Ceremonia e ndarjes së çmimeve “BRIT 2019” ishte një ngjarje e rëndësishme dhe një nga fituesit ishte edhe Dua Lipa.
Ajo ka marrë vëmendjen e mediave vendore për dukjen fantastike gjatë mbrëmjes së kaluar në Londër.
Shumëkush mendon se zgjedhja e fustanit të kaltër me shumë yje mund të ishte politike – edhe nëse ishte e rastësishme.
Dua Lipa nuk mungoi sivjet në “Brit Awards” (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)
Duket se shikuesit mendonin se veshja e saj dukej si Flamuri Evropian, i cili duket si përgjigje kundër klimës aktuale të Brexit, shkruan e përditshmja britanike, express.co.uk.
Disa prej komentuesve shkruanin se veshja e saj e kaltër me yje të bardhë i referohen flamurit të vendlindjes së saj, Kosovës.
Ndërkohë, këngëtarja 23-vjeçare është shpërblyer me çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit” në saje të këngës “One Kiss”, të cilën e solli në bashkëpunim me Calvin Harrisin.
Ndryshe, Dua së fundi ka bërë të ditur se ka arritur shifrat prej dhjetë milionë abonuesve në kanalin e YouTubes. /KultPlus.com
Viti 2019 i ka filluar mbarë këngëtares Dua Lipa. Ajo gjatë këtij muaji fitoi disa çmime dhe ka hyri në histori duke u bërë shqiptarja e parë që fiton Grammy.
Lipa e cila ishte e nominuar katër herë në Brit Awards 2019 , sonte rrëmbeu çmimin “Brish Single” me këngën “One Kiss” të realizuar së bashku me Calvin Harris.
Mirëpo disa ditë më parë ajo bëri histori në ceremoninë prestigjioze Grammy duke u bërë shqiptarja e parë që fiton një çmim të tillë. Lipa, çmimin e parë e fitoi në kategorinë “Best Dance”, duke e marrë çmimin e parë “Grammy” në karrierë, për të vazhduar më vonë edhe më çmimin e dytë, atë në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”./ KultPlus.com
Sonte është duke u mbajtur ceremonia Brit Award
në Londër. E pranishme është edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa e cila është
edhe e nominuar katër herë.
Dua Lipa është paraqitur në tepihun e kuq me një fustan i cili është ndarë në dy pjesë. KultPlus.com
Ylli i muzikës pop e ka botën në dorë pasi është bërë artistja më e nominuar në Brits Awards për të dytin vit radhazi – kështu e nis artikullin The Sun për këngëtaren e famshme shqiptare.
Ajo po ashtu i fitoi dy çmime Grammy të dielën e kaluar, është shpallur artistja më e dëgjuar e vitit 2018, ndërsa të premten u bë me figurë dylli në Madame Tussaud të Londrës.
Por – vazhdon artikulli – mund të themi se derisa Dua ishte duke shkruar dhe realizuar muzikën e saj, 23-vjeçarja jetonte me familjen e saj në një banesë të ngushtë në Londër.
The Sun on Sunday ka kontaktuar me miqtë e këngëtares dhe ish-fqinjët e saj për të biseduar lidhur me rrugëtimin e jashtëzakonshëm të vajzës së refugjatëve nga Kosova drejt famës. Fama e të cilës padyshim se do të rritet pas ceremonisë së Brit Awards që zhvillohet të mërkurën.
Siç thuhet në artikull, shoqja e saj Zana Veseli, të cilën Dua e ka njohur që nga fëmijëria, ka thënë se fama nuk e ka ndryshuar këngëtaren e bukur.
Dua i fitoi dy çmime Grammy këtë edicion (Foto: Amanda Edwards/Getty Images/Guliver)
“Dua është personi i njëjtë që ka qenë gjithmonë. Gjatë gjithë jetës ka dashur të bëhet yll i muzikës pop. Është e mrekullueshme që po fiton aq shumë çmime”, citohet të ketë thënë Zana.
