Fëmijët vijnë në shkollë me këpucë që kushtojnë më shumë se veshja e mësuesit

Një profesor në pension i shkroi një letër një gazete për t’i dhënë një mendim.

Më poshtë mund të gjeni përkthimin e asaj që mësuesi ka shkruar:

“Si mësues në pension, jam i lodhur nga të gjithë njerëzit që nuk dinë asgjë për shkollat ​​publike, të cilët nuk kanë qenë aty kohët e fundit, ose që besojnë se mund ta përshtatin sistemin tonë të arsimit.

Mësuesit nuk janë problemi! Prindërit janë problemi. Ata nuk u mësojnë fëmijëve sjellje të mira dhe as nuk u mësojnë atyre se çfarë është respekti ndaj të tjerëve; fëmijët as nuk kanë njohuri të përgjithshme se si të bashkohen me njerëzit e tjerë.

Fëmijët vijnë në shkollë me këpucë që kushtojnë më shumë se veshja e mësuesit dhe, në të njëjtën kohë, nuk kanë letër ose lapsa për mësimin.

Kur dikush flet për shkollat ​​që kanë “dështuar”, ata nuk përpiqen të shikojnë prindërit dhe fëmijët. A shkojnë nënat dhe baballarët në mbledhjet e prindërve? A flasin rregullisht me mësuesit? A sigurohen që fëmijët të përgatiten dhe të kenë materialin e nevojshëm? A sigurohen që fëmijët të bëjnë detyrat e shtëpisë? A kanë një numër telefoni të mësuesit?

A i marrin nxënësit shënimet në klasë? A i kryejnë detyrat e tyre? A dëgjojnë ata gjatë mësimit apo është nxënësi që shqetëson dhe bezdis të tjerët?

Kur të merren parasysh të gjithë këta faktorë, kuptohet se nuk është shkolla që ka dështuar, por prindërit.

Mësuesit nuk mund të bëjnë punën e tyre dhe atë të prindërve të fëmijëve.

Përderisa prindërit nuk bëjnë punën e tyre, asgjë nuk mund të përmirësohet!”./KultPlus.com

Oriana Fallaci: Unë kënaqem që jam tridhjetë vjeçe, i kthej me një gllënkë

“Nëse dielli vdes”, 1965
Përktheu Edon Qesari

Unë kënaqem që jam tridhjetë vjeçe, i kthej me një gllënkë si të ishin liker këta tridhjetë vjetë: nuk i fishk brenda një pleqërie të parakohshme shaptilografuar në letër karboni.

Dëgjomëni: tridhjetë vjetët janë të shkëlqyer, por edhe tridhjetenjë, tridhjetedy, tridhjetetre, tridhjetekatër dhe tridhjetepesë vjetët gjithashtu! Janë të shkëlqyer sepse janë të lirë, kryeneçë, të jashtëligjshëm; sepse ka mbaruar tashmë ankthi i të priturit, ende s’ka zënë fill pikëllimi i gremisjes, sepse jemi të kthjellët, më në fund, kur jemi tridhjetë vjeç.

Nëse jemi besimtarë, jemi besimtarë të vendosur. Nëse jemi ateistë, jemi ateistë të vendosur. Nëse jemi dyshues, jemi dyshues pa ndjenjë turpi. Dhe nuk u druhemi kurtheve të djelmoshave, sepse edhe ne jemi të rinj, por nuk u druhemi as qortimeve të të rriturve, sepse edhe ne jemi të rritur. Nuk i druhemi mëkatit sepse kemi kuptuar që mëkati është një pikëvështrim, nuk i druhemi mosbindjes sepse kemi zbuluar se mosbindja është fisnike. Nuk i druhemi ndëshkimit pasi kemi mbërritur në përfundimin se s’ka asgjë të keqe nëse dashurohemi teksa takohemi dhe braktisemi teksa humbasim: llogaritë s’do t’i bëjmë më me zyshën në shkollë dhe s’do t’i bëjmë as me hirësinë e priftit. Duhet t’i bëjmë veç më veten tonë, pikë mbaroi, me dhimbjen tonë prej të rriturish tashmë. Jemi një fushë gruri e arrirë, në moshën tridhjetë vjeç, jo më të papjekur, ende jo të përtharë: limfa rrjedh brenda nesh me trysninë e duhur, plot e përplotë me jetë. Jeton çdo gëzim që ne kemi, jeton çdo hidhërim që ne kemi, na zë hareja dhe dënesa si kurrë më, mendojmë dhe kuptojmë si kurrë më. Kemi mbërritur në majë të malit dhe çdo gjë është e qartë atje në majë: udha që ndoqëm për ta ngjitur, udha nga e cila do ta zbresim.

