Festivali i Letërsisë”ZaNa” ka hapur thirrjen për poete dhe poetë nga komunitete të ndryshme të Kosovës të aplikojnë me 3-5 poezi dedikuar gruas në rolin e saj të shumfishtë, shkruan KultPlus.
Keni shkruar ndonjëherë poezi për nënën tuaj, për motrën, shoqen, të dashurën, vajzën, gruan, për zanat tuaja? Doni t’i ndani me ne?
Në kuadër të Festivalit të Letërsisë ZaNa, ftohen poete dhe poetë nga komunitete të ndryshme të Kosovës (mosha 18-35 vjeç/e), të aplikojnë me 3-5 poezi dedikuar gruas në rolin e saj të shumëfishtë.
Aplikimi bëhet duke dërguar poezitë në formatin Word në adresën elektronike: [email protected], më së largu deri më 17.01.2022.
Të përzgjedhurat/it do të jenë pjesëmarrës gjatë netëve poetike që do organizohen në Mitrovicë, e njëherit poezitë e tyre do të botohen në librin ZaNa.
Poezitë do të përzgjidhen nga një komision vlerësues në përbërje prej tre antarëve nga fusha e letërsisë e dramaturgjisë.
Edicioni i 2’të i Festivalit të Letërsisë ZaNa është përkrahur nga UNMIK. /KultPlus.com
Autoritetet shëndetësore në Qipro bëjnë me dije se kanë zbuluar një mutacion të ri të koronavirusit, i cili është një kombinim i varianteve Delta dhe Omicron dhe për këtë arsye ka marrë dhe emrin Deltacron.
Sipas profesorit të shkencave në Universitetin e Qipros, Leondios Kostrikis, deri në këto momente janë identifikuar 25 persona të infektuar me këtë variant, por është ende herët për të arritur në konkluzione rreth tij.
Kostrikis dhe ekipi i tij gjithashtu bëjnë me dije se rastet e të infektuarve më këtë variant janë më të shpeshta në mesin e pacientëve të shtruar në spital për Covid sesa pacientët që nuk janë shtruar në spital.
Sekuencat e 25 rasteve të Deltacron u dërguan në “Gisaid”, bazën e të dhënave ndërkombëtare të Institutit “Pasteur” në Paris që gjurmon ndryshimet në virus, më datë 7 janar. /KultPlus.com
Poezi nga Rabindranath Tagore Përktheu: Ag Apolloni
Eja ashtu si je, mos humb kohë me tualet, Nëse gërsheti t’është prishur, apo flokun s’e ke drejt, Nëse kordelin në bel s’e ke lidhur, nuk ka dert, Eja ashtu si je, mos humb kohë me tualet. Eja mbi bar me hapa të shpejtë, Nëse këmbët t’i njomë vesa, nëse mbetesh pa sandale, Nëse perlat të këputen nga xherdani, mos ki dert. Eja mbi bar me hapa të shpejtë.
A po i sheh retë duke u mbledhur në qiell? Varg lejlekët fluturojnë lart dhe era shpejton mbi shkurre. Kafshët të trembura nisen vrap në stane. A po i sheh retë duke u mbledhur në qiell?
Ti kot ndez llambën për t’u stolisur; ajo dridhet dhe e fikë era. E kush mund ta vërejë se bloza qepallën s’ta ka prekur? Se sytë i ke më të zi se retë e shiut? Ti kot ndez llambën për t’u stolisur; ajo dridhet dhe e fikë era.
Eja ashtu si je, mos u vono me tualet Nëse kurorën s’e ke thurur, s’ka dert? Nëse zinxhirin e dorës s’e ke lidhur, ashtu lëre. Është vonë; qielli u bë terr nga retë. Eja ashtu si je, mos u vono me tualet. /KultPlus.com
Faleminderit, o njeri i mirë, o At! N’perëndim jete, po ma mëson gjanë ma t’dhimbshme t’jetës: Gja muti paska qenë me ndie fort përgjatë jete, e me mendue, e me logjikue, e me derdhë djersë, e me veprue, si rrallë njeri!
Paska pas qenë e nevojshme, me jetue pa mendue, e me u knaqë, e me qenë për veten, tamam shok, tamam dashni!
Paska pas qenë e nevojshme, me jetue tuj mos ta ndie, për askend e për asgja!
