11 gra flasin për të drejtat e tyre. Secila me një histori. Janë 11 aktoret e shfaqjes “7 minuta” e cila ndaloi në qytetin e Lezhës. Vepra u vu në skenë në Pallatin e Kulturës i cili është rikonstruktuar ndërsa u prit shumë mirë nga publiku lezhian. Vetë aktoret tregojnë emocionet që u dha shikuesi që kishte mbushur sallën.
Zamira Kita: Jam ndjerë jashtëzakonisht mirë, publiku ka qenë shumë i dashur dhe është përcjellë një mesazh shumë i rëndësishëm sepse ne jemi 11 aktore që luajmë në këtë shfaqje.
Olta Daku:Vërtet jam shumë e lumtur. Komplimente për këtë teatër të mrekullueshëm, komplimente për spektatorin.
Rudina Dembacaj:Ishte shumë kënaqësi që u riktheva në qytetin tim dhe jam shumë krenare për sallën e Pallatit të Kulturës. Publiku shumë i ngrohtë.
Driada Dervishi:Kënaqësi për mua të vij për herë të parë në Lezhë dhe të kemi këtë mikëpritje. 7 minuta fillon një turne shfaqjesh dhe ndalon në Lezhë.
Shfaqja me regji të Driada Dervishit është ngjitur në skenë edhe në Tiranë ndërsa do të udhëtojë edhe në qytete të tjera të vendit./KlanNews/KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u Ka dhuruar medalje sot pjesëtarëve të grupit ‘Gjurmët’, një prej grupeve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare, përcjell KultPlus.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Petrit Riza, një prej anëtarëve të këtij grupi, tha SE edhe një medalje i është shtuar murit të medaljeve të këtij grupi.
“Një tjetër medalje në murin e “Gjurmëve” Të nderuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës #VjosaOsmani”, shkroi Riza./KultPlus.com
Jam një fans i madh i Andrea Bocellit. Unë dhe gruaja ime Jill patëm nderin ta presim atë, deklaroi Joe Biden në ‘Mëngjesin e Lutjeve’ në Capitol Hill pas performancës së artistit italian.
Presidenti kujtoi se një nga këngët e tij, ‘Fall on me’, ndihmoi familjen e tij të kapërcejë dhimbjen e vdekjes së djalit të tyre Beau.
Presidenti recitoi gjithashtu dy vargje të pjesëssë tij të preferuar./KultPlus.com
Aktorja Margot Robbie, ylli i filmit “Barbie”, ka shpjeguar se si ndihet pasi nuk u nominua për Oscar në kategorinë e aktores më të mirë.
Filmi mori tetë nominime për çmimin Oscar , duke përfshirë filmin më të mirë, aktorin më të mirë dytësor dhe aktoren më të mirë dytësore. Fansat, megjithatë, ishin të befasuar që Margo ishte anashkaluar për rolin e saj kryesor.
Robbie, e cila është gjithashtu një nga producentet e filmit, tha se nuk është e trishtuar për këtë. Ajo shtoi se misioni i filmit është të ndikojë në kulturë dhe se ky është “shpërblimi më i madh” që ka ardhur nga suksesi i filmit.
Nuk ka asnjë mënyrë që të ndihesh e trishtuar kur e di se je e bekuar kështu,” tha ajo.
Sakaq, Robbie shtoi se ishte më e mërzitur që regjisorja e “Barbie” Greta Gerwig nuk mori një nominim për Oscar për regji.
“Mendoj se Greta duhet të ishte nominuar për regjisoren më të mirë. Ajo që ajo bëri është diçka që ndodh një herë në karrierë, një herë në jetë”, ka thënë ajo.
“Barbie” fitoi 1.38 miliardë dollarë në arkat globale, gjë që dëshmoi se parashikimet e ekspertëve të industrisë se “Super Mario” do të jetë filmi më i mirë i vitit 2023 ishin të gabuara./KultPlus.com
Australian actress Margot Robbie (L) speaks to a TV presenter on the pink carpet upon arrival for the European premiere of “Barbie” in central London on July 12, 2023. (Photo by JUSTIN TALLIS / AFP)
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) bën të ditur se janë kthyer mbi 8 mijë dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.
Kreu i DPA-së, Ardit Bido theksoi se kjo tërësi dokumentesh e marrë nga arkivat amerikane, së bashku me dy kolana gazetash, përfshirë “Albania”-n e themeluar nga “enciklopedia shëtitëse”, Faik Konica, kalojnë prej ditës së sotme nën zotërimin e Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), si rezultat i aktit të dhurimit të kryer prej studiuesit Artan Hoxha.
“Sikurse ka dëshmuar edhe precedenca e akteve të dhurimit, materialet dokumentare dhe fotografike të marra në dorëzim prej DPA-së, kanë shërbyer për pasurimin e fondeve, duke ofruar edhe shtysa për nisjen e hulumtimeve të reja. Kujtojmë dhurimin e arkivit vetjak të ngjeshur të poetit Lasgush Poradeci (2017) dhe të veprimtarit politik Reuf Fico (2018)”, u shpreh ai.
Po ashtu, Bido informoi se në AQSH strehohen edhe dorëshkrime të shumta të Musine Kokalarit, në përmbushje të vullnetit të saj që “një pjesë e dorëshkrimeve të dorëzoheshin në Arkivin e Shtetit, pranë Sotir Kolesë” (deklaratë e bërë prej familjares së saj, Bibika Kokalari)./KultPlus.com
UNI – Universum International College, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës, organizon ‘Turnir në Basketboll‘ për të festuar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ky ngjarje emocionuese është përgatitur për të shfaqur talentet e basketbollit të skuadrave të shkollave të mesme nga e gjithë Kosova, me 20 skuadra pjesëmarrëse që garojnë për fitore. Turniri do të mbahet më 14 shkurt 2024, në Shkollën Don Bosko në Prishtinë.
