Dua Lipa u bë bashkë me yllin Sam Smith në Sydney

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dua Lipa, e kaloi fundjavën në Australi, ku i kishte disa angazhime profesionale, por vizita e saj nuk kaloi pa u bë lajm në mediat botërore.

Lipa u komentua për pamjen e saj unike në një performancë para publikut, por mbi të gjitha morri vëmendje për takimin e saj me yllin britanik të muzikës, Sam Smith, në ngjarjen “Mardi Gras” e cila zë vend çdo vit në këtë kontinent.

Adhuruesit e këngëtares kosovaro-britanike shpesh kanë shprehur dëshirë që ajo ta sjellë një bashkëpunim me mjeshtrin e baladave, Smith, dhe tashti pas takimit të dyshes, pritjet që një gjë e tillë të ndodhë janë rritur dhe më shumë, transmeton Koha.net.

Ylli i “Don’t Start Now” po e vazhdon dominimin e saj në skenën e muzikës pop, dhe megjithëse në fillimin e karrierës së saj nuk i ka praktikuar shumë bashkëpunimet, Lipa dalëngadalë po shndërrohet në artisten më të kërkuar nga yjet e muzikës botërore për bashkëpunim.

Gjatë fundjavës, Dua Lipa i informoi fansat se kënga e radhës e albumit “Future Nostalgjia” të cilën pritet ta publikojë së shpejti, titullohet “Break My Heart” dhe ajo sapo i ka përfunduar xhirimet e klipit. / KultPlus.com

Dua Lipa po bëhet ikonë mode në botë

Gjithnjë e më tepër, Dua Lipa po kthehet në një ikonë mode, e cila herë pas herë, në daljet e saj publike ose videoklipe, rikthehet te trendet e viteve 90. Prej kohësh, këngëtarja është vlerësuar nga Vogue për sa i përket stilit të saj dhe për dikë në fillim të karrierës, duhet konsideruar si arritje. Së fundmi, Vogue zgjodhi Dua për videon në lidhje me koleksionet e Vjeshtës 2020 nga Java e Modës në Nju Jork.

Në videon të sjellë në formën e një sitcom-i të viteve ‘90, me regji të Bardia Zeinali dhe nën kujdesin e stilistes Jorden Bickham, Dua shfaqet si yll i muzikës pop, që jeton me një shërbëtor gazmor dhe dy qenushët e saj, të cilët “flasin” shqip. “Më në fund, ajo veshi Marc Jacobs,” thotë një prej tyre.

Ajo provon disa nga veshjet më të përfolura të Marc Jacobs, Tom Ford apo Eckhaus Latta, por ç’ështja më e madhe është: Çfarë duhet të veshë në darkë? /KultPlus.com

Në klipin e Dua Lipës flitet shqip (VIDEO)

Në videon e Dua Lipës për revistën ”Vogue”, dëgjohet një fjali në shqip, e cila përkthehet ndërkohë me titra anglisht.

Nëse e keni parë një herë këtë video me siguri nuk e dalluat zërin e një vajze që thotë ”Ajo veshi Marc Jacobs”.

Artistja kosovare me famë në botë e ka shpërndarë këtë video në Instagram, ku ndiqet nga afërisht 40 milion njerëz. Dua gjithmonë ka treguar për origjinën e saj dhe sesa krenare ndihet që është shqiptare. Vetëm të përmendim koncertet e mbajtura në Kosovë, ”Sunny Hill Festival”, ku performojnë artistët më të mirë botërorë. /KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=aO_76YhBymM&feature=emb_title

Dua Lipa realizon klip të veçantë për “Vogue”

Dua Lipa është emër shumë i kërkuar edhe për kampanja reklamuese nga brende të njohura.

Së fundi, këngëtarja bashkë me “Vogue Magazine”, ka realizuar një klip të shkurtër, përmes së cilit prezanton disa prej koleksioneve të “Javës së Modës në Nju Jork”.

Dua vesh koleksionet e vjeshtës 2020 të stiluara nga dizajnerë të njohur, teksa paraqitet me stil të viteve ’90-ta.

Me anë të këtij klipi, ajo synon të tregojë se si është një ditë e një artisti. /KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=aO_76YhBymM&feature=emb_title

Dua Lipa: Isha e nderuar nga tifozët e Liverpoolit që kënduan me mua

Dua Lipa në një deklaratë për faqen zyrtare të klubit të Liverpoolit ka thënë se ndihet e nderuar që “Të Kuqtë” kishin kënduar hitet e saj para finales në Ligën e Kampionëve në vitin 2018.

Më 26 maj 2018 Liverpooli u përball me Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve, një ndeshje që u hap me performancën e këngës shqiptare Dua Lipa, transmeton KultPlus.

Por, një nga momentet më të mira të Dua Lipës ishte kur tifozët e Liverpoolit këndonin së bashku me të.

