Kitaristi i njohur kosovar është duke qëndruar në Poloni, ku po prezanton muzikën e tij bashkë me Endrit Xërxa, kitarë, Adorel Haxhiaj, violonçelë dhe Tomorr Shkoza, bateri, shkruan KultPlus.
Peni ka njoftuar për
KultPlus se është duke u prezantuar në Poloni në Festivalin e Kitarës Klasike,
përkatësisht në edicionin e dymbëdhjetë, ku Peni bashkë me bashkëpunëtorët e
tij po merr pjesë në dy koncerte të mëdha.
“Ftesa më ka ardhë nga
kitaristi me famë botërore Lukasz Kuropaczeëski. Jam paraqitë si gjithmonë me
muzikën (krijimtarinë) time si Duo dhe mandej Quartet bashkë me grupin tim Endrit
Xërxa, kitarë, Adorel Haxhiaj, violonçelë dhe Tomorr Shkoza, bateri”, ka thëë
Peni.
Ai ka shtuar se në mbrëmjen e së premtes ka prezantuar koncertin e parë i cili u mbajt në Jarocin të Polonisë dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm ku e gjithë salla, sipas tij ishte ngritur në këmbë. “Na kanë kthyer në skenë për tre herë me radhë, ishte një mbrëmje shumë e mirë”, ka thënë Peni, i cili ka shtuar se koncerti i radhës do të mbahet në mbrëmjen e së dielës në Poznan. “Jam i lumtur tej mase që muzika ime dëgjohet me kaq pasion edhe jashtë shtetit, ajo gjithmonë po e arrin kulmin e saj”, ka përfunduar Peni./KultPlus.com
Shkamat e autorit të dyfishtë,
profesorit Fadil Hysaj, vinë në Etno Teatrin e Kukajt pikërisht në kohën kohën kur
kujtohen 1648 shkama të cilët kanë mbetur bosh, e “pronarët” (lexo: të
zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë 1998-1999) nuk po kthehen as për
arkivolet e tyre. Një çift i moshës së mesme të shtyrë pret të birin e tyre
Shpendin tash e 20 vite që t’iu kthehet – i gjallë, ose i gjallë! Ky çift është
secili familjarë kosovar; janë këta njerëz fatin e së cilëve mundëm ta shohim
të shpaloset nga Sheqerie Buqaj dhe Xhevdet Doda, për të përjetuar kështu shpërlarjen
e brendshme secili nga ne në sallë.
Një mishërim i “Karrigeve” të
Joneskos, vjen në Ento Teatrin e Kukajt në versionin e “Shkamave” të profesor Hysajt,
ku një çift ende vazhdon që për çdo përvjetorë të pres njerëzit që vinë për
ngushëllime, ata që vinë për të hapur derë, dhënë e ndrydhur shpresa; për ta
thelluar edhe më absurdin që ngërthen në vete kjo pritje me plot shpresë, për
ata që nuk erdhën asnjëherë. Në fakt është pikërisht absurdi – ashtu siç e
përshkruan edhe Kamyja “konfrontimi i dy të kundërtave, apo ‘divorci’ ndërmjet
dy idealeve”, që e bën shfaqjen edhe më të prekshme dhe ndjeshme. Një nënë së
cilës iu vra djali në sy dhe një baba i cili e varrosi të birin, për ta gjetur
varrin bosh të nesërmen, ende mbajnë shpresë se ai djalë i cili u vra, varros,
zhvarros e zhduk, do të kthehet që në 27 vjetorin e lindjes të martohet e t’ua
mbushë nipa e mbesa oborrin. Konfrontimi i dy të kundërtave ndodhë ndërmjet dy
personazheve, iu ndodhë personazheve me veten, iu ndodhë atyre të dyve bashkë
me të tjerët dhe të tjerëve me ata. Në ndërkohë që nëna “flet” me të birin në
telefon përsëri, babai ia kujton se ai telefon ka kohë që nuk punon – është
edhe më e dhimbshme sesa që mund të duket në të lexuar. Konfrontimi i vetes me veten kur nëna e cila
po e pret të birin t’i kthehet, në çast i thotë burrit “duhet të të rrëfehem në
rast se më lëshon zemra kur e shoh Shpendin” dhe e rrëfen ndodhinë e momentit
kur Shpendi iu vra para syve. “Sa jetë të mirë që kishim” dhe “sa jetë të keqe
paskemi pasë” është konfrontimi i radhës i cili ndodhë hë-për-hë dhe atë jo
vetëm një herë – këtu duhet përmendur reminishenca e cila në teatër do mjeshtri
të veçantë të sillet si e tillë, duke sjellë edhe emocionin e vërtetë të
eventeve të së kaluarës; mjaftoi një krehje flokësh me gishta, një këngë dhe
dy-tre shikime, ashtu që në skenë të mos jenë më çifti 50+, por të jenë dy të
ri të cilët posa ranë në dashuri me njëri tjetrin. Në këto rrethana, ku kjo shtëpi
tashmë kishte humbur sensin dhe data e vetme që kishte rëndësi ishte përvjetori
i ikjes së Shpendit, gjegjësisht i pritjes së tij, mund të thuhet se ka “dorë”
edhe Ekspresionizmi, nëse trajtojmë më ngusht personazhin e gruas. Personazh
shumë kompleks dhe i lëvizshëm emocionalisht, më shumë duke luajtur me
emocionet tona si shikues; në çast pranon atë që i ka ndodhur, refuzon të qajë
dhe me këtë gjest kalon në emocionin tjetër ku po përgatitet për “dasmën e
Shpendit” – bie fjala tek ngushëllimet që i bëhen për prindërit e vdekur ku ajo
thotë “kurgjë s’ish vdekja e prindërve çka ish ajo e fëmijës” dhe në çast
kthehet dhe merret me bukën e Shpendit të cilin po e pret në sofër. Kjo ka të bëjë
mbase edhe me elementin e luftës i cili e përshkon tërë dramën, duke mos u
etiketu, por duke dhënë emocion sepse ishte prezente edhe pas 20 vitesh dhe
pasojat e saj po ndjeheshin sikur të ishin duke ndodhur aty për aty.
Nuk kishte ku të shkonte më
shqip se kaq – dora e profesorit Fadil vërehet në sensin e humorit edhe në
kulmin e shpërthimeve emocionale të çiftit, pikërisht atëherë kur edhe ne do të
thonim se s’ka ku shkon më shumë, më rëndë se kaq, pikërisht aty regjisori na
lejonte që të merrnim frymë e të lidheshim me momentin tjetër po aq të rëndë,
saqë edhe në skenë të hapur të bën kalustrofob, në kuptimin që dëshiron me ikë
nga ai moment edhe me e përjetu katarsën që po e pret të të ndodhë. Dhe gjetja
me shkamat (lexo: ulëse tradicionale shqiptare me tri këmbë) apo edhe ngjajshmëria
kryesore me “Karriget” e Joneskos, përpos që flet për pritjen e mysafirëve,
sepse siç thotë edhe burri “Shtëpia është e Zotit dhe mikut”, si metaforë thotë
se janë këta shkama të 1648 të zhdukurve të tjerë, të cilët i shohin vetëm çifti,
por jo edhe ne. Dhe këtu nuk mund të mos përmendet mizanskeni ku personazhet
nga dialogu kalojnë në monologje dhe indirekt rrëfejnë absurdin e këtyre 20
viteve të pritjes për ne, nëpërmjet “Shkamave” – me mysafirët apo edhe ata që
ende nuk janë gjetur.
Një element tjetër identifikues
i dramës dhe teatrit të profesorit Hysaj është edhe përmbledhja e realitetit,
dromca nga jeta e përditshme të sofistikuara ashtu që të mos “pengojnë” në skenë.
Trajtimi i personazhit të udhëheqësit të mirë në luftë e “profiter pas luftës”,
të një kryetari mesatar i cili nuk është në gjendje të thurë as dy vargje për
të zhdukurit, të veteranëve (edhe të atyre të rremë), të ushtarit i cili nuk ka
as pension veterani e as bukë në sofër, janë vetëm disa nga elementet që e bëjnë
edhe më të pranueshëm si stil.
