‘Politikanët varfërojnë popujt e tyre, që ata të kalojnë gjithë kohën duke punuar për bukën e gojës dhe të mos kenë kohë për të protestuar’

Thënie për politikën nga politikanë të shquar botëror

1- “Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës” Gore Vidal”. /Xhon Adams

2- “Një politikan profesional është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë”/H.L. Mencken

3- “Nëse ju, zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi (Shtëpia e Bardhë), jeni po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jeni njeriu më i lumtur në botë”. /Xhejms Buhanan-Abraham Linkolnit

4- “Një nga gjërat që politika më ka mësuar mua është se burrat nuk janë të një seksi të arsyetuar apo të arsyeshëm”./Margaret Theçër

5- “Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se, të jesh president, është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget, duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet”. /Harri S. Truman

6- “Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë”/Napoleoni

7- “Politikani është ai person me politikën e të cilit nuk jeni dakord; nëse jeni dakord me të, ai është burrë shteti”. /Dejvid Llojd Xhorxh

8- “Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”. /Nikita Hrushov

9- Nuk ka më komunist se ish-komunisti që lufton komunizmin./Valsav Havel

10- Çdo qeveri degjeneron kur iu besohet vetëm sundimtarëve të popullit. Populli është i vetmi rrëzues i tyre./ Tomas Xhefërson

11- “Nëse tani nuk mund t’u japim fund ndryshimeve tona, të paktën mund të ndihmojmë ta bëjmë botën më të sigurt për diversitet”. /Xhon F. Kenedi

12- “Konservatori është ai që i zë rrugën historisë duke i bërtitur “Ndal!”./Uilliam F. Baklej, i riu

13- “Nëse jemi të fortë, forca jonë do të flasë vetë. Nëse jemi të dobët, fjalët nuk të ndihmojnë dot”. /Xhon F. Kenedi

14- “Unë kurrë nuk do të kërkoj, kurrë nuk do të refuzoj, madje kurrë nuk do të jap dorëheqjen nga një post”. /Xhorxh Uashington

15- “Një nga lukset e jetës së një politikani është se e shikon veten, ashtu siç e shikojnë atë të tjerët”./Xho Klark

16- “Liberali është ai që është aq tolerant, sa mund të mos mbajë as anën e tij në një grindje”./ Robert Frost

17- “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq”./Fridih Niçe

18- “Arti i të qenit burrë shteti është të parashikojë të pashmangshmen dhe të përshpejtojë shfaqjen e saj”./Talejrand

19- “Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë”. /Sharl de Gol

20- Rreziku i luftës lind atëherë kur një komb bëhet pafundësisht më i fuqishëm se konkurruesi i mundshëm i tij/Richard Nikson

21- Terrori i vërtetë është sikur të zgjohesh në mëngjes dhe të gjesh që kombi yt drejtohet nga klasa tënde e shkollës së mesme./ Neli MakKlung

22- “Kurrë mos u tërhiq, kurrë mos jep shpjegime, kurrë mos kërko ndjesë: Çoji gjërat deri në fund dhe lëri ata të bërtasin vetë“. /Neli MakKlung

23- “Çdo grua, që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti”./Margaret Theçër

24- “I pavaruri është ai që kërkon të nxjerrë politikën jashtë politikës”./Adlai Stivenson

25- “Në politikë është e nevojshme të tradhtosh ose vendin, ose elektoratin tënd. Unë parapëlqej të tradhtoj elektoratin“./Shark de Gol

26- “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër pas prostitucionit. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”./Ronald Regan

27- “Shtetet e mëdhenj kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta”./Stenlej Kabrik

28- “Ndëshkimi më i rëndë për të vendosur të angazhohesh në politikë, është të urdhërohesh nga dikush, që është inferiori juaj”./ Platoni

29- Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme./Sharl De Gol

30- “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që veprojnë si djalli, por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë për këtë”. /Albert Ajnshtajn

31- “Nuk mund të ketë ndonjë krizë javën që vjen. Kalendari im është mbushur plot”. /Henri Kisinger./ KultPlus.com

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit, tashmë studime të përbashkëta me dijetarët arbëreshë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi midis Akademisë së Shkencave, Qendrës për Studim dhe Publikime për arbëreshët dhe Ministrisë së Diasporës.

Nënshkrimi i këtij memorandumi u krye nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skënder Gjinushi, drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, prof. Diana Kastrati si dhe nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Ky memorandum synon koordinimin e studimeve për kulturën dhe historinë e komunitetit arbëresh, bashkëpunimin ndërinstitucional që parashikon realizimin e studimeve të përbashkëta mbi historinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh, organizimin e aktiviteteve studimore si dhe krijimin e grupeve të punës për aplikimin në projekte të përbashkëta.

Pikë me rëndësi është edhe mbështetja e studiuesve të rinj, të cilët do të realizojnë studime dhe publikime për këtë komunitet.

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, e krijuar së fundmi, është institucioni i parë në historinë e shtetit shqiptar që ka fokus ekskluziv studimet e specializuara që ngërthejnë gjithë universin kulturor, historik, letrar, social dhe antropologjik të komunitetit arbëresh, si një trashëgimi unikale kulturore në mbarë botën. /atsh/ KultPlus.com

Madonna ofron 1 milion dollarë për fondin global të koronavirusit

Ikona e muzikës pop, Madonna ofroi 1 milion dollarë në konferencën globale të koronavirusit që synon zhvillimin e një vaksine, konfirmoi Komisioni Europian.

“Sapo mora lajmin që Madonna do të ofrojë 1 milionë dollarë në përgjigjen globale të koronavirusit”, deklaroi presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen, transmeton KultPlus.

“Këto para do të llogariten në 7,4 miliardë eurot e përgjithshme të mbledhura”, konfirmoi një zyrtar i BE-së. / KultPlus.com

Prishtinë motër, Kosovë o nanë

Poezi nga Liridon Mulaj

Prishtinë,
sa herë ajrit tand u enda,
kambësor i vonë , në rruginat
me shenja lufte ,
e vraga t’ndukta nën harresë
Mbrujtun andrrat n’sy vocërrakësh
qi rrëfimet e babës nuk i besojnë
madje kjeshin me to
siç kjesh nana me t’ritë e saj
t’harruem ,
me gazin e saj
me dashninë e saj
t’cilat lufta i fshiu prej qënies gjallë.
Kosovë ( Dardani a nanë, çka due vetë
i thirri )
Në sa rranjë lisash shënjove
kryqa e hana gjysmake?
Vijëzime kujtese përmbi eshna pa
Zot,
N’tokë pa Zot
n’dheun e TenZot.
Prishtinë zemër e trandun
Sa kthime odiseje t’duhen drejt
vetes?
E sa Uliksa me shpresa djerrun
kanë me mujt nji ditë me
ia mbrri Itakës
t’etun si unë për ty ,
si biri për nanë , Prishtinë motër
Kosovë o nanë… / KultPlus.com

‘More e kam pasë nji jaran të vjetër, sevdali shoq si gjindet tjetër’

Sonte KultPlus ju sjell këngën ‘More e kam pasë një jaran të vjetër’ të intepretuar nga zëri i paharrueshëm i Qamilit të Vogël, këngë kjo që i ështe kushtuar Ymer Rizës, shkruan KultPlus.

Qamili i Vogël ka një bagazh të madh në skenën muzikore, duke mbetur kështu njëri ndër zërat më të paharrueshëm të skenës sonë muzikore.

Qamili i Vogël i takoi plejadës së parë të këngëtarëve popullorë kosovarë të pasluftës , siç janë : Zyhra Mula, Meserete Çavolli, Mazllom Mejzini, Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja, Hivzi Vokshi, Xhejlani Broçi, Adem Ejupi , Lilijana Çavolli, Muhamet Shala, Shahindere Bërlajolli, Qerimane Imami, Myrvete Fetahu, Gonxhe Gashi, Lajde Berisha, Behixhe Pakashtica , Anton Tomi , Gonxhe Manaku , Ismet Veseli, Rexhep Zajazi e shumë të tjerë.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës. / KultPlus.com

More e kam pasë nji jaran të vjetër
Sevdali, shoq si gjindet tjetër.
Me sharkijen o plakë
Zemrën ma digj’te flakë, hej, hej
Zemrën ma digj’te flakë.
More ata gishta prej qelibari
O tuj lodru’ fort t’ushtojke zani
Vallen o sevdali.
Zemrën ma ke shkri, hej, hej
Zemrën o ma ke shkri!
Ani moj sharkia me dymbëdhet tela
More s’ka kush t’bjen ty si hera tjera!
Mallin o me na hjekë
O se pa ty o kem mbetë, hej, hej
Mjeshtri o ty t’ka vdekë.
Ani unë këtë kangë po ta qes Ymer Riza
qe ta ndin more te gjithë shoqnia ,
Mallin o me na hjekë ,
Se pa ty o kem mbet. / KultPlus.com

Dashuria

Poezi nga Ali Podrimja

Koha është të duhemi,
të kesh besim në mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën.

E nën një kulm banonim,
nga frëngjia me ditë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.

Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.

Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejmë këtë ujë të madh,
i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme.
Në fund të livadhit të kositur a po sheh:
ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë.
Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.

Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës,
do ta ndez llambën në kullë,
do ta hedh farën në tokën e re.
Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve
e të rënat të forta i kishe.
Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë
e mëhalla jehonte nga shpifjet.

Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete.
Koha është të duhemi. /KultPlus.com

Një atdhetar ndryshe…

Nga Pjeter Logoreci

Kushtue atdhetarit Shtjefen Ivezaj në përvjetorin e Muzeut të Malsisë në Tuz.

Mbas udhëtimit prej nji ore nga Shkodra, në territorin e Malit të Zi, u ndala para nji porte të vjeter, mbas të cilës hapej nji oborr i madh, ku përmjedis, zgjatej shtegu qi të drejtonte tek nji banesë e thjeshtë katundi, me pak kambë shkallë, e që rrethohej nga do fusha të gjana ku tek tuk shihej ndoj shtëpi a vilë tjetër.

Porsi pemët qi rriten përpjetë tuj kërkue diellin, njashtu në mes të oborrit, nji mbajtës disa metra i naltë, qi ja kalonte edhe kulmit të shtëpisë, mbante flamurin kuq e zi që naltohej sikur kërkonte frymëmarrje, tuj u tundë pa pra edhe pse ishte ditë gushti. Mu lidhën fjalët e ashtu i heshtun, ndava mendjen të shijoj pamjen që mu hap përpara… Pasi përshkova ngadalë oborrin, trokita në derën e shtëpisë, mbas së cilës lehja e mprehtë e një qenit sikur i zgjoj banorët.

Mbas pak çastesh dera u hap, e ftyra e nji grueje të moshueme malsore, me krye të mbluem, mu shfaq përpara. Ishte Gjystja, e zoja e shtëpisë, grueja sokoleshë që mbante mbi durimin e saj të gjithë mundin e të hjekunit të asaj çka vizitorin aty e mahnitë. Mbasi na vendoj në një nga dhomat muze, grueja, mori ndër duer nji telefon të viteve 60 dhe thirri të shoqin, Shtjefnin, i cili nuk ndodhej aty. Si aparati i telefonit ashtu tavolina mbajtëse e blloku ku mbaheshin numrat, ishin objekte të vjetra, pjesë e muzeut. Shumë kisha ndigjue e lexue për Muzeun Etnografik të Malsisë, kishte qëllue me pa edhe foto apo ndonji copë filmi dokumetar, nga ku mora shkak për me ba këtë vizitë krejt të veçantë. Me të zotin e shtëpisë ose ideatorin dhe krijusesin e këtij Muzeut, Shtjefen Ivezaj, ishim miq virtual, njohë e komunikue disa herë nëpërmjet internetit. Qysh në kontaktin e parë, më befasoj interesi i Shtjefnit për fotografinë dhe objektet historike. Më vonë, i ftuem prej tij për me vizitue Muzeun, pata mundësi me pa nga afër objektet e koleksioneve të tij të vlefshme. Shtjefen Ivezaj, asht biri i një familje të njohun nga Malsia e Madhe.

Ai ka lindur me 30 gusht 1937, në Pikalë / Tuz të Malit të Zi, në kryeqytetin e së cilit (Podgoricë), ka krye dhe arsimin e mesëm në gjuhën serbokroate. Ai asht babai i tre femijëve, dy djelm e një vajzë. Për të përballue jetesën, Shtjefni, punoj për disa vite në zanatin e tornitorit, por që në vitin 1954 arriti të realizojë deshirën e tij për tu ba fotograf profesionist, tuj punue gjatë karrierës së tij, në të gjitha zonat e ish Jugosllavisë nga ku flet gjuhët: shqip, serbisht, kroatisht, boshnjake e malazeze. Si rezultat i punës krijuese dhe talentit të tij, në vjetin 1966, Shtjefni krijoi laboratorin e parë profesional të fotografisë në Malsi – Tuz. Edhe pse pat shumë pasoja e probleme nga autoritetet malazeze, Shtjefni, për tu përshtatun në treg, por edhe për ti shërbye komunitetit shqiptar, stampoi disa fotografi kartolina, me temë nga historia kombëtare, të cilat shiteshin për turistë si dhe për të urue festat tradicionale shqiptare.

Me kalimin e kohës, kartolinat e para me flamurin shqiptar (pa yll), me heroin kombëtar Gjergj Kastriotin Skanderbegun apo Dedë Gjon Lulin, do të baheshin të njohtuna në të gjitha trojet shqiptare e në diasporë. Krahas artit të fotografisë, atij, ju rrit dëshira për të koleksionue aparate fotografike, libra, fotografi, vegla muzikore e bujqësore, objekte kulturore, orendi shtëpijake, të gjitha këto nga trevat dhe kultura shqiptare, për ti shndërrue të gjitha ambientet e shtëpisë së tij, qysh nga 1 maji 2002, në një galeri qi sot asht Muzeu Etnografik i Malsisë. Shtëpija e familjes së Shtjefen Ivezajt ose Muzeu Etnografik i Malsisë, gjindet në fshatin Lekaj të komunës së Tuzit në Malin e Zi. Në përbamje të Muzeut, në fillim ishin: Fototeka, Biblioteka me libra të rinj dhe të vjeter, si dhe Koleksioni i Filatelisë. Edhe pse me mundësi të pakta financiare, Shtjefni, ju përkushtue mbajtjes dhe dokumentimit të kulturës, të një ndër popujve më të vjeter në Ballkan, atij shqiptar. Koleksioni i parë, ai i pullave postare, e ka zanafillën në vitin 1947, ndërsa ai i etnografisë qysh nga viti 1966. Ndikim shumë negativ dhe humbje të mëdha në ekonomine e tij private, i shkaktoi Shtjefnit, kriza monetare e Dinarit, por edhe futja në përdorim e monedhës europjane, duke detyruar atdhetarin Ivezaj, qi për mbijetesë, të shesë pjesë nga trojet e familjes dhe aktivitetin e tij si fotograf në Tuz. Ivezaj, me koleksionet e tija fotografike dhe etnografike, ka marrë pjesë në disa ekspozita në Mal të Zi e Kosovë.

Po ashtu, nën kujdesin e dashamirëve, ndërhyrjen e disa sponsorëve apo të komunës, Muzeu ka festuar disa përvjetorë. Në maj 2006, 4 vjetorin e themelimit, të organizuar nga Prof. Xhoana Përkaj; në maj 2007, 5 vjetorin të organizuar nga këngëtari i njohur Lindon Camaj; po ashtu dhe 8 vjetorin të organizuem nga Sytki Ndrecaj n/Prefekti i Malsisë së Madhe, aktivitete të cilat u pasqyruen gjërësisht në mediat lokale e kombëtare. Për punën dhe përkushtimin e tij në ruajtjen e traditës dhe të vlerave shqiptare, Shtjefen Ivezaj asht nderue me shumë: Medalje, Mirënjohje, Diploma e Falenderime nga përsonalitete të ndryshme si dhe ka titullin Ambasador i Paqës. Janë të shumtë dhe të ndryshëm personat që interesohen dhe vizitojnë Muzeun e Etnografik të Malsisë: etnografë, studentë, gazetarë, arkeologë, shkrimtarë, studjues, nga trojet shqiptare por edhe shumë të huaj. Personalisht, vizita në Muzeun e Malsisë, më la përshtypje të pashlyeshme. Natyra e shumëllojshme e qindra objekteve, ku secili ka historinë e vet, më emocionoj shumë.

Veçanërisht befasuese ishte vendosja e orendive jetësore që familja përdor çdo ditë, në mënyrë funksionale dhe pa “damtue” pamjen e ambientit rrethues. Magja ku Gjystja gatoi bukën e drekës, vatra, saçi dhe çerepi, enët prej dheut apo mjetet e të ngrënit, më kthyen shumë mbrapa në kohë. Po ashtu e admirueshme asht vendodhja e shtratit bashkëshortor në mes të koleksioneve me objekte të ndryshme mekanike. Por, në mes të qindra objekteve me vlerë, më mbeti në mendje aparati fotografik me të cilin Shtjefni kishte punue, të cilin, në pa mundësi ekonomike për ta blerë të ri, e kishte krijue vetë me pjesë të mbledhuna nga aparatura të vjetra. Flamuri kombëtar si dhe figurat e atdhetarëve më të randësishme të kombit si: Nënë Tereza, Gjergj Kastrioti Skanderbeg, Dedë Gjon Luli, Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali, etj, paraqiten në të gjithë ambientet e shtëpisë Muze. Një herë një gazetar i TVsë shqiptare, i mrekulluem nga sa kishte parë, ishte shprehë: “…Ky asht Muzeu ma i çuditshëm në botë, se asht i vetmi Muze që nuk ka buxhetin e vet, nuk ka makinen e vet, nuk ka kamera sigurie, nuk ka administratë, nuk ka rojen e natës.”

Mbas vizitës së Muzeut, i ulur nën hije pranë çoshkut të shtëpisë, po admiroja pasionin dhe sakrificën e Shtjefnit për ta krijue këtë pasuni kombëtare. Sigurisht, sikur eksponatet “të flisnin” për historinë malazeze, Muzeu do të kishte pamje tjetër dhe familja Ivezaj nuk do të jetonte në varfëri, me një pension mujor 90 euro. I kënaqun dhe krenar nga sa pashë, vlerësoj pakufi përpjekjet e atdhetarit Shtjefen Ivezaj: … përballë keqdashjes së shtetit e politikës malazeze, përballë keqdashjes së disa banorëve të krahinës, për shpenzimet e mëdha nga arka private e familjes, humbjen e hapsinave jetsore të shtëpisë dhe prishjen e qetësisë e rehatisë përsonale e familjare. Sot, në moshen 82 vjeçare, burri shtatvogël por energjik Shtjefen Ivezaj, shijon frutet e pasionit të tij, të një pune kolosale dhe i gëzohet pa masë vizitave e lavdrimeve të turistët që vijnë të shohin Muzeun.

