8 shtatori, Dita Ndërkombëtare e shkrim-leximit

Sot është Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit, e cila ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë e leximit për individët, komunitetet dhe shoqëritë.

Dita Ndërkombëtare për avancim të shkrim-leximit e cila shënohet çdo vit më 8 shtator ka për qëllim që të ngritë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në lidhje me problemin e analfabetizmit i cili fatkeqësisht si proces është prezent në shumë shoqëri.

Iniciativa e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për avancimin e shkrim-leximit rrjedh nga Konferenca botërore e ministrave të arsimit e organizuar në muajin shtator të vitit 1965 në Teheran e cila temë si bazë e kishte zhdukjen e analfabetizmit, ndërsa UNESCO si ditë ndërkombëtare e shënon nga viti 1966 me qëllim të promovimit të rëndësisë së arsimimit të fëmijëve dhe të rriturve.

Sipas të dhënave të UNESCO, rreth 775 milionë persona të rritur në planet nuk kanë as minimumin e nivelit të shkollimit, 1 në 5 persona të rritur janë analfabet nga të cilët 2/3 janë femra. Rreth 75 milionë fëmijë nuk vijojnë shkollimin, nuk ndjekin rregullisht shkollimin ose e kanë braktisur tërësisht atë./ KultPlus.com

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Vjosa Osmani: Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar

Kosova do të jetë nikoçire e Lojërave Mesdhetare 2030, përcjell KultPlus.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në Facebook e përgëzoi Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e angazhuara në këtë arritje.

Në vijim gjeni postimin e plotë të presidentes Osmani:

Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.

Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe.

Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!/KultPlus.com

Universiteti i Tetovës organizon akademi përkujtimore në nder të jetës dhe veprës së nobelistit Ferid Murad

Më 11 shtator, Universiteti i Tetovës do të organizojë një akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së nobelistit Ferid Murad i cili vdiq më 4 shtator, përcjell KultPlus.

Kjo ceremoni do të mbahet në amfiteatrin ‘Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi’ të hënën nga ora 11:00.

Dr. Ferid Muradi pranoi Çmimin “Nobel” për Mjekësi 1998, në një ceremoni të bukur, ku tregoi edhe për prejardhjen e tij shqiptare./KultPlus.com

MKRS: Kosova mikpritëse e Lojërave Mesdhetare 2030

Kosova është shpallur nikoçire e Lojërave Mesdhetare 2030, përcjell KultPlus.

Në një postim në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit thuhet se ky vendim e rikthen organizimin e lojërave në Ballkan pas 51 vitesh, prej kur LM u organizuan në vitin 1979 në Split të Kroacisë.

Në vijim gjeni postimin e plotë të MKRS-së:

Kosova mikpritëse e Lojërave Mesdhetare 2030

Asambleja Gjenerale e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare sot në Heraklion të Greqisë, ka shpallur Kosovën shtet mikpritës të LM2030.

Vendimi i sotëm rikthen organizimin e lojërave në Ballkan pas 51 vitesh, prej kur LM u organizuan në vitin 1979 në Split të Kroacisë.

Programi sportiv përmban rreth 24 sporte, me pjesëmarrjen e mbi 3300 sportistëve dhe shënon bashkëpunimin e parë mes 2 shteteve në organizim, Kosovës dhe Shqipërisë. Ngjarja ndërkombëtare multi-sportive do të ketë shtrirje në gjithë territorin e shtetit me fokus në 7 komunat kryesore si dhe në bregdetin shqiptar, në Durrës.

Përmes LM2030, konsolidohet imazhi shtetëror në arenën ndërkombëtare, përforcohet përkatësia dhe identiteti shtetëror si dhe do të investohet në infrastrukturë fizike të modernizuar.

Krahas përfitimeve direkte financiare që do të vijnë me organizimin e Lojërave Mesdhetare, do të ketë edhe përfitime jodirekte por afatgjate, si promovimi i shtetit dhe zhvillimi i turizmit sportiv./KultPlus.com

Historike, Kosova shpallet shteti nikoqir i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kosova është shpallur nikoqir i Lojërave Mesdhetare Pristina 2023, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

“Historike! Kosova shpallet shteti nikoqir i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Përgëzime të gjitha palëve të përfshira në procesin e kandidimit. Së bashku, këtë rrugëtim transformativ do ta udhëheqim me shumë përkushtim dhe përgjegjësi.”, ka shkruar ministri Çeku./KultPlus.com

“The Travel”: Vizitoni vendin unik dhe historik të Shqipërisë këtë vjeshtë

I vendosur në zemër të Evropës Juglindore, Ballkani është një perlë e fshehur që pret të zbulohet. Duke ofruar një përzierje magjepsëse të mrekullive natyrore, kulturave të ndryshme dhe historisë së pasur, ky rajon po tërheq gjithnjë e më shumë aventurierët dhe eksploruesit. Nga peizazhet befasuese që rivalizojnë më të mirat në Evropë deri te vlerat multikulturore që pasqyrojnë historitë shekullore, Ballkani është kthyer në një “joshje të pamohueshme”. Udhëtarët mund të zhyten në qytetet e lashta, të kënaqen me kuzhinën e këndshme dhe të përjetojnë ngrohtësinë e mikpritjes së vendasve, shkruan në një artikull gazetarja Joane Acar të botuar në revistën digjitale amerikane “The Travel”.

Me përballueshmërinë, sigurinë dhe ndjenjën e aventurës, këtu janë 10 arsye për të vizituar këtë destinacion magjepsës.

Perla e fshehur natyrore e Evropës

Kur bëhet fjalë për peizazhe mahnitëse, Ballkani qëndron përtej çdo konkurrence në Evropë.

Riviera Shqiptare ofron disa nga ujërat më të kthjellëta bruz në botë, të vendosura mes maleve të gjelbëruara.

Liqeni i Ohrit dhe qytetet bregdetare ofrojnë një bukuri mahnitëse dhe mikpritëse.

