Komuna e Gjilanit i ka përmbyllur aktivitetet në kuadër të manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2024”.
Ky manifestim i kushtohet figurës së dëshmorit të kombit, Agim Ramadani.
Bashkëshortja e Agimit, Shukrije Ramadani, tha se dikur ditëlindjet i festonin bashkë, kurse tani e feston e gjithë Kosova.
“Ditëlindjet për mua janë të dhimbshme. Une dhe djali ditëlindjen e kemi me date 5, kurse Agimi me 3. Ne kishim një mes kur i festonim me datën 4. Ka vite që ato nuk i festojnë bashkë, por me vjen mirë që tashmë ato i festojmë me gjithë popullin dhe me ata që luftuan për liri”, ka thënë Ramadani.
Për figurën e Agim Ramadanit ka folur edhe mësuesi i tij Rrahim Bajrami.
“Agimi ishte i shkathët, dimensional si me art, muzikë etj. Ka qenë talenti I lindur. Po ashtu edhe me mësime ishte shembull”, ka thënë Bajrami.
Për tri ditë më radhë në Komunën e Gjilani janë mbajtur aktivitete të ndryshme në kuadër të Manifestimi Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit 2024”./rtk/ KultPlus.com
Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka përgëzuar gjuhëtaren Enkeleida Kapia, punonjëse shkencore e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë pranë ASHSH, për fitimin e çmimit të parë ndërkombëtar në konkursin e shpallur nga “Journal of International Phonetic Association”.
Prof. asoc. dr. Enkeleida Kapia u vlerësua për studimin shkencor “Toskërishtja veriore: ilustrim sipas parimeve të Alfabetit Fonetik Ndërkombëtar”.
Për këtë studim, Kapia pati si bashkautorë të studimit: Stefano Coretta (Universiteti i Edinburgut), Josiane Riverin-Coutlee (Universiteti “Ludwig Maximillan” i Mynihut) dhe Stephen Nichols (Universiteti i Oksfordit).
Çmimi i parë u jepet autorëve për metodologjinë bashkëkohore të përdorur në studim, në ndërveprim me mënyrat tradicionale të ilustrimit dhe të shpjegimit të detajuar të tingujve dhe të sistemit intonacionor të toskërishtes veriore. Vlerësimi është bërë sipas parimeve “peer review” të anëtarëve të jurisë, e përbërë nga gjuhëtarë dhe foneticienë nga e gjithë bota./atsh / KultPlus.com
Sot, janë bërë 61 vite nga lindja e heroit të kombit, Agim Ramadani. Përveçse strateg i luftës, ai ka qenë edhe artist i lindur i cili ka krijuar piktura dhe poezi të shumta.
Në përvjetorin e tij të lindjes, KultPlus ju risjell hartimin e tij të shkollës së mesme, në të cilin profesoresha Shejnaze Elezi e ka notuar me 5 plus./ KultPlus.com
Profesorët e Degës së Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me studentët organizojnë orë letrare për informimin e maturantëve lidhur me studimin e letërsisë si art i shkrimit.
Në këtë orë letrare, maturantët po ashtu do të informohen rreth bursave që do tu ndahen studentëve të cilët do ta regjistrojnë Letërsinë Shqipe që nga viti i ardhshëm akademik.
U bëhet thirrje të gjithë maturantëve për pjesëmarrje. Për çdo pyetje të mundshme, mund të kontaktoni faqen zyrëtare të fakultetit.
Ky organizim do të mbahet më 7 maj, në Fakultetin e Filologjisë (Salla Idriz Ajeti) në ora 13:00/ KultPlus.com
Violinistja 14 vjeçare, por shumë e talentuar, Loena Mehmeti mbajti sot koncert recital, ne sallën e Swiss Daimond, në Prishtinë.
Loena ndonse mjaft e re në moshë, tingujt kristal të violinës së saj përçuan emocion, virtuozitet e pjekuri artisike. Kjo mbrëmje solli për artdashësit laramani veprash të kompozitorëve të famshëm botëror, të cilat Loena i solli në jetë me shumë elegancë. Ndër veprat që ajo ekzekutoi ishin: Meditation-Jules Massnet; In the style Porposa- Kreisfer; La Fofia me variacione- A. Corelli, koncerti ne G,Dur, Op.24: O. Reinding, Allegro moderato, Andante sostenuto, Allegro, etj.
Në koncertin recial Loena pati të ftuar klarinetistin e talentuar, Diellor Gajtani, i cili ekzekutoi dy vepra. Ndersa, i gjithë koncerti u përcoll nga korepetitori Melos Buza. Mësimdhënësja e violinës, Shqipe Bajraktari u shpreh mjaft e lumtur me prezantimin dhe arritjet e nxënëses së saj. Ajo tha se puna 7 vjeçare e Loenës në mësimet për violinë “nuk ka se si tē paraqitej ndryshe, pos kështu me kaq shumë profesionalizëm e emocion si sot”./ KultPlus.com
Konstandin Kavafisi u lind në Aleksandri të Egjiptit, më 29 prill 1863. Pas vdekjes së të atit, familja zhvendoset mes Liverpoolit, Londrës dhe Stambollit, deri më 1878. Pas rikthimit në Aleksandri, ndjek liceun ekonomik. Pas trazirave nacionaliste më 1882, ikën prapë në Stamboll, ku zbulon homoseksualitetin dhe prirjen për poezinë. Pasi kthehet përfundimisht në Aleksandri, bën punë të ndryshme para se të pranohet në Zyren e ujitjes në Ministrinë e punëve publike, ku qëndroi deri në pensionimin e tij, më 1922. Vdiq më 29 prill 1933
«QË BËRI… REFUZIMIN E MADH »
Nga Konstandin Kavafisi
Për shumë njerëz vjen dita
kur duhet ta thonë po-në e madhe ose jo-në e madhe.
E menjëherë kuptohet kush e ka të gatshme brenda vetes
po-në e madhe, dhe duke e thënë bëhet më i fortë në nder dhe në bindje.
Nga ana tjetër ai që refuzon nuk pendohet.
Po t’ia kërkonin, prapë jo do të thoshte.
E megjithatë, ajo jo, edhe pse e drejtë,
shënjon mposhtjen e tij në jetë.
(Përkthim i lirë nga përkthimi në italisht i Andrea Di Gregorio)
***
Shënim nga Andrea Di Gregorio
Kjo poezi (dy strofa katërshe në vargje aleksandrine me rimë ABBA CDDC), ishte botuar më 1901 dhe për titull e ka një varg të Dantes (Ferri, III, 60) që i referohet ndodhisë së Çelestinit V, në atë kohë Pietro da Marrone, i cili nga Dante akuzohet se ka refuzuar pontifikatin për t’iu bërë bisht detyrimeve që bartte me vete ai post. Por Kavafisi atë varg nuk e citon në tërësinë e tij. E hesht, duke i përdorur tri pikat, pjesën qendrore («Che fece, per viltade, il gran rifiuto» – Që bëri, nga ligësia, refuzimin e madh).
Refuzimi i madh për të cilin flet Kavafisi nuk bëhet nga ligësia – nga ligësia, përkundrazi, pranohet diçka – mbase ndonjë satrapi. Në tragjedinë e qetë po aq sa të pashmangshme në të cilnë jeton Kavafisi, e cila lind pikërisht nga bashkëjetesa e moraleve, parimeve të ndryshme e qëllimeve kundërthënëse dhe nga pamundësia për t’i zgjidhur lundërshtinë që nxjerrë kokën mes tyre, po-ja dhe jo-ja nuk janë të ndara nga trimëria apo nga ligësia, por nga diçka më e thellë dhe e kapërcyeshme: natyra e çdo qenieje njerëzore, nga «siç është gatuar», që në asnjë mënyrë nuk mund të heshtet apo të kundërshtohet.
