Alije Vokshi, gruaja e parë kosovare që diplomoi në pikturë

Fotografia në ballinë: Atdhe Mulla

Kur flitet për artin dhe pikturën në raport me gratë kosovare, padyshim që duhet ndalur në një pikë, se historia e pikturimit me gruan shqiptare në Kosovë fillon pikërisht me emrin e Alije Vokshit, shkruan KultPlus.

Piktorja Alije Vokshi është gruaja e parë shqiptare nga Kosova që diplomoi për pikturë. Vokshi ka lindur në vitin 1945 në Prishtinë. Ka mbaruar Shkollën Pedagogjike në Prishtinë, ndërsa përfundoi studimet e magjistraturës në Beograd në vitin 1981. Ajo kreu edhe një vit specializim në Paris dhe më pastaj u angazhua deri në pensionim, si ligjëruese në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës nga viti 1974-2015.

Njerëzit rreth saj herët kishin filluar të nuhasnin shenjat e para të talentit të saj. Në çdo copë letre të zbrazët, ajo dikur vizatonte akte dhe portrete, madje edhe xhamat e djersitur e të avulluar ishin bërë objekt i gjurmëve të para të talentit të saj për vizatimin e pikturën.

Alije Vokshi, ishte piktore që inspirimin e kërkonte përtej dhomës së saj. Jo rrallë herë, ajo pëlhurave të bardha të kornizuara, u jepte imazhin e fshatarëve e peizazheve të anës së Dukagjinit. Ajo shpesh nisej rreth Deçanit, atje prej nga edhe i ka rrënjët. E tërhiqte fort veshja, dukja dhe zakonet e fshatrave. Qëndrimi dhe pozicioni i tyre karshi jetës reflektohet dukshëm në çdo detaj të portreteve që u prezantuan në ekspozitën  që u hap vitin e kaluar në Galerinë e Ministrisë, për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.  Në ekspozitën e saj vërehej që subjekti i pikturave të saj ishin pikërisht gratë dhe burrat e vendit prej nga vinte.

Por ajo ka lënë gjurmë më një ndër pikturat ikonë, me portretin e plakës me të zeza, që ishte vjehrra e saj Ina. Kuratori i ekspozitës, Lorik Sylejmani, në katalogun e ekspozitës kishte përshkruar një rrëfim personal lidhur me rrugëtimin e tezes së tij, ku edhe thotë se ky portret arrin ta pasqyrojë karakterin e plakës së këndshme dhe gazmore.

Ekspozita “Retrospektivë” e Alije Vokshit,  virin e kaluar shpalosi një pjesë të krijimtarisë së piktores Alije Vokshi, duke përfshirë veprat e para me të cilat ajo nisi karrierën. Kuratori Sylejmani, ishte shprehur se kjo ekspozitë ka qenë sfiduese për të, për shkak të punës voluminoze të artistes dhe njëherit tezes së tij, Alije Vokshit.

“E kam pasur një punë dhe detyrë mjaft sfiduese pasi puna e saj është voluminoze por edhe shumë cilësore njëkohësisht. Gjatë vizitës në atelienë e saj në katër dhoma, kam pasur një angazhim të madh që nga 150 piktura dhe 120 vizatime ti ndaj dhe ti sjellë në një ekspozitë prej 20 punimesh. Po ashtu dhe për herë të parë pas tridhjetë- tridhjetë e pesë vitesh nga Galeria Kombëtare e Kosovës e kemi pikturën e zonjës me të zeza, që besoj së është piktura ikonë e profesoreshës”,  ishte shprehur kuratori i ekspozitës, Lorik Sylejmani.

Alije Vokshi është pjesë e ekspozitës “Burrneshat” që  ka bërë bashkë katërmbëdhjetë artiste nga Britania dhe gjashtë artiste nga Kosova si dhe kolektivin HAVEIT. Për të dëgjuar më shumë nga jeta e saj ejani në Galerinë Kombëtare në takimin e radhës ” kafe me artisten”, në kuadër të ekspozitës Perceptime\Burrneshat.

Të mërkurën, me datë 13 Shkurt nga ora 10:30, Lorik Sylejmani, nipi i saj do të ju rrëfejë për jetën dhe veprimtarinë e artistes. Do të keni rastin të dëgjoni shumë nga ato që zakonisht mbesin jashtë biografive të shkruara në libra e mediume./ KultPlus.com

Gjëra që u ndodhin njerëzve të mirë


Nga Shqiptar Oseku

U humbin kuletat. Nuk ua vjedhë dikush,
por u bien nga xhepi
se hutohen nga gjëra që i duan.
Nganjëherë edhe ua vjedhin, pse ka plot aso
që e abuzojnë hutesën e njeriut të mirë.
U prishet gitara në mes të këngës,
i këputen telat. I bëjnë triing
gjithmonë në mes të këngës:
pasi e kanë zënë C Durin më të mirë ndonjëherë
e po kalonin në A Mol.
E pikëllohen, pse duan ta çojnë këngën
gjer në fund një herë.
Veç një herë të vetme bre. Një.
U del flaka nga malli. E shohin një fotografi
të harruar prej njeriut që ua dërgoi,
por të gjallë për ta, ende. Shumë të gjallë.
Shikojnë tiparet e trupit, ndaj detit,
a para një sahatkulle të gurtë
në një qytet të largët pa emër.
Palët e flokëve, vetullën.
Shikojnë sy që ishin, duar që preknin.
Buzëqeshje që buzëqeshnin dikur.
E në trup e ndjejnë mungesën e vjetër.
Shikimi u turbullohet. Shpesh.
Sytë u qorrohen prej mallit.
Makina u prishet. E ndreqin vazhdimisht,
te i njëjti mjeshtër.
Tjerët u thonë, ndërro more makinën.
Por s’është aq thjeshtë.
Për njerëzit e mirë, asgjë s’është
thjesht e thjeshtë, hajt ashtu.
Njerëzit e mirë lidhen
për gjërat që i duan.

Pas rastit të Drenasit, vendosen kuti për ankesa në të gjitha institucionet arsimore

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vendosur që të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të vendosen kutitë e ankesave

Sipas Bytyqit, kjo do të mundësojë që të raportohen parregullsitë në tërë arsimin parauniversitar.

 “Sot kam marrë vendim që në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave. Për zbatimin e këtij vendimi, kam obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare (minimumi 1 vit). Këtë vendim, e kam marrë me qëllim që të mundësohet parashtrimi i ankesave eventuale lidhur me parregullsitë në institucionet e arsimit parauniversitar”, ka shkruar Bytyqi.

Alicia Keys me performancë të mahnitshme, luan në dy piano njëkohësisht (VIDEO)

Këngëtarja e famshme Alicia Keys dhuroi një performancë të jashtëzakonshme në Grammy 2019.

Krahas kësaj, ajo moderoi mbrëmjen e edicionit të 61-të të ceremonisë Grammy Awards, duke u bërë gruaja e parë që e udhëheqë Grammy-n këto 14 vitet e fundit, shkruan KultPlus.

Ajo për 15 herë radhazi ka fituar çmime Grammy, ndërsa mbrëmë mahniti publikun duke kënduar këngë të dekadave të ndryshme, përfshirë  atë të Lauryn Hill’s “Doo Wop (That Thing)”, të Roberta Flack’s “Killing Me Softly With His Song”  dhe të  Kings of Leon’s “Use Somebody.”

Ajo që e bëri edhe më interesante performancën e saj ishte fakti që jo vetëm këndoi, por njëkohësisht luajti edhe në piano, madje në dy njëkohësisht./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=YrPj-oeQCgo

Gurakuq Dobruna bashkon gratë që shpërfaqën historinë e Kosovës në botë

Gurakuq Dobruna është mjaft i angazhuar në punën e tij si dizajner grafik, veçmas kur bëhet fjalë për figurat e njohura shqiptare në botë, shkruan KultPlus.

Në një dizajn të punuar së fundmi, ai ka vendosur pesë figura të rëndësishme të grave në kopertinën, që e ka dizajnuar në formatin e revistës Lirindja.

Ai aty ka vendosur kampionen e xhudos Majlinda Kelmendi që ka ngritur flamurin e Kosovës në shumë gara olimpike në botë. Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha janë tri këngëtaret shqiptare që po shkelin skenat botërore, duke mos e mohuar asnjëherë vendlindjen e tyre dhe shpesh duke bërë simbolin e shqiponjës në botë. Andaj ai ka përmbledhur këto tri figura si krenari për kombin.

