Dua Lipa ngjitet në skenën e Brit Awards me New Rules (FOTO)

Dua Lipa pasi mori cmimin e madh si artistja më e mirë femer, tani është ngjitur në skenë me performancën e këngës se saj te suksesshme “New Rules”, shkruan KultPlus.

Kjo performancë nga organizatorët sapo u vlerësua si një performancë magjike.

Dua Lipa është e nominuar në gjithësej pesë kategori, tanimë priten edhe rezultate në katër katogortë tjera ku ajo është e nominuar./KultPlus.com

Dua Lipa fiton, artistja më e mirë femër në Brit Awards 2018

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa sapo është zgjedhur artistja më e mirë femër në ceremoninë Brit Awards 2018, që po mbahet në Londër, shkruan KultPlus.

Dua Lipa, një këngëtare tanimë e njohur gjithandej me hitet “New Rules” dhe “IDGAF”, është nominuar në pesë kategori: artistja më e mirë femër, artistja më e mirë debutuese, kënga më e mirë me “New Rules”, albumi më i mirë anglez dhe videoklipi më i mirë anglez. Në kategorinë e albumit më të mirë ajo garon edhe krahas Ed Sheeran, ndërsa në kategorinë e artistes më të mirë femër është krahas Paloma Faith, Jessie Ware, Kate Tempest dhe Laura Marling./ KultPlus.com

Këtu mund ta përcillni Brit Awards 2018, shikojeni performancën e Rita Orës dhe pesë nominimet e Dua Lipës (LIVE)

Edhe pak minuta fillon ceremonia e madhe e Brit Awards, ku pritet të performojë Rita Ora, e cila është parë se ka shkëlqyer në tepihun e kuq, shkruan KultPlus.

Por pritjet për këtë mbrëmje shkojnë te këngëtarja tjetër shqiptare,Dua Lipa, e cila në këtë garë është e nominuar në pesë kategori të ndryshme./KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=USdXXVh-U-8&feature=youtu.be

Rita Ora përplot sharm dhe buzëqeshje (FOTO)

Rita Ora, këngëtarja e famshme shqiptare, minuta më parë ka shkelur mbi tapetin e kuq të Brit Awards 2018, shkruan KultPlus.

Për kaq pak minuta, kanë arritur të qarkullojnë shumë fotografi të saj. Vëmendja për dukjen e saj, Ritës nuk po i mungon as në këtë event. E buzëqeshur e plot sharm ajo po kap kamerat e fotografëve që po e përcjellin këtë ngjarje nga afër. KultPlus ju sjellë disa nga këto fotografi.

Edhe pak minuta kanë mbetur nga hapja zyrtare e ceremonisë Brit Awards 2018. Rita do t’i dhuroj një performancë skenës që tashmë është bërë gati, kurse këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa është në pritje të ndarjeve të cmimeve, ku ajo është nominuar në pesë kategori./KultPlus.com

Brit Awards me simbolin e trëndafilit të bardhë, Rita Ora dhe Dua Lipa mbështesin kampanjën’Time’sUp’

Brit Awards me simbolin e trëndafilit të bardhë, Rita Ora dhe Dua Lipa mbështesin kampanjën’Time’sUp’
Yjet e industrisë muzikorë të cilët janë duke marrë pjesë në BritAwards janë duke mbajtur trëndafila të bardhë gjatë parakalimit në tepihun e kuq, shenjë kjo përkrahëse ndaj kampanjës “Time’sUp”, kundër abuzimit seksual, shkruan KultPlus.

Mysafirët në shfaqjen më të madhe të çmimeve britanike të muzikës simbolin e trëndafilit të bardhë e kanë përshtatur me veshjet e tyre në përkrahje të lëvizjen Time’sUp.

Organizatorët e kësaj ngjarje patën njoftuar më herët se të gjithë të ftuarve do ju dhurohet nga një trëndafil i bardhë, mirëpo do të mbetet zgjedhje e tyre nëse duan që ta mbajnë atë apo jo.
Një gjë të tillë e kanë bërë edhe këngëtaret Dua Lipa dhe Rita Ora të cilat kanë mbajtur në duar nga një trëndafil gjatë parakalimit.

