Me një koncert të veçantë në disa dimensione Filharmonia nis vitin artistik 2024

Vjollca Duraku
Foto; Arben Llapashtica

Në prezencën e një publiku jashtëzakonisht të madh në numër Filharmonia e Kosovës mbrëmë ka nisur vitin e ri artistik 2024,  me solistët Pranvera Hoxha-pianiste dhe Shkodran Osmanaj-kontrabasist nën dirigjimin e Lena-Lisa Wüstendörfer, shkruan KultPlus.

Siç ndodh rrallë edhe në botë, Filharmonia e Kosovës ishte kujdesur që para publikut në këtë  vit të ri artistik të sillte si solist- kontrabasistin dikur pjesëtar të saj, Shkodran Osmanajn, i cili aktualisht është pjesë e Orkestrës së Zvicrës. Dhe, si pasjojë e këtij bashkëpunimi solli edhe dirigjenten Wüstendörfer- drejtoreshën muzikore të Orkestrës Zvicerane, e cila ka interpretuar në skena prestigjioze botërore.

Mbrëmja artistike filloi rreth orës 20:00 në Atelienë e Pallatit të Rinisë, në prezencën e një publiku entuziast dhe të shumtë të madh në numër. Përveç solistëve të zgjedhur, ishte edhe repertori i zgjedhur me Simfoninë e 7 të Bethovenit, shkak për një interesim aq të madh të publikut.

Pianistja Pranvera Hoxha ishte e para që e hapi mbrëmjen me  Variacione Simfonike të Cesar Franck, me tinguj kryesisht të qetë dhe të rrallë, melodia e të cilëve ndryshonte me lëvizjen më të shpejtë të gishtërinjëve të pianistes tejet elegante dhe ndërhyrjes me takt të instrumenteve të tjera të orkestrës, që udhëhiqeshin nga dirigjentja Wüstendörfer.

Ndërsa i dyti në radhë dhe risia e koncertit ishte interpretimi i kontrabasistit Shkodran Osmanaj, i cili mbrëmë solli profesionalizmin e ndërtuar në institucione të ndryshme muzikore në Zvicër, bazën e të cilit e kishte marrë po në vendin të cilin po interpretonte. ‘Koncert për kontrabas’ me Allegro, Andante dhe Allegro të Serge Koussevitzky ishin pikat me tinguj mjaft të ndjerë që publiku i shijoi pa masë, nga një solist kontrabasist i cili rrallë ndodh të paraqitet para audiencës.

Ndërsa pika e tretë interpretuese u dha nga Orekstra e Filhamonisë së Kosovës me dirigjimin e profesionistes Lena-Lisa  Wüstendörfer, me një repertor mjaft të zgjedhur, ajka e së cilit ishte Simfonia Nr. 7 e Ludwig Van Bethoven. Pikat tjera interpretuese ishin Poco sostenuto- Vivance, Allegretto, Presto-Assai mëno presto (trio), Allegro con brio të cilat shpërfaqnin shpirtin artistik të dirigjentes zvicerane, ku varësisht tingujve, lëvizte edhe trupi i saj, në pozicione dhe forma të ndryshme, prej nga shprehej në ekspresioni i saj me njohuri intelektuale të rralla.

Këtë prurje dhe kombinim të Filharmonisë së Kosovës publiku e priti mjaft mirë, gjë të cilën e treguan ovacionet e shumta në fund të koncertit.

Pas koncertit, në një prononcim për media dirigjentja Wüstendörfer u shpreh e mahnitur me profesionalizmin e treguar nga Filharmonia e Kosovës, ku bashkëpunimi i anëtarëve të institucionit mes vete, ishte një element që i kishte lënë shumë mbresa.

“Ishte mirëseardhje e ngrohtë nga Filharmonia e Kosovës. Mendoj se janë ekip i mrekullueshëm dhe anëtarët bashkëpunojnë ngushtë mes vete. Kjo është shumë e rëndësishme kjo për një orkestër, sepse të luash në orkestër është sikur një ekip futbolli, duhet të jesh grup shumë i mirë. Dy koncertet që janë interpretuar, luhen shumë rrallë, u befasova për të mirë kur pashë se janë pjesë e programit. Veçanërisht kur janë luajtur dy koncerte. Mendoj se janë pjesë të mrekullueshme, veçanërisht ajo me piano, sikurse edhe Simfonia e 7-të e Beethoven që është shumë e famshme, shumë e gjatë dhe që kërkon ta përjetosh për ta luajtur si duhet”, është shprehur dirigjentja.