Një vend krah tyre, i ka dhënë edhe grave që sakrifikuan gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhe përmes një gruaje simbol ai ka vendosur aty vuajtjet e refugjatëve që largoheshin nga shtëpitë me familjet e tyre duke u nisur në një rrugë te gjate në këmbë.  E tillë ishte dhe Sherife Luta, një nënë e re, e paveshur, me pelenën e vajzës në kokë, e pangrënë, në një mot të ftohtë e me dëborë, eci për afro një muaj të tërë në këmbë me mijëra banorë te tjerë që po përpiqeshin t’i shpëtonin luftës./ KultPlus.com

Pikërisht

Poezi nga Agron Tufa.

E kam të pamundur me ty.

Këtë ma ke thënë
Këtë ma kanë thënë
Këtë edhe vetë e di 
Se kështu thonë
Arsyeja
Logjika
Matematika

E ke të pamundur me mua

Këtë ta kam thënë
Këtë ta kanë thënë
Këtë edhe ti e di
Se kështu thonë
Arsyeja
Logjika 
Matematika

Po unë do të bëj të pamundurën
Pikërisht me ty
Pikërisht ngaqë të kam thënë
Pikërisht ngaqë më ke thënë
Pikërisht ngaqë ma kanë thënë
Pikërisht ngaqë edhe vetë e dimë
Pikërisht ngaqë thonë
Arsyeja
Logjika 
Matematika…

Pikërisht ngaqë të dua deri në atë pikë
Ku llogaria humbet ekuilibrin.

Peshkopi 1990

Kiço Blushi, ikja e trishtë e një brezi që la gjurmë

In memoriam Kiço Blushi.

Zbres poshtë me vrap. S’kam parë kurrë kaq shumë lule dhe kaq të bukura. Shumica janë të verdha, por ka dhe të kuqe edhe si ngjyra e trikos së mamit, bojë manushaqe. Mbledh një tufë duke zgjedhur më të bukurat e më të mirat. Këto nuk janë si lulet e vazove që kemi në ballkon e mami nuk të lë t’i zësh me dorë. Këtu mund të këputësh sa të kesh qejf e s’të ndalon asnjë kopshtar ose roje. Ah, sikur të ishte mami këtu, unë do t’ia jepja këto lule, asaj do t’i bëhej shumë qejfi. Pastaj do të merrte një vazo, do ta mbushte shpejt e shpejt me ujë e kujtdo që të vinte për vizitë, do t’i thoshte: “Këto lule m’i ka sjellë dhuratë Beni! Shikoni sa të bukura janë! I mblodhi për ditëlindjen time!”

“Beni ecën vetë”, Kico Blushi

Emocionet e hershme që një shkrimtar a krijues të ka dhuruar me veprën e tij kanë fatin e mirë të mos humbasin kurrë. Jo pse janë të parat shkëndija ku ti je ndjerë njësh me të, por se mundësia e rikthimit të tyre udhëhiqet nga një kujtesë intime në castin e parë që la gjurmë, për shenjën simbolike të shkrimit, për ëndërrimet e fshehura në errësirën e gjumit, apo dhe për grishjen tunduese të rigjetjes së tyre, si të një dashurie të parë. Ishte gazmendi që më përfshiu teksa i kthehesha edhe njëherë këtyre rreshtave, në ndjesinë time të parë prej romanit “Beni ecën vetë” të shkrimtarit K. Blushi. Që atëherë kish kaluar shumë kohë, por më duhet ta pranoj se e rigjeta veten sërish qetësisht, si atëherë.

Krijimi dhe vepra që lind prej shkrimtarit është njëkohësisht krijimi i një bote të re, një art që guxon me një gamë të re ngjyrash, me gjuhë, jetë dhe histori duke lënë pas mite e fate të cilat kthehen tek lexuesi si pikëtakime referenciale të patjetërsueshme në jetën e tij.

Ishte letërsia e viteve ’60, atëherë kur Shqipëria po njihte një mobilitet të vazhdueshëm në kapilarët e cdo qelize të saj. Ishte koha kur letërsia ishte kthyer në cështje shtetërore dhe raportet e shkrimtarit me pushtetin, të lirisë me kufizimin, të krijmtarisë me kontrollin ishin raporte që gjykoheshin në bazë të letërsisë që këta shkrimtarë bënin. Dhe këtu nuk ishte fjala për letërsi për përdorim, apo letërsi qëllimore, aq më pak për letërsi të porositur. Bëhej fjalë për shkrimtarë të cilët bënin letërsi që krijonin zonë ndikimi, që faktorizohej si vlerë emancipimi që rrezikonte të ndërhynte e të infektonte edhe botën reale. Ndaj prej kësaj frike, atëkohë autoritetet shtetërore sado propagandonin kinse zhvillim, progres dhe emancipim zhvilluan në të njëjtën kohë një veprimtari të pandërprerë mbikqyrjeje ndaj letërsisë, sidomos ndaj disa emrave më në zë të saj dhe në kushtet kur në Europë por edhe në mjaft vende të Lindjes u shfaq një klimë zbutjeje e cila pak nga pak mori karakterin e një dukurie të përbotshme të paskajuar.

“Brezi 1968” kishte tronditur botën. ‘Beatles’ kishin kënduar “Let it be!”, duke përmbysur dilemën pesëshekullore të Shekspirit “To be or not to be!” Ndërsa në Francë dhe Gjermani kishin shpërthyer lëvizje masive studentore dhe qytetare. Ky ishte brezi që  tronditi botën me frymën e përgjithshme refuzuese, që pati ndikimin e vet në kulturën shqiptare në tërësi dhe në letërsinë shqipe vecmas. Ndonëse me një vonesë relative letërsia erdhi u bë një faktor ndikues në jetën shpirtërore të shoqërisë. Në plejadën e artistëve shqiptarë prej dhjetra e dhjetra të talentuarish që i njohëm nga krijimet e tyre por dhe ndër ata që nuk arritën dot të kryheshin për arsye të rrethanave politike, do të ishte edhe Kico Blushi. Botimet e tij të hershme në vjersha dhe poema si “Mirëmëngjes!” (1967); në drama si “Çatia e të gjithëve”, “Andrea”, “Midis dy njerëzve” (1971); në novela dhe tregime si “Fejesa televizori” (1971) si dhe romane “Vdekja e një nate” (1971) , “Beni ecën vetë” (1976) etj., do të pasoheshin prej një vargu botimesh të tjera, kryesisht në tregime dhe novela të cilat ne do t’ua publikojmë më poshtë.

Blushi është konsideruar pa droje si një shkrimtar protagonist i brezit të ndryshimit modernizues në letërsinë shqipe, prozator përfaqësues, skenarist me rol të shquar në historinë e kinemasë shqiptare, me filmat e të cilit si “Beni ecën vetë”, “Nëntori i Dytë”, “Çifti i lumtur”, “Koncert në vitin 36”, “Në shtëpinë tonë” e plot të tjerë me të cilët janë rritur dhe edukuar breza të tërë. Me tregimet dhe novelat e tij në formën e një rrëfimi emancipues ai është renditur ndër ata shkrimtarë dhe publicistë që lexuesin e vë në mendime. Jo vetëm si një vepër letrare por dhe si një akt kulturor. Me stilin e tij të rrëfimtarit, Blushi u bë pjesë atij brezi që prishi status quo-në e trashëguar në letërsi dhe në lëvizjen e mendimit. Pas thuajse 45 vitesh, romani “Beni ecën vetë” lexohet ende me nostalgjinë e rrëfimit, ashtu si i jepemi një dashurie të madhe, pa kushte dhe të pambrojtur ndonëse prej nostalgjisë botimi ose ribotimi i tyre ka kaluar sprovën e heshtur të një droje delikate, të një stepjeje fisnike.

Kështu erdhi për lexuesin e vogël në ato fillim vite ’70, K. Blushi, si një sprovë për një letërsi të re, ku tregimi më i hershëm qëndron pa iu këputur filli me atë të fundit.

Botime:

Sonte dhe nesër në mengjes : vjersha dhe poema, Tiranë: Naim Frashëri, 1977

Lezja. Gomat me ar: drama, 1977

Portreti: tregime e novela, Tiranë: Naim Frashëri, 1977

Pajtoni i fundit: roman, Tiranë: Naim Frashëri, 1979

Mëngjesi i një hëne (tregime dhe novela), Tiranë: Naim Frashëri, 1980

Vite mbi supe: novela, Tiranë: Naim Frashëri, 1984

Pengu: tregime e novela, Tiranë: Naim Frashëri, 1986

Tregime e novela të zgjedhura, Tiranë: Naim Frashëri, 1989

Koka e prerë: roman, Tiranë: Naim Frashëri, 1990

Më shiko në sy : roman, Tiranë: Naim Frashëri,1990

Brezi i lëshuar: roman, Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1994

Mos! : roman, Tiranë: SHBLSH e Re, 2010

Gjuha e gjakut: roman, Tiranë: Naimi, 2014

Monika Stafa

Kur mori çmimin “Nobel” për paqen, ajo u shpreh: “Unë jam e pavlerë”

I ati i saj vdiq në mënyrë misterioze, kur ajo ishte vetëm 8 vjeçe. Disa mendonin se atë e vranë për qëllime politike, por ende sot nuk dihet arsyeja e vërtetë e vdekjes së tij. Gjithsesi, kjo ngjarje shërbeu për ta afruar më shumë Nënë Terezën me të ëmën, e cila ishte një e krishterë e devotshme që i mësoi vajzës së saj rëndësinë e bamirësisë. Aq i madh ishte ndikimi i së ëmës, saqë në moshën 12 vjeçare, Nënë Tereza vendosi t’i shërbente plotësisht besimit. Ajo, madje u përfshi edhe në një urdhër për t’u mësuar murgeshave të tjera mbi besimin e krishterë. U shndërrua kështu në një mësuese, duke i shërbyer këtij profesioni për 20 vite të jetës së saj.