/Marrë nga Constandino Kavafis, “Poesie”, Garzanti, 2017
Gaston Bachelard (1884-1962), filozof francez i shkencës dhe poezisë, epistemolog i njohur, autor i shkrimeve të shumta që lidhen me njohjen dhe hulumtimin.
Momenti Poetik dhe Momenti Metafizik
Nga Gaston Bachelard
I
Poezia është metafizikë çastësore. Në një kompozim të shkurtër duhet të transmetojë një vizion të botës dhe sekretin e një shpirti. Nuk mund të kufizohet në përmbushjen e kohës së jetës; për ta kapërcyer jetën duhet ta bëjë të palëvizshme, duke e jetuar në të njëjtën kohë dialektikën e gëzimeve dhe dhimbjeve. Vetëm në këtë mënyrë poezia bëhet fillimi i një simultaniteti esencial, në të cilin edhe të qenët më i çarë arrin të fitojë integritetin e saj.
Përderisa të gjitha përvojat e tjera metafizike janë prezantuara nga parathënie të pafundme, poezia i refuzon preambulat, fillimet, metodat, eksperimentet. Refuzon dyshimin. Më e shumta, ka nevojë për një prelud të bërë me anë të heshtjes. Fillimisht, duke ritmuar fjalët kavie, poezia e bën të heshtë prozën dhe mërmërimën e vazhdueshme që e shpërqendrojnë shpirtin. Pastaj, pas tingullsive boshe, poezia e prodhon çastin e saj. Poeti e shkatërron vazhdimësinë e thejshtë të kohës pikërisht për të ndërtuar një çast të tillë kompleks.
Në çdo poezi të vërtetë gjenden elementet e një pauze kohore, të një kohe që do ta quajmë vertikale, për ta dalluar nga koha e rëndomtë që rrjedh horizontalisht si uji i lumit, si era. Nga këtu një paradoks që duhet parashtruar qartë: derisa koha e prozodisë është horizontale, ajo e poezisë është vertikale. Prozodia i organizon vetëm tingullsitë vijuese, i rregullon kadencat, i mbarështon vrullet dhe turbullimet, shpesh në mënyrë të pavend. Duke i pranuar pasojat e çastit poetik, prozodia mund të rilidhet me prozën, me mendimin e shpalosur, me dashuritë e vuajtura, me jetën sociale, ikanake, lineare dhe të vazhdueshme. Por të gjitha rregullat prozodike nuk janë tjetër veçse mjete arkaike. Qëllimi është vertikaliteti, në thellësi ose në lartësi; është momenti kur simultanitetet e ndryshme, duke u sistemuar, demonstrojnë se çasti poetik e ka një perspektivë metafizike.
Çasti poetik është domosdoshmërisht kompleks, ngase mallëngjen, inkurajon, ngushëllon, habit sado që është familjar. Thelbësisht, momenti poetik është një raport harmonik i dy të kundërtave. Në çastin e pasionit të poetit kapet përherë një aspekt racional; në refuzimin e arsyeshëm përherë mbetet diçka nga pasioni. Anitezat vijuese i pëlqejnë poetit. Por për rrëmbimin, ekstazën, lypset që antitezat të shndërrohen në ambivalenca. Atëherë lind çasti poetik… Momenti poetik është vetëdija e një ambivalence. Në të vërtetë është diçka më shumë, meqë është një ambivalencë e nxitur, aktive, dinamike. Momenti poetik e detyron qenien të vlerësojë ose zhvlerësojë. Në të, qenia ngrihet ose fundoset, pa e pranuar kohën e botës që do të çonte sërish ambivalencën te antiteza, simultanen te vijuesja.
Nuk është zor të verifikohet ky raport i antitezës dhe ambivalencës, me kusht që të pranohet të komunikohet me poetin që, me shumë gjasë, i jeton në një çast të vetëm dy termat të antitezave të tij. Termi i dytë nuk kërkohet nga i pari. Të dy termat lindin bashkërisht. Momentet e vërteta poetike të një poezie bashkohen në të gjitha pikat ku zemra njerëzore mund t’i përmbysë antitezat. Në mënyrë më intuitive, ambivalenca e plotë jepet në karakterin e saj kohor: në vend të kohës mashkull dhe trimërore që turret dhe thyen, në vend të kohës së ëmbël dhe të shtruar që brengoset dhe ankohet, kemi çastin androgjin. Misteri poetik është një androgjini.
II
Po a i takon ende kohës ky pluralizëm ndodhish kundërthënëse të ngujuara në një çast të vetëm? A është kohë e gjithë kjo perspektivë vertikale që qëndron mbi momentin poetik? Po, ngase simultanitetet e grumbulluara janë simultanitete të sistemuara? I japin çastit një dimension, një rend të brendshëm. Koha nuk është veçse rend. Pikërisht kohën vertikale e zbulon poeti kur e refuzon kohën horizontale, do të thotë të ardhmen e të tjerëve, të ardhmen e jetës dhe botës. Ja tri rendet e eksperiencave vijuese që duhet të çlirojnë qenien e lidhur për kohës horizontale:
-të mësuarit me atë që të mos i referohet koha vetanake kohës së të tjerëve – të thyhet kuadri social i kohëzhgjatjes;
-të mësuarit me atë që të mos i referohet koha vetanake kohës së gjërave – të thyhen skemat fenomenologjike të kohëzgjatjes;
-të mësuarit – ushtrim i rëndë – me atë që të mos i referohet koha vetanake asaj të jetës – të mos dihet më a rreh zemra, a lulëzon gëzimi – të thyhet kuadri jetësor i kohëzgjatjes.
Vetëm kështu mund të arrihet te një referim autosinkronik; të përmblidhemi në qendrën e vete sonë, pa jetë perfierike më. Papritur i gjithë horizontaliteti i rrafshët zhduket, koha nuk rrjedh më: gufon.
III
Për ta mbajtur, o më mirë, për ta rigjetur një çast poetik stabil, ka poetë, si Mallarme, që e brutalizojnë dhe detyrojnë kohën horizontale, e përmbysin sintaksën, e ndalin a i shmangin pasojat e momentit poetik. Prozoditë e komplikuara janë si papërdhokë në fund të përroit: i shpërbëjnë imazhet e kota, plasaritjet banale, i devijojnë reflektimet. Jo rrallë, kur lexojmë Mallarmen, kemi përshtypjen e një kohe të përsëritshme që vjen t’i përfundojë çastet e përmbysura. I përjetojmë kështu, me vonesë, çastet që do të duhej të kishim përjetuar; përshtypje edhe më e vaçantë përsa është pa keqardhje, pendesë a nostalgji. Ajo përbëhet thjesht nga koha e punuar, që shpeshherë na lejon të dëgjojmë jehonën para zërit, të perceptojmë refuzimin e lejes.
Poetë të tjerë, më të lumtur, e kapin me natyrshmëri çastin e papenguar. Baudelaire, si kinezët, është i zoti të lexojë orën në syrin e maceve, orën e pandjeshme ku pasioni është kaq komplet sa refuzon të realizohet:
Në fund të syve të tij të adhurueshëm shoh përherë orën e qartë, gjithmonë e njëjta, një orë e gjerë dhe solemne, e paanë si hapësira, e pandarë as në minuta, as në sekonda – një orë e ndalur në fushë, e pa shënjuar…
Për poetët që e kapin me kaq lehtësi çastin, poezia në vend se të shtriqet, lidhet nyje, gërshetohet. Drama e tyre nuk realizohet, e keqja e tyre është një lule e qetë…
Në ekuilibër në mesnatë, pa pritur gjë nga frymëmarrja e orëve, poeti çlirohet nga jeta e kotë; e ndien ambivalencën e të qenit dhe të mos qenit. Në errësirë ia del ta shquajë më mirë dritën e saj. Vetmia ia ofron mendimin vetmitar, pa rravgime, që ngrihet, qetohet në ekzaltim të pastër.
