Kur babai e mban të birin, nuk di askush, kur i biri e mban babanë, i tërë katundi e merr vesh

Njeriu e kallëzon fytyrën e vet në tre raste: kur është i pasur, kur është i tërbuar dhe kur është i dehur.

Dëshirë pas dëshire sjell mërzi të madhe, kënaqja sjell lumturinë më të madhe.

Diçka e pambrojtur është e sigurtë po e ruajti fati, por po qe fati kundër, do të humbasë, sado që të ruhet.

Difekti i varfërisë shkatërron një grumbull vlerash.

Dijetarët përhapin dritë, edhe pse të hidhëruar, nuk duhen nëpërkëmbur.

Ditë për ditë vdekja afrohet, sikur viktima të shkonte hap pas hapi drejt sakrificës.

Dituria është thesari më i çmuar, sepse as nuk blihet, as nuk dhurohet, as nuk vidhet, as nuk harxhohet.

Duke parë tymin e një shtëpie tymin e një shtëpie, kujdes mos kujtosh se është flaka e një shtëpie tjetër.

E djeshmja është një ëndërr, kurse e nesërmja një vizion. Por e sotmja, kur jetohet mirë, e bën çdo të djeshme një ëndërr të lumturisë dhe çdo të nesërme një vizion të shpresës.

E njohin Ton budallain më shumë se Ton budalla njeh.

Është më mirë të grindesh me një njeri që flet bukur se të bisedosh me një njeri me të folur të panjerëzishëm.

Fati ndihmon guximtarin. Të dobëtit ia lënë fajin fatit.

Fëmijë, plak apo i ri qoftë, ai që vjen në shtëpinë tënde duhet pritur me respekt, sepse mes gjithë të tjerëve miku yt është më i larti.

Ikën nga frika e akrepit e bie në grykën e gjarprit.

I mençuri bën të të duket e vërtetë edhe gënjeshtra, ashtu si piktori i aftë krijon kodrat e gropat në një sipërfaqe të thjeshtë.

Kur “këndojnë” bretkosat, është përvetësuar qetësia.

Më mirë të shëtisësh shpateve të malit me kafshë, se të jetosh në pallat Zotash me një çmendur.

Mosbërja keq është besimi më mirë.

Mosveprimi nga frika se gabon, shquan frikacakun. E kush heq dorë nga ushqimi prej frikës mund t’i bëjë keq?

Nëse zemra e njeriut nuk është e pastër, të gjitha gjërat i duken armiqsore.

Një i sëmurë nuk do të shërohet kurrë vetëm me dhënien e një ilaçi.

Pak vlen të mbyllet tapa, pasi është derdhur uji.

Pasuria ndalet në shtëpi, miqtë e të afërmit te varri, veprat ndjekin të vdekurin.

Pema e krasitur rritet sërish, hëna e perënduar rishfaqet.

Po ia preve bisht e veshë, qeni mbetet qen, s’bëhet as kalë, as gomar.

Rrugët e drejtësisë janë të mistershme.

S’e ka fajin shtylla, pse nuk i sheh i verbëri.

S’mund të prekë veten maja e gishtit.

Të urtit duhen respektuar, dhe kur këshilla e tyre nuk bie për shtat.

Ai që duke lutur përkulet, tjetrit ia lehtëson refuzimin.

Ai që ka frikë edhe kur ka të drejtë, nuk fiton.

Ari është i pastër edhe kur gjendet në qesen e ndyrë.

Ashtu sikur mendimtari, që është shkalla më e lartë e njeriut, ashtu edhe nëna është shkalla më e lartë e gruas.

Bëj mirë – mos u pendo; bëj keq – shpreso.

Cila në pasqyrë shpesh shikohet, shtëpia në të ankohet.

Çanta është më e rëndë kur është e zbrazët.

Çdo gjë e keqe ka recetën e vet, puna është të gjendet ajo e sakta.

Çfarë flasin në vatër, fëmijët e nxjerrin jashtë shtëpie.

Dashuria nuk e njeh turpin.

Dikujt edhe plumbi i noton e dikujt edhe kashta i fundoset.

Edhe pse janë në të njëjtin jastëk, burri dhe gruaja shohin ëndrra të ndryshme.

Fati na shet atë që ne kujtojmë se na e ka dhuruar.

Fëmija shumë i përkëledhur, kurr i mirë edukuar.

Fjalët duhen matur e jo numëruar.

Gomari nuk e mëson notin po nuk i mbërriti uji te veshët.

Gratë e bukura vallen prijnë, të shëmtuarat mbajnë shtëpinë.

Gjithçka mund të studiohet, përveç mendimeve të njeriut.

Kali i mirë njihet edhe nën batanije të keqe.

Kur babai e mban të birin, nuk di askush, kur i biri e mban babanë, i tërë katundi e merr vesh.

Kureshtari kërkon dobësinë e të tjerëve për t’i lehtësuar të vetat.

Kur një miku i jep para hua, do t’i humbësh paratë dhe mikun.

Kurse tri monedha floriri se e katërta do të të bjerë vetë në dorë.

Kush lyp luftë në shtëpi e përjetoftë.

Kush i vete pas gjithkujt, bën gabim; kush nuk ndjek askënd, bën edhe më shumë gabim.

Më mirë të na e kenë lakmi, se t’u dhimbsemi.

Mos gjyko në bazë të vragës, nëse nuk e ke parë se çfarë ka qenë plaga.

Ndihma është nganjëherë si ai ilaçi që sa më i hidhur, aq më i mirë është.

Në dashuri syri është i pari.

