Babai i Dua Lipës sot feston datëlindjen, vjen urimi i veçantë i këngëtares (FOTO)

Babai i këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, sot feston datëlindjen.

Kësisoj, vajza e tij, Dua ka uruar atë nëpërmjet rrjetit social Instagram, ku nis urimin me “Happy Birthday Babi”, shkruan KultPlus.

“Urime ditëlindja babi! Të dua shumë dhe më mungon. Do të doja tani të isha në shtëpi të përqafoja shumë”, ka shkruar Dua./ KultPlus.com

Natë humanitare artistike për Bekim Lumi në Hamam Bar

Që prej dy vjetësh regjisori i mirënjohur dhe profesori i Fakultetit të Arteve të UP-së, Bekim Lumi, është duke u përballë me sëmundjen e rëndë të kancerit, shkruan KultPlus.

Komuniteti artistik po vazhdon të organizojë aktivitete të ndryshme për të mbledhur fonde për ta ndihmuar regjisorin Bekim Lumi. Të mërkurën më 7 mars do të mbahet një mbrëmje humanitare dhe artistike me artistë të mirënjohur në Hamam Bar.

Në këtë mbrëmje do të performojnë live: Edona Reshitaj, Visar Kuçi dhe Art Lokaj. Po ashtu do të ketë edhe stand- up nga aktorët Fatmir Spahiu- Bufi, Dardan Islami, Ernest Zymberi, Kushtrim Qerimi e mysafirë të tjerë.

Mbrëmja do të hapet më 7 mars, të mërkurën duke filluar nga ora 21:00 ndërsa hyrja do të jetë 5 euro./KultPlus.com

Veshjet më të mira në Oscars 2018 (FOTO)

Mbrëmë u mbajt edicioni i 90-të i ceremonisë Oscars 2018.

Kësisoj, si çdo vit edhe kësaj radhe emrat e njohur të Hollywood-it u përkujdesën që të jenë nën fokusin e medieve sa i përket veshjes së tyre, shkruan KultPlus.

Në vijim po sjellim disa fotografi me disa nga veshjet më të mira të kësaj ceremonie për këtë edicion./ KultPlus.com

Gjurmë Shqiptare: Lekovo në Greqi, ku shqipja nuk ka humbur

Shqiptarët autoktonë të një fshati në Greqi pranojnë edhe sot traditat e tyre shqiptare, gjuhën, muzikën, trashëgiminë brez pas brezi nga të parët e tyre…

Çfarë thonë sot banorët për rrënjët e tyre? Përse heshtet për këtë histori?

Dokumentari “Gjurmë Shqiptare” përcjell historinë e dhimbshme të shqiptarëve në Greqinë fqinje./ KultPlus.com

Sot zbulohet mozaiku Adem Jashari, nëpërmjet 200 mijë gëzhoja fishekësh

Në nderim të 20-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në Prekaz do të bëhet zbulimi i mozaikut të Komandantit Legjendar Adem Jashari i punuar me 200.000 gëzhoja fishekësh, ideator i të cilit është 27-vjeçari nga fshati Nekovc i komunës së Drenasit, Besart Gashi.

Besarti me këtë krijim synon që të njihet edhe jashtë Kosovës, e synimi i tij shkon deri tek libri i famshëm Guinness, në të cilin pritet që ky i fundit të thyejë rekordin me mozaikun që e ka formatin 5×5, ose 25 metra katrorë.

Fillimisht, artisti në fjalë, ka bërë punime nga druri, më të cilat është i njohur deri tani, por vitin e kaluar ka ndërtuar një mozaik mjaft të veçantë, me materialin e rrallë, gëzhojat e plumbave.

Ashtu sikur punimet e tjera, mozaiku i tij ka përmbajtje nacionale, zakonisht ka gdhendur e skalitur, fytyrat e heronjve kosovarë, për ta vazhduar traditën e tij me figurën e Adem Jasharit, komandantit legjendar, të cilin vitin e kaluar e krijoi me anë të 5 mijë gëzhojave, për ta shumëfishuar sivjet me 200 mijë gëzhoja plumbash./ KultPlus.com

20 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, sot nis Epopeja

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik.
Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt.

Pikërisht më 5 mars bëhen 20 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë.

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë.

Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këto ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.
Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe.

Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Më 30 dhjetor të vitit 1991 kryhet sulmi i parë ndaj familjes Jashari. Ndërsa sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen në muajin janar, 1998.

Më 22 janar forcat serbe sulmuan familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i rezistuan.

Megjithatë, në këtë betejë që zgjati afër 30 minuta, të plagosura mbeten Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.

Pas këtij sulmi, familjes Jashari i erdhën miq, shok e bashkëkombës për t’u solidarizuar me ta. Ata i kërkuan kryefamiljarit Jashari që t’i tërheqin gratë dhe fëmijët nga aty. Por, edhe gratë dhe fëmijët kishin marr vendimin që të qëndrojnë, duke thënë se “po të vriten djemtë, nuk na vyen jeta të jetojmë”.

Dhe vendosen të qëndrojnë, qëndruan për t’i treguar botës se shqiptarët nuk shkojnë askund përtej truallit dhe shtëpive të tyre.

Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoi tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.

Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në 20-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Po ashtu, Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë solemne me rastin e 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së ditën e hënë, me të vetmen pikë të rendit të ditës për shënimin e këtij përvjetori.

Ekspozitë dhe takim me artistin zviceran Thomas Hirschhorn në GKK

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës sot dashamirët e artit pamor do të kenë rastin të takohen dhe të dëgjojnë artistin e njohur zviceran Thomas Hirschhorn. Ai viziton Kosovën me rastin e hapjes së ekspozitës së tij, Pixel Collage.

Sipas njoftimit të GAK takimi do të zhvillohet sot në ambientet e Galerisë nga ora 17, ndërsa ekspozita do të hapet nesër, në orën 19:00.

Ekspozita personale ‘Pixel-Collages’ nga Thomas Hirschhorn, përfshin 5 kolazhe të mëdha, një përzgjedhje të gjerë e kolazheve të vogla, dhe materiale të referencave të prezantuara në një vitrinë. Shfaqja e punëve të fundit të Hirschhorn në Kosovë sot, me imazhet konfrontuese dhe përballjen me teknikat e rrejshme dhe maskuese të mediave, është një deklaratë, e ngjashme me argumentet të cilat Hirschhorn i shfaq në manifestot të cilat e shoqërojnë, më saktësisht në: ‘Pse është e rëndësishme – sot – të tregojmë dhe shikojmë imazhe të trupave të shkatërruar të njerëzve’

Viteve të fundit, Hirschhorn ka zbarkuar në këtë lloj pune thellësisht personale, politike dhe sociale, e cila eksploron limitet dhe mashtrimet e kulturës dhe medias.

Dirk Snauwaert është kurator dhe drejtor themelues i WIELS – Qendra e Artit Bashkëkohor në Bruksel, Belgjikë.

Ekspozita është realizuar me mbështetjen e Swiss Agency for Development and Cooperation./ KultPlus.com

Millosheviq “kthehet në Kosovë”, nesër premiera e shfaqjes “Slobodan Show”

Slobodan Millosheviq, i njohur si “Kasapi i Ballkanit”, por që nga vendasit e tij cilësohej hero, do të rikthehet në Kosovë, por tani si një lojë në teatër nga një trup serbe. “Slobodan Show” e ka premierën të martën në Graçanicë.

“Me këtë lojë ne duam të përballemi me demonët tanë, me një periudhë të pamëshirshme për ne”, ka thënë Nenad Todoroviq, regjisori i dramës muzikore.

“Ne kemi hapur një dollap nga i cili po dalin skeletet”.

Jelena Bogovac, që ka shkruar pjesën, tha se donte të hapte një dialog në krizën identitare të serbëve që kanë dështuar të arrin një konsensus në fajin dhe pafajësinë e Millosheviqit.

Teksti në përgjithësi është marrë nga fjalimet e Millosheviqit, librat dhe ditari i gruas së tij Mira Markoviq.

Drama fillon me Markoviqin që thërret duke i thënë burrit të saj “Mos shko në Kosovë”, dhe më pas duke shtuar “Ai nuk më dëgjoi”./ KultPlus.com

“The Shape of Water” fitoi çmimin Oscar si filmi më i mirë

Drama romantike “The Shape of Water” fitoi çmimin Oscar si filmi më i mirë.

Ceremonia e 90-të e ndarjes së Oscar-it u mbajt të dielën në Los Angelos.