Paska pas qenë e nevojshme, me qenë paksa prind, paksa njeri, por edhe derr ngapak, ngapak thi i egër, ngapak ujk, e nuk di ç’tjetër!
Paska pas qenë e nevojshme, me qenë i mençun qysh n’mote t’reja, e me e ba zap, disi, ndjenjën e mendjen, e mos me jetue tuj mendue, e tuj u frikue, e tuj u mundue, madje, as për Zogjt e Zemrës tande!…
Hahhhh! Plakun e shpisë duheshka ushqye, veç me shikim t’ambël e me Fjalë Zemre!
Kur t’ndodhka ramja, kur bie e plakesh, e rrudhesh e ligesh, askush, ma, s’ta futka për asgja!
Askush, ma, as pesë para nuk jepka, për mundin tand, për djersën tande, për lodhjen tande, për pleqninë tande, për sëmundjen tande, për gjendjen tande!
E ku mbet ma, e ku mbet ma, me t’u gjetë dikush, me t’ndejtë ngat, e me t’ushqye, e me t’gëzue me nji shikim t’ambël, a me nji fjalë zemre, a me t’dhanë, s’paku, nji gotë ujë, a nji krah mbështetjeje, n’Perëndimin e Vonë t’Ditës e t’Jetës!!!…
–Poezi e shkruar nga Shazim Mehmeti, njëra nga poezitë finaliste në konkursin mbarëkombëtar të poezisë ‘KultStrofa’, organizuar nga gazeta online për kulturë KultPlus./KultPlus.com
Me le t’i flas sonte, veç dy fjale, ndoshta i huazoj prej poetëve të mëdhenj a prej psalmeve biblike , ma të bukurat kangë. Prej atyne qi iu kapërthyen shpirtit prej lindjes deri në dekë, tuj mos ba kompromis me çastet e rëndomta të jetës, me peshën e saj mbytëse e kryqin e randë që kalb shpinat e kërrusuna të njerëzimit. Veç dy fjalë, punë sekondash aq sa zgjat mishi i puthitun ne mish, analogji e randomtë e puthjes, Aq sa zgjat pendesa jonë ndaj mëkatit e Zotit. ( Zoti asht i joni edhe pse ne s’ditëm me kenë të tijtë) Du me i thanë veç dy fjalë për atë çka iku e ma s’vjen, njëjtë si vegimet e nadjes që përziehen me andrrat ma të bukura, e na përshfaqen në thik të pragut të ditës, njatëherë kur duhet me u çu e lumtuninë me e kërkue në zgjandrra ( zor boll e di , paj njeriu rron për nji lumtuni krejt të vogël) Dy fjalë për ne që bashkuam shpinoret e u shtyem me vrik drejt kaheve të kundërta, Keshtu e ndertuem veten, njani – tjetrin botën tonë e kështu e shuajtëm gacën e parë të zjarrit që kurrë s’mori hov. Me këtë stof të murrmë e veshëm substancen e bërthamës sonë tuj dashtë, pa dashje e krejt pa dashje, tuj urrye Dhe lejuem friken, pezmin, dhimbjet, ngerdheshjet ta ndërtojnë kështjellën mbrenda nesh. Mure e mure të nalta që, s’na lanë as nji rreze dielli me depertue në anë, por veç syprina terri të ftohtë mbulue me heshtje. Nëse s’ia kam dalë me fol, e kam heshtë si gur Tash për krejt këtë pikëllim, Deshta me i thanë veç dy fjalë, n’se dikush ia mbrrin me e njoft vajin tem. Asht kanga jeme tashma, amaneti jem…
–Poezi e shkruar nga Liridon Mulaj, njëra nga poezitë finaliste në konkursin mbarëkombëtar të poezisë ‘KultStrofa’, organizuar nga gazeta online për kulturë KultPlus./KultPlus.com
Letra n’shishe, detit, s’kapërcen dot valën e parë. Poseidoni ka ba bè, Rrushe, mesazhi te ti mos me ardhë. Shtringatë m’i shtringatë, regjun ishujve plot ranë. Kam me i marr’ kambët e erës, peshë me e qu nji botë të tanë. Ira e shishes prej jashtë, letrës nuk i ban dam. Se zhylli qi udha ta hedhë me kashtë, s’e zhyt mrenën e lamë. Liria vjen me shishe; Liria vjen me copa; Liria vjen me copa letre; Ajo ashtë fjalë qi vjen me afishe, ashtë zemra e kallun e nji thjeshtre. Se s’ashtë i lir’ ai qi diamantë mban nën jastak, e as ai qi bubat i vlojnë nën shtrat. S’ashtë i lir’ kush ec mb’shtetun në parmak, as ai qi ashtë i mbushun shtat. Liria ashtë diku n’mes, shpirt. Diku n’mes ashtë liria, n’mes kamb’ve t’tua e kamb’ve t’mia.