Nëse armiku yt është sa maja e gishtit, ruhu siç i ruhesh luanit.

Nëse jemi grindur, dhëmbët s’i keni shkulur.

Njeriu kurioz ka 100 sy dhe asnjë shpirt.

Samari prej argjendi nuk e bën kalin e mirë.

Sa më shumë shtohen ligjet, aq më shumë pakësohet drejtësia.

Sikur të isha lindur njëqind herë, kisha për t’u bërë mësues.

Shteti mbështetet në të drejtën dhe gjyqet, adheu mbështetet në nënën dhe gruan.

Shtetin ruaje nga armiku e gruan nga miku.

Shtetit borxh mos i rri, me polic mos u shoqëro, ndërsa gruas të fshehtat mos i trego.

Të kujt janë delet, i tij është edhe livadhi.

Të kuptosh të bukurën do të thotë ta zotërosh atë./KultPlus.com

Kelmendi: Po ku bon bre ministër me u martu burri me burrë, e gruaja me gru?!

Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj ministrit të drejtësisë Selim Selimi lidhur me projektligjin për martesat e gjinisë së njejtë.

Kelmendi thotë se ministri Selimi me ketë gjë po shkel mbi parimet dhe traditën shqiptare.

Shkrimi i plotë:

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi ka deklaruar se është duke përfunduar procedurat për Kodin Civil ku parashihet martesa mes gjinisë së njejtë. Ky ministër e ka një emër shumë të mirë me bazë islame. Por ky ministër po shkelë mbi parimet islame, po shkelë mbi traditën shqiptare. Po ky ministër paska vendosë me korritë edhe veten, edhe emrin edhe shtetin. Po ku bon bre ministër me u martu burri me burrë, e gruaja me gru. A nuk po të mjafton ministër që ka ra nataliteti në Kosovë, tash po don edhe ma shumë me shkatërru familjen kosovare.

O Ramush Haradinaj, a po e din çka po bon ky ministri yt, Selimi?

Nëse ke pak xhelozi për traditën shqiptare, ndale këtë ministrin tënd se po don me shkatërru këtë vend. Nëse ti Ramush nuk e ndalë këtë ministër, atëherë edhe ti je përgjegjës për këto martesa dhe për shkatërrimin e popullatës.

Edhe Hashimi, edhe Albini iu kanë dhënë hapësirë dhe promovim shumë të madh këtyre mes të njejtës gjini.

Ramush, mos u bën si Hashimi e Albini, trego burrëri , trego vendosmëri dhe mos e lejo këtë ministrin tënd të na shkatërroj familjen dhe shtetin tonë që është i ngritur mbi themelet e ujitura me gjakun e dëshmorëve.

Krasniqi: Katër muaj kemi punuar vullnetarisht në Infektivë, na përjashtuan prej listave të konkursit

Jehona Krasniqi, mjeke e përgjithshme, në emër edhe të shtatë vullnetarëve që kanë punuar tash e katër muaj vullnetarisht në Infektivë, ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale, e cila, sipas saj i është bërë një padrejtësi e madhe në konkursin e shpallur të Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas saj, kriter i këtij konkursi ka qenë që të vijnë në shprehje vullnetarët, e më pas edhe të tjerët, por sipas saj, ata nuk janë përfshirë në këtë listë. KultPlus ju sjell të plotë reagimin e saj pa asnjë ndërhyrje.

REAGIM NE EMER TE VULLNETAREVE TE KLINIKES INFEKTIVE,
Qysh ne fillim te pandemise, ne Kliniken Infektive te QKUK-se jane paraqitur 10 vullnetare, 1 specialiste e Infektologjise, 1 specializante e infektologjise dhe 8 mjeke te pergjjithshem.
Kemi hyre ne muajin e katert qekur kemi punuar me vullnetin me te madh ne kete klinike, duke i ndihmuar stafit ne menaxhimin e rasteve me COVID-19.
Nuk kemi kerkuar asnje lloj kompenzimi, saqe deri edhe ushqimin dhe furnizimet e tjera ditore i kemi bere vet.
Me date 12.06.2020 Ministria e Shendetesise ka hapur konkurs per 100 vende me numer Reference MSh 12/06/2020 per specialiste dhe mjeke te pergjithshem, ku njeri nga kriteret ka qene perparesi puna vullnetare.8 nga vullnetaret kemi aplikuar ne kete konkurs, meqe njeri vullnetar nuk ka pasur licence dhe specializantja nuk i ka plotesuar disa kushte te tjera.
Prej 8 vullnetareve qe kemi aplikuar per pune, vetem nje eshte pranuar e fatkeqesisht 7 te tjere kemi mbetur jashte, perfshire edhe specialisten infektologe.
Ky vendim ka qene shokues per te gjithe ne ne vet faktin qe e gjithe puna jone tashme prej kater muajsh eshte hedhur poshte, per te ardhur ne pozitat tona dikush qe duhet ta mesoje punen qe nga fillimi. Per ma teper qe perzgjedhja qe eshte bere ka lene te kuptohet qe ka pasur shkelje te renda, duke u anashkaluar edhe intervista me goje qe ka figuruar ne konkurs, per cka nuk ka pasur mundesi as te verifikohet dokumentacioni.
Cilat kritere jane perdorur per kete?
Kur kemi kerkuar te dijme permes telefonit se cfare ka ndodhur, na eshte thene qe nuk figurojme ne listat e aplikanteve e nuk kemi aplikuar.Ne i posedojme imellat e printuar se e kemi kryer aplikimin. Nese eshe bere fshirja e e-mailave tane, me kushedi se cfare qellimi, apo ndrrimi i listave, per kete duhet te pergjigjet komisioni i caktuar si dhe pergjegjesit kryesor ku eshte bere dergimi i aplikacioneve.
Ne kemi shkuar menjehere ne Ministri te Shendetesise, por nuk jemi pranuar ne takim. Eshte kerkuar qe te dergohet nje ankese ne forme elektronike kurse te tjereve iu eshte pranuar edhe ankesa fizike. Nuk kemi marre pergjigje. I kemi shkruar drejt edhe Ministrit. Ndersa, kemi informaten qe tashme ka nisur procesimi i kontratave, duke mos u respektuar afati ligjor per parashtrimin e ankesave. Pra, edhe ankesa jone me gjase eshte fshire serish.
Ne po kerkojme te zbatohet e drejte jone sepse ne, me shume se te gjithe te tjeret e punesuar qe figurojne ne liste, e meritojme te jemi te punesuar, ne vet faktin qe kur te tjeret kane hezituar, ne jemi paraqit ne Kliniken Infektive, duke e rrezikuar veten dhe familjet tona.
Eshte shume shqetesues fakti qe avazi i vjeter po vazhdon; kush e ka krahun e forte ec perpara, ndersa ne te tjereve na tregohet dera.
Ne nuk do e leme me kaq kete pune, do te ankohemi serish dhe nese eshte e nevojshme deri edhe ne gjykate. Ose do te futemi ne ate liste, ose do te anulohet i gjithe konkursi dhe asnje kontrate nuk do te nenshkruhet
Ne emer te 7 vullnetareve te mbetur jashte konkursit te fundit te MSh-se: Jehona Krasniqi- Mjeke e Pergjithshme, vullnetare ne Kliniken Infektive./KultPlus.com

