije. / KultPlus.com
Funari, 20 kilometra larg qytetit të Elbasanit është kthyer vitet e fundit në destinacionin e të apasionuarve pas sporteve të aventurës.
Në Funar, veç bukurive që ofron natyra mund të ushtrohen sportet e aventurës si parashutizmi, kajake në liqen, hipizëm, çiklizëm malor, ecje dhe ngjitje në shtigjet malore.
Në Funar gjatë vitit të kaluar ka nisur puna edhe për pistën e parashutizmit, hapjen e 75 km të shtigjeve malore si dhe ndërtimin e pikës së informimit të vizitorëve.
Funari është një zonë e pasur me pyje dhe me katër liqene apo rezervuarë të ndarë dy brenda fshatit dhe dy të tjerë të fshehur pas maleve që e rrethojnë atë.
Deri pak kohë më parë, Funari ishte thuajse i harruar për nga vetë infrastruktura e amortizuar, pasi duheshin tri orë për rrugën që sot mund ta përshkosh për 1 orë. E pasur me pyje pishash dhe dushku, Funari ofron një klimë të shëndetshme që, nëse i shtojmë dhe gatimet tradicionale të zonës, bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavën. Por jo vetëm kaq, kjo zonë mund të jetë një destinacion edhe për të pasionuarit pas peshkimit./ atsh / KultPlus.com
Dita Botërore e Refugjatëve është një ditë ndërkombëtare e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të mbështetur refugjatët anembanë globit. Çdo vit më 20 qershor nderohet forca dhe guximi i njerëzve që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar konfliktit ose persekutimit.
Dita Botërore e Refugjatëve është një rast për të krijuar ndjeshmëri dhe mirëkuptim për gjendjen e vështirë në të cilën gjenden si dhe për të vlerësuar këmbënguljen e tyre në rindërtimin e jetës, dikund tjetër.
Sipas të dhënave të OKB-së, çdo minutë 20 njerëz lënë gjithçka pas për t’i shpëtuar luftës, persekutimit apo terrorit. Ekzistojnë disa lloje të personave të zhvendosur me forcë: refugjatët, azilkërkuesit, të zhvendosurit brenda vendit, të kthyerit etj.
Sipas OKB-së me termin refugjat nënkuptojmë dikë që u largua nga shtëpia dhe vendi i tij/saj për shkak të “frikës prej persekutimit për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësimit në një grup të caktuar shoqëror ose opinionit politik”. Shumë refugjatë janë në mërgim për t’i shpëtuar efekteve të fatkeqësive natyrore ose të shkaktuara nga njeriu.
Azilkërkuesit janë refugjatë të cilët kanë ikur nga shtëpitë e tyre siç bëjnë refugjatët, por kërkesa e tyre për statusin e refugjatit nuk është vlerësuar ende përfundimisht në vendin ku ata kanë ikur.
Personat e zhvendosur brenda vendit janë njerëz që nuk kanë kaluar një kufi ndërkombëtar, por janë zhvendosur në një rajon të ndryshëm brenda vendit të tyre.
Personat pa shtetësi nuk kanë një shtetësi të njohur dhe nuk i përkasin asnjë shteti. Situatat e pashtetësisë zakonisht mund t’i përjashtojë ata nga aksesi në shërbime të rëndësishme qeveritare, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, arsimin ose punësimin.
Të kthyerit janë ish-refugjatë që kthehen në vendet ose rajonet e tyre të origjinës pas një kohe në mërgim. Të kthyerit kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme dhe ndihmë riintegruese për t’u siguruar që ata mund të rindërtojnë jetën e tyre në shtëpi.
Konventa e OKB-së e vitit 1951 për Refugjatët dhe Protokolli i saj i vitit 1967 janë të vetmet instrumente ligjore globale që mbulojnë në mënyrë eksplicite aspektet më të rëndësishme të jetës së një refugjati. Sipas dispozitave të tyre, refugjatët meritojnë, minimalisht, të njëjtat standarde trajtimi që gëzojnë shtetasit e tjerë të huaj në një vend të caktuar dhe, në shumë raste, të njëjtin trajtim si shtetasit./ atsh / KultPlus.com
Kamy ishte shkrimtar dhe filozof francez, njëherit edhe fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957. Është i njohur për stilin karakteristik të shkrimit dhe me tematikat e veprave të tij. I gjithë opusi letrar i tij bazohet në idenë absurde të egzistencës së njeriut.