Fqinja 55-vjeçare, Ana Antunes, ka treguar se e kishte parë Duan duke u kthyer në banesën tredhomëshe pas ndejave të ndryshme.Dua jetonte në një banesë në Londrën Veriperëndimore (Foto: Oliver Dixon – The Sun)
Më tej, The Sun tregon për largimin e familjes së Duas nga Kosova në vitin 1992, si pasojë e shtypjes së popullatës shqiptare nga regjimi serb, si edhe për gjyshin e saj, Seit Lipa (që ka vdekur në vitin 1999), i cili ka qenë kreu i Institutit të Historisë, refuzimin e tij për t’i rishkruar librat e historisë dhe largimin nga puna.
“Ishte një periudhë shumë e frikshme. I mbyllën të gjitha shkollat dhe mediat. Secili akademik ishte shënjestër. Njerëzit zhdukeshin. Familja ishte në rrezik. Ata duhej të iknin”, citohet të ketë thënë kompozitori dhe miku i familjes, Florent Boshnjaku.T
Dua lindi në vitin 1995, tre vite pasi prindërit e saj kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar dhe u vendosën në kryeqytetin britanik. Prindërit e saj punonin nëpër kafene dhe bare, ndërsa në mbrëmje, babai i saj shkonte në kurse biznesi, derisa nëna e këngëtares mësonte për udhëtime dhe turizëm.
Kur Dua ishte 11 vjeçe (2006) dhe lufta në Kosovë kishte kohë që kishte mbaruar, familja e saj u kthye në shtëpi. Mirëpo, katër vite më pas, këngëtarja u kthye në Londër për të jetuar me një shoqe. Krahas shkollës së mesme, në fundjavë ajo shkonte në një shkollë teatri.
“Akoma më kujtohet kur më tha se do të kthehej në Londër. Më tha se donte të shkojë në shkollë dhe të punonte si modele. Nuk besoja se mund të qëndronte më shumë se një muaj, ishte akoma një vajzë e vogël…”, ka treguar shoqja e saj, Zana.
Por, Dua ishte e përkushtuar, e talentuar dhe fokus kryesor e kishte muzikën. “Kur shkonim për pushime në Mal të Zi, këndonim me furçat e flokëve. Këndonte aq shumë, saqë më duhej t’i kërkoja të ndalej”, ka thënë më tej shoqja e saj.
Familja e Duas u kthye në Londër në vitin 2012 dhe ajo u vendos me ta në banesën në West Hampstead, e cila ishte shtëpia e tyre deri në mars të vitit të kaluar. Ajo dhe familja e saj tash kanë një shtëpi luksoze në Kilburn të Londrës Veriore.
Dua fitoi dy çmime në ‘Brit Awards 2018’ (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)
Përmes YouTube drejt majës
Vera 2009: Filloi të publikojë versione (‘cover’) të këngëve në YouTube
Gusht 2015: Lanson këngën e parë, “New Love”
Qershor 2017: Performon në Glastonbury
Korrik 2017: “New Rules” nga albumi “Dua Lipa” bëhet kënga e parë që kryeson në top-lista
Shkurt 2018: Pesë nominime në Brit Awards, më shumë se kushdo tjetër – i fiton dy
Dhjetor 2018: Bashkëpunimi me Calvin Harris, “One Kiss”, është kënga më e shitur e vitit 2018
Janar 2019: Katër nominime në Brit Awards
Shkurt 2019: Fiton dy çmime Grammy
Ishte viti 2015 kur një producent e kishte dëgjuar në YouTube versionin e Duas të këngës “Cocoa Butter Kisses” nga Chance The Rapper dhe më pas ajo nënshkroi për Warner Music Group.
Dy vite më pas u lansua albumi i saj i parë (“Dua Lipa”) dhe u përfshi në shumë top-lista me këngët e suksesshme, si “Be The One” dhe “New Rules” që u rendit e para. Në vitin e kaluar, ajo u kurorëzua si artistja britanike më e mirë solo dhe zbulimi i vitit në Brit Awards.
