Kryeministri Albin Kurti tregoi në një pritje të organizuar për nder të Ditës Kombëtare të Ukrainës se çfarë ka bërë Kosova për ta mbështetur këtë shtet që prej kur Rusia nisi pushtimin e tij.
Kurti tregoi se Qeveria ka miratuar 13 paketa sanksionesh amerikane kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Ai tha se mbështetja e Kosovës për “miqtë ukrainas shkon përtej llogaritjeve politike”.
Kurti tha se mbështetja e Kosovës për Ukrainën “tregon përkushtimin tonë për të vepruar në unitet me partnerët tanë ndërkombëtarë kundër agresionit të paligjshëm dhe të paprovokuar të Rusisë”.
“Rusia ka qenë gjithmonë joeuropiane”, tha ndër tjerash Kurti në një fjalim në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
“Solidariteti ynë [për Ukrainën] është detyra jonë që i përkasim kontinentit europian”, tha ai.
Durrësi po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, falë edhe thesareve të tij kulturore dhe historike. Amfiteatri Romak, një nga atraksionet kryesore të qytetit antik, mahnit vizitorët me historinë dhe arkitekturën e tij të lashtë.
“Jam nga Sllovakia, Amfiteari është shumë i bukur. Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe mendoj që është mahnitëse.”
“Më pëlqen ky vend, historia e tij, edhe mozaikët që pash.”
“Kthehemi për të disatën herë në Shqipëri sepse më pëlqen shumë, veçanërisht Durrësi”.
“Është shumë i bukur ky sit, historia e tij është interesante po aq sa mënyra që i ka rezistuar kohës.”
Amfiteatri, i ndërtuar në shekullin e II Pas Erës Sonë gjatë periudhës Romake, mbetet një nga destinacionet turistike më të vizituara në vend. Statistikat tregojnë një rritje të dukshme të interesit të vizitorëve gjatë periudhës Janar-Korrik.
Jona Saraçi, specialiste në Qendrën Muzeore të Durrësit, thekson se turistët që e vizitojnë Amfiteatrin i përkasin grupmoshave të ndryshme, por mbizotëron mosha e tretë.
Amfiteatri ka një kapacitet prej rreth 15,000 spektatorësh dhe është përdorur për lojëra gladiatorësh dhe shfaqje të tjera publike në atë periudhë.
Me kalimin e kohës, ai ka mbetur një dëshmi e fuqishme e historisë dhe traditës së lashtë të Durrësit, duke tërhequr çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj./klantv/ KultPlus.com
Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot rektorët e rinj të universiteteve.
Gjatë fjalës përshëndetëse në ceremoninë e dekretimit, Presidenti Begaj theksoi sfidat me të cilat përballet arsimi i lartë shqiptar dhe misionin e drejtuesve të universiteteve publike.
Të pranishëm në ceremoni ishin ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medies, Ina Zhupa si dhe kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.
Presidenti e cilësoi këtë ditë si pikënisje që do të shënojë fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tyre akademike, një mundësi e vlefshme për të hedhur themelet për një përvojë të re e të pasur universitare.
“Të sapozgjedhur në këtë detyrë të rëndësishme, ju po bëheni tashmë drejtues të një komuniteti dinamik, të gatshëm për t’u ballafaquar me sfidat që dikton e sotmja dhe e ardhmja e vendit. Ju dhe universitetet që do të drejtoni ndani objektiva të përbashkëta dhe bashkoheni në dëshirën e arritjeve të larta akademike për të kontribuar pozitivisht në shoqërinë tonë dhe farkëtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë”, u shpreh Begaj.
Sipas Begajt, rektorët kanë sot përgjegjësinë dhe privilegjin të krijojnë kushtet ku rinia shqiptare mund të shfrytëzojë plotësisht potencialin e vet human dhe profesional.
“Është detyra juaj të siguroni që universitetet tona të jenë vende ku ndriçon dija, ku studentët të frymëzohen dhe motivohen, ku nxitet liria akademike, ku rritet cilësia e mësimdhënies, ku kultivohet, përmirësohet dhe promovohet kërkimi shkencor, ku krijohet një mjedis që nxit mendimin kritik, krijimtarinë dhe inovacionin”, shtoi ai./atsh/ KultPlus.com
Hipur kalit të shfrenuar të mendimeve, Goveni kalëronte diku larg, shumë larg. Një ndryshim i padëgjuar kishte ndodhur. Markezi dë Lantenak ishte shpërfytyruar, ai e kishte parë me sytë e tij. Kurrë s’do ta kishte besuar se një ndryshim i tillë, kishte ardhur nga ndonjë ndërlikim i ngjarjeve. Nuk do ta kishte imagjinuar kurrë, as në ëndërr, se diçka e tillë mund të ndodhte. E paparashikuara, ajo forcë e pashpjegueshme, që e bën njeriun lojë të vullnetit të saj kapriçioz, e kishte plagosur Govenin dhe e mbante atë nën pushtetin e saj.
Goveni kishte para vetes të pamundurën që ishte bërë e mundur, madje e dukshme, prekshme, e pashmangshme, dhe e pamëshirshme. Ç’mendonte për këtë? Nuk ishte fjala t’i bënte bisht, por të merrte një vendim. Ishte shtruar një problem përpara tij dhe ai s’mund t’i ikte. Një problem i parashtruar nga kush? N ga ngjarjet. Dhe jo vetëm kaq. Sepse, kur këto ngjarje- që janë të ndryshueshme, – na ofrojnë një problem, drejtësia – që është e pandryshueshme, – na thërret ta zgjidhim atë. Prapa resë që na bën hije, qëndron ylli që na ndriçon me dritën e tij. S’i shpëtojmë dot as dritës, as hijes së tij.
Goveni, si në një marrje në pyetje, kishte dalë përpara dikujt. Dikujt që ishte më i tmerrshëm se çdo gjykatës: ndërgjegjes së tij. Goveni ndiente se gjithçka lëkundej brenda tij. Zgjidhjet, premtimet, vendimet e tij të sakta, të drejta dhe të padiskutueshme, të gjitha lëkundeshin e tronditeshin në thellësi të shpirtit të tij. Dridhje, ndoshta edhe “tërmete” bien edhe në një shpirt njerëzor. Sa më shumë mendonte për çka kishte parë, aq më shumë e ndiente atë lloj tërmeti. Dhe shqetësohej, shpërqendrohej. Ai besonte se ishte, dhe, në fakt, ishte në absoluten. Mirëpo, sapo kishte zënë të shfaqej një absolute tjetër, më e lartë, superiore. Mbi absoluten e revolucionit, ishte absolutja njerëzore.
Çka po ndodhte nuk mund të shmangej; ngjarja ishte e rëndë. Edhe Goveni bënte pjesë në këtë ndodhi. E kjo do të thoshte se ai s’mund të dilte apo të tërhiqej prej saj, pavarësisht që Simurdeni kishte thënë: “Kjo punë nuk të përket më”. Goveni ndiente në vetvete diçka të ngjashme me atë që pëson një pemë kur e shkulin me gjithë rrënjë. Çdo njeri ka bazamentin e tij, e çdo lëkundje e këtij bazamenti, shkakton tronditje e pështjellim, e pas tronditjes e pështjellimit vjen një turbullirë e thellë.
Goveni po e vuante këtë turbullirë. Shtrëngonte kokën me duar, sikur të nxirrte prej saj të vërtetat që i duheshin. S’ishte i lehtë orientimi në atë lloj turbullimi: përkundrazi, s’kishte gjë më të vështirë; ai kishte para vetes shifra të tmerrshme, dhe duhet të nxirrte totalin. Përpiqej t’i dilte në fund, duke u sforcuar të riorganizonte idetë e tij, të disiplinonte kundërshtitë brenda tij, dhe të përmblidhte faktet e ngjarjet. I duheshin edhe vetë Govenit. E kujt nuk i ka ndodhur, në një çast sublim, të bëjë për vete një raport, apo ta marrë në pyetje veten e tij, kur është fjala itinerarin që duhet të ndjekë, si për të bërë përpara, ashtu edhe për t’u tërhequr pas.
Goveni kishte qenë pjesëtar i një mrekullie. Kishte parë se si, në të njëjtën, zhvillohej luftë tokësore dhe luftë qiellore. Lufta e së mirës kundër së keqes, ku një zemër e frikshme ishte mposhtur e thyer copash. Duke pasur parasysh njeriun me të gjitha të këqijat e tij: dhunën, verbërinë, krenarinë, egoizmin, për Govenin ishte vërtet një mrekulli. Humanizmi kish fituar mbi njeriun. Njerëzorja mbi çnjerëzoren. Po me çfarë mjetesh, vallë? Si? Qysh? Tek? Të mundej kështu një kolos i mërisë dhe i urrejtjes? Me çfarë arme magjike? Me magjinë e një djepi. Goveni ishte mahnitur. Verbuar.
