Veç ajo ndijonte tingujt e heshtjeve të mia. Me raste druhesha se mos koha pengestare ia mbathte teksa flisnim. Paskëtaj humba kujtesën dhe ja tek gjendem duke folur rreth saj me ty, mes dredhash duhani q’e fshehin ngashërimin tonë. Ja se ç’qenka ndryshe te kjo vetja ime: ndjenja, vetë e patrajtë, në kët’ ditë që është veç përmallimi.
Nga përmbledhja “Diario postumo: 66 poesie e altro”
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njofton se renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë është në fazën e përfundimit. Ky projekt i rëndësishëm është financuar me 200 mijë euro nga Qeveria e Kosovës, shkruan KultPlus.
Palestra e rinovuar do të jetë e pajisur me dysheme profesionale, kosha dhe karrige me standarde të FIBAs, duke siguruar një infrastrukturë të qëndrueshme për komunitetin sportiv.
Ky investim është thelbësor për gatishmërinë tonë në Lojërat Mesdhetare 2030 dhe për klubet sportive që kanë nevojë për këtë renovim.
“Gjithashtu, dëshirojmë të njoftojmë se punimet për renovimin e palestrës së djegur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të fillojnë së shpejti. Kjo është një shembull i qëndrueshëm të përkushtimit të Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e sportit dhe promovimin e aktiviteteve sportive në vend. 🇽🇰 #SportiKosovë”, thuhet mes tjerash në postimin e publikuar nga MKRS-ja. /KultPlus.com
Në mesin e viteve të 90’ta, muzika shqiptare kishte edhe një ‘adresë’ tjetër, shkruan KultPlus.
Grupi “Asgjë sikur dielli” kishte nisur rrugëtimin e tyre nën tingujt e parë, për t’u kthyer në një symbol tjetër të muzikës rok në vend me përbërje prej vokalit të Alban Nimanit, kitarës së Bujar Hundozit, timpanes së Fatos Berishës, bas kitares së Labinot Krasniqit dhe tastierës së Faton Dolakut.
Një këngë jo pak e njohur e grupit “Gjurmët”, e që vie edhe nën interpretimin e grupit “Asgjë sikur dielli” është “Mendoja Çdo Gjë Merr Fund Pa Ty”.
KultPlus jus jell tekstin dhe interpretimin e këngës “Mendoja Çdo Gjë Merr Fund Pa Ty”:
Vallë është e mundur Më kalon pranë si një copë akull Nuk mund një puthje ta kujtoj Ishe ti ajo, duket më bëhet Nuk di çfarë kam sot
Ledhatimet a thua ishin Dhe ajo ëndërr Një sheti s’më bie mend Sa je larg nga unë, sa afër ishim Të premtoja mrekulli I marri thosha çdo gjë merr fund pa ty
2X Një grimcë ti një grimcë unë Kështu fati e do këtë punë
Kthehem rrotull ndonjëherë Ç’kanë këta njerëz shikojnë në qiell
Ledhatimet a thua ishin Dhe ajo ëndërr Një sheti s’më bie mend Sa je larg nga unë, sa afër ishim Të premtoja mrekulli I marri thosha çdo gjë merr fund pa ty
Një grimcë ti, një grimcë unë Kështu fati e do këtë punë Kthehem rotull ndonjëherë, ç’janë këta njerëz ç’shikojnë në qiell. / KultPlus.com
Njomëza Lipaj u lind më 12 shtator të vitit 1985, në fshatin Temal (ish-Kamenicë), të komunës së Burimit.
Në bankat shkollore, Njomëzes iu shtuan ëndrrat për jetën dhe të ardhmen e saj. Ëndërronte të bëhej mjeke që ta luftonte sëmundjen e t’i shëronte njerëzit. Mirëpo, kjo ëndërr nuk u realizua. Në vend se të bëhej mjeke që ta luftonte sëmundjen, ajo u bë luftëtare e lirisë për ta çliruar Kosovën.
Njomëza ishte nxënëse e shkollës fillore në Tedel (ish-Vrellë). Ajo edhe për nga natyra, me gjallërinë, shkathtësinë, inteligjencën, me përkushtimin në mësime, me sjelljet, e me prirjet e saj, sikur jepte për të kuptuar se ishte një vajzë e jashtëzakonshme që po rritej për një vepër të madhe, që po rritej për Kosovën.
Me fillimin e luftës çlirimtare, Njomëza dëgjonte e përcillte tërë sy e vesh, ato që fliteshin e thuheshin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kureshtja e saj për UÇK-në shtohet gjithnjë e më shumë, atëherë kur në shtëpinë e saj hyjnë e dalin luftëtarët e lirisë, të cilët shkonin për në Shqipëri për furnizim me armatim dhe ktheheshin që atje të armatosur deng.
Ajo përjetonte ndjenjë krenarie kur këtyre luftëtarëve, të lodhur nga pesha e nga rruga e gjatë dhe plot krajata e rreziqe, të cilët në shtëpinë e Njomëzes e kishin derën të hapur, ku çlodheshin, ushqeheshin dhe merrnin veten, u shërbente me ujë a me ndonjë gjë.
Në ato çaste kjo vajzë e re përvidhte me bisht syri armët e luftëtarëve dhe ua kishte zili atyre që i mbanin e i bartnin.
Një ngjarje e vçantë, që te Njomëza krijon emocione të pashlyeshme dhe ndikim të fuqishëm, ishte rënia e dëshmores Myrvete Maksutaj nga Orrobërda, të cilën e kishte kushërirë nga nëna. Myrvetja, ushtare e UÇK-së, kishte rënë në vjeshtë të vitit 1998, në një përleshje me policinë serbe te qendra spitalore në Pejë.
Heroizmi i saj bëhet frymëzim për Njomëzen, e cila merr pjesë edhe në ceremoninë e vorrimit të saj. Pas kthimit nga kjo ceremoni, por edhe shumë herë të tjera, ajo i kishte thënë së ëmës se po të binte sikur Myrvetja, nuk do t’i dhimbsej jeta.
Këtë ceremoni varrimi të filmuar në shirit, Njomëza e shikonte shpeshherë.
Ngjarjet si kjo kishin ndikuar në formimin e shpejtë të personalitetit të Njomëzës, në pjekjen dhe edukimin atdhetar, si dhe në rritjen e ndjenjës së guximit e të vetëbesimit individual.