Hitet më të vonshme, “One Kiss” me Calvin Harris dhe “IDGAF” janë nominuar për këngën më të mirë britanike dhe videon më të mirë për ceremoninë e të mërkurës (20 shkurt).
Në vitin 2017, ajo kishte përfituar dy milionë funte (2.3 milionë euro), për dallim nga viti 2015 kur kishte përfituar vetëm 11.000 funte (12.570 euro).
Këngët që po shndërrohen në hite, dukja e zjarrtë dhe pamja emblemë prej një zeshkaneje, i kanë ndihmuar që krijojë një bazë të fuqishme të fansave, ndërkohë që është në lidhje me modelin dhe shefin e kuzhinës, 32-vjeçarin Isaac Carew.
Jam shumë krenare për gjithçka që ka arritur pa ndryshuar aspak. Ndihem krenare që e quaj shoqja ime më e mirë”, ka shtuar Zana. /Telegrafi/ KultPlus.com
Këngëtarja Dua Lipa triumfoi me dy çmime në ceremoninë e madhe muzikore Grammy Awards, që u mbajt të dielën.
Mandatory Credit: Photo by Chelsea Lauren/REX/Shutterstock (10095021ah)
Dua Lipa – Best New Artist, Best Dance Recording – ÔElectricityÕ
61st Annual Grammy Awards, Press Room, Los Angeles, USA – 10 Feb 2019
Dua Lipa fitoi dy çmime, përfshirë edhe një nga çmimet më të
rëndësishme të kësaj ceremonie “Best New Artist”, në këtë kategori ajo pat triumfuar edhe në
Brit Awards të vitit që e lamë pas, shkruan KultPlus.
Pas këtij suksesi të madh në Grammy, Dua Lipa ka mbledhur personat më të dashur rreth vetes për të festuar. Ajo së fundmi në rrjetet sociale ka postuar disa fotografi të darkës, ku shihen familja dhe miqtë e saj.
Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar në vitin 2018 në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi që
mban emrin e saj e që udhëhiqet nga hitet “New Rules” dhe “IDGAF, ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në
Spotify në SHBA në vitin e kaluar.
Karriera e saj ka nisur që në moshë të re dhe ngjashëm sikur
Justin Bieber, Shaën Mendes e shumtë të tjerë – duke publikuar në YouTube
versione të saj të këngëve të popullarizuara (që njihen si ‘cover’) – shkruan
Vanity Fair.
Pos muzikës, ajo është shndërruar edhe në një yll stili duke
zbukuruar ballinat e revistave të popullarizuara. Një prej tyre ka qenë edhe
versioni britanik i Vogue. Ndërkaq, me postimin e fotografive nga evenimentet e
ndryshme, në profilin e saj në Instagram ka arritur afro 26 milionë ndjekës.
Ajo ka kënduar vitin e kaluar në Kosovë, në kuadër të
Festivalit “Sunny Hill”, duke falënderuar vendin e saj për përkrahjen në
fillimet e saj ndërsa ka premtuar se do të kthehet përsëri në koncerte të
tjera. / KultPlus.com
Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit në arenën ndërkombëtare.
Këtë epitet bukuroshja jonë e përforcoi edhe gjatë 48 orëve të fundit duke u shpërblye me çmime për punë e palodhshme.
Këngëtarja prej ceremonisë së 61-të të ndarjes së çmimeve Grammy Awards u nda me dy trofe – “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Artisti më i mirë i ri”.
Ajo ka marrë shumë përgëzime prej miqve dhe familjarëve si dhe prej një prej artistëve më të mëdhenj të botës së shoubizit, Lady Gaga.
Kjo e fundit, sipas 23-vjeçares, i dhuroi një puthje zeshkanes sa që gati nuk ia ndali trurin së funksionuari.
“Gjithashtu, Lady Gaga më dhuroi një puthje kur po ngjitesha për të marrë çmimin “Artistja më e mirë e re” dhe ishte e mjaftueshme për të mu ndalur truri së funksionuari”, ka shkruar Dua në llogarinë personale në Twitter.
Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të jenë pjesë e albumit më të ri. /Telegrafi/ KultPlus.com
also @ladygaga blew me a kiss when i got up for best new artist and that was enough to stop my brain working— DUA LIPA (@DUALIPA) February 11, 2019
Sot trajneri i kampiones botërore në xhudo Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, ka publikuar një fotografi mjaft interesante.
Fotografia tregon Majlinda Kelmendin teksa jep një intervistë për televizionin japonez ndërsa në televizionin francez jepet lajmi për triumfin e Dua Lipës në ngjarjen më të rëndësishme botërorë të muzikës siç është Grammy.
Edhe vet Kuka, ka shkruar se ndihet i motivuar me këto pamje, teksa ka theksuar se të rinjtë shqiptarë po e pushtojnë botën
“Pamja ime sot në Hotel në Paris! Majlinda intervistë për Tv Japonez ndërsa në TV Francez po flitet për Dua Lipën Të rinjtë Shqiptar po pushtojnë Botën!:, ka shkruar Kuka./ Insajderi.com
Dua Lipa mbrëmë ka bërë historinë, ajo ka arritë të kurorëzohet me dy çmime Grammy, çmime këto që e fusin në këngëtarët më të suksesshëm në botë, shkruan KultPlus.
Dhe suksesi
i saj ka ardhur brenda viteve të fundit, sa që, ambasadori i Kosovës në Hagë,
kujton një moment sa ishte ambasador në Britaninë e Madhe.
“Fjalët janë
të tepërta për ta përshkruar ngritjen meteorike të vajzës sonë, Dua. Më
kujtohet korriku i vitit 2015, ceremonia e dekorimit të Rita Orës si ambasadore
nderi e Kosovës, në ambasadën në Londër. Aty kisha ftuar shumë personalitete të
shquara, në mesin e tyre edhe Duan, por ajo, në atë kohë, ishte tek në fillet e
para të karrierës muzikore, dhe prania e saj nuk qe vërejtur edhe aq shumë në
sallë. Prej atëherë ka kaluar jo më shumë se tri vite e gjysmë, dhe shih çfarë
suksesi në nivel botëror ka arritur Dua! Është gjë e mahnitshme! Të fitosh
Grammy për muzikë është pothuajse njësoj si të fitosh Oscar për film.
Faleminderit Dua, faleminderit familje e mrekullueshme e Duas, për këtë dhuratë kaq të çmueshme për të gjithë ne.”, ka shkruar Lirim Greiçevci./KultPlus.com
Mbrëmë është mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, ngjarje kjo që këtë vit ka bërë që Dua Lipën të jetë fituese e dy çmimeve prestigjioze. Ky fakt e ka gëzuar pa masë Duan por edhe të gjithë shqiptarët që po ndihen pafund krenarë me të, shkruan KultPlus.
Lipa ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime në ngjarjen kryesore muzikore në botë.
Lipa ka triumfuar në kategorinë “Kënga
më e mirë ritmike” dhe “Artisti më i mirë i ri”.
Krenarë për këtë sukses të artistes
shqiptare është ndierë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili është
shprehur që Kosova është me fat që në botë përfaqësohet nga emri i saj.
“Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd”, ka shkruar kryeministri.” / KultPlus.com
Këngëtarja me famë botërore e origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është bërë fituese e dy çmimeve Grammy. Kështu ajo ka shënuar histori, duke u bërë shqiptarja e parë që fiton Grammy.
Çmimin e parë e fitoi në kategorinë
“Best Dance”, duke e marrë çmimin e parë “Grammy” në karrierë, për të vazhduar
më vonë edhe më çmimin e dytë, atë në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”.
Ky është çmimi i dytë “Grammy” në karrierën e këngëtares 23-vjeçare.
Emocionet e Duas në momentin që është shpallur fituese janë të papërshkruara,
por ajo gjithçka e ka përmbledhur përmes një statusi në Facebook.
“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, ka shkruar Lipa në Instagram / KultPlus.com
Ka arritur edhe Dua Lipa në tapetin e kuq të ceremonisë së 61-të të Grammy Awards, shkruan KultPlus.