“Një nga momentet kryesore të asaj nate ishte kur e kam parë videon e tifozëve të Liverpoolin duke kënduar ‘One Kiss’. U ndjeva shumë e nderuar”, është shprehur Dua Lipa, e cila ka konfirmuar se në maj do të mbajë një koncert në Liverpool.

Ajo thotë se asnjëherë nuk kishte performuar në një shfaqje të asaj madhësie.

“Isha plot me adrenalinë, dhe ishte shumë e shpejtë. Ende jam e shokuar kur e shoh sërish gjithë ata tifozë duke kënduar këngën time. Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen, është shumë e ngrohtë dhe jam shumë me fat”, ka thënë Dua Lipa.

Dua Lipa thotë se një ditë do të dëshironte të shikonte sërish Liverpoolin nga afër, derisa ka bërë të ditur se babai i saj Dukagjin Lipa është një fans i flaktë i Arsenalit, por ka një ndjeshmëri edhe për Liverpoolin./ KultPlus.com

Dua Lipa uron 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës: Nji komb nji flamur

Artistë shqiptar e tejet të suksesshëm në botë, por që vendin e tyre nuk e harrojnë kurrë. Një ndër ta është edhe këngëtarja Dua Lipa e cila shpesh ka bërë krenarë shqiptarët, shkruan KultPlus.

Sot, në një ditë kaq të rëndësishme për Kosovën, siç është 12 vjetori i Pavarësisë, Dua Lipa nuk ka harruar të uroj shtetin e saj.

Në profilin e saj në Instagram, para fansave nga e gjithë bota, Dua Lipa ka uruara të gjithë shqiptarët për 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

“12 YEARS INDEPENDENCE 💙 #njikombnjiflamur”, ka shkruar ajo duke i bashkangjitur edhe dy fotografi më dy flamujt, atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/dualipaofficial/photos/pcb.2757482357670997/2757482251004341/?type=3&theater

Dua Lipa përkujton ikonën e muzikës shqiptare

Shumë personalitete të shquara kanë shprehur ngushëllime e keqardhjen e tyre për humbjen e ikonës së muzikës shqipe, shkruan KultPlus.

Pagarushën e ka përkujtuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo ka postuar një fotografi të Nexhmije Pagarushës në llogarinë e saj personale në InstaStory. / KultPlus.com

Dua Lipa shkëlqen në Sanremo (VIDEO)

Këngëtarja e famshme shqiptare sapo ka perfomruar në Festivalin e famshëm “Sanremo”, në Itali, dhe performanca e saj është pritur me emocione të mëdha, shkruan KultPlus.

E përcjellë edhe nga valltarë, Dua Lipa ka shkëlqyer me performancën e saj, dhe ky festival tashmë nuk është një ëndërr e parealizuar për shqiptarët.

Fillimisht në këtë festival ka performuar këngëtarja e famshme shqiptare Ana Oxa, pastaj Ermal Meta i cili ishte edhe fitues i Sanremo, kurse këtë vit Dua Lipa, e cila në këtë edicion ishte e ftuar speciale. Për më shumë, mund ta përcillni performancën e saj në  videon më poshtë./ KultPlus.com

Dua Lipa e mirëpriti versionin e ri të “Don’t Start Now” të interpretuar nga Hayley Williams

Vokalistja e bendit “Paramore”, Hayley Williams, e interpretoi një version më melankolik të hitit të ri të Dua Lipas, “Don’t Start Now”.

Muzikantja e njohur ishte duke performuar në emisionin e radios BBC, “1 Live Lounge”, dhe kishte zgjedhur për ta interpretuar si ‘cover’, këngën e njohur të Lipës, transmeton Koha.net.

Para se ta performonte këngën, Williams i kishte thënë prezantueses së këtij emisioni: “Ne e kemi ndryshuar paksa këngën, në mënyrë që ta interpretojmë sipas stilit tonë. Shpresojmë që Duas do t’i pëlqejë ky version”.

Dhe po, Dua Lipa i ka mirëpritur ndryshimet që Williams ia ka bërë hitit të saj “Don’t Start Now”, dhe për ta përkrahur atë, Lipa e ka postuar një fragment të kësaj performance në Instagramin e saj.

“Don’t Start Now” është pjesë e albumit të ardhshëm të këngëtares kosovaro-britanike, “Future Nostalgjia”, dhe deri më tani i numëron më shumë se 124 milionë klikime në YouTube.

Hayley Williams, përveç si anëtare e bendit “Paramore” është duke e zhvilluar një karrierë edhe si solo këngëtare. Së fundmi, ajo i ndau me gjithë fansat dy këngë nga albumi i saj debutues, “Simmer” dhe “Leave It Alone”, derisa albumi i ri i këngëtares me titull “Petals For Armor”, do të publikohet më 8 mars të këtij viti.