Ndërsa solisti Shkodran Osmanaj me një entuziazëm dhe emocion të paparë interpretimin para publikut të vendit të tij e quante të jashtëzakonshëm.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar ndjenjën e interpretimit para publikut shqiptar. Të pranishëm ishin edhe prindërit e mi, profesorët të cilët më kanë mësuar që nga vegjëlia e deri te formimi im si muzikant profesional. Në fillim ishte goxha zor emocionalisht të përshtatem me audiencën e publikut të vendit tim, por pastaj shkoi gjithçka mirë. Nuk gjej fjalë që ta përshkruaj këtë performancë”, ka thënë kontrabasisti Osmanaj.

Ai më tutje falënderoi Filharmoninë e Kosovës për mundësinë e dhënë për tu shfaqur në një koncert të tillë, si dhe kolegët e tij për bashkëpunimin maksimal në saje të së cilit publikut iu dha një koncert i tillë.

“Koncerti ka qenë shumë i suksesshëm. Jam shumë falënderues për bashkëpunimin dhe ftesën nga drejtori Baki Jashari dhe menaxheri Dardan Selimaj. Ka qenë më mirë se që e kemi pritur dhe më mirë se që e kemi përgatitur. I falënderoj shumë edhe kolegët që kanë kontribuar për këtë mbrëmje të cilët e kanë dhënë maksimumin që koncerti të del sa më mirë”, ka thënë solisti Osmanaj.

Ndërsa solistja tjetër e mbrëmjes, Pranvera Hoxha, tha se ndihej e privilegjuar që Filharmonia e Kosovës e kishte përzgjedhur që të ishte pjesë e koncertit të parë artistik për vitin 2024, në të cilin ajo interpretoi një vepër premierë të cilën publiku e priti shumë mirë.

“Sonte me të vërtetë u kënaqa shumë, e shijova shumë veprën të cilën e luajta, duke pasur parasysh që kjo vepër te ne, u soll në njëfarë mënyre për herë të parë në skenë, e cila në botë luhet goxha shpesh. Më ka gëzuar shumë fakti që bashkë me të gjithë kolegët e Filharmonisë dhe dirigjenten jemi munduar të japin më të mirën. Përveç që e shijova vet shumë, e pash edhe nga reagimi i publikut të cilët pata fat t’i takoj pas koncertit. Edhe ata i ndanë përshtypjet e njëjta, dhe kjo mandej akoma më shumë e rrit gëzimin duke pasur parasysh që ajo punë që e kemi bërë bashkë me kolegë është transmetuar të publiku, dhe në njëfarë mënyre ata e kanë shijuar me ne. Në njëfarë forme kjo është edhe ideja e muzikës, të përjetosh kënaqësi dhe të përqosh një mesazh te të rinjtë. Kjo më ka gëzuar jashtë mase”, është shprehur solistja Hoxha duke treguar që për këtë koncert ka filluar të përgatitet qysh në muajin shtator ngase bashkë me privilegjin vinte edhe përgjegjësia që ajo kishte para publikut.

Ndërsa drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari koncertin e mbrëmshëm e ka quajtur të veçantë në disa dimensione.

“Të dy solistët ishin kosovar, Shkodran Osmanaj që jeton dhe vepron në Zvicër dhe si rrjedhojë e kësaj ai ka propozuar edhe dirigjenten nga Zvicra, dhe në anën tjetër solistja Pranvera Hoxha është pianiste e jona shumë e njohur. Të dy kanë qenë të shkëlqyeshëm në pjesët e tyre solistike të literaturës artistike. Është interesant që koncerti për kontrabas është luajtur për herë të parë. Rrallë ndodh edhe në botë që kontrabasi të jetë edhe si instrument solistik, kështu që patëm rastin që edhe në Prishtinë ta përjetojmë këtë lloj muzike. Në anën tjetër, dirigjentja zvicerane Lena-Lisa Ëustendorfer, ka lënë një përshtypje të jashtëzakonshme në punën e saj pothuajse njëjavore me orkestrën e Filharmonisë. Besoj që profesionalizmi i saj,  vizioni interpretativ i saj ka lënë përshtypje edhe te publiku dhe kjo na bën të mendojmë që ajo të ftohet sërish. Dihet që në botën e dirigjentëve, dirigjentet femra janë më të rralla në numër dhe janë më të veçanta” ka thënë drejtori Jashari.