Në kumin e luftës civile, të përplasjeve për jetë a vdekje dhe të të gjitha hakmarrjeve, në çastin më të errët dhe më të dhunshëm të pështjellimit, kur krimi villte flakët e tij dhe urrejtja gjithë të zezat e saj, kur lufta atë çast gjithçka e kthente në plumb, ku s’merrej vesh ku ishte e drejta, e ndershmja dhe e vërteta, papritmas e panjohura, paralajmëruesja misterioze e shpirtrave, kishte bërë që mbi dritën dhe errësirën njerëzore të shndriste drita e madhe dhe e përjetshme, drita e amshuar.
Nga dueli fatal midis gënjeshtrës dhe së vërtetës, papritmas dhe rrëzëlluese, ishte shfaqur fytyra e së vërtetës absolute. Në skenë hyri një forcë e re: forca e të dobëtit.
Kishin parë tri qenie të vogla, të gjora, të lindura së fundmi në këtë botë, të pavetëdijshme për gabimin, jetimë, të braktisur, të vetmuar, që kishin kundër tyre luftën civile, të gjitha gorgonat,- hakmarrjen, vrasjet, masakrat, vëllavrasjen, zemërimin, tërbimin dhe keqdashjen, që triumfonin; kishin parë dështimin e një zjarri famëkeq të ndezur me qëllim kriminal; kishin parë paramendimet mizore të shpërqendruara dhe të dështuara; kishin parë egërsinë antike feudale, përçmimin e vjetër të paepur, të ashtuquajturën përvojë të nevojave të luftës, arsyen shtetërore, të gjitha paragjykimet arrogante të pleqërisë së egër, sesi zhdukeshin para shikimit të kaltër, fëmijëror e qiellor të atyre që sapo kishin nisur të jetonin; shpjegimi është i thjeshtë: sepse kushdo që sapo ka nisur jetën, nuk e njeh të keqen e nuk ka bërë keq, ai është ndershmëria dhe drejtësia, e vërteta dhe dëlirësia. Engjëjt e rritur të qiellit janë te fëmijët e vegjël të tokës. Kishin parë diçka të plotfuqishme që ngrihej mbi ato tmerre të tmerrshme: pafajësinë. Në triumf. Dhe s’ka si të mos shkojë mendja te kjo forcë e re, forca e të dobëtit, dhe të mos thuash me plot gojën se nuk ekziston lufta civile, barbaria, urrejtja, krimi dhe errësira; se për t’i zhdukur gjithë këta përbindësha mjafton ky agim i jetës, që quhet fëmijëria.
Kurrë më parë, Satanai nuk kishte qenë kaq i dukshëm, as Zoti. Ishte një lloj dyluftimi që kishte pasur për arenë një ndërgjegje: atë të Lantenakut. Tani dyluftimi po niste sërish, por më i pamëshirshëm dhe ndoshta më vendimtar, me arenë një tjetër ndërgjegje. Ndërgjegjen e Govenit. Çfarë fushëbeteje qenka njeriu! Shpesh e lëmë veten në dorën e këtyre perëndive, këtyre përbindëshave, këtyre gjigantëve – mendimeve tona! Shpesh këta luftëtarë të tmerrshëm shkelin me këmbë shpirtin tonë. Goeveni shtrëngonte kokën me duar.
Markezi de Lantenak, i rrethuar muresh të hekurta, e zjarresh, i bllokuar si bisha në cirk, brenda atij katrori burg futur gurëve e shkëmbinjve, kishte dalë, ishte arratisur. Duam s’duam, ishte një mrekulli, një kryevepër. Kishte hyrë në pyll dhe ishte bërë sërish zot i tij, për t’u fshehur në të, zot i vendit për të luftuar, ishte bërë zot i errësirës për t’u zhdukur nga sytë e njerëzve. Ishte bërë sërish njeriu i frikshëm që shkon e vjen si një endacak ogurzi, kapiten i të padukshmëve, kapo i njerëzve të nëndheshëm, zoti i pyjeve.
Luani kishte rënë në lak, por prapë kishte shpëtuar. Dhe vetë ishte kthyer prapë dhe vetë e kishte vënë këmbën në atë lak. Pa e detyruar askush, me dashjen e tij si një zgjedhje e tij, kishte braktisur sërish gjithçka kishte fituar. Me pyllin, sigurinë lirinë. I hyri zjarrit me jetën në fill të perit, herën e dytë, duke zbritur atë shkallën e që të tjerët i shpëtoi por atë e çoi në duart e armiqve të tij. Përse e bëri këtë? Për të shpëtuar tre fëmijë. Po tani ç’do të bëhej me këtë shpëtimtar? Do t’i pritej koka në gijotinë.
Do të jepte jetën për tre fëmijë. Mos ishin fëmijët e tij? Jo. Të ndonjë të familjes apo të ndonjë të afërmi? Jo. Të rangut të tij? Jo. Ata ishin thjesht tre fëmijë të mjerë, të panjohur, të rreckosur e zbathur, të rastësishëm. Markezi plak, ky princ, i shpëtuar, i lirë, triumfator – sepse të shpëtoje nga ai burg-varr me atë arratisje spektakulare ishte një kryevepër, një fitore e triumf më vete – kishte rrezikuar gjithçka, kishte kompromentuar gjithçka, dhe i shpëtoi fëmijët. Por me këtë akt u solli armiqve të vet kokën e tij që deri atëherë e tmerrshme dhe e llahtarshme, kurse tani e madhërishme, ua kishte afruar si dhuratë.
Ç’do bëhej? Do ta pranonin. Midis jetës së tij dhe jetës së të tjerëve, Lantenaku kishte zgjedhur opsionin më të lartë: vdekjen e tij. Dhe do t’ia pranonin këtë opsion. Do t’ia prisnin kokën. Çfarë shpërblimi për heroizmin! T’i përgjigjeshe këtij akti të bukur njerëzor, me një akt kaq barbar e mizor, do të ishte një turp për Revolucionin, një poshtërim për Republikën!
Ndërsa njeriu i paragjykimit dhe i robërisë, befas i transformuar i kthehet njerëzores, humanizmit, ata, çlirimtarët dhe emancipuesit do të mbeteshin në luftën civile, në zakonin e gjakderdhjes e gjakmarrjes, në zakonin barbar të vëllavrasjes! Kjo do të sillte që ligji i lartë hyjnor i faljes, i vetëmohimit, i ringjalljes dhe i sakrificës, do të ekzistonte për ushtarët e gënjeshtrës, dhe jo për ushtarët e së vërtetës! Çfarë?! Të mos luftosh për shpirtmadhësinë?! Të dorëzohesh përballë kësaj disfate? Të jesh më i forti dhe të dalësh më i dobëti? Të jesh fitimtar dhe të dalësh vrasës? Dhe, në fund, të shpallësh se monarkia i shpëton fëmijët, kurse republika vret pleqtë, vret shpëtimtarët!
Dhe njerëzia do të shikojnë të shfaqet ky ushtar i madh, ky tetëdhjetëvjeçar i fuqishëm dhe pa armë, më shumë i tradhtuar sesa i kapur, duke pasur ende mbi ballë djersën e përkushtimit pas një akti madhor sakrifice e bujarie, duke ngjitur shkallët e podiumit të gijotinës, sikur të ngjiste shkallët e një apoteoze!
Pastaj do t’ia vinin nën thikë atë kokën e thinjur, rreth së cilës do të fluturonin tre shpirtrat e tre engjëjve të shpëtuar, e, përballë një torture kaq të turpshme të xhelatëve, të gjithë do të shikonin fytyrën e buzëqeshur të këtij njeriu, si dhe fytyrën e përskuqur e të nxirosur të republikës! Çdo të bënte ai që kishte fuqinë për ta parandaluar? Do ta lejonte? Apo do të abstenonte? Do të bënte sikur s’e kuptonte që heqja dorë nga autoriteti është e njëllojtë më bashkëfajësinë? Midis atij që kryen një faj dhe atij që e lejon ta kryejë, ky i fundit është më i keq, sepse është frikacak.
Por ja që e kishte dhënë fjalën se me Lantenakun ndryshonte puna dhe se Goveni, pavarësisht shpirtmadhësisë së tij, do ta mbante fjalën: do t’ia dorëzonte Simurdenit. Mirëpo, a ishte po ai markezi Lantenak? Sepse, deri tani te Lantenaku Goveni kishte parë vetëm luftëtarin barbar, skllav i fanatizmave mbretërore dhe feudale, vrasësin e të burgosurve, gjakatarin… Natyrisht që s’ishte punë frike. Përkundrazi. Ai ishte në gjendje ta neutralizonte dhe ta bënte të paguante për krimet e për çdo të keqe që kishte bërë. Por sepse pikërisht tani Goveni besonte se kishte ndryshuar diçka. E rëndësishme dhe e çuditshme. Pas një kthese të papritur të ngjarjeve, Lantenaku shfaqej një tjetër personazh. Një hero kishte dalë nga përbindëshi, madje më shumë se një hero: një njeri. Më e lartë se një shpirt, një zemër. Para Govenit tani nuk qëndronte një vrasës, por një shpëtimtar.
Një dritë qiellore derdhej mbi Govenin dhe atij i dukej sikur Lantenaku e kishte rrëzuar me një rrufe mirësie, virtyti.
