Me 9 korrik, nga ora 10:00, Maja e Bistres në Prevallë do të jetë protagoniste e garës së parë në Kosovë e llojit “Skyrace”. E organizuar nga Skyrunning Kosova – në kuadër të Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës – gara do të shërbejë si garë kualifikuese që do të dërgojë dy vrapues/e drejt kampionatit Evropian të Skyrunning.
Sharri VK është shtegu i garës së kilometrit vertikal në Bjeshkët e Sharrit. Duke filluar nga Prevalla, në lartësinë 1,618 m, sportistët ndjekin një rrugë përpjetë të gjatë 3,8 km me gjithsej ngjitje 1,077m dhe arrijnë në finish në lartësinë 2,622 m. Sharri Vertikal 2023 është shtegu i ertifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Skyrunning në kategorinë Kilometer Vertical.
Gara është e vlerësuar me një nivel vështirësie prej 2 (10 pikë).
Dy vendet e para të garës “Sharri Vertical Kilometer” do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të Skyrunning. Kjo listë mund të zgjerohet varësisht nga mundësitë për mbështetje financiare.
Këngëtarja Bebe Rexha pasi ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, është goditur në fytyrë nga një telefon teksa ishte duke performuar në skenë në një koncert në New York City të dielën, pasi dikush nga eventi hodhi telefonin drejt saj.
Këngëtarja dhe kantautorja 33-vjeçare po performonte në koncerin e së dielës në The Rooftop në Pier 17 në turneun e saj Best F’n Night Of My Life.
Siç shihet në një video në Twitter, artistja e “Back to You” u pa duke kënduar dhe duke u drejtuar drejt pjesës së përparme të skenës e në të njëjtën kohë duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar, kur dikush nga publiku e gjuan me telefon duke e goditur atë drejtpërdrejt në fytyrë.
Pas një momenti tronditjeje, këngëtarja e nominuar për Grammy ra në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarë të shumtë të ekuipazhit në krahë nxituan për ta ndihmuar.
Videoja u shpërnda nga një numër i madh i të pranishmëve në koncert.
Një postim në Twitter nga llogaria Pop Base thoshte: ‘Nëna e Bebe Rexhës zbulon se asaj iu desh të bënte tri qepje pasi dikush nga audienca i hodhi një telefon në kokë gjatë koncertit të saj.’
Një numër i fansave të Rexhës shkuan në Twitter për të shprehur sulmin e pakuptimtë ndaj yllit të popit. / KultPlus.com
Marie Logoreci ishte aktore shqiptare e teatrit dhe filmit, pioniere e kinematografisë shqiptare. Paraqitja për herë të parë në film ishte tek Skënderbeu, më pas në filmin e parë shqiptar me metrazh te shkurtër ‘Fëmijët e saj’, dhe me pas në filmin e parë shqiptar ‘Tana dhe Toka jonë’ etj. Ajo luajti në filmin televiziv, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’. Ajo ngriti në art karaktere të ndryshme të nënave shqiptare, duke u kthyer vetë në simbol të nënës shqiptare, shkruan KultPlus.
Maria e filloi aktivitetin e saj artistik që në shkollë, ku luante në teatrin e shkollës, vizatonte dhe këndonte. Në vitin 1945 ajo filloi të këndoje në Radio Tirana dhe në koncerte që jepeshin në qytete të Shqipërisë, si dhe shkoi turne jashtë shtetit si soliste e Korit të Përgjithshëm të Shtetit. Në repertorin e saj ishin rreth 100 këngë. Në 1947 filloi punën në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Interpretimi i parë i saj në skenën e teatrit ishte Elmira në komedinë Tartufi të Molierit. Filmi i parë ku mori pjesë ishte bashkëpunimi sovjeto-shqiptar Skënderbeu.
Maria mbeti një aktore e madhe e skenës. Ajo krijoi artin e saj. Duke qenë vrojtuese e mprehtë e jetës së popullit arriti të mbledhë polenin jetësor e ta hedhë në veprën e saj artistike duke i dhënë spektatorit shpirtin e njeriut, dhembjen, protestën, revoltën, urrejtjen, cinizmin, hipokrizinë, dinakërinë, etj… atë që është esenca e rolit, atë magji që shkakton një art të vërtetë. Gjuha e saj artistike është ekspresive dhe me kolor, mjetet skenike që ka aplikuar Maria, janë realizuar prej saj me mjeshtëri duke vënë vulën e vet të interpretimit, atë që ishte personale të Maria.
Rolet më të suksesshëm të saj janë: Xhesi te Çështja ruse, Alisa Lengton te Rrënjë të thella, Kristina Padera tek Komploti i të dënuarve, Fatimja te Halili dhe Hajrija, Aljona Patrovna te Gjashtë dashnorët, Lokja te Toka jonë, Ledi Milford te Intrigë e dashuri, Tringa te Shtatë shaljanët, Gertruda te Hamleti, Bernarda Alba te Shtëpia e Bernarda Albës, Tadrahova te Morali i zonjës Dulska, nëna Xhun te Muri i madh pakapërcyeshëm’, Mara te Përkolgjinajt, plaka te Çatia e të gjithëve, nëna te Cuca e maleve, Gjela te Përmbytja e madhe.
Marie Logoreci vdiq në Tiranë në vilën e saj nga një atak kardiak më 19 qershor 1988.
Marie Logoreci përveç urdhrave dhe medaljeve te ndryshme mban edhe titullin e larte Artiste e Popullit dhe Nderi i Kombit. /KultPlus.com
Magjia e veprave të Giuseppe Verdit, u transmetua mbrëmë në Kosovë, teksa u interpretua kryevepra e tij ‘Messa da Requiem’. Koncerti i madh i Orkestrës dhe Korit të Filharmonisë së Kosovës, Korit të Operës së Kosovës dhe Korit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, nën dirigjimin e mjeshtrit japonez Toshio Yanagisawa solli një frymëzim dhe emocion të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit, shkruan KultPlus.
Rreth 250 muzikantë u bënë bashkë dhe erdhën si një trup i vetëm për të dhuruar një shfaqje magjepsëse përpara publikut artdashës që kishin mbushur plot ulëset e sallës ‘AMC’. Për një orë e gjysmë gjithçka që u prezantua ishte në sinkron dhe përtej reales.
Që në momentin kur dritat u fikën dhe ndriqimi i vetëm mbeti tek performuesit, çdo detaj i skenës dhe pozicionimi i secilit muzikant dukej se ishte menduar me detaje, e kjo ia shtonte edhe më shumë magjinë kësaj ngjarje të madhe.
Përsosmërinë, premierës së kryeveprës së muzikës klasike në Prishtinë ia dhanë edhe katër solistët e përzgjedhur, Daria Masiero – soprano, Ivana Hoxha – mexosoprano, Klodjan Kaçani – tenor dhe Davide Procaccini – bas, të cilët realizuan performanca jashtëzakonisht të veçanta, secili duke treguar talentin e tyre vokal unik.
Ndërkaq, ngjarja u bë edhe më mdhështore atëherë kur në skenë u ngjitën Kori i fëmijëve “Okarina” me dirigjente Elikona Hysaj – Shala dhe Kori i Qendrës së Fëmijëve të Prishtinës me dirigjente Diellza Sylejmani, të cilët së bashku me orkestrën dhe koret e tjera krijuan një bashkëpunim të mrekullueshëm dhe emocionues në interpretimin e veprës botërore “Messa da Requiem”.
Pas koncertit, për KultPlus foli dirigjenti Toshio Yanagisawa, ai i cili arriti të bashkojë në mënyrë të përsosur elementët, duke unifikuar orkestrën, koret dhe solistët e duke krijuar një harmoni të vërtetë mes muzikës dhe vokalistëve.
“Këtë herë, Filharmonia e Kosovës luajti ‘Messa da Requiem’ nga Guiseppe Verdi dhe kjo është performanca e parë në Kosovë. Mendoj që ishte një eksperiencë e mrekullueshme për orkestrën sepse kjo vepër është shumë e komplikuar dhe për ta ekzekutuar nevojiten shumë muzikantë. Është shumë e vështirë për ta realizuar , por megjithatë ne ia dolëm, dhe arritëm të përcjellim një ndjenjë të mrekullueshme”, u shpreh Yanagisawa për KultPlus, duke shtuar se ngrohtësia dhe duartrokitjet që morën nga publiku, e shtuan edhe më shumë lumturinë e muzikantëve.
Pas koncertit, mes emocionesh foli edhe mexosopranoja Ivana Hoxha, solistja e përzgjedhur, e cila dhuroi emocione të paharruara në pjesët që interpretoi duke lënë ndikim të thellë në kujtesën e publikut.
“Ishte një emocion tepër i veçantë, publiku i Kosovës është një publik që unë e dua kaq shumë dhe ndihem shumë mirë. Dua të falënderoj të gjithë stafin organizues, të gjithë kolegët e mi, dirigjentin, okestrën, korin, të gjithë së bashku. Vepra është e vështirë për t’u realizuar, mirëpo kur jemi të gjithë profesionistë, i ndajmë punët dhe secili bën punën e tij e vështirësitë i harrojmë” , theksoi Hoxha për KultPlus.
Ndërkaq, tenori Klodjan Kaçani, i cili ishte po ashtu i përzgjedhur në mesin e katër solistëve, ndau emocionet që përjëetoi gjatë interpretimit të kësaj vepre, ndonëse për Kaçanin është hera e dytë që e këndon, sepse për herë të parë u paraqit me këtë vepër para pak muajve në Itali.
“Kur këndon ‘Messa da Requiem’ nga Verdi, krijohet një magji që mendoj që transmetohet shumë thjesht tek publiku, sepse është një kryevepër, një prej kryeveprave më të mëdha botërore dhe sa herë që e interpreton këtë vepër, do të kërkosh ta interpretosh sërish sepse janë emocione që nuk mbarojnë”, tha tenori Kaçani, i cili më pas shtoi se pavarësisht vështirësisë dhe kompleksitetit që ofron ‘Messa de Reuqiem’, me punë ata arritën të prezantojnë një mbrëmje spektakolare.
E për Elikona Hysaj, e cila është pjesë e Korit të Filharmonisë së Kosovës, ky koncert ka qenë po ashtu sfidues ngaqë është dashur të shkëputet nga kori, për t’i sjellë në skenë Korin e Fëmijëve ‘Okarina, ku është dirigjente. Pavarësisht vështirësive, ky moment ia shtoi edhe më shumë madhështinë kësaj ngjarje.