Krejt në fund,  drejtori i Filharmonisë ka bërë të ditur se institucioni më i lartë i muzikës në vend gjatë gjith vitit do të prezantohet nga një program mjaft dinamik me kapacitete të larta interpretative.

“Ishte me të vërtetë një koncert interesant për fillim të vitit dhe natyrisht që do të vazhdojmë me koncertet e radhës gjatë tërë këtij viti, i cili do të jetë shumë dinamik me shumë koncerte edhe orkestrale edhe vokale edhe vokal- instrumentale të Filharmonisë së Kosovës”, ka përfunduar drejtori Jashari/KultPlus.com

Pandemia e bëri botën të kuptojë rëndësinë e kontaktit njerëzor

Prekja është e vetmja ndjenjë thelbësore për mbijetesën e njerëzve, shkruan gazeta prestigjioze Economist në njërin prej artikujve të saj të fundit, duke shpjeguar se sa e rëndësishme është pjesa e kontaktit njerëzor, e cila ka humbur “kuptimin” e saj për shkak të pandemisë, transmeton KultPlus.

Kanë kaluar 11 muaj që kur dikush e përqafoi Larry. Kontabilisti 62-vjeçar jeton vetëm në Çikago, i cili u izolua marsin e kaluar në përgjigje të Covid-19.

Ai ka probleme me zemrën ndaj që nga ajo kohë ka qëndruar në shtëpi. Të vetmit njerëz që e prekën atë kanë qenë infermieret me mbështjellësit e tyre që i matnin presionin e gjakut.

Larry e përshkruan veten si një person “i prekshëm”. Seksi është i këndshëm, por më shumë se kaq ai dëshiron për kontakt të rastësishëm platonik: përqafime dhe shtrëngime duarsh.

Ai shtrihet në shtrat, thotë ai, me dëshirë të madhe të ketë dikë që ta mbajë ose ta mbajë. Pandemia ka qenë një ushtrim në zbritje. Janë boshllëqet e lënë nga të dashurit që i janë nënshtruar Covid-19, boshllëqet ku ka qenë puna dhe shkolla dhe mungesa e miqve dhe familjes.

Losing Touch: Another Drawback of the COVID-19 Pandemic | The Scientist  Magazine®

Dhe pastaj janë gjërat më të vogla që mungojnë. Për të ndaluar përhapjen e Covid-19, njerëzit kanë braktisur shtrëngimet e duarve, përkëdheljet, shtrëngimet dhe goditjet që ngrohin ndërveprimet e përditshme. Humbja e dikujt vështirë se ia vlen të përmendet.

Njerëzit kanë nevojë për prekje për të krijuar marrëdhënie të ngushta. Për të përmirësuar shanset e tij për të mbijetuar, Homo sapiens evoluoi për të jetuar në grupe.

Njerëzit “duhet të ndërveprojnë me njëri-tjetrin”, shpjegon Alberto Gallace, një psikobiolog në Universitetin e Milano-Bicocca, i cili mund të shpjegojë pse, si kafshët e tjera shoqërore, ata kanë zhvilluar një sistem neurologjik të krijuar për t’iu përgjigjur prekjes së përzemërt.

Prekja ul nivelet e kortizolit, një hormon i prodhuar si përgjigje ndaj stresit. Përveç nxitjes së përgjigjes “fluturo ose lufto”, kortizoli mbyt “qelizat vrasëse natyrale”, një lloj qelizash të bardha të gjakut që sulmojnë viruset dhe bakteret. Prekja gjithashtu mund të rrisë prodhimin e qelizave vrasëse natyrore te pacientët me HIV dhe kancer, sipas Dr Field.

Në vitin 2014, studiuesit në Universitetin Carnegie Mellon vunë re se të rriturit e shëndetshëm që përqafoheshin më shpesh kishin më pak gjasa të ftoheshin, ndoshta sepse përqafimet e tilla janë një mënyrë për të komunikuar dashurinë dhe njerëzit që ndihen të kujdesshëm kanë më pak gjasa të sëmuren.