Koha vertikale është një ngjitje. Nganjëherë edhe një rënie. Mesnata, për atë që e ka lexuar Korbin, nuk bie kurrë në kuptimin horizontal. Jehon në shpirt si një zbritje e pandërprerë… Të rralla janë netët kur kam guximin të shkoj deri në fund, deri tek e rëna e dymbëdhjetë, plaga e dymbëdhjetë, kujtimi i dymbëdhjetë… Atëherë kthehem te koha e rrafshët: ankorohem, rilidhem, kthehem në botën e të gjallëve. Të jetosh do të thotë gjithmonë të rradhtosh fantazmat…
Në kohën vertikale vihen në skenë mundimet më të këqija, mundimet pa shkak kohor, mundimet e mprehta që e therin zemrën pa u topitur dot. Te koha vertikale – në përpjetë – konsolidohet ngushëllimi pa shpresë, ky lehtësim bizar autokton pa mbrojtje. Shkurt, e gjithë ajo që na largon nga shkaku dhe nga kompensimi, ajo që e mohon historinë intime dhe vetë dëshirën, e gjithë ajo që privon nga vlera të kaluarën dhe të ardhmen është e pranishme te momenti poetik.
Për ta thelluar studimin e kohës poetike vertikale, le ta shqyrtojmë çastin e brengës buzëqeshëse, kur nata përgjumet dhe e qeton errësirën, kur orët mezi marrin frymë dhe vetmia tashmë është në vetvete një brejtje ndërgjegjeje. Polet ambivalente të brengës buzëqeshëse pothuajse preken. Lëkundja më e vogël bën që ta zëvendësojnë njëra-tjetrën. Brenga buzëqeshëse është pra njëra prej ambivalencave më të ndjeshme të zemrës, që zhvillohet, qartë, në një kohë vertikale, duke qenë se asnjëri prej dy momenteve, ai i buzëqeshjes dhe ai i brengës, nuk mund ta mbajë veten më të mëparshëm se tjetri. Këtu ndjenja është e kthyeshme, ose, thënë më mirë, kthyeshmëria e qenies është ndjenjë: buzëqeshja është e dhimbshme, dhimbja buzëqesh, dhe ngushëllon. Asnjëra prej dy kohëve të shprehura pastaj nuk është shkak i tjetrës dhe kjo tregon sa jnë në të vërtetë të shprehura keq në një kohë të mëpastjame, në kohën horizontale. Në mes të dy momenteve ekziston një e ardhme, që mund të eksperimentohet vetëm vertikalisht, në përpjetë, duke risjellë përshtypjen se dhimbja po zbutet, se shpirti po ngrihet lart, se fantazma po humbet. Atëherë zezaona lulëzon. Një metafizik i ndjeshëm do të gjejë kështu te brenga buzëqëshëse bukurinë formale të zezonës. Në funksion të shkakshmërisë formale do ta kuptojë vlerën e çmaterializimit në të clin duhet të dallohet momenti poetik. Kjo konfirmon se shkakshmëria formale lidhet me çastin, në kuptimin e një kohe vertikale, ndërsa shkakshmëria efikase shpaloset në jetë dhe në gjëra, horizontalisht, duke mbledhur çaste të instensitetit të ndryshueshëm.
Në perspektivën e çastit mund të eksperimentohen ambivalencat e rrezeje më të gjatë: «Sa isha ende fëmijë ndieja në zemrën time dy ndjenja kundërthënëse: tmerrin e jetës dhe ekstazën e jetës». Çastet në të cilat kët ndjenja provohen në të njëjtën kohë e bëjnë të palëvizhme kohën, ngase eksperimentohen që të dyja të lidhura me interesin dhe magjinë e jetës. E bartin qenien matanë kohëzgjatjes së rëndomtë. Një ambivalencë e tillë nuk mund të përshkruhet në kohë pasuese, si një bilanc vullgar i gëzimeve dhe mundimeve kalimtare. Të kundërta kaq të gjalla dhe fundamentale u përkasin një metafizike imediate. E eksperimentojmë lëkundjen e saj në një çast të vetëm, me atë të ekstazave dhe rënieve që madje edhe mund t’iu kundërvihen zhvillimeve: neveria e jetës na kap për fyti me të njëjtin fatalitet me të cilin krenaria nxjerr kokën në zezonë. Temperamentet ciklile që zhvillohen në kohëzgjatjen e zakonshme, duke ndjekur hënën, në gjendje kundërthënëse, nuk paraqesin tjetër pos ca parodi të ambivalencës fundamentale. Vetëm një psikologji e thelluar e çastit do të mund të na i japë skemat e domosdoshme për ta kuptuar dramën poetike esenciale.
IV
Njëri prej poetëve që më fuqishëm ka ditur të kapë çastet vendimtare të qenies është poeti i korrespondencave. Korrespondenca baudelairiane nuk është, siç pohojnë shumëkush, një transpozim i thjeshtë që krijon një kod analogjish seksuale. Është shuma e qenies së ndjeshme në një çast të vetëm. Simultanitetet e ndjeshme që mbajnë tok parfumet, ngjyrat dhe tingujt, nuk bëjnë tjetër veçse tërheqin simultanitetet më të largëta dhe më të thella. Në këto dy njësi të natës dhe të dritës gjendet përjetësia e dyfishtë e të mirës dhe të së keqes. Ajo që është e «gjerë» te nata dhe te kthejlltësia sidoqoftë nuk duhet të na sugjerojë ndonjë vizion hapësinor. Nata dhe drita nuk evokohen për shtrirjen e tyre, infinitin e tyre, por për unitetin e tyre. Nata nuk është hapësirë. Është kërcënim i përjetësisë. Nata dhe drita janë çaste të palëvizshme, çaste të zeza ose të qarta, të lume ose të trishta, të zeza dhe të qarta, të lume dhe të trishta. Çasti poetik kurrë s’ka qenë kaq komplet si në këtë varg në të cilin mund t’i asociohet një kohe pafundësia e ditës dhe natës. Ambivalenca e ndjenjave, manikeizmi i parimeve kurrë nuk janë eksperimentuar me kaq intensitet.
Duke medituar në këtë rrugë arrihet te një përfundim: çdo moral është çastësor. Imperativi kategorik i moralit nuk di ç’të bëjë me kohëzgjatjen. Nuk përmban asnjë shkak të ndjeshëm, nuk pritet kurrfarë pasoje. Shkon drejt përpara vetes, në drejtim vertikal, në kohën e formave dhe personave. Atëherë poeti është udhërrëfyesi natyror i metafizikut që dëshiron të kuptojë të gjitha fuqitë e nyjave çastësore, vrullin e flijimit, pa e lënë veten të përçahet nga dualiteti filozofik i subjektit dhe objektit, pa e lënë veten të ndalet nga dualizmi i egoizmit dhe detyrës. Poeti e gjallëron njëfarë dialetike të hollë. Ia zbulon një kohe, në të njëjtin çast, solidaritetin e formës dhe personit. Ai tregon se forma është person dhe personi formë. Kështu poezia bëhet çast i shkakut formal, i fuqisë personale. Poezia humb interesin për atë që çan dhe tret, për njëkohëzgjatje që i shkapërderdh jehonat. Nuk i duhet asgjë më shumë se momenti, prandaj e krijon atë. Përtej momentit poetik nuk ka tjetër veçse prozë dhe këngë. Poezia gjen dinamizmin e saj të veçantë në kohën vertikale të një çasti të bërë të palëvizshëm. Ekziston një dinamizëm i poezisë së pastër. Dhe është ai që zhvillohet vertikalisht në kohën e formave dhe të personave.