“Sunny Hill Foundation” pranon qindra aplikime për vizitën shkollore në Los Angeles

Pas hapjes së thirrjes për aplikim nga të rinjtë e talentuar në muzikë (të moshës 13 deri në 17 vjeç), Fondacioni Sunny Hill ka pranuar qindra aplikacione, derisa tre emrat e fituesve do të njoftohen sipas përzgjedhjes direkte të jurisë me bazë në Los Angeles.

Muajin e ardhshëm, tre të përzgjedhurit nga Kosova të cilët shkruajnë këngë origjinale, i performojnë si dhe i krijojnë ato, do ta kanë mundësinë të jenë në Los Angeles. Aplikimi është bërë online në faqen e Fondacionit Sunny Hill.

“Fondacioni Sunny Hill do të dërgojë tre performues dhe/apo producentë të rinj dhe të talentuar nga Kosova në Los Angeles – USA, për t’ua mundësuar këtyre talentëve të rinj që të kalojnë viziten shkollore për një muaj (4 javë) në një nga institucionet më prestigjioze të muzikës botërore, përkatësisht Institutin për Art dhe Inovacion (OCS Institute of Art and Innovation.) të Los Angeles-it”, thuhej në kumtesën e parë për media të lëshuar nga Fondacioni Sunny Hill, i themeluar nga artistja me famë botërore dhe fituesja e dyfishtë e çmimeve Grammy, Dua Lipa.

Fituesit do të përzgjidhen dhe trajnohen nga Alyssa Lein Smith nga Quincy Jones Productions, Ulla Sjöström nga Musikmakarna dhe Mary Kay Altizer nga OCS Institute of Art and Innovation.

Gjatë qëndrimit të tyre në LA përpos trajnimit shkollor, ata do të vizitojnë selinë e Quincy Jones Production dhe të marrin klasë të specializuara (masterclasses) për tu njohur për së afërmi me rrjedhën e industrisë botërore të muzikes, si dhe vizita të shumta interesante sikurse në Disney dhe Universal Studios në Los Angeles./telegrafi/ KultPlus.com

Dua Lipa publikon videoklipin e këngës “Physical” (VIDEO)

Këngët e Dua Lipës priten gjithmonë me entuziazëm. Njëjtë ka ndodhur edhe për këngën e saj “Physical” të cilën ka kohë që e ka paralajmëruar, shkruan KultPlus.

Kësaj pritje Dua i dha fund sot.

Kënga e shumëpritur e Dua Lipës është publikuar tashmë edhe me videoklip.

Kjo është një nga këngët e përfshira në albumin e radhës të këngëtares “Future Nostalgia”, i cili pritet të publikohet më datë 3 prill. / KultPlus.com

Dua Lipa flet për këngën e re, zbulon detaje nga albumi i saj “Future Nostalgia” (VIDEO)

Edhe pse këtë vit ajo nuk ishte nominuar për asnjë çmim në “Grammy Awards”, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pushtoi tapetin e kuq të dielën në mbrëmje e shoqëruar nga i dashuri i saj, modeli Anwar Hadid.

Ajo u ndalua nga “Billboard” në tepihun e kuq në “Grammy Awards 2020”, për të zbuluar më shumë detaje rreth këngës së re “Physical”, dhe se çfarë fansat mund të presin nga albumi i saj i katërt – “Future Nostalgia”.

Duke folur për këngën e saj të re, e cila lansohet nesër (31 janar), Lipa ka thënë së është inspiruar nga vitet e 80-ta.

“Ju mund të kërceni me të”, vazhdoi ajo. “Është me të vërtetë, më e çmendura prej këngëve të mia energjike”.

Se çfarë mund të presin fansat nga albumi i saj i katërt, këngëtarja tha që i gjithë koleksioni i këngëve lidhet me titullin dhe mënyrën sesi ajo i interpretoi ato.

“Unë kam punuar me fotografin Hugo Comte, dhe jam po ashtu një fanse e madhe e tij. Jam me të vërtetë e lumtur që punuam së bashku”, vazhdon më tej 24-vjeçarja.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=88&v=tdJSVA_eIvU&feature=emb_title

Në intervistë, Lipa është pyetur gjithashtu nëse ajo ka ndonjë zgjedhje për artistin e ri më të mirë, të cilës i përgjigjet se i do të gjithë të nominuarit.

“Ajo që unë jam vërtet e lumtur është se sa femra janë nominuar përsëri në atë kategori”. “Ne vetëm mund të shpresojmë të shohim gjithnjë e më shumë atë ndërsa vitet kalojnë”. / KultPlus.com

Lansohet traileri i shumëpritur i videoklipit më të ri të Dua Lipës (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka lansuar trailerin e shumëpritur të videoklipit më të ri “Physical”, shkruan KultPlus.com

 Kujtojmë që ylli i muzikës pop, ka arritur të fitojë nominim në kategoritë, “Kënga më e mirë në botë” dhe “Kënga më e mirë britanike”, për hitin e saj të fundit “Don’t Start Now”, për çmimet “NME” në arenën “O2 Academy Brixton” në Londër. 

https://www.youtube.com/watch?v=tdJSVA_eIvU&fbclid=IwAR1w-iPgrxqt4JdDalGMdcTZ4lah4ieyIxdjK2jDRyJO-qDnv3UtnoB2VZE

 

Vajzat shqiptare shkëlqyen me dukjen e tyre në “Grammy 2020” (FOTO)

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Grammy” dhe si rëndom, vëmendje të madhe rrëmbyen yjet e muzikës me parakalimin e tyre mbi qilim të kuq.