Paksa me dihatje e megjithatë tërë fllad, s’do të bëjë më kurrë vaki që të ulemi në mes e të shohim pas dhe përpara, duke vrarë mendjen për fatin që na ka rënë: por nëse është kështu, si është e mundur që ju s’e keni këtë ndjesi? Si ka mundësi që përngjani me baballarët e mi, të shtypur prej lemerive, prej zymtësisë, prej tullacërisë? Më thoni, ç’ju kanë bërë, vetes ç’i keni bërë? Me çfarë çmimi ua shitën Hënën? Hëna kushton shtrenjtë, e kam parasysh. Kushton shtrenjtë për secilin prej nesh: por asgjë s’ja vlen barra qiranë saç vlen fusha e grurit që u thashë, asgjë s’vlen sa ajo maja e malit. Nëse do të vlente, atëherë do të qe e kotë të shkonim deri në Hënë: njësoj do të qe të mbeteshim këtu. Ftillohuni pra, boll u bëtë kaq racionalë, të nënshtruar, të rrudhur! Boll ju ranë flokët, boll u dëshpëruat në barazinë tuaj! Griseni atë dreq letre karboni. Shpërtheni në gaz, shpërtheni në lot, gaboni! Jepini një dru të mirë atij Zyrtarit që kundron kronometrin. Ua them me përulësi, me dashamirësi, sepse ju çmoj, sepse në sytë e mi jeni më të mirë se unë, sepse dua që të jeni më të mirë se unë. Shumë: jo kaq pak. Apo është shumë vonë tashmë? Mos vallë Sistemi ju ka përthyer, ju ka gllabëruar? Po po, kështu duhet të jetë./KultPlus.com


Dy foshnje lindin në Kosovë dhe Shqipëri, Edi Rama uron me Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipëria (FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo ka njoftuar për lindjen e dy foshnjeve, që i ka quajtur bebe tërmeti që kanë lindë në Kosovë dhe Shqipëri.

KultPlus jus jell postimin e plotë të Ramës.

KA NJE KOHË PËR TË VDEKUR DHE KA NJË KOHË PËR TË LINDUR😢😀

Dy bebe tërmeti lindin në Kosovë dhe Shqipëri si kokrra e mollës❤️Edhe 100 dhe shëndet e lumturi bashkë me prindërit e me gjyshërit e me kë t’u dojë zemra e vogël, që u bëftë sa më e madhe🙏

Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipëria/Rreh si zemër çiftelia sa e madhe është Shqipëria🇦🇱🤩👐🏿😍🇽🇰./KultPlus.com

Albanian Excellence me mbrëmje homazh për viktimat e tërmetit

21  Zonja me titullin “Zonjë që bën Shqiptarinë “ respekt për të ikurit, ndihmë për të dëmtuarit.             

Albanian Excellence do të organizojë një mbrëmje Homazh dhe simbol natën e 12 dhjetorit në Hotel Mak Albanian,  në kujtim të viktimave që humbën jetën tragjikisht në tërmetin e mëngjesit të 26 nëntorit që preku pjesën qëndrore të vendit . ”Do jetë një natë homazh dhe símbol për të humburit nga kjo tragjedi”,u shpreh ideatorja dhe organizatorja e këtij eventi, Flora Nikolla.

“Kjo datë ishte caktuar si data që ne do të nderonim 21 gra me titullin akorduar nga Albanian Excellence, Zonjë që bën Shqiptarinë. Por në situatën tragjike të krijuar, menduam të ishte një mbrëmje Homazh, ku zonjat të nderonin viktimat , të mund të jepnin mesazhe mirësie e të vazhdimit të jetës, të ndërmarin  iniciativa për vitin 2020, me moton: Rikthimi i buzëqeshjes së venitur”, cilësoi Nikolla.

Në këtë mbrëmje Homazh kanë konfirmuar pjesmarrjen rreth 21 zonja të cilat Albanian Excellence i ka nderuar me titullin Zonjë që bën Shqiptarinë. Ato vijnë nga Shqipëria, Kosova , Maqedonia e Veriut, Malí i Zi , Franca dhe janë Zonja me një karrierë brilante profesionale dhe njerëzore. Në këtë mbrëmje simbol ato do të jenë të veshura me fustan të zi, ndërsa si simbol në duar do të mbajnë një trëndafil  të kuq . Kjo mbrëmje Homazh ku do të krijohet në fund dhe një bankë idesh në ndihmë të dëmtuarëve nga tërmeti, do të drejtohet nga gazetarët Rezear Xhaxhiu (Shqipëri) dhe Merita Çoçoli( Maqedonia e Veriut ) .

Të ftuar specialë të kësaj mbrëmje janë, këngëtarja nga Kosova, Shpresa Gashi dhe kantautori arbëresh Santino de Bartolo. Të gjitha të ardhurat nga kjo mbrëmje Homazh , do të shkojnë në ndihmë të të dëmtuarëve nga tërmeti . Sipas organizatorëve, kjo është një mënyrë shumë efikase jo vetëm për të nderuar zonjat , por njëherazi dhe që ato vetë me vlerat që bartin të jenë në funksion të situatës më shumë se emergjente që po kalon vendí pas dëmeve të konsiderueshme që krijoi tërmeti i 26 nëntorit ./KultPlus.com

Ardianë Pajaziti, një nga 21 gratë e titullit “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”

KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.

Ardianë Pajaziti  është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.

KultPlus, deri më  12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel. 

Ardianë Pajaziti, themeluese dhe kryeredaktore e gazetës së parë online për art dhe kulturë, është përzgjedhur për titullin “Zonja që bën Shqiptarinë”, nga  bordi i Albanian Excellence, titull që do të jepet në natën Gala të 12 dhjetorit në Mak Albanian Hotel në Tiranë, ku do të mbahet një mbrëmje homazh, në kujtim e respekt të viktimave tragjike të 26 nëntorit, ku 21 Zonjat bashkë me Albanian Excellence do të kenë në fokus për vitin 2020,  rikthimin e buzëqeshjes së venitur.