“The Shape of Water”, një film nga regjisori Guillermo del Toro, që flet për një grua pastruese, e cila bie në dashuri me një krijesë të çuditshme të lumit, ka pasur 13 nominime, ndërsa ka fituar katër.

Gary Oldman fitoi Oscar si aktori më i mirë për rolin e tij si udhëheqësi britanik i kohës së luftës, Winston Churchil, në filimin “Darkest Hour”, transmeton rel.

Frances McDormand, ndërkaq, mori Oscar si aktorja më e mirë për rolin në filmin “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”.

Oscari është çmimi më prestigjioz i industrisë së filmit./ KultPlus.com

Emrat e vërtet të të famshmëve

A e keni ditur se shumica e të famshmëve, qoftë këngëtarë apo aktorë, emrat e vërtetë në fakt i kanë ndryshe nga ato me të cilat prezantohen.

Revista e njohur “Marie Claire” ka publikuar një listë të emrave të të famshmëve me të cilat janë të njohur dhe cilat i kanë origjinal, transmeton Koha.net.

Fergie – emri origjinal i së cilës është Stacy Ann Ferguson;

Ashton Kutcher – emri origjinal Christopher Ashton Kutcher;

Kelly Rowland – emri origjinal Kelendria Trene Rowland;

Carmen Electra – emri origjinal Tara Leigh Patrick;

Nina Dobrev – emri origjinal Nikolina Konstantinova Dobreva;

John Legend – emri origjinal John Roger Stephens;

Pink – emri origjinal Alecia Beth Moore;

Blake Lively – emri origjinal Blake Ellender Brown;

Lorde – emri origjinal Ella Marija Lani Yelich-O’Connor;

Lady Gaga – emri origjinal Stefani Joanne Angelina Germanotta;

Reese Witherspoon – emri origjinal Laura Jeanne Reese Witherspoon;

Rihanna – emri origjinal Robyn Rihanna Fenty;

Theo James – emri origjinal Theodore Peter James Kinnaird Taptiklis;

Rooney Mara – emri origjinal Patricia Rooney Mara;

Lanna Del Rey – emri origjinal Elizabeth Woolridge Grant;

Miley Cyrus – emri origjinal Destiny Hope Cyrus;

Jay Z – emri origjinal Shawn Corey Carter;

Drake – emri origjinal Aubrey Graham;

Calvin Harris – emri origjinal Adam Richard Wiles;

Mila Kunis – emri origjinal Milena Markovna Kunis;

Emma Stone – emri origjinal Emily Jean Stone;

Nicki Minaj – emri origjinal Onika Tanya Maraj;

Bruno Mars – emri origjinal Peter Gene Hernandez;

Iggy Azalea – emri origjinal Amethyst Amelia Kelly;

Brad Pitt – emri origjinal William Bradley Pitt;

Marilyn Monroe – emri origjinal Norma Jeane Mortenson;

Natalie Portman – emri origjinal Neta-Lee Hershlag;

Demi Moore – emri origjinal Demi Gene Guynes;

Alicia Keys – emri origjinal Alicia Augello Cook;

Katy Perry – emri origjinal Katheryn Elizabeth Hudson.

Erza Muqolli nga Parisi në Tiranë, interpreton me Inva Mulën (VIDEO)

Këngëtarja kosovare Erza Muqolli, e njohur për suksesin e saj në Francë me grupin e saj muzikor “Kids United”, sonte ka zbritur në Tiranë, në kuadër të spektaklit garues “Virtuzoët”, që po udhëhiqet mjeshtrisht nga sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula, shkruan KultPlus.

Dhe pikërisht në këtë mbrëmje, Erza Muqolli ka intepretuar bashkë me Inva Mulën, të cilat sollën emocione të shumta te spektatorët, kurse vetë Inva Mula , Erza Muqollin e ka quajtur super talent, duke specifikuar se zëri magjik i Francës për herë të parë ka inrterpretuar në Tiranë.

Erza Muqolli, vetëm 12 vjece, konsiderohet si një yll francez, e cila bashkë me anëtarët e bendit të saj “Kids United”, që është themeluar në vitin 2015, po bëjnë namin ane e mbanë Francës, ku bashkëmoshatarët e tyre bëjnë të pamundurën që të sigurojnë biletën për të parë nga afër koncertet e Erza Muqollit.