Mos ndoshta qëllimi i Revolucionit është të denatyrojë njeriun, të prishë familjen, të mbysë njerëzimin? Larg qoftë! Qëllimi i tij është të afirmojë realitetet supreme, dhe jo t’i mohojë ato, gjë që bëri të shpërthente viti tetëdhjetenëntë.
Të rrëzosh bastijat do të thotë të ngresh njerëzimin; të çrrënjosësh feudalizmin, do të thotë të rrënjësosh familjen. Meqenëse autori është pikënisja e autoritetit dhe meqë autoriteti është i përfshirë tek autori, nuk ka autoritet tjetër përveç atësisë; që këtej rrjedh legjitimiteti i bletës – mbretëreshë, e cila krijon popullin e vet dhe që, duke qenë nënë, është mbretëreshë; që këtej rrjedh edhe absurditeti i mbretit – njeri, i cili, duke mos qenë babai, nuk mund të jetë zoti; pra, del edhe heqja apo zhdukja e mbretit, pra që këtej rrjedh lindja e republikës. Çfarë është e gjitha kjo? Është familja, njerëzimi, revolucioni. Revolucioni është lartësimi i popullit; dhe në thelb, Populli është Njeriu.
Çështja shtrohet nëse, ndërsa Lantenaku kthehej te njerëzimi, humanizmi, Goveni, në të kundërt, a do të kthehej në familjen e tij? Është çështje që shtrohet për të mësuar nëse daja dhe nipi do të bashkoheshin në dritën më të lartë, ose nëse përparimi i ungjit do të përputhej me një tërheqje të nipit. Në këtë luftë patetike midis Govenit dhe ndërgjegjes së tij dukej se zgjidhja ishte vetvetiu. Kështu shtrohej kjo çështje, në një debat patetik midis Govenit dhe ndërgjegjes së tij dhe dukej se zgjidhja dilte vetvetiu: Lantenaku duhej shpëtuar. Po. Po Franca? Franca ishte në pikë të hallit! E dorëzuar, e tradhtuar, e hapur, e shpërbërë.
Ajo s’kishte më hendek: Gjermania mund të kalonte lumin Rin; ajo s’kishte më mur: Italia mund kapërcente Alpet, kurse Spanja malet Pirenej. I kishte mbetur vetëm Oqeani – humnera e pafundme ujore e të cilit ishte në anën e saj. Franca mund të mbështetej aty, dhe, ashtu gjigante siç ishte, në atë pozicion të pathyeshëm e të pamposhtur, të luftonte gjithë botën. Mirëpo ajo ishte në prag të humbjes edhe të këtij pozicioni, sepse oqeani s’ishte më i saj, dikush tjetër kishte hyrë: Anglia. Është e vërtetë se Anglia s’dinte si ta kapërcente, por një njeri ishte gati ta kapte për dore dhe ta drejtonte, sepse ky njeri ishte gati t’i thoshte Pittit, Kregut, Kornualisit, Dundasit, por edhe piratëve: ejani, pas meje! Dhe, në fund, ky njeri ishte gati të bërtiste: Angli, pushtoje Francën!
Dhe kush tjetër mund të ishte ky njeri, përveçse markezit dë Lantenak. Pas tre muajsh ndjekje e përndjekje këmbëngulëse, më në fund, ky njeri ishte kapur dhe burgosur. Dora e Revolucionit ra mbi këtë të mallkuar, mbi këtë ruajalist gjakatar. Sikur ta kishte shkruar vetë Zoti, me ato mënyrat e veta misterioze, të cilat nga lart, përzihen poshtë me gjërat njerëzore, ai është në birucën e familjes së vet dhe pret dënimin; ky njeri i feudalizmit, ishte mbyllur në harresën e feudalizmit; gurët e kështjellës së tij, ishin rebeluar kundër tij dhe e kishin mbyllur brenda tyre; ai që donte ta dorëzonte atdheun e tij po dorëzohej nga shtëpia e tij.
Duket se e gjithë kjo ishte dora e Zotit. Ora e drejtësisë kishte gjëmuar; revolucioni e kishte burgosur këtë armik të popullit; e kishte neutralizuar, dhe ai s’bënte dot më asgjë, as luftonte e as dëmtonte më. Ai ishte truri i Vandesë, fundi i tij, ishte fundi i luftës civile. A mund të gjendej dikush që ta shpëtonte?!
Simurdeni, domethënë, 93-shi, kishte në duart e veta Lantenakun, pra, monarkinë, dhe do të guxonte ndokush që t’ia shqiste nga duart e hekurta këtë pre?!
Lantenaku, simboli i të gjitha të zezave, që ne e quajmë e kaluara, ishte futur në varr, me derën e përjetësisë të mbyllur mbi të; dhe do të merrte guximin dikush nga jashtë të tërhiqte llozin e rëndë?! Ky keqbërës i popullit kishte vdekur. Bashkë me të edhe revolta brutale, lufta vëllavrasëse e shtazarake – dhe do të merrte guximin dikush që ta ringjallte?! Oh! si do të shkulej së qeshuri ajo kafkë! Fantazma do hapte gojën: “Jam gjallë, o budallenj. Më thonë markezi Lantenak, o të çmendur! S’vdes kurrë! Pa le të imagjinosh si do t’i kthehej veprës së tij gjakatare, masakrave, shtëpive fshatrave të djegura, të plagosurit në thikë, gratë në pushkatim… E pas të gjitha këtyre, veprimi që e magjepste Govenin, mos vallë ekzagjerohej prej tij? Tre fëmijë të humbur. Lantenaku i gjeti. Po kush i humbi? Nuk ishte vetë Lantenaku? Kush i vuri ato djepe në mes të zjarrit? Mos ishte Imanusi? Kush ishte Imanusi? Togeri i markezit. Përgjegjës është vetë Komandanti. Pra, zjarrvënësi dhe vrasësi ishte Lantenaku. E ç’gjë kishte bërë ai që të ishte kaq e adhurueshme? Thjesht, nuk e kishte çuar krimin e nisur deri në fund… Asgjë më shumë. Pasi thuri krimin, u tërhoq. I tmerruar nga vetja.
Klithma e nënës së gjorë kishte zgjuar tek ai atë fondin e vjetër të mëshirës njerëzore, njëfarë depozite të jetës universale, që ekziston në të gjitha shpirtrat, edhe në ata më fatalë. Ajo klithmë e kishte bërë të kthehej pas. Nga nata ku po fundosej, drejt ditës. Pasi kishte bërë krimin, ishte kthyer ta zhbënte atë. Kjo ishte e gjithë merita e tij: nuk u tregua përbindësh deri në fund. Dhe për kaq pak gjë, duhet t’i kthehej gjithçka: hapësira, fushat, ajri, dita, t’i kthehej pylli – që ta përdorte për banditizëm; t’i kthehej liria – që ta përdorte për skllavërinë e të tjerëve; t’i kthehej jeta – që ta përdorte për vdekjen!
Sa për përpjekjet për t’u marrë vesh me të, sa për dëshirat për t’u marrë me këtë shpirt krenar, për t’i propozuar se mund të lirohej, por me kushte, për ta pyetur nëse do të pranonte që, në këmbim të shpëtimit të jetës së tij, të linte mënjanë çdo lloj revolte e armiqësie, – çfarë gabimi i pafalshëm do të ishte! Nga një ofertë e tillë do të merrje përbuzjen dhe përçmimin e tij, ndërsa do të përgjigjej: – Mbajini për vete këto turpe! Vritmëni!
E çfarë mund të bëhej me një njeri të tillë? Asgjë, përveçse të vritej ose të lihej i lirë. Ishte i prerë si me thikë për çdo gjë. Shpirti i tij i çuditshëm i ngjante shqiponjës që fluturonte ose lart hapësirave qiellore, ose poshtë skëterrës. Lavdi, ose vetësakrificë. Asnjëra primare. Ta vrisje? E tmerrshme! Ta liroje? Çfarë përgjegjësie! Sikur të supozohej liria e Lantenakut, ç’mund të ngjiste? Nëse Lantenakut do t’i falej jeta, do të ishte një kthim i dhimbshëm prapa, një Vande nga e para, si ajo kuçedra që ende s’i është prerë koka. Sa hap e mbyll sytë, dhe me një shpejtësi meteorike, të gjitha flakët e shuara nga zhdukja e këtij njeriu do të ndizeshin përsëri. Lantenaku nuk do të reshtte derisa të realizonte planin e tij të urryer për të vendosur monarkinë, si një kapak varri, mbi republikën dhe Anglinë mbi Francën.
Shpëtimi i Lantenakut, do të ishte sakrifikimi i Francës; jeta e Lantenakut, do të ishte vdekja e një morie qeniesh të pafajshme njerëzore, të përfshirë në luftën vëllavrasëse, por edhe zbarkimi i anglezëve, prapsja e revolucionit, qytetet e plaçkitura, populli i dërmuar, Bretanja e përgjakur… Dhe Goveni, me ato dritëhijet e ideve dhe ngjarjeve, i dukej njëlloj si të nxirrje tigrin nga kafazi. Dhe pastaj pyetja rikthehet në aspektin e saj të parë; guri i Sizifit, i cili nuk është asgjë më pak se konflikti i njeriut me ndërgjegjen e tij, u rrokullis përsëri. Atëherë, a ishte Lantenaku një tigër? Ndoshta ai mund të ketë qenë, por a është akoma tigër?
