Poezia e Bekim Lumit kushtuar nënës

Poezinë “Of Nanë” Bekim Lumi e shkroi në vitin 1996 në Shqipëri.

Siç ka treguar ai: “Në një nga ato netët e mallit e të mërzisë, gjatë studimeve në Tiranë, kur, për shkak se Nanën nuk e kisha pa për disa vjet, dojsha me i kërkue falje për shumëçka të thanun e të pathanun”.

Of Nanë

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si rr’fe prej qielle
Dhimtën e kresë mbi ty e shkarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si ilaç për nerva
Emnin tand ndër dhambë e kafshova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si saç i skuqun mbi mrumet e grujta
Zjarminë e ballit sipri ty ta hodha

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si barrën e druve përmi shpinë
Tana borxhet e mallin e brengat ty t’i ngarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si bojaxhi i keq që jam
Flok’t me gëlqere t’bardhë mërzie t’i ngjyrosa

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si mbi jastëk andrrash
Kryet e lodhun n’prehnin tand e mb’shteta

Of Nanë
Pashë Zotin
Pashë Ty
Pashë Babën
Pashë Mue
M’fal
Si mëkatar i keq që jam
Po t’lutem shumë
M’fal
Për dhembjet
Për sëmundjet
Për nervat
Për zjarminë
Për brengat
Për borxhet
Për mallin
Për mërzinë
Për ofshamat e djeshme të sodme të nesërme
M’fal
Njimijë herë m’fal
Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë. /KultPlus.com

Posta e Kosovës nderon regjisorin Bekim Lumi

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e pullave postare në nderim të figurës dhe veprës së regjisorit dhe pedagogut të mirënjohur kosovar, Bekim Lumi.

Bekim Lumi (1966-2018) la gjurmë të pashlyeshme në skenën teatrore dhe në edukimin artistik në Kosovë, si regjisor vizionar dhe avangardë, por edhe si pedagog i përkushtuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Me regji të guximshme dhe qasje bashkëkohore, teatrit shqiptar i dha një frymë të re, prandaj me të drejtë konsiderohet si njëri ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit shqiptar.

Prej vitit 2006 deri më 2010, ai nxori revistën teatrore “Loja”. Me shfaqjet e tij ka marrë pjesë në dhjetëra festivale teatrore me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare, si në: Zvicër, Francë, Gjermani, Itali, Greqi, Rumani, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë, e në vende të tjera.

Për punën e tij regjisoriale është shpërblyer me shumë çmime, ndër të cilat veçohet ai i vitit 2006, kur në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Lugano të Zvicrës, për shfaqjen “Mësimi” të realizuar në Teatrin “Dodona”, fitoi çmimin kryesor ”Shfaqja më e mirë”.

Po ashtu, në vitin 2016 u nderua nga Ministria e Kulturës së Kosovës me çmimin vjetor “Regjisor i vitit”. Për shfaqjen e tij “Arturo Ui”, më 2019, Lumi u nderua nga MKRS-ja me shpërblimin “Regjia më e mirë e vitit” dhe shfaqja u shpall “Shfaqja më e mirë e vitit”.

Më 2023, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e dekoroi Bekim Lumin post mortum me Medaljen Presidenciale të Meritave në fushën teatrore.

Bekim Lumi, si pedagog dhe profesor, ishte figurë formuese e brezave të aktorëve të rinj dhe regjisorëve, duke dhënë një kontribut të çmuar në edukimin artistik dhe skenik në vend.

Pas vdekjes së tij, Qendra Multimedia i ka botuar veprat, si: “Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit” 2019, një studim krahasues, librin me poezi “Engjëlli blu” 2021, si dhe librin “Loja e Bekim Lumit”, kritika, shqyrtime dhe shënime.

Figura dhe veprat e Bekim Lumit vazhdojnë të mbesin inspirim për brezat që vijnë./KultPlus.com

Shtatë vite nga vdekja e një prej regjisorëve më të mirë në teatrin kosovar, Bekim Lumi

Regjisor i shfaqjeve më të mira në teatrin kosovar në dy dekadat e fundit. Ky është një prej konstatimeve që ishte bërë për Bekim Lumin në ditën kur ai vdiq. Por gjatë jetës së tij prej artisti, Lumi nuk është njohur vetëm si regjisor. Midis të tjerash ai ishte edhe studiues.

Regjisori i njohur i teatrit shqiptar dhe njëkohësisht profesor i nderuar që përcolli shumë gjenerata sot gjashtë vite u nda nga jeta. Ai ishte ndër njerëzit që e donin më së shumti teatrin. Këtë e dëshmoi edhe vepra e tij e fundit që e jetësoi në skenë pak para se vdekja ta marrë, shkruan KultPlus.

Ndonëse ishte në ditët e tij të fundit, ai si rrallë ndonjë njeri tjetër, mblodhi të gjitha forcat për të realizuar ëndrrën e tij të fundit, jetësimin e veprës “Arturo Ui” në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Por, këtë ëndërr nuk pati fatin ta shoh bashkë me publikun në premierën e saj, pasi që gjendja ju përkeqësua dhe shëndeti i tij i lig ja pamundësoi një gjë të tillë, por ai po frymonte lirshëm që kishte arritur që atë shfaqje ta sjellë para publikut.

Lumi ishte një ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë, profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ndër veprat që ai ka vënë në skenë mund të përmendim Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2010 – William Shakespeare, “Këmisha e gjakut” (bazuar në tragjeditë “Makbethi”, “Rikardi III” dhe “Hamleti” të W. Shakespeare-it, si dhe në disa tekste të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2008 – Eugene Ionesco, “Çifti Martin”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2006 – Federico Garcia Lorca, “Shtëpia e Bernarda Albës”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2005 – A. P. Çehov, “Arushani” & “Fejesa” (dy komedi), Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2003 – Slavomir Mrozhek, “Galani”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2002 – Eugene Ionesco, “Mësimi”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2000 – “Kësulëkuqja në botën e minave” (shfaqje me kukulla), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1999 – A. P. Çehov, “Për gruan dhe tokën e jap edhe kokën” (komedi e adaptuar mbi disa tekste të Çehov-it dhe mbi disa fragmente të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1998 – Gjergj Fishta, “Zogu i shqiptarit dhe zogu i gomarit” (tragjikomedi mbi veprat epike dhe satirike “Lahuta e Malcis’ ”, “Gomari i Babatasit”, “Anzat e Parnasit”), Teatri “Loja” & Theater Truebuene, Mynih (Gjermani), etj. Lumi ka qenë kryeredaktor i revistës teatrale “Loja”.

Ai është vlerësuar me Mirënjohje Speciale “Sound of MESS” me shfaqjen “Këmisha e gjakut”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MESS, Sarajevë (Bosnje e Hercegovinë). Në vitin 2011 ka marrë çmimin “Shfaqja më e mirë muzikore” për shfaqjen “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza (Bullgari). Çmimi “Shfaqja më e mirë” – Shfaqja “Mësimi”, Festival International del Teatro – Lugano (Zvicër).

U nda nga jeta më 30 korrik 2018 pas një sëmundje të rëndë. /KultPlus.com

58 vite nga lindja e Bekim Lumit, njëri ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë

Bekim Lumi ka lindur më 17 dhjetor të vitit 1966 në Suharekë, i cili konsiderohet si njëri ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë, shkruan KultPlus.

Gjatë viteve 1987 – 1991 Lumi ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik të Univerzitetit të Prishtinës, kurse gjat viteve 1992 – 1996 ka mbaruar studimet për Regji Teatri, në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në klasën e profesor Agim Qirjaqit.

Në të njëjtin universitet, më 2010 ka mbaruar edhe studimet e magjistraturës. Nga viti 2002 deri në vitin 2008 ka punuar si gazetar i fushës së kulturës në radion “Evropa e Lirë”.

Përgjatë këtyre viteve, ai ka punuar si regjisor i pavarur, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Teatrin “Dodona” si dhe ka realizuar projekte teatrore me kompaninë e tij teatrore “Loja”.