Sa herë që i ofrohej mundësia ajo shfaqte dëshirën dhe kërkonte të armatosej e të bëhej ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mirëpo mosha e saj shumë e re nuk lejonte një gjë të tillë.
Pas formimit të Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, në janar të vitit 1999, edhe fshati i Njomëzes do të kontrollohet nga kjo brigadë.
Tani mundësitë për kontakte me UÇK-në i kishte pasur të përditshme, meqenëse në radhët e saj, nga dera e Lipajve rreshtohen: Ylber Lipaj, Demë Lipaj, Enver Lipaj, Blerim Lipaj, Fadil Lipaj, Liridon Lipaj e Isa Lipaj. Nga kjo derë, jashtë radhëve të UÇK-së kishin ngelur vetëm gratë, fëmijët dhe pleqtë.
Në fillim të muajit mars, në UÇK mobilizohet edhe Njomëza. E ëma ia kishte prerë e qepur kapelën e uniformës ushtarake.
Me këtë mobilizim asaj i realizohet dëshira e flaktë për të gëzuar epitetin ushtare e lirisë.
Si ushtarja më e re, pjesëtare e Policisë Ushtarake që vepronte në kudrin e brigadës, Njomëza të cilën shokët e armës e thërritnin “Sugaricë”, tregon entuziazëm të madh për të përvetësuar mënyrën e përdorimit të armatimit dhe për t’u kalitur fizikisht shtatin e saj të njomë. Ajo merrte pjesë në stërvitjet e rregullta ushtarake të organizuara nga shtabi i Brigadës 133, që ndodhej në fshatin Studenicë.
Brenda një kohe të shkurtër ishte aftësuar të përdorte armët, si automatikun, bombën e dorës, e të tjera.
Në fund të marsit të vitit 1999, sikurse popullata e fshatrave të tjera përreth, edhe popullata e Temalit ishte deryruar të largohej nga shtëpitë e veta. Nga shtëpia u largua edhe familja e Njomëzes, e cila vendoset në Studenicë. Ajo qëndron aty deri në rënien e pozicioneve të UÇK-së në fshatin Tedel (ish-Vrellë), pas ofansivës serbe të datës 12 prill, kur ajo largohet nga Kosova dhe arrin në Shqipëri.
Në mëngjesin e 13 prillit, Njomëza, pa e ditur se forcat kriminele serbe kishin arritur të depërtonin në fshatin Studenicë, përkatësisht në shtëpinë e Haxhi Zeqirajt, ku gatuhej dhe përgatitej ushqimi për pjesëtarët e UÇK-së, shkon atje bashkë me disa vajza të tjera për të marrë ushqimin. Me të arritur aty kapet në befasi nga ushtria serbe.
Njëkohësisht me Njomëzen kapen dhe masakrohen edhe Haxhi Zeqiraj, pronari i shtëpisë; Sala me të bijat Qëndresën e Mirdonën; Sabria me të bijën, Lindihanën; Hajria, Mejremja.
Viktimat e masakruara, ushtarët serbë i hodhën në pusin e oborrit të shtëpisë ku bënë masakrën.
Ata u gjetën pas përfundimit të luftës, kur në këto troje të Kosovës kishte ngelur vetëm hija e krimit, e lënë pas nga forcat serbe.
Trupi i dëshmores më të re të UÇK-së, Njomëza Lipaj u varros më 26 qershor të vitit 1999, në varrezat e fshatit të lindjes, Temal.
Dy muaj më vonë, trupin e saj e zhvarrosi ekipi i patologëve ndërkombëtarë, për të konstatuar krimin e bërë mbi të.
Prindërit e Njomëzes dhe gjithë familja, sot ruajnë kujtimin për dëshmoren, duke e hequr mallin përmes fotografive, jelekut të uniformës së policisë ushtarake, unazës dhe orës së dorës , të cilën në momentin e ndarjes prej saj, ia kishte dhënë për kujtim të ëmës, Zizës, për kujtim.
Më 11 Mars 1963, në Bajram Curr lindi Azem Hajdari, drejtuesi i lëvizjes studentore në vitet 1990-1991 që çoi në rënien e komunizmit në Shqipëri, shkruan KultPlus.
Ai më pas u bë politikan i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Z. Hajdari simbolizon fillimin e epokës demokratike në Shqipëri.
Ishte anëtar i parlamentit shqiptar dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes.
Ai u vra në Tiranë më 12 shtator 1998. / KultPlus.com
Në këtë botë sa rrojmë njëri-tjetrin të ndihmojmë: i math, i vogël, të tëre ç’jemi, për njëri-tjetrin nevojë kemi në këtë jetë. Për këtë gjë të vërtetë dy përralla do të themi. Një mi kur doli nga dheu, ndë thonj të luanit ra; po luani kur e pa, zemër të madhe rrëfeu, se minë të gjall’ e la. Po dhe miu kur shpëtoi, të mirën nuk’ e harroi, me të tepër ia pagoi. Një luan, një egërsirë, pa të mirë nga një mi, si s’e pandente njeri: Në një pyll në shkretëtirë, i mjeri luan, u zu me dhokan; thërret, bërtet, qan me lot se nga dhokani s’del dot, q’e zuri në këmbë. Po miu me dhëmbë, ep e merr sa e nxjerr; hyn e del, prish një tel, të tërë dhokanë dhe shpëton luanë. Fuqia dhe zemërimi s’mbarojnë ç’mbaron durimi. /KultPlus.com
Në një kthesë të jashtëzakonshme të fatit, një kryevepër e Van Gogh-ut e vjedhur në mars 2020 është gjetur, duke i dhënë fund një sage trevjeçare e gjysmë. Detektivi holandez i artit Arthur Brand luajti një rol kyç në kthimin e tij, përcjell KultPlus.
Piktura 139-vjeçare, “The Parsonage Garden at Nuenen in Spring”, iu kthye Brand-it në një çantë Ikea nga një person i panjohur. Duke punuar me policinë holandeze, Brand siguroi legjitimitetin e kthimit.
Hajduti, Nils M., u burgos për vjedhjen në vitin 2021, por piktura tashmë kishte ndryshuar “pronarin”. Fillimisht u vodh nga muzeu Singer në Laren.