Suksesi i ‘Turnirit në Basketboll’ nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e sponsorëve. Federata e Basketbollit të Kosovës, Trafiku Urban, Korporata Rugove, Burger King Kosovo, Cineplexx Kosovo dhe Shkolla ‘Don Bosko’ Prishtina kanë sponsorizuar këtë ngjarje, duke treguar kështu angazhimin e tyre në zhvillimin e rinisë në Kosovë dhe në promovimin e sporteve.
Organizimi i ‘Turnirit në Basketboll’ reflekton përkushtimin e UNI – Universum International College për të nxitur zhvillimin dhe promovimin e të rinjëve të Kosovës. Si forca udhëheqëse pas kësaj ngjarjeje monumentale, UNI – Universum International College synon të ofrojë një platformë për entuziastët e rinj të basketbollit për të shfaqur aftësitë e tyre, ndërtuar miqësi dhe të nxisin vlerat e disiplinës dhe bashkëpunimit. Ngjarja e tillë që shënon sukseset e vendit, siç është 16-vjetori i Pavarësisë, tregon rolin proaktiv të UNI – Universum International College si një nismëtar për ndryshime pozitive, duke kontribuar aktivisht në zgjerimin kulturor dhe sportiv të Kosovës.
UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.
Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram. /KultPlus.com
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Gjatë takimit, bëhet e ditur se u fol për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë ato në dialogun Kosovë – Serbi dhe përgatitjet që po bëhen në lidhje me kërkesën për zgjedhje të reja në veri.
“Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh në rrafshin e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetëm të forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe çështje të tjera të interesit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Gjatë ditës, Hovenier ka takuar edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ku ka deklaruar se ShBA-ja është e shqetësuar se me vendimin e BQK-së për dinarin serb, Kosova rrezikon të përballet me tensione etnike. /KultPlus.com
Qendra e Studimit të Arteve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë organizoi ligjëratën e hapur (lectio magistralis) “Ndërthurje” nga prof. asoc. dr. Gjergj Prevazi.
Veprimtarinë e hapi akad. asoc. Stefan Çapaliku. drejtor i Qendrës së Studimit të Arteve. Ai theksoi se përgjatë këtij viti akademik, lectio magistralis do të vijojnë të mbahen në Akademinë e Shkencave nga një në çdo muaj.
“Ndërthurja” u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi mes prof. asoc. dr. Gjergj Prevazit, koreograf, pedagog dhe drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe dr. Anxhela Hoxha-Çikopanos (Qendra e Studimit të Arteve).
Koreografi Gjergj Prevazi rrëfeu fillimet e karrierës së tij si pjesë e trupës profesioniste në teatrin “Aleksandër Moisiu” si koreograf i këtij teatri dhe më pas si koordinator në qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë.
Krijimet koreografike të Gjergj Prevazit janë mbështetur mbi eksperimentet, duke lëvruar për herë të parë në Shqipëri stilin Dance Theatre. Ai ka krijuar e bashkëpunuar me regjisorë të mirënjohur e artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, etj, duke i dhënë një shtysë të madhe baletit modern.
Prof. asoc. dr. Prevazi përshkroi filozofinë e krijimtarisë së tij në projektet e shfaqjeve si “Zarabanda” “Tranzicion”, “Kontrast”, “Kumt”, “Këngëtarja tullace”, etj.
Për Gjergj Prevazin, gjuha e trupit, komunikimi joverbal është një komunikim universal dhe si i tillë ai është i pafund. Rikthimet në motivet folklorike dhe në zanafillat e kërcimit njerëzor e kanë pasuruar repertorin e Gjergj Prevazit dhe artin e koreografisë moderne. /ATSH /KultPlus.com
1 shkurti është Dita Kombëtare e Lirisë. Qëllimi i kësaj feste është të promovojë ndjenjat e mira, harmoninë dhe mundësitë e barabarta mes të gjithë qytetarëve dhe të kujtojë se Shtetet e Bashkuara janë një komb i përkushtuar ndaj idealit të lirisë.
Majori Richard Robert Wright Sr., një ish-skllav, luftoi për të pasur një ditë kur festohet liria për të gjithë amerikanët. Kur Wright mori lirinë e tij, ai vazhdoi të bëhej një biznesmen i suksesshëm dhe udhëheqës i komunitetit në Filadelfia, Pensilvani.
Majori Wright zgjodhi 1 shkurtin si Ditën Kombëtare të Lirisë, sepse ishte dita në 1865 kur Presidenti Lincoln nënshkroi Amendamentin e 13-të të Kushtetutës. A e dini se çfarë bëri Amendamenti i 13-të?
Ky amendament, një ndryshim i rëndësishëm në ligjin tonë të shkruar, e shpalli të jashtëligjshme skllavërinë në Shtetet e Bashkuara. Wright mblodhi liderët kombëtarë dhe lokalë së bashku për të shkruar një projekt-ligj që shpallte 1 shkurtin “Ditën Kombëtare të Lirisë” dhe Presidenti Harry Truman nënshkroi projektligjin në 1948 duke e zyrtarizuar atë.
Argylle ka debutuar në Rotten Tomatoes me një vlerësim prej 34% me 59 revista, megjithatë, kjo vlerësim mund të ndryshojë me shtimin e më shumë recensioneve. Ky vlerësim shënon pikëvlerën më të keqe në karrierën e regjisorit Matthew Vaughn.