Më poshtë KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të tij.
Një shtyp i lirë, natyrisht, mund të jetë i mirë ose i keq, por, në mënyrën më të sigurtë, pa liri shtypi nuk do të jetë gjë tjetër veçse i keq.
Një ndërgjegje fajtore ka nevojë të rrëfehet. Një vepër arti është një rrëfesë.
Një njeri pa etikë është një bishë e humbur në këtë botë.
Ah, miku im, për këdo që është i vetmuar, pa Zot dhe pa mësues, pesha e ditëve është e lemerishme.
Medet, pas njëfarë moshë, çdo njeri është përgjegjës për fytyrën e tij.
Të gjitha bëmat e mëdha dhe mendimet e mëdha kanë një fillim qesharak. Veprat e mëdha shpesh kanë lindur në një qoshe rruge apo në derën rrotulluese të një restoranti.
Të gjitha revolucionet moderne kanë përfunduar në një përforcim të pushtetit të Shtetit.
Intelektuali është dikush mendja e të cilit vështron veten e saj.
Kur bëhet 30 vjeç njeriu duhet ta njohë veten si në pëllëmbë të dorës, të dijë saktësisht të gjitha të metat dhe kualitetet, ta dijë sa larg ai mund të shkojë, të parathotë dështimet e tij – të jetë ai që është. Dhe, mbi të gjitha, t’i pranojë këto gjëra.
Janë të bekuara zemrat që mund të lakohen; ato nuk do të thyhen kurrë.
E çfarë është lumturia përveçse një harmoni e thjeshtë midis një njeriu dhe jetës që ai bën?
Rregulli është që qeveria nuk ka ndërgjegje. Nganjëherë ka një politikë, por asgjë më shumë.
Sharmi është një mënyrë për të marrë përgjigjen po kërkuar një pyetje të qartë.
Mos ju beso miqve kur ata të kërkojnë të jesh i ndershëm me ata. E gjitha ç’duan ata është të mbajnë mendimin e mirë që ata kanë për veten e tyre.
Mos prit gjyqin e fundit – ai ndodh çdo ditë.
Mos ec pas meje; nuk jam prijës. Mos ec para meje ; nuk mund të të ndjek. Ec përkrah meje dhe ji miku im.
Çdo akt rebelimi shpreh nostalgjinë për pafajësinë dhe një thirrje ndaj thelbit të qenies.
Çdo njeri ka nevojë për skllevër si për ajër të pastër. Të sundosh do të thotë të marrësh frymë, apo jo? Madje edh më të paprivilegjuarit duan të marrin frymë. Ata të shkallës më të ulët kanë skllevër gratë ose fëmijët e tyre.
Çdo revolucionar përfundon në shtypës ose në heretik.
Liria nuk është gjë tjetër veçse një shans për të qenë më mirë.
Ai që dëshpërohet nga gjendja njerëzore është burracak, por ai që shpreson për të është budalla.
Si mund të jetë çiltërsia një kusht për miqësi? Shijimi i së vërtetës me çdo kusht është një pasion që nuk shpenzon asgjë.
Sa e rëndë, sa e hidhur është të bëhesh njeri!
Unë di vetëm një detyrë, ajo është të dashuroj.
Në mes të dimrit e kuptova më në fund se brenda meje ishte një verë që nuk çrrënjoset.
Integriteti nuk ka nevojë për ligje.
Është normale të japësh pak nga jeta jote, në mënyrë që të mos e humbësh krejtësisht.
Njeriu është një ide, dhe është një ide e vogël e çmuar sapo ia kthen shpinën dashurisë. Njeriu është krijesa e vetme që nuk pranon të jetë çfarë është. / KultPlus.com
Gjon Buzuku dëshmon se për veprën e tij punoi brenda 20 marsit 1554 dhe 5 janarit 1555. “Meshari” i Buzukut u vu, me sa duket, në indeks nga Inkuizicioni, kështu që libri u zhduk gati krejt dhe sot njihet në një kopje të vetme në Bibliotekën Vatikane. Atë s’e përmend asnjë autor pasardhës përpara Pjetër Bogdanit (1665), Zbulimi që i bëri Nikollë Kazazi (1740) nuk e shpëtoi nga heshtja. U desh që ta rizbulonte Pal Sqiroi, në fillim të shekullit tonë (XX), që të niste e të bëhej mirë i njohur.
