Akademia e Shkencave e harxhon gjysmën e buxhetit në paga dhe mëditje

Raporti “Kriza në Akademi” duket se është futur thellë në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës duke e analizuar këtë institucion të rëndësishëm.

Raporti i realizuar nga Shkelzen Gashi, i cili u është shpërndarë edhe medieve, tregon rreth ASHAK-ut dhe mbarëvajtjes së punëve brenda këtij institucioni.

Që nga viti 2007, sipas raportit, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës, AShAK-u ka marrë nga buxheti shtetëror gati 10 milionë euro. Në gjashtë vitet e fundit, buxheti i AShAK-ut ka qenë pak mbi 1 milion euro në vit dhe rreth 2/3 e buxhetit vjetor gjatë këtyre viteve kanë shkuar në paga dhe mëditje.

Viti 2007 406, 724 €
Viti 2008 449, 371 €
Viti 2009 423, 772 €
Viti 2010 449, 371 €
Viti 2011 437, 151 €
Viti 2012 804, 017 €
Viti 2013 1, 040, 700 €
Viti 2014 1, 149, 170 €
Viti 2015 1, 145, 644 €
Viti 2016 1, 142, 501 €
Viti 2017 1, 094, 851 €
Viti 2018 1, 113, 425 €
TOTAL: 9, 666, 697 €

Për më shumë, honoraret për bashkëpunëtorët e jashtëm të AShAK-ut janë minimale, kurse honoraret për anëtarët e brendshëm – të rregullt e korrespodentë – janë të përmuajshme dhe të majme. AShAK-u nuk i publikon raportet financiare në faqen e vet zyrtare të internetit. Përgjegjësja për Financa në AShAK nuk pranoi të intervistohej.

Sipas këtij raporti, edhe pse do të duhej që Akademia të publikonte në faqen e saj zyrtare raportet financiare, kjo gjë nuk ndodhë dhe përgjegjësja për financa nuk ka pranuar të intervistohej në lidhje me këtë çështje.

Në kuadër të projektit “Vlerësim i shoqërisë civile dhe dialog publik për insitucionet e ‘heshtura’ të Kosovës të financuara nga fondet publike” Organizata Integra ka publikuar raportin “KRIZA NË AKADEMI: Vlerësim i Shoqërisë Civile për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës”, që është produkt i hulumtimit të realizuar nga Shkelzen Gashi. / KultPlus.com

Mësimi i gjuhës shqipe në Greqi, në Renti fillon viti i ri shkollor

Tringëllimi i ziles shkollore u dëgjua përsëri! Për gjuhen shqipe bie! Është dita e parë e shkollës shqipe në Rendi të Athinës! Kjo ditë si përherë është ditë e gëzuar! Prindër e fëmijë që vijnë për një feste të përbashkët, të veshur bukur e me tufa lule në duar për mësuesen e tyre të dashur. Para ndërtesës së Qendrës Kulturore i presin bashkatdhetarë, mësues, miq mbështetës të mësimit plotësues të Gjuhës Shqipe në Rendi ! Eshtë i treti vit shkollor që kjo Qendër Kulturore çeli portat e saj për femijët e bashkatdhetarëve tanë që banojnë në Rendi dhe në zonat e tjera të Pireut: Nikea, Moskato, Palja Koqinia, Agjia Sofia -Pirea, Tamburja, Amfiali dhe Koridhalo.

Si çdo vit të ri shkollor ka dhe të papritura të këndshme: u bënë regjistrime të reja. Në radhët e nxënësve erdhën dhe 6 fëmijë të tjerë nga mosha 7 deri 18 vjeçarë.

Kështu njeri pas tjetrit, çdo vit vijnë fëmijët për të mësuar gjuhën e prindërve dhe të gjyshërve të tyre.

Ja, në oborr të shkollës afrohet familja Merdani. Iliri dhe Arjana janë prindërit e Janit, janë nga Berati. Shoqërojnë Janin, djalin e tyre që tani mund ta quajmë “veterani ” i shkollës , ku së bashku me Keltionin janë nxënësit e parë të cilët ndjekin vitin e tretë.

Juli Daka nga Lushnja ka sjellë djalin e saj, Spiron që buzagaz përqafon shokët dhe mësuesen. Gjyshja Garentina Bilushi -mësuese veterane në Gjirokastër, çdo të dielë e sheh të shoqërojë Melinën dhe Vasilin; nga Moskatoja vijnë, ndonëse larg, frekuentojnë rregullisht mësimin shqip. Nga familja korçare Emini, ka tre nxënës, Paola, Oresti dhe Kristi, të cilët u ngjitën një klasë më lartë. Margarita dhe Arinela janë motra, Bajana është kushërira e tyre më e madhe; janë vajza të familjes Bakiasi, prindërit e tyre janë të interesuar për ecurinë e programit mësimor të gjuhës shqipe. Familja e Riza Bojajt i solli të tre femijët nga zona më e largët, Tamburja. Fatjoni dhe Eduarti kishin hedhur shtat, janë dy vëllezër shumë të sjellshëm, që ndjekin edhe futbollin.

Joanën e solli mami i saj, znj. Kozeta Lemnushi! Evelina solli dhe shoqen e saj të ngushtë që së bashku të mësojnë gjuhën shqipe.

Vajza e Erisa Zhitës, Françeska e bukur me sytë e qeshur lumturon pranë mamit dhe gjyshërve të saj të dashur. Këto familje kanë qenë gjithmonë bashkëpunëtorë të mirë në angazhimet e shkollës.

Bashkatdhetarët dhe të gjithë të pranishmit i pritën me mall e përqafime femijët .Urimet e tyre për suksese dëgjoheshin së bashku me tringëllimën e ziles shkollore. Mes duartrokitjesh prindër e fëmijë të ulur së bashku në klasën e veprimtarive dëgjonin përshëndetjen e mirëseardhjes dhe urimet për fillim të mbarë të vitit shkollor 2018 -2019 nga mësuesja e Gjuhës Shqipe Lefteri Metkaj.

Falënderimi dhe mirënjohja më e çmuar ishte për Kryetarin e Bashkisë së Nikaia-Rendi, Jorgos Ioakeimidis, i cili bëri të mundur të kemi një strehëzë për të mësuar ABC-në, Alfabetin Shqip!

Kryetari i nderit të Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, zoti Jovan Mëhilli së bashku me zonjën e tij Lefterinë, uruan e përgëzuan fëmijët, falënderuan prindërit për kujdesin dhe sakrificat që bëjnë për të mësuar gjuhën shqipe. Zoti Jovan Mehilli shtroi edhe shqetësimin e tij se jashtë kësaj shkolle janë shumë e shumë fëmijë të tjerë shqiptarë, prindërit e të cilëve nuk tregojnë kujdesin e duhur për ta ruajtur gjuhën tonë amtare në brezat e rinj dhe lidhjet e tyre me të afërmit e atdheun e prindërve.

Përfaqësuesi i Shoqatës Atdhetare “Vëllazërimi, z.Kastriot Lekdushi në përshëndetjen e tij recitoi vargje për të madhërishmen Gjuhë Shqipe nga vëllimi i tij me poezi, dhe e dhuroi keëtë libër për bibliotekën e shkollës.

Firmëtarja e bërthamës së krijimit të L.M.SH.G, zonja Dhimitra Malo, theksoi përkujdesjet tashmë të konsoliduara, vazhdimin e traditës që zanafillën e ka në Selanik, ku zonja Mimoza Bejkollari Dako sot mësuese e Gjuhës Shqipe në Zvicër, çeli portat e mësimit të gjuhës shqipe për herë të parë në Greqi më 7 Mars të vitit 2001.

Nuk mund të përmbledh në një rrëfim përshëndetjen e mësueses Lindita Vrendesha, zotit Belul Korkuti, Garentina Bilushi, te znj. Safete e të z.Vasil Zogaj, të rapsodit Pali Imeraj e të tjerë, ku pa pjesëmarrjen e tyre, përkushtimin e mësueses për të bërë shkollën një qendër të dashur për të gjithë, duke theksuar kontributin e mësuesve atdhetarë të L.M.SH.G., që punojnë të përkushtuar në këtë mision të shenjtë, për t’iu mësuar fëmijëve gjuhën e bukur shqipe.