“Vërtet ka qenë sfiduese edhe për mua si koriste të shkëputem nga kori, ku jam prezente dhe të marr Korin e Fëmijëve ‘Okarina’ dhe ta sjell në skenë bashkë me fëmijët e Korit të Qendrës së Kulturës në Prishtinë. Ka qenë një takim shumë i veçantë kulturor sepse me aktivitete të tilla ne synojmë që të ngrisim vetëdijen kulturore të shoqërisë sonë” , u shpreh Hysaj për KultPlus.
E krejt në fund, për KultPlus foli edhe drejtori i Filharmonisë së Kosovës, i cili vlerësoi lart interpretimin e sotëm dhe theksoi rëndësinë e këtij koncerti në bashkëpunimin artistik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Vërtet që ‘Requiem’ e Verdit është kryevepër e literaturës vokalo-instrumentale dhe vënia në skenë e kësaj vepre gjithkund në botë zgjon interesim të madh. Kori i Filharmonisë së Kosovës pati fatin që tetorin e kaluar, me ftesë të Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë, kemi qenë pjesë e premierës atje dhe fatmirësisht edhe Kori i TKOB-së ishte pjesë e koncertit të sotëm ku u realizua me sinqeritet nje bashkëpunim mes dy vendeve”, përfundoi Jashari.
Ndërkaq koncerti i cili tregoi nivelin e lartë të talentit artistik dhe pasionin për muzikën klasike në Prishtinë përmbylli edhe sezonin 2022/2023 të Filharmonisë së Kosovës./KultPlus.com
Sami Frashëri, (1850-1910) , një nga rilindasit dhe nacionalistët më të flaktë për çështjen shqiptare në shekullin e XIX është një figurë qendrore e kombit shqiptar.
Është një personalitet dhe funksionar i perandorisë osmane, por njëkohësisht përparimtar me ide perëndimore bashkëkohore që mendonte për një Shqipëri të pavarur si komb-shtet.
Në kohën kur ‘’E sëmura e Bosforit’ po bëhej gati të përdorte akoma levat e saj mbi Ballkanin, kur shtetet e Ballkanit mendonin më shumë të zhvasnin sesa të jetonin në paqe, shumë personalitete shqiptare që jetonin jashtë atdheut u vunë në lëvizje.
Samiu ishte një personalitet në fushën e kulturës që përdorte 9 gjuhë të huaja, dije të gjera në shumë fusha të shkencave shoqërore si dhe të natyrës, enciklopedist dhe publicist.
Në lidhjet e shumta dhe letrat epistolare që ka me shumë personalitete të kohës ai ka një letër shumë interesante me një personalitet tjetër të mendimit dhe iluminizmit shqiptar, Jeronin de Radës.
Më poshtë janë shprehur mendimet e Sami Frashërit për situatën e krijuar në ato vite, lufta për bashkimin e shqiptarëve, problemin themelor të gjuhës dhe fesë si dhe problemi i Shqipërisë për ndarjen dhe luftën nga shtetet ballkanike, ndikimin e Turqisë.
Ndë Kostandinupojë më 20 të shkurtitë 1881
Zot i nderçur’ e vëlla i dashurë
Përgjigjemi në dy letra të zotërisë sate, njera shkruarë më 28 të sht Mërtirit (novembre), tjatra më 2 të shkurtit (fevrier) 1881. Edhe të lutemi të na ndjejsh që mënuamë të përgjigjeshimë mbë kohë në të parët.
Kemi kënduarë, që motit, këngëtë që ke mbledhurë e punëratë që ke bërë zotëria Jote në gjuhët tënë e për kombinë tënë edhe i kemi pëlqyerë shumë, sikundrë edhe gramatikënë e zotit të nderçurë djalit zotërisë satë z Giussep Radësë, të cilit i gëzohemi edhe e përqafojmë vëllazërisht.
Të përgjigjemi përpara për punët t’allfabetësë: Allfabeta, që ka bërë shoqëria jonë na duketë se është shum’ e leht e e plotë, edhe gjuha jonë shkruehtë me të fort mirë.
Kjo allfabetë ësht’ edhe e pëlqyerë e e dheksurë prej gjithë shqiptarëvet, e sot është e përhapurë nëpër gjithë Shqipërinë. P’andaj na duketë që s’është nevojë të kërkojmë tjetërë alfabetë.
Për punët të fletësë (a ditaresë) jemi menduarë që kohët, edhe shumë herë kemi kërkuarë pandaljenë (la permission) nga kuvern’ e turkutë, po s’na është dhënë; e turku nukë do xjuarjenë e shqiptarëvet edhe lindjen e Shqipërisë përsëri, po do t’e ketë fjetur’e të verbërë.
Kemi shumë nevojë po do t’e sjellë puna që t’e nxjerëm (le publier) në Shqipëri, nukë me gjuhëra shumë po vetëm në gjuhët shqip të pandemë e të njëjtë, sikundrë duhetë të jetë edhe Shqipëria, se shumë gjuh’ë e shumë djalekta sjellinë, ndarje e mërgimi.
Vërtet sot kemi disa djalekta, po këto nukë janë të huaja njera nga jatera; po ca nga fraset edhe nga fjalët e gjuhësë kanë humburë më ca anë të Shqipëris’e të kolonivet e kanë rojturë më ca anë të tjera, shumë fjalë, pase e mbrujtime të fjeshta e të mira që rojnë në Shqipëri janë humburë nëpër kolonit, shumë të tjera janë humburë në Shqipëri e rojnë nëpër koloni(a kolonjat), kshu edhe në mest të Gegërisë e të Toskërisë edhe të gjithë këtyre fjalëve e fraseve bashkë, edhe gjuha shqip do të bëhetë e begatë (riche), e gjerë e do të shpëtonjë nga të pasurit nevojë më fjalë të huaja, edhe gjithë djalektatë do të gjendenë të gjitha të bashkuara e të përzjera.
Të vimë në punët e ndarjes Shqipërisë më tri degë të bashkuara (a trois etats confederes). Kjo punë as e mirë na duketë, as mund të bënetë kurrë në Shqipëri; se e para nukë duamë të ndahemi, po duamë të bashkohemi satë muntmë më teprë; e dyta, Shqipëria nuk ësht’ ndarë pas fevet, edhe shqiptarët e çdo feje nukë janë të ndarë më vet’he po gjendenë të bashkuarë më çdo anë, përveç në Shqpëri të poshtërme që s’ka katolikë.
Shumë fara e fise janë që pushtojnë muhametanë e të krishterë, edhe një i krishterë është m’i aftrë me një muhamentan që ka në farët të ti, se nga një i krishterë që është nga një farë e tjatërë; edhe me të gjithë të pjekurit të huajët, do-me-thënë të turqet, të krekërvet, të shqehet (des slaves) e të tjerëve, që rahana nat- e ditë të na ndajn’ e të na çajnë, vëllazëria në mest tënë nukë na është prishurë, edhe të gjithë shqiptarëtë duanë të quhenë vëllezërë edhe djemt’ e një mëmëdhethi të dashurë; edhe në ka më nonjë anë ndarje duhet t’e çkulim e t’e hedhimë poshtë, duke lënë fetë për në kish’ë për në xhami, e duke bërë gjithë vëllezërë sikundrë n aka bërë natura e sikundrë kemi qënë të moti.
Pun’ e vëllazërisë shqiptarëvet edhe e bashkimit e e ngjalljes Shqipërisë është pun’ e Lidhjesë (de la Ligue) që e ka zënë punënë shëndoshë edhe po vete gjithënjë mbarë; pun’ e të ngjallurit të gjuhësë shqip edhe të bashkuarit të djalektavet t’asaj e të ndritësuarit të kombit tënë që është një pun’ë e shenjtëruarë t’e mbaronjë pa ndihmën e burave si zotëria Jote e si të tjerë djem e të ndrituarë të mëmëdhethit tënë që janë në kolonjat e Italisë e gjetëk.
Po tani nuk po vemi përpara si duamë se gjendemi në një vënt që s’ka dliri(liberte) e papengim për të këtilla punëra, edhe më teprë sot që mbretëri e turkut ka zën’ e s’zë besë më shqiptarët, po i vështron si armiqt e saj.
Punërat që po bën lidhja e Shqipërisë në Gegëri, që nonjë muaj e tëhu, mbase nuk i kini dëgjuarë, se fletët e Evropesë nukë bëjnë shumë fjalë , duk me qënë që më nj’anë Turqia nukë le të dëgjohenë nëpër botët më nj’anë armiqtë tanë greqt’ e shqehtë, duanë t’i tregojnë të vogëla e të mosgjëjta.
Lidhja e shqiptarëvet që ka kërthizën në Pizdren, në Gegëri, ka kërkuarë shumë herë që nga tre vjet e tëhu, bashkim’i i Shqipërisë më një provincë me otonomi po mbretëria gjer më sot e kish gënjyerë me fjalë, edhe s’ka dashurë të bënjë gjë farë për Shqipërinë.
Këtë herë shqipëtarëtë e kupëtuanë fort mirë që mbretëria nukë do të bënjë gjë kurrë për ta, edhe Lidhje e Pizdrenit pa nevojë të bashkojë Shqipërin’ e t’ë bënjë një me otonomi, e mbase me ç’këputje (indepedance) fare, pas punës, kështu Lidhja mori emërin e kuvernos të përdorme (gouvernement provisoire) edhe përzuri kuvernatorëtë turq nga gjithë vilajet i Kosovësë edhe nga Pizdreni, nga Djakova, nga Tetova, nga Dibra etj.
10000 shqipëtarë të armatosurë kanë zënë Ysqypnë (Shqupnë) edhe udhënë e hekurtë; 10000 të tjerë bëhenë gati për të unjurë në Toskëri.
Për pakë kohë do të dëgjoni një ngritje (revolution) të madhe në Shqipëri. Në u bëftë dot Shqipëria më vet’he, nukë do të kemi nevojë për prensër, as të krishten’ as muhametanë, që të na rjepën e të na pinë gjaknë’ vëndi ynë munt edhe do të kuvernohetë prej një farë dhmokratije prej pleqet, sikundrë kanë qenë prindët tanë që motit, edhe sikundrë jan’ edhe sot malësit’ e Shqipërisë, që janë thuase të dlirë e më vetehë.