Në tërë absurditetin e kësaj
drame, (dramë si medium dhe dramë si emocion) emri i Shpendit dhe përmendja e
vazhdueshme e shpezëve lënë të kuptohet se emri nuk mund të jetë rastësi. Pas
sjelljes së bustit të gabuar pranë shtëpisë gruaja pasi që i bie të fikët ka
një ëndërr/vegim të gjuetarëve që po vrasin shpezët; njëkohësisht ka edhe
tregimin për një shqiponjë të madhe që e vodhi nga mama dhia një kec i cili
posa kishte pi qumësht; thërmijat e bukës (që i kanë të mangëta edhe në sofrën
e vetë) të cilat i ndajnë për shpezët. Një metaforë për shpezët është se ata
kthehen me pranverën, mbase kjo ishte edhe shpresa e nënës për Shpendin e saj –
këtë na lë ta kuptojmë “telefonata” e saj e fundit me Shpendin ku i tregon se
shpezët ikën, por se ata mbase do të kthehen bashkë me të një ditë. Dhe sofra e
saj, me bukën e Shpendit, me flijat që përgatiteshin në skenë dhe sofra që
shtrohet për të gjithë, gjatë gjithë kohës ma kujtoi një nënë kosovare e cila
pret burrin dhe djemtë e saj që t’i kthehen pas 20 vitesh dhe e cila çdo ditë
ulet në tavolinën e bukës dhe e shtron për të gjithë familjen – por ama ajo ha
e vetme.
Si shfaqje me motive
tradicionale në të cilën përgatitet fli në skenë, janë mëse 50 shkama të
vendosur nëpër skenë, nuk do të funksiononte njëjtë në skenë klasike, dhe
gjithashtu edhe si dramë nuk do të përballohej në një ambient tjetër.
Ky zhanër ka leju që autori i
dyfishtë të luaj me mënyrën e të rrëfyerit – rrëfimi pret rrëfimin, skena-skenën,
emocioni-emocionin; pra një rrjedhë organike, edhe pse jo kronologjikisht e
treguar, si ngjarje ka mbulu tërë kohën e kaluar që nga ndodhia e deri tek
përvjetori i 20 – madje edhe të shkuarën me një reminishencë të shkurtër. Duke
qenë e këtillë ka pasë nevojë të trajtohet duke gërmuar më shumë në të tashmen
ashtu siç edhe ndodhi, sesa në atë se çfarë ka pasuar dhe në këtë formë
kuptojmë krejt emocionet e përjetuara dhe ato të cilat po përjetohen. Me gjithë
rrethanat e “çuditshme” në këtë tren emocionesh që të shpinte sa andej-këndej, për
as edhe një moment të vetëm nuk pashë një kërkesë absurde – madje as atëherë
kur nëna i kërkon të birit të vdekur, varrosur, zhvarrosur e zhdukur të
kthehet, me celularin i cili kishte kohë që nuk punonte. Është krejt njerëzore që një nënë të presë përjetësisht
të birin, madje edhe atëherë kur iu thoshte të “tjerëve” se “Nuk e dua të
pavdekshëm (në bust), e dua të gjallë”. Në tërë absurdin e kësaj shfaqje
emocioni e mbyste logjikën, dhe nuk e lejonte të dukej tërësisht absurde!
Megjithëkëtë, Shpendi nuk vjen as në këtë përvjetor. Shpendi nuk ka për të ardhë as edhe në përvjetorin tjetër. Shpendi ia tha këtë nënës, nëna nuk u mërzit – qartazi më në fund e kuptoi se Shpendin e saj e “trembi” paqja që ajo bëri me vdekjen e tij, por asnjëherë me mos-kthimin e trupit, ashtu që të kujtohej siç i ka hije një të vdekuri. Nana na la të kuptojmë se përfundimisht ajo po shkon te Shpendi!/KultPlus.com
Edhe një libër tjetër i Pal
Ndrecaj – romani “Lista e zezë”. U botua për herë të parë më 2010. Tirazhi prej
500 kopjesh u shit brenda vitit. I humbur në pyllin e dendur, te errët e të
frikshëm të autocensurës së autorit të tij për nëntë vjet me radhë, ribotohet
në saje të insistimit tim dhe përkrahjes së miqve, nën përkujdesjen e Om
Publisher.
Një roman për Kosovën e pasluftës,
në të cilin ziejnë vlimet politike, lufta për pushtet, shantazhe, prapaskena e
vrasje makabre me motive politike dhe, herë-herë, skena të shkurtra dashurie,
që provojnë se ajo (dashuria) është e mundur edhe brenda situatave tragjike.
Do të takoni njërin nga heronjtë
më interesant te prozës sonë – Uran Budin, në personin e të cilit janë bashkë
viktima dhe viktimizuesi; një hero me personalitet të dyzuar e me një botë
psikologjike komplekse. Një patriot e idealist, që pasi i është shpërlarë
truri, kthehet në një vrasës te tmerrshëm.
Dramat e tij shpirtërore e
psikologjike do të ju ndjekin edhe pasi ta keni mbaruar leximin. Personazh i
rrallë, që edhe kur bën krime gjen amnistinë e lexuesit dhe mëshirën e tij, për
t’u bërë krejtësisht me të në fund të romanit. Roman qe, më një anë transmeton
mesazhe te drejtërdrejta dhe, në anën tjetër, ndërton kuptime te fuqishme
simbolike.
Pushteti në roman nuk është
thjesht pushteti në kuptimin fizik, siç jemi mësuar ta kuptojmë; lufta për të
vënë nën kontroll ambiciet pushtetore (në mënyrë që të mos shkaktohen viktima
njerëzore) nuk është vetëm lufta në kuptimin fizik. Krejt këto ndërtojnë
kuptime simbolike që, përmes një gjuhe të koduar, paraqesin përpjekjen e brendshme,
luften e betejat shpirtërore për të mbizotëruar, kontrolluar e frenuar veset,
për të ndaluar shfaqjet e dëmshme të karakterit.
Një roman me kod të dyfishtë kuptimor, që kënaq edhe lexuesin e rëndomtë edhe atë semiotik. Roman që e meriton kohën dhe vëmendjen tuaj! Gjendet në libraritë: “Dukagjini” e “Artini” në Prishtinë, “ Tomorri” në Gjakovë, “Dukagjini” në Pejë, “Evetare”, “Pena” dhe “Altera” në Prizren, në bibliotekat komunale të qyteteve kryesore të Kosovës dhe, deri në fund të javës, edhe në libraritë në Gjilan e Ferizaj. Për romanin kanë shkruar, pos tjerëve: Prend Ndue Buzhala, Besim Muhadri, Sami Hajra etj./KultPlus.com
Derisa shumica e universiteteve publike në Kosovë janë mbushur me militantë partiak, e shumë prej tyre s’janë akredituar në mungesë të kuadrove, megjithatë një doktoranti nuk i ka mjaftuar përfundimi i studimeve në Gjermani për një vend pune.
Ai pos që Magjistraturën e ka përfundu në Gjermani, edhe Doktoraturën në Drejtimin e Shkencave Politike e ka përfunduar në shtetin gjerman, por që nuk i ka mjaftuar për ta gjetur një punë si mësimdhënës në Kosovë.
Fjala është profesorin, Avdi Smajlaj, i cili ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se u detyra ta lëshoj Kosovën, raporton Gazeta Blic.
“I rëndë qenka kurbeti! Sot ndjehem sikur peshoj mbi 300 kg! Guri qenka më i rëndë kur largohet nga vendi i tij, se sa kur është në vendin e vetë! Nuk qëndroka fjala e urtë. As armiku mos pastë ndonjëherë nevojë të largohet nga vendi i tij/saj!”, ka shkruar Avdi Smajlaj.
Në pyetjen e miqëve se përse ka ik nga Kosova, ai thotë se ka muaj të tërë pa pagë, dhe ka 5 fëmijë që duhet t’i mbajë.