Në mesin e shumë të famshmëve që e hijeshuan këtë ceremoni, lëvdata për paraqitjen e tyre morën edhe kantautoret me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Njomza.

Lipa e cila në ceremoni parakaloi e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, dukej si një engjëll i vërtetë me një fustan të bardhë sateni të disenjatores Vera Wang, derisa komente të shumtë pozitive, këngëtarja kosovaro-britanike, morri për modelin e flokëve dhe grimin e saj me shumë stil.

Rexha kishte veshur një kostum të zi të kombinuar në mënyrë të përkryer me një bluzë të brendshme në formë të rrjetës, dhe duke e ofruar kështu një dukje elegante dhe të mprehtë. Rexha po ashtu e prezantoi një shpërblim gjatë mbrëmjes, krahas yllit të muzikës Shania Twain.

Në anën tjetër Njomza, kishte zgjedhur që të përshtatej me qilimin e kësaj ceremonie, duke e veshur një fustan tejet tërheqës ngjyrë të kuqe, të kombinuar me një palë sandale me rripa. / KultPlus.com

“The Voice” në Amerikë bën bashkë Dua Lipën dhe Bebe Rexhën në një skuadër

Këngëtaret e famshme shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa do të jenë në edicionin e ardhshëm të spektaklit të madh të talenteve “The Voice” në Amerikë .

Bebe Rexha dhe Dua Lipa do të jenë ndihmës-trajnere në një nga skuadrat e “The Voice” në Amerikë.

Bebe Rexha (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Përkatësisht ato do të jenë pjesë e skuadrës së ashtuquajtur “Blake” në edicionin e “The Voice”.

Dua Lipa (Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)

Pjesë e kësaj skuadre do të jenë edhe këngëtarja tjetër e famshme, Ella Mai, dhe grupi i njohu i vëllezërve, Jonas Brothers.

Ka qenë Bebe Rexha, ajo e cila ndau me fansat e saj në Facebook disa fotografi të kolegëve të saj, me të cilët do të bëjë rrugëtimin e saj në “The Voice”.

“Skuadra Blake, përpara!”, shkroi Rexha.

Mesa duket kjo eksperiencë do t’i afrojë edhe më tepër mes vete dy artistet që kanë origjinë shqiptare, dhe që janë mike të mira me njëra-tjetrën e kanë krenuar shqiptarët anë e mbanë globit me sukseset e tyre të shumta. /KultPlus.com

Dua Lipa me dy nominime për çmimet “NME”

Është bërë e ditur lista e plotë e të nominuarve të sivjetmë për çmimet “NME”, dhe e nominuar në dy kategori të rëndësishme të mbrëmjes është edhe këngëtarja kosovaro-britanike, Dua Lipa.

Ylli i muzikës pop, ka arritur të fitojë nominim në kategoritë, “Kënga më e mirë në botë” dhe “Kënga më e mirë britanike”, për hitin e saj të fundit “Don’t Start Now”, raporton Koha.net.

Lajmin për këtë sukses, Lipa e ka ndarë edhe me 38 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Në mesin e yjeve të tjerë të nominuar për këto shpërblime janë: Slowthai, The 1975, Yungblud, Billie Eilish, AJ Tracey, FKA twigs, Lizzo, Cardi B, Charli XCX, Foals, Stormzy dhe Lana Del Rey.

Çmimet “NME” i nderojnë më të mirët në muzikë, film, televizion dhe kulturë, ndërsa ceremonia e ndarjes së shpërblimeve do të mbahet më 12 shkurt të këtij viti, në arenën “O2 Academy Brixton” në Londër. / KultPlus.com

Dua Lipa, shqiptarja e parë që arrin 2 miliardë klikime në Youtube

Dua Lipa tash së fundi është bërë shqiptarja e parë që ka arritur t’i ketë 2 miliardë klikime vetëm me një video në Youtube, shkruan KultPlus

”New Rules”, hiti i këngëtares shqiptare, ka arritur që të hyjë në listën e ngushtë të këngëve që kanë mbi 2 miliardë klikime në Youtube.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Instagram.

”Ju falenderoj shumë për përkrahjen dhe dashurinë. Kjo është një çmenduri”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

Videoklipi i këngës së famshme është shikuar e komentuar shumë dhe kënga vazhdon të dëgjohet akoma edhe gati 3 vite pas publikimit.