–Poezi e shkruar nga Nikas Kaça, njëra nga poezitë finaliste në konkursin mbarëkombëtar të poezisë ‘KultStrofa’, organizuar nga gazeta online për kulturë KultPlus./KultPlus.com
Zbresim shkallët teposhtë në heshtje nga kati i shtatë Me bisht syni i shikojmë supet e njani tjetrit dhe siluetën e portreteve të ngrysuna nën dritën e paktë
Një kat më poshtë bajmë
një ngatërrim të hapave
dhe gati përfundojmë në përqafim të trembun E sforcojmë ecjen vertikale
dhe shikimin e rreptë
derisa shkelim të pestin
dhe të katërtin kat si dy armiq të rastësishëm
E shtrëngon çantën tuj m’pa si një rrëmbyes Kurse unë me qëllim nuk e shpejtoj hapin Arrimë tek i dyti tashmë të militarizuem
në mospërfillje
Zhurma e takeve t’ua e tradhëtojnë heshtjen e zemrave dhe shpeshtojnë frymëmarrjen Për herë të parë e shoh ngjyrën e syve të kaltër
Në përdhese gjithçka fashitet tokëzohen ndjenjat e trazueme dhe kujtimet se dikur të kisha njohur mirë Por tash maska e moshës na kishte tjetërsue
Ti vazhdon ma tutje e bindur se shpëtove nga një vardisës i mundshëm i bezdisshëm
Kurse unë vazhdova për në bodrum tek fletoret e moçme të kërkoj përshkrimin tim për portretin tand në rini
–Poezi e shkruar nga Afrim Demiri, njëra nga poezitë finaliste në konkursin mbarëkombëtar të poezisë ‘KultStrofa’, organizuar nga gazeta online për kulturë KultPlus./KultPlus.com
Kur thonjtë e dorës tem t’vogël janë mbush me dhe t’u lujt “tezesh” n’mahallë Kur dollapat janë mbush me kukullat e mia të bleme te “Shitoret e Kinezve” te Qafa E kur fustanin e synetisë e kam mbajt vesh 2 muj ditë rresht, Nuk jam kanë veç fëmijë i vogël, jam kanë marrja e shpisë. Kur ent’ i kam la me shumë vullnet E kur zani jem s’asht kanë si i djemve t’tjerë E n’mahallë kur çik-o-djalë m’kanë thirre Nuk jam kanë veç fëmijë i vogël, jam kanë marrja e shpisë. Kur shoqnia jem asht’ kanë veç me çika E ecja jem s’asht’ kanë fort burrnore E as kur me sha nuk kam dijt’. Nuk jam kanë veç fëmijë i vogël, jam kanë marrja e shpisë. Kur krejt shkolla “pederr” më ka thirre E kur jam depilu për herë të parë Kur për çika s’kam fol me moshatarë S’jam kanë veç adoleshent, jam kanë marrja e shpisë. Kur nji djalë për herë t’parë e kam puth Kur ereksion prej nji mashkulli kam pasë E kur në za kam kajt t’u ju lut perenisë me m’shëru S’jam kanë veç adoleshent, jam kanë marrja e shpisë. Kur kamerat e televizioneve në paradë t’krenarisë m’kanë fokusu E kur krejt akraballaku e kanë pa S’jam kanë ma gzimi i familjes, jam kanë marrja e shpisë. Kur veten e kam pranu si homoseksual E krenar jam ndje Kur ftyra m’asht gjakos veç për këtë fakt S’jam kanë ma sugari i fisit, jam kanë marrja e shpisë Kur t’shpisë e kanë kuptu që gruja të cilën edhe në ninulla ma kanë përmend Asht’ burrë, e të njëjtën lumtuni ma jep E kur botës i kam kallxu sa krenar me veten jam S’jam kanë ma i tyne, jam kanë marrja e shpisë. Prej që jam ba me dijt’ Jam kanë marrja e shpisë. Edhe sot jam, Marrja e shpisë, pa shpi.
