“Akuza, shpifje, kërcenime, rreziqe nuk më kanë frikësue kurrë deri më sot, e kundërshtarët e mij le të janë të sigurtë se nuk do të më friksojnë as mbas sodit (…). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n’idenë t’eme patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue as ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me më shtrue vetëm vdekja” Hasan Pishtina (*1873 në Vushtrri – 13.08.1933 në Selanik) “Ora e Shqipnisë”, nr. 7, Vjenë, 22.V.1928 Per fat te keq vetem vdekja e pabese e ndali…/KultPlus.com
Në një botë që po bëhet gjithnjë e më shumë e lidhur me të dhënat dhe teknologjinë, profesionistët që mund të analizojnë dhe interpretojnë informacionin për të ndihmuar në marrjen e vendimeve janë shumë të vlefshëm.
Sipas raporteve dhe studimeve të ndryshme, kërkesa për specialistë në fushën e Data Science & Analytics është rritur dhe pritet që kjo tendencë të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Fusha e Data Science & Analytics hap dyert për një botë me mundësi karriere, duke filluar nga pozitat si Data Scientist, Machine Learning Engineer, Business Analyst, Data Analyst, Big Data Engineer.
Falë partneritetit të UNI dhe Arizona State University, studentët nga UNI dhe më tej mund të zgjedhin të studiojnë këtë program me mundësi të ndryshme, qoftë në formatin online, nga komoditeti i shtëpisë tuaj në Kosovë, ashtu edhe në kampusin prestigjioz të Arizona State University në SHBA.
Pse MASTER në Arizona State University?
Diplomë e dyfishtë nga UNI dhe ASU ✔️
Kurrikula ofrohet nga Arizona State University ✔️
Mundësi për punë praktike ose punësim në SHBA ✔️
Diplomë amerikane me tarifa vendore✔️
Qasje në kredi studentore
Për studentët që preferojnë të studiojnë online, UNI ofron një alternativë të përballueshme, ku ju mundëson studentëve të studiojnë në Kosovë dhe të marrin diplomë të dyfishtë nga Universum International College dhe Arizona State University.
Ky opsion ofron fleksibilitet të plotë dhe mundëson që studentët të ndjekin mësimet nga çdo vend dhe në çdo kohë, duke ruajtur një cilësi të lartë të edukimit.
Ndërsa, për ata që dëshirojnë të përjetojnë studimet në SHBA, mundësia për të studiuar në kampus në Arizona State University ofron një përvojë të pasur akademike dhe kulturore.
Një nga avantazhet e mëdha të këtij programi është qasja direkte në kredi studentore dhe mundësia për të punuar në SHBA për tre vjet pas përfundimit të studimeve.
Diploma e dyfishtë nga UNI dhe Arizona State University ofron një rrugë të sigurt për të hyrë në këtë fushë dhe për të fituar eksperiencë ndërkombëtare.
Universum International Collegenë bashkëpunim me Arizona State University, është i përkushtuar të ofrojë mundësi të shkëlqyera për studentët e ardhshëm dhe të ndihmojë në ndërtimin e karrierave të suksesshme në një sektor të shpejtë në zhvillim.
TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!
Bashkia Shkodër organizon më 15 gusht, “Ditën e liqenit”, një aktivitet që vjen si një thirrje për rikthim në traditë dhe që promovon liqenin e Shkodrës në një dimension tjetër.
“Kjo ngjarje pritet të japë një shije të freskët të çdo elementi që e karakterizon, një rrugëtim që gërsheton etnon me ekon dhe bashkëkohoren”, shkruhet në faqen online të Bashkisë Shkodër.
Programi përfshin shëtitjet me varka e kanoe, një kënd për fëmijët ku në gurët tipikë të asaj zone do të pikturohen imazhe të ndryshme në lidhje me liqenin, panairin e artizanëve me produkte lokale që vënë në pah autenticitetin e kësaj zone dhe instalacionin artistik “Zogjtë”, që është një thirrje për të rinjtë që kanë krijuar kazafe mendore ndërkohë që në vendin e tyre dita-ditës po humbasin një liri që supozohet se do ta gjejnë në një vend tjetër.
Në muzg do të mbahet një koncert i hapur që ndërthur traditën me notat elegante të pianos nga pianisti i mirënjohur Robert Bisha.
Sigurisht, kjo do të shoqërohet me pamjet dehëse të liqenit të Shkodrës dhe peizazheve të gjalla të jetës në fshat.
Koncerti do të jetë i hapur për çdo banor të këtij fshati por edhe per çdo turist kurioz që dëshiron të ketë kontakt me diçka që shkon përtej klisheve./atsh/KultPlus.com
Në një konferencë shtypi mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, anëtari i byrosë politike të Gjermanisë Lindore, Gynter Shabovski shpalli në mënyrë të parakohshme se do të hiqeshin kufizimet e vizave të udhëtimit. Kur u pyet se kur do të vihej në zbatim politika e re, ai tha: “Menjëherë, pa vonesë”. Në fakt, kjo politikë do të shpallej një ditë më vonë dhe do të kërkonte gjithësesi një procesë të gjatë aplikimi për gjermano-lindorët. Përgjigjet konfuze të Shabovskit dhe raportimi i gabuar në media se pikat kufitare ishin hapur, shtyu mijëra gjermanë të Berlinit lindor që të shkonin drejt Murit të Berlinit. Në postbllokun e Rrugës Bornholmer, Harald Jager, oficeri në detyrë, u përball me një turmë që sa vinte e rritej në numër. Edhe irritimi sa vinte e shtohej. Duke marrë fyerje, në vend të udhëzimeve, prej eprorëve të tij, si dhe tejet nervoz për shkak se priste të merrte të nesërmen rezultatet e analizave të diagnostikimit për kancer, Jager e hapi pikën kufitare me mendjen e. tij, dhe pikat e tjera ndoqën shumë shpejt shembullin e tij.
Muri i Berlinit ishte ngritur më shumë se 15 vjet pas nisjes së Luftës së Ftohtë
Më shumë se 2 milion gjermano lindorë, shumica punëtorë dhe profesionistë të aftë, u larguan për në Perëndim mes viteve 1949 dhe 1961. Bashkimi Sovjetik kishte refuzuar kërkesën fillestare të Gjermanisë Lindore për të ndërtuar Murin në vitin 1953, por me dezertimet drejt Berlinit Perëndimor që po arrinin numrin 1000 njerë në ditë, në verën e 1961, udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi më në fund pranoi. Banorët e Berlinit u gdhinë mëngjesin e 13 gushtit 1961, përballë telave me gjemba që ishin vendosur në vijën ndarëse mes zonës perëndimore dhe lindore të qytetit. Disa ditë më vonë, Gjermania Lindore nisi fortifikimin me beton të kësaj barriere.
Muri i Berlinit ishin në fakt dy mure
Në fakt Muri i Berlinit përbëhej nga dy mure mes të cilëve ndodhej “rripi i vdekjes”, ku ndodheshin me qindra kulla roje, disa kilometra hendeqe kundër kalimit të mjeteve, qen roje, prozhektorë dhe mitralozë.
Më shumë se 100 njerëz gjetën vdekjen në përpjekje për të kaluar Murin
Qendra e Kërkimeve mbi Historinë Bashkëkohore Potsdam dhe Qendra e Memorialit të Murit të Berlinit dhe Dokumentimit raportojnë se të paktën 138 njerëz u qëlluan për vdekje, pësuan aksidente fatale ose kryen vetëvrasje pas përpjekjeve të dështuara për t’u arratisur përmes Murit të Berlinit. Të tjerë studime thonë se numri i viktimave është edhe më i lartë. Viktima e parë ishte Ida Siekman, që vdiq në 22 gusht 1961, pasi u përpoq të hidhej në një rrugë në Berlinin Perëndimor, e cila ndodhej nën dritaren e apartamentit të saj në katin e katërt, në Berlinin Lindor. Tragjedia e fundit ndodhi në mars 1989, kur një i ri gjermano-lindor që përpiqej të fluturonte mbi mur me balonë, ndeshi në kabllot e tensionit të lartë.
Më shumë se 5000 persona u arratisën, duke kaluar mbi dhe nën Murin e Berlinit
I pari dezertor që u arratis përmes Murit ishte roja kufitare 19 vjeçar, Konrad Shuman, i cili është përjetësuar në film teksa kërcente mbi telat me gjemba, vetëm dy ditë pasi kufiri ishte mbyllur. Ndërkohë që Muri u fortifikua gjithnjë e më shumë, edhe planet e arratisjes u bënë më të sofistikuar. Të arratisurit fshiheshin në pjesë të fshehta të makinave të berlinezo perëndimorëve që vinin për vizita, gërmonin tunele të fshehta dhe zvarriteshin nëpër tubacione. Tre vëllezërit Bethke realizuan arratinë më spektakolare. Vëllai më i madh Ingo u arratis me një dyshek me ajër, duke lundruar nëpër lumin Elbë në vitin 1975, dhe tetë vjet më vonë vëllai më i vogël kaloi mbi mur përmes një kablli çeliku që e lëshoi me hark dhe shigjetë, duke përfunduar në një çati shtëpie në Berlinin perëndimor. Në vitin 1989, dy vëllezërit fluturuan me një avion super të lehtë mbi mur, duke marrë edhe vëllanë e tretë, Egbert.
John F. Kennedy u shpreh i çliruar kur u ngrit Muri
Në qershor të vitit 1961, Hrushovi paralajmëroi presidentin amerikan, Kennedy, se do të bënte bllokadë Berlinit Perëndimor nëse nuk largoheshin forcat perëndimore, një akt luftënxitës që do të shpinte në luftë. Kur Kennedy dëgjoi lajmin se komunistët kishin ngritur mur përreth Berlinit Lindor, në vend që të shkëpusnin Berlinin Perëndimor nga pjesa tjetër, ai i tha një ndihmësi: “Nuk është zgjidhje shumë e mirë, por një mur është shumë më mirë se sa një luftë. Ky është fundi i krizës së Berlinit. Pala tjetër u kap prej panikut – jo ne. Tani nuk do të bëjmë asgjë, sepse nuk ka alternativë tjetër veç luftës”.
Kennedy nuk u tha berlinezëve se është një “kulaç me karamele”
Në 26 qershor 1963, Kennedy iu drejtua një turme para Murit të Berlinit: “Ich bin ein Berliner”. Presidenti kish për qëllim të shprehte solidaritetin me qytetarët e Berlinit, duke thënë se ishte njëri prej tyre, por disa kritikë thanë se duke shtuar nyjen “ein”, ai në fakt e quajti veten kulaç me karamele, që në pjesën më të madhe të Gjermanisë njihet si “Berliner”. Megjithatë, gjuhëtarët thonë se presidenti nuk bëri një gabim gramatikor, sepse “ein” është e nevojshme kur folësi është duke folur në mënyrë figurative, se i përket një kombësie të caktuar, siç edhe po ndodhte me Kennedyn. Veç kësaj, kulaçi që në gjithë Gjermaninë njihet si “Berliner”, në vetë Berlinin njihet si “pfannkuchen”, kështu që ata që e dëgjonin me siguri nuk janë ngatërruar.
Gjermania Lindore e quajti Murin “Mburoja Antifashiste”
Qeveria e Gjermanisë Lindore pretendoi se e ngriti Murin e Berlinit për të mbajtur jashtë fashistët, spiunët dhe idetë perëndimore. Dy javë pasi urdhëroi ngritjen e “Mburojës Antifashiste”, udhëheqësi Gjermano lindor Valter Ulbriht deklaroi: “Ne kemi mbyllur të çarat në shtëpinë tonë, si dhe vrimat përmes të cilave do të zvarriteshin armiqtë e popullit gjerman”.
Porta e Brandenburgut ka qenë dikur pjesë e një muri të shekullit 18
Mbreti i Prusisë, Frederik Uilliam II porositi ngritjen e harkut të famshëm që bashkon Berlinin lindor dhe perëndimor dhe që ka shërbyer si sfond i fjalimeve të famshme presidenciale të Kennedyt dhe Reaganit. Kur u përfundua në vitin 1791, Porta e Brandenburgut ishte pjesë e murit origjinal doganor të qytetit.
Një copë e Murit ndodhet në banjën e një kazinoje në Las Vegas
Shkatërrimi zyrtar i Murit të Berlinit nisi në verën e vitit 1990. Më shumë se 40 mijë copa të Murit u ricikluan si materiale ndërtimi të përdorur në projekte rindërtimi në Gjermani, por disa qindra prej tyre u shitën dhe tani janë të shpërndara në të gjithë globin, nga kopshtet e Vatikanit deri në një banjë në Main Street Station Casino, në Las Vegas, ku vendurinimet janë kapur pas një Muri të mbuluar me grafit që është i mbrojtur pas një xhami./KultPlus.com
Libri shkencor “Kosova, në kapërcim të shekujve – Nga Luftërat Ballkanike deri te Lufta e Dytë Botërore” me autorë Ruzhdi Jashari Dhe Donika Hoti.
Vëllimi i parë pasqyrojnë historinë e ngjarjeve të zhvilluara nga Kosova, duke filluar nga Kriza Lindore, në periudhën kohore një (1) vjeçare nga viti 1877 deri 1878 deri te Lufta e Dytë Botërore.
Libri ka një përmbledhje kronologjike të zhvilluara dhe një analizë të rrethanave kryesore politike dhe historike të cilat e dërguan në avanncimin ndërkombëtar të Kosovës, që u krijua nga Rusia, në Konferencën e Londrës gjatë viteve 1912 dhe 1913 dhe krijimin e shteteve të reja, në Evropën Juglindore (Ballkan).
Kapitulli i parë trajtojnë pozitën e shqiptarëve deri te shpërbërja (shuarja) e Perandorisë Osmane nga Evropa Juglindore. Në këtë kohë, shtetet fqinjë, si: Serbia, Greqia, Mali i Zi, fituan pavarësinë e tyre. Lidhja e Parë Shqiptare e Prizrenit, në historigrafinë shqiptare, konsiderohet si ngjarja kryesore e çerekut të fundit të shekullit XIX-të, si ngjarje mosunifkuese nga politika e brendshme dhe mungesa e mbështetjes së faktorit ndërkombëtar lidhur me mos arritjen e synimit kryesor të krijimiit të shteti autonom shqiptar, në kuadër të Perandorisë Osmane.
Me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike, në tetor të vitit 1912, Perandoria Osmane, në kuadër të cilës ishin katër (4) vilajete osmane me shumicë shqiptare, e cila pësoi disfatë ushtarake të tërheqje nga pjesa e saj evropiane, ndërsa Kosova dhe pjesët e tjera të territoreve shqiptare, u aneksuan nga Serbia dhe Mali i Zi, në Konferencën e Londrës, në periudhën një (1) vjeçare nga viti 1912 deri 1913.
Gjatë krijimit të aleancave Ballkanike, kur Rusia e influenconte frontin e koalicionit ballkanik kundër Perandorisë Osmane. Rusia do të bënte çmos që ta mbështeste platformat nacionaliste sërbe të (Garashaninit) dhe ato greke të (Megalo – Ideasë) kundër popujve jo sllave me besime të tjera, në rajon. Interesat gjeostrategjike të planifikuar nga Serbia dhe Bullgaria ishin një lloj planifikimi diplomatik në mes Greqisë dhe Serbisë, të cilat më vonë u bënë shkaku kryesor i fillimit të Luftës së Parë Botërore, ku preteksti i Sarajevës, u gjet të atentati mbi Franz Ferdinandin dhe kështu ndodhi fillimi i Luftës së Parë Botërore.
Ndërkohë, krerët shqiptarë, në kuadër të periudhës së krijimit të koalicionit Ballkanik Anti – Osman dhe luftës ushtarako – politike për pavarësi nga Perandoria Osmane lidhur me unifikimin politiko – ushtarake mbarë shqiptare, u mbajtë Kuvendi i Junikut. Në programin e tij ishin këto kërkesa, si: Njohja e autonomisë së Shqipërisë, vendosja e administratës shtetërore në territorin shqiptar, caktimi i gjuhës shqipe me alfabet, gjuha zyrtare dhe ngritja e flamurit kombëtar, në gjithë vendin dhe mbështetja nga Fuqitë e Mëdha.
Interesat strategjike të dy (2) Fuqive të Mëdha, si të Rusisë me hegjemoninë sllavo – ortodokse dhe Austro – Hungareze me pritje neoliberale për diplomacinë dhe veprimet politike dalin në sipërfaqe përmes marrëveshjeve të fshehta të diplomacisë botërore, gjatë Luftës së Parë Botërore.
Një kontribut të rëndësishëm, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, në vitin 1912, e pati Prenk Bibë Doda, i cili tregoi solidaritetin e tij me Qeverinë e Ismajl Qemalit, duke vënë lidhje me forcat sërbe, të cilat e pushtuan pjesën më të madhe të Veriut, mirëpo i qëndroi besnik Princ Vidit, i emëruar nga Fuqitë e Mëdha, si sundimtar i Shqipërisë dhe në vitin 1919, në qeverinë e Turhan Pashës, i cili pati pozitën e zëvendëskryeministrit.
Marshimi i ushtrisë sërbe për pushtimin e tokave shqiptare, në kohën e shembjes se Perandorisë Osmane nën kërcënimin e armëve të koalicionit Ballkanik, Nikolla Pashiçi urdhëroi ushtrinë për okupimin e Shqipërisë dhe daljes në detin Adriatik.
Problemi i caktimit të kufijve me 20 dhjetor të vitit 1912, Konferenca e Ambasadorëve, në Londër morri vendim lidhur për të dhënë të drejtë Shqipërisë Autonome, duke u njohur nga Serbia vetëm të drejtën e për një dalje në Adriatik, pas tre (3) muaj më vonë e njëjta konferencë vendosi që Shkodrën, t’ja dorëzonin Shqipërisë. Mali i Zi e refuzoi këtë vendim të marrë nga Fuqitë e Mëdha, në këtë rast, Serbia e mbështetit Malin e Zi përmes ndihmës ushtarake dhe përforcimit të rrethimit të qytetit të Shkodrës.
Ndërkohë, problemi i ndarjes së tokave të pushtuara midis Serbisë dhe Bullgarisë e konsideronte Serbinë, si shkelëse e traktatit të përbashkët të tyre, Bullgaria dhe Serbia lidhur me sulmet e Turqisë dhe ndarje e tokave të pushtuara bëri që Bullgaria të tërhiqej nga Aleanca Ballkanike dhe konfliktet filluan pasi që Serbia kundërshtoi tërheqjen e saj nga Maqedonia Qendrore. Ndërsa, Adrianopoja, u rikthye nga ana e Perandorisë Osmane, e cila ishte marrë nga ana e Bullgarisë.
Fuqitë e Mëdha, vendosën se në Shqipëri, ta dërgoj Princ Vidin lidhur me organizimin dhe mbikëqyrjen e shtetit shqiptar. Forcat qeveritare të Princ Vidit ndikuan që Esat Pashë Toptani, si humbës i kësaj përballje diplmatike të merret në mbrojtje nga italianët. Qeveria e Romës, e shikonte Esat Pashë Toptanin, si figurën më të përshtatshme për ta kundërshtuar ndikimin e Austro – Hungarisë dhe Osmane, në Shqipëri.
Në këtë rast, duhet theksuar kontributi i figures së Elez Jusufit, si luftëtarë kundër Perandorisë Osmane dhe përballë çetave luftarake fitimtare kundër hordhive sërbe deri në momentin e vdekjes së tij.
Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, e cila njihet në diplomacinë botërore, si “Lufta e Madhe”, në Shqipëri, u shpall “Republika e Mirditës”, në krye me Marka Gjonin, e cila gjatë Konferencës së Ambasadorëve, do të orientohet nga Qeveria e Serbisë, duke e anashkaluar Qeverinë e Tiranës. Figura e Marka Gjonit pati ndikim të lartë lidhur me konsolidimin e shtetit shqiptar dhe u braktis nga ana e masës së gjerë popullore, me rastin e orientimit dhe pozicionit të gabuar përballë Qeverisë së Tiranës. Gjatë këtyre rrethanave të krijuara ndikoi që sundimtari i Shqipërisë Mesme, Esat Pashë Toptani, të largohet nga Shqipëria.
