Hëna

Poezi nga Aleksandër Pushkini

Përse moj hënë argjendore,
ti larg nga retë pa pushim,
përmbi kanatet e dritores,
vërshon të mekurin shkëlqim?

Sa herë që më shfaqesh ti,
në shpirt më zgjohen shqetësime,
dhe brenga plot me dhembshuri,
dëshirë plot me flakërime.

Oh, ikni, ikni o kujtime!
o dashuri fatkeqe fli!
O, le të mos më shfaqet më,
të perdja e errët në dritore,
nën dritën tënde argjendore,
fytyr’ e dashur si gjithnjë,
fytyr’ e ëmbël engjëllore
e vashës që s’do ta shoh më.

O ëmbëlsi e dashurisë,
plot ledhatime, plot me gaz,
plot me shkëlqim të lumturisë,
a mund të kthehesh rishmez pas?

I shpejtë porsi një vegim,
me ndritë ti në fluturim;
U zhdukën hijet krejt papritur,
se erdh agimi menjëherë,
dhe ti moj hën’e ndritur
në qiell u mbyte atëherë!
Agimi dritën pse shpërndau?
Nga vash’ e shtrenjtë pse me ndau?

Botohet romani ‘The Reunion’ i autores Iliriana Rama-Allajbegu, homazh për gratë kosovare që lufta ua shkatërroi jetët

Shkrimtarja shqiptare, Iliriana Rama-Allajbegu, ka botuar librin e saj “The Reunion”, si një përkushtim të fuqishëm dhe emocional për gratë e Kosovës, jetët e të cilave u shkatërruan nga lufta e fundit.

Ky roman kornizon fatet e ndërthurura të katër shoqeve të fëmijërisë – Besës, Arianës, Suzit dhe Fatimes – të cilave befas iu shkatërrohen ëndrrat dhe aspiratat nga lufta.

Autorja Iliriana Rama-Allajbegu në njoftimin e saj për daljen në treg të librit, ka thënë se është shumë e lumtur meqë ka punuar shumë për të .

“Romani është një tentim i imi i sinqertë që të shkruaj një homazh për vajzat dhe gratë e Kosovës që kanë përjetuar dhe mbijetuar luftën në Kosovë”, ka shkruar autorja në profilin e saj në ‘facebook”.

Ajo ka treguar se romanin e ka shkruar në gjuhën angleze, meqë s’ka hasur romane që janë botuar jashtë Kosovës e që e trajtojnë temën e dhimbshme të asaj se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Iliriana Rama Allajbegu thotë se libri i saj do të jetë një mundësi edhe për të rinjtë shqiptarë që janë lindur e rritur në vende të ndryshme të botës.

Autorja e librit shpreson në përkthimin e tij në gjuhën shqipe së shpejti dhe në plasimin e librit edhe në tregun e Kosovës. Librin mund ta gjeni ne formë elektronike në Amazon.com, Barnes & Noble, Apple Books App, etj.

Fjalimi i plotë i Mit’hat Frashërit në Lidhjen e Kombeve (Dokumenti)

Nga Aurenc Bebja, Francë – 3 Gusht 2022

“Société des nations” ka botuar, me 1 janar 1923, në faqet n°46 – 47, fjalimin e mbajtur asokohe nga atdhetari, shkrimtari, diplomati dhe politikani i shquar shqiptar, z. Mit’hat Frashëri, në selinë e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Zoti President. — Fjalën e ka z. Frashëri, Delegat i Parë i Shqipërisë.

Z. Midhat Frashëri (Shqipëri). – Zoti President, zonja dhe zotërinj, po ngjitem në foltore për të përmbushur një detyrë. Unë vij t’i jap llogari Shoqërisë së madhe për mirënjohjen e vendit të vogël që kam nderin ta përfaqësoj dhe që në fakt e konsideroj të lidhur me Lidhjen e Kombeve nëpërmjet lidhjeve të njohjes.

Shqipëria, zotërinj, mund të quhet ndrikull e Lidhjes së Kombeve. Ishte Lidhja e Kombeve që e ndihmoi në rilindjen e saj, e pranoi në mesin e saj dhe i mundësoi të vendoste marrëdhënie diplomatike me shtetet e tjera. Rruga që i kishte hapur Lidhja e Kombeve ishte më e lehtë më vonë, pasi ky kumbar, ose më mirë kjo kumbarë, nuk pushoi së interesuari për shtetin e vogël.

Që atëherë – mund ta pohoj këtë pa frikë se të përgënjeshtrohet – Shqipëria ka bërë çdo përpjekje për të merituar përkushtimin e Lidhjes së Kombeve. Gjendja e brendshme e saj është përmirësuar gjithnjë e më shumë, marrëdhëniet me fqinjët kanë hyrë në një fazë normale; Marrëdhëniet diplomatike janë vendosur dhe rruga që ajo duhet të kalojë i është lehtësuar kështu.

Edhe pse një nga kombet më të rinj që ka hyrë në Lidhjen e Kombeve, Shqipëria është një nga vendet më demokratike për nga kushtetuta dhe administrata e saj. Këtu mund të dëshmoj se idetë e përfaqësuara nga Lidhja e Kombeve gjejnë te shqiptarët partizanët më të bindur. Nuk janë vetëm parimet, por është pikërisht ideali që përfaqëson kjo Shoqëri, është kjo vëllazëri, ky solidaritet midis popujve që ne vijmë të konfirmojmë çdo vit këtu përsëri, të cilët gjejnë ndër shqiptarët më të bindurit.

Unë i përkas një rajoni të Evropës që ka vuajtur shumë, ndoshta ai që ka vuajtur më shumë gjatë dy dekadave të fundit.

Është ky rajon i Evropës që kishte më shumë nevojë për paqe, pajtim dhe harmoni midis elementëve të ndryshëm të tij. Popujt ballkanikë kanë filluar të kuptojnë se ka vetëm një mënyrë për të arritur prosperitetin, vetëm një mënyrë për të shkëputur zakonet e këqija të së kaluarës, sipas të cilave çdo popull përtej kufirit konsiderohej armik. Ata tashmë e kuptojnë se një solidaritet interesash të përbashkëta, materiale dhe ekonomike, madje edhe morale e intelektuale, duhet t’i bashkojë popujt dhe jo t’i ndajë ata.

Kjo ide e popujve ballkanikë mbështetet fuqishëm nga ndikimi i qeverive të tyre përkatëse. Besoj se jam interpretuesi besnik i kësaj ndjenje kur them se perspektiva e një lufte, natyrisht mjaft të largët, tmerron popujt e Ballkanit, që aspirojnë paqen. Megjithatë, të gjitha përpjekjet e tyre nuk mundën të çonin në një rezultat të shpejtë dhe të menjëhershëm.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ata përhapin një energji të madhe për këtë qëllim dhe atmosfera e Gjenevës, jo vetëm e këtij qyteti ku njerëzit vijnë për të shijuar lirinë fetare dhe politike, por edhe atmosferën e kësaj Shoqërie të madhe ku ne vijmë çdo vit për të rizhytur veten në idetë e vëllazërisë, bashkëpunimit dhe solidaritetit, kontribuon shumë në këtë. Kjo atmosferë e dobishme kontribuon në masë të madhe në përmirësimin e marrëdhënieve që theksohet dita-ditës.

Mirëpo, a mjafton të kufizohemi vetëm në ardhjen këtu për t’u mbushur me frymë në atmosferën e Lidhjes së Kombeve, apo nuk është ende e nevojshme të mbështesim përpjekjet e lindura nga nevojat imperative të vendeve të Ballkanit ? Dje, delegati i shquar i Greqisë foli për punën e mirë të një delegati të Lidhjes së Kombeve, i cili aktualisht kryeson zgjidhjen e vështirësive të vogla, të cilat, për fat të keq, ende ekzistojnë midis disa elementeve ballkanike.

Ky është një shembull i mirë që ilustron qartë punën e dobishme që Lidhja e Kombeve po kryen dhe do të vazhdojë të kryejë në të ardhmen. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e një delegati të caktuar nga Lidhja e Kombeve mund të arrijë më shumë në dy javë sesa tre vjet përpjekje të vetë popujve. Nëse shtetet ballkanike do t’i drejtoheshin Lidhjes së Kombeve, përfaqësuesit e së cilës shfaqin një frymë të madhe pavarësie dhe paanshmërie, çdo herë që do të lindte një vështirësi e vogël, për të kërkuar mbështetjen morale dhe ofiqet e mira mjaft të paanshme, ato do t’i bënin një shërbim çështjes së paqes.