“Urimet  më të mira familjare, profesionale dhe personale,  nga Albanian Excellence për ju zonja Ardianë  Pajaziti, drejtoreshë dhe kryeredaktore në gazetën e parë shqiptare online  për art dhe kulturë www.kultplus.com”, thuhet në njoftimin e Albanian Exellence.

Në vendimin për dorëzimin e këtij titulli, Albanian Exellence, Ardianë Pajazitin e ka vlerësuar si këmbëngulëse me punën e saj, e cila ka arritur që nëpërmjet KultPlus të hapë një portë të re të promovimit të kulturës në nivel mbarëkombëtarë dhe më gjerë, duke i dhënë një dimension tjetër qasjes mediale në raport me kulturën .

Po nëpërmjet platformës www.kultplus.com, Ardianë Pajaziti ka themeluar konkursin e poezisë “KultStrofa”, që poashtu ka karakter mbarëkombëtar, sikurse që ka themeluar eventin e madh për rikthimin e artistëve shqiptarë nga Evropa dhe më gjerë, nëpërmjet projektit “Ta zbardhi ftyrën”, duke përfshirë edhe projekte të tjera të rëndësishme kulturore./KultPlus.com

Flutura Açka: Arjola Demiri, më ka prekur shumë ky interpretim i shkëlqyer i poezisë sime (VIDEO)

Flutura Açka

Më ka prekur shumë ky interpretim i shkëlqyer i poezisë sime “Roja i dritës” i aktores Arjola Demiri, e cila hapi homazhin ndaj viktimava të tërmetit të 26 nëntorit me thirrjen “Jemi një” të trupës së Portokallisë mbrëmjen e djeshme. Ndjehem e nderuar që kjo trupë e zgjodhi këtë poezi, nuk do të kisha gjetur mënyrën më të mirë kushtimi për të gjithë jetët e humbura, për Dijenën dhe vajzën e saj 8-vjeçare, historia e së cilës më ka tronditur, të djalit 17-vjeçar që fjalën e parë që tha kur doli nga rrënojat, ishte klithma “Dua mamin!”, për familien gati të shkuar Lala, për buzëqeshjen e fundit të të riut që rezistoi 16 orë nën rrënoja, hijeshi që më kujton buzëqeshjen e fundit të tim Biri. Megjithë ndjesën e Xhemit dhe Salsanos për përdorimin pa lejë të saj, ajo poezi nuk është më e imja. Nëse shëron sado pak, ajo është ectë gjithëve.


Faleminderit Portokalli dhe Top Channel që më bëri pjesë të këtij homazhi njerëzor të dhimshëm, por ende me dritë e shpresë.
Faleminderit Arjola Demiri, të jam tejet mirënjohëse, edhe pse kjo poezi është kripë mbi plagën time, mbi plagët tona./KultPlus.com

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka një kërkesë për të gjithë kosovarët

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë i është drejtuar me një kërkesë bizneseve, shoqatave, organizatave dhe individëve të Republikës së Kosovës, të cilat kanë akomoduar familje nga zonat e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri.

Ambasada kërkon nga të gjitha organet që të mundësohet regjistrimi i shtetasve shqiptar të strehuar në Kosovë.

“Në radhë të parë, ju falenderojmë për solidaritetin dhe gatishmërinë e treguar për t’i ardhur në ndihmë dhe strehuar familjet e prekura nga tërmeti, i datës 26 nëntor 2019. Pas analizimit të situatës dhe të koordinuar me Komunat dhe me Policinë e Kosovës, lind nevoja e evidentimit të të gjithë shtetasve shqiptarë, të akomoduar në RKS.
Regjistrimi i shtetasve të ardhur nga Shqipëria do të ndikojë në menaxhimin dhe lehtësimin e situatës së krijuar, si dhe në asistimin dhe sigurinë e bizneseve/ shoqatave/organizatave dhe familjeve të cilat kanë hapur dyert”.

“Për këtë, ju ftojmë të njoftoni Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë në një nga kontaktet e mëposhtme:
Telefon: + 383 (0) 38 248 208
Celulari i emergjencës: + 383 (0) 45 618 618
E-mail: [email protected]
Facebook: Ambasada e Shqipërisë në Kosovë: https://www.facebook.com/AmbasadaPrishtine/”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në njoftim thuhet se ato duhet të njoftohen edhe në Komunat përkatëse, në të cilat kryeet aktivitetin ose banonimi.

“Komuna Skenderaj Komuna e Ferizajt Komuna e Gjilanit Komuna Shtime Komuna e Drenasit Komuna e Prishtinës Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare Komuna e Vitisë Komuna e Gjakoves Komuna Istog Komuna Kaçanik Komuna Klinë Komuna Junik Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare Komuna Malisheve Komuna e Mitrovicës – Faqe zyrtare Komuna Obiliq Komuna Pejë Komuna e Podujevës Komuna e Rahovecit Komuna Suharekë Komuna Hani i Elezit Komuna e Mamushes Komuna e Prizrenit Komuna e Dragashit Komuna e Deçanit Plisat Shoqata Humanitare Diaspora Forumi për Iniciativa Qytetare Albanian Diplo”, thuhet në njoftim./KultPlus.com

Zhaneta Saliu, një nga 21 gratë e titullit “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”

KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.

Zhaneta Saliu është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.

KultPlus, deri më  12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.