Ndërkohë, Serbia dhe Mali i Zi vendosi ta bën ndryshimin e strukturës etnike dhe përpjekjet e idesë së Serbisë së Madhe, duke filluar përmes një fushate të gjërë të spastrimit etik, duke ndryshuar toponmet dhe antroponimet shqiptare. Një ndër arsyejet kryesore të shtetformit shqiptar me vonës është mos hartimi i alfabetit, në gjuhën shqipe dhe mungesa e hapjeve të shkollave, në gjuhën shqipe.
Në fund të Luftës së Parë Botërore, Serbia arriti qëllimin e unifikimit dhe krijimit të një qeverie. Ndërsa, qeveria sërbe ndërhyn në mënyrë masive në strukturën e popullsisë dhe në raportet pronësore të Kosovës. Përpjekja e parë lidhur me kolonizimin e Kosovës nga ana e Serbisë dhe Malit të Zi, u ndërmor në vitin 1914, mirëpo disfata sërbe në vitin 1915, i prishi këto plane. Në këtë rast, Serbia ishte elementi mbizotërues, jo vetëm për arsyeje të madhësisë së saj dhe ushtrisë fitimtare, mirëpo edhe për shkak se sundimtari i Serbisë, princi i kurorës së Aleksandër Karagjorgjeviçit, u shpall mbreti i shtetit të ri, i cili i referohet si “Jugosllavi”, këtë status e fitoi në vitin 1929, në kohën kur u aneksua Kosova gjatë periudhës kohore 1912 deri 1913, në Serbi ishte në fuqi kushtetuta e vitit 1903. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, çështja e ish – territoreve të Perandorisë Osmane në theks të veçantë territoret dhe tokat shqiptare ishin futur në okupimin serbo – malazez, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Gjatë kapitullit të dytë është trajtuar shpërthimi i luftërave ballkanike të viteve 1912 dhe 1913, të cilat së bashku me Konferencën e Londrës u çimentuan okupimin serbo – malazez, në Kosovë dhe përkohësisht u ndërpre gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, ku vendin e trupave serbo – malazeze, e zëvendësuan trupat austro – hungareze dhe bullgare.
Pozicioni i Kosovës gjatë Luftës së Parë Botërore, në qershor të vitit 1915, ku ushtria sërbe dhe malazeze brenda një kohe të shkurtër arritën ta pushtojnë gjysmën e territorit shqiptarë përfshirë këtu Elbasanin dhe Tiranën. Pas disa goditjeve iu dhanë edhe viseve, si: Ferizajit dhe Kaçaniku, Mitrovicës dhe Pejës, ndërsa gjatë muajin nëntor, saktësisht nga data 26 nëntor deri me 3 dhjetor të vitit 1915, u suluam fshati Kabash, në komunën e Prizrenit gjatë të cilave u vranë dhjetëra ushtarë dhe ushtria sërbe përmes kësaj depërtoi, në Grykën e Lumës.
Depërtimi i Austro – Hungarisë, në Kosovë, solli avancimin në aspektin kulturor, ekonomik dhe arsimor, ku u lejua përdorimi i gjuhës shqipe, në administratë dhe filloi përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. Vija përundimtare midis dy (2) zonave u përcaktua nga marrëveshja Austro – Hungareze me Bullgarinë, me rastin e kapitullimit dhe daljes nga lufta e Bullgarisë, në këtë rast Austro – Hungaria siguroi zonën bullgare të drejtën e përdorimit të hekurudhës Kaçanik – Ferizaj – Fushë Kosovë – Mitrovicë, si dhe të rrugës Ferizaj – Prizren – Shqipëri.
Pjesa jugore e Kosovës, përfshirë këtu shumicën e Rrafshit të Dukagjinit nga Prizreni deri në Gjakovë, Rrafshi i Kosovës deri në Prishtinë u pushtua nga trupat bullgar. Ndërsa, në hapësirë e Maqedonisë dhe Vardarit, popullsia civile u angazhua në punë e angarisë dhe dobësimit të rritjes së Bullgarisë dhe shpalosi preokupimet e administratës gjatë viteve 1916 deri 1917, në prapavijën e Frontit të Selanikut, zonë kjo u administrua nga bullgarët.
Ndërsa, fitorja e përbashkët e Austro – Hungarisë dhe Bullgarisë, shtyri udhëheqjen sërbe dhe ushtrinë e saj të tërhiqet në drejtim të jugut. Në aspektin gjeopolitik, Beogradi mbeti besnik në ndarjen territoriale në qarqet, rrethet dhe njësit e tjera, sipas ndarjes së vitit 1913, duke zgjeruar atë në krahinën e Hasit dhe Lumës, pjesë këto që ushtria i pushtoi dhe i mbante nën mbikëqyrjen e tyre ushtarake. Kështu, që Kosova ishte ndarë në qarqet, në atë të: Kosovës, Zveçanit dhe Prizrenit.
Ndërkohë, ushtria sërbe dhe udhëheqja shtetërore u mblodhën në Korfuz me përkrahjen e Fuqive të Antantës dhe nga aty shumë njësi u dërguan në Frontin Ballkanik, ku gjatë vitit 1918 dhanë kontribut vendimtar lidhur me shpartallimin e Frontit Bullgare dhe përfundimin e Luftës së Parë Botërore.
Rivaliteti diplomatike, të krijuara në mes Italiisë dhe Jugosllavisë, në Shqipëri dhe Italisë me Greqinë, ndërkohë Fiuma e njohur si “Rieka” dhe Zara, e cilat u shpallën, si shtetet e pavaruara në mbikëqyrjen e administrimit të Lidhjes së Kombeve, ku ky kompromis i propozuar për Adriatikun Verior dhe thelbin e ndarjes së Shqipërisë, sipas Traktatit të Fshehtë të Londrës.
Akti i nënshkrimit të marrëveshjes sekrete në mes Pashiçit dhe Esat Pashë Toptanit, pas vitit 1914 edhe pse Serbia ndodhej në luftë me Austro – Hungarinë dhe Bullgarinë, sunonte sigurimin e mos hapjes së frontit të ri në mes Kosovës dhe Serbisë përmes figures së Esat Pashë Toptanit, të sigurohet depërtimi i Serbisë pa ndonjë pengesë në drejtim të Adriatikut dhe nënshkrimin e Shqipërisë. Si rrjedhojë e pengesës së Pashqit, në realizimin e planeve të tij shihet Italia, e cila përmes Esat Pashë Toptanit, i cili ishte i dëbuar nga Shqipëria përmes forcave të Princ Vidit. Italia synonte depërtimin e saj në Shqipëri përmes nënshkrimit të Vlorës dhe viseve të tjera bregdetare të jugut. Në këtë rast, sipas italianëve dhe planeve të diplomacisë së tyre lidhur me mos prishjen e planeve të figures së Esat Pashë Toptanit, fitoi mbështetje nga italianën lidhur me kthimin e tij, si sundimtar i Shqipërisë.
Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, do të arrihet synimi sërb, që përmes krijimit të një mbretërie të bashkuar në mes serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, e njohur, si “Jugosllavi”, përfshirë këtu të gjithë sllavet e jugut brenda saj dhe sipas disa autorëve, duke pasur mbështetje nga Perandoria Osmane dhe Austro – Hungareze. Politika e Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene, premtoi respektimin e të drejtave të shqiptarëve etnikë, që jetonin në Jugosllavi, duke nënshkruar edhe aktet ndërkombëtare të kohës, që përcaktonin të drejtat dhe pakicat kombëtare me Traktatin e Shën Zermenit, i cili u unifikua nga Lidhja e Kombeve dhe këto qarqe u vendosën në administratën e tyre ushtarake – policore dhe civile.
Në aspektin ndërkombëtar, forcat liberale nxurën vend në Britaninë e Madhe, ndërsa Rusia ishte në përmbysje të Revolucionit të Tetorit të vitit 1917, të prirë nga shtresat e gjera të punëtorëve dhe fshatarësisë. Nën udhëheqje shtetërore zuri vend forcat me prirje të drejtësisë sociale të klasave dhe shtresave të gjëra popullore, të prirura nga bolshevizmi, në krye me Leninin, duke krijuar një momentum të ri, në skenën ndërkombëtare.
Parimet e presidentit Uilson, parashikuan rivendosjen e paqes përmes Marrëveshjes së Fshehtë, në mes shteteve, ku dominonin interesat mbi zgjerimin e territorit, si fituese gjatë Luftës së Parë Botërore. Këtë frikë e patën fuqitë e re të krijuara në Evropën Juglindore (Ballkani), si Mbretëria Serbo – Kroate – Sllovene, synimi kryesore ishte dominimi në tri (3) dete, si: detin Mesdhe, Egje dhe Adriatik.
Për presidentin Uilson, Traktati i Fshehtë, i Londrës ishte se Anglia dhe Franca, ta bindnin Italinë që të hynte në Antantë, në vitin 1915, kjo tregonte një intrigë nga diplomacia evropiane. Traktati përcaktonte se Italisë, t’i takonin territoret e mëdha të Adriatikut Lindor dhe Deti Egje, në rast të fitorës së Antantës. Traktati parashikonte se aleatët, sidomos Italia pretendonte shtrirjen në gjitha flotën detare, që lundronte flamuri i Austro – Hungarisë, ndër to ishin edhe anijet jugosllave, që ishin pranuar, që flota detare, në dorë të Jugosllavisë, që t’i takohej aleatëve, në rast të fitorës së Italisë. Ky traktat u botua, në mëyrë të detajuar me akte të tjera përkatëse me ndihmën e qeverisjes sovjetike, pas revolucionit të Tetorit të vitit 1917.
Mbretëria Serbo – Kroate – Sllovene ishte ftuar nga ana e Konferencës së Paqes, në Paris, pas shpalljes së saj, si “Mbretëri” me 1 dhjetor të 1918. Situatat e krijuara politike, u manifestuan me kryengritje, duke përfshirë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninën. Ushtria sërbe përmes organizatave të ndryshme vullnetare, vendosi një regjim të centralizua me qëndresën e fuqishme të popullsisë josllave.
Në kuadër të mbretërisë ishte partia e “Xhemijetit” dhe “Partia Komuniste”, që do të ndiqen nga ana e pushtetit të Mbretërisë Serbo –Kroate – Sllovene, pushtetin qendror e pati monarku dhe të drejtat dhe fuqitë e mëdha ishin nën ekzekutimin e pushtetit të tij. Partia e “Xhemijetit”, në zgjedhjet e vitit 1923 kërkoi të drejtat e shkollimit, në gjuhën shqipe dhe përfaqësimi propocional, në administrimin shtetërorë. Ndërsa, më vonë udhëheqësit politik filluan të burgoseshin dhe vriteshin, që shiheshin si pengesë për zbatimin e projektit për dëbimin e shqiptarëve.
Kosova gjatë periudhës kohore në mes dy (2) Luftërave Botërore, mbretëria e krijuar në krye me Pjetri I nga Dinastia e Karagjorgjeviçe pati gjithsej dymbëdhjetë (12) mijë banorë. Pjesën më të madhe e përbënin shqiptarët, bosnjakët, hungarezët dhe gjermanët, mohimi i të drejtave kombëtare të popujve josllave ishte një problem i madh për shtetin e ri.
Qëllimi i reformave agrare, në Kosovë ishte konsifikimi i tokave dhe pasurive të shqiptarëve, ku marrëveshjet e arrituara ndërkombëtare për të drejtat e pakicave ishin vetë mbulesë letrash para opinionit të jashtëm, ndërsa territorin e praktikuar të vitit 1877 dhe 1878 dhe atë të vitit 1912 deri 1913, rifilluan t’i zbatonin metodat e reja.
Rrethanat ndaj shpërnguljes së dhunshme dhe represionit mbi popullsinë shqiptare, solli krijimin e organizimit të Lëvizjes Nacional Çlirimtare, të Kosovës në akronimin e Lëvizjes Kaçake, e udhëhequr nga Azem Galica dhe shoqja e tij Shote Galica, shuarja e saj vjen me vrasjen e Azem Galicës. Pas këtyre rrethanave, shumë klerikë patriot me iniciativën private hapnin shkolla fillore nëpër fshatra, në mënyrë që anën e tyre mos ndikon që popullësia që mos shpërnguljen.
Ndërkohë, për t’i eliminuar dhe shmangur konfliktet të përmasave të gjëra nga Fuqitë e Mëdha formohet Zona Neutrale e Junikut, e cila ishte një arritje e marrëveshjes ndërshtetërore në mes Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene gjatë periudhës kohore 1921 deri 1923.
Përpjekja e përfaqësuesëve të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës drejtuar nga Konferenca e Londrës dhe Lidhja e Kombeve lidhur për çështjen e statusit të Kosovë brenda kufijve të Shqipërisë nuk u kurorëzua me ndonjë status “special”, të avancuar në aspektin politiko – territorial. Qëllimi i tij ishte për ta prezantuar çështjen e Kosovës, në Konferencën e Versajës, mirëpo nuk u arrit për arsyeje se u pengua nga italianët. Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, zgjodhi si qendër të veprimtarisë së tij qytetin e Shkodrës.
Komiteti të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës orientoi organizimin e luftës guerile në viset e Shqipërisë, si dhe pandreprerë zhvillojë aktivitetin politik dhe diplomatik, në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Komiteti do të bënte thirrje për një kongres mbarëkombëtar, i cili shpalli programin e tij me 1 janar të vitit 1920, që do të njihet si “Kongresi i Lusnjës”. Kongresi i Lusnjës u cilësua si kongresi i mbrojtjes së interesave kombëtare, megjithatë për pasojë, do të kemi viset e mbetura nën okupimin sërb, si: Kosova, Presheva, Maqedonia Veriore dhe Lindore, Pazari i Ri, Hoti, Plava, Gucia dhe Ulqini, si dhe Çamëria nën okupimin e Greqisë. Fryma e Kongresit të Lusnjës depërtoi në krahinat shqiptare, të aneksuar nga Mbretëria Serbo – Kroate – Sllovene.
Ndërkohë, erdhi kërkesa e Pashiçit, ku kërkohet kuislingë brenda krerëve shqiptarë, që t’i instruktonte kundër Qeverisë së Tiranës për interesat sërbe, kështu se Pashiçi, do t’i dalë me programin e tij përmes krijimit të “Republikës së Pavarur, të Mirditës”, në krye me Marka Gjonin. Komiteti për Mbrojtje Kombëtare të Kosovës, riorganizoi me iniciativën e Hasan Prishtinës dhe Hysni Currit një politikë paqësore ndërshqiptare e njohur si “Komiteti Kombëtar për Kosovës dhe Dibrën”.
Kolonizimi i Kosovës dhe dëbimi i shqiptarëve, prej vitit 1912 deri 1939, filloi menjëherë pasi Rrafshi i Kosovës ishte nënshtruar nga politika sërbe nga fillimi i Luftërave Ballkanike. Pjesa e Rrafshit të Dukagjinit, u bë pjesë e Malit të Zi, që nga Lufta e Parë Ballkanike dhe duke vazhduar deri në kohën e Mbretërisë Jugosllave.
Ligjet e krijuara nga principata sërbe qysh nga viti 1878, me rastin e dëbimit të shqiptarëve nga rajonet e Shqipërisë së Vjetër, në rrethet e Nishit, Prokupljes, Bllacës, Vranjës dhe Leskoviçit dhe vendbanimet e tjera, që pasuria e vjetura dhe shtëpitë e shqiptarëve të dëbuara se bashku me tokat e tyre, t’i ndajnë përmes rregullave të krijuara me ndihmën e shtetit. Shumë toka u konfiskuan, mandej edhe tokat e pronarëve të Lëvizjes Kaçake dhe Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovë dhe familjeve të pasura.
Në kushtet dhe rrethanat e krijuara diskriminuese, shumë qytetarë të rajoneve, tashmë në administrimin të Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene vërshuan në ambasadën e Republikës së Shqipërisë për marrjen e vizave të emigrimin në drejtim të Shqipërisë. Të gjitha ata që aplikonin për një (1) vizië shqiptare dhe ndihmuan krijimin e rrethanave të kushteve më lehtësuese, u nxitën nga Mbretëria Serbo – Kroate – Sllovene. Klerikët shqiptarët të kishës katolitike përndiheshin, Shtjefën Gjeçovi nën pritjen e organizuar nga Pashiçi, në shpatiet e Zymit, u pushkatua dhe gjithçka çka kishte të bënin me shqiptarët dhe gjuhën shqipe persekutoheshin. Gjithashtu, pati ekzekutime dhe burgosje ndaj atyre që flisnin dhe propagandonin kulturën, historinë dhe alfabetin, në gjuhën shqiptare dhe i këtillë ishte rasti i ekzekutimit të Gjeçovit.
Kapitulli i tretë, trajtojnë mbijetesën e Kosovës nën okupimin sërb, duke filluar pas mbajtjes së Kongresit të Berlinit, në vitin 1878, u formua vilajeti i ri, i Kosovës, ku këtij vilajeti i takonin pjesët e Vilajetit të Bosnjës dhe Prizrenit dhe kryeqytet ishte Prishtina, ndërsa më vonë, në vitin 1887, kryeqendra e valilëkut u bart, në Shkup. Në periudhën e Perandorisë Osmane, Kosova për disa dekada qendër kryesore e kishte Shkupin, ndërsa Maqedonia qendër kryesore të Vilajetit e pati Manastirin.
Ndërsa, nën okupimin sërb pësuan ndryshime organizative, Kosova parashikohet të ketë organizim të ri administrativ përmes banovinave (rretheve). Në Kosovë, shumica e popullësisë ishte shqiptare, sikurse në Maqedoni, shqiptarët dhe bullgarët, që shumica jetonin në Maqedoni ishin qytetarë të rendit të dytë. Në vitin 1918, serbët në Kosovë përbënin një të tretën (1/3) e popullsisë, në Maqedoninë e Vardarit, në mesin e popullsisë së sllave të jugut, shumica kishin idenitetin bullgar. Pas Luftës së Parë Botërore rrethanat ushtarake dhe politike shqiptare, u futën në një hapësirë manovrimit dhe kështu dy (2) rrugë u dukeshin praktike, si arritja e koalicionit politik me praktikat të Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene.
Sa i përket aneksimit të dhunshëm të Kosovës, këto ndryshim e administrative garatoheshin me Kushtetutën e Vojvadanit me 28 qershor të vititi 1921, e cila parashikonte ndarjen administrative të krahinave, në përputhje me synimet borgjeze sërbe. Me shpalljen e shtetit të ri të Jugosllavisë, dianstia e saj u përmbys dhe disa nga pjesë të Austrisë dhe Bullgarisë, duke përfshirë Slloveninë dhe territoret e Kroacisë. Serbia ishte elementi mbizotërues, jo për arsye të madhësisë së saj dhe ushtrisë fitimtare, mirëpo edhe për arsyeje se sundimtari i Serbisë, princi i kurorës së Aleksandër Karagjogjerviçi u shpall mbreti i ri i njohur i Jugosllavisë.
Pozitën e rëndë e patën popujt josllavë, si: shqiptarët, hungarezët dhe gjermanët, ku atyre iu mohua e drejta e shkollimit, në gjuhën amtare, kulturës dhe trashëgimisë. Për popullsinë shqiptare filloi një politikë e rëndë, duke iu privua e drejta për arsim dhe filloi procesi i reformave agrare me të cilën filluan marrja e tokave shqiptare në emër të “Reformës Agrare” dhe taksat diskriminuese të rënda për banorët shqiptarë. Sipas doktrinës sërbe, shqiptarët ose duhet të ishin të besimit islam – mysliman mund të kishte të krishterë, mirëpo jo edhe besimit ortodoks, ku sipas tyre të ortodoksët u takonin kishat sërbe sllave. Ky veprim përdorej për arsimilimin e shqiptarëve të këtij besimi, ku gjuha që flitet ishte detyruese gjuha sërbe dhe për shqiptarët e besimit krishter pati lehtësira ekonomike dhe lirimet nga taksat shtetrërore.