Goveni kalonte nëpër spiralet marramendëse të mendimeve që mbështilleshin rreth njëri- tjetrit sipas modelit të një gjarpri. A mundet që dikush, edhe pse ka arritur të bëjë një shqyrtim të hollësishëm, të thellë e të matur të mohojë vërtet përkushtimin e Lantenakut, vetëmohimin e tij stoik, shpërfilljen krenare e sublime të vetvetes? Ndërkohë që në nofullat e luftës civile kishte treguar humanizmin e tij? Kur në konfliktin mes të vërtetave inferiore kishte treguar të vërtetën që qëndron mbi të gjitha të tjerat? Kur ai provonte se përmbi monarkitë, përmbi revolucionet, përmbi çështjet tokësore, ekziston butësia, dhembshuria e mëshira e madhe e shpirtit njerëzor, mbrojtja që i forti i detyrohet të dobëtit, shpëtimi i të humburve nga ata që kanë shpëtuar, atësia për të gjithë fëmijët nga të gjithë të moshuarit!
Dhe t’i vërtetosh të gjitha këto gjëra madhështore duke dhuruar kokën tënde! Të jesh gjeneral dhe të heqësh dorë nga strategjia, nga beteja, nga hakmarrja. Të jesh një monarkist, dhe pasi ke marrë një peshore, ke vënë në njërin krahë Mbretin e Francës, një monarki prej pesëmbëdhjetë shekujsh, rivendosjen e ligjeve të lashta dhe rivendosjen e shoqërisë së vjetër, kurse në krahun tjetër, tre fëmijë të vegjël fshati, dhe të vlerësoje se Mbreti, froni, skeptri, dhe pesëmbëdhjetë shekujt e monarkisë më të lehtë se tre fëmijët e vegjël e të pafajshëm prej fshatit! E gjithë kjo nuk do të thoshte asgjë?! Që kushdo t’i kishte bërë të gjitha këto do të vazhdonte të mbetej tigër?! Do të trajtohej si një bishë e egër?
Jo! Jo! Jo! Nuk ishte përbindësh ai që sapo kishte ndriçuar greminën e luftërave civile me qartësinë e një veprimi hyjnor! Mbajtësi i shpatës u shndërrua në mbajtësin e dritës! Satanai i ferrit ishte bërë sërish Luciferi qiellor. Lantenaku ishte shkarkuar nga të gjitha barbaritë e tij, me anë të një akti sakrifice; duke humbur materialisht, kishte fituar moralisht; ai sërish ishte bërë i pafajshëm; ai kishte firmosur faljen e tij. A nuk ekziston e drejta për të falur vetveten? Tani e tutje ishte i nderuar. Lantenaku sapo ishte bërë i jashtëzakonshëm. Tani ishte radha e Govenit. Goveni e kishte detyrë t’i përgjigjej.
Lufta midis pasioneve të mira dhe të këqija atë moment po krijonte kaos në botë; Lantenaku, kishte dalë mbi këtë kaos dhe e kishte çliruar njerëzimin prej tij. Tani i takonte Govenit të çlironte familjen. Si do të vepronte? A do ta zhgënjente besimin e Zotit? Jo. Belbëzonte: – Të shpëtojmë Lantenakun.
Po, pra, të shpëtosh Lantenkaun dhe t’u shërbesh anglezëve, o i shkretë. Të shpëtosh Lantenakun dhe të bëhesh me armiqtë. Të tradhtosh Francën. Dridhej i tëri. Zgjedhja jote nuk është zgjidhje, mendimtar! Goveni pa në errësirë buzëqeshjen ogurzezë të sfinksit.
Ishte një lloj udhëkryqi i rrezikshëm ku të vërtetat luftarake e kundërshtuese përballeshin me njëra- tjetrën, ku vështroheshin ngultas tre idetë më të larta të njeriut: njerëzimi, familja, atdheu. Secili prej tyre mori fjalën dhe secili dha të vërtetën e vet. Cilën të zgjidhte? Secili gjente pikën e lidhjes se maturisë dhe drejtësisë, dhe thoshte: “kështu vepro!”. Po a ishte kjo që duhet të bënte? Po. Jo. Arsyetimi thoshte një gjë, ndjenja një gjë tjetër; dy këshilla të kundërta, diametralisht. Arsyetimi është arsyeja, ndjenja shpesh herë është ndërgjegjja; njëra vjen nga njeriu, tjetra nga më lart se njeriu.
Kjo bën që ndjenja të ketë qartësi më të vogël, por fuqi më të madhe. Goveni endej dilemash. Hutim torturues. Dy humnera hapen para Govenit. Të humbiste markezin? Apo ta shpëtonte? Duhet të nxitonte në njërën ose në tjetrën. Drejt cilës prej tyre e thërriste zëri i detyrës? /Exlibris/ KultPlus.com
Ekspozita “Qëndro i Qetë dhe Buzëqesh” nga Korab Basha dhe kurator Elton Koritari hapet në kuadër të ‘Fotoist’ të premten më 30 gusht nga ora 19:00, para Hotel Grand.
Titulli i këtij projekti ambicioz të fotografit Korab Basha, fjalë për fjalë mund të përkthehet “Qëndroni të qetë dhe buzëqeshni”. Basha ripërdor dhe riinterpreton sloganin e ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar i cili gjatë luftës së dytë botërore motivonte britanikët për të qëndruar të qetë dhe për të vazhduar, për të ecur, për të mbajtur gjallë optimizmin, pavarësisht kërcënimit të afërt të pushtimit nazist. Madje, edhe pse nuk u publikua kurrë në atë kohë por u rishfaq pas më shumë se 50 vitesh, ky slogan, me një rikthim triumfal në pop-kulturën bashkëkohore, vazhdon të jetë një simbol i fortë i rezistencës dhe durimit në përballje me sfidat e jetës, jo vetëm në aspektin propagandistik të tij. Në stuhinë e vazhdueshme të tensioneve ushtarake dhe politike, sot ushtria e Kosovës mishëron dhuntinë e të qendruarit në ballë të vendit dhe e bën këtë duke u mbështetur fort në humanizmin e saj.
FSK është një ushtri e qytetarëve të saj dhe kjo gjë paraqet një moment historik dhe të rëndësishëm në afirmimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. “Keep Calm and Smile” thekson qëndrueshmërinë, integritetin moral dhe mbështetjen e fuqishme në popull të forcave të armatosura dhe simbolizon kështu një qasje të guximshme ndaj sfidave të Kosovës bashkëkohore. E akoma më shumë, në këtë ekspozitë, ata me buzëqeshjen e tyre përfaqësojnë forcën dhe krenarinë e popullit shqiptar në përballje me çdo sfidë, ashtu si përherë në historinë tonë. Vajzat dhe djemtë që mbushin sot rreshtat e kësaj ushtrie, janë pasqyrë e të gjithë kosovarëve që duan të lënë pas të kaluarën dhe në fund të shikojnë nga e ardhmja. Me një buzëqeshje.
FSK është e qartë si dielli se nuk ekziston për të sulmuar askënd, përkundrazi ajo vetëm mbron integritetin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, ngritur mbi bazat e rezistenzës dhe qëndresës së Ushtrisë Çlirimtare, e cila lindi pikërisht për të mbrojtur njerëzit e saj të të masakruar prej dekadash, të lodhur nga një e kaluar mizore dhe të dërrmuar nga mohimi i parimit të vetëvendosjes. Sot, qytetarët e Kosovës, në shtetin e tyre të fituar me vetëmohim dhe sakrificë, ndjejnë më shumë se kurrë dëshirën për ta mbyllur me të shkuarën dhe më në fund të shikojnë të ardhmen drejt në sy, larg dhunës, të lirë. Me një projekt të qartë në vizionin e tij dhe me këmbëngulje të admirueshme për ta realizuar atë deri në fund, Korab Basha na tregon jo vetëm sesi ushtarët e Kosovës shohin pra nga e ardhmja, pikërisht ashtu siç ndihet dëshira për të ardhmen në zemrën e çdo qytetari kosovar por edhe se pas shumë vitesh ndërhyrjesh të çmuara nga ushtritë e huaja, është një arritje e madhe për Kosovën që të ketë një ushtri të sajën dhe më shumë se kurrë ta shijojë këtë simbolikë të vogël, por të madhe. Artisti hyn thellë edhe në kontekste më globale sesa trevat tona. Ai na sugjeron se në fund të fundit, paqja fillon me një buzëqeshje./express/KultPlus.com
Shoqatat “Organizata Shqiptaria” dhe “Artistët për Artistë”, si dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Shkupit kanë hapur një ekspozitë të veçantë dhe kanë organizuar manifestim tradicional, në nder të ditëlindjes së shenjtores “Nënë Tereza”.
Këto organizime u mbajtën në sheshin “Nëna Terezë”, të cilat qëllim kishin kujtimin dhe kontributin e saj për popullin shqiptarë.