Ilirët në filmat e Hollivudit

Ilirët kanë bërë vendin e tyre edhe në Hollivud. Ndonëse të përmendur pakrahasimisht më pak sesa thrakët, regjisorë e skenaristë të ndryshëm kanë zgjedhur t’i bëjnë protagonistë paraardhësit e shqiptarëve.

Kështu, në filmin “The Scorpion King 2: Rise of a Warrior” (2008) të regjisorit australian Russell Mulcahy, ilirët zënë një vend jo të vogël në plotin e filmit.

Personazhi Polluks, i luajtur nga aktori gjerman Andreas Wisniewski, në film portretohet si prijësi i një çete luftëtarësh ilirë. Bashkë me luftëtarin akadian, Mathayus, ata ndërmarrin një udhëtim fantastik në botën e përtejme në kërkim të gjetjes së shpatës së Damokleut.

”Burra, nderi ilir na thërret”, janë fjalët e prijësit ilir teksa përballet me të papriturat tmerruese të botës së përtejshme.

Edhe në filmin për Lekën e Madh ‘Alexander the Great’ (2004) të regjisorit Oliver Stone, bota ilire tipizohet përmes personazhit të Glaukut, një luftëtar ilir.

Ky karakter, i luajtur nga aktori irlandez Tadhg Murphy, sjell një nga momentet më drithëruese të filmit. Në agoninë e jetës pas plagëve vdekjeprurëse të marra në luftimet me indianët, Glauku nga Iliria ka një dialog fjalëpak, por domethënës me Lekën e Madh (Colin Farrel):

Glauku: Madhëria juaj.
Leka i Madh: Ti je trim. Si të quajnë?
Glauku: Glauk, mbreti im.
Leka i Madh: Dhe nga je?
Glauku: Iliria. / KultPlus.com

Sami Frashëri: Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten

• Njerëzit janë të njëjtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.

• Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqijve.

• Çdo mizori e ka ditën e vet të gjykimit.

• Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi; shoku më i mirë libri.

• Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes. Aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.

• Njeriun e bëjnë të përhershëm veprat e tij.

• Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.

• S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të këqijtë.

• Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.

• Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.

• Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.

• Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.

• Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.

• Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.

• Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

• Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.

• Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë e të gjitha grave të botës.

• Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.

• Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën e në të majtën librin.

• Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.

• Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i donë ata që i donë por ata që i përbuzin.

• Vjehrra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.

• Për dashurin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.

• Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.

• Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.

• S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.

• Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.

• Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.

• Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.

• Delen që ndahet nga tufa e ha ujku. 

E-shkollori lansohet në Prishtinë, vlerësimi i nxënësve në mënyrë digjitale

E hëna ishte dita e fundit kur të gjithë nxënësit e klasave 6-9 të Komunës së Prishtinës dhe prindërit e tyre është dashur të kyçen në platformën online e-shkollori. Me këtë platformë, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë synon ta realizojë vlerësimin e nxënësve në distancë, të ofrojë testim online, por edhe të mundësojë komunikimin digjital mësimdhënës-prindër.

E nga shtatori, Komuna planifikon që e-shkollori të jetë i gatshëm edhe për klasat 1-5.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala, tha se brenda një muaji i kanë trajnuar të gjithë mësimdhënësit për përdorimin e kësaj platforme.

Për prindërit, ndërkaq, ajo ka shtuar se platforma nuk do të jetë aspak ngarkesë, por vetëm do t’u mundësojë të kenë pasqyrë të saktë për angazhimet dhe suksesin e fëmijëve të tyre.

Por, disa prindër prapa kamerave janë ankuar se platforma është e komplikuar dhe nuk është koha e duhur të fillohet me të. Disa të tjerë madje e konsiderojnë shumë të nevojshme dhe presin që secili prind ta kuptojë rëndësinë e digjitalizimit të shkollave.

Nga ana tjetër, Rinor Qehaja nga Instituti “Edguard” vlerëson se prezantimi i platformave të mësimit në fund të vitit shkollor shkaktojnë hamendësim te prindërit dhe nxënësit dhe nuk ndikojnë pozitivisht.

Pas pezullimit të mësimit për shkak të pandemisë, nga 23 marsi procesi mësimor po realizohet në distancë. Koha.net / KultPlus.com

Covid-19 po zhduk zakonin shekullor të njerëzimi

 Koronavirusi u ka marrë jetën mbi 244 mijë vetëve në shkallë globale deri tani. Ndër viktimat e tjera të epidemisë numërohen edhe aktivitete globale, kombëtare e lokale të pezulluara, aktiviteti ekonomik i pezulluar në shkallë botërore.

Specialistët thonë se një tjetër viktimë e virusit do të jetë një traditë që ka zgjatur prej shekujsh – shtrëngimi i duarve që përcjell respekt, mirëdashje e besim mes miqve e të panjohurve. Por ky akt përcjell edhe mikro-organizme të rrezikshme dhe ka ardhur koha për të gjetur një mënyrë tjetër përshëndetjeje, thonë ekspertët e shëndetit publik.

Shtrëngimi i duarve e ka zanafillën si simbol paqeje, si dëshmi se personi që zgjat dorën, nuk ka armë të fshehur pas shpine. Në rrjedhën e shekujve është bërë një simbol respekti e besimi.

“Mendoj nga që kultura të ndryshme dallojmë kaq shumë nga njëra-tjetra, shtrëngimi i duarve shërben si urë lidhëse që bashkon dy individë dhe ia bën të qartë personit tjetër se nuk ia do të keqen. Në disa kultura kjo realizohet jo me kontakte fizike, por me gjeste të tjera, me një përkulje, një përshëndetje,” thotë antropologu Craig Stanford.

Në kohët moderne, politika është e paimagjinueshme pa shtrëngimin e duarve:

“Shtrëngimi i duarve shihet si një përshëndetje burrërore, ndryshe nga gjeste të tjera që mund të kenë nuanca më femërore, ndryshe nga përkulja franceze, apo përkulja që bëjnë shumë kultura aziatike. Shtrëngimi i duarve shihet si shenjë force e vitaliteti. Kur Presidenti Trump u takua me Presidentin francez, Emmanuel Macron shtrëngimi i duarve mori përmasat e një ndeshjeje fizike, kush do të zgjaste më shumë, kush do të shtrëngonte më fort,” thotë Dorothy Noyes, profesore e folklorit në Universitetin Shtetëror të Ohajos.

Në botën e sotme të shkëmbimeve dixhitale shtrëngimi i duarve është bërë mishërim i akteve që ndodhin prapa skenave apo jashtë shkëmbimeve fizike:

Fotografët kapin momentin e shtrëngimit të duarve kur arrihet një marrëveshje. Pra shtrëngimi i duarve është simboli fizik i arritjes së diçkaje të rendësishme, është aspekti vizual i përgjegjësisë dhe rëndësisë së një akti,” thotë Profesore Noyes.

Problemi është se përveç simbolikës, shtrëngimi i duarve përcjell mikroorganizma të rrezikshme, thotë mikrobiologu Charles Gerba.

“Një ndër problemet që shoqërohen me shtrëngimin e duarve është transferimi i mikroorganizmave. Sa herë kollitesh apo teshtin, sa herë shkon në banjo, mendoni pak se çfarë mikrobesh mbajnë duart. Në çdo moment njeriu mbledh mikrobe, sa herë prek një objekt, mbledh me duar rreth 50% të mikrobeve të sipërfaqes që prek,” thotë mikrobiologu Charles Gerba.

“Viruset që transferohen me shtrëngimin e duarve përhapen shumë shpejt. Mendoj se kjo është një mënyrë më e shpejtë për përhapjen e sëmundjeve se sa teshtima,” – thotë mikrobiologu Gerba.

Në fakt, sa herë shkencëtarët analizojnë se çfarë përmbajnë duart e njeriut, gjejnë një larmi bakteriesh e virusesh, shumë prej të cilave të rrezikshme. Higjena personale e individit është shumë më e mangët se ç’e mendojmë, thonë mikrobiologët. Për këtë arsye, në kushtet e koronavirusit, duket se shtrëngimit të duarve i ka ardhur fundi. Tani njerëzimi duhet të vendosë se me çfarë do ta zëvendësojë:

“Në thelb ky është një gjest simbolik, pra nuk ka rendësi nëse shtrëngon duart, përplas grushtet, apo bën diçka tjetër që ka të njëjtin kuptim. Na mbetet të biem dakord se çfarë gjesti të ri do të zgjedhim për të simbolizuar atë që përfaqësonte shtrëngimi i duarve. Nuk ka rëndësi gjesti, por mesazhi që ai përcjell,” thotë antropologu Tok Thompson.