Në mbyllje të vitit 2017, ajo bashkë me fëmijët e grupit “Kids United”, ishte ftuar në Elyse nga presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, ku këta fëmijë kanë dhënë koncert. E më pas, Zonja e Parë e Francës Brigitte Macron poashtu ka pritur në një takim Erza Muqollin, e cila bashkë me grupin e saj kanë ndarë 1.5 milion euro për UNICEF. Erza Muqolli, e cila bashkë me grupin e saj tashmë kanë shitur mbi 1.7 milion kopje të albumeve, në një intervistë më të hershme të dhënë për KultPlus, ka shprehur edhe dëshirën që një ditë të këndojë edhe në Kosovë. Ajo poashtu ka njoftuar se viti 2018 do ta gjejë edhe në film, pasi që do të fillojnë xhirimet e këtij projekti ku Erza Muqolli ka rolin kryesor.

Ndërkohë, Kosova ka dështuar ta sjellë Erza Muqollin në Kosovë, për një koncert për audiencën kosovare, negociata këto që janë zhvilluar gjatë vitit 2017.

http://www.kultplus.com/femijet/erza-muqolli-nje-milion-e-gjysme-albume-te-shitura-deshiroj-te-kendoj-edhe-ne-kosove/ /KultPlus.com

Këngë e përhënë (Nokturn)

Agim Vinca

-tak, hape! Jam unë mesia
Jam Jezu Krishti e Shën Partia
Këtej parajsën, andej skëterrën
Ndaj falma zemrën e hapma derën.

Jam dreqi, shejtani e i biri
Jam më i keqi e më i miri.

Juda, Krishti e Mesia
Në spote e sallatë mikste
Hëna sodit nga çatia
Si një tablo surrealiste.

Katedralja.-Vatikani
Tri herë në ditë kambana bot
Ia pret hoxha në minare:
Allahu ekber! Ruana Zot
Nga djalli që na qiti fare!

Juria shtyp butonin pas 3 sekondave, shihni se çfarë e bëri tërë publikun të mbetet pa fjalë (VIDEO)

Ndonjëherë, merr vetëm një moment për të kuptuar se ajo me të cilën po përballemi është vërtet e jashtëzakonshme.

Ashtu siç ndodhi në programin televiziv “The Voice Kids”, gjatë një edicioni të vitit 2017 të edicionit gjerman të spektaklit, transmeton ShkodraNews. Në momentin kur Sofia doli në skenë dhe filloi të këndonte, mjaftuan vetëm 3 sekonda që një nga anëtarët e jurisë të kthehej për të.

Sofisë i duhej të këndonte vetëm për tre sekonda përpara se juria ta dërgonte direkt në finale.
Por çfarë bëri ajo që juria, audienca dhe shikuesit mbetën kaq të magjepsur?

Këtë duhet ta dëgjoni vetë:
https://www.youtube.com/watch?v=qxYpQ-jMe44

Një aktor serb propozohet për rolin e Adem Jasharit

Regjisori dhe skenaristi Luan Kryeizu, i cili është duke përgatitur filmin për Komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, thotë se është në përfundim të dorës së fundit të skenarit për filmin.

E derisa teksti ende nuk është përfunduar, për rolin e Adem Jasharit kanë ardhur disa propozime.
Në mesin e tyre edhe aktori serb Rade Serbedzija është shprehur i gatshëm që të luajë rolin e komandantit të UÇK-së, ka treguar regjisori Kryeziu. Serbedzija është lidhur me regjisorin Kryeziu nëpërmjet aktorit Enver Petrovci.

“Arsyeja ka qenë e çuditshme, duke thënë se ‘unë si serb e pranoj dhe e luaj rolin e Adem Jasharit, atëherë e gjithë bota do ta pranoj Adem Jasharin”, tregon Kryeziu, teksa tregon se e ka refuzuar këtë propozim.
Për rolin e Adem Jasharit do të mbahet një audicion gjatë këtij viti.
Rade Serbedzija është aktor serb i lindur në Kroaci. Ai ka luajtur në disa filma të hollivudit, përfshirë filmin “Eyes Wide Shut” të regjisorit amerikan Stanley Kubrick. /Insajderi.com

Rroftë Skënderbeu, rroftë, rroftë, rroftë, Arbëreshët demostrojnë martesën e Skënderbeut me Donikën (VIDEO)

Arbëreshët e Italisë konsiderohen si komuniteti i huaj më i fuqishëm në Itali, që ruan me përpikmëri kulturën e Arbërit, por edhe si përfaqësimi më i mirë i popullit shqiptar, të cilët me performanc të ndryshme, me kostume e me karakteristika të tjera prezantojnë kulturën shqiptare, shkruan KultPlus.