Piktura tani është në muzeun e Van Gogh, në pritje të riparimit përpara shfaqjes publike. /KultPlus.com
Kori i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi, sonte do të bëjë hapjen e sezonit 2023/2024 në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë.
Në këtë koncert do të prezantohet një repertor mbresëlënës duke përfshirë veprat e kompozitorëve të njohur si: Eric Whitacre, Frank Ticheli, Johann S. Bach, John Williams, dhe shumë të tjerë!
Kori i Filharmonisë së Kosovës në njoftimin e tyre kanë premtuar që në këtë mbrëmje do iu shpie një udhëtim të paharrueshëm muzikor.
Koncerti mbahet sonte, 12.09.2023, ora 20:00 në Kishën Katolike “Shën Ndou” – Prishtinë. / KultPlus.com
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë se për Gjermaninë vizat nuk janë më çështje.
Sarrazin në TV21 komentoi deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron sa i përket vizave për kosovarët. Ai theksoi se ky nuk është një opsion dhe do të ishte një gabim i madh sepse vetëm do t’i largonte kosovarët nga procesi i BE-së.
“E para Qeveria e Kosovës duhet të mendojë nëse vërtetë po bën mirë dhe aq shumë qeveri në rajon dhe në BE mendojnë se po bën gabim. Kjo është natyrisht një gjë që i prek qytetarët e Kosovës… Kjo nuk është mirë për qytetarët e Kosovës dhe është problem natyrisht. Sa i përket heqjes së vizave, ju e dini se ka pasur një deklaratë të presidentit Macron. Dua ta them qartë se kjo nuk është një opsion dhe do të ishte një gabim i madh sepse vetëm do t’i largonte kosovarët nga procesi i BE-së. Dhe e themi se 1 janari 2024 do të bëhet ashtu siç është pajtuar dhe premtuar. Nëse ne themi se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq duhet t’i përmbushin premtimet sa i përket shtendosjes ne nuk do të bëhemi më të mirë nëse nuk i përmbushim premtimet tona. Kultura e mos përmbushjes së premtimeve dhe të programeve që janë pajtuar është problem në rajon”, tha ai.
Sarrazin, ka deklaruar se për momentin duket të jetë një situatë shumë e keqe në veri, nga të dyja palët.
“Ata shpresojnë të arrijnë në marrëveshje, jo aq të madhe sa ishte në Ohër. Ne do të provojmë që të shmnagim këtë moment të konfrontimit dhe të kthehemi në një rrugë të shtendosjes siç është vendosur me planin e BE-së për shtendosje. Nuk ka një rrugë tjetër përveçse t’i bindim të dy liderët që të ecin kësaj rruge”, tha Manuel Sarrazin.
Ai tutje foli edhe për masat e BE-së ndaj Kosovës duke shtuar se këto masa ishin mesazhe për shtendosje.
Ndërsa, ai tha se atë që e bëri Kurti në rastin që çoi në situatën e krijuar në Zveçan ishte gabim i madh. / KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Turizmit të Shtetit të Izraelit, Haim Katz.
Presidentja Osmani ka përshëndetur nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Turizmit të Shtetit të Izraelit për bashkëpunimin në fushën e turizmit, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj Deklarate në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e turizmit dhe shkëmbimit të përvojave.
Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka shprehur edhe nevojën që të finalizohet procesi i heqjes së vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, i cili do të ndikonte në ndërveprim të shtuar në mes të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve të të dyja vendeve.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin me Izraelin në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Presidentja Osmani është shprehur e kënaqur me nivelin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit në mes të dyja shteteve, ndërsa ka theksuar se forcimi i mëtejmë i raporteve ndërshtetërore do të rikonfirmohet edhe gjatë vizitës zyrtare të Presidentes në Izrael, me ftesë të Presidentit Herzog. / KultPlus.com
Një shfaqje e mrekullueshme e talentit dhe zërit të mrekullueshëm të sopranos Zana Abazi-Ramadani pritet të bëjë për vete publikun në përmbyllje të koncertit të datës 15 shtator ku njëkohësisht Zana shënon debutimin e saj në Hamburg të Gjermanisë në Festivalin Ndërkombëtar “International Mendelssohn”, shkruan KultPlus.
Ky debut emocionues për artisten, do të ndodhë në një nga vendet më të njohura të muzikës klasike dhe padyshim që është një moment i veçantë për të pasi do të ndajë zërin e saj me një audiencë të gjerë.
“Shumë e lumtur, e nderuar dhe e privilegjuar që do të përmbyllë koncertin e datës 15.09.2023 (E premte) dhe me këtë rast të debutoj në Hamburg të Gjermanisë, në festivalin e njohur ndërkombëtarisht “International Mendelssohn Festival”!
Falenderime të përzemërta për miken time dhe sopranon tonë të mirënjohur Elbenita Kajtazi dhe Camille Lemonnier për rekomandimet dhe ndërmjetësimin.
Falenderime për drejtuesin e festivalit Prof.Niklas Schmidt dhe udhëheqësin e orkestrit kameral që do të më shoqëroj në këtë koncert Prof. Clemens Malich për ftesën, vlerësimin, besimin dhe bashkëpunimin”, shkruan Zana.
Festivali “International Mendelssohn” është një ngjarje prestigjioze në botën e muzikës klasike dhe është një platformë e rëndësishme për artistët e rinj dhe të konsoliduar të muzikës klasike për të treguar aftësitë e tyre. / KultPlus.com
Filmi artistik “Sirin”, sipas skenarit të Klaudija Botino dhe Senad Šahmanović, me regji të Senad Šahmanović, kompania e produksionit “Cut-Up” d.o.o. nga Podgorica, është filmi kandidat i Malit të Zi për Oscar-in e 96-të të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit në kategorinë e Çmimit Ndërkombëtar të Filmit në vitin 2023.
Vendimi është marrë njëzëri nga Komisioni Përzgjedhës i Ministrisë së Kulturës dhe Medias, i përbërë nga: Sehad Çekiq, producent – kryetar dhe anëtarë: Relja Erakoviq, drejtor i fotografisë, Gojko Berkuljan dhe Vuk Markoviq, regjisorë, Vesna Vujosheviq Laboviq dhe Julija Milaçiq. Petrović Njegoš, aktore dhe Biljana Vušovic, producente.
Nominimi për Oskar vjen pas një procesi të rreptë të seleksionit, ku filmi “Sirin” u dallua për narrativën e tij të fuqishme dhe performancën e jashtëzakonshme të aktorëve.