Rita Ora është paraqitur me trëndafil të bardhë edhe gjatë çmimeve GrammyAwards, ku kishte veshur një fustan të zi. Pikërisht në këtë ceremoni filloi edhe përdorimi i trëndafilit të bardhë si simbol për përkrahje të kësaj lëvizje./KultPlus.com

Rita dhe Dua në Brit Awards, të ngjashme si kurrë më parë (FOTO)

Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy këngëtaret shqiptare që morrën vemendjen e të gjithve në tapetin e kuq të Brit Awards 2018, shkruan KultPlus.

Në këtë event, stili i tyre është më i ngjashëm se kurrë më parë. Derisa Dua mban veshur një fustan tejet të gjerë me ngjyrë rozë, Rita vjen me një fustan po ashtu të gjerë me ngjyrë të bardhë. Të dyja në duar mbajnë trandafilin e bardhë, që konsiderohet si simbol i përkrahjes së grave të abuzuara seksualisht. Rita Ora është njëra nga performueset e kësaj mbrëmje, ndërsa Dua Lipa është këngetarja më e nominuar në këtë event, e nominuar në gjithësej pesë kategori./KultPlus.com

Ja edhe e famshmja Rita Ora, kështu duket sonte në Brit Awards (FOTO)

Rita Ora, këngëtarja e famshme shqiptare Rita Ora po merr pjesë sonte në ceremoninë e madhe Brit Awards, shkruan KultPlus.

Ajo duket shumë bukur me fustanin e saj të bardhë, kurse në këtë mbrëmjë ajo pritet të performojë këngën e saj të fundit.

Në këtë mbrëmje është edhe ylli tjetër shqiptar, Dua Lipa./KultPlus.com

Magji shqiptare sonte në Brit Awards, Dua Lipa e nominuar në pesë kategori (FOTO)

Këngëtarja kosovare tani më me famë botërore Dua Lipa nuk ka të ndalur. Sukseset e saj çdo ditë e më shumë po rriten.

Ajo është bërë jo vetëm pjesë e nominimeve në eventin e madh Brit Awards 2018, por ajo është nominuar në 5 kategori të ndryshme. Sonte ajo sapo ka parakaluar në tapetin e kuq, kurse ceremonia do të filloj pas pak, ku pritet edhe shkëlqimi i Duas. Në këtë mbrëmje do të perfromojë edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora.

Këto janë kategoritë në të cilat është nominuar Dua:

Shikojeni parakalimin e Dua Lipës në Brit Awards (VIDEO)

Dua Lipa sapo ka parakaluar në tepihun e kuq në Brit Awards, e cila kryeson me nominime në këtë edicion, ku dhe pritet të jetë ylli i mbrëmjes, shkruan KultPlus.

Ajo duket e mahnitshme me një fustan. “Jam e lumtur për nominimet, por këtë fustan më duhet ta ndërroj, sepse nuk mund të performoj me këtë fustan”, ka thënë Dua Lipa në këtë mbrëmje./KultPlus.com


Erona Tasholli, poetja shqiptare që po mahnitë Gjermaninë me interpretimin dhe poezinë e saj (FOTO/ VIDEO)

Erona Tasholli, është një zë i ri poetik që po arrin të prekë skenat e Gjermanisë me stilin e saj të veçantë të poezisë dhe të interpretimit. Emri i saj tashmë ka zënë vend edhe në shtypin gjerman, shkruan KultPlus.

Gili Hoxhaj

Erona Tasholli është vajza nga qyteti i Lipjanit, por që është rritur dhe shkolluar në Gjermani, atje ku edhe po depërton në sferën kulturore. Talenti që ajo e ka, ia bën çdo herë e më të lehtë depërtimin edhe në një vend të huaj.

Erona, e cila sot është 18 vjeçare, me poezinë e saj ka udhëtuar në shumë qytete të Gjermanisë. “Poetry Slam”, është lloj i poezisë që asaj i ka dhënë shkëlqimin artistik. Ky lloj i poezisë moderne është zbuluar shumë herët në Amerikë, por në Gjermani ka ardhur në fillim të këtij shekulli. Liria që i ofron ky lloj i poezisë, ka bërë që Erona të zhytet në këtë lloj të shkrimit.

“Unë performoj që nga mosha 14 vjeçare dhe kam marr pjesë në shumë Poetry Slams në tërë Gjermaninë, që nga Aschaffenburgit e Miltenbergit në fillim e deri në Mynhen, ne Nürnberg, Regensburg, Berlin, Stuttgart e me vende të tjera”, tregon fillimisht Erona për KultPlus.