Disa nga shfaqjet e tija kryesore janë: “Mesimi”, “Galani”, “Arushani & Fejesa”, “Shtëpia e Bernarda Albës”, “Çifti Martin”, “Këmisha e gjakut”, “Dillerat”, “John Cage’s Hamlet”, “Nana dhe fëmija” dhe e fundit “Arturo Ui”. Me shfaqjet e tija, ai ka qenë pjesmarrës në dhjetra festivale të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, në Zvicër, Gjermani, Itali, Greqi, Rumani, Bosnjë e Hercegovinë e në vende të tjera.

Bekim Lumi, me punën e tij si regjisor është shpërblyer me shumë cmime kombëtare e ndërkombëtare, ndër të cilat edhe: në vitin 2006, me shfaqjen “Mësimi”, në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Lugano të Zvicrës ka fituar cmimin kryesor për shfaqjen më të mirë; Në vitin 2016 ka fituar “Cmimin Vjetor për Shfaqjen më të mirë”, të cilën e ndanë Ministria e Kulturës e Kosovës. Lumi ka qenë botues dhe kryeredaktor i revistës së mirënjohur për teatër “Loja” e cila është botuar në Kosovë nga viti 2006 deri në vitin 2010. B

Lumi është autor i dhjetra shkrimeve, analizave, studimeve e eseve për teatrin dhe përgjithësisht për skenën kulturore në Kosovë dhe më gjerë. Nga viti 2013 ka punuar si profesor në Fakultetin e Arteve, dega e regjisë së Teatrit.

Ndërkaq, ai vdiq në vitin 2018 pas një sëmundje të rëndë. /KultPlus.com

Kosova

Poezi e shkruar nga Bekim Lumi.

Kur atdheut i rrxohen kështjellat
I shemben pirgjet urat kullat
I zihet fryma
I mpikset gjaku
Themelet kur i luejnë vendit
Rozafë ajo bahet
Sall gjinin e djathtë e len përjashta
Gjergji Muji Halili Ademi Shabani Hamza
Pijnë tambël
Forcadë marrin
Për lufta t’rrebta
Tevona
Si rr’fe prej qielle
Veç nji za ndihet
“Oj Kosovë, mos thuej mbarova,
Se djemtë tu ende janë gjallë…”./ KultPlus.com

Mbi teatrin “Loja” dhe Lumin nga “Lumthati”

(Një përkujtim kolegial i vogël për një Njeri të Madh)

Shkruan: Dr. Gonxhe Boshtrakaj

Mbi Bekim LUMI-n si njeri i kulturës

Qyteza e Lumëthatit është e njohur, si nji anë që ushqen dhe nxjerrë në pah njerëz me kulturë të gjithmbarshme dhe me impakt në këtë shoqërinë tonë (viteve të fundit) bukur të stërkequr kulturalisht dhe me një tendencë të frikshme ‚për ta harruar vetveten!‘ Në vazhdën e luftës për një ringjallje dhe mirëmbajtje të njëfarë Kujtese kulturore Kombëtare, me mikun dhe kolegun tim Bekim Lumi shpesh ktheheshim tek gjeneza e jonë, tek origjina. Andaj edhe vendlindjes së tij, nuk i thoshim SuhaRekë siç është forma zyrtare, as Therandë siç e përdorin zakonisht formën shqipe të emërtimit, por i thoshim Lumthatë… Ai mburrej me ‚Lumin e thatë‘ që i jepte emrin familjes së tij, kurse unë krenohesha me lulen ‚Boshtra‘, e cila iu jep emërtimin Boshtrak-ëve të mi, e të cilën përveç profesionistëve të botanikës pakkush e njeh. Që të dy ishim krenar për të kaluarën tonë të lavdishme kombëtare, por që të dyve na qante shpirti për dekadencën shoqërore (sidomos atë kulturore, politike e fetare) që po na kaplonte e gllabëronte pa u diktuar, ne si shoqëri e sapodalë nga lufta.

Kur binte fjala për ‘plehun e akulturuar skenik‘ i cili sa vinte e shtohej në skenë e TV, ishte i bindur se ata ‘duhet vërshuar & shpërla“ lumi. „More, këta i ka marrë pusi!“… „Po, prandaj duhet me i shpërla lumi“… Ai, sillej ashtu siç ishte… Si mësues, si pedagog e regjisor, lau e shpërlau ‚mosdijen‘ kulturore, kudo që ra n ‘kontakt me të. Inspiroi e frymëzoi shqip, ndonëse vepronte ‚me përmasa botërore‘. „Po ku lidhet Leka i Dukagjinit me Williamin e Shekspirve, o Bekim-ooo?!“… „Lidhen, lidhën… i lidhë Teatri Loja me ‚shvajc-aparat’  lumor “përgjigjej me humor!

Pakëcili në këtë botë e ka fatin edhe të jetë ashtu siç quhet: Bekim & Lum. Bekim LUMI ishte i tillë. I sjellshëm dhe korrekt me të gjithë, komunikues dhe i respektueshëm me shumicën. Atë sjellje ia kërkonte niveli i lartë kulturor dhe edukata familjare që kishte. Për njerëzit e poshtër, ishte ferri vet. Ja u zhvishte maskat, ja u përplaste për fytyrë ‚pisllëkun‘ dhe ishte ‚pa pardon‘ ndaj derrave n‘ lëkurë njeriu ~ sidomos atyre ,me kravata/kollare‘ mëndafshi.

Por për njerëz normal, e sidomos për njerëz të mirë, ishte oazë mirësie. Ishte BEKIMI, MIRËSIA, MIQËSIA vet! Si mik, student, apo bashkëpunëtor mund ta kishe e konsideroje si vëlla/motër, shok/shoqe, koleg /bashkëpunëtor, mund ta kishe edhe altar rrëfimi, sepse dinte t‘i ruante me aq besnikëri sekretet e tua, si prift a pastor!… Ishte njeri i fjalës, i besës, i artit, i letërsisë, i politikës, i atdheut, i rilindjes kombëtare… shpirt i përndritun mendërisht! Mendje e fisnikëruar shpirtnisht. Mendimet, fjalët, veprimet i kishte origjinale, kreative dhe të veçanta: ashtu siç i sillte RRJEDHA E JETËS, e cila në rrjedhën e saj, herët shumë herët Skenës sonë Teatrore ia mori Bekimin! … Por e la tue bâ lum që e patëm! .. Dritë i pastë shpirti n‘amshim!

Mbi „Lojën“ e Bekim Lumit, si Frymë Teatrore dhe Mënyrë Pune

„Loja është gracka ku shpirti i mbretit kapët si laraska“ klithte Hamleti i Shekspirit. Loja ishte ‚gracka‘ ku edhe shpirti i Bekit kapej e hapej si shqiponja, si falkoi apo si një kaçubet arbënor me kthetra iluminimi. Opusi i gjerë kulturor që zotëronte, kultura e leximit dhe niveli i lartë i veprave artistike botërore të konsumuara (sidomos gjatë qëndrimit të tij në München) i mundësonin atij një gamë të gjerë veprimi.

Kur krijonte shfaqje, Lumi as nuk luante ‚lojë‘ (kinse po bëj teatër!), as nuk inskenonte ndonjë ‚vepër artistike‘ në stilin „oh autori i madh“, tash „duhet t‘i nënshtrohem madhështisë së tij“, jo!!! Ai e merrte një tekst për bazë, fjala bie „Makbethin“ e Shekspirit dhe e ri-bënte atë, e ri-shkruante, ia ri-gjente vlerat socio-kulturore e artistike gjithmonë në kontekstin aktual dhe gjithnjë në stilin e vet origjinal BekimLumian.