Mungesa e prekjes, përkundrazi, është e dëmshme. Pas kontrollit për faktorë të tillë si varfëria dhe cilësia e kujdesit mjekësor, studimet e foshnjave tregojnë se mungesa e prekjes çon në një gamë të gjerë problemesh zhvillimore, argumenton David J. Linden, profesor i neuroshkencës në Johns Hopkins U.

Se sa pasoja ka lënë përgjatë këtyre viteve, e po vazhdon ta bëjë një gjë të tillë pandemia, e përshkruan edhe shkenca. E kur do të dalim nga kjo katrahurë që e ka kapluar gjithë botën, nuk ka datë e ditë të saktë. /KultPlus.com

How to Stay Connected During the Pandemic – Cleveland Clinic

“Prishtina Brass” prezantohet me koncert në Viti

Ansambli i tunxhit Prishtina Brass do të organizoj koncert gjatë ditës së nesërme në komunën e Vitisë. Në këtë koncert, Prishtina Brass ka përzgjedhur një program atraktiv i cili përmbanë vepra shqipe dhe botërore për ansambël tunxhi, shkruan KultPlus.

Këtë e ka bërë të ditur Avni Krasniqi i ciki në një intervistë për KultPlus ka thënë se koncerti do të organizohet në bashkëpunim me Komunën e Vitisë. Gjithashtu ai ka shtuar se Prishtina Bass do të mbajë koncerte edhe në Prishtinë dhe në Klinë.

“Koncerti organizohet në bashkëpunim me komunën e Vitisë duke respektuar gjitha masat në raport me situatën që gjendemi.  Koncertet e radhës të Prishtina Brass janë: me 2 nëntor nga ora 12:00 – Sheshi Nëna Terezë, Prishtinë dhe 3 nëntor nga ora 14:00 – Pallati i Kulturës – Klinë”, ka deklaruar Krasniqi

Koncertet mundësohen me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Prishtinës.

Prishtina Brass është kuintet tunxhi i cili përbëhet nga instrumentistë profesionistë të cilët janë gjenerata e parë e tunxhit në Kosovë.

Të gjithë instrumentistët e ansamblit janë pjesë e Filharmonisë së Kosovës, ndërsa ansambli si i tillë funksionon edhe në kuadër të FSK-së (Forcës së Sigurisë së Kosovës) dhe është mjaft aktiv nëpër ceremoni të ndryshme ushtarake.

Prishtina Brass ka një repertor mjaft të gjerë. Stili muzikor i Prishtina Brass është një kombinim i periudhave te ndryshme muzikore duke mos përjashtuar edhe veprat dhe këngët e ndryshme te ditëve të sotme.

Ansambli rëndësi të veçantë i kushton sidomos muzikës shqipe, duke mos përjashtuar edhe muzikën jazz. Prishtina Brass njihet si promotor i muzikës në hapësira publike. Për disa vite ka realizuar një numër të konsiderueshëm të koncerteve nëpër sheshet e qyteteve të ndryshme të Kosovës.

Ansambli që nga themelimi është mjaft aktiv si me koncerte, ashtu edhe me prezantime të ndryshme. Që nga viti 2012 kur ka filluar së funksionari, ka realizuar një numër të konsiderueshëm koncertesh dhe prezantimesh të ndryshme në Kosovë dhe jashtë sajë. Ka realizuar për 6 vite radhazi turne koncertesh në shumicën e qyteteve të Kosovës si dhe në Tetovë, Gostivar, Ulqin, Tiranë, Bujanoc etj.

Është prezantuar në festivale të ndryshme të cilat janë bartëse të kultivimit dhe zhvillimit të muzikës serioze në Kosovë dhe Shqipëri si: Kamer Fest, International Albanian Brass Festival, Netët e Prishtinës, Festivali HAPU, Kosova Brass Festival.

Ansambli është kuintet standard, mirëpo varësisht nga programi që luan, bashkëpunon dhe me instrumentistë tjerë si të tunxhit, perkusioneve dhe  solo këngëtarë./ KultPlus.com

Ministrja Dumoshi në Viti: Presim që projektet në sport të kryhen sa më shpejt

Në kuadër të vizitës së sotme në Komunën e Vitisë, ministrja Vlora Dumoshi, pa nga afër punimet që po zhvillohen në palestrën e sportit në Viti dhe në stadiumin e qytetit.