Rikujtojmë se një rol të rëndësishëm në këtë film e luan aktorja kosovare Maylinda Kosumovic.
Filmi “Sirin” këtë javë do të ketë premierën e tij edhe në Kosovë në festivali PriFest ku është edhe pjesë në programin kryesor garues të filmave të metrazhit të gjatë ballkanik.
Co-producent i këtij filmi është edhe Buka Production nga Kosova. / KultPlus.com
Natyrisht që politikanët njihen për aktivitetin e tyre politik dhe ndërsa shumë prej tyre fitojnë famë në fushën e diplomacisë, jeta e tyre private shpesh injorohet ose harrohet, shkruan Greg Beyer për faqen e njohur artistike ”The Collector”, botimet e së cilës citohen edhe nga Bloomberg, BBC, ”Washington Post”, Smithsonian, ”Getty Museum”, Wikipedia dhe shumë institucione arsimore në mbarë botën, përfshirë platformat studentore si ”Google Classroom”, ”Schoology”, ”Seesaw” dhe të tjera.
”Ndërsa dihet gjerësisht se Adolf Hitler tentoi të bëhej artist, ka ende shumë politikanë, përpjekjet artistike të të cilëve, janë relativisht të panjohura për publikun e gjerë. Këtu janë renditur gjashtë liderë botërorë me një talent të habitshëm për artin:
George W. Bush
I njohur më së shumti si presidenti i SHBA nga viti 2001 deri në 2009, George W. Bush mori penelin dhe filloi të pikturonte pasi mbaroi detyrën e tij.
Ai u frymëzua për ta bërë këtë pasi lexoi librin e Winston Churchill “Piktura si zbavitje”.
Në vitin 2013, motra e tij, Dorothy Bush Koch, ishte viktimë e hakerimit të llogarisë së postës së saj elektronike dhe disa imazhe të pikturave të George u vodhën. Sekreti i George u zbulua, por ai vendosi të përqafonte famën si piktor duke e sjellë artin e tij në sferën publike.
Ai ishte një piktor produktiv, repertori i temave të të cilit përfshinte natyra të qeta, qen dhe, më së shpeshti, portrete, të cilat u bënë të njohura. Në vitin 2017, ai botoi një koleksion të quajtur “Portrete të guximit”, një homazh për veteranët ushtarakë.
Në vitin 2021, ai publikoi një libër me portrete të titulluar “Nga shumë në një: Portrete të Emigrantëve të Amerikës”, në të cilin ai shfaq portretet e të huajve që erdhën të jetonin në SHBA. Shumë kritikë e kanë interpretuar punën e këtij politikani artist, dhe veçanërisht librat e tij, si deklarata politike. Megjithatë, arti i tij më vete, edhe pse disi i zakonshëm në koncept dhe ekzekutim, është mjaft i këndshëm për të sjellë një buzëqeshje në fytyrën e dikujt.
Winston Churchill
Winston Churchill u njoh me pikturën në vitin 1915. Atë vit, ai u konsiderua përgjegjës për fatkeqësinë e Betejës së Galipolit, në Luftën e Parë Botërore. Ai u lirua nga posti i tij dhe si rezultat u ul në detyrë.
Duke vuajtur nga depresioni, ai ishte me pushime familjare dhe u frymëzua nga kunata për të filluar të pikturonte. Në moshën 40-vjeçare nisi hobin si artist, i cili mbeti pasion deri në vdekjen e tij në 1965.
Gjatë gjithë karrierës së tij si artist dhe politikan në sferën e krijimit të shtetit dhe ushtrisë, ai merrte me vete kanavacën e tij kudo që shkonte, duke pikturuar në ajër të pastër.
Përmes hobit të tij, ai paraqiti vuajtjet gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ballafaqimi me nazistët u bë një prioritet gjatë gjithë kohës. Gjatë jetës së tij si piktor, Churchill prodhoi mbi 500 piktura, shumë prej të cilave ua dhuroi miqve dhe familjes. Një nga marrësit e dhuratave ishte Franklin D. Roosevelt.
Churchill nuk u mburr kurrë për artin e tij. Ai ishte amator dhe u referohej veprave të tij si “amatore”. Megjithatë, ai fitoi kënaqësi të madh duke pikturuar subjektin e tij të preferuar, peizazhet.
Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shembulli i një artisti-politikan, i cili ka qenë artist përpara se të bëhej politikan. Babai i tij ishte skulptor, kështu që Edi vinte nga një familje ku arti nxitej si i tillë.
Ai filloi të pikturonte në moshë shumë të hershme dhe vazhdoi gjatë viteve të tij edhe si adoleshent.
Arti i tij ra në sy nga artistë të tjerë me ndikim në Shqipëri. Ai u diplomua në Liceun Artistik “Jordan Misja” me perspektiva të mëdha për t’u bërë artist profesionist. Rama u bë profesor i pikturës dhe dha mësim në Akademinë e Arteve të Tiranës gjatë ditëve të fundit të komunizmit në Shqipëri.
Në vitin 1998, ai hyri në politikë kur kryeministri shqiptar i kohës po riorganizonte kabinetin e tij dhe po kërkonte një ministër Kulture.
Edi Rama i përshtatej qëllimit dhe filloi karrierën e tij politike. Por, karriera e tij si artist nuk përfundoi. Në fakt, ajo mori një nxitje. Si ministër i Kulturës, të gjitha rrugët e artit ishin të hapura për Ramën.
Rama i ktheu banesat e zbehta të epokës komuniste të Tiranës në ndërtesa shumëngjyrëshe duke nisur kështu projekte arti që do ta kthenin qytetin në një testament unik të fuqisë së artit.
Më vonë, Edi u zgjodh kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe, më pas, kryeministër. Ai trashëgoi përgjegjësinë e të qenit njeriu më i fuqishëm në vend, por zyra e tij nuk është ajo që mund të pritet nga një burrë shteti i fuqishëm.
Francisco Franco
I njohur më së shumti si diktatori i Spanjës që sundoi vendin e tij nga viti 1936 deri në 1975, Francisco Franco ishte gjithashtu një piktor shumë i aftë.