“…Sa kohe jam pa page ne Kosove, gruaja nuk punon, i kemi 5 femije, kam aplikuar ne shume universitete ne vende te ndryshme, ketu e mora pergjigjen e pare dhe u nisa, shume veshtire me ka ardh per gruan dhe femijet, por po duhet me u perpjek me mbijetu”, ishte përgjigja ndaj një miku, që e kishte pyetur se përse po ikte nga Kosova.
Në anën tjetër, shumë profesorë që janë pjesë e partive politike, kanë deri nga 7-8 vende pune, duke “zaptuar” universitetet publike dhe shumë kolegje private./ KultPlus.com
Ka mbërritur sot në mëngjes në Rinas, trupi i pajetë i regjisorit Gjergji Xhuvani, i cili u nda nga jeta më datë 14 gusht, disa ditë më parë, në Romë.
Drejtoria e Burgjeve i ka miratuar lejen djalit të tij, Kostandin Xhuvanit për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së babait të tij, Gjergj Xhuvani.
Artisti i mirënjohur është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Humbja e tij i ka dhënë një goditje të fortë bashkëshortes së tij, aktores së njohur Luiza Xhuvani, fëmijëve por edhe miqve e të njohurve. Regjisori i njohur për publikun shqiptar ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak në një spital të Romës./27.al
Gjatë ditës doli informata se dy gra ishin zhdukur ndërsa vetëm para pak minutash, u konfirmua se të njëjtat janë gjetur.
Dy gra, njëra gjermane dhe tjetra polake, dyshohej se ishin zhdukur në rajonin e Alpeve shqiptare.
Gjatë ditës së sotme Albinfo.ch raportoi se dy gra po kërkoheshin nga Kosova, Mali i Zi e Shqipëria për shkak se dyshohej se ishin zhdukur.
Lajmin e kishte bërë të ditur Admir Laliq, drejtor i Parqeve Kombëtare në Mal të Zi, në llogarinë e tij private në Facebook. Postimi i tij është shpërndarë shumë edhe nga alpinistët në Kosovë e rajon. Ajo që dihet, sipas Laliqit, është se dy gratë kishin hyrë në Mal të Zi nga Shqipëria përmes pikëkalimit në Vermosh me veturën e tyre më 13 gusht, përcjell albinfo.ch.
Tani Image of Kosova me anë të një postimi ka treguar se dy gratë janë gjetur.
“Lajmi i ditës vjen nga Alpet Shqiptare ku dy vajzat, njëra nga Gjermania dhe tjetra nga Polonia, janë gjetur shëndosh e mirë. Vajzat ishin zhdukur nga data 14 gusht dhe nuk dihej lokacioni i tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.
Artistit shqiptar së fundi i është dhuruar Çelsi i nderit në Turqi, shkruan KultPlus.
Ai
është futur në Librin e Rekordeve të Guiness për herën e 11-të.
Strati
vetë ka njoftuar në Facebook se me gozhda ka krijuar një mozaik me fytyrën e
Kemal Ataturk – ai që konsiderohet si themeluesi i Turqisë dhe President nga
viti 1923-1928.
Puna e tij po ekspozohet në Nigde të Turqisë. Por, kjo punë e Stratit është nderuar edhe me një cmim tjetër, pasi në qytetin e Bor të Turqisë i është dorëzuar Çelsi i nderit./KultPlus.com
Është një fotografi e cila ka shëtitur botën,
duke treguar kolonën e shqiptarëve që kërkojnë shpëtim. kësaj
lufte e cila padyshim është pjesë e formimit të mëvonshëm të popullit të
Kosovës.
Artisti Petrit Halilaj është emër i njohur për artdashësit
shqiptarë. Por, përtej një Petriti artistik, një fotografi e sjellë edhe nga New York Times tregon se një
artist si Petriti, një fëmijë i vogël, e përjetoi edhe vet në lëkurën e tij
luftën e Kosovës.
Halilaj, fitues i disa çmimeve artistike prestigjioze, asokohe
ishte vetëm 11 vjeçar, në vitin 1999, kur edhe u realizua fotografia nga Andrew
Testa. Petriti nuk e ka harruar përvojën dhe madje lufta ka qenë fokus i shumë
prej punëve të tij artistike të mëvonshme.
Ditë më parë janë sulmuar disa turistë spanjollë në Dhërmi të Shqipërisë, dhe mediet shqiptare kanë raportuar verzione të ndryshme për këtë sulm, përcjellë KultPlus.
Mirëpo, ky lajm tashmë ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, dhe për
këtë sulm ka shkruar media më e madhe spanjolle “El Pais”.
Një vështrim mbi këtë shkrim të medies spanjolle e ka shpërndarë
Ilir Seci, i cili ka përmend faktin se familja spanjolle ka ardhë me jaht në
drejtim të Shqipërisë, dhe një milioner si Eugenio Galdon nuk ik pa paguar
faturën.
KultPlus ju sjellë të plotë dhe pa ndërhyrje reagimin e Ilir
Secit.
Gazeta ma e madhe spanjolle “El Pais” sot i ban jehone dhunimit që iu ba në Dhërmi milionerit spanjoll Eugenio Galdón, vlera totale e pasunise të së cilit llogaritet 310 milione euro…e permenda kete fakt per ata qe nxituen me thane se “gabelet” spanjollë iken pa pague”…Harrojeni, nuk iken pa pague nji milioner qe vjen me jaht dhe paguen furgon me shofer dhe dy shoqerues shqiptarë. Shqiptaret nuk jane mesue me ba biznes me perendimore, njerez te rritun ne shoqni te lirë, që nuk durojne padrejtesitë dhe hilet primitive të ballkanasve tinzarë… Zotni Eugenio Galdón dhe familjes se tij të traumatizueme nga shtazaraku M. Kokëdhima duhet me u thanë se nuk u dhunoi Mihali por u dhunuen Kryeministri Edi Rama dhe ministri i turizmit Blendi Klosi, bash ata te dy qe iu takuen mbas incidentit…U takuen mbas incidentit sepse e dinin shume mire qe ishte faji i tyne komplet pse kishin tolerue në Dhermi nji njeri si Mihali, me lokal pa letra, të pa regjistruem e qe nuk paguen taksa. Ndersa per ata që permbytën rrjetet sociale duke thane “Na turperoi Mihali” u duhet thane se nuk u turperoi Mihali por u turperoi dhe u turperon perdite qeveria juaj që ka Mihalosur vendin../KultPlus.com
Mos iu nënshtro dhunës së asgjëje! Dija është gjithmonë fakultative, lë vend dhe hapësira për të parë e vepruar ndryshe.
Dhuna e këtushme është çështje trashëgimie. Ti do ta ndjesh në gjakun tënd nevojën për të dhunuar ose për t’u dhunuar. Mos u përgjigj! Mos i beso instikteve shkatërrimtare: ato çojnë gjithmonë për nga vdekja besimin, shpresën, dashurinë dhe vetë jetën. Janë frikë për t’u përballur. Për të ndryshuar. Për të qenë. Frikë për të ndenjur në këmbë si Ti, kur gjithçka e aty-këtushme të thotë të dorëzohesh, të gjunjëzohesh. As dëshirës tënde, mos iu gjunjëzo! Dëshira, ndryshe nga ç’do dëgjosh të thuhet, është gjithmonë më pak se ti vetë dhe se jeta jote.
Ji e pastër! Pastërtia nuk është morali që do dëgjosh përditë, deri në fund të jetës tënde. Moralistët, kiji frikë ata! Ki frikë edhe nga ata njerëz që nuk rreshtohen në asnjë llogore mendimi. Të jesh njeri do të thotë t’i përkasësh patjetër një besimi, çfarëdo zgjedhsh ti për këtë.
Pastërtia është ndershmëria me veten, edhe kur ke faj. Mos e duaj fajin tënd, vetëm kështu nuk do e përsëritësh atë. Cfarëdo jete do zgjedhësh të bësh, mbaj mend: të jesh e ndershme me veten dhe të jesh njerëzore. Dëgjoji të tjerët. Jepu të drejtën për të menduar si dinë e duan. Mos u jep të drejtën të mendojnë për ty. Mos e fal lirinë tënde. Ajo je ti vetë. Është njësoj si të falësh aparatin tënd të frymëmarrjes. Paskëtaj, do të duhet të jetosh me tubat e perceptimeve të të tjerëve në mendje që s’do të të lënë më kurrë të ngrihesh në këmbë.