Gati tre shekuj e gjysmë heshtjeje kaluan mbi librin e parë që dimë të jetë botuar shqip. Me interes është që të njihet se nga çfarë vendi e ka prejardhjen kopja e vetme e librit të Buzukut. Mbi këtë libër ka disa anëshkrime, ku gjejmë emrat e dy klerikëve që e kanë përdorur atë, një Gjon e një Gjergj, si edhe emrat e tre të tjerëve, të cilët u janë drejtuar dy të parëve me anëshkrimet e tyre, për t’i përshëndetur e për ndonjë porosi: një Mark, një Pjetër e një Nikollë. Në një faqe, ose në kapakun e fundit të librit, lexojmë edhe emrin e një Kola Kuçi dhe, nën këtë emër, kemi fjalën Asanes. Është pikërisht kjo fjalë që na shpuri të kërkojmë prejardhjen e ksomblës së librit të Buzukut nga fshati i sotëm Hasanaj, pak në jugperëndim të Fushë-Krujës.
Ky fshat, më 1431 dhe në pjesën e parë të shek. XVII, thuhet Asanes. Një emër mesjetar sllav. Duke ditur se libri ka bërë pjesë në Bibliotekën e Kolegjit Urban në Romë dhe e ai kolegj u krijua më 1627, kërkuam dokumentet fill përpara dhe pas kësaj date. Në një relacion të njohur të Marin Bicit, të vitit 1610, hasëm në të dhëna me interes të veçantë për fshatrat midis Krujës dhe detit, pranë Asanesit. Kështu, në qershor të atij viti, në Laç ka qenë famulltar një Gjon, ndërsa në Qullës të zonës së Rodonit një Gjergj. Po në këtë zonë, n Muzhëll ka qenë famulltar një Mark (vendas) e në Shporaj një Nikollë, kurse midis këtyre fshatrave dhe Asanesit, në Bëlaj (sot Bilaj), shërbente një Pjetër. Janë pikërisht të pesë emrat që hasim në anëshkrimet e përmendura.
Marin Bici na mëson se famulltari i Qullësit ishte, Gjergj Bardhi (i quajtur në dokumente të tjera Maqedoni), i cili shërbente edhe si vikar (zëvendës) i peshkopit të Randësisë, d.m.th. të rrëzave të Krujës e gjer në det. Është pikërisht ai që ka edhe shkrimin më të mirë. Duke qenë më me kulturë se shokët, ai është ngjitur në hierarki. Llagapët e të tjerëve nuk i dimë, po Nikolla i Shporajt mundet që është Kola Kuçi, të cilin e gjejmë edhe në Asanes. Që 5 klerikë, emrat e të cilëve i gjejmë bashkë në anëshkrimet mbi librin e Buzukut, t’i gjejmë bashkë edhe në fshatrat pranë Asanesit, në një kohë jo shumë pas botimit të librit, kjo tërheq vëmendjen. Anëshkrimet na bëjnë të mendojmë se Gjoni dhe Gjergji jetonin pranë e pranë, ndërsa tre të tjerët si grup më vete. Gjergji, duke qenë vikar, duhet të ketë qëndruar në Laç, qendër kryesore kishtare e atyre anëve, pra të ishin shpesh pranë Gjonit.
Libri sigurisht ka qenë i Gjonit dhe është përdorur shpesh, me sa duket, nga vikari Gjergj, po herë pas here edhe nga tre të tjerët. Kuptohet se ai libër ishte fort i rrallë, që kur vunë indeks, shumë shpejt mbasi doli, meqë veprimtaria e Inkuizicionit për spastrimin e librave të kishës ka filluar më 1568. Libri ishte në dorë edhe të Kola Kuçit në Asanes. Ksombla e vetme që njihet sot nga libri i Buzukut e ka prejardhjen nga fshatrat e rretheve të sotme të Krujës dhe Durrësit, fill në të dy anët e lumit të Ishmit, në zonën fushore dhe kodrinore bregdetare, midis Laçit, Hasanajt e Muzhllit.