Filmi është një komedi aksioni me ngjarje shpionazhi, ku Henry Cavill luan rolin kryesor. Bryсe Dallas Howard interpreton një autore shpionazhi, e cila gjen veten e përfshirë në një komplot global, i cili ka shumë ngjashmëri me librat e saj.
Me afërditjen e datës së lëshimit në kinema të Argylle, filmi ka debutuar në Rotten Tomatoes me një vlerësim prej 34%, bazuar në 59 recensione. Është e mundur që ky vlerësim të vazhdojë të ndryshojë me shtimin e më shumë recensioneve, por aktualisht ky vlerësim konsiderohet si më i keqi në karrierën e Matthew Vaughn kur shikohet vetëm në përpjekjet e tij si regjisor. Ende nuk është publikuar vlerësimi i publikut, por filmi mund të shpërblehet më shumë nga shikuesit e përgjithshëm të filmit. / KultPlus.com
Mezzo-sopranoja e njohur shqiptare, Flaka Goranci, para pak vjetësh ka sjellë projektin me titull “La Femme”.
Tashmë, kompania “Bunte Kunst Wien” po këtë koncert po e sjell në Vjenë. La Femme është në fakt një CD e prodhuar nga firma prestigjioze gjermane ”Naxos Deutschland”, e nominuar në tri kategori nga çmimet “Opus Klassik” në Berlin e që ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga kritika internacionale për realizimin shumë profesional, për programin e veçantë, duke pasur parasysh që këndohet në 13 gjuhë të botës.
Vlen të theksohet se La Femme do të mbahet më datë 10 shkurt, në orën 19:00, në Ehrbar Saal, Vjenë, shkruan albinfo.at.
Koncerti sjell historitë dhe muzikën e mrekullueshme të grave kompozitore nga vendet e ndryshme të botës, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Sirinë, Austrinë, Iranin, Italinë, Meksikën, Afrikën e Jugut, Çekinë, Bullgarinë, Turqinë dhe Izraelin.
Është një koncert me program Klassic / Crossover, duke sjellë vepra hit të muzikës së lehtë, po ashtu si ”Besame mucho” apo ”Pata Pata”, por në të njëjtën kohë është një program me mesazhe të forta kundër luftës, mesazhe për paqe dhe dashurinë.
Flaka shprehet se ky koncert do te jetë një koncert me shumë ngjyra, ashtu si vetë jeta.
Për ata që duan të blejnë biletat, mund të drejtohen te ky link:
Bileta kushton 35 euro për person, por me kodin promotional /Werbecode (SILVESTER2024), atëherë çdo biletë do të kushtojë vetëm 25 euro. / KultPlus.com
Një vepër e artistit britanik, David Hockney që nuk është parë në publik prej më shumë se 40 vitesh, pritet të shitet në ankand për 20 milionë dollarë.
Piktura e titulluar “California” që tregon 2 figura të zhveshura në një pishinë të hapur është mbajtur në koleksionin privat të 86-vjeçarit, Hockney. Piktura, e parë për herë të fundit në publik në vitin 1979, është një pikë kryesore e shtëpisë së ankandit Christie’s “Shekulli 20/21: Shitjet e mbrëmjes në Londër” që do të mbahet më 7 Mars.
“Ky është një nga shembujt më të hershëm të pikturave të Hockney-t në pishina”, tha për Reuters, Tessa Lord, një specialiste e shtëpisë së ankandit.
Në vitin 2018, pjesa e Hockney-t e vitit 1972 “Portreti i një artisti” u shit për 90.3 milionë Dollarë, duke vendosur një rekord në atë kohë për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë në ankand për një vepër të një artisti të gjallë. “California” do të jetë pjesë e një ekspozitë turne në Paris dhe Nju Jork muajin e ardhshëm përpara se të kthehet në Londër për të dalë në ankand./ KultPlus.com
Ka shumë njerëz të rëndësishëm, atdhetarë që dhanë kontribut për gjuhën shqipe. Po Kristoforidhi mban një vend të veçantë. Ai do të ishte përkthyesi i madh i Biblës. Dhe pikërisht në procesin e vështirë të përkthimit do të ngrinte pyetjen madhore:mirë do e përkthejmë, po a do e lexojnë shqiptarët. Si do ta lexojnë ata?
Ndaj ai iu fut menjëherë hartimit të abetares shqipe duke e shkruar atë në toskërisht dhe në gegërisht. Me abetaren në dorë ai do të shkonte në të gjitha familjet shqiptare dhe u mësonte fëmijëve dhe grave shkronjat e arta shqipe.
Ishte një personalitet i një niveli dhe përmasave kaq gjigande sa dakordësoi të gjithë intelektualët shqiptarë të kohës. Pas përcaktimit të alfabetit duheshin përcaktuar rregullat e shkrimit të gjuhës shqipe. Kështu që nga viti 1916 më 1918-ën do të mblidhet Komisija letrare e Shkodrës që do të merrej me drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Dhe atëherë doli pyetja:po kush dialekt duhet të ishte baza e gjuhës shqipe. Dhe pikërisht kjo Komisi do të vendoste që të merrej varianti i Shqipërisë së mesme, ai i Elbasanit.
Në këtë Komisije letrare merrte pjesë dhe Fishta ynë i madh. Dhe ai bëri një pyetje që ka hyrë në histori:”Kush ka shkruar në këtë variant?” Dhe përgjigjet Luigj Gurakuqi: “Ka shkruar Kristoforidhi.” Dhe Fishta i madh u përgjigj: “Po. Kristoforidhi, po.”