Duke qenë se në këtë lloj poezisë, publiku thotë fjalën kryesore dhe vlerësimin vendimtar për poezinë, Erona jo rrallë herë ka arritur ta bëjë publikun për vete, vetëm me fuqinë e shkrimit, zërit dhe interpretimit të saj.

“Zakonisht është formë e lirë, nuk mundet askush që të tregoj që „bejë ndryshe“ se mundesh të shkruash për çfarëdo teme dhe në çfarëdo mënyre. Poezia mund të të bëjë për të qeshur, për të qarë, për të menduar apo edhe për të kritikuar më tepër. Me rendësi është qe e bën publikun për vete me fjalët tua e jo te huaja, me rëndësi është që të jesh i sinqertë, pasi që nuk mund të përdoresh diçka tjetër që mund të ndihmoj, as muzikë, maskime ose elemente të tjera mbështetëse por shkëlqen veten me zërin, me performancen dhe me tekstin, pra me domethënien që e ndërfut brenda tij”, shpjegon për KultPlus, poetja nga Kosova, Erona Tasholli.

Ajo tutje shton se në poezinë e saj është munduar të prek tema që trajtojnë preukopimet e saj personale, jetën e problemet e vendit të saj, e të botës.

“Kam performuar në shumë vende, ku kam treguar për probleme të shtetit, të botes, të popullit, të njeriut individual dhe përmes tyre kam shprehur mendimet e mija se ku ndihem më së miri ose më së keqi – por gjithmonë në gjermanisht”, rrëfen tutje Erona Tasholli.

“E dashura Kosovë”, poezia në të cilën Erona rrëmbeu vendin e parë .

Duke qenë se zëri i Eronës, gjithnjë ka dhënë interpretime në gjuhën gjermane, ajo thotë se këtë vit për herë të parë, ka performuar në gjuhën shqipe, pranë publikut shqiptar. Qendra Kulturore Shqiptare në Stuttgart, për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, ka organizuar një orë letrare në të cilën Erona iu fali shumë emocione bashkëkombësve të saj me poezinë “E dashura Kosovë”. Në mesin e dhjetë poeteve, ajo arriti të marr vendin e parë në këtë ngjarje të karakterit garues.

“Unë vendosa te shkruaj për atë që e kam pasur në zemër për një kohë te gjatë, prandaj e dërgova një letër metaforike Kosovës dhe banorëve të Kosovës nga fëmijët e mërgimit”, tregon Erona Tasholli për përmbajtjen e kësaj poezie, e mesazhin e saj.

E dashura Kosovë,
edhe hënës ja merr anën, te thërrasim diell,
me shumë ndriçon se yjet, te thërrasim qiell
sepse edhe kur te jem te humbur gjithmonë ty mbi neve të kem,
Kosovë, te thërrasim shtëpi se këtu pa shtëpi kemi mbetë.


Ky është vargu i parë i poezisë fituese, e që përfaqëson zërin e një vajze mërgimtare, që është rritur me mallin dhe dashurinë për vendlindjen. Edhe pse larg, dashurinë për vendin e ka mbajtur gjithnjë afër. Me të njëjtën frymë vazhdon poezia deri në vargun e fundit.

Kosovë, sot jemi me mall,
për gjysh, për dajën e për hallë,
Kosovë, sot po të thërrasim lartë,
por nese nuk përgjigjesh, nesër tjerët dot mbesin
hiq pa fjalë.

Ne vendin ku ajo jeton thotë se ka organizuar dy ngjarje të poezisë, ndërsa fitimet kanë shkuar për organizatën humanitare Amnesty International. Kurse këtë javë, Erona do te moderoj një mbrëmje letrare dhe do te jetë pjesë e saj me punimet origjinale, per çka edhe ka shkruar gazeta gjermane “Mein echo”. Në faqet e kësaj gazete shkruhet se duke qenë se kjo ngjarje është organizuar edhe më parë, veçantia e këtij viti është se organizatorja Erona Tasholli, ka arritur që në këtë event të mbledh shumë më tepër poetë nga rajoni se sa vitin e kaluar. Në mesin e shumë sukseseve të Erona Tashollit, gazeta gjermane e kujton edhe një poezi me të cilën thotë se Erona ka shkëlqyer në vitin 2016 , dhe që po vazhdon ende të tërheq shumë shikues në Youtube.