Që libri e ka prejardhjen nga një zonë bregdetare, këtë e sugjeronte edhe vizatimi i një varke me vela që dikush prej atyre që e kanë pasur nëpër duar ka bërë mbi të. Ky vizatim përcillet me fjalën Aisa. Me këto fjalë do të thotë Ishëm? Që libri vjen nga ato anë, kjo ka rëndësi për historinë e shkrimit të gjuhës sonë në Shqipërinë e Mesme. Librin e rrallë të Buzukut ka shumë mundësi ta ketë gjetur e konfiskuar Marin Bici. Misioni i këtij ishte që të zbatonte në Shqipëri porositë e Inkuizicionit. Ai duhet ta ketë dërguar kështu librin në Romë, bashkë me relacionin që i bëri Vatikanit aty nga fillimi i vitit 1611 për vizitën e tij tek ne në vitin e kaluar. Kjo nuk na ndihmon që të përcaktojmë mirë datën e anëshkrimeve të librit të Buzukut.
Po, me siguri, ato s’janë të gjitha të një viti, janë të disa viteve. Mund të thuhet se i përkasin një periudhe që nga fillimet e Inkuizicionit e gjer në dekadën e parë të shek. XVII, kur s’ka botuar akoma gjë Budi, pra, viteve 1568-1610/Top Channel / KultPlus.com
Kujdes kur të lexoni libra shëndeti. Mund të vdisni për një gabim shtypi. Unë nuk mora pjesë në funeral, por dërgova një letër të këndshme kur thuhej se e miratova. Nuk e kam lejuar asnjëherë shkollimin të ndërhyjë me arsimimin. Njeriu që nuk lexon libra të mirë nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që s’mund t’i lexojë. “Përse rrini heshtur me pamjen e një zarfi pa adresë sipër?” Problemi me këtë botë nuk është se njerëzit dinë shumë pak, por se dini kaq shumë gjëra që s’qëndrojnë. Është shumë e lehtë ta lësh duhanin. Unë e kam bërë me qindra herë. Blini tokë. Askush s’e prodhon më. Nga të gjitha gjërat që kam humbur, më ka marrë malli më shumë për mendjen. Vera gjermane dallohet nga uthulla nga etiketa. Mos u sillni rrotull duke thënë se bota ju detyron jetesën. Bota nuk ju detyron asgjë. Ishte këtu para jush. Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë. Mund t’i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimit./KultPlus.com
Ishte gjimnaziste kur botoi tregimin, i cili do të ishte filli i padukshëm i fatit me të cilin do të lidhej jeta e saj dhe e bashkëshortit të ardhshëm, që atëkohë që student pasuniversitar në Moskë dhe një prej yjeve të rinj të letërsisë shqipe.
“Pasi kishte lexuar këtë tregim, më shkroi katër rreshta: “Lexova tregimin tuaj të mrekullueshëm…”, do të kujtonte, ndërsa shtonte “Dhimitër Xhuvani, një shkrimtar nga Elbasani, i cili ndodhej edhe ai në Moskë, i kishte thënë Ismailit, që “e njoh unë këtë vajzë”. Kur erdhi në verë në Shqipëri, Ismaili më tha “nuk është se më pëlqeu vërtet ai tregim por kisha tjetër qëllim.” Kështu do të ndante shkrimtarja Helena Kadare me lexuesit nga Prishtina zanafillën e historisë së saj të gjatë të dashurisë me shkrimtarin.“Atë letrën nga Moska e mori vesh i gjithë gjimnazi në Elbasan. Unë iu përgjigja menjëherë, me disa faqe letër, por nuk më erdhi ndonjë përgjigje, ” ka thënë ajo për gazetaret Alda Bardhyli e Beti Njuma, ndërsa e pyesnin mbi detajet e dashurisë së saj me Ismail Kadarenë. Takimi i parë me shkrimtarin, ka kujtuar Helena Kadare, do të ndodhte në Tiranë pasi ai ishte kthyer nga studimet e tij në Moskë.“Rastësisht në Bulevard përballem me Ismailin i cili ishte me Nasho Jorgaqin. “Ja, kjo është Helena Gusho, siç kisha mbiemrin e vajzërisë”, i thotë Nasho. Ai aty për aty shënoi numrin e telefonit dhe më tha: “Më merr në telefon, se kam sjellë edhe disa filma dhe unë i shoh në tavan”, më tha. U mahnita shumë! Ma tha troç: “Hajde të shohim filma në tavan”.
“Atë letrën nga Moska e mori vesh i gjithë gjimnazi në Elbasan. Unë iu përgjigja menjëherë, me disa faqe letër, por nuk më erdhi ndonjë përgjigje ”.