Po të mbarohetë kjo punë, atëherë [krijohen mundësi] edhe për fletët edhe për të shkelurit e këngëvet të zotërisë s’ate e të tjera. Të falemi me nder e me shumë dashuri.
Sami Frashëri (marrë nga vepra 2 e Sami Frashërit)
Ka kohë që yjet s’ulen përmbi tokë, ka kohë që njerëzit s’rrijnë me krye përpjetë tue pritë me u ra ndër dhambë kafshat’e shkretë – dhe vjershat janë lirue: pesë groshë një okë…
Me duer ndër xhepa poetët trokë shetisin rrugve t’errta, krejt të qetë; askush s’i nget, askush s’po don me i pyetë ç’ka kanë në zemër e ç’ka kanë në kokë…
Urdhno, zotni, pak dritë n’mos daç errsinë! Pesë groshë një okë . – Nji andërr e tanë rinije! Tridhet vjet – e tridhet okë dashnije! Urdhno, zotni, nji kangë për njerëzinë! Pesë grosh nji okë – nji jetë e tanë dlirsije! Tridhet vjet – e tridhet okë marrije!…
Në Muzeun Etnologjik të Kosovës, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka pritur Ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite Khalid Al-Falih, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Arabi, Lulzim Mjeku, ambasadori Faisal Ghazi Hifzi dhe shefi i Fondit Saudit për Zhvillim, Sulltan AlMarshad.
Bashkë diskutuan për trashëgiminë e pasur kulturore të Kosovës, zhvillimet dhe punët që po bëhen në fushën e trashëgimisë e kulturës. Po ashtu për sportin, sukseset e sportistëve kosovarë nëpër botë, për Kampionatin Evropian të Xhudos dhe kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030.
Të dy ministrat konfirmuan gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy shteteve./KultPlus.com
Skenës së Festivalit Folklorik Kombëtar po i vendosen elementët e fundit për të pritur grupet folklorike dhe artistët në mbrëmjet nga 24 qershori deri më 1 korrik 2023.
Rikthimi i Festivalit Folklorik Kombëtar do ta shndërrojë Gjirokastrën në kryeqendrën e kulturës dhe turizmit për më shumë se një javë.
Kur na ndajnë pak ditë nga nisja zyrtare e Festivalit, ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi inspektuan ecurinë e përgatitjeve për zhvillimin jo vetëm të Festivalit por edhe një mori aktivitetesh të tjera që do të zhvillohen gjatë ditëve dhe që kanë për qëllim promovimin e etnografisë, produkteve artizanale, kulinarisë etj.
“Sot kemi një ditë të veçantë sepse kemi ardhur në Gjirokastër për të parë ato elementit e fundit të Festivalit. Jam shumë e kënaqur me grupin që kemi punuar, kur shohim finalizimin e përpjekjeve. Nuk ka periudhë më të mirë, për t’u organizuar. Në Kala do festojmë të gjithë bukurinë shqiptare. Me Flamurin kemi bërë një punë të madhe këto ditë”, u shpreh për mediet ministrja Margariti.
Në skenën e Festivalit Folklorik në Gjirokastër do të interpretojnë 1200 artistë nga 12 qarqet e vendit përzgjedhur nga komisioni artistik. Do të ngjitet në skenë gjithashtu grupi nga Kosova me 60 pjesëmarrës. Interpretim fantastik pritet të ketë edhe ansambli “Shota”, nga Kosova me 50 pjesemarrës. Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Arbereshët e Italisë, grupi i Shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, asambli me shqiptarët e Zvicrës, si dhe asamblet nga Londra dhe grupet shqiptare nga Athina pritet të jenë një tjetër suprizë për publikun shqiptarë dhe turistët.
Përveç skenës në qendër të kalasë së Gjirokastës, pasuri e mbrojtur nga UNESCO, do të ketë edhe skena të tjera me 90 të ftuar special të muzikës popullore moderne, shqiptare dhe të huaj duke i bërë netët të paharrueshme për të gjitha grupmoshat.
Përveç performancave muzikore, një ‘guidë’ e veçantë për Gjirokastrën dhe Shqipërinë turistike do të jenë një serë aktivitetesh promovuese të etnografisë, zejtarisë, kulinarisë etj./atsh/ KultPlus.com
Vrasja e mori nga kjo jetë mirëpo, muzika e tij ende frymon. Haki Misini nuk mbetet vetëm një zë i bukur që dëgjohet por, ai është kthyer në një ndër figurat kryesore të muzikës rok, shkruan KultPlus.
Ani pse kanë kaluar 24 vite prej kohës kur ai u vra, krijimtaria e tij e bujshme do të vazhdoj të jetojë gjatë.
“Në syrin tënd pashë një lot”, “Dashuri e humbur”“Moj e mira te pojata”, “Tri gota”, “Idila verore”, “Qenke rritë moj s’të zen këmisha”, janë këngët që edhe sot vazhdojnë të dëgjohen e interpretohen nga artistë të ndryshëm.
Sot KultPlus ua risjell tekstin dhe videon e këngës “Në syrin tënd pashë një lot,”:
Në syrin tënd pashë një lot, që rrjedhte qetë në vetmi, loti sikur më tha, djalë pse rrinë ne largësi?
Prej meje kush të largoj? Dhe zemrat na i helmoj, vet’ thoshe të dashuroj, ai premtim tash, ku shkoj?
Ku janë netët e haresë? Ku janë ditët e rinisë? Vallë çdo gjë, u vu në harresë i lamë çastet e vetmisë.
Në zemër dritë më nuk ka, errësira seç na kaplon, unë më nuk te shoh, as dielli më nuk më ngroh.
Prej meje kush të largoj? Dhe zemrat na i helmoj, vet’ thoshe të dashuroj, ai premtim tash, ku shkoj?
Ku janë netët e haresë? Ku janë ditët e rinisë? Vallë çdo gjë, u vu në harresë i lamë çastet e vetmisë./ KultPlus.com
Është mbajtur në Elbasan edicioni i 7-të i festivalit të Kitarës i cili garantoi një mbrëmje muzikore fantastike në teatrin Skampa.
Me performancën e tyre Bozhana Pavlova, kitariste koncertale klasike dhe flautistja austriake Birgit Bohm dhuruan spektakël për publikun elbasanas.
“Jam shumë e lumtur që sjell një pjesë të vogël të Vienës, aty ku ne jetojmë e punojmë. Schubert, Giuliani, këto tradita për ne janë shumë të rëndësishme. Le të themi origjina e muzikës nisi kështu në Vienë dhe ne e vijmë më tej këtë gjuhë muzikore në mënyrë kontemporane. Është një eksperiencë shumë e mirë për ta njohur më shumë Shqipërinë dhe do të kthehemi sërish, sepse ne këtu jemi ndjerë si në shtëpi“-shprehet Bozhana Pavlova .
“Për mua si flautist është nder të luaj në festivalin e kitarës. Dhe mendoj që është shumë bukur të dëgjosh këtë ndërthurje të muzikës mes flautist dhe kitarës. U ndjemë shumë mirë këtu. Njerëz të sjellshëm dhe shumë të mirë, po ashtu edhe organizatorët janë kujdesur për çdo gjë për ne.“- shprehet Birgit Bohm.
Sipas drejtorit të festivalit Denis Bizhga të tilla festivale ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e kulturës dhe një turizmi muzikor. I pranishëm në këtë mbrëmje ishte Ambasadori Austriak në vendin tonë i cili me disa fjalë shqip tha se përjetoi një copë Viene në Elbasan.
Nga flamengo deri tek klasikja, jazz-i dhe rock-u, audienca pati mundësinë të shijojë një varg performancash të talentuara nga muzikantet e njohura vjenezë./Top Channel/ KultPlus.com
Sami Frashëri ishte një nga personazhet më të njohur dhe mendjet e ndritura të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Gjatë jetës së tij intensive ai shkroi më shumë se 50 vepra, si fjalorë, enciklopedi, drama, vepra letrare etj., ndër të cilat edhe veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, e cila vlerësohet edhe si “Traktati politik i çështjes kombëtare shqiptare”.
Më poshtë po sjellim disa nga shprehjet më të bukura të Sami Frashërit:
Përvoja është një shkollë, mësimet e së cilës kushtojnë shtrenjtë.
Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz pa mend.
Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
Mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtëra.
Ato çka di njeriu, në krahasim me çka nuk di, janë kurgjë.
Kush zotëron veten e tij, nuk zotërohet nga asnjeri; nuk e mund dot asnjeri atë që mund epshet e tij.
Ai që pranon këshilla është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh këshilla, aq rëndë është t’i pranosh.
Ai që nuk është në gjendje të ecë në rrugë të sheshtë, mos e shtrëngo t’i ngjitet malit.
Njeriu, para së gjithash, duhet të mësojë shkallën e paditurisë së tij.
Paanësia është ajo që shkruan historinë, historia që shkruhet nga anësia, nuk është histori, është përrallë.
Sa ka frikë kusari nga qeveria, edhe tirani aq trembet nga shkrimtarët, e sidomos nga historianët.
Nuk duhet dyshuar për ndershmërinë e atij njeriu që e shajnë dhe e përbuzin lajkatarët.
Atdhetaria dhe humanizmi bëhen me punë e jo me fjalë; kush tregohet i tillë me fjalë, është nje mashtrues.
Historia është një procesverbal, i cili ligësitë e shekullit të tanishëm ia përcjell për gjykim gjykatës së opinionit publik të shekujve të ardhshëm.
Kalben njerëzit e ndershëm aty ku lartësohen lajkatarët.
I mençuri tregon shumë gjëra me pak fjalë; i marri flet tërë ditën dhe nuk tregon asgjë.
Edukimi nuk humb te njeriu me mendje dhe zgjuarësi të kufizuar, por mendja dhe zgjuarësia humbin te njeriu i paedukuar.
Një komb që nuk është në gjendje të dallojë lirinë nga robëria, është një fëmijë që ka nevojë të vazhdojë në shkollën foshnjore.
Dituria dhe shkenca i jep njeriut një armë në dorë, edukata e stërvit në përdorimin e asaj arme. Njeriu që nuk është i zoti të përdorë armën, po t’i jipet në dorë mund të vrasë shokët e vet; edhe një dijetar pa edukatë dhe me vese të liga, me diturinë e tij dëmton veten dhe të tjerët.
Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij ështe morali i përgjithshëm.