Nuk do të jetë e lehtë të thyhet një zakon i krijuar prej shekujsh. Pak minuta pasi u bëri thirrje hollandezëve të ndalin shtrëngimin e duarve për të luftuar coronavirusin, Kryeministri Mark Rutte gjithë entuziazëm i shtrëngoi dorën kreut të Qendrës Holandeze për Kontrollin e Sëmundjeve. /voa/ KultPlus.com

Pjesë e shkëputur nga vepra “Përse nuk jam një i krishter?”, Bertrand Russell

“Religjioni është i bazuar kryesisht mbi frikën. Pjesërisht është terrori nga e panjohura dhe pjesërisht është dëshira për ndjenjën se e keni një vëlla më të vjetër i cili do i’u qëndrojë pranë sa herë që keni telashe dhe grindje. Frika nga e mistershmja, frika nga mposhtja, frika nga vdekja. Frika është nëna e mizorisë, prandaj nuk është qudi nëse mizoria dhe religjioni ecin dorë për dore. Kjo ndodh sepse frika është bazamenti i këtyre dyjave.

Në këtë botë, ne mund të fillojm ti kuptojnë gjërat ngapak, e ngapak edhe ti zotërojmë me ndihmën e shkencës, e cila rrugën e vetë e ka hapur hap pas hapi, përkundër kundërshtive nga përceptimet e vjetra. Shkenca mund të na ndihmojë ta kapërcejmë këtë frikë me të cilën kanë jetuar shumë gjenerata të njerëzimit. Shkenca mund të na mësojë, dhe mendojë që edhe zemrat tona mund të na mësojnë.

Të mos shikojmë më përreth për mbështetje imagjinare, të mos shpikim më aleat qiellor, por më shumë të orientohemi tek përpjekjet tona këtu posht, ta bëjmë këtë botë një vend të përshtatshëm për të jetuar dhe jo një vend të tillë siç e kanë bërë Kishat përgjatë gjithë këtyre shekujve.”

– Bertrand Russell“Përse nuk jam një i krishter?”

Ministria e Kulturës në Shqipëri pagëzon majin si ‘Muaji i Muzeve’

Ministria e Kulturës e ka pagëzuar majin si “Muaji i Muzeve”. Ministrja Elva Margariti shprehet se muzetë janë pjesë e kujtesës, na rrëfejnë prej nga vijmë e ku duhet të shkojmë.

Sipas ministres së Kulturës për të qenë sa më pranë publikut edhe ky muaj u pagëzua, si “Muaji i Muzeve”. “Me shpresën se shumë shpejt do të mund të rikthehemi për të vizituar fizikisht muzetë, por edhe duke dashur të jemi sa më pranë publikut virtualisht, menduam të pagëzojmë majin si “Muajin e Muzeve”.

Ju ftoj të na ndiqni në rrjete sociale për të zbuluar copëza nga thesaret, shpërndarë në muzetë tanë, ture virtuale që do të na japin mundësinë të udhëtojmë në të gjithë muzetë e botës, si edhe kuriozitete e guida të përshtatura për më të vegjlit në kuadër të programit “Edukimi përmes kulturës””, shkruan ministrja Margariti në profilin e saj. Gjatë këtyre ditëve muzetë e vendit po vazhdojnë që të prezantojnë objektet e tyre në mënyrë virtuale për publikun. Jo vetëm muzetë në Tiranë, por dhe në rrethe prej disa ditësh po prezantojnë objektet e tyre në mënyrë virtuale. Muzeu Historik Kombëtar si më i rëndësishmi në vend, këtë tur virtual e quan si një udhëtim në thesaret e tij, po ashtu dhe Muzeu Arkeologjik i Apollonisë ka vijuar me prezantimin e objekteve, gjithashtu dhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” dhe të tjerë institucione muzeore kombëtare janë bërë bashkë në këtë nismë të Ministrisë së Kulturës. Në vijim me udhëtimin në thesaret e Muzeut Historik Kombëtar, institucioni publikoi edhe reliev me figurën e Nikes, gjysma e dytë e shekullit V para Krishtit Vrinë, Butrint.

Artefakti që mbart figurën e perëndeshës së fitores u gjet në bregun pranë derdhjes së kanalit të Vivarit në Vrinë, Butrint, në fund të viteve ‘20 të shekullit të kaluar. Stili, punimi dhe lloji i veçantë i mermerit dëshmojnë për prejardhjen e relievit, që datohet në gjysmën e dytë të shekullit V para Krishtit. Relievi paraqet Niken, perëndeshën e fitores me qëndrim triumfal dhe me flatra të hapura. Dora e majtë e saj mbështetet mbi tropajon, shenjë e fitores, formuar nga parzmore armike vendosur mbi shkëmb./sot/ KultPlus.com

Valdés Leal, piktori që synoi gjithnjë të arrinte nëpërmjet ngjyrës një efekt maksimal dramatik

Shkruan: Albert Vataj

Juan de Valdés Leal ishte një piktor i shquar Sevilian, i cili shquhej për teknikën dhe stilin e tij shumë individual. Kjo e largoi atë nga artistët e tjerë në Andaluzi. Stili i tij u zhvillua shpejt nga pikturat e hershme, pothuajse të papërpunuara, deri te veprat më të pjekura që shfaqen midis viteve 1654 dhe 1658. Këto pikturat shfaqin një përdorim të fortë dhe të guximshëm të ngjyrës, si dhe një gjallëri dhe natyrshmëri, që nuk shihet në pikturat e tij të mëvonshme. Shqetësimi i tij kryesor ishte gjithnjë për të arritur një efekt maksimal dramatik, duke mos u larguar nga aspektet më të tmerrshme dhe të dhunshme të Biblës ose të jetës së shenjtorëve.

Valdés Leal u lind në Sevilje më 4 maj 1622. Valdés Leal ishte gjysma portugeze, djali i një argjendari të quajtur Fernando de Nisa, por ai mori emrin e nënës së tij, i cili ishte nga Andaluzia. Jetoi me gruan e tij, Isabella Carasquilla, djalin e tij Lucas Valdes dhe dy vajzat, (të cilat u bënë të gjithë piktorë) në famullinë e San Andrés.

Puna e tij e hershme nga periudha e tij Kordoban, karakterizohet nga një paletë e errët dhe ngurtësi ndaj figurave, në përputhje me pikturën në qytet në atë kohë. Me mbërritjen e tij në Seville megjithatë ai ishte ndikuar fuqimisht nga puna e Francisco de Herrera (Plaku) dhe Bartolomé Esteban Murillo (i cili ishte pesë më i madh se ai), siç u demonstrua në pikturën “Vdekja e Shën Clare”, e firmosur dhe e datuar më 1653. Pikturuar si e fundit e një serie skenash që ilustrojnë jetën e Shenjtit për manastirin Françeskan në Carmona, e cila rrjedh nga një kompozim i Murillo (tani në Gemäldegalerie, Dresden), por në trajtimi është më shumë borxh ndaj punës së Herrera. Valdés Leal u kthye në Kordoba më 1654, ku vitin e ardhshëm ai u ngarkua të pikturojë altarin e lartë të kishës së Karmelitas Descalzas, e vetmja retablo e tij që mbeti ende në mjedisin e saj origjinal sot.

Ai besohet se ka vizituar Madridin në përgatitje të kësaj porosi, dhe përthithja e tij e veprës së Ticianit, Tintoretto, Rubens dhe piktorëve kryesorë spanjollë, çojnë në zhvillimin e stilit të pjekur të artistit, i dukshëm në pikturimin e tij të qendrës kanavacë e retablo, që përfaqëson Ngjitjen e Elijas.

Në vitin 1656 artisti rikthyer në Sevilje ku kryesisht do të qëndronte për pjesën e mbetur të jetës së tij. Ai ishte një nga anëtarët themelues të akademisë së vizatimit në Sevilje dhe u bë kryetari i saj më 1665, pasi ishte zgjedhur drejtues i S. Juan më 1660. Ndoshta veprat e tij më të mira janë Allegoritë, të pikturuara për spitalin Caridad në Sevilje.

Padyshim që piktura e Valdés Leal kishte shumë aspekte të tjera, veçanërisht të lidhura me temën fetare, por fama e jashtëzakonshme e Murillo-it e zhvendosi pjesën e mbetur të artistëve të Seviljes në sfond, me përjashtim të këtyre veprave shumë unike të Valdés Leal, të cilat për këtë arsye ata e kanë ruajtur rëndësinë e tyre ndër shekuj.

Valdés Leal ishte një piktor i kohës së tij, merrej me lëvizjen dhe pasurinë e ngjyrës, megjithëse cilësitë e tij piktoreske kërkonin një përpjekje të vazhdueshme për të shkëlqyer, derisa ai arriti pjekurinë e plotë të stilit të tij më të mirë, i cili në shumë raste ishte me të vërtetë i dëmtuar. Kjo periudhë ishte kohë kur ai la pas dore ekzekutimin e shumë pikturave të tij, ishte i interesuar vetëm për t’i mbaruar ato shpejt, në mënyrë që të mund t’i mblidhte të ardhura dhe kështu të përballonte situatën ekonomike. Ai ishte gjithnjë me nxitim për shkak të jo gjithnjë të ardhurave, por sepse ai kishte një klientelë të ngathët dhe pesë fëmijëve për tu ushqyer.

Sidoqoftë, në veprat e tij më të mira ai pikturon me pasion, duke kërkuar tension të plotë, për të cilin ai nuk pati kurrfarë aftësie për shtrembërimin e realitetit, derisa pikturoi trazimin, duke rritur kështu thellësinë e ndjenjave që ai dëshironte të përçonte, të gjitha aspektet, në të cilat ai kishte shumë çfarë të shohë, temperamentin e fortë dhe gjeniun tek ai, mbizotërues dhe krenar.