Zhaneta Saliu

Drejtuese në Inspektoriatin Shtetëror,Pedagoge-administratore Anisa&Noemi 

Dita e Zhaneta Saliu, shpërndahet njëkohësisht në disa drejtime; – si drejtuese në Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, pedagoge në UMSH si dhe aktivitetin privat që  drejton prej 26-vitesh. Puna e saj me shtetin është dhe si Administratore Publike, gjithashtu dhe si administratore e biznesit që  drejton pa krijuar konflikt brenda këtij rrethi. E ka konsideruar kontribut për komunitetin dhe familjen time marrja pjesë aktive në këto dy role; “Privat- Shtet”. Kjo e ka bërë të njohë problematikat dhe gjetjen e rrugëve për zgjidhje në interes reciprok.

Një pjesë jo të pakët të kohës, i është  përkushtuar mësimdhënies në Universitet. Përgatitja për procesin mësimor, botime, artikuj dhe konferenca shkencore, janë pjesë e rëndësishme për formimin dhe rritjen e saj profesionale . 

Të drejtosh një ndërmarrje me rreth 100 punonjëse femra, do të thotë që duhet të jesh jo vetëm e aftë për të menaxhuar prodhimin apo tregun, por dhe raportin aq të nevojshëm “Grua-Nënë-Motër” me personelin. Këto punonjëse, të ardhura nga të gjitha skajet e vendit, mësojnë jo vetëm proceset e prodhimit, por dhe emancipohen dhe bashkëjetojnë në harmoni dhe pse nga kultura dhe tradita të ndryshme. Ky ambient prodhimi, është si një shkollë jo vetëm për aftësim profesional, por dhe për rritjen e dinjitetit të gruas si në aspektin familjar, ashtu dhe shoqëror./KultPlus.com

Nesër e ka ditëlindjen Dijetari

Adnan Merovci

The, durim, shpija s’mahet pa miq, demokracia e don stupcin te dera, ne jemi këtu dhe po punojmë, kokën mund të ma merrni por mendimin jo, mos i thuni diasporë por mërgatë, t’i kishim do letra në histori punët më mirë do t’i kishim, një Kosovë e pavarur dhe neutrale, e hapur ndaj Serbisë dhe Shqipërisë, me një protektorat ndërkombëtar si fazë kalimtare, me sigurimin e NATO-s, me të gjitha garancat për serbët lokal, do ta qetësonte këtë pjesë të Ballkanit, do të ishte zgjedhja më e mirë, edhe pse serbët mendojnë ndryshe, shqiptareve ju duhet një Kryetar i gagjarreltë, do ta ndërtojmë autostradën Prizren-Lezhë, duhet të mbrohet pragu i shtëpisë, miqësi e përhershme me Amerikë, robi e Zoti, unë jam doktor i fjalëve, Dardani, Liri, Pavarësi, Demokraci!
The ti me shallë në fyt, i urti, jo i buti, që s’e vrave këngën, i pa grryeri, fjalëpaku, me cigare, me kafe t’shpeshta, gjak omli, i bekuari, dijetari!
Ty, që shpëtove qenie njerëzore, theve mite, të besuam, të deshtëm, të kritikuam, s’na zhgënjeve, s’ishe i vetëm, bota të deshti, nuk na ngope, prore të kemi!

Foto: Dijetari në profil, New York, 1994/KultPlus.com



Marko Kepi: Familja Qehaja nuk e la shtëpinë për shkak të bagëtive, askush nuk u kishte sjell asgjë

Marko Kepi është duke bërë shumë në grumbullimin e donacioneve pas goditjes së tërmetit në Shqipëri, dhe tashti ai po viziton familjet që janë në nevojë. Ai tashmë ka takuar një familje që do të jetë ndër të parat, që do tu ndërtohet shtëpia.  Më poshtë e keni reagimin e tij dhe disa nga fotografitë e kësaj familje.

Prej ditës së tërmetit pesë antarë të familjes Qehaja në Tapizë vazhdonin të jetonin në shtëpine e dëmtuar duke rrezikuar që ajo ti zinte poshtë. Duke patur pak krerë bagëti ata e kishin te pamundur për tu larguar dhe sistemuar tjetërkund. E pavarësisht kësaj askush nuk u kishte sjellë qoftë edhe një çadër apo disa të tilla për të mos rrezikuar më tej. Përveç ndihmave të momentit i siguruam se kjo shtëpi është ndër të parat që do të ndërhyjmë. Kjo shtëpi duhet dhe do të ndërtohet nga e para. Ne do të jemi pranë çdo familje me zemër deri ditën e fundit pa lejuar askënd të abuzojë. Askënd !!!/KultPlus.com

Pas më shumë se 19 orësh nën rrënoja, flet i mbijetuari i tërmetit në Shqipëri

24 vjeçari Klajdi Qato një nga të mbijetuarit e tërmetit ka rrëfyer për Open momentet e ferrit pas tërmetit.

“Në momentin që rashë isha mirë, kisha shpresë se do ia dilja, mua afruan ekipet që pastaj edhe më shpëtuan , erdhi edhe ekipi grek, nuk e besoja kurrë që mund të dilja që aty, Më mbajti edhe kurajo dhe guximi që më dha doktori , mendova se i humba shpresat.

Gjëja e parë që doja të bëja ishte të takoja ekipin grek, por doktori nuk më la se kisha nevojë për kujdesje”, tregoi Klajdi.

Kujtojmë se pas më shumë se 19 orësh nën rrënoja, Klajdi Qato është nxjerrë nga rrënojat e pallatit.

Qato u dërgua për në spital që të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Operacioni u zhvillua nga bashkëpunimi mes ekipeve shqiptare dhe greke të kërkim shpëtimit.