Dua Lipa veçse është shpërblyer me çmim në këtë ceremoni të
rëndësishme muzikore. Dua Lipa është këngëtarja e parë shqiptare fiton çmim në Grammy Awards.
Ajo është shpërblyer në kategorinë
‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me
dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson), shkruan KultPlus.
Ajo me këtë rast është shprehur tejet e lumtur dhe emocionuar
duke thënë se e ka të vështirë ta besoj.
Grammy është çmimi më i madh që një këngëtar mund të marrë në industrinë muzikore.
Dhe në 62-vjetorin e kësaj ngjarje të madhe muzikore janë
nominuar për herë të parë 21 artistë apo grupe, kurse mbrëmja do të moderohet
nga Alicia Keys.
Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar në vitin 2018 në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi që
mban emrin e saj e që udhëhiqet nga hitet “Neë Rules” dhe “IDGAF, ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në
Spotify në SHBA në vitin e kaluar.
Karriera e saj ka nisur që në moshë të re dhe ngjashëm sikur
Justin Bieber, Shaën Mendes e shumtë të tjerë – duke publikuar në YouTube
versione të saj të këngëve të popullarizuara (që njihen si ‘cover’) – shkruan
Vanity Fair.
Pos muzikës, ajo është shndërruar edhe në një yll stili duke
zbukuruar ballinat e revistave të popullarizuara. Një prej tyre ka qenë edhe
versioni britanik i Vogue. Ndërkaq, me postimin e fotografive nga evenimentet e
ndryshme, në profilin e saj në Instagram ka arritur afro 26 milionë ndjekës.
Ajo ka kënduar vitin e kaluar në Kosovë, në kuadër të
Festivalit “Sunny Hill”, duke falënderuar vendin e saj për përkrahjen në
fillimet e saj ndërsa ka premtuar se do të kthehet përsëri në koncerte të
tjera. / KultPlus.com
Bebe Rexha e Dua Lipa janë në mesin e të nominuarve për herë të parë në Grammy, percjell KultPlus.
Grammy është çmimi më i madh që një këngëtar mund të marrë në industrinë muzikore.
Dhe në 62-vjetorin e kësaj ngjarje të madhe muzikore janë nominuar për herë të parë 21 artistë apo grupe, mes tyre edhe këngëtaret e njohura shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Të dyja janë të nominuara në kategorinë “Best New Artist”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do zhvillohet mbrëmjen e së dielës (10 shkurt) dhe do transmetohet në CBS.
Shikoni listën e plotë:
1. Bad Bunny i nonimuar në kategorinë “Record of the Year” me këngën “I Like It”;
2. Chloe x Halle të nominuara në kategoritë “Best New Artist” dhe “Best Urban Contemporary Album” për albumin e tyre “The Kids Are Alright”;
3. Luke Combs në kategorinë “Best New Artist”;
4. Greta Van Fleet të nominuar në 3 kategori: “Best New Artist”, “Best Rock Performance” me këngën “Highway Tune” dhe “Best Rock Album” me albumin “From the Fires”;
5. H.E.R është nominuar në pesë kategori: “Best New Artist”, “Album of the Year” me “H.E.R.”, “Best R&B Performance” me “Best Part”, “Best R&B Song” me “Focus” dhe “Best R&B Album” me “H.E.R.”;
6. Dua Lipa në dy kategori: “Best New Artist” dhe “Best Dance Recording” me këngën “Electricity”;
7. Margo Price është nominuar në kategorinë “Best New Artist”;
8. Bebe Rexha është nominuar në kategoritë “Best New Artist” dhe “Best Country Duo/Group Performance” me këngën “Meant to Be”.