Videoja ka 10 milionë pëlqime, 315 mijë komente deri tani, numër ky që po vazhdon të rritet.

“New Rules” është publikuar si këngë në albumin e parë të këngëtares, një këngë që i ka sjellë suksesin e madh albumit dhe artistes, duke e bërë të njohur në të gjithë botën. / KultPlus.com


Fondacioni “Sunny Hill” hap konkurs për të rinj nga Kosova për masterklasë në ShBA


Fondacioni “Sunny Hill” është në partneritet me Institutin e Arteve dhe Inovacionit OCS për të pritur 3 artistë të rinj nga Kosova për një kurs 4-javor dhe masterklasë në Los Angeles – California, përcjellë KultPlus.

Fondacioni “Sunny Hill” është në kërkim të këngëtares, producentit dhe interpretuesit më të mirë të ri në Kosovë.

Nëse jeni midis moshës 13 dhe 17 vjeç dhe besoni se keni një karrierë në industrinë e muzikës dhe tashmë po bëni diçka në lidhje me të, ju duhet të aplikoni këtu. Nëse shkruani këngë origjinale ose prodhoni kopertina të artistëve të tjerë ose jeni një interpretues, mund të shkoni në LA, menjëherë në shkurt të vitit 2020

Pasi të plotësoni formularin dhe të ngarkoni materialet tuaja, tregoni diçka për ju me disa fjalë: pse duhet të zgjedheni për këtë kurs dhe çfarë ju veçon nga të tjerët.

Talentet e reja do të zgjidhen nga Alyssa Lein Smith nga Quincy Jones Productions, Ulla Sjöström nga Musikmakarna dhe Mary Kay Altizer nga OCS Institute of Art and Innovation. Ata do të kalojnë 1 muaj në Los Angeles, 2 javë do ti dedikohen krijimit të shkrimit të këngëve, prodhim, interpretim në Institutin e ri të OCS të Arteve dhe Inovacionit në Westlake Village dhe 2 javë të tjera do të shfrytëzohen në kryeqytetin argëtues të botës në Hollywood të organizuara nga Gezim Gashi i cili do të jetë mentori dhe kujdestari ligjor për 3 fituesit.

 Fituesit do të kalojnë kohën me Alyssa Lein Smith dhe do të ekspozohen në A&R të Quincy Jones Productions, si dhe do të marrin një klasë unike dhe master brenda në industrinë e argëtimit.

Turneu në studio dhe takimi me Rami Yacoub, kantautor dhe producent, hit-krijues për Ariana Grande, One Direction, Demi Lovato. Talentet e rinj të Kosovës do të takojnë Ulla Sjöström dhe Musikmakarna, shkolla numër një e shkrimeve të këngëve në botë, një klasë masteri se si të merrni mjetet dhe njohuritë për të shkruar këngë bashkëkohore.

Afati i fundit për aplikime është 20 janar 2020.

Ky është linku ku mund të aplikoni: http://sunnyhillfoundation.org/project/sunny-hill-foundation-is-looking-for-the-best-songwriter-producer-and-performer-in-kosovo/?fbclid=IwAR0gJF8VvcYRmOksnPDUOtk0pT0diosGbZBDmLq1XjRhiWH60P8O1YT8Ncw / KultPlus.com

Dua Lipa me performancë speciale në Sanremo

Minuta më parë, gazeta e njohur ‘Esctra’ ka treguar se këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, do të performojë në festivalin ”Sanremo 2020” krah figurave më të rëndësishme në Itali.


Ajo është bashkë me shumë figura të njohura si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno dhe shumë të tjera.


Kujtojmë se pas shumë sukseseve ndërkombëtare, për Dua Lipën ky është një tjetër sukses i madh. /KultPlus.com

Eli Selmani sjell coverin e këngës “Colors” të Mahalia – Sober (VIDEO)

Dashuria për artin për 21 vjeçaren Eli Selmani nuk është e kufizuar. Përveç këngës, ajo në vete ka edhe dashurinë për pikturën, madje kjo e ka shtyrë që edhe studimet ti vazhdojë për arkitekturë, shkruan KultPlus.

Eli filloj të këndoj qysh në moshë të re, por tani talentin e saj ajo do ta shpalos edhe para të tjerëve.

Për të njoftuar publikun me zërin e saj, Eli ka sjell një cover të këngës “A colors show” të artistes Mahalia – Sober, duke bashkëpunuar me “Analog studios”.

Coveri i saj ka filluar të pëlqehet, madje zëri i saj po krahasohet me atë të Dua Lipës. Kjo e ka shtyrë Elin të premtojë që do të sjell të tjera këngë në vazhdim, por nuk e përjashton mundësinë që shumë shpejt të startojë me një këngë origjinale të sajën. / KultPlus.com

Dua Lipa sjell klipin e versionit ‘live’ të këngës ‘Don’t Start Now’ (VIDEO)

Nëntorin e vitit të kaluar Dua publikoi klipin e këngës ”Don’t start now”, këngë kjo që numëron miliona klikime në kanalin e Youtube, shkruan KultPlus.