Finalizimi i këtij operacioni të gjatë gëzoi anëtarët e ekipeve të shpëtimit dhe qytetarët që ndodhën në vendngjarje në Thumanë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch

Pronarët tregojnë se si qeni ua shpëtoi jetën natën kur tërmeti goditi Shqipërinë

Një histori shumë interesante vjen nga Durrësi ku një qen i ka shpëtuar jetën një familjeje pasi nuk i ka lënë që të flenë në gjumë në natën e tërmetit tragjik që mori jetën e 51 personave.

Kristina tregon se në natën kur kishte rënë tërmeti, qeni i cili mban emrin Kiko i kishte zgjuar nga gjumi. Madje, ajo thotë se kur e kishte parë që ata nuk po zgjoheshin, ai kishte provuar ta tërhiqte batanijen me të cilën ata ishin të mbuluar.

“Natën që ra tërmeti, ishim në gjumë ne dhe ai na zgjoi nga gjumi pasi filloi që të lehte. Ne nuk u zgjuam dhe ai e kafshoi dhe filloji që të tërhiqte batanijen. Pastaj i shpëtuam ne jetën Kikos”, shpjegon ajo.

Ajo tutje tregon se si e shpëtuan ata qenin, pasi iu kërkua që ta braktisnin e të shpëtonin për vete.

“Ja shpëtuam jetën që nuk ikëm, nuk e lamë në rrugë se na thonin që leje qenin në rrugë dhe ik. Ne nuk pranuan me ik vetëm dhe thamë që po na pranuat me qenin do vijmë, po nuk na pranuat nuk vijmë”, thotë ajo.

Kristina thotë se nga ajo ditë, ata nuk janë kthyer në shtëpinë e tyre, derisa shton se ndërtesa u shemb komplet.

“Jo është gërmadhë atje, u shemb komplet pallati. Na thanë që ta lëmë qenin, por ne nuk e lëmë pasi ai na shpëtoi jetën”, ka thënë ajo./Tch/

Anila Hyka Smorgrav, një nga 21 gratë e titullit “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”

KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.

Anila Hyka Smorgrav është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.

KultPlus, deri më  12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.

Anila Hyka Smorgrav , mes teknologjisë digjitale dhe shoqërisë civile

Posti aktual: Enagement Director- drejtues projektesh tenderash per kontrata min 15m€ në Orange Business Services (pjesë e Orange Group) në Departamentin

e Bizneseve të mëdha. Ky department menaxhon mbi 170 klientë francez dhe korporata internacionale që i kalojnë shifrat vjetore kontrakuale mbi 2 bilion €.

Një eksperiencë prej më shumë se 25 vjetësh në mjedise të ndryshme sociale dhe ekonomike në vende të ndryshme të Europes dhe USA. E specializuar në sektorin e telekomit dhe IT, managim projektesh dhe negocim te sukseshëm kontratash me vlera mbi 15m€ , strategji transofrmimi digjital të ndërrmarrjeve si dhe zhvillimit të produkteve të reja, ajo ka marrë pjesë aktivisht në një numër të madh projektesh internacionale në më shumë se 5 vende të botës. Ajo ka punuar intensivisht si për sektorin privat ashtu dhe për sektorin publik në fushën e zhvillimit te platformave IT infrastrukturës në atë të Telekomit, edukimit, si dhe në sektorin jo-fitimprurës. Ajo ka jetuar dhe punuar në Shqipëri, Norvegji, USA, France, Zvicër dhe Qipro.

Krahas jetës profesionale, Anila është ̈aktive në aktivitete sociale dhe humanitare, qoftë në nisma të mbështetura nga Fondacionet e kompanive ku ajo ka punuar. Nisma të cilat janë të lidhura me promovimin e femrës në teknologji, për të rejat në shkollat e mesme, si dhe në mbështetjen në edukim të të rinjve në zona të defavorizuara./KultPlus.com

“Gabimi i një doktori varroset në tokë, gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë”

Thënie të pavdekshme nga Dritëro Agolli:

“Gabimi i një doktori varroset në tokë. Gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë”.

“Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet”.

“Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë”.

“Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin”.

“Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti”.

“U zumë të dy aq shumë për punën
Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë!
Eh, budalla!
Edhe dhëmbët zihen me gjuhën,
Zihen dhe bashkë rrinë”.

“Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit”.

“Duaje gruan edhe me gabime, ashtu siç do një libër të bukur edhe me gabime shtypi”.

“Dashuria nuk i dhuron, por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti”.

“E vërtetë e pabesueshme
E mbajta në krah tërë ditën
Edhe zemër i dhashë:
‘Mbahu!’
Të nesërmen ne fshat kur arritëm,
U tha te tjerëve:
‘Më rrahu!’”

“Jeta është e vështirë . Po vdekja ? Kur do të kthehet ndonjëri të na tregojë?”. / KultPlus.com

Dritero Agolli portrete, Tirane Albania

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbylljen e konkursit “KultStrofa”

Konkursi mbarëkombëtar i poezisë “KultStrofa”, ka hapur thirrjen për edicionin e tretë të këtij konkursi.

Konkursi është i hapur për të gjithë poetët, duke përfshirë dhe talentet e reja dhe poetët që nuk janë dëshmuar deri tash. Organizatorët kanë bërë të ditur se në këtë konkurs mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit me vetëm nga një poezi, poezia duhet të jetë e pabotuar dhe duhet të dërgohet me emër dhe mbiemër, në adresën [email protected], me subjektin “Për konkursin e poezisë “KultStrofa”. Nuk pranohet asnjë poezi që vjen nëpërmjet formave tjera.