Ai filloi të pikturonte menjëherë pas Luftës Civile të Spanjës. Si kreu i shtetit, atij iu desh të ulej për shumë portrete dhe seancat i dukeshin pafundësisht të mërzitshme. Dhe, për të hequr pak mërzinë, ai vendosi një pasqyrë pas piktorëve që të mund të shikonte se si pikturonin. Kur një nga piktorët, Alvarez de Sotomayor, la ngjyrat dhe penelat e tij pas një seance, Franco i mori ato dhe pikturoi një pamje të kopshtit. Kur Sotomayor u kthye për seancën tjetër, Franco i tregoi foton që kishte pikturuar. Sotomayorit i bëri përshtypje, duke i thënë diktatorit se duhet të vazhdonte të pikturonte.
Pra, kjo është pikërisht ajo që bëri Francisco Franco. Çdo pasdite mbyllej në dhomën e tij dhe pikturonte për orë të tëra.
Franco pikturoi peizazhe, kafshë të egra dhe portrete. Duke i bërë jehonë etikës së tij konservatore, ai urrente format jotradicionale të artit që u zhvilluan në gjysmën e dytë të shekullit XX.
Franco braktisi pikturën në vitin 1961 duke pretenduar si arsye një aksident gjahu që e la të plagosur. Sidoqoftë, në këtë kohë, nipi i tij Francisco Franco Martinez-Bordiu vuri në dukje se diktatori plak kishte filluar të shfaqte shenja të Parkinsonit.
Ulysses S. Grant
Ulysses S. Grant njihet gjerësisht si gjeneral në Luftën Civile Amerikane dhe si presidenti i 18-të i SHBA. Megjithatë, ai është shumë më pak i njohur për artin e tij, në të cilin ai tregoi një sasi të konsiderueshme talenti.
Ky politikan artist e filloi botën e artit kur ishte në Akademinë Ushtarake “West Point”. Në atë kohë, aftësia për të vizatuar me saktësi ishte një aftësi e dobishme për oficerët ushtarakë. Hartat topografike ishin veçanërisht të rëndësishme dhe Grant zbuloi se ai kishte aftësi të konsiderueshme në ndjekjet artistike të skicimit të peizazheve.
Instruktori i vizatimit i Grant në “West Point”, Robert Walter Weir, ishte një artist i respektuar ndërkombëtarisht që studioi në SHBA dhe Firence. Puna e tij zbukuron Rotondën në Capitol Hill.
Skicat e Grant përfshinin peizazhe, kuaj, amerikanë vendas dhe një mori temash të tjera. Mjerisht, jo shumë prej veprave të tij kanë mbijetuar dhe duket se ai e braktisi artin e tij më vonë, pasi nuk e përmend kurrë në asnjë prej korrespondencës së tij.
Mbreti Charles III
Monarku në fuqi i Britanisë së Madhe e filloi hobin e tij të pikturës në vitet ‘70 nën drejtimin e mjeshtrit të tij të artit, Robert Waddell, në shkollën “Gordonstoun” në Skoci. Zona e shkollës kishte 200 hektarë tokë pyjore dhe bregdetare duke ofruar një mjedis të pasur për të pikturuar natyrën.
Të qenit trashëgimtar i fronit do të thoshte që Charles III nuk kishte probleme për të shfaqur artin e tij. Ekspozita e tij e parë ishte në vitin 1977, krahas artit të mbretëreshës Viktoria dhe Dukës së Edimburgut.
Duke punuar ekskluzivisht me bojëra uji, Charles III shpesh pikturon në natyrë dhe i përfundon pikturat e tij shpejt.
“Gjithçka kërkon përqendrimin më intensiv dhe, për rrjedhojë, është një nga ushtrimet më relaksuese dhe terapeutike që njoh. Në fakt, në rastin tim, më duket se më çon në një dimension tjetër, i cili, fjalë për fjalë, freskon pjesë të shpirtit që aktivitetet e tjera nuk mund t’i arrijnë”, shkruan mbreti Charles III.
Statusi social i Charles III do të thotë që pikturat e tij janë të njohura gjerësisht dhe janë shfaqur në të gjithë botën, duke u shfaqur në libra, kartolina dhe pulla poste. Të gjitha të ardhurat nga arti i tij shkojnë për bamirësi.
Në përgjithësi mund të bihet dakord se qeniet njerëzore janë komplekse në çdo aspekt. Megjithatë, me njerëz të famshëm, duke përfshirë politikanë, ne shpesh tentojmë t’i reduktojmë në figura dydimensionale në kokën tonë.
Politikanët që qeverisin vendet tona, fytyrat e të cilëve zbukurojnë ndërtesat publike në të gjithë vendin, kanë jetë private dhe hobi si gjithë të tjerët. Politikanët e famshëm që arrijnë status thuajse mitik në tekstet tona të historisë ndonjëherë patën një brez krijues që i shtynte të eksploronin imagjinatën e tyre përmes pikturës. Këto piktura bëjnë një rrugë të gjatë për të zbuluar natyrën e artistëve-politikanë, për jetën e të cilëve nuk dimë asgjë./ atsh / KultPlus.com
Pas një pune të palodhur dhe plot përkujdesje, nga ekipi i DRTK Shkodër, përfundoi restaurimi i Grykës së Sterës (saranxha), objekt i shekullit XVII, në oborrin e tretë të Kalasë së Rozafës.
Objekti, i cili u dëmtua gjatë trazirave të vitit 1997, në tentativë për t’u vjedhur, falë ndërhyrjes restauruese, sot ka një pamje tjetër.
Nën mentorimin e restauratorit, Petrit Bilali, janë riparuar dëmet e identifikuara duke restauruar elementet e brendshme sipas teknikave tradicionale, duke ruajtur vlerat dekorative dhe duke u siguruar që objekti të ketë një strukturë të qëndrueshme.
Restaurimi i objektit kaloi në disa etapa të tilla si; çmontimi i pusit në 3 pjesë, heqja e materialeve të mëparshme me të cilin është çimentuar, heqja e myshqeve të vdekura dhe të gjalla, rimontimi dhe ngjitja specifike sipas tipologjisë së gurit, stukimi i fugaturës dhe stukimi me pluhur guri dhe gëlqere.
Stera e pestë, e cila ndodhet në oborrin e tretë të kalasë së Shkodrës, është prodhim venecian dhe shërbente për furnizimin me ujë për pallatin e Bushatllinjve aty pranë, e që sot nuk egziston më. / atsh / KultPlus.com
Shkodra do të mirëpresë gjatë kësaj fundjave TUBA fest mes shumë aktiviteteve kulturore dhe sportive.