Ji e fortë dhe bujare. Kontrolloje nepsin tënd dhe babëzinë tënde. Përpiqu të mos ngopesh kurrë me gjëra të çmuara ( dije, dashuri, sinqeritet, përkushtim, vëmendje). Stoli dhe tesha, komoditet dhe flashkësi do të kesh gjithmonë rrotull. Mos bjer pre e tyre. Duket sikur të mbulojnë, kur në të vërtetë të lënë të zhveshur.
Vishe veten tënde me krenari sepse ti vlen. Ti meriton të jesh, të kesh dhe të zgjedhësh.
Zgjidh të kesh afër njerëz të ashpër. Të ashprit në dallim nga dashakeqët kanë një gojë të hidhur, por që të bën mirë. Mos e refuzo ndihmën e të tjerëve. E vogël apo e madhe, ajo gjithmonë vlen nëse ti e çmon sa duhet. Kurrë më të madhe ose më të vogël se c’ t’u dha.
Ji e drejtë dhe ji mirënjohëse. Mos i ik fatit tënd, por as mos iu nënshtro atij. / Eneida Mjeshtri, shkëputur nga “Letër sime bije; Për Noelin”/alblandmedia
Ferizi+Ferizi Architects e ka fituar para disa viteve projektin për Prishtinën e Vjetër, dhe realizimi i saj pritet të ndodhë shpejt, shkruan KultPlus.
Ernest Ferizi, njëri nga arkitektët e këtij projekti që përfshinë një shtrirje të madhe të Prishtinës së Vjetër ka bërë të ditur se projekti i tyre tash duhet të shkojë në ndërtim.
Ai ka thënë për KultPlus tashmë hapi i radhës është tenderimi i një Kompanie për Ndërtim.
“Do të jetë një kompleks shumë i mirë për qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Ferizi. Më poshtë keni disa nga fotografitë e këtij kompleski që do të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, por duke ruajtur Prishtinën e Vjetër, pjesë edhe që identifikon këtë qytet./ KultPlus.com
Filmi me regji të Florens Papas e që për personazh kryesor ka Jonida Vokshin dhe Luli Bitrin, do të prezantohet premierë botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë. Premiera e këtij filmi do të prezantohet në mbremjën e së hënës, shkruan KultPlus.
”Open door” (Derë e hapur) tregon historinë e dy motrave që do të
ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit
tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re
shqiptare e cila jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i
fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos
ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e
madhe, Rudina.
Të dy motrat do të nisin
një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre tradicional.
Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do bëj ç’të mundet për të mos shkuar atje.
Filmi ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djalin 5 vjeçar
të Rudinës.
Tema që trajtohet është përplasja mes tradicionales dhe modernes midis brezave e cila është e pranishme dhe sot. “Derë e Hapur” merret me këtë tematikë edhe pse nuk kërkon të thotë se e gjithë shoqëria jonë është tradicionale dhe hera- herës patriarkale, por kërkon të thotë se këto forma ekzistojnë akoma dhe janë të pranishme në shoqëri.Xhirimet e filmit janë bërë vjet në vjeshtë dhe premiera në Shqipëri sipas producentit pritet nga fundi i këtij viti./KultPlus.com
Elbenita Kajtazi e cila dita ditës është duke shënuar suksese të mëdha në vende të ndryshme të Evropës, është vënë në fokus të revistës prestigjioze Das Opernmagazin, e cila ka vënë në pah cilësitë e sopranos shqiptare, shkruan KultPlus.
Elbenita Kajtazi ka ndarë një pjesë të
kritikës së kësaj reviste e cila e ka shpërndarë në rrjete sociale.
KultPlus ju sjellë vështrimin e kësaj
reviste për artisten kosovare.
Kur vlerësohesh kaq lart nga një revistë
si Das
Opernmagazin, s’ke tjetër çfarë të ndjesh përveç lumturisë dhe përmbushjes
shpirtërore!!
“Që Elbenita Kajtazi (Pamina) tashmë është shpërblyer me çmime të shumta duket logjike vetëm pak minuta pasi t’a dëgjoni. Tingulli gamë i sopranos është verbues dhe i elektrizuar, i ngrohtë e miklues, i fuqishëm dhe prekës. E njëjta gjë me aktrimin e saj intens. Tamino gëzueshëm tenton t’i bie në sy duke u munduar të kap vëmendjen e saj, më vonë ajo është e dëshpëruar pasiqë ai e injoron. Njashtu edhe dedikimi i saj në fund, i cili është edhe më i rëndësishëm për dashurinë e saj sesa për jetën “/KultPlus.com
Ashtu siç kishte paralajmëruar, këngëtarja e mirënjohur Aurela
Gaçe ka publikuar sot projektin e saj të ri.
‘Më mbaj’ titullohet kënga e punuar nga Gent Myftaraj e vetë këngëtarja, me tekst të Mumës.
Si çdo herë tjetër, edhe kësaj radhe, Aurela nuk ka dëshpëruar fansat duke përmbushur pritshmëritë me ‘Më mbaj’, projekt ky që në minutat e parë nga publikimi ka marrë komente pozitive nga ndjekësit në rrjete sociale./KultPlus.com
Ministri i peshkimit në Norvegji, Per Sandberg, ka dhënë dorëheqje pasi ka pranuar se kishte thyer protokolet e sigurisë, duke pasur me vete telefonin zyrtar në pushimet e tij në Iran. Sandberg me vete ka pasur edhe vajzën e tij Bahareh Letnes (28), e lindur në Iran.
Kryeministrja Norvegjeze ka kërkuar nga Sanders, menjëherë pas kthimit nga pushimi të dorëzojë celularin organeve të sigurisë. Ministër i ri i peshkimit është emëruar Harald Tom Nesvik./Zeri.info
Në qytetin e Pietrasantes në Galerinë Spazio Dinamico Arte , artisti italo-shqipetar Milot, këto ditë ka hapur ekspoziten e tij personale “Mes botës aziatike e evropiane “ kuruar nga Niccolò Raugei, me tekstin kritik të Francesco Creta.
Milot
prezanton veprat e tij të fundit si në pikturë dhe në skulpturë, ku spikat si
gjithmonë stili i tij i vecantë me “Çelesat e Milotit”.
Në telajot e tij janë pikturuar skulpturat tona të mesdheut dhe ato aziatike. Alfred Milot Mirashi jeton në Firenzë dhe ka më shumë se 3 vjet që është emëruar profesor në Universitetin e Arte&Design në Jinan , Shandong, Kinë.
“Artisti
Milot jep mesazhin e tij në këto vepra që duhet të njohim më shumë kulturën tonë
shekullore, sepse jemi shumë indiferent, kundrejt së kaluarës tonë mesdhjetare,
ku e njëjta gjë është dhe në Azi”, thuhet në lidhje me këtë ekspozitë.
Galleria Spazio Dinamico Arte sapo kishte mbyllyr ekspoziten 1 mujore “ Mjeshtrat e Shekullit 900” ku kishte ekspozuar veprat e Pikasos, Miro, Dali, De Chirico, Burri , Christo e shume te tjere, tani në këtë qytet që quhet “Athina e vogel“, sepse është e mbushur komplet me Galeri Arti e me studio artistësh e fonderi, ku derdhen skulpturat në bronx, artistët nga e gjithë bota. Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 31 gusht 2019. /KultPlus.com
Teatri i Ferizajt ka njoftuar se ka ndërruar jetë aktori ferizajas Hafir Bislimi, shkruan KultPlus.
Nëpërmjet
një njoftimi në faqen zyrtare të këtij institucioni bëhet e ditur se Hafir Bislimi
do të mbahet mend si një ndër emblemat e
gardës së vjetër të aktorëve të këtij qyteti.
“Lajmi
për vdekjen e parakohshme të aktorit ferizajas, gazetarit e moderatorit
shumëvjeçar Hafir Bislimi, na pllakosi pikëllim e boshllëk tek të gjithë ne.