Pas fitorës së Antantës në Luftën e Madhe ndaj Fuqive të Evropës Qendrore, Serbia e cila ishte në anën e koalicionit në mes Francës, Anglisë dhe Rusisë, e llogariste vetën si fituese, kështu iu kthyen dhunimet dhe apartedit mbi shqiptarët. Krahas shkatërrimit ekonomik dhe shpërnguljes filloi menjëherë mbyllja e shkollave, në gjuhën shqipe, që kishin zënë fillesat e tyre gjatë sundimit të Austro – Hungarisë.
Një rol kryesor e pati Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, represionit të serbëve ndaj banorëve autoktonë shqiptarë iu kundërvuan me rezistencë të armatosur në drejtim të Komitetit, i cili me programin e tij punonte për çlirimin e Kosovës. Qëllimi esencial i politikës sërbe vazhdon me ndërtimin e strukturës etnike dhe zhbërja e Kosovës.
Që nga viti 1918, shqiptarët e Kosovës, në shumë mënyra janë trajtuar si qytetarë të Jugosllavisë, pasi që ata patën të drejtën e votës për zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese dhe për përfaqësim në parlament dhe shërbim ushtarak. Me rastin e votimit të Kushtetutës së vitit 1921, deputetët shqiptarë të Kosovës, të udhëhequr nga Nexhip Draga votuan për miratimin e saj, megjithëse se kjo ndodhi para se gjithash për shkak se ata ishin pronarë tokave, të cilat për mbështetjen e tyre, e siguruan disa koncensione të vlefshme për çështjen e copëtimin e çifligjeve feudale osmane.
Shumica e popullsisë shqiptare e Kosovës nuk pati të drejtë t’i gëzonte të gjitha të drejtat e zakonshme të Jugosllavisë, ku kufizimi kishte të bënte me gjuhën shqipe. Sipas Traktatit për Mbrojtjen e Pakicave, që u nënshkrua kundër vullnetit në vitit 1919, Jugosllavi premtoi sigurimin e shkollave fillore, në gjuhët vendase, në të gjithë rajonin dhe një përqindje të konsiderueshme ishin popullësi në një tjetër, që dallohej nga gjuha zyrtare, e cila ishte gjuha serbo – kroate.
Në Kosovë, tradita shumë e hershme e arsimimit, sipas të dhënave të Dhimitër S. Shuteriqit hasen me shfaqen e fshatit në Stubëll, në Malësinë e Karadakut, në vitin 1555, ku në vitin 1584 filloi tradita e arsimit në gjuhën shqipe, ku ishte rasti i parë, në Kosovë. Shumica e intelektualëve të kohë më vonë përmes rifunskionalizimit të kësaj shkolle të misionit katolitk, që përhapën diturisë shkollore të liturgjisë, në gjuhën shqipe, do të dalin shumë intelektual, si zë të fuqishëm të arsimimit dhe kulturës sonë, në mesin e të cilëve ishte edhe Shtjefën Gjeçovi.
Shkolla shqipe u kufizua nga Porta e Lartë gjatë periudhës tre (3) vjeçare nga viti 1915 deri 1918, Kosova ishte e ndarë në dy (2) zona, në zonën e Austro – Hungarisë përfshirë këto qytete, si: Mitrovica, Vushtria, Istogut, Gjakova dhe disa fshatra të rrethinës së Prizrenit, Zhurit, Drenicës së Epërme dhe Ferizajit. Zonat okupuese nën Austro – Hungarisë lejuan hapjen e shkollave, në gjuhën shqipe. Pas kthimit të trupave serbe në vjeshtë të vitit 1918, shkollat shqipe të hapura nga Austro – Hungaria u mbyllën. Mbretëria Serbo – Kroate – Sllovene ndërtoi një sistem të tij shkollor, i cili ndiqte dy (2) qëllime thelbësore nga njëra anë synohej, që gjuha serbo – kroate, të imponohej si gjuhë shtetërore dhe nga ana tjetër të pengohej krijimi i një orientimi etno – nacional të popullsisë shqiptare.
Ndërsa, shkollat jofetare, të bashkësive të tjera gjuhësore u ndaluan, që do të thoshte se shkollat fetare islamike mund të jepnin mësim në gjuhën shqipe dhe turke. Shteti shtypte shkollat shqipe në kundërshtim me dispozitat për të drejtat e pakicave, ai në të njëjtën kohë shprehimisht e përkrahte shkollat fetare myslimane, prej tyre pritet të stimulonin identitetin religjioz.
Në Shkup, ekzistonte dy (2) medrese, ku shkollohej kuadri fetar mysliman, Medreseja “Mbreti Aleksandër” ishte shtetëror dhe kuadri i saj ishte më i ngritur, ndërsa medreseja “Isa Beu” ishte shkollë fetare e bashkësisë islame me kuadër mësimor më të përgaditur. Nga këto institucione shkollore, në theks të veçantë nga “Mbreti Aleksandër”, krahas kuadrit fetar, doli një plejadë patriotësh dhe intelektualësh, ndër ta ishin shkrimtarët të njohur të shekullit XX-të Esat Mekuli dhe Hivzi Sulejmani dhe shumë të tjerë.
Në Zonën Neutrale me qendër Junikun, të shpallur nga Shoqata e Kombeve dhe Konferenca e Ambasadorëve me 18 nëntor të vitit 1921 nga inicimi i politikavev anglo – franceze, që shkonte në rrethanat për njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë. Represioni i politikës sërbe ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë, në avancimin e drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave dhe nënshkrimet e akteve lidhur me të drejtat sociale dhe pakicave nacionale, forma dhe metodat e represionit mbi shqiptarët u legalizuan me dokumentet shtetërore.
Kosova ishte me një popullatë, prej gjashtëdhjetëetetë përqind (68%) me shumicë shqiptare dhe përsëri u pushtua nga ushtria sërbe. Nga viti 1924 deri 1927, anëtarët e kaçakëve shqiptarë rreth dhjetë (10) mijë shqiptarë luftuan kundër administratës sërbe. Radhët e këtij popullit fatkeq u shtuan me refugjatë nga Jugosllavai dhe Greqia rreth tetëdhjetë (80) mijë persona të mbetura pa asnjë, shumë prej tyre ndërruan jetë nga uria dhe qëndrimi jashtë në emër të këtyre njerëzve fatkeq nga sekretari i Legatës Britanike, në Shqipëri u bë thirrje për ndihmë.
Duhet theksuar se resurset e xehorëve të njohura të arit dhe argjendit, si dhe plumbit e zinkut, në minierat e Novobërdës dhe Trepçës së bashku me përpunuesit e arit dhe argjendit nga punëtorët nga Prizrenit, Pejës dhe Janevës. Gjatë okupimit të Kosovës dhe viseve shqiptare për shqiptarët, sollën varfërinë ekstreme në shumë anë të Kosovës, në periudhën mes dy (2) Luftërave Botërore, shënoheshin rastet e vdekjes si pasojë e urisë dhe mungesës së ushqimit.
Sa i përket ndryshimit të strukturës së popullsisë dhe represionit shqiptarë në Kosovë, politika sërbët buron nga mendësia strategjike e Beogradit, e cila ishte e ngjashme e pikëpamjen sërbe mbi shqiptarët që ekzistonte edhe para viti 1918. Programi nacional sërb me së shumti doli në pah në memorandumet e Vaso Çubrilloviçit nga viti 1937 deri 1944. Për shpërnguljen e dhunshme për në Turqi ishin hartuar aktet legjislative dhe memorandumet akademike shkencore dhe ingritur institucionet e koomiteteve specifike lidhur me zbatimin e shpërnguljes së shqiptarëve. Mbretëria Sërbo – Kroate – Sllovene hartoi legjislacionin për implementimin e projektit agraro – kolonizues, duke filluar me ligjin me 25 shtator të vitit 1919, për të vazhduar me shpërnguljen e dhushme të shqiptarëve në Turqi deri në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.
Reformat agrare nuk ishin kundërshtuar as nga Lëvizja Kaçake për Çlirimin e Kosovës, nëse ligji e mundësonte një reformë agrare të mirëfilltë, që të rregulloheshin pronat e çifligjeve të mëdha të trashëguara nga Perandoria Osmane. Në fakt, përmes këtyre fshihej kolonizimi dhe shpërngulja e shqiptarëve, kjo politikë e dëbimit të Kosovës, u institucionalizua dhe me Memorandumin e akademikut serb Vasa Çubrilloviçit, i cili paraqiste metodat dhe strategjinë të cilët duhej ta përdorte qeveria e Beografit për të mbyllur problemin shqiptar.
Ndërkohë, Jugosllavia me 24 mars të vitit 1922, do ta pranonte në mënyrë zyrtare shtetin shqiptar. Qarqet dhe kishat sërbe mendonin se ky veprim i tyre përmes aktit të njohjes së Shqipërisë, në kufijtë që Konferenca e Ambasadorëve po i përcaktonte me problemin që Serbia e mbante të hapur kërkesën mbi Shën Naumin me krijimin artificial të rastit të njohur si “Republika e Pavarur të Mirditës”, përmes Gjon Marka Gjomit dhe inicidentët kufitare, si dhe ndërhyrjet, që krijonte në rrethinat e Kukësit, Dibrës dhe Shkodrës, çështja e Kosovës as që mund të hapej në tryezën e visedimeve dhe as në aspektin ndërkombëtar nuk do të hapej si çështje.
Pozicioni i Shqipërisë karshi Serbisë dhe problemi i Kosovës nënkuptonte krijimin e një shteti ekonomik dhe ushtarak në Evropën Juglindore (Ballkan), e cila do të kishte ndikimin e saj në kontrollimin e ujërave të Adriatikut. Dy fuqitë e Adriatikut, u futën në konflikt, meqë Beogradi po ndërhynte gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Në mes viteve 1925 deri 1928, Shqipëria u fut në varësi ekonomike dhe politike përmes një vargu të marrëveshjeve. Në një pakt ushtarak të fshehtë, prej datës 23 deri 26 gusht të vitit 1925, në rast të një lufte, i zotëronte Shqipërinë dhe viset e tjera të banuara me shqiptarë, në Jugosllavi, Kosovë dhe Maqedoninë Perëndimore.
Dy fuqitë e Adriatikut, u futën në konflikt, meqë Beogradi po ndërhynte gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Në mes viteve 1925 deri 1928, Shqipëria u fut në varësi ekonomike dhe politike përmes një vargu të marrëveshjeve. Në një pakt ushtarak të fshehtë, prej datës 23 deri 26 gusht të vitit 1925, në rast të një luftë, i zotëroi Shqipërinë dhe viset e tjera të banuara me popullësi shqiptare, në Jugosllavi, Kosovë dhe Maqedoninë Perëndimore.
Politika e jashtme e shtetit jugosllav gëzonte mbështetje të shteteve të ish – Bllokut të Antantës, veçmas të Francës. Nga Franca dhe Anglia, shteti jugosllav pati mbështetje politike dhe financiare deri në gjysmën e dytë të viteve të 30-ta. Me rekomandimet e Francës, Mbretëria Serbo – Kroate – Sllovene mori iniciativën së bashku me Rumanisë dhe Çekosllovakinë krijuan aleancë të përbashkët politike dhe ushtarake, e cila njihet, si “Antanta e Vogël”.
Marrëdhëniet tradicionale me Rusinë, me ardhjen e forcave komuniste në pushtet me Revolucionin e Tetorit të vitit 1917, u ndërprenë. Kundërshtarët politik të Leninit dhe bolshevizmit, shumica ishin larguar nga Rusia në vendet e tjera, kryesisht perëndimore, mirëpo shumica e tyre për shkak të lidhjeve tradicionale u vendosën në Beograd. Në përputhje me këto zhvillime, Shqipëria do ta fitonte gjasat e mira të mbijetimit dhe forcimit me kusht që të ngulfatej nga brenda siç ndodhi në prag të Luftës së Parë Botërore, ndërsa çështjet e pakicave, që duhet mbrojtur në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe pakoja e të drejtave kulturore dhe fetare, që hyrën në fuqi me Konventën e Lidhjes së Kombeve.
Për zgjedhjen e fuqisë kujdestare të memorandimit të 14 prillit, kërkohet që të merrej edhe mendimi i Shqipërisë. Kështu ishin shfaqur dy (2) rryma, në rrymën e Turhan Pashës, që njësohej me Memornadumin e datës 14 prilli, i cili e orientoi drejt Italisë edhe pse në tekst bëhet fjalë, se cila do të ishte dëshira e Shqipërisë. Karshi Kosovës dhe viseve të tjera të aneksuara prej Serbisë, shihej qarqë nga liderët e botës shqiptare të kohës, ku proamerikanizimi ishte shprehur përmes kërkesës zyrtare për mundësinë e vënie së një protektoriatit fillestar për konsilimin e shtetit dhe pavarësisë së Shqipërisë.
Ndërkohë, në Kosovë filloi shtypja nga brenda, duke përfshirë identitetin shqiptarë të Kosovës përmes përvetësimit të kishës ortodokse shqiptare, që mbiemrat e shqiptarëve të rregjistroheshin me prapashtesën “Viç”, lansohej për shqiptarët e Kosovës nga një identetit në një tjetër nga identit etnik i tyre. Disa koncensione njihet edhe Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene, që parashikonte të kishte të drejtën të ndërtonte dhe shfrytëzonte vijën hekurodhore, në Shqipërinë e Veriut dhe të gëzonte çdo lloj lehtësisë, në këtë zonë të trasportit ndërkombëtar. Parashihej edhe një “Kontroll mbi zhvillimin e Bunës”, kontrolli që mund t’i ndahej Italisë dhe Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene.
Konferenca e Ambasadorëve me zhvillimet të mëvonshme, i hoqi këto ndikime dhe zona të interesit të Serbisë dhe Italisë brenda kufijve të Shqipërisë. Në Konferencën e Paqes, në Paris, e cila pas mbylljes së punimeve me 10 prill të vitit 1921 dhe pas që me 9 nëntor të vitit 1921, do t’i aprovojë kufijtë e Shqipërisë dhe ajo pas dhjetë (10) ditësh, do të jetë e pranuar në Lidhjen e Kombeve, që do të monitoronte sjelljen e shtetit shqiptar, në çdo aspekt. Krahas kartës së trysnisë ndërkombëtare kundër Lëvizjes Irredentiste të Jugosllavisë, Parisi ia konformoi pushtimet e vitit 1913 dhe ato që ia kishte dhënë Beogradit, Konferenca e Londrës e detyroi që vepronte kundër Lëvizjes Irredentiste.
Vendimet e Kongresit të Lusnjës dhe veçanërisht protestat që iu dërgua Konferencës së Paqes, në Paris, lidhen në nënyrë efektive me një gjallërim të përgjithshëm të Lëvizjes brenda vendit, mirëpo edhe me një faze të re të shqyrtimit të çështjes shqiptare, në arenën ndërkombëtare. Kongresi i Lusnjës për Shqipërinë dhe shqiptarët shënonte një (1) kthesë vendimtare drejt rrugëtimit në proceset e shtetformimit, Kosova dhe Çamëria nuk kishin vëmendjen e duhur karshi kërkesave historike, që koha shtronte para shqiptarëve. Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, Kosova u shndërrua në një krizë të re rajonale dhe ndërkombëtare.
Projekti i Çubrilloviçit për dëbimin e shqiptarëve dhe marrëveshja jugosllave – turke u favorizuar nga qeveria e Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene dhe kisha ortodokse sërbe, duke pasur autorësinë e Akademisë Sërbe të Shkencës dhe Instituti të Ballkanologjisë, në Beograd, deklaroi lidhur me Dëbimin e Shqiptarëve, se: “Ai shtet që e zotëron Kosovën, do ta menaxhojë tërë Ballkanin, duke qenë se nga këtu rrjedhin ujërat në drejtim në tre (3) deteve, të Adriatikut, Egjeut dhe Detit të Zi”.
Sipas Çubrilloviçiit, Rrafshi i Dukagjinit dhe Malet e Sharrit, do të fitonin skajet e trekëndeshut shqiptar dhe kodrat vështirë të depërtueshme në jug dhe shqiptarët e Kosovës, do të izoloheshin nga shteti shqiptar. Në vitin 1933, Jugosllavia dhe Turqia filluan negociatat përkatëse të cilat përfunduan me 11 korrik të vitit 1938, me një marrëveshje. Turqia u tregua e gatshme që nga viti 1939 deri me 1941, t’i pranonte shumë anëtarë nga banovinat e Vardarit, Zetës dhe Moravës, që përfshinte nga mbarë territori i Kosovës dhe Maqedonisë së Vardarit.
Qysh në vitin 1930, tre (3) priftërinjtë, të cilët e dorëzuan një peticion në Lidhjen e Kombeve shkruan se në vitin 1912, dhjetë (10) mijë shqiptarë kishin ikur nga Shqipëria dhe trembëdhjetë (13) të tjerë, në Turqi. Shteti jugosllav me zbatimin e Konventës Turko – Jugosllave, do ta realizonte spastrimin etnik, të trojeve shqiptare. Ndërsa, në gjysmën e dytë, të vitit 1938, ndryshoi situata politike, në Evropë. Në kohën kur bota ishte në prag të fillimit të një lufte të re dhe si rrjedhojë edhe Konventa humbi rëndësinë për Turqi, e cila nuk pranoi ta ratifikonte atë.
Diplomacia jugosllave, pas bisedimeve të gjata me Qeverinë Turke, me 11 korrik të vitit 1938, arriti ta hartonte, në Stamboll, Konventën Turko – Jugosllave për shpërnguljen e shqiptarëve, në Turqi me emrin “Rregullat e migrimit të popullatës turke nga rajoni i Serbisë Jugore, të Jugosllavisë”. Sipas kësaj konvente parashikohet nga viti 1939 deri 1944, të shpërnguleshin në Turqi rreth katërqind (400) mijë shqiptarë, të cilët do të vendoheshin, në shkretirat e Anadollit.
Roli dhe përpjekjet e Xhemijetit për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë me krijimin e Jugosllavisë, kërkuan njohjen dhe të drejtat kombëtare legjitime dhe bashkimin e tyre me shtetin amë Shqipërinë, ndërsa kroatët, sllovenët, bosnjakët, maqedonasit luftonin për një shtet të pavarur për kalimin e pushtetit, prej qendrës në periferi, në kundërshtim me centralizim serb, që luftonte për të mbajtur shtetin jugosllav nën dominimin dhe udhëheqjen e tyre. Shtrirja e aktiviteve të partisë politike të “Xhemijetit”, filloi me pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet parlamentare të viteve 1919 deri 1924 dhe angazhohej për implementimin e projektit agraro – kolonizues, duke filluar me ligjin nga 25 shtator të vitit 1925 dhe për të vazhduar me shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi deri në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.
Krijimi i forcave të para politike në Shqipëri filluan me themellimin e institucioneve të para parlamentare të vitit 1920, ku në Kongresin e Lushnjës, u krijua Këshili Kombëtar. Partia e Parë u themelua Partia Popullore, me 10 tetor të vitit 1920, e drejtuar nga Fan Noli dhe Ahmet Zogu, Eshref Frashëri dhe Luigj Gurakuçi. Ndërsa, një (1) muaj më vonë deputetë të tjetër politike e quajtur “Partia Përparimtare Shqiptare”, me drejtues nga figurat e njohura të Veriut, si: Hoxhë Kadri Prishtina, Hasan Prishtina dhe Bajram Curri. Ndërsa, në vitin 1921, hyjnë në zgjedhje parlamentare “Partia Popullore” dhe “Partia Përparimtare”, e Shqipërisë me programet e tyre, me ç’rast filloi aktivtetet e politikës parlamentare, në Shqipëri.
Ndërsa, në Kosovë, në periudhën kohore nga viti 1918 deri 1928, në kuadër të Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene, aktivitetin politik e patën partinë politike, si “Partia Radikale” dhe “Partia Përparimtare”, përveç këtyre dy (2) partive politike, ndikim të madh pati edhe partia e “Xhemijetit”, e formua si partia politiek e myslimanëve të jugut, që përfshinte Kosovën, Maqedoninë dhe Sanxhakun.