–Poezi e shkruar nga Agon Rexhepi, fitues i çmimit të tretë në konkursin mbarëkombëtar të poezisë ‘KultStrofa’, organizuar nga gazeta online për kulturë KultPlus./KultPlus.com
Gjithmonë do gjendet një dorë gruaje, Që vjen të perkedhel me ëmbëlsi. Me dashurinë e butë të vëllait, Të qetëson kur s’ke dashuri.
Gjithmonë do gjendet një sup gruaje, Ku ti mbështet kokën mendjelehtë. Dhe, duke marrë frymë me zjarr, Ajo të beson ëndrrën e vet.
Gjithmonë do gjenden dy sy gruaje, Që mbysin gjithkund dhimbjen tënde. Dhe, nëse të mbetet pakëz vuajtje, Ata, të paktën, të shohin me dhembje.
Por ka dhe të tilla duar gruaje, Që të sjellin mrekullinë. Dhe kur të prekin ballin e lodhur, Ke gjetur fatin, përjetësinë.
Por ka dhe të tilla supe gruaje, Që do të duheshin përgjithmonë. Që ti në to veç një natë u mbështete, Gabimin e kuptove shumë vonë.
Por ka dhe të tillë sy gruaje, Që të shohin me pikëllim gjithnjë. Dhe mbeten për ty, sytë e shpirtit, Deri në çastin kur ti s’je më.
Por ty, kundër dëshirës tende, Të duken pak ato duar dhelëse. Të duken pak supet dhe sytë, Dhe i tradhton në ndjenja dehëse.
Dhe ja, Ato hakmarrëse ngrihen kundër teje: Tradhtar! – të thotë shiu nëpër lotë: Tradhtar! – Era të përplaset në fytyrë: Tradhtar! – pylli të thotë.
Dhe ti, me shpirt të penduar, Ndjen turp dhe vetes kurrë s’ia fal. Vetëm ato duar që ke tradhtuar, Të falin gjithçka, thjesht pa fjalë.
Dhe vetëm ato supe të lodhura, Të falin dhe janë gati të falin gjithmonë. Dhe vetëm ata sy të trishtuar, Të falin atë që as vetes s’ia lejon. /KultPlus.com
Poezia e Arbër Selamanit është përkthyer në gjuhën greke, duke u njohur kështu puna e tij edhe në nivel ndërkombëtar, shkruan KultPlus.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, Selmani ka thënë se ndjehet tepër i lumtur që poezia e tij “I urrej këta deputetë” është përkthyer edhe në gjuhën greke prej përkthyeses Eleana Zhako.
Kjo poezi është në numrin e 26-të të revistës greke “TEFLON”, derisa autori tregon se këtë poezi e pati dërguar në njërin prej konkurseve të poezisë në Kosovë, por nuk e patën pranuar.
“Faleminderit Eleanës dhe Eli Krasniqit, të cilat mundësuan që poezia e re shqipe, kjo e imja edhe e disa poetëve tjerë që ‘bërtasin’ shqip, me qenë pjesë e këtij botimi të rëndësishëm grek”, thuhet mes tjerash në shkrimin e Selmanit.
KultPlus ua sjellë edhe poezinë “I urrej këta deputetë” në gjuhën shqipe: /KultPlus.com
Këto letra cilësohen shumë të vështira në përkthim, dhe asnjëherë nuk janë përkthyer në shqip. Loja e fjalëve në frangjisht e bën shumë të vështirë përkthimin.
Nëse letra lexohet e plotë, në dukje, jep përshtypjen e një letre dashurie, por nëse lexojmë vetëm rreshtat me bold, del letër e mirëfilltë erotike.
Letra e George Sand
I shtrenjti im
Me shumë emocion dua t’ju them se kam
kuptuar në mbrëmjen e kaluar se kishit
një dëshirë të epshme për
të kërcyer me mua. E ruaj në kujtesë puthjen tuaj plot
dashuri dhe do të doja që kjo të tregohet
si provë që më bën të dëshirueshme
edhe nga ju. Jam gati t’ju tregoj
joshjen time pa kurrfarë interesi a llogarie,
pjeshkën time; edhe nëse doni gjithashtu të më shihni
shpirtin tim lakuriq pa shumë mundim
krejt të zhveshur, ejani për një vizitë.
