Jonida Maliqi mbrëmë është bërë pjesë e finalistëve të Eurosong 2019. Maliqi arriti që të kualifikohet në finalen e Eurovizionit në mesin e 26-të vendeve.
Sipas radhitjes, Maliqi do
të këndojë e dyta në natën finale në Eurovision, që mbahet të shtunën nga ora
21:00, pas Maltës.
Në gjysmëfinalen e parë kanë kaluar: San Marino, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Sllovenia. Në gjysmëfinalen e dytë janë kualifikuar: Maqedonia e Veriut, Holanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta. Pjesë e finales do të jenë edhe Izraeli, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja dhe Italia./KultPlus.com
Pas publikimit të fotografisë nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj.Flora Brovina, me të cilën pretendohej se paraqet kryerjen e dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila fotografi doli të jetë e dyshimtë, ka pasur reagime të shumta nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e posaçërisht nga familjarët e tyre.
Për shumë
vite kërkuam njohje ligjore dhe qasje në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës
seksuale gjatë luftës, ndërsa pikërisht tani kur ka filluar njohja e statusit
ligjor të tyre, rrënohet gjithçka, duke tentuar të manipulohet me dhimbjen dhe
plagët që bartin të mbijetuarit dhe familjarët e tyre.
Shumë të
mbijetuar dhe familjarë të tyre janë në ankth nga paraqitja e atyre imazheve
neveritëse, sidomos kur paraqitja e tyre është bërë nga një deputete e Kuvendit
të Kosovës dhe aktiviste e të drejtave të njeriut.
Prandaj,
duke marrë parasysh faktin se të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk munden të
dalin hapur në këtë marsh, ju ftojmë të gjithëve që të na bashkangjiteni në marshin
protestues, në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në
Kosovë, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet e vendit si dhe solidarizim
dhe drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në
Kosovë.
Takimi i
pjesëmarrësve do të bëhet në Sheshin Zahir Pajaziti, në ora 12.00, dhe marshi
do të vazhdoj deri para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.
Organizuar
nga organizatat që përfaqësojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
në Kosovë:
1. Qendra
Kosovare për rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT
2. Rrjeti i
Grave të Kosovës
3. Medika
Kosova
4. Medika
Gjakova
5. Qendra
për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas
Mbrëmë në Galerinë Qahili është hapur një ekspozitë e pazakonshme me një mesazh të pazakonshëm. Ekspozita “Unusual Message”, e kuruar rreth disa elementeve mjaft interesante si huti, libri, gjethet e ullirit, kafka e deles, veza, shenja @, korbi, kanaqja, kapsja e letrave dhe retë, bëri së bashku 72 artistë ë cilët janë njëkohësisht profesorë të 12 universiteteve të ndryshme të botës, shkruan KultPlus.
Ekspozita e
cila erdhi si iniciative e Universitetit të Qipros, saktësisht Departamentit të
Artit, përmes krijimeve të artistëve solli disa imazhe paradoksale dhe surreale.
Elemente të jetës së përditshme përmes kësaj ekspozite arritën që të kthehen në
diçka artistike duke rrëfyer tema aktuale, ikonografi religjioze, natyrën dhe
humorin. Nita Qahili nga Galeria Qahili, tregoi se artistët pjesëmarrës e që
janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Kina, Qipro, Franca, Irani, Korea, Meksika,
Polonia, Rumania, Turqia, Amerika dhe Kosova tregojnë ngjarje me anë të dy perceptimeve
dhe interpretimeve të ndryshme.
“Është një
projekt i cili që dy vite e më shumë është në proces e sipër, dhe tashmë vetëm ja ka fillu që vendet pjesëmarrëse
me i ekspozu punimet nëpër vende të tyre. Ndërsa ajo që e bënë me të veçantë këtë
ekspozitë është koncepti, pasi që është një ekspozitë satirike ku artistët është
dashur që në bazë të disa elementeve të krijojnë art. Këto elemente i bëjnë së bashku
të gjithë artistët, por në anën tjetër secili e tregon identitetin e vet, punën
dhe vlerat artistike që secili prej tyre i ka”, theksoi Qahili për KultPlus.
Artistët
pjesëmarrës nga Kosova në këtë ekspozitë ishin: Bardhyl Bejtullahu, Mehmet
Behluli, Eliza Hoxha, Mirsad Lushtaku, Visar Mulliqi dhe Eshref Qahili. Kritiku
i artit Komuran Goranci vlerësoi këtë ekspozitë pikërisht për konceptin e saj
të cilin ai e konsideroi modern dhe aspak klasik.
“Kjo
ekspozitë ka një koncept të saj e që përbëhet prej mesazheve të ndryshme të artistëve
mësimdhënës të universiteteve të ndryshme të cilët kanë pasur një temë të caktuar.
Artistët kanë sjellë mesazhe secili në formën e vet, sipas mënyrës dhe jetesës
apo një realitet të kohës në të cilën jetojmë ne bashkërisht. Prandaj si një koncept
i ri, modern, një mesazh jo klasik dhe mjaft domethënës është një ekspozitë
mjaft e qëlluar që sjellë një prurje të re dhe koncept të ri e që mund të na shërbejë
edhe neve në të ardhmen”, tha ai.
Bardhyl Bejtullahu
i cili ishte pjesëmarrës në ekspozitë ku u paraqit me dy punime sqaroi më shumë
për KultPlus rreth elementeve të cilat ishin në fokus të kësaj ekspozite, por edhe të veprave të tij. Njëri punim i
Bejtullahut si element kryesor kishte kafkën e dashit ndërsa tjetri degët e
ullinjve.
“Motivet apo
elementet kanë qenë te caktuara për këtë ekspozitë dhe përmes tyre me paraqit
në mënyrë satirike me paraqit një ngjarje apo aktualitet. Ka pasur disa
elemente si koka e deles apo dashit, veza, ulliri, shenja @ (bota digjitale) e
disa të tjera. Unë kam zgjedhur me marrë pjesë me kafkat e dashit dhe me
ullinjtë”, tha ai për KultPlus.
Kjo ekspozitë u mbështet nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës dhe Komuna e Prishtinës./KultPlus.com
Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, sot do të dorëzojë kontigjentin e 11-të padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune, ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.
Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmit ë– dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë komunë.
Dorëzimi i padive dhe dokumentave do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë- Departamenti për Krime Lufte, në orën 10:30./insjaderi/KultPlus.com
Ata që e njohin më afër, dinë për modestinë e Feride Rushitit. Fjalëpak e pa zhurmë, ajo ka punuar për 20 vite me gratë e dhunuara nga serbët, përgjatë luftës së fundit në Kosovë. Dhe për 20 vite, Feride Rushiti ka dëgjuar me mijëra rrëfime me plot dhimbje, dhe përplot këtyre 20 viteve, ajo ka arritë ti rikthejë në jetë këto gra, të cilat i sigmatizoi për gjithë këto vite shoqëria, por të njëjtat nuk i përfilli as shteti, shkruan KultPlus.
Me një përkushtim të madh, Feride Rushiti ka
kaluar nëpër një rrugë jo të lehtë, e cila është sfiduar edhe me institucionet
e Kosovës për të miratuar ligjin për mbrojtjen e viktimave të dhunuara
seksualisht përgjatë luftës.
Pikërisht për këtë angazhim, Feride Rushiti ka
marë edhe cmimin si grua e guximshme nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, cmim ky i cili i është dhënë nga Melania Trump.