Sigurisht, zona e rajonit të Ballkanit nuk është shumë e madhe, por idetë që mbretërojnë brenda Lidhjes së Kombeve janë të frymëzuara nga solidariteti i ngushtë që ekziston midis të gjitha vendeve, midis të gjitha rajoneve, të mëdha e të vogla. Kështu, të gjitha shtetet formojnë një tërësi, një trup harmonik. Sëmundja më e vogël, lëndimi më i padukshëm mund të prekë të gjithë trupin; po kështu vështirësitë e vogla, mosmarrëveshjet e vogla ndërmjet elementëve përbërës të një vendi apo rajoni mund të prekin të gjitha kombet.

Nëse hyj në këto konsiderata, është sepse duhet t’i jap llogari Lidhjes së Kombeve, si një shoqëri aksionerësh. Lidhja e Kombeve na ka investuar me kapital moral të destinuar të japë fryte. Ky kapital moral, në fakt, shpërblehet çdo vit e më shumë.

Progresi i arritur në një vend të vogël vetëm sa mund të rrisë numrin e mbështetësve të Shoqërisë sonë të madhe dhe të konsolidojë besimin që duhet të kemi në të ardhmen e saj dhe në shërbimet që ajo është thirrur të bëjë.

Të nderuar delegatë, Lidhja e Kombeve nuk lindi vetëm nga vullneti i pak njerëzve; nuk lindi vetëm nga një Pakt; përfaqëson, në sytë e popujve të vegjël që kanë filluar të ndërgjegjësohen për të drejtat e tyre, manifestimin e një ideali të ri, atë të vëllazërisë dhe mbi të gjitha të solidaritetit midis vendeve të ndryshme. (Duartrokitje.)

https://www.darsiani.com/la-gazette/societe-des-nations-1923-fjalimi-i-plote-i-mit-hat-frasherit-ne-lidhjen-e-kombeve-dokumenti/ / KultPlus.com

Intervista e shkrimtarit Anton Marku me Kurt Gostentschnigg

Korrik, 2024

Lexuesit tanë ju njohin kryesisht si historian, albanolog, përkthyes dhe shkrimtar. Kush është në të vërtetë Kurt Gostentschnigg dhe cila ka qenë rruga juaj jetësore?

Për një përgjigje të kënaqshme nuk ka mjaft vend në këtë format. Prandaj u rekomandoj lexuesve që të informohen lidhur me këtë pyetje në intervistën time për revistën “Jeta e Re” (viti 2005; e botuar në internet: Zemra Shqiptare, 2012) dhe në artikullin tim “Shtegtime në malësinë shqiptare. Refleksione kontemplative të një albanologu”, të botuar në 15 gazeta dhe revista shqiptare në vitin 2018 (“Tema”, “Gazeta Shqiptare”, “Voice of Albanians”, “Dielli Demokristian” etj.). Ndryshe – pa kontekstin e mendësisë spirituale dhe të terminologjisë së përdorur nga ana ime – do të ketë vetëm keqkuptime të panevojshme. Siç ka thënë shkrimtari francez Antoine de Saint-Exupéry: gjuha është burimi i të gjitha keqkuptimeve. Dhe gjuha lidhet me mendësinë.


Studiuesit gjermanishtfolës kanë qenë më të përkushtuar për të hulumtuar gjenezën e gjuhës shqipe. Cili ka qenë kontakti juaj i parë me këtë gjuhë dhe çfarë ju ka shtyrë që ta mësoni dhe të merreni me të edhe profesionalisht?

E kam dëgjuar gjuhën shqipe për herë të parë gjatë ekskursionit të Institutit të Historisë së Evropës Juglindore të Universitetit të Graz-it në Shqipëri dhe Kosovë në vitin 1989 dhe kam rënë që në çastin e parë në dashuri me këtë gjuhë të mrekullueshme, e cila deri më sot ka mbetur e dashura ime. Në verë të vitit 1990 kam filluar të mësoj gjuhën shqipe në mënyrë autodidakte pa pasur mundësi të pyesja dikë për paqartësitë e metodës. Vështirësitë nuk i kam ndierë si të tilla, sepse kur je i dashuruar, je njëkohësisht i verbër për tekat e së dashurës.


Pas ndryshimeve demokratike në Shqipëri ju keni jetuar dhe punuar gjithsej 11 vite midis 1993 dhe 2011 si lektor në universitetet e Tiranës dhe Shkodrës. Cilat janë përshtypjet tuaja nga kjo kohë?

Shqiptarët – dhe këtu hyjnë për mua edhe shqiptarët e Kosovës – janë mikpritës, familjarë dhe emocionalë. Në Shqipëri unë kam njohur shumë njerëz me zemër të madhe. Por është medalje me dy anë: aq sa të dashurojnë po aq dhe të urrejnë. Unë që kam nevojë për qetësi për punën time, ndihesha shpesh i bezdisur nga zhurma, spontaniteti dhe mungesa e organizimit dhe disiplinës. Sipas përvojës dhe mendimit tim, Shqipëria dhe Kosova kanë këto probleme kryesore: dallimi në rritje midis të pasurve dhe të varfërve, korrupsioni në të gjitha nivelet e shoqërisë, krimi i organizuar, emigracioni i të rinjve dhe armiqësia e betuar me serbët dhe grekët. Kështu të dy shtetet mbeten në vend numero. Qeveria nuk është në shërbim të popullit, por në shërbim të dikujt tjetër. Ndiqe gjurmën e parasë … Për mënjanimin e problemeve – ku ka vullnet, ka rrugë – ka shembuj suksesi dhe zgjidhjeje. Le të marrim krimin e organizuar dhe korrupsionin me anë të sistemit partiak. Kështu presidenti i ri i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka bërë vendin e tij brenda pak viteve pa ndihmë të jashtme nga vendi më i rrezikshëm në botë në vendin më të sigurtë në hemisferën perëndimore, duke eliminuar MS-13 satanik në një operacion ushtarak me ndihmën e Zotit. Shteti i Thellë, i cili kontrollon shumicën e qeverive të botës, ka frikë tani që vende të tjera e ndjekin këtë shembull. Saksonët e Lirë në Gjermani, fillimisht një lëvizje popullore në landin Saksoni, kanë themeluar një parti, e cila kërkon heqjen e sistemit partiak, sepse ky u shërben më shumë pushtuesve sesa qytetarëve. Përtej skemës partiako-politike të pozicioneve ekstreme majtas-djathas duhet të qëndrojnë interesat e njeriut në mes. Pse jo përfaqësim direkt i këtyre interesave njerëzore pa ndërmjetësim partiak? Ende nuk ka një lëvizje të fortë patriotike as në Shqipëri as në Kosovë, siç ka me partinë AfD në Gjermani dhe me partinë FPÖ në Austri. Për mendimin tim, kjo ka të bëjë me emigracionin prej dekadash dhe me refuzimin e kthimit në atdhe për shkak të mungesës së perspektivave në vendlindje.


Punimi juaj i doktoratës ka të bëjë me gërshetimin e politikes me shkencën në shembullin e albanologjisë austro-hungareze. Çfarë ju motivoi që të shkruani pikërisht për këtë temë?

Këtë temë e kisha marrë në vitin 1988 nga udhëheqësi im i diplomës dhe më vonë i doktoratës Karl Kaser. Vetëm me kalimin e kërkimeve të mia shumëvjeçare në këtë fushë realizova rëndësinë dhe aktualitetin e kësaj teme. Shihni shembullin e plandemisë së koronës dhe të luftës në Ukrainë. Narrativat e ndryshme shkencore dhe publicistike ndikohen nga interesat politike dhe ushtarake. Rrallkush guxon të ofrojë të dyja anët e medaljes, sepse duhet të llogarisë pasojat negative.


Në vitin 2018 ju keni botuar librin voluminoz me titull ‘‘Shkenca në fushën tensionuese të politikës dhe ushtrisë. Albanologjia austro-hungareze 1867-1918’’. A mund të na tregoni shkurt përmbajtjen e tij?

Monografia ime ofron për herë të parë një paraqitje përmbledhëse të të gjitha marrëdhënieve austro-hungaro-shqiptare në shkencë, politikë, ekonomi, ushtri dhe kulturë si dhe një përpjekje të rikonstruksionit të fushave “shkencë/albanologji”, “politikë”, “ushtri” dhe “austrofilë” sipas teorisë së fushës të Pierre Bourdieu-s. Ky studim i përgjigjet pyetjes së lidhjes së shkencës, politikës dhe ushtrisë në këto marrëdhënie bilaterale duke zbatuar teorinë e imperializmit kulturor të Johan Galtung-ut, emërton aktorët individualë dhe kolektivë të fushave të lartpërmendura, tematizon perspektivat e tyre, tipizon aktorët individualë si dhe përmban një tematizim të ndërveprimit të fushave dhe një rikonstruksion të së ashtuquajturës „fushe të pushtetit“.


Ju jeni edhe anëtar nderi i Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’, si dhe keni marrë pjesë dhe keni lexuar në disa orë letrare të organizuara nga kjo shoqatë. Cili është mendimi juaj për letërsinë shqipe të shkruar në mërgatë në përgjithësi dhe në Austri në veçanti?