Kristi dhe Arinela na befasuan, kishin përgatitur vetë si të “zotët e shtëpisë” përshëndetje me çiltërsi fëminore.

Kristi përshëndeti të pranishmit, ndërsa Arinela gjithë fëmijët që mësojnë gjuhën shqipe në Diasporë, duke përcjellë urime për suksese në vitin e ri shkollor.

Rapsodët e talentuar Bardhok Ndoci dhe Pali Imeraj ngjallën entusiazëm dhe krenari me këngët “Gjuha Shqipe” dhe “Shqipëri, o Nëna ime”./ tvtribuna

*) Autorja është mësuese e mësimit plotësues të Gjuhës Shqipe në Rendi

Ditëlindja e demonit

Qëndrim Morina

Hajde m’thuaj…

A ëndërrojnë lulet?
A çohen natën sytë?
Ku është dera e turpit?
Ç’na duhet dashuria…

Sa vjeç është mashtrimi?
Kur ka ditëlindjen gënjeshtra?
A fle turpi?
Kur është pensionimi i tyne…

Ç’na duhen fytyrat
Kur ka shumë maska…

Ç’na duhen engjujt
Kur ka shumë satanë…

Hajde m’thuaj…

Fëmijën e parë e linda në moshën 40 vjeçare, të dytin 45 vjeçare, dhe kurrë nuk do të doja të jem përsëri një 20 vjeçare

“Fëmijën e parë e linda në moshën 40 vjeçare, të dytin në moshën 45 vjeçare, xhirova filmin James Bond kur isha 50 vjeçare, dhe kurrë nuk do të doja të jem përsëri një 20 vjeçare. Kur jeni e re, ju keni një beuatie di diable (bukuri djallëzore), siç thonë francezët, një bukuri që nuk e kuptoni, të cilën nuk e keni njohur. Por kur jeni 50 vjeçare, lind një bukuri e një lloji tjetër brenda jush, bukuri që ju jep forcë. Dhe kjo forcë nuk është e lidhur me bukurinë e jashtme!”

Monica Bellucci

Mjafton një kamerë e fshehtë për të zbuluar sa lehtësisht shitet droga në gjimnaze

Emisioni “Stop” ka kryer një investigim në disa nga shkollat e mesme të Tiranës, aty ku lëndët narkotike shiten e blihen në mes të ditës fare lirisht.

Në gjimnazet “Partizani”, “Sinan Tafaj”, “Ibrahim Rrugova” në Kamëz, “Besnik Sykja” e “Petro Nini Luarasi” është më lehtë të gjesh hashash se çdo gjë tjetër. Madje ka raste kur dozat e narkotikëve hidhen nga dritaret e klasave.

Kamera e emisionit “Stop” sfaqi me zë dhe figurë sesa lehtë mund të blihet hashashi nga nxënësit e shkollave të mesme në kryeqytet.

Shkolla e mesme “Partizani”
Blerësi – Çuna, keni çakmak?
Nxënësi 1 – Çfarë do? Çakmak? Jo, s’kam!
Blerësi – Ëhë, s’e pikan cigaren çunat…

Nxënësi 1 – Ne pijmë vetëm hashash.
Blerësi – Ëëë, hajde na jep dhe neve, hajde një herë këtu, hajde një herë këtu, hajde se e kam seriozisht për zotin.
Veç ma gjej ku ta gjej se të jap unë sa të duash ti! Hajde!
Nxënësi 1 – Jo mo, e ka kyyy…
Nxënësi 2 – Kë do marrësh? X?
Nxënësi 1 – Ça o burrë, të marr atë shefin tim!
Blerësi – Po sa lekë mundet me më shku?
Nxënësi 1 – Po ke katërshe, pesë, sa të duash…
Nxënësi 2 – Po ju keni ditëlindje përditë?
Nxënësi 1 – Alo!
Blerësi – S’ka gjë se shkojmë bashkë!
Nxënësi 1 – Jo unë, jo!
Nxënësi 2 – Shkojmë bashkë thotë, shih ça thotë mo jeta!
Blerësi – Ikim bashkë, mor burrë! Ç’ke?
Nxënësi 1 – Po hë pra, sille këtu! A e sjell dot këtu? Te shpia ë?! Po mirë, mirë, te shkolla hajde!
Blerësi – Sa vonohet?
Nxënësi 1 – Bhaaa.
Nxënësi 2 – S’ka?

Nxënësi 1 – Si s’ka mo, po duhet me ik dhe një herë tani o jeta!
Blerësi – Po ky që e shet është çun apo gocë?
Nxënësi 1 – Këto jemi ne.
Nxënësi 2 – Jo ne, mo jo!
Blerësi – Po jeni të vegjël ju.
Nxënësi 1 – E do troç fare, plaku im?
Blerësi – Seriozisht?!
Nxënësi 1 – Po, troç!
Blerësi – 5 mijë lëkë ëëë? Merri!
Nxënësi 1 – A të pëlqen, shihe i herë, a të pëlqen? Po s’të pëlqeu ta kthej mbrapsht unë!

Blerësi – Po jo, o shok!
Shkolla “Sinan Tafaj”
Blerësi – Çuna, cila orë është kjo?
Nxënësi – Sapo ka filluar ora e pestë.
Blerësi – Hajde një çikë këtu!
Nxënësi- Po, shprehu!
Blerësi – Unëëë kam organizuar një ditëlindje dhe desha me ble një boçe hashash. Kam 25-vjetorin e ditëlindjes dhe do ta bëj një çikë kështu, të madhe…
Nxënësi – E, o, a mo ka noj gja aty (a mos ka ndonjë gjë aty)? E kam seriozisht!
Blerësi – Me lekë në dorë, i thuaj!
Nxënësi – Hë, mor burrë! Prit, prit njëherë!
Blerësi – A të futem unë tek X dhe të dalë ky, të ma japë tek dera?

Nxënësi – Jo, jo, se e hedh nga lart.
Blerësi – Ai të thërret, o ti e hodhi. Jo, jo, jo!
Nxënësi – Hajde ikim tani, prit se erdha! Ueee ja ka q… robt.
Blerësi – Hë, se s’ka gjë, pak më duhet.
Nxënësi – Mbaje këtë, të shof mos gjej noj tjetër!
Blerësi – Fute, fute, ma rregullo një çikë! Është i mirë, thu ti?

Nxënësi – Po mo, unë them e pi vetë. Ti, kur të duash…
Blerësi – Tjetër?
Nxënësi – Jo, jo!
Blerësi – Hë?
Nxënësi – Kur të duash, herë tjetër!
Shkolla e mesme “Ibrahim Rugova”, Kamëz
Blerësi – Keni dalë në pushim të gjatë?
Nxënësi – Jo, e kemi mbaru shkollën. Jemi në vit të tretë.
Blerësi – A vjen pak? Vjen një çikë, të të pyes për një gjë?
Nxënësi – Po, mo!
Blerësi – Unë kam një ditëlindje, do bëj diçka të madhe se është 25-vjetor, do e bëj kam nja 15- 20 veta, por doja të më ndihmoje, të gjeja një boçe hashash.
Nxënësi – Po s’kemi mo!

Nxënësi 2 – Do një teke hashash?
Blerësi – Ma gjen?
Nxënësi – Po!
Blerësi – Ku?
Nxënësi – Prit këtu!
Blerësi – Të pres këtu? Hajde!

Nxënësi – Thashë, se deshe ndonjë gjë tjetër, po për hashash eee, këtu ka sa të duash.
Nxënësi 2 – Ka Kamza plot.
Blerësi – Hajde këtej! Sa lekë do të jap?
Nxënësi – S’du lekë hiç!
Nxënësi 2 – A kërkove nder, a të mbaruam nder?
Blerësi – Ok! Faleminderit!
Shkolla e mesme “Besnik Sykja”
Blerësi – Djali, si je?
Nxënësi – Po!
Blerësi – Të të pyes, ku mund të gjej hashash?
Nxënësi – Hashash?
Blerësi – Po… me lekë ëëë…
Nxënësi – Ja të flas me këto cunat, o X.
Nxënësi 2 – Ju e doni patjetër?
Blerësi – Po, se kemi një ditëlindje.
Nxënësi – Sa doni?
Blerësi – Një qese.
Nxënësi – Alo… a more ndonjë gjë të mirë për gocën?