Meqë, ishte një krijues i lindur dhe formësuar në ‚geto-rrethana-shqiptare‘, psikologjia e dhunës si fenomen shoqëror, nuk kishte se si t‘mos zinte vend në krijimtarinë e tij. Por, ai diti t‘i bej vend në skenë me një shkathtësi të paparë prej ‚antropologu‘. Në shfaqjen „Mësimi“ të Eugen Ionesko-s antropologjia e dhunës shfaqët përmes një mësuesi të dhunshëm e sadist, i cili edhe vizuelisht duket si Adolf Hitleri dhe në skenë simbolizon nazifashizmin (pse jo edhe Serbinë fashiste!), kurse nxënësja e cila ka vështirësi t‘ia qëllojë se „një plus dy, bëjnë tri… tre plus një, bëjnë katër, bëjnë pesë apo gjashtë“ dhe për „gabimin trashanik të mosdijes“ dënohet me dhunë fizike nj‘ashtu që në një moment skenik të rrokulliset bashkë me karrigen e cila përfundi kishte të vizatuar yllin e Davidit, simbol ky i hebrenjëve. Shfaqja tematizonte antropologjinë e dhunës institucionale, në analogji të plotë me dhunën e viteve të 90ta mbi shqiptarët e Kosovës. Dhunë kolektive kjo zhvendosur në rrafshin personal mes dy individëve dhe e personalizuar në skenë, përmes relacionit mësues-nxënës (marrëdhënie zyrtare!), me ç‘rast Mësuesi (aktruar mjeshtërisht nga Astrit Kabashi) dhe Nxënësja (aktruar në mënyrë të shkëlqyeshme nga Adriana Matoshi) indirekt na e ilustrojnë dhe aludojnë në dhunën institucionale nazifashiste mbi hebrenjtë dhe dhunën serbe mbi shqiptarët.

Tek shfaqja Galani (orig.Karol) e autorit polak Slavomir Mrozek, ballafaqohemi sërish me antropologjinë e dhunës në shoqëri, por sërish e manifestuar nga fushëveprimi individual. Në skenë na shfaqen Gjyshi dhe nipi i tij, me një pushkë të mbushur, por të pashkrepur 20 vjet, gjithnjë në kërkim të „fajtorit“, Galani-t i cili duhet GJETUR dhe VRARË. Por për ta vrarë Galanin, së pari DUHET GJETUR ai… E për ta gjetur, duhet ta NJOHËSH… E që ta (ri-)njohësh, së pari duhet ta shohësh… Por për ta parë me sy, së pari duhet shkuar tek mjeku i syve (oftalmologu) dhe siguruar SYZA TË REJA për Gjyshin, fundja nuk është mençur ta vrasësh secilin që t‘përfton kah hunda, ndonëse ‚secili prej tyre, potencialisht mund të ishte Galani (delja e zezë, mëkatori, fajtori) që po e kërkonin ta vrisnin… A duhet patjetër ‚vrarë‘ dikë, pyet mjeku (oftalmolog!)? „Po“ i thotë Gjyshi, i cili me syzat e reja, sapo ka zbuluar/konstatuar se Galani i shumëkërkuar është „mjeku“ vet.

Gjyshi, në këtë tragjikomedi përfaqëson njëfarë „gatishmërie të vazhdueshme për dhunë“, nipi përfaqëson një „bashkë-veprimtar“ në dhunë. Kurse mjeku simbolizon viktimën e çastit, rastit. Atë fatziun, fatprerë që rastisi të gjendet në kohën joadekuate, në vendin e gabuar.

Titulli i origjinalit, është Karol, që poashtu d.m.th. „i ziu“. Emërtimi në gjuhën shqipe Galan është një gjetje origjinale e Beki-t dhe bazohet në emërtimin Galë që ofron Shqipja gegnishte, për Delmën e Zezë. Del(m)ja e zezë, është sinonim i „Fajtorit fiktiv“, i atij që i mveshet faji kot së koti! Aktualiteti i kësaj shfaqjeje dhe interpretimi „alla ngjarje e çmendur, në një çmendinë, ku me i çmenduri është kryemençuraku“ sa vie e fiton n‘peshë aktualiteti. Bekim Lumi ishte një njohës i mirë i Gegnishtës dhe një luftëtar dinjitoz për ri-lartësin dhe ri-konsolidimin e saj.

Mbi „Partiturën Skenike“ të Lojës „Aktori duhet ta përjetojë rolin me gjithë trupin e tij, me shpirtin, me ndjenjat, me gjithë mendjen“ dhe „situatat skenike“ duhet t’i zgjedhe me të ashtuquajturin magjik, na mësonte dikur shkolla e Aktrimit alla Konstandin Stanislavki. „Sikuri“ nënkuptonte shkathtësinë për tu shtirur „kinse“, „gjoja se!“

Më vonë e patem zbuluar Organonin e vogël të Bertolt Brecht-it dhe nga aty mësuam se Aktori nuk paska nevojë „ta përjetojë“ rolin fare, as nuk ka nevojë „të bëjë SIKUR kështu, sikur ashtu…“. Përkundrazi, duhet mbajtë ‚distancë‘ me rolin. Shikuesi duhet ta shoh se ti nuk je protagonisti, por po luan. Je ai që po e tematizon çështjen (problematikën sociale), por po aktron, po luan. Sipas Brehtit, nuk është aq me rendësi t‘i prekim , sa ç’është me rendësi …!

E kur jemi tek MENDJA, tek MENDIMI… anash këtyre dy shkollave të mendimit skenik, Bekim Lumi gjeti/zbuloi/krijoi udhën e tretë, atë të bashkëdyzimit të atyre dyjave, duke i shkrirë në diçka TË TRETË, në LOJË skenike => siç thoshte ai vetë: „herë të qetë, herë të hallakatur!

 Loja e Lumit, dukej fort spontane sepse ishte e menduar mirë, por nuk bazohej në ‚disponimin spontan‘ të aktorit. Përkundrazi! Loja skenike bekimlumjane ishte një Partiturë shënjash, simbolesh, kuptimesh… (p.sh. një botë e tërë në 3 lëvizje => Ata që e kanë parë shfaqjen Mësimi, mund t‘iu kujtohet skena kur Mësuesi e dënon Nxënësën për gabim në llogaritje aritmetike… dhe Shikuesi E SHEH mësuesin (me dukje vizuele dhe qëndrim kokëlartë nazifashist), duke e ngulfatur n‘qafë e gjoks Nxënësen, e zenë kurthë në karrigen e saj, i cili teksa po bënte një lëvizje ngulfatëse n‘rreth, e kthen karrigen ashtu që aty ku lidhën 4-këmbët e saj, të shihet Ylli-gjashtë cepësh i Davidit.

Vetëm Bekim Lumin, si regjisor, e kam parë të ishte në gjendje TË THOTË SHUMË me AQ PAK!… Ishte MJESHTËR I MINIMALIZMIT (gjenialiteti i regjisorit të varfër dhe pa-shtet-që-të-jep-buxhet). Një karrigë (si objekt/rikvizitë skenike tek shfaqja Mësuesi), një shtrat hekuri (tek shfaqja Galani) apo një këmishë e larë me gjak (tek Këmisha e Gjakut & Makbethi) një sintezë kjo e dukurisë së prerjes n’besë të mikut n’konak dhe gjakmarrjes bazuar në pikpjekjën e mitit shqiptar (sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit) dhe tragjedisë së njohur të Shekspirit, Makbethi.

Të aktroje në shfaqjen e Lumit, nënkuptonte të ishe „material“ në duart e tij!… Ngjashëm si tek inskenimet e Eduard Gordon Craig i cili në krijimet e veta skenike lufton për një IMAZH SKENIK ku të gjitha elementet skenike (drita, hija, ngjyrat, paravanet, aktori) kanë funksion SHPREHËS, si përjetim TOTAL pa e dominuar njëra tjetrën; Edhe tek stili bekimlumjan i inskenimit e shoh një lloj tendence për ‚desubjektivizimin e aktorit, një përpjekje për ta ‚zhveshur‘ aktorin nga tiparet njerëzore, por për ta lartësuar atë përmes ‚lojës brilante‘ në nivel të SIMBOLIT. Aktori i Lumit nuk është vetëm në gjendje TË NDJEJË (si tek Stanislavski) ose TË MENDOJË (si tek Brecht-i), por kthehet në SIMBOL SKENIK në funksion të narracionit të synuar. Prej atij pozicioni pastaj, aktori-simbol fiton një SUBJEKTIVITET TË RI, atë të yllit të sapolindur. Si është e mundur ajo? Pa marrë parasysh se a i kishte aktorët e përzgjedhur studentë të aktrimit, aktor të diplomuar apo amator fare, vet kyçja në konceptin e Lojës së Bekim Lumit, i bente ata të shkëlqejnë si aktor… Lumi, aktorët zakonisht „i merrte si grurë, i bluante n’miell dhe gatuante me ta një pite të shijshme.“ I bënte yje!