Për rrugëtimin dhe vështirësitë e Feride Rushitit, mund ta lexoni edhe intervistën e saj të dhënë më herët pikërisht për KultPlus. /KultPlus.com
Kur revista “Forbes” publikoi listën e miliarderëve, midis 60 hebrenjve nga 1 miliardë dollarë e sipër, nuk mund të mungonte edhe një emër: Jan Koum. Pasuria: 9.2 miliardë dollarë. Ai është njeriu i 170-të më i pasur i botës, i 52-ti në SHBA dhe i 28-të nga miliarerët në fushën e teknologjisë.
Jan Koum është bashkëthemelues dhe CEO i WhatsApp. Aplikacionit të mesazheve në telefonat celularë, të blerë nga Facebook në shkurt të vitit 2014 për 19.3 miliardë dollarë. Pikërisht në këtë vit, ai hyri në listën e miliarderëve, me një vlerë prej 7.2 miliardë dollarë.
“Unë dua të bëj vetëm një gjë dhe ta bëj mirë atë”, është motoja e Jan Koum.
Koum u lind më 24 shkurt 1976 në Kiev, Ukrainë, asokohe pjesë e Bashkimit Sovjetik. 16 vjeç, ai shkoi me ëmën e tij në Mountain Vieë, Kaliforni, ku falë një programi social familja e tij mori një apartament të vogël.
Ndërsa nëna e tij punonte si bejbisiter, Koum punonte si pastrues në një dyqan ushqimoresh. Në moshën 18 vjeç ai shfaqi interesim për programimin. Ai u regjistrua në Universitetin Shtetëror të San Jose dhe njëkohësisht punoi në Ernst & Young si një kontrollor i sigurisë.
Në vitin 1997, Jan Koum ishte punësuar nga Yahoo si inxhinier i infrastrukturës, pak pasi u takua me Brian Acton kur ishte duke punuar në Ernst & Young si një testues i sigurisë. Gjatë nëntë viteve të ardhshme, ata punonin së bashku në Yahoo.
Në shtator 2007, Koum dhe Acton u larguan nga Yahoo duke bërë një vit pushim, duke udhëtuar përreth Amerikës së Jugut. Të dy aplikuan dhe nuk arritën të punonin në Facebook.
Në janar të vitit 2009, ai bleu një iPhone dhe kuptoi se App Store, atëhere e hapur prej shtatë muajsh ishte gati të hapte një industri të re të aplikacioneve.
Ai vizitoi mikun e tij Alex Fishman dhe të dy folën për orë të tëra rreth idesë së Koum për një aplikacion.
Koum pothuajse menjëherë zgjodhi emrin WhatsApp sepse ai tingëllonte si “çfarë ndodhi”, dhe një javë më vonë në ditëlindjen e tij, më 24 shkurt 2009, ai themeloi kompaninë WhatsApp Inc. në Kaliforni.
Në tetor 2009, Brian Acton bindi pesë ish-shokë të tij te Yahoo të investonin 250,000 dollarë në fondin bazë dhe të merrnin statusin e bashkëthemeluesit.
Në nëntor 2009, aplikacioni u fut në App Store për iPhone dhe më pas u zhvillua një version për telefonat BlackBerry.
Në prill 2011, Sequoia Capital investoi rreth 8 milionë dollarë për më shumë se 15 për qind të kompanisë dhe dy vjet më pas, 2013, Sequoia investoi 50 milionë dollarë. WhatsApp u vlerësua me 1.5 miliard dollarë.
WhatsApp u bë popullor në një kohë të shkurtër, dhe kjo tërhoqi vëmendjen e Facebook. Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, kontaktoi së pari Koumin në pranverën e vitit 2012. Të dy filluan takimin në një kafene në Los Altos të Kalifornisë, pastaj filluan një seri darkash dhe ecjesh në kodrat mbi Silicon Valley.
Më 9 shkurt 2014, Zuckerberg i kërkoi Koumit të darkonte në shtëpinë e tij dhe zyrtarisht propozoi Koumit për t’u bashkuar me bordin e Facebook-it – 10 ditë më vonë, Facebook njoftoi se ishte duke blerë WhatsApp për 19.3 miliardë dollarë (Forbes deklaron se u shit 22 miliardë dollarë në kesh dhe aksione).
Nëntë vjet pas themelimit, më shumë se 1.2 miliard njerëz nga 180 vende përdorin WhatsApp për të qenë në kontakt me miqtë dhe familjen, kurdo dhe kudo, për të dërguar mesazhe tekstuale dhe telefonata zanore dhe me video, imazhe dhe media të tjera, dokumente si dhe vendndodhjen e përdoruesit.
Izraeli është një nga tregjet më të forta të WhatsApp-it në drejtim të penetrimit. Sipas portalit ekonomik izraelit, Globes, deri në vitin 2013 aplikacioni u instalua në 92% të të gjithë telefonave inteligjentë, ku 86% e përdoruesve raportojnë përdorimin e përditshëm. Tipari i chatit të grupit WhatsApp thuhet se përdoret nga shumë familje izraelite për të qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin.
WhatsApp konkurron me një numër shërbimesh të mesazheve me bazë aziatike (që nga viti 2014 janë shërbime si WeChat (468 milionë përdorues aktiv), Viber (209 milionë përdorues aktivë) dhe LINE (170 milionë përdorues aktivë./Izraeli Sot/KultPlus.com
Raif Qela, ish i burgosur, i cili ka ndarë edhe dhomën me Ukshin Hotin ka ndarë me ndjekësit e ti, kohën kur edhe e kanë marë gardianët Ukshin Hotin, para 20 viteve më parë, shkruan KultPlus.
“E parandiente se do
t’i ndodhte më e keqja”, ka shkruar mes të tjerash Qela. Më poshtë e
keni reagimin e plotë të tij.
Sot 20 vjet më parë, më 16 maj 1999, në burgun e Dubravës, gardienët e nxorën nga dhoma e burgut prof. Ukshin Hotin, kinse për ta liruar. Kjo ndodhi tri ditë para bombardimit të burgut nga NATO-ja dhe para masakrës së Dubravës. Arritëm të përshëndetemi me Bacën Ukë (me sa më kujtohet) vetëm tetë veta: shokët e dhomës dhe unë e Bajrush Xhemaili nga dhomat aty afër. E parandiente se do t’i ndodhte më e keqja. Disa herë e kemi pas biseduar me të, por si t’ia bënte! Nuk mund të rezistonte askush që të mbetej në burg kur të kalonte dënimi… Më 17 maj 1994 ishte burgosur. Më 16 maj 1999 ishte ditë e diel. Të nesërmen i përfundonte dënimi, jo më 16 maj. Kurrë nuk kam dëgjuar (gjatë qëndrimit tim në burg më shumë se 14 vjet) se dikë e kanë liruar të dielave… E morën për të mos e lënë të kishte hise në rrjedhat e së ardhmes… Kam pasur fatin të jem me të në dhomë vetë i treti për 9 muaj më 1994/95 në burgun e Dubravës dhe më 1999 rreth dy muaj në Mitrovicë të Sremit, pastaj na transferuan në Nish (tri ditë), para se të na bënin mish për top në Dubravë. Lavdi jetës dhe veprës së Ukshin Hotit!/KultPlus.com
Deputetja e PDK-së, Flora Brovina tronditi sot opinionin me një foto që vendosi ta publikojë, e që ishte një grua që përdhunohej nga tre ushtarë kriminelë serb, para syve të familjarëve të viktimës.
Pas kësaj ka reaguar Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila është femra e parë që publikisht e pranoi se ka qenë viktimë e përdhunimit nga kriminelët serb.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka shumë për të thënë, mirëpo nuk mund të thotë asgjë.
“Unë kam aq shumë për të thënë, por unë nuk mund të them asgjë #20years”, ka shkruar Vasfija.