Tashmë poetja e re Erona Tasholli, është në prag të organizimit të mbrëmjes poetike që do të mbahet këtë të premte, duke filluar nga ora 18:30, në Wörth Am Main./ KultPlus.com

Kështu duket Dua Lipa në Brit Awards (FOTO)

Dua Lipa sapo ka parakaluar në tepihun e kuq në Brit Awards, e cila kryeson me nominime në këtë edicion, ku dhe pritet të jetë ylli i mbrëmjes, shkruan KultPlus.

Ajo duket e mahnistshme me një fustan. “Jam e lumtur për nominimet, por këtë fustan më duhet ta ndërroj, sepse nuk mund të performoj me këtë fustan”, ka thënë Dua Lipa në këtë mbrëmje./KultPlus.com

Rita Ora e Dua Lipa së shpejti do të kalojnë në tapetin e kuq në Brit Awards (LIVE)

Rita Ora dhe Dua Lipa sonte janë pjesë e ceremonisë më të madhe të muzikës në Britani të Madhe “Brit Awards”, ku Rita Ora do të performojë, kurse Dua Lipa është e nominuar në disa kategori, shkruan KultPlus.

Parakalimi në tapetin e kuq vec ka filluar,ku shpejt pritet të paraqiten edhe Rita Ora e Dua Lipa./KultPlus.com

Kundër mallkimit të Gjuhës Shqipe

Poezi nga Petro Nini Luarasi (1865-1911)

Si shqiptarë që jemi
Shqip ne duhet të mësojmë
Dhe Zotin, të drejtë kemi,
Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë.

Epo ju gjuhën tonë
Doni ta humbisni fare
Dhe me mallkim e me nëmë
Shprehni ta shpini në varre.

S’më vjen rëndë nga priftërinjtë
Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë,
I urdhërojnë të zinjtë
Që gjuhën shqipe ta mallkojnë.

Po krye-priftërinjtë e tyre
Nëkëmbës t’ orthodoksisë
Shumë punë prej mynxyre
Bëjnë kundër Shqipërisë!

Të mallkojnë njerëzinë
Të nëmosin gjuhën tonë,
Të përçajnë Shqipërinë,
Zoti mos e pastë thënë!

Thonë s’ ditka Krishti shqip
Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh,
Vetëm në gjuhën greqisht
Të dëgjon e të mban vesh!

Këto e shumë të tjera,
Që dëgjon në kishë brenda
Dhe na mallkojnë për hera
Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda.

S’ kanë frikë as turpërohen
Që përçmojnë Perendinë,
Po mburren edhe lëvdohen
Sepse shërbejnë Grejqinë!

Gjuhën e kemi tonë
Të vjetër dhe të vyer,
Nga Perendia ish thënë
Që ta ruajmë të çkëlqyer./KultPlus.com

Letra e vogëlushes prek Ermal Metën: Shkruaj një këngë për jetimët si unë

Para pak ditësh Ermal Meta së bashku me Moron ishin të ftuar në programin “C’è posta për të” nga një burrë i cili kishte kaluar një sëmundje të rëndë dhe donte të falënderonte të shoqen dhe vajzat për kujdesin që kishin treguar.

Ai ftoi dy këngëtarë që ato i donin shumë dhe prezenca e Ermalit dhe Moros i emocionoi pa masë. I prekur nga historia, Ermali deklaroi se do të bënte një këngë. Por tashmë Ermalin shikohet si një “babadimër këngësh” për të cilat njerëzit kanë nevojë.

Një vogëlushe 10-vjeçare i ka nisur atij një letër ku i tregon se mbeti jetime dhe i kërkon të bëjë një këngë për këta fëmijë që të mund të gjejnë edhe ata një nënë e një baba.

KultPlus ju përcjellë letrën e dhjetëvjeçares, Elmirës:

“Jam Elmira, 10 vjeç, në Itali kam ardhur me mamin, babain dhe vëllain kur isha 4 vjeç. Kur isha 2 vjeç nëna ime ruse vdiq dhe kam jetuar në jetimore në Rusi deri sa prindërit erdhën të më merrnin. Doja të të kërkoja të shkruash një këngë për fëmijët si unë, sepse ndoshta në këtë mënyrë fëmijët e mbetur në jetimore do të mund të gjejnë një nënë dhe një baba. Ermal faleminderit, të dua shumë”./KultPlus.com

Dorëshkrimi në të cilin Rugova e korrigjon“ Priština” me “Prishtina”(FOTO)

Presidenti historik, Ibrahim Rugova gjithnjë është shquar për veçantinë e tij të dhuratave e nderimeve për miqtë nga mbarë bota, shkruan KultPlus.