9. Jorja Smith është nominuar në kategorinë “Best New Artist”;
10. Post Malone është nominuar në katër kategori: “Record of the Year” me “Rockstar”, “Album of the Year” me “Beerbongs & Bentleys”, “Best Pop Solo Performance” me “Better Now” dhe “Best Rap/Sung Performance” me “Rockstar”;
11. Ella Mai është e nominuar në kategoritë “Song of the Year” dhe “Best R&B Song” me “Boo’d Up”;
12. Shawn Mendes është nominuar në kategoritë “Song of the Year” me “In My Blood” dhe “Best Pop Vocal Album” me “Shawn Mendes”;
13. 21 Savage është nominuar në kategoritë “Record of the Year” me “Rockstar” dhe “Best Rap/Sung Performance” me “Rockstar”;
14. Camila Campbello është nominuar në kategoritë “Best Pop Vocal Album” me “Camila” dhe “Best Pop Solo Performance” me “Havana (Live)”;
15. Mac Miller është nominuar në kategorinë “Best Rap Album” me “Swimming”;
16. Nipsey Hussle është nominuar në kategorinë “Best Rap Album” me “Victory Lap”;
17. Fever 333 është nominuar në kategorinë “Best Rock Performance” me “Made An America”;
18. Dan dhe Shay janë nominuar në kategorinë “Best Country Duo/Group Performance” me “Tequila”;
19. Florida Georgia Line është nominuar në kategorinë “Best Country Duo/Group Performance” me “Meant to Be”;
20. J Balvin është nominuar në kategorinë “Record of the Year” me “I Like It”;
21. Ashley Mcbryde është nominuar në kategorinë “Best Country Album” me “Girl Going Nowhere”./oranews
Nga Miley Cyrus e deri tek Gwyneth Paltrow, ka shumë fytyra publike të gjinisë femërore që nuk kanë frikë ta fshijnë makeup-in dhe me krenari ta shfaqin lëkurën e tyre natyrale.
E edhe pse shoqëria vazhdimisht vazhdon të thotë që femrat duken më të bukura me makeup, ata që mund ta vlerësojnë bukurinë e vërtetë e dinë se kjo është larg së vërtetës.
Për këtë arsye Bright Side ka bërë një listë disa të famshme që duken mahnitshëm edhe kur nuk kanë asnjë grimcë të makeup-it në fytyrë, në mesin e tyre edhe këngëtarja kosovare, Dua Lipa.
Vajzat shqiptare edhe një herë kanë rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e tyre
të radhës, kësaj radhe në një event shumë të rëndësishëm.
Bukuroshet shqiptare ishin prezente në
para-festën e Grammy Awards organizuar nga Clive Davis.
Në këtë para-festë ishin të ftuar emra
të njohur të skenës muzikore botërore, në vigjilje të ngjarjes më të madhe
muzikore.
Rita zgjodhi një fustan të bardhë në Jason Rembret, kurse ajo mahniti të gjithë me sharmin e elegancën, duke qenë biondja më e bukur e mbrëmjes Rita Ora nuk është e nominuar për asnjë çmim në Grammy, por të nominuara janë Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Këto dy të fundit mbrëmë shkëlqyen me dukjen e tyre. Dua Lipa kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë të kaltërt i cili i shkonte shumë dhe dukja e saj ishte shumë elegante, ndërsa Bebe Rexha e veshur në një fustan të kuq ka tërhequr gjithashtu vëmendje.
BEVERLY HILLS, CA – FEBRUARY 09: Dua Lipa attends The Recording Academy And Clive Davis’ 2019 Pre-GRAMMY Gala at The Beverly Hilton Hotel on February 9, 2019 in Beverly Hills, California. (Photo by Steve Granitz/WireImage)
Ceremonia e 61-të e Grammy Awards mbahet mëngjesin e të hënës sipas kohës tonë. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, së fundmi është bërë pjesë e projektit filmik “Alita: Battle Angel”.
Ajo është interpretuese e kolonës zanore të këtij filmi, e cila titullohet “Swan Song”, dhe është publikuar para një jave.
Filmi “Alita” pati premierën e tij të madhe para pak ditësh në Londër, gjersa në mbrëmjen e së martës, u dha premierë edhen ë Los Angeles, të Kalifornisë.
E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe vet këngëtarja shqiptare, e cila i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj.