Mënyra si kishte shkruar i madhi Kristoforidhi duhej të ishte baza e gjuhës shqipe. Dhe kështu vendosën të mëdhenjtë e kombit.
Pak fjalë për Kostandin Kristoforidhin
Kostandini do të ishte i biri i tregtarit Anastas Nelko dhe do të lindte në Elbasan në vitin 1830. Kur ishte 14 vjeç mbaroi studimet në shkollën qytetase në greqisht dhe i ati do e dërgojë në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Aty ai do të lidhej me shumë shqiptarë të tjerë që do ktheheshin në ajkën e zhvillimit kulturor shqiptar dhe do të bënin revolucionin e madh kulturor të mëpasmë. Aty do të takohet me konsullin e Janinës, albanologun e famshëm Von Han, i cili merrte nga ai studime të gjuhës shqipe dhe do kishte një ndihmesë të jashtëzakonshme nga Kristoforidhi. Pasi mbaron studimet, Kostandini do vazhdojë studimet në Maltë dhe më pas do të vijë në Tiranë, ku do të japë mësime në shkollën greqishte të Tiranës. Pikërisht studimin e shqipes që e kish filluar që në “Zosimea” do vazhdonte ta perfeksiononte më tepër, duke ndenjur gju më gju me popullin.
Pas disa vjetësh si mësues do shkojë me studime në Londër dhe pikërisht aty do të bëjë një marrëveshje me Shoqërinë Ungjillore Britanike për të përkthyer shqip, Dhiatën e vjetër dhe të re. Që nga ajo kohë ai do perfeksionojë studimin e shqipes dhe do të merret me përkthime shumë të rëndësishme.
Kristoforidhi u bë një personalitet më të rëndësishme të Rilindjes sonë Kombëtare dhe gjatë jetës së tij ka bashkëpunuar me Frashëllinjtë, Vaso Pashën, Jani Vreton, Hasan Tahsinin etj në të gjitha lëvizjet e kombit tonë. Ai do të lërë dy kryevepra: përkthimin e Biblës dhe fjalorin shqip-greqisht. Karakteristikë e veprës së tij është gjuha e gjallë e marrë nga goja e popullit me tërë bukurinë e fjalëve, të mënyrave të të folurit që ruajnë gjithë hijeshinë e shqipes. Dy vepra të tjera të rëndësishme janë dhe Gramatika e gjuhës shqipe dhe Abetarja. Kostandini ishte një burrë i madh dhe i hijshëm. Një pamje që kishte prezencë fizionomike dhe që të bëje ta nderoje dhe respektoje. Ishte një nga personalitetet më të zgjuar shqiptarë dhe dinte :greqishten, anglishten, hebraishten, latinishten, turqishten, arabishten, italishten, frëngjishten.
Në të gjitha jetëshkrimet që janë bërë për këtë figurë të madhe historike, thuhet se ai ishte një burrë i matur por mbi të gjitha një ligjërues i çmuar. Fjala e tij ishte më e ëmbël se mjalti. Ishte pikërisht kjo aftësi e tij që ai të vilte nga populli ligjërimet dhe fjalët më të bukura, të merrte mjaltin e popullit. Ndaj ai pati një vend të veçantë në gjuhën shqipe dhe një konsideratë të lartë nga të gjitha personalitetet shqiptare të të gjitha krahinave shqiptare. Ishte nga ata njerëz të vyer që punoi gjithë jetën për gjuhën, shqiptarët dhe mëmëdheun. Ndaj ishte normale që të gjithë personalitetet e kulturës shqiptare të binin dakord që gjuha e Kristoforidhit të lartësohej dhe të bëhej baza e gjuhës shqipe. Dhe kështu ndodhi… / KultPlus.com
Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare, Nexhmedin Doko, kompozitori i shquar, autor i shumë këngëve të muzikës së lehtë dhe teksteve shkollorë.
Nexhmedin Doko lindi në vitin 1929, në qytetin e Beratit. Në vitin 1950 përfundoi me rezultate të larta Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Prof. Doko ishte “produkt” i Konservatorit të njohur rumun “Ciprian Porumbescu” (kompozitori i muzikës së himnit kombëtar), ku vijoi studimet në dirigjim dhe kompozim (1958-1962).
Kompozimet e tij janë interpretuar nga këngëtarë të njohur si Vaçe Zela, Gaqo Çako, Ramiz Kovaçi, Zija Çela etj. Ka marrë pjesë në disa nga festivalet e këngës ku ka fituar edhe çmime. Krijime të Nexhmedin Dokos janë midis të tjerave këngët “Kur jam pranë teje”, “Rini e Zjarrtë, etj., si edh e operetën “Dritë dhe këngë”. Gjithashtu Nexhmedin Doko ka shkruar edhe tekste mësimore muzike. Pas goditjeve të sistemit komunist në fushën e artit dhe kulturës (1973-1974), Nexhemdin Doko u mënjanua thuajse totalisht nga sistemi, në kuadër të luftës famëkeqe së klasave dhe shumë nga krijimet e mëpasshme të tij nuk patën fatin të bëheshin publike, duke e lënë të cunguar CV-në e tij muzikore, fat i hidhur që shoqëroi shumë krijues e artistë të spikatur që jetuan në periudhën e diktaturës komuniste.