Arsimi dhe qytetërimi i ngjajnë diellit që kur lind ndriçon vetëm majat e maleve të larta me një dritë të zbetë por pa shkuar gjatë i forcohet drita dhe nga shkëlqimi i tij përfitojnë përrenjtë më të thellë dhe fushat e luginat.
Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
Më parë se për pasurinë, mjeshtërinë dhe tregtinë e një bashkësie (njerëzore), duhet menduar për edukimin e saj, sepse edukata e mirë është baza e bashkësive njerëzore.
Njeriu mirret me dituri dhe me shkencë gjatë gjithë jetës së tij. Në fëmijëri i mëson ato, në rini i vë në zbatim e në pleqëri mëson të tjerët.
Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen (njëri nga tjetri).
Njeriu me sa të rrojë më shumë sheh dhe më shumë mëson.
Njeriu në të njëjtën kohë është edhe nxënës edhe mësues.
Shërbimin që bën arsimi për përmirësimin e një kombi, ligji s’mund ta bëjë kurrë.
Dijetar (filozof) është ai që i përshtatet puna fjalës së tij e fjala opinionit të tij.
Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e sendeve, por edhe brendinë e tyre.
Dajaku e bën të paedukuar njeriun e edukuar; të paedukuarit ia shton edhe më shumë atë.
Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e tij.
Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh veprat e tyre, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.
Mos e qorto atë që ka rënë në greminë pse nuk i dëgjoi këshillat tuaja, as mos e këshillo përsëri. Po e nxorre nga gremina që ka rënë, atëherë ai panon këshillat e tua.
Biseda lind nga mendimi; biseda pa mendim nuk eshtë bisedë, është grindje.
Kush nuk dëshiron të humbasë për jetë privilegjet e tij, duhet të lëshojë ca prej tyre me dëshirën e tij, sepse druri rritet më shumë kur krasitet.
Aq sa ka nevojë personi me përvojë, por i paditur, për ndihmën e dijetarit, edhe dijetari i papërvoje ka po aq nevojë për ndihmën e atij që ka përvojë, por që nuk është i ditur.
Mëson shumë ai që plotëson çka di dhe përpiqet të përvetësojë çka nuk di, ai që le mangut çka di dhe çohet të mësojë gjëra të tjera, nuk mëson kurrëgjë.
Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua qysh në fëmijëri, sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.
Idetë e mëdha formohen te shpirtërat e mëdhenj.
Edukimi nuk është për ta zhveshur njeriun nga natyra, por për të ushqyer moralin e tij brenda natyrës së tij.
Epokat që përmenden shkurt në histori, janë epokat më të lumtura të njerëzisë.
Vetëm opinioni publik është baza e lirisë, forca e edukimit, udhëheqës i qeverive.
Merita dhe talenti që qëndrojnë të heshtur dhe të fshehur në periudhën e tiranisë, fillojnë të ndriçojnë porsa lind drejtësia.
Modestia dhe thjeshtësia është një e mirë, të cilën çdo njeri dëshiron ta shikojë te tjetri, por nuk don ta ketë vetë.
Qeverisja e racës njerëzore me edukim është shumë më e lehtë se qeverisja me ligj.
Njeriu mund të humbë çdo liri të tij, por nëse e ruan lirinë e mendimit, prapëseprapë i lirë është.
Fjala e gjatë ka kuptim të shkurtër.
Mendimi s’kuptohet nga sasia, por nga pesha; mendimi i një dijetari nuk mund të krahasohet me mendimin e një mijë injorantëve.
Sa zor është për njerëzit e mësuar të bëjnë pasuri, aq i vështirë është mësimi për të pasurit.
Shumë rrallë del e mundur dhelpëria në luftë me nderin.
Mësimi më i madh në këtë botë është vështirësia; s’ka sukses ai që nuk has në vështirësi.
Thjeshtësia është stolia e atyre që janë të edukuar dhe të mësuar.
Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
Ashtu sikundër që gratë të shumtën e herës mbajnë në dorë një pasqyrë për të rregulluar të metat e stolisë së tyre, edhe shoqëria njerëzore nuk duhet ta largojë nga sytë pasqyrën e diturisë e të shkencës dhe të përpiqet që të përmirësojë të metat që sheh.· Po të luajë mësuesi ç’ka nuk bëjnë nxënësit.
Nuk është për t’u çuditur po nuk u pa patriotizëm prej atyre që shiten si atdhedashës, sepse duke shitur herëpashere, natyrisht, u është sosur.
Dituria nuk është për të poshtëruar të paditurit e për t’u bërë kryelartë, por është për të pasur dhimbësuri për të paditurit, për t’i stërvitur ata sa të jetë e mundshme, që t’i bësh ata të përfitojnë nga dituria që ke.
Më i ligu i kopracëve është ai i diturisë, domethënë ai që nuk do të përfitojë njeri nga ato që di ai.
Elokuencë e vërtetë është të thuash plotësisht atë çka është për t’u thënë dhe të mos thuash gjë tepër saj.· Nuk i thuhet frikacak çdo njeriu që nuk është trim; ka shumë shkallë në mes trimërisë e frikës.
Turma është armike e arsyes dhe e së drejtës. Po t’i përshtatet një gjë arsyes dhe së vërtetës, tërheq përbuzjen e turmës; gjërat që nuk i mbështeten asnjë arsyeje dhe që janë në kundërshtim me të vërtetën, janë gjithmonë të pëlqyera nga turma.
Njeriu i mirë asnjëherë nuk arrin të hakmerret; derisa armiku i tij të jetë i fortë, nuk është në gjendje t’i bëjë gjë, kur do ta gjejë armikun të dobët, e mund mëshira dhe i ikën dëshira për t’u hakmarrë.
Lulja rritet me diell, por thahet nga vapa e madhe; njeriu edukohet me arsim, por rëndimi me mësime në fëmijëri jashtë forcës së tij e dërmon. Ashtu sikundër bima që ka nevojë për nxehtësi, ujë e freski, edhe njeriu bashkë me arsim dhe edukim ka nevojë edhe për zbavitje e shëtitje./libohova.com/Kultplus.com
Këto ditë Teatri “Avdush Hasani” doli me shfaqje premierë, dramën ‘Requiem’, me autor Mehemt Krajadhe regjisor Naser Shatrolli.
Nga Agron Gërguri
Teksti i Mehmet Krajes trajton çështje të lëvizjes (apo lëvizjeve)kombëtare të shqiptarëve të Kosovës në përpjekje për emancipim politik dhe çlirim me synime tē mëvetësimit dhe bashkimit. Veprimtari e cila në nismë është farkuar në sisteme të treshit mëpastaj e organizuar në parti e organizata që kryesisht kishin në emërtim larinë dhe çlirimin. Kjo përpjekje e cila në vitin 1968 e nxorri flamurin për të vazhduar me betejën në vitin 1981, me kërkesen që dera e
74 – tës duhej zgjeruar kundrejt pushtetit i cili atë derë donte ta mbyllte me parmak që përfundimisht u këputen në vitin 1999.
Me një dozë të realitivizimit të rëndësisë së palëve, thjeshtëzuar në enverist (Republika-Bashkimi Kombëtar) titist (Kushtetuta`74) tash kur Republika është e shpallur, duken teprim (kjo ka të bëjë me tekstin e shfaqjes) ngase sikur janë të njëjtësuara palët ndërvepruese apo se autori amputon zhvillimet dramatike duke i trajtuar si kryekput farsike dhe groteske që pasqyrohen e nuk zbërthehen. Mirëpo vëlimet përbrenda, të kryepersonazhit Sheremetit(Besart Zeneli) dhe çasja prokreative e regjisorit Shatrolli na qonë në bërthamë të çështjes për të gjetur psehet që e kanë tunduar lëvizjen bashkë me konfliktet brenda llojit në rrugën e finalizimit të qëllimeve politike që kulmoj me shpalljen e Pavarësisë që disa prej veprimtarëve si puna e Sheremetit ishin jashtë procesit, përkundër veprimtarisë dhe kjo i bënë të ndihen të parëndësishëm. Kuptimin apo keqkuptimin e kësaj “parandësie”(lexo margjinalizimi) Sheremeti mundohet ta gjej duke shkruar libër, në përpjekje për ta vendosur veten aty ku mungon.
Demaçi bazament i veprimtarisë
Lëvizja ilegale, siç sinjalizon regjisori, me portretin e Demaçit ngjitur në makinën e shkrimit ka pasur për bazament(lexo frymëzim) veprimtarinë e tij.
Marrëdhëniet midis personazheve autori i shfaqjes i trajton duke fuqizuar konfliktin e brendshëm bazuar në qëllimet, ambiciet e dilemat deri te flirtimet midis shokëve dhe shoqeve të ilegales që nganjëhere kanë qenë përcaktuese për karakterin e veprimit të tyre duke e tejkaluar kështu steretipin e trajtimit farsik dhe grotesk. Edhe pse operimin e mirëfillt dramatik nuk e “mirëpret” teksti i Krajës i cili kryesisht është bazuar në veprime foljore, regjisori në rrëfimin e tij skenik “paralel” ka injektuar situate dramtike të ndërtuara estetikisht domethënshëm.
Derisa Kraja e ka thjeshtëzuar rrëfimin , Shatrolli me fjalorin e tij regjisorial nxjerr e fuqizon kuptime, me shenja e simbole siç është kazani në të cilin zihen qorba e ambicieve e melmësuar me patriotizëm, ku digjen shkrimet e Sheremetit, e qelin lulet plastike të përkujtimit.
Stonimi gjatë këndimit të Himnit Kombëtar, Pavarësinë e lë pa tekst
Temës, në dukje të trivializuar, regjisori i çaset kreativisht shqyrtueshëm duke depërtuar nën rrogoz dhe për të nxjerr në pah se realacioni titist – enverist është ngre mbi çështjen e jo sistemet dhe ende nuk ka shteruar interpretimet dhe të kuptuarit e veprimtarisë përtej personazheve të dramës: Sheremetit dhe Demushit. Dikush stonojë gjatë këndimin të Hymnit Kombëtar dhe erdhi Pavarësia si kompromisi me Hymnin pa tekst.