Në dekadat e fundit kam lexuar kryesisht vepra historiko-albanologjike dhe vepra letraro-spirituale. Prandaj, për sa i përket letërsisë shqipe, unë njoh vetëm veprat, të cilat i kam përkthyer. Gëzohem gjithmonë, kur mund të përkthej poezi me rima. E adhuroj Lasgush Poradecin, sepse vetë preferoj të shkruaj poezi me rima.


Ju keni përkthyer një numër të madh librash, qoftë romane apo përmbledhje me poezi, nga gjuha shqipe në atë gjermane. Cilat janë sfidat e përkthimit të teksteve letrare sot dhe cili është mendimi juaj për inteligjencën artificiale (AI)? A mund ta zë ajo në të ardhmen rolin e përkthyesit?

Problemi kryesor – veçanërisht për përkthimin e teksteve profesionale – është mungesa e fjalorëve profesionalë me terminologjinë e duhur. Fjalorët ekzistues shqip-gjermanisht dhe gjermanisht-shqip janë të vjetëruar dhe nuk përfaqësojnë gjendjen aktuale të fjalëve. Inteligjenca artificiale më e mirë, e cila ende fshihet nga publiku, mund të zëvendësojë përkthyesin nga ana sipërfaqësore, por jo nga ana e thellësisë shpirtërore. Njerëz të ndjeshëm dhe të zhvilluar spiritualisht dinë se cili përkthim është kryer nga inteligjenca artificiale dhe cili nga një njeri. Varet nga ajo çfarë kërkon.


Kohëve të fundit ju keni botuar një manifest për një ‘‘albanologji te re’’ ku keni hedhur idenë e themelimit të një shoqate shkencore, e cila me kalimin e kohës do të transformohej në një institut të mirëfilltë albanologjik. Në lidhje me këtë keni përpiluar edhe statutin e saj. Përse konsideroni se kjo është e nevojshme dhe cila do të ishte fushë-veprimtaria i këtij instituti?

Gjithçka shpjegohet në artikullin tim “Manifest për një albanologji të re”, të botuar në mediat shqiptare Tema, Kultplus dhe Albinfo. Në sistemin e vjetër, në të cilin ende jetojmë, nuk ka liri të vërtetë për shkencën. Prandaj ne duhet të krijojmë një sistem të ri, ku shkenca është e pavarur nga ndikimet politike dhe ideologjike dhe mbi drejtimin, temën dhe metodën e kërkimit nuk vendos paradhënësi – qeveria, banka, fondacioni, organizata joqeveritare –, por paramarrësi – instituti kërkimor, kërkuesi. Fusha e veprimit e një instituti të tillë albanologjik do të ishte e gjithanshme, d.m.th. jo vetëm gjuha dhe letërsia, por historia, gjuhësia, etnografia, gjeografia, arkeologjia, filozofia etj.. Ka pasur një nismë shqiptare në Graz, në të cilën kam marrë pjesë dhe për të cilën kam hartuar statutet. Por vizioni im lidhur me këtë nuk ka gjetur resonancë, kështu që jam tërhequr nga ky projekt. Për arritjen e idealit duhen bërë nganjëherë sakrifica personale, për të cilat askush nuk di. Por çdo gjë ka një kufi, derisa realiteti është ashtu si është. Kush digjet nga qumështi, i fryn kosit. Me njerëzit e duhur, me financimin e duhur dhe me përkushtimin e duhur ndaj qëllimit të lartë të përbashkët do të isha i gatshëm të jepja kontributin tim sipas mundësive të mia, qoftë vetëm si këshilltar, botues dhe kumtues. Ndoshta vizioni im realizohet në një vend tjetër në një kohë tjetër nga një brez tjetër me një koshiencë më të hapur …


Cilat janë projektet tuaja aktuale, sidomos ato letrare, dhe çfarë mund të presin lexuesit në një të ardhme të afërt nga ju?

Punoj si përkthyes dhe mësues për gjuhën gjermane për të huajt, prandaj nuk kam shumë kohë në dispozicion për gjëra të tjera. Por kur gjej kohë, shkruaj poezi me rima, punoj në vëllimin e dytë të trilogjisë “Dielli Një-Shumë i Dashurisë. Shpalosja e Hyjnores në kohë dhe hapësirë” dhe që prej katër vitesh në librin tim “Fëmijëve tanë. Lufta e narrativave rrugës drejt jetës hyjnore”. Përveç kësaj botoj herë pas here artikuj publicistikë në gjermanisht dhe shqip mbi tema aktuale.


Cila do të ishte porosia juaj për lexuesit tanë, duke pasur parasysh se gazeta jonë (Albinfo) është e vetmja e këtij lloji në Austri, dhe e cila lexohet dhe komentohet nga mijëra bashkatdhetarë tanë në këtë shtet mik, sidomos nga gjeneratat e reja, me synim integrimin e tyre sa më të mirë në shoqërinë vendase?

Gjenerata e re shqiptare dhe kosovaro-shqiptare në Austri dhe kudo në diasporë duhet të marrë një vendim personal: ose integrim i plotë në shoqërinë e vendit ku jetojnë, ose ruajtje e identitetit shqiptar dhe kontribut patriotik në zhvillimin e atdheut, mundësisht me anë të kthimit në vendlindje. Fjalë të bukura nuk mjaftojnë, duhen vepra dhe sakrifica personale. Atdheu dhe kombi janë në rrezik të madh. Këtu unë nuk e kam fjalën vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe për Austrinë, Gjermaninë dhe Zvicrën. Rreziku ekzistencial për kombin austriak dhe kombin gjerman është imigracioni i shfrenuar i të huajve dhe sidomos i ilegalëve kriminelë dhe fetaro-fanatikë, të cilët janë kundër kulturës, zakonit dhe fesë vendase dhe nuk duan të integrohen, por të shkatërrojnë shoqërinë e vendit. Rreziku ekzistencial për kombin shqiptar (dhe kombin kosovar, në qoftë se ekziston tashmë një koshiencë e tillë ndër brezat e rinj të Kosovës; unë personalisht ndihem si patriot austriak shumë i afërm me kombin gjerman) është emigracioni i tepruar prej dekadash i të rinjve, të cilët nuk duan të kthehen më në atdhe për shkak të mosbesimit në mundësinë e zhvillimit të vendlindjes. Kështu të dy fenomenet – imigracioni dhe emigracioni – mund të shkatërrojnë një komb në afat të gjatë. Unë nuk e dua këtë për kombin tim. A e duan këtë shqiptarët për kombin e tyre? Duhet hedhur në veprim, duke emërtuar shkaqet dhe marrë masat./ KultPlus.com

Presidentja Osmani: Nëse Serbia s’e zbaton pjesën e saj të marrëveshjes duhet t’i kthehemi strategjisë së dakordimit me partnerët

Presidentja Vjosa Osmani aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në kuadër të Samitit të NATO-s. Në  një intervistë për “Zërin e Amerikës”, e pyetur për dialogun me Serbinë, presidentja tha se duhet të zbatohet paralelisht nga dy shtetet Marrëveshja Bazike, në të kundërtën për tërheqjen e Serbisë tha se Kosova nuk mundet të zbatojë marrëveshjen si vullnetare pa marrë garanci nga shtetet partnere.

“Nëse jemi të bindur që Serbia nuk do të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes, duhet t’i rikthehemi strategjisë së viteve 2007-2008 në kohën kur bëhej marrëveshje për statusin e Kosovës. Marrëveshja jonë ka qenë dakordimi me partnerët jo me Serbinë, sepse Sebia nuk e donte Ahtisarin. Neve na duhet një dakordim i tillë, na duhen garancat e sigurisë, mbështetjen ndërkombëtare, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si projekt që sjell më shumë paqe dhe siguri në Rajon”, tha Osmani për Zërin e Amerikës, transmeton Gazeta Express.

Ajo shtoi se Kosova insiston të ketë zbatim paralel të Marrëveshjes Bazike.

“Sa më shumë të ketë suksese në Dialog aq më shpejtë Kosova do të bëjë hapa drejt BE-së dhe NATO-s, por duhet ta bëjmë një gjë të qartë në çdo marrëveshje janë dy palë dhe është parim bazik i të drejtës ndërkombëtare që nëse një palë tërhiqet nga marrëveshja atëherë pala tjetër nuk ka asnjë detyrim që të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes. Ajo çfarë po inistojmë ne është që jo të ikim nga obligimet tona, por të ketë zbatim paralel të marrëveshjes së arritur në Bruksel e njohur si Marrëveshja Bazike ku ka obligime për Kosovën disa prej të cilave kanë qenë konsecione të vështira, por ka edhe obligime të qarta për Serbinë, që nëse merren në tërësinë e saj konstituojnë njohje defacto të Republikës së Kosovës, siç është potencuar qartë edhe nga liderët evropianë. Pra nuk mundet Serbia të tërhiqet dhe nuk po e zbatojnë marrëveshjen dhe ne të ofrohemi si vullnetarë që gjithçka të zbatojmë pa marrë siguresa në anën tjetër”, u shpreh Osmani.