Në Kinemanë Armata u dha premiera e operës bashkëkohore “Gof” bazuar në dramën e Anton Pashkut po me të njëjtin emër, e trajtuar me një stil të veçantë të absurdit duke demonstruar me lojën, fjalën dhe muzikën nga kompozitori Liburn Jupolli, shkruan KultPlus.
Ngjarja e trajtuar në
vepër dramatike është e vendosur diku në vise malore duke paraqitur një
realitet të hidhur shqiptarë përmes personazheve të cilët në mënyrë metaforike
rrëfejnë pesimizmin e tyre në lidhje me vendin.
Pashku trajton ngjarjet
e viteve të 30–ta, me personazhe emrat e të cilëve i ka paraqitur sipas fiseve
të para shqiptare Lulua, Lulashi, Lulani, ku këtyre linjave u është përmbajtur
edhe kompozitori Jupolli, i cili atë realitet e zhvendos në realitetin e sotëm
shqiptarë.
Kompozitori në fjalë
thotë së gjithnjë e ka tërhequr opusi letrar i Pashkut dhe meqë teksti “Gof” nuk e ka pasur fatin që të dalë në
pah për publikun, Jupolli vendosi ta trajtoj vetvetiu duke e gërshetuar me një
fushë më të veçantë – operën.
“Vepra e Pashkut është e shkruar për disa personazhe që bëjnë alpinizëm diku rreth viteve të 30-ta, njëri rrëzohet dhe dy shokë të ngushtë të tij dalin ta shpëtojnë dhe e strehojnë në një kasolle ku edhe mbesin të ngujuar. Njëri prej personazheve aty e ka një tekst shumë të rënd për publikun, pikërisht atë e kam vendosë në ditët e sotme. Në vend se fizikisht me bë alpinizëm këta dy personazhe takohen në njërën prej shtëpive të tyre dhe hyjnë në realitet virtual përmes syzeve dhe luajnë një lojë të alpinizmit siç luajmë video-lojëra të ndryshme që janë pjesë të kompjuterit. Në këtë rast prishet kompjuteri dhe këta mbesin të ngujuar në atë realitet virtual. Kështu pra kam dashur që të paraqesë realitetin kosovar edhe në ditët e sotme”, u shpreh për KultPlus kompozitori Liburn Jupolli.
Realiteti skenik u paraqit përmes dy teknikave, përmes
personazheve në skenë me lëvizjet skenike dhe me këndim. Ndërsa në anën tjetër
kemi projektorin që paraqet vizualisht veprimet në bazë të fjalëve që thuhen në versionin origjinal të
veprës dhe që janë vështirë të kapshme për shikuesin.
Flautistja Erëmira Çitaku e konsideron një sukses të lartë realizimin e këtij
projekti, ku përveç tjerash kanë përdorur edhe ide të reja të flautistit
amerikan që kishte qenë më herët në Kosovë.
“Po më vjen mirë që e përfunduam sot një projekt
shumë të rëndësishëm. Është një formë shumë interesante e punës dhe u realizua
me sukses. Disa prej ekipit me Liburnin kemi pas këso eksperiencash edhe më përpara
ku kemi eksperimentuar nëpër projekte muzikën, fjalën, vallëzimin dhe në fund
Liburni e kurorëzoi me formën e operës. Kemi përdorë tekniken e re në flaut
duke inkorporuar ide të një flautisti të madh amerikan Robert Dick, ku këto ide
janë përdorë në Kosovë për herë të parë prej nesh.”
Ndër të tjerash tenori Luan Durmishi ndjehet i plotësuar
dhe e konsideron si përvojë të veçantë
pjesëmarrjen në projektin “Gof” ku sipas tij edhe përshtypjet e publikut janë të
jashtëzakonshme dhe kjo operë me emocionin e saj i rrëmbeu tërësisht.
“Unë kam përvojë të bujshme në operën e sotme, mirëpo opera Gof është opera e parë që këndoj. Ka qenë një sfidë, natyrisht se muzika bashkëkohore është jashtëzakonisht sfidë e madhe. Por duke u mbështet në muzikën klasike, në të cilën unë kam realizuar shumë koncerte ma ka lehtësuar sa i përket anës teknike dhe natyrisht për mua Gofi është projekti më i rëndësishëm në jetën time. Aq shumë brenda operës ka emocion sa nuk kam dyshuar se do ta rrëmbejë publikun dhe kështu edhe rezultoi, impresionet e publikut ishin tepër të mira, sepse për herë të parë në Kosovë kanë parë një projekt të tillë”, tha Durmishi.
Ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Prishtinës
Shpend Ahmeti, i cili prej perspektives së shikuesit shprehet i entuziazmuar për
realizimin e një projekti të tillë.
Sipas Ahmetit, kjo shfaqje është një risi për skenën
e Prishtinës, ashtu edhe sikurse Kinemaja Armata. “Kinema Armata po sjellë një skenë alternative në kulturën e
qytetit. Më shumë më ngjan si me qenë skenë e Berlinit. Kështu që unë jam tepër
i gëzuar si kryetar që ne mundemi me përkrah projekte të tilla, me pas raste që
të dëgjojmë talente siç është
Liburni dhe Luani. Unë tërë jetën jam rritë në teatër klasik dhe kjo për mua është
kombinim i teatrit, baletit, operës, filmit dhe kur të krahason mendoj se kjo
mund të konkurroj me çfarëdo lloj
konkurrence evropiane në teatrin bashkëkohor”, ka thënë Shpend Ahmeti.
Në shfaqjen operistike “Gof” me rolet e tyre janë paraqitë: Lulani / Luan Durmishi – tenor, Lulua / Armando Likaj– bariton, Lulashi – këngëtar virtual në botën e filmit, kurse ansambli i kësaj shfaqje ishte në përbërje të: Liburn Jupolli – synthesizer, efekte, elektronikë, okto, Erëmira Çitaku – flaut, okarinë. Lum Çitaku – Botë Filmi, Flutura Dedinja – kostumet, Ylber Cërvadiku – dizajni, Nik Rudari – fotografia e posterit./KultPlus.com
Në ditën ndërkombëtare të familjes, KultPlus ju sjellë disa nga thëniet mbi familjen.
“Respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi, janë themelet e harmonisë familjare” Buda
Të respektosh, të kuptosh dhe të thuash të vërtetën në shtëpinë tënde, kështu dominon harmonia dhe dashuria në familje.
Familja është si muzika, disa nota janë të larta dhe disa të ulta. Por, gjithmonë ekziston melodia e lumturisë. Ju e kuptoni se fëmijët tuaj po rriten kur ata ndalojnë t’ju pyesin se nga kanë ardhur, dhe nuk pranojnë t’ju tregojnë se ku shkojnë.
Një burrë i vërtetë duhet të kujdeset për fëmijët e tij, pavarësisht mardhënive që ka me nënën e fëmijëve të tij.
Nëse dëshironi të punoni për paqen botërore, shkoni në shtëpi dhe doni familjen tuaj. Tereza
Atje ku ka një nënë në shtëpi, gjërat shkojnë mirë. Amos Bronson Alcott Shtëpia është tempulli i familjes. Le Corbusier
Në familje, grindjet bëhen nëse dritarja e dhomës së gjumit do të rri e hapur, dhe jo për të ardhmen e njerëzimit.
Gjërat më të rëndësishme në jetë janë familja dhe dashuria. John Wooden
Në shtëpi, babai është rendi, nëna dashuria dhe fëmija gëzim.
“Sa e shkëlqyeshme është familja që nuk ka nevojë për gjëra të panevojshme, dhe nga të nevojshmet, asgjë nuk i mungon” Dy vëllezër zihen dhe dy të çmendur kënaqen.