“Palestra e sportit është një projekt që i është dashur shumë qytetit të Vitisë për të krijuar hapësirën e nevojshme për sportistët që ka kjo komunë. Është një investim i ministrisë në vlerë prej 1 milion e 500 mijë euro. U njoftova nga kryetari për mbarëvajtjen e projektit dhe zhvillimin e punimeve. Presim që të intensifikohet dinamika dhe projekti të përfundojë sa më shpejt”, veçoi ministrja në vizitën që iu bë palestrës.

Ndërsa, në inspektimin që i është për punëve në stadiumin e qytetit të Vitisë, ministrja tha se me vizitat që po bëjmë në komunat e Kosovës pa dallim, po përcjellim për së afërmi zhvillimin dhe cilësinë e punimeve që po kryhen në investimet që ministria po realizon.

“Për këtë vit, për stadium, ministria ka ndarë 400 mijë euro. Kemi kërkuar që tribunat të ndryshohen dhe punëkryesi do ta ketë parasysh këtë kërkesë. Zhveshtoret veçse janë përfunduar së ndërtuari. Stadiumi tani është në fazën e drenazhimit. Vitia ka ekipin e saj të futbollit i cili po zhvillon garat në Ligën e Parë të Kosovës dhe i dëshirojmë suksese ekipit dhe urojmë që ky stadium të kryhet sa më shpejt”, sqaroi ministrja Dumoshi.

Ndërkaq, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, e falënderoi ministren dhe MKRS-në për tërë mbështetjen që po japin për komunën që ai udhëheq. Ai konfirmoi se projektet janë më së të nevojshme në plotësimin e kërkesave që qytetarët e kësaj komune kanë. Haliti tha se MKRS-ja dhe Komuna e Vitisë kanë një bashkëpunim shumë të frytshëm i cili përkthehet në dobi dhe në interes të qytetarëve të Komunës. /KultPlus.com

Komuna e Vitisë rihap bibliotekat publike, por me disa kushte

Komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka rihapur sot bibliotekën e të rriturve dhe të fëmijëve për lexuesit vitias. Bibliotekat publike brenda shtëpisë së kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, ishin mbyllur si masë parandaluese kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19.

Megjithatë rihapja e bibliotekës është bërë me disa kushte e ndër to është vetëm marrja dhe kthimi i librave por jo edhe shfrytëzimi i hapësirave për lexim brenda bibliotekave.

Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, ka bërë të ditur se bibliotekat publike të komunës në qytetin e Vitisë, janë rihapur në koordinim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Por ai shtoj se për shkak të pandemisë duhet të zbatohen disa kushte dhe kjo është në të mirën e shëndetit publik.

“Bibliotekat publike në qytetin e Vitisë janë rihapur nga sot për lexuesit vitias dhe atë në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Megjithatë dua të njoftoj lexuesit se në sektorin e të rriturve dhe të fëmijëve mund të bëhet vetëm marrja dhe kthimi i librave, por fatkeqësisht nuk mund të shfrytëzohen hapësirat për lexim. Kjo si masë parandaluese kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19 dhe në interes të shëndetit publik”, u shpreh drejtori Lala.

Ai tha se kusht tjetër është që lexuesit të cilët marrin libra të jenë me masa mbrojtëse si dorëza dhe maska dhe kërkoj nga ta që të mos grumbullohen, por të vijnë vetëm ata që marrin dhe kthejnë libra për lexim. Gjithashtu të dy bibliotekat do të punojnë me gjysmë orar nga e hëna deri të premten dhe atë prej orës 08:00 deri 12:00. Bëhet me dije se kjo gjë do të vlej deri në një vendim tjetër që do të merret në koordinim me institucionet përgjegjëse. / KultPlus.com

Me mbështetje të BE-së, Vitia do të bëhet me muze komunal

Komuna e Vitisë do të bëhet me muze komunal. Objekti i drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural do të jetë hapësirë ku do të vendoset Muzeu.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se Vitia do të behët me muze, falë bashkëfinancimit tonë me Bashkimin Evropian.