Shfaqjet e tij, nuk bazoheshin vetëm në aktrim të shkëlqyer as në skenografi sepse meqë rroi/krijoi në kohëra të varfëra ato ishin fare të pakta, por në një kompozim të të gjitha elementeve skenike në një: muzika, aktori, hapësira skenike, dritë-hija, kombinimi n‘harmoni i ngjyrave, marrëdhënia reciproke dhe supërndjenja e masës në përdorimin e të gjitha këtyre mësipër, bënin që ato shfaqje të jenë NGJARJE SKENIKE KULT në vete…

Tek shfaqja „Arthuro Ui“ e Bertolt Brecht, e cila njëherit është edhe shfaqja e mbramë e Lumit, krahas thumbimit të aktualitetit dekadent politik, krahas kthimit të skenës në një univers ngjarjesh, përjetimesh, ngjyrash regjisori, artisti, pedagogu dhe poeti Bekim Lumi, bëri atë që nuk kam parë t‘i këtë bërë njeri deri me tani: ta kthejë shfaqjen e fundit në një TESTAMENT SKENIK ~ në një Lamtumirë ndaj vetvehtës!…

„Arthuro Ui“ është një shfaqje kult, që krijuesin e vet e shoqëroi drejt „udhës së mbramë“!…

Pra, jo aktrimi i aktorëve, por arkivoli i bardhë me trupin e pajetë të regjisorit brenda dhe lulet e bardha përmbi, po bënin MELODINË E MARSHIT nga Teatri kombëtar drejt udhës së fundit…

P.S. Me këngë na shoqërove sa ishe këtej, me këngë të moçme shqipe ike matanë! Ti „ujë i bekuem“ i kultit tonë skenik ~ Shembull se si rrohet, e vdiset! Prehu n‘paqe!/ KultPlus.com

Poezia e Bekim Lumit kushtuar nënës

Poezinë “Of Nanë” Bekim Lumi e shkroi në vitin 1996 në Shqipëri.

Siç ka treguar ai: “Në një nga ato netët e mallit e të mërzisë, gjatë studimeve në Tiranë, kur, për shkak se Nanën nuk e kisha pa për disa vjet, dojsha me i kërkue falje për shumëçka të thanun e të pathanun”.

Of Nanë

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si rr’fe prej qielle
Dhimtën e kresë mbi ty e shkarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si ilaç për nerva
Emnin tand ndër dhambë e kafshova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si saç i skuqun mbi mrumet e grujta
Zjarminë e ballit sipri ty ta hodha

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si barrën e druve përmi shpinë
Tana borxhet e mallin e brengat ty t’i ngarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si bojaxhi i keq që jam
Flok’t me gëlqere t’bardhë mërzie t’i ngjyrosa

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si mbi jastëk andrrash
Kryet e lodhun n’prehnin tand e mb’shteta

Of Nanë
Pashë Zotin
Pashë Ty
Pashë Babën
Pashë Mue
M’fal
Si mëkatar i keq që jam
Po t’lutem shumë
M’fal
Për dhembjet
Për sëmundjet
Për nervat
Për zjarminë
Për brengat
Për borxhet
Për mallin
Për mërzinë
Për ofshamat e djeshme të sodme të nesërme
M’fal
Njimijë herë m’fal
Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë. /KultPlus.com

Gjashtë vite nga vdekja e një prej regjisorëve më të mirë në teatrin kosovar, Bekim Lumi

Regjisor i shfaqjeve më të mira në teatrin kosovar në dy dekadat e fundit. Ky është një prej konstatimeve që ishte bërë për Bekim Lumin në ditën kur ai vdiq. Por gjatë jetës së tij prej artisti, Lumi nuk është njohur vetëm si regjisor. Midis të tjerash ai ishte edhe studiues.

Regjisori i njohur i teatrit shqiptar dhe njëkohësisht profesor i nderuar që përcolli shumë gjenerata sot gjashtë vite u nda nga jeta. Ai ishte ndër njerëzit që e donin më së shumti teatrin. Këtë e dëshmoi edhe vepra e tij e fundit që e jetësoi në skenë pak para se vdekja ta marrë, shkruan KultPlus.

Ndonëse ishte në ditët e tij të fundit, ai si rrallë ndonjë njeri tjetër, mblodhi të gjitha forcat për të realizuar ëndrrën e tij të fundit, jetësimin e veprës “Arturo Ui” në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Por, këtë ëndërr nuk pati fatin ta shoh bashkë me publikun në premierën e saj, pasi që gjendja ju përkeqësua dhe shëndeti i tij i lig ja pamundësoi një gjë të tillë, por ai po frymonte lirshëm që kishte arritur që atë shfaqje ta sjellë para publikut.

Lumi ishte një ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë, profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ndër veprat që ai ka vënë në skenë mund të përmendim Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2010 – William Shakespeare, “Këmisha e gjakut” (bazuar në tragjeditë “Makbethi”, “Rikardi III” dhe “Hamleti” të W. Shakespeare-it, si dhe në disa tekste të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2008 – Eugene Ionesco, “Çifti Martin”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2006 – Federico Garcia Lorca, “Shtëpia e Bernarda Albës”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2005 – A. P. Çehov, “Arushani” & “Fejesa” (dy komedi), Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2003 – Slavomir Mrozhek, “Galani”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2002 – Eugene Ionesco, “Mësimi”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2000 – “Kësulëkuqja në botën e minave” (shfaqje me kukulla), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1999 – A. P. Çehov, “Për gruan dhe tokën e jap edhe kokën” (komedi e adaptuar mbi disa tekste të Çehov-it dhe mbi disa fragmente të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1998 – Gjergj Fishta, “Zogu i shqiptarit dhe zogu i gomarit” (tragjikomedi mbi veprat epike dhe satirike “Lahuta e Malcis’ ”, “Gomari i Babatasit”, “Anzat e Parnasit”), Teatri “Loja” & Theater Truebuene, Mynih (Gjermani), etj. Lumi ka qenë kryeredaktor i revistës teatrale “Loja”.

Ai është vlerësuar me Mirënjohje Speciale “Sound of MESS” me shfaqjen “Këmisha e gjakut”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MESS, Sarajevë (Bosnje e Hercegovinë). Në vitin 2011 ka marrë çmimin “Shfaqja më e mirë muzikore” për shfaqjen “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza (Bullgari). Çmimi “Shfaqja më e mirë” – Shfaqja “Mësimi”, Festival International del Teatro – Lugano (Zvicër).

U nda nga jeta më 30 korrik 2018 pas një sëmundje të rëndë. /KultPlus.com

Kosova

Poezi nga Bekim Lumi

Kur atdheut i rrxohen kështjellat
I shemben pirgjet urat kullat
I zihet fryma

I mpikset gjaku
Themelet kur i luejnë vendit
Rozafë ajo bahet
Sall gjinin e djathtë e len përjashta

Gjergji Muji Halili Ademi Shabani Hamza
Pijnë tambël
Forcadë marrin
Për lufta t’rrebta

Tevona
Si rr’fe prej qielle
Veç nji za ndihet
“Oj Kosovë, mos thuej mbarova,
Se djemtë tu ende janë gjallë…” /KultPlus.com

Pesë vjet nga vdekja e një prej regjisorëve më të mirë në teatrin kosovar, Bekim Lumi

Regjisor i shfaqjeve më të mira në teatrin kosovar në dy dekadat e fundit. Ky është një prej konstatimeve që ishte bërë për Bekim Lumin në ditën kur ai vdiq. Por gjatë jetës së tij prej artisti, Lumi nuk është njohur vetëm si regjisor. Midis të tjerash ai ishte edhe studiues.

Regjisori i njohur i teatrit shqiptarë dhe njëkohësisht profesor i nderuar që përcolli shumë gjenerata sot katër vite u nda nga jeta. Ai ishte ndër njerëzit që e donin më së shumti teatrin. Këtë e dëshmoi edhe vepra e tij e fundit që e jetësoi në skenë pak para se vdekja ta marrë, shkruan KultPlus.