Do të bisedojmë, sinqerisht, si miq.
Do t’ju bind se jam femër
e sinqertë, e aftë për t’ju kënaqur,
shumë e thellë, por edhe e ndjeshme
në miqësi. E thënë troç, prova më e mirë është
ajo për të cilën ju mund të ëndërroni si
shpirt i lirë që jeni. Merreni me mend se jeta në vetmi është si
kalli misri që zgjatet, forcohet e hera-herës
i lodhshëm. Kur e mendoj kështu, shpirti
më dhemb. Nxitoni pra dhe ejani
që të harroj vetminë dhe një kurë dashurie
mua të ma bëni.
Përgjigjja e Musset
Kur para jush, si një hyjni, ju përulem,
doni që për një çast t’ju dukem dikush tjetër?
Ju keni prekur ndjenjat e një zemre,
që Krijuesi i bëri vetëm për t’ju adhuruar.
Unë, i dalldisur nga dashuria, me këtë penë në kllapi, dua
ta bëj si në këtë letër, atë që ngurroj të shpreh.
Me shumë kujdes, po të lexoni në këto vargje fjalët e para,
Melodi e këputun – lot i kjartë nga syni i një grues së dashun… andje e përplasun, xhevahir i tretun, një andërr e shkelun, buzë e paputhun në melodin e këputun.
Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun, verbojnë nga zbardhimi… e ther, ther hidhnimi për çastet e rrëshqitun, për fatin e ikun, për gëzimin e humbun në melodin e këputun.
Brrylat ndër gjujë të mpshtetun, ftyrë në shplakë e fundosun: Qan grueja e pikllueme me zemër të piskueme (një kitarë e gjymtun, za kange i mbytun në buzë nga dhimb’ e puthun në melodin e këputun).
Hesht njeriu pran grues që qan e turpnueme… syni i venitet në të loti vërvitet, diçka nxjerr nga xhepi grues ia lë – dhe së shpejti e len gruen e humbun në melodin e këputun.
Por kur vjen ndoj tjetër, epshi kapërthehet, gjaqet turbullohen, përzihen, përvlohen, çohen peshë, tërbohen … e vetëm ndëgjohen ahtët e molisun në melodin e grisun. / KultPlus.com
Ata po festojnë, edhe ne do të festojmë, edhe unë patjetër, se jeta vazhdon, rapë do t’i lyej buzët me kuq, thonë që më rri mirë, Tash veç sytë i kam të kuq, nga lotët që nuk po mund t’i ndali dhe kur fryma po më zihet nga dhimbja po dal e po sillem verdallë nëpër shesh, as dritat nuk po më bëjnë përshtypje. Valoni u zgjua nga koma, deri sa shkove pyete për të, nuk e ka ditur që ke vdekur, nanë, ka qajt. Edhe unë dua të zgjohem, e të shoh që gjithë kjo ishte vetëm një ëndërr e keqe, e se do të vish të festojmë bashkë, si gjithmonë. /KultPlus.com
Daradani Ne bijtë tu, t’Vilajetit tand t’vjetër Kërçovë Dibër Gostivar që harrua na ke andrra kishim me i marrë nuset me duvakun e kuq n’odat tua t’gurit tupanat me i shkye tue i rreh e kambët me i thye tue kcye “Dy tupana n’derë të kulles” me knua Grykës Kaçanikut zani me shkua para nesh fushës Pollogut Radika m’u çua n’kamë me i shalua atllarët koburet me i zbrazë me thirrë dilni po vinë krushqit me Teutën dardane Ilirida po bahet nanë me nipa Drenice e kangës me ia thanë Tre-Zajazi e tokës me i shkua gjamë
Dardani! ne bijtë tu t’Pellagonisë t’harruem prej teje e nanëmadhes Shqipni bukën hangër e kemi hambareve tua kokat mbushë i kemi dije, e zemrat atdhedashuni me fjetë qejf kemi pasë n’konakun e Buletinve n’rranzë t’Çyçavicës me marrë Shota veshun n’tierqit galana Azema me rritë n’Iliridë me kobure dardane Pse i le jetimë Kosovë, bimët tua t’vilajetit t’vjetër që andërr kishim fushatve tua me vdekë