Ndërkaq Alban Morina Menaxher i Projektit, ka bërë të ditur se projekti në dy faza dhe do të implementohet nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) në kuadër të Nismës për bashkëpunim ndërkufitar (MAKS FORUM). / KultPlus.com

Së shpejti ‘Takimet e Dom Mikelit’, përurohet edhe busti i Skënderbeut

Për të 29-tën herë me radhë organizohet manifestimi kulturor, letrar e shkencor “Takimet e dom Mikelit”, që do mbahen në Stubëll të Vitisë.

Data 22 shtator do të mbledhë në Stubëll një numër të madh të krijuesve e studiuesve për pjesëmarrje në manifestim, sikundër dhe të figurave të larta të jetës publike tek ne.

Në akademinë shkencore, do trajtohet figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në 550 vjetorin e kalimit në amshim. Hë për hë, opinioni do njihet me kumtesat e studiuesve kompetent, si të: Jahja Drançollit, Antonio Belushit, Lucia Nadinit (Itali), Muzafer Bislimit (Shkup), Mark Palnikaj (Tiranë), Erenestina Halili – Gjergjit (Tiranë). Në këtë përvjetor do bëhet dhe përurimi i bustit të Skënderbeut, vepër e Agron Bytyqit.

Në kuadër të akademisë, me rastin e 170 vjetorit të kthimit në atdhe të martirëve të Malit të Zi të Shkupit, të internuar të Muhaliq të Turqisë (1846-1848),vjen historia e tyre, sa tronditëse, po aq madhështore, përmes kumtesës së studiueses së mirënjohur franceze, Odette Marquet. Në fakt, organizatori, bën botimin e një vepre të veçantë të kësaj studiueseje për historinë në fjalë, me titull: “Persekutimi i shqiptarëve të Malit të Zi të Shkupit (Stubëll, Binçë, Vërnakollë dhe Terziaj) në shekullin XIX sipas burimeve franceze”. Janë një sërë dokumentesh në gjuhën frënge (të përkthyera dhe në gjuhën shqipe) që prezantohen në këtë libër. Autorja, së shpejti, del dhe me botimin e një vepre tjetër në gjuhën frënge, për këtë dramë të historisë së popullit tonë.

Krijuesit nga mbarë trevat shqiptare, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Orën e Madhe Letrare, e cila ka karakter garues.

Këngë, kushtuar Skënderbeut -Kryezotit të Arbërisë (siç shprehet organizatori), vijnë përmes zërit kumbues të Shkurte Fejzës, ndërkaq ansambli “Albafolk” nga Gjilani, do performojë disa valle arbëreshe. / KultPlus.com

Fshati Gjylekar, banorët rrëfehen për kuptimin e emrit të tij

Fshati Gjylekar që ndryshe njihet edhe me emrin Skifetraj, historikisht njihet me emrin më të çuditshëm në Kosovë ku as banorëve nuk ju pëlqen.

Fshati Gjylekar gjendet nëntë kilometra larg qytetit të Vitisë dhe ka 3 mijë e 600 banorë. Në krahasim me shumë fshatra të tjerë ka një shtëpi shëndeti, xhamin dhe një shkollë fillore me 390 nxënës.

Banorët kanë rrëfyer për fshatin ku ata banojnë. Ata kanë treguar se emri i fshatit të tyre nuk ju pëlqen dhe është shumë i pa përshtatshëm.

“Gjylekar është diqysh emër i papërshtatshëm, po Skifteraj pak ma ndrysh është”, ka thënë një banorë i këtij fshati për televizionin T7.
Ndërsa një banorë tjetër është shprehur se ai dhe shumë fshatar tjerë nuk e kanë në qejf emrin e fshatit të tyre.

“Shumë fshatar tanë si shumë qytetar tjerë kanë dëshirë me ndërru edhe nuk i përket shqiptarizmit, ky emër normalisht nuk më pëlqen po tash e kemi dhe duhet me bajt”, ka rrëfyer banori i këtij fshati.