Transportuesi – Poo…
Blerësi – Të mirë ma, ee…
Transportuesi – Të mirë fare!
Nxënësi – Janë shoqet e mia, gocat.
Blerësi – Ja dhe lekët!
Nxënësi – Në rregull… po vij më vonë!
Blerësi – A na e ke dhënë të mirë?
Transportuesi – Po të mirë, provoje!
Nxënësi – Ne atë pijmë vetë përnatë.

Shkolla e mesme “Petro Nini Luarasi”
Blerësi – O çuna! Kot me jua bo një pyetje! Të lutem mos ma merrni për të keq…!
Nxënësi – Po jo moj, s’ka problem!
Blerësi – Ku mundem me e gjet 1 cigare hashash?
Nxënësi – Ke ofertë… ?
Nxënësi 2 – Hë!
Nxënësi – Ofertë ke?
Nxënësi 2 – Po!
Nxënësi – E ke numrin e X, apo është brenda?
Nxënësi 2 – Do jetë në mësim se s’ka mbaruar akoma, bie e dhjetë.

Nxënësi – Ku je? A vonohesh shumë ti? Aa, se na duhet një ashtu…, aa pasnesër thotë.
Nxënësi 2 – Si?
Nxënësi – Vetëm pasnesër, kur të vij thotë.
Blerësi – Për sot s’bëhet gjë këtu ee?
Nxënësi – S’është këtu ai.
Blerësi – Po të marr në telefon, po ashtu nesër.
Nxënësi – Po mirë!
Blerësi – Ok! Ça bën?

Nxënësi 3 – Si kaloni? Mirë? Edhe flori me pas prit, s’do kish vonu kaq shumë.
Blerësi – Ku e di ti, mesa padurim po e pres?!
Nxënësi 3 – A do ikim, ta pimë dhe një cigare tjetër?
Blerësi – Me e dredh.
Nxënësi 3 – Po me ik me e pi, se e kam dredh 1, e ke gati.
Blerësi – Jo, unë nuk jam aq në formë. Kjo e pi.
Nxënësi 3 – Pse?
Blerësi – Po s’jam.
Nxënësi 3 – Ti s’pi?
Blerësi – Jo unë vallaj, plus sot që është vapë…
Nxënësi 3 – E di sa do të të qetësojë?

Blerësi – Jo, ti rrofsh faleminderit! Unë e du për të martën!
Nxënësi 3 – Për të martën…
Blerësi – Ti e ke dredh? E ke gati?
Nxënësi 3 – Gati e ke!
Blerësi – Ok!
Nxënësi 3 – Mos e vrit mendjen! Kujdes, mos ta thyesh!
Blerësi – E ke bërë të përzier me cigare.
Nxënësi 3 – Po normal, o ti…
Blerësi – Sa detyrohem për këtë?
Nxënësi 3 – Asnjë gjë!
Blerësi – Jo, jo!
Nxënësi 3 – Vec për pritjen… jo, jo!
Blerësi – Merre! Faleminderit shumë!
Nxënësi 3 – Faleminderit ju!
Blerësi – Mos të detyrohem më shumë?
Nxënësi 3 – Jo, jo!
Blerësi – Unë numrin e kam.
Nxënësi 3 – Unë kisha qejf ta pinim edhe këtë tjetrën.

Blerësi – Një kafe e pimë ne, por këtë për sot jo njëherë!/
Moderatorët e emisionit “Stop” i bënë apel të gjithë instancave për të reaguar ndaj këtij fenomeni, pasi hashashi ka nisur të tregtohet haptazi./tvklan.al

Stacioni i Rrugës Egnatia (Add Quintum)

Rruga Egnatia, zë fill në Durrës me dy degëzime, njëra të shpie në Apoloni dhe tjetra vijon nga Ura e Dajlanit-Shkëmbi i Kavajës-Kavajë, kalon lumin e Darit mbi një urë-Rani i Gores-Bishti i Zhurit-Peqin. Nuk ka shenja për stacione të mundshme nga Durrësi deri në Peqin.

Nga Peqini deri në Elbasan ka vetëm një stacion i quajtur Add Quintum i cili ndodhet në fshatin Bradashesh. Më pas kjo rrugë shtrihet në Elbasan- Mengël-Labinot-Fushë, Mirakë (stacioni Genesis), kalon në anën tjetër të Shkumbinit dhe njëkohësisht i shmanget bregut të lumit duke u ngjitur nëpër male – Babje (stacioni Ad Dianam- Tempulli i Dianës), Spathare- Dardhë- Gurrat e Zeza- Qukës – kalon sërish lumin Shkumbin- Fusha e Domosdovës-Qafë- Thanë e më tej në Strugë- Ohër- ¬Manastir (sot Bitola, Maqedoni)- Selanik (Greqi) dhe vijon deri në Stamboll.

Përgjatë rrugës Egnatia ndodhet një tjetër hamam pikërisht në fshatin Bradashesh.Stacioni “Ad kuintum” ose (stacioni i pestë ) njihet si stacioni i rrugës Egnatia , ndodhet në fshatin Bradashesh, është monument kulture në varësi të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Tiranë, si dhe për studimin e saj nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Kjo banjë e njohur ndryshe si, hamam është ndërtuar përgjatë rrugës Egnatia për ti shërbyer qytetarëve edhe si mutatio, stacion pushimi.

Drejtori i Muzeut Etnografik Kreshnik Belegu, shpjegon edhe termin e stacionit “ad kuintum” ose stacioni (banja).“Ka një planimetri drejtkëndëshe me sipërfaqe 130m2 me këto mjedise: dhoma e zhveshjes, mjedisi i ngrohtë, mjedisi i nxehtë, dhe ai me ujë të ftohtë. Në brendësi ishte dhoma e zhveshjes që shërbente për lidhjen e mjediseve.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX – të gjatë kohës së rregjimit komunist këto banja u mbyllën, dhe në vitet e fundit të shekullit të XX – të, ato që i kanë qëndruar kohës ruhen si objekte historike e monumente kulture. Rreth këtyre banjave pikërisht në fshatin Bradashesh janë ndërtuar shumë shtëpi, duke krijuar lagjen që mori emrin “Stacioni i Rrugës Egnatia”.

Tashmë këto banja thuajse kanë, dalë jashtë funkisonimit dhe kanë mbetur veç muret dhe gurët e fortë që rrethoheshin banjat. Belegu deklaron se “ me ligjin e ri të Trashëgimisë Kulturore endenuk është bërë asgjë për këtë stacion, duke mos harruar edhe Hamamin që ndodhet shumë pranë Turizmit “Skampa”. Ky i fundit tashmë është kthyer në një lokal, ku preferohet më së shumti për të rinjtë, dhe ende nuk dihet se edhe për sa kohë këto monumente do të qëndrojnë në këtë gjendje të cilat të lenë për të dëshiruar”./ findit.al/ KultPlus.com

Kumbaro: Projekti do t’u përgjigjet ambicieve për një teatër bashkëkohor

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro deklaroi në studion e “ABC news” se artistët janë pjesë e rëndësishme e procesit të negociatave për Teatrin e ri Kombëtar dhe mendimi i tyre si grup interesi do të dëgjohet me shumë kujdes në këtë proces.

E pyetur në lidhje me debatin për Teatrin Kombëtar, ministrja Kumbaro u shpreh se tashmë ka kaluar vetëm ligji, që përcakton fillimin e procedurës për këtë teatër. Negociatat mes palëve dhe shqyrtimi i projekteve, do të çojnë tek finalizimi i procesit për Teatrin e ri.

Ministrja tha se projekti që do të fitojë duhet t’u përgjigjet ambicieve për një teatër bashkëkohor dhe të denjë për një Tiranë europiane.

Sipas Kumbaros, pavarësisht nostalgjive të gjithsecilit, përfshirë edhe kundërshtarët e Teatrit të ri, Tirana me 1 milion banorë ka nevojë për teatro dhe salla të reja.

Kumbaro foli edhe për punën e ministrisë që drejton, për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore si dhe për turizmin kulturor.