Sipas Osmanit, “Dialogu Kosovë-Serbi, nuk është e tërë marrëdhënia Kosovë-Amerikë, mos ta reduktojmë raportin special ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së vetëm në atë se çfarë ngjanë në dialogun Kosovë-Serbi. Natyrisht është aspekt i rëndësishëm për sigurinë në rajon dhe të ardhmen tonë Euroatlantike që të ketë sukses në procesin e dialogut dhe kjo është arsyeja e insistimit të vazhdueshëm të SHBA-së dhe aleatëve tonë tjerë”.

Osmani foli edhe për aktivitetet që po i mban në kuadër të Samitit të NATO-s.

“Në këtë 75-vjetor të NATO-s që padyshim është ngjarje historike për të gjitha shtetet anëtare dhe shtetet që kanë përfituar sa i përket paqes dhe sigurisë. Për Kosovën është dyfish përvjetor i veçantë për shkak se është edhe 25 vjetori i hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë të udhëhequra nga SHBA…”, u shpreh Osmani.

“Ka qenë kaq me rëndësi që për herë të parë në histori Kosova të ftohet në aktivitete në kuadër të Samitit të NATO-s dhe jemi shumë mirënjohës për punën e bërë nga zyra e sekretarit Blinken dhe në përgjithësi Qeveria amerikane që Kosova të jetë në qendër të vëmendjes së këtyre të arriturave sidomos për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, u shpreh presidentja, transmeton Express.

“Me Blinken diskutuam për të arriturat e Kosovës, pata mundësinë t’iu shpreh falënderimet e popullit të Kosovës për të gjitha që ka bërë Amerika dhe për sfidat që i kemi përpara që duhet t’i zgjedhim bashkërisht”.

Po ashtu Osmani tha se pati takime me numër të madh senatorësh dhe kongresistë që e kanë përkrahur Kosovën.

“Diskutuam për rrugën përpara”, tha Osmani duke iu referuar takimeve me senatorët. /Gazeta Express/ KultPlus.com

Kryeministri Kurti: Masakra e Srebrenicës ishte paralajmërim i gjenocidit në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti, masakrën e Srebrenicës e ka cilësuar si paralajmërim të projektit gjenocidal serb në Kosovë.

“Çdo përvjetor është dhimbje që ripërtërihet jo vetëm për popullin boshnjak por edhe për ne popullin e Kosovës, që 25 vjet më parë kemi përjetuar tmerrin e luftës. Masakra në Srebrenicë krahas së qeni dëshmi e terrorit të regjimit të Millosheviqit në Bosnje e Hercegovinë, ishte edhe paralajmërim i projektit gjenocidal të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Kurti gjatë ceremonisë përkujtimore të Srebrenicës, e cila u mbajt në Institutin e Historisë në Prishtinë.

Ai ka thënë se kjo masakër ka lënë plagë të hapura në ndërgjegjen e njerëzimit, teksa ka thënë se regjimin e Millosheviqit e ka përjetuar edhe Kosova. Njësoj si në Bosnje e Hercegovinë, Kurti ka thënë se edhe në vendin tonë ka familje të cilët ende e ndjejnë dhimbjen e luftës, duke përmendur masakrën e familjes Bogujevci, ku mbetën të vrarë 14 anëtarë të familjes, ndërkaq nënkryetarja e tanishme e Kuvendit, Saranda Bogujevci i mbijetoi masakrës. 

“Serbia nuk u mbajt përgjegjëse asnjëherë. Derisa familjet kërkojnë ende eshtrat e të dashurve të tyre, Serbia refuzon të kërkojë falje ose madje të pranojë të kaluarën e saj gjenocidale…Teksa vazhdon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e luftës, pasardhësit politik të Millosheviqit që udhëheqin me Serbinë, ringjallin ambiciet e saj ekspansioniste ndaj Bosnje e Hercegovinës e ndaj Kosovës”, ka deklaruar kryeministri.

Zëvendëskryeministrja nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilja Rexhepi, ka thënë se gjenocidi ndaj popullit boshnjak ka ndodhur sepse Serbisë nuk i ka pëlqyer përkatësia e tyre kombëtare ose fetare.

“Srebrenica është bërë simbol i dhimbjes njerëzore. Jetët e pafajshme janë shuar dhe kanë lënë zbrazëti të cilat asnjëherë nuk mund të plotësohen. Fëmijët kanë mbetur pa baballarët e tyre, nënat kanë humbur djemtë, bashkëshortet kanë mbetur pa bashkëshortët. I tërë komuniteti ka qenë i thyer”, ka thënë ajo.

Animatori i famshëm amerikan, Hollingsworth pjesë e edicionit të sivjetëm të ‘Anibar`

Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të Animuar, “Anibar” ka njoftuar se pjesë e edicionit të 15-të të festivalit do të jetë animatori i famshëm amerikan, Mike Hollingsworth.

“Mike Hollingsworth do të ndajë me audiencën e Anibar rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm, nga krijimi i animacioneve të shkurtra për festivale, ashtu si Anibar, deri te ndihma për të krijuar serialin e parë të animuar të Netflix, “BoJack Horseman”. Gjatë prezantimit të tij, “From Animation Festivals to Hollywood AND THEN BACK TO FESTIVALS!”, Mike do të tregojë sesi aftësitë që ai mësoi duke krijuar animacione të pavarura e ndihmuan të ngrihej shpejt në industrinë e animacionit” thuhet në njoftim. 

Mike Hollingsworth u bë animatori i parë i punësuar nga Netflix kur drejtoi episodin pilot të “BoJack Horseman” në vitin 2013. Ai mbikëqyri prodhimin e të gjitha gjashtë sezoneve si regjisor mbikëqyrës dhe më vonë si bashkë-producent ekzekutiv.

“BoJack Horseman” arriti një sukses të madh kritik, duke u renditur si seriali më i mirë origjinal i Netflix të të gjitha kohërave nga Thrillist dhe Uproxx, ndërsa IndieWire e quajti “BoJack Horseman” serialin më të mirë të animuar të të gjitha kohërave. BBC e deklaroi “BoJack Horseman” si “animacionin më të mirë të shekullit 21”.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar Anibar do të mbahet nga data 15 deri më 21 korrik në qytetin e Pejës, dhe pritet të sjellë një përvojë të veçantë për të gjithë dashamirësit e animacionit. / KultPlus.com

Rama: Zbulohet një tjetër varr monumental në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias

Një tjetër varr monumental është zbuluar në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se kjo është një dëshmi e gjallë e ekzistencës së qytetërimeve të lashta ilire dhe një vlerë e shtuar e trashëgimisë e historisë sonë, që shumë shpejt do të jetë pjesë e tureve dhe guidave turistike.

Rama shtoi se, gërmimi arkeologjik u bë nga një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, të cilët zbuluan dhe dokumentuan edhe varre të tjera me tjegulla, të së njëjtës periudhë, ndërkohë që po hartojnë edhe një projekt restaurimi dhe muzealizimi për monumentin e gjetur.

Varret monumentale kanë një arkitekturë të veçantë dhe histori mijëravjeçare.

Ekzistenca e këtij varri është pretenduar gjatë gërmimeve arkeologjike të shpëtimit të realizuara në vitin 2020, kur u zbulua varri i parë monumental në atë territor.

Brenda hapsirës së varrit monumental me blloqe guri, është ndërtuar një varr me muraturë tulle. Nga elementet e tjerë të zbuluar, tërheq vëmendjen suvatimi i hapësirës së brendshme të dhomës së varrimit.

Objektet e zbuluara janë kryesisht enë qeramike të fragmentuara, pak enë të plota, enë qelqi të fragmentuara, si dhe objekte metalike, ku një pjesë e madhe përbëhet nga gozhdë.

Përreth varrit monumental, u gjetën dhe dokumentuan edhe varre të tjera me tjegulla, të së njëjtës periudhë. Krahas masave paraprake të konservimit, specialistët e DRTK Vlorë po hartojnë edhe një projekt restaurimi dhe muzealizimi për monumentin./atsh/ KultPlus.com

Bosh…

Timo Flloko

Këtë herë nuk mund ta fsheh
Tani ta them, ta dish
Atë që kurrë nuk ta kam thënë
S’bëj dot pa ty!

Ta fala shpirtin tim
Ç’do puthje, përqafim
Si bizhu mbi trupin tënd

I lashë t’i ruash ti…

Dhe shtrati mbeti bosh
Dhe vetja ndjeu bosh
Gjithçka e mbushur, bosh
Fluturova me avionet nëpër botë të të harroj
Tundimi më pushton
Në joshje që s’mbaron
E dhashë veten një si ty ta gjej…

Dhe mbeta bosh.