Partia e “Xhemijtetit” ishte partia e parë borgjeze, e themelua në qytetin e Shkupit, me datë 18 dhjetor të vitit 1918, me degët e saj në Kosovë, Maqedoni dhe Sanxhak. Partia e “Xhemijetit”, synonte mbrotjjen e avancimin e të drejtave nacionale shqiptare, e cila iu kundërvihej represionin sërb në krye me Pashiçin, i cili në prag të përgatiitjeve të zgjedhjeve, ku pjesëmarrës ishin eddhe përfaqësues të “Xhemijtetit”. Pashiçi deklaroi se do t’i realizonte kërkesat me hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe deklaroi se nuk kalon. Përpar ia jap kufirin në Merdarë, se sa shkollën në gjuhën shqipe. Për Sanxhakun dhe Pazarin e Ri, organizator i Kuvendit Themelues të “Xhemijetit”, në degën e Novi Pazarit, i cili u mbajtë me datë 4 prill të vitit 1920 ishin Aqif Blyta dhe Ismet Azizi, me ç’rast u miratua rezolutë e veçantë. Për nderisa bartës i kësaj partie me rastin e themelimit ishte Nexhip Draga dhe në zgjedhjet e vitit 1920, kjo parti fitoi gjtihsej tetë (8) mandate.
Pas zgjedhjeve parlamentare, nëntor të vitit 1931, të cilët sollëm në pushtet bllokun monarkist dhe bazhduan me diktaturën në farsin e parlamentarizimit në vitin 1935, ku radikalët e dikurshëm e humbën hapësirën dhe ruajtjen ndikimin e ndikimit të qarqeve të caktuara hegjemoniste sërbe, ngase ata më tutje propagadonin lidhur me politikën shqiptare për në Turqi. Duhet theksuar se kjo legjislaturë, vlerësohet si legjislatura, e cila sjelli ndryshimin e kursit politikë jugosllave nga ajo tradiconale, që ishte kthyer nga e Franca dhe Boshti kah Gjermania dhe Italia.
Në pranverën e vitit 1924, Qeveria Jugosllave ngriti përsëri problemin e marrëdhënie shqiptaro – jugosllave. Të dhënat nga Legata shqiptare në Beograd, i vlerësonin ndërmjet dy (2) vendet në muajin prill dhe maj ishin mjaft të ftohta. Kësaj i kontribuoi edhe protestat e Qeverisë shqiptarë kundër masakrave të reja në Kosovë, posaçërisë në rrethin e Vushtrisë dhe paraqitja e ankesës në Lidhjen e Kombeve dhe pranë Qeverive të Fuqive të Mëdha Evropiane, në vitin 1924, Shqipëri solli në krye të shtetit Qeverinë Demokratike.
Qeveria e re Demokratike, të Tiranës nga politika e brendshme, e kundërshtuar nga rrymat politike antidemokratike nga shtetet fqinje që nuk e kishin mirëpritur fitorën e komunistëve në Rusi, pasi që e kishin të vështirë mbijetesën, duke marrë paraysh edhe përgatitje e Ahmet Zogut, i cili ishte strehuar në Beogradi dhe bëri marrëveshjen e tij me Serbinë, ku sipas z. Ushtelenca një dokument i tillë nuk gjendet në arkivat, mirëpo vetë fakti i strehimit të Zogut dhe mbështetja e tij edhe me forcat ushtarake për ta ndihmuar kthimin në Shqipëri. Zhvillimet ishin të shpejta me 17 maj ishte vrarë deputeti i prefekturës së Kosovës, Avni Rrustemi, Asambleja Kushtetuese të Shqipërisë, në vitin 1924, kërkohet përmes Lidhjes së Kombeve të kërkohej nga Jugosllavai dhe Greqia, si formë reciprociteti, respektimit të angazhimeve ndërkombëtare, jo vetëm për të drejtat politike, mirëpo edhe civile të shqiptarëve, që jetonin në Kosovë dhe Çamëri.
Skena politike në Evropën, po ndryshonte dy (2) viteve para vrasjes së Aleksandrit u vu re nga ngjarjet e krijuara, ku rivaliteti kryesor i jashtëm i Musolinit, tani nuk ishte Francë, mirëpo Gjermania naziste pak kohë pasi Hitleri u ngrit në pushtet, në janar të vitit 1933, ministri i jashtëm i Gjermanisë hartoi një plan për zgjerimin e ndikimit gjerman në Evropën Juglindore.
Aspiratat për tokat shqiptare dhe fushatat e dhunës mbi shqiptarët brenda Mbretërisë së Alekandrit, dhuna sistematike dhe mënjanimit i strehimit për ndihmën për lëvizjet “irredententiste”, të Kosovë dhe nga ana e Shqipërisë ishin synimet programore për veprimet të Mbretërisë SKS-së. Ndërsa, Ahmet Zogu pati përvojat e para në Qeverinë e Parë pas luftës në Shqipëri, si ministër i punëve të brendshme, i shkolluar në Vjenë, të Austrisë pati njohuritë perëndimore të udhëheqjes me punë shtetërore për dallim nga Qeveria e Nolit, ku shtresat e gjëra ofronte zgjidhje të favorshme.
Thelbin e ndryshimit midis këtyre dy (2) rrymave politike kryesore, në Shqipëri, në mes dy (2) Luftërave Botërore dhe për rrjedhojë edhe midis dy (2) formave të qeverisjes së vendit e përcaktoi mjaft qartë Hugh Grand, ish – ambassador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë gjatë periudhës kohore 1935 deri 1939.
Kundërshtarët e Qeverisë së Nolit, në dhënien e Shën Naumit dhe Vermoshit, Jugosllavisë me ndihmën e të cilëve ishte ardhur në pushtet, megjithatë për shmangie nga e mospërputhjeve të shumta që Shqipërinë e bënin të varur nga Beogradi, në këtë rast, mbreti Zogu lidhet me Italinë. Lidhjet sërbe, do të avancohen me Francën dhe gradualisht hapeshin kanale bashkëpunimin të Mbretërisë Sërbe me Gjermaninë e Hitlerit me Francën tashmë ekzistonte aleanca e përbashkët qysh nga Lufta e Parë Botërore.
Mbretëria zogiste në Shqipëri u kufizua në mbijetësen e saj ekonomike dhe ruatjen e integritetit të vendit. Problemet e trashëguara të luftërave, pa një trashëgimisë të institucioneve akademike, universitare, diplomatike dhe ekonomike, të zhvilluara mbijetoi në saje të manovrimit dhe bashkëpunimit të thella ekonomike me shtetet rivale të mbretërisë jugosllave, si me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italinë, Austrinë, Bullgarinë e shtetet e tjera. Me dhënien të koncesioneve, kompanive të mëdha italiane, amerikane, franceze e britanike, Mbreti Zog, i dhanë mundësinë e anashkalimit të kujdesshëm të Beogradit dhe ftohjen e marrëdhënieve me shtetin e Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene, duke u kthyer kështu që mbështetje të programit të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës.
Në aspektin ndërkombëtar, as në Konferencën e Paqes, në Paris, në Versajë dhe Gjenevë, në përfundimin e Luftës së Parë Botërore, çështja e Kosovës nuk u hap përkundër përpjekjeve në rrafshin politik dhe atë rezistencës brenda territoreve të pushtuara nga Serbia. Ky koncept i politikës sërbe të shekullit XX-të, mbështetej edhe nga SANU, e pëfaqësuar nga Dobrica Qosiq, ku edhe në mënyrë praktike Millosheviçit, e filluan luftën e “pashpallur” kundër popullit të Kosovës dhe pastrimit të saj nga shqiptarëve mbi bazën e këtyre projekteve. Ashtu, siç veproi në fillim të shekullit XX-të, dinastisë sërbe të Karl Petrit, Pashiçit, Stojadinoviçit me rastin e ankesimit të tokave shqiptare me agresione repressive ushtarako – policore dhe rrugë propagandistike dhe diplomatike.
Sundimi sërb në Kosovë gjatë tërë periudhës ndërmjet Dy Luftërave Botërore është karakterizuar me represionin, ndalim të përdorimit të gjuhës shqipe “reforma agrare”, ku në fakt nuk kishte reforma agrare, mirëpo kishte kolonizimi të planifikuar me serbë dhe shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve. Qëllimi ishte që të thyhej strukturat tradicionale shoqërore shqiptare dhe ndryshohej pasqyra demografike të Kosovës.
Kriza ndërkombëtare e Kosovës, erdhi me okupimin serb, e legalizuar në Konferencën e Ambasadorëve, e aprovuar edhe nga Konferenca e Paris, në Versajës, pas Luftës së Parë Botërore. Njohja e ekzistimit të problemeve të mbylluara, në mënyrë të padrejtë në dijeni edhe Fuqitë e Mëdha, mirëpo shpresonin se Liga Kombeve, do të vepronte në mënyrë arbitere, në zgjidhjen e problemeve, kështu deklaroi presidenti Vilson, ku vetë Pashiçi, si pjesëmarrës i Konferencës i frikësohej mundësisë, që Vilsoni mund ta hapte çështjen e Kosvës dhe Maqedonisë.
Dokumenti bazë për shpërnguljen e shqiptarëve dhe kolonizimin e vendbanimeve të tyre. Kush ishte Vaso Çubrilloviçi? Vasa Çubrilloviçi u lind në Bosnje dhe Hervcegovinë në vitin 1897, studio historinë dhe u rekrutua së bashku me shokun e tij Cvjetko Popoviçin nga Danilo Iliçi, i cili ndihmnoni pët vrasjen e Dukës së Austrisë, Franz Ferdinandin dhe Sofia Dukesha Hohenberg, u vranë nga Gavrilo Principi, ku vrasja e dukës u bë pretekst i fillimit të Luftës së Parë Botërore.
Vasa Çubrilloviçit u dënua me gjashtëmbëdhjetë (16) vite heqje lirie, mirëpo për shkak se mosha e tij ishte nën moshën (20) vjeçare, ku sipas ligjeve të Austro – Hungarisë, dënimi me vdekje nuk e përfshnin edhe pse ishte kërkuar nga qarqet shtetërore. Ndërkohë, u lirua nga burgu kur aleatët e fituan Luftën e Parë Botërore ndaj koalicionit të forcave qeveritare të Evropës Qendrore.
Në kapitullin e katërt, shtjellohet në mënyrë të detajuar çështja e doktrinës sërbe, e cila sipas Planit të Çubrilloviçit të vitit 1937, synohej realizimi në dy (2) drejtime: Shpërnguljen me forcë të shqiptarëve dhe Sjelljen në Kosovë, të kolonëve sërbë nga zonat e Bosnjës dhe Kroacisë. Qëllimi nacional sërb i kolonozimit ishte vendosja në Kosovë dhe u zhvillua në tri (3) faza dhe arritja e kulminacionit të tij, në vitn 1938, kur rrethet kufitar me Shqipërinë, si rrethi i Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës, këto fshatra shqiptare, u merrej tokat e punueshme, mandej edhe pyjet, sipas parimit prej zero presje dyzet (0.40) hektarë për anëtarë të familjes.
Synimi i nacionalizimit të kolonizimit të Kosovës ishte shpartallimi i kompaktësisë së popullsisë shqiptare përmes krijimit të kolonive buzë kufirit me Shqipërisë. Dokrina filozofike sërbe, në Kosovë, e cila në këtë periudhë është identifikuar me zbërthimin mjaft të detajuar të Elaboratit të Vaso Çubrilloviçit për dëbimin e shqiptarëve dhe kolonizimit të saj nga Serbia, në rajonet shqiptare të Toplicës, të cilat brenda një kohe të shkurtër ishin kolonizuar me sërbë.
Kolonizimi serbo – malazez paraprinte reformat agrare, e cila filloi të zbatohet në bazë të dispozitave të rezistencës së Lëvizjes Kaçake të Kosovës, pas dymbëdhjetë (12) viteve me 5 dhjetor të vitit 1935, respektivisht u aprovua ligji. Pas përpjekjeve intensive të bëra gjatë viteve 1935 deri 1937, me date 11 korrik të vitit 1938, u miratua Konventa Turko – Jugosllave për shpërnguljen e shqiptarëve, në Turqi. Akademiku Vaso Çubrilloviçi, u caktua ta hartonte elaboratin për largimin e shqiptarëve të Jugosllavia dhe sipas Noel Malcolm, thuhet se numri ishte ndërmjet nëntëdhjetë (90) mijë deri njëqindepesëdhjetë (150) mijë.
Gjatë kapitullit të fundit flitet për programin mbi Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës dhe arritjen e marrëveshjes në mes Mbretërisë së Jugosllavisë dhe Republikës së Turqisë, e njohur si Konvent Turko – Jugosllave të vitit 1938 lidhur me Dëbimin e Shqiptarëve, në Turqi. Gjithashtu, në kapitullin e kartërt, flitet në mënyrë të detajuar për dokumentin e Vaso Çubrilloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve dhe kolonizimin e vendbanimeve të tyre, si dhe është sjellur dokumenti i Edith Durham, në mënyrë autentike (origjinale), në gjuhën angleze, si është tradhtuar Isa Boletini nga serbët./ KultPlus.com
Eqrem Çabej ka qenë një arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog i shquar shqiptar. Më poshtë ju sjellim letrën që ai ua kishte kushtuar mësuesve, duke ua kujtuar që mësuesia është mision dhe se shembullin duhet ta japin përmes sjelljes së tyre.
Më poshtë letra dhe këshillat e Eqrem Çabejt për mësuesit.
Ju do të bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision. Ju do të punoni për formimin e njeriut. Gabimet që mund të bëjnë profesionistët e ndryshëm, mund të korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë. Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shembullit tuaj. Në rast se ju silleni keq, edhe sikur të mbani dhjetëra leksione morali, ose leksione për nevojën e sjelljes së mirë, nxënësit nuk do të përfitojnë asgjë, ata do të ndikohen kryesisht prej sjelljes suaj. Shembulli të bën ta ndjekësh njeriun.
• Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhur. • Mos u merrni me muhabete gjatë punës. Kur të pushoni, pushoni vërtet. • Mos përzieni punën me pushimin dhe pushimin me punën. • Ata të cilët gjatë punës bëjnë muhabete dhe gjatë pushimit përpiqen të kryejnë ndonjë punë të mbetur në mes, nuk arrijnë rezultatet e duhura. • Mos jini kategorikë. • Gjithçka shikojeni me sy kritik. • Mos e konsideroni veten tepër të rinj dhe të paformuar për të shprehur dyshime, për të hapur diskutime, kur mendoni ndryshe. • Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta • Gjërat e paqarta nuk mbahen mend. • Mos bëni asnjë punë shkel e shko. • Mos filloni të shkruani diçka pa e pasur të qartë në kokën tuaj. • Mos lini asnjë punë pa e përfunduar plotësisht dhe si duhet. • Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nëpër këmbë. • Jeta e njeriut është një fragment i planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj kushtojuni planeve, dëshirave dhe ëndrrave tuaja më kryesore…. / KultPlus.com
Sot janë bërë 91 vite nga vrasja e politikanit dhe patriotit të madh shqiptar, Hasan Prishtinës, shkruan KultPlus.
Hasan beg Prishtina ishte ideolog dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare; përfaqësues i lëvizjes për një shtet demokratik në Shqipëri dhe një nga frymëzuesit kryesorë të idesë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar.
Ky ideolog i shquar dhe udhëheqës i palodhur i kryengritjes së përgjithshme për pavarësinë e tokave shqiptare, tërë pasurin e dha për çështjen kombëtare shqiptare. U lind në Vushtrri, më 27 prill 1873, i njohur si Hasan Berisha, Polaci. Pinjoll i bejlerëve të Vuçiternit, dera e tyre ka qenë një familje e nderuar spahinjsh vendas.
Hasan Prishtina ka qenë i përkushtuar vazhdimisht në çështjen kombëtare dhe si deputet, ai në parlament ka diskutuar kryesisht tema të karakterit ekonomik e social. Në fillimin e vitit 1912, Hasan Prishtina, vazhdoj me rritjen e vendosmërisë revolucionare për të siguruar liritë kombëtare shqiptare, duke organizuar një revolucion kombëtar e demokratik në bashkëpunim me popujt tjerë, kundër pushtimit otoman. Mori pjesë në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës (1920) dhe në prill 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar.
Ai u shqua si luftëtar për mbrojtjen e “zonës neutrale” të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i Lëvizjes nacional-çlirimtare të Kosovës kundër sundimit serb. Më 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar, Kryeministër dhe Ministër i jashtëm por, më 10 dhjetor 1921 ai jep dorëheqjen mbas kundërshtimeve të disa deputetëve që i kryesonte Ahmet Zogu. Kështu, për të shmangur gjakderdhjen midis shqiptarëve, Hasan Prishtina vendos të mbetet vetëm deputet i atij Kuvendi. Përpos ndikimit dhe aktivizmit në politikë, Hasan Prishtina ka pasur kontribuuim të madh edhe në arsim. Duke kundërshtuar qeverinë turke, ndau 5% e të ardhurave të tij, poashtu përmes një artikulli në gazetë, ai kërkoj nga patriotët e tjerë shqiptarë të ndanin edhe ata një pjesë të të ardhurave në ndihmë të shkollave shqipe. Me këto mjete financiare ai ishte në gjendje të siguronte mirëmbajtjen e dhjetë shkollave shqipe në Kosovë.
Hasan Prishtina njihet si një veprimtar me vlera të larta morale e mbi të gjitha, si një atdhetarë i flaktë. Ai u vra më 13 gusht, 1933 në Selanik të Greqisë.
Në vitin 1977 eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Shqipëri. / KultPlus.com
Pak para agimit të 13 gushtit 1961, kufiri mes lindjes dhe perëndimit të qytetit të Berlinit ndahet me tela me gjemba: lind Muri i Berlinit.
Në pjesën perëndimore të Berlinit, një telefonatë në mes të natës nga policia e Spandau-t njofton se një tren i S-Bahn, metroja e ngritur e Berlinit, është kthyer prapa.
Në orën 2 të mëngjesit, diçka po ndodh në kryeqytetin gjerman. Nga sheshi “Alexander”, Erich Honecker, ende i panjohur, drejton operacionet si oficer i SED-it (Partia Socialiste e Unitetit): brenda pak orësh, me urdhër të presidentit Walter Ulbricht, pjesa lindore dhe perëndimore e Berlinit ndahen.
Vendimi i qeverive të Traktatit të Varshavës për të mbyllur zonën lindore të qytetit, me qëllim shmangien e gjakderdhjes (1,6 milionë banorë të Berlinit ishin larguar tashmë nga lindja për në perëndim), u bë përfaqësimi i prekshëm i “Perdes së Hekurt”, që ndau botën në dy blloqe, nën ndikimin sovjetik dhe nën atë amerikan, të cilat ishin të ndara politikisht dhe ideologjikisht gjatë kohës së Luftës të Ftohtë.
Pasojat e asaj zgjedhjeje ndanë për dekada të tëra familjet e miqtë dhe u kushtoi jetën shumë gjermanëve, të cilët u përpoqën të arratiseshin në mënyra gjithnjë e më të rrezikshme.
Numri i saktë i viktimave të shkaktuara nga Muri i Berlinit është e vështirë të përcaktohet, pasi disa nga të dhënat janë të ndryshueshme dhe ka pasur raste kur numrat janë ndryshuar pasi janë bërë zbulime të reja.
Në përgjithësi, një shifër e pranuar është se rreth 140 të vdekur janë regjistruar nga autoritetet gjatë periudhës nga viti 1961 deri në vitin 1989, kur Muri i Berlinit ishte i ndërtuar. Këto viktima përfshinin njerëz që mundoheshin të kalonin murin, përfshirë edhe civilë dhe ushtarë të ndryshëm që kishin ndërmend të iknin nga Gjermania Lindore drejt Gjermanisë Perëndimore.
Ndër viktima kryesore ishin njerëz që mundoheshin të kapërcenin murin, por u arrestuan, dëbuan, torturuan, ose u vranë nga ushtarët kufitarë të Gjermanisë Lindore. Në disa raste, vdekjet ndodhën edhe nga plagët e marra gjatë tentimeve për të kaluar murin. Shteti komunist i Gjermanisë Lindore e mbante këtë mur si një pjesë të politikës së ndarjes dhe sigurisë, dhe tentativa për të kapërcyer murin shiheshin si tentativa kundër rendit të tyre politik.