Por jeta e saj ndryshoi rrënjësisht, kur ajo mori një “thirrje” prej Zotit, siç edhe vetë Nënë Tereza e ka quajtur, e cila e nxiti të linte mënjanë rolin e dishepullizueses për murgeshat e reja dhe të shkonte të jetonte në vendet më të varfëra në botë. Viti i parë në Kalkuta ishte tepër sfidues për të. Iu desh madje të lypte për ushqim, njësoj me njerëzit e atij vendi, të cilët jetonin në varfëri ekstreme. Edhe pse shpesh herë është shprehur se i kishte kaluar nëpër mendje të hiqte dorë nga diçka, sërish nuk e bëri, pasi ishte e vendosur të vazhdonte.

Reputacioni i saj filloi të rritej nga momenti, kur ajo filloi të hapte shtëpi strehimi për të pastrehët dhe për ata që ishin tepër në nevojë. Ajo madje shkoi në mes të natës t’i lutej biznesmenit më të fuqishëm në San Franciscos për ta kthyer një shtëpi të braktisur në një shtëpi banimi për të pastrehët. Kur ai i tha: “Këtë punë do ta shohim nesër në mëngjes”, Nënë Tereza u përgjigj: “Puna e Zotit nuk mund të presë deri nesër në mëngjes”.

Edhe pasi u nderua me çmimin “Nobel” për paqen, ajo refuzoi të realizohej banketi tradicional, në mënyrë që paratë e harxhuara për të, të përdoreshin për personat në nevojë. As sëmundjet si pneumonia, malarja, apo sëmundjet kardiake nuk e ndalën atë. Puna e Nënë Terezës vazhdoi në mënyrë të palodhur deri në vitin 1997, në të cilin ajo ndërroi jetë. Nga 13 murgesha, të cilat i mësonte mbi besimin, në shumë pak kohë ajo arriti t’i shërbente më shumë se 5000 njerëzve në mbi 130 vende të botës.

Ende në ditët e sotme, ajo njihet si një simbol i dashurisë dhe humanizmit. Ajo është një shembull se edhe roli i një drejtuesi, mund të bëhet me mirësjellje, humanizëm dhe dashuri. / bota.al

Cardi B, “perla” e “Grammy Awards”

Reperja e njohur amerikane, Cardi B, di sesi të vjedhë të gjithë vëmendjen në tapetin e kuq.

Reperja me famë botërore shkaktoi ‘stuhi’ ndërsa u shfaq si një “perlë” në 61 vjetorin e “Grammy Awards” në Los Anxhelos mbrëmjen e së dielës (10 shkurt).

Veshja e Cardi B-së është më e përfolura në ngjarjen më të madhe muzikore.

Ajo mbante margaritarë të mëdhenj rreth qafës dhe flokëve të saj.

Reperja i befasoi të gjithë kur u shfaq në tapetin e kuq me bashkëshortin Offset.

Ylli i muzikës “i mbylli gojën të gjithëve” duke konfirmuar se është rikthyer me këngëtarin, pas ndarjes së bujshme.

Ajo ishte nominuar për disa çmime në “Grammy Awards”. Por mori në shtëpi vetëm çmimin “Best Rap Album” (Rep Albumi më i Mirë), duke hyrë në histori si reperja e parë që merr këtë çmim./oranews/KultPlus.com

Modelja e Victoria Secret pozon me fustanet e stilistes shqiptare (FOTO)

Alessandra Ambrosio duket se është dashuruar me krijimet e stilistes shqiptare.

Jo më kot, në dy daljet e saj të fundit publike, fustanet që super modelja ka veshur mbanin emrin e Lena Berishës. Alessandra e cila u tërhoq zyrtarisht nga Victoria’s Secret 2 vite më parë, është një ndër modelet që ka bashkëpunuar me emrat më të mëdhenj të modës si Armani, Christian Dior, Ralph Lauren etj. Këto dy vite, duket se Ambrosio është kthyer në klienten e Lena Berishës dhe zgjedh pikërisht fustanet e saj për eventet më në zë ku ajo është e pranishme. / KultPlus.com

Dështon shitja e pikturave që i atribuohen Hitlerit

Pesë piktura që thuhet se janë realizuar nga udhëheqësi nazist Adolf Hitlerit kanë dështuar të shiten në një ankand në Gjermani. Shtëpia e ankandit “Weidler” shpresonte të merrte 45 mijë euro nga vepra më e shtrenjtë.

Ankandi u mbajt në Nuremberg, qyteti gjerman dikur i njohur për tubimet masive të Hitlerit ku nazistët kryesorë u provuan më vonë edhe për krime lufte. Akuzat e falsifikimit e dëmtuan ankandin dhe kryebashkiaku i qytetit Ulrich Maly e përshkroi atë si “shije të keqe”. Shitja përfshiu edhe gjërat që thuhet se ishin në pronësi të diktatorit, në mesin e të cilave edhe një vazo dhe një karrige me një svastikë në njërën anë.

Nën sundimin e Hitlerit (1933-1945), Gjermania naziste filloi Luftën e Dytë Botërore, duke ndjekur një politikë që u shndërrua në gjenocid e rezultoi në vdekjen e rreth gjashtë milionë hebrenjve dhe dhjetëra miliona civilëve e luftëtarëve.

Shfaqjet publike të simboleve naziste janë kundër ligjeve aktuale në Gjermani, përveç disa rasteve të veçanta, si për shembull për arsye arsimore ose historike. Shtëpia e ankandit mori masa për të qenë në rregull me ligjet duke përdorur ndërhyrje në simbolet e paraqitura në katalogë.

Dhjetëra vepra arti, duke përfshirë edhe disa të vendosura për shitje, u konfiskuan nga shtëpia e ankandit javën e kaluar nga policia gjermane. Prokurorët thanë se gjithsej 63 sende që mbanin nënshkrimet “AH” ose “A Hitler” u konfiskuan.

Një hetim u hap për individë të paidentifikuar “me dyshimin e falsifikimit të dokumenteve dhe tentativave të mashtrimit”, ka thënë për AFP kryeprokurorja e Nurembergut, Antje Gabriels-Gorsolke.

Ajo konfirmoi se shtëpia e ankandit kishte bashkëpunuar dhe i kishte dorëzuar punimet vullnetarisht.

Shitjet e pikturave që pretendohet të jenë realizuar nga diktatori shpërfaqin rregullisht polemika dhe akuza për falsifikim.

Muajin e kaluar policia gjermane konfiskoi një koleksion në rrugë e sipër për t’u nxjerrë në shitje në Berlin, pas shqetësimeve për vërtetësinë e tyre.

Hitleri, i cili u refuzua dy herë nga Akademia e Arteve e Vjenës, dihet se ka shitur veprat e tij artistike në rininë e tij.

Dhjetëra vepra që i atribuohen atij, të cilat u konsideruan nga ekspertët e artit si të cilësisë së dobët, janë shitur gjatë viteve të ndryshme.

Në vitin 2015, shtëpia e ankandit “Weidler” shiti shumë piktura që atribuohen si punime të Adolf Hitlerit për gati 400 mijë euro.

Ofertuesit thuhet se vijnë nga Gjermania, Kina, Franca, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në vitin 2014, shtëpia e ankandit shiti akuarelë të Hitlerit në sallën e qytetit të Mynichut për 130 mijë euro.

Shitja e relikteve naziste mbetet një temë përçarëse në mbarë botën.

Disa blerës thonë se kjo bëhet për arsye historike, por grupet e fushatës kundër paralajmërojnë se sendet janë blerë edhe nga anëtarët e grupit ekstrem të djathtë që idealizojnë regjimin.

Vitin e kaluar disa grupe në Mbretërinë e Bashkuar nxitën shitësit online për të rregulluar më mirë çështjen e shitjeve të relikteve naziste./BBC / KultPlus.com

Shkollë pa kulturë

Autor: Labinot Kunushevci

Burimin e të gjitha problemeve duhet ta kërkojmë në sistemin e arsimimit dhe edukimit. Ndërsa thelbi kryesor i këtij sistemi është kultura. Përgjigjën më të mirë ndaj analfabetizmit, sidomos funksional, e gjejmë tek koncepti “shkollë pa kulturë”. Por çka do të thotë kjo?