Ishte viti 1672 kur puna e tij filloi të bjerë, me sa duket për shkak të goditjes që ai kishte pësuar, dhe ka të ngjarë që djali i tij filloi ta ndihmojë atë pas kësaj kohe. Stili i tij unik dhe individual e veçon atë nga kanuni kryesor i artit spanjoll të shekullit të 17-të. / KultPlus.com

Më shumë se gjithçka gjatë pandemisë italianëve u mungoi akullorja

Akullorja e së ardhmes është këtu dhe shërbehet me gypa të gjatë plastike përmes një vrimë në një mur pleksiglasi.

Nga ana tjetër e tubave, Paolo Costantini ka veshur një helmetë mbrojtëse, doreza plastike dhe një maskë.

“Ju mund të harroni se si ishte më parë Covid-19. Ne duhet të rikrijojmë plotësisht zanatin tonë”, thotë pastiçeri specialist për akulloret.

Blerësit kanë matur temperaturat e tyre përmes një skaneri termik në derë dhe shirita të zinj dhe të verdhë në dysheme tregojnë distancën e kërkuar që duhet të mbajnë nga të tjerët.

Italia është krenare për traditën e saj të akullores.

Në kohë normale, sapo ngrohet moti, njerëzit grumbullohen në këto dyqane. Por, në ditët e sotme, me të gjithë materialin mbrojtës, kjo traditë ka filluar të duket më shumë si një vizitë në spital.

“Ne përpiqemi të mbrojmë sa më shumë stafin dhe klientët tanë”, thotë Costantini.

Duke filluar nga sot italianët kanë rigjetur një masë lirie. Tani ata mund të shkojnë në shëtitje ose të stërviten jashtë, ndërsa baret, restorantet dhe dyqanet e akulloreve janë rihapur. /atsh/ KultPlus.com

Kur studentët protestonin kundër pushtetit serb në Kosovë (FOTO)

Protesta e vitit 1998 shënon një ngjarje të madhe historike të Kosovës.

Këtu mund të shihni disa pamje nga protestat e studentëve, që janë organizuar nga kampusi i atëhershëm i Universitetit të Prishtinës, duke u shkaktuar kështu edhe përleshje me policinë serbe, shkruan KultPlus.

Në këto protesta u vranë 20-të protestues kosovarë. / KultPlus.com

Ahmeti bën thirrje për kujdes: Ju lutem mos dilni pa nevojë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se zbutja e masave ka shkaktuar qarkullim shumë të madh të kerreve dhe njerëzve në kryeqytet.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të mos dalin pa nevojë, për shkak se rreziku nga koronavirusi akoma nuk ka kaluar.

“Qarkullim shumë i madh i kerreve dhe njerëzve në qytet. Përveç që masat nuk janë largu, do të ishte shumë keq në qoftë se këto ditë ndodh ndonjë shpërthim i ndonjë vale të re të infeksionit. Ju lutem të keni kujdes. Ju lutem mos dilni pa nevojë. #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Keri Hilson rikthehet pas pothuajse një dekade me këngën e re ‘Nominate’ (VIDEO)

Këngëtarja Keri Hilson po rikthehet në skenën muzikore, pas një pauze disa vjeçare.

Ylli i hitit “Knock You Down”, Hilson tashmë ka filluar të punojë në realizimin e muzikës së re, transmeton KultPlus. Ajo së fundmi e ka publikuar një bashkëpunim me artistin Stonebwoy, të quajtur ‘’Nominate’’.

Në një intervistë për portalin “The Shade Room”, Hilson ka treguar se si ka ardhur deri te bashkëpunimi me këngëtarin nga Ghana.

“Në fakt ne nuk është se ishim duke e kërkuar njëri-tjetrin. Gjatë një fluturimi, unë e takova një djalë me emrin Dosty i cili ishte mik me Stonebwoyn, dhe faktikisht ai na lidhi ne të dy. Ne ishim duke punuar në solo projektet tona, por ai kishte plane të vinte në Atlanta pas një jave, kështu që unë i thash të vinte në studion time. Unë po punoja me Andre Harrisin dhe ai veçse i kishte përfunduar disa projekte të muzikës afrikane dhe reggae, kështu që nga fillimi e dija se ai do t’i pëlqente. Me vete, Stonebway e solli edhe një tekst shkrues të quajtur Selasi. Kështu që të gjithë punuam së bashku pa e pasur në mendje ndonjë projekt në veçanti, dhe kënga ‘’Nominate’’ ishte ideja jonë e parë”, citohet të ketë thënë këngëtarja.

Pavarësisht se Hilson është rikthyer me një stil të ri të muzikës, duke kaluar nga R&B në muzikë me tinguj afrikan, ajo premton se do t’i sjell më të mirat e te dyja zhanreve. Ndër të tjera, këngëtarja i ka paralajmëruar fansat se gjatë vitit 2020, planifikon t’i publikojë disa projekte të reja të shoqëruara edhe me videoklipe.

Kënga e fundit të cilën Hilson e kishte lansuar në YouTube mban titullin, “Lose Control”, dhe i numëron më shume se 40 milionë klikime.  / KultPlus.com

Shkollat në Wuhan rihapen të mërkurën për disa nxënës

Nxënësit e vitit të fundit në shkollat e mesme të qytetit kinez, Wuhan, ku u zbulua përhapja e koronavirusit për herë të parë në dhjetorin e kaluar, do të kthehen në shkollë këtë të mërkurë.

Më 6 maj, të gjithë nxënësit e klasave më të larta do të kthehen në shkolla, gjë që shënon një fillim të ri për planin arsimor për këtë vit”, tha Xia Chunyin nga zyra e arsimit e Wuhanit.

Ata do të kthehen në shkollë për t’u përgatitur për Gao Kao, provimin universitar të Kinës, i cili është shtyrë për një muaj, deri në korrik.

Xia tha se zyrtarët e shkollës kanë zbatuar një plan trehapësh për të ndihmuar nxënësit  të përshtaten në klasë, përfshirë ndihmën psikologjike për të ndihmuar kalimin nga mësimi në internet, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Tani për tani, vetëm nxënësit e vitit të fundit do të lejohen të kthehen në shkollë.

Byroja e arsimit atje tha se pjesa tjetër e nxënësve ngadalë do të kthehen në shkollë në disa faza, por ende nuk është përcaktuar një kornizë kohore për kthimin e tyre.

WUHAN, CHINA – APRIL 30: Students in grade three of Hubei Wuchang Experimental High School have their blood taken for nucleic acid and serum antibody tests on April 30, 2020 in Wuhan, Hubei Province of China. A total of 584 third-grade students of the school received nucleic acid and serum antibody tests on Thursday in preparation of classes resumption. (Photo by Zhang Chang/China News Service via Getty Images)

Dua Lipa e kënaqur me suksesin e këngës bamirëse “Times Like These”

Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa, ishte ndjerë shumë e emocionuar pas përfundimit të këngës së krijuar për qëllime bamirëse, “Times Like These”.

Këngëtarja 24-vjeçare me prejardhje nga Kosova së bashku me disa yje të tjerë të muzikës, e kishte huazuar zërin për realizimin e versionit të ri të hitit të njohur nga bendi “Foo Fighters”, dhe pas përfundimit të tij, Lipa thotë se ndihet shumë krenare që ky projekt ka arritur të pozicionohet në maje të toplistës zyrtare të këngëve më të mira në Britani të Madhe, transmeton Koha.

Lipa e cila e interpreton pjesën hyrëse të këngës dhe është pjesë e refrenit të saj, për kanalin BBC citohet të ketë thënë: “U emocionova tek mase kur e pash videon finale të këtij projekti ku përfshiheshin të gjithë artistët pjesëmarrës. Jam shumë e lumtur që kemi arritur të bëhemi bashkë për të provuar ta japim ndihmën tonë për një kauzë kaq të mirë dhe të rëndësishme.”

Ylli i hitit “Physical”, Dua Lipa, vokalisti i bendit “Coldplay”, Chris Martin dhe këngëtarja e hitit “Lonely Together”, Rita Ora, ishin në mesin e këngëtarëve të cilët e incizuan version e ri të hitit “Times Like These” nga bendi “Foo Fighters”. Në mesin e yjeve të tjerë pjesë e këtij projekti ishin: Yungblud, “5 Seconds of Summer”, AJ Tracey, Anne-Marie, “Bastille”, Biffy Clyro, Celeste, Dermot Kennedy, Ellie Goulding, Grace Carter, Hailee Steinfeld, Jess Glynne, Mabel, Paloma Faith, Rag’n’Bone Man, “Royal Blood”, Sam Fender, Sean Paul dhe Sigrid.

Rincizimi i këngës ishte iniciativë e kompanisë “BBC” dhe kishte për qëllim të mbledhë të holla për fondacionet e bamirësisë, “Children in Need” dhe “Comic Relief”, si dhe gjithë personat e prekur nga COVID-19.

Edhe vokalisti i bendit “Foo Fighters”, Dave Grohl, së fundmi ia kishte dërguar një email stafit të BBC-së, të cilët i ka falënderuar që ia kanë mundësuar të jetë pjesë e një projekti kaq të madh dhe të rëndësishëm.