Kënga u dëgjua shumë dhe u pëlqye edhe nga fansat e këngëtares.

Ndërsa, sot, Dua ka sjellur një version tjetër të kësaj këngë. ”Don’t start now” vjen në versionin ‘live’, por me videoklip.

Bashkangjitur gjeni videon e këngës. / KultPlus.com

Dua Lipa, ylli botëror që nuk e harroi asnjëherë Kosovën

Xhemile Hysenaj

Viti që lam pas padyshim se ka qenë një vit tejet i suksesshëm për Dua Lipën. Ka qenë pjesëmarrëse në shumë koncerte e festivale, ka qenë fytyra e shumë brendeve të njohura botërore, ka fituar shumë çmime dhe ka qenë fytyra e shumë revistave të njohura, shkruan KultPlus.

Vitin 2019 këngëtarja e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë një prej fytyrave që ekspozoheshin në sheshin e njohur të New Yorkut, Times Square. Ku ndër të tjerash përmendej edhe emri i Kosovës.

“Artistja më e mirë e re 2019. Nga Kosova në Britani të Madhe, drejt nominimit për artisten më të mirë të re. Dua Lipa”, shkruhet në reklamat e hapësirës më të njohur në botë.

Këngëtarja më pas plasoi këngën e saj ”Swan Song”, këngë kjo që gëzoi shumë sukses dhe miliona klikime në Youtube.

Në fillim të muajit shkurt, Dua Lipa, u bë fituese e dy çmimeve Grammy, duke u bërë shqiptarja e parë që fiton Grammy,

Çmimin e parë e fitoi në kategorinë “Best Dance”, për të vazhduar më vonë edhe më çmimin e dytë, atë në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”.
Emocionet e Duas në momentin që është shpallur fituese sigurisht se ishin të papërshkruara, por ajo gjithçka e përmbledhi me një status në Facebook. “Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, thotë ajo në statusin e saj.

Mirëpo sukseset e këngëtares sigurisht se veçsa kishin filluar. Dua menjëherë pas Grammy-t hyri në mesin e shumë yjeve botërore në muzeun ”Madame Tussauds” në Londër. Figura prej dylli e këngëtares nuk dallonte fare nga origjinali. Dua befasoi fansat e saj të mbledhur në muze ku pozonte para figurës së saj. Vetëm pak ditë më pas ajo do të fitonte ”Brish Single”me këngën ”One Kiss” të cilën e kishte në bashkëpunim me Calvin Harris.

“Brish Single” me këngën “One Kiss” të realizuar së bashku me Calvin Harris.

Dua Lipa nuk ka lënë anas asnjëherë inkuadrimin e saj në kauza të ndryshme të shoqërisë, sidomos ato feministe dhe ato të komunitetit LGBT, ku këngëtarja shqiptare gjithmonë shfaq përkrahjen e saj.

Në Mars të vitit 2019 ajo u bë pjesë e ”Global Feminism”, për të cilin ka thënë se ndihet e inspiruar për të përkrahur gratë në gjithë botën.
”Faleminderit Annie Lenox që më ke ftuar për të qenë pjesë e filmit që i ndihmon çdokujt që t’i kuptojë vështirësitë me të cilat vajzat dhe gratë përballen çdo ditë”, ka shkruar ndër të tjera Lipa.

Menjëherë në filim të muajit prill, Lipa udhëtoi për tre ditë në Liban në një mision humanitar në bashkëpunim me UNICEF-in, ku organizoi shumë aktivitete për fëmijët refugjatë atje.

“Unë kam pasur eksperiencën më të madhe gjatë qëndrimit në Lebanon, tri ditët e fundit, duke takuar fëmijë në vendbanime refugjate dhe trajnimin e të rinjve dhe programet e ndërtimit të aftësive. Unë në veçanti dëshiroi të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëz të përshtaten me çdo rrethanë për të cilën janë futur për shkak të konflikteve. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend për të qenë në gjendje të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencial të plotë. Unë gjithmonë besoj tek fëmijët pasi ata janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ishte një përvojë emocionuese por shpresëdhënëse, pasi këta fëmijë ende qeshin. Unë i kam përjetuar të gjitha aktivitetet dhe mundësit që UNICEF u jep të rinjve që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të luftës në Siri dhe është mirë të shohim se këta fëmijë kanë një komunitet ku ndihen të sigurt dhe të mbrojtur”, ka shkruar Lipa për qëndrimin e saj në Liban.

Muaji maj ishte paksa i heshtur për këngëtaren, mirëpo ajo në qershor u kthye fuqishëm, duke u bërë artistja e parë femër në histori që ka tri këngë të dëgjuara mbi 800 milion herë në Spotify

Këtë sukses, Dua Lipa e arriti falë tri këngëve të saj shumë të suksesshme dhe të dëgjuara si: “New Rules, “One Kiss” (bashkëpunim me Calvin Harris), dhe “IDGAF”.