Nxënësit në shkolla mësojnë edhe lëndë të panevojshme, konceptualisht të gabueshme dhe që nuk bazohen në nevojat e tyre të ndryshme nga nevojat e gjeneratave të mëhershme. I gjithë sistemi i arsimit fillor përveç njohurive elementare, duhet të bazohet në kulturë. Dhe kush tjetër më mirë se sociologu mund të ligjërojë dhe edukojë për kulturën? Sidomos te lëndët zgjedhore duhet t’u jepet përparësi projekteve për lëndët që kanë për qëllim formimin dhe vetëdijesimin kulturor të nxënësve.

Çka iu duhen fëmijëve 12 – 14 vjeçar lëndët dhe temat për Bashkimin Evropian? U shpjegojmë për BE-n ashtu qysh as në BE nuk mësohet. Në universitet gjejmë studentë që s’kanë koncept për BE-n, kemi edhe profesorë që kanë krizë identiteti sa u përket koncepteve shtet, komb, integrim, e ne presim nga nxënësit e shkollave fillore të aftësohen në konceptin e BE-së! Në vend se t’u mësohet për kulturën, për moralin, për sjelljen, për komunikimin, për identitetin.

Kjo gjeneratë e re ende s’ka arrit të krijojë vetëdije dhe kujtesë për vendin, kulturën dhe historinë e vet, e ne i ngarkojmë me BE! Duhet t’ua kultivojmë vetëdijen institucionale. A e dini ku qëndron dallimi në mes të të rinjve në Kosovë dhe atyre në Perëndim, në pyetjen dhe vetëdijen për shtetin? Nëse i pyet të rinjt e Kosovës “çka është shteti?” ose “çka ju aludon shteti?”, shumica prej tyre shtetin e identifikojnë me presidentin, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit. Pra shteti identifikohet me pushtetin, me qeverinë, me liderin. Sepse këtu është instaluar kulti i liderit në politikë dhe ky kult është shndërru në kulturë mendësie dhe vetëdije.

Ndërsa në Perëndim shteti identifikohet dhe asocohet me institucionin. Për shembull, qytetarit gjerman kur i përmendet koncepti shtet, mendja i shkon te institucionet. Sepse në institucione merren vendimet, nga vendimet caktohet standardi i qytetarëve dhe nga standardi varet mirëqenia e tyre. Prandaj ata e kanë kultivu vetëdijen institucionale dhe si rezultat i kanë punët më mirë se ne. Këtu të rinjt i njohin të gjithë politikanët, imazhet e tyre në medie i shohin me dhjetëra herë në ditë. Ndërsa nuk dijnë t’i dallojnë institucionet, nuk i njohin ligjet, nuk i dijnë shumë të drejta të tyre, sepse në shkolla nuk u ofrohet ky edukim, kjo kulturë.

Ta marrim shembullin e lëndës “Edukata Qytetare”, të cilën mendoj se duhet ta ligjërojnë vetëm sociologët. Edukimi qytetar është tërësisht dimension kulture. Për familjen, për sistemin e vlerave, për sjelljen publike, për vetëdijen kritike, për të drejtat e njeriut, kompetent profesional është sociologu, metodologjia e tij hulumtuese, aftësia e tij e artikulimit dhe shpjegimit kontekstual, sensi i tij socio-kulturor. Prandaj duhet të ndërrohet Udhëzimi Administrativ i MASHT, që për këtë lëndë në konkurset për mësimdhënës të kësaj lënde përparësi t’i jipet sociologut.

Sa tema tabu kemi në shoqëri? Për seksualitetin jo vetëm fëmijët, por edhe shumë prindër nuk dinë gjë pos aktit seksual. Nga pikëpamja konzervatore mund ta paragjykojmë edukimin seksual, por e kemi gabim. Duhet ta pranojmë që fëmijët kanë nevojë ta kuptojnë kompleksitetin e seksualitetit, pra seksin si kulturë, si edukim, si faktor në familje dhe në shoqëri, me të gjitha shkaqet, pasojat dhe implikimet që ka, e jo veç si akt fiziko-emocional, jo veç si pasion.

Të mësojnë cilat janë sëmundjet seksualisht të transmetueshme; si duhet të mbrohen nga abuzimi dhe trafikimi seksual; cilat janë pasojat psikike dhe kulturore të pornografisë dhe prostitucionit; si mund të mbrohen nga shantazhi ndaj integritetit fizik; si shprehet gjuha dhe mendësia seksiste; ku

qëndron vija e hollë ndarëse në komunikimin privat dhe publik mbi seksin; ku qëndron kufiri dhe distanca në raportet nxënës – mësimdhënës; si duhet reaguar përballë ngacmimeve private dhe publike; rreziqet e viktimizimit seksual në rrjetet sociale; pasojat e komunikimit me njerëzit e panjohur dhe takimi me ta si rezultat i komunikimit online; çka është perversiteti dhe frustrimi seksual; çka është shtatzënia e padëshiruar; çka është aborti dhe cilat janë shkaqet dhe pasojat e tij; cila është lidhja e moralit me seksin dhe virgjinitetin; raporti i kodit të etikës me veshjen publike; si duhet t’i thyejmë iluzionet që i kemi për seksin dhe si krijohen ato; çka është planifikimi familjar; flirtimi dhe lidhjet në adoleshencë; pasojat e martesës së hershme, specifikisht pasojat e ndërprerjes së shkollimit për shkak të martesës së hershme, etj. Edukim seksual do të thotë edukim kulturor. Prandaj shoqëria jonë ka nevojë për lëndën “Edukimi seksual” dhe këtë lëndë mund ta japin sociologët.

Sipas hulumtimeve një përqindje e madhe e nxënësve në Kosovë konsumojnë pornografi në telefonat e tyre. Ata nuk e dijnë që pornografia është industri. Aty ku kombinohen imazhi dhe roli seksual me logjikën e përfitimit. Nuk e dijnë që ajo s’ka lidhje me realitetin seksual, me shëndetin seksual. Frustrimi, iluzioni dhe perversiteti seksual janë disa nga efektet e mundshme nga pornografia, ku zakonisht femra paraqitet në pozita shtypëse, shfrytëzuese dhe nënshtruese, si objekt seksi. Pornografia e përforcon ndjenjën e shumë burrave për të drejtën e tyre që të përdorin trupat e grave. Aty përforcohen stereotipet. Me një fjalë, pornografia nënkupton se e vetmja gjë për të cilën gratë dhe vajzat janë të mira është për t’i kënaqur burrat fizikisht. Mos të flasim për vullgaritetin dhe shumë forma tjera të pornografisë.

Ndërsa shumë fëmijë rrezikohen nga mashtrimet dhe abuzimet, nga viktimizimi, gjatë kërkimeve në pornografi. Pastaj sa nga këta viktima, sidomos femra, nga presioni, frika dhe efekti i shantazhit, kanë bërë vetëvrasje? Mund të fillojë me një kuriozitet, me një klikim, por të përfundojë me depresion dhe me vetëvrasje! Pse mos t’u ofrohet ky edukim fëmijëve tanë? Këtë më mirë se sociologu askush s’mund ta bëjë.

Unë kam ligjëruar lëndën “Parandalimi i dukurive negative” në një nga shkollat publike në Prishtinë, për bullizmin dhe dhunën, për ngacmimin dhe abuzimin, për konfliktin mes gjeneratave, për pasojat e drogës, për sulmet kibernetike, për gjuhën e urrejtjes, për analfabetizmin funksional, etj. Por kjo lëndë shumë pak aplikohet. Në shkolla duhet të ketë sa më shumë sociologë që ligjërojnë për dukuritë negative dhe drejtoritë e arsimit duhet ta respektojnë këtë domosdoshmëri.

Tjetër lëndë e domosdoshme është edhe “Edukimi medial”. Media sot ushtron presione të mëdha mbi identitetin, kulturën dhe psikën e njeriut, prandaj të rinjtë duhet të aftësohen se si t’i përdorin mediet dhe se si të mbrohen nga dëmet që ato mund të shkaktojnë. Se si t’i marrin, kuptojnë dhe vlerësojnë informatat sepse jo të gjithë i kuptojnë njësoj. Efektet e lajmeve, storjeve e artikujve, sidomos atyre të rrejshme dhe senzacionale, prodhojnë efekte të ndryshme dramatike në publik. Edhe struktura rinore është heterogjene, kanë botëkuptime dhe formime të ndryshme kulturore dhe ekonomike, kanë pritshmëri dhe shije të ndryshme, prandaj edhe reaksionet e të rinjve janë të ndryshme. Depresioni, kriza psikike, frustrimi, gjuha e urrejtjes, shantazhi e deri te vetëvrasja, vijnë si rezultat i komunikimit të deformuar publik, si rezultat i konsumimit të përmbajtjeve joadekuate që nuk respektojnë asnjë parim moral a profesional, sidomos nga mediet komerciale që kauzë kanë vetëm rritjen e klikimeve përmes senzacioneve. Pra në mes të njeriut dhe teknologjisë nuk ka vetëm miqësi, ka edhe armiqësi.