Teatri
është në zi! Artistët janë të pikëlluar! Hafir Bislimi do të mbahet mend gjatë
si një nga emblemat e gardës së vjetër të aktorëve ferizajas që shkëlqeu në
dërrasat e Teatrit, në vitet më të vëshitra të artit tonë skenik.
E
pikërisht në 8 vjetëshin kur kësaj bote i dha lamtumirën përgjithmonë ikona e
teatrit ferizajas, Ismajl Rama, humbëm edhe njërin nga të rrallët e skenës
teatrore ferizajase, Hafir Bislimin.
Ngushëllime
familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të artistëve!
I
qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Për të rikujtuar jetën dhe veprën e të ndjerit, Teatri “Adriana” nesër më 19.08.2019, ora 13:30, në sallën e Teatrit, organizon mbledhje komemorative.”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Ferizajt./KultPlus.com
Në atelien e Cite International des Arts në Paris, përgjatë muajit shtator do të jetë i pranishëm artisti shqiptar Agron Saliu, shkruan KultPlus.
Saliu i cili njihet për një punë
mjaftë të veçantë ka potencuar për KultPlus se ai në këtë atele po merr pjesë me
mbështetje të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut.
“Në rezidencën e artistëve Cite International des Arts në Paris do të trajtoj portretet në vizatim”, ka thënë Aliu, i cili ka shtuar se këtë konkurs e ka fituar për të dytën herë në karrierën e tij profesionale, dhe i gjithë projekti do të realizohet përbrenda muajit shtator të këtij viti./KultPlus.com
Më 8 gusht 1991, anija shqiptare e mallrave “Vlora”, mbërriti në portin e Barit, e tejmbushur me refugjatë nga Shqipëria.
Autoritetet e qytetit dhe rajonit, me mbështetjen e agjencive të lajmeve, gazetave lokale e jo lokale apo lajmeve televizive, përkujtuan ngjarjen si një lloj feste të ndjenjës së mirëpritjes, tanimë e humbur.
Por ngjarjet kanë pasur një rrjedhë të ndryshme: imigrantët fillimisht u mbyllën në stadiumin e vjetër Della Vittoria, dhe më pas u riatdhesuan për në Shqipëri.
Gjendje shëndetësore e mjeteve tona të komunikimit duhet të jetë e lëkundur deri sa dembelizmi pengon rindërtimin e ngjarjeve, të bujshme, që kanë ndodhur vetëm njëzet vjet më parë.
Le të shohim pra se kanë shkuar gjërat, duke ndjekur kronikat e asaj kohe.
Anija Vlora, mbërrin nga Durrësi, gati pa karburant, mundohet të hedhe spirancën në Brindisi, por nuk pranohet dhe drejtohet për në Bari.
Në bord ka edhe njerëz të armatosur, përveç imigrantëve në arrati nga 45 vjet regjimi komunist, tanimë i shkërmoqur, ka dhe gra e fëmijë. Komandanti Halim Milaqi i rrëfen gazetarit Antonio Padalino të revistës ‘Panorama’ se anija e tij kishte mbërritur në port nga Kuba, plot me sheqer, dhe shkarkimi i saj nuk kishte përfunduar akoma, kur e pa që po afrohej ky det njerëzish.
Atëherë jep urdhër që të fillojë lundrimi, por disa policë, që kanë arritur të hipin, i vënë një thikë në fyt dhe e detyrojnë të kthehet prapa për të marrë të gjithë ata njerëz.
Sa janë në bord? Gazetat e 9 gusht 1991 shkruanin se bëhej fjalë për 11 000 persona, ndërsa në kronikat e sotme flitet për 20.000. Një gjë është e sigurt, ishte një morì mbresëlënëse njerëzish, e shumë prej tyre ishin kapur edhe në shtizën e flamurit.
Fotografitë e Luca Turi dhe Vittorio Arcieri janë tronditëse dhe kanë përjetësuar edhe njerëz që, pas mbërritjes në port, janë hedhur në ujë nga anija.
Në orën 11e 30 lumi i njerëzve ndodhet në platformë. Kërkojnë bukë dhe ujë. Vlora është kthyer në një nevojtore me erë të keqe. Policia i drejton të gjithë në stadiumin e vjetër të futbollit, ne pritje të vendimeve.
Kryeministri, Giulio Andreotti, dikton nga Roma këtë deklaratë: ‘Nuk jemi absolutisht në gjendje të mirëpresim shqiptarët që po dynden në brigjet italiane dhe vetë qeveria e Tiranës është dakord me ne që ata duhet të riatdhesohen në vendin e tyre’.
Në stadium plas revolta.
Më të rinjtë shkulin pllakat e shkallëve dhe hedhin gurë kundër policisë. Përleshje të ashpra zgjatën tre ditë, më të dhunshmet qenë ato të së dielës, më 11 gusht, me 40 të plagosur mes policisë dhe një numër i pacaktuar mes protestuesve.
Shqiptarëve u jepet ushqimi dhe uji nga qielli, më thasë të hedhur nga helikopterët. Ishin skena Apokalipsi.
Ndërkohë organizohet operacioni më i madh i riatdhesimit në historinë e Republikës së Italisë. Në të marrin pjesë 11 avionë ushtarakë C130 dhe G222, së bashku me tre Super80 të Alitalia-s dhe motobarka si Tiepolo, Palladio dhe Tiziano, në të cilën hipën klandestin gazetari i ‘Il Messaggeros’ Marco Guidi.
Ai u hoq si shqiptar për të mund të njohur historitë e imigrantëve. Në fillim shumë prej tyre nuk e dinë se po i kthejnë. ‘Është e vërtetë që do na çoni në Venecia?’ pyet njëri ekuipazhin, sipas rrëfimit të Marco Guidi.
Të riatdhesuarit qenë 17 mijë e 400, më shumë nga pasagjerët e Vlorës (e përsërisim sipas shifrave të asaj kohe), sepse u riatdhesuan edhe imigrantë që kishin mbërritur me anije të tjera.
Mbetën në Itali 1.500 vetë që kishin paraqitur kërkese për stremi politik.
Gianni De Michelis, ministër i Punëve të Jashtme, fluturoi për në Tiranë për të ilustruar një plan italian ndihme: 90 miliardë lireta për ushqime, 60 miliardë për industrinë dhe furnizimet për hapjen në tetor të shkollave, dhe bashkëpunim në rendin publik për të parandaluar ikje të tjera.
Në Parlament pati polemika mbi metodat e rrepta, madje brutale, të këtij operacioni. Shumë më pak mbi thelbin e tij. Në një konferencë shtypi deputetët e PDS (Partia Demokratike Italiane e sotme) ‘megjithëse kuptojmë vendimin e dhimbshëm për riatdhesimin e refugjatëve në Shqipëri’ ata denoncuan ‘zgjedhjen e pamenduar për të mos respektuar të drejtat e njeriut, duke u mohuar atyre një asistencë të denjë.’
Kjo është e vërteta e fakteve, që askush sot nuk mund t’i ndryshojë. Megjithatë, në ato vite, Italia në përgjithësi dhe Puglia në veçanti dhanë prova shumë të mëdha mikpritjeje.
Më pas mes Romës dhe Tiranës do të lidhet një marrëveshje model, e cila arriti të lehtësojë emigracionin e rregullt të të shumë shqiptarëve.
“121 foto në 121 jetë suksesi” që është duke u prezantuar në Strugë, përkatësisht në Festivalin e Teatrove “K’tu Fest” ka marë një vëmendje të madhe, duke u njoftuar të pranishmit me sukseset e 121 grave shqiptare anë e mbanë botës, shkruan KultPlus.
Këtë
ekspozitë në emër të Fondacionit “Ibrahim Kodra” e ka përshëndetur edhe
kryetarja e këtij fondacioni, Maria Pacolli, e cila njëherit ka vlerësuar punën
e Flora Nikollës, e cila edhe e ka realizuar këtë koncept prezantimi, që përfshinë
fotografitë e 121 grave të suksesshme shqiptare, të cilat më pas edhe janë botuar
në një libër po me të njëjtin titull.