Në vitin 1989, pas një ndryshimi të situatës politike dhe një rritje të presionit ndërkombëtar, ndodhi rënia e Murit të Berlinit. Kjo ngjarje solli një moment historik në të cilin qytetarët e dy pjesëve të qytetit, pas dekada të ndarjes, filluan të festonin bashkimin dhe të hynin në një periudhë të re të historisë së tyre.
Rënia e Murit të Berlinit simbolizoi fundin e Luftës së Ftohtë dhe ndarjes midis Bllokut Perëndimor dhe Lindor të vendeve komuniste. Ky moment ka qenë një ndër ngjarjet më të rëndësishme dhe simbolike të shekullit të 20-të në historinë e Evropës dhe të botës./KultPlus.com
Sot janë bërë 44 vite nga vdekja e gjuhëtarit dhe albanologut shqiptar, Eqrem Çabej, shkruan KultPlus.
Eqrem Çabejka lindur në Eskishehir, më 7 gusht 1908 – Romë, 13 gusht 1980) ka qenë arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog shqiptar. Përmes hulumtimeve dhe publikimeve të tij ka zënë vendin e një autoriteti kyç sa i përket gjuhësisë, etnologjisë, letërsisë dhe gjuhës shqipe.
Eqrem Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zenë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.
Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.
Mësimet e para i mori në Gjirokastër prej 1915 e deri më 1920, më pas për të vazhduar studimet u dërgua në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten afër Vjenës, për të mësuar gjermanishten.
Kreu gjimnazin në Klagenfurt (1923-1926), për shkollimin e lartë pati një fërkim me synimin që i ati i kishte vënë që të bëhej mjek. U regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Romës. Por pas këmbënguljes për gjuhësinë, regjistrohet në Grac për vitin akademik 1927-1928 dhe mbasandej kaloi në Vjenë (1930-1933), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime italo-shqiptare).
Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi dhe nëndrejtor i konviktit “Malet Tona” në Shkodër (1933/34) ku dha letërsi shqipe. Në vitin shkollor 1935-’36 u transferua në Normalen të Elbasanit, ku edhe atje ndenjti një vit.
Në vitin shkollor 1939-’40 Çabej u transferua në gjimnazin e Tiranës ku u ngarkua me drejtimin e shkollës. Anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare, më 1940 u dërgua në Romë nga min. i Arsimit Koliqi për të punuar mbi Atlasin Gjuhësor Shqiptar, i cili nuk u krye për arsye të ndryshimeve politike përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Në shtator të 1943 u emëruar min. i Arsimit në qeverinë Mitrovica, post të cilin nuk e pranoi. Më 25 janar 1944 i pushkatohet vëllai, Selaudini, nënprefekt i Malësisë së Gjakovës. Në Shqipëri u kthye vetëm pas korrikut 1944.
Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave.
Më 1951 shkroi Sonetet, një libërth kushtuar së shoqes, Shyhrete Turkeshit, që e kishte njohur pranverën e 1949 e porsadalur nga burgu dhe punonte në Bibliotekën Kombëtare. U botuan për herë të parë me rastin e 100-vjetorit të lindjes më 2008 nga shtëpia botuese Çabej, drejtuar nga e bija, Brikena./KultPlus.com
Turistët e shumtë që kanë zgjedhur këtë sezon, të vizitojnë Shqipërinë, nuk zbarkojnë vetëm në jug pranë detit, por ka plot prej tyre që preferojnë turizmin malor.
Një prej atraksioneve kryesore mbetet Valbona dhe lidhja e saj me luginën e Thethit përmes qafës me të njëjtin emër, Qafa e Valbonës. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndau në rrjetet sociale pamje filmike nga Qafa e Valbonës, duke shtuar se ky shteg vizitohet çdo ditë nga turistë që përpos puhizës së detit, zgjedhin edhe freskinë e maleve, për një përvojë shqiptare që përfshin të gjitha shqisat.
Qafa e Valbonës është shteg epik për krejt Alpet Shqiptare i kërkuar dhe përshkuar nga shumë udhëtarë shqiptarë e të huaj, tashmë në çdo stinë të vitit.
Qafa e Valbonës e vendosur në një lartësi 1759 m mbi nivelin e detit, rrethohet nga maja të tjera më të larta si maja e Alisë, maja e Hekurave etj.
Shtegu i kalimit këmbësor fillon në lagjen Gjelaj, në fshatin Rragam të Shalës. Kalimi i Qafës mund të bëhet nga të dyja krahët, Valbonë – Theth apo Theth – Valbonë, por nga Valbona itinerari është më i lehtë.
Ecja drejt Qafës së Valbonës mund të fillojë nga bujtina në luginë apo nga fillimi i shtegut në Gjelaj të Valbonës ose Gjelaj të Thethit. Për të kursyer kohë mund të sigurohet një transferte lokale nga bujtina deri në fillimin e shtegut të shënuar.
Qafa e Valbonës mund të arrihet në 2.5 – 3 orë, bashkë me ndalesat, nga cilido krah. Në total ky shteg merr 6-7 orë ecje./atsh/KultPlus.com
Më 13 gusht 1983 ka vdekur Musine Kokalari. Ajo lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adana, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj u kthye në Shqipëri dhe u vendos në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore.
Kreu shkollën e mesme pranë institutit “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë, në Itali, të cilin e mbaroi me rezultate të larta.
Ajo botoi librin e saj të parë “Siç më thotë nënua plakë” në vitin 1939 kur ishte ende studente. Në vitin 1943, së bashku dhe me një grup intelektualësh, formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”.
Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit dhe gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie.
Në vitin 1961 e nxorrën nga burgu dhe e internuan në Rrëshen. Në vitin 1981 u sëmur rëndë dhe pas dy vjetësh ndërroi jetë. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.
Në vitin 1962, pasi kishte bërë 15 vite burg, një vendim i ri e dënonte me internim 5-vjeçar në rrethin e Mirditës. Kokalari i shkroi vetë Enver Hoxhës, me lutjen që të shqyrtohet internimi i saj, pasi siç shkruan, për veprimet e dikurshme ka paguar 15 vitet burg, kurse internimi tani duket i pakuptueshëm. Përveç kësaj, Kokalari i kërkon Hoxhës që t’i ktheheshin dorëshkrimet e saj folklorike që kishte mbledhur. Letra ruhet ne fondin e ish-Arkivit të Partisë në AQSH./atsh/KultPlus.com
-Ose gjeneza e një lufte të sukseshme të shqiptarëve në Maqedoni që u kthye në një kompromis të padobishëm politik.
Nga Jusuf Buxhovi
Rruga e bisedimeve “ndërmjetëse” midis subjekteve politike maqedonase që kishin përfaqësuar institucionet shtetërore dhe ato parlamentare dhe liderëve ushtarakë të UÇK-së, që kishin folur në emër të “Shtabit të Përgjithshëm”, kishte kaluar nëpër një marrëveshje politike që ishte arritur në Prizren. Me këtë marrëveshje, UÇK-ja do të bëhet pjesë e procesit politik, për ç’gjë ishin angazhuar faktorët meritorë ndërkombëtarë. Por, duhet thënë se përfshirjen e UÇK-së në procesin politik, ndonëse me naze,e kishin dëshiruar edhe maqedonasit, të cilët e dinin se ishte shtabi i Tetovës ai që duhej ta thoshte fjalën e fundit, fjalë kjo që sipas Komunikatës 6 të marsit, kur mbrohej integriteti territorial dhe ai shtetëror i Maqedonisë dhe Projekt-Planit të Paqes së UÇK-së të 14 qershorit, në kuadër të reformave kushtetuese kërkohej shteti multietnik, për maqedonasit ishte e mirëseardhur, ngaqë me anën e tyre, edhe më tutje do t’i ruanin pozitat dominuese në institucionet e vendit. Ndërsa pozita e shqiptarëve, paçka se kishin luftuar, mund të ndryshohej paksa, por jo që të arrinin te limitet, ngaqë vetë karakteri i demokracisë me fuqinë e shumicës, pengon këtë.
Sidoqoftë, marrëveshja e Prizrenit, duhej t’ia hapte rrugën një zgjidhje politike për të cilën ishin pajtuar që të gjithë, që do të arrihej me palën shqiptare me anën e një marrëveshje për ndërprerjen e armiqësive (luftës). Meqë këtë punë kishte marrë përsipër qeveria e koalicionit e zgjedhur më 15 maj, Trajkovski kish-te kërkuar nga ndërmjetësuesi Robert Frowick, i emëruar i veçantë i OSBE-së për Maqedoninë, një “fushatë” për ndërprerjen e luftimeve të armatosura, që duhej të shkonte nëpërmes një marrëveshjeje te faktorëve politikë shqiptarë në rajon – në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri me çka Maqedonia fitonte garanci “gjithëshqiptare” për opsionin e multietnicitetit në Maqedoni, që përjashtonte atë më të rrezikshmin për Shkupin – shtetin dykombesh, siç ishte kërkuar fillimisht nga UÇK-ja.
Marrëveshja e faktorëve politikë shqiptarë në rajon, atyre në Maqedoni dhe Shqipëri, për Frowickun si iniciues të saj dhe faktorin ndërkombëtar në përgjithësi nuk duhej të paraqiste ndonjë vështirësi. Edhe pse faktorët politikë shqiptarë vinin nga tri realitete të ndryshme politike dhe shtetërore dhe përkatësi të ndryshme intelektuale, megjithatë, pjesa më e madhe e tyre (ata nga Kosova dhe Maqedonia) kishin të përbashkët veprimtarinë në rrethanat e shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe angazhimin për çështjen e Kosovës në kuadër të rezistencës institucionale dhe të asaj të armatosur në radhët e luftës së UÇK-së, veprimtari kjo që në vitet e fundit (1989-1999), në shumë aspekte ishte zhvilluar në Shqipëri dhe e gjitha kishte kaluar nëpër një emancipim të përbashkët politik rreth asaj që shfaqej si interesa i përbashkët shqiptar në rrethanat e reja, e ku shteti maqedonas, edhe si interes i shqiptarëve, kishte mbështetje unanime.
Vegëza politike e liderëve shqiptarë në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkupit, në raport me Maqedoninë dhe rolin e shqiptarëve në arritjen e marrëveshjes paqësore atje duhej t’ua kthente “kohezionin e brendshëm”, siç kishte ndodhur edhe gjatë bisedimeve të Rambujesë në shkurt dhe mars 1999, gjithsesi se shfaqej Veton Surroi.
Surroi kishte pranuar të ndërmjetësonte me kusht që bisedimet të mos çonin te ndarja e Maqedonisë, meqë kjo ishte kundër bindjeve të tij.
Por, ky kusht as që i duhej, ngaqë, UÇK-ja, qysh në Komunikatën numër 6, kishte theksuar mbrojtjen e integritetit territorial si dhe sovranitetin shtetëror të Maqedonisë dhe gjithnjë e më shpesh theksonte reformat kushtetuese me anën e të cilave në shtetin multietnik realizohej barazia e plotë e të gjithëve.
Ideja për t’u takuar në Prizren nuk ishte e rastësishme. Kishte arsyet praktike-teknike (Ali Ahmeti mund të lëvizte lirisht nga shtabi i tij afër Tetovës për në Prizren, nëpër brezin deri te kufiri me Kosovën ngaqë e mbikëqyrnin forcat e tij) edhe pse ajo pjesë mbikëqyrje nga KFOR-i amerikan dhe britanik, por kishte edhe simbolikë historike, meqë Prizreni ishte qendra politike e nacionalizmit shqiptar, që kishte ushqyer të gjitha lëvizjet shqiptare për liri dhe pavarësi, që si e tillë nga shumëkush shihej edhe lufta e UÇK-së në Maqedoni. Andaj, marrëveshja shqiptare në Prizren, pos pajtimit të brendshëm, dërgonte edhe mesazhe bashkimi jashtë, të cila edhe në këto rrethana kishin rëndësi të veçantë, që gjërave që quheshin “historike”, paçka se nuk ishin të tilla, t’ua jepte grimin e duhur “patriotik”.
Siç pritej, AliAhmeti kishte disa kërkesa, të cilat duhej plotësuar për t’u filluar procesi politik. Ndër to ishte prania si dhe vendosja e trupave të NATO-s në Maqedoni, ngaqë shqiptarët kishin humbur besimin në demokracinë e njëanshme dhe të shpërdorur si dhe në aparatin policor dhe ushtarak të shtetit maqedonas, i cili kishe qenë në shërbim të represionit dhe dhunës kundër shqiptarëve, siç ishte parë edhe gjatë konfliktit të fundit, kur pas dështimeve në vijat e fronteve, në shenjë hakmarrje, kishin sulmuar vendbanimet e shqiptarëve. Ndër këto kushte ishin edhe ato që lidheshin me demilitarizimin e Maqedonisë, amnesitimin e pjesëtarëve të UÇK-së si dhe disa të tjera të natyrës teknike.
Mbas takimit të parë me Ali Ahmetin në Prizren, Surroi kishte nxituar të takohej me Frowickun në Shkup për ta njoftuar rreth kërkesave të UÇK-së.
Në bisedën e dytë në Prizren, Surroi ia kishte përcjellë Ali Ahmetit qëndrimet e Frowickut, duke ia bërë me dije se dy prej tri objektivave mund të arrihen:filimi i procesit politik, me kërkesat e ndërtuara edhe të UÇK-së si dhe ky proces të ndërlidhet me atë të amnestisë së ushtarëve të UÇK-së dhe të demilitarizimit të UÇK-së. Ajo çfarë duke se nuk mund të arrihet ishte vendosja e trupave të NATO-s në Maqedoni si forcë sigurie, pas së cilës do të fillonte procesi negociator, ngaqë dihej se një vendim i tillë, së pari kërkonte qëndrimin unanim të Asamblesë Veriatlantike, gjë që vështirë të arrihej, dhe së dyti, kërkonte edhe mandatin e KS të OKB-së, që varej nga qëndrimi i Rusisë dhe Kinës aty.
Takimi i përbashkët i Surroit me Ali Ahmetin dhe Arben Xhaferin ishte mbajtur në furrën e Prizrenit, aty ku kishin filluar takimet e para. Surroi thekson se “qëllimi i takimit ishte unifikimi i qëndrimeve ndërmjet Aliut dhe Arbenit për të përgatitur një platformë për negociata për përfundimin e luftës me realizimin e kërkesave të shqiptarëve, mapë-kornizë, që do të shprehte qëndrimet e UÇK-së dhe do të ishte konsensual për UÇK-në dhe partitë politike, dhe njëkohësisht një proces që do ta nxjerrë UÇK-në prej pozitës së tanishme të pamundshme për negociatat, te një ‘organizatë terroriste’ drejt një pozicionimi të legjitimitetit politik”.
Në takim u sollën edhe këto konkluzione:
-Shlyerja e preambulës së Kushtetutës;
-Përdorimi i pakufizuar i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni;
-Përfaqësimi përpjesëtimor etnik në institucionet e shtetit;
-Zgjerimi i kompetencave të komunave;
-Shekullarizimi i plotë i Kushtetutës së shtetit;
-Vendosja e demokracisë konsenzuale në fushat që kanë të bëjnë me të drejtat etnike; do me thënë, pengimi i mbivotimit mazhoritar në fushat që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të drejtat etnike.
U vendos që vëmendje t’i kushtohet edhe amnistisë së përgjithshme për të gjithë të përfshirit në konfliktin e armatosur si dhe çështja e shërbimit ushtarak në ARM brenda territorit të komunës së vendlindjes.
Kërkesat që kishin dalë nga takimi i përbashkët midis Ali Ahmetit dhe Arben Xhaferit me Surroin, që do t’i dorëzohen në Shkup Frowikcukt, nuk ishin të reja e as të panjohura. Si të tilla ato tashmë ishin shfaqur në Kumtesën numër 6 të UÇK-së, në Memorandumin e Ali Ahmetit drejtuar faktorit ndërkombëtar si dhe në prononcimet e ngjashme që vinin nga Shtabi i UÇK-së.
Në këtë pako, e re ishte vetëm kërkesa rreth përfshirjes së plotë të NATO-s në procesin e implementimit të paqes, që nënkuptonte edhe demilitarizimin e Maqedonisë, kërkesë kjo që ishte jo reale, megjithatë mund të përdorej për koordi-nata të tjera.
Frowick kërkoi nga UÇK-ja që me shkrim të operacionalizohen pikat e përmbajtjes, duke bërë me dije se me to mund të shkojë te Trajkovski për të filluar procesin e paqes dhe pajtohen që të kenë një tekst të shkurtër sapo ai të ketë biseduar me Trajkoskin.
Më 21 maj, Surroi ia dorëzon Frowickut, ofertat e shkruara nga lidershipi i UÇK-së të përmbledhura në shtatë pika:
1. Shpallja e përfundimit të operacioneve luftarake të UÇK-së dhe fillimi i dialogut në nivel politik përmes institucioneve të shtetit me lehtësim ndërko-mbëtar, të përcjellë me deklarata të ngjashme nga autoritetet maqedonase;
2. Shpallja e amnistisë (me afat përfundimtar prej një muaji) nga autoritetet maqedonase, me përjashtim të të dyshuarve dhe kryerësve të krimeve dhe të krimeve kundër njerëzimit;
3. Vendosja e menjëhershme e vëzhguesve të paarmatosur të OSBE-së (opsioni: të armatosur me revole) në rajonin kritik të Kumanovës (opsioni B: të gjitha zonat ku është luftuar, duke përfshirë edhe Tetovën);
4. Vendosjen e pranisë së paarmatosur institucionale të shtetit maqedonas (prefekti i Likovës, institucionet shëndetësore etj.) në kohëzgjatje prej dy muajve, në mënyrë identike me qëndrimin e vëzhguesve të OSBE-së);
5. Dorëzimin e armëve të UÇK-së para komisionit të udhëhequr nga pushteti lokal i Likovës dhe OSBE-së, dhe me pas dorëzimin nga ana e OSBE-së deri te strukturat maqedonase të sigurisë;
6. Shpallja e deklaratës së përbashkët të liderëve politikë shqiptarë për qëllime të përbashkëta, të cilat duhet të arrihen me procesin reformues. Deklaratë e nënshkruar edhe nga AliAhmeti dhe
7. Shpallja nga an e kryetarit Trajkovski të datës së fillimit të negociatave për reformimin e Maqedonisë.
Kërkesat e përfaqësuesve shqiptarë, nga Frowicku do të revidohen dukshëm duke i zbërthyer në njëfarë plani aksional thuajse njëanshëm, me të cilin do të merrej kryesisht qeveria maqedonase, ndërsa pala shqiptare, ndonëse pjesëmarrëse e konfliktit, mbete jashtë ndikimit. Kjo u pa edhe me refuzimin kategorik që Ali Ahmetit t’i përmendet emri në konkluzione si dhe pjesëmarrja e luftëtarëve në bisedime. Sipas Frowickut, luftëtarët shqiptarë mund të merrnin pjesë në bisedime, në kuadër të ndonjërit nga subjektet politike (PDSH ose PPD), vetëm pa-si që UÇK-ja të pushojë me veprimet dhe të rehabilitohet, gjë që e gjitha lente përshtypjen e një marrëveshjeje për kapitullim.
Edhe sa u përket çështjeve të tjera, sidomos atyre që kanë të bëjë me reformat, Frowick, thuajse anashkalohet esenca e problemit, pra ndryshimi i preambulës së kushtetutës, me të cilën duhet të ndryshohet koncepti shteti-komb në shtet të barabartë qytetar. Me këtë rast, Frowick insiston që në vend të ndryshimit të kushtetutës, siç kërkojnë shqiptarët të ketë reforma kushtetuese, dhe ato të shkojnë në drejtim të barabarësisë së të drejtave individuale dhe qytetare dhe barabarësisë së përgjegjësive individuale qytetare, si mundësi për mënjanimin e jostabiltetit kronik për shkak të refuzimit shqiptar, që të pranohet Kushtetuta e vitit 1991.