Së fundi, po përmes performancës së tyre, ata kanë demostruar martesën e Skënderbeut me Donikën, performancë kjo që është realizuar në një nga sheshet e Italisë, në fund të muajit shkurt të këtij viti.

Poashtu, në këtë ceremoni dëgjohet edhe thirrja e njohur e komunitetit arbëresh “Rroftë Skënderbeu, rroftë, rroftë, rroftë”! Për më shumë ndiqeni videon e bashkëngjitur./KultPlus.com


Ka nisë parakalimi në tapetin e kuq në ceremoninë e Oscars, këtu mund ta ndiqni live (LIVE)

Sonte është mbrëmja e madhe e ceremonisë së Oscar 2018, ku do të ndahen cmimet për më të mirët, shkruan KultPlus.

https://www.youtube.com/watch?v=IOdhC3nofxI

Filmi “The Shape of Water” me regji tw Guillermo del Toro ka marrë gjithsej 13 nominime, shkruan KultPlus.
Fotografia më e mirë:
Call Me By Your Name
Darkest Hour
Dunkirk
Get Out
Lady Bird
Phantom Thread
The Post
The Shape of Water
Three Billboards
Regjisori më i mirë:
Jordan Peele, Get Out
Christopher Nolan, Dunkirk
Greta Gerwig, Lady Bird
Paul Thomas Anderson, Phantom Thread
Guillermo del Toro, The Shape Of Water
Aktorja më e mirë:
Sally Hawkins, The Shape of Water
Frances McDormand, Three Billboards
Margot Robbie, I, Tonya
Saoirse Ronan, Lady Bird
Aktori më i mirë:
Timothee Chalamet, Call Me By Your Name
Daniel Day-Lewis, Phantom Thread
Daniel Kaluuya, Get Out
Gary Oldman, Darkest Hour
Denzel Washington, Roman J. Israel, Esq.
Aktori më i mirë në rol dytësor:
Willem Dafoe, The Florida Project
Woody Harrelson, Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
Richard Jenkins, The Shape of Water
Christopher Plummer, All the Money in the World
Sam Rockëell, Three Billboards
Aktorja më e mirë në rol dytësor:
Mary J. Blige, Mudbound
Allison Janney, I, Tonya
Lesley Manville, Phantom Thread
Laurie Metcalf, Lady Bird
Octavia Spencer, The Shape of Water
Skenari origjinal:
The Big Sick
Get Out
Lady Bird
The Shape of Water
Three Billboards
Skenari i përshtatur:
Call Me By Your Name
The Disaster Artist
Logan
Molly’s Game
Mudbound
Filmi më i mirë i animuar:
Coco
The Breadwinner
Ferdinand
Loving Vincent
The Boss Baby
Nominimet për këngën origjinale:
Remember Me (from Coco)
Mystery of Love (from Call Me By Your Name)
This Is Me (from The Greatest Showman)
Mighty River (from Mudbound)
Stand Up For Something (from Marshall)
Dokumentari më i mirë:
Faces Places
Icarus
Last Men in Aleppo
Strong Island
Small Enough to Jail
Dokumentari më i mirë i shkurtër:
Edith & Eddie
Heaven is a Traffic Jam
Heroin(e)
Knifeskills
Traffic Stop
Filmi në gjuhën më të mirë të huaj:
A Fantastic Woman (Chile)
On Body and Soul (Hungary)
The Insult (Lebanon)
Loveless (Russia)
The Square (Sëeden)
Make-up & Hairstyling:
Darkest Hour
Victoria & Abdul
Wonder
Montazha më e mirë:
Baby Driver
Dunkirk
I, Tonya
The Shape Of Water
Three Billboards
Filmi me efektet më të mira vizuale:
Blade Runner 2049
Guardians of the Galaxy Vol. 2
Kong: Skull Island
Star Wars: The Last Jedi
War for the Planet of the Apes
Best Original Score:
Dunkirk
Phantom Thread
The Shape of Water
Star Wars: The Last Jedi
Three Billboards