Kryetari i organizatës “ Artistët për Artistë”, Veton Gusia ka thënë se populli shqiptarë duhet të ketë humanizmin e tij dhe atë ta ndaj me njëri-tjetrin, familjen, kombin e shtetin.
“Qëllimi i ekspozitës është që të kujtohet ditëlindja e Nënë Terezës, figurë e cila e kemi pasur shumë të rëndësishme gjatë kohës së okupimit. Është një figurë e cila tregon humanizmin. Duhet me qenë të vetëdijshëm që kjo figurë e cila ka qenë e rëndësisë se madhe gjatë okupimit, është e rëndësishme edhe sot, humanizmi që ne duhet me shpreh si popull, ndaj njëri- tjetrit me dashni ndaj familjes, kombit e shtetit”, ka thënë Gusia.
Ndërsa përfaqësuesi i shoqatës “Organizata Shqiptaria”, Basri Beka ka shtuar se trashëgimia e figurave të rëndësishme duhet të ruhet për brezat e ardhshëm.
“ Të ruajmë trashëgiminë e shenjtores tonë “Nënë Tereza”. Kjo ka rëndësi në brezat e ardhshëm që figurat e rëndësishme me dimension ndërkombëtarë, çfarë e kemi Nënë Terezën të përjetohen në vepra arti dhe të ruhet trashëgimia e tyre për brezat e ardhshëm”, ka shtuar ai.
Kurse, Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, ka thënë se përmes kontributit të Nënë Terezës bota po e sheh ndryshe popullin shqiptar.
“Nëna Terezë është përfaqësuesja më ë mirë, më e denjë dhe më e madhe, në të cilën Zoti shkriu të gjitha të mirat e asaj çka është tradita, kultura dhe qytetërimi ynë ilir, arbër dhe shqiptarë, “bukë, kryp dhe zemër”. Gonxhja ishte bijë dhe motër e jona. Përmes Nënë Terezës, bota po e sheh popullin tonë ndryshe”, është shprehur ai.
Ndërkaq, sonte Ipeshkëvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, organizon Akademi Solemne me rastin e ditëlindjes së Shën Nënë Terezës me të cilën hap “Ditët e Nënë Terezës”, që zgjasin deri më 5 shtator./rtv21/KultPlus.com
Lumi i Kirit dhe kanionet e Prekalit në Shkodër janë kthyer ndër destinacionet më të vizituara nga turistët vendas e të huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga lumi Kir dhe kanioni i Prekalit, me ftesën për ta vizituar.
“Lumi i Kirit dhe Kanionet e Prekalit, një tjetër perlë e natyrës së bukur të veriut”, shkruan Rama.
Ujë i kristaltë, vaskat, kanioni, pastërtia, qetësia dhe ajri i freskët i maleve përreth është ajo që të ofron Lugina e Kirit.
Çdo fundjavë kur moti është i ngrohtë, qytetarët shkodranë, turistë të huaj dhe banorë të fshatrave rreth rrjedhës së lumit, frekuentojnë këto brigje për banjo dielli, larje në ujërat e freskët, por dhe për sportet ujore.
Fshati Kir në lashtësi ka pasur një kala që sot ka vetëm disa rrënoja dhe asgjë më tepër, por edhe sot ky vend emërtohet “Qyteza e Kirit” ose “Kalaja e Kaurrit”./atsh/KultPlus.com
Më shumë se 14 mijë persona kanë vizutuar Amfiteatrin e Durrësit nga janari deri në muajin korrik. Kjo shifër është më e lartë se një vit më parë ndërsa turistët janë të grupmoshave të ndryshme ndërsa janë jo vetëm vendas, por edhe të huaj.
Jona Saraçi, specialiste: Numri shkon në 14 mijë turistë në të gjithë harkun 6-mujor të kësaj periudhe, që do të thtoë jemi me ritme të kënaqshme për këtë sezon turistik.
Vjeshta është një nga periudhat më të pëlqyera për të vizutar Amfiteatrin e qytetit bregdetar ndaj pritshmëritë janë të larta edhe për muajt në vijim
Jona Saraçi, specialiste: Stina e vjeshtës gjithmonë ka qenë e preferuar sepse dhe vapa e këto kushte klimaterike , ajo është më e rehatshme për turistët.
Turistët janë nga shtete të ndryshme, kryesisht nga Europa ndërsa thonë se i tërheq historia e qytetit bregdetar.
“Më pëlqen shumë këtu, më duket një vend i mrekullueshëm. Unë vij nga Sllovakia dhe më pëlqen historia.”
“Është hera e parë që vij në Shqipëri, jam nga Polonia. Isha më parë në Vlorë e tani në Durrës.”
“Është impresionuese se çfarë kanë ndërtuar në këtë qytet. Pak muaj më parë vizitova Koloseun dhe është një strukturë e ngjashme.”
Amfiteatri i Durrësit ka një kapacitet prej 15 mijë spektatorësh dhe është përdorur për sfida gladiatorësh dhe lojëra të ndryshme./tvklan/KultPlus.com
1. Dashuria fillon në shtëpi, dhe nuk është se sa bëjmë ne … është sa dashuri vendosim në çdo veprim
2. Gëzimi i thellë i zemrës është si një magnet që tregon rrugën e jetës
3. Vuajtjet tona janë përkëdheljet e mira të Zotit, duke na thirrur që t’i drejtohemi Atij dhe të na bëjnë të pranojmë që nuk jemi ne që kontrollojmë jetën tonë, por është Zoti që kontrollon dhe ne mund t’i besojmë plotësisht
4. Unë nuk kërkoj ar për sukses, kërkoj lumturi
5. Falja është një vendim, jo një ndjenjë, sepse kur falim nuk e ndiejmë më ofendimin, nuk ndiejmë më inat. Fal, duke falur do ta kesh shpirtin tënd në paqe dhe ai që të ofendoi do ta ketë atë
6. Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni
7. Ne e dimë shumë mirë se ajo që po bëjmë është veç një pikë në oqean. Por nëse ajo pikë nuk do të ishte atje, oqeanit do t’i mungonte diçka
8. Ju kurrë nuk do të jeni aq të zënë sa të mos mendoni për të tjerët
9. Dashuria, për të qenë autentike, duhet të na kushtojë
10. Jetoni thjesht që të tjerët të jetojnë thjesht
11. Nuk mund të ndaloj së punuari. Unë do të kem gjithë përjetësinë për të pushuar
12. Ka gjëra që do të dëshironit të dëgjonit dhe nuk do t’i dëgjoni kurrë nga personi që dëshironi t’idëgjoni prej tyre. Por mos u bëj aq i shurdhër sa të mos i dëgjosh nga ai që i thotë nga zemra e tij
13. Ne nuk duhet të lejojmë që dikush të largohet nga prania jonë pa u ndjerë më mirë dhe më të lumtur
14. Revolucioni i dashurisë fillon me një buzëqeshje. Buzëqeshni pesë herë në ditë dikujt me të cilin vërtet nuk doni të buzëqeshni. Ju duhet ta bëni atë për paqe
15. Për të bërë një llambë është gjithmonë e ndezur, ne nuk duhet të ndalemi së vendosuri vaj mbi të
16. Mos i jepni vetëm të tepërtat, jepni zemrën tuaj
17. Paqja fillon me një buzëqeshje
18. Çdo punë e dashurisë, e kryer me gjithë zemër, gjithmonë do t’i sjellë njerëzit më pranë Zotit
19. Gëzimi është forcë
20. Në dashuri është vendi ku gjendet paqja
21. Jepni derisa të dhemb dhe kur ju dhemb jepni edhe më shumë
22. Nuk mund ta ndryshoj botën vetëm, por mund të hedh një gur nëpër ujë për të krijuar shumë valëzime
23. Dhënia e dashurisë për dikë nuk është kurrë një garanci se ai do të të dojë edhe ty; Por mos prisni që ata t’ju duan, thjesht shpresoni që dashuria të rritet në zemrën e tjetrit. Dhe nëse nuk rritet, jini të lumtur sepse u rrit në tuajat
24. Gëzimi është një rrjet dashurie në të cilin mund të kapen shpirtrat
25. Uria për dashuri është shumë më e vështirë të eleminohet sesa uria për bukë
26. Nëse nuk mund të ushqeni njëqind njerëz, ushqeni vetëm një
27. Fryti i heshtjes është lutja. Fryti i lutjes është besimi. Fryti i besimit është dashuria. Fryti i dashurisë është shërbimi. Fryti i shërbimit është paqja
28. Nëse nuk kemi paqe në botë, është për shkak se kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrit, se ai burrë, ajo grua, ajo krijesë është vëllai ose motra ime.