Gratë shqiptare po na zbardhin ftyrën, njëra ambasadore, tjetra kryetare e Komunës në Suedi

Suksesi i shqiptarëve në vende të ndryshme të botës vazhdon të na bëjë krenarë, duke përfshirë fusha të ndryshme të veprimtarive, shkruan KultPlus.

Së fundi mësuam se edhe një shqiptare e suksesshme është në Suedi, e cila mban postin e kryetares së Komunës në Värmdos të Suedisë, e bëhet fjalë për Dëshira Flankör.

Ambasadorja e Kosovës në Suedi Shkëndije Geci Sherifi është takuar së fundi me Dëshira Flankör, e cila e ka vlerësuar këtë takim mjaftë me vlerë.

Përpos sportit dhe muzikës, tashmë shqiptarët po dëshmohen edhe në pozita udhëheqëse nëpër shtete të ndryshme./KultPlus.com  

Ky është vendi i vetëm në botë ku mund të gjeni trëndafila të zinj

Në një fshat të vogël të Turqisë, kushtet unike të tokës, dhe nivelet e ujërave nëntoksore, kanë krijuar një lloj trëndafili të vacantë.

Zakonsht trëndafilet ju mund t’i gjeni në ngjyrë të kuqe, por për shkak të kushteve klimatike, ato rriten me ngjyrë më të theksuar por edhe më shumë të errët se sa e kuqe.

Pra, fotografitë që mund të shihni më poshtë tregojnë më së miri se në fshatin Halfeti, gjenden trëndafilat e zinjë, të vetmit në gjithë botën!/KultPlus.com

“Përderisa ne flejmë në shtrat, infermierja Shqipe Kadriu po pushon në dysheme”

Numri i madh të infekturave me Covid 19 në Kosovë, ka ngarkuar tej mase stafin mjekësor në Prishtinë, të cilët po punojnë pa pushim për tu ardhur në ndihmë pacientëve, shkruan KultPlus.

Regjisori Jeton Ahmetaj ka bërë thirrje për të ngritë vetëdijen e qytetarëve, duke ndarë një fotografi të një mikes së saj që punon si infermiere, dhe fotografia tregon për lodhjen e saj.

Më poshtë po sjellim statusin e plotë të Jeton Ahmetaj.

Kjo eshte nje mike imja,INFERMIERE NE INFEKTIVE,emri i saj eshte Shqipe Kadriu.Derisa ne po flejme ne shtrat ajo pushon kembet ne dysheme,per tu quar pastaj dhe per te ju sherby juve qe nuk besuat dhe nuk besoni se ka COVID vrases…TURP TE KENI QE NUK MBANI MASKA,TURP TE KENI QE PO VRISNI VETEN DHE TE TJERET!/KultPlus.com

Ecim në tokë të minuar, prej se kur lindim

Ecim në tokë të minuar, prej se kur lindim.
Mund të na zërë frymën kordoni që na ka mbajt n’jetë aq muaj…
Mitra mund të plasaritet, çahet, mbyllet…
Ajo që na dha frymë mund të mbesë pa frymë e dot më nuk na shtyn me dalë në dritë….
Cica, mund të na zërë hundën ndërsa t’uritur thithim thithën fort e tambli shkon çurk