Bashkia Shkodër ka mirëpritur kërkesën e organizatorëve dhe ka ofruar bashkëpunim për realizimin e kësaj ngjarjeje kulturore që pasuron jetën e qytetit dhe e promovon atë, sidomos te të rinjtë.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka zhvilluar një takim me Mersin Gogla dhe Endri Nasufi, përfaqësues të Concept Marketing Albania, të cilët e organizojnë këtë festival në qytetin e tyre të lindjes të cilët kanë ngritur edhe kompaninë e tyre në Tiranë.
Ky festival muzikor përgjatë dy ditëve do të sjellë në Kalanë e Shkodrës performancat live të artistëve dhe grupeve shqiptare më me zë.
Në bashkëpunim me organizatën “New Vision” dhe me mbështetjen e Ministria e Kulturës e të një sërë sipërmarrjesh private, TUBA Fest frymëzohet nga tradita shqiptare e muzikës dhe kohës mes miqve, por tashmë me një prekje moderne dhe që i fton të gjithë në datat 15-16 shtator në Kalanë e Rozafës. / atsh / KultPlus.com
Festivali i 12-të Ndërkombëtar “Euro Kosova Art”, po vjen në mes të datave 17- 22 shtator 2023, në ambientet e Holiday Resort – “Buquku”, në Sllatinë- Fushë Kosovë.
Në këtë aktivitet kulturor do të marrin pjesë një numër i madh i artistëve ndërkombëtarë dhe vendorë. Përveç kreativitetit artistik për ekspozitë, me disa pika teatraro – skenike, art trupi, do të mbahet edhe tryezë diskutimi për menaxhimin e artit dhe aktivitete të tjera promovuese. / KultPlus.com
Shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës, NASA thanë se kanë zbuluar një eksoplanet me potencial për një atmosferë të pasur me hidrogjen dhe një sipërfaqe të mbuluar nga oqeani.
”K2-18 b”, një eksoplanet 8,6 herë më i madh se Toka, u ekzaminua me ndihmën e teleskopit hapësinor ”James Webb”.
”Prania e molekulave që përmbajnë karbon, përfshirë metanin dhe dyoksidin e karbonit, ishte intriguese, pasi disa astronomë besonin se këto botë ka mjedise premtuese për të kërkuar prova për ekzistencën e jetës”, tha NASA.
“Gjetjet tona nënvizojnë rëndësinë e shqyrtimit të mjediseve të ndryshme të banueshme në kërkimin e jetës gjetkë”, tha astronomi në Universitetin e Kembrixhit dhe autori kryesor i punimit që shpalli gjetjet, Nikku Madhusudhan.
Bollëku i metanit, i dyoksidit të karbonit dhe mungesa e amoniakut mbështesin hipotezën se mund të ketë një oqean nën një atmosferë të pasur me hidrogjen në ”K2-18 b”.
”Ka gjithashtu një zbulim të mundshëm të një molekule të quajtur dimetil sulfide (DMS), por nevojiten më shumë kërkime”, tha NASA.
Në Tokë, DMS prodhohet vetëm nga jeta, me pjesën më të madhe të molekulës që emetohet nga fitoplanktoni në mjediset detare.
”Ndërsa ‘K2-18 b’ shtrihet në zonën e banueshme dhe përmban molekula karboni, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se mund të mbështesë ekzistencën e jetës”, shtoi NASA.
“Qëllimi ynë përfundimtar është identifikimi i jetës në një eksoplanet të banueshëm, i cili do të transformonte të kuptuarit për vendin tonë në univers”, tha Madhusudhan./ atsh / KultPlus.com
Bota është e madhe, e bukur dhe emocionuese, e përbërë nga kultura të ndryshme magjepsëse. Kultura është thelbësore për ekzistencën njerëzore dhe përshkruan besimet, vlerat dhe traditat e përbashkëta sipas të cilave jeton çdo komunitet!
Udhëtimi në vende me kultura të ndryshme mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Jo vetëm që na ofron perspektiva të reja për botën, por gjithashtu na ndihmon të krijojmë lidhje të pasura dhe kuptimplote me një gamë më të gjerë njerëzish! shkruan në një artikull gazetarja Elise Christian, të botuar në të përditshmen britanike restless.co.uk .
Shqipëria është renditur mes 12 destinacioneve më të mahnitshme për zbulime kulturore.
Ndërsa Shqipëria ka përjetuar një fluks turistik vitet fundit, kultura e saj rurale mbetet e jashtëzakonshme, ku shumë vendas ende jetojnë nga bujqësia dhe blegtoria.
Shqipëria është gjithashtu një vend me plazhe të mahnitshme, fshatra idilike, pamje mahnitëse të Alpeve dhe vende të pabesueshme historike, siç janë mbetjet e Perandorisë Osmane.
Ky vend i Evropës Jugore ka shumë gurë të çmuar të fshehur.
Për shembull, “Syri i Kaltër” misterioz është një burim uji verbues blu me një thellësi të panjohur në jug, ndërsa në qytetin e Gjirokastrës, i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, shtëpitë prej guri ngjajnë me fortesa të vogla dhe rrugët me kalldrëm të çojnë të gjitha drejt Pazarit.
Tani është koha për të zbuluar këtë vend jashtëzakonisht të larmishëm, i cili ka mbetur një nga enigmat më të mëdha të kontinentit.
Vija bregdetare e saj gjarpëruese, e quajtur Riviera Shqiptare është e mbushur me plazhe ëndërrimtare, të mbuluara me ujëra të thellë blu, dhe vendpushime magjepsëse, si Dhërmiu dhe Ksamili.
Në brendësi të vendit, do të gjeni male të larta, kala, kështjella të shkatërruara dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake.
Nëse jeni adhurues i historisë, i aventurave ose i apasionuar pas plazhit, Shqipëria ofron gjithçka për të gjithë. /atsh / KultPlus.com
Është bërë përurimi i bustit të Shën Nënës Terezë në hapësirën e Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, shkruan KultPlus.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në këtë përurim, bashkë me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Presidentja Osmani është shprehur se ky bust është simbol kujtese jo vetëm i jetës së Nënë Terezës, por edhe i vlerave që ajo mbrojti – mirësisë, përulësisë dhe dashurisë për njerëzit.