Nuk mund të mendoj asnjë nevojë tjetër në fëmijëri, aq të fortë sa mbrojtja prindërore. Sigmund Freud
Shumica prej nesh bëhen prindër shumë kohë para se të ndolojmë të jemi fëmijë. Mignon McLaughlin
Mund të mësoni shumë nga fëmijët tuaj. Sa durim keni, për shembull. Franklin P. Jones
Është i mençur babai që e njeh fëmijën e tij. William Shakespeare
Të puthësh fëmijët e tu çdo natë kur të shkojnë në shtrat, edhe nëse janë në gjumë. H. Jackson Brown
Një grua gjithmonë e preferon fëmijën e saj nga burri i saj. Milan Kuntera
Fuqia e dashurisë së nënës është e madhe, sepse nëna, madje edhe kur vuan nga fëmijët e saj, nuk i urren.
Për një adoleshent, nuk ka asgjë më të bezdisshme në këtë botë sesa një prind.
Prindërit shpesh flasin për brezin e ri sikur të mos kishin të bënin me të.
“Nuk ka dyshim se rreth familjes dhe shtëpisë, virtytet më të mëdha të shoqërisë njerëzore janë krijuar, forcuar dhe ruajtur”.
“Asgjë nuk është më e dashur për një baba se sa vajza e tij.” “Gjëja më e rëndësishme që prindërit mund t’u mësojnë fëmijëve të tyre është se si të përparojnë pa ata.”
Nëse prindërit kanë të drejtë të kenë fëmijë, dhe fëmijët kanë të drejtë të kenë prindër.
Familja jote është e vetmja që është e detyruar të të dojë. Për pjesën tjetër të botës ju duhet ta fitoni.
Lidhja që ju bashkon me familjen tuaj nuk është ajo e gjakut, por ajo e respektit dhe gëzimit reciprok që ju sjellni në jetën e tjetrit “
Shtëpia janë njerëzit jo muret. Nëse ktheheni në shtëpi kur familja juaj largohet, gjithçka që shihni është ajo që nuk ekziston më atje.
A keni vënë re ndonjëherë se si prindërit mund të transformohen në sekond nga njerëzit më të mrekullueshëm, në më të turpshëm në botë? “
Kur një baba i jep djalit, qeshin të dy. Kur një djalë i jep babait, qajnë të dy.
Për një baba të plakur, nuk ka asgjë më të rëndësishme se një vajzë “
“Respektimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë janë themelet e harmonisë familjare”
Fëmijët fillojnë të duan prindërit e tyre, pas një kohe i gjykojnë, dhe rrallë, nëse ndonjëherë, i falin. Për të kuptuar dashurinë e prindërve tuaj, bëni fëmijët tuaj.
Nëse themeli i gjinisë nuk është ndërtuar siç duhet, pasardhësit do të përjetojnë mjerim të detyruar.
“Mirësia e babait është më e lartë se mali, dashamirësia e nënës është më e thellë se deti”.
Çdo doktrinë shoqërore që përpiqet të shkatërrojë familjen është e padobishme dhe e paqëndrueshme. Familja është shtylla kurrizore e shoqërisë.
Shumica prej nesh bëhen prindër shumë kohë para se të ndalojmë të jemi fëmijë. Një divorc nuk është i mirë, por nuk është dhe tragjedi.
Tragjedi është të rrish në një martesë fatkeqe dhe të kalosh tek femijët tuaj mesazhin e gabuar sa i përket dashurisë dhe familjes./ KultPlus.com
Këto ditë kanë përfunduar xhirimet e sezonit të parë të serialit filmik „SKYLINE“, serial origjinal i realizuar direkt nga Netflix-i amerikan, në bashkëpunim me produksionet gjermane Komplizen Film dhe StickUp Filmproduktion, shkruan KultPlus.
Me slloganin
“Frankfurt, Mainhatten, Crack City” po drejton Netflix serinë më të
re “Skylines”.
Në këtë
serial luan edhe aktori shqiptar Ilir Rexhepi i cili është shprehur të ndihet
mirë për këtë sukses.
“Gëzohem të
jem pjesë e këtij seriali të prodhuar nga Netflix-i amerikan, ishte kënaqësi
dhe eksperiencë e madhe për mua të punoj me regjisorë dhe aktorë të mirënjohur
gjerman dhe të tjerë. Është hera e parë që unë luaj për Netflix, në këtë serial
unë kam njërin nga rolet bartëse episodike që quhet Juli, ndërsa luaj në gjuhën
gjermane”, ka thënë Rexhepi.
Mediat
gjermane dhe faqja zyrtare e Netflix kanë bërë të ditur se ngjarja zhvillohet
në Frankfurt dhe Berlin. Ky serial gjarmano-amerikan është filmuar kryesisht në
qendër të qytetit të Frankfurtit, në Rhein-Main por edhe në Berlin. Në hotelet
më të mëdha, në ndërtesat më të larta por edhe në diskotekat më të mëdha në
Frankfurt.
Ekipi i
Netflix ka xhiruar gjithsejtë 66 ditë me radhë në këto qytete gjermane.
“Skylines” bënë fjalë për botën e muzikës, për hip-hopin, krimin e
organizuar dhe financat në Skyline-t e Frankfurtit…
Skenari
është shkruar nga Dennis Schanz, Oliver Karan, Ole Lohmann ndërsa regjinë e
bëjnë regjisorët e mirënjohur Max Erlenwein ( Kinofilmi “Stereo” ) dhe Soleen
Yusef.
Rolet kryesore
i luajnë ndër aktorët e mirënjohur si: Richy Müller, Peri Baumeister, Edin
Hasanoviq, Murathan Muslu, Kim Riedle, Anna Herrmann etj. Data e transmetimit
të parë nuk është publikuar ende. “Duke filluar në vitin 2019,” thotë
Netflix vetëm për publikimin e serisë së re gjermane, e cila përfshin
“Skylines”.
Sipas informacionit nga Frankfurter Rundschau, transmetimi i serisë është planifikuar në vjeshtë 2019./KultPlus.com
Modelja e njohur shqiptare Heidi Lushtaku ka parakaluar në tapetin e kuq të festivalit prestigjioz të filmit në Cannes, shkruan KultPlus.
Bëhet fjalë
për modelen Heidi Lushtakun e cila është një ndër modelet e kërkuara në Evropë,
si imazh i shumë brendeve.
Lushtaku shihet të jetë veshur me një fustan plot shkëlqim. Për më shumë mund ta shihni parakalimin e saj në këtë ngjarje të madhe botërore./KultPlus.com
Pёr tё shtatёmbёdhjetёn herё me radhё nё Pejё, mё 23 e 24 maj organizohen takimet ndёrkombёtare letrare “Azem Shkreli”.
Emra prominent autorёsh do tё jenё tё pranishёm nё kёto takime si: Hemuth A Niederle, Sylvestre Clancier, Emmanuel Pierrat, Hava Pinas Cohen, Rafaël Newman , Antonio Della Rocca …
Pёrveç autorёve tё huaj, edhe autorё tё njohur nga Kosova , Shqipёria e Maqedonia do tё paraqiten me poezi. Nё sesionin tematik nё kuadёr tё takimeve do tё mbahet konferenca shkencore “Lidhja e Pejёs” , ku do tё referojnё studiuesit Elena Kocaqi e Muhamet Mala. Nё sesionin e studimeve letrare promovohet libri i Skender R.Hoxhёs. Anton Nikё Berisha do tё promovojё kompletin e librave “Nёna Tereze nё shtatё shpalime”, nё zhanrin e prozёs promovohet romani i Florin Kelmendit “Vrasje nё kornizё”, ndёrsa pёrmbledhje me poezi do tё promovojnё: Erenestina Gjergji -Halili , Adem Gashi, Sali Bashota e Nikolin Gurakuqi. Muzeu i Durrёsit do tё hap ekspozitёn nё Galerinё e Arteve nё Pejё. Juria profesionale do tё ndajё çmimet e takimeve: çmimin ndёrkombёtar “Azem Shkreli” pёr kontributin nё gjuhёn dhe letersinё shqipe, çmimin ndёrkombёtar “Lirikat e Azemit’. Çmimin “poezia mё e mirё” pёr poezinё mё tё mirё konkuruese , çmimin “Bulёzat” pёr krijuesit e rinj , si dhe çmimin “Lirisё” qё sivjet jepet pёr herё tё parё./KultPlus.com
“Mësimet e Diolës” ka shpërndarë në Facebook një pjesë të testit kombëtar, detyrë që i nënshtrohen çdo vit nxënësit e Kosovës.