Apo tambli përsëri, prej vrullit na i mbyt hundë e buzë e sy
Prej krevatit mund t’biem n’gjumë e ma kurre mos t’cohemi dot gjallë.
Këmba mundet me na shku’ shtremtë e t’rrokullisemi nëpër shkallë.
herën e parë në xhadé të na zërë makina,
(po edhe herën e fundit në mos…me shkop në qofsh përsëri ajo të palos.)
Në provimet e lirimit mund të na bjerë pyetja që nuk dimë e nga dëshpërimi vrasim veten,
Në xhepin e këmishës së të dashurit lexojmë një dedikim teksa shkuam atje për ti futur një shënim “Të dua pa fund, lepurushi im…” Pikërisht kjo “lepurushi im” bën diferencën…
Ditën e diplomimit mësojmë se nuk jemi bij e babait që dimë…mama pas një feste kish pirë e dashuri kish shtënë me dikë që as emrin s’e di, i dashuri i saj i mirë, mendonte se babai i fëmijës qe ai…
Luftë mund të plasë në këtë botë të mbrapshtë apo qoftë edhe në lagje, dhe pauu një minë pikërisht nën këmbët tona…
Ditën e dasmës nusja (apo dhëndrri fundja), mund të dojë t’ja
mbathë…
Pronari, të hedh në rrugë pikërisht atëherë kur ti je ndarë nga burri e fëmijët, për atë të mallkuar karrierë.
Dashuria e jetës, fle mbi qerpikun tënd derisa qerpikët bien…
ai mbi sy tënd shtrihet sa gjatë gjerë (sa ka pas vlerë një fjalë, vec një fjalë e ndjerë kur bintë shi njëherë e ti shqyeje pikëzën e shiut me sy për të mbërritur shikimin tek ai…

vijon…
Maj 2020
Suela Bako./ KultPlus.com

Si do të dukeshin princeshat e Disney-t po të ishin vajza moderne, fotot që thyen rrjetin në TikTok (VIDEO)

E kush nuk do të ishte kurioz të dinte si do të dukeshin princeshat e famshme të fëmijërisë sonë nëse do të jetonin në kohët e sotme? Një artistë 29-vjeçare e quajtur Yudelmis “Yudie” San Emeterio provoi trendin e shndërrimit të princeshave në vajza moderne, duke i postuar pamjet ne TikTok dhe ato u bënë virale.

Jeni kuriozë të dini si duken? Hidhuni një sy!

Mulan:

Tiana:

Jasmine:

Dhe Rapunzel:

Prindërit e hodhën në rrugë se besonin që shpirtrat e këqij i kishte brenda, turistja daneze e shpëtoi

E mbani mend këtë foto të fëmijës nigerian me të cilin bota ishte mbushur plotë me dhembshuri?


Turistja daneze Anga Redgren në vitin 2016 ishte në Nigeri dhe gjeti këtë fëmijë të vogël në rrugë, familja e të cilit e kishte hedhur pa ushqim, pa rroba, duke menduar se shpirtrat e këqij ishin duke banuar te ai!


Të gjithë kalimtarët po e shmangnin këtë fëmijë për shkak të këtij besimi, dhe ai 8 muaj ka mbetur duke ngrënë nga mbeturinat.
Ajo e adaptoi dhe menjëherë e çoi në terapi duke e quajtur ‘shpresë’.
Anga gjithmonë poston foto të ”Shpresës” që nuk dukej më si fotoja e tij e vjetër kur ajo u takua për herë të parë me të.


Dhe në këto foto më poshtë ”Shpresa”, jeta e të cilit ka ndryshuar rrënjësisht për të mirë, shikoni se si rezulton sot pas përkujdesjes nga Anga.


Ajo atje themeloi një bamirësi të quajtur Tokë e Shpresës për t’u kujdesur për fëmijët e braktisur dhe për të mbrojtur të vegjëlit dhe të pastrehët ./KultPlus.com

Zoti Rama, të duam sulltan!

Nga Edi Oga

Zoti Rama, duhet të bëhesh sulltani i shqiptarëve! Urgjent!

Mos prit zgjedhjet e vitit që vjen, por bëhu që tani!

Të lutem zoti Rama bëj ndryshimet në kushtetutë, mblidh parlamentin tënd dhe shpallu sulltan! Do bësh punën me të mirë që ke bërë ndonjëherë!

Do na shpëtosh të gjithëve!

Do shpëtosh edhe ti prej nesh!

Nëse ti bëhesh sulltan, ti do të kesh sarajet më të veçanta nga të gjithë! (Apo kështu i ka?)

Nëse ti bëhesh sulltan, vezirët e tu do të bëhen sixhade që ti të kalosh mbi ta! (Apo kështu janë edhe sot?!)

Nëse ti bëhesh sulltan, do ti kesh të gjitha pushtetet në dorën tënde! (Apo edhe tani i ka?)

Nëse ti bëhesh sulltan, do t’i tregosh popullit përrallat e tua sa të duash, kur të duash dhe si të duash? (Apo këtë e bën edhe këto kohë?!)

Nëse ti bëhesh sulltan, sa herë të kesh nevojë për para të madhe, pashallarët e tu do të paguajnë haraç sa t’u kërkosh ti! (Apo edhe oligarkët e tij kështu veprojnë?!)

Nëse ti bëhesh sulltan, mund të marrësh avionin tënd dhe të shkosh ku të duash pa pjerdhur askënd! (Apo këtë e bën edhe tani?)

Nëse ti bëhesh sulltan, mund të prishësh çfarë të duash dhe të ndërtosh çfarë të të dojë b… qejfi! (Apo këtë e ka bërë gjithmonë?!)

Nëse ti bëhesh sulltan, me fermanet e tua, tokat e bregdetit mund të bëhen prona të pashallarëve të tu! (Apo kjo ndodh edhe tani?!)

Nëse t’i bëhesh sulltan, mund t’i bësh paratë e shtetit rrush e kumbulla! (apo kështu i bën edhe sot?)