A e dini si reflektohet përthyerja e komunikimit vullgar e agresiv publik, bullizmi online, në botën psikike të të rinjve? Sigurisht që mekanizmi imunizues nuk është vetëm edukimi medial në shkollë, por është para se gjithash ai familjar. Por këtu pasojat më së shumti po i vuajnë familjet që i lënë fëmijët e tyre totalisht të lirë. I lënë fëmijët të jetojnë me parimin “kënaqu tash”, pa menduar

për pasojat dhe përgjegjësitë. E liria këtu kuptohet si hapësirë ku njeriu ka të drejtë të bëjë ç’të dojë, e jo si hapësirë ndaj së cilës ai ka përgjegjësi. Në adoleshencë kombinohen euforia, kurreshtja, imagjinata, prirja, ambicia, temperamenti, vetëbesimi, si me arritë shpejt te paraja, te fama, te karriera, te suksesi, ku rritet rreziku i shndërrimit të hedonizmit në vlerë dhe mënyrë jetese. Në mungesë të kontrollit, fëmijët e shfrytëzojnë lirinë e pakufishme dhe potencialisht mund të jenë viktimë sepse ndikimi i rrjeteve sociale dhe i shoqërisë është i madh.

Por se kemi edhe prindër të painteresuar për fatin e fëmijëve të tyre, këtë e shohim në shkolla, ku disa prindër nuk interesohen kurrë për rezultatin e fëmiut të tyre në shkollë, nuk vijnë asnjëherë në mbledhjet e thirrura nga kujdestarët, nuk konsultohen fare, nuk shqetësohen nëse fëmiu i tyre mungon pa arsye, nëse ndaj fëmiut të tyre ka ankesa nga ndonjë nxënës apo mësimdhënës, nëse vet fëmiu ankohet për ndonjë nxënës apo mësimdhënës. Nëse nuk funksionon komunikimi nxënës – prind – mësimdhënës, këtu s’ka rezultate të mira.

Prandaj sa më shumë prezencë të lëndëve nga shkencat shoqërore që e afirmojnë vlerën e njeriut, individit dhe familjes, vlerën e identitetit, tolerancës dhe komunikimit normal, aq më mirë për nxënësit në shkollë, për të ardhmen e tyre. Fëmijët duhet të mësojnë si të shkruajnë ese, jo veç diktimin. Duhet të kenë lëndë për eseistikë. Jo veç të mësojnë rrëfime fiktive, histori të njëanshme, të lashta, nga tekste ku mitizimi, glorifikimi, protagonizmi, kulti i individit, janë dominues.

Së pari, me ditë me kriju rrethana të favorshme për të mendu lirshëm. Së dyti, me ditë me mendu, me provoku mendjen, imagjinatën, intuitën, botëkuptimin sado pak i formuar. Së treti, me ditë me shprehë idenë. Së katërti, me ditë me artikulu idenë. Së pesti, me ditë me kriju mendim kritik ndaj asaj ideje, me ditë me ballafaqu me idetë tjera. Së gjashti, me qenë i gatshëm me pranu mendimin ndryshe. Së shtati, nga idea me nxjerrë një projekt, një plan, një vizion. Së teti, me angazhu gjithë potencialin profesional, moral, shoqëror, për realizimin e atij projekti. Së nënti, mos m’u dëshpru dhe dorëzu edhe nëse dështon. Dhe së dhjeti, edhe nëse dështon, me fillu prap…

Kjo mund të duket e tepërt, sidomos kur e dijmë që kemi edhe studentë, besa të diplomuar, që janë analfabetë funksional, që në jetën e vet nuk kanë arritur të artikulojnë as edhe një koncept ose një ese origjinale. Sepse iu ka munguar ky kontinuiteti i komponenteve 1 – 10.

Nxënësit duhet t’i nxitim të krijojnë identitet të veçantë dhe jo veç me qenë strukturë dhe turmë. Nxënësve në shkollë u shpjegoja fjalën e Erich Fromm-it: ”Disa njerëz vdesin në ditën që lindin.” Të gjithë e kuptonin se po bëhet fjalë për vdekje biologjike të foshnjës së posalindur. Por jo, iu thoja, është vdekje identitare. Biologjikisht ata lindin, rriten, jetojnë e plaken, por janë të vdekur me identitet social sepse në jetën e tyre nuk dallohen me identitet prej tjerëve, nuk e afirmojnë identitetin, nuk veçohen me ndonjë sukses, kontribut apo talent, por thjesht jetojnë si turmë. Pra jo si x dhe y, por si pjesë e strukturës.

Fëmijëve në shkolla nuk duhet t’ua vrasim vetëbesimin, veç edhe nuk duhet t’i trajnojmë mekanikisht në mësimnxënie. Ai nuk duhet të vlerësohet vetëm pse e ka mësuar një tekst ose një detyrë përmendësh në mënyrë mekanike, por që s’e ka kuptuar me logjikë. Shumë më e rëndësishme është nëse mësimdhënësi ia bën një pyetje provokative dhe kurioze që e nxitë nxënësin të mendojë dhe nga të menduarit të jap një përgjigje, sesa ta detyrojë ta thotë një tekst fjalë-për-fjalshëm prej të cilit ai s’ka kuptuar gjë.

Këtu ka monopol edhe mbi tekste shkollore. Tekste që me dhjetëra vite ribotohen pa korigjime e recenzime. Tekste kulturore me stereotipe. Tekste të historisë ku e kaluara mësohet në mënyrë ideologjike. Tekste të shkencave natyrore primitive e fyese ndaj kategorive të margjinalizuara, si teksti i biologjisë për personat me sindromin Down për të cilin kam reagu me një artikull shkencor, etj. Shoqëria jonë ka nevojë për transformim kulturor bashkë me sistemin e arsimimit dhe edukimit. Ndryshe nuk mund të themi se shkolla po ushtron funksion edukativ. Shkollë pa kulturë. /KultPlus.com

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës hap konkurs letrar-artistik “Ora e Lirisë”

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës hap konkursin Manifestimi letrar-artistik “Ora e Lirisë” që mbahet në kuadër të “Epopesë së UÇK-së” në shenjë të heronjve e të dëshmorëve të kombit, luftëtarëve të Luftës së lavdishme të Kosovës, tashmë do të jetë tradicional.

LSHK-ja këtë vit shpall konkurs letrar për këtë manifestim të rëndësishëm dhe është në pritje të vlerave të reja nga krijues të të gjitha gjinive. Tema është e lirë – preferohet ajo e luftës. Pjesëmarrja është e lirë, mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit nga të gjitha viset tona. Poezia të jetë deri në 30 vargje, krijimet e tjera jo më të gjata se tri faqe me nga 30 rreshta (shkronjat 14 pikë), me emër e mbiemër.

Pjesëmarrësit duhet të jenë të pranishëm në manifestim nëse marrin çmim, e nëse nuk do të jenë, çmimin e merr propozuesi i radhës. Jepen tri çmime për krijimet më të mira, kurse përzgjidhen disa nga juria për t’u lexuar në “Orën e Lirisë” më 5 mars 2019. Të gjithë të interesuarit punimet e tyre letrare mund t’i dërgojnë deri më 20 shkurt 2019 në adresën: [email protected]. Thuhet në njoftimin e Kryesisë së LSHK-së, me kryetar Shyqri Galica. /KultPlus.com

Franca emeton pulla postare me imazhin e Gjergj Kastriot Skënderbeut

Posta Franceze ka emetuar pullën postare me imazhin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ajo është dizajnuar nga piktori i njohur shqiptar Zamir Mati, i cili përpara dy vitesh çeli një ekspozitë në Paris, “La Maison de l’Albanie” kushtuar heroit kombëtar.  Imazhi që do të shoqërojë pullën ishte pjesë e kësaj ekspozite dhe është realizuar me vizatim grafik sipas projektit për sheshin “Skanderbeg, në Paris”. Gazeta Shqip ka bërë një interviste me piktorin e merituar Zamir Mati, i cili është arkitekti i pullës për postën franceze. Mati flet për rëndësinë që ka kjo pullë për shqiptarët dhe të tjerat që do të emetohen në vijim.