‘Of nanë, pashë Zotin m’fal nanloke’

Poezinë “Of Nanë” Bekim Lumi e shkroi në vitin 1996 në Shqipëri.

Siç ka treguar ai: “Në një nga ato netët e mallit e të mërzisë, gjatë studimeve në Tiranë, kur, për shkak se Nanën nuk e kisha pa për disa vjet, dojsha me i kërkue falje për shumëçka të thanun e të pathanun”.

Of Nanë

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si rr’fe prej qielle
Dhimtën e kresë mbi ty e shkarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si ilaç për nerva
Emnin tand ndër dhambë e kafshova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si saç i skuqun mbi mrumet e grujta
Zjarminë e ballit sipri ty ta hodha

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si barrën e druve përmi shpinë
Tana borxhet e mallin e brengat ty t’i ngarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si bojaxhi i keq që jam
Flok’t me gëlqere t’bardhë mërzie t’i ngjyrosa

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si mbi jastëk andrrash
Kryet e lodhun n’prehnin tand e mb’shteta

Of Nanë
Pashë Zotin
Pashë Ty
Pashë Babën
Pashë Mue
M’fal
Si mëkatar i keq që jam
Po t’lutem shumë
M’fal
Për dhembjet
Për sëmundjet
Për nervat
Për zjarminë
Për brengat
Për borxhet
Për mallin
Për mërzinë
Për ofshamat e djeshme të sodme të nesërme
M’fal
Njimijë herë m’fal

Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë. /KultPlus.com

56 vjetori i lindjes së Bekim Lumit, njëri ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë

Bekim Lumi ka lindur më 17 dhjetor të vitit 1966 në Suharekë, i cili konsiderohet si njëri ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë, shkruan KultPlus.

Gjatë viteve 1987 – 1991 Lumi ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik të Univerzitetit të Prishtinës, kurse gjat viteve 1992 – 1996 ka mbaruar studimet për Regji Teatri, në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në klasën e profesor Agim Qirjaqit.

Në të njëjtin universitet, më 2010 ka mbaruar edhe studimet e magjistraturës. Nga viti 2002 deri në vitin 2008 ka punuar si gazetar i fushës së kulturës në radion “Evropa e Lirë”.

Përgjatë këtyre viteve, ai ka punuar si regjisor i pavarur, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Teatrin “Dodona” si dhe ka realizuar projekte teatrore me kompaninë e tij teatrore “Loja”.

Disa nga shfaqjet e tija kryesore janë: “Mesimi”, “Galani”, “Arushani & Fejesa”, “Shtëpia e Bernarda Albës”, “Çifti Martin”, “Këmisha e gjakut”, “Dillerat”, “John Cage’s Hamlet”, “Nana dhe fëmija” dhe e fundit “Arturo Ui”. Me shfaqjet e tija, ai ka qenë pjesmarrës në dhjetra festivale të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, në Zvicër, Gjermani, Itali, Greqi, Rumani, Bosnjë e Hercegovinë e në vende të tjera.

Bekim Lumi, me punën e tij si regjisor është shpërblyer me shumë cmime kombëtare e ndërkombëtare, ndër të cilat edhe: në vitin 2006, me shfaqjen “Mësimi”, në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Lugano të Zvicrës ka fituar cmimin kryesor për shfaqjen më të mirë; Në vitin 2016 ka fituar “Cmimin Vjetor për Shfaqjen më të mirë”, të cilën e ndanë Ministria e Kulturës e Kosovës. Lumi ka qenë botues dhe kryeredaktor i revistës së mirënjohur për teatër “Loja” e cila është botuar në Kosovë nga viti 2006 deri në vitin 2010. B

Lumi është autor i dhjetra shkrimeve, analizave, studimeve e eseve për teatrin dhe përgjithësisht për skenën kulturore në Kosovë dhe më gjerë. Nga viti 2013 ka punuar si profesor në Fakultetin e Arteve, dega e regjisë së Teatrit.

Ndërkaq, ai vdiq në vitin 2018 pas një sëmundje të rëndë. /KultPlus.com

Bekim Lumi dhe veprat e tij mjeshtërore teatrale, të cilat e bënë të pavdekshëm

Uranik Emini

Të gjithë, përfshirë këtu edhe njerëzit, përfundimisht një ditë duhet të vdesin. Të gjitha gjallesat largohen nga ky planet dhe pranojnë vdekjen, por ata që krijojnë art lënë një trashëgimi që ruhet dhe kujtohet nga brezat e ardhshëm, duke i bërë ata të pavdekshëm. Vetëm arti dhe veprat njerëzore që i veçojnë individët si të lartë apo të ulët në jetën e tyre janë të përjetshme në këtë vend. I tillë është edhe rasti i regjisorit, profesorit dhe artistit, Bekim Lumi, i cili u përkujtua në katër vjetorin e vdekjes së tij me ekspozitën “U artësofshi”, e cila në koncept ka artin unik teatror të Lumit. Ekspozita u hap mbrëmë në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, ku miq, familjarë e artdashës u bënë bashkë që të kujtojnë, siç e bëjnë tradicionalisht, edhe një herë tjetër Lumin, shkruan KultPlus.

Përgatitjet për hapjen e ekspozitës kishin nisur prej kohësh, por planet nuk po shkonin ashtu siç duhej, për shkak të motit, i cili në bipolaritet ekstrem ndryshonte nga minuta në minutë. Në momentin që njerëzit po përgatiteshin të uleshin jashtë në amfiteatrin e Lapidariumit, filloi të bjerë shi. Mirëpo, shiu i verës, i cili mbi të gjitha na freskon të gjithëve, u ndal dhe ekspozita nisi siç ishte planifikuar që në fillim.

Ndihmës-kuratori dhe aktori i njohur, Afrim Muçaj, bëri hapjen e kësaj ekspozite, me ç’rast edhe pati një fjalë hyrëse.

“U Artësofshi, ishte shprehja më e dashur e Lumit, prandaj me këtë titull në shënimin e përvjetorit të vdekjes së tij po e hapim edhe këtë ekspozitë të kuruar nga artisti Mentor Berisha”, thotë Muçaj, i cili ftoi dramaturgun dhe kritikun e artit, Arian Krasniqi për një fjalë rasti.

“Vdekja e hershme e regjisorit të teatrit, profesorit dhe artistit, Bekim Lumi (1966-2018), para katër vjetësh, nuk ishte fundi i lojës me jetën dhe teatrin e tij. Siç do ta thoshte shumëkush, vdekja fizike e një artisti është përjetësi dhe shenjtëri, njëkohësisht. Prandaj, që nga ndarja fizike e tij nga kjo botë, kujtimi dhe malli për të nuk zvetënohen. Përkundrazi! Çdo përvjetor i vdekjes së tij është më i veçantë se tjetri, sepse, testamenti krijues artistik i Bekim Lumit është i disallojshëm: shfaqje të jashtëzakonshme teatrore, poezi, shkrime e botime diskursive, e deri te këngët e tij. Për këtë dhe shumë arsye të tjera, jeta dhe vepra e këtij artisti nuk mund të përthekohet me vetëm një ngjarje përkujtimore. Kujtesa për të dhe veprën e tij meriton të jetë e vazhdueshme, sepse ai me artin e tij foli gjithëkohshëm, edhe për brezat, që do të vijnë pas nesh”, thotë Krasniqi.

Ai tregon se në vargun e përkujtimeve për Lumin, ky vit shënon një veçanti të theksueshme.

“Kjo ekspozitë përmban fotografi të përzgjedhura me kujdes dhe kreativitet nga ana e kuratorit. Në thelb të ekspozitës qëndron koncepti për artin unik teatror të Lumit. Fotografitë nuk janë kronologji e jetës dhe veprës së Bekimit, përkundrazi, konceptualisht qëndrojnë mbi idenë e përshfaqjes vizuale, jo vetëm të shfaqjeve teatrore, por edhe të procesit krijues laboratorik, që Lumi e kultivoi, ndër vite, me aq pasion”.

Krasniqi shton se imazhet e sjella këtu reflektojnë një pasqyrim më besnik të krijmatrisë unike dhe të botës artistike të Bekim Lumit.