Gjimnazistja dhe më vonë studentja e letërsisë nisi karrierën si shkrimtare duke botuar romanin e parë “Një lindje e vështirë” në vitet ’70, e shoqëruar nga syri kritik i të shoqit, i cili kishte në atëkohë famën si një prej shkrimtarëve më të mirë të vendit. “Kam shkruar shumë herët, por lidhja me Ismailin më bëri të mendoja se, çfarë do të thoshte ai, për ato që unë shkruaja. Ma lexoi fillimisht ai atë roman. “Mirë, nuk është i keq. Por jo kush e di se çfarë. Mos kujto se çfarë ke bërë”, më tha”, ka kujtuar më tej ajo, ndërsa pas romanit të parë erdhën “Bashkëshortët”, “Një grua nga Tirana”, “Kohë e pamjaftueshme”. E pyetur e çfarë mendonte ajo kur shkrimtari e shndërronte marrëdhënien e tyre dhe atë vetë në personazhe të romaneve të tij, siç ishte Ana tek “Përbindëshi”, Helena Kadare do të thoshte “Po, por ai vetë nuk ka qenë koshient, sepse ia kanë bërë këtë pyetje edhe shumë herë të tjera. “Pse ashtu është?! Jo nuk është ashtu”. Anën, e ka një personazh shumë të dashur, e ka përdorur shpesh.
Megjithatë, Helena Kadare, nuk e mendonte se ishte ajo personazhi. “Ky është një nder shumë i madh. Dhe i thosha vetes se është dikush tjetër, jo unë.”Por nuk ishte vetëm ajo personazh i romaneve të Ismail Kadaresë, ishin edhe historitë e dashurisë nga koha e studimeve në Moskë.“Në fakt me historitë por edhe jetën e tij në Moskë u njoha më herët, nga poezitë e tij, por edhe nga ditarët, që ia gjeja e lexoja te shtëpia e tij. Dhe si të thuash, u vaksinova për këtë pjesë.” Ditari, kujtonte shkrimtarja ishte i mbushur me Juba, Tanja e shumë të tjera. “Ai ma përsëriste shpesh: “Ti po të duash edhe ik, se unë nuk kam ndër mend të martohem”. Unë ia ktheja: “Kush ka ndërmend të martohet me ty?!” Përpiqesha të dukesha sa më origjinale.”Jetën në krah të shkrimtarit të madh, Helena Kadare e ka sjellë të rrëfyer në “Kohë e pamjaftueshme”, librin autobiografik që nisi ta shkruante në vitin 1996, në Dubrovnik, edhe pse e dinte se do të ndeshej me kundërshtitë e shkrimtarit që nuk i parapëlqente librat autobiografikë.
“Në fakt me historitë por edhe jetën e tij në Moskë u njoha më herët, nga poezitë e tij, por edhe nga ditarët, që ia gjeja e lexoja te shtëpia e tij. Dhe si të thuash, u vaksinova për këtë pjesë.”
“Ai thoshte se nëse duhet të shkruash diçka, duhet ta shkruash në mënyrë të tillë që ta pëlqejnë ballkanasit, sepse ata vetë, i shpërdorojnë këto gjëra dhe më tepër janë narrativë, në mënyrë gojore.”Këshilla e Ismail Kadaresë për të shoqen ishte që t’i rrëfente me saktësi ngjarjet, ashtu si kishin ndodhur. “Duhet t’i thuash pa tabu. Mos u ndiko, as nga unë as nga ndokush tjetër!”Shkrimtarja ka rrëfyer se kjo i shërbeu t’i shkruante kujtimet pa drojë dhe se Ismail Kadare e mësoi t’i shkruante ato që mendonte pa bërë dredhi, “sepse lexuesi ka ndjeshmëri të jashtëzakonshme, që e kap menjëherë, kur përpiqesh të rrotullosh historinë, për të fshehur diçka.”Në rrëfimin retrospektiv Helena Kadare u ndal edhe tek jeta jo fort e lehtë gjatë komunizmit, ndërsa ka veçuar në disa momente që i kanë lënë shenjë edhe sot, një prej të cilëve ishte nga koha kur u botua poema “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, e njohur si “Pashallarët e kuq”.
“Ti po të duash edhe ik, se unë nuk kam ndër mend të martohem”. Unë ia ktheja: “Kush ka ndërmend të martohet me ty?!” Përpiqesha të dukesha sa më origjinale.”