/Marrë nga Gaston Bachelard, “Il diritto di sognare”, Edizioni Dedalo, 1975/Përkthimi: Gazeta Express/ KultPlus.com
Për herë të parë në Kosovë është finalizuar doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit për të gjitha kategoritë.
Lajmin për media e ka bërë të ditur Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Librun Aliu në një postim në Facebook.
“Grupi Punues i zgjedhur nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, tashmë ka përfunduar hartimin e Doracakut për Dhënien e Provimit për kategoritë A, B, C1, C dhe D dhe tashmë doracakun zyrtar mund ta gjeni në faqën zyrtare të Ministrisë: https://mmphi.rks-gov.net/Document/Documents?type=49”.
Doracaku për të gjitha kategoritë e patentës së shoferit është hartuar duke marrë parasysh nevojën për përgatitje të duhur të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë. Rrjedhimisht kandidatët mund të përgatiten më lehtë për provimin e patentës së shoferit për kategoritë për të cilat aplikojnë.
Sipas një studimi të botuar në revistën ”Nature Communications”, mjeshtrit e mëdhenj të epokës së Rilindjes dhe Barokut si Leonardo da Vinci, Sandro Botticelli dhe Rembrandt shtuan qëllimisht të verdhën e vezës në pikturat e tyre me vaj, shkruan g24.sky.it.
“Burimet janë të pakta dhe studimet shkencore mbi këtë temë nuk janë bërë kurrë më parë”, theksoi autorja e studimit, Ophélie Ranquet e Institutit të Inxhinierisë në Institutin e Teknologjisë Karlsruhe në Gjermani.
E verdha e vezës
Sipas asaj që doli nga studimi, mjeshtrit e epokës së Rilindjes dhe Barokut e zbatuan këtë strategji, sasi të vogla të verdhë veze, ndryshojnë në një mënyrë të qëndrueshme vetitë e bojës dhe artistët e dinin mirë këtë gjë”.
Deri më tani mendohej se prania e proteinave si e verdha e vezës ishte rezultat i kontaminimit aksidental.
Ranquet, e cila gjeti gjurmë të substancës në dy piktura në Alte Pinakothek në Mynih, ”Madonna me karafil” e Leonardos dhe ”Vajtimi mbi Krishtin e vdekur” të Botticellit, është e bindur se artistët ishin të vetëdijshëm për pasojat e përzierjes së të verdhës me bojë, duke përfshirë për shembull përmirësimin e rezistencës ndaj lagështirës.
”Të dhënat e reja nuk janë vetëm të dobishme për restaurimin dhe ruajtjen e veprave të artit, por gjithashtu lejojnë një kuptim më të mirë të historisë së artit. Ato na ofrojnë një skenar të ri për të kuptuar teknikat e lashta të pikturës”, deklaroi Maria Perla Colombini, profesoreshë e kimisë analitike në Universitetin e Pizës./ atsh/ KultPlus.com
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë.
Këtë titull, të parit të shtetit, ia dhuroi Pallagorio, komunë në Provincën e Krotones.
Këshilli i kësaj komune i drejtuar nga kryebashkiaku, Umberto Lorecchio, vendosi me unanimet të plotë të nderojë Begajn me titullin “Qytetar Nderi”, i Pallagorios, shkruan tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.
Begaj shprehu mirënjohjen e tij më të thellë duke theksuar se, e çmon jashtëzakonisht respektin dhe vlerësimin e tyre. “Ju siguroj”, u shpreh presidenti, “që do të vijoj angazhimin tim e të institucionit që drejtoj, për të zhvilluar më tej marrëdhëniet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve”.
Kryetari i Shtetit e cilësoi nderimin e sotëm nga arbëreshët e Pallagorios, “si një nga momentet në jetë që të shenjon shumë fort, të lë mbresa të pashlyeshme, por edhe është një përgjegjësi dhe angazhim për të vijuar nismat për Arbërinë.”
Ago Nezha ka promovuar në Tiranë dy libra përmes të cilave denoncon dhe demaskon fenemonet e shoqërisë shqiptare. Ndërsa të pranishmit vlerësuan botimet, autori foli për refleksionet.
Janë promovuar në Tiranë, librat “Ishim më mirë kur ishim më keq” dhe ‘Demonët e demokracisë” të autorit Ago Nezha. Të pranishmit vlerësuan botimet duke u ndalur në aspekte të ndryshme të tyre.
Duke falenderuar të pranishmit, vetë autori nxori në pah detaje të botimeve dhe mënyrën se si ai zgjedh temat për librat e tij, tema që nxiten nga problemet sociale.
Publicistika e Nezhës sipas folësve ka fshikulluar edhe vetë ata për sa kohë që kanë qenë pjesë e politikës./balkanweb/ KultPlus.com
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se ka nisur restaurimi në shtëpinë e Adem Aga Gjonit, në Prizren.
MKRS ka njoftuar se objekti në fjalë është një prej aseteve që i përket trashëgimisë kulturore, i ndërtuar në shekullin XVIII.
“Shtëpia interpreton ndërlidhjen e ngushtë ndërmjet kulturës së banimit të shprehur përmes arkitekturës tradicionale të qytetit të Prizrenit që i ka mbijetuar kohës dhe tash me profesionalizëm po punohet në ruajtjen e vlerave të saj.
Ndërtesa në tërësi është e pasur me elemente etnografike që datojnë nga koha e ndërtimit të saj dhe po bëhet funksionale për të dëshmuar para gjeneratave të ardhshme vlerat tona të pasura të trashëgimisë kulturore”, thuhet në njoftim./KultPlus.com
Unë mendoj, se feminizmi është një kauzë e zakonshme, si për burrat dhe gratë dhe se, burrat do të jenë në gjendje të jetojnë në një shoqëri më të barabartë, më të organizuar, më të vlefshme, vetëm kur gratë të kenë një status më të paanshëm dhe më të fuqishëm. Arritja e barazisë ndërmjet të dyve, i prek të dyja gjinitë”
Për të, jeta dhe mendimi ishin të lidhura pazgjidhshmërisht; ne jemi ajo çfarë bëjmë. Ekzistencializmi është filozofia që përshkruan kushtet e ekzistencës njerëzore, por refuzon çdo konceptim të natyrës njerëzore; një filozofi që pohon lirinë e njeriut, veç thekson se nuk sjell me vete përforcimin e lumturisë, por ankth dhe dëshpërim, një filozofi që pohon se njerëzit kanë zgjedhje, por nuk është optimiste nëse njerëzit do t’i përdorim mirë ato, apo nëse do të kuptojmë se çfarë do të thotë të bëhet zgjedhja e duhur.
Duke refuzuar të shohë në femëroren një gjendje të natyrës, Bovuar propozon të shkojë përtej koncepteve të pajustifikuara dhe na ofron modele të reja edukative për brezin e ri. “Ajo është vajzë, por me kokë djali”, – thotë i ati. Karriera e saj e jashtëzakonshme, pa tabu e barriera, imponohet në botën e ideve dhe angazhimeve që ato nxisin. E lirë, e vendosur për të mos qenë kurrë e përgjegjshme, Simon dë Bovuar shndërrohet në një ikonë, që, pa devijime, shfaq të gjitha aspektet e karakterit të saj.
Gjashtë vjet më vonë, në 1949, me botimin “Seksi i dytë”, një ese filozofike dhe feministe, u bë referencë e feminizmit modern dhe e bëri të njohur si një teoriciene të madhe të lëvizjes për barazinë e grave. Në libër, ajo zbërthen nocionin e seksit dhe tregon sesi identiteti, mashkull apo femër, është mbi të gjitha produkt i shoqërisë. Por a mjafton ndryshimi i ligjeve, institucioneve, zakoneve, opinioneve dhe i gjithë kontekstit shoqëror, që gratë dhe burrat të bëhen një ditë njësoj? “Gratë do të jenë gjithmonë gra” – thonë skeptikët; të tjerë profetizojnë, se, duke u zhveshur nga feminiteti, nuk do t’ia dalin të shndërrohen në burra dhe se do të bëhen përbindësha.