Version i ri i këngës “Times Like These” u incizua si pjesë e segmentit “Stay Home Live Lounge” të “BBC Radio 1”, dhe përveç se u lansua si këngë, asaj iu realizua edhe një videoklip i cili e shënoi premierën në ngjarjen bamirëse të organizuar nga “BBC One”, me titull “The Big Night In”. Ky transmetim zuri vend të enjten më 23 prill, dhe kishte për qëllim ta disponojë publikun në këtë kohë pandemie, si dhe të mbledhë fonde për dy fondacionet në fjalë. / KultPlus.com

Vittorio Bruschi, mjeku italian që shëronte plagët e fashizmit në Shqipëri

Nga Leonora Laçi

Kur historia bën prapakthehu

Në këtë zymtësi kohërash kur e tashmja pikëtakohet me të shkuarën dhe historia përsëritë vetëvetën, të ulesh të shkruash është ngushëllimi luksoz dhe i pashmangshëm që mund t’i bësh vetës. Ndoshta jam pak vonë por kuptomëni…

Të veçantën e këtij artikulli, që e kisha botuar në një moshë të hershme, e gjeta tek dërgimi i mjekëve dhe infermierëve për të ndihmuar Italinë në këtë kohë sëmundje pandemike që po ridimensionon botëkuptimin tonë për të tashmen dhe të ardhmen, që do sjelli ndryshime që as nuk i kishim menduar ndonjëherë e jo zbatuar. Shqipëria sot dërgon krah ndihme në Itali, por “pa dashje” Italia në vitet e Luftës së Dytë Botërore por dhe pas saj për disa vite të mira, na kishte lënë në Shqipëri kuadrot mjekësore për të rimëkëmbur Shqipërinë e pasluftës, këta mjekë të mbetur në Shqipëri shërbyen jo një muaj apo dy, por me vite deri që u riatdhesuan. Ngjashmëria e së djeshmës me të sotmen nuk janë në unitet sepse rrethanat ishin të ndryshme por le të jetë ky një artikull kujtese dhe mirënjohje të ndërsjelltë.

Pra disa vite më parë kisha botuar në shtypin shqiptar një artikull të shkurtër rreth librit “Dal Po all’Albania (1943-1949), Un medico mantovano tra guerra e prigionia” me autore Maria Rita Bruschin. E pashë të arsyeshme ta risjellja artikullin në një formë më të plotë dhe të zgjeruar. Pasi ndjej një detyrë morale të sjelli ndërmend që solidariteti ndaj Italisë sot ishte një detyrim për shumë e shumë arsye të tjera, dhe një ndër këto arsye është historia e doktor Bruschit dhe shumë doktorve të tjerë si ai…

Libri në pamje të parë ngjanë më tepër personal dhe familjar, por i kalon këto kufij pasi përfshihen ngjarje historike që i përkasin sa Shqipërisë dhe Italisë, në një kohë të vështirë siç ishin vitet e Luftës së Dytë Botërore dhe ato të pas luftës.

Personazhi kryesor është doktori Vittorio Bruschi dhe jeta e tij në Shqipëri, në hyrje të librit është shkëputur fraza pikante nga letërkëmbimet e tij “Cosa mi riserva l’avvenire, non so e forse per questo l’uomo vive. Ora poi ho imparato piu che mai a non chiedere troppo alla vita (Vittorio Bruschi Peshkopi, 27 gennaio 1946). Doktor Vittorio ka lindur në Carbonara di Po ( Mantova) me 21 janar 1916.

Përmes letërkëmbimeve të tij ne arrijmë të njohim realitetin komunist, realitetin e një populli të tërë që të rraskapitur nga Lufta e Dytë Botërore, e tashmë përballeshin jo vetëm me pasojat e pasluftës por dhe fillimin e një lufte të panjohur për ta, persekucionin

komunist, luftën e klasave. Bëhet fjalë për 276 letra të dr.Vittorios dhe 125 letra të Rosita Casarit të periudhës 1943-1949. Libri ka dhe dokumente arkivore, fotografi ilustruese, raporte dhe kujtime të të tjerve, dhe artikuj gazetash.

“Dal Po all’ Albania”. “Spero di vivere per pottere vedere come questa cosa si concludera”. (Shpresoj që të jetoj për të pasur mundësi të shoh se si do të përfundojë kjo gjë). Kështu titullohet libri që u botua në 2013 dhe gjendet në librarit e Italisë, por që për lexuesin shqiptar është i panjohur. Autorja Maria Rita Bruschi me përkushtim ka hedhur në këtë libër, copëza nga historia e të atit, duke mbajtur gjallë kujtimin e tij por dhe për të sjell para nesh jetën e tij plotë peripeci në Shqipëri. Autorja është diplomuar për Letërsi në Universitetin e Padoves, dhe ka qenë mësuese për shumë vite në shkolla të mesme. Ka qenë bashkëpunëtore në libra të karakterit didaktik. Jeton në Ostiglia.

Si nëntitull librin do e quaja “Një mjek italian që shëronte plagët e fashizmit në Shqipëri”, një monografi sa tërheqëse aq dhe impresionuese ku ngjarjet, rrëfimet, përshkrimet i ngjajnë atyre të filmave aventuresk, një aventurë e rrezikshme mes luftës dhe burgut. Paradoksi që trajtohet në vepër është i tillë sepse një mjek italian shëron plagët e atyre shqiptarëve dhe Shqipërisë që fashizmi italian la pas pa ndrojtje, duke mos kërkuar as sot falje, por në një formë apo në një tjetër ishte një mjek italian që me veprat e tij po kërkonte falje për Kombin nga i cili vinte, shpëtimi i jetëve ishte primar, dhe këtë e bënte me pasion, me humanizmin më të madh duke përçuar mesazhin kumbues se; “Pavarësisht se çfarë shkaktojnë luftrat apo kush është shkaktari i tyre, humanizmi duhet të triumfojë mbi gjithçka”. Me parathënie të Prof. Maurizio Bartolottit, ndërsa në përmbajtje trajtohet hollësishëm nisja për në Shqipëri e Dr. Vittorios, më pas përshkruhen ngjarjet në të cilat po kalonte Shqipëria ku i vë titullin “L’8 settembre 1943 e la Guerra partigiana: il peso di una scelta (8 Shtatori i 1943 e luftës partizane: Pesha e një zgjidhje). Ndjekur nga pritja e gjatë për 6 vite e të fejuarës Rositës, që jepet me letërkëmbimin që mbajnë gjallë dashurinë e tyre, dhe më pas kthimi i shumëpritur në atdhe. Në këtë libër nuk njohim vetëm doktorin, por dhe njeriun, që pasion kishte dhe muziken klasike, ai luante violinen dhe fizarmoniken.

VEPRIMTARIA E DR. BRUSCHIT

Dr. Bruschi, me guximin, gjakftohtësinë, vetëpërmbajtjen, mjek i aftë dhe i përkushtuar në profesionin e tij, ku armë të vetme kishte heshtjen dhe kryerjen e detyrës me përgjegjshmëri duke shpëtuar jetë njerëzish. Dr. Bruschi e fillon aventurën e tij si mjek pranë divizionit Parma në vitin 1943, ku punoi në Spitalin Ushtarak të Vlorës e Sarandës. Me ankth priste që rënia e Musolinit të sillte kthimin në atdhe, por kjo nuk ndodhi për të. Pushtimi gjerman do të ishte i menjëhershëm dhe e vetmja mundësi për Dr. Vittorion ishte bashkimi me partizanët shqiptarë. Megjithëse pas fitores së kampit antifashist, Dr. Bruschi cilësohej si fashist nga komunistët e ardhur në pushtet, ai e vazhdoi detyrën si mjek duke qenë se Shqipëria kishte nevoja imediate për profesionistë në fusha të ndryshme. Doktori aventurën e tij e vazhdoi në Durrës, Tiranë, Peshkopi, Berat, Krujë dhe së fundmi në Pukë, ku qëndroi për një kohë të gjatë dy vjeçare.

Në këtë libër paraqitet këndvështrimi i ngjarjeve të para nga një italian që rrjedhat e luftës do përcaktojnë dhe fatin e tij, që për 6 vite do të jetë i detyruar të qendroi në Shqipëri. Ai ishte aty ku e thërriste nevoja, nga qyteti në qytet, nga fshati në fshat megjithë peripecitë sepse ndodhej në një vend të panjohur, ai u ambientua duke mësuar dhe gjuhën shqipe. Qëndrimi i tij në Pukë ishte më i gjati dhe ndoshta më i vështiri sepse ndodhej në një qytet ku atij i duhej të përballej me vështirësi të panumërta si mungesa e rrugëve, lëvizjet nëpër fshatra të thellë, duke qenë se ishte i vetmi mjek i përgjithshëm në Pukë. Në Pukë punoi nga mesi i vitit 1947 deri në Mars të 1949 së bashku me infermier Halit Laçin dhe dentistin Halil Burazeroviç, që ishin jo vetëm kolegë pune, por dhe miq të ngushtë.

Pas më shumë se 60 vitesh, për t’i dhënë formën finale librit autorja Maria Rita sëbashku me të shoqin Corradon dhe të motrën Luçian ndërmarrin udhëtimin për në Shqipëri, që të rrëmojnë në të kaluarën e të atit, por dhe takohen me mikun e të atit infermierin që kishte punuar me të, z. Halit Laçin (gjyshin tim, dhe isha deshmitare e këtij takimi). Ky ishte një takim shumë emocionues mes tyre që i ktheu pas në kohë dhe shërbeu për ta plotësuar librin. Autorja i kushtoi një temë të veçantë këtij takimi që u realizua nga një çift shqiptarësh me banim në Itali, Endri dhe Teuta.