“Ai ka qenë një moment shumë-shumë i vështirë sepse ndodhi që ai kishte çuar një cikël me poezi te gazeta “Drita” dhe priste botimin në numrin e të dielës së radhës. Ishte një e diel me shi dhe unë, për habinë time, ndjehesha edhe pak euforike. Të dielave ne na thërrisnin aktivistet e lagjes, për të pastruar shkallët e pallatit dhe oborrin. Nga që binte shi unë mendoja “O sa mirë ajo gruaja nuk do na thërrasë sot”. Erdhi gazeta “Drita” poshtë derës. Unë e pashë dhe i thash Ismailit, “nuk është botuar cikli yt”. “Ashtu”, tha ai dhe u pre.”
Helena Kadare ka rrëfyer se poemën për të cilën e kishin kritikuar nuk e kishte lexuar më parë. “Pas kësaj filloi një histori, që ishte më e rënda nga të gjitha sepse u mblodh edhe Komitetit Qendror, u angazhua vetë Ramiz Alia dhe u thanë gjërat më të llahtarshme që mund të thuheshin, “Ti je armik”, “I hap rrugën imperializmit”. Ai ishte shumë i dëshpëruar, e dinte shumë mirë se çfarë kishte bërë. Pasuan ditë shumë të rënda…”Frika ishte ajo që i shoqëronte pas çdo botimi të ri. “Por ai nuk ligështohej”, ka thënë ajo Asnjëherë nuk pati kufizim brenda vetes, për të mos thënë diçka. Mënyrat dhe marifetet e tij, ishin të atilla që ajo që shkruante të kalonte por gjithsesi.”
“Unë do iki, por ti dhe vajzat do të internoheni”. “Nuk ka gjë”, thosha “unë jam e fuqishme dhe do të punoj në internim, por ti bëje atë që mendon dhe që e do”.
Helena Kadare në rrëfimin e saj është ndalur edhe tek marrëdhënia e çiftit me familjen e diktatorit Hoxha. “Ne kemi qenë te familja Hoxha në vitin 1971.”Kohë kur Ismail Kadare do të shkruante Dimrin e Madh “dhe kishte kërkuar nga Arkivi, dokumentacionin e mbledhjes së 81 partive në Moskë. Ne shkuam dhe ishim në një ankth të madh sepse Enveri dukej një figurë e paarritshme. Ndërsa ishim duke biseduar me Nexhmijen, në mes të bisedës erdhi Enveri. Biseda ishte shumë interesante sepse ai tregoi shumë gjëra, jo vetëm për atë mbledhje, por edhe nga Gjirokastra, sepse ata ishin banorë të së njëjtës rrugicë. Ankthi, ishte i madh, për kohën që qëndruam atje.”
Shkrimtarja ka kujtuar edhe frikën pas çdo udhëtimi jashtë Shqipërisë të bashkëshortit. “ E kemi diskutuar disa herë bashkërisht, ikjen e tij në vitin 1983. “Unë do iki, por ti dhe vajzat do të internoheni”. “Nuk ka gjë”, thosha “unë jam e fuqishme dhe do të punoj në internim, por ti bëje atë që mendon dhe që e do”. “Ai -Enver Hoxha- do të vdesë nga dëshpërimi nga ky gjest që unë do të bëj”. Ramë dakord të dy. Për gjatë një nate bëmë gati valixhet. i hapa astarin, futi dorëshkrimet dhe ia qepa, me mendimin se nuk do të kthehej…”
E ndalur në kohët e sotme, ku jeta e çiftit Kadare është e vendosur mes Tiranës dhe Parisit, Helena Kadare thotë se përditshmëria vijon të mbetet e njëjta. “Ai është “Princi” që nuk di të bëjë asnjë punë që e do çdo gjë gati dhe unë që vazhdoj t’i bëj njëlloj si të gjitha gratë shqiptare.”, ka thënë ajo, ndërsa çdo ardhje në Tiranë e sheh si gëzim të vazhdueshëm. “Madje, i kërkoj Ismailit që të rrimë në Tiranë, por kam vënë re se klima në Tiranë e lodh dhe e dëshpëron, sepse, për hir të së vërtetës ka edhe shumë agresivitet, të cilin ai e ndjen më thellë, sesa unë.”Nga libri i saj me kujtime “Kohë e pamjaftueshme”, zbulon se nuk ka harruar asgjë, por ishte Ismail Kadare që i hoqi rreth njëqind fare. “Ka hequr ca kujtime të mikeshave, shoqeve të mia. “Po çfarë i ke këto, kot?!”, ka përfunduar shkrimtarja, ndërsa është ndalur në etapat e një historie të gjatë dashurie e cila zuri fill me atë tregim të shkruar nga një gjimnaziste. / KultPlus.com
Filmi për Gjergj Kastriotin është një film historik që trajton jetën dhe veprën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, shkruan KultPlus.