Duke përqafuar kauzat radikale, Bovuar kundërshtoi luftën algjeriane, nxori mësime nga përvoja kubane, luftoi për abortin, duke shkruar dhe nënshkruar në 1971 “Manifesti i 343” në mbështetje të Simone Veil dhe ligjit që autorizon ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë. Një vit pas vdekjes së Sartrit, Bovuar botoi “Ceremonia e lamtumirave” (1981), duke rrëfyer dekadën e fundit të shokut të saj të përjetshëm. Fitorja e fundit, homazhi i fundit, do të varrosej pranë tij në Varrezat Monparnas. Dashuria e tyre ishte e aftë të shkonte përtej vdekjes: një ndjenjë e thellë, komplekse, por mbi të gjitha e lirë. /Hejza/ KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypi ka thënë se qeveria e tij është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e medias në vend.
Këtë deklaratë Kryeministri Kurti e ka bërë në rrjetin “X”.
“Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duam të pranojmë përpjekjen që duhet për të ndriçuar të vërtetën në një kohë dezinformimi të madh dhe të armatosur”, shkroi Kurti në X.
Sot janë bërë 61 vite nga lindja e Heroit të Kosovës Agim Ramadanit.
Agim Ramadani (3 Maj 1963 – 11 Prill 1999) i njohur ndryshe me nofkën “KATANA”, ishte njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe komandant i Zonës së Koshares.
Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998, ai zhvilloi operacione të suksesshme ushtarake kundër forcave serbe përreth kufirit Kosovë–Shqipëri dhe ai gjithashtu mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies heroike të tij. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.
Lindi më 3 Maj 1963 në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit dhe ra dëshmor më 11 Prill 1999 në fshatin Koshare të Komunës së Gjakovës gjatë një luftimi ballë për ballë me forcat serbe.
Të parët e Familjes së tij ishin me prejardhje nga Malësia e Karadakut, pikërisht nga fshati Depcë afër Preshevës. Shkollimin Fillor e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën e Mesme Teknike në Gjilan në vitin 1980, dhe më pas e vazhdoi Akademinë Ushtarake–Drejtimi i Komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.
Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale në Kroaci, ku punoi si ushtarak dhe në Zvicër ku jetoi si emigrant politik dhe me fillimin e luftës në Kroaci, ai e braktisi ish–Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet anëtarë nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.
Ndonëse e kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke i lënë në Zvicër gruan dhe tre fëmijët e tij.
Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare.
Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur “Zharret”, ai ra dëshmor. Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit–KATANËS./ KultPlus.com
Rreth 5.000 deri 6.000 qytetarë dhe turistë gjatë vitit e vizitojnë Qendrën multimediale “Kiro Gligorov”, ku ndodhet edhe dhoma e tij përkujtimore në Shtip. Në ditën e sotme, para 107 viteve u lind Kiro Gligorov, presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë.
Kiril Panajotov i punësuar në Komunën e Shtipit dhe Qendrën multimediale “Kiro Gligorov” thotë se në një ditë kanë pasur 400 persona apo vizitueshmëri rekorde të dhomës përkujtimore të Gligorovit.
“Ato janë vizita grupore të nxënësve, të aktivistve t[ë ndryshëm, shoqatave të qytetarëve, luftëtarëve, pensionistëve. Tradicionalisht kemi ditë të hapur të dhomës përkujtimore dhe ata të cilët janë të interesuar”, thotë Panajotov.
“Maqedonia është gjithçka që kemi”, porosiste presidenti i parë i Republikës së Maqedonië, Kiro Gligorov. Panajotov thotë porositë dhe ajo që e fliste Gligorovi po bëhen gjithnjë e më aktuale në vend dhe në rajon.
Kiro GLigorov është i lindur në vitin 1917 në Shtip, ndërsa vdiq më 1 janar 2012 në Shkup. Gligorov ishte President i Republikës së Maqedonisë prej 27 janarit të vitit 1991 deri më 19 nëntor të vitit 1999.
Kitaristi amerikan Duane Eddy, i mbajtur si një nga themeluesit e Rock and Roll ka vdekur në moshën 86 vjeçare.
Vdekja e tij ndodhi me 30 Prill në Franklin Tennessee, thotë gruaja e tij Deed. Shkaku ishte kanceri.
Artisti fitues i Grammy kishte një listë të gjatë me hite instrumentale në vitet 1950 dhe 1960. Ai mbërriti sërish në majë në 1986 me një “remake” të këngës së tij Peter Gunn.
Ai u quajt Mbreti i Tëang për stilin e tij të veçantë. Ai hyri në Hall of Fame të Rock and Roll në 1994.
Në 2008, Hall of Fame i Muzikantëve gjithashtu e pranoi në rradhët e veta.
“Duane frymëzoi një gjeneratë të kitarristëve në mbarë botën me gjestin e tij të veçantë.”- tha përfaqësuesi i Eddy.
“Ai ishte zoti i parë i kitarrës Rock and Roll, vërtet një qenie njerëzore modeste dhe e jashtëzakonshme, ai do të na mungojë.”- vazhdoi ajo.
Eddy lindi në Corning në Neë York State në 1938. Ai luajti kitarrë në një moshë të re.
Ishte autodidact dhe stili i tij i veçantë frymëzoi artistë nga Bitëllsat te Blondie.
Përgjatë karrierës së tij të gjatë që zgjati shtatë dekada ai shiti më shumë se 100 milionë regjistrime.
Jehonat e “tëang” të tij të ngadaltë mund të dëgjohen qartë dhe bukur në “Day tripper” të Bitëllsave, “Born to run” të Bruce Springsteen dhe “Atomic” të Blondie.
Në 2011, Eddy i tha BBC: “Kur njerëzit si Bruce Springsteen dhe John Fogerty thonë që Duane ishte një influencë e madhe, kjo është një nga gjërat pozitive dhe e shoh si një bonus dhe shpërblim të çfarë asaj unë bëra”./tema/KultPlus.com
Nisi dje në Tiranë, Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, një ngjarje e artit pamor që sjell piktorë nga e gjithë bota dhe që është kthyer në një traditë.
Me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Kulturës, ky aktivitet artistik do të zgjasë nga data 2-10 Maj 2024, duke shënuar kështu vitin e 11-të të organizimit të këtij festivali të rëndësishëm për botën e akuareleve.
Qëllimi i këtij festivali është jo vetëm të prezantojë talentet më të mira botërore të akuarelit, por edhe të promovojë pasurinë kulturore, historike dhe turistike të Shqipërisë. Gjatë ditëve të festivalit, nëpër vende të bukura të Tiranës dhe përreth saj do të zhvillohen ngjarje interaktive, demonstrime live dhe itinerare artistike, duke sjellë piktorët në kontakt me peizazhet dhe traditat e vendit.
Një pjesë e rëndësishme e festivalit do të jetë ekspozita në Galerinë Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve në Tiranë, e cila do të prezantojë veprat e mjeshtrave të njohur të akuarelit. Ky moment do të mbledhë nën një çati profesorë, studentë, dashamirës të artit dhe përfaqësues të mediave, për të ndjekur shfaqjen e këtyre veprave të jashtëzakonshme.
Nëpërmjet demonstrimeve live dhe ekspozitave, festivali synon të promovojë Tiranën në arenën ndërkombëtarë, si edhe të edukojë e frymëzojë brezat e ardhshëm nëpërmjet artit dhe kulturës./tema/KultPlus.com
Ish-vila e diktatorit Enver Hoxha do të shndërrohet në një rezidencë artistësh, shkruan Florelle Guillaume në një artikull të botuar në revistën franceze “Beaux Arts”.