Kështu është dukur këngëtarja shqiptare në promovimin e filmit “Alita: Battle Angel” në Los Angeles (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Dua shkoi në tapetin e kuq e veshur me një fustan të verdhë plot shkëlqim, i cili vinte mjaft mirë në pah linjat e saj të trupit.
Flokët e saj të zeza dhe të prera shkurt, vazhdojnë t’i japin asaj një freski në pamje, ndërsa duket edhe më elegante dhe tërheqëse në çdo paraqitje.
Disa prej këtyre imazheve, ajo i ndau edhe me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke thënë se ishte e ngazëllyer për premierën e këtij filmit në Hollywood.
Përndryshe, “Swan Song” është pëlqyer shumë nga fansat e saj, dhe në vetëm pak ditë pas publikimit ka kaluar shifrën e 10 milionë klikimeve në YouTube.
Në tërësi si projekt, ka marrë lëvdata dhe urime edhe nga shoqata të ndryshme, veçanërisht nga aktivistët e të sëmurëve me AIDS, pasi “Swan Song” është e inspiruar nga ata të cilët e luftojnë këtë sëmundje.
Dua Lipa, me dukje magjepsëse në premerën e “Alita”, në Los Angeles (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Javën e ardhshme, artistja Lipa do të prezantohet në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”, ku garon për dy çmime: atë të “Artistes së re më të mirë” dhe “Këngës më të mirë ritmike” për këngën “Electricity”, të kënduar në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.
Mbetet të shihet nëse këngëtarja shqiptare do të arrijë të fitojë ndonjërën nga këto çmime. /Telegrafi/ KultPlus.com
Këtë vit Dua Lipa është më e nominuara për “Brit Awards”, së bashku me Anne Marien me nga katër nominime, shkruan KultPlus.
Këngëtarja me prejardhje nga Prishtina, me këngët “IDGAF” si dhe
“One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, është nominuar në kategorinë
“British Single”.
Me këto dy këngë Lipa është nominuar edhe në kategorinë videoklipi më i mirë. Për këtë çmim është nominuar edhe Rita Ora me këngën “Let Me Love You”.
https://www.instagram.com/p/BtbuItAhAl2/
Por, Dua Lipa
përmes një statusi në Instagram është shprehur se është në garë me vetveten. Ajo
ka kërkuar votën tuaj.
“Jam duke garuar me veten! Votoni për British Artist Video
of The Year, tani është i hapur. Mund të votoni për mua duke bërë tweet
#BRITVIDDUALIPA dhe #BRITVIDCALVINDUA në Twitter, mund të votoni një herë
brenda 24 orëve, me një hashtag dhe fatkeqësisht RT nuk numërohen por ju lutem shpërndajeni
këtë dhe zgjedheni luftëtarin tuaj”, ka shkruar Lipa.
Ceremonia e “Brit Awards” do të mbahet të mërkurën, më 20 shkurt në “O2 Arena” të Londrës./ KultPlus.com
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka shpërthyer ndaj komenteve negative, duke kërkuar nga fansat që të merren me ndonjë gjë të mirë.
Duke thënë se janë sjellje të pahijshme krahasimet që u bëhen grave dhe rrudhave të tyre, Dua Lipa ka nisur të dielën duke u thënë fansave që të mos e ndjekin askënd në rrjete sociale, nëse ata s’i bëjnë të ndihen mirë apo rehat.
Në një seri postimesh, Lipa ka thënë se “shfrytëzojeni kohën të thuani/bëni diçka të mirë”.
“Ndoshta të bëni dallimin në jetën e dikujt për të mirë”, ka shtuar ajo.
Në fund Lipa ka thënë se edhe ajo “ka ndjenja sikur të gjithë të tjerët”. /KultPlus.com
Rekordi për Mozaikun më të madh me fara tashmë i takon artistit Alkent Pozhegu. Ishte mozaiku i tij me fara me portretin e Rita Orës që bëri që Pozhegu të futet në Librin e Rekordeve Guinness, shkruan KultPlus.
Mozaiku i cili shfaq imazhin e Rita Orës është 300 m² dhe është arritur duke përdorur misër, grurë, farë luledielli dhe fasule.