Edhe pse shumë çështje ashtu si qendrimet politike të Sheremetit në shfaqjen “Requiem” nuk kanë lëvizur vendit, ngase siç thotë ai …”gjithë na është dashur një dashnore dhe një spiun” dhe mbase kështu duke ruajtur dhenët me ujk është dekonspiruar çështja pa e ditur se dekonspirues ishinë vetë ata që pyesnin kush, siç i ndodhë Sheremtit andaj shiu bie shpesh për të pastruar mëkatet. Pra në zhvillimet politiko – patriotike të viteve që requiemisht i trajton shfaqja përveç titistëve dhe eneveristëve kishte edhe palë tjera, dashnore e spiujë si adrenalinë e veprimtarisë në rrugën e dashurifrikës nëpër të cilen ka ecur çështja.
Urime Pavarësia
Sheremeti dhe Demushi si dy skaje të mendësisë kombetare një ditë të bukur zgjohen në Kosovën e pavarur. Asnjeri i kënaqur me rezultatin e angazhimit të tyre politikë. Njeri donte bashkim kombëtar tjetri në bashkësinë jugosllave shihte përspektiven e zhvillimit dhe Kosova Republikë erdhi si kompromis e mundësi pajtimi. Kjo situatë e re në dukje groteske bëhet realitet edhe për Sheremetin dhe Demushin dhe kur këtë realitet ata e pranojnë, tek atëhere u bie adrenalina(lexo ambicia) politike. Sheremeti akuzon të tjerët për diçka që kishte bërë vetë duke e portokallizuar çështjen.
Kur e zbulon vetëveten atëhere nxjerr rakinë e fshehur jo të festoj por i kapluar nga pesha e fajit ndihet i parëndësishëm pasi që e humbur dashnoren, gruan dhe fëmijët e gjenë mbështetjen tek Skenderbeu për të mos u rrëzuar nga “Urime Pavarësia”. Dilemat mbesin.
Operim brenda gjuhës specifike të regjisurës
Regjisura e Shatrollit deshifron dhe krijon nëntekste, dialogon me tekstin e Krajës për të nxjerr në dritë skenike figura e fotografi të ndërtuara me finesa artistike duke e vu në funksion të këtij trajtimi skenografinë(mjeshtër Artan Hasani), ndriçimin(mjeshter Skender Latifi) dhe kolonat muzikore për të na e thurur një rrëfimi për një kohë të idealeve që ende rrjedh. Mizanskenë e pastër ku veprojnë personazhet si Shermeti i Besart Zenelit në dukje i qetë por që digjet s’brendëshmi për ngjarjet që po zhvilloheshin pa te. I futet requiemshkrimit duke mbledh copëza revolte nga e kaluara për ta ushqyer shperthimin në raport me idealin të cilin e ka “tradhëtuar” vetë, duke e ndërtuar kështu karakterin e personazhit në kohën aktive të shfaqjes. Muhamet Zeka (Demushi) i kishte mishëruar bukur në interpretim karakteristikat kryesore të personazhit në fytyrën e një pushtetari komunist cili duke e ditur veten se kush është po mundohej të gjej rrugën për të mbijetuar duke pranuar rezultatin politik që dikur e kishte gjykuar. Edhe partiturat e aktoreve Sindi Çitaku, Valire Haxhijaj-Zeneli ishin në funksion të shfaqjes bashkë me Ramadan Malajn – Badin dhe Gani Morinën të cilēt e kompletuan nuanca të kararakterve në fotografinë e shfaqjes. Freskia skenike në interpretim dhe në kompletimin e idesë së aurorit të shfaqjes ishin edhe dy aktorët e rinje Yzeir Meha dhe Albana Gashitë cilët me kreacionin e tyre përshfaqen idenë e qendrimeve kritike që jo rrallë mund të identifikohen si konflikt gjeneratash.
Kontribut për realizimin e shfaqjes dhanë edhe Ardiana Mehmeti: ass regjisore, kosumografe:Flutura Dedinja, Përzgjedhjae e muzikës: Mithat Ramadani, ndriçues: Jeton Berisha, puntor skene: Arton Mustafa dhe dizajni: Dalmat Dobra./KultPlus.com
Ridvan Dibra është shkrimtar i njohur i prozës shqipe. Nga veprimtaria e tij kijuese si shkrimtar kemi, 17 romane, të cilat ka shtruar autori në librin e tij ‘’Për romanin dhe romanet’’, ndër të tjera ku jep përmes eseve mënyrën e shkrimit dhe botimit të këtyre romaneve.
Për romanin dhe romanet, është libri i botuar i shkrimtarit Ridvan Dibra, në vitin 2021, në Prishtinë. Me magjinë e fjalës, mjeshtrinë dhe zotërimin e shkrimit, ky shkrimtar sjell një model ndryshe të librit modern, duke shfaqur përmes eseve dhe shënimeve të tij një lloj biografie të romaneve të tij të botuara deri më tani. Libri ndërtohet nga shtatëmbëdhjetë ese që përfshijnë do të thotë gjitha romanet e tij sic u përmend më lart, një faqe hyrëse me të dhëna mbi librin dhe një pjesë të fundit për romanet e pabotuara. Pas çdo eseje, shkrimtari fut intermexo, për të krijuar një shkëputje mes çdo romani, duke i dhënë nuanca kuptimit të romanit dhe shkruarjes së tij. Ky libër është një paraqitje e shënimeve të cilat janë në njëfar mënyre përgjigje për romanet e tij, por ndërkohë janë edhe paraqitje e etapave kohore të jetës së autorit, por që nuk nxjerrin shumë mbi jetën e tij. Mbanë një frymë të vazhdueshme të shkrimit të këtyre eseve në libër, pra të gjitha kanë një rregull, të japin të dhëna mbi romanin e caktuar, vendin e botimit të e tij, suksesin dhe jetëgjatësinë e tij. Nuk bënë lojëra me gjuhën poetike të shkrimtarit. Zgjedh fjalitë e shkurtëra, të pikasura dhe të drejtëpërdrejta në lidhje me temën e romanit. Figurat letrare, e kryesisht sarkazmën, ironinë e groteskun ika lënë në vendin e romanit, në këtë libër vetëm hera-herës gjen ndonjë ironi të vogël. Ky libër ndërtohet nga 165 faqe gjithsej, dhe është I mirëpritur deri më tani.
Sa rrezikoi autori me vërtetësinë e romaneve të tij?
Shkrimtari zgjedh të bëj një përmbledhje të tillë mbi historinë e romaneve të tij, duke shfrytëzuar shënimet e tij dhe kujtimet. Në një mënyrë të qartë dhe të hapur, ai tregon udhëbotimin e secilit roman të tij të deritanishëm. Në librin ‘’Për romanin dhe romanet’’, shpreh dashurinë e tij ndaj të shkruarit romane, dhe entuziazmin e përshkallshëm, se si e kishte realizuar secilin roman.
Ajo që bie në sy, kur merret në lexim ky libër, është guximi i shkrimtarit për të nxjerrë histori nga jeta e tij dhe e romaneve. Ndryshe, nga që jemi mësuar që shkrimtarët ta ruajnë dhe privojnë jetën e tyre, edhe pse edhe ky shkrimtar, nuk jep detaje nga jeta e tij por vetëm ajkën e disave. Nga kjo lë të kuptohet që qëllimi i shkrimtarit ka qenë të tregojë me stil guximin dhe maturinë në të shkruar.
Meqë, postmodernizmi si frymë e re godet, pikërisht secilin shkrimtar duke i ndërlidhur jetën e tij me veprën, e gjej të arsyeshme ta quaj guxim nga ana e shkrimtarit, për këtë libër të shkruar, që ndryshe duket biografik, pra në kuptimin e romanit.
Por a ka rrezikuar autori me këtë libër? Pa dyshim se jo!
Ai e bënë të qartë dhe më origjinale idenë e secilit roman të botuar. Merr fjalën e lënë prapa, në kuptimin, vëmendjen e romanit të një periudhe kohore të kaluar dhe e rikthen në të tashmen. Lexuesi, pas informacioneve të marrura, tashmë shtesë mbi romanin e lexuar, ta hamendësojmë romanin ‘’ Francë Kafka I shkruan të birit’’, ai e ka lexuar dhe e di qartë çfarë flitet në atë roman, por duke e shtjelluar autori idenë dhe peripecitë e tij për botimin e këtij romani, zgjon interesimin e rileximit. Dhe tek lexuesi i ri zgjon interesimin e leximit të ndonjërit roman që i ka ikur pa e lexuar, kështu që fut në lojë krijimtarinë e tij por në një lojë të frytshme.
Ndër të tjerash me këtë formë, i përgjigjet të gjitha atyre pyetjeve që mund t’i kenë ikur një intervistuesi, një lexuesi që ka dërguar mesazh apo një të pranishmi në sallën e promovimit të librit që nuk pati guximin të shtronte pyetjen e tij. Pra, romanet përgjigjen këtu me penën e shkrimtarit, duke i prekur edhe njëherë lexuesit mendjen.
Shkrimtari, siç e thashë, përvec historitë e romanit, ndan histori edhe nga jeta e tij. Ai tregon procesin e krijimit, se si dhe ku i kishte lindur ideja apo frymëzimi për secilin roman. Duke shfaqur këtë pikë krysore të veprimtarisë së tij, nuk rrezikon, por qëllon shënjestrën e vëmendjes. Thuajse në secilin promovim të librit atij i shtrohet pyetja, nga ju erdhi ideja apo ku jeni frymëzuar. Dhe në secilën besoj t’i jetë përgjigjur autori, në stilin e shkrimtarit dhe artistit, i cili jep vetëm gjysmën e idesë dhe asnjëherë të plotën, sepse kjo ka të bëjë me artin. Por në këtë libër, ai zgjedhë të tregojë edhe copëza nga jeta e tij, p.sh. martesat dhe divorcet, përjetimet fëmijërore, lëvizjet e punës, lidhjen e tij më të birin etj,. që në romanet e lexuara mund të jenë dukur histori trilluese apo imagjinare të një autori.
Se a është kjo formë, një ironi ndaj pyetjeve dhe kritikave drejt autorit dhe librave të tij, përgjigjen e gjejmë në intermexot e vendosura që janë kryesisht për romane. Megjithatë, guxoi dhe rrezikoi t’i dalë përballë një fryme letrare, duke i dhënë aq shumë mbi veprën e tij dhe aq pak në të njëjtën kohë.