Alpet që shtrihen në Shqipëri rivalizojnë Banskon e Bullgarisë!

Shkrirja e kulturave

Ndërsa vjeshta pëshpërit nëpër Shqipëri, peizazhi kulturor bëhet edhe më magjepsës.

Arkitektura këtu nuk është si në çdo vend tjetër, ajo reflekton ndikimet nga kulturat osmane dhe bizantine.

Kishat e epokës bizantine me kupolat e tyre ikonike me pllaka të kuqe qëndrojnë krah për krah me xhamitë delikate prej mermeri.

Ndërsa çdo vend në Ballkan ka kulturën e tij të veçantë, Shqipëria ofron një mikpritje dhe sjellje të qetë dhe gazmore.

Kuzhina e këndshme dhe e përballueshme

Vjeshta në Shqipëri ofron një kuzhinë me thesare të freskëta sezonale.

Toka bujqësore e bollshme siguron që tregjet të mbushen me produkte organike, të përsosura për të krijuar pjata të këndshme.

Dieta mesdhetare është një element kryesor, me pjata si sallatë domate, e njohur në të gjithë Shqipërinë, Greqinë, Turqinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, me emra të ndryshëm.

Kjo sallatë freskuese kombinohet nga tranguj, domate, ullinj dhe ndonjëherë speca ose qepë, të mbushura me djathë të grirë.

Mishrat e pjekur në skarë, duke përfshirë qebapët janë gjithashtu të përhapura në Shqipëri, secila zonë i shërben këto pjata në stilin e vet unik.

Qytete antike

Parku Kombëtar i Butrintit ka një histori mijëravjeçare, i cili shfaq rrënojat e paprekura nga perandori të ndryshme në një sfond të bukurisë natyrore që të lë pa frymë.

Territor i paeksploruar për turistët

Ajo që e bën eksplorimin e Shqipërisë kaq interesante është se, në shumë vende, njerëzit i kanë pamjet vetëm për vete. Ndërsa ekzistojnë pikat e nxehta turistike, pjesa më e madhe e rajonit mbetet jashtë rrugës së rrahur.

Vizitorët mund të ngjiten në kështjellat antike, të eksplorojnë rrënojat e lashta të UNESCO-s dhe të enden nëpër muzetë kulturore në Shqipëri pa hasur një fluks turistësh.

Aktivitete emocionuese në natyrë

Ballkani ofron një gamë të gjerë aktivitetesh emocionuese në natyrë për entuziastët e natyrës dhe kërkuesit e aventurës. Nëse jeni të apasionuar pas ecjes, çiklizmit apo sporteve ujore, Shqipëria ka alternative për të ofruar për të gjithë./KultPlus.com

The remote village of Theth in the Albanian Alps has become popular with hikers in recent years. I managed to hitchhike to Theth from Shkodra, getting rides on these remote roads by a number of awesome Albanians. The next day, I got up early to capture the sun rising behind the mountains and hike a very scenic path to the village of Valbona, which is more accessible thanks to a paved road, but lacks the vibe that remote Theth has.

“Hungarezët zbulojnë mrekullinë shqiptare…”

Shqipëria nuk e ka shkelmuar ende ‘murin turistik’ mbi Evropë, por tashmë është ngjitur në listën e destinacioneve më të kërkuara nga vizitorët e huaj! Turistët hungarezë kanë filluar ta zbulojnë gjithnjë e më shumë!

Në bazë të vendndodhjes së saj, Shqipëria është një nga vendet më të bukura të kontinentit, e cila kufizohet nga deti Jon në jugperëndim dhe deti Adriatik në perëndim, ndërsa 70 për qind e territorit të vendit është male piktoreske dhe të pabanuara, shkruan në një artikull gazetari Oszkár Rétsági të botuar në të përditshmen hungareze “Player”.

Ajo ka më shumë se 300 kilometra vijë bregdetare, dhe për më tepër, ka edhe rivierën e saj.

Vendpushimi më i famshëm është Ksamili me një vendndodhje përrallore, një fshat i vendosur në një gadishull të ngushtë të kufizuar nga deti Jon dhe liqeni i Butrintit.

Plazhi ranor i Vlorës dhe zona rreth Durrësit janë gjithashtu pjesë e Rivierës Shqiptare.

Por, ka edhe plazhe të mrekullueshme në Dhërmi, Borsh dhe Lukovë.

Pas fluksit të turistëve në vendbanimin, që ndodhet 10 kilometra larg qytetit të Sarandës, nisën të ndërtohen qindra hotele.

Atraktiviteti i Shqipërisë qëndron në faktin se ajo ende nuk është përfshirë plotësisht nga globalizimi, por kjo është edhe një e metë e saj, Ballkani duhet të ishte përgatitur për fluksin ne rritje të vizitorëve.

Njerëzit tashmë po socializohen me turizmin pasi komunizmi nuk kaloi pa lënë gjurmë.

Perveç kryeqytetit të Tiranës, ka edhe vendbanime të tjera të bukura, si Kruja dhe Berati./ KultPlus.com

Shqipëri, hapet festivali për inovacionin

Në Shqipëri është hapur festivali i dedikuar inovacionit, “InnFest 2023”, i cili për disa ditë me radhë do të mbledhë së bashku profesionistë të fushave të ndryshme dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave, raporton Anadolu.

Nën temën “Si do të lidhemi në të ardhmen” eventi do të organizohet në Parkun Olimpik në Tiranë, ndërkohë pjesë e tij janë disa aktivitete.

“InnFest” është një event i organizuar me panele të ndryshme diskutimi me temat kryesore qëndrueshmërinë dhe inovacionin, ndërsa pjesë do të jetë edhe muzika.

Eventi në datat 8-10 shtator do të organizohet nën bashkëpunimin e disa organizatave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në Qeverinë e Shqipërisë dhe Bashkisë së Tiranës

“InnFest” do të mbledhë bashkë institucione, kompani dhe startup-e nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, sipas organizatorëve për të shfaqur potencialin e tyre dhe risitë që zbatojnë në treg.