Ky është projekti i ri i fondacionit “Art Explora”, i cili nuk pushon së habituri me nismat e tij origjinale në favor të krijimit dhe demokratizimit kulturor.“Vila 31”, e vendosur në zemër të kryeqytetit të Tiranës, është shtëpia e dikurshme e ish-kryeministrit shqiptar Enver Hoxha, stalinist i egër që sundoi vendin për katër dekada të shënuara nga shtypja e përgjakshme dhe izolimi, por edhe nga dhuna e madhe ndaj artistëve.
“Që nga vdekja e diktatorit në vitin 1985, ky vend historik kishte mbetur një vilë fantazmë e ngrirë në kohë, me dekorin e saj të stilit hollivudian të viteve 1970”, sipas drejtorit të përgjithshëm të “Art Explora”, Bruno Julliard.Tunelet e fshehura, dritat e zbehta neoni, mobiljet prej kadifeje, pishina e pashfrytëzuar dhe bunkerët e fshehtë kontribuojnë në atmosferën e çuditshme dhe të modës së vjetër të kësaj vile, sa të frikshme aq edhe të admiruar nga banorët.Në kërkim të një “fati të ri” prej disa vitesh, kryeministri aktual Edi Rama, vetë artist, i shkolluar në Ecole des Beaux-Arts në Paris në vitet 1980, nuk kishte se si të mos e vlerësonte projektin kulturor të Frédéric Jousset, atë të shndërrimit të një meke të intolerancës në një parajsë krijimi për artistë nga e gjithë bota. Një përbuzje e bukur ndaj historisë!
Rinovimi i “Vilës 31” do t’i besohet kompanisë arkitekturore NeM, e cila realizoi transformimin spektakolar të “Bursës së Tregtisë” në Paris.
“Qëllim është që as të mos bëhet një muze i diktaturës dhe as të shkelet trashëgimia e saj historike”, tha Bruno Julliard.
Pjesërisht e hapur vjeshtën e ardhshme, rezidenca prej 4000 metrash katrorë me tetë studio rezidenciale do të mirëpresë që nga dhjetori një valë të parë artistësh dhe krijuesish ndërkombëtarë dhe nga Ballkani.“Objektivi është zhvillimi i një programi afatgjatë të kërkimit dhe eksperimentimit artistik, i hapur ndaj botës, por edhe duke nxjerrë në pah dinamizmin e jashtëzakonshëm artistik të Ballkanit”, tha Blanche de Lestrange, drejtoresha artistike e “Art Explora”.
“Vila 31” do të jetë e hapur për publikun përmes seminareve, shfaqjeve të filmave dhe festivaleve./atsh/KultPlus.com
Grigor Përliçev (1830/31-1893) ishte një poet bullgar i lindur në Ohër. Mësimet e para i mori në shkollën greke të lindjes.
Iu kushtua gjuhës shqipe dhe luftërave të popullit shqiptar nën udhëheqjen e heroit Skënderbe. Punoi si mësues i greqishtes në qytete të ndryshme të Maqedonisë e më pas në Tiranë, ku u njoh me historinë e popullit shqiptar dhe mësoi gjuhën shqipe.
Kjo e frymëzoi të shkruajë greqisht poemën “Skënderbeu” (1861), që mbeti dorëshkrim. Aty i këndon heroizmit të luftëtarëve shqiptarë dhe prijësit të tyre, Skënderbeu, i cili jepet edhe si mbrojtësi i popujve të tjerë të Europës.
Poema Përliçevit është e frymëzuar nga vepra e Barletit. Aty tregon të mëdhenj edhe strategun dhe ushtarin. Këta të fundit ai i quan bij gjigantësh. Vepra përshkohet nga ide të fuqishme çlirimtare e demokratike.
Valle hyjnore ngritur kanë burra heronj, në mendjen time Skënderbeut, stuhi e gjëmë, dua t’i këndoj,
në krye luftëtarësh kryetrima, që osmanllinj dërmoi miriada. Ashtu si një tufan që vjen nga jugu, përkul pemët e vogla të një kopshti
edhe si kallamishte i shkul nga rrënja pemët e moçme-edhe Skënderbeu vërsulej duke korrur majtas djathtas
ara që ngelin prapa, o nga pesha e mishit që pengon këmbët e, shkathta, o ng’ ajo frik’ e madhe që ngrin
gjakun, o nga një jet’ e butë reehatie. Siç digjet një qytet i madh nga zjarri,
që flakëron veriu i furishëm dhe burrat qajn’ e pleqtë ulërijnë, ndihet vajtimi içjerrë i fëmijëve dhe gratë leshlëshuar bredhin
udhëve duke përplasur duart-ulërinin dhe turqit, duke ikur djersëmbytur; dhe mjaft prej tyre, duke dhënë,
shpirt, i përqafonin shokët që largoheshin e qanin për fëmijët e për gratë,
duke kërkuar vdekjen sa më parë.
Në çast iu kënaq zemra Skënderbeut, ashtu siç e kënaq shiu që bie arën që përcëllon flaka e diellit. /KultPlus.com
Orkestra e Fëmijëve të Prishtinës “Amadeues” do të paraqitet me një koncert në Durrës, përkatësisht në Liceun Artistik “Jan Kukuzeli”, shkruan KultPlus.
Kjo orkestër është duke u prezantuar mjaftë suksesshëm brenda dhe jashtë Kosovës, dhe paraqitja e radhës pritet të jetë një emocion për audiencën e Durrësit.
Më poshtë po ju sjellim njoftimin e plotë nga kjo orkestër.
Paraqitjeve jashtë Kosovës po i shtohet edhe koncerti në qytetin e bukur të Durrësit
Të mërkurën më 8 Maj, në Liceun Artistik “Jan Kukuzeli”, kori dhe Orkestra e fëmijëve të Prishtinës vijnë me koncert dhe program të bukur artistik.
Emocion dhe nder i veçantë të prezentojmë punën e mrekullueshme të muzicientëve të ardhshëm të Kosovës.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, përmes rrjeteve sociale ka treguar rreth albumit të ri “Radical Optimism” të cilin e ka publikuar gjatë ditës së sotme.
Lipa është shprehur se është mirënjohëse për atë që i ka dhuruar ky album gjatë kohës që e ka shkruar, duke shtuar se është e lumtur, e lehtësuar, e emocionuar, e nervozuar dhe duke qarë, duke treguar kështu emocionet e përziera pasi ka arritur të ndajë me publikun këtë projekt
Përmes fotografive dhe videove të ndara në falenderimin e saj, ajo ka treguar se si ka filluar ky projekt.
“Në vitin 2021 një mik më tregoi për termin “Radical Optimism” dhe tha se kjo është ajo që i nevojitet botës. Ky term ka ngecur me mua për këto tri vitet e fundit dhe është bërë gjithnjë e më e rëndësishme. Albumi im i tretë më ka ndihmuar të rritem”, ka shkruar Dua Lipa.
Tutje, përveç bashkëpunëtorëve që ka punuar për këtë album, ajo ka falënderuar babain e saj, Dukagjin Lipa, duke e quajtur dorë të djathtë e shokun më të mirë të jetës, nënën, vëllaun dhe motren.
Poashtu, Dua është shprehur falënderuese edhe ndaj të gjithë fansave të saj, të cilët e përkrahin vathdimisht, në çdo projekt të saj./KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë mes të tjerash se liria e shtypit është e drejtë themelore e njeriut, thelbësore për demokracinë dhe të vërtetën.
KultPlus ju sjell të plotë reagimin e presidentes Osmani.
Liria e shtypit është e drejtë themelore e njeriut, thelbësore për demokracinë dhe të vërtetën.