Z.Presidentja e Iniciativave Akademike Julia Rosen nga Arizona State University, pjesë e Ceremonisë e Diplomimit në Universum International College

UNI-Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, universiteti më i madh publik në SHBA dhe nr #1 për inovacion, duke iu ofruar kështu studentëve të tij një përvojë akademike të klasit botëror.

Ky partneritet mes UNI dhe Arizona State University shënon një arritje të rëndësishme në aspektin arsimor, duke u ofruar studentëve një mundësi unike të standardeve të larta akademike ndërkombëtare, dhe tashmë gjenerata e dytë e studentëve të Universum International College diplomoi me diploma të fuqizuara nga Arizona State University.

Znj.Julia Rosen, Presidentja e Iniciativave Akademike Globale nga Arizona State University, pjesë e ceremonisë së diplomimit dha një fjalim të shkurtër në ceremoninë e diplomimit të studentëve të UNI-Universum International College.

Z.Presidentja Rosen e filloi fjalimin e saj duke i përshëndetur studentët dhe të gjithë të pranishmit e tjerë dhe duke i uruar studentëve diplomimin, ku shprehet:

“Teksa diplomoni nga UNI-Universum International College, i cili është partner institucional i Arizona State University në Prishtinë, Kosovë, kjo ditë shënon përmbledhjen e viteve, vendosshmërinë, përpjekjen dhe rezistencës tuaj. Ky është një moment i rëndësishëm për ju, familjet tuaja dhe të gjithë ata që ju kanë mbështetur gjatë rrugëtimit tuaj.”

Znj Julia Rosen më tej shtoi që e gjithë përvoja e tyre akademike ka përfshirë një punë të madhe përgjatë studimeve të tyre dhe kjo është jashtëzakonisht e vlefshme sepse tani ata janë të gatshëm për të ndikuar në botë, ku  shprehet më tej:


“Ju qëndroni në krye të një të ardhme me mundësi të pakufishme si i/e diplomuar e UNI-Universum International College, fuqizuar nga Arizona State University, dhe tani jeni të pajisur me të gjitha mjetet për të adresuar të gjitha sfidat në një botë në zhvillim.”

Më tej, Znj. Julia Rosen theksoi rëndësinë e rrjetëzimit me profesorë, studentë, alumni dhe shumë të tjerë nga UNI  dhe Arizona State University dhe mbështetjen e vazhdueshme nga këto dy institucione.

Për fund ajo e përmbylli fjalimin e saj duke shtuar:

“Ne jemi shumë krenarë, të jemi pjesë e stories suaj dhe të shohim mënyrat e ndryshme se si ju do të kontriboni në botë.”

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu! 

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram./ KultPus.com

Njëvjetori i ikjes në amshim të gjeniut letrarë Millan Kundera – Lehtësia e padurueshme e postmodernizmit (pjesa e dytë)

Bernard Çobaj

Dashuritë janë si perandoritë po të zhduket ideja mbi të cilën janë ngritur, ata shuhen bashkë me të

Romani nuk i përshtatet mostrës së shkrimit realist në strukturën e vet, por përbëhet nga disa rrëfime, me strukturë romaneske të ndërthurur me refleksione eseistike.

Stili postmodern i Kunderës përqafon me duarhapur shumësinë e jetës kulturore bashkëkohore dhe në vete ushqen elementin metafiksional (gjatë krijimit të fiksionit të bësh deklarata për krijimin e atij fiksion).

Do të ishte idiotësi e autorit nëse do të donte t’i bindte lexuesit të besonin se personazhet e tij kanë ekzistuar me të vërtetë. Ata nuk janë lindur nga ndonjë trup amësor, por nga disa fraza kujtimndjellëse apo nga ndonjë situatë kyç. Tomasi u lind nga fraza “einmal ist keinmal”. Tereza nga gurgullima e zorrëve. “   

“Edhe një herë, po e shoh ashtu si m’u shfaq në fillim të këtij romani. Ai është në dritare dhe sheh në oborr murin e ndërtesës përballë.”

Romani postmodernist pyet, a mund të ndahet realiteti nga historitë që tregojmë për të?

Karakteristika qendrore e formave të artit postmodernist është vënia në pikëpyetje e kushteve të tyre të ekzistencës. Kjo prodhon efekte ironike. Përveç përdorimit të gjuhës, rrëfimi/fiksioni postmodern tematizon vet përdorimin e gjuhës.

Historia kryesore, ajo mes Terezës dhe Tomasit, përfundon shumë para të fundit të romanit, për t’u rikthyer sërish nëpërmes reflektimeve të rrëfyesve të ndryshëm,  me disa udhëzime se mund të kuptohej ndryshe. Pjesët e romanit nuk titullohen në kuptimin që tregojnë disa tema dhe personazhe, por vetëm paralajmërojnë një lëvizje abstrakte në një rreth: Lehtësia dhe Rëndesa,  Shpirti dhe Trupi, pjesa e tretë, Fjalët e pakuptuara, për t’u përsëritur sërish në rend të kundërt titujt Shpirti dhe Trupi dhe Lehtësia dhe Rëndesa, të ndjekura nga dy pjesët përfundimtare të titulluar Marshimi i Madh dhe Buzëqeshja e Kareninit.  Ajo përshkon një lëvizje rrethore, si koha e akrepave të një ore, se as akrepat nuk ecin para si të çmendur, por vijnë rrotull në një fushë ore, ditë pas ditë, sipas së njëjtës trajektore.

Ai ka lindur nga kjo shëmbëlltyrë. Siç e kam thënë tashmë, personazhet nuk lindin nga një trup nëne si lindin qeniet e gjalla, por nga një situatë, një frazë, një metaforë e cila mban farën e një mundësie njerëzore bazë, që autori mendon se nuk është zbuluar ende ose se për të nuk është thënë ende asgjë thelbësore. Por a nuk themi se një autor s’mund të flasë për tjetër gjë, veçse për veten?

Personazhet e romanit tim janë vetë mundësitë e mia, që nuk u realizuan. Prandaj i dua të gjithë dhe të gjithë më frikësojnë njëlloj. Secili prej tyre e ka kaluar kufirin, ndërsa unë vetëm i kam rënë rrotull. Ky kalim i kufirit (kufiri, përtej të cilit mbaron uni im) më ndjell. Dhe vetëm në anën tjetër nis misteri, që do të zbulojë romani. Romani nuk është një rrëfim i autorit, por një eksplorim i jetës njerëzore në këtë botë, që është kthyer në kurth.”

Proza postmoderne duket se me vetëdije shmang çdo vendim përfundimtar, si në teknikën e rrëfimit, ashtu edhe në rrafshin tematik, por mendjelehtësia e saj në dukje shpesh përmban mesazhe shumë serioze, të cilat më së shpeshti rrezatojnë një lloj pesimizmi për kuptimin e letërsisë.

Historia e Edipit shfaqet si lajtmotiv në lëvrimin tematik të okupimit të Çekosllovakisë (këtu romani t[rthorazi komunikon me veprën e Orhan Pamukut “Flokëkuqja”) dhe përgjegjësisë të elitës intelektuale karshi gjendjes në vend.

Nuk ka asnjë justifikim. Askush nuk ishte aq i pafajshëm, thellë në shpirt dhe në ndërgjegje, sa Edipi. E megjithatë ai e ndëshkoi vetë veten, kur pa se ç’kishte bërë.”

Einmail ist keinmail. Një herë nuk quhet. Një herë është si asnjëherë. Historia e Bohemisë nuk do të përsëritet edhe një herë, as historia e Evropës. Historia e Bohemisë dhe historia e Evropës janë dy skica të ravijëzuara nga mospërvoja fatale e njerëzimit. Historia është po aq e lehtë sa jeta e individit, e lehtë sa nuk durohet, e lehtë si një pupël, si pluhuriza që vërtitet në ajër, si një gjë që nesër nuk do të jetë më.”

Nga ana tjetër, plotfuqia e letërsisë artistike në prozën bashkëkohore shpesh ruan njëfarë optimizmi për të ardhmen e letërsisë. Besohet se liria e papenguar e shprehjes letrare që shkon nduarnduar me pluralizmin e theksuar të teknikave dhe pikëpamjeve, paraqet kornizën e një epoke të re letrare ,që në mënyra të ndryshme i kthehet realizmit, por nuk e ka parasysh të njëjtin të kuptuar të realitetit.  

(vazhdon)

/ KultPlus.com

Ambasada amerikane citon O’Brien: Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka cituar fjalimin e ndihmës Sekretarit, James O’Brien, duke u fokusuar te e drejta e Kosovës për mbrojtje territori si çdo shtet tjetër.

“Kosova ka të drejtën për të mbrojtur territorin e saj sikur të gjitha vendet e tjera”, është citati i O’Brien që ambasada e SHBA e ka veçuar.