Përgjatë 3 ditëve do të ketë aktivitete me fokus sfidat që u parashtrohen novatorëve dhe profesionistëve të ndryshëm në të tashmen dhe sidomos në të ardhmen. / KultPlus.com

“Ethos”, ekspozita që u prezantua në muret e objektit të Komunës së Prishtinës

Expoart.40 ka hapë ekspozitën e radhës të titulluar “Ethos”,  por veçantia e kësaj ekspozite është se veprat e kuruara tashmë janë vendosë në muret e objektit të Komunës së Prishtinës, përkatësisht në korridoret e këtij objekti, shkruan KultPlus.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për këtë ngjarje kulturore, dhe KultPlus ju sjell të plotë njoftimin rreth kësaj ekspozite.

🌅Në ndërtesën e vjetër të Kryeqytetit, u hap ekspozita “Ethos” e mbështetur nga Drejtoria e Kulturës dhe e realizuar nga @Expoart.40, e cila eksploron lidhjen në mes të identitetit dhe vlerave dhe se si këto mund të shfaqen nëpërmjet artit bashkëkohor.

Punimet janë realizuar përgjatë muajit gusht nga artistët e rinj studentë të Artit Konceptual dhe Mediave të Reja, Arkitekturës si dhe Dizajnit të Modes në bashkëpunim me ligjërues ekspertë të fushës së artit të cilët kanë inspiruar rrugëtimin e tyre profesional.

Falenderojmë artistët tanë të rinj të cilët ngjallën koridoret e Institucionit të Kryeqytetit me shpërfaqjen e artit të tyre unik.

@Drejtoria e Administratës

#PrishtinaePërjetimeve 💛/ KultPlus.com

“Mendim Drini” i shkrimtarit Jusuf Buxhovi promovohet në Gjakovë

Shkrimtari Jusuf Buxhovi sapo ka publikuar romanin “Mendim Drini”, roman që është promovuar sot në Gjakovë, përkatësisht në Bibliotekën e Qytetit “Ibrahim Rugova”, shkruan KultPlus.

Për këtë promovim libri është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, ku KultPlus ju sjell njoftimin e plotë.

Në ambientet e Bibliotekës “Ibrahim Rugova”, në praninë e adhuruesve të fjalës së shkruar, është promovuar libri “Mendim Drini” nga shkrimtari jonë Jusuf Buxhovi 📚.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës Ardian Gjini, i cili ndër të tjera, u shpreh se Jusuf Buxhovi dhe krijimtaria e tij letrare, janë vlerë e shtuar e kombit tonë, dhe ky fakt na bën krenarë si Gjakovë. “Jusuf Buxhovi është në kulmin e karrierës si shkrimtar dhe unë gjithmonë mburrem kur mbaj në duar librat e tij të jashtëzakonshëm dhe me shumë vlerë për historinë, letërsinë dhe kulturën tonë. Shëndet dhe suksese në krijimin e veprave të ardhshme” tha ai./ KultPlus.com

Ministri Çeku: Gjithmonë krenarë me përkushtimin dhe angazhimin e kineastëve

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Hajrulla Çeku pjesëmarrjen e kineastëve kosovarë në Festivalin e Filmit në Venecia e ka vlerësuar lart, duke shtuar se kineastët tanë po shfaqin talentin dhe kreativitetin e tyre në mesin e krijuesve të shquar nga e gjithë bota, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell të plotë reagimin e ministrit Çeku.

Kineastët tanë po shfaqin talentin dhe kreativitetin e tyre në mesin e krijuesve të shquar nga e gjitha bota, në ngjarjet më të mëdha të filmit e artit në botë. 🎥🇽🇰

Premiera e filmit “Bota Jonë” nga regjisorja Luana Bajrami u dha mbrëmë në Festivalin e Filmit në Venedik. Gjithashtu u shfaqën “House keeping for beginners”, me aktore Ilire Vinca dhe Rozafa Çelaj, si dhe “A Short Trip” i Erenik Beqirit.

Gjithmonë krenarë me përkushtimin dhe angazhimin e tyre. Suksese në garë!⭐️/ KultPlus.com

Kryeministri Kurti në premierën e filmit “Bota jonë” në Venecia

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka marr pjesë në premierën botërore të filmit “Bota jonë”, me regji të Luana Bajramit, e cila në festivalin e Venecias po prezantohet në kategorinë “Orizzonti Extra”, shkruan KultPlus.

Për pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti kanë njoftuar edhe nga MKRS, njoftim që mund ta lexoni të plotë.

“Bota jonë” shfaqet krahas filmave të tjerë ndërkombëtarë të nivelit më të lartë kinematografik në Festivalin e Venedikut⭐️🎞

“Bota jonë” filmi i regjisores 22 vjeçare, Luana Bajrami, u shfaq mbrëmë në Festivalin e Filmit në Venedik, dhe po garon në kategorinë “Orizzonti Extra”.

Filmin e ndoqën kryeministri Kurti, bashkë me regjisoren Bajrami, producentët Valbone Rahmani dhe Eric Toledano, aktorët e roleve kryesore, Elsa Mala, Albina Krasniqi, Don Shala, Aurora Ferati, Gani Rrahmani, Uratë Shabani dhe Tristan Halilaj, ambasadoren Lendita Haxhitasim, Blerta Zeqirin, drejtoren e QKK-së si dhe Rozafa Imamin, këshllitare politike në MKRS.

I gjithë ekipi u përshëndet dhe u përgëzua nga Roberto Ciccutto, Presidenti i Bienales së Venedikut gjatë koktejit të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Itali.