Historia e dr. Vittorio Bruschit na mëson se si të mos ushqejmë urrejtjen, sesa e rëndësishme është dashuria, sesi ajo mund të mbijetoi pavarësisht distancës. / KultPlus.com

Leonora Laçi

Vdes në moshën 30 vjeçare këngëtarja Cady Groves

Këngëtarja amerikane e zhanrit kauntri, Cady Groves, ka vdekur në moshën 30 vjeçare nga “shkaqet natyrore” pasi kishte pasur problem shëndetësore më herët gjatë këtij viti.

Lajmin e dha vëllai i saj, Cody, duke shkruar në media sociale se ajo e “ka lënë këtë botë”.

Ai po ashtu ka njoftuar se detajet janë të kufizuara për momentin, dhe se familja po mundohet që t’i marrë ato dhe t’i mbajë njerëzit të informuar.

Këngëtarja së fundi kishte nderuar dy vëllezërit e saj, Casey dhe Kelly, që kishin vdekur më 2007 respektivisht më 2014, që të dy në moshë 28 vjeçare. / KultPlus.com

Revista e njohur spanjolle: Nxitoni të vizitoni Tiranën, një nga kryeqytetet më ekzotike të Europës

Do t’ju tregojmë sot për një nga kryeqytetet më ekzotike dhe tërheqëse europiane, shkruan Cristina Fernandez Gonzalez e revistës së njohur spanjolle të udhëtimeve, traveler.es.

”Tirana është rishfaqur fuqishëm pas dekadave vuajtje nga diktatura paranojake e Enver Hoxhës. Ajo që e la Shqipërinë plotësisht të izoluar nga bota dhe që, në një farë mënyre, i jep asaj këtë rol misterioz, atë të thesarit për ta zbuluar, që sot na pëshpërit në vesh këngë sirenash.

Tirana ka diçka që të fut në kurth. Kjo ju befason dhe ju fton ta ”zhvishni” atë dalëngadalë deri sa të zbuloni se cili është thelbi i saj i vërtetë. Dhe ne jemi të gatshëm ta ”zhveshim”. Për 48 orë, jo më pak.

Dita e parë

Ora 09:30. Pas një mëngjesi të bollshëm, i denjë për kampionë, për ditën turistike që na pret, vendosëm itinerarin apo pikënisjen e çdo rruge nëpër qytet: Sheshin ”Skënderbej” dhe 40 000 metra katroret e tij që na presin.

Nga kjo hapësirë ​​e jashtëzakonshme, nderohet heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili u vu në krye të luftës kundër osmanëve në shekullin XV. Statuja e tij ekuestriane dominon mbi gjithçka. Por, ky shesh është gjithashtu vendi i përsosur për të ndjerë pulsin e qytetit.

Por, gjithashtu, është vendi i përsosur për të matur pulsin e qytetit: i përshtatur për këmbësorë që nga viti 2017, nëse ndalojmë të shikojmë lëvizjen e jetës, do të shohim zotërinj të moshuar që shëtisin në kohën e lirë, të rinj me biçikletë rrugës për në vendet e tyre të punës dhe turistë të rastit duke masakruar me klikime aparatesh fotografike muralen e madhe që kurorëzon Muzeun Historik Kombëtar. Titulli i tij? Shqiptarët.

Ora 10:00. Sapo muzeu hap dyert e tij, ne jemi atje për të zbuluar dhe për të mësuar historinë e Shqipërisë. Vizita e plotë atje mund të zgjasë një jetë dhe prapë se prapë diçka do të na mungojë.

Ne bëjmë një udhëtim të shkurtër kohor që na çon nga Parahistoria në të kaluarën e tij ilire; nga pushtimi osman deri në Luftën e Dytë Botërore; nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë te, natyrisht, vitet e diktaturës së errët. Një orë e gjysmë ku pamë xhevahire si koka e Apolonit nga shekulli IV para Krishtit dhe deri te mozaiku i parë i zbuluar në Shqipëri: Bukuroshja e Durrësit.

Ora 11:30 Përsëri në shesh po hedhim një vështrim nga Banka Kombëtare, Hotel Tirana Internacional dhe Pallatin e Kulturës, me Operën në krye: ndërtesat e thjeshta, por monumentale në një stil racionalist vazhdojnë të flasin për kohët e shkuara dhe kontrastin me ato modernet, rrokaqiejt që ngrihen atje, në distancë, në sfond. Përpara nesh, Xhamia historike e Et’hem Beut nga shekulli XVIII, një nga ndërtesat më të vjetra në Tiranë. Të dy afresket e saj të jashtme dhe pikturat e brendshme janë një kënaqësi absolute.

Por, ne mund të gjejmë pamjen panoramike të sheshit edhe nga maja e Kullës së Sahatit, një tjetër nga reliket arkitektonike të qytetit, megjithëse kjo vështirë se përfshin ngjitjen në shkallët e pjerrëta dhe të ngushta në 35 metra lartësi.

Ora 12:00 Rrethinat e sheshit ”Skënderbej” vazhdojnë të na mbushin me histori të vjetra: ne hasim nëpër ato rrugë që ishin dhe akoma janë, Toptanasit, një nga familjet fisnike më të rëndësishme dhe më të pasura në Shqipëri, dhe ndërtesat e tyre të bukura.

Deri tani kemi kuptuar se Tirana është një qytet që më shumë ndihet sesa duket. Një qytet që na kërkon fort që ne ta ”gërvishtim” thellë nga brenda. Dhe për ta bërë këtë, asgjë nuk vlen më shumë sesa të vizitosh një nga mijëra bunkerët që Hoxha urdhëroi të ndërtonte në të gjithë vendin, e gjithë kjo nga frika e tij e jashtëzakonshme nga një sulm bërthamor nga armiqtë e tij.

Tirana ka dy që janë thelbësore. Për të vizituar Bunk´Art 1 do të jetë e nevojshme të kaloni disa orë, pasi ai ndodhet në periferi të qendrës historike: një kompleks i tërë, që përfshin zyra dhe dhoma gjumi për zyrtarët qeveritarë, apartamente për liderët politikë, madje edhe një kantinë, gjithsej 106 dhoma. Për afërsi dhe prakticitet, vendosim për Bunk´Art 2, ngjitur me sheshin ”Skënderbej”, që lidhej me korridore nëntokësore me Ministrinë e Brendshme, që do të kishin shërbyer në rast të ndonjë sulmi.

Përgjatë korridoreve të tij, në këtë bodrum të qytetit, fshihen deri në 24 ambiente të zymta, të shpërndara mes dhomave të marrjes në pyetje, qelitë për të arrestuarit, një dhomë dekontaminimi, një apartament luksoz për ministrin e Brendshëm dhe madje disa instalime artistike moderne.

Pamë panele informative dhe video me dëshmi, që jo vetëm na mësojnë shumë për historinë politike të Shqipërisë, por që edhe na ngritën qimet e kokës përpjetë.

Ora 14:00 Kur kuptojmë se stomaku po na kërkon ”karburant” dhe mendja diçka më të lehtë, çfarë të hamë? Ne zgjodhëm bulevardin me pemë ”Murat Toptani”, vetëm disa hapa larg, ku ndodhen edhe Teatri Kombëtar, Kinema “Millenium”, kopshte rastësore dhe tarraca të ndryshme.
Në këtë zonë të qytetit, jeta rrjedh me një ritëm të ngadaltë, boritë e makinave janë larg. Më të afërtat janë cicërimat e zogjve, që rrinë pezull rreth tryezave, në pritje për të marrë çdo thërrime. Një mjedis i qetë dhe i përsosur për të ngrënë një vakt të lehtë, para se të vazhdoni rrugën.

Ora 15:30 Tani është radha e artit. Dhe rezulton se jemi pranë Galerisë Kombëtare të Arteve, një monument i vërtetë i trashëgimisë kulturore dhe një botë tjetër për të eksploruar përsëri historinë e Shqipërisë, këtë herë bazuar në krijimtarinë e artistëve të saj.

Në muret e saj shpaloset një festival i tërë pikturash dhe punimesh, me të cilat mund të zbulohet realizmi socialist, deri tek mostrat shumë interesante të propagandës komuniste. Paradoksalisht, ishte pikërisht këtë herë, kur censura ishte më e rëndë, që arti njohu rritjen më të shpejtë në vend.

Çdo devijim nga arti i promovuar socialist ishte rreptësisht i ndaluar. Veprat artistike duhej të idealizonin Enver Hoxhën. Ata që guxuan të anashkalonin rregullat u ndëshkuan rëndë. Për fatin tonë të mirë, pikturat dhe skulpturat për të tani janë shfaqur në muze.

Një shënim i fundit? ”Cloud” vepra artistike shumë origjinale e arkitektit japonez Sou Fujimoto që dekoron kopshtin në natyrë që prej vitit 2016, është një nga qoshet më të mrekullueshme dhe të paharrueshme në të gjithë Tiranën.