Ministrja theksoi se kalendari artistik i sezonit të verës rreshtoi 500 aktivitete në 3 muaj, në shumë zona të vendit dhe me kontributin e bashkive. Kjo sipas Kumbaros, e bëri Shqipërinë një emër mjaft të përmendur së fundmi në mediet ndërkombëtare si destinacion turistik. /a.t.a/ KultPlus.com

Ndahet nga jeta Çlirim Bidollari, anëtar i këshillit shkencor të Institutit të Gjuhësisë

Çlirim Bidollari, ish-punonjësi i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë është ndarë nga jeta me datë 22 shtator, pasi vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë.

Çlirimi Bidollari lindi në vitin 1946 në një familje me vlera e tradita nga rrethinat e Korçës. Prirjet e tij për gjuhët dhe në veçanti për gjuhën shqipe si dhe dashuria për arsimin e çuan në shkollimin profesional të mesëm pedagogjik në Normalen e njohur të Elbasanit e më pas në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku mbaroi studimet për Gjuhë e Letërsi shqipe dhe ruse.

Në Institutin e Gjuhësisë ai filloi punë në vitin 1988 si punonjës shkencor në departamentin e Historisë së Gjuhës e të Onomastikës, degë studimi që u synua të përforcohet me ardhjen e tij në institut. Në fushën e Onomastikës Çlirimi punoi një kohë të gjatë, deri sa doli në pension, duke arritur rezultate të prekshme në këtë fushë pak të lëvruar të gjuhësisë. Ai përfundoi dhe botoi një fjalor patronimik të shqipes, si dhe disa studime monografike për antroponiminë e toponiminë shqiptare të botuara në revistën Studime Filologjike.

Ai botoi një numër artikujsh e studimesh jo vetëm në revistat brenda vendit, si në “Studime Filologjike”, “Gjuha Jonë”, “Studia Albanica” etj., por edhe në revista me emër të institucioneve shkencore të Europës, si Revista Italiane e Onomastikës, revista e Institutit Oriental të Napolit, revista Onoma në Belgjikë, revista e Studimeve gjuhësore e ballkanike në San Petërburg etj. Ai mbajti dhe një numër kumtesash në kongrese e konferenca të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, si në Gjermani, Spanjë, Itali, Greqi.

Çlirimi Bidollari ishte anëtar i disa redaksive shkencore të revistave të Institutit dhe të revistave onomastike të disa instituteve jashtë vendit, anëtar i këshillit shkencor të Institutit të Gjuhësisë e disa kohë sekretar shkencor i tij. /a.t.a/ KultPlus.com

Hajrulla Çeku tregon shifrën marramendëse të kosovarëve që pushuan në Shqipëri

Hajrulla Çeku, ish udhëheqës i organizatës “Ec Ma Ndryshe”, i cili u emëruar zëvendësministër i Turizmit në Qeverinë e Shqipërisë, ka dhënë disa statistika rreth vizitorëve kosovarë në territorin e Shqipërisë.

Sipas tij kosovarët realizuan afër 670 mijë vizita/hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë muajit gusht 2018, një rritje prej 40% në krahasim me gushtin 2017. Në total (janar-gusht 2018) kemi mbi 1.5 milionë hyrje, 17.7% më shumë se e njëjta periudhë 2017.

“Kosovarët vazhdojnë të dominojnë turizmin shqiptar. Përkundër të gjithave dhe gjithçkaje. #VisitAlbania”, ka shkruar Ceku në Facebook./KultPlus.com

Gashi: Qosja qe 10 vjet nuk ka shkuar në mbledhjet e Akademisë, por merr pagë

Shkëlzen Gashi në Rubikon të KTV-së ku bashkë me Kushtrim Koliqin lansuan raportin “Kriza në Akademi” – Vlerësim i shoqërisë civile për akademinë e shkencave dhe të arteve, foli edhe për akademikun Rexhep Qosja.

Ai përmendi rregulloren, sipas se cilës, nëse nuk marrin pjesë në mbledhjet e Akademisë deri në gjashtë muaj, atëherë anëtari duhet të përjashtohet mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur me Rexhep Qosjen, i cili, sipas tij, ndonëse vazhdimisht e kritikon këtë institucion, ai ka kohë që nuk ka qenë në këto mbledhje.

“Sipas rregullores së Akademisë, nëse një anëtar nuk shkon në mbledhjet e saj për gjashtë muaj atëherë ai përjashtohet e profesor Qosja po besoj që ka një dekadë që nuk ka shkuar dhe po ashtu përjashtohet nëse dikush e denigron akademinë”, ka thënë ai.

Ndërsa, i pyetur nëse Qosja vazhdon të merr pagë nga Akademia, Gashi ka thënë se beson që po mirëpo më mirë që të pyetet edhe vetë ai.

“Me paratë e Akademisë botohen memoaret e kryeakademikut Daci”

Shkëlzen Gashi ka pohuar të ketë dëgjuar që Nexhat Daci, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me paratë e institucionit që drejton, ka publikuar memoaret e veta.

“Duke ardhur këtu [në Rubikon] dëgjova që kryetari me para të akademisë ka financuar publikimin e memoareve të tij personale. Është botim luksoz dhe u kushton taksapaguesve të Kosovës”, ka thënë Gashi.

“Memoaret nuk janë kategori e veprave shkencore”, ka shtuar ai.

Gashi: Akademia është politizuar nga LDK-ja

Një ndër qëllimet kryesore të AshAK-ut është realizimi i projekteve shkencore me interes në zhvillimin e vendit. Mirëpo sipas Shkëlzen Gashit, deri tash as edhe një projekt shkencor në kuadër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, nuk është realizuar.

“As edhe një projekt shkencor me interes për vendin nuk është bërë. Ata janë shumë të mbyllur, po iu bëjmë thirrje publike t’i publikojnë, ata është mirë m’i publiku buxhetet, raportet e auditimit, qëllimet e tyre, projektet shkencore, sa janë realizu dhe çka ka ndodh me to”, ka thënë Gashi.

“Nuk ka. Janë të mbyllur edhe ndaj gazetarëve e anëtarëve të shoqërisë civile. Natyrisht që kur kanë me promovu diçka, do të vijnë. Mirëpo kur i thirr t’i sfidosh, lere që nuk do të vijnë, po nuk kanë me kthyer fare përgjigje”.

Sipas Gashit, pika që është zbatuar në listën e qëllimeve të kësaj akademie, është ajo e 11-a me renditje.

“Asnjë akademi nuk ka objekt dhe kushte më të mira. Nuk është problemi të objekti po edhe te honorarët dhe mëditjet që i marrin. Nuk duhet me harru që Kosova është vendi më i varfër në Evropë”, ka thënë ai.

“Objekti është shumë i bukur po duket se po hyn në një objekt të fantazmave sepse nuk është askush. Ai objekt është bërë për me punu po aty gjen veç disa punëtorë të administratës, nuk është askush”, ka thënë Kushtrim Koliqi nga organizata “Integra”.

Autori i këtij raporti, Shkëlzen Gashi ka thënë se politizimi i Akademisë filloi nga vitet ’90 dhe kjo nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Nga 22 anëtarë të rregullt të AShAK-ut, pak më shumë se gjysma, 12 prej tyre, kanë qenë të angazhuar nëpër parti politike. 8 tetë në LDK dhe prej tyre më vonë dy në Lidhjen Demokratike të Dardanisë, dy në PFK, një në LBD dhe një në ORA”.

“Kurse nga 16 anëtarë korrespodentë, gati gjysma, shtatë prej tyre, kanë qenë të angazhuar nëpër parti politike, katër në LDK, dy në PDK dhe një në PSD”.

“Prej viteve të 90-ta është politizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë tutje Gashi.

Në Rubikon të KTV-së, Shkëlzen Gashi dhe Kushtrim Koliqi lansuan raportin “Kriza në Akademi” – Vlerësim i shoqërisë civile për Akademinë e Shkencave dhe Artëve të Kosovës, me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike– i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës dhe i menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e autorit dhe e organizatës Integra.

Autori Shkëlzen Gashi bëri të ditur se për realizimin e këtij raporti përveç metodave tjera provuan të intervistonin edhe anëtarët e akademisë mirëpo nuk morën përgjigje pozitive.