29. Ajo që kërkon vite për t’u ndërtuar mund të shkatërrohet brenda natës; le të ndërtojmë gjithsesi.
30. Shumë herë mjafton një fjalë, një vështrim, një gjest për të mbushur zemrën e atij që duam
31. Paratë mund të blejnë vetëm gjëra materiale, të tilla si ushqim, veshje dhe strehim. Por duhet diçka më shumë. Ka të këqija që nuk shërohen me para, por vetëm me dashuri
32. Ka shumë njerëz të gatshëm të bëjnë gjëra të mëdha, por ka shumë pak njerëz të gatshëm të bëjnë gjëra të vogla.
33. Dashuri derisa të dhemb. Nëse dhemb është një shenjë e mirë
34. Nëse jeni i përulur, asgjë nuk mund t’ju dëmtojë, as lavdërimi, as turpi, sepse ju e dini se çfarë jeni
35. Unë mund të bëj gjëra që ju nuk mund t’i bëni, ju mund të bëni gjëra që unë nuk mund t’i bëj; së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha
36. Mungesa e dashurisë është varfëria më e madhe
37. Ekzaminimi ynë i ndërgjegjes është pasqyra në të cilën ne shohim arritjet dhe vështirësitë tona. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta përballojmë atë me sinqeritet dhe dashuri
38. Shkenca më e madhe në botë, në qiell dhe në tokë; eshte dashuri
39. Dashuria është virtyti më i mirë i një personi
40. Jini besnikë ndaj gjërave të vogla, pasi në to qëndron forca
41. Ekziston një gjë shumë e bukur: ndarja e gëzimit të dashurisë
42. Puna pa dashuri është skllavëri
43. Dashuria nuk mund të mbetet në vetvete. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të marrë masa. Ky aktivitet do të na çojë në shërbim
44. Le të takohemi gjithnjë me buzëqeshje, buzëqeshja është fillimi i dashurisë
45. Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë paqe, ne kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri
46. Ajo që ka rëndësi është sasia e dashurisë që ne i kushtojmë punës që bëjmë
47. Që dashuria të jetë e vërtetë, duhet të na kushtojë. Duhet të na dëmtojë. Duhet të na zbrazë nga vetja
48. Dashuria është një frut që piqet në të gjitha stinët dhe është brenda mundësive të të gjitha duarve.
49. Disa njerëz vijnë në jetën tonë si bekime. Disa vijnë në jetën tonë si mësime
50. Pemët, lulet, bimët rriten në heshtje. Yjet, dielli, hëna lëvizin në heshtje. Heshtja na jep një perspektivë të re
51. Disiplina është ura midis qëllimeve dhe arritjeve
52. Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për tu thënë, por jehonat e tyre janë vërtet të pafundme.
53. Unë jam vetëm një laps i vogël në dorën e shkrimeve të Zotit
54. Përhap dashurinë kudo që të shkosh
55. Ne mësojmë përmes përulësisë, të pranojmë poshtërimet me gëzim
56. Ne nuk mund të bëjmë gjithnjë gjëra të mëdha, por gjithmonë mund të japim diçka nga vetja
57. Ndonjëherë mendojmë se ajo që bëjmë nuk ia vlen. Por gjithmonë është dikush që do ta vlerësojë atë.
58. Si mund të ketë shumë fëmijë? Kjo është si të thuash se ka shumë lule
59. Dashuria është një fryt sezonal në të gjitha kohërat dhe brenda mundësive të të gjitha duarve
60. Ne kurrë nuk do të dimë të gjitha të mirat që mund të bëjë një buzëqeshje e thjeshtë/Warbletoncouncil/KultPlus.com
Edicioni i 54 i Festivalit të Teatrove në Ferizaj, do të fillojë me 1 shtator dhe do të përfundojë me datë 6 shtator.
Nga festivali kanë njoftuar se ky edicion ka përzgjedhur produksionet teatrore ndër më të suksesshmet shqiptare të ketij viti.
Më datë 1 shtator do të hapet festivali nga ora 19:30 dhe pastaj do të jepet shfaqja “Mishi i egër” duke filluar nga ora 20:00. Në ditën e dytë të festivalit do të mbahet shfaqja “Audienca” dhe “Charles III” duke vazhduar më pas me muzikë, ku në oborrin e teatrit “Adriana”, do të performojë Edona Reshitaj.
Më datë 3 shtator do të bëhet hapja e ekspozitës “Teatri Ilegal” dhe më pas do të mbahet panel diskutimi “Teatri dhe Lufta”. Në ora 20:00 do të jepet shfaqja “Kamarja e turpit” dhe nga ora 21:00, do të ketë muzikë për të pranishmit.
Në ditën e katërt të festivalit, duke filluar nga ora 17:00, do të mbahet panel diskutimi “Modalitetet e mobilitetit të teatrove shqiptare”, kurse në ora 20:00 do të mbahet shfaqja Tartufi, ku më pas do vazhdojë mbrëmja me muzikë për të pranishmit. Më 5 shtator do të mbahet performancë në sheshin e qytetit “Lufta e IV botërore”, pastaj do të jepen shfaqjet “Çifti I hapur” dhe “Turjela”.
Në ditën e fundit të festivalit, më 6 shtator, duke filluar nga ora 18:00, do të mbahet performanca “Lufta e IV botërore” në sheshin e qytetit, në ora 20:00 do të jepet shfaqja “Togeri i Inishmorit” në teatrin Adriana, në ora 21:00 do të ketë performance nga Fiona Rushiti dhe nga ora 21:30 do të bëhet ndarja e çmimeve në Teatrin Adriana./KultPlus.com
Presidenti Bajram Begaj priti sot një delegacion nga rajoni Molisse dhe komuna arbëreshe Montecilfone në Itali, i përbërë nga autoritete drejtuese si dhe figura të njohura për mbrojtjen e miniroteteve gjuhësore arbëreshe.
Biseda u fokusua në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë përmes rritjes së shkëmbimeve në fushat me interes të ndërsjellë.
Presidenti Begaj vlerësoi partneritetin mes dy vendeve bazuar në marrëdhëniet e qëndrueshme historike, kulturore dhe ekonomike si dhe gatishmërinë e Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit.
Gjithashtu Begaj vlerësoi gjithashtu rolin thelbësor të komunitetit arbëresh dhe atij shqiptar në Itali, por dhe të qytetarëve dhe sipërmarrësve italianë në Shqipëri në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe hapjen e perspektivave të reja./atsh/KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama u ndal sot te nevoja e nxitjes së diplomacisë ekonomike, ndërsa u shpreh se këtë vit shifrat në turizëm pritet të jenë më të larta se vitin e kaluar, ku Shqipëria priti 10 milionë turistë.
Gjatë Konferencës Vjetore të Ambasadorëve të Shqipërisë, Rama theksoi se sot Shqipëria është magnet që tërheq vizitorë nga gjithë bota.
“Vitin e shkuar arritëm të kemi 10 milionë turistë, shifra e këtij viti do jetë konsiderueshëm më e lartë dhe kjo nuk është një e dhënë në vetvete, por është një e dhënë, e cila reflektohet si të dhëna të tjera në zhvillimin e vendit, në rritjen e ekonomisë dhe të ardhurave, në rritjen e pagave”, shtoi ai.
Kryeministri nënvizoi se sot kemi një pagë mesatare në sektorin publik që është 900 euro dhe një pagë mesatare në sektorin privat që është ende më e lartë sesa ajo që thuhet.
“Është detyra jonë ta nxjerrim të tërën në dritën e një ekonomie të formalizuar. Kemi 10 mijë subjekte të reja që bëjnë biznes në Shqipëri duke u bazuar tek shifrat e gjysmës së parë të këtij viti krahasimisht me gjysmën e parë të vitit të shkuar. Gati 15 mijë të punësuar më shumë në 6-mujorin e parë të këtij viti”, shtoi ai.
Po ashtu, Rama theksoi se ka një rritje të investimeve të huaja me 15 % vetëm në 3-mujorin e parë të vitit dhe ka një interesim të madh për Shqipërinë, jo vetëm në aspektin e turizmit, por dhe në sektorët strategjikë të ekonomisë nga energjia tek telekomunikacionet, tek transporti, ndërtimi, e kështu me radhë.
“Të gjitha këto duhet të na thonë që stadi në të cilin gjendemi është plotësisht i favorshëm për të synuar hopin e madh përfundimtar dhe për ta vendosur më në fund flamurin tonë kombëtar në oborrin e BE në Bruksel”, theksoi ai.
Nga ana tjetër, Rama nënvizoi rëndësinë e rritjes së përmasës ekonomike të diplomacisë shqiptare.
“Sot është shumë më e lehtë të flasësh për Shqipërinë, sot është shumë më e lehtë të trokasësh dhe të ftosh njerëzit të vijnë në Shqipëri, sot është shumë më e lehtë t’iu thuash që Shqipëria është e gatshme t’i presë, jo vetëm me bukuritë e saj, por edhe me mundësitë që iu ofron për të investuar këtu”, theksoi kryeministri./atsh/KultPlus.com
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar Shën Nënë Terezën, në 114 vjetorin e lindjes.
Rama ka shkruar në rrjete sociale se ajo është Shenjtorja shqiptare që i përket mbarë njerëzimit.
“Sot përkujtojmë 114 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, Shenjtorja shqiptare që i përket mbarë njerëzimit”, ka shkruar ai.
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës./KultPlus.com
O Zot, Kur kam uri, më jep dikë që ka nevojë për bukë. Kur kam etje, më dërgo dikë që ka nevojë për ujë. Kur kam të ftoftë, më dërgo dikë ta ngroh. Kur ndjehem e pakënaqur, më dërgo dikë ta ngushëlloj.