Ora 17:30 Ne zbresim rrugën drejt një prej ikonave të kryeqytetit, por jo përpara se të kalojmë pranë kalasë së vjetër të Tiranës, pronë e familjes Toptani, që vendosi ta rimodelojë atë dhe ta hapë së fundmi. Aty gjenden restorantet bashkëkohore të kuzhinës – pastat që përgatisin te ”Luga e Argjendtë” janë spektakolare, me dyqane origjinale, të përqendruara në delikatesat kombëtare, ashtu sikurse vajrat e ullirit të prodhuar në Vorë dhe sendet origjinale artizanale.

Ora 18:30 Dhe tani, po: pas një shëtitje të shkurtër që na çon përtej lumit Lana, shkojmë te ndërtesa e Piramidës. Piramida, një sulm autentik ndaj estetikës, e realizuar nga vetë vajza e Enver Hoxhës. Ndërtimi, që gjithashtu nuk kalon pa u vënë re, u krijua për të strehuar një mauzole në nder të babait të saj, megjithatë, gjatë luftës së Kosovës, funksionoi edhe si një qendër konferencash dhe seli e NATO-s.

Sot është krejtësisht e braktisur, pa roje. Jo pak njerëz guxojnë të ngjiten në muret e saj të pjerrëta deri në majë, me gjithë rrezikun që sjell aventura. Sigurisht, ka nga ata që thonë se soditja e perëndimit të diellit nga lart është gjëja më e mirë për të bërë në Tiranë.

Ora 19:30 Dhe më në fund arritëm në lagjen në modë, Blloku, lagje ku një pjesë e madhe e nomenklatura komuniste – përfshirë edhe vetë Hoxhën – banonin gjatë viteve të diktaturës.

Ajo ishte e mbyllur për njerëzit e zakonshëm për katër dekada. Kur mbaroi diktatura dhe tiranasit më në fund ishin në gjendje të përshkonin rrugët e saj, ata gjetën shtëpi që nuk kishin asnjë lidhje me ndërtesat e stilit komunist të pjesës tjetër të qytetit.

Sot, shumica e atyre shtëpive janë shndërruar në restorante, bare, kafene të lezetshme dhe klube. Shëtisim nëpër rrugët e saj dhe shijojmë si atmosferën e gjallë, ashtu edhe tezgat e librave.

Në kohën e darkës, ne zgjodhëm ”Salt”, në rrugën ”Pjetër Bogdani”, një restorant me një stil avangard, elegant dhe të rafinuar, dizajni i të cilit në format dupleks na bën të dashurohemi.

Specializuar në kuzhinën mesdhetare, ushqim deti dhe sushi, ajo gjithashtu ka edhe një ambient për koktej. Aty gjendet edhe ”Choko” që bashkon tradicionalen me modernen në të njëjtën pjatë.

Për një pije pas darke, ”Nunu Club” ka tavolina të larta dhe një zonë tarracë ku mund të shijoni me kënaqësi cilindo nga koktejet e shijshme në menunë tuaj.

Dita e dytë

Ora 10:00 Pas një dite të parë intensive, destinacioni i radhës ishte Pazari i Ri, megjithëse në realitet origjina e tij daton nga 1939.

Kjo hapësirë ​​ku mëngjeset janë të mbushura me atmosferë u rimodelua në fund të vitit 2018 për t’u bërë një treg më në përputhje me ato europiane. Kjo është arsyeja pse, nga mesdita, dyqanet mbyllen, por restorantet hapen aty ku ne mund të kënaqemi me të gjitha llojet e shijeve. Gjithashtu, shpesh organizohen ngjarje kulturore si festivale, koncerte dhe panaire artizan ale.

Ora 12:00 Shkojmë për shëtitje me një itinerar shumë origjinal: ai që na çon të zbulojmë të gjitha ato fasada, që ishin pjesë e një projekti karakteristik të promovuar nga ish-kryetari i bashkisë së qytetit, Edi Rama, tani kryeministër i vendit. Që nga viti 2000, ai kërkoi t’i jepte një pamje të re të gjitha ndërtesave gri të kohës së komunizmit, të shpërndara në të gjithë qytetin. Si? Duke pikturuar fasadat e tyre me ngjyra dhe figura të ndritshme.

Guidat me rrugën e shënuar janë falas dhe mund të merren në Zyrën e Turizmit pranë sheshit ”Skënderbej”. Ka edhe itinerare të arkitekturës komuniste, historisë dhe temave të tjera dhe përfshin një mori fasadash më befasuese, të shpërndara përreth qendrës historike të Tiranës.

Artistë kombëtarë dhe të huaj kanë marrë pjesë në projekt si Ann Edholm nga Stokholmi, Franz Ackermann nga Berlini ose Tala Madani, nga Irani – të cilët vazhdojnë, edhe sot, duke reflektuar krijimtarinë e tyre përmes vizatimeve origjinale dhe muraleve mbi ndërtesat.

Qëllimi? Shndërrimi i Tiranës në një galeri të vërtetë të hapur arti.

Ora 14:30 Jemi duke provuar kuzhinën tradicionale shqiptare në restorant ”Oda”, një restorant komod i vendosur në një shtëpi të vjetër, kuzhina e të cilit kombinon receta antike me propozime të tjera më moderne.

Mjedisi? Autentik. Aq shumë, sa besojmë se po drekojmë në shtëpinë e një tirani: tavolina të ulëta prej druri, dekorim disi të veçantë dhe vëmendja më e kujdesshme sigurojnë një përvojë të shkëlqyer. Në pjatë, të gjitha llojet e propozimeve me një aromë Shqipërie: Qengji i pjekur, byrek me spinaq dhe patëllxhanë të mbushur.

Ora 16:30 Është e domosdoshme të shihni Shtëpinë e Gjetheve. Ky muze, i hapur në vitin 2017, zë ndërtesën e vjetër nga epoka komuniste që shërbeu si bazë për Sigurimin, policinë sekrete shqiptare.

Në dhomat e saj tregohet gjithçka që mund të imagjinohet për procedurat dhe sistemet e spiunazhit: pajisje fotografike, sisteme regjistrimi, mikrofonë, video, intervista…

Një univers paralel që tregon, edhe një herë, që ndonjëherë realiteti tejkalon trillimet.

Ora 18:30 Vendi ideal për t’i thënë lamtumirën Tiranës, këtij qyteti që na ka treguar kaq shumë fytyra të ndryshme, është mushkëria e gjelbër e kryeqytetit: 289 hektarët e Parkut të Madh janë vendi ideal ku të shëtisësh, të merresh me sport, të peshkosh në liqenin e tij artificial ose të pushosh, i shtrirë në lëndinë, pas një ditë të ngarkuar.

Në këtë pikë, një gjë është e qartë për ne, Tirana po ndryshon me hapa të mëdha, duke u munduar të kompensojë kohën e humbur, por pa hequr dorë nga e kaluara e saj, thelbësore për të kuptuar se cila është bërë sot.

Dhe për ta zbuluar atë, bëni mirë të nxitoni, sepse kur erërat e reja të Europës ta pushtojnë, ka për të qenë vonë. / KultPlus.com

“Një libër nuk të braktis kurrë”

“Një herë, kur isha 7 a 8 vjeç nëna më tha, ndërsa uleshim në vendin e parafundit në autobus për në klinikë a në dyqanin e këpucëve, se megjithëse ishte e vërtetë që librat mund të ndryshonin me kalimin e viteve, po aq sa njerëzit, dallimi ishte se, ndërsa njerëzit gjithmonë të lënë kur vjen një kohë që nuk marrin më nga ti asnjë përfitim ose kënaqësi ose interes, ose të paktën një ndjenjë të mirë; një libër nuk të braktis kurrë.
Natyrisht, ndonjëherë ti i lë, mbase për disa vjet ose madje madje përgjithnjë. Por ata, dhe sikur t’i tradhtosh nuk të kthejnë kurrë shpinën: ata vazhdojnë të presin për ty në heshtje dhe me përulje në raft. Ata presin edhe për 10 vjet. Nuk ankohen. Deri kur një natë, kur papritmas ke nevojë për një libër edhe në 3 të mëngjesit, edhe sikur të ishte një libër që ti e ke braktisur dhe fshirë nga zemra për vite e vite, nuk do të të zhgënjejë kurrë, do të zbriste nga rafti dhe do të të bënte shoqëri në çastin tënd të nevojës. Nuk do të përpiqej të ta kthente apo të nxirrte justifikime, apo të pyeste veten nëse ia vlente, apo nëse ti e meritoje, apo nëse ishit ende për njëri-tjetrin. Do të zbriste sapo ti ta thërrisje. Një libër nuk të lë kurrë në baltë.”

– AMOS OZ

(Pjesë nga romani “Rrëfim për dashurinë dhe errësirën”, përkthyer nga Etleva Pushi & Sokol Bega, botimet Skanderbeg Books)

Më 4 maj 1939 lindi shkrimtari izraelit Amos Oz (4 maj 1939 – 28 dhjetor 2018). Autor i 19 veprave, qindra eseve dhe artikujve për Izraelin modern, për një kohë të gjatë ai ishte në rrethin e ngushtë të kandidatëve për Çmimin Nobel për Letërsi. Ai është fitues i çmimit izraelit për letërsi (1998), i çmimit Goethe të qytetit të Frankfurtit (2005), çmim prestigjioz ku më parë e kanë fituar Sigmund Freud dhe Thomas Mann. / KultPlus.com