Një shkrimtar nuk mund ta ketë edhe aq të lehtë të flas për krijimtarinë e tij, e sidomos në këtë formë kaq të hapur, duke i cenuar vetës kritika për librin dhe mbi formën se si shprehet me njerëzit që ai ka punuar dhe marrëdhëniet e tij në përgjithësi me të tjerët. Dibra e bënë këtë duke e ditur që kjo do t’ia kthente një vëmendje të rëndësishme letrare dhe kulturore jetës së tij prej shkrimtari.
A shtyn ky roman në krijim një autor të ri?
Tash, meqë autori zgjedh që këtë krijimtarinë e tij ta shpalos sesi ka arritur deri këtu, një pasionant i ri i romanit, gjënë e parë që do ta ketë në mendje pas leximit të këtij libri është, si ta nis romanin e tij. Por, duke kaluar romanin e parë, që shkrimtari shumë qartë tregon se realizimi i tij nuk qe i lehtë, edhe pse në atë moshë e kishte menduar si të lehtë, pastaj stepet lexuesi. Do ta vërej se romani nuk qenka thjesht, një e shkruar e jetës së shkrimtarit e as një e ide e trilluar që përmban ngjarje. Shkrimtari gjatë rrugëtimit të tij, formohet nga ana sintaksore, gjuhësore e letrare dhe ajo poetike. Romanet e tij janë më të strukturuar, tani nuk ka rëndësi më vetëm ideja, romanet kanë formë, kanë përmbajtje më të thukët. Secili roman vjen e bëhet më i përsosur apo të themi më i kompletuar nga ai paraprak.
Kjo do të dridhë tashmë guximin e një krijuesi të ri. Do ta luhat brenda fuqisë së artit dhe talentit të tij, por gjithmonë në aspektin pozitiv. Ajo çfarë më ndezi në fillim edhe mua, ishte po e njëjta me shkrimtarin, dëshira për të shkruar dhe mos ta mbajë në vete.
Duke pasur parasysh që krijuesit e rinj, nuk janë shumë të sigurt në vete dhe ndonjehërë presin momentin e duhur, vendin e duhur apo shkakun për të realizuar romanin e tyre, përmes disa thënieve të tij të ndara mbi konceptin e romanit, bënë një shtytje të mirë dhe ndikuese shkrimtari.
Libri që hapet me esenë e parë mbi romanin ‘’Nudo’’, mbyllet me romanin e fundit të titulluar, ‘’Gruaja që deshe’’, të cilin ia kushton gruas së tij dhe e realizon me ndihmën e saj, por pa e ditur ajo. Autori bënë të ditur që ky roman nuk është botuar ende dhe është në vitin 2021, duke pritur një përgjigje nga shtëpia botuese ‘’Onufri’’, por nga kwrkimet e bwra, ai wshtw botuar tanimw.
Ridvan Dibra duke u njohur me stilin e tij eksperimentues në letërsi, edhe kësaj radhe vjen më një model të ri krijimi, me pasurimin dhe forcimin e titullit të tij prej shkrimtari. Ai hap dyert për lexues të rinj, krijues të rinj dhe kritikë. Një formë e tillë e paraqitjes së romaneve përmes eseve e bënë më të glorifikuar qëllimin e shkrimtarit me romanet që ka botuar. Kjo nxit kureshtje tek lexuesi dhe kritika, për shkak të asaj që kam thënë në fillim, që jep shumë dhe jep pak në të njëjtën kohë.
Për të realizuar një punë të tillë padyshim që shkrimtarit i duhej punë të rigjente shkrimet apo shënimet e tij dhe ta detyronte kujtesen t’i sjellte kujtime, që do të thotë, përvec pasionit, iu deshën edhe shumë elemente të tjera dhe punë./ KultPlus.com
Katër sportistë do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Speciale Botërore 2023 që po mbahen në Berlin.
Leart Gashi, Arta Avdyli, Lirika Sadiku dhe Florent Haziri janë atleatët tanë që po marrin pjesë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore 2023, një prej ngjarjeve sportive më të mëdha për sportistët me aftësi të kufizuara.
Në ceremoninë e hapjes morrën pjesë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, zëvendësministrja e MKRS Daulina Osmani dhe ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti./KultPlus.com
Filmi i metrazhit të gjatë ‘I treturi’ me regji nga Arben Thaçi, është prezantuar gjatë festivalit ndërkombëtar të filmit oriental në Gjenevë, përcjell KultPlus.
Filmi është një dramë psikologjike me elemente të luftës që përfshin periudhën e fundit të luftës së dytë botërore. Protagonisti i filmit i luajtur nga aktori Sotiraq Bratko, duke shkruar kujtimet e tij, përpiqet të na zbulojë diçka nga e kaluara e tij e mjegullt, diçka që e fsheh nga njerëzit, gruaja e tij (Eva Alikaj) madje edhe nga vetvetja. Ajo që na zbulon është plot faj, pendim e tmerr që nuk e kanë lënë të qetë për aq kohë sa është izoluar nga bota e njerëzit.
“I treturi” është prodhim kinematografik i produksionit Arbfilm, i financuar nga Agjencioni i Filmit i Maqedonisë së Veriut, ndërkaq si bashkëprodhues minoritar është përfshirë Qendra Kinematografike e Kosovës përmes Ikone Studio me producentët: Valon Bajgora, Yll Uka dhe Agon Uka, si dhe Qendra Kinematografike Kombëtare e Shqipërisë përmes produksionit B&G Film Pro me producent Besnik Bisha.
Berati, qyteti i një mbi një dritareve, po mirëpret një numër gjithnjë e më të lartë turistësh, në të gjitha stinët e vitit.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto të turistëve që vizitojnë një nga pikat më atraktive të tij, kalanë.
“Vërshimi i turistëve drejt Beratit”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Berati, tashmë qytet i UNESCO-s, të ofron ndër të tjera plot shtëpi të epokës otomane, struktura mbresëlënëse të kështjellës dhe kishave mistike dhe xhamive, të vendosura në krah të kodrave dhe maleve që kanë në mes lumin Osum.,
Kalaja e Beratit është një nga atraksionet më piktoreske në zonë. Kjo kështjellë e epokës romake ulet sipër një kodre shkëmbore në bregun e majtë të lumit Osum me pamje nga qyteti i Beratit.
Numri i vizitorëve ka ardhur gjithnjë e në rritje dhe ky sezon veror ka pritshmëri të lartë jo vetëm në Berat por edhe në destinacionet e tjera turistike të vendit./atsh/KultPlus.com
“Le Rappel” ka botuar,të mërkurën e 19 qershorit 1878,në ballinë, fjalimin e Victor Hugo, të mbajtur me rastin e Kongresit letrar ndërkombëtar në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Ky është fjalimi i mbajtur nga Victor Hugo në sesionin e hapjes së Kongresit letrar ndërkombëtar:
Zotërinj,
Ajo që e bën madhështinë e vitit të paharrueshëm në të cilin jemi është se, në mënyrë sovrane, mbi thashethemet dhe zhurmat, duke imponuar një ndërprerje madhështore të armiqësive të çuditshme, ai i jep zë civilizimit.Mund të themi për të : ky është një vit i bindur.Atë që dëshironte të bënte, ai e bëri.Ai zëvendëson axhendën e vjetër, luftën, me një axhendë të re, progresin.Ai u bë ball rezistencave.Kërcënimet gjëmojnë, por bashkimi i popullit buzëqesh.Vepra e vitit 1878 do të jetë e pashkatërrueshme dhe e plotë.Asgjë e përkohshme.Ne ndiejmë se në gjithçka që bëhet ndihet diçka përfundimtare.Ky vit i lavdishëm shpall, përmes Ekspozitës së Parisit, aleancën e industrive;me njëqindvjetorin e Volterit, aleancën e filozofive;me kongresin të mbledhur këtu, aleancën e letërsive (Duartrokitje);federatë e madhe pune në të gjitha format; venerim i vëllazërisë njerëzore që ka si bazë fshatarët dhe punëtorët dhe si kurorë mëndjet.(Bravo.)
Industria kërkon dobinë, filozofia kërkon të vërtetën, letërsia kërkon të bukurën.E dobishmja, e vërteta, e bukura, ky është qëllimi i trefishtë i gjithë përpjekjes njerëzore; dhe triumfi i kësaj përpjekjeje sublime është, zotërinj, civilizimi midis popujve dhe paqja midis njerëzve.
Për të dëshmuar këtë triumf, ju jeni dyndur nga të gjitha pjesët e botës së civilizuar.Ju jeni inteligjencat e mëdha (zgjuarsia) që kombet i duan dhe i respektojnë, ju jeni talentet e famshëm, zërat bujar të dëgjuar, shpirtrat në punën e përparimit.Ju jeni paqeruajtësit.Ju sillni këtu rrezen e vlerave.Ju jeni ambasadorët e shpirtit njerëzor në këtë Paris të madh. Mirësevini !Shkrimtarë, oratorë, poetë, filozofë, mendimtarë, luftëtarë, Franca ju përshëndet.(Duartrokitje të zgjatura.)
Ju dhe ne, ne jemi qytetarë të qytetit universal. Të gjithë, krah për krah, le të pohojmë unitetin dhe aleancën tonë. Le të hyjmë, të gjithë së bashku, në atdheun e madh të qetë, në absoluten, që është drejtësia, në idealin, që është e vërteta.
Nuk është për interes personal ose të kufizuar që jeni mbledhur këtu; është për të mirën e përbashkët. Çfarë është letërsia? Është aktivizimi i shpirtit njerëzor. Çfarë është civilizimi? Është zbulimi i përhershëm që shpirti njerëzor ndërmerr në çdo hap; nga ku fjala « Përparim ».Mund të themi se letërsia dhe civilizimi janë identike.
Popujt e masin veten me letërsinë e tyre.Kalon një ushtri prej dy milion burrash, por një Iliadë mbetet;Xercès ka ushtrinë, por i mungon epika (epopeja) : Xercès harrohet.Greqia është e vogël në territor dhe e madhe me Eskilin. (Lëvizje) Roma është vetëm një qytet; por përmes Tacitus, Lucretia-s, Virgjilit dhe Juvenal-it, ky qytet mbush botën.Nëse flisni për Spanjën, Cervantes shfaqet; nëse flisni për Italinë, Dante ngrihet; nëse përmendni Anglinë, shfaqet Shekspiri.Në kohë të caktuara, Franca përmblidhet në një gjeni dhe shkëlqimi i Parisit bashkohet me qartësinë e Volterit. (Bravo të përsëritura.)