Përndryshe në postimin e plotë të Ambasadës më tutje citohet O’Brien për pavarësinë e Kosovës dhe mbrojtjen territoriale pa kërcënim ndërfqinjësor.

“1244 ka vendosur një proces politik për të diskutuar të ardhmen e  Kosovës. Ky proces eci dhe rezultoi me pavarësinë e Kosovës. Kështu që Kosova sikur të gjitha vendet e tjera ka të drejtë të mbrojë territorin e saj. Kosova po e bën një gjë të tillë në një proces që është transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj pa kërcënuar fqinjët e saj. Kështu që mendoj se në përgjithësi është një lëvizje drejt stabilitetit të rajonit. Dhe që ne nga SHBA do të vazhdojmë ta përkrahim”, ka thënë O’Brien.

Presidentja Osmani takohet me senatorë dhe kongresistë të dyja partive amerikane

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se për gjatë vizitës së saj në ShBA është takuar me senatorë dhe kongresistë të të dyja partive amerikane.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se në këtë takim iu bënë jehonë aspiratave në kohët më të vështira.

“Ata ishin zëri i popullit të Kosovës. Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara!”, ka thënë Osmani. 

Çelsi i një stoiku drejt paqes mendore

“E vërteta është që ne dimë kaq pak për jetën, nuk dimë se çfarë është lajm i mirë dhe çfarë lajm i keq”, theksoi Kurt Vonnegut në  një diskutimin rreth Hamletit, në një nga leksionit e tij  mbi format e tregimeve. “I gjithë procesi i natyrës është një proces i zhvillimit i kompleksitetit të madh dhe është vërtet e pamundur të thuhet nëse diçka që ndodh në të është e mirë apo e keqe”, shkroi Alan Vatts disa dekada më parë për çështjen e të detyruarit të vetes të mos mendojmë për humbjet dhe përfitimet. Akoma, shumica prej nesh shqetësohet për mundësinë e zhvillimit të  ngjarjeve që gjykojmë si humbje negative, të nxitura nga ajo që ne e perceptojmë si “lajm i keq”. Në vitet 1930, një pastor i ndau llojet e  ankthit në pesë kategori shqetësimesh, katër prej të cilave imagjinare dhe e pesta, “shqetësimet që kanë një bazë të vërtetë”, duke zënë “ndoshta 8% të totalit”.

Një cikël lajmesh 24 orëshe që preokupon këtë prirje njerëzore, e ka rënduar në mënyrë të pamohueshme problemin dhe ka bërë që  8% të shfaqet si 98%, por në zemër të këtij shtrembërimi të realitetit është një tendencë e lashtë e mendjes sonë që sjell shqetësime. Filozofi romak i madh i shekullit të parë, Seneca, e shqyrtoi atë dhe kundërhelmin e tij, me një shembull të pazakontë, bazuar në korrespondencën e tij me mikun e vet, Lucilius Junior, botuar më vonë si “Letra e një stoiku” .  Kjo është streha e përjetshme e mençurisë që na dha Seneca mbi miqësinë e vërtetë dhe të rreme, e disiplinën mendore të tejkalimit të frikës.

Në letrën e tij të trembëdhjetë, të titulluar “Për frikën e pabazë”, Seneca shkruan:

“Ka më shumë gjëra … ka të ngjarë që na trembin më shumë se sa  na shtypin; ne vuajmë më shpesh në imagjinatë sesa në realitet.”

Me syrin e zakonit njerëzor të vetë-mposhtur dhe të lodhur për t’u përgatitur për katastrofën imagjinare, Seneca këshillon mikun e tij të ri:

“Ajo që unë ju këshilloj të bëni, është të mos jeni të pakënaqur përpara se kriza të vijë, pasi mund të ndodhë që rreziqet,  të cilat ju dukej sikur po ju kërcënonin, kurrë nuk do t’ju vijnë. Ato me siguri nuk kanë ardhur ende.

Prandaj, disa gjëra na dënojnë më shumë sesa ç’meritojmë; disa na mundojnë në mënyrë të parakohëshme; dhe disa na mundojnë kur nuk duhet të na mundonin fare. Ne e kemi për zakon ta ekzagjerojmë, ose imagjinojmë ose parashikojmë trishtimin.”

Seneca më vonë bëri një vlerësim kritik të shqetësimeve të arsyeshme dhe të paarsyeshme, duke përdorur retorikën e tij elegante për të vënë në dukje marrëzinë e harxhimit të energjive tona mendore dhe emocionale në gradës së fundit, e cila përfshin shumicën dërrmuese të shqetësimeve tona:

“Ka të ngjarë që disa probleme të na bien për pjesë, por nuk është fakt i kryer. Sa shpesh të  ndodhin të papritura?! Sa shpesh nuk pritet kurrë të ndodhë dicka?! Ju do të vuani shumë shpejt, kur problemi të  mbërrijë. Kështu që shikoni përpara ndërkohë për gjëra më të mira. Çfarë do të fitoni duke bërë këtë? Kohë. Një zjarr ka hapur rrugën për të ikur. Njerëzit janë pakësuar nga një katastrofë. Ndonjëherë shpata kalon në fytin e viktimës. Njerëzit i kanë mbijetuar krijuesit  të tyre. Edhe fati i keq është i paqëndrueshëm. Ndoshta do të vijë, ndoshta jo,  ndërkohë ai nuk është i pranishëm. Pra, shikoni përpara për të bërë gjëra më të mira.”/BrainPickings-Bota.al/ KultPlus.com

Xhevahir Spahiu, Rudina Çupi dhe Rovena Rrozhani fitues të ‘Fondit të Krijimtarisë Letrare’

Xhevahir Spahiu, Rudina Çupi dhe Rovena Rrozhani janë fitues të fondit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, që mbështet veprat për botim.

Autori Xhevahir Spahiu me librin e tij “Një mijë dashuri” u shpall fitues në “Fondin e Krijimtarisë Letrare” ndërsa autoret Rudina Çupi dhe Rovena Rrozhani u shpallën fituese të “Fondit të Krijimtarisë Letrare për Fëmijë”.

14 vepra aplikuan këtë vit në QKLL për “Fondin e Krijimtarisë Letrare për Fëmijë” dhe një ditë më parë juria e kryesuar nga Persida Asllani, me anëtarë Flori Kasaj dhe Beti Njuma përzgjodhën tri veprat që do të mbështeten këtë vit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit për botim.

I mirënjohuri Xhevahir Spahiu u shpall fitues për librin “Një mijë dashuri” me motivacionin “Poezitë shpalosin bukurinë e jetës, duke përdorur një gjuhë estetike dhe fëminore plot muzikalitet dhe figurshmëri. Me larmi tematike nga historia kombëtare te natyra dhe jeta fëminore, ato sjellin ndjesi ë prekshme dhe vlera njerëzore”. Rudina Çupi u shpall fituese për librin “Ë-Ngrënësi dhe Ë-Vënësi” me motivacionin “kombinon rrëfimin dhe edukimin gjuhësor për fëmijët me një ligjërim të pasur dhe ilustrime tërheqëse. Libri edukon dhe argëton, duke nxitur dashurinë për gjuhën shqipe”.

Ndërsa autorja Rovena Rrozhani u shpall fituese për librin “Hana, vajza që kapi diellin” me motivacionin “vepra sjell historinë frymëzuese të një vajze që triumfon mbi të keqen, duke tërhequr lexuesit e vegjël në një udhëtim motivues. Gjuha e zgjedhur dhe ilustrimet dinamike  nxisin imagjinatë dhe kënaqësinë e leximit”.

Nis hetim ndaj Marine Le Pen, dyshohet se fushata e saj është financuar në mënyrë të paligjshme

Një hetim mbi financat e fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022  së lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen është hapur nga prokuroria në Francë.

Zyra e prokurorit të Parisit njoftoi të martën se një hetim ishte hapur javën e kaluar për të shqyrtuar akuzat mbi financimin e fushatës së Le Pen, të cilat përfshijnë përvetësim, falsifikim, mashtrim dhe një pretendim të mëtejshëm se një kandidat në një fushatë elektorale pranoi një hua, sipas The Guardian.

Le Pen dhe partia e saj kanë mohuar më parë akuzat në lidhje me financimin e fushatës.

Hetimi paraprak u hap pasi një komision kombëtar i ngarkuar me shqyrtimin e financave të fushatës, CNCCFP, kishte njoftuar zyrën e prokurorisë vitin e kaluar.

Në zgjedhjet e vitit 2022 ishin hera e dytë që Le Pen, e cila në atë kohë ishte kryetare e partisë kundër emigracionit, e ekstremit të djathtë Rally National (RN), u përball me Macron në balotazh dhe humbi ndaj tij.

Në dhjetor 2022, komisioni kishte kundërshtuar shpenzimet e lidhura me vendosjen dhe heqjen e materialeve të fushatës në 12 autobusë, duke i përshkruar ato si “të parregullta”. Le Pen kishte apeluar por më pas hoqi dorë nga çështja.