Dhjetë poezitë më të mira do të përzgjidhen nga juria profesionale, kurse nga dhjetë poezitë, më pas do të zgjidhen tri poezitë më të mira, të cilat edhe do të shpërblehen nga organizatori.

Një mbrëmje poetike do të pasojë gjatë muajit dhjetor për të shpërblyer më të mirët dhe për të dëgjuar dhjetë poezitë më të mira të cilat do të interpretohen para publikut.

Ju kujtojmë që në konkursin e parë fitues ishte poeti i njohur Ragip Sylaj, ndërsa në edicionin e dytë triumfoi Arjola Zadrima.

“KultStrofa”, organizohet nga gazeta online për kulturë dhe art KULTPLUS – www.kultplus.com.

Thirrja do të jetë e hapur deri më datë 1 dhjetor 2019, dhe të gjithë ata që duan të aplikojnë, mund ti dërgojnë poezitë deri në ora 24:00 . / KultPlus.com


Syzana Aliu, një nga 21 gratë e titullit “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”

KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.

Syzana Aliu është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.

KultPlus, deri më  12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel. 

Syzanë Aliu

Ndërmarrëse, pronare e kompanisë “Magic Ice”

Syzana ka dëshirë të udhëheqë, të jetë e pavarur dhe të krijojë gjëra të reja. Ndërmarrësia i mundëson të bëj të tri këto gjëra. Posa u diplomua, punoi në profesionin e saj si avokate. Për të ndihmuar komunitetin, Syzana punoi si profesoreshë në lëndën “Bazat e së drejtës”. Në mënyrë që të arrinte potencialin e lartë dhe të krijonte diçka të re, që të punësonte dhe fuqizonte njerëzit, vendosi të kalojë në botën e biznesit. Kështu hapi “Magic Ice”, fabrikën e prodhimit të produkteve të qumështit, akulloreve dhe djathërave…

Ishte një prej grave të para pronare dhe drejtoreshë e një kompanie kaq të madhe në shtetin e ri e në zhvillim Kosovën. Ajo u bë inspirim për gratë e tjera në rajon, duke qenë udhëheqëse dhe duke punësuar sa gra aq edhe burra në kompaninë e  saj me paqe të barabartë. Në të njëjtën kohë një nënë e devotshme. Ajo rriti 4 fëmijë së bashku me bashkëshortin  dhe partnerin Lulëzimin,  me të cilin  ndan jetën dhe kompaninë. Për të cituar

Znj.Aliu me rastin e saj duket se ka ndryshuar pak thënien  e mirënjohur duke plotësuar “mbrapa çdo gruaje te suksesshme, ndodhet një burrë i suksesshëm”.

Pra, që të  jesh  e suksesshme në biznes nevojitet një familje në harmoni e cila  mbështet, motivon dhe fuqizon njëri-tjetrin./KultPlus.com

Çou, pra, e m’rrok, e ma hiq ket mall, mbas qi s’munda me t’puthë gjáll

Luigj Gurakuqi

O t’shkoj n’Vlorë, o t’shkoj n’Janinë,
O t’shkoj n’shpì t’Monastirlis
N’Elbasan e n’Prishtinë
O n’ vend tjetër t’Shqyptaris
Fare s’më pvesin “prej kah jé”
Urdhno, m’thonë; jé vlla me ne.
(…)
“Çou, pra çou; del vorrit jashtë
Ngrehu n’kambë, lê dhén e zi;
T’ka ardhë vllau qi aq fort ke dashtë,
Me ty sonde don m’ u -ngí;
Çou mos m’lên mâ shum me qâ;
As t’ka marrë malli me m’pá?!!
Çou, pra, e m’rrok, e ma hiq ket mall,
Mbas qi s’munda me t’puthë gjáll!”./KultPlus.com

Bebe Rexha: Po nisem vetë drejt Shqipërisë, të jap paratë që kam mbledhur dhe të ndihmoj në terren (VIDEO)

Nuk kanë qenë të pakta donacionet që kanë dhënë personazhet shqiptarë për situatën në Shqipëri dhe kjo është vërtetë për t’u komplimentuar. Megjithatë, një video e Bebe Rexhës postuar pak më parë në Instagram, i ka bërë ndjekësit shqiptarë të lotojnë nga emocioni.

Në gjuhën angleze, Bebe shprehet se do të lërë turin e saj për dy ditë për të ardhur në Shqipëri në mënyrë që t’i dorëzojë vetë paratë që ka mbledhur si dhe të jetë në terren për të ndihmuar njerëzit që po kalojnë mbrëmjet jashtë në çadra.

Videon e saj, e shihni e dëgjoni më poshtë:

O moj Shqypni

Pashko Vasa

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush të ka qitë me krye n’hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.

Ke pasë shumë t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.

Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s’të ka mbetun as em’n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t’fitoni,
Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t’huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
E s’i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
Para se t’hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,
Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t’tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit./KultPlus.com

Edi Rama: Unë nuk isha hero kur e mbrojta pavarësinë e Kosovës në mes të Beogradit, ju më bëtë hero

Edi Rama

Të gjithë atyre që shfryjnë mllef e helm për “taksën” e Rrugës së Kombit, fjalët më poshtë po u përcjell:

• E para, është një gënjeshtër me bisht që u kërkohet “taksë” kalimi automjeteve që sjellin ndihma në Shqipëri! Zero! Kompania që investon në Rrugën e Kombit dhe garanton mirëmbajtjen e saj, e ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të kësaj “takse” për çdo automjet ndihmash. Ky është fakti dhe gënjeshtra që ka marrë dhenë në rrjetet sociale është vetëm një gënjeshtër. Të cilën e përsërisin dhe e përhapin jo ata që sjellin ndihma, po ata që e kanë me të dëgjuar! Popujt thonë kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta ende s’ka veshur dot pantallonat☹️

• Tarifa e shërbimit (jo taksa, po tarifa e shërbimit për Rrugën e Kombit), nuk është një tra i vendosur për të penguar shqiptarët të vijnë nga Kosova a të shkojnë në Kosovë, siç predikojnë ata që s’e kanë mësuar akoma atë shprehjen kuptimplotë, që në paqe forma më e lartë e patriotizmit është të paguash taksat! Jo, ajo tarifë është një kontribut i çdo përdoruesi të rrugës, për ta pasur rrugën që përdor sa më optimale dhe sot, nuk del dot dikush që i ka sytë në vend që të thotë se Rruga e Kombit, nuk është shumë më e sigurtë e më e mirëmbajtur, se sa përpara vendosjes së tarifës.

• Dhe e fundit, unë nuk isha hero kur e mbrojta pavarësinë e Kosovës në mes të Beogradit dhe ju më bëtë hero! As nuk jam tradhëtar sot, kur mbroj dhe do ta mbroj deri në fund, idenë e Shengenit Rajonal!

Jo, unë jam po ai, që as nuk fluturoj kur më bëjnë hero, as nuk ndalem kur më bëjnë tradhëtar, e i dal për zot fiks po njësoj, bindjeve e ideve të mia. Sepse nuk e kam marrë këtë detyrë për t’iu pëlqyer të gjithëve çdo ditë, po për t’u kujtuar me respekt nesër edhe nga ata që s’do më duan kurrë, kur ditët e mia në detyrë të kenë mbaruar; si një shqiptar kokëfortë që i shërbej me zemër vendit tim, që e mbroj të vërtetën time megjithë zemër dhe që di ta bëj këtë detyrë më mirë se të tjerët – deri kur të dalë natyrisht ndonjë tjetër, që s’e njohim akoma.

Kaq për këtë temë, se më duhet të zbres tani nga makina, për t’u kujdesur për sistemimin në hotel të disa familjeve të tjera fatkeqe.

Përqafime të gjithëve, edhe atyre që do vazhdojnë të më shajnë, sepse e di që kujtojnë vërtetë se kanë të drejtë, siç e di që do më japin të drejtë një ditë, kur koha të tregojë ashiqare se janë krejt gabim😊/KultPlus.com

Ushtria e Boletinit ishte vonuar në Vlorë, ushtria e Kosovës mbrërriti e para

Blerim Reka

Kufiri i gjakut

Dje tragjedi, sot ditë zie, nesër ditë pavarësie. Ushtria e Boletinit ishte vonuar para një shekulli në Vlorë, por ushtria e Kosovës mbërriti e para, dje në Durrës.

Kufiri i Londrës; që ndau vëllezërit dhe bashkoi armiqtë, dje u shkri. Ky kufi artificial, nuk arriti të ndajë gjakun natyral. Mbi një shekull nga ndarja, shqiptarët vazhdojnë të kufizohen me vetveten. Nesër, është dita e pavarësisë së Shqipërisë. Këndej kufirit londinez, është dita e flamurit që mbajti gjallë gjakun që nuk shprishet.

Kufinjtë janë vetëm në harta; jo në zemër!./KultPlus.com

Shqiptarët më të bashkuar se kurrë, këtu është lista e mbi 60 shtëpive e hoteleve që po ofrohen për të prekurit nga tërmeti

Tërmeti që ka ndodhur së fundi në Shqipëri ka prekur qytetarët në të gjitha anët, të cëilt po ofrojnë ndihmë në forma të ndryshme. KultPlus i ka ardhur kjo listë me banesa, shtëpi e hotele, të cilat janë në vende të ndryshmëtë Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, të cilat po ofrohen për nevojat e qytetarëve të cilët janë prekur nga tërmeti.

Më poshtë e keni listën me të dhënat e nevojshme për të gjithë ata që kanë nevojë.