Si lindi ideja e pullës

Më 17 janar 2016, në “La Maison de l’Albanie”, Paris u hap ekspozita me temë  ‘Skënderbeun’. Projekti u mbështet nga Galeria e Arteve,Tiranë dhe nga Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës. Në ekspozitë morën pjesë 17 autorë me 32 vepra.

Pikërisht  këtu u paraqit prej meje edhe ide-projekti për dekorimin e sheshit “Skanderbeg”, Paris, emër të cilin e ka vendosur në vitin 1971 Bashkia e Parisit me kryetar të saj presidentin e ardhshëm të Francës, Jaques Chirac, në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, këtij mbrojtësi të Europës nga dyndja pushtuese …

Ky projekt-ide për dekorimin me një grup skulpturorë në siluetë të prerë në lazer me sugjerimet e dashamirësve dhe miqve si dhe mbështetjen e drejtuesve të “La Maison de l’Albanie’,  zotit Gjergji Themeli, Georges Leka, Agron Hasku është ekspozuar gjatë gjithë këtyre tre viteve dhe është e realizuar në bocete të dimensioneve dhe në materiale të ndryshme.

Ideja e pullës lindi nga dekorimi i sheshit “Skanderbeg”?

Po. Skulptura dekorative është menduar të vendoset në periferinë e sheshit, i cili është një platformë e gjerë betoni me diametër 80 metra dhe e vendosur mbi një pjesë të periferikut të qytetit, kësaj arterie kryesore të lëvizjes së mjeteve me shpejtësi.

Skulptura dekorative e cila do të realizohet në siluete të prera të metalit me lazer përbëhet prej një grupi kalorësish luftëtarë me në krye Skënderbeun, të cilët me lëvizje dinamike shkojnë drejtë Europës .

Ide e cila është marrë dhe zhvilluar nga tabloja me të njëjtën temë, e realizuar prej meje dhe e cila u zgjodh nga organizatorët edhe si imazhi i pllakatit të kësaj ekspozite.

Kështu që mbas gati tre viteve punë krijuese, ekspozimi dhe diskutimesh ky projekt-ide përfundon si një zgjidhje e propozuar nga artisti por edhe nga “La Maison de l’Albanie”, për dekorimin e sheshit “Skanderbeg”, Paris .

Kush e dha idenë që pllakati të kthehej në pullë poste për shtetin francez?

Në përfundim të kësaj projekt-ideje u mendua edhe realizimi i një pulle poste me figurën e Skënderbeut dhe kështu kjo ide sipas rregullave dhe ligjeve franceze i u propozua nga “La Maison de l’Albanie”,  me vizatimin dhe zgjidhjen grafike « La Poste, France ».

A do të emetojë Franca pulla të tjera me tematikë Shqipërinë?

Së bashku me pullën për Skënderbeun u realizua edhe një pullë shoqëruese e saj për efekt filatelik, kështjella Krujës, kryeqendra e Arbrit në këtë kohë të lavdishme historike. Kjo pullë poste do të shoqërojë në prezantim pullën me figurën e Skënderbeut dhe do të jetë si fillim i një serie pullash me kështjellat e qyteteve kryesore si; Kështjella e Beratit, Prizrenit, Shkodrës, Kaninës, Pargës, Tepelenës,etj. Zgjidhja e grafike e këtyre pullave të postës do të jetë në shërbim të njohjes historike dhe në shërbim të turizmit. Është ky një projekt i filluar tashmë dhe i propozuar nga “La Maisone de l’Albanie”,  së bashku me Office du Tourisme de l’Albanie, France, projekt që kërkon teknikisht kohë, duke respektuar rregullat dhe ligjet franceze për «La Poste, France ».

Çfarë rëndësie ka kjo pullë për shqiptarët?

Trajtimit figurës së Gjergj Kastrioti Skënderbeu nga Ronsari apo deri tek Volteri, Vivaldi e Longfellow në vepra të njohura tashmë botërisht në shekuj ashtu siç vlerësohet edhe në botimet enciklopedike ku emri i Gjergjit tonë na bën krenare jo vetëm si lexues por edhe për historinë shqiptare e lidhur me Europën. Në këtë kuptim çdo mundësi i paraqitjes së figurës së tij dhe në këtë rast edhe në pullë poste, është një vlerësim i veçantë por edhe një pullë më shumë në të gjithë krijimtarinë time në fushën filatelike.

Çfarë përdorimi do të ketë kjo pullë poste

Pulla postare e propozuar nga “La Maison de l’Albanie”  për « La Poste, France » është për përdorim prioritar dhe ka vlerën në euro të dërgimit për peshën deri 20gr.

Këto ditë në hapësirën e “La Maison de l’Albanie”, Paris 14 » do të organizohet një mbrëmje prezantimi i këtyre pullave të postës me figurën e heroit kombëtar Skanderbeg dhe Kruja dhe për sigurimin e tyre duhet të interesoheni pranë kësaj qendre të kulturës shqiptare në Paris. / KultPlus.com

Çame jam

Nga Neviana Shehi

Çame jam, motra e Afërditës.
Një copë Diell ma dhuroi Zeusi
Agimit kur i buzëqesha te burimi.

Jam çame… nga lot’ i largët vij
Atje në More janë rrënjët e mia.

Kam bukuri Çamërie, ta dini
Me det e mal, fushë e lëndinë
Me aromë portokalli, trëndelinë.

Emrin tim e gjeni kudo brigjeve
Deri atje, në Egjiptin e lashtë.

E dëgjuat… jam Bubulina
Unë vij nga Plaka dhe Ljosha,
Eci botës si çame, gatuaj, kërcej,
Këndoj si çame.

Dhe vajza ime më thotë,
O nënë, edhe unë jam çame.

E shtrenjta e nënës, çamja ime e bukur si lule
Edhe ty, ashtu do të thonë fëmijët e tu
Dhe fëmijët e fëmijëve tu… /KultPlus.com

Besa Zajmi fiton çmimin prestigjioz të arkitekturës në Zvicër

Me datë 31 janar janë ndarë çmimet nga “Foundation Awards” me të cilat vlerësohen arkitektët e rinj gjegjësisht byrotë e reja të arkitekturës. Këtë vit me këtë çmim u shpërblye “Studio Barrus”, pjesë e së cilës është arkitektja Besa Zajmi.

Në një intervistë për albinfo.ch, Besa, një arkitekte e re me prejardhje nga Kosova, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ka folur për çmimin dhe suksesin e arritur.

Besa Zajmi është e lindur në Gjakovë ndërsa nga mosha 2 vjeçare jeton në Zvicër. Ajo është e para shqiptare që ka studiuar dhe magjistruar arkitekturën në ETH Zürich, universitetin ndër më famshmit në botë. Kjo, me siguri e bën atë që të ndihet shumë krenare. Ndërsa dëshira e saj është që sa më shumë shqiptarë të tjerë të jenë pasues të rrugës që ka ndjekur Besa.

Arkitektja e re dhe e suksesshme ka folur me albinfo.ch lidhur me vështirësitë po edhe për përkushtimin e treguar gjatë kohës së studimeve.

Në ETH  “dita i ka 25 orë dhe java 8 ditë”

“Siç dihet, shkollimi në Zvicër nuk është i lehtë. Të studiosh dhe të përfundosh studimet në ETH-Zürich sidomos në degën e arkitekturës që nga dita e parë duhet një dëshirë, një disiplinë, një sakrificë dhe një përkushtim i madh”, ka thënë Besa.

Gjithashtu asaj i kujtohet edhe dita e parë e studimeve dhe thënia e një profesori, “Këtu te ne dita i ka 25 orë dhe java 8 ditë” dhe, sipas Besës, ashtu ka qenë.

“Gjatë studimeve pesëvjeçare kam pasur shumë netë pa gjumë. Meqenëse kryesisht kohën e kaloja në atelienë e fakultetit, kam pasur mundësinë të njihesha dhe të punoja së bashku me shumë studentë të tjerë, me dy prej të cilëve e vazhdojmë punën edhe sot”, thotë ajo.

Besa ka pasur fatin që të jetë studente e Adam Caruso, Hans Kollhoff, Miroslav Sik, Tony Fretton e posaçërisht e profesorit Peter Märkeli, të cilët janë profesorë dhe ekspertë me renome botërore.

Pasionin për arkitekturë, Besa Zajmi e ka pasur që nga fëmijëria. Ajo, që nga fillimi i shkollës ka ndjekur rregullisht kursin e artit figurativ. Nga dëshira e madhe për t`u marrë me krijimtari artistike, ajo o regjistrua në Gjimnazin e St. Gallenit, në drejtimin, dizajn artistik të cilin e përfundoi me shumë sukses. Ndërsa studimet ajo i filloi në vitin 2008 dhe i përfundoi në vitin 2014.