Edhe formulimi “jostabilitet kronik”, i parë nga këndvështrimi i “refuzimit të shqiptarëve që të pranohet Kushtetuta” nxjerr në pah “fajësinë” e shqiptarëve dhe jo shkaktarin kryesor – Kushtetutën që ata i diskriminon dhe rolin e hartuesve dhe miratuesve të saj – klasës së gjithëmbarshme politike maqedonase.
Përkundër përpjekjeve të Frovickut që bisedimet e Prizrenit me ndërmjetësimin e Surroit si dhe qëndrimet nga aty të “zbuteshin” sa më shumë, nuk do të pëlqehen nga pala maqedonase, e cila bisedimet e ardhshme i kushtëzonte me ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve nga ana e UÇK-së si dhe dorëzimin e armë-ve. Kryetari Trajkovski ishte thuajse kategorik në kërkesën e tij që të mos hiqet cilësimi “terroristë” për luftëtarët e UÇK-së si dhe të përjashtohet çfarëdo pjesëmarrje e Ali Ahmetit në bisedimet e ardhshme. Trajkovski, po ashtu, kërkonte nga Frowicku që UÇK-së t’i jepej një afat prej disa ditësh t’i pranojë kërkesat (ultimative), ose t’i nënshtrohet sulmeve ushtarake, me ç’rast kërcënohej me një ofensivë të përgjithshme deri në shkatërrim.
Por, Frowick, që e dinte takatin e forcave policore dhe ushtarake maqedonase si dhe gatishmërinë e UÇK-së që të përparojë edhe në zona të tjera, pasi që e kishte më se të qartë se nga do të silleshin shqiptarët dhe deri ku mund të shkonin me kompromise, siç e kishte të qartë edhe pozicionin e qeveritarëve maqedonas, gjithnjë duke u mbështetur edhe në ato që kishte marrë nga Surroi dhe nga tabori maqedonas, doli me një plan operativ prej tri fazash, që duhej t’u shërbente palëve në konflikt si platformë për ndërprerjen e konflikteve si dhe bisedimet e paqes, që duhej të fillonin menjëherë.
Plani kishte tri faza.
E para parashihte vendosjen e paqes, kohë kjo që parashihej që luftëtarët e UÇK-së t’i dorëzonin të gjitha armët dhe uniformat vëzhguesve të OSBE-së. Luftëtarët, pasi t’i dorëzojnë armët mund t’i kthehen jetës së përditshme dhe pu-nëve që kishin. Qeveria do të shpallë amnisti.
Faza e dytë, parashihet si kohë mirëbesimi, për t’u përforcuar dialogu. Në këtë fazë parashihet hapja e universitetit të Shtulit dhe lëshimi i kanali të tretë televiziv për pakicat.
Në fazën e tretë do të negociohej për çështjet me rëndësi të veçantë, si ndryshimi i preambulës së kushtetutës, për përdorimin e gjuhës shqipe e të tjera.
Ndihmësi Foley, bën të ditur se qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës është i prerë:
“Krejt do të shkojë në konceptin qytetar, gjegjësisht definimi i Maqedonisë si shtet i të gjithë qytetarëve, e jo si shtet i popullit maqedonas dhe shqiptar, siç kërkojnë shqiptarët.”
Foley, po ashtu pranon se tri fazat e pakos së paqes, mund të mbeteshin në letër, po qe se nuk arrihet një marrëveshje për çarmatosjen e UÇK-së, me të cilën ajo do të pajtohej, që nënkuptonte edhe pranimin e kushteve që parashtronte ajo.
Krahasuar me gjuhën përjashtuese që vinte nga zyrtarët maqedonas, Foley ishte më e matur dhe pranë realitetit, ngaqë e dinte se ndërprerja e konfliktit, siç kërkohej nga faktori ndërkombëtar, nuk mund të arrihej me trysni të njëanshme (ndaj luftëtarëve shqiptarë), por me kompromise nga të dyja palët, rreth një marrëveshje të re midis dy popujve për shtetin e përbashkët mbi konceptim e barazisë qytetare, pra shtetit-multietnik, që ishe opsion edhe i bashkësisë ndërkombëtare. Marrëveshja e re, pa marrë parasysh si do të quhej, kushtëzohej nga marrëveshja paraprake për ndërprerjen e konflikteve, pra të luftës, e cila, po ashtu, nuk mund të ishte as e njëanshme, siç kërkonin maqedonasit, e as pa implementimin e ku-shteve të luftëtarëve shqiptarë. Si e tillë, kjo marrëveshje, nëse nënkuptonte çar-matosjen e UÇK-së, ajo duhej t’u jepte përgjigje edhe shumë çështjeve të tjera që lidheshin me këtë proces (nga amnistia, rehabilitimi, punësimi, pakoja sociale e të tjera veprime) dhe assesi “falje” ose “lirim nga përgjegjësia” për një vepër penale!
Dhe, do të jetë pikërisht çështja e arritjes së armëpushimit e me të edhe e implementimit të paqes, pika thyese e gjithë çështjes, që do të varej jo nga fjalët e mëdha dhe “kërcënimet” që vinin nga kryetari Trajkovski dhe ushtarakët e tij që nuk ishin në gjendje të arrinin asgjë me ofensivat që ditë për ditë i shpallnin në shtyp, por nga qëndrimi i faktorit ndërkombëtar, konkretisht SHBA-ve dhe NATO-s si duhej lidhur kryet konfliktit, gjithnjë duke pasur parasysh që e gjitha të përfshihet në një pako për marrëveshje dhe assesi ultimatum drejtuar shqiptarëve për kapitullim.
Duke ditë këtë gjë, përfaqësuesit politikë dhe ushtarakë shqiptarë në Prizren ishin përqendruar te një marrëveshje e tyre rreth planit të paqes, që do të justifikonte luftën dhe gjakun që ishte derdhur gjatë atyre muajve nëpër vijat e shumta të fronte, por në të njëjtën kohë do të pranonte edhe realitetet politike dhe ato të sferave të interesit që lidheshin me ekzistencën e shtetit maqedonas, i cili duhej të nxirrej nga “pronësia maqedonase” dhe “tapitë kombëtare”, që ia kishte dhënë Kushtetuta e vitit 1991, qoftë edhe mbi parimin e shtetit multietnik, për të cilin tashmë mbretëronte ujdi e përgjithshme.
Në përputhje me këto qëndrime dhe pavarësisht gjuhës së ultimatumeve që përdorte qeveria maqedonase, duke i ndërlidhur ato edhe me operacionet ushtarake (“Ogan” në Runicë dhe, “Vaksince”, që sapo kishte filluar dhe përdorej si trysni ndaj faktorit politik dhe ushtarak shqiptar), përfaqësuesi politik i UÇK-së – AliAhmeti, liderët e parive politike – i Partisë Demokratike Shqiptare, Arben Xhaferi dhe i Prosperitetit Demokratik, Imer Imeri, më 22 maj 2001, nënshkruan deklaratën lidhur me procesin paqësor e reformues në Republikën e Maqedonisë, të njohur si “Marrëveshja e Prizrenit”.
Pajtimi i arritur në mes liderëve shqiptarë mbështetet mbi këto parime:
-njohjen e faktit se reformat, për të cilat angazhohen shqiptarët, kanë qëllim ruajtjen e integritetit dhe karakterit multietnik të Maqedonisë,
-njohjen e faktit se nuk ka zgjidhje “etnike territoriale” për problemet në Republikën e Maqedonisë dhe se çdo përpjekje për të copëtuar etnikisht territoret e u sjell dëm vetë qytetarëve të Maqedonisë,
-njohjen e faktit se nuk ka zgjidhje ushtarake për problemet në RM,
-njohjen e faktit se procesi i transformimeve të RM-së duhet të shkojë drejtë integrimeve euroatlantike,
-njohjen e faktit se zgjidhja do të gjendet brenda një procesi vendor politik me lehtësimin e SHBA-ve dhe BE-së.
Në bazë të këtyre parimeve, liderët shqiptarë të Maqedonisë janë të vendosur që të marrin pjesë në procesin e dialogut reformist, duke trajtuar këto çështje:
-amendamentet në Kushtetutën e Maqedonisë,
-përdorimi i papenguar i gjuhës shqipe, si njëra prej gjuhëve zyrtare të Maqedonisë,
-përfaqësimi përpjesëtimor etnik në institucionet e shtetit,
-zgjerim i kompetencave të pushtetit komunal,
-shekullarizim i plotë i Kushtetutës-shtet,
-vendosja e demokracisë konsenzuale për çështjet, që kanë të bëjnë me të drejtat kombëtare, që do të thotë, kufizim i procesit të mbivotimi në fushat që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me të drejtat etnike,
-e drejta për komunikim të lirë e të papenguar në hapësirën kulturore shqiptare.
Në marrëveshje përfshihen edhe masat për transformimin e jetës së anëtarëve të UÇK-së në profesione të ndryshme civile, duke përfshirë edhe ato brenda institucioneve qeveritare.
Për nga kërkesat, “Marrëveshja e Prizrenit” mbetet në kornizat e Komunikatës numër 6 të UÇK-së nga 9 marsi 2001. Theksohet ruajtja e integritetit shtetëror të Maqedonisë dhe karakteri multietnik i Maqedonisë. Karakteri multietnik i Maqedonisë duhet të arrihet me anën e një dialogu reformues, ku do të ndryshohen amendamentet në Kushtetutën e Maqedonisë, me çka, koncepti i ndryshimeve kushtetuese si dhe kërkesa për to do të zbutet në reformë kushtetuese.
Kërkesat tjera, si ajo për përdorimin e papenguar të gjuhës shqipe, si njërës prej gjuhëve zyrtare në Maqedoni, shekullarizimit të shtetit, përfaqësimit përpjesëtimor etnik në institucionet e shtetit e deri të e drejta për komunikim të papenguar në hapësirën kulturore shqiptare, që u takojnë të drejtave dhe lirive elementare njerëzore universale, janë të vetëkuptueshme në secilën demokraci parlamentare, gjë që tregon, në njërën anë absurdin e ndërtimit të shteteve mbi konceptet shtet-komb, siç ishte ai maqedonas, që doli nga shpërbërja e ish Jugosllavisë në një realitetet shumetnik dhe, në tjetrën anë, të pranimit ndërkombëtar jashtë kritereve elementare demokratike dhe civilizues, që kthehet në çështje krize deri te lufta.
Këtë më së miri do ta pasqyrojnë reagimet e ashpra, që erdhën rreth Marrëveshjes së Prizrenit nga ana e liderëve shtetëror maqedonas si dhe elitës intelektuale maqedonase, po edhe ato nga faktori ndërkombëtar.
Reagimet nga liderët maqedonas sado që refuzuese dukeshin ishin edhe të pritshme dhe të natyrës së koniunkturave dhe për nevoja të brendshme për vetë faktin se nga trysnia e kryengritjes së shqiptarëve, binte koncepti i shtetit-komb, mbi të cilin ishte shpallur pavarësia e Maqedonisë në vitin 1991, paçka se edhe koncepti i multietnik, që shfaqej i pashmangshëm, edhe në rrethanat të krijuara nga trysnia e luftës së shqiptarëve, në segmentet kryesore (gjuha zyrtare, simbolet shtetërore, himni e deri te emërtimi zyrtar), shtetit ia ruante karakterin maqedonas.
Të kësaj natyre duhet kuptuar edhe reagimet që erdhën nga faktori ndërkombëtar, që ndonëse shfaqeshin refuzuese ndaj Marrëveshje së Prizrenit dhe atyre që ajo përmbante, më shumë i referoheshin formës se sa përmbajtjes. Madje, kjo e fundit, me ndonjë përjashtim, në pikat kryesore (ruajtja e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror, reformat kushtetuese me të cilat shteti maqedonas trans-formohet nga shteti-komb te shteti qytetar-multietnik) ruante në tërësi qasjen e ndërkombëtarëve ndaj krizës në Maqedoni si dhe zgjidhjes që duhej dhënë, të shpalosura në forumet kryesore ndërkombëtare nga KS i OKB-së, OSBE-ja, BE-ja e deri te NATO-ja, dhe po ashtu, që njëherësh ishin edhe qëndrime zyrtare të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera, të cilat ishin elaboruar edhe në takimet me zyrtarët më të lartë të shteti maqedonas, po edhe me takimet e herë pas hershme me liderët politikë shqiptarë në Maqedoni. Këto qëndrime, po ashtu, vinin edhe nga Shqipëria dhe nga Kosova, ndonëse në rolin e spektatorit të thjeshtë.
Edhe pse SHBA-të, Franca, Gjermania si dhe përfaqësuesit e BE-së sa për sy e faqe, kërkuan nga A. Xhaferi dhe I. Imeri që të heqin dorë nga Marrëveshja e Prizrenit, meqë ajo “kthente në subjekt të marrëveshjes ata që kishin marrë armët”, megjithatë, ata dëshironin që liderët shqiptarë të mbeteshin në koalicionin qeverisës, i cili, shfaqej si garantues i bisedimeve për paqen dhe marrëveshjeve të ardhme. Ky konstalacion ishte i vetmi që pengonte alternativën e luftës.
Këtë e dinin edhe maqedonasit, që ndonëse sulmonin A. Xhaferin dhe I. Imerin si “bashkëpunëtorë të terroristëve” e të ngjashme, ishin të vetëdijshëm se ata ishin të pashmangshëm dhe madje, edhe të dobishëm për vetë çështjen, ngaqë vetëm me anën e tyre, pengonin shfaqjen e Ali Ahmeti në bisedime të drejtpërdrejta si dhe legjitimimin e faktorit luftë, që për opinionin maqedonas ishte i papranueshëm, ndonëse edhe luftëtarët ashtu siç flisnin paralajmëronin se do të merreshin me politikë. Maqedonasit, po ashtu e dinin, se me deklarimin e UÇK-së për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovraniteti shtetëror të Maqedonisë si dhe tërheqjen e tyre nga kërkesa për shtetin dy-kombesh, pra për federalizimin, ia kishin dalë që disfatën në planin ushtarak ta kthejnë në një fitore politike, edhe për vetë faktin se slogani i diskriminimit kombëtar, i dhunës shtetërore ndaj shqiptarëve, “i terrorit demokratik”, e mbi të gjitha i degradimit të shqiptarëve në pakicë dhe të tjera me të cilat kishte filluar kryengritja shqiptare në Tanushë dhe ishte përhapur me të shpejtë në pjesët tjera, ishte rrudhur në atë se “në Maqedoni po luftohet për reforma, luftohet për barazi”, gjë që gjithë çështjes i jep dimensionin e “gabimeve gjatë procesit të shtetndërtimit”, që mund të korrigjohen me marrëveshje, siç do të ndodhëm me atë të Ohrit.
Dhe, meqë ishte arritur deri te një modus që “reformat demokratike” të shërojnë “gabimet e tranzicioneve demokratike”, siç kishe filluar të fliste propaganda mediatike e Shkupit, pra kur UÇK-ja gjithë çështjen e shihte te “receta e reformave dhe shteti multietnik”, dhe jo të ndryshimet kushtetuese, atëherë ishte e pritshme, që nga maqedonasit, “intermexoja” midis “luftës dhe paqes” të shfrytëzohet që faktori ushtarak shqiptar, meqë kishte hequr dorë nga kërkesat që do ta rrezikonin shtetin maqedonas dhe nuk paraqiste më kërcënim për copëtimin e tij e të tjera rreziqe që mund t’i vinin, të dobësohet sa më shumë, e me ta edhe faktorët politikë shqiptarë, që do të flisnin me gjuhën e tyre gjatë bisedimeve për paqen.
Kjo në të vërtetë do të shihet me operacionet ushtarake që do të vazhdojnë sapo të jetë shpallur “Marrëveshja e Prizrenit”, me “Vaksince” në katundin Vaksince, më 24 maj 2001 dhe luftimet në Mateç gjatë tri ditëve të ardhshme dhe tëtje-rat gjatë ditëve në vazhdimi kur do të sulmohen Sllupçani, Hotëk dhe Orizore.
Në këto operacione lufte, ndonëse pa pasoja për UÇK-në, e cila edhe më tutje kishte ruajtur pozicionet dhe në disa pjesë edhe kishte përparuar, kishte pë-suar popullata. Forcat policore dhe ushtarake maqedonase, me anën e artilerisë qëllimisht kishin bombarduar vendbanimet e shqiptarëve, shtëpitë dhe pronat e tyre madje edhe bagëtia. Nuk ishin kursyer as infrastruktura publike. Rreziku që u vinte nga shtrirja e luftës nëpër pjesët urbane, operacionet “spastruese” që kryheshin, kishte detyruar shumë prej banorëve të largoheshin prej zonave të luftës në pjesët tjera të vendit, po edhe në drejtim të Kosovës.
Kundërpërgjigjja e UÇK-së ndaj këtyre veprimeve luftarake kishte qenë e natyrës mbrojtëse dhe e matur, me lëvizje përpara në drejtimet strategjike pa rrezikuar popullatën dhe pronat e tyre. Të tilla ishin ato në rajonin e Dervenit dhe në Shkup, veçmas në drejtim të Haraçinës, prej nga do të vihen nën mbikëqyrje pikat kryesore përreth Shkupi dhe në drejtim të Kosovës, me çka duhej të ush-trohej trysni e mëtutjeshme edhe ndaj faktorit ndërkombëtar që mbështeste forcat maqedonase.
Veprimet luftarake të forcave policore dhe ushtarake maqedonase të trumbetuara si ofensivë përfundimtare ndaj pozicioneve të UÇK-së për rrënimin e saj, të cilave nuk u besonte kush, në të vërtetë dëmtonin popullatën shqiptare të viseve të shpallura si zona lufte në mënyrë që prej andej të shpërnguleshin me çka ata do t’i paguanin “koston” rebelimit me armë. Por, tymi që vinte nga andej si dhe pamjet e luftës propaganduese, do t’i shërbejnë Trajkovskit për shpalljen e “Planit për paqe”, që shprehte idenë “se zhvillimet e mëtutjeshme duhej të drejtohen në dy kahe: Në marrëveshjen për reformat politike, sipas kërkesave të UÇK-së, që duhet bërë me partitë politike shqiptare PPD-në dhe PDSH-në, me kushte që ato të ndiqnin rrugën e veprimit kundër UÇK-së dhe në idenë për zhdukjen e UÇK-së me përdorimin e forcës”. Ky plan, në katër faza, duhej të zgjaste jo më shumë se një muaj e gjysmë.
Në këto rrethana, pra kur Shkupi kishte filluar të keqpërdorte gatishmërinë e shqiptarëve për kompromise të dhimbshme, çfarë kishin bërë në të vërtetë me Marrëveshjen e Prizrenit, më 11 qershor, kemi edhe futjen e njësive të UÇK-së në Haraçinë, vendbanim në hyrje të Shkupit.
Ishin këto operacione spkektakultare të luftëtarëve shqiptarë, që për pak iu kthyen strategjisë së luftës, me çka, faktori ndërkombëtar përfundimisht u bind se shteti maqedonas, përkundër fjalëve të mëdha, nuk ishte në gjendje që konfliktit të armatosur me UÇK-në t’i jepte përgjigje ushtarake, pra të fitonte luftën, siç fliste pareshtur. Përkundrazi, u pa qartë, se UÇK-ja ishte në gjendje që ta vazhdonte luftën me sukses dhe në përputhje me të, sipas nevojës, serish t’u kthehej kërkesave maksimaliste: federalizimit të Maqedonisë mbi parimet e shtetit dy-kombesh, ose të kantonizimit.
Haraçina, pra, kur u pa qartë se luftëtarët shqiptarë ishin në gjendje që luftën ta kthenin në mjet të politikës edhe me kërkesat nismëtare që do të mbështeteshin me fakte të kryera (ndarja e brendshme Maqedonisë në përputhje me “Iliridën”), e gjitha i dha përgjigje fundit të luftës dhe fillimit të bisedimeve për paqen, që do të përmbyllen me “Marrëveshjen e kornizës së Ohrit”, e nënshkruar në Shkup, më 13 gusht 2001.