Kur kryqi im peshon rëndë, më bëjë ta bashkëndajë kryqin e tjetrit. Kur jam e varfër, më dërgo te ata që kanë nevojë. Kur nuk kam kohë, ma jep dikë që ta ndihmoj për një çast. Kur jam e nënçmuar, bëjë të kam dikë që ta lavdëroj.
Kur jam e ligështuar, më dërgo dikë ta forcoj. Kur kam nevojë të më kuptojnë, më dërgo dikë që ta dëgjoj e ta kuptoj. Kur kam nevojë të kujdesen për mua, më dërgo dikë të kujdesem për të. Kur mendoj vetëm për vetveten, tërhiqe vëmendjen time tek të tjerët. / KultPlus.com
Kërkimet tre vjeçare të ekspeditës së përbashkët të arkeologëve shqiptarë, arkeologëve të Universitetit të Këlnit në Gjermani dhe atij të Bufalos në ShBA ka zbuluar në fshatin Podgorie të Maliqit, gjurmë të rrethimit të një vendbanimi që daton nga 5500 deri në 5 mijë vjet para Krishtit.
Rrethimi nuk është fortifikim, por një hendek që mbronte vendbanimin nga kafshët e egra. Gërmimet janë fokusuar në zonën e Luadishtit ku besohet se gjenden gjurmë dhe objekte që i përkasin periudhës së neolitit të mesëm. Drejtuesja e ekspeditës Edlira Andoni pohoi se intensiteti i gjetjeve arkeologjike dhe studimi gjeomagnetik i sitit, treguan për ekzistencën e një vendbanimi të neolitit të mesëm në zonën e fshatit Podgorie. Arkeologët kanë arritur të dokumentojnë moshën e rrethimit të këtij vendbanimi prehistorik, i cili mendohet të jetë 7 mijë vjeçar.
Edlira Andoni, drejtuese e ekspeditës: Ne zbuluam rrethimin e vendbanimit, konsiston në një lloj kanali, nuk është fortifikim, por një formë për të treguar se ku ndodhet vendbanimi. Për të mbajtur kafshët e zbutura apo të egra.
Gjatë kërkimeve të këtij viti ekspedita u fokusua tek gjetja e gjurmëve dhe elementëve të banesave neolitike. Rezultatet e studimeve hedhin dritë mbi arkitekturën e banesave, të ndërtuara kryesisht me baltë të pjekur dhe dru.
Edlira Andoni, drejtuese e ekspeditës: Po mbledhim të dhëna të reja për datimin e vendbanimit, për të ndërtuar aktivitetet ekonomike, sociale të banorëve neolitikë.
Zona e Maliqit dhe e Korçës njihen për pasuritë e jashtëzakonshme arkeologjike të periudhës së prehistorisë, të cilat janë zbuluar nga ekspedita vendase dhe të huaja./tema/KultPlus.com
Presidenti Bajram Begaj ishte në fshatin Vajzë të Vlorës i ftuar në festivalin historik, kulturor dhe artistik “Vajzë Festë 2024”.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti i Republikës u prit nga banorët e zonës dhe personalitetet pjesëmarrës në aktivitetin që zhvillohet prej dy vitesh, por që ka marrë përmasa kombëtare.
Presidenti Begaj nderoi atdhetarin Ali Asllani, birin e Vajzës, një personalitet i njohur shqiptar në politikë dhe letërsi, duke vendosur lule në bustin e tij të ngritur nga vetë banorët e fshatit.
Presidenti i Republikës vendosi buqeta lulesh edhe në lapidarin kushtuar dëshmorëve të Luftës së Vlorës dhe të Luftës së Dytë Botërore si edhe në bustin e Heroit të Populliit Perlat Rexhepi.
Kreu i Shtetit zhvilloi vizita në Vatrën e Re të Kulturës, në një sipërmarrje agroturizmi, si dhe në Parkun Arkeologjik të Amantias.
Ndërkohë, gjatë fjalës përshëndetëse në “Vajzë Fest” Presidenti i Republikës foli për rëndësinë e nismave të tilla që nxisin zhvillimin e mëtejshëm të fshatrave shqiptare, ruatjen e traditave dhe afrimin e vizitorëve të huaj për promovimin ndërkombëtar të trashëgimisë historike dhe kulturore.
“Fshati Vajzë është më shumë se një emër në hartë, është vendlindja e Ali Asllanit, poetit të ndritshëm të këtyre anëve. Poezia e tij është pjesë dhe reflektim psikologjik e gjuhësor i Labërisë. Vepra e tij poetike të magjeps nga forca e shprehjes së drejtpërdrejtë, duke u bërë zëri i ngjarjeve të rëndësishme të historisë sonë. Është një nder i madh që të shkel në shtegun e poezive e në të njëjtat rrugë ku ai frymëzohej dhe krijonte”, tha Begaj.
Presidenti vlerësoi se Festivali i Vajzës në këtë edicion të dytë është dëshmi e fuqisë së dashurisë për rrënjët.
“Nëpërmjet artit dhe kulturës ne mund të rikthejmë gjallërinë në zemrat e komuniteteve tona. Rijetësimi i fshatrave përmes artit dhe kulturës nuk është thjesht një iniciativë estetike. Është një akt i përkushtimit dhe dashurisë për vendlindjen. Festivali është edhe një urë që lidh të kaluarën me të ardhmen, ku tradita dhe moderniteti bashkohen për të krijuar një realitet të ri, të mbushur me mundësi dhe shpresë”, shtoi Begaj./atsh/KultPlus.com
Më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup lindi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur më vonë si Shën Nënë Tereza, shkruan KultPlus.
Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar katoliko, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që janë duke vdekur nga HIV/AIDS, lebëra dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahen betimit të “dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes”, si dhe një kusht të katërt, për të dhënë “shërbime falas e me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve”.
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.
Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Ajo u vlerësua dhe u kritikua për akuza të ndryshme, të tilla si për pikëpamjet e saj për abortin dhe kontracepsionin Ajo gjithashtu ka marrë kritika për kushtet në shtëpitë që ajo ofronte për ata që ishin buzë vdekjes.Biografia e saj e autorizuar u shkrua nga Navin Chaëla dhe u botua në 1992, ajo ka qenë subjekt i filmave dhe librave të tjerë. Më 6 Shtator 2017, Tereza dhe Shën Françesk Xavier u emëruan bashkë-mbrojtës të Argjipeshkës Katolike Romake të Kalkutës. /KultPlus.com
Lumi i Shalës, që derdhet në liqenin e Komanit, po tërheq çdo vit një numër të lartë turistësh vendas e të huaj, për shkak të bukurisë që natyra i ka falur kësaj zone.
I cilësuar nga mediet e huaja si një “parajsë e vogël”, ky lumë është pa dyshim destinacioni më i preferuar sidomos nga të rinjtë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje që tregojnë atmosferën nga Lumi i Shalës, “deri para pak vitesh një sekret, ndërsa sot destinacioni i një buqete fantastike përvojash”.
Turistët shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës dhe ushqimet tradicionale që ofrohen në bujtinat e ngritura pranë tij.
Lumi i Shalës buron rrëzë Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin. Lumi i Shalës dallohet për ujin e tij të veçantë ngjyrë blu të thellë.
Ai është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më e përhapura është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla. Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin./atsh/KultPlus.com
Saranda me plazhet e saj të shumta, sitet arkeologjike dhe monumentet kulturore edhe gjatë këtij sezoni turistik vijon të mbetet ndër qytetet më të frekuentuara nga turistët vendas e të huaj.
Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhet e shumta të Sarandës, të mbushur me turistë që kalojnë pushimet verore.
“Ngjyrat vibrante të Sarandës në këto ditë gushti”, shkruan Rama.
Saranda është një nga qytetet më të vlerësuara turistike dhe e përfshirë shpesh herë nga mediat e huaja në shkrimet e tyre promovuese.
Me klimën e saj mesdhetare, ujërat e kristalta të detit Jon dhe pasurinë e vendeve historike, Saranda ofron një eksperiencë të paharrueshme për vizitorët.
Pak kilometra larg Sarandës, Ksamili me ujërat e tij bruz dhe ishujt piktoreskë ofron mjedis ideal për relaks dhe not.
Afër Ksamilit ndodhet Parku Kombëtar i Butrintit, trashëgimi e UNESCO-s.Po ashtu në Sarandë nuk duhen humbur Syri i Kaltër dhe Kalaja e Lëkurësit.
Ju mund të gumëzhitni me “La donna è mobile” në gjumë, dhe sigurisht e dini që Aida, Rigoletto dhe Nabucco nuk janë varietete të rrushit italian. Por a e dini se kompozitori i operës me famë botërore Giuseppe Verdi ishte gjithashtu një vreshtar, një deputet dhe një ushqimor i etur? Ne kemi zbuluar aspekte dhe fakte pak të njohura për kompozitorin.
1. “Nuk e di nëse kuarteti është i bukur apo jo, por e di që është një kuartet.”