Nëse ti bëhesh sulltan, të gjitha mediat, televizionet, portalet, gazetat që nuk të pëlqejnë, mund t’i blesh ose mund t’i mbyllësh! (Apo këtë e bën edhe këto kohë?!)

Nëse ti bëhesh sulltan, opozitarin kryesor do ta kesh lolo të oborrit! (Apo kështu është edhe ky që ka tani?!)

Prisni prisni! Ky i paska të gjitha atributet e një sulltani, vetëm titullin ka kryeministër!

Pse të mos marrë titullin që meriton?

Le të bëhemi përsëri një milion shuplaka dhe t’ia heqim këtë “epitet” pa kuptim, e t’i vendosim “me pahir” atë titull që i ka hije! SULLTANI I SHQIPTARËVE!

Të lutem mos u bëj më kryeministër!

Bëhu sulltan! Aman! Qafsh rilindjen!

Nëse ti bëhesh sulltan, do të jesh sulltani më i gjatë në Botë!

Nëse ti bëhesh sulltan, do jesh sulltani më me humor në Botë!

Nëse ti bëhesh sulltan, Erdogani do plasë nga zilia, se ai nuk bëhet dot sulltan!

Nëse ti bëhesh sulltan, atë zdromsin me kalë tek sheshi kombëtar do ta heqim dhe do të vendosim ty, o sulltani ynë!

Mos na lodh me reforma zgjedhore, negociata dhe integrime!

Ty nuk të ka hije as të provohesh në zgjedhje as të poltësosh kushtet që të vendosin kaurrët! Bëhu sulltan! Shpëton ti nga ne dhe ne nga ideja e të pasurit të një kryeministri perëndimor!

Lajm i madh nga Elbenita Kajtazi, i besohet roli i Violetës në shfaqjen operistike “La Traviata”

Sopranoja e njohur shqiptare po shënon suksese të mëdha në skena të ndryshme të botës, dhe së fundi asaj i është besuar një rol i madh në karrierën e saj operistike, shkruan KultPlus.

Rolin e Violetës, që e ëndërrojnë shumë soprano, i është besuar kosovares Kajtazi, e cila është shprehur të jetë shumë e lumtur për këtë sukses.

Ajo për këtë shfaqje ka njoftuar nëpërmjet një statusi në fabcebook, të cilin me poshtë po e sjellim të plotë.

BIG NEWS 😇

Përshëndetje miq të dashur,

Uroj të jeni mirë me shëndet që të gjithë!
Sot jam e stërlumtur të ndaj me ju një lajm shumë të bukur për rrugëtimin tim.
Debutimit tim në Francë po i vjen koha.
Në shtator të këtij viti do kem kënaqësin të këndoj rolin e Violettes nga opera e mrekullueshme e Verdit- La Traviata në teatrin e bukur të Bordeaux.
Tani për tani edhe pse gjendje në të cilën gjindemi nuk është aspak e lakmueshme dhe kontrata ime në Glyndebourne dhe Salzburger Festspiele janë anuluar, unë ndjehem e stërlumtur që Violetta dhe debutimi im në Francë do të ndodhë.

Shpalosja e sezonit 2020/2021 në Opéra National de Bordeaux u bë para një ore dhe të gjitha informacionet mund ti lexoni në linkun e postuar më poshtë!/KultPlus.com

Hotel Ambasador, vendi që të bën të rikthehesh shumë herë (FOTO)

E ke përshtypjen se je në përfundim të vijës bregdetare të Shëngjinit, por nëse vazhdon edhe pak më tutje ke për të përjetuar një pamje të rrallë që të ofron Hotel Ambasador, që gjendet tek Rana e Hedhun, shkruan KultPlus.

Si një guacë e fshehur, plazhi i Hotel Ambasador të ofron qetësinë shpirtërore. Si asnjë plazh tjetër, të mundëson që në të njëjtën kohë të dëgjosh zhurmën e valëve, të kundrosh fëmijët derisa shijojnë detin, përderisa ti mundesh të degustosh një gotë verë nga terrasa.

Në njërën anë aroma e pishave, dhe në tjetrën anë aroma e jodit të detit, është një ndërlidhje që kënaqë turistët e shumtë, e sidomos të huaj, që po erdhën njëherë në këtë pjesë, do të ngelet vendi i preferuar dhe do të kthehen shumë shpesh për të shijuar diellin e kësaj plazhe, që nga të rrallat, nuk ka erë, sepse është e fshehur në atë mënyrë, sikur të jetë kujdestar i turistëve.

Tri mundësi që të shijosh detin nga afër të ofron Hotel Ambasador, që të inspiron aq shumë, të qetëson dhe të rritë oreksin.

E para është qe nga terrasa e hotelit e ke detin para, pastaj nga dhoma e hotelit mund të vështrosh pamje magjike, qoftë në mëngjes apo në buzëmbrëmje, por ka edhe një pjesë tjetër të shëtitores, sa të krijon përshtypjen që je në mes të detit, por në fakt ju jeni duke shëtitur në shëtitoren e kësaj pjese që ngjan si një ishull i vogël, por që të jep ndjesinë që ke qarë detin nga të dyja anët.