Ato që ndodhën nga mesi i qershorit deri nga fillimi i gushtit e deri te nënshkrimi përfundimtar, ishin vetëm pjesë e një skenari kryekreje ndërkombëtar (NATO-BE), që i duheshin një epilogu, ku lufta nuk duhej të kthehej në sukses, e as paqja në disfatë, por në një normalitet politik të dobishëm “për të gjithë”.
Nga ky këndvështrim duhet parë edhe ato që ndodhen në Maqedoni brenda shtatë muajsh me çka iu hapën dyert tri zhvillimeve:
a) Hyrjes së NATO-s në Maqedoni
b) Ridefinimit të shtetit maqedonas nga shteti kombëtar, në shtet qytetar multietnik, sado që ky formulim shtetit do t’ia ruajë karakterin maqedonas me riformulimin në Kuvendin e Maqedonisë, dhe
c) Pajtimit të shqiptarëve me realitetet e reja politike në shtetin maqedonas,
të cilat mbetën thuajse të njëjta me ato të para luftës.
Si do të shihet, përfituesi më i madh do të jenë liderët ushtarakë të UÇK-së, nga trashëgimia e “Lëvizjes Popullore të Kosovës” (LPK), dega e Zvicrës, që siç kishte ndodhur edhe me rastin e luftës së Kosovës, armët e dorëzuara do t’i zëvendësojnë me ato të posteve të partive politike, do të kyçen në jetën politike të vendit.
“Partia e Demokratike e Integrimeve” (PDI) e Ali Ahmetit, do t’i fitojë zgjedhjet e para “të shteti multietnik” dhe në këtë mënyrë ia doli, që me oreolin “e partisë së luftës”, t’ia marrë primatin politik edhe Arben Xhaferit për të vazhduar ku kishte mbetur ai – kthimit në pjesë të mekanizmave institucional të drejtuar nga politikanët maqedonas pa ia dalë që të ndryshojë gjendjen për të cilën edhe ishte luftuar, gjë që nga ky këndvështrim, kjo luftë, mbetet e papërfunduar.
( Fragment nga librit “Maqedonia nga antika deri te koha jonë”, Prishtinë, 2019)/KultPlus.com
Pushime në Shqipëri? Ajo është destinacioni i verës. Plazhe, gjire sekrete dhe fshatra me shpirt të lashtë. Kështjella me pamje nga deti, vende arkeologjike të fshehura në pyje dhe mikpritje e ngrohtë, shkruan Francesca Masotti në një artikull të botuar në të përditshmen italiane “Vanity Fair Italia”.
Udhëtoni pas në kohë dhe humbisni mes rrënojave antike, pushoni në plazhet idilike dhe kushtojini disa orë vizitave kulturore në vendin mesdhetar!
Nuk është rastësi që “Lonely Planet” dhe “New York Times” e kanë përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve kryesore për të kaluar pushimet. Toka e Shqiponjave është destinacioni i ri në modë në Mesdhe.
“Shqipëria është një vend me përmasa të vogla, por gjeografikisht shumë i larmishëm. Nga Alpet veriore deri te plazhet përgjatë bregdetit jugor, duke kaluar nëpër qytetet e artit, fshatrat, lagunat, liqenet dhe zonat arkeologjike, është një destinacion udhëtimi që kënaq nevojat e çdo vizitori”, tha ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në Forumin FESTA në Tiranë.
“Pa harruar se territori ynë përshkohet nga Lumi Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës – një habitat vendimtar në ruajtjen e llojeve të ndryshme të kafshëve dhe bimëve – i cili sapo është shpallur Park Kombëtar”, shtoi ajo.
Konferenca e parë ndërkombëtare për turizmin u organizua në Ballkan, në fillim të prillit, me pjesëmarrjen e sekretarit të përgjithshëm të UNWTO, Zurab Pololikashvili dhe përfaqësuesve të sektorit të turizmit nga rreth 40 vende.
Të dhënat për turizmin në Shqipëri janë pozitive: këtë e vërtetojnë edhe investimet e rëndësishme në sektorin e hotelerisë – dhe rritja linjave ajrore nga e gjithë Evropa me kryeqytetin, Tiranën – e cila vitin e kaluar u zgjodh Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe këtë vit Kryeqyteti Sportiv Evropian.
Në vitin 2022, Shqipëria u vizitua nga 7,5 milionë turistë të huaj – dhe këtë vit sipas statistikave do të ketë edhe më shumë.
Një shifër shumë e rëndësishme – nëse marrim parasysh numrin e banorëve në vend – 2,8 milionë sipas regjistrimit të fundit.
Mes plazheve, qyteteve dhe aventurave, ja çfarë nuk duhet humbur gjatë një udhëtimi në jug të Shqipërisë!
PLAZHET, PARQET DETARE DHE VENDET ARKEOLOGJIKE
Pak kilometra larg kryeqytetit Tiranë, Durrësi është një nga qendrat më të vjetra të banuara në Ballkan – me vende të rëndësishme arkeologjike, një amfiteatër të madh në zemër të qytetit, i cili në kohët e lashta strehonte deri në 20 000 njerëz.
Durrësi është i rrethuar nga plazhe të njohura gjatë sezonit veror, si Golemi – me plazhe me rërë të imët dhe hapësira me pyje pishe, ideale për familjet që udhëtojnë me fëmijë të vegjël – dhe Kepi i Rodonit, në veri, një kep shkëmbor me plazhe të egra dhe shkurre mesdhetare.
Ideale për t’u zbuluar në fillim të verës, kur turistët janë të paktë dhe klima është ende e butë!
Duke shkuar në jug, Vlora është pikënisja për të zbuluar bukuritë e bregdetit jugor shqiptar.
Qyteti ofron një ndërthurje plazhesh dhe pikash kulturore me interes, duke përfshirë Manastirin e Zvërnecit, lagunën e populluar nga kolonitë e flamingove migratore, Kalaja e Kaninës – qendra historike e restauruar së fundmi, Gadishulli i Karaburunit dhe Parku Kombëtar Detar i Ishullit të Sazanit – ish zonë ushtarake tashmë e hapur për publikun, me disa nga plazhet më të bukura në vend, shpella që janë kthyer në habitat të fokave mesdhetare dhe natyrë të pacënuar.
Pa harruar Radhimën, në jug të qytetit, me plazhet e shumta ku relaksi është kryefjala.
RIVIERA JUGORE
Ajo që lidh Qafën malore të Llogorasë, në jug të Vlorës, me Ksamilin, vendndodhja e fundit shqiptare përpara kufirit grek, është pjesa më magjepsëse e bregdetit në Shqipëri.
Një zonë e karakterizuar nga male, plazhe si në kartolina, fshatra prej guri, manastire, kanione dhe kështjella me pamje nga deti.
Fshatrat si Dhërmi, Vuno dhe Qeparo, me shtëpi tradicionale, kisha të vogla të bardha me kupola blu – janë secili më i bukur se tjetri.
Nga Kalaja e Himarës mund të shijoni pamjet më magjepsëse përgjatë bregdetit, ndërsa Saranda është destinacioni i paharrueshëm për ata që kërkojnë jetë të gjallë nate.
PARKU ARKEOLOGJIK I BUTRINTIT
Pas Ksamilit, Parku Arkeologjik i Butrintit është vendi më i rëndësishëm historik në Shqipëri, me mbetje arkeologjike që datojnë nga epoka ilire deri në mesjetë – i themeluar, sipas Virgjilit, nga Trojani Helenus, i biri i mbretit Priam, i cili u zhvendos në perëndim pas rënies së Trojës.
Rruga, brenda një pylli të harlisur, është e pasur me mbetje arkeologjike, ndër të cilat spikasin teatri romak, bazilika që daton në shekullin e VI, pagëzimorja e hershme e krishterë, porta e luanëve dhe kalaja veneciane, ku ndodhet një muze në të cilin tregohet historia e qytetit antik.
Nga këtu pamja e lagunës përreth të lë pa fjalë. Një vend për t’u admiruar me gjithë shkëlqimin e tij. Me qetësi. Pa turma. Një ëndërr!
ÇFARË TË BËNI NË SHQIPËRI
Ekskursione me çiklizëm: ture në brendësi të Vlorës të organizuara nga “GAIA-Green Adventures Into Albania” për të zbuluar bukuritë natyrore dhe jo vetëm të Shqipërisë.
Një mundësi që nuk duhet humbur për të qenë në kontakt të ngushtë me natyrën e egër të vendit ballkanik – dhe gjithashtu për të vizituar vendet më pak të njohura turistike.
Nisuni nga Saranda për të vizituar plazhet, gjiret dhe disa nga zonat më të bukura dhe ekskluzive të Rivierës jugore Shqiptare – të shoqëruar nga guida vendase që e njohin në mënyrë perfekte zonën dhe historinë e saj./atsh/KultPlus.com
Kalaja e Gjirokastrës është monumenti më i vizituar në vend, teksa prej fillimit të vitit numëron mbi 120 mijë vizitorë vendas dhe të huaj.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se qyteti i UNESCO-s po tërheq edhe numrin më të lartë të vizitorëve.
“Kalaja e Gjirokastrës renditet e para ndër sitet kulturore me 120 723 vizitorë nga janari në korrik që kanë zbuluar shpirtin, historinë dhe vlerat e këtij monumenti për të zbritur më pas në atraksionet e tjera magjike të qytetit UNESCO”, theksoi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Turistët e huaj përbëjnë edhe numrin më të lartë të vizitorëve, ndërsa ata vijnë nga Europa, SHBA e deri nga Australia.
Kalaja është një histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës dhe përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.
Kalaja u bë e njohur në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot.
Duke filluar nga viti 1968 skena e gurtë e Kalasë së Gjirokastrës do të priste me bujari instrumentistët, këngëtarët dhe valltarët e folkut në kuadër të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës.
Njëkohësisht gjatë këtyre viteve mjediset e Kalasë kanë shërbyer edhe për organizimin e koncerteve, spektakleve dhe panaireve të ndryshëm kulturorë. Kalaja e gurtë është edhe një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO.
Pse lexojmë? Për Franz Kafkën, libri është “sëpata për liqenin e ngrirë brenda nesh”.
“Ne mendojmë se duhet të lexojmë vetëm librat që na lëndojnë. Zot i madh, librat që na bëjnë të lumtur janë ata që mund t’i shkruajmë vetë nëse është e nevojshme. Por ne kemi nevojë për libra që na hidhërojnë thellë, që na godasin si fatkeqësi, si vdekja e dikujt që e kemi dashur më shumë se veten. Libri është sëpata për liqenin e grirë brenda nesh. Ky është mendimi im”.
Për Carl Sagan, libri është prova se njerëzit janë të aftë për gjëra të magjishme, pasi libri na lejon të udhëtojmë në kohë e vende të ndryshme.
Por gati një gjysmë mijëvjeçari më parë, Galileo Galilei (shkurt 1564–janar 1642), një nga iluminuesit më të mëdhenj në histori, bëri një vëzhgim të ngjashëm mbi fuqinë e leximit, mbi aftësinë e leximit për të mbushur mendjen dhe shpirtin e njerëzve me idenë e fuqive të mbinatyrshme, si udhëtimi në kohë dhe telepatia.
“Çfarë mendjeje sublime pati ai që gjeti mënyrën për të komunikuar mendimet e tij më të thella; për të folur me njerëz në kohë e vende të ndryshme; për të folur me ata që nuk kanë lindur ende e që mbase nuk do të lindin edhe për mijëra vite të tjera. Dhe me çfarë thjeshtësie! Të marrim një moment dhe të admirojmë këtë shpikje të madhe të njerëzimit”./botimeshqip.com/ KultPlus.com
Ish-presidenti Donald Trump njoftoi për një sulm kibernetik ndaj një prej faqeve të internetit të fushatës së tij.
Ndërsa ende po zbulohen detaje rreth këtij rasti, kandidati republikan për Nënpresident, JD Vance dha disa intervista të dielën, në të cilat ai sulmoi kandidatët demokratë për President. Ndërkaq, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, Nënpresidentja Kamala Harris dhe Guvernatori i Minesotës Tim Walz vazhdojnë fushatën të cilën e kanë përqëndruar në çështjet ekonomike.
Lajmi për sulmin kibernetik ndaj kandidatit republikan për President Donald Trump vazhdoi të mbizotërojë njoftimet e shtypit disa orë pasi ai shkroi për këtë të shtunën në platformën e tij të mediave sociale “Truth”.
Ai shkroi: “Sapo u informuam nga firma ‘Microsoft’ se një nga faqet tona të shumta të internetit ishte sulmuar nga qeveria iraniane”. Zyrtarët iranianë i kanë hedhur poshtë akuzat.
Dokumentet që dyshohet se janë marrë përfshinin informacione për kandidatin republikan për Nënpresident, JD Vance. Ai u shfaq të dielën në disa media, por pyetjet u përqëndruan tek gara presidenciale.
Në rrjetin ABC, senatori i Ohajos i hodhi poshtë kritikat për deklaratat mbi familjen që ai ka bërë në të kaluarën dhe e ridrejtoi vëmendjen te politikat e kandidatëve demokratë.
“Pse nuk flasim për inflacionin? Pse nuk flasim për faktin se çmimet e ushqimeve janë të papërballueshme për shkak të politikave të Kamala Harrisit?”, tha zoti Vance.
Ekonomia ishte gjithashtu një pikë diskutimi në një tubim të së shtunës të Nënpresidentes Harris në Las Vegas.
“Premtimi im kur të bëhem presidente është se ne do të vazhdojmë luftën tonë për familjet e shtresës së mesme, duke përfshirë rritjen e pagës minimale dhe heqjen e taksave për bakshishet e kamarierëve”, tha Nënpresidentja Harris.
Rivali republikan bëri një premtim të ngjashëm në të kaluarën dhe akuzoi zonjën Harris për vjedhjen e zotimit të tij për të hequr taksat mbi bakshishet e punonjësve të restoranteve.
Edhe pse janë shtuar thirrjet që zonja Harris të japë më shumë detaje rreth planeve të saj ekonomike, vrulli i fushatës është i pamohueshëm, tha senatorja demokrate Amy Klobuchar në rrjetin ABC.
“Ajo i ka dhënë zemër vendit duke filluar nga Filadelfia në Viskonsin e deri tek tubimi në Arizona me mbi 15,000 pjesmarrës. Njerëzit janë të interesuar të ecin përpara”, thotë senatorja Klobuchar.
Zonja Harris do të kthehet në Uashington të dielën pas një aktiviteti politik në San Francisko. Ajo dhe presidenti Joe Biden pritet të bëjnë një paraqitje publike së bashku të enjten në Meriland.
Ish Presidenti Donald Trump është planifikuar të mbajë fjalim për ekonominë të mërkurën në Karolinën e Veriut./ voa/ KultPlus.com
Mbi 200 këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë popullorë për tri mbrëmje me radhë e kthyen Kotën në një sofër të madhe të folklorit e këngës tradicionale labe, ku u zhvillua Festivali Folklorik i Bashkisë Selenicë 2024.
22 grupe polifonike u ngjitën në të tri netët e edicionit të dytë të Festivalit Folklorik të Bashkisë Selenicë.
“Si asnjëherë më parë të bërë bashkë kaq shumë këngëtarë të këngës labe, të gjithë bashkë shënuan ngjarjen më të madhe kulturore të zonës duke përcjellë mesazhe të forta të ruajtjes dhe përcjelljes me plot dashuri të trashëgimisë shpirtërore si një nga pasuritë më të mëdha të kulturës jo materiale të zonës” shkroi Bashkia Selenicë në faqen e saj online.
Bashkia falenderoi të gjitha grupet pjesëmarrëse ( konkurues e të ftuar) të cilët me performancat e tyre treguan seriozitet në përgatitje por edhe vlera të qenësishme në këngët e interpretuara. Gjithashtu vlerësoi edhe artëdashësit e zonës, banorët e Kotës sidomos, të cilët për tri mbrëmje ndoqën me shumë kërshëri festivalin duke e kthyer qendrën e Kotës në një mjedis të vërtetë festiv.
Në realizimin me sukses të aktivitetit ndihmuan Qarku Vlorë, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore si dhe Regione Pulia, Itali.
Juria e festivalit e përbërë nga prof. Bardhosh Gaçe, “Mjeshtër i Madh”, Kristo Çipa, ” Mjeshtër i Madh” dhe Bexhet Mahmuti, këngëtar i shquar i Qarkut Vlorë, ndau këto çmime:
Çmimi i Parë – Grupi Polifonik i Sevasterit
Çmimi i Dytë – Grupi Polifonik i Lubonjës
Çmimi i Tretë – Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”
Çmimi i Tretë – Grupi i Vllahëve , Selenicë/ atsh/ KultPlus.com
Kleopatra ishte një grua, një mbretëreshë dhe nënë tepër moderne, e arsimuar dhe poliglote.
“Ajo ishte e bukur, por njëkohësisht edhe viktimë e dëshirës së saj për të magjepsur të tjerët”, është përshkrimi që historiani dhe prezantuesi i famshëm italian, Alberto Angela bën për mbretëreshën egjiptiane.
Alberto Angela ka bërë prezantimin e librit ”Kleopatra, mbretëresha që sfidoi Romën dhe pushtoi përjetësinë”, libër i cili është botuar nga Christian Greco, drejtori i Muzeut Egjiptian të Torinos.
”Kleopatra është një prani e fortë në muzeun tonë edhe pse ishte greke. Ne kemi një bust që i atribuohet, së bashku me djalin e saj Cesarione. Unë kam vizituar muzeun disa herë, dhe sa herë e vizitoj ndiej një emocion të madh”, theksoi Angela. /KultPlus.com
Të hënën, më 19 gusht, do të fillojë Seminari XLII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, dhe këtë vit shënohet përvjetori i 50-të jubilar. Ky Seminar organizohet për studente/ë e studiues/e që merren me probleme të gjuhës, letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.
“Rreth 200 studentë dhe studiues të shkencave albanologjike nga vende të ndryshme të botës nga 19 deri 30 gusht 2024, do të qëndrojnë në Universitetin e Prishtinës dhe gjatë këtyre ditëve do të ndjekin kurset e mësimit të gjuhës shqipe, si dhe do të shpalosin hulumtimet e tyre shkencore në fushën e albanologjisë”, thuhet në njoftim.
Në këtë seminar përveç që do të zhvillohen aktivitete të rëndësishme kulturore e shkencore, do të ligjërojnë edhe disa nga shkencëtarët më të njohur të dijeve albanologjike në botë.
Në këtë edicion do të mbahen këto ligjërata shkencore: – Paul Heggarty: A New Database, Family Tree and Origins Hypothesis for the Indo-European Language Family — What Place for Albanian, E MARTË, 20 GUSHT 2024, Ora 11:00 (Fakulteti i Filologjisë) – Yll Rugova/Belgjikë: Alfabeti më i vjetër origjinal i shqipes: në dritën e një burimi të ri, E MËRKURË, 20 GUSHT 2024, ora 11:00 (Biblioteka Kombëtare) – Shaban Sinani/Shqipëri: Një vështrim krahasimtar letërsisë sociale në Ballkan në periudhën mes dy luftërave, E ENJTE, 22 GUSHT 2024, Ora 11:00 (Fakulteti i Filologjisë) – Oliver Jens Schmitt/Austri: Prishtina and Kosova in the late Ottoman period – the view of Austro-Hungarian diplomats, E HËNË, 26 GUSHT 2024, Ora 11:00 (Salla e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës) – Jose M. Floristan/Spanjë: The Albanian communities of Naples and Sicily (16th and 17th c.): between the Balkan revolt and the service to the Spanish crown, E HËNË, 26 GUSHT 2024, Ora 18:00 (Fakulteti i Filologjisë) – Ranko Matasović/Kroaci: Latin Loanwords in Albanian: Problems of Relative Chronology, E MARTË, 27 GUSHT 2024, Ora 11:00 (Fakulteti i Filologjisë) – Francesco Altimari/Itali: Realizime dhe projekte të katedrës së shqipes të Universitetit të Kalabrisë në shërbim të albanologjisë dhe komunitetit arbëresh, MËRKURË, 28 GUSHT 2024, Ora 09:00 (Fakulteti i Filologjisë) – Rexhep Ismajli/Kosovë: Studimet e shqipes në ish-Jugosllavi, E ENJTE, 29 GUSHT 2024, 09:00 (Fakulteti i Filologjisë) – Phil Hubbard/Amerikë: Memories of the 1977 seminar: How it influenced my life’s path, E PREMTE, 30 GUSHT 2024, 9:00 (Fakulteti i Filologjisë) Ndërsa më datë 26 GUSHT, ora 19:00 në ambientet e Fakultetit të Filologjisë do të organizohet një tryezë shkencore për Ismail Kadarenë.