KultPlus ju sjellë të plotë përshëndetjen
e Maria Pacollit, e cila edhe pse ka munguar në ekspozitën e Strugës, ajo ka
shprehur gatishmërinë që të jetë e pranishme po në këtë ekspozitë që do të
hapet në Prishtinë dhe Zvicër.
“Të dashur miq dhe mikesha nga hapësira
shqiptare, me keqardhjen më të madhe detyrohem t’ju përshendes me shkrim, dhe
jo fizikisht, duke qenë bashkë me ju.
Jam nënë e 4 fëmijëve dhe bashkëshortja
e një ministri të jashtëm si Behgjet Pacolli, që udhëton shumë, ndaj shpesh jam
dhe nënë dhe baba. Angazhimet familjare, megjithatë nuk na kanë penguar të bëjmë shumë
aktivitete për fëmijët tanë, në emër të Fondacionit Zviceran Ibrahim Kodra.
Flora Nikolla, Albanian
Excellence, ka parë tek puna ime, tek puna dhe shembulli i shumë kolegeve tona
anembanë viseve shqiptare diçka të vecantë. Ndaj dhe jemi pjesë e kësaj
ekspozite. Flora ka bërë punë të jashtëzakonshme për të na bërë bashkë në emër
të dy fjalëve: shqiptarë, dhe të shquar.
Kombi sot është familja, prona, ndjenjat, arti dhe aktiviteti jetësor që
zhvillon cdo ditë. Kultura shqiptare është bërë pjesë e jetës sime të përditshme,
e mendjes dhe zemrës sime. Ja pse unë ndihem shqiptare si shumë prej zonjave të
nderuara, pjesë e kësaj ekspozite.
Të shquara? Ne kemi bërë punë të jashtëzakonshme, që ndoshta nuk i bën shumëkush. Jam perpjekur shumë për imazhin e Kosovës, për fëmijët tanë, të ardhmen e tyre, për të ardhmen e kombit. Le të punojmë që të shquarit të jenë të zakonshëm dhe te zakonshmit të shquar. Kështu do ta lartësojmë kombin tonë. Falemnderit Flora që na bëre bashkë dhe ne do të jemi bashkë gjithnjë. Do shihemi shumë shpejt në Prishtinë dhe në Zvicër. Ëith best regards, Maria Pacolli Art Director Ibrahim Kodra Swiss Foundation./KultPlus.com
Ekspozita “121 foto në 121 jetë suksesi” është prezantuar edhe në Strugë, përkatësisht në Festivalin “K’tu Fest”, ekspozitë kjo e organizuar nga Albanian Exellence” të udhëhequr nga Flora Nikolla, shkruan KultPlus.
Pas prezantimit të suksesit të 121 grave
shqiptare nga të katër anët e botës, në presidencën e Shqipërisë, kjo ekspozitë
tashmë po prezantohet edhe në vende tjera, dhe ndalesa e parë është Struga, ku
kjo ekspozitë është prezantuar para një numri të madh të artdashësve.
Mirëpo, jo vetëm të pranishmit e kanë parë nga afër këtë ekspozitë. “121 foto në 121 jetë suksesi” që ka përfshirë gra të suksesshme nga profile të ndryshme, sonte është përshëndetë edhe nga ministrja e Ministrisë së Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti.
KultPlus ju sjellë këtë telegram të
ministres Margariti, ku mund ta lexoni të plotë.
Të nderuar miq,
Me dëshirën për të qenë pranë jush, pranoni përshëndetjen time!
Jo shumë kohë më parë, një gazetar më pyeti nëse ministret femra ishin thjesht një numër në qeveri. Në një vend me një të shkuar patriarkale, pyetje të tilla janë të shpeshta, por realiteti është tjetër gjë. Ky aktivitet është më shumë se një përgjigje. 120 gra e vajza, ardhur nga kontekste të ndryshme sociale, ia kanë dalë, jo vetëm të tejkalojnë çdo lloj paragjykimi, por edhe të jenë zonja në profesionet e tyre: sipërmarrëse, mjeke, shkencëtare, ushtarake, gazetare, artiste, që na bëjnë të ndihemi krenare. Janë 120 zonja, që janë bërë bashkë nga një tjetër zonjë, Flora Nikolla, e cila i qëmtoi këto histori suksesi, duke na bërë shpresëplota se në Shqipëri ka kapacitete, që do ta çojnë vendin përpara. Por edhe konteksti ku zhvillohet ky aktivitet është një përgjigje. “K’tu fest”, një festival, i organizuar nga një vajzë, tani zonjë nga Tirana, Olsa Maze Poshka, me bashkëshortin e saj, ruan traditën më të mirë të kulturës shqiptare, promovon gjuhën shqipe dhe me edukimin përmes kulturës, afron brezin e ri te arti dhe e bukura. Nga ana tjetër prania e zonjave të nderuara (asgjëmangut zotërinjve të nderuar) të skenës shqiptare: Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Yllka Mujo, etj., na bën të ndihemi jo vetëm me fat, që jetuam në epokën e tyre, por edhe që jemi gra dhe nuk jemi thjesht një numër./KultPlus.com
I cilësuar si institucioni më inovativ në vend, i rankuar në top 3% të shkollave më të mira në botë nga Agjencioni prestigjoz EdUniversal. Kolegji Universum edhe këtë vit mbetet zgjedhja e parë e maturantëve për studime. Për shkak të këtij interesimi të jashtëzakonshëm të maturantëve për regjistrim, këtë vit Kolegji Universum ka hapur edhe kampusin e katërt më inovativ në vend, objekt ky i cili dukshëm do të ndikojë në përmirësimin e standardit studentor dhe do të rris kapacitetet e Kolegjit Universum për pranimin e studentëve të rinjë. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame Përveq kampusit të ri modern, Kolegji Universum këtë vit ka shtuar programe të reja studimi dhe numrin e bashkëpunimeve me Universitetet Evropiane duke e ngritur në 395 numrin e BURSAVE Ndërkombëtare që do të ofrohen për këtë vit për studentë për shkëmbim në 22 shtete të BE-së dhe Turqi. Aplikimet kanë filluar, Eksploro Evropën gjatë studime, studio një semester në Evropë me të gjitha shpenzimet e mbuluara. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame
Arian Daci, ish zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës kishte humbur jetën në fillim të këtij viti, përderisa ishte me pushime në Brezovicë, shkruan KultPlus.
Daci kishte humbur jetën pasi që ishte mbuluar nga një ortek bore.
Por, edhe
pse kanë kaluar mbi shtatë muaj nga vdekja e Dacit, Ministria e Diasporës nuk
ka marë mundin që të përditësoj të dhënat në faqen zyrtare të këtij institucioni.
Në këtë faqe, Arian Daci edhe më tej figuron si zëvendësministër, dhe po sipas këtyre të dhënave, asistente e tij vazhdon të jetë Mejreme Salihu.
Vdekja e Arian Dacit ka qenë një ndër ngjarjet më të komentuara në fillim vit, për të cilin është mbajtë edhe një mbledhje komemorative, kurse Qeveria e Kosovës pat ndarë 15 mijë euro për familjen e të ndjerit./KultPlus.com
Bisedë me Jovan Nikolaidis, shkrimtarin, përkthyesin dhe botuesin malazez (ballkanas), të lindur në Ulqin të Malit të Zi
Bisedoi: Mimoza Hasani Pllana
Mimoza Hasani Pllana: I nderuar z. Nikolaidis, keni lindur në një qytet të bukur mediteran, në Ulqin, të banuar me shumicë shqiptare dhe të vizituar shumë nga shqiptarët gjithashtu. A mund të jetë kjo arsyeja që mësuat shqipen dhe vazhduat të mos e harroni këtë gjuhë, jo vetëm për komunikim por edhe për zhvillim kulturor?