“Bota jonë” është produksioni i parë që përfiton nga marrëveshja e bashkëprodhimit kinematografik që Franca dhe Kosova nënshkruan në Festivalin e Filmit në Kanë 2022. Para tij, në Venedik janë shfaqur “House keeping for beginners”, me aktore Rozafa Çelaj e Ilire Vinca, për të vazhduar me “A Short Trip” të Erenik Beqirit nga Shqipëria, ku luajnë edhe Luana Bajrami e Arben Bajraktaraj./ KultPlus.com

Kori i Filharmonisë së Kosovës gati për sezonin vjeshtor, koncerti nën dirigjimin e Memli Kelmendit

Kori i Filharmonisë së Kosovës është duke u bërë gati për koncertin vjeshtor, koncert që do të mbahet më 12 shtator, në Kishën Katolike “Shën Ndou”, shkruan KultPlus.

Koncerti që do të nisë në ora 20:00 që do të prezantihet nën dirigjimin e dirigjentit Memli Kelmendit do të përfshijë vepra të njohura të kompozitorëve si: Eric Whitacre, Frank Ticheli, Johann S. Bach, John Williams…/ KultPlus.com

Në Venecia edhe Ilire Vinca me të bijën Rozafa Çelaj, pjesë e filmit “House keeping for beginners”

Filmi “House keeping for beginners”, me regji të regjisorit maqedonas Goran Stolevskit, si bashkëprodhim minor midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është prezantuar me premierë në pasditen e së mërkurës në festivalin e Venecias, shkruan KultPlus.

Në këtë film, si rezultat i këtij bashkëpunimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me role të tyre janë paraqitë dy aktore kosovare, nënë e bijë: Ilire Vinca e Rozafa Çelaj, të cilat edhe kanë parakaluar në tapetin e kuq të këtij festivali prestigjioz./ KultPlus.com

Industria e Filmit nga Izraeli, fokus në edicionin e sivjetmë të PriFest

PriFest po i numëron ditët deri në hapjen e edicionit të 15-të, e që për këtë edicion tashmë janë prezantuar disa nga kategoritë e prezantimit, shkruan KultPlus.

Në këtë vit, Industria e Filmit të Izraelit do të jetë në fokus të PriFest, për të cilën kanë njoftuar edhe organizatorët. KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e këtij festivali.

Focus: Israel

Jemi të lumtur të ju njoftojmë që sivjet Focus Programi tradicional i PriFest do të përqendrohet te industria filmike e shtetit të Izraelit.

Me mbështetjen e Ambasadës së Izraelit në Kosovë, në PriFest do të vijnë kineastë dhe organizatorë të festivaleve nga Izraeli, për t’i prezantuar filmat dhe projektet e tyre, si dhe për të marr pjesë ne platformën rajonale të industrisë së filmit PriForum.

4 projekte izraelite do të garojnë në Best Pitch, ndërsa do të shfaqen 1 Premierë Botërore, 1 Premierë Ndërkombëtare dhe 1 Premierë Kosovare si pjesë e programit Focus: Israel. Tri filmat që do të shfaqen janë:

Karaoke nga Moshe Rosenthal, Izrael / Premierë Kosovare (103 min)

Meir dhe Tova (60) jetojnë një jetë të klasës së mesme në periferi të një qyteti të qetë, të rrënuar nga një ndjenjë e pashprehur e zhgënjimit dhe keqardhjes. Kur Itsik Marziano (55), i cili më parë punonte si agjent i modeleve në Miami, vjen për të banuar në ndërtesën e tyre, epshi i tyre për jetën rindezet. Çifti magjepset nga beqari ndërkombëtar mendje-hapur, i cili nuk u nënshtrohet pritshmërive sociale. Meir përpiqet të ndryshojë pamjen e tij, në përpjekje për t’u shndërruar në një njeri modern, ndërsa Tova përpiqet ta kthejë Itsikun në mikun e tyre më të mirë. Por shumë shpejt, ata obsesionohen me Itsikun dhe shtyhen me fqinjët e tyre për pëlqimin e tij. Në përpjekjen e tyre për ta bërë atë për vete, e gjithë ekzistenca e tyre iu kthehet mbrapsht.

Bound nga Yotam Nissim Sas, Izrael / Premierë Ndërkombëtare (15 min)

Në periferi të Jerusalemit, një grup fëmijësh përfshihen në një luftë që del jashtë kontrollit drejt pasojave katastrofike. “Bound” paraqet mënyrën se si dhuna e formëson hierarkinë, por shpëtimi vjen vetëm me sakrificë e dhembshuri.

Revived nga Uriya Hertz, Izrael / Premiere Botërore (17 min)

Një natë në një gej bar në Jerusalem, Aaroni e humb çantën e tij. Në pamundësi për t’u kthyer në shtëpi pa të, ai merr ndihmë nga Sefi, banakieri. Fatet e të dyve do të lidhen sonte.

Së fundmi, Kosova dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje bilaterale për koproduksion të filmave. PriFest do ta organizojë një diskutim me panel gjatë festivalit për ta prezantuar këtë traktat dhe për të eksploruar mundësi të reja për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet industrive filmike të dy shteteve.

Shkëlqesia e Saj Tamar Ziv, Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, shprehi kënaqësinë e saj për praninë e madhe të kineastëve izraelitë në edicionin e 15 të PriFest, që do të mbahet gjatë përvjetorit të 75-të të Pavarësisë së Izraelit dhe përvjetorit të tretë të njohjes së Kosovës nga Izraeli. “Me marrëveshjen në fushën e koproduksionit kinematografik, unë besoj që bashkëpunimi jonë vetëm do të thellohet. Dua ta falenderoj PriFest-in dhe Drejtorin Fatos Berisha që e kanë vënë në fokus Izraelin sivjet, si dhe që i kanë ftuar 12 kineastë dhe organizatorë të festivaleve nga Izraeli për të marr pjesë në këtë festival të rëndësishëm. Jam e bindur që vitin tjetër do të shohim një rritje të numrit të koproduksioneve ndërmjet Izraelit dhe Kosovës”, tha Ambasadorja Ziv.