Në një dorëshkrim të publikuar nga Blerta Kllokoqi- Rugova, ajo shpalos pamjen e një dorëshkrimi të Presidentit Rugova me rastin e vizitës së publicistit dhe politikanit Otto von Habsburg më 18 Shtator 2004 në Prishtinë.

Përveç mirënjohjes që Rugova shprehte për miqtë e Kosovës, ministrin austriak Alois Mock dhe Otto von Habsburg, këtë dorëshkrim e veçon një detaj lidhur me emrin e vendit të dorëshkrimit. Emrin e shënuar “Priština” në letrën e paraprintuar, Rugova e korrigjon me dorëshkrimin e tij dhe e shkruan “Prishtina”.

“Ai ishte entuziast dhe adhurues fanatik i ndërkombëtarizimit edhe te shkronjave, fjalëve e shprehjeve shqipe”, shkruan në postimin e saj, Blerta Kllokoqi- Rugova./KultPlus.com

Sonte në Rockuzinë do të performojë Grupi NA

Performanca e këtij bendi në Rockuzine do të fillojë prej orës 21:00.

Grupi Na është një grup artistësh i njohur.

Emri “NA” dmth (NE). Edhe pse është emër i shkurtër, historia e suksesit të këtij rok bendi është shumë e gjatë. NA lindi në tetorin e pasluftës të vitit 1999. Duke perfomuar bashkë, treshja së shpejti zë vend si bend i shkëlqyeshëm i klubeve dhe ndejave. Sot ata kanë një orar të ngjeshur javor të ftesave nëpër Kosovë dhe jashtë saj.
Anëtarët e grupit janë: Kreshnik Koshi, Bekim Këpuska, Blerat Këpuska dhe Klodian Rexhepaj./ KultPlus.com

Gjuha Jonë

Poezi nga Naim Frashëri.
Vëllezër shqipëtarë!
Të prekim urtësinë,
Të zëm’ udhën e mbarë,
Të ngjallim Shqipërinë.

Shqipëria ka qënë
Edhe po do të jetë,
Po sot në ditët tënë
Të metë të mos ketë.

E ka nderuar zoti
Gjithënjë Shqipërinë,
Ish fort mirë qëmoti,
Do bëhet dhe taninë.

Sa ishte trimëria
N’atë kohë të vjetrë,
Kish emrë Shqipëria,
Sa s’kish nonjë vënt tjetrë.

Sa burra kordhëtarë
Ka nxjerrë Shqipëria
Më pastaj e më parë,
Q’i shkruan istoria!

Ajo ish koh’ e zjarrtë
Dhe kish mundime tepër,
Po sot pëndë dhe kartë
Na duhet, nukë tjetër.

O burra, shqipëtarë,
Të marrim dituritë,
Se s’është koh’e parë,
Tani lipsetë dritë.

Të shkruajm’ gjuhën tënë,
Kombinë ta ndritojmë,
Gjithë ç’është e ç’ka qënë
Ngadalëzë ta msojmë.

pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç’e bukur’edh’e lirë,
Si gjuhë perëndie.

Shum’e bardhë kjo ditë
Për gjithë shqipëtarët,
Do na sjellë një dritë,
Që s’e kishin të parët.

Kjo dritë do na bjerë
Të gjitha mirësitë
Dhe gjithë do t’i ngrerë
Dëmet e marrëzitë.

Si lum kush zë të mbjellë,
Lum kush vë këtë pemë!
Se kjo ka për të pjellë,
S’mbulohetë me remë./KultPlus.com

Kumbaro uron dy drejtorët e rinj të Apollonisë dhe Butrintit

Ornela Durmishaj e Pandi Zhonga janë dy drejtorët e rinj që janë emëruar nga Ministria e Kulturës, përkatësisht për parqet e Apollonisë dhe Butrintit, shkruan KultPlus.

Ministrja e Kulturës, ka bërë të ditur për dy drejtorët e rinj të dy parqeve arkeologjike. Ornela Durmishaj është drejtorja e re në Parkun Kombëtar të Apolonisë dhe Pandi Zhonga drejtori i ri në Parkun Kombëtar të Butrintit.

“Punë të mbarë dy drejtorëve të rinj të dy Parqeve kombëtare arkeologjike, Apolloni dhe Butrint”, ka shkruar ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro./ KultPlus.com

A janë shqiptarët aq të vjetër sa mendojnë ata? Ja citimet e të huajve…

Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.

Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.

Maximilian Lambertz: “Historia e vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak”.

M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.

Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.

Gjusepe Katapangu: “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!

Agostino Ribeco: “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.

Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.

Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.

Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.

Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.

Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”

Fanulla Papazogllu: “Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.

Gos Xhen: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.

Gustav Majer: “Shqiptarët janë Ilir të rinj”.

Georg Hahn: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.
-Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.

Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.

Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”

Johan Georg Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.

Jovan Cvijiq: “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.

Konstandin Paparigopulos: “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”./njekomb

Wiwiblogs: Ky është këngëtari shqiptar që do të fitojë Eurovizionin

Eugent Bushpepa, Ermal Meta dhe Eleni Foureira janë tre këngëtarët që do të përfaqësojnë tri shtete të ndryshme në Eurovizion, por që të tre janë shqiptarë, shkruan KultPlus.

Bushpepa me këngën “Mall”, do të përfaqësojë Shqipërinë, Ermal Meta me “Non mi avete fatto ninete”, do të përfaqësojë Shqipërinë, kurse Qipron, këngëtarja shqiptare Eleni Foureira me këngën “Fuego”.

“Wiwibloggs”, ka bërë tashmë një sondazh, dhe kënga që do të përfaqësojë Italinë, nga Ernal Meta dhe Fabrizio Moros ka marrë 3.559 vota, e Bushpepës 1.415 vota, kurse Eleni Foureira nuk ka zënë një vend për këtë top 12-është./KultPlus.com

Thaçi: Askush nuk mund ta refuzojë dekoratën pa qenë i dekoruar

Në tavolinën e punës kam hiq më pak se 500 emra të personaliteteve dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, të propozuar, por edhe të vetëpropozuar për marrjen e Medaljes Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë.
Deri më tani kam shqyrtuar jo më shumë se 20 propozime, 13 prej të cilave tanimë janë refuzuar dhe 7 janë aprovuar. Të tjerat do t’i shqyrtoj në ditët dhe javët në vijim.
Disa deklarata të individëve janë të pasakta. Askush nuk mund ta refuzojë dekoratën pa qenë i dekoruar.
E kuptoj frustrimin e disave, por sipas kritereve të mia, nuk mund të jesh i dekoruar edhe nga shteti i Serbisë për kontributin e dhënë për Jugosllavinë dhe ai i Kosovës njëkohësisht.
Do t’i zbatoj me përpikëri kriteret kushtetuese, ligjore dhe kombëtare, dhe sa për sqarim, propozimet nuk janë dekorim.
Të refuzuarit nuk do të marrin përgjigje publike, sepse nuk dua t’i lëndoj. Të dekoruarit do të njoftohen zyrtarisht. HTH./KultPlus.com

Kënga për Kosovën që përloti miliona njerëz në mbarë Botën (VIDEO)

Në vitin 1999 e tërë Bota ishte solidarizuar me tragjedinë e kosovarëve.
Ishte grupi Kelly Family që bëri këngën “Children of Kosovo”, një këngë që kishte pushtuar majat e top-listave në shumë vende të Botës

“Children of Kosovo” ishte njëra prej këngëve që kishte pushtuar shumicën e ekraneve të kanaleve të muzikës në Botë pas bombardimeve të Serbisë.

Kjo këngë ishte shndërruar një hit në shumicën e vendeve nëpër Botë, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga vjen edhe grupi.

Por, e çuditshme është se asnjëherë Kosova nuk u kujtua për të ftuar për një koncert këtë grup, edhe pse fama e tyre është më e madhe në Europë se në SHBA.

Edi Rama: Kam një lidhje me Konicën dhe Nolin

Mënyra e të veshurit, stili i tij i veçantë i mbajtjes së një palë atleteje apo kollaret shumëngjyrëshe, nuk është se i kanë shpëtuar vemendjes së moderatorit Mustafa Nano në emisionin “Provokacija”, në “ABC News”. Trendi që ai ka ofruar i ka dy anët e medaljes. Ka nga ata që e kanë përqafuar, por pas nuk ngelen edhe kritikat.

Me veshjen, sipas Nanos, kryeministri është i ngjashëm me natyrën e Faik Konicës.

Edi Rama: E di që kam një lidhje kështu…

Mustafa Nano: Me Konicën?

Edi Rama: Po e di. Me Konicën dhe me Nolin. E kam jetuar gjithmonë si një lidhje timen të fshehtë me ta./konica.al