Jovan Nikolaidis : E nderuar Mimoza! Po, jam lindur pranë bregdetit, kam shtëpinë tek ullishtet, jam i rrethuar me fqinjë shqiptarë dhe kjo është një prej rrethanave të lumtura në jetën time. Tani, në moshë të shtyer, e falënderoj Zotin që e kam kaluar jetën me njerëz të mirë dhe të qetë. Gjuhën shqipe nuk e kam mësuar për shkak të turizmit, më së paku për shkak të turizmit. Gjuha shqipe, krahas gjuhës malazeze në të cilën shkruaj, ka qenë dhe mbetet gjuhë edhe e familjes sime. I jam mirënjohëse nënës malazeze sepse ka insistuar, që përvec gjuhës amëtare, më duhet ta mësoj edhe gjuhën e fqinjve dhe të miqve. Le të jetë e bekuar nëna ime e meçme dhe bujare!
Gjuha shqipe është e bukur, melodike dhe me shumë
mundësi që ta plotësojë dhe fuqizojë misionin. Ajo është gjuhë e shpirtit dhe
proverbave. Me të edhe melodia rrjedh pa ndalë, fjalët dhe tonet janë në përputhje.
Kjo gjuhë më ka ndihmuar ta njohë Shqipërinë, vend të cilin e kam vizituar
shpeshëherë, vend të cilin e dua, me njerëzit e së cilës ndajë fryte të shëndetshme
të miqësisë së sinqertë. Shqiptarët e duan bisedën dhe këngën!
Mimoza Hasani Pllana: Duke qenë se jeni djalë e nip i një familje të përbërë nga kombësi e kultura të ndryshme ballkanike, se jetoni në Ulqin, keni jetuar disa vite në Saravejë dhe jeni botues i njohur në vendet sllave, a mund të bisedojmë me ju për njohjen e letërsisë shqipe në kontekstin ballkanik, në veçanti nga lexuesi malazez, boshnjak, serb dhe maqedonas, sa është e njohur letërsia shqipe nga këto vende ballkanike?
Jovan Nikolaidis: Po, në gjakun tim janë të ndërthurura gjene malazeze, greke, shqiptare dhe vllehe. E falënderoj Zotin që nuk jam i përbërë vetëm prej njërit! Ballkani e ka paguar dhe vazhdon ta paguajë shtrenjtë garën e të qenurit autokton dhe autentik, Ballkani lëngon nga sëmundja e rëndë fisnore e egoizmit, gjithë kjo e rëndon të ardhmen e tij. Ballkanasit duhet ta dinë se kush janë dhe nga janë, është e rëndësishme të dihet prejardhja. Por, për mua gjithmonë më e rëndësishme ka qenë të jem Ballkanas sesa vetëm shqiptar apo malazez. Gënjejnë ata që thonë se në Ballkan ekzistojnë popuj me gjenezë të pastër etnike. Nga pellazgët e deri tek popujt e sotshëm të Balkanit kanë kaluar shtrëngata të panumërta, janë krijuar labirinte etnike, është budallallëk të thuhet se je i pastër – atëherë do të jesh më i papastërti. Çfarëdo insistimi në atë qëndrim fuqizon nacizmin dhe fashizmin. Shovinizmi është sëmundje e rëndë. Nuk i duhet Ballkanit një rrezik i tillë. Ruaj tënden, por mos e vendos aty ku nuk e ka vendin, kështu bëjnë ideologët rrugeçër. Më e bukur është dhe ka aromë më të këndshme tufa me lule të ndryshme, sesa me vetëm një lule. Në kopshtin e quajtur Ballkan rriten lule të llojllojshme, por edhe Zoti e pëlqen një përzierje të tillë. Kjo është ajo që do të insistojë deri në fund të jetës. Të pres që ballkanasit të pajtohen, bashkohen dhe si të tillë ta kthejnë drejtë Europës fytyrën e vet të bukur dhe të shëndoshë. Kush mendon ndryshe ndjell katastrofë dhe shkatërrim. Në Sarajevë kam mbajtur këtë qëndrim: të jem i ndryshëm por i njëjtë – njëlloj mysliman, katolik dhe i krishterë. Më së shumti Qytetar. Është e mundur që të pritet paqja dhe të gjinden vlera në jetesën e përbashkët. Për këtë arsye më vjen keq që popujtë sllavë të Ballkanit pak i njohin zakonet e shqiptarëve. Duhet ti njohin, në diversitetin e tyre ka vend për secilin njeri.
Mimoza Hasani Pllana: Sa lexohet dhe pranohet letërsia shqipe nga kritika letrare dhe lexuesit sllavofolës?
Jovan Nikolaidis: Pak, për keqardhje pak! Në librin tim “Shqiptarët dhe unë” (lexojeni kapitullin e katërt “Mbrëmje në Petrelë”) në një mbrëmje mistike kur isha në shoqëri të vëllezërve për nga idetë, shumë qartë e kam vënë theksin në këtë mangësi. Është shumë keq të mos njihet fqiu. Nëse nuk e don fqiun, nuk do ta duash as vëllaun, sepse fqiu është përkrah jush për t’ua shtrirë dorën ndërsa vëllau nganjëherë mund të jetë më larg. Babai im thoshte: “Zot, më jep fqiun, më largo nga kushërinjtë. Fqiu nuk i peshon gjërat në kandar, kushëriu gjithcka peshon në kandar”. Unë jam rritur dhe jetoj i rrethuar me shqiptarë, asnjëherë nuk më ka rastis të humbas nga fqinjësia me ta.
Mimoza Hasani Pllana: Sipas mendimit tuaj, a është e vështirë të përkthehet letërsia shqipe në gjuhët sllave?
Jovan Nikolaidis :Është e vështirë që të përkthehet autori shqiptar. Gjuha shqipe është e bukur, por në të njëjtën kohë komplekse. Tani, kur jam në një moshë që nuk premton shumë, vetëm tani shoh sesa kohë më tepër më duhet që ta mësoj gjuhën e fqiut tim. Megjithatë, nuk ndalem. Mësoj. Në veçanti e kanë vështirë ta mësojnë popujt sllav. Paragjykime dhe keqkuptime. Gjuha shqipe ka ndërtim linguistik ndryshe nga gjuhët sllave – është e kundërt me to. Por, kjo nuk është arsyeja pse të gjithë në Ballkan nuk e njohim njëri tjetrin. Ndërsa, kjo arrihet më së miri përmes gjuhës dhe shkëmbimit kulturor.
Mimoza Hasani Pllana: Ballkani, njihet si një vatër e Evropës që gjithmonë qëndron e nxehtë, e gatshme për t`u ndezuar, sipas mendimit tuaj, Ballkani, a është “vullkanik”, apo ofron mundësi jetesë në paqe dhe tolerancë ndërkulturore?
Jovan Nikolaidis :Nuk është Ballkani vatër e gatshme për tu ndezur. Nëse është ashtu siç thuani, atëherë fajin për këtë e ka Europa më shumë sesa vetë Ballkanasit. Europa është shpesh e ashpër, e pasinqertë dhe arrogante. Por ajo e din shumë mirë që ne jemi e ardhmja e saj. Ballkani është shpresa e Europës. Gjithmonë na kanë vështruar si njerëz jomikpritës, neve na mveshet përkufizimi mitologjik për banorë të errët dhe barbar, njerëz të cilët sillen me bagazh (kufera), presin drunjë, pastrojnë mutëra europian. Dhe heshtin, të hedhur nëpër geto të Europës, duke ëndërruar vendlindjen e largët dhe familjen e varfër në kodrat malore. Mendimi i Europës për ne është një gënjeshtër e vjetër shumëshekullore. Pozicioni i Ballkanit nuk është më fatlumi: është në udhëkryq ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Dhe gjithmonë i ka shërbyer edhe njërit edhe tjetrit për ti realizuar planet e tyre ekspansioniste, për ti shëruar frustrimet e tyre imperiale. Nuk ekziston në planet kolonizator më i madh se Europa! Për këtë arsye Ballkani i reziston okupimit. Ne dëshirojmë të jemi në Europë, ne jemi europian, por jo më si shërbëtor, por si partnerë të mirë. Për paqe dhe tolerancë, për vlera të përbashkëta njerëzore. Ballkani nuk do të skllavërohet më. Fatkeqësisht, Ballkani më së shumti është skllav i vetvetes, ne grindemi me njëri tjetrin. Në secilën grindje më së shumti ka budallallëk. Për këtë insistoj në misionin tim privat për tolerancë, bashkëjetësë dhe afërsi. Detyra ime intelektuale është e vogël, por numri i atyre që mendojnë si unë është duke u rritur, duke u forcuar. Ndaluni njerëz! Qetësojeni zemrën, qetësojini nervat! Aq të ngjashëm jemi saqë për këtë arsye edhe grindemi me njëri tjetrin. Ta shiqojmë njëri-tjetrin përballë, pas shpinës nuk mund ta shikojmë sesa të ngjashëm jemi.