“Fotografitë e shfaqjeve kapin momentet më të veçanta dhe më kulmore të situatave dramatike, të ekspresivitetit aktorial dhe gjetjeve kreative regjisoriale. Po ashtu, fotografitë e procesit krijues përjetohen si gërmim në thellësinë laboratorike të krijimtarisë së Lumit. Ngjajshëm si në hulumtimet arkeologjike, sa më thellë të gërmohet aq më shumë do të mahnitemi me thesarin artistik e krijues të tij. Këto fotografi dhe shumë të tjera, të pa ekspozuara, e përafrojnë imazhin për profilin krijues të Bekim Lumit si regjisor teatri”.

“U artësofshi!”, është thirrja e kumbueshme e Lumit artist. Këtë thirrje, në formë klithjeje e urate, njëkohësisht, e ndjejmë edhe ne sot! Po, sepse është testamenti i Lumit qiellor”, përfundon dramaturgu.

Liburn Jupolli në kuadër të Ministrisë së Kulturës, adresoi disa fjalë rreth krijmtarisë dhe punës së Bekim Lumit ndër vite.

“Nuk mund të flas vetëm në cilësinë e këshilltarit për të ndjerin Bekim Lumi, për arsye se edhe vetë kam pasur rastin që të jem bashkëpuntor i tij i afërt dhe të ndjej atë energjinë “solare” që e ka pasur për gjithë artin. Fillimisht do të doja që të adresoja si fakt veprimtarinë e tij që është shumë me rëndësi edhe në nivel shtetëror por edhe gjithë trashëgimisë tonë kulturore. Veprimtaria e tij jo vetëm shfaqet, por edhe gjithë procesi i tij, ku kemi rastin ta shohim në këtë ekspozitë, është një shembull vetë figura e Bekim Lumit se si dokumentohet edhe procesi i punës. Në njërën prej shfaqjeve më shumë se gjashtë muaj më ka rastësis që të jem si bashkëpunëtor në kompozim dhe e kam parë se sa shumë i ndjeri e ka dashtë procesin. Ministria e Kulturës do të vazhdojë që të mbështesë të gjitha organizimet e tilla që e shtyjnë përpara dokumentimin e figurave tona artistike, specifikisht Bekim Lumin me tërë pasionin e tij për artin dhe për trashëgiminë tonë shpirtërore”, përfundon ai.

Ndërkaq, kuratori Mentor Berisha, me emocione në fytyrë falënderoi të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre.

“Faleminderit që jeni të pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite në nderim të Bekim Lumit. Unë vërtet jam shumë i gëzuar që jam kurator i kësaj ekspozite. Kemi përzgjedhur 10 shfaqje të tij e materiale të tjera të veçanta. Kur ke parasysh edhe kur ke pranë vetes një art shumë dimensional si të Bekim Lumit, vërtetë është vështirë që të bësh përzgjedhjen e tyre, sepse secila shfaqje meriton që të ketë një ekspozim në vete. Por në anën tjetër, të gjitha këto që ne i kemi përzgjedhur për shkak të një arti kaq unik të Lumit, funksionojnë si tërësi. Puna ime duhet të prezantohet në ekspozitë”, thotë ai mes tjerash, duke kujtuar edhe një herë krijmtarinë e jashtëzakonshme të Lumit.

Në një prononcim për KultPlus, e mbushur me emocione dhe me lot në sy, Drita Lumi, kujton kohën e momente të ndryshme që ka kaluar së bashku me Bekimin nëpër vite, përfshirë këtu edhe shfaqjen e saj më të preferuar.

Dashuria për teatrin, e pranishme çdo herë

“Bekimi qysh në fëmijërine e hershme ka tregu shumë talent për teatrin. Ai edhe në jetën e përditshme ka qenë gjithmonë artist. Bekimi ka qenë një djalë i saktë, i zellshëm e punëtor qysh si fëmijë, ka qenë shumë preciz. Nuk mendoj që ai ka qenë ndryshe në jetën artistike dhe ndryshe në familje. Mund të them padyshim që Bekimi ndoshta edhe ka lindur artist”.

Shfaqja e preferuar e Dritës sipërfaq talentin e madh të artistit

“Shfaqja më e preferuar. Kur unë e kom vetë se cila shfaqje është e preferuar, ai ka thënë sikur gishtat e dorës. Por për mua më së shumti më pëlqen shfaqja “Nëna dhe fëmija”, kur e kam parë atë shfaqje kam mbetur shumë e impresionume, e prekur, pasi në thelb ka qenë një shfaqje që prek abortin, fëmijët jetim dhe në përgjithësi i ka dhënë kuptim asaj që artistët klithin dhe çojn procese sociale e politike, gjë që Bekimi e ka bërë në çdo shfaqje të tij”.

Msheftësia e “poemës” së Lumit

“Bekimi ka shkruar poezi si i vogël. Ndoshta ka qenë 10-12 vjeç kur vendosëm që të shkruajmë një poemë, ne po prisnim që ai ta shkruante dhe në atë kohë ne lexonim gjëra të ndryshme sikurse milingonat, shpezët e ndryshëm e gjëra të tjera. Unë i thash atij, Bekë boll e zgjate”, ai mu përgjigj “Jo jo, deri sa ta mbyti milingonën, nuk e përfundoj këtë poemë”. Bekimi ka qenë krijues, ka shkruar si fëmijë, ka bërë regji të ndryshme në klasë. Ai çdo gjë që gjente në shtëpi, mbulesë, kapare ose kapela të ndryshme, ato i ka bërë rekuizita dhe ia ka dhënë shokëve e shoqeve për të bërë shfaqje. Ka bërë shfaqje në klasë, prandaj Bekimi jo rastësisht ky që është, me të vërtet ai ka treguar talent gjithnjë, kjo është e vërteta për Bekimin”.

Shumë artistë kërkojnë të krijojnë diçka që i lëviz emocionalisht njerëzit e tjerë, dhe kështu arti është (për ta) një formë bisede në të cilën ata bëjnë një propozim ose bëjnë një pyetje dhe i takon shikuesit të përgjigjet.

Të punosh me “Lumin”

Në një prononcim të shkurtër për KultPlus, Muçaj shpjegoi se si është eksperienca e punës me Lumin.

“Unë kam punuar dy shfaqje me Bekën, “Këmishën e Gjakut” në 2010 dhe shfaqjen e fundit të tij, “arturo ui” në vitin 2018-të. Padyshim që për mua është kënaqësi e madhe dhe jam i lumtur që sot i kemi ekspozuar, fotografitë e rekuizitat që unë personalisht i kam pasur në dorë në vitin 2010. Janë emocionuese kur i shoh e kur i preki këto rekuizita. Më rikthen në kohë dhe më kujton gjithçka, mënyrën se si i kemi përdor e shumë të tjera”.

Ikja e Lumit, varfëroi gjithë Ballkanin

“Në përvjetorin e tij të vdekjes po shoh shumë zbrazëti dhe jam i mërzitur që nuk e kemi në mesin tonë dhe nuk i kemi këto lloj shfaqjes që i shohim në fotografi sonte. Jam i mërzitur që nuk i kemi aktive nëpër teatrot e Kosovës. Unë mendoj që Ballkani në përgjithësi është shumë i varfër prej artistëve, sidomos prej nivelit të Bekimit, e ka varfëru shumë skenën kulturore e teatrore ikja e tij. Ai ka punuar në Kosovë kryesisht, por edhe në Gjermani një kohë. Shfaqjet e tij kanë udhëtuar në Ballkan e në Evropë. Unë personalisht mendoj që jemi të varfur edhe si shtet kulturalisht me mos-prezencën e shfaqjeve të Lumit në arenën ndërkombëtare”.

Bekim Lumi, i njohur zakonisht si “Lumi”, la një numër të madh shfaqjesh pas tij, por më së shumti do të mbahet mend për punën e tij mjeshtërore teatrale, e cila e ngriti në pavdekësi. Artistët dhe puna e tyre janë pjesë e përhershme e njerëzimit. /KultPlus.com

Kosova

Poezi e shkruar nga Bekim Lumi.