Dhe përderisa shijon gjithë këtë relaks në këtë pjesë të bukur të Shqipërisë, padyshim është edhe pjesa e kuzhinës së këtij hoteli, si ana tjetër e medaljes, ku mund të shijosh peshkun e përgatitur në mënyrën më të mirë, frutat e detit të llojllojshëm, shalqi, mollë, e dardhë, dhe në përcjellje të muzikës së lehtë, shijon një gotë vere të shtëpisë, gotë që të shtynë të rikthehesh edhe në pushimet e radhës, në këtë oazë, që përpos bukurisë natyrore, ka edhe bukurinë e njerëzve që udhëheqin këtë hotel, që ofrojnë aq shumë dashuri për klientët, ku buzëqeshja e tyre të rri gjatë në mendje, përgjatë rrugës kur kthehesh në shtëpi./KultPlus.com

KultPlus- Konkurs për gazetarë

Gazeta online për art dhe kulturë KultPlus, shpall konkurs për gazetarë.

Inkurajohen të aplikojnë të gjithë ata që kanë studiuar ose studiojnë gazetari, letërsi, dhe njohës të fushës së kulturës.

CV-të mund t’i dërgoni deri më 30 qershor në [email protected]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në rrethin e ngushtë do të kontaktohen për intervistë./KultPlus.com

Fshati shqiptar “Besnik”, me boshnjakë që nuk e njohin gjuhën shqipe

Në Mal të Zi ekziston një fshat me emrin ‘Besnik” që për nga historia njihet si fshat tipik shqiptar, por që duket se në këtë fshat gjuha shqipe nuk flitet, pasi që i gjithë fshati është i populluar nga banorët boshnjakë.

Sipas mediave shqiptare, thuhet se ky fshat përbëhet nga dy familje të mëdha, njëra me mbiemrin ‘Daçiq’ dhe tjetra Muriqi.

Por, si u zhduk identiteti i tyre?, Çfarë qëndron pas dhe përse autoritetet shqiptare heshtin? Çfarë ka ndodhur me ta? Ku gjendet ky fshat? Cila është historia e tmerrshme e banorëve të tij, mund të shikoni në videon më posht.

Varrimet e Naim Frashërit

Petrit Ruka

Pesë herë ra në zi për ty Shqipëria
Nga që për Naimin nuk ngopej së qari,
çdo herë e më të lehta eshtrat e holla
gjithmonë e më i madh varri.

Gjithmonë e më i vogël arkivoli
a thua se varrosnin një violinë,
Ti fat i Shqipërisë që u ngrite si i marri888
Kur kombi ish me një këmbë në greminë

Gatitu para eshtrave të tua një Mbret,
Jakomoni me stemat e arta fashiste,
Në rresht e gjitha me grushtin përpjetë
Byroja e ngjeshur komuniste.

Të gjithë kërkonin nga ty pak lavdi
Po ti atë me kohë e kishe dhënë,
Kur Shqipëria firasej si hëna nën mjegull
Ti thirre i pari: Zgjohu, moj Nënë!

Dhe ashtu si Krishti që ngriti Llazarin
Ti Atdheun e zgjove nga hashashi osman,
i vetën kaq gjë mund ta bënte veç Zoti
dhe ti grimca e tij, fati ynë naimian.

Nën furrën e ballit sa gjysmë e Tomorit
shqipen e shkrive dhe e derdhe si ar,
një nga një me ujin e lumenjve të kulluar
na pagëzove e na dhe emrin shqip-ë-tar

Pesë herë ra në zi për ty Shqipëria
Nga që për Naimin nuk ngopej së qari,
Të gjashtin e te fundit sa shumë do ta desha
Në Frashër,…si Meka e çdo udhëtari…

Zbathur, në këmbë unë rrugën do ta bëja,
mbi sup si violinë t’i mbaja ato eshtra,
I dehur nga besimi se aty nëpër shekuj
Shqipëria do të derdhet nëpër mijëra rreshta…/KultPlus.com

Vendi i parë në Festivalin mbarëkombëtar të poezisë, “FLAKADANI I KUJTESËS, ediicioni i tretë.

Përderisa nuk je dashuri

Sabit Rrustemi

Po i lajë duart prej teje
qysh i kam larë parreshtur nëpër kohë
gurrave të mira e të paqta të vendlindjes
me ujë të kthjelltë
që buron nga thellësitë e lashta të këtij dheu
e po marr frymë
po marr forcë
me t’pa n’sy
e mos me t’prekë
as me gishtin e vogël
mos me t’thithë
e me t’shti brenda vetes
se ti nuk ishe asnjëherë e mira ime
anise m’u vardise
m’u shtire
madje dhe më nxeve
për pak dhe më nxite të besoj
se ishe andrra ime
fryma ime
jeta ime
në këtë botë të përkohshme
dhe në atë të përjetshmën botë
që e jetojmë pakufishëm me mungesën tone

Erdhi një çast
kur u ndriçua çdo gjë
dhe prania jote
misioni yt

U shfaqe para meje e botës
me një mal të panjohurash
që i kishe krijuar ruajtur e brumosur
thellë qenies sate të mistershme

Nuk e kam të lehtë të të dëboj prej jetës sime
të të shmangem
e të gjej shtigje tjera ku ti ende s’ke shkelur

Do të mbyllem
në kopshtin e paparë të zemrës
që përpak nuk ta dhurova
e do të të flakë tutje
me puhizat e mëngjesit e të mbrëmjes
me erërat e bimëve të jetës
me dritën e zjarrin e pashuar të trupit
kudo që të shoh
a të zë

Do ta djeg e përvëloj
dhe atë gjurmë të frymës sate
atë stërkalë
a teshtimë të frikshme që ndjell vdekje

Vend s’do të lë as në terr
e ferr të kësaj e asaj bote

The qafën andej prej nga erdhe
siç thyen qafën dhe kokën
të gjitha të zezat tjera
që u sollën vërdallë rreth meje
e më gllabëruan pjesë të dashura
nga shpirti im i moçëm sa vetë bota

Hapësirave të mia
nuk ka vend as për ty
përderisa nuk je jetë
përderisa nuk je as dashuri

Vetë mortja je./KultPlus.com

Vendi i dytë në Festivalin mbarëkombëtar të poezisë, “FLAKADANI I KUJTESËS, ediicioni i tretë.