Drejtori i PriFest, Fatos Berisha, tha se e pret me ëndje Programin Focus të këtij edicioni: “Kënaqësi e madhe është për neve që po e presim një delegacion të madh të kineastëve nga Izraeli. Dua ta falenderoj znj Ambasadore Tammy Ziv për mbështetjen e saj. Ne në PriFest besojmë se ky është fillimi i miqësive dhe bashkëpunimeve të reja ndërmjet kineastëve të dy shteteve”.

PriFest do ta mbajë edicionin e 15 nga 12-17 shtator në Kino Armata, Prishtinë.

#Israel75 #prifest #forher #vjosaforever/ KultPlus.com

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës së UP-së triumfojnë në garën e “Inspireli”, fitojnë tri vendet e para

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, fitojnë tri vende të para në platformën ‘Inspireli’ – garë ndërkombëtare e studentëve .

Studentët e vitit të pestë të Fakultetit të Arkitekturës, të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina‘, janë shpallur fitues në 3 nga gjithsej 6 kategoritë të garës ndërkombëtare të organizuar nga platforma ndërkombëtare për arkitekturë ‘Inspireli‘ për projektimin e resortit turistik ‘Miris Garden‘, në lokacionin Stari Grad – Paklenica, që gjendet pranë qytetit të Zarës, në Kroaci.

“Është një sukses jashtëzakonisht i madh për studentët tonë të shkëlqyeshëm, që të shpërblehen me vende të para në këtë garë, mes 163 projekteve garuese nga 38 vende të botës. https://www.inspireli.com/en/awards/croatia-winners

Studentët fitues me projektet e tyre janë:

1. Vendi i parë në kategorinë e projektimit të qendrës komerciale, Besjana Ramadani, Alma Sylejmani dhe Adissa Hajdari, të cilat projektin e zhvilluan në kuadër të studios – lëndës Projektim – Ekonomike (sem. IX) nën mentorimin e Prof.Ass.Dr. Arta Xhambazi

2. Vendi i parë në kategorinë e projektimit të hotelit, Era Pelaj, Ermonda Gashi dhe Elton Bajramaj, të cilët projektin e zhvilluan në kuadër të studios – lëndës Projektim – Banim (sem. IX) nën mentorimin e Prof.Ass.Dr. Rozafa Basha

3. Vendi i parë në kategorinë e projektimit të apartamenteve, Lendrit K. Krasniqi, Lirigzon Olluri dhe Albion Hetemi, të cilët projektin e zhvilluan në kuadër të studios – lëndës Projektim – Banim (sem. IX) nën mentorimin e Prof.Ass.Dr. Rozafa Basha

Kjo ishte ndër garat e para të organizuara nga platforma ‘Inspireli‘ ku kombinohet konkursi projektues dhe arsimimi, me ç‘rast falë zhvilluesve ndërkombëtarë të resortit në Kroaci dhe zyrës kryesore projektuese në Pragë, iu ofrua një përvojë e veçantë studentëve të arkitekturës nga universitete të ndryshme nga mbarë bota, për të kontribuar në projektimin e përmbajtjeve të resortit turistik në afërsi të Zarës. Suksese të mëtutjeshme studentëve tanë në projektet e radhës!”, thuhet në njoftimin e Fakultetit të Arkitekturës së UP-së./ KultPlus.com

Kush janë qytetet me ajrin më të ndotur në Evropë

Pothuajse e gjithë popullsia evropiane jeton në qytete shumë të ndotura, ku nivelet mesatare vjetore të grimcave të pluhurit janë më të larta se limitet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Pra gati të gjithë në kontinent thithin ajër, që është provuar të jetë i dëmshëm për shëndetin, gjë që mund të jetë fatale.

Ndotja e ajrit rrit rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe zemrës dhe ul jetëgjatësinë.

“Shumë njerëz po sëmuren me nivelet aktuale të ndotjes së ajrit. Është e qartë se më me pak ndotje të ajrit këto shifra do të reduktoheshin”, thotë Mark Nieuwenhuijsen, drejtor i Institutit të Barcelonës për Shëndetin Botëror (ISGlobal).

Sa i ndotur është ajri në Evropë?

Së bashku me European Data Journalism Network, DW vlerësoi të dhënat satelitore të Shërbimit për Monitorimin e Atmosferës Copernicus (CAMS), Copernicus Atmospheric Monitoring Service (CAMS).

Analiza tregon se në vitin 2022 pothuajse të gjithë në Evropë – 98 përqind e popullsisë – jetonin në zona, ku përqendrimet e pluhurit të imët ishin mbi kufirin e vendosur nga OBSH.

Përjashtimet e vetme ishin Islanda, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia.

Sipas OBSH-së përqendrimi mesatar vjetor i grimcave të pluhurit të imët nuk duhet të kalojë pesë mikrogramë për metër kub ajër. Një mikrogram është një mijë herë më pak se një miligram. Sipas analizës sonë rajonet më të ndotura të Evropës arrijnë çdo vit një përqendrim mesatar prej rreth 25 mikrogramësh për metër kub pluhuri të imët (PM2,5).

Në fakt nivelet e larta të ndotjes së ajrit për disa qytete evropiane janë tashmë të njohura. Megjithatë kjo analizë e re e të dhënave ofron për herë të parë një vështrim gjithëpërfshirës të problemit në të gjithë Evropën: ne krahasojmë nivelin e ndotjes në rajone të ndryshme, duke treguar se ku është përmirësuar cilësia e ajrit dhe ku është përkeqësuar.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se si masat e marra nga politika ndihmojnë në reduktimin e grimcave në ajër. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në sfondin e debatit të BE mbi rregulloret e reja të ndotjes së ajrit, që pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Çfarë janë grimcat e pluhurit?