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit mbështesim dhe inkurajojmë gazetarët, sikurse edhe riafirmojmë angazhimin tonë për ta mbrojtur të drejtën e tyre për të raportuar pa frikë dhe censurë, si dhe për ta mbrojtur sigurinë e tyre kur ata raportojnë nga vende ku ka mungesë sigurie. Siç u dëshmua edhe pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator 2023 dhe ditët që pasuan, roli dhe raportimi i mediave ka qenë kyç në mënyrë që institucionet e Kosovës të mund ta dëshmojnë para botës të vërtetën rreth atij sulmi.
Në një periudhë të mbingarkesës me informacione dhe kur po kërcënohen paqja e stabiliteti në botë dhe në rajonin tonë, beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente.
Lajmet e rreme minojnë demokracinë e paqen e në raste të caktuara edhe sigurinë e qytetarëve dhe sigurinë nacionale, ndaj nevoja për t`iu kundërvënë atyre është më e madhe se kurrë dhe në funksion të mbrojtjes së të vërtetës.
Këtë betejë duhet ta bëjmë bashkë, institucionet, gazetarët dhe shoqëria civile, ngase vetëm bashkërisht mund ta mirëmbajmë një ambient ku e vërteta mbizotëron ndaj lajmeve të rreme dhe ku media është e lirë ta përmbushë rolin e saj si mbrojtëse e demokracisë dhe e të drejtës së qytetarëve për të qenë të mirinformuar./ KultPlus.com
“Qumështi i Poezisë” ështe një vepër e njohur e poezisë moderne shqiptare. Në veprën e saj, poetja eksploron figuracionin dhe simbolizmin për të shprehur ndjenjat dhe mendimet . Stili i Dije Demiri Frangu karakterizohet nga liria dhe imazhet e ngjyrosura që përdoren për të krijuar emocione të thella. Ajo përdor figura abstrakte dhe metafora që transmetojnë mesazhe të fshehura. Kompozicioni i brendshëm te “Qumështi i Poezisë” zhvillon tema të trajtuara me delikates ku përfshin organizimin e notave,harmonive,melodive dhe ritmit ndërsa sa i përket kompozicionit të jashtëm kjo përbëhet nga katër cikle të poezive siç janë : “Qumështi i poezisë”, “Sa drita e vetëtimës”, “1999”, “Ditë që flasin për vdekjen e mundshme”.Vepra na shfaqet si një udhëtim emocional që shtrihet që nga hyrja e parë deri në fund. Ajo përdorë elemente te natyrës, ndjenjat e dashurisë dhe mundimin për të shkruar poezi për të arritur në kuptimin e thellë të jetës.“Qumështi i Poezisë” është një vepër e jashtëzakonshme e poezisë aktuale shqipe, Dije Demiri Frangu me një talent të rrallë arrin të ngjyrosë fjalët me magjinë e saj të veçantë dhe të sjellë në jetë një botë të fshehur të emocioneve dhe mendimeve.Figuarcioni i përdorur në vepër krijon imazhe vizuale tërheqëse që zbresin përtej faqeve të librit. Ajo përdor figura të natyrës, objekteve të përditshme dhe simboleve të fshehura për të shprehur thelbin e përjetuar në rrugën e saj poetike. Nëpërmjet këtyre figurave, Dije Demiri Frangu na shpalos një univers të gjallë, ku çdo fjalë ka rëndësinë dhe fuqinë e vet.Stili i poetës është i unik dhe i frymëzuar nga surrealizmi dhe ekspresionizmi. Ajo sjell një freski të re në peisazhin e poezisë shqiptare duke na shtyrë të mendohemi dhe të ndihemi në mënyra të ndryshme para asaj që na servohet në krijimtarinë tonë letrare të bukur. “Qumështi i Poezisë” është i thurur me aq mjeshtëri ku Dije Demiri Frangu i ndërton poemat e saj në një rrugëtim emocional, ku çdo strofë dhe varg ka vendin e vet. Vepra përshkruan një udhëtim të jashtëzakonshëm, një udhëtim që na shpie në kuptimin thelbësor të jetës dhe ekzistencës.Me “Qumështi i Poezisë”, Dije Demiri Frangu na fton të marrim pjesë në një eksplorim të thellë të vetes dhe botës që na rrethon. Vepër e vërtetë e artit, kjo përmbledhje poetike na lë pafjalë dhe na jep mundësinë për të ndjehur, menduar dhe ëndërruar.Temat dhe motivet në veprën “Qumështi i Poezisë” janë të thella dhe të pasura ku shprehin një varg temash të ndjeshme dhe universale. Këtu janë disa nga temat dhe motivet kryesore të veprës:
Dashuria: Dashuria është një temë qendrore në veprën “Qumështi i Poezisë”. Ajo shpalos ndjenjat, vuajtjet, gëzimet dhe ankthin e dashurisë nëpërmjet metaforave dhe imazheve të përdorura nga poetja. Dashuria shfaqet si një fuqi e pashmangshme dhe si një burim frymëzimi për shkrimtaren.
Natyra: Motivi i natyrës është i pranishëm në vepër për të shprehur përjetimet poetës.Përmes elementeve natyrore si: deti, kopshti, pemët, poetja krijon një lidhje të ngushtë midis vetes dhe natyrës, derisa shpreh mrekullinë dhe hijeshinë e saj.
Identiteti dhe eksplorimi personal: përshkruan një udhëtim personal të poetës në kërkim të identitetit dhe vetëkuptimit. Ajo eksploron thellësitë e vetes dhe zhvillon një lidhje të veçantë me lexuesin, duke e nxitur atë të reflektojë mbi jetën dhe eksperiencat personale.
Ëndrrat dhe imagjinata: Poetja përdorë ëndrrat dhe imagjinatën për të shprehur ndjenjat dhe mendimet e saj në mënyrë të ndryshme. Përmes imazheve të ëndrrave dhe vizionet e ndjeshme ajo krijon një realitet të veçantë, ku emocionet dhe mendimet bien në një harmoni të veçantë. Kuptimi i jetës dhe ekzistencës: Një temë tjetër e rëndësishme në veprën “Qumështi iPoezisë” është kuptimi i jetës dhe ekzistencës. Ndjekja e një rrugëtim filozofik nëpërmjet poezive na shpie drejt reflektimit mbi çështjet e egzistencës, kohës, identitetit dhe kuptimit të jetës në mënyrë mjaft thelbësore. Përjetimet dhe emocionet e shprehura në këtë vepër janë: Ankthi dhe vuajtja: Vepra shpalos një ndjenjë të thellë ankthi dhe vuajtjeje, të cilat janë të ndërthurura nëpërmjet fjalëve dhe imazheve poetike. Ankthi dhe vuajtja reflektojnë ndjesitë e dobësisë dhe trishtimit që e kanë frymëzuar krijimtarinë e saj.
Rruga e krijimit dhe shkrimit: Vepra përshkruan një udhëtim të brendshëm të autorit në kërkim të inspirimit dhe krijimit. Ajo shpalos procesin e krijimit të poezisë dhe thelbin e pasionit të shkrimit, duke ndarë me lexuesin vështirësitë dhe gëzimet që shoqërojnë këtë rrugëtim kreativ.
Nostalgjia dhe kujtimet: Motivi i nostalgjisë dhe kujtimeve është i pranishëm në vepër për të sjellë në vëmendje emocionet dhe momentet e kaluara. Dije Demiri Frangu përdorë fuqinë e kujtimeve për të krijuar një lidhje të fortë midis të kaluarës dhe tashmes, duke ndikuar në ndjenjat dhe përjetimet e saj poetike.
Reflektimi mbi shoqërinë dhe realitetin: “Qumështi i Poezisë” është gjithashtu një reflektim mbi shoqërinë dhe realitetin që na rrethon. Ajo shpreh ndjenjën e izolimit, mungesën e lidhjeve dhe dëshirën për të ndryshuar botën dhe ndryshuar veten në një mënyrë më të mirë.