Zotërinj, misioni juaj është i lartë. Ju jeni një lloj asambleje themeluese e letërsisë. Ju keni kapacitetin, nëse jo të miratoni ligje, të paktën t’i diktoni ato. Thoni gjërat e duhura, shprehni idetë e duhura dhe nëse, nga e pamundura, nuk ju dëgjojnë, epo mirë, do ta bëni ligjin të kuptojë gabimin e tij.
Ju do të bëni një themel, pronën letrare. Ajo është në të drejtën (drejtësinë), ju do ta vendosni në kod (ligj). Sepse, unë them, zgjidhjet dhe këshillat tuaja do të merren parasysh.
Ju do të bëni që legjislatorët të cilët dëshirojnë ta reduktojnë letërsinë në një fakt lokal, të kuptojnë se letërsia është një fakt universal. Letërsia është qeverisja e njerëzimit nëpërmjet mendjes njerëzore. (Bravo)
Prona letrare është e dobishme për përgjithësinë. Të gjitha ligjet e vjetra monarkike e kanë mohuar dhe ende e mohojnë pronën letrare. Çfarë qëllimi? Me qëllim skllavërimin. Pronari-shkrimtar është shkrimtari i lirë. T’i heqësh pasurinë do të thotë t’i heqësh pavarësinë. Të paktën shpresojmë kështu.Prej kësaj, ky gabim i veçantë, i cili do të ishte fëminor nëse nuk do të ishte tradhtar :Mendimi i përket të gjithëve, prandaj nuk mund të jetë pronë, prandaj prona letrare nuk ekziston. Konfuzion i çuditshëm, së pari, i aftësisë së të menduarit, e cila është e përgjithshme, me mendimin, i cili është individual;mendimi jam unë; pastaj, konfuzion i mendimit, një gjë abstrakte, me librin, një gjë materiale.Mendimi i shkrimtarit, si mendim, i shpëton çdo dore që dëshiron ta kapë atë; fluturon nga shpirti në shpirt;ai e ka këtë dhuratë dhe këtë forcë, virum volitare per ora;por libri është i dallueshëm nga mendimi; si libër, është i kapshëm, aq i kuptueshëm sa që ndonjëherë kapet. (Qeshin.)Libri, produkt i shtypshkronjës, i përket industrisë dhe përcakton, në të gjitha format e tij, një lëvizje të gjerë tregtare; ai shitet dhe blihet;është pronë, vlerë e krijuar dhe jo e fituar, pasuri e shtuar nga shkrimtari në pronën kombëtare, dhe, në të vërtetë, në të gjitha aspektet, më e pakontestuesja e pronave.Kjo pronë e paprekshme shkelet (dhunohet) nga qeveritë despotike; ata konfiskojnë librin, duke shpresuar të konfiskojnë shkrimtarin.Nga ku sistemi i pensioneve mbretërore.Merrni gjithçka dhe jepni pak.Shkatërrim dhe nënshtrim të shkrimtarit.E vjedhin, pastaj e blejnë.Përpjekje e padobishme, për më tepër.Shkrimtari shpëton. Ne e bëjmë atë të varfër, ai mbetet i lirë.(Duartrokitje.)Kush mund t’i blejë këto ndërgjegje madhështore, Rabelais, Molière, Pascal ?Janë përpjekur, por rezultati është i dëshpëruar.Monarkia është një lloj thithje e tmerrshme e forcave vitale të një kombi;historiografët u japin mbretërve titujt e etërve të kombit dhe etërve të letrave;gjithçka mbahet në tërësinë fatale monarkike;Dangeau, lajkatar, e sheh nga njëra anë, Vauban, i ashpër, e sheh nga ana tjetër;dhe, për atë që quhet “shekulli i madh”, për shembull, mënyra në të cilën mbretërit janë baballarë të kombit dhe etër të letrave rezulton në këto dy fakte të liga: njerëzit pa bukë, Corneille pa këpucë.
Çfarë fshirje e errët o mbretërim i madh!
Zotërinj, le t’i kthehemi parimit : respektimi i pronës. Le të vëzhgojmë pronën letrare, por, në të njëjtën kohë, të krijojmë pronën publike.Të shkojmë me tej. Le ta bëjmë më të madhe. Që ligji t’u japë të gjithë botuesve të drejtën të botojnë të gjithë librat pas vdekjes së autorëve, me kushtin e vetëm të pagimit të trashëgimtarëve të drejtpërdrejtë të një honorari shumë të ulët, i cili në asnjë rast nuk tejkalon pesë ose dhjetë përqind të fitimit neto.Ky sistem shumë i thjeshtë, i cili pajton pasurinë e padiskutueshme të shkrimtarit me të drejtën jo më pak të padiskutueshme të pronës publike u tregua, në komisionin e vitit 1836, nga ai që po ju flet në këtë moment dhe kjo zgjidhje mund të gjendet, me të gjitha zhvillimet e saj, në procesverbalin e komisionit, botuar më pas nga Ministria e Brendshme.
Parimi është i dyfishtë, mos të harrojmë. Libri, si libër, i përket autorit, por, si mendim, i përket – fjala nuk është shumë e gjerë – njerëzimit.Të gjitha inteligjencat janë të pranueshme. Nëse një nga dy të drejtat, e drejta e shkrimtarit dhe e drejta e shpirtit njerëzor, do të sakrifikohej, sigurisht që do të ishte e drejta e shkrimtarit, sepse interesi publik është shqetësimi ynë i vetëm, dhe të gjitha, unë e deklaroj që duhet të radhiten para nesh (Shenja miratimi).
Por, sapo e thashë, kjo sakrificë nuk është e nevojshme.
Ah! drita ! drita gjithmonë ! drita kudo !Nevoja për gjithçka është drita.Drita është në libër.Hapni librin në tërësi.Lëreni të shkëlqejë, lëreni të jetë (bëjë).Kushdo që jeni që dëshironi të edukoni, gjallëroni, ndërtoni, zbutni, qetësoni, vendosni libra kudo;mësoni, tregoni, demonstroni;shumëfishoni shkollat;shkollatjanë pikat e ndritshme të civilizimit.
Ju kujdeseni për qytetet tuaja, dëshironi të jeni të sigurt në shtëpitë tuaja, jeni të preokupuar nga ky rrezik : lëreni rrugën të errët;konsiderojeni këtë rrezik edhe më të madh: ta lini mendjen njerëzore në errësirë.Inteligjencat janë rrugë të hapura; ata kanë vajtje-ardhje, kanë vizitorë, të mirë apo të këqij, mund të kenë kalimtarë fatalë; një mendim i keq është i njëjtë me një hajdut nate, shpirti ka keqbërës; sillni dritë kudo;mos i lini në inteligjencën njerëzore ato qoshe të errëta ku mund të kenë folenë bestytnitë, ku mund të fshihet gabimi, ku mund të fshihen gënjeshtrat.Injoranca është një muzg; e keqja rri aty.Merrni parasysh ndriçimin e rrugëve; por mendoni gjithashtu, mendoni mbi të gjitha, për ndriçimin e shpirtrave. (Duartrokitje të zgjatura.)
Kjo kërkon, sigurisht, një shpenzim të mrekullueshëm të dritës.Pikërisht, për këtë shpenzim të dritës, Franca ka punuar për tre shekuj.Zotërinj, më lejoni të them një fjalë birnore, e cila, për më tepër, është në zemrat tuaja si në timen;asgjë nuk do të mbizotërojë kundër Francës.Franca është në interesin publik.Franca po ngrihet në horizontin e të gjithë popujve.Ah! Thonë ata, bën dritë, Franca është aty! (Po / po…Bravo të përsëritura.)
Se mund të ketë kundërshtime ndaj Francës, kjo çudit; por ka megjithatë ;Franca ka armiq.Ata janë madje armiqtë e civilizimit;armiqtë e librit, armiqtë e mendimit të lirë, armiqtë e emancipimit, provimit, çlirimit;ata që shohin në dogmën një mjeshtër të përjetshëm dhe në njerëzimin një të mitur të përjetshëm.Por ata po humbin kohën e tyre, e kaluara ka mbaruar, kombet nuk kthehen në të vjellat e tyre, verbëria ka një fund, dimensionet e injorancës dhe gabimit janë të kufizuara.Mbani anën tuaj, njerëz të së kaluarës, ne nuk kemi frikë nga ju !vazhdoni, reagoni, ne po ju shikojmë me kuriozitet !provoni forcën tuaj, fyeni 89, dekurajoni Parisin, thoni anatemën për lirinë e ndërgjegjes, për lirinë e shtypit, për lirinë e tribunës, anatemën për ligjin civil, anatemën për revolucionin, anatemën për tolerancën, anatemën për shkencën, anatemën për përparimin. Mos u mërzitni. Ëndërroni, derisa të jeni, një syllabus (planprogram) aq të madh për Francën dhe një fikës (errësues) aq të madh për diellin (Brohoritje unanime. Duartrokitje të trefishta.)
Nuk dua të përfundoj me një fjalë të hidhur. Le të shkojmë lart dhe të qëndrojmë në qetësinë e pandryshueshme të mendimit. Ne kemi filluar të pohojmë pajtimin dhe paqen; le të vazhdojmë këtë pohim krenar dhe të qetë.
Unë e kam thënë diku tjetër, dhe e përsëris, e gjithë mençuria njerëzore qëndron në këto dy fjalë : Pajtim dhe ripajtim; pajtim për idetë, ripajtim për njerëzit.
Zotërinj, ne jemi këtu midis filozofëve, le ta shfrytëzojmë rastin, të mos trembemi, le të themi të vërtetat. (Buzëqeshje dhe shenja miratimi me kokë.)Ja një, një të tmerrshme : raca njerëzore ka një sëmundje, urrejtjen.Urrejtja është nëna e luftës; nëna është famëkeqe, vajza është e tmerrshme.
Le t’ua kthejmë goditje për goditje. Urrejtje ndaj urrejtjes! Luftë kundër luftës! (Sensacion.)
A e dini se cila është kjo fjalë e Krishtit : A e doni njëri-tjetrin ?Ky është çarmatimi universal.Është shërimi i njerëzimit.Ky është shpengimi i vërtetë. Duajuni !Kështu e çarmatosim më mirë armikun;duke ia zgjatur dorën në vend se t’i tregojmë grushtin.Kjo këshillë nga Jezusi është një urdhër nga Zoti.Është e mirë.Ne e pranojmë atë.Ne jemi me Krishtin, ne të tjerët !Shkrimtari është me apostullin;ai që mendon është me atë që do. (Bravo.)