Për Alkent Pozhegun, ky ishte rekordi i dytë në Guinnes pas atij në vitin 2014 ku ai punoj një tjetër mozaik nga drithërat. Ky mozaik sportiv kishte dimensionet 20×25 m, me një hapësire 500 metra katrorë. Për këtë punim ai ka përdorur 2500 kilogramë drithëra për të krijuar emrat e dy futbollistëve – Messi dhe Ronaldo. Në mozaik janë edhe simbolet e klubeve Real Madrid dhe Barcelona.
Por Alkenti nuk e ka ndërmend të ndalet. Ai tashmë ka realizuar portretet e dy figurave të shquara të muzikës shqiptare. Atë të Dua Lipës dhe Shkëlzen Dolit.
Materiali me të cilin janë punuar këto portrete janë: fasule, farë luledielli, grurë dhe oriz, por si duket këto portrete janë realizuar në dimensione më të vogla dhe pa pretendimin që të thyejnë ndonjë rekord. /KultPlus.com
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, i ka lënë gojëhapur kritikët e modës, gazetarët e fotografët, si dhe adhuruesit e mbledhur përreth qilimit të kuq në Londër, të shtruar me rastin e premierës së filmit “Alita: Battle Angel”.
Dua, poashtu është përgjegjëse e kolonës zanore të këtij filmi me buxhet të lartë, “Swan Song”, këngë kjo e cila u publikua me videoklip, pak ditë më parë, raporton Express i KTV-së.
Në këtë premierë, Lipa u paraqit me të dashurin e saj Isaac Carew./ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e ka cituar gjithnjë me krenari prejardhjen e saj shqiptare.
Vetëm pak ditë më parë, në një prej “billboard”-ëve më të mëdhenj të muzikës në New York, u shfaq imazhi i këngëtares me mbishkrimin “Nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar për tu nominuar për çmimin Artistja e re më e mirë”, referuar nominimit të saj në Grammy.
Se është krenare me rrënjët e saj, këtë e vërteton edhe
fakti se mundohet të flasë gjithnjë shqip me fansat e saj shqiptarë, ashtu siç
bën në ambientet e saj familjare.
Së fundmi, Dua ka publikuar në InstaStory një video, ku
shfaqet teksa thërret vëllanë e saj, Gjinin, duke i thënë në shqip: “Oj Kosovë,
hajde këtu”.
Ndërkohë vëllai i këngëtares ishte i veshur me fanellën e
kombëtares, ku shfaqej edhe stema e shqiponjës dy-krenare.
Kjo video ka entuziazmuar në masë të madhe fansat e saj
shqiptarë, të cilët duan ta dëgjojnë atë sa më shumë duke folur në gjuhën
amtare.
Dua përndryshe vitin e kaluar ishte në Prishtinë, ku performoi për fansat e saj më datë 10 gusht, në festivalin “Sunny Hill”. /KultPlus.com
“Shpresojmë që ne të gjithë gjejmë një pjesë të vetes në
karakterin e Alitës dhe të shohim se ne kurrë nuk duhet të heqim dorë nga
beteja jonë kundër padrejtësive të botës”, ka shkruar Dua Lipa mbi personazhin
e Alita, ku kolonë zanore është pikërisht kënga e Dua Lipës.
“Alita: Battle Angel” është film që pritet të thyej shikueshmërinë, duke pas parasysh që për regjisor ka regjisorin e famshëm James Cameron, i njëjti që ka realizuar filmin “Titanic” dhe “Avatar”./KultPlus.com
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka vënë emrin e Kosovës në sheshin më të njohur në botë, “Times Square” në New York.
Falë suksesit të saj të jashtëzakonshëm më 2018, Lipa është e nominuar në kategorinë për Artisten më të mirë të re dhe Vallëzimin më të mirë, në “Grammy”.
“Artistja më e mirë e re 2019. Nga Kosova në Britani të Madhe, drejt nominimit për artisten më të mirë të re. Dua Lipa”, shkruhet në reklamat e hapësirës më të njohur në botë. /KultPlus.com