Pjesë nga krijimtaria e Nexhmedin Doko
Rini e zjarrtë – Festivali i XIII-të i këngës RTSH – 1974 Takim i brezave – Festivali i XII-të i këngës në RTSH – 1973 Festë në malësi – Festivali i VI-të i këngës në RTSH – 1967 Kur jam pranë teje – Festivali i IV-t i këngës në RTSH – 1965 Kthim nga fusha – Festivali i III-të i këngës në RTSH – 1964 Nëse ti mua më pyet – Festivali i II-të i këngës RTSH – 1963 Kënga e Inxhinieres – Festivali i I-rë i këngës RTSH – 1962 Opereta “Dritë dhe këngë”. / KultPlus.com
Kombet e Bashkuara e kanë shpallur javën e parë të shkurtit (1-7 shkurt) si Javën Botërore të Harmonisë Ndërfetare, e caktuar si e tillë prej Asamblesë së Përgjithshme në 2010. Asambleja e Përgjithshme e OKB, vuri në dukje se mirëkuptimi i ndërsjellë dhe dialogu ndërfetar përbëjnë dimensione të rëndësishme të një kulture paqeje dhe vendosi këtë javë si një mënyrë për të promovuar harmoninë midis të gjithë njerëzve pavarësisht nga besimi i tyre.
Duke njohur nevojën imperative për dialog midis besimeve dhe feve të ndryshme për të rritur mirëkuptimin, harmoninë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë midis njerëzve, Asambleja e Përgjithshme inkurajon të gjitha shtetet të përhapin mesazhin e harmonisë dhe vullnetit të mirë ndërfetar në kishat, xhamitë, sinagogat, tempujt dhe vende të tjera të botës të adhurimit gjatë asaj jave, në baza vullnetare dhe sipas traditave apo bindjeve të tyre fetare.
Java Botërore e Harmonisë Ndërfetare (WIHW), e konceptuar për të promovuar paqen kulturore dhe jo dhunën, u propozua për herë të parë nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë. Ky propozim u miratua shpejt nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, duke shpallur javën e parë të shkurtit të çdo viti si javën e harmonisë ndërfetare botërore, duke u bërë thirrje qeverive, institucioneve dhe shoqërisë civile ta respektojnë atë me programe dhe iniciativa të ndryshme që do të nxisin qëllimin e objektivave të WIHW. / KultPlus.com
Bob Marley ishte këngëtar i muzikës reggae të cilën arriti ta bëj po ashtu të njohur kudo.
Shkroi qindra tekste unike, këngët e tij u kënduan e rikënduan. Sot po i sjellim disa nga shprehjet më të mira të Bob Marleyt, kryesisht për dashurinë:
Nëse ajo është e shkëlqyeshme, ajo nuk do të jetë e lehtë. Nëse ajo është e lehtë, ajo nuk do të jetë e shkëlqyeshme. Nëse ajo nuk është e rëndësishme, ju nuk do të dorëzoheni. Nëse dorëzoheni, ju nuk do të jeni të rëndësishëm…. E vërteta është se të gjithë do të të lëndojnë; ju duhet vetëm të gjeni atë e cila është aq e rëndësishme për të sakrifikuar.”
“Era e cila do të na merr atë të cilën e duam, është ajo e njëjta e cilat do të na sjellin neve diçka për të dashuruar. Prandaj nuk duhet të qajmë për gjërat të cilat kanë ikur, sepse ajo që na përket neve me të vërtetë nuk largohet asnjëherë.”
“Ju thuani se e doni shiun, por ju e përdorni një çadër për të ecur përfundi saj. Ju thuani se e doni diellin, por ju kërkoni strehim kur shkëlqen. Ju thoni se e doni erën, por kur vjen ju i mbyllni dritaret. Prandaj frikësohem kur më thua se më do.”
“Dashuria asnjëherë nuk do të na lë vetëm”
“Frikacaku më i madh i një njeriut është që të zgjojë dashurinë e një gruaje, pa qëllim për të dashur atë.”
“Kurrë nuk do të ketë dashuri në të gjitha.”
“Ajo nuk mund të jetë njëra ndër vajzat më të njohura ose më e bukura por nëse ju e doni atë dhe ajo të bën të buzëqeshë….ç’rëndësi ka tjetër?”
“Një dashuri, një zemër”
“Paraja nuk mund të blejë dashurinë as jetën.”
“Me të vërtetë besoj se vetëm njëherë në jetë ju do të gjeni dikë e cila do të rrotullojë tërë botën përreth jush.”
“Dashuro fortë kur ka dashuri për të pasur. Sepse djem perfekt nuk ekzistojnë, por gjithmonë do të jetë një djalë i cili do të jetë perfekt për ju.”
“Bukuria e dashurisë. Dashuria e bukurisë.” / KultPlus.com
Me pjesëmarrjen e studentëve të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, të nxënësve të gjimnazit “Mehmet Akif”, të nxënësve të Shkollës Ekonomike dhe të lexuesve të Bibliotekës Komunale “Ibrahim Rugova”, dje PEN Qendra e Kosovës, në kuadër të projektit kulturor “Edukimi letrar dhe procesi krijues i talenteve të reja”, mbajti takimin e radhës me ç’rast u debatua për dy tema.
Tema e parë ishte “Si shkruhet proza”, kumtesë e paraqitur nga shkrimtari Binak Kelmendi dhe tema e dytë “Botimi dhe promovimi i librit”, kumtesë e paraqitur nga poeti Engjëll I. Berisha.
Përbrenda një ambienti të bukur, në Bibliotekën Komunale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, u bisedua dhe u dëgjuan edhe fjalët e talenteve, të krijuesve të rinj, të shkrimtarëve të ardhshëm që do të pasurojnë më tej artin letrar.