Ah ! le të bërtasim për civilizimin ! Jo ! jo ! jo ! ne nuk duam barbarë që bëjnë luftë, as egërsira që vrasin !Ne nuk duam as luftë popull me popull, apo luftë njeri me njeri.Çdo vrasje nuk është vetëm e egër, por e pakuptimtë.Lavdia është absurde dhe kamja është budallaqe.Ne jemi luftëtarë të shpirtit dhe është detyra jonë të parandalojmë luftën e lëndës;funksioni ynë është që gjithmonë të hidhemi në mes të dy ushtrive.E drejta për jetën është e paprekshme.Ne nuk i shohim kurorat, nëse ka, shohim vetëm kokat.Të falësh do të thotë të bësh paqe.Në orët e errëta, ne u kërkojmë mbretërve që të kursejnë jetën e njerëzve dhe ne kërkojmë që republikat të kursejnë jetën e perandorëve. (Duartrokitje.)
Është një ditë e bukur për të paligjshmin kur ai i lutet një populli për një princ dhe kur ai përpiqet të përdorë, në favor të një perandori, këtë të drejtë faljeje që është e drejta e mërgimit.
Po, të pajtojmë dhe ripajtojmë.Ky është misioni ynë, tek ne filozofët.O vëllezërit e mi të shkencës, poezisë dhe artit, le të vëzhgojmë gjithëfuqinë civilizuese të mendimit.Me çdo hap që bën njerëzimi drejt paqes, le të ndiejmë gëzimin e thellë të së vërtetës që rritet në ne.Le të kemi kënaqësinë krenare të punës së dobishme.E vërteta është një dhe nuk ka rreze divergjente;ajo ka vetëm një sinonim, drejtësinë.Nuk ka dy drita, por vetëm një, arsyeja.Nuk ka dy mënyra për të qenë i sinqertë, i arsyeshëm dhe i vërtetë.Rrezja që është në Iliadën është identike me qartësinë e cila është në Fjalorin filozofik.Kjo rreze e pakorruptueshme kalon shekujt me drejtësinë e shigjetës dhe pastërtinë e agimit.Kjo rreze do të triumfojë mbi natën, domethënë mbi antagonizmin dhe urrejtjen.Kjo është mrekullia e madhe letrare.Nuk ka asgjë më të bukur.Forca e shpërqendruar dhe e tronditur para ligjit,arrestimi i luftës nga mendja, është, o Volter, dhuna e zbutur nga mençuria;është, O Homer, Akili i marrë nga flokët nga Minerva ! (Duartrokitje të gjata.)
Dhe tani që do të përfundoj, më lejoni një dëshirë, një dëshirë që nuk i drejtohet asnjë partie dhe që i drejtohet të gjitha zemrave.
Zotërinj, është një romak që është i famshëm për një ide fikse, ai tha : Le ta shkatërrojmë Kartagjenën !Edhe unë kam një mendim që më fikson, dhe ja cili është : Shkatërroni urrejtjen: Nëse letërsia njerëzore kanë një qëllim, ky është ai. Humaniores litterœ.Zotërinj, shkatërrimi më i mirë i urrejtjes bëhet nëpërmjet faljes.Ah ! Të mos mbarojë ky vit i madh pa paqësimin përfundimtar, të përfundojë me mençuri dhe përzemërsi dhe që pasi të ketë shuar luftën e huaj, të shuajë luftën civile.Kjo është dëshira e thellë e shpirtrave tanë.Franca në këtë kohë po i tregon botës mikpritjen e saj, le t’i tregojë edhe mëshirën e saj.Mëshirën !Le ta vendosim këtë kurorë në kokën e Francës !Çdo festë është vëllazërore;një festë që nuk fal dikë nuk është një festë.(Emocion i fortë. – Bravo të dyfishuara.)Logjika e gëzimit publik është amnistia.Le të jetë ky fundi i këtij solemniteti të admirueshëm, Ekspozita Universale.Pajtim ! pajtim ! Sigurisht, ky takim i gjithë përpjekjes së përbashkët të njerëzimit, ky takim i mrekullive të industrisë dhe punës, kjo përshëndetje e kryeveprave mes tyre, duke u përballur dhe krahasuar njëra-tjetrën, është një spektakël i madh !por ka një spektakël ende më të madh, është mërgimtari që qëndron mbi këmbë në horizont dhe atdheu që i hap krahët!(Brohoritje e gjatë; anëtarët francezë dhe të huaj të Kongresit që rrethojnë oratorin në estradë vijnë ta urojnë dhe t’i japin dorën, midis duartrokitjeve të përsëritura nga e gjithë salla)./KultPlus.com
Është publikuar traileri i filmit ‘Wonderwell’, në të cilin luan edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, shkruan KultPlus.
Filmi është një fantazi aventureske për një vajzë 12-vjeçare (Kiera Milward) e cila bie në një mbretëri tjetër ku një shtrigë e mirë me emrin Hazel (Carrie Fisher) jeton përkrah natyrës. Megjithatë, duket se jo gjithçka është ashtu siç duket në botën reale si stilistja dhe shtriga e mundshme e keqe, Yana (Rita Ora) është e mërzitur me Hazelin për marrjen e vajzës. Ajo që shpaloset duket si një film vizualisht mahnitës me shumë imagjinatë dhe një ton zemër.
Pra një përrallë që zhvillohet midis Italisë së ditëve moderne dhe një mbretërie imagjinare pak më përtej, Wonderwell ndjek Violet, një vajzë naive dhe kureshtare 12-vjeçare, në një udhëtim emocionues që e transformon botën e saj përgjithmonë.
Filmi është bërë me regji të Vlad Marsavin dhe skenar të William Brookfield, përderisa aktorët të cilët marrin pjesë në film janë: Rita Ora, Carrie Fisher, Kiera Milëard, Nell Tiger Free, Sebastian Croft, Vincent Spano, Megan Dodds, Lloyd Oëen, Niccolò Besio, Romany Gilmour etj./KultPlus.com
Sot është e diel Sot për herë të parë më nxorën në diell, Dhe për herë të parë në jetën time U çudita se kaq larg prej meje qenkësh ky qiell. Kaq i gjerë Kaq i blujtë Qëndrova pa lëvizur Pastaj me respekt u ula në tokë, Dhe mbështeta shpinën në mur. Tani s’mendoj më as ahengjet Tani as lirinë, as gruan time të bukur, Toka, unë dhe dielli, jam i lumtur./ KultPlus.com
“5-Star” i grupit K-pop Stray Kids është albumi numër 1 në Shtetet e Bashkuara këtë javë.
Në vendin e dytë në tabelën Billboard 200 të së shtunës është renditur “One Thing” nga Morgan Wallen, i ndjekur nga “Whitsitt Chapel” i Jelly Roll. Enhyphen “Dark Blood” i Enhyphen është renditur në pozitën e katërt dhe “Midnights” e Taylor Swift në të pestën.
Në pozitën e gjashtë është radhitur “Almost Healed” e Lil Durk, “Spider-Man: Across the Spider-Verse” i Metro Boomin në të shtatën, “Foo Fighters” “But Here We Are” në të tetën “SOS” e SZA në vendin e nëntë dhe “Hard to Love” e Moneybagg Yo në vendin e dhjetë./klankosova/KultPlus.com
Komuna e Gjilanit ka përuruar së fundi një mural të realizuar nga “MuralFest” e që për titull ka “Forca e Gruas”, dhe si të tillë e ka prezantuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni në përurimin e këtij murali, shkruan KultPlus.
Për këtë mural ka reaguar sociologia Sibel Halimi, e cila edhe muralin por edhe mbishkrimin e kryetarit Hyseni i ka vlerësuar si patriarkal.
KultPlus ju sjell të plotë reagimin e Sibel Halimit, sikurse që bashkëngjit edhe postimin e kryetarit Hyseni.
Murali dhe mbishkrimi patriarkal i kryetarit të Gjilanit!
Murali i prezantuar si “Forca e Gruas” nuk ka të bëjë fare me fuqizimin e grave, por me robërimin e tyre.
Mural në hapësirë publike, pa fuqi figurative, ajo na shfaqet si besimtare e verbër dhe pa asnjë qëllim jetësor pos familjes.
Gabimi tjetër i pafalshëm, është kur kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni përpiqet që këtë model të gruas së prezantuar ta paraqesë me një status në Facebook, si pamje të barazisë gjinore, fuqizim të grave dhe politikave më miqësore për familjen!?
Ky është version tipik patriarkal i konceptimit të forcës së gruas, që ka veç një qëllim në jetë: rritjen e fëmijëve!
Një shembull se si koncepti i familjes vihet në shërbim të pushtetit politik patriarkal.
Shtrohet çështja, si mund të reflektojë një vajzë e re derisa vështron muralin. Lidhja e verbër me botën patriarkale dhe me mbajtje fëmijësh, pa vizion për lirinë, pra pa të ardhme./ KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama solli mëngjesin e sotëm pamje prehëse nga Liqeni i Shirokës në Shkodër, ku kanë lulëzuar zambakët e ujit, ndërsa njoftoi se vizitorët do të kenë mundësi të lundrojnë me varka.
“Disa foto të modelit të varkave turistike, të cilat së shpejti do të vihen në dispozicion të vizitorëve nga Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, u shpreh Rama.
Shiroka pritet të jetë një nga tre molet në Liqenin e Shkodrës, ndërsa dy të tjerët në Zogaj dhe në Shkodër. Me 3 stacione lundrimi, bashkia e Shkodrës tashmë do të vendosë në përdorim varka turistike për të gjithë ata që dëshirojnë të lundrojnë në liqen, për të kundruar nga uji pamjen fantastike që ofrojnë brigjet.
Molet janë me të gjitha parametrat në funksion të lundrimit në natyrën e bekuar në zonën liqenore, që shihet edhe si një perspektivë e re turistike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Molet turistike “Almonit” në liqenin e Shkodrës krijojnë infrastrukturën e nevojshme për lundrimin turistik në liqen midis Shkodrës – Shirokës – Zogajt dhe Vir Pazarit.
Ky projekt financuar nga Bashkimi Evropian, përmes Programit IPA Adriatik CBC Itali – Mali i Zi – Shqipëri zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit./atsh/KultPlus.com