Politikanët francezë vazhdojnë të mendojnë se si të formojnë qeverinë pasi e djathta ekstreme e Le Pen u pengua nga votimi në raundin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të dielën mbrëma, por asnjë grupim nuk ka fituar një shumicë absolute.

500 libra të shkrimtarit Ernest Koliqi vendosen në pavionin e veçantë në bibliotekën e Shkodrës

“Ernest Koliqi, kthehet në shtëpi”. Me këto fjalë mund të përkufizohet aktiviteti i sotëm i mbajtur në bibliotekën e qytetit të Shkodrës “Marin Barleti” ku rreth 500 tituj nga biblioteka personale Koliqit, janë vendosur në një pavion të veçantë në bibliotekën e Shkodrës.

Kjo nisëm, është realizuar falë bashkëpunimit të Bibliotekës së Shkodrës, Bashkisë dhe Organizatës “Shejzat”.

Për studiuesin dhe drejtuesin e organizatës “Shejzat”, vendosja e këtyre 500 titujve të librave dhe mbi 300 botimesh të gazetave dhe revistave janë një pasuri e çmuar që i vjen Shkodrës.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së sallës “Ernest Koliqi” në bibliotekësn e Shkodrës ka qënë edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, së bashku me Ministren e Shtetit Elisa Spiropali.

Ernest Koliqi lindi në Shkodër më 20 maj 1903, në familjen e famshme fisnike qytetare të Koliqëve. Mësimet e mesme i kreu në Bergamo e Milano, studimet e larta – në fakultetin e letërsisë pranë Universitetit të Padovës.

Ernest Koliqi botoi disa revista, ndërmjet të cilave “Shkëndija” – në Shqipëri dhe “Shęjzat” në Romë.

Tek Shęjzat ai bashkoi penat më të forta të mërgimtarëve shqiptarë, të arbëreshëve e të shqiptarëve të Kosovës: poetë, prozatorë e studiues të talentuar, që krijuan një pasuri të vërtetë letrare, kulturore e historike, në një kohë kur në Shqipëri kishin heshtur muzat. Ernest Koliqi shkroi e përktheu shumë, në prozë e poezi. Krijime poetike të tij janë “Gjurmët e stinëve”, “Simfonia e shqipeve”, “Kangjellat e Rilindjes” e shumë vjersha, botuar ndër revista të ndryshme.

Si kryevepra të tij poetike njihen “Ditë Shëngjergjash”; “Kova” e “Bijës sime”. Sidoqoftë majat e krijimit i arriti në prozën e mesme, duke i dhuruar letërsisë shqipe përmbledhjet me tregime e novela, ” Tregtar flamujsh” dhe “Hija Maleve”./topchannel/KultPlus.com

Alice Munro, fillimet e harruara të një shkrimtareje të shkëlqyeshme

Ideja se tregimi i shkurtër ishte një zhanër i vogël ishte ende në ajër, kur në një qytet rural në Kanada, një amvise këmbëngulëse iu përkushtua përvijimit të tregimeve të shkurtra që do të arrinin transcendencën e romanit, transmeton KultPlus.

Sot ajo shkrimtare, Alice Munro (Wingham, 1931), është festuar prej kohësh si Çehovi kanadez, por njohja e saj ishte graduale.

Deri në atë pikë sa në vitin 2006 – vite përpara se të fitonte çmimin Nobel për Letërsi në 2013 – ajo njoftoi se do të tërhiqej.

Ajo shërbeu vetëm për disa muaj. “Kur thashë për largimin, e besova sinqerisht. Puna po më vështirësohej shumë dhe mendova se ishte koha që unë të bëja jetën e një zonje normale. Dhe e bëra! Për rreth gjashtë muaj. Dola për drekë me miqtë, iu kushtova kopshtarisë, bamirësisë. Ishte e tmerrshme. Më pas kuptova se nuk jam më i përshtatshëm për një jetë normale: kam shkruar për kaq shumë vite sa nuk di të bëj asgjë tjetër”, tha ajo në një intervistë.

Menjëherë pasi botoi “Shumë lumturi”, librin e saj të trembëdhjetë me tregime të shkurtra që ishte çelësi për marrjen e çmimit suedez. Me atë lloj depërtimi modest, Munro transformoi mënyrën se si ne e kuptojmë tregimin e shkurtër.

Dhjetë vjet më parë ajo do të shpallte sërish një tërheqje që këtë herë po e përmbushte./ KultPlus.com

Së shpejti fillon festivali i teatrove, ‘PrizrenFest’

Duke filluar nga data 21 deri më 28 korrik shënohet këtë vit edicioni më i ri i festivali të teatrove, ‘PrizrenFest’.

Për gjatë kësaj jave, pritet që të mbahen evente të ndryshme kulturore dhe shfaqje.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Hapur – PRIZREN FEST, është i përkushtuar për të promovuar zhvillimin e artit teatror dhe për të ofruar një përvojë unike kulturore për audiencën duke organizuar një festival vjetor të teatrove në ajër të hapur. Për të shfaqur shfaqje teatrale me cilësi të lartë, për të mbështetur artistë të rinj dhe të afirmuar, duke nxitur mirëkuptimin kulturor dhe kohezionin social, duke frymëzuar të rinjtë për t’u angazhuar me artin dhe duke kontribuar në zhvillimin kulturor dhe ekonomik të komunitetit në përgjithësi.

Edicioni i parë i festivalit u mbajt për 5 net të plota në qytetin e bukur të Prizrenit/Kosovës, duke pritur shumë artistë profesionistë nga Italia, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Turqia./KultPlus

Pse jemi të ndëshkuar nga pamundësimi i lumturisë, sipas Marcel Proust

Marcel Proust

Lumturia nuk mund të vijë kurrë. Edhe kur rrethanat janë kapërcyer, natyra e çon luftën nga jashtë brenda dhe, pak nga pak, e ndryshon zemrën tonë aq sa të dëshirojmë diçka tjetër nga ajo që i është dhënë të zotërojë.

Dhe nëse historia ishte aq e shpejtë sa zemra jonë nuk kishte kohë të ndryshonte, natyra nuk dëshpërohet të na kapërcejë për këtë arsye, në një mënyrë të mëvonshme, është e vërtetë, më delikate, por po aq efektive. Më pas, në momentin e fundit, zotërimi i lumturisë na hiqet, ose më mirë, natyra, përmes një dinake djallëzore, ia ngarkon detyrën e shkatërrimit të lumturisë pikërisht këtij zotërimi. Pasi ka dështuar në gjithçka në sferën e fakteve të jetës, natyra krijon një pamundësi ekstreme, pamundësinë psikologjike të lumturisë.

… e megjithatë asnjërit prej nesh kjo logjikë prustiane nuk mund t’ia vrasë të drejtën për të qenë i lumtur, ose të përpiqet të sfidojë kokfortësinë e këtij arsyetimi dhe pamëshirën e ligjësisë së qenis dhe jetës për tu kurorëzuar i lumtur. / Albert Vataj / KultPlus.com

Thëniet më të bukura të nobelistit Andre Gide

André Gide ishte një autor francez dhe fitues i Çmimit Nobel në Letërsi (në 1947).

Ai është autor i më shumë se pesëdhjetë librave. Gazeta “The Neë York Times” e kishte përshkruar atë si “njeriu më i madh bashkëkohor i Francës në letra”.

Për lexuesit tanë sjellim këtë koleksion me thëniet më të bukura të tij:

Të dish të lirosh veten nuk është asgjë; gjëja e mundimshme është të dish çfarë të bësh me lirinë e dikujt.

Njeriu nuk mund të zbulojë oqeane të reja, nëse nuk ka guximin të harrojë bregun.|

Besojuni atyre që kërkojnë të vërtetën. Dyshoni tek ata që e gjejnë.

Ji besnik ndaj asaj që ekziston brenda vetes.

Gjithçka është thënë tashmë, por meqenëse askush nuk po dëgjonte, ne duhet të fillojmë përsëri.

Ngjyra e së vërtetës është gri.

Vetëm ato gjëra janë të bukura të cilat janë të frymëzuara nga çmenduria dhe të shkruara nga arsyeja.

Hipokriti i vërtetë është ai që pushon së perceptuari mashtrimin e tij, ai që gënjen me sinqeritet.

Ju lutem mos më kuptoni shumë shpejt.

Të kesh zili për lumturinë e një njeriu tjetër është çmenduri; nuk do të dinit çfarë të bënit me të nëse do ta kishit.

Ai që dëshiron një trëndafil duhet ta respektojë gjembin e tij.

Vetëm budallenjtë nuk e kundërshtojnë vetveten.

Ka shumë gjëra që duken të pamundura për aq kohë që dikush nuk i provon ato.