Në një detyrë nga lënda e gjuhës shqipe kjo pjesë e testit është përplot me gabime drejtshkrimore dhe teknike. Madje fjalët janë të shkruara njësh, të pandara me hapësirë mes tyre.
Aktorja Lynette Scavo u bë mjaft e njohur me rolin e Felicity Huffman në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara”. Aktorja Felicity Huffman u bë mjaft e njohur me rolin e Lynette Scavo në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara”. Aktorja së fundmi u vu në qendër të një skandali ku së bashku me 50 prindër të tjerë të pasur dhe të pushtetshëm akuzohen për korrupsion.
Aktorja akuzohet se ka paguar shuma të mëdha parash në mënyrë që vajza e saj e madhe të mund të studionte në një nga shkollat më të mira në SHBA.
Ajo ka paguar $15,000 në mënyrë që e bija të kishte përgjigjet e sakta të SAT (një testi që duhet t`i nënshtrohet dikush para se të pranohet në univeristet).
Aktorja i ka pranuar pasojat duke shtuar se dëshira për të ndihmuar të bijën nuk justifikon thyerjen e ligjit. Ajo ka treguar se e bija 18 vjeçare nuk ishte në dijeni të planit.
Aktorja u dënua me 4 muaj burg dhe me gjobën prej 20 000 dollarësh. (Shqiptarja.com)
Në 20 vjetorin e luftës së Kosovës janë duke u
publikuar fotografi, video dhe materiale të tjera që janë regjistruar në
lokacione të ndryshme, përgjatë dëbimit
të shqiptarëve nga serbët, shkruan KultPlus.
Së fundi është publikuar edhe një video ku shihen shqiptarët duke e lëshuar Kosovën, të cilët shihen të jenë familje me gra e fëmijë, në mesin e të cilëve shihen edhe duke u trajtuar nga plagët e mara. Kjo video është shpërndarë nga faqja “Krimet Serbe”./KultPlus.com
Lodrat, rroba, librat shkollor, vizatimet e gjësendet e tjera që kishin lënë pas, fëmijët e vrarë e të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë u prezantuan mbrëmë në ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, shkruan KultPlus.
Ekspozita e
cila u hap dje në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë iu dedikua
1024 fëmijëve të vrarë e 109 fëmijëve të tjerë të zhdukur gjatë luftës së
fundit në Kosovë. Kjo ekspozitë nuk u hap vetëm për ti kujtuar e nderuar
viktimat, por edhe për të kërkuar të vërtetën për vrasjen e tyre.
Në hyrje të
ekspozitës ishin të shkruar të gjithë emrat e të vrarëve, duke vazhduar me
fotografitë e tyre e gjësendet e tjera
ku secila prej tyre mbante shënimet se kujt i përkisnin ato. Në këtë ekspozitë
ishin të pranishëm shumë mysafirë e familjarë të të vrarëve të cilët gjatë
gjithë kohës ishin të emocionuar dhe me lot kujtonin fëmijët e tyre.
Drejtoi i
Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë Bekim Blakaj tha që ky Fond ka më
shumë se që një vit që mendon që të ndërtoj një memorial për kujtimin e fëmijëve
të vrarë, e po ashtu ai shtoi që në këtë ekspozitë është shfrytëzuar një pjesë
nga hulumtimi 20 vjeçar i Fondit për të Drejtën Humanitare.
“Fondi për
të Drejtën Humanitare në Kosovë ka më shumë se një vit që planifikon që në 20-të
vjetorin e luftës në Kosovë të ndërtojmë një memorial për fëmijët të cilët janë
vrarë apo zhdukur si pasoj e luftës. Për përgatitjen e kësaj ekspozite është
shfrytëzuar një pjesë e hulumtimit 20 vjeçar të Fondit për të drejt humanitare”
tha Blakaj.
Dea Dedi, e
cila ishte pjesë e ekipit të ekspozitës tha për KultPlus se që një vit kanë
punuar intenzivisht për të mbledhur të dhëna nga familjarët e të vrarëve dhe se
kjo ekspozitë ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me ta.
“Që dy
dekada Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka punuar që ti dokumentoj
krimet e luftës, e që një vjet jemi duke punuar intenzivisht për të mbledhur të
dhënat dhe i kemi kontaktuar familjarët, për të kuptuar se cila është mënyra më
e mirë që ti kujtojmë fëmijët, sepse është një temë jashtëzakonisht e ndjeshme
e gjitha kjo u bë e mundshme me bashkëpunimin e familjarëve” tha Dedi për KultPlus.
Ekspozita do të jetë e hapur një vit për publikun në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Hivzi Sulejmani”. Kjo ekspozitë u mundësua nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe u mbështet nga National Endoëment for Democracy (NED), Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kuratore e ekspozitës ishte Blerta Hoçia. /Gzim Mujaj/ KultPlus.com
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shtruar iftar në Shtëpinë e Bardhë ku ishin të ftuar shumë zyrtarë të lartë, në mesin e të cilëve edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, shkruan KultPlus.
Mirëpo,
në këtë darkë, ajo që bie në sy është se Çitaku ka darkuar pikërisht përkrah
presidentit të SHBA-ve, gjë që e ka potencuar edhe vet Çitaku.
Më
poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Vlora Çitakut, e cila ka njoftuar se
me presidentin Trump ka folur edhe për shtetin e Kosovës.
Pata
nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e
Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës,
Z. Donald J. Trump.
Presidentit
Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe
harmoni ndërmjet religjioneve.
Poashtu,
e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë
dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në
proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.
Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj./KultPlus.com
Bisedë me përkthyesin e letërsisë shqipe dhe shkrimtarin e njohur rumun Marius Dobresku të dekoruar nga presidenti Bujar Nishani me Medaljen e Mirënjohjes, të nderuar me çmimin Penda e Argjendtë, po ashtu në Tiranë dhe fituesin e dyfishtë të Çmimit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë për përkthim.
Bisedoi: Mimoza Hasani Pllana Mimoza
Mimoza Hasani Pllana: I nderuar z. Dobresku, lexuesi
shqiptar ju njeh si një nga miqtë më të mëdhenj të letërsisë shqipe që për gati
gjysmë shekulli keni përkthyer dhe e keni bërë të mundur leximin e kësaj letërsie
në gjuhën rumune, a mund të na thoni si u njohët me gjuhën shqipe dhe si
vendosët të mirreni me përkthimin e veprës letrare shqipe?
Marius Dobresku:
Pasi erdha në Bukuresht
si student i Fakultetit të Historisë – isha pra në vitin e parë, na thirrën tek
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), mua dhe Filip Teodoreskun (i cili ka qenë
dhe ambasador i Rumanisë në Tiranë në fund të viteve ‘90), për të na dërguar në
Tiranë, për të vazhduar për studime në gjuhë dhe letërsi shqipe. Në atë kohë
MPJ kishte nevojë për specialistë në disa gjuhë të huaja, shqipja duke qenë njëra
prej tyre. Kam pasur kolegë të fakultetit të cilët në të njëjtin vit kanë
vajtur shumë larg në Azi, në Vietnam, Kore, Mongoli, ose më afër, në Bullgari.