Libri dhe arsimimi në gjuhën shqipe kaloi nëpër procese ndëshkuese deri në vitet 1940, kur krijohet hapësirë e re sociale dhe kulturore edhe në Kosovë, tha shkrimtari Ibrahim Berisha në hapje të takimit me krijuesit e rinj në Gjakovë, duke shtuar se Shtëpia Botuese “Mustafa Bakija”, në Prishtinë, e themeluar më 1950, ishte e para që ofroi libra shqip të botuar në Kosovë, kryesisht të përkthyer.
“E vërteta, fati i librit ishte edhe fati i vetë pozitës politike të shqiptarëve. Edhe shkrimi i prozës, tregimit së pari, kryesisht në revista, shpreh transformimin kulturor të komunikimit, nga ai kryesisht verbal që zotëronte hapësirën publike, me shkrim. Prozatorët me tema dhe stile të ndryshme krijuan fondin letrar, me përmbajtje vlerash të qëndrueshme, leximi i të cilave tregon atë që nuk mund ta themi dhe ta gjejmë askund tjetër. Mendoj në shkrimet shkencore”, tha profesor Berisha.
Më tutje, profesor Berisha, bëri me dije se për çështjet se si shkruhet proza, tregimi, romani, do të flasë më konkretisht prozatori, shkrimtari dhe përkthyesi, kryesisht nga frëngjishtja, Binak Kelmendi. Ndërsa, për librin në proces, nga shkrimi deri tek promovimi, përvojën e tij krijuese do ta shpalosë, poeti Engjëll I. Berisha,
Duke u ndërlidhur me projektin e prezantuar para pjesëmarrësve, poeti dhe studiuesi Sali Bashota, i përmendi disa nga përparësitë e këtij projekti, me qëllim të motivimit të gjeneratave të reja që të merren me krijimtari letrare, duke u mbështetur edhe në përvojën e shkrimtarëve të njohur të cilët i kanë sjell vlera të rëndësishme letërsisë shqipe.
“Përvoja e shkrimtarëve dhe përkrahja e talenteve të reja janë mjaft të rëndësishme për të arritur qëllimin e këtij projekti edhe në fushën e botimeve. Qëllimi i këtij projekti është nxitja për të lexuar e shkruar, përkrahja për të botuar dhe zbulimi i talenteve të reja”, tha në fund Bashota.
Në vazhdim, shkrimtari Binak Kelmendi, ndër të tjera, tha se nuk është edhe shumë teorik dhe se nuk ka shumë ide për rregullat si shkruhet ose si duhet shkruar romani, tregimi, proza ose dhe poezia.
“Unë mendoj, dhe mbetem gjithnjë pas këtij mendimi, se shkrimi, qoftë ai roman, tregim a poezi, shkruhet çdo ditë nga njerëzit. Me jetën e tyre që e bëjnë në mënyra shumë të ndryshme. Qofshin ata të njohur a të panjohur. Ndërsa, po deshe që romanin a një gjini tjetër letrare për jetën, ta lexojnë të tjerët, ti duhet ta shndërrosh atë nga fjalët në shkronja ose nga zërat në shenja. Prandaj botohet libri. Për lexuesin në radhë të parë. Sepse autori vdes një ditë”, tha Binaku i cili në vijim konstatoi se procesi i shkrimit letrar, sidomos ai i romanit, është një proces që zgjat e zgjat te secili autor.
“Të paktën unë, i shtoj dhe i heq shumë gjëra, nis një kapitull që mendoj se është kapitulli i parë dhe s’ka lidhje që ky pastaj mund të dalë kapitull i shtatë apo i tetë ose krejtësisht ndonjë numër tjetër. Pastaj nis ta gdhend një personazh dhe ai shpesh bëhet kryepersonazh.”
Shkrimtari Binak Kelmendi, i përmendi edhe disa nga veprat e tij në prozë: “Vezët e Vdekjes”, “Guri i Vashës”, “Portat e Pejës”, “Rruga 66” e deri te romani i tij më i ri “Dedë Demë Boga”, duke i karakterizuar disa nga veçoritë kryesore të romanit, me përqendrim te procesi krijues, pastaj tema, motivi, personazhi etj.
Duke folur për temën ”Botimi dhe promovimi i librit”, poeti Engjëll I. Berisha, i cili njëherësh është edhe drejtor i Bibliotekës Komunale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, përmendi shumë faktorë që ndërlidhen me botimin dhe me promovimin e librit.
Berisha theksoi se edhe pse po jetojmë në epokën e digjitalizimit, jetës virtuale apo elektronike, çdo gjë rreth vlerës së një libri detyrohet të jetë e njëjtë. Më tutje, ai u përqendrua te fenomeni si shkruhet një libër, cili është preokupimi i autorit, kompetenca e shtëpisë botuese, pastaj roli i redaktorit, recensentit, lektorit, korrektorit, disenjatorit dhe deri te dallimi midis librit të shtypur dhe librit elektronik, regjistrimi dhe ruajtja e librit, formatet e tij. etj. Berisha ofroi informacione të rëndësishme dhe mori shembuj të shumtë për të argumentuar praktikat e botimit të librave nëpër periudha të caktuara të zhvillimit të shoqërisë njerëzore.
Gjithashtu, Berisha diskutoi edhe për lexueshmërinë, pastaj për promovimin dhe për informacionin për daljen e librit si dhe mendimi kritik për të.
Në bashkëbisedim morën pjesë edhe krijues të rinj: Orest Kryeziu, Koshare Murselaj, Olti Deva që treguan preokupimet e veta letrare dhe pikëpamjet e tyre për krijimtarinë letrare, ndërsa mësimdhënësja e gjuhës shqipe, Hyrë Fazlija, diskutoi për rëndësinë e leximit, por edhe për preokupimin e atyre që shkruajnë poezi, duke përmendur shembullin personal.