Pluhuri i imët – i quajtuar zakonisht shkurt PM2.5 – përbëhet nga grimca shumë të vogla, një kombinim i shumë materialeve dhe ndotësve të ndryshëm. Këta ndotës nuk mund të shihen me sy të lirë. Ata kanë një diametër prej më pak se 2.5 mikrometra, që është rreth 30 herë më i hollë se një fije e vetme floku. Edhe pse ka shumë substanca të tjera, që janë të dëmshme për shëndetin, diskutimi shpesh përqendrohet te pluhuri i imët. Sepse ka prova të qarta shkencore për efektet negative të tij për shëndetin.

Sa i ndotur është ajri i Evropës në krahasim me pjesën tjetër të botës?

Cilësia e ajrit në Evropë është në përgjithësi më e mirë se në rajonet e tjera të botës. Në qytetet në veri të Indisë – si Nju Delhi, Varanasi ose Agra – vlera mesatare PM2.5 mund të arrijë deri në 100 mikrogramë për metër kub.

Në Evropë vlerat maksimale janë rreth 25 mikrogramë për metër kub. Edhe në nivelet relativisht të ulëta të Evropës ndotja e ajrit ka ndërkohë pasoja domethënëse mbi shëndetin.

Çfarë propozon BE si limit?

Rregullat e reja të Bashkimit Evropian për cilësinë e ajrit në Evropë do të lejojnë një përqendrim mesatar vjetor prej 10 mikrogram pluhuri të imët për metër kub ajër. Komiteti i Parlamentit Evropian për Mjedisin pati propozuar, që të pranohen rekomandimet e OBSH-së, të cilat janë më rigoroze, me pesë mikrogramë grimca të imta për metër kub ajër.

Edhe 10 mikrogram do të ishin një përmirësim në krahasim me standardet aktuale, që lejojnë përqendrime vjetore të PM2.5 me 20 mikrogramë për metër kub – katër herë më lart se rekomandimi aktual i OBSH-së.

Mjaft të ndotura janë aktualisht pjesë të Evropës Lindore, lugina e lumit Po në Itali dhe rajone të mëdha metropolitane si Athina, Barcelona dhe Parisi. Studiuesit në fushën e shëndetësisë dhe ambientalistët argumentojnë se udhëzimet e reja të BE duhet të miratojnë kufijtë e OBSH-së, por pranojnë se kjo gjë do të ishte e vështirë.

“Limitet e BE nuk marrin parasysh vetëm arsyet shëndetësorë, por edhe argumentet ekonomikë. Limitet e OBSH-së nga ana tjetër janë krijuar nga ekspertë, që kanë parasysh vetëm shëndetin”, thotë studiuesi Nieuwenhuijsen. “Shpresoj se BE do të ndjekë udhëzimet e OBSH-së. Por disa ndoshta do të argumentojnë, se e gjitha do të ishte shumë e shtrenjtë.”

Sa vdekje nga ndotja e ajrit mund të parandaloheshin?

Autoritetet e mjedisit raportojnë se mijëra njerëz vdesin para kohe çdo vit nga sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit. Në mesin e shkurtit 2023 shumë qytete në Luginën e lumit Po në Itali u mbuluan nga smogu. Veçanërisht të prekura qenë Lombardia dhe Veneto. Sipas studiuesve të Copernicus përqendrimi mesatar ditor i PM2.5 gjatë asaj kohe u rrit në mbi 75 mikrogramë për metër kub në qytete si Milano, Padova dhe Verona.

Kjo gjendje lidhet pjesërisht edhe me gjeografinë e rajonit: ai është i rrethuar nga male, kështu që ndotja e shkaktuar nga trafiku i rënduar, industria, emetimet bujqësore dhe ngrohja e banesave mbeten në zonë.

Një studim i botuar në revistën shkencore The Lancet vlerësoi në bazë të të dhënave të vitit 2015, se rreth 10 për qind e vdekjeve në qytetet si Milano mund të shmangeshin, nëse përqendrimet mesatare të PM2.5 bien me rreth 10 mikrogramë për metër kub.

Studiuesit arritën në përfundimin se totali i 100.000 vdekjeve nga ndotja e ajrit mund të shmangej çdo vit, nëse qytetet kryesore të Evropës do të mund të reduktonin ndotjen nga grimcat në pesë mikrogramë për metër kub. Por nuk është ky drejtimi, që po merr zhvillimi i Luginës së lumit Po.

Përveç vendndodhjes së pafavorshme gjeografike, ne kemi bërë pikërisht të kundërtën e asaj që duhet të bëjmë”, thotë Anna Gerometta, avokate dhe presidente e Cittadini per l’Aria, një organizatë joqeveritare italiane, që angazhohet për rregulla më të rrepta për cilësinë e ajrit në Itali. Gerometta thotë se masat aktuale kundër ndotjes nga makinat, ngrohja e shtëpive dhe fabrikat e mishit janë shumë të dobëta për të konfrontuar shkallën e problemit.

Çfarë mund të bëjë politika për të përmirësuar cilësinë e ajrit?

Në disa pjesë të Polonisë nivelet e ndotjes janë ndër më të lartat në Evropë. Por që nga viti 2018 – viti i parë në analizën tonë – ato po bien në mënyrë të vazhdueshme.

Një shembull është Krakovi, qyteti i dytë për nga madhësia në vend. Në vitin 2018 ndotja nga pluhuri i imët ishte rreth 25 mikrogramë për metër kub. Deri në fund të vitit 2022 ajo ra me më shumë se 20 për qind. Ajri po bëhet më i pastër edhe në qytetet fqinje si Katovice, Glivice dhe Tychy si dhe Poznań dhe në kryeqytetin Varshavë.

Autoritetet polake kishin vendosur të modernizojnë sistemet e ngrohjes të shumë ndërtesave të banimit, të njohura zakonisht si “duhanpirës”. “Ne i quajmë ata “duhanpirës”, sepse prodhojnë shumë tym”, thotë Piotr Siergiej nga organizata për mjedisin Polish Smog Alert. “Rreth 800.000 janë zëvendësuar, por kanë mbetur edhe rreth 3 milionë. Është një proces i ngadaltë.”