Organizatorët e Seminarit kanë njoftuar se të gjitha aktivitetet do të jenë të hapura për publikun./ KultPlus.com
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, është takuar me vajzat e klubeve të futbollit nga Prishtina, Malisheva e Vitomirica e Pejës.
Presidentja Osmani me këtë rast është shprehur se e ardhmja është më ndritur kur dihet se secila vajzë mund të shkëlqejë në çdo arenë.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, së bashku me vajzat e jashtëzakonshme të klubeve të futbollit nga Prishtina, Malisheva e Vitomirica e Pejës.
E ardhmja është më ndritur kur çdo vajzë mund të shkëlqejë jo vetëm në fushën e futbollit, por në çdo arenë, duke e ditur se vlerësohet dhe duke e ditur se mund të arrijë gjithçka”, ka shkruar Presidentja Osmani./ KultPlus.com
“Imagjinata është instrumenti kryesor për shëndoshjen morale të njeriut.”
Persi Shelli
Uilliam G. Golding njihet në botë jo vetëm si shkrimtar i prozës së bukur, por dhe si zhbirues i mendjes dhe shpirtit të njeriut të lirë. Përmes magjisë së fjalës dhe metaforës mitike ai zbret deri në bodrumet e subkoshiencës, për të vrarë “bishën”, që fshihet brenda shpirtit të njeriut.
Kush është Ulliam Golding
Ai lindi në një familje intelektuale më 19 shtator të vitit 1919, në Saint Columb Minor, në Kornuell. I ati ishte drejtor i një shkolle fillore, ndërsa e ëma aktiviste e lëvizjes për të drejtat elektorale të grave. Gjatë kryerjes së studimeve të larta në Oksford ai u shqua jo vetëm për mësimin e greqishtes së vjetër, por dhe për poezitë e tij të para, të cilat në vitin 1934 do t’i përmblidhte në vëllimin poetik “Poema”. Pas diplomimit, në vitin 1935 do të vendoset në një komunitet pranë Londrës, ku afrohet shumë me mendimin filozofik austriak. Në vitin 1939 martohet me Ann Brookfield, kimiste. Gjatë Luftës së Dytë Botërore atij i besohet komanda e një anijeje luftarake. Pas lirimit nga shërbimi ushtarak rifillon të japë mësim, të cilin e braktisi përfundimisht në vitin 1961, për t’u vendosur në zonën e Selisbërit. Në vitin shkollor 1961-1962 punon si profesor i jashtëm në kolegjin Hollings në Virxhinia, ndërsa më pas do të ftohet të japë mësim në disa nga universitetet më të mira britanike. Ishte koha kur Goldingu afrohet më shumë me prozën. Për punë dhe krijimtari të gjerë artistike, ai u nderua me medalje të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare si “Diploma ad honorem e Sorbonës”. (1982) Ndërsa më 6 tetor të vitit 1983 u nderua me çmimin e madh “Nobel” për letërsinë, me motivacionin: “Për romanet e tij, që me qartësinë e rrëfimit realist, si dhe me larminë e përgjithësimin e mitit, hedhin dritë mbi gjendjen e njeriut në botën e sotme”.
Më 10 dhjetor të vitit 1983 në banketin e “Nobelit” laureati Uilliam Golding, përmes fjalimit të tij me titullin kuptimplotë “Që kufijtë të kalohen lehtë”, u dha burrave të shteteve të botës një mesazh të bukur bashkimi dhe komunikimi mes kombeve dhe vendeve të gjithë rruzullit tokësor.
Ja si u drejtohet ai atyre: “Kthehuni ca. Bëni një hap prapa. Marrëveshjes midis jush nuk i duhet zgjuarsi, shtjellim, manovrim, i duhet mendja e shëndoshë dhe, mbi të gjitha, një zemërgjerësi e guximshme…Kjo do të kishte sukses, sepse do të ndeshej me një lehtësim gjithëbotëror…”.
Uilliam G.Golding ndërroi jetë më 19 korrik të vitit 1993, në Uilthshire të Anglisë.
Krijimtaria e Goldingut është sa e gjerë, aq dhe e larmishme. Ai ka shkruar poezi, skenarë filmash dhe drama. Por ata që e bënë Goldingun me famë të rrallë janë romanet e tij të lexuar në të gjithë botën, si: “Trashëgimtarët” (1955), “Rënie e lirë” (1959), “Rrotull” (1964), “Piramida” (1967), “Perëndia e akrepit” (1971), “Errësira e dukshme” (1979), “Gjuha e dyfishtë” (1995), triologjia “Deri në skajet e tokës”, etj.
ROMANI “PERËNDIA E MIZAVE”, NJË KAMXHIK SARKASTIK MBI BOTËN E SOTME KONFLIKTUALE
Një nga romanet e tij më të mirë të këtij shkrimtari të madh, të cilin e kemi bërë objekt të këtyre shënimeve të shkurtra është “Perëndia e mizave”. Ky roman dallohet jo vetëm për problematikën e tij interesante, por, veçanërisht, për stilin e papërsëritshëm dhe gjuhën e rrallë. Dhe për të shijuar këtë magji, ndoshta mjafton të lexosh këtë roman me një brendi sa reale, aq dhe metaforiko-mitike. Romani “Perëndia e mizave”, botuar që në vitin 1954 nga Tomas Eliot, është quajtur metaforë e Satanait. Ngaqë u pëlqye shumë, veçanërisht, nga rinia studentore e kohës, ai u ribotua me 14 milionë kopje. Në qendër të subjektit të romanit qëndron sjellja e një grupi fëmijësh britanikë, të cilët, si pasojë e një fatkeqësie ajrore, izolohen mbi një ishull tropikal. Ka ndodhur një shpërthim atomik dhe fëmijët janë larguar me një avion të pajisur me një tub të çmontueshëm pasagjerësh. Duke fluturuar sipër deteve tropikale, avioni është sulmuar dhe ka lëshuar tubin, i cili është përplasur në xhunglën e një ishulli të pabanuar. Avioni mori flakë. Ndërsa mbetjet e tubit nga furtuna janë degdisur në det të hapur. Sipas kritikës letrare të kohës romani “Perëndia e mizave”, ka vlera të veçanta jo vetëm se na tregon errësirën e zemrës së njeriut, por dhe, sepse ai na nxit për të depërtuar brenda botës shpirtërore të tij.
Pikërisht, këtu e gjen shprehjen e vërtetë dhe kuptimi realist i sentencës së bukur të Shellit, i cili theksonte se imagjinata është instrumenti kryesor për pastrimin moral të njeriut. Fëmijët, në ditët e para, edhe pse të izoluar e të shqetësuar shumë për fatin e tyre fillojnë të hedhin hapat e para të bashkëjetesës e mirëkuptimit, ndërsa më vonë ata sa vjen e bëhen më dëshpërues e agresivë, derisa arrijnë në përplasje fatale. Ngjarjet e romanit zhvillohen mbi një fabul sa imagjinare, aq dhe koherente. Ato janë refleksione letrare mbi rezultatet e një eksperimenti, që Goldingu deshi të bënte, kur ishte mësues me nxënësit e klasës së katërt fillore, i cili kishte për qëllim realizimin e mësimit dhe edukimit të tyre pa praninë e mësuesit. Më vonë ai do të bindet se një mësim i tillë, pa praninë e mësuesit dhe të rriturve ishte një utopi, sepse njeriu si qenie shoqërore nuk mund të mësohet dhe të edukohet i izoluar si në sera apo si fidanët e mbjellë në kubikë, që kaliten në fusha të hapura.
Fëmijët, sapo zbresin në ishullin e izoluar ndahen në dy grupe rivale. Në grupin e gjahtarëve që frymëzohet nga Xheku dhe në grupin e rojtarëve të zjarrit, që drejtohet nga Ralfi, përplasja e të cilëve do të sjellë konflikte tragjike. Ja si e përshkruan autori këtë konflikt të ashpër: “Përballë tyre ishte një xhungël si shkëmb, pikërisht atje ku shkëmb s’duhet të kishte…Ralfi u turr si mace e kërcënuar me shtizë, duke hungëruar, ndërsa egërcaku, Xheku, u përplas mëdysh…” (313). Romani, në thelb, është një kamxhik sarkastik ndaj botës konfliktuale që e ka zhytur njerëzimin në gremina të thella. Shigjetat fshikulluese autori i drejton si kundër fetishizimit të progresit të teknologjisë botërore, ashtu edhe kundër interpretimi jo real të së keqes dhe të mëkatit. Sipas studiuesve të mëdhenj të artit e të letërsisë, I. Gregor dhe M. Kinkeod, dy elementet kryesore që i japin jetë brendisë së një romani, janë fabula dhe fiksioni. Por që një roman të pëlqehet shumë nga lexuesit, ka rëndësi të veçantë që këto dy elemente bazë të subjektit të harmonizohen mirë dhe në raport të drejtë me njërit-tjetrin. Por në romanin “Perëndia e mizave” ka ndodhur ndryshe. Ai që e ka bërë më të bukur e tërheqës këtë roman është “fiksioni”, i cili ka të bëjë me përshkrimin e eksperimentit për mësimin anarkik të fëmijëve.
Vlerat e romanit nuk qëndrojnë tek utopia e didaktikës së dështuar anarkiste, por tek magjia e fjalës dhe trilli krijues mitik. Ashtu siç ka theksuar Lambert, romanin nuk e bën të bukur vetëm fabula. Në këtë roman është pikërisht fiksioni ai, që i ka dhënë kuptim e vlerë brendisë së tij. Për ta kuptuar këtë realitet mjafton të citojmë pasazhe të shkurtra nga ky fragment: “Shkëmbi i madh mbeti varur, qëndroi në ekuilibër mbi njërin gisht të këmbës, vendosi të mos kthehej, lëvizi përmes ajrit, ra, goditi fort, u rrotullua e fluturoi me uturimë teposhtë në ajri, pastaj u përplas duke hapur një gojë të thellë në tendën e pyllit” (61). Bukuria e vërtetë e këtij romani qëndron në procesin e hulumtimit të natyrës dhe të shpirtit të shprishur të njeriut. Ai kërkon të zhbirojë akullnajën e natyrës degraduese të njeriut në shoqëritë e izoluara dhe të brishta anarkiste dhe egocentriste. Thelbin e fabulës së romanit, Goldingu e merr nga politika raciste e thellësisht nacionaliste, që synon të shfarosë hebrenjtë e popujt e tjerë me çdo mjet, madje dhe nëpërmjet kërpudhave bërthamore, siç ishte ajo e Hiroshimës, me qëllime të mbrapshta hegjemonie dhe sundimi mbi botën.
Ajsbergu i degradimit konfliktual midis fëmijëve të këtij ishulli të çuditshëm tropikal, që në fillim duket sikur fshihet në thellësitë e një deti të përgjumur, sa vjen e zbulohet. Djemtë e ishullit, edhe pse shumë të hutuar, në fillim shijojnë bukuritë e tij të rralla, lojërat fantastike, peizazhin e bukur, aq sa u dukej se do të shijonin parajsën. Filluan përpjekjet për krijimin e asamblesë dhe zgjedhjen e drejtuesve, për përcaktimin e rregullave e normave ligjore, me shpresë se do të gjenin rrugën e vërtetë të shpëtimit nga vdekja. Karakteret e romanit janë sa të zakonshëm, aq dhe të çuditshëm. Të mbetur të izoluar, pa asnjë ndihmë e orientim nga më të mëdhenjtë, ata sa vjen e bëhen më ambiciozë dhe egoistë, më të egër e anarkistë. Xheku, i cili në fillim e kishte të vështirë të vriste një derr, më vonë do të bëhet frymëzues i konflikteve tragjike me shokët, deri sa në fund, në përplasje me Ralfin, humbet jetën. Bota shpirtërore e këtyre fëmijëve është shprehje metaforike e botës shpirtërore të degraduar të më të rriturve. Gjarpërinjtë dhe egërsirat e shumta që trembin e vrasin shpirtin e fëmijëve, s’janë gjë tjetër veçse thelbi i shpirtit të helmuar të njeriut të kohës. Mirazhi, si shprehje e deformimit të gjithçkaje dhe fundi i tmerrshëm i Simonit është pjellë e ligësive grabitqare të kohës. Kjo ligësi duket sikur është krijuar në këtë ishull të izoluar, por në të vërtetë është refleksion i filozofisë ekzistencialiste që rrjedh nga bodrumet e errëta të subkoshiencës frojdiste të njeriut anarkist dhe të keq.
DEPRESIONI MORAL DHE ANARKIA, BURIM I LIGËSISË SË NJERIUT
Në pjesën e tretë të romanit, autori duket sikur i ka vënë qëllim vetes të zbulojë rrënjët dhe burimin e ligësisë njerëzore. Dhe për të burimi i kësaj ligësie është anarkia dhe depresioni moral, të cilat sollën dhe fundin tragjik të Simonit. Ligji dhe rregulli është shpërfytyruar aq shumë, saqë nuk mund ta kuptosh se ku qëndron kufiri mes lojës dhe të vërtetës. Ndërsa qëllimet dhe kërkesat e fëmijëve ndaj vetes banalizohen shumë. Ata tashmë luftojnë për të siguruar një banjë, një qethje, një fshirje hundësh dhe një krem për t’u lyer. Vlerat e veçanta të këtij romani nuk qëndrojnë as tek fabula dhe as tek deduksionet ideo-filozofike, që autori kërkon të përçojë tek lexuesit, por tek aftësia për t’i bërë ata të ndiejnë, të shijojnë dhe të shohin me sytë e shpirtit dhe të mendjes gjithçka që i mrekullon dhe u jep frymëmarrje.
Dhe ajo që e bën këtë roman të lexohet me një frymë është gjuha e gjallë dhe përshkrimet rrëqethëse të natyrës e të dukurive të saj universale. Dielli, deti dhe bukuritë e rralla të ishullit të panjohur përplasen te ne, jo si refleksione emocionale, por si realitete të gjalla magjepsëse që shijohen dhe preken me dorë. Përshkrimin, si mjet të bukur artistik, autori e vë edhe në shërbim të tipizimit të karaktereve si Xheku, i cili dalëngadalë humbet emrin dhe identitetin e vet, aq sa shpesh flet me shtampa e për qëllime abstrakte. Ndërsa Ralfi është shefi i zgjedhur i asamblesë, që deri në fund mbrojti tezën se që fëmijët të shpëtonin nga vdekja, duhet të largoheshin patjetër nga ky ishull i izoluar. Por, që ata të shpëtonin sa më parë, duhet të mbanin me çdo kusht zjarrin ndezur që të rriturit t’i gjenin në këtë humnerë të izoluar, ku ata po vuajnë. Edhe Ralfi nuk mund të shpëtonte nga gabimet dhe veprimet e nxituara. Ai, sapo mbaronte së vallëzuari në ajrin e nxehtë të plazhit, shkruan autori, rikthehej si një avion gjuajtës me krahë të shtrirë, për të “mitraluar” shokun e tij grindavec, Pegin. Sulmi fatal për vrasjen e Simonit filloi si lojë dhe përfundoi në një tragjedi të vërtetë. Vetëm kur kufoma e Simonit degdiset në det të hapur, fëmijët e kuptojnë se ç’ka ndodhur në të vërtetë. Në mënyrë shumë mitike e rrëqethëse përshkruhet në këtë roman përplasja midis Simonit dhe “Perëndisë së mizave”, pas së cilës fshihet Satanai, simboli i bishës së egër metaforike që gërryen nga brenda shpirtin dhe ndërgjegjen e njeriut.
Ja si e përshkruan nobelisti Golding, këtë duel të ashpër mes Simonit dhe kokës së derrit të mbuluar nga mizat e pista, pas së cilës fshihet fytyra e djallit: “Është për të qeshur të mendosh se bisha është diçka që ju mund ta gjuani dhe ta vrisni. E keqja juaj është bisha që keni në shpirt. Djali im i mjerë e humbarak, mos vallë mendon se di më shumë se unë? Në këtë çast Simoni e pa veten brenda një goje të madhe. U rrëzua brenda saj dhe humbi vetëdijen”. (242) Përfundimisht, mund të themi se ky roman ka vlera universale jo vetëm sepse zbulon errësirën e zemrës së njeriut, por edhe sepse është një vepër e rrallë arti, që na tregon rrugën për të hyrë e dalë nga bodrumet e subkoshiencës frojdiste të njeriut. /Konica.al/ KultPlus.com
“Puthja e bukës”, romani i autores së njohur spanjolle Almudena Grandes, ka ardhur në gjuhën shqipe nën përkthimin e Namik Dokles dhe mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
“Puthja e bukës” është romani i njërës prej shkrimtareve më të famshme të Spanjës, në të cilin përplasen dhe kryqëzohen jetët dhe fatet e shumë njerëzve, duke shkaktuar shumëllojshmëri konfliktesh, sa personale, po aq edhe shoqërore.
QKLL e përkufizon këtë roman si shumë tërheqës mbi të sotmen tonë. Në të ngrihen pyetjet: Ç’po ndodh me njerëzit e thjeshtë, të gjendur në syrin e ciklonit të krizës, si po e përballojnë të gjithë ata, çifte dhe të vetmuar, baballarë dhe fëmijë, pleq dhe të rinj, si mund të bëhet dashuria njerëzore një formë e rezistencës?
Me një delikatesë fine, por njëherësh edhe me një thellësi tronditëse, autorja shfaq të gjitha vështirësitë, mungesat dhe pasiguritë, me të cilat përballen personazhet e romanit. Të gjitha këto ndodhin vetëm në një lagje tipike të Madridit.
Namik Dokle eshtë mbështetur nga QKLL jo vetëm në rolin e përkthyesit por edhe atë të shkrimtarit. Ai ishte një prej 6 autorëve përfitues të “Fondit të Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj”, ku libri i tij “Vallëzim me hënën”, u përkthye në spanjisht nga Maria Esperanza Roces González./atsh/ KultPlus.com
Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar të turistëve italianë, të cilët vlerësojnë sigurinë, plazhet e bukura dhe çmimet e lira.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale rrëfimin e njërit prej tyre, i cili ka zgjedhur plazhin e Dhërmiut për të pushuar.
“Ne italianët me pushime në Shqipëri, më mirë se në Itali”, shkruan Rama, krahas videos.
Turisti italian shprehet se ndodhet në Dhërmi prej 3 ditësh, ndërsa vlerëson vendin dhe njerëzit.
“Është për mrekulli, njerëzit janë të shoqërueshëm. Italianët trajtohen shumë mirë, thuajse të gjithë flasin italisht dhe kursen para. Dje hëngra jashtë në Dhërmi në një restorant shumë të bukur pranë detit. 9 persona hëngrëm peshk dhe krudo paguam 300 euro, duke pirë edhe dy shishe spumante”, u shpreh ai.
Po ashtu, turisti italian vlerëson veçanërisht sigurinë.
“Njerëzit janë shumë të sjellshëm. Mund të ecësh qetësisht me orën 30 mijë euro në dorë, me 3 milionë lekë dhe askush s’të thotë gjë. Makinën e lë hapur. Na respektojnë, na duan, na çmojnë”,u shpreh ai.
“Vendi është i mahnitshëm, deti fantastik që të bën mos ta kesh zili fare detin e Sardenjës. Ka plot vende për jetë nate, plot lokale e vende të bukura dhe mund të qarkullosh i sigurt si të ishe në Itali, madje edhe më mirë se në Itali”, shprehet ai./ atsh/ KultPlus.com