Facebook bën hapin e madh për përdoruesit

CEO i Facebook Mark Zuckerberg thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje të heqin reklamat politike në rrjetin social në vazhdën e zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA. Facebook është përballur me kritika të rënda për lejimin e reklamave nga politikanët që përmbajnë informacione të rreme.

Ndërkohë, platforma rivale e Facebook, Twitter ndaloi reklamat politike tetorin e kaluar. “Për ata prej jush që tashmë kanë ndarë mendjen tuaj dhe nuk duan të shohin reklama politike, ne po prezantojmë edhe mundësinë për t’i hequr reklamat politike,” shkroi Zuckerberg. Facebook dhe nënkompania e saj Instagram do t’u japë përdoruesve mundësinë të fikin reklamat politike kur ato shfaqen ose mund t’i bllokojnë ato duke përdorur veçoritë e cilësimeve.

Përdoruesit që kanë bllokuar reklamat politike gjithashtu do të jenë në gjendje t’i raportojnë ato nëse vazhdojnë të shfaqen. Karakteristika, e cila do të fillojë nga e mërkura, lejon përdoruesit të fikin reklamat e çështjeve politike, elektorale dhe sociale nga kandidatët dhe organizatat e tjera.

Ish presidentja kroate tregon gishtin e mesëm: Ka shkuar ajo kohë kur gruaja ulej në një qoshe

Ish presidentja kroate Grabar Kitarovic ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Miroslav Skora dhe Nina Raspudic mbi abortet e grave të dhunuara, shkruajnë mediet kroate, përcjellë KultPlus.

“Mbështes të gjitha gratë për vendimin e tyre dhe ngrenë zërin kundër atyre që përpiqen të na kthejnë me shekuj prapa. Ka ikur koha kur gruaja ulej në një qoshe ”, ka thënë ajo.

“Gjithmonë kam qenë për jetën, por për një jetë me të drejtë të zgjedhjes. Pa presion, pa stigmatizim, posaçërisht në situata të ndjeshme sikurse është përdhunimi. Prandaj, në shenjë të mbështetjes, unë jam duke e ngritur gishtin e mesëm, për ne gratë dhe të drejtat tona, por edhe për burrat që na mbështesin”, ka thënë ajo për Jutarnji List, e cila edhe e ka dërguar këtë fotografi./KultPlus.com

Fytyra e Idriz Seferit të gdhendet në Grykën e Kaçanikut, një ide se si do të dukej

Figura e Idriz Seferit radhitet në mesin e luftëtarëve, që u bë i njohur qysh në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ndërsa prania e tij në frontet e luftës kundër pushtuesit shekullor turk, po ashtu edhe në Kuvende e Besëlidhje të kohës ka zgjatur deri në vdekjen e tij.

Së fundmi, heroi kombëtar është nderuar me portretin e tij të gdhendur në një faqe shkëmbore në Grykën e Kaçanikut. Vepra artistike monumentale mësohet se do të jetë me përmasat 30 me 20 metra.

Është zgjedhur pikërisht gryka e Kaçanikut për t’u gëdhendur portreti i tij, pasi forcat e drejtuara prej tij në atë vend zmbrapsën forcat e mëdha otomane dhe u shkaktuan humbje të mëdha në betejën e lavdishme të vitit 1910.

Ky monument gjigand, sipas projektit, do të jetë i ngjashëm me mumentin kushtuar katër presidentëve amerikanë – George Washington-it, Thomas Jefferson-it, Abraham Lincoln-it dhe Theodore Roosevelt-it – të gdhendur në shkëmb, në një faqe të malit Rushmore, në Dakotën Jugore.

Ideator dhe nismëtar për ngritjen e këtij nomumenti që e përjetëson jo vetëm figurën e Idriz Seferit, por edhe të gjithë atyre që kanë rënë në altarin e lavdisë, është Prof. Dr Sabri Kadriu, ekspert i ekonomisë dhe financave, ish-profesor i Universitetit të Prishtinës, Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Tiranës.

Muhamet Jakupi: Biblioteka e Qytetit duhet të mbetet vend ku lexohet dhe “ JO “ vend ku organizohen takime

Opinon: Muhamet Jakupi

Vendosja e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan, nuk ishte mirëpritur nga punëtorët e saj, duke thënë se kanë nevojë për më tepër hapësira të shfrytëzueshme brenda bibliotekës, sepse, sipas tyre është shtuar numri i lexuesve dhe nuk ka hapësirë të mjaftueshme për vendosjen e një drejtorie, ku pas këtij reagimi të punëtorëve,  kanë reaguar edhe partitë politike në Gjilan.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Muhamet Jakupi përmes një statusi në facebook, ka thënë se Biblioteka e Qytetit nuk është vend ku organizohen takime dhe vend ku krijohen politika.

Postimi i plotë:

Është shumë e gërditshme vendosja e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte në objektin e Bibliotekës së Qytetit!

Me gjithë respektin, biblioteka duhet të mbetet vend ku lexohet dhe
JO vend ku organizohen takime dhe
JO vend ku krijohen politika.