Mirëpo ata nuk e din se nga është prejardhja e emrit të fshatit Gjylekar. Ata thonë se ka shumë rrëfime gojore dhe shkrime të vjetra nëpër arkiva ku thonë se rrjedh nga turqishtja dikush nga Serbishtja po nuk ka burime të sakta rreth prejardhjes së këtij emri i cili konsiderohet i çuditshëm dhe i papërshtatshëm. / KultPlus.com

Viti i shqiptares Dua Lipa, nga himni i saj “New Rules” e deri tek gatimi i pites në Amerikë (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa brenda një kohë të shkurtër, ka arritur të jetë një nga emrat më të njohur në mbarë botën. Dua duket sikur është krijuar për muzikën, të cilën e ka përcjellë me pasion që nga fëmijëria e saj, e duke e vazhduar më intensitet më të shtuar në moshën 14 vjeçare, kur ajo filloi të publikoi “cover”-et e parë, me këngë të artistëve të tjerë në YouTube. Sot, jo shumë vite pas, ajo ka arritur që të lë prapa shumë nga emrat e njohur, duke u bërë këngëtarja më e dëgjuar e këtij viti, sipas Spotify, shkruan KultPlus.

KultPlus, në këtë fundvit ju sjellë rrugëtimin e saj të spikatur përgjatë këtij viti, që e ngjiti atë drejt majave të toplistave muzikore. The Guardian shkruan se këngëtarja, Dua Lipa me hitin e saj muzikor “New Rules” duket sikur dha një mesazh inspirues për një ushtri të tërë të grave të reja. Ajo gjatë këtij viti me këtë popullaritet, arriti të lë nën hije edhe emra tashmë të ngulitur thellë në muzikën ndërkombëtare. Ajo la prapa Beyoncén dhe Rihannan, Ariana Grande e Taylor Swift, e shumë emra të tjerë të njohur. Mbi të gjitha Dua Lipa, në këtë vit që po lëmë pas, mori edhe çmimin “Artistja më e mirë e re” në ceremoninë e çmimeve të MTV EMAs. Ajo edhe pse nuk ishte e pranishme në këtë ceremoni gjeti mënyrën ideale që përmes një video të falënderoj të gjithë fansat e saj, të cilët nuk i kursyen fjalët e madhe për vajzën nga Prishtinë, Dua Lipa.

Shqiptaren tashmë e njohur si ylli britanik i pop-it, shifrat e fundvitit të Spotify, e nxorën si këngëtaren më të dëgjuar gjatë vitit 2017 në Britani. Edhe këngëtare të cilat tashmë janë ndërtuar në skenën muzikor, kanë dhënë mjaft nga puna e tyre këtë vit, por Lipa, me vetëm 22 vite mbi supet e saj, tashmë është duke u parë si një zë i vërtetë i gruas së re britanike: e pavarur, e ftohtë dhe në komandën e seksualitetit të saj.

Dua, e rritur në Britani të Madhe, ajo në moshën 13 vjeçare u zhvendos me prindërit e saj shqiptarë në shtëpinë e tyre të mëparshme në Prishtinë. Pak kohë më vonë, ajo u kthye përsëri në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikë, ku dhe filloi të postonte “cover”-et e saj përmes platformës së YouTube. Pas kontratës së saj me Warner Bros, erdhën edhe këngët e saj origjinale, të cilët depërtuan më shumë shpejtësi. Debutimi i Duas me “Be The One” e renditi emrin e saj në pozitën e 9-të para dy vitesh, mirëpo me këtë vit ajo shënoi kulmin e suksesit.

“Dukej sikur këngëtarja ishte në kërkim të momentit,” thotë eksperti i toplistave, James Masterton. “Nuk është rastësi që kënga e radhës u bë hiti i saj më i madh”.

Në korrik të këtij viti ajo solli “New Rules”, duke shijuar suksesin më të madh të saj, të debutimit si këngëtare.

Dua, gjithmonë ka folur me guxim për feminizmin dhe rëndësinë e inkurajimit të fanseve të saj, pikëpamje të cilat edhe i ka shkrirë edhe në këngët e saj. “New Rules”, është himni i saj muzikor, përmes të cilit ajo ofron një plan veprimi për këdo që përpiqet të rindez gjërat me një ish të dyshimtë. Ajo arrin kulminacionin e këngës gjatë interpretimit të pjesës: “If you’re under him, you ain’t getting over him”. Publikimi i videos e çoi më tutje idenë e solidaritetit femëror, duke u shfaqur me një grup vajzash të renditura njëra pas tjetrës, dhe duke ua larguar telefonat secilës që do ta kontaktoj ish-in e saj.

Kompletimi i kësaj kënge, u duk shumë elegant dhe aspak artificial, prandaj arriti të bëhet një ‘bombë’ virale. Deri më tani, videoja ka arritur 843 milion shikime, duke u renditur në mesin e videove më të mira në YouTube të vitit 2017.