“Diku 10 prej tyre, udhëheqës të seksioneve, kryetarët, ish udhëheqësit, të gjitha janë përgjigje negative. I vetmi prej anëtarëve që ka kthyer përgjigje pozitive është Fetah Podvorica. Jo rastësisht është përgjigj pasi studimet master dhe PHD nuk i ka në universitetet shqipfolëse por në Paris. Prej që ai është udhëheqës i seksionit të shkencave natyrore dhe redaktor i revistës ‘Kërkimet’, numri i fundit i saj ka dalë në anglisht”, ka thënë Gashi.

“Anëtarët si ata të rregullt dhe korrespodent të Akademisë së arteve i kanë të publikuara biografitë e tyre goxha të detajuara mirëpo nuk i kanë në ndonjë format të CV-së”, ka thënë ai./KultPlus.com

Një aktoreje…

Poezi nga Luan Rama.

Ti më shkruaje për tavanin
dhe trishtin që ndonjëherë nderet
mbi sytë dhe trupin tënd,
dhe unë përpiqem të shoh atje
tërë një qiell me rrugët e tua,
një det me dallgët e tua,
vetë shkumbëzimin e gjakut
dhe furtunat që buzët t’i kanë rreshkur,
në tavanin tënd shoh tani yjet e mëngjesit
me «Princin e Vogël» të Exupery-së mbi krye,
aty janë gjurmët e ëndrrave që mbetën ëndrra
bashkë me okrën e «gjetheve të rëna» të Jacques Prevert,
aty janë disa jetë të jetuara,
një palimpsest i dehur,
taverna gëzimi plot zhurmë,
skena të fjalës së shenjtë
apo një ekran ku janë ngjizur sytë e tu
për mos t’u shqitur kurrë,
tavani yt më ngjan me një horizont të pafund mikja ime,
në këtë fllad që të ngre fustanin
dhe e çon tutje shpirtin tënd në lëndina të tjera,
tavani yt ka ende ngjyrën e të gjelbërtës…/ KultPlus.com

Pedagogia shkruan për vdekjen e Leutrimit: Të gjithë kemi vdekur ngapak, në rend të parë, ne mësimdhënësit!

Nga Luljeta Ahmetaj

Të nderuar studentë të Fakultetit të Mjekësisë – Ju që do të bëheni kolegët tanë të ardhshëm:
Jam duke e shkruar këtë postim si njeri, si mjeke, si mësimdhënëse dhe prind:

– Për studentët:

– Regjistrimi në Fakultetin e Mjekësisë –nuk do të thotë robërim, por duhet të jetë përkushtim për një punë të përditshme sistematike, me një plan të saktë ditor!

– Dhënia e një provimi të caktuar – është vetëm realizim i një pune dhe një largim i një pengese të vogël gjatë atij rrugëtimi!

– Rënia nga provimi – nuk është dështim – është një pengesë e vogël të cilën ti do të mësosh se si do ta tejkalosh më së miri në rastin tjetër!

– Mos mësoni që gjithsesi të merret 10 – përgatitu për provim ashtu që ta kuptosh më së miri problemin për të cilin ti je ulur të lexosh – Nëse se kupton kërko ndihmë nga shoku ose pedagogu, 10-ta vjen vetvetiu!

– Të jesh student i Mjekësisë –kohën duhet ta kesh të programuar, por kjo nuk d.m.th. që nuk duhet të merresh me sport ose art (me ato do ta ushqesh shpirtin tënd dhe trupin tënd, mos harro “Mendje e shëndosh në trup të shëndoshë”)
Unë vetë kam qenë studente e 10- tave, studentja më e mirë e gjeneratës, kam harruar shumëçka nga ajo çfarë kam mësuar – vazhdoj të lexoj në mënyrë që të rikujtoj vetëm atë çfarë më duhet për pacientin e caktuar!
Tani e 24 vite merrem me Imunologji-harroj shumëçka, mësoj çdo ditë!
A është fundi i botës?- Jo, është fillimi i ditës së re!

– Si pedagoge: Mund të them që asnjëherë nuk duhet harruar që studentët tanë – janë fëmijët tanë, janë e ardhmja e shtetit tonë – Është pasuria më e çmuar që kemi si shoqëri.

Prandaj, çdo mësimdhënës i cili shkallën e suksesit të tij e barazon në numrin e studentëve të ”rrëzuar” në provim, flet vetëm se për dështimin e tij si mësimdhënës. Nuk është e vërtetë që studentët tanë “NUK JANË DUKE PUNUAR MJAFTUESHËM”, se ne në kohen tonë… Por flet për atë që NUK KE QENË I AFTË TA ZBËRTHESH MATERJEN PËR TË CILIN ËSHTË OBLIGIMI YT!!!!

Nuk ka mjekë të kohës së kaluar dhe mjekë të kohës së ardhme – Të gjithë jemi drejtuar drejt një synimi – Të bëhemi njerëz të vyer të shoqërisë sonë dhe me tërë qenien tonë ti ndihmojmë të sëmurët tanë.

Vdekja e Leutrimit në afat të provimit, morri nga ne të gjithë një pjesë tonën –
Të gjithë kemi vdekur ngapak, në rend të parë, ne Mësimdhënësit!!!! / KultPlus.com

Leutrim Gjini

Nesër fillon Street Art Peja

Qendra Rinore Inovative e Pejës, do të organizojë projektin Street Art Peja për vitin e dytë me radhë. Ky projekt fillon nesër më 26 shtator, shkruna KultPlus.com

Projekti ka për qëllim që përmes muraleve të përmirësojë pamjen e hapësirave publike të qytetit të Pejës dhe të ju jap mundësi artistëve të ri që të shprehin talentin e tyre.

Pjesëmarrësit që do të punojnë në këtë aktivitet do të jenë artistë të ftuar dhe studentë të shkollës së artit./ KultPlus.com

Picasso: Kur pikturoj e tregoj atë që e kam gjetur, jo atë që po kërkoj

“Më kanë akuzuar se kam kryer shumë mëkate: por akuza më e rreme është se unë paskam si qëllim kryesor të punës sime prirjen për të kërkuar. Kur pikturoj, qëllimi im është të tregoj atë që kam gjetur dhe jo atë që po kërkoj. Në art qëllimet nuk janë të mjaftueshme dhe, siç themi ne në Spanjë, dashuria duhet të tregohet me vepra dhe jo me argumente.

Vlerë ka ajo që bëjmë dhe jo ajo që synojmë të bëjmë.
Të gjithë e dimë se arti nuk është e vërteta. Arti është një gënjeshtër që na ndihmon të realizojmë të vërtetën, së paku të vërtetën që na është dhënë të kuptojmë. Artisti duhet të dijë mënyrën me të cilën do t’i bindë të tjerët për të vërtetën e gënjeshtrave të tij.

Nëse nëpërmjet punës së tij ai arrin të na tregojë vetëm faktin se ka kërkuar dhe rikërkuar mënyrën e realizimit të gënjeshtrave të tij, ai kurrë nuk do mund të arrijë diçka.

Shpeshherë ideja e kërkimit e ka nxjerrë pikturën nga udha, ndërsa artistin e ka bjerrë nëpër stërhollime mendore. Ndoshta ky ka qenë gabimi kryesor i artit modern. Shpirti i kërkimit i ka helmuar ata që nuk i kanë kuptuar plotësisht të gjithë elementët pozitivë dhe përmbyllës të artit modern dhe i ka bërë të përpiqeshin të pikturonin të padukshmen, pra të papikturueshmen.

Për mua, në art nuk ka të shkuar apo të ardhme. Nëse një vepër arti nuk mund të jetojë përngahera në të tashme, nuk duhet të merret në konsideratë. Arti i grekëve, i egjiptianëve, i piktorëve të mëdhenj që jetuan në kohë të tjera, nuk është art i së shkuarës. Mbase sot është më i gjallë nga ç’ka qenë ndonjëherë.