Alfrida Shameti ofron një shtepi në Tepelenë për 5 persona, një shtëpi në Durres dhe nje Tirane. 0688746293
Labinot Rexha ofron 25000 euro.
Bajram Valbona Jashari leshon shtëpinë 3 katëshe ne Prishtinë. +38344271491 dhe 044477776
Ilir Kryeziu ofron strehim për 10 anëtarë 0038344381027 në Prishtinë
Hotel dhe Restorant “Kosova” ofron 60 dhoma(mengjes,drek,darke) per 150 persona. +38344804442
Hotel Ana ne Kosove ofron strehim per 120 persona nga Shqiperia me te gjitha shpenzimet e paguara. +38344204765
Hotel “Iliria “ në Kosove ofron strehim per 10 familje. +38344577779
Vila Sopebra ne Sarande ofron strehim per 12 persona 0695673741, 0699666500
Hotel Tëo Mermaids Ksamil, 06980663637
Hotel Neë Heaven Sarande, 0682001760
Ibraim ofron 3 shtepi ne Maqedoni
Dorjan Krasniqi ofron shtepi per 20 familje ne Kosove. +38349656952
Ismail Halimi ofron shtepe per nje familje ne Kosove +38344444569
Ardit Tolaj ofron shtepi per 5 persona +38349447807
Ramiz Mavriqi ofron dy shtepi ne Prishtine +38344998600
Elvin Hoda ofron strehim per 12 persona +38345902200
Edi Ermeni ofron shtepi per nje familje ne Gjakove 044329299 ose 044107497
Adeline Rama ofron strehim per 15 persona ne Kosove +38344900993
Gentian Kelmendi ofron shtepi per nje familje ne Kosove +38349467320
Bekim Alirexhaj ofron shtepi per nje familje +32472558367
Fadil Halili ofron shtepi ne Prishtine 044175355
Admir Shala ofron shtepi ne komunen e Rahovecit
Rugove, ofrohet shtepi per 2-3 familje 049369282 ose 049622419
Zymer Sefaj ofron shtepi ne Durres, per 8 familje 017657328783
Krutane Kelmendi ofron strehim ne Kosove per 1 familje +38344315716
Hotel Argent Shkoder ofron strehim per 30 persona 022243909
Adela Qemaili ofron shtepi ne Elbasan 0695614571
Farmaci Iris ne Durres ofron ilace falasa 0672228472
CIMa ofron ofron strehim dhe ushqim per 20 familje Kosove +38349656666 dhe +38349220380
Hotel ne Sauk per 10 familje 0698796641 dhe 0695313835
Hotel Borkland ne Berat ofron strehim per 27 persona 0694037582 dhe 0698468312
Hotel Rolex ne Vlore ofron strehim 0692171333
Kompleksi Alpet ne Elbasan ofron strehim per 26 persona 0692093999
Inxh ndertimit 0674899783
Andreas Mark ofron 3 dhoma per familje si dhe ndihme financiare per familje ne Peje per 6 muaj
Flamur Isufi ofron strehim per 10 persona +38345222088
Vlore, Hotel Regina City, Florence, Al Hotel dhe Jerolda Hotel ofron strehim per familje 0692065399
Arlind Murtezani ofron shtepi per 15 persona 0038977711647 ne Tetove
Hak Bus ofron transport falas cdo dite nga Durresi per ne Tetove
Anilda Hoxhaj ofron strehim per nje familje me femije te vegjel 0696430453
Hotel Duka Vlore 0682035670
Le palazzine 0697743888
Vila Nika 0697851822
New York Hotel 0684013310
Hotel Coral 0698466086
Hotel Bolonja 0697301015
Hotel Tragjasi 0696434802
Tafil Gashi ofron strehim per 6 persona 044200249 ne Kosove
Cekrez Disi ofron vile dykateshe ne Gramsh 0694828899
Manuela Skilja ofron shtepi ne Kucove per familje me femije +306940502111
“Besimi Commerce” ofron strehim dhe ushqim ne restorant Kroni +38344145556 ne Kosove
Avi Gashi ofron shtepi per 4-5 persona
Shkolla Wilson hap dyert per strehim 0696020569 dhe 0672053482
Kallaba Guest House ne Kamenice te Kosoves ofron strehim per dy familje +38345332574
Makry ne Kryezi te Pukes 0674966833
Valentina Bregu ofron 3 garsoniere ne Pogradec per 12 persona 0693478245
Peshkopi 0692070107.
Hotel Anxhelo Kucove 0694591163
Ardian Guri ne Shkoder vendos shtepine e tij per strehim 0042770664779
Merko Hotel ne Berat ofron dhomat dhe ushqim per rreth 15 persona 0699744020


Me iniciativën e Marko Kepit nga Nju-Jorku, mblidhen mbi 700 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë ditën e djeshme, shumë shqiptarë anekënd botës u mobilizuan për t’ju ndihmuar në njërën apo mënyrën tjetër të prekurve nga tërmeti, shkruan KultPlus.

Së fundmi, me iniciativën e Marko Kepit i cili është edhe kandidat për kryetar komune në New York, është formuar grupi “Albania Earthuqake Relief”, ku mund të ketë qasje kushdo.

Qëllimi i këtij grupi në rrjetin social Facebook është t’i bëjë bashkë shqiptarët që janë kudo nëpër botë, dhe aty të mobilizohen për të dërguar çfarëdo ndihme në Shqipëri, në zonat e prekura nga tërmeti me 6.4 shkallë rihter.

Anëtarët e këtij grupi bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i mbështesin viktimat.

“Të gjitha fondet do të shkojnë drejtpërdrejt te familjet e prekura, dhe tek të lënduarit nga ky tërmet. Ata kanë nevojë për ndihmën tonë!”, shkruhet në këtë grup.

Deri më tani me iniciativën e Kepit, janë mbledhur mbi 700 mijë dollarë amerikan të cilët do t’ju shkojnë të prekurve. /KultPlus.com

Të kjofshim falë Kosovë

Arjola Zadrima

Të kjofshim falë Kosovë
që të lëkundet shpirti kah Shqipnia,
bash falë të kjofshim
kur na kallzon se copë copë,
atdhe asht shpija
edhe në tokë tande.
Sa drue mos vdes pa u ba nji Shqipnia,
së për emën të Zotit jena PLIS
në krejt trojet e mia.

Të kjofshim falë KOSOVË./KultPlus.com