Kur atdheut i rrxohen kështjellat
I shemben pirgjet urat kullat
I zihet fryma
I mpikset gjaku
Themelet kur i luejnë vendit
Rozafë ajo bahet
Sall gjinin e djathtë e len përjashta
Gjergji Muji Halili Ademi Shabani Hamza
Pijnë tambël
Forcadë marrin
Për lufta t’rrebta
Tevona
Si rr’fe prej qielle
Veç nji za ndihet
“Oj Kosovë, mos thuej mbarova,
Se djemtë tu ende janë gjallë…”./ KultPlus.com

Poezia e mbushur me emocion “Of Nanë” nga Bekim Lumi

Poezinë “Of Nanë” Bekim Lumi e shkroi në vitin 1996 në Shqipëri.

Siç ka treguar ai: “Në një nga ato netët e mallit e të mërzisë, gjatë studimeve në Tiranë, kur, për shkak se Nanën nuk e kisha pa për disa vjet, dojsha me i kërkue falje për shumëçka të thanun e të pathanun”.

Of Nanë

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si rr’fe prej qielle
Dhimtën e kresë mbi ty e shkarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si ilaç për nerva
Emnin tand ndër dhambë e kafshova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si saç i skuqun mbi mrumet e grujta
Zjarminë e ballit sipri ty ta hodha

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si barrën e druve përmi shpinë
Tana borxhet e mallin e brengat ty t’i ngarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si bojaxhi i keq që jam
Flok’t me gëlqere t’bardhë mërzie t’i ngjyrosa

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si mbi jastëk andrrash
Kryet e lodhun n’prehnin tand e mb’shteta

Of Nanë
Pashë Zotin
Pashë Ty
Pashë Babën
Pashë Mue
M’fal
Si mëkatar i keq që jam
Po t’lutem shumë
M’fal
Për dhembjet
Për sëmundjet
Për nervat
Për zjarminë
Për brengat
Për borxhet
Për mallin
Për mërzinë
Për ofshamat e djeshme të sodme të nesërme
M’fal
Njimijë herë m’fal
Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë. /KultPlus.com

Katër vite nga vdekja e një prej regjisorëve më të mirë në teatrin kosovar, Bekim Lumi

Regjisor i shfaqjeve më të mira në teatrin kosovar në dy dekadat e fundit. Ky është një prej konstatimeve që ishte bërë për Bekim Lumin në ditën kur ai vdiq. Por gjatë jetës së tij prej artisti, Lumi nuk është njohur vetëm si regjisor. Midis të tjerash ai ishte edhe studiues.

Regjisori i njohur i teatrit shqiptarë dhe njëkohësisht profesor i nderuar që përcolli shumë gjenerata sot katër vite u nda nga jeta. Ai ishte ndër njerëzit që e donin më së shumti teatrin. Këtë e dëshmoi edhe vepra e tij e fundit që e jetësoi në skenë pak para se vdekja ta marrë, shkruan KultPlus.

Ndonëse ishte në ditët e tij të fundit, ai si rrallë ndonjë njeri tjetër, mblodhi të gjitha forcat për të realizuar ëndrrën e tij të fundit, jetësimin e veprës “Arturo Ui” në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Por, këtë ëndërr nuk pati fatin ta shoh bashkë me publikun në premierën e saj, pasi që gjendja ju përkeqësua dhe shëndeti i tij i lig ja pamundësoi një gjë të tillë, por ai po frymonte lirshëm që kishte arritur që atë shfaqje ta sjellë para publikut.

Lumi ishte një ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë, profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ndër veprat që ai ka vënë në skenë mund të përmendim Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2010 – William Shakespeare, “Këmisha e gjakut” (bazuar në tragjeditë “Makbethi”, “Rikardi III” dhe “Hamleti” të W. Shakespeare-it, si dhe në disa tekste të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2008 – Eugene Ionesco, “Çifti Martin”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2006 – Federico Garcia Lorca, “Shtëpia e Bernarda Albës”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2005 – A. P. Çehov, “Arushani” & “Fejesa” (dy komedi), Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2003 – Slavomir Mrozhek, “Galani”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2002 – Eugene Ionesco, “Mësimi”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2000 – “Kësulëkuqja në botën e minave” (shfaqje me kukulla), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1999 – A. P. Çehov, “Për gruan dhe tokën e jap edhe kokën” (komedi e adaptuar mbi disa tekste të Çehov-it dhe mbi disa fragmente të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1998 – Gjergj Fishta, “Zogu i shqiptarit dhe zogu i gomarit” (tragjikomedi mbi veprat epike dhe satirike “Lahuta e Malcis’ ”, “Gomari i Babatasit”, “Anzat e Parnasit”), Teatri “Loja” & Theater Truebuene, Mynih (Gjermani), etj. Lumi ka qenë kryeredaktor i revistës teatrale “Loja”.

Ai është vlerësuar me Mirënjohje Speciale “Sound of MESS” me shfaqjen “Këmisha e gjakut”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MESS, Sarajevë (Bosnje e Hercegovinë). Në vitin 2011 ka marrë çmimin “Shfaqja më e mirë muzikore” për shfaqjen “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza (Bullgari). Çmimi “Shfaqja më e mirë” – Shfaqja “Mësimi”, Festival International del Teatro – Lugano (Zvicër).

U nda nga jeta më 30 korrik 2018 pas një sëmundje të rëndë. /KultPlus.com

Katër vjet pa Bekim Lumin, ekspozita “U artësofshi” hapet të shtunën në nderim të tij

“U artësofshi”, titullohet ekspozita në nderim të Bekim Lumit, e cila vjen së shpejti në Prishtinë, përcjell KultPlus.

Në 4 vjetorin e vdekjes së tij, regjisori Bekim Lumi do të kujtohet dhe do të nderohet nëpërmjet ekspozitës “U artësofshi”.

Fotografi të shumta si dëshmi të një procesi të gjatë të artësimit, që e ka lënë Bekimi, do të na sjellin si rrallë herë portretin e tij prej artisti, pedagogu dhe njeriu.

Ekspozita është e përgatitur nën kujdesin e kuratorit Mentor Berisha dhe ndihmës kuratorit Afrim Muçaj. Ndërkaq, do të hapet të shtunën, më 30 korrik, në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, duke filluar nga ora 20.00.

Ekspozita është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Qendra Multimedia, Muzeu i Kosovës dhe Teatri Kombëtar i Kosovës. / KultPlus.com

‘Of nanë, pashë Zotin m’fal nanloke’

Në 55-vjetorin e lindjes së aktorit dhe regjisorit Bekim Lumi, KultPlus ua risjell poezinë e tij ‘Of Nanë’.

Poezinë “Of Nanë” Bekim Lumi e shkroi në vitin 1996 në Shqipëri.

Siç ka treguar ai: “Në një nga ato netët e mallit e të mërzisë, gjatë studimeve në Tiranë, kur, për shkak se Nanën nuk e kisha pa për disa vjet, dojsha me i kërkue falje për shumëçka të thanun e të pathanun”.

Of Nanë

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si rr’fe prej qielle
Dhimtën e kresë mbi ty e shkarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si ilaç për nerva
Emnin tand ndër dhambë e kafshova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si saç i skuqun mbi mrumet e grujta
Zjarminë e ballit sipri ty ta hodha

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si barrën e druve përmi shpinë
Tana borxhet e mallin e brengat ty t’i ngarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si bojaxhi i keq që jam
Flok’t me gëlqere t’bardhë mërzie t’i ngjyrosa

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si mbi jastëk andrrash
Kryet e lodhun n’prehnin tand e mb’shteta

Of Nanë
Pashë Zotin
Pashë Ty
Pashë Babën
Pashë Mue
M’fal
Si mëkatar i keq që jam
Po t’lutem shumë
M’fal
Për dhembjet
Për sëmundjet
Për nervat
Për zjarminë
Për brengat
Për borxhet
Për mallin
Për mërzinë
Për ofshamat e djeshme të sodme të nesërme
M’fal
Njimijë herë m’fal

Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë. /KultPlus.com

Vjen në formatin video-poezi, ‘Vdekja e aktorit’ nga Bekim Lumi

Në ditëlindjen e aktorit dhe regjisorit Bekim Lumi, është publikuar në formatin video-poezi, poezia e tij ‘Vdekja e aktorit’, përcjell KultPlus.             