Në fund të takimit, anëtarët e PEN Qendrës së Kosovës dhuruan veprat e tyre si dhe botime të tjera për të gjithë pjesëmarrësit.
Projektin “Edukimi letrar dhe procesi krijues i talenteve të reja” e ka përkrahur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com
Hinton Battle, balerini që la pa frymë Broadway dhe më gjerë, vdes në moshën 67-vjeçare.
Në moshën 18-vjeçare, ai luajti Scarecrow në produksionin origjinal të Broadway të “The Wiz”. Ai vazhdoi të fitoi tre çmime Tony për aktorin më të mirë të paraqitur në një muzikal, më shumë se çdo interpretues tjetër në atë kategori.
Hinton Battle, një balerin, këngëtar, aktor dhe koreograf që nxiti audiencën të “Ease on the Road” si Scarecrow në “The Wiz” të Broadway, dhe që më vonë fitoi tre çmime Tony duke performuar kërcime akrobatike, goditje me goditje dhe 190 gradë shkelma nëpër skenë dhe ekran, vdiq në një spital në Los Anxhelos.
Battle vazhdoi të përqafoi teatrin muzikor, duke u shfaqur në katër shfaqje në Broadway midis 1981 dhe 1991. Ai fitoi çmimet Tony për tre prej tyre: si një interpretues verbues, por i paidentifikuar në revistën e Duke Ellington “Sophisticated Ladies” në 1981; si xhaxhai i personazhit të titullit, Dipsey Bates, në “The Tap Dance Kid” në 1984; dhe si John Thomas, një marins i gjallë i vendosur në Saigon në fund të Luftës së Vietnamit, në “Miss Saigon” në 1991.
Të tre çmimet ishin për aktorin më të mirë të paraqitur në një muzikal. Asnjë interpretues, i gjallë apo i vdekur, nuk e ka fituar çmimin më shumë se z. Battle. / KultPlus.com
Sot u bënë 34 vite, nga rënia e Elfete Humollit, vajzës së re që u vra nga policia e Serbisë, teksa po protestonte për liri dhe republikë.
Në këtë përvjetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar Elfete dhe Mentor Humollin duke u shprehur se vëlla e motër kishin ideal lirinë dhe do të kujtohen gjithmonë me nderime.
Postimi i kryeministrit:
Më 1 shkurt 1990, Elfetja bashkë me vëllain e saj Mentorin dhe me shumë të tjerë, kishte marrë pjesë në demonstratë kundër pushtetit represiv të Serbisë pushtuese, që i shtypte shqiptarët në Kosovë, i burgoste mbi baza politike dhe i diskriminonte mbi baza etnike. Elfetja ishte 16 vjeçare, kurse Mentori 13 vjeçar. Mes shtëllungave të tymit të gazit lotsjellës, policët e Serbisë shtinë mbi protestuesit duke i plagosur Eset Kaçiun, Ismet Krasniqin dhe Avni Retkocerin, kurse Elfetja nuk u mbijetoi plagëve. Ajo vdiq aty, teksa fjalët e fundit të saj ishin: “Ku është Mentori, a ka shpëtuar?!”
Mentori kishte shpëtuar dhe e vazhdoi rrugën e të njëjtave ideale të lirisë, duke u mobilizuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe duke luftuar me uniformën e saj derisa ra dëshmor më 21 maj 1999 në betejën e Koshares.
Për t’i kujtuar së bashku, Elfeten dhe Mentorin, sot bëmë homazhe të monumenti përkujtimor i ngritur në fshatin Lupç i Poshtëm, afër vendit ku kishte rënë Elfetja 34 vite më parë. Mbi një gur masiv janë gdhendur emrat e Elfete dhe Mentor Humollit, kurse poshtë tij është vendosur një krua me ujë për udhëtarët.
Me nderime u kujtofshin gjithmonë Elfete dhe Mentor Humolli, mes të rënëve për lirinë e Kosovës! / KultPlus.com
Margot Robbie, aktorja dhe producentja ekzekutive e filmit “Barbie”, ka thyer heshtjen në lidhje me përjashtimin e filmit nga nominimet për Oscar.
Komedia e drejtuar nga Greta Gerwig është e nominuar për tetë Oscar, duke përfshirë Kategorinë e Mësuesve të Aktorit më të Mirë për Ryan Gosling dhe Kategorinë e Aktorit Mbështetës më të Mirë për America Ferrera. Ndërsa Gerwig dhe Robbie janë respektivisht nominuar për Skenar Adaptuar më të Mirë dhe Filmin më të Mirë, ato nuk u përzgjodhën në kategoritë e Drejtorit të Mirë dhe Aktorit Kryesor, duke shkaktuar një reagim masiv nga shikuesit e filmit dhe figura publike.