Ndërsa menjëherë në korrik, në “02 Silver Clef Awards”,këngëtarja fitoi çmimin “Artistja më e mirë femër”.

Në fillim të gushtit, Dua u bë imazhi i parfumit të njohur botëror YSL BEAUTY. Dua menjëherë pas kësaj është shprehur se ndjehet shumë e lumtur që më në fund po e zbulon aromën më të re të nxjerrur nga kjo markë.

Ajo që do të shënonte këtë vit, sidomos në raport me shtetin e Kosovës, do të ishte marrëveshja që këngëtarja nënshkroi për krijimin e Sunny Hill Academy në Prishtinë. Marrëveshje kjo e cila u bë kur këngëtarja erdhi për festivalin ”Synny Hill”, që tashmë është bërë një traditë.

Dua Lipa u shpreh se, kjo ka qenë një ëndërr e madhe e saj, të ketë një vend apo një qendër ku të rinjt mund të shprehin talentin e tyre, dhe tash që kjo ëndërr po bëhet realitet, une ndihem shumë krenare pasiqë është një projekt shumë i madh për të cilin unë jam e apasionuar ‘’ëe dream big’’, deklaro ajo në konferencën e mbajtur me 1 gusht.

Për një lajm tjetër të rëndësishëm, ishte i ftuar edhe Gëzim Gashi, i cili deklaroi se Sunny Hill Foundation ka ndarë fondin prej 150 mijë eurosh për të jetësuar Qendrën Kulturore e cila do të funksionalizohet gjatë vitit tjetër. Ky është bashkëpunimi i parë në mes të Sunny Hill Foundation dhe Oaks Christian School dhe Institute of Arts and Innovation përfaqësues nga Gëzim Gashi. Tre të rinj nga Kosova do të kenë mundësi që gjatë vitit 2020 të udhëtojnë për Amerikë, si pjesë e Quincy Jones Production dhe Institute of Arts and Innovation.

Sunny Hill filloi dhe këngëtarë të ndryshëm të njohur ndërkombëtarisht ishin të pranishëm. Dua Lipa e cila për këtë vit nuk kishte konfirmuar se do të performonte, fansat e saj i surprizoi duke performuar me këngën ”One Kiss”, në bashkëpunim me Calvin Harris.

Më pas në shtator Dua promovoi koleksionin e markës ”Pepe Jeans London”, të cilin e kishte paraljmëruar shumë kohë më parë.
Pak kohë mas këtij promovimi, Dua do të bëhej imazh i revistës ”The Face”. Këngëtarja publikoi një video, në të cilën u shfaq e veshur me fustan të zi dhe çorape të verdha.

Dua thotë në video se muzika në vitin 2019 ka të bëjë me gratë, të duan, të shpërndajnë dashuri dhe të dashurohen. “The Face Magazine” është revistë mujore, e cila ka të bëjë me muzikën, modën dhe kulturën. Duke u bërë menjëherë edhe imazh i revistës më të njohur në botë, revistës ”Vouge”.

Në tetor të viti të lamë pas, Dua mbajti ligjëratë në Universitetin e Kembrixhit, ku kërkonte të thyhen normat gjinore.

Ajo e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në llogarinë e saj personale në instagram. “Të hënën isha në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit për ta mbajtur një fjalim në lidhje me atë se çfarë të bën të pëlqyer si grua e re në industrinë e muzikës, veçanërisht në medie dhe medie sociale. Po ashtu diskutuam rreth asaj se çfarë mund të bëjmë për ta bërë ndryshimin e mirëpritur si shoqëri për t’i thyer normat gjinore. Prindërit e mi ishin të lumtur që më në fund unë ia dola mbanë”, shkruante Dua.

Në nëntor, Dua ishte këngëtarja që bëri hapjen solemne të ”MTV Europe Music Awards”, organizim ky që u mbajt në Sevillë.
Këngëtarja shqiptare interpretoi këngën e saj më të re ‘Dont start now’ me një koreografi të shkëlqyer ku u përcoll nga një grup valltarësh, me të cilët ‘elektrizuan’ të pranishmit.

Vitin 2019 këngëtarja e nisi duke zënë një hapësirë ne sheshin Times Square, mirëpo kjo nuk do të ishte hera e fundit që fytyra e këngëtares do të zinte vend në sheshin e famshëm
Kësaj radhe, Dua u shfaq sërish në mes New Yorkut, në ekranet gjigante të Times Square, këtë herë nga platforma digjitale, YouTube.

“Faleminderit YouTube që më keni vendosur në Times Square. Don’t Start Now tashmë është publikuar”, ka shkruar mes të tjerash këngëtarja Lipa.