“Bashkë me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përuruam dje në Ambasadën e Kosovës në Shkup bustin e shenjtores sonë, Nënë Terezës, e cila është simbol i miqësisë ndërmjet popujve e shteteve.
Zemërgjerësia e saj tejkaloi fetë, kombet dhe statuset shoqërore, duke bashkuar njerëzit nën flamurin e dhembshurisë dhe humanizmit. Ky bust është simbol kujtese jo vetëm i jetës së Nënë Terezës, por edhe i vlerave që ajo mbrojti – mirësisë, përulësisë dhe dashurisë për njerëzit”, shkruan Presidentja. / KultPlus.com
Të gjithë e kemi dëgjuar këngën “Moj e bukura More”, një ndër lirikat më të bukura të shkruara ndonjëherë për atdheun. Por pas këtyre vargjeve fshihet një histori e rrallë, e trishtë dhe e shprehur aq bukur sa rrallë herë mund të haset në këngët e asaj kohe.
Në shekullin XVI, një pjesë e banorëve të trojeve arbërore u detyruan të largoheshin nga aty drejt bregut tjetër të Adriatikut duke kërkuar atje paqen dhe lumturinë që në trojet e tyre pushtuesi turk po ia mohonte. Ata vinin nga Veriu dhe Jugu, nga Lindja dhe Perëndimi, nga fushat e malet e atyre trojeve me një bukuri të rrallë dhe shumë të lakmueshme dhe, veç të tjerash, bashkoheshin edhe në dhimbjen për lënien e atdheut.
Vuajtjet e përjetuara gjatë kësaj vale emigrimi përshkruhen më së miri në kronikat e kohës. Papa Piu II i shkruante Dukës së Burgonjës, Filipit: “Nuk mund t’i shohë njeriu pa derdhur lot këta refugjatë nëpër limanet e Italisë të uritur e të zhveshur, të shpërngulur nga vatrat e tyre që rrinë anës detit e ngrenë në qiell duart. Qajnë e vajtojnë në një gjuhë që s’ua marrim dot vesh.”
Në këtë dhimbje, duke kaluar ditët në vendet larg atdheut, nga shpirti i arbërve që u larguan nga Moreja, lindi një ndër elegjitë më të bukura, lirikat më të ndjeshme të shprehura në disa vargje të magjishme. “Moj e bukura More” mbetet edhe sot si lajtmotivi i dhimbjes shqiptare ndër shekuj, kur ata, të detyruar, i kthyen atdheut shpinën, por në të lanë zemrën.
Dokument i kësaj kënge për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit botim i vitit 1708, më pas këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1866. Në këtë lëndë është publikuar teksti i kësaj kënge i shkruar në shqip, por me alfabet grek:
Moj e bukura More, si të lash e më s’të pash! Si të lash, si të lash, siç të gjeta ngë të lash! Atje kam unë zotin At’, atje kam unë zonjën Mëmë, atje kam dhe tim vëlla, gjithë mbuluar, të gjithë mbuluar, të gjithë mbuluar nën dhe! Ah e bukura More! / Hejza / KultPlus.com
PriFest, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, sonte nis edicionin e tij të 15-të, i cili do të mbahet nga 12 deri më 17 shtator 2023. Festivali premton një linjë tjetër emocionuese të kinemasë ndërkombëtare dhe rajonale, por të gjithë sytë janë te filmi i hapjes, “Toka brenda meje” (“The Land Within”), nga regjisori Fisnik Maxville.
Përveç filmit të regjisorit Maxville, PriFest do të sjellë edhe një mori filmash, ndërsa në programin kryesor garues të filmave të metrazhit të gjatë ballkanik, e në këtë kategori janë pesë filma.
TOKA BRENDA MEJE – nga Fisnik Maxville/ Zvicër, Kosovë/ Premierë Kosovare (118 min)
Pas shume vitesh ne mërgim, Remo, jetim, kthehet në fshatin e tij të fëmijërisë në Ballkan. Ai duhet të ndihmojë kushëriren e tij te adoptuar, Una, me zhvarrosjen e një varri masiv që përmban shumicën e anëtarëve të familjes së tyre të varrosur atje gjatë luftës. Por trupat zbulojnë sekrete familjare që do t’i bëjnë Remon dhe Unen të vënë në dyshim të kaluarën dhe të ardhmen e tyre. Një film mbi mundësinë e së vërtetës në një vend që di vetëm mbijetesën.
SIRIN – nga Senad Sahmanovic/ Mali i Zi, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Herzegovinë/ Premierë Kosovare (90 min)
Ngjarja ndjek Natalinë, e cila u largua nga ish-Jugosllavia menjëherë pas fillimit të luftërave të viteve te 90-ta. Ashtu si shumë njerëz të tjerë nga kjo zonë, ajo emigroi jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë dhe një të ardhmeje më të sigurt. Pas disa vitesh të kaluara jashtë vendit, ajo dëshiron të përshtatet plotësisht me jetën në një mjedis të ri, me dëshiren qe të ndryshojë identitetin e saj dhe të fshijë origjinën e saj. Një rast i pazakontë ligjor në lidhje me trashëgiminë e një gruaje të moshuar të pasur që nuk kishte familje do ta kthejë atë në vendin e saj të origjinës, në Mal tëZi.
BLAGA’S LESSONS – nga Stephan Komandarev/ Bullgari, Gjermani/ Premierë Kosovare (90 min).
Një mësuese e pensionuar e cila ka mbetur e vejë së fundmi bie pre e një mashtrimi telefonik, duke i humbur kështu kursimet e jetës dhe duke mbetur pa para për varrin e bashkëshortit të saj të ndjerë. Jeta e saj përmbyset kur e kupton se nuk ka asnjë mënyrë për t’i kthyer paratë e saj, deri sa merr një ofertë joshëse por të dyshimtë për punë. Gjithcka ndryshon kur ajo i merr gjërat në duart e saj dhe paratë fillojnë të qarkullojne, këtë herë duke shfaqur atributin e saj më të çmuar: Vlerat e saj, pasi ajo transformohet ngadalë në mashtruese. Në këtë dramë/thriller, Stephan Komandarev (“Drejtimet” Un Certain Regard 2017) rrëfen hap pas hapi udhëtimin e një gruaje që vërtitet në ciklin vicioz të realitetit të jetës jashtë rehatisë së saj.