Ne të dy patëm fat: Shqipëria ishte, nga ana gjeografike, një vend europian, megjithëse pushteti komunist
nuk ishte larg diktaturave aziatike. Në qershor të vitit 1971, duke zbritur nga
avioni në aeroportin e Rinasit, para nesh hapej një botë e panjohur dhe mjaft
misterioze. Ishte bota shqiptare. Ashtu që vazhdova për katër vjet Fakultetin e
gjuhës dhe letërsisë shqipe, ku, midis të tjerëve, patëm si profesor Ismail
Kadarenë, i cili jepte mësime mbi letërsinë perëndimore bashkëkohore. Duke e
njohur personalisht dhe duke i studiuar librat e periudhës së parë, ata të
viteve ‘70, u dashurova me krijimtarinë e tij, ashtu që në fund të studimeve
tema e diplomes sime ishte mbi rezistencën e popullit shqiptar gjatë shekujve të
pasqyruar në romanet e Kadaresë. Pasi i dhashë të gjitha provimet, u ktheva në
Rumani me një valixhe të mbushur me libra. Këtu vazhdova leximin e romaneve të
tij dhe korrespondencën me të, ashtu që pas 12 vjetësh e mora përsipër ta përkthej
romanin e parë, “Kronikë në gur” (1983), i cili u prit me entuziazëm nga
publiku rumun. Para këtij romani, në Bukuresht u botua “Gjenerali i ushtrisë së
vdekur”, varianti i Foqion Miçaços, në vitin 1973. Që nga viti 1983, viti kur
doli nga shtypi libri i parë im, kam përkthyer në gjuhen rumune gati 30 vepra të
Ismailit, pa përmendur vjershat dhe dramatizimet pas romaneve të tij. Puna në
ambientin e letërsise shqipe më është bërë një natyrë e dytë, ashtu që përveç
Kadaresë jam marrë me veprat e shkrimtarëve të tjerë, si: Arbër Ahmetaj, Gjekë
Marinaj, Ramiz Gjini, Rita Petro, Ermir Nika, Fahri Balliu e kështu me radhë.
Mimoza H. P.: Bazuar në punën tuaj në leximin dhe përkthimin
e letërsisë shqipe, mund të themi se jeni njohës i mirë i saj, cili është
mendimi juaj për zhvilllimin e letërsisë dhe kritikës letrare në Kosovë dhe
Shqipëri, kohës së fundit?
Marius D.: Nuk mund të them se e njoh shumë mirë letërsinë
shqipe të ditëve tona, por prapë se prapë…. duhet t’ju them se, përveç përkthimeve,
merrem edhe me redaktimin e revistës së vetme të komunitetit shqiptar të
Rumanisë, revista Drita. Si gazetar kisha rastin të punoj gjatë 18 viteve të
fundit me tekstet e shumë krijuesve shqiptar, qoftë nga Shqipëria, qoftë nga
Kosova. Kam botuar poezi dhe proze nga shkrimtarë kosovar të dalluar, duke
filluar me akademikun Rexhep Ismaili dhe duke mbaruar me Eqrem Bashën, Agim
Vincën, Ali Podrimjën, Esad Mekulin etj. Lista është tepër e gjatë. Në vitin
2012 botova një antologji të poezisë shqipe të sotme me titullin “Misteri i
lutjeve”, ku ka poetë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora shqiptare.
Tani, lidhur me këta shkrimtarë, problemi është mungesa e vizibilitetit të tyre
jashtë vendit. Në periudhën komuniste nuk njiheshin sepse vendi ynë, Rumania,
ishte një vend i mbyllur dhe rrallëherë kishim mundësinë të udhëtojmë. Pas përfundimit
të studimeve, në 1975 unë shkova në Seminarin e Prishtinës, dhe më 1978 në
Moldavinë sovjetike. Kaq. Librat vinin po ashtu shumë rrallë. Tani, kur njerëzit
dhe vlerat qarkullojnë pa problem kryq e tërthor botës, është paradoksale së vështirësitë
kanë mbetur po ato. Është prapë e vështirë të botosh letërsi të huaj, përveç
asaj perëndimore, sepse shumica e shkrimtarëve të bllokut ish-komunist nuk kanë
shumë autoritet dhe vizibilitet në vendin tim. Shtëpitë botuese, që janë ndërmarrje
tregtare në fund të fundit, duan të fitojnë para. Dhe me shkrimtarë të panjohur
kjo nuk mundet. Ashtu që është shumë vështirë të promovosh, në këtë kohë, një
shkrimtar shqiptar në Rumani. Këtë vështirësi e kam edhe unë. Një fakt tjetër:
para 15 vitesh, në ditët e Panairit të nëntorit (e kam fjalën për panairin e
librit) Ministria e Kulturës së Shqipërisë ftonte në Tiranë përkthyes të njohur
të letërsisë shqipe, të cilët takoheshin me shkrimtarë vendas, bisedonin dhe
merrnin pjesë në aktivitete kulturore të ndryshme. Por, ky projekt pati jetë
shumë të shkurtër. Përsa i përket kritikës shqiptare, këtë e njoh akoma më pak.
Mimoza H. P.: Jeni nga përkthyesit më voluminoz të veprës së
autorit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare. Që nga përkthimi i veprës së
parë, Gjenerali të Ushtrisë së vdekur dhe deri sot keni bërë të mundur leximin
në rumanisht të rreth 30 veprave të Kadaresë, si e zgjodhët autorin, duke u
bazuar në mendimet e kritikës apo vlerësimet tuaja personale?
Marius D.: Po, kriteret e mia janë dy: në radhë të parë
bazohem mbi shijen dhe përvojën letrare personale. Pra, në vleresimet intime
mbi këtë apo atë autor. Kjo sepse në shumicën e rasteve, kryeredaktori i shtëpisë
botuese më pyt personalisht mbi cilësitë e veprës të cilën duam ta perkthejmë.
Herë të tjera, propozimin për këtë apo atë vepër e bëj vetë. Pra, vepra
respektive duhet të më pëlqejë mua në radhë të parë. Po më pëlqeu, jam i sigurtë
99% se ajo ka të gjithë cilësitë për ti pëlqyer më tej redaksisë dhe publikut.
Kjo ka të bejë me përvojën e përkthyesit. Kriteri i dytë është patjetër ai
komercial. Këtu interesi im ka prapë diçka të përbashkët me atë të shtepisë botuese,
sepse pa e plotësuar këtë kriter vepra nuk mund të dalë në dritë. Shumë rrallë
kam parasysh mendimin e ndonjë kritiku. Dhe kjo nuk është indiferencë, por një
gjykim praktik: në kushtet e një prodhimi letrar me përmasa “industriale”,
shpeshherë specialistët nuk arrijnë të orientohen në morinë e veprave
letrare.
Mimoza H. P.: Jeni edhe shkrimtar i njohur, sa ju ndihmon
aftësia për të krijuar në procesin e përkthimit?
Marius D.: Po, më pëlqen të shkruaj dhe kam botuar vetë dy
romane për të rinjtë – njëri prej tyre është publikuar në Tiranë në përkthimin
e Dionis Bubanit. Me raste shkruaj prozë të shkurtër dhe ndonjë vjershë. Fatkeqësisht,
nuk mund të krijoj ashtu siç dua dhe për këtë “fajtor” është vetë Ismail
Kadare. Unë vij nga një qytet buzë Danubit, qyteti i Naum Veqilharxhit: Brăila.