Ka përjetuar edhe ëndrrën amerikane

Pas përfundimit të studimeve, Besa ka përjetuar edhe ëndrrën amerikane. Ajo, si studente, kishte vizituar disa herë Nju Jorkun. Mirëpo dëshira saj për të punuar në një projekt të përmasave të mëdha u realizua kur ajo u pranua në një zyrë arkitektonike shumë prestigjioze në të cilën punoi për 1 vit.

Besa, pas 1 viti u rikthye në Zvicër ku arriti të krijojë edhe studion e saj personale.
“U ktheva në Zvicër dhe menjëherë u punësova në Cyrih, në një zyrë arkitektonike. Aty punova 1 vit e gjysmë dhe paralelisht krijova studion time personale “Besabild”. Kam shumë punë pasi që unë bëj vizualizimin e projekteve të ndryshme”, shprehet Besa.

“Në vitin 2017, së bashku me shoqet e studimeve, Romana Castiglioni dhe Alexia Sawerschel themeluam zyrën arkitektonike “Studio Barrus”, tregon Besa.

Fituese e çmimeve të shumta si arkitekte e re

Konkursi i parë ku ajo ka marrë pjesë, ka qenë në Bernë, në të cilin u shpërblye me vendin e tretë. Dhe, Besa nuk u ndal. Ajo së bashku me bashkëpunëtoret e saj kanë marrë pjesë edhe në disa konkurse të tjera. Ajo po ashtu ka fituar çmimin e parë me një projekt të një shtëpie për të moshuarit, në qytetin Wil.

“Përveç punës në studion time “Besa Land” dhe studion e përbashkët, “Barrus”, punoj 50-60% asistente në shkollën e lartë në Luzern ndërsa bashkëpunëtoret e mia Romana dhe Alexia për t’u vetëfinancuar janë të punësuara po ashtu 50-60% në zyra të tjera arkitektonike këtu në Cyrih.

Çmimi “Foundation Award”, i fituar në një konkurrencë të madhe

Çmimi “Fondation Award” për Besën është një sukses i madh sepse ai, prej nëntë vitesh sponsorizon zyrat arkitektonike, inovative të udhëhequra nga arkitektë të rinj.

“Konkurrenca ishe e madhe. Morën pjesë në konkurs, 40 zyra, kriteret ishin të larta. Arkitektët me projektet e tyre duhej të tregonin konturat e një potenciali të së ardhmes, që tejkalon rrjedhën e tanishme dhe mund të hapë rrugë të reja për arkitekturën zvicerane”, shprehet Besa.

Vlerësimi i jurisë për “Studio Barrus” ka qenë ky: “Këtë vit “Studio Barrus” me portofolion e saj tregoi një qëndrim dhe një mënyrë komunikimi shumë bindëse për jurinë profesionale. “Studio Barrus” me projektin e saj tregohet jashtëzakonisht “simpatike” dhe vetë-kritike, si të rinj të motivuar dhe ngapak naivë. Dhe, duke u rritur ndërkohë për të dëshmuar se njeriu dhe vendbanimi i tij është gjithmonë në fokus të tri arkitekteve të reja”. Kjo dhe ka bindur jurinë të ndajë vendin e parë për “Studio Barrus”.

Porosia e Besës për të rinjtë shqiptarë

Besa ka një mesazh edhe për të rinjtë shqiptarë në Zvicër. “Jemi me fat që jetojmë në Zvicër dhe gjithsesi duhet të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme. Ka mundësi të pakufizuara në këtë vend dhe ato duhet shfrytëzuar nga të rinjtë shqiptarë. Pra, nëse doni të arrini diçka, atëherë besoni se do ta bëni atë”, ka thënë Besa. /KultPlus.com

Kosova shënjon vendet e trashëgimisë dhe ato turistike

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka nënshkruar sot Udhëzimi Administrativ (MKRS) nr. 01/2019 për specifikat e shënjimit të trashëgimisë kulturore dhe vendeve turistike, akt nënligjor ky i cili ka për qëllim të përcaktojë llojet, kuptimin, formën, ngjyrën, dizajnin, madhësinë dhe fontin e shkronjave, dimensionet, materialin dhe karakteristikat teknike të shenjëzimit si dhe udhëzimet për standardet për vendosjen dhe instalimin e shenjave të trashëgimisë kulturore dhe atyre turistike në të gjitha kategoritë e rrugëve në Republikën e Kosovës.

Këto shenja njoftuese/informuese, në bazë të udhëzimit, do të zbatohen në tërë territorin e Kosovës dhe janë të dedikuara për informim, gjegjësisht për të drejtuar shfrytëzuesin deri te potencialet/destinacionet e trashëgimisë kulturore dhe turistike. Shenjat sipas këtij udhëzimi janë: Shenja “shënim kulturo- historike”; Shenja “atraksion natyror”; Shenja “objekt për strehim”; Shenja “objekt hotelier”; Shenja “objekt publik”; Shenja “atraksione turistike”; Shenja “rrugë turistike”; Shenja “Mirë se vini” dhe “Lamtumirë”; Shenja “tabela turistike informuese, për komunikacion, turizëm dhe informacione të tjera turistike”. Format e këtyre shenjave do të jenë katrore, katërkëndëshe dhe në formë shigjete dhe kanë ngjyra të kafta, të kaltra, gjelbërta dhe të bardha.

Gjithashtu, shenjat i kanë kodet e tyre të cilat ndahen në: E 1.x – simboli i trashëgimisë kulturore; E 2.x – simboli për shërbime; E 3.x – simboli për rekreacion. Ndërsa numrat do të shënohen prej 01 deri 99 për secilën kategori të sinjalizimit. Shenjat përmbajnë simbole të paraqitura në formë të piktogramit dhe tekste të shkruara sipas nevojës. Ndërkaq, dimensionet e shenjave sipas llojit të tabelave fillojnë nga min. 20 x 20 cm deri në max. 6 m².

Me këtë rast, ministri Gashi vlerësoi se nëpërmjet këtij udhëzimi administrativ qartësohen shenjat orientuese për vendet e trashëgimisë kulturore dhe ato turistike.

“Ky akt nënligjor mundëson dhe qartëson që Republika e Kosovës të shënjohet me simbole orientuese të trashëgimisë kulturore dhe për vendet turistike e që ua lehtëson turistëve vendor e ndërkombëtar që gjejnë më lehtë destinacionin që u intereson. Me këtë akt, ne kemi përmbushur edhe një standard për trashëgimi dhe turizëm dhe kjo bën që ne të afrohemi edhe një hap me standardet evropiane e ndërkombëtare”, tha ndër të tjera ministri.

Ai po ashtu u zotua që këtë vit do të hartohen e miratohen edhe akte tjera që përmirësojnë dhe konkretizojnë fushat përkatëse ashtu që qytetarët e Kosovës si dhe turistët e huaj ta kenë më të lehtë realizimin e nevojave dhe qëllimeve të tyre në vendin tonë konform rregullave e dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës./KultPlus.com

Dua dhe Bebe ndër personazhet e veshura më së miri në “Grammy Awards”

 Padyshim që lajmi kryesor i ditës për shqiptarët ishte fitimi i dy çmimeve nga ana e Dua Lipës.

Dua Lipa (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images for The Recording Academy)

Ajo triumfoi në dy kategoritë – “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Artisti më i mirë i ri” – ku ka marrë shumë urime prej personaliteteve të ndryshme.

Zeshkania 23-vjeçare gjithashtu është komentuar edhe për dukjen në qilimin e kuq teksa është futur në listën e yjeve më mirë të veshura.

Gjithashtu edhe Bebe Rexha, e cila ka qenë e nominuar në dy kategori, “Best Country Duo/Group Performance” si dhe në të njëjtën me Lipën për arstisten më të mirë.

Edhe Rita Ora ka qenë pjesëmarrëse në këtë mbrëmje, por nuk ka lënë shumë gjurmë në mbrëmjen prestigjioze.

Eonline ka zgjedhur disa prej personazheve të njohur të cilët janë veshur më mirë. /KultPlus.com

Kur Rita Ora u zyrtarizua si ambasadore nderi, Dua Lipa as që ishte vërejtur në sallë

Dua Lipa mbrëmë ka bërë historinë, ajo ka arritë të kurorëzohet me dy çmime Grammy, çmime këto që e fusin në këngëtarët më të suksesshëm në botë, shkruan KultPlus.

Dhe suksesi i saj ka ardhur brenda viteve të fundit, sa që, ambasadori i Kosovës në Hagë, kujton një moment sa ishte ambasador në Britaninë e Madhe.