Albumet e muzikës pop shpesh mund të shihet si një mendim jo i duhur, dhe fakti që debutimi i Lipës u shty për tri herë, dukej një shenjë e keqe. Megjithatë, shitjet mbeten të qëndrueshme, duke arritur në 1.2 milion shitje në mbarë botën, një shifër jashtëzakonisht e lartë. Martin Talbot, kreu i Official Charts Company, theksoi se rreth gjysma e këtyre shitjeve ishin shitje të bëra në mënyrë fizike, “duke e gdhendur atë si më shumë se vetëm një njeri i famshëm”.

Pritet që Dua Lipa, në vitin që po vjen do të sjellë edhe këngën e saj të shtatë, e cila tashmë do të depërtoj edhe më suksesshëm nga këngëtarja shqiptare.

“Nuk ka qenë kurrë një problem për të motivuar Duan”, insiston menaxheri i saj Ben Mawson.

“Ajo është shumë e lumtur me suksesin e saj, por edhe më e etur për sukseset të reja në vitin 2018”, shkruan “The Guardian”, përcjellë KultPlus.

Baza që ka shtruar Dua Lipa në këtë vit të suksesshëm, nuk mund të ekzagjerohet. Nëse janë dashur dy vite që Lipa të vijë këtu, kolegët e saj që kanë disa vite në skenë, në çdo vit ecin me përpjekjet e tyre për të arritur kulmin e karrierës. Dua tashmë ka shtruar rrugën e saj të suksesit, drejt të cilës po ecën me hapa gjithnjë e më të fuqishëm. Mbi të gjitha Dua Lipa, në këtë vit dëshmoi se edhe “rregullat e reja” janë bërë që të thyhen.

E për ta përmbyllur këtë vit ashtu siç është më së miri e mrekullueshmja Dua Lipa, ishte e pranishme në emisionin e gatimit të bashkëkombasit të saj Action Bronson. Aty Dua Lipa, foli shqip, vallëzoi me këngë shqipe e poashtu gatoi pite, midis Amerike. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=e7uvaLvYoVo

“Vitia Colony of arts 2017” mblodhi rreth vetes 25 artistë

Kolonia artistike këtë vit u organizua me artistë nga gjitha trojet shqiptare kurse në vitin e kaluar ishte organizuar me artistë nga Amerika. Për gjatë katër ditëve me radhë kjo koloni mblodhi rreth vetes 25 artistë, përcjellë KultPlus.

Ky projekt u organizua me qëllim të promovimit të vlerave kulturore e artistike si dhe shkëmbimin e ideve dhe përvojave mes artistëve ku për qëllim kishte edhe prezantimin e bukurive natyrore nga vendi ynë.

Kjo koloni u mbajt në fshatin Letnicë të Komunës së Vitisë, ky fshatë është i banuar nga tri komunitete si i tillë ka një shtrirje shumë të mirë gjeografike si dhe pamje atraktive e piktoreske, ku ja vlen të promovohet si vend turistik.

Ky projekt u finalizua me hapjen e ekspozitës kolektive në Galerinë e arteve në Viti, ku punimet e prezantuar dolën si rezultat i kësaj kolonie katër ditore.

Kordinator dhe ideator i këtij projekti ishte Mervan Mustafa kryetar i shoqatës së artistëve figurativë “Gursel Sylejmani”. Realizimin e këtij projekti e mundësoj Ministria për Kulturë Rini dhe Sport, si dhe Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Viti.

Ky është projekti i fundit që u realizua nga Shoqata e artistëve “Gursel Sylejmani” pas disa projekteve që ishin realizuar gjatë muajve të kaluar, si në Francë, Zvicër e Amerikë. Tradita për organizimin e këtij projekti do të vazhdoj edhe gjatë viteve të ardhshme. / KultPlus.com

Kosova në vitin 1930 (FOTO)

Këto fotografi të rralla janë realizuar nga studiuesi amerikan Blanche Payne në vitin 1930.

Ai kishte vizituar Kosovën për qëllim studimi duke realizuar një set të rrallë të fotove nëpër disa qytet të Kosovës.

Fotografitë janë publikuar nga Libraria e Universitetit të Uashingtonit, transmeton Shekulli shënimin e fmimages.net./ KultPlus.com