Në vitin 2019 rajoni i Krakovit ndaloi ngrohjen me qymyr dhe dru në ndërtesat e banimit. Ndërkohë janë ndërruar pothuajse të gjitha sistemet e vjetra të ngrohjes.

Si ndikon opinioni publik mbi ndotjen e ajrit te politika?

Para dhjetë vjetësh, kur flitej për ndotjen e ajrit në Poloni, njerëzit thonin se “nuk ishte ndonjë problem i madh”, thotë Siergiej. “Pra, suksesi më i madh është ndryshimi i perceptimit.” Ligji, sipas tij, është i rëndësishëm, por politika do të bëjë vetëm atë, që duan zgjedhësit.

Në Itali ka një problem të ngjashëm, komunikimi midis shkencës dhe jetës së përditshme: “Njerëzit nuk e kuptojnë problemin e ndotjes së ajrit. Ngaqë shpesh nuk e sheh, nuk i njeh efektet e tij”, thotë ambientalistja Gerometta.

Por gjërat janë duke ndryshuar. Rreth gjysma e popullsisë së Evropës beson se cilësia e ajrit të tyre është përkeqësuar gjatë dekadës së fundit. Ky ishte rezultati i një sondazhi të Eurobarometrit nga viti i kaluar.

Shumica e njerëzve në BE i shohin sëmundjet e frymëmarrjes, që shkaktohen nga ndotja e ajrit, si një problem serioz. Shumë të anketuar deklaruan se nuk ishin të informuar mirë për standardet aktuale. Por shumica dërrmuese e atyre, që e konsiderojnë vetën të informuar, mendon se duhen forcuar rregullat e cilësisë së ajrit./DW

700 tifozë zviceranë në “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosovë – Zvicër

Federata e Zvicrës ka njoftuar se 700 tifozë zviceranë kanë prerë biletat për ta parë ndeshjen Kosovë – Zvicër

Pos kësaj, sipas mediave në Zvicër, ky numër mund të jetë edhe më i madh, pasi mund të këtë familjarë të Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe futbollistëve të tjerë kosovarë që luajnë për Zvicrën e që mund të bëjnë tifozllëk për ta.

Argëtimi me golf

Çfarë duhet të bëni në kohën tuaj të lirë? Pas stërvitjes të së mërkurës, disa yje të Zvicrës ndërruan topin e madh me një top të vogël për të bërë një lojë golfi. E duket që Zvicra ka shumë të pasionuar pas këtij sporti, e që nuk janë shqiptarët por yjet e Zvicrës si Renato Steffen, Gregor Kobel dhe Ruben Vargas. Edhe trajneri Murat Yakin duket se pëlqen të luajë gol dhe ai e bëri këtë gjatë kësaj kohe.

Zvicra nuk do të stërvitet në Kosovë

Sipas asaj që shkruan Blick, Kombëtarja e Zvicrës nuk do të mbajë asnjë stërvitje në Kosovë. Stërvitja e fundit do të jetë premten në mbrëmje në Valais. Ata pritet që të udhëtojnë me avion nga Sioni në orën 15:30 për në Prishtinë ku do të mbërrin për rreth dy orë. Sommer, Xhaka dhe disa futbollist të tjerë pritet të udhëtojnë vetëm me një bagazh dore e ku ai pritet të arrijë sonte në Kosovë nga Zurichu.

Shumë tifozë zviceranë në Kosovë

Sipas Federatës së Zvicrës, rreth 700 tifozë zviceranë do ta ndjekin ndeshjen në sektorin e mysafirëve të stadiumit Fadil Vokrri, derisa stadiumi ka kapacitet 14000 njerëz dhe është ndërtuar në vitin 1922. Mediat në Zvicër thonë se përpos këtyre 700 tifozëve aty mund të këtë edhe fansa të tjerë të Zvicrës, që janë fansa të Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Uran Bislimit.

Të gjitha futbollistët, të gatshëm për lojë nga Zvicra

Përveç Filip Ugrinic, i cili u ftua për herë të parë, por që nuk erdhi për shkak të një lëndimi në ije, Murat Yakim ka gati tërë skuadrën dhe nuk ka pasur ndonjë lëndim gjatë stërvitjeve.

Nënshkruhet kontrata për projektin arkitekturor për Parkun Kombëtar të Butrinitit

Sot është nënshkruar kontrata mes Fondacionit për Menaxhimin e Butrinitit dhe studios fituese të Japonisë, që bart vulën e arkitektit të famshëm Kengo Kuma, shkruan KultPlus.

Për këtë kontratë ka njoftuar ministrja e Ministrisë së Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti, njoftim që e keni të plotë.

Nënshkrimi i kontratës mes Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit dhe studios japoneze, që u shpall fituese e konkursit ndërkombëtar për projektin arkitekturor të qendrës së vizitorëve, @kkaa_official hap një faqe të re në historinë e 🏛️Parkut Kombëtar të Butrintit, duke i kthyer dinjitetin portës hyrëse të tij dhe duke orientuar vizitorin drejt një pasurie botërore.

E shkrirë me natyrën dhe në respekt të plotë me të, kjo qendër do t’i shërbejë vizitorëve, artizanëve dhe komunitetit lokal./ KultPlus.com

Nagavci paralajmëron prindërit: Do të përballeni me ligjin nëse shpenzoni mjetet për blerjen e librave për diçka tjetër

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar prindërit që keqpërdorin mjetet që MASHT ua ka ndarë për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët, se do të përballen me ligjin.

Nagavci në ATV ka thënë se për të shmangur keqpërdorimet, në formular secili prind apo kujdestar që aplikon konfirmon se mjetet do t’i shpenzoj për blerjen e teksteve sipas ligjit.