Në film Gjergj Kastioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donika Kastriotin dhe duke organizuar Besëlidhjen e Lezhës, por përballet edhe me tradhtinë e Hamza Kastrioti, nipi i tij.
Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. Është filmi i parë artistik, frut i bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik.
KultPlus ju sjell këngën e Gjergj Kastriotit, e cila është edhe kolona zanore e këtij filmi.
Bashkangjitur gjeni videon e shkëputur nga filmi dhe tekstin e këngës:
Trim mbi trima, ai Gjergj Kastrioti, fuqí t’ madhe që m’i dhanë ka Zoti, s’e djeg flaka e s’e djeg baroti, shpata e tij than malin n’dysh e çán, me nji t’ râme nji ushtrí perlán.
Lavd’ ô Gjergj, ô Skanderbe drangoi, krahu yt çdo dit’ u përforcoftë, gjithë ku janë armiqt ai i çfaroftë, Lavdi yt, ô, brez mas brezi u knoftë. / KultPlus.com
Instituti Albanologjik i Prishtinës organizoi sot akademinë solemne në 70-vjetorin e themelimit. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se ky institucion kaloi nëpër peripeci të ndryshme, njëjtë sikurse populli i Kosovës.
“Ndjehem i nderuar që marr pjesë në këtë shënim. 70 vjetet e ndonjë institucioni shkencor ndoshta nuk duken shumë, por ky institucion kaloi nëpër peripeci të ndryshme njëjtë sikurse një popull. Instituti paraqet Institutin e dritës”, tha ai.
Sipas tij, Instituti Albanologjik sot duhet të ruaj cilësinë e studimeve të mëhershme. Ai premtoi edhe përkrahje për këtë institucion.
“ E kaluar jonë, doket dhe zakonet nuk ishin të studiuara më parë. Ne shprehim mirënjohjen e thellë që ky Institut merret me shkencën, gjuhën dhe kulturën tonë. Instituti sot duhet të ruaj cilësinë e studimeve të mëhershme dhe të synojmë edhe më lartë. Duhet të synoi që të jetë në hap me kohën dhe nuk do të mungojë as përkrahja jonë. Jam i bindur që me punën që bëni do të ia dilni me këtë mision fisnik”, tha kryeministri Kurti.
Ndërsa drejtor i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, tha se gjatë këtyre viteve kishte sfida por edhe zhvillim të këtij Instituti.
“Niveli i shkencës është njëri ndër përparimet e një shtetit. Instituti ka zhvilluar 350 konferenca shkencore për çështje të rëndësishme. Në shënim të këtij përvjetori, kujtoj dhe falënderoj të gjithë albanologët që kanë dhënë dhe japin kontributin e tyre”, u shpreh ai.
Kurse akademiku Rexhep Qosja, foli për kushtet dhe qëllimet e Institutit Albanologjik të rithemeluar më 1967.
“Ne jemi kujdesur për kushtet që na ofronte Instituti. Me rithemelimin e Institutit u hap rruga për bashkëpunim me studiues të ndryshëm me Shqipërinë”, u shpreh akademik Qosja.
Konferenca shkencore, “Albanologjia dje, sot dhe nesër” do të mbahet më 19, 20 dhe 21 qershor në objektin e Institutit Albanologjik në Prishtinë (IAP).
Instituti Albanologjik i Prishtinës është themeluar më 1 qershor 1953. Në fillim i kishte katër punonjës dhe një numër bashkëpunëtorësh të jashtëm. Pas një periudhe relativisht të shkurtër, me vendim të organeve shtetërore u mbyll (25 dhjetor 1955), për t’u rihapur më 28 shkurt 1967. Puna në këtë institucion nuk u ndërpre as pas marrjes me dhunë të objektit më 8 mars 1994 nga organet e atëhershme pushtuese serbe./rtk/KultPlus.com