Është qytet më një histori mesjetare osmane, me shumë pakica kombëtare dhe me
folklor qytetar shumë të pasur. Këtu janë lindur dy nga tregimtarët rumunë më të
mëdhenjë: “francezi” Panait Istrati dhe Fanush Neagu. Arti i të treguarit është
bërë traditë te ne. Unë jam rritur në këtë atmosferë përrallore, ku çdo
familje, çdo rrugë dhe çdo shtëpi ka historinë e vetë. Pastaj Danubi, Danubi është
i mrekullueshëm dhe ai vetë ka legjendat e tij. Në Rumani ka disa shqiptarë që
merren me përkthimin e letersisë shqipe, por duke mos zotëruar shumë mirë gjuhën
rumune është e qartë se realizimet e tyre nuk janë në nivelin e duhur. Një vepër
letrare e cila vjen nga një letërsi tjetër duhet të plotësojë në radhë të parë
kërkesën e cilësisë stilistike dhe gjuhësore. Sepse duke hyrë në një hapësirë
linguistike tjetër, me gjithë filozofinë që përcjellë, ajo bëhet pjesë e asaj
letërsie ku po hynë. P.sh. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në të dyja
variantet, janë tashmë pjesë e letërsisë rumune. Prandaj duhet të tingëllojë
rumanisht, të duket se është shkruar direkt në gjuhën rumune. Fakti se shkruaj
çdo ditë më ndihmon shumë.
Mimoza H. P.: A mund të na flisni për praktikat tuaja të
përkthimit?
Marius D.: Përkthimin e një libri unë e shikoj sikurse një
provim në matematikë. Çdo fjali është një ushtrim, çdo frazë një problem. Të
gjitha këto kërkojnë një zgjidhje. Duhet punuar tamam si në matematikë: me këmbëngulje
dhe përkushtim. Unë e përdorë shumë rrallë fjalorin. Disa herë kuptimin e një
fjale e kam shumë të qartë në shqip, gati-gati e imagjinoj objektin ose
veprimin respektiv, por në rumanisht më vjen vështirë t`a shpreh. Nuk e gjej
korrespondentin më të mirë. Kjo ndodh rrallë, shumë rrallë. Atëherë shkoj në
dhomën tjeter dhe e pyes gruan: ja, nuk e di siç i thonë kësaj rumanisht? Dhe
ajo më ndihmon. Maria ka mbaruar për gjuhë-letërsi rumune, është gazetare dhe
ndihma e saj është shumë e vlefshme për mua. Kur përkthej një tekst nuk më
intereson fare kuptimi mot-a-mot i frazës në gjuhën rumune dhe e riformuloj
rumanisht, disa herë më zë të lartë, për të degjuar si tingëllon. Teksti duhet
të rrjedh në mënyrë të natyrshme, me toponime specifike rumune. Kur isha nxënës
kam marrë mësime për violinë dhe veshin e kam shume të mirë, vesh violonisti.
Kur punoj nuk nxitohem. Pasi e mbaroj veprën, e lë disa javë të “çlodhet”,
çlodhem edhe unë, dhe pastaj e rilexoj, ndreq gabimet dhe riformuloj frazat që
nuk më duken të kënaqshme. Jam shumë ambicioz dhe ata të shtepisë botuese me të
cilën bashkëpunoj, e kam fjalën për Humanitas, botuesi më i mirë tek ne, thonë
për tekstet e mia që janë shumë korrekte edhe nga ana gramatikore, edhe nga ajo
stilistike.
Mimoza H. P.: Përveç veprës së Kadaresë, sa është e njohur
letërsia shqipe për lexuesin rumun?
Marius D.: Kadare është patjeter shkrimtari përfaqësues
i letërsisë shqipe. Ambasadori më i mirë i kësaj letërsie, ndoshta ambasadori më
i mirë i Shqipërisë në botë. Dhe unë krenohem me veprën dhe miqësinë e tij. Jam
i sigurtë se pas Shqipërisë dhe Francës, Rumania është në vend të tretë të
botimeve të këtij shkrimtari. Fatkeqësisht, shkrimtarë të tjerë të njohur nga
letërsia shqipe nuk ka tek ne. Ka disa vepra të botuara, por me sponsorizim ose
të financuara nga qeveria nëpërmjet organizatës së shqiptarëve të këtushëm. Kam
përmendur disa prej tyre. Vitin e kaluar, p.sh., doli nga shtypi libri i Fate
Velajt “Kreutztanne”, por varianti rumanisht është jashtëzakonisht i dobët. Po
ashtu një libër i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, libri “Kurbani”. Përkthime
të dobëta. Një përkthim i tillë hedh mbi autorin një dritë jo të favorshme dhe
ai libër mund të jetë vepra e parë dhe e fundit që botohet në Rumani. Pra, roli
i përkthyesit është shumë i rëndësishëm, sepse ai nga një shkrimtar i mirë mund
të nxjerr një mediokër dhe anasjelltas.
Mimoza H. P.: Pas pavarësisë së Shqipërisë (1912) letërsia e
Shiqpërisë dhe Kosovës ndoqën dy rrugë të krijimit. Në këtë kontekst a mund të
na thoni sa është e njohur vepra e autorëve kosovarë në Rumani, a keni përkthyer
dhe a keni në plan të përktheni veprat e autorëve kosovarë?
Marius D.: Mund të
them me siguri se veprat e shkrimtarëve kosovarë janë gati të panjohura në
Rumani. Ka disa përkthime nga poezia, disa proza të Bashës a ndonjë shkrimtari
tjetër dhe kaq. Kjo vjen edhe nga mungesa e kontakteve midis shkrimtarëve rumunë
dhe atyre kosovarë, dhe qeveria e Prishtines duhet të bëjë më shumë në këtë
drejtim. Të ofrojë bursa për përkthyes të huaj, të organizojë takime në kuadrin
e panaireve, të sponsorizojë botimin e veprave etj. Sidomos në kontekstin
aktual, kur Rumania nuk ka njohur akoma shtetin e pavarur kosovar. Kosova duhet
të njihet më mirë në Rumani. Por, nuk e kam fjalën vetëm per vendin tim.
Seminari i gushtit ka tjetër profil dhe nuk është i mjaftueshem.
Mimoza H. P.: A mund të na thoni çfarë jeni duke punuar
aktualisht lidhur me letërsinë shqipe?
Marius D.: Përveç revistës së muajit shkurt 2019 (revista
duke qenë mujore), ku kam një prozë të Ramiz Gjinit dhe dy vjersha të Dritëro Agollit,
sapo kam mbaruar një vëllim me katër novela të Ismailit. Vëllimi titullohet “Kalorësi
me skifter” dhe besoj së do të dalë në librari në verën e këtij viti.
Marius Dobrescu është lindur në Braila, Rumani, më 23 prill 1951. Ka mbaruar Fakultetin e Histori-Filologjisë në kuadrin e Universitetit Shtetëror të Tiranës (1975). Për shtatë vjet ka qenë drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Rumanisë dhe që nga viti 2001 ka drejtuar si kryeredaktor gazetën Miku i Shqiptarit (Drita), periodiku i Lidhjes së Shqiptarëve të Rumanisë. U dallua si përkthyes në Rumani për përkthimin e veprës së Ismail Kadaresë. Ka përkthyer nga veprat e shkrimtarëve të tjerë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia dhe është autori i antologjisë së poezisë shqipe bashkëkohore ‘Misteri i lutjeve’. Është marrë me studime rreth historisë së komunitetit shqiptar të Rumanisë, me kulturën dhe traditat e kësaj pakice kombëtare. Është dekoruar nga presidenti Bujar Nishani me Medaljen e Mirënjohjes dhe është Qytetar Nderi i Korçës. Ka fituar dy herë Çmimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë për përkthim dhe u nderua në vitin 2006 në Tiranë me Pendën e Argjendtë. Por vlerësimin më të vlefshëm ia bëri shkrimtari i njohur Ismail Kadare, i cili e konsideron përkthyesi i tij më i mirë dhe më besnik. /KultPlus.com
Në ditën e tretë të festivalit ndërkombëtar të letërsisë “Polip”, të dielën pasdite në qendrën “Multimedia” në Prishtinë , u diskutua mbi temën “Paralelni polis, një koncept disident që e bezdis të tashmen”, shkruan KultPlus.