Ndërkohë, nga 50 këngët për muajin nëntor, prestigjiozja The Guardian rekomandonte të parën “Don’t Start Now” të Dua Lipës, e cila tashmë është shndërruar në një hit nga fansat e saj.

Në po këtë muaj, këngëtarja do të performonte edhe në skenën e madhe të AMA-së, një performancë kjo që u komentua shumë në rrjete sociale si një nga performancat më të fuqishme të Dua Lipës.
Kjo performancë e Dua Lipës është mbajtur në Microsoft Theater, në Los Anxhelos, ku kanë performuar edhe shumë yje të tjera botërore.
Dua Lipa është paraqitur me këngën “Don’t Start Now”.

Tragjedia e fundit në Shqipëri që preku botën, bëri që edhe Dua Lipa të marrë iniciativë në atë drejtim.
Në fillim ajo rrinte e heshtur, duke bërë që të kritikohej shumë për neglizhencës e saj. Mirëpo nuk shkoi shumë dhe Dua reagoi duke thënë se cdo moment që kalon është një humbje e madhe prandaj ajo ka vendosur të reagoj.
“Përpos donacionit tim dhe të familjes sime, jam bashkuar me Kujtimin dhe Arbenin nga BOND.NYC që të krijojmë rrobat dhe materiale të cilat do të shiten në tërë botën dhe i tërë fitimi do të shkojë për ata që janë prekur nga tërmeti. Të gjitha të hollat do të shkojnë në llogaritë zyrtare të Qeverisë së Shqipërisë, me të cilët ishim në kontakt falë shoqërisë sonë në Prishtinë” kishte reaguar në Instagram këngëtarja Dua Lipa.
BOND.NYC është kompani që merret me veshmbathje dhe kryesisht maica apo duksa dhe veshmbathje tjera që kushtojnë shtrenjtë.

E kështu, me suksese që kapën majat e karrierës së saj, Dua përmbylli këtë vit, duke qenë shumë optimiste për suksese edhe më të mëdha në vitin 2020.
Dua Lipa, nuk harron asnjëherë të tregojë se sa krenare është për prejardhjen e saj kosovare dhe se sa shumë e don vendin e saj. / KultPlus.com

Dua Lipa shkëlqen në Mnet Asian Music Awards

Mnet Asian Music Awards 2019 konsiderohet të jetë një prej netëve më të mëdha në botën e pop-it.

Dhe disa nga yjet më të mëdhenj të muzikës u siguruan të marrin vëmendje, pasi tapeti i kuq mburrej me fuqinë e yjeve përpara ceremonisë në Nagoya Dome në Japoni.

Grupi BTS mori disa nga gëzimet më të mëdha të natës ndërsa këngëtarët Boy With Luv u tërhoqën si zakonisht me stilin e tyre unik. Jin shënoi ditëlindjen e 27-të duke veshur kapelën e tortës rozë dhe qirinj që J-Hope solli për vete, duke bashkuar veshjet e kokës me një bluzë, këmishë dhe xhinse.

Një tjetër artiste që tërhoqi vëmendje në evenimentin e njohur është edhe Dua Lipa, teksa bëri një paraqitje të papritur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, dhe dukej si një kukull në një fustan të shkurtër rozë të ndritshëm.

Këngëtarja britanike më vonë performoi këngën e saj të re “Don’t Start Now”, e cila tashmë ka arritur të grumbullojë mbi 55 milionë klikime.

Në fotografitë që 24-vjeçarja publikoi në rrjetet sociale, ajo shfaqet e mahnitshme e tëra në rozë duke vënë në pah fizikun e saj joshës.

“Vajza në çmimet e Mnet Asian Music”, ka shkruar krahas fotografive ylli shqiptar.Kjo nuk është hera e parë që Dua komentohet për paraqitjet atraktive, pasi thuajse në çdo eveniment zgjedh dukje të veçantë. /KultPlus.com


Dalin në shitje, këto janë bluzat e dizajnuara nga Dua Lipa për të ndihmuar Shqipërinë

Kanë dalë në shitje bluzat që janë dizajnuar nga Dua Lipa, fitimet nga shitjet e të cilave do të shkojnë për të ndimuar të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është një prej personazheve të njohur të ekranit që është duke mbledhur fonde për t’ju ardhur në ndihmë shqiptarëve.

Këngëtarja ka treguar se ka zgjedhur të mbledhë të ardhura nëpërmjet shitjes së një bluzave që tregojnë edhe kauzën e vendit tonë.

Pak më parë Dua ka zbuluar edhe dizajnin e bluzës, e cila duket të jetë bërë me kujdes. Në pjesën e pasme qëndron emri i këngëtares dhe më poshtë krijohet një rreth me fjalët : Pray for Albania (Lutuni për Shqipërinë).

Kjo bluzë shitet për 45 dollarë dhe vjen në sasi të limituar.

Me të ardhurat e grumbulluara Dua do të ndihmojë familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këtu mund të blini bluzën.