Frika nga tallja lind frikacakun më të keq.

Guxo të jesh vetvetja.

Atëherë ju mendoni se dikush mund të mbajë një dashuri të pashpresë në zemrën e tij për aq kohë sa? … Dhe se jeta mund të marrë frymë mbi të çdo ditë, pa e shuar atë?

Ji besnik ndaj asaj që ekziston askund tjetër veç te vetja jote – dhe kështu bëhu i domosdoshëm.

Urtësia nuk vjen nga arsyeja por nga dashuria.

Eshtë më mirë të të urrejnë për atë që je sesa të të duan për atë që nuk je.

Si do të ishte një rrëfim i lumturisë? E tëra që mund të përshkruhet është se çfarë e përgatit atë, dhe pastaj çfarë e shkatërron atë.

Veprimet më vendimtare të jetës sonë – dua të them ato që ka më shumë të ngjarë të vendosin gjithë rrjedhën e së ardhmes sonë – janë, më shpesh , të pamenduara.

Ne duhet ta shijojmë këtë verë, lule më lule, sikur të ishte e fundit që do të shohim.

Të lexosh një shkrimtar është për mua jo thjesht të marr një ide se çfarë thotë ai, por të shkoj me të dhe të udhëtoj në shoqërinë e tij.

Çdo çast i jetës sonë është në thelb i pazëvendësueshëm: duhet ta dini këtë në mënyrë që të përqendroheni në jetë.

Unë nuk dëshiroja asgjë përtej buzëqeshjes së saj dhe të ecja me të kështu, dorë për dore, përgjatë një dielli të ngrohur, në shtegun e luleve.

Trishtimi nuk është pothuajse kurrë asgjë, por një formë e lodhjes.

Kapaciteti për të fituar falas nuk është asgjë; aftësia për të qenë i lirë është detyra.

Gjërat më të rëndësishme për të thënë janë ato që shpesh nuk i mendoja të nevojshme t’i thosha – sepse ishin shumë të dukshme.

Mirëpriteni gjithçka që ju vjen, por mos dëshironi për asgjë tjetër.

Arti fillon me rezistencën – në pikën ku rezistenca kapërcehet. Asnjë kryevepër njerëzore nuk është krijuar kurrë pa punë të madhe.

Arti është një bashkëpunim midis Zotit dhe artistit, dhe sa më pak që bën artisti, aq më mirë.

Në mënyrë që të jem plotësisht i lumtur, e vetmja gjë e nevojshme është të përmbahem nga krahasimi i këtij momenti me momentet e tjera në të kaluarën, të cilat shpesh nuk i shijoja plotësisht, sepse i krahasoja me momentet e tjera të së ardhmes.

Më shpesh njerëzit kërkojnë situata të jetës për të këmbëngulur në mendimet e tyre sesa për të arsimuar veten e tyre.

Rrugët më të rrahura janë sigurisht më të sigurtat, por mos shpresoni të fitoni shumë me to.

Kam ndërmend t’ju sjell forcë, gëzim, guxim, zgjuarsi, sfidë.

Novelisti nuk ka shumë dëshirë ta shohë luanin duke ngrënë bar. Ai e kupton që i njëjti Zot krijoi ujkun dhe qengjin, pastaj buzëqeshi, “duke parë që puna e tij ishte e mirë”.

Ata krijojnë dallime dhe rezerva të cilat unë nuk mund t’i zbatoj për vete, sepse ekzistoj vetëm si një i tërë; I vetmi pretendim im është të jem i natyrshëm dhe kënaqësinë që ndiej gjatë një veprimi, e marr si shenjë se duhet ta bëj.

Vetë gjërat që më ndanin dhe më dallonin nga njerëzit e tjerë ishin ato që kishin rëndësi; gjërat që askush tjetër nuk do të donte dhe nuk mund të thoshte, këto ishin gjërat që unë kisha për të thënë.

Krijimet më të bukura të burrave janë vazhdimisht të dhimbshme. Cili do të ishte përshkrimi i lumturisë?./KultPlus.com

Fotografët ndërkombëtarë do të hapin ekspozitë në COD

“Things Take Time” është ekspozita më e re që Qendra për Hapje dhe Dialog do të prezantojë së shpejti, në këto ditë vere.

Ekspozita do të sjellë në mjediset COD-it vepra të realizuara përgjatë viteve 1991-2010, kohë që pasqyrojnë periudhën e rënies së komunizmit.

Nën kujdesin e kuratores Sylvia Sachini, ekspozita me fotografi të bëra nga fotografë me famë ndërkombëtare të MAGNUM PHOTOS e që vijnë si dëshmi historike dhe gjithashtu si një ndihmë për të kuptuar tranzicionin që ndodhi në Shqipëri gjatë atyre viteve.

Në çeljen e ekspozitës do të jenë të pranishëm vetë artistët të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës; Alex Majoli nga Italia, Carl De Keyzer nga Gjermania, Enri Canaj nga Shqipëria, Martin Parr nga Mbretëria e Bashkuar dhe Nicos Economopoulos nga Greqia.

Kjo ekspozitë vjen si bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog, “MAGNUM PHOTOS”, Institutit Italian të Kulturës, Ambasadës së Greqisë në Shqipëri, MISC-ATHENS dhe Albanian Center of Photography (ACOP).

Ekspozita do të jetë e hapur në COD për publikun nga data 17 korrik deri më 17 gusht 2024.

COD ka zgjedhur të publikojë një prej fotografive pjesëmarrëse në ekspozitë. Ajo është e fotografit Alex Majoli dhe vjen si një dëshmi e kohës kur u thyen barrierat e vëna nga regjimi komunist ndaj transmetuesve të huaj.

Fotografia tregon se si çdo banesë shqiptarësh kishte një antenë parabolike në ballkon, duke dëshmuar etjen për informacion e hapje ndaj perëndimit, një bote të panjohur për ta./atsh/KultPlus.com

Biblioteka publike “Qemal Baholli”, Monument Kulture dhe ndër më të pasurat në vend

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë  në kuadër të prezantimit të pasurive kulturore të Qarkut Korçë, ndau në rrjetet sociale një album fotografik nga biblioteka publike “Qemal Baholli” Elbasan, e cila është Monument Kulture i Kategorisë II.

Kjo ndërtesë është dhuratë e familjes Baholli, e ndërtuar posaçërisht si bibliotekë publike dhe është përuruar më 21 korrik 1935 .

Në bibliotekë ndodhet një sasi e konsiderueshme librash në sektorin albano-ballkanologjik, numri i të cilëve është mbi 5000 ekzemplarë. Librat në këtë fond janë në gjuhën shqipe dhe të huaj. Një pjesë e tyre janë latinisht, duke qenë se latinishtja përgjatë shekujve XV-XVI ka qenë gjuhë zyrtare në Evropë.

Një pjesë e rëndësishme e këtij fondi janë antikuarët, afërsisht 600 ekzemplarë, në të cilën janë përfshirë botime të historianëve të shquar të kohës. Libri më i vjetër që ndodhet në bibliotekën publike është “De Bellis Civilius Romanorum” i Appianit, botim i vitit 1526, në Venecia.

Tek vlerat e rralla të fondit të bibliotekës hyjnë dhe një sasi e konsiderueshme librash të orientit, tematika e të cilave është nga fushat e matematikës, mjekësisë, historisë, fesë, etj.
Librat e fondit albano-ballkanologjik kanë vlera të rralla për historinë, gjuhën, etnografinë dhe kulturën shqiptare.

Duke zotëruar këtë fond, së bashku me fondin e periodikut të vjetër, biblioteka publike “Qemal Baholli” renditet ndër më të pasurat në vend.

TKOB dërgon në Vlorë muzikën e filmave shqiptarë

Projekti “Opera on Tour” i Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, çon sonte në Vlorën e flamurit e të pavarësisë, një mbrëmje dedikuar muzikës dhe kompozitorëve të shquar shqiptarë, të cilët me krijimet e tyre i dhanë jetë filmave shqip.

Kjo mbrëmje mbledh së bashku solistët Etrita Ibrahimi, Renisa Laçka, Gerald Murrja dhe Biorn Hoxha, së bashku me Korin dhe Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit nën dirigjimin e maestro Dritan Lumshit.

Artistët e TKOB-së, këtë mbrëmje do të jenë me koncertin “Kinostudio” në Lungomaren e Vlorës. Muzika e filmave shqiptarë si “Lulëkuqet mbi mure” , “Përtej mureve të gurta”, “Mëngjese lufte” apo dhe “Pylli i lirisë” janë pjesë të koncertit.

Përmes “Opera on Tour” janë zhvilluar dhe koncerte të tjerë më parë, që kanë përcjellë te publiku program të pasur muzikor, ndërsa ndalesa e radhës për artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të jetë në qytetin e bregdetar ku aktualisht ka edhe një numër të shtuar turistësh./atsh/KultPlus.com