Njoftimin e ka bërë aktori Afrim Muçaj përmes një postimi në Facebook teksa falënderoi të gjithë ata që kontribuan në realizimin e kësaj video-poezie.

“’Vdekja e aktorit’, njana prej poezive të Bekim Lumit, e shkëputun nga libri ‘engjull blu’, e sollëm në formatin video-poezi bashkë me Ibër Dearin dhe djemt fantastik të Lumiere.

Dritë të baftë shpirti Lum, sot në datën e lindjes tande!

Falemderit Komuna Prishtinës, Ministria e Kulturës, kompaninë Lumiere dhe KVAP, Ibër Deari Avdi Thachi Dren Suldashi Fisnik Halili Mentor U. Berisha Adrian Berisha Drita Lumi

#uartësofshi”-ka shkruar ai./Kultplus.com

55 vjetori i lindjes së Bekim Lumit, njëri ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë

Bekim Lumi ka lindur më 17 dhjetor të vitit 1966 në Suharekë, i cili konsiderohet si njëri ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë, shkruan KultPlus.

Gjatë viteve 1987 – 1991 Lumi ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik të Univerzitetit të Prishtinës, kurse gjat viteve 1992 – 1996 ka mbaruar studimet për Regji Teatri, në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në klasën e profesor Agim Qirjaqit.

Në të njëjtin universitet, më 2010 ka mbaruar edhe studimet e magjistraturës. Nga viti 2002 deri në vitin 2008 ka punuar si gazetar i fushës së kulturës në radion “Evropa e Lirë”.

Përgjatë këtyre viteve, ai ka punuar si regjisor i pavarur, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Teatrin “Dodona” si dhe ka realizuar projekte teatrore me kompaninë e tij teatrore “Loja”.

Disa nga shfaqjet e tija kryesore janë: “Mesimi”, “Galani”, “Arushani & Fejesa”, “Shtëpia e Bernarda Albës”, “Çifti Martin”, “Këmisha e gjakut”, “Dillerat”, “John Cage’s Hamlet”, “Nana dhe fëmija” dhe e fundit “Arturo Ui”. Me shfaqjet e tija, ai ka qenë pjesmarrës në dhjetra festivale të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, në Zvicër, Gjermani, Itali, Greqi, Rumani, Bosnjë e Hercegovinë e në vende të tjera.

Bekim Lumi, me punën e tij si regjisor është shpërblyer me shumë cmime kombëtare e ndërkombëtare, ndër të cilat edhe: në vitin 2006, me shfaqjen “Mësimi”, në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Lugano të Zvicrës ka fituar cmimin kryesor për shfaqjen më të mirë; Në vitin 2016 ka fituar “Cmimin Vjetor për Shfaqjen më të mirë”, të cilën e ndanë Ministria e Kulturës e Kosovës. Lumi ka qenë botues dhe kryeredaktor i revistës së mirënjohur për teatër “Loja” e cila është botuar në Kosovë nga viti 2006 deri në vitin 2010. B

Lumi është autor i dhjetra shkrimeve, analizave, studimeve e eseve për teatrin dhe përgjithësisht për skenën kulturore në Kosovë dhe më gjerë. Nga viti 2013 ka punuar si profesor në Fakultetin e Arteve, dega e regjisë së Teatrit.

Ndërkaq, ai vdiq në vitin 2018 pas një sëmundje të rëndë. /KultPlus.com

Pas gjashtë vitesh, shfaqja “John Cage’s Hamlet” e regjisorit Bekim Lumi rikthehet të mërkurën

Shfaqja “John Cage’s Hamlet” e regjisorit të ndjerë Bekim Lumi rikthehet pas gjashtë vitesh në kuadër të Kosovo Theatre Showcase të mërkurën më 3 nëntor në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës.

Premiera e kësaj shfaqjeje është dhënë më 20 nëntor 2015 ndërsa në shfaqje luajnë Bujar Ahmeti, Labinot Raci, Luan Durmishi (tenor), Adorel Haxhiaj (violonçelo).

Kjo shfaqje përdor një qasje teatrore eksperimantale përmes të cilës Hamleti i Shekspirit ndërthuret, përzihet, shkrihet e tretet në një material bashkë me vizionin muzikor të kompozitorit avangard amerikan John Cage. Edhpse është e bazuar në tragjedinë e Shekspirit, performanca i refrohet asaj në shumë pak pjesë.

“Jemi angazhuar maksimalisht që në këtë Showcase ta kthejmë Hamletin e Bekës si mënyrë për ta kujtuar vetë regjisorin tone që në pak kohë teatrit të Kosovës i dha freski në repertor, inovacion në qasje e cilësi në prurje. Bekimi ishte ai ‘fajtori’ pse kreacioni teatror kosovar pësoi një transformim inspirues që bëri që edhe njerëzit ti ktheheshin shfaqjeve”, thuhet në deklaratën e organizuesve të Showcase.

Përkundër pagëzimit dhe identifikimit të saj me emrin e John Cage-it, ajo nuk shërbehet me muzikën e tij, por, vetëm në aspektin konceptual, frymëzohet dhe merr shkas nga idetë, nga vizioni dhe nga maksima e tij antologjike se “Çdo gjë që ne bëjmë është muzikë”. Të tjerat janë heshtje”. Kjo është fjalia e prekshme, mistike e rrëqethëse me të cilën Princi Hamlet, si një amanet për mikun e tij të zemrës, Horatin, jep frymën e fundit të jetës së tij. Me fuqinë e saj shprehëse dhe emocionale, kjo fjali ngjethëse vjen e ngjashme me veprën e famshme muzikore 4’33” (“Four minutes, thirty-three seconds”) të John Cage. Edicioni i 4-të i Kosovo Theatre Showcase mbahet prej 2 deri më 7 nëntor në Prishtinë, Ferizaj e Gjilan ku do të prezantohen 10 performanca teatrore nga Kosova dhe rreth 4 të tjera nga rajoni dhe Evropa Kosovo Theatre Showcase organizohet nga Qendra Multimedia në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrin e Qytetit në Gjilan, Teatrin “Adriana” në Ferizaj dhe teatrin “Dodona” në Prishtinë. / KultPlus.com

Of Nanë

Poezi nga Bekim Lumi

Of Nanë

Pashë Zotin m’fal Nanloke

Edhe k’saj here Dhimtën e kresë mbi ty e shkarkova

Si rr’fe prej qielle

Of Nanë

Pashë Zotin m’fal Nanloke

Edhe k’saj here

Si ilaç për nerva

Emnin tand ndër dhambë e kafshova

Of Nanë

Pashë Zotin m’fal Nanloke

Edhe k’saj here

Si saç i skuqun mbi mrumet e grujta Zjarminë e ballit sipri ty ta hodha

Of Nanë

Pashë Zotin m’fal Nanloke Edhe k’saj here

Si barrën e druve përmi shpinë Tana borxhet e mallin e brengat ty t’i ngarkova

Of Nanë

Pashë Zotin m’fal Nanloke

Edhe k’saj here

Si bojaxhi i keq që jam Flok’t me gëlqere të bardhë mërzie t’i ngjyrosa

Of Nanë

Pashë Zotin m’fal Nanloke Edhe k’saj here

Si mbi jastëk andrrash Kryet e lodhun n’prehnin tand e mb’shteta

Of Nanë

Pashë Zotin

Pashë Ty

Pashë Babën

Pashë Mue

M’fal

Si mëkatar i keq që jam

Po t’lutem shumë

M’fal

Për dhembjet

Për sëmundjet

Për nervat

Për zjarminë

Për brengat

Për borxhet

Për mallin

Për mërzinë

Për ofshamat e djeshme të sodme të nesërme

M’fal

Njimijë herë m’fal

Of Nanë

Of Nanë

Of Nanë

Of Nanë

Shënim: Këtë poezi e kam shkrue diku në vitin 1996, në një nga ato netët e mallit e të mërzisë, gjatë studimeve në Tiranë (Shqypni), kur, për shkak se Nanën nuk e kisha pa për disa vjet, dojsha me i kërkue falje për shumëçka të thanun e të pathanun në këtë jetë. (bekim lumi) / KultPlus.com