Filmi më i mirë i shkurtër:
DeKalb Elementary
The Eleven O’Clock
My Nephew Emmett
The Silent Child
Watu Wote/All of Us
Filmi më i mirë i animuar i shkurtër:
Dear Basketball
Garden Party
Lou
Negative Space
Revolting Rhymes
Zëri më i mirë i miksuar:
Baby Driver
Blade Runner 2049
Dunkirk
The Shape of Water
Star Wars: The Last Jedi
Editimi më i mirë i zërit:
Baby Driver
Blade Runner 2049
Dunkirk
The Shape of Water
Star Wars: The Last Jedi
Best Costume Design:
Beauty and the Beast
Darkest Hour
Phantom Thread
The Shape of Water
Victoria & Abdul
Kinematografia:
Blade Runner 2049
Darkest Hour
Dunkirk
Mudboud
The Shape of Ëater
Production Design:
Beauty & the Beast
Blade Runner 2049
Darkest Hour
Dunkirk
The Shape of Water
Meryl Streep, The Post

1966: Shqiptarët me plis në Paris, pasi fituan vendin e parë në botë për këndim (FOTO)

Salih Bajram Krasniqi dhe Feriz Krasniqi janë disa nga emrat e identifikuar në një fotografi. Aty shihen një grup i shqiptarëve që në vitin 1966 me plisa në kokë janë fotografuar, para Kullës Eiffel, në Paris, shkruan KultPlus.

Kjo fotografi është publikuar nga Dorjan Krasniqi, nipi i Salih Krasniqit, i cili ka treguar se kjo fotografi është shkrepur pasi gjyshi i tij me miq kanë fituar vendin e parë në botë për këndim në Langolen të Mbretërisë së bashkuar.

“Salih Bajram Krasniqi i njohur si Salih Bajrami( gjyshi im) dhe Feriz Krasniqi me shokët e tyre para kulles se Parisit. Kjo foto u be pasi ata fituan vendin e par ne bote për këndim ne 1966 ne Langolen te Mbretërisë se bashkuar dhe hapen koncerte në Europë”, ka shkruar ai në postimin e tij./ KultPlus.com

Kur njerëzit e papjekur bien në dashuri, ata e shkatërrojnë lirinë e njëri -tjetrit

“Kur njerëzit e papjekur bien në dashuri, ata e shkatërrojnë lirinë e njëri – tjetrit, krijojnë varësi, krijojnë burg. Të pjekurit e dashuruar e ndihmojnë njëri – tjetrin të jenë të lirë; ata e ndihmojnë njëri – tjetrin për ti shkatërruar të gjitha llojet e varësisë. Dhe atëherë kur dashuria rrjedh e lirë, atëherë ajo është e bukur. Kur dashuria rrjedh e varuar, ajo është e shëmtuar.

Një person i pjekur nuk bie në dashuri; ai ose ajo ngrihen në dashuri. Vetëm të papjekurit bien; ata pengohen dhe bien poshtë. Ata kanë qenë duke e menaxhuar disi këtë edhe duke qëndruar aty. Tani më nuk mund ta menaxhojnë dhe nuk mund të qëndrojnë. Ata ishin gjithmonë gati për të rënë në tokë dhe për tu zvarritur. Ata nuk kanë shtylla, nuk kanë kurriz; ata nuk e kanë integritetin për të qëndruar të vetëm.

Njeriu i pjekur e ka integritetin për të qëndruar i vetëm. Dhe kur njeriu i pjekur jep dashuri, ai ose ajo dashurinë e jep pa ndonjë fije të kapur për të.

Kur dy persona të pjekur janë të dashuruar, ndodh njëri ndër paradokset më të mëdha të jetës, njëri ndër fenomenet më të bukura: ata janë bashkë por prap janë jashtëzakonisht vetëm. Ata janë aq të bashkuar sa që bëhen pothuajse një. Dy persona të pjekur kur dashurohen ata e ndihmojnë njëri – tjetrin të bëhen edhe më të lirë. Aty s’ka politikë, s’ka diplomaci, s’ka përpjekje për dominim. Aty ka vetëm liri dhe dashuri.”

– Osho

“Kryeminstri Haradinaj” nuk e ndalë këngën as në Bruksel (VIDEO)

Aktori shqiptar Kreshnik Ibrahimi për disa momente është shndërruar në rolin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ku aktori shqiptar në fokus ka liberalizimin e vizave, shkruan KultPlus.