Arti nuk evoluon vetvetiu, idetë e popujve ndryshojnë e bashkë me to ndryshojnë edhe mënyrat e shprehjes. Kur dëgjoj të flitet për evoluimin e ndonjë artisti, më duket sikur njerëzit e shikojnë atë në këmbë midis dy pasqyrave që riprodhojnë shëmbëlltyrën e tij në sasi të panumërt – e që kundrojnë edhe shëmbëlltyrat vijuese të pasqyrës tjetër si të ardhmen e tij- teksa shëmbëlltyra e tij e vërtetë ndodhet në të tashme.

Ndryshimi nuk do të thotë evolucion. Nëse një artist ndryshon ekspresionin e tij, kjo do të thotë se ai ka ndryshuar vetëm mënyrën e tij të të menduarit, gjë që mund të jetë për më mirë ose për më keq. Mënyrat e shumta që kam përdorur unë nuk duhet të konsiderohen si një evolucion apo si shkallë që çojnë drejt një ideali të panjohur të pikturës. Gjithë ç’kam bërë ka qenë gjithnjë për të tashmen, me shpresën e të mbeturit përherë në të tashmen.”\albertvataj / KultPlus.com

– Pablo Picasso
(Përktheu: Shpëtim Kelmendi)

Celine Dion njofton për përfundimin e karrierës muzikore

Këngëtarja Celine Dion ka njoftuar se performancat e saj në “Pallatin Cezar” në Las Vegas janë drejt fundit. Me anë të një njoftimi në Facebook, 50-vjecarja lajmëroi ndjekësit se shfaqja e fundit do të jetë me 8 qershor 2019.

“Kam ndjenja të përziera për shfaqjen e fundit. Las Vegasi është kthyer në shtëpinë time dhe performancat në Pallatin Cezar kanë qenë pjesë e madhe e jetës sime për dy dekadat e fundit. Ka qenë një eksperiencë e bukur dhe i jam mirënjohëse të gjithë fansave të mi që më kanë ndjekur gjatë këtyre 8 viteve. Çdo shfaqje që do bëjmë këtë vit do të jetë tepër e veçantë”, ka shkruar Celina.
https://www.instagram.com/p/BoHQ4QWgqHj/?taken-by=celinedion
Ajo kishte munguar në muzikë që prej muajit mars pasi bëri një ndërhyrje në vesh. Celine bëri postimin për të treguar se është tepër e emocionuar që do të jetë sërish në skenë.

Performancat e fundit do të fillojnë me 20 tetor, ndërkohë që biletat kanë dalë në shitje./KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Bn8kPfGA0Uy/?taken-by=celinedion

Rezarta Skifteri prezanton koleksionin e saj në ‘Milan Fashion Week’

Rezarta Skifteri është bërë pjesë e “Milan Fashion Week” dhe ka prezantuar punimet e saj 100% shqiptare përpara të gjithëve.

Këngëtarja Arilena Ara ka qenë e pranishme në eventin në fjalë dhe vetëm pak minuta më parë ka ndarë një sekuencë të shkurtër nga sfilata e modeleve. Krahas saj ajo ka shkruar: “Shumë krenare për ty”.

Mesa duket ndër të ftuarit special ka qenë edhe Arilena e cila shpesh herë ka bashkëpunuar me stilisten e njohur. Rezarta Skifteri ka nisur rrugën drejt suksesit jashtë kufijve shqiptarë dhe gjërat po marrin drejtimin e duhur./KultPlus.com

Uniformë femër

Poezi nga Rudina Çupi.

Sa i bukur i duket vetja shiut në shtëpinë e një merimange

plot shalë,

pa gjoks ku strehohen të (fr)ikurit.

Si bëjnë dashuri pa flirt femrat që flenë nën perçe

lëvozhguar me uniformë dimri pjesës më të mirë?!

Këto sorollas në tru

ndërkohë që ndiej gishtat të sakatohen si mashkullorë

në këpucët e mia elegante me majë

që në çdo “tak” i hap rrugës nga një sy për të më parë

si pikë e shiut hap liqenin për të hyrë;

se unë nuk dua të çaloj në të qenit grua.

Shiu tundohet:

të ngjyroset në tualetin tim të hareshëm

a të lagë atë që mbrohet!

A s’është dhe ai burrë

që do të banojë në gojët tona të poshtme, të heshtura

që s’duan kurrsesi të zënë merimangë

ndaj janë banesa të buta, të ngrohta

se nga e buta iket rrallë!/ KultPlus.com

Klubi i fotografisë në kuadër të institute Yunus Emre dhe fotografi Fahrettin Beceren vizituan Gjakovën

Anëtarët e Klubit të Fotografisë janë mbledhur së bashku nën ombrellën e Kryesisë së KFOR-i Turk në Kosovë dhe Institutit Yunus Emre Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

Kanë filluar veprimtaritë për sezonin e dytë të klubit të fotografisë e cila organizohet nën bashkëpunimin e Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Prizren dhe Pejë dhe Komisionit të Përfaqësisë Turke në Kosovë.

Në brendësinë e klubit merren për bazë takimet që fliten temat për teknikat e fotografimit profesional dhe amator por edhe shëtitje të fotografëve në vende të ndryshme në natyrë. Në këtë aspekt u mbajt shëtitje të fotografisë në Dragash. Kurse tani është mbajtur shëtitja e dytë e fotografisë e klubit të fotografisë të Institutit Yunus Emre në qytetin e Gjakovës.

Qëllimi i organizimit të këtij organizimi si i klubeve të fotografisë është që permes këtyre klubeve dhe shëtitjeve të fotografisë që të bëhet vendtakimi i profesionistëve dhe atyre fillestarëve të fotografistëve që të formohet një mjedis i shoqërimit dhe i shkëmbimit të përvojave në këtë aspekt si dhe të formohet edhe bashkëpunim me profesionistët e Turqisë dhe Kosovës për periudhat e mëtutjeshme.

Tani në javën që kaloi u organizua shëtitja e dytë e fotografisë ku në hapi i parë ishte në qarshinë e vjetër ve të arkitekturës së vjetër të qytetit të Gjakovës. Pastaj ka vazhduar me fotografimet në natyrë në malin e njohur Qabrat të Gjakovës. Pastaj në këtë shëtitje të fotografimit morrën pjesë edhe fotografistët profesionist. Fahrettin BECEREN i cili morri pjesë me inkuadrimin e Kryetarit të Komunës së Bursës Alinur Aktash, shpjegoi për hollësitë e aparatit si: për kadrazhin, për hapësirën, për brendësinë e fotografisë, portretet dhe fotografimet e natyrës. Pastaj profesionisti BECEREN anëtarëve të fotografisë ua shpjegoi edhe aventurën e përgatitjes së ekspozitës së fotografive ku janë prezantuar “Fija e shndërruar nga mbështjellësi në fije të pëlhurës”.

Ekskursioni i dytë i fotografisë së bashku me anëtarët e fotografisë dhe moderatorë, përfaqësues të komisionit ushtarak turk në Kosovë dhe me përfaqësuesit e mediave gjithsej kanë marrë pjesë në 140 vetë. Në shëtitje të fotografisë ka marrë pjesë edhe Ambasadorja e Turqisë në Kosovë./ KultPlus.com

Fondacioni Kulturor “Harpa” shpall të hapur konkursin për çmimet vjetore HARPA

Ftohen të gjithë aktorët, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të bëhen pjesë e konkurrimit për çmimin vjetor HARPA, duke sjellë propozime për emra të spikatur.

“Ju presim të na sugjeroni se cili është personazhi që ka lënë gjurmë gjatë vitit 2018, referuar performacës së tyre, arritjeve e sukseseve në vijë kronologjike vjetore. Emrat e propozuar duhet të rrezatojnë vepra e veprimtari me ndikim publik, në të mirën e përbashkët shoqërore, të jenë promotorë të zhvillimit të jetës kulturore, nxitës të talenteve e progresivitetit në tërësi. Përzgjedhja finale (nga emrat e propozuar prej jush) do të bëhet prej komisionit të ngritur pranë Fondacionit ‘Harpa’, është shprehur presidentja e fondacionit, Majlinda Rama.

Ju kujtojmë se çmimet HARPA janë themeluar si hapësirë falënderuese, në shenjë mirënjohjeje për personalitetet e artit, kulturës, letërsisë, biznesit, institucioneve e politikanëve që i ndihmojnë dhe zgjerojnë këto fusha. Ky aktivitet ka si qëllim të promovojë vlera, të stimulojë personazhe të shquara dhe t’i kthejë ata në një shembull frymëzimi.