Vetëm në moshën 60-vjeçare, Verdi shkroi kuartetin e tij të parë me harqe; gjoja nga mërzia se i duhej të ndalonte punën për Aidën. Kuarteti i tij i vetëm me harqe u shkrua në një dhomë hoteli në Napoli, megjithëse ai në fakt ishte i bindur se muzika instrumentale ishte “gjë e gjermanëve dhe kuarteti i harqeve një bimë që nuk i përshtatet klimës italiane”. Megjithatë, ai e prezantoi veprën e tij në mbrëmjen e 1 prillit 1873 (si një shaka 1 prilli?) në një darkë për miqtë, të cilët megjithatë me turp u kërkoi të mos i zinte gjumi. Por kur mbaroi, të ftuarit madje kërkuan që pjesa të përsëritej. Verdi tha: “Nuk e di nëse kuarteti është i bukur apo jo, por e di që është një kuartet”. Kërkesa minimale e plotësuar.
2. Goditje fatale dhe rrëzim
Bota e muzikës ishte pothuajse më e varfër nga kryeveprat e shumta operistike dhe meloditë tërheqëse. Në të 30-at e tij, Verdi ra në depresion pasi gruaja e tij e dashur Margherita dhe dy fëmijët e tij të vegjël vdiqën të gjithë brenda dy viteve. Kur opera e tij “Un giorno di regno” dështoi, ai thuhet se u zotua të mos kompozojë më kurrë. Menaxheri i teatrit dhe libretisti, Bartolomeo Merelli, megjithatë, arriti të ndryshojë mendje. Pasoi hiti i parë botëror i Verdit, “Nabucco”.
3. Verdi kundër Ëagner
As Aida pothuajse nuk arriti asgjë: Verdi fillimisht hodhi poshtë komisionin për një operë të bazuar në historinë e vajzës së mbretit etiopian. Vetëm kur zbuloi se vepra do t’i ofrohej Richard Ëagner-it, ai pranoi. Megjithëse ata ishin kompozitorët më me ndikim të operës në kohën e tyre dhe nuk u takuan kurrë personalisht, Verdi dhe Wagner kultivuan njëfarë mospëlqimi për njëri-tjetrin. Verdi tha për rivalin e tij: “Ai gjithmonë, pa nevojë, zgjedh rrugën e pashkelur, përpiqet të fluturojë atje ku një njeri i arsyeshëm do të ecte me rezultate më të mira”.
4. Giuseppe dhe Giuseppina
Në vitin 1839 Verdi takoi këngëtaren jashtëzakonisht të suksesshme të operës, Giuseppina Strepponi, e cila tashmë ishte mjaft e pavarur ekonomikisht në atë kohë për të financuar arsimimin e tre vëllezërve dhe motrave të saj dhe për të mbështetur nënën.
Të dy fillimisht jetuan së bashku në Paris dhe Itali, por më pas u martuan. Sindikata pati krizat e veta jo më pak për shkak të asaj që ndoshta nuk ishte thjesht një marrëdhënie platonike midis Verdit dhe primadonës Teresa Stolz. Një pajtim më në fund ndodhi ndërsa Verdi po punonte për Otello (operën e tij të parafundit).
Giuseppina tregoi se ishte një partnere e besueshme dhe negocioi për burrin e saj në Londër, për shembull. Shkrimtari hungarez Dezső Szomori tha për një takim me Verdis në 1894: “Një çift i bukur dhe simpatik që janë plakur së bashku në botën e muzikës”.
5. Verdi, politikani
Operat e Verdit me siguri mund të interpretohen politikisht – gjë që e bë atë shumë bashkëkohës. Prandaj, censuruesit përpiqeshin rregullisht të ndërhynin në veprat e tij. Por deri më sot, nuk mund të vërtetohet përfundimisht se sa shumë Verdi ishte i interesuar për politikën. Megjithatë, në vitin 1861, ai u zgjodh deputet në parlamentin e ri italian në Torino, ku shërbeu deri në vitin 1865.
6. Viva Verdi
Emri Verdi ishte megjithatë politik: në vitet e Risorgimento, lëvizjes së bashkimit italian, ai u përdor edhe si një frazë manifestimi. “Viva Verdi” u përkthye si “Viva Vittorio Emanuele Re d’Italia” (“Rroftë Vittorio Emanuele, Mbreti i Italisë”). Vittorio Emanuele II, Mbreti i Sardenjës-Piemonte në atë kohë, u bë kreu i lëvizjes së bashkimit. Me këtë slogan, mbështetësit mund t’i bënin homazhe mbretit.
7. Bujku i Shën Agatës
Verdit i pëlqente të flirtonte me faktin se ai ishte në të vërtetë një “fermer opere” dhe preferonte jetën e thjeshtë në fshat. Pas sukseseve të tij të para financiare, ai ndërtoi Villa Sant’Agata pranë vendlindjes së tij, ku iu përkushtua bujqësisë: ai mbarështoi kuaj, mbolli hardhi dhe ndërtoi pellgje në formën e inicialeve të tij G dhe V, të cilat ekzistojnë edhe sot.
8. Verdi i pasionuar i kuzhinës
Kompozitori me famë botërore Giuseppe Verdi, me sa duket ishte ai që ne sot do ta quanim një të pasionuar të të ngrënit. Në letra të shumta ai shkruante për pasionin e tij për ushqimin, jepte këshilla gatimi, fliste për receta dhe anekdota nga kuzhina. Ai u dërgonte miqve proshutë dhe djathë si një lloj ambasadori për rajonin e tij dhe organizonte dreka në vilën e tij. Specialiteti i tij me sa duket ishte rizoto alla Milanese.
9. Shtëpia Verdi
“Ndër veprat e mia që më pëlqen më shumë është shtëpia që kam ndërtuar në Milano për të strehuar këngëtarë të moshuar.” Në vitin 1889, Verdi porositi ndërtimin e një shtëpie pensionesh për muzikantët e varfër. Rreth moshës 50-vjeçare, vetë Verdi ishte aq i pavarur financiarisht sa ishte në gjendje të tërhiqej. Meqenëse mund të kujtonte kohë të ndryshme, sjellim në vëmendje ai u përfshi shumë në shoqëri dhe organizoi trajtime ushqimore për të varfërit. Rastësisht, shtëpia e tij e të moshuarve, Casa Verdi, ende strehon artistë dhe muzikantë edhe sot./ KultPlus.com
“Organizata Shqiptaria” dhe “Artistët për Artistë”, nesër do të hapin ekspozitën “Fryma e Dashurisë” për nder të ditëlindjes së Shenjtores, Nënë Tereza.
Në njoftim është bërë e ditur se kjo ekspozitë e cila vjen si reflektim mbi vlerat e dashurisë dhe humanizmit do të hapet në sheshin e kryeqytetit “Nënë Tereza”.
“Kjo ngjarje e veçantë është organizuar për nder të shenjtores Nënë Tereza dhe do të jetë një mundësi e mrekullueshme për të reflektuar mbi vlerat e dashurisë dhe humanizmit që ajo përfaqësonte”, thuhet në njoftim.
Ekspozita do të jetë e hapur për të gjithë nga ora 12:00 deri në 18:00./ KultPlus.com
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka marr pjesë në Festivalin e Vajzës në fshatin Vajzë.
Përmes një postimi në facebook, i pari i vendit shqiptar, tha se ishte emocion i veçantë të ishte prezent në këtë event.
“Një emocion i veçantë sot nga mikpritja në fshatin Vajzë, të bekuar nga natyra dhe e shënuar nga historia. Ndoqa me dashuri VajzFest, Festivali i Vajzës, në edicionin e tij të dytë, dëshmi e fuqisë së dashurisë për rrënjët e bijve të Vajzës”, shkroi Begaj.
Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje Çfarë pretendon se do shikoje? Cilin përbindësh mendon se fsheh? Po të zhgënjej, por nuk më njeh. Nuk ka nevojë për të trokitur Hyr, shih, kërko, mbet’ e habitur. Mure të zbrazët lyer pa ngjyra Fotografi, por pa fytyra. Diku e hedhur afër shtratit Është nje kuti e tersit, e fatit. E mbushur plot është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime. Janë fjalët që kam thënë aty, gjithkush që njoha, përfshi ty. Gjithçka që bëra, e që vetëm i ëndërrova Vendet ku shkela, ku jetova. Janë zënkat tona dhe mëritë Janë puthjet netëve pa dritë. Veset e mia që aq urreve Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty Herët kur s’të pash në sy. Jetët që pa ty jetova Të tjera femra që dashurova. Janë dhe sekretet që s’të kam thënë E amanetet që të kam lënë.
Fëmijet që kurrë nuk më lindën Epshet që vrava se nuk mu bindën. Ka letra, që për ty i shkrova Në zarfet që kurrë s’ti dërgova. E nëse gjithcka përmbys do kthesh Sekretin më të madh do gjesh. E kam fshehur në fund fare Po s’e zbulove, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim Atë më të shtrenjtin sendin tim. Balsamin që plagët shëronte kur kjo djall jete më kafshonte. Para fytyrës ngadalë afroje Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje. E kur ngadalë ta kesh zbuluar. Veç një pasqyrë do gjesh në duar. Do shohësh veten, reflektim Se ti , ishe thesari im! / KultPlus.com