Në këtë diskutim panelistët kanë folur për politikën,
shoqërinë civile dhe rolin e kulturës dhe artit në politikë dhe shoqëri. Aty u
bë krahasimi i politikës çeke me atë të kohës së
Jugosllavisë. Paneli i diskutimit ishte i ndarë në dy pjesë, pjesa çeke
e cila përbëhej nga shkrimtari Marek Sindelka nga Republika Çeke dhe akademikja
gjermane e letërsisë çeke Alida Bremer, dhe
pjesa jugosllave që përbëhej nga Lena Dorn nga Kroacia dhe publicisti Shkëlzen
Maliqi.
Në këtë panel u shpjegua termi “Paralelni polis” dhe
u tregua ndikimi që ka ky koncept mbi shoqëritë. Akademikja Alida Bremer, tha që
ky koncept ka lindur në vitet 70-ta dhe 80-ta dhe struktura që janë krijuar nga
ky koncept për qëllim kanë pasur të përdorin zbrastësira në shoqëritë
socialiste.
“Paraleni
polis është një koncept i cili ka lindur
në vitet e 1970-80 nga disidentët ceko-sllovak dhe personi i parë që e ka
formuluar ka qenë Basllav Benda i cili ishte filozof dhe matematikan. Ishte
ideja e tij për të ndërtuar këto struktura paralele dhe këto struktura kanë
pasur për qëllim të përdorin zbrastësira në shoqëritë socialiste, ai ka
propozuar pesë fusha: kulturë, arsim, shkencë, ekonomi dhe informim. Pra qëllimi
i tyre ka qenë krijimi i një shoqërie civile kritike e solidare nga institucionet
institucionaliste” tha ajo.
Shkrimtari Marek Sindelka tha që edhe sot në Çeki
mund të shohësh njerëz që përdorin pikërisht koncepte si të Bendës.
“Në 5 apo 8 vitet e fundit ka pasur ndryshim shumë të
shpejtë të rrjedhjes së politikës ceke. Sot mund të shohësh shembuj të shumtë të
shoqërive, këto grupe njerëzish politikisht të orientuar kryesisht janë grupe të djathtës ekstreme dhe tek to mundë të
shohësh pikërisht konceptet si të Bendës edhe sot” tha Sindelka.
Lena Dorn tha që strukturat paralele në Kroaci nuk
kanë qenë disidente me idenë e liberalizmit, por ato ishin disident me
pozicione shumë nacionaliste.
Shembullin për “Paraleni polis” kosovar ne kohën e
regjimit serb foli publicisti Shkëlzen Maliqi, i cili tha që në kohën e regjimit
të Millosheviqit nuk ka pasur kushte që
të krijohen shoqëri civile të cilat do të punonin për interesat e popullit.
“Në Kosovë në kohën e regjimit të Millosheviqit nuk
ka pasur kushte për zhvillimin e shoqërive civile organike. Gjendja nuk ka qenë e mirë as në arsim, gjatë
asaj kohe janë mbyllur edhe shkollat. Në Kosovë partitë politike janë krijuar
nga viti 1989-90” tha Maliqi duke iu referuar asaj periudhe që ka kaluar
Kosova, e që sipas tij ka qenë me shumë kthesa.
Në këtë debat është bërë diskutimi i përvojave në periudha të caktuara, të cilat janë vën në diskutimin e panelit të “Polip”. / Gzim Mujaj /KultPlus.com
Më 5 janar të vitit të ardhshëm, në Zvicër dhe Gjermani do të shfaqet dokumentari dedikuar legjendës së Formulës 1, Michael Schumacher.
Ai titullohet thjesht “Schumacher”, ndërsa traileri do të prezantohet në edicionin e radhës të Festivalit të Kanës (Cannes Film Festival).
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, vet bashkëshortja e Michael Schumacher, Corinna do të flasë për herë të parë në këtë film dokumentar, për legjendën e Formulës 1 dhe jetën përkrah tij.
Po kështu, në të do të jenë edhe intervistat e fëmijëve të çiftit, Mick Schumacher, që aktualisht garon në Botërorin e Formulës 2, dhe vajza Gina; babai i Michael Schumacher, Rolf, dhe shumë shokë skuadre e rivalë, me të cilët ish-piloti ka garuar në karrierën e tij.
Për këtë dokumentar, që del në vitin e 50-vjetorit të lindjes së Schumacherit dhe të 25-vjetorit të fitores së tij të parë në Formulën 1, familja Shumacher ka vënë në dispozicion video të arkivit privat, që nuk kanë dalë në dritë asnjëherë./Top Channel
Ylli i filmit ‘The mod squad’ ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare.
Peggy Lipton ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare shkruan CNN.
Rasti i Lipton nga kanceri u njoftua në një deklaratë nga vajzat e saj, Kidada dhe Rashida Jones, të cilat thanë se ajo “e bëri udhëtimin e saj paqësor me vajzat dhe mbesat e saj “.
“Peggy ishte, dhe gjithmonë do të jetë feneri jonë, si në këtë botë edhe në tjetrën. Ajo do të jetë gjithmonë një pjesë e jona,” shtuan vajzat e saj.
Sikur baba të ishte vrarë vetëm dy muaj më parë… do të na kishin liruar… dhe motra ime Bardha do të jetonte. Por tim atë e vranë vetëm 6 ditë pas vdekjes së Bardhës. Dhe mua më liruan. Inatin e kam pasë vetëm me babën. Babën s’e kam njohur kurrë, ndërsa Bardha e vogël 4 vjeçe, flokverdhë e sykaltër, si një engjëllushe, dha shpirt në prehërin tim. Po të mos vdiste Bardha nuk do ta merrja inat tim atë. Por ai la ta vrisnin vetëm pasi Bardha kishte vdekur! Nuk ndreqej më asgjë. Të paktën të ngutej ta vrisnin më shpejt, para se Bardha të sëmurej. Do të na lironin dhe motra do të kishte shpëtuar. A e dinte baba, që Bardha lëngonte gjithë atij muaji? Nuk e di. Di vetëm që, për shkak të tij, na mbanin peng në atë kamp vdekjeje. Bardha nuk e njihte babën. As unë. Pas vdekjes së mamit, aty, ajo më kishte vetëm mua: dhe nënë, dhe babë, dhe vëlla. Isha vetëm vetëm 9 vjeç . Nëntë. Paraditen e asaj dite isha nëntë… kur u zvarris gjer te unë dhe më tha me një zë të mekët: “Vlau, bëje prehërin… Tani do vë kokën aty dhe do vdes”. “Joo! Ti do flesh”, i thashë. Ajo u mblodh kruspull, e zhyti kokën në prehërin tim dhe ra në gjumë të thellë. Dhe nuk u zgjua më…
Ky është një tregim i postuar nga shkrimtari Agron Tufa, i cili ka bërë të ditur se ka mbi 100 rrëfime të gjalla të mbijeturave nga periudha e komunizmit në Shqipëri./KultPlus.com