Kreshnik Ibrahimi imiton kryeministrin Haradinaj, i cili duke imituar gjuhën, gjestikulacionin por edhe ecjen, ka realizuar një video në Parlamentin Evropian, për ta bërë edhe më interesante këtë gjetje artistike.

Për më shumë mund ta shihni këtë video, ku Kreshnik Ibrahimi imiton Ramush Haradinaj./KultPlus.com

Rama nga Uashingtoni: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por hebrenjtë kurrë tek nazistët

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën e Komitetit Izraelit-amerikan të Çështjeve Publike prej ku foli për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Përgjatë intervistës së zhvilluar në Uashington, Rama theksoi se vendi ynë është në vend të parë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Ne jemi kundër ekstremizmit të dhunshëm, dhe Netanjahu na ka premtuar se do jetë ndër partnerët kryesorë që do të na mbështesë. Jemi shembull i jashtëzakonshëm ku myslimanët e të krishterët bashkëjetojnë më së miri,” tha Rama, shkruan konica.al

Kryeministri gjithashtu foli për miqësinë që kanë dy vendet Shqipëri dhe Izrael dhe dha lajmin se për herë të parë këtë verë do të këtë udhëtim të drejtpërdrejtë me avion nga Shqipëria për në Izrael.

Rama gjithashtu kujtoi kohën kur populli ynë ka mbrojtur hebrenjtë duke mos dorëzuar asnjë tek nazistët, por duke i mbajtur në shtëpitë e tyre: “Shqipëria tregoi listën e floririt, po asnjë hebre.”

Fotografi e rrallë e një vajze aristokrate nga Shqipëria e mesme (FOTO)

Vajzat dhe gratë shqiptare gjithmonë janë vlerësuar për bukurinë dhe veshjen e tyre të veçantë, shkruan KultPlus.

Këtë e dëshmon edhe një fotografi e shkrepur në vitin 1937, ku shihet një vajzë e cila ka pamjen e qëndrimin e një aristokrateje nga Shqipëria e mesme dhe që është e veshur me veshje të kësaj zone./ KultPlus.com

Rugova më e bukur se kurrë në dëborë (FOTO)

Rugova është trevë malore në Veri-Perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë. Është regjioni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna, të njohura ndryshe si Alpet Shqiptare, shkruan KultPlus.

Rugova shpesh është konsideruar si një destinacion tërheqës nga vizitorët vendas dhe të huaj. Ky vend malor ka një bukuri të veçantë në çdo stinë, por në këtë stinë të dimrit ky vend ka marr një pamje krejtësisht tjetër. Dëbora e cila ka mbuluar rrugët, fushat e shtëpitë e këtij vendi veçse i ka shtuar bukurinë dhe qetësinë dimërore vizitorëve dhe banuesve të kësaj ane.

KultPlus, ju sjellë disa fotografi të Rugovës në dimër, fotografi të postuara nga faqja “Be in Kosovo”./ KultPlus.com

Isa Boletini dhe Idriz Seferi në një fotografi (FOTO)

Isa Boletini dhe Idriz Seferi janë dy emra që përfaqësojnë patriotët më të mëdhenj të Kosovës e kombit që i kanë shërbyer çështjes atdhetare, shkruan KultPlus.

KultPlus sot ju sjellë një fotografi të vjetër ku shihet këto dy figura historike të rrethuar edhe me miq të tjerë. Sipas lexuesve kjo fotografi është shkrepur në Isniq, të Deçanit. Kontributi i tyre cilësohet si historik në të kaluarën e popullit shqiptar./ KultPlus.com

Pesë objekte të muzeut ‘Shtëpia me gjethe’ në House of Europian History në Belgjikë (VIDEO)

Muzeu Kombëtar ”Shtëpia me gjethe” është ndër më të veçantët në rrjetin ballkanik të muzeve. Kështu e ka cilësuar drejtoresha Etleva Demollari, në një prononcim dhënë ATSH-në.

Sipas saj, veçantia e muzeut qëndron në koleksionin e veçantë të objekteve të përdorura nga sigurimi i shtetit për kontrollin e popullsisë gjatë regjimit komunist, gjithashtu dhe në koleksionin e pasur me dokumente arkivore dhe filmike.