Sipas një raporti nga Deadline, Robbie më në fund foli në lidhje me këtë çështje gjatë një paneli në një shfaqje të veçantë të filmit në SAG. Duke pajtuar se Gerwig duhej të ishte e nominuar për Drejtorin më të Mirë, Robbie gjithashtu tha se viti 2023 ishte një vit i jashtëzakonshëm për filma dhe se “Barbie” arriti pikërisht atë që kishte synuar, ndikimin në kulturë. Shihni komentet e saj të plota mbi këtë çështje më poshtë:
“Nuk ka mënyrë të ndihesh i trishtuar kur e di se je kaq e privilegjuar. Sigurisht, mendoj se Greta duhet të ishte nominuar si regjisore, sepse ajo çfarë bëri është një gjë një herë në një karrierë, një herë në jetë, ajo që ajo arriti, vërtetë është. Por ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për të gjitha filmat. Thjesht dyshoj se është diçka më e madhe se ne. Është më e madhe se ky film, është më e madhe se industrija jonë. [Jam] përtej euforisë që kemi tetë nominime për Çmimet Akademike, është kaq e çmendur. Të gjithë që janë nominuar janë thjesht të paimagjinueshëm, përfshirë dhe nominimin për Best Picture. Ne kishim një qëllim, të bënim diçka që do të ndryshonte kulturën, do të ndikonte në kulturë, thjesht të bënte një lloj impakti. Dhe tashmë ka bërë kaq shumë, më shumë se çfarë kishim ëndërruar ndonjëherë. Dhe kjo është vërtetë shpërblimi më i madh që mund të dalë nga kjo gjithçka.” / KultPlus.com
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpallur vitin 2024 si “Viti i Gjuhës Shqipe”, një arsye më shumë për të shtuar vëmendjen ndaj mbrojtjes së gjuhës shqipe.
I ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, shkrimtari dhe studiuesi Behar Gjoka foli për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës.
“Çdo ditë është dita e Gjuhës Shqipe. Mendoj që gjuha është shtëpia e qenies dhe gjuha kombëtare është shpirti i kombit,” u shpreh Gjoka.
Lidhur me fenomenin e tjetërsimit të gjuhës nga të rinjtë, kryesisht në rrjete sociale, Gjoka tha se sipas tij jemi përballë një realiteti që rrezikohemi nga shkujdesja, por edhe nga agresioni i gjuhëve të tjera.
Ndaj për studiuesin është detyrë e çdo qytetari, por edhe politikës arsimore që të punohet për gjuhën shqipe.
“Para disa vitesh u fol për redaktorë, por që nuk u realizua. Tani shpallet viti i gjuhës shqipe. Unë mendoj se çdo ditë është Dita e Gjuhës, pasi në momentin që një shkresë fiton një dimension zyrtar duhet që të verifikohet si është shkruar. Ndërsa në rrjete sociale kemi një ligjërim më të shkujdesur, ku shkronja ë dhe ç janë thuajse të fshira, ose ai ligjërim bisedor ‘klm, flm’ e të tjera, mendoj se është një komunikim si e folur mbrapsht dikur. Tani është futur ligjërimi shkurtimor – me njëri-tjetrin ata kuptohen, por ka një pjesë që mbetet pas.
Jemi përballë një realiteti që rrezikohemi nga shkujdesja, por edhe nga agresioni i gjuhëve të tjera. Është detyrë e çdo qytetari, por edhe politikës arsimore, kulturore, akademisë, shkrimtarëve, pra është një problem mjaft i gjerë dhe çfarëdo të thuhet mbetet e paverifikuar,” u shpreh shkrimtari.
Për Vitin e Gjuhës Shqipe, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka planifikuar një sërë aktivitetesh në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, ku do të përfshihen të gjitha shkollat e vend dhe të diasporës. /rtsh.al/ KultPlus.com
Studentë, pedagogë dhe gazetarë të 6 universiteteve nga vendet e rajonit Shkodër, Prishtinë, Podgoricë, Shkup, Sarajevë, Novi Sad, pjesë e forumit “FutuRise Media Forum”, vizituan Kalanë e Shkodrës.
Gjatë vizitës në Rozafat, ata patën mundësi të mësonin më shumë rreth historisë, kulturës, vlerave arkitekturore dhe trashëgimisë së kalasë, e cila do të pasojë në artikuj të detajuar dhe interesantë. Artikujt, do të ndajnë me publikun e tyre, vlerat dhe emocionet e përjetimit të përkatësisë evropiane në Shkodër.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër në një publikim në rrjetet sociale thotë se, kjo vizitë është një hap i rëndësishëm bashkëpunimi për të promovuar kulturën dhe historinë duke ndihmuar të rritet interesimi i publikut, për të vizituar dhe njohur më shumë për këtë vend të mrekullueshëm./ atsh / KultPlus.com
Zef Jubani (Shkodër 1818 – 1 shkurt 1880) ka qenë nëpunës, ekonomist, folklorist, shkrimtar e ideolog i Rilindjes Kombëtare. Më 1862 bashkëpunoi në organizimin e lëvizjes antiosmane të Mirditës.
Ai është i njohur për botimin e një Koleksioni të Këngëve Folklorike Shqipe dhe Rapsodive në dialektin Geg Shqiptar. Jubani mbrojti krijimin e një alfabeti unik të gjuhës shqipe.
Në shkurt të 1868 i kushton një poezi Elena Gjikës, me titullin “Princesha prej fisit të Zotnive të Shqipnisë – Kangë lavdit për të nderueshmen Zojë e dijetare në shkrim Dora d’Istria”, ku autori nënshkruan Sepi Ndokë Illija-Jubani. Përmend sesi princesha, me punë e art ishte përpjekur të ndriçonte Shqipërinë, duke ndihmuar shqiptarë e arbëreshë. Nëna e tij ishte nga Malta, kështu që midis 1830 dhe 1838 ai studioi atje ndërsa jetonte me xhaxhain e tij. Pas kthimit në Shkodër ai punoi që nga viti 1848 si sekretar në konsullin francez të qytetit dhe gjithashtu u bë asistent i zv / konsullit të Mbretërisë së Bashkuar në 1853.
Jubani kaloi një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij në Trieste, Venecia dhe Mali i Zi modern. / KultPlus.com