“Ne edhe për të siguruar që shmanget cdo keqpërdorim i mundshëm, në aplikim secili prind apo kujdestar që ka aplikuar ka konfirmuar se është prindi apo kujdestari i fëmijës për të cilin aplikon dhe se mjetet të cilat i ka marrë do t’i shpenzoj për të përmbushur obligimin sipas ligjit për blerjen e teksteve shkollore. Nëse këto mjete i shpenzon për diçka tjetër, do të përgjigjet sipas legjislacionit në fuqi. Pra secilli që i keqpërdor këto mjete, mbahet përgjegjës sipas legjislacionit në fuqi”, ka thënë Nagavci në ATV.

Ajo ka përmendur shumën e parave që është shpenzuar ndër vite për tenderët për furnizim me tekste shkollore. Sipas Nagavcit, librat sivjet po shiten më lirë sesa që i janë shitur vitin e kaluar MASHT.

“Në vitin 2008, shuma e shpenzuar për tekste ka qenë mbi 2 milionë euro, vetëm një vit më pas ka qenë mbi 9 milionë, ndërkaq vitin e kaluar kanë qenë mbi 16 milionë. Ka pas rritje të cmimeve sidomos në vitin e fundit pas luftës në Ukrainë e pandemisë”, ka deklaruar Nagavci.

Apple humb 200 miliardë Dollarë në 2 ditë pas bllokimit të Kinës

Aksionet e gjigandit amerikan të teknologjisë Apple kanë rënë për të dytën ditë me radhë pas njoftimit se punonjësve të qeverisë kineze u është ndaluar përdorimi i iPhone.

Rënia e aksioneve me 6% përllogaritet në rreth 200 miliardë Dollarë për dy ditë. Kina është tregu i tretë më i madh për shitjen e pajisjeve të Apple, duke përmbushur 18% të të ardhurave totale.

Po kështu Kina është vendi ku prodhohen shumica e produkteve të Apple.

Mediat amerikane raportuan të mërkurën se Kina ka urdhëruar punonjësit e qeverisë që të mos përdorin iPhone në zyrë apo për qëllime pune. Por për lajmin nuk ka patur një reagim zyrtar nga qeveria kineze.

Kujtojmë se në datë 12 Shtator, Apple do të prezantojë modelin e ri iPhone 15. Aksionet e Apple vlerësohen në 2.8 trilionë Dollarë, më të lartat në botë në tregun e aksioneve.  /tvklan.al/ KultPlus.com

Moment krenarie, ‘Bota Jonë’ e Luana Bajramit debuton në Venecia

Regjisorja shqiptare e njohur, Luana Bajrami, po përjeton shumë momente emocionuese në festivalin e njohur të Venecias, shkruan KultPlus.

Bajrami bashkë me ekipin e saj do të shijojnë premierën e filmit të saj të fundit, “Bota jonë”. Ky film, i cili është përfshirë në kategorinë Orizzonti të këtij festivali prestigjioz.

Në këto momente të pasura me emocione, Luana Bajrami është burimi i vëmendjes së medias dhe publikut të pranishëm në Venecia.

Përveçse është e emocionuar për shfaqjen e filmit të saj në një prej festivaleve më të njohura të botës, Luana Bajrami është edhe një shembull frymëzues për të rinjtë e pasionuar për kinemanë në Kosovë dhe Shqipëri.

Festivali i Venecias vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për artistët dhe krijuesit e filmit të gjithë botës, dhe përfshirja e Luana Bajramit në këtë eveniment të madh është një moment i rëndësishëm për kinematografinë shqiptare. /KultPlus.com

Check-in Fest në Gjirokastër, 3 ditë kulturë, muzikë dhe aventurë

Check-in fest në Gjirokastër do të dhurojë gjatë tri ditëve për vizitorët, por edhe për qytetarët gjirokastritë mundësinë e argëtimit dhe promovimit kulturor e të trashëgimisë përmes aktiviteteve të shumta.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale videon promovuese të këtij aktiviteti, që do të zhvillohet nga 8-10 shtator në Qafën e Pazarit.

“Rikthehet Check-In Fest në edicionin e tretë, festivalin që mirëpret të gjithë për tre ditë rresht me evente dedikuar kulturës, muzikës dhe aventurës”, tha Kumbaro.

Qyteti i Gjirokastrës do të përcjellë superenergji për 3 ditë me radhë, të mbushura me aktivitete, të cilat bashkë do t’i japin qytetit një pamje akoma më të bukur duke ftuar të gjithë për të kaluar një eksperiencë unike.

Qafa e Pazarit do të kthehet në një vend të mahnitshëm nën tingujt e muzikës, që do të performohen nga banda dhe artistë shumë të veçantë.

Një panel me studiues dhe profesionistë të fushës do të diskutojnë mbi temën: “Qyteti inovativ” dhe ofrimi i zgjidhjeve të reja që e bëjnë qytetin akoma më shumë tërheqës.

Gjueti Thesari për të gjithë ata që janë lojtarë dhe kureshtarë. Një mundësi shumë e mirë për të zbuluar qytetin, historinë dhe vendet më pikante të tij.

Pjesë e aktiviteteve do të jetë një tjetër lloj eksperience fantastike me automjetet 4×4 që do të përshkojnë rrugë të pashkelura dhe vende mbresëlënëse.

Ndërkohë që muzika elektronike do të pushtojë rrugicat unike të qytetit. /ATSH /KultPlus.com

Më mungon ti…

Poezi e shkruar nga Pablo Neruda

Nuk është se mendimet më janë mbyllur,
Nuk është se nuk dua te shoh dritë përsëri…
Është e thjeshtë, më mungon kjo,
Kjo që adhuroj – Më mungon ti!

Nuk është se fëmijët, nuk me pëlqejnë,
Por vdes morali, para syve të mi…
Edhe iluzionet e mia vdesin,
Përpara trishtimit – Më mungon ti!

Nuk është se kam harruar, qe për burrat,
Te mos tregosh qe dashuron, quhet trimëri…
Nuk është asnjë nga këto,
Por nuk me përgjigjesh,
Kur te thërras – Më mungon ti! /KultPlus.com