Drejtoresha Demollari u shpreh se, “po përpiqemi që ky muze të njihet dhe në rrjetin e muzeve ndërkombëtarë. Në këtë kuadër, muzeu “Shtëpia e gjetheve ”do të bëhet pjesë e ICOM-it, që është rrjeti ndërkombëtar i muzeve gjithashtu dhe në rrjetin europian të muzeve NEMO, por edhe në rrjetin ballkanik të muzeve”, tha ajo.

“Për njohjen e muzeut ndërkombëtarisht ne kemi krijuar një lidhje me shtëpinë e historisë europiane (House of Europian History), i cili është një muze i ri që është hapur në Belgjikë me nismën e Parlamentit Europian dhe që flet për historinë e gjithë Europës”, theksoi drejtoresha Demollari.

Si pikënisje e këtij bashkëpunimi, (House of Europian History) ka ftuar muzeun e gjetheve të marrë pjesë në ekspozitën ”Rini e paqetë”, e cila do të çelet në dhjetor të 2018 dhe ka si qëllim ekspozimin e jetës së rinisë të viteve ’60 dhe ’80.

“Ne si muze na u ofrua një ftesë nga kuratori i kësaj ekspozite i cili na kërkoi të ekspozonim nëse posedonim, objekte të kësaj periudhe, pasi dhe një nga nënpikat e ekspozitës që do të zhvillohet në Belgjikë është dhe kontrolli i shtetit”, u shpreh Etleva Demollari.

“Duke u nisur nga kjo pikë, pasi muzeu ”Gjethi” pasqyron pikërisht këtë gjë, ne ju bashkuan ftesës së tyre duke i dhënë informacione mbi koleksionet që ne kemi, ne kemi përzgjedhur pesë objekte të cilët do të marrin pjesë në këtë ekspozitë”, u shpreh ajo.

Drejtoresha Demollari duke shpjeguar rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë ekspozitë tha se muzeu ynë do të prezantohet me 5 objekte të cilat janë:

1) Një nga objektet e përzgjedhura është konvertitori i sinjalit televiziv nga frekuencat VHF në UHF, i cili në gjuhën popullore njihet me termin “kanoçe”. Ky në fakt është një objekt i ri i cili i është dhuruar muzeut nga Fatmir Shkreli.

2) Çimka, transmetues me valë zanore, e cila përdorej dhe me bateri e që fshihej në objektet e përditshmërisë nga punonjësit e sigurimit të shtetit dhe është prodhuar në laboratorin e ministrisë së punëve të brendshme nga inxhinierë shqiptarë në vitet ’80.

3) Objekti tjetër i përzgjedhur është një pallto e përdorur nga sigurimi shtetit, e cila brenda kishte të fshehur aparatin fotografik e ku kopsat ishin syri i aparatit dhe te xhepi ndodhej një mekanizëm i cili bënte shkrepjen e fotos.

4) Një pajisje që përdorej për të prodhuar avull me anë të të cilit hapeshin letrat dhe ka formën pikërisht të zarfit. Me anë të kësaj pajisje letrat hapeshin kontrolloheshin dhe mbylleshin përsëri dhe personat që merrnin letrat nuk e kuptonin që këto letra ishin hapur, është objekti tjetër i veçantë i përzgjedhur për ekspozitën.

5) Objekti i fundit i përzgjedhur, por jo për nga nga rëndësia, është albumi që përdorte sigurimi i shtetit për agjentët i cili tregonte vendet ku të fshihnin çimkat. Albumi përmban foto nga objektet e veçanta ku fshiheshin çimkat si, shapkat, çantat, pra në objekte të përditshme dhe të zakonshme.

Gjithashtu ky album u përzgjodh dhe sepse kërkohej rinia e viteve ’80 dhe në këtë album gjendet një kartolinë e vitit 1986, ku çimka fshihej tek mbajtësja e kartolinës.

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” u hap për publikun në 23 maj 2017. Godina e mistershme prej 45 viteve ishte e mbuluar nga gjethet dhe iu fsheh syrit të publikut. Nga aty u përgjuan, u kontrolluan dhe u spiunuan njerëz të pafajshëm nga regjimi komunist. Ky muze është i ndarë në disa sektorë, të cilët trajtojnë aspekte të ndryshme të veprimtarisë së kryer në këtë shtëpi, që prej ndërtimit të saj në fillim të viteve ‘30-të dhe deri në vitin 1991./ KultPlus.com