Këto temat dhe motivet që përmenda shtojnë kompleksitetin dhe gjerësinë e vepres “Qumështi i Poezisë” të Dije Demiri Frangu. Përmbledhja poetike na jep një pamje të thellë në botën e poetës ku ndjenjat, reflektimet dhe përvojat universal prekin lexuesin p.sh
Poezia “Nata sërish bëhët nënë e ëndrrave” është një poezi e shkurtër, por e ngarkuar me imazhe dhe emocione. Përmes figuracionit dhe simbolizmit, ajo na sjell në një botë të gjallë poetike dhe na inkurajon të reflektojmë mbi kuptimin e natës dhe fuqinë e ëndrrave.
Në këtë poezi, figura e natës përfaqësohet si një “nënë e ëndrrave”. Kjo shprehje simbolizon fuqinë krijuese dhe frymëzuese të natës, ku ëndrrat e njerëzve lindin dhe shprehen. Natën e perceptojmë si kohë të errët dhe të pazëvendësueshme, por në këtë kontekst, ajo bëhet një burim i fuqishëm për krijimtarinë dhe imagjinatën.Imazhet e mureve që plasen si ditët nga mërzia përshkruajnë një ndjesi të dhimbshme të ndarjes. Kjo mund të interpretohet si ndarja e realitetit dhe botës së brendshme, duke lënë hapësirë për imagjinatën dhe ëndrrat të lindin.
Muret plasnin si ditët nga mërzia
Shtrirë në dysheme pikturat ushtarët të plagosur
Perënditë piknin në formë zjarresh
Pëlcisnin tubat uji t’zi vërshonte dritaret
Merrte me vete librat e çartur
Fytyrën e hebreut -Filip Rut e bartë
Pikturat ushtarë të plagosur në dysheme mund të paraqesin dhimbjen dhe tragjedinë që ndodhin në botën tonë, dhe përhapin dhimbjen e vuajtjes dhe shkatërrimit.
Simbolizmi i perëndive që piknin në forma zjarrësh dhe pëlcisnin tubat me ujin e zi që vërshonte nga dritaret mund të përfaqësojë forcën dhe energjinë e frymëzimit. Kjo simbolizë përshkruan frymëzimin si diçka që vjen nga një burim i përjetshëm dhe që sjell ndriçim dhe freski.
Simboli i librit të çartur dhe fytyrës së hebreut – Filip Rut të bardhë mund të përbëjnë një referencë kulturore dhe historike, që shton një dimension të veçantë në poezi. Kjo mund të simbolizojë një udhëtim të brendshëm në kërkim të identitetit dhe të diturisë, ku librat dhe figura e Filip Rutit shërbejnë si udhërrëfyes dhe frymëzim. Poezia vijon me simbolin e pemës ku poetja tregon pemët që janë kthyer me rënien e lëkurës dhe 1000 copët e zemrës që janë shtrirë në tavolinë paraqesin ndarjen dhe humbjen. Kjo mund të reflektojë ndjenjat e dobësisë, trishtimit dhe vdekjes, por në të njëjtën kohë mund të shprehë edhe shpresën
Poezia “Ëndrrat janë kufoma të bukura” ka një figuracion simbolik të rrallë. Në këtë poezi, autorja përdor oqeanin si një simbol për imagjinatën dhe ëndrrat. Ëndrrat e zeshkëta shfaqen si kufoma të bukura të refugjatëve, ndërsa oqeani luan rolin e një mjedisit ku ëndrrat kalojnë dhe ku refugjatët bisedojnë me botën
Oqeani luan shkumën bën
Më tutje një kufomë e bukur fëmije
Bisedon me botën
Përmendet gjithashtu edhe qumështi i lehonave të oqeanit, i cili simbolizon një llojë ngushëllimi apo ndjenjë të ëmbël, por mund të jetë edhe një mënyrë për ta mashtruar atë femijën që përmendet në poezi. Figurat e përdorura në poezi dhe copëzat e shkëputura të këputura të shpirtit kanë një karakterë të rrallë dhe të ndjeshëm.
Poezia “Pëllëmba e zemrës” shpreh një ndjenjë të fshehur dhe një lidhje të thellë emocionale. Përdorimi i figuracioneve dhe simboleve ndihmon në thellimin e kuptimit artistik të poezisë.
Imazhi i “pëllëmbës së zemrës” përfaqëson një formë të fshehur të identitetit të poetes,diçka që vjen prej saj dhe lëviz fshehtas në brendësi. Ky përshkrim krijon një ndjesi të mistershme dhe ndjenjën se diçka e veçantë dhe tërheqëse po lëviz në brendësi të tij.
Referenca ndaj “mollëkuqja e fatit” dhe “pluhurit që ngrehin udhët” shfaqin një llojë lëvizjeje, një rrjedhjë që përfshin poezinë dhe i jep asaj një energji të veçantë.
Përmendja e “artrit të keq i eshtrave të mia” përshkruan një llojë vuajtjeje ose barrë të brendshme që poeti ndjen, një ngarkesë emocionale dhe dobësi fizike që shprehet nëpërmjet figurave simbolike.Gjithashtu, përdorimi i fjalëve “do të më vrisje” dhe “ta vrasësh brenda meje atë njëri” krijojnë një imazh të konfliktit të brendshëm dhe vuajtjes së poetes.
Poezia “Pëllëmba e zemrës” është e pasur me figuracione simbolike dhe imazhe të ngarkuara emocionalisht. Përmes tyre, poetja arrin të shprehë thellësinë e ndjenjave të fshehura dhe të tërheq lexusin që të lexoj.
“Qumështi i poezisë” është një vepër e mahnitshme që shpalos bukurinë e poezisë dhe fuqinë e saj të transformojë emocionet në fjalë të mrekullueshme.Përmes fjalëve dhe mjeshtërisë të saj artistike gjatë përshkrimit, Frangu na sjell në një botë magjike, ku poezia rrjedh si një burim i çmuar. Vepra na fton të zhytemi në gjërat më të vogla dhe më të mëdha të jetës dhe të krijojmë lidhje të reja dhe të thella me botën tonë dhe me veten tonë.
Perfundimi i kësaj përmbledhje poetike “Qumështi i poezisë” mund të jetë se poezia është një force e pazëvendësueshme që na lejon të shprehim ndjenjat tona më të thella dhe të ndërtojmë ura të papërmbysura midis nesh dhe botës. Nëpërmjet poezisë, ne mund të ngrisim zërin tonë dhe të krijojmë lidhje me të tjerët duke u ndier të kuptuar dhe të lidhur nëpërmjet emocioneve të përbashkëta.Përmbajtja e qumështit në veprën e Frangut gjithashtu simbolizon dhuntinë e rrjedhjes së lehtë dhe të shijshme të poezisë. Nëpërmjet vargjeve të saj, poezia na ushqen, na bën të ndihemi të ngrohtë dhe të mbushur me frymëzim. Ajo shërben si një burim i shpresës dhe i frymëzimit për të sfiduar ndjenjat negative dhe për të zbuluar bukurinë dhe thellësinë e jetës.
Pra, “Qumështi i poezisë” na lë me një kujtesë të thellë për fuqinë dhe rëndësinë e poezisë në botën tonë. Ajo na fton të zbulojmë magjinë dhe transformimin që mund të sjellë në jetën tonë dhe në lidhjen tonë me veten, me të tjerët dhe me botën që na rrethon.
Shënim: Punimi është paraqitur në lëndën “Letërsi aktuale shqipe”, që ligjerohet nga Prof. Dr. Sali Bashota, në studimet e nivelit master, dega e Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë./ KultPlus.com