Reflektoni ose pritni protesta./KultPlus.com

Bujar Berisha: “Troja” është shpërberë para dy viteve, këngët i kam shkruar vetë dhe i këndoj kur të më teket

Faqja “Troja” në rrjetin social facebook sapo ka njoftuar se grupi “Troja” është ndarë, dhe sipas atij postimi bëhet e ditur se muret e këtij grupi tashmë janë përçarë, shkruan KultPlus.

“Pas gati 30 viteve TROJA e mbyllë kapitullin e saj. Murret e TROJËS janë përçarë. Përkundër që politika është munduar me u identifiku me neve, Troja asnjëherë nuk ka këndu në “ahengje” të organizuara nga ata””, thuhet mes të tjerash në këtë status, e që aludohet për pjesëmarrjen e vokalistit Bujar Berisha, në protestën e fundit të Vetëvendosjes.

Por Bujar Berisha ka bërë të ditur për KultPlus, se ky lajm është vetëm për të tërheqë vëmendje, sepse, sipas tij, grupi “Troja” është ndarë tash e dy vite.

“Që dy vjet nuk jemi bashkë, nuk është ndonjë lajm ky që paska qarkulluar nëpër medie”, ka thënë Bujar Berisha për KultPlus, i cili ka thënë se kjo komunikatë ka pas për qëllim tërheqjen e vëmendjes.

Ndërkohë, për paraqitjen e tij në protestën e fundit të Vetëvendosjes, ai ka thënë se në këtë protestë është paraqitë si Bujar Berisha e jo si “Troja”.

“Më ka ftuar Albin Kurti, dhe i jam përgjigjë pozitivisht, nuk mund të rri neutral në këtë kohë, të jesh neutral në këtë kohë, është njësoj sikur të rrinim neutral në vitin 99, as atëherë nuk kam qenë neutral, e nuk do të jem as sot”, ka thënë Berisha.

Për shpërbërjen e grupit para dy viteve, Berisha e shpjegon si një ndarje pa llafe, ku sipas tij është ndërpre puna dhe aq. Kurse sa i përket të drejtave të autorit, Bujar Berisha ka thënë se askush nuk mundet ta pengoj që ti këndojë këngët që i ka shkruar vet.

“I kam shkruar vetë këto këngë, dhe i këndoj kur më teket. Nuk mund të marr leje për këngët që i kam punuar vet. Kurse sa i përket emërtimit të grupit “Troja”, është çështje tjetër, por unë nuk jam prezantuar si “Troja”, por si Bujar Berisha.

Bujar Berisha ka thënë për fund se ai nuk është me Vetëvendosje, sikurse që nuk është as Vjosa Osmani me Vetëvendosje, por të qëndrosh neutral në këtë periudhë, sipas tij është pa kuptim. /KultPlus.com

Vendimi për ndalimin e dasmave nuk duhet të hiqet kurrë

Gazetari Daut Dauti ka reaguar mbi vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e dasmave në Kosovë, që ka ardhë si pasojë e Covid 19, i njëjti apelon që ky vendim të mos shfuqizohet asnjëherë, shkruan KultPlus.

Sipas tij, dasmat në Kosovë nuk kanë qenë dasma, por tubime neveritëse.

KultPlus ju sjell të plotë reagimin e tij.  

Dasma

Vendimi për ndalimin e dasmave nuk duhet të hiqet kurrë. Ky është vendimi më i mirë që ka marrë ndonjë qeveri deri sot.

Këto, edhe ashtu, nuk kanë qenë dasma. Kanë qenë tubime neveritëse me muzikë shurdhuese e çoroditëse ku njerëzit hanin ushqim të keq, pretendonin se argëtoheshin, dhe e reklamonin statusin e tyre të rrejshëm shoqëror duke e nënçmuar njëri tjetrin me veshje, sjellje, etj./KultPlus.com

“Zara” do të mbyllë deri në 1200 pika në krejt botën

Do të mbyllen mbi 1200 pika të rrjetit të madh të veshjeve “Zara” në të gjithë botën, dhe kjo kompani synon që të nxisë rritjen e shitjes online, si pasojë e kaosit të shkaktuar nga pandemia Covid 19, shkruan The Guardian, përcjellë KultPlus.

Mbylljet pritet të përqendrohen në Azi dhe Evropë, ku nga 7 mijë e 412 pika të shitjes, do të ketë tkurrje të pikave.

Një ndër kompanitë më të mëdha të veshjeve në botë është goditur shumë nga pandemia, ku vetëm përgjatë tre muajve, konsiderohet të ketë pësuar humbje prej 409 milionë eurove. Megjithatë, bëhet e ditur se shitjet online janë rritur për 95%, për këtë tremujor. /KultPlus.com

https://www.theguardian.com/business/2020/jun/10/zara-owner-to-close-up-to-1200-fashion-stores-around-the-world?

Ramë Lahaj po vjen me një projekt të ri

Tenori i njohur shqiptar Ramë Lahaj duket se është duke punuar një projekt të ri, shkruan KultPlus.

Ai ka realizuar një takim me kompozitorin e njohur Florent Boshnjaku, dhe pikërisht ky i fundit ka paralajmëruar për këtë projekt. “Diçka shumë e bukur rrugës”, ka shkruar Boshnjaku.

Ndërkohë, Ramë Lahaj është duke qëndruar së fundi në Kosovë dhe takimet e tij kanë qenë të shpeshta edhe me udhëheqës të institucioneve, sikurse në Kosovë, poashtu edhe në Shqipëri.

Ramë Lahaj së fundi është prezantuar me një koncert të madh në sheshin e Prishtinës, mbetet të shihet se në çfarë formati do të jetë projekti i ri./KultPlus.com