M.:Kontrastet e jetës ballkanike janë motivet kyqe të
krjimtarisë tuaj letrare, poezisë dhe prozës, pastaj keni mendime interesante
edhe për simbolet kombëtare të popujve ballkanik, a mund të na thoni cilat janë
kontrastet dhe simbolet e mëdha të këtij regjioni multikulturor dhe fetar të
cilat kanë mundur të jenë motivet e veprës tuaj letrare?
J.N.:Pyetja është e vështirë,
nuk mund të ipet përgjigja me disa fjalë. Por, unë do të përgjigjem me lehtësi
në këtë pyetje….
Analizojeni sesi sot Mali
i Zi është duke udhëhequr politikën e saj të të brendshme dhe të jashtme dhe do
ta gjeni receptin për tërë Ballkanin. Shiqojeni sesa mirë bashkëpunojnë Kosova,
Mali i Zi dhe Shqipëria dhe gjithçka do ta keni të qartë. Për atë shkruaj unë:
për miqësinë ndërmjet popujve në Ballkan, për ngjashmëritë të cilat i kemi shumë, por edhe për dallimet të cilat
mund t’i tejkalojmë. Për bukurinë e njerëzve tanë, për virtytet e fshehura,
mundësitë e mëdha të këtij territori, arritjen madhështore të Ballkanit në hartën
e botës së civilizuar. Për shpresën që njëherë të ndalemi në në një stacion më të
mirë të njerëzimit.
M.:Në këtë qendër
kulturash të përziera, shqiptarët jetojnë në katër shtete, ku kanë qendrat më të
mëdha kulturore (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal i Zi). Si mendoni,
cilët janë autorët me përfaqësues të shqiptarëve në hapësirën ballkanike, por
edhe evropiane?
J.N.:Nuk e njoh mjaftueshëm
kulturën tuaj në mënyrë që të japë mendim. Por e di që gjithmonë keni pasur
ndjesi për të bukurën: në tregime, muzikë, lojë dhe aktrim. Gjatë përkthimit të
librit të së nderuarës Edi Shukriu kam vërejtur sesa i madh është kontributi i
femrës suaj për kulturën e Ballkanit. Me çfarë respekti shenjtëror shqiptarët i
duan nënat, motrat dhe bashkëshortet e tyre. Populli i cili i vlerëson femrat,
ka ndjeshmëri të fuqishme për të bukurën…
Njoh shumë mirë veprën
letrare të Ismail Kadaresë. Ai është një shkrimtar i shkëlqyeshëm. Por – ai nuk
është shkrimtari më i madh ndër shqiptarë. Ka më të mirë se ai. Kadare ka pasur
më shumë fat politik.
M.:Nëpërmjet veprës tuaj
keni kontribuar në njohjen e letërsisë shqipe (në përgjithësi) ndër popujtë
sllavofolës dhe madje keni kontribuar edhe për njohjen e elementeve të traditës
kulturore shqiptare, duke përfshirë lidhjen tuaj me shqiptarët dhe madje keni
shkruar edhe për gratë e shquara shqiptare. Sipas kësaj, çfarë i bënë shqiptarët
të veçantë neë Ballkan?
J.N.: Shqiptarët janë
martirët më të mëdhenj të Ballkanit. Asnjë popull nuk do të mund të duronte aq
shumë telashe dhe dhimbje, e të mos humbasë gjuhën e as krenarinë kombëtare.
Asnjë popull i Ballkanit me aq shumë ndjeshmëri dhe fuqi në etnosin e vet nuk
ka mundur ta ruajë trashëgiminë religjioze (islami, ortodokcizmi dhe
katolicizmi kanë bashkëjetuar në harmoni me njëra tjetrën: keni qenë dhe keni
mbetur – shqiptar). Gjithçka tjetër është më pak e rëndësishme. Të ardhmen e
keni të shëndritshme.
Mimoza Hasani Pllana: Së fundi, shtëpia botuese “Koha”, botoi libri tuaj, “Shqiptarët dhe unë”, a mund të na thoni cilat janë lidhjet tuaja me shqiptarët?
Jovan Nikolaidis :Në Shkodër, Tiranë dhe Korçë kam kushërinj, në Shqipëri dhe Kosovë miq të mirë. Këto lidhje janë të gjera dhe të thella. Këto miqësi më përcjellin në mplakjen time. Shqiptarët e ruajnë miqësinë, ata i duan dhe i ruajnë me bujari miqtë.
Mimoza Hasani Pllana: Keni përkthyer librin “Gra të shquara shqiptare”, të autores nga Kosova, Edi Shukriu. Si u prit libri, sa kishte interesime për njohjen e kontributit të grave shqiptare nga lexuesi malazez?
Jovan Nikolaidis :Kam pasur disa promovime të këtij libri në Mal të Zi dhe Kroaci. Në Split dhe Zagreb ky libër ka ngjallë interesimin më të madh. Ka pasur edhe reagime: pse disa prej atyre grave janë radhitur në mesin e grave shqiptare? Përgjigja ime ka qenë e qartë: për shkak se ato gra janë shqiptare, dhe jo serbe, greke apo maqedonase. Me këtë përgjigja në këtë temë mori epilog.
Mimoza Hasani Pllana: Aktualisht, cfarë jeni duke punuar nga letërsia shqipe në kontekstin ballkanik?
Jovan Nikolaidis :Pothuajse gjatë tërë dekadës kam punuar në një kronikë mbi familjen time. Vitin e kaluar është publikuar romani i parë i trilogjisë “Roman o Nikoli” (Roman për Nikolën). Quhet “Naši su životi bjekstva” (Jetët tona janë jetë ikjeje). Në këtë roman (të cilin e shkruaj nën pseudonimin Joanis Arvanitas) mund të lexoni sesa Shqipëri ka në Jovan Nikolaidisin. Në proces të shtypit është pjesa e dytë e kësaj trilogjie me titull “Nemoj plakati” (Mos qaj). Në të merrem me historinë e re të Shqipërisë, ashtu si e sheh shkrimtari dhe jo historiani. Romanin e tretë (titulli punues: ““Tišina kiše” – Qetësia e shiut) tani jam duke e shkruar, duke shpresuar se nuk do të vdes para se ta kryej amanetin të cilin ua kam dhënë të parëve të mi. Të gjithë i kanë respektuar shqiptarët.
Fotografi me miqtë në Shqipëri: Besnik Bakiu, Xhevahir Spahiu, Jovan Nikolaidis, Saimir Strati, Arian Leka.
Jovan NIKOLAIDIS: u lind më 1950, në Ulqin të Malit të Zi. Është i njohur si aktivist kulturor malazes, shkrimtar, përkthyes dhe botues. Mbi dhjetë vjet punoi si gazetar në mediat e shkruara në Sarajevë dhe më pas u kthye në Ulqin ku jeton edhe tani. Nikolaidis drejton shoqatën kulturore ‘Plima’, përmes së cilës ka për qëllim të promovoj vlerat multikulturore të Ballkanit. Po ashtu, është i angazhuar edhe për zhvillimin e dialogut kulturor të shkrimtarëve të Malit të Zi dhe vendeve fqinje, si: Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri. Ka publikuar disa libra kryesisht në prozë dhe pjesërisht studime politike, si dhe disa librat të përkthyer. Së fundi ka publikuar librin eseistik “Shqiptarët dhe unë”. /KultPlus.com