“Fjalët janë të tepërta për ta përshkruar ngritjen meteorike të vajzës sonë, Dua. Më kujtohet korriku i vitit 2015, ceremonia e dekorimit të Rita Orës si ambasadore nderi e Kosovës, në ambasadën në Londër. Aty kisha ftuar shumë personalitete të shquara, në mesin e tyre edhe Duan, por ajo, në atë kohë, ishte tek në fillet e para të karrierës muzikore, dhe prania e saj nuk qe vërejtur edhe aq shumë në sallë. Prej atëherë ka kaluar jo më shumë se tri vite e gjysmë, dhe shih çfarë suksesi në nivel botëror ka arritur Dua! Është gjë e mahnitshme! Të fitosh Grammy për muzikë është pothuajse njësoj si të fitosh Oscar për film.

Faleminderit Dua, faleminderit familje e mrekullueshme e Duas, për këtë dhuratë kaq të çmueshme për të gjithë ne.”, ka shkruar Lirim Greiçevci./KultPlus.com

Haradinaj për Dua Lipën: Kosova është me fat që në botë përfaqësohet me emrin tënd

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, ngjarje kjo që këtë vit ka bërë që Dua Lipën të jetë fituese e dy çmimeve prestigjioze. Ky fakt e ka gëzuar pa masë Duan por edhe të gjithë shqiptarët që po ndihen pafund krenarë me të, shkruan KultPlus.

Lipa ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime në ngjarjen kryesore muzikore në botë.

Lipa ka triumfuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Artisti më i mirë i ri”.

Krenarë për këtë sukses të artistes shqiptare është ndierë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili është shprehur që Kosova është me fat që në botë përfaqësohet nga emri i saj.

 “Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd”, ka shkruar kryeministri.” / KultPlus.com

Lista me të gjitha çmimet në “Grammy Awards 2019”

 

Ka përfunduar edicioni i 61-të i mbrëmjes më të madhe muzikore të fitit, “Grammy Awards”.

Pas performancave të shkëlqyera nga shumë prej artistëve botërore, iu dha edhe fundit i mbrëmjes më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve këtë vit.

DKy edicion ishte aq më tepër i rëndësishsëm për shqiptarët, pasi këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ia doli të fitojë çmimin “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Electricity” (bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo).

Në këtë mbrëmje nuk mungoi ai shqiptarja tjetër e famshme, Bebe Rexha, e cila është dukur e mahnitshme me paraqitjen e saj.

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Gulivber)

Përveç performancave, nata e “Grammy”-t dhuroi edhe shumë çmime, disa prej të cilave u bën të ditur ende pa nisur paraqitja e yjeve në tapetin e kuq.

Lista me çmimet e fituara në “Grammy Awards 2019”:

Record of the Year

“This is America”— Childish Gambino

Album of the Year

“Golden Hour” — Kacey Musgraves

Song of the Year

“This Is America” — Donald Glover and Ludwig Goransson, songwriters (Childish Gambino)

Best New Artist

Dua Lipa

Best Pop Solo Performance

“Joanne (Where Do You Think You’re Goin’?)” — Lady Gaga

Best Pop Duo/Group Performance

“Shallow” — Lady Gaga and Bradley Cooper

Best Pop Vocal Album

“Sweetener”— Ariana Grande

Best Rock Performance

“When Bad Does Good” — Chris Cornell

Best Rock Song

“Masseduction” — Jack Antonoff and Annie Clark, songwriters (St. Vincent)

Best Rock Album

“From the Fires” — Greta Van Fleet

Best Alternative Music Album

“Colors” — Beck

Best R&B Performance

“Best Part” —H.E.R. featuring Daniel Caesar

Best Urban Contemporary Album

“Everything Is Love”— The Carters

Best R&B Album

“H.E.R.” — H.E.R.

Best Rap Performance

“King’s Dead” — Kendrick Lamar, Jay Rock, Future and James Blake and

“Bubblin” — Anderson .Paak

Best Rap Song

“God’s Plan” — Aubrey Graham, Daveon Jackson, Brock Korsan, Ron LaTour, Matthew Samuels and Noah Shebib, songwriters (Drake)

Best Rap Album

“Invasion of Privacy” — Cardi B

Best Country Solo Performance

“Butterflies” — Kacey Musgraves

Best Country Album

“Golden Hour” — Kacey Musgraves

Best Jazz Instrumental Album

“Emanon” — The Wayne Shorter QuartetBest Latin Pop Album

“Sincera” — Claudia Brant

Best Latin Rock, Urban or Alternative Album

“Aztlán” — ZoéChildish Gambino’s “This Is America” won song of the year, best rap/sung performance, best music video and record of the year.CreditAngela Weiss/Agence France-Presse — Getty Images

Best Americana Album

“By the Way, I Forgive You” — Brandie Carlie

Best Song Written for Visual Media

“Shallow” — Lady Gaga, Mark Ronson, Anthony Rossomando and Andrew Wyatt, songwriters (Lady Gaga and Bradley Cooper)

Producer of the Year, Non-Classical

Pharrell Williams

Best Music Video

“This Is America” — Childish Gambino

Best Comedy Album

“Equanimity & the Bird Revelation” — Dave Chappelle

Best Musical Theater Album

“The Band’s Visit” — Etai Benson, Adam Kantor, Katrina Lenk and Ari’el Stachel, principal soloists; Dean Sharenow and David Yazbek, producers; David Yazbek, composer and lyricist

Best Instrumental Composition

“Blut Und Boden (Blood and Soil)” — Terence Blanchard

Best Arrangement, Instrumental or A Cappella

“Stars and Stripes Forever” — John Daversa

Best Arrangement, Instruments and Vocals

“Spiderman Theme” — Mark Kibble, Randy Waldman and Justin Wilson, arrangers

Best Recording Package

“Masseduction”— Willo Perron, art director

Best Boxed or Special Limited Edition Package

Squeeze Box: The Complete Works of ‘Weird Al’ Yankovic — Meghan Foley, Annie Stoll and Al Yankovic, art directors

Best Album Notes

“Voices of Mississippi: Artists and Musicians Documented by William Ferris” — David Evans, album notes writer

Best Historical Album

“Voices of Mississippi: Artists and Musicians Documented by William Ferris” — William Ferris, April Ledbetter and Steven Lance Ledbetter, compilation producers; Michael Graves, mastering engineer

Best Engineered Album, Non-Classical

“Colors” — Julian Burg, Serban Ghenea, David “Elevator” Greenbaum, John Hanes, Beck Hansen, Greg Kurstin, Florian Lagatta, Cole M.G.N., Alex Pasco, Jesse Shatkin, Darrell Thorp and Cassidy Turbin, engineers; Chris Bellman, Tom Coyne, Emily Lazar and Randy Merrill, mastering engineers

Best Remixed Recording

“Walking Away (Mura Masa remix)” — Alex Crossan, remixer

Best Immersive Audio Album

“Eye in the Sky – 35th Anniversary Edition” — Alan Parsons, surround mix engineer; Dave Donnelly, P.J. Olsson and Alan Parsons, surround mastering engineers; Alan Parsons, surround producer

Best Contemporary Instrumental Album

“Steve Gadd Band” — Steve Gadd

Band Best Gospel Performance/Song

“Never Alone” — Tori Kelly featuring Kirk Franklin; Kirk Franklin and Victoria Kelly, songwriters

Best Contemporary Christian Music Performance/Song

“You Say” — Lauren Daigle; Lauren Daigle, Jason Ingram and Paul Mabury, songwriters

Best Gospel Album

“Hiding Place” — Tori Kelly

Best Contemporary Christian Music Album

“Look Up Child” — Lauren Daigle

Best Roots Gospel Album

“Unexpected” — Jason Crabb

Best World Music Album

“Freedom” — Soweto Gospel Choir

Best Compilation Soundtrack for Visual Media

“The Greatest Showman” — Hugh Jackman (and Various Artists); Alex Lacamoire, Benj Pasek, Justin Paul and Greg Wells, compilation producers

Best Score Soundtrack for Visual Media

“Black Panther” — Ludwig Göransson, composer

Best New Age Album

“Opium Moon” — Opium Moon

Best American Roots Performance

“The Joke” — Brandi Carlile

Best American Roots Song

“The Joke” — Brandi Carlile, Dave Cobb, Phil Hanseroth and Tim Hanseroth, songwriters

Best Bluegrass Album

“The Travelin’ Mccourys” — The Travelin’ Mccourys

Best Traditional Blues Album

“The Blues Is Alive and Well” — Buddy Guy

Best Contemporary Blues Album

“Please Don’t Be Dead” — Fantastic Negrito

Best Folk Album

“All Ashore” — Punch Brothers

Best Children’s Album

“All the Sounds” — Lucy Kalantari & the Jazz Cats

Best Spoken Word Album (Includes Poetry, Audio Books and Storytelling)

“Faith – A Journey for All” — Jimmy Carter

Best Regional Mexican Music Album (Including Tejano)

“¡México Por Siempre!” — Luis Miguel

Best Tropical Latin Album

“Anniversary” — Spanish Harlem Orchestra

Best Regional