Kategoritë për të cilat mund të bëni propozime:

-Çmimi i Madh HARPA
-Poet
-Shkrimtar
-Aktor
-Regjisor
-Instrumentist
-Grup artistik
-Institucion kulturor
-Gazetar
-Sipërmarrës
-Politikan
-Çmim special.
/ KultPlus.com

Letër studentit të mjekësisë

Nga Jehona B. Krasniqi

(Me rastin e ndërrimit të jetës të mikut dhe kolegut tonë)

“Trimi, sikur sot t’kishe qenë gjallë, sikur t’ishim pa 5 minuta, t’i kisha dhanë 5 minutat e një jete tjetër përtej asaj që me dashje o pa dashje na e imponon mendësia e jonë e shoqnisë sonë e t’qenit student i mjekësisë.
Trimi, sikur sot t’kishe pas vendimin në dorën tande, a kishe vendos ndryshe me jetu e vepru për andrren tande?
Nuk e kemi pas fatin me u njoh se kemi qenë e jemi dy njerëz që kryqëzimi i vetëm mes udhëve të jetës për ne, asht Mjekësia.

Meqë sot kanë me të dhanë lamtumirën e fundit krejt ata që të njohën e nuk të njohën, unë kam vendos me ja u shkru do fjalë studentave të mjeksisë, ktyre që sot kanë nda mërzinë me familjen tande, shoqeve e shokëve tu që sot i kam taku teksa qanin për ty në korridoret e Klinikes së Gjinekologjisë.

Na kemi zgjedh njërin ndër profesionet ma delikate, ma të brishta, ma të bukura: Me shpëtu jetë njerëzish, me ndreq jetë njerëzish, me kthy shpresën, me kthy buzëqeshjen.

Derisa e kemi marrë këtë rrugëtim, kemi harru me u ba njerëz vet, me jetu si të tillë e me shiju jetën e me njoh.
Na studiojmë, jetojmë në një sistem që na vlerëson me numra: 9, 10 janë ata që shihen top në shoqninë tonë, ndaj është edhe stresi me qëndru në mesin e ktyne njerëzve.

Pikërisht, ky lloj respekti që na e imponon shoqnia jonë, sistemi i studimeve, besa edhe profesorat që nuk shohin përtej numrit, na ka pru në ni rreth vicioz që jemi mbyll vetëm mes librave edhe mjekësisë edhe po e humbim e shkëmbejmë njerëzimin me k’ta numra.

A e keni llogarit najherë, çka ka përtej qatyne mureve tjuja e termeve mjekësore?

M’ka rastis me nejt me top studenta (10shet e 9shet janë të tillë te na se na tjertë përfundi mirrem si të “lodhun”) edhe aq sa kam ndi simpati për ta, për dijenin e tyne, aq kam ndi edhe dhemshuni për perceptimin që e kanë për jetën edhe nuk shohin përtej hundëve të tyne.

Gara e inatet po na kthejnë në përbindësha e jo në shërues.
Edhe, çka kemi fitu deri tash me qet garën për me nejt në top?
Unë kurrgjo, përveç humbjes së njerëzve ma të dashun, tu mos qenë pranë atyne kur kanë pas nevojë për ne, e besa as ju.
Nuk e keni marrë vesh hala cka keni humb? Nashta ka ardh koha me u nal e mendu pak.
A keni fitu shok prej vërteti në k’to orvatjet e juja, apo veç maska sa me i “chekirat” përgjigjet mes vete e me të majt afër se je elita e 10sheve derisa je se kur bjen, ku mbetesh?

Çka po fitojmë me stresin që ja shkaktojmë vetes për me i mrri standardet banale që i kërkojnë prej neve shoqnia jonë hipokrite?
Veq shkatërrimit mental të vetes, humbjes së njerëzimit e besa edhe vdekjes.
E lehte asht’ me u shkatërru shëndeti e shumë e rand asht me u rujt.
Shokë e shoqe, provimet kryhen, nuk kanë qare. Dikush ma herët e dikush ma vonë, se kush ka me na pyt për to kur i kem kry.

Jeta qe e humbim nuk na jep shansa të dyta.
Rasti i Trimit le te na bahet shembull neve që të msohemi me qenë studenta me tana të mirat, por edhe të msohemi me jetu në standarde ma të uluna, të msohemi me e menaxhu stresin tonë, të msohemi me jetu me presionet e jetës, të msohemi me qesh edhe kur na vjen me qajt, të msohemi kur të dalim me pi kafe bashkë un’ e ti, me fol për art, film, jo për provime.
Du me ndëgju çfarë romani ki lexu, cka ke pa film, a dojmë me shku në teatër bashkë, në kinema, filharmoni ose vec me dal për kot së koti e me u marrë me fjalë të kota…

Të msohemi me dasht njani-tjetrin për qata çka jemi, pa i kqyr numrat e njani-tjetrit, të msohemi me ja dasht të miren njani- tjetrit, me e kshillu njani-tjetrin, me e ndihmu njani-tjetrin.
Duajeni shneten e juj, jetën e juj se vetëm atëherë keni me mujt me e shëru e shpëtu jetën e dikujt tjetër.
Msohuni me qenë të njerëzishëm e mandej mjekë.”

Studenti i mjekësisë, 23 vjeçari nga Suhareka, Leutrim Gjini ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër. Atij i ishte përkeqësuar gjendja duke pritur për provim. Drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paqarada ka thënë se studenti kishte ardhur për të hyrë në provim në gjinekologji. Gjendja e tij është përkeqësuar në fakultet dhe pastaj e kanë dërguar në QKUK për trajtim ku edhe ka ndërruar jetë. Studenti ka ndërruar jetë në Klinikën e Kardiologjisë pas 10 orë trajtim nga mjekët. /KultPlus.com

Leutrim Gjini

Banesa e Sandri Qipros, një ndër banesat më të vjetra në qytetin e Pogradecit

Pasuritë kulturore në të gjithë Shqipërinë vëzhgohen dhe mirëmbahen në mënyrë sistematike nga specialistët e Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore.

Drejtoria Rajonale e Trashwgimisw Kulturore- Korçë, po kujdeset për kryerjen e ndërhyrjeve restauruese në banesën e Sandri Qipros, e cila përfaqëson një ndër banesat më të vjetra në qytetin e Pogradecit.

Kujdesi, mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore është një mision i përbashkët, për t’i përçuar këto pasuri, në mënyrën e duhur, tek brezat e ardhshëm./KultPlus.com

A ju kujtohet Panaxhyri, Gjilani po e rikthen

Nën organizimin e Komunës së Gjilanit, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës dhe Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë, të mërkurën nis Panaxhyri i madh i Gjilanit, i cili do të mbahet me për tri ditë me radhë në qendër të qytetit.

Në këtë Panaxhyr, do të marrin pjesë rreth 120 biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.

Panaxhyri ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet sipërmarrësve nga rajoni i gjerë si dhe inkurajon konkurueshmërinë e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të cilat konsiderohen si shtytëse e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Në panaxhyr do të jetë një hapësirë e përbashkët për ekspozimin e materialeve promocionale që u mundëson kompanive të prezantojnë produktet dhe mallrat e tyre, vizitorëve të shumtë që pritet të marrin pjesë.