ESCORT – nga Lukas Nola/ Kroaci, Maqedoni e Veriut, Kosovë/ Premierë Kosovare (120 min).
Në një udhëtim pune, Miro kalon natën me një eskortë për herë të parë në jetën e tij pasi dikush ia çon në dhomë të hotelit. Pasi bëjnë seks, ai e gjen vajzën të vdekur në tualet. Miro, një burrë i suksesshëm dhe i lumtur, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, mbulon aksidentin fatkeq me ndihmën e dy punonjësve të hotelit. Megjithatë, së shpejti ato fillojnë t’i kërkojnë t’ua kthejë të mirën. Në fillim janë gjëra të vogla, por shpejt kërkesat e tyre dalin jashtë kontrollit. Dy bashkëpunëtorët në “krimin” e tij luajnë papritur një rol të madh në jetën e tij që nuk do të jetë kurrë e njejtë.
NJË FILXHAN KAFE DHE KËPUCË TË REJA VESHUR – nga Gentian Koçi/ Shqipëri, Portugali, Greqi, Kosovë/ Premierë Kosovare (99 min).
Dy vëllezër në të tridhjetat me probleme dëgjimi , binjakë identikë dhe të pandashëm, zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje gjenetike do të verbohen gradualisht, por në mënyrë të pakthyeshme. Ata luftojnë plot emocione për t’i dhënë kushteve të tyre ekzistenciale të patolerueshme një kthesë tjetër.
PriFest do të mbajë sonte ceremoninë e hapjes në ora 19:00 në Kino Armata, ndërsa filmi pasues nis në ora 19:30. / KultPlus.com
Lukova, një nga fshatrat karakteristikë të Rivierës joniane, që gjendet mes Sarandës dhe Himarës, 30 minuta larg secilit prej dy destinacioneve turistike të Shqipërisë së jugut ofron panorama unike dhe oaz qetësie në këto ditë të ngrohta të shtatorit.
Agjencia Kombëtare e Turizmit përcolli foto nga plazhet e Lukovës që tërheqin pushuesit që dinë se ku të kërkojnë në Rivierën shqiptare.
Plazhet e vogla dhe intime të rrethuara me kodrina të gjelbëruara mbeten gjithmonë një destinacion i preferuar edhe në muajin shtator, për ata që duan të pushojnë larg zhurmës urbane dhe turizmit në masë.
Ndërkohë, fshati shtrihet në dy kodra të veshura me plantacione ullinjsh dhe portokallesh në një lartësi prej 150 m nga bregu i detit dhe në bregdetin e saj të gjerë strehon një numër të madh plazhesh të përmasave të ndryshme, duke filluar që nga plazhet e vogla deri tek plazhet popullore të njohura për pushuesit shqiptarë, si plazhi i Shpellave dhe ai i Bunecit.
Natyra e paprekur, uji i kristaltë i Jonit, rrugët me kalldrëmin karakteristik, me shtëpitë e tipike me muret mbuluar me lule, plazhet, flora dhe fauna e pasur detare janë vetëm disa nga sekretet e Lukovës./ atsh / KultPlus.com
Ora po shkon drejt lansimit të shumëpritur të teknologjisë të vitit.
Ja çfarë dihet deri më tani për linjën e ardhshme të pajisjeve kryesore të Apple, me sa duket do të quhet ‘iPhone 15’,.
Kur do të zbulohen iPhone-ët e rinj? Pas shumë spekulimeve, Apple konfirmoi javën e kaluar se do të prezantojë iPhone-ët e rinj të martën, më 12 shtator, në një ngjarje të quajtur Wonderlust, e cila do të transmetohet në internet në orën 10:00.
Një ftesë erdhi me linjën e zakonshme të etiketave me një rresht dhe një logo të Apple, të cilat ishin në nuancat e blusë, argjendit dhe nuancave të metalit – ngjyrat e përfolura të iPhone-ve të rinj.
Apple zakonisht fillon shitjen e iPhone-ve të saj të rinj të premten pasi ato të prezantohen.
Priten katër iPhone të rinj – iPhone 15, iPhone 15 Plus, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max – duke vazhduar nga linja e iPhone 14 e vitit të kaluar.
Sa do të kushtojnë? Çmimet bazë të iPhone nuk kanë ndryshuar që nga linja e iPhone 12 e vitit 2020. Në fakt, mund të konsiderohet se ato nuk kanë ndryshuar që nga iPhone X në 2017, i cili ishte me çmim 999 dollarë.
Nga viti 2020, iPhone-ët e nivelit fillestar duke përjashtuar Mini-t në iPhone 12 dhe iPhone 13 kanë mbetur të gjithë konstant me 799 dollarë, ndërsa versionet Pro Max janë mbajtur duke filluar nga 1,099 dollarë. Versioni Plus, një hyrje e re në linjën më të fundit të iPhone 14, fillon me 899 dollarë.
E gjithë kjo mund të ndryshojë në iPhone 15, veçanërisht për Pro dhe Pro Max, çmimet fillestare për këto modele mund të rriten me 100 dollarë dhe deri në 200 dollarë, sipas DigiTimes.
Që do të thotë, njësitë bazë iPhone 15 Pro dhe Pro Max mund t’ju kthejnë deri në 1,199 dhe 1,299 dollarë.
Kultivuesi i verës arriti që një qytet të vogël në Portugali – Sao Lourenco do Bairro, ta shndërrojnë në “lumë”, kur dy depozita aksidentalisht u thyen dhe nga to u derdhën 2.2 milionë litra verë të kuqe në rrugët e qeta të qytetit portugez.
Derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe, vera e kuqe binte nga majat e kodrës, ku ishte edhe pronari e një kultivuesi të verës të cilit iu thyen depozitat, transmeton Telegrafi.
Banorët lokalë mbetën të habitur derisa panë verën duke u derdhur nëpër rrugë, e përmbytjet ishin aq të mëdha sa që krijoi një alarm për ambientin.
Ishin ekipet e zjarrfikësve që bllokuan derdhjen e verës, që rrezikonte të përfundonte në lumin që ishte afërt.
Në anën tjetër kompania Levira që kishte në pronësi depozitat e verës, ka kërkuar falje për këtë “incident”.