Dita 1- Panairi do të jetë i hapur prej orës 10:00-17:00
Vendi: Qendra e qytetit, Gjilan
Data: 26 Shtator ( E Mërkure) 2018

08:00 – 10:00 Rregullimi i tezgave

10:00-11:00 Hapja e panairit, Valle nga ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”

11:00 – 11:10 Fjala hyrëse nga z. Lutfi Haziri, Kryetari i Komunës së Gjilanit

11:10 – 11:20 Fjale rasti nga z. Fatmir Limaj, zv. Kryeministër

11:20 – 11:30 Fjalimi nga, znj. Arbëreshe Krasniqi, UD Ministre e MTI

11:30 – 11:45 Fjalimi nga z. Qemal Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë

11:45 – 12:45 Vizitë bizneseve nëpër shtande
19:00-20:00 Mbrëmje muzikore Grupi “Kromatika”

Dita 2-Panairi do të jetë i hapur prej orës 10:00-17:00
Vendi: Qendra e qytetit, Gjilan
Data: 27 Shtator (e Enjte) 2018

10:00 Panairi i bizneseve vazhdon të jetë i hapur
10:00 -12:00 Hapja zyrtare e “Panairit të Sportit 2018”
Vendi: para Teatrit të Qytetit
15:00 -17:00 Turnir në futboll
Kff “Intelektualet”, Gjilan
Kff “Tirana”, Tiranë
Kff “Tetova”, Maqedoni dhe
Kff “Kosova”, Prishtinë
17:00-17:30 Ndarja e trofeut “Fadil Vokrri”
Vendi: Stadiumi ndihmës i qytetit, Gjilan
18:00-20:30 Darkë e përbashkët me mysafirë (nisja me autobus nga sheshi)

Vendi: Qendra e qytetit, Gjilan
Data: 28 Shtator ( e Premte) 2018
Dita 3

10:00-13:00 Panairi i hapur
15:00 Mbyllja e panairit./ KultPlus.com

“Shota” nesër me një format të ri, do të sjellë koreodramën kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Gili Hoxhaj

Ky vit shënon 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe është shpallur si “Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit- Skënderbeu”. Bazuar në elemente të jetës së heroit kombëtar, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, nesër për publikun do të sjellin koreodramën “Kumt” me autor Gjergj Prevazi, shkruan KultPlus.

Drejtori i ansamblit “Shota”, Shefqet Gjocaj sot në një konferencë të mbajtur për media, u shpreh se kjo koroedramë ka qenë iniciativë qysh nga fillimi i vitit. Kjo punë e cila vjen në një format të ri e promovon edhe e avancon punën artistike të ansamblit “Shota”.

“Ideja ishe edhe e Këshillit artistik, po ashtu ideja ishte që këtë shfaqje ta punojë profesori Prevazi dhe jemi të lumtur që ky ka gjetur kohë. Me gjithë vështirësitë që kemi pasur si ansambël, besoj se ia kemi arritur qëllimit dhe jemi të lumtur që premiera po realizohet me kohën ashtu siç kemi premtuar”, u shpreh Gjocaj.

Koreografi dhe regjisori i shfaqjes Gjergj Prevazi tha se për çdo autor është një sfidë e madhe të merret me heroin e një kombi, veçmas me një figurë të jashtëzakonshme siç ishte Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Ai tha se me këtë shfaqje, ai sjellë një formë që është më e pranishme në skenat evropiane.

“Kam gjetur një formë skenike e cila do t’i përshtatet me një qasje ndryshe nga që jemi mësuar ne zakonisht t’i trajtojmë figurat heroike. Me këtë shfaqje unë i qasem një forme që është gjithnjë e më e pranishme në skenat evropiane, e që i përket estetikës së folkut kontoperan, pra është një shfaqje e cila merr elementet bazike tradicionale, folklorike por me një qasje që sheh nga syri i sotëm bashkëkohor”, tha Prevazi .

Prevazi tutje u shpreh se sfida e dytë e madhe ka qenë sfida e vetë trupës së ansamblit “Shota”, pasi që do të sjellin një format që nuk është shumë i zakonshëm.

“Ju nuk do të shikoni nesër një shfaqje të formatit të përhershëm “këngë, valle, këngë, valle, këngë, valle” por është një koncept më i gjerë, me një qasje më teatrale, pasi që ka një temë, një fabul e cila nuk vjen në formë narrative por si kalim në një gjendje”, u shpreh Prevazi.

Për shfaqjen është kompozuar muzikë e re nga Valton Beqiri. Ai tha se roli i muzikës në shfaqje të tilla është rol që duhet të jetë i inkorporuar në mendimet dhe vizionin e regjisorit. Gërshetimi i elementeve të traditës me atë më moderne, ai tha se shfaqjes i kanë dhënë një karakter të një shoqërie më të lartë çfarë edhe ka qenë shoqëria e Skënderbeut në atë kohë.

“Jam munduar të jem sa më afër mendimit të regjisorit. Sfida ka qenë më shumë në qasjen e këngëve të ndryshme pasi që e gjithë shfaqja ndahet në dy pjesë në atë bazike që është pjesa e parë që e formëson karakterin e Skënderbeut dhe pjesa e dytë ajo e dasmës dhe e kemi menduar se si do të ishte një dasmë e një Skënderbeu të sotëm dhe e vetmja mënyrë është që ai do të ftonte mysafirë nga gjithë trevat shqiptare, pra kemi blloqe të ndryshme të këngëve nga të gjitha trojet shqiptare”, tregoi Beqiri sot në konferencën për media.

Drejtori artistik Ylber Asllanaj i falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët në këtë shfaqje, ndërsa tha se ka qenë një sfidë, të cilën e kanë marrë me guxim dhe kanë kaluar standardin me të cilin është mësuar publiku t’i shoh.
Në rolet kryesore janë Besnik Grajçevci i cili do të përfaqësoj rolin e heroit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut kurse në rolin e Donika Kastriotit do ta luaj një valltare e re Artiola Shala. Ata u shprehën të privilegjuar që do të përfaqësojnë këto dy figura të rëndësishme historike.

Po ashtu edhe tek veshjet do të gërshetohen elemente të veshjeve tradicionale me ato moderne, të gjitha të punuara nga Vesa Kraja.

Premiera e koreodramës do të mbahet më 26.09.2018 me fillim nga ora 20:00 në sallën e TKK./ KultPlus.com

TKK reagon për keqpërdorimin e veprës artistike “Si ta vrasim Presidentin”

Dje nëpër disa media ka qarkulluar lajmi se shfaqja “Si ta vrasim Presidentin”, po kthehet në skenën e teatrit, pikërisht ditën e qytetarët do të protestojnë kundër presidentit, Hashim Thaçi, shkruan KultPlus.

Lidhur me këtë lajm dhe tematikën e shfaqjes, ka reaguar Teatri Kombëtari Kosovës i cili me anë të një komunikatë ka shprehur shqetësimet për keqpërdorimin që i është bërë emrit të TKK-së dhe veprës artistike “Si ta vrasim Presidentin”, duke shtuar se TKK nuk merret me asnjë agjendë apo përplasje politike. Tutje TKK ka sqaruar se shfaqja me emërtimin “Si ta vrasim Presidentin” ka si temë zhvillimet globale.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) shprehë shqetësimin për keqpërdorimin që i është bërë emrit të TKK-së dhe veprës artistike “Si ta vrasim Presidentin”. Një veprim i tillë, është thellësisht i pamoralshëm dhe shprehë një mos respekt flagrant për artin, për teatrin si koncept dhe keqpërdorim vlerës artistike e kulturore qe cilado parti politike, e bashkë me to edhe media të kurdisura janë kanë bërë në raportimet dhe publikimet e tyre. TKK nuk ka të drejtë dhe rrjedhmisht nuk merret me asnjë agjendë apo përplasje politike sepse nuk ka as mision as vizion dhe as qellim të bëjë një gjë të tillë. Në këtë drejtim ne kërkojmë nga partitë politike dhe kushdo tjetër, të respektojnë autoritetin e Tetatrit qoftë si institucion, qoftë si vlerë supreme e shprehjes artistike dhe kulturore në çdo vend të qytetëruar.

E ndjejmë obligim të sqarojmë se shfaqja e emërtuar në atë mënyrë siç i është ndërruar koncepti dhe qëllimi, ka si teme zhvillimet globale. Shfaqja ka të beje me përceptimet për fuqitë e mëdha botërore siç është Amerika, Rusia, nga vendet e vogla në zhvillim dhe në këto raste, vendet e vogla akuzojnë presidentin Amerikan dhe Amerikën në përgjithësi për çfarë ndodhë në ato vende. Në shfaqje flitet për Presidentin Amerikan, ndikimet gjeopolitike dhe ngjarja ndodhe diku në Evropë. TKK shprehë keqardhje publikut dhe njëkohësisht i fton edhe partitë politike edhe gazetarët që energjinë e tyre për të keqpërdorur TKK, ta riorientojnë në drejtim tjetër: atë të ndjekjes së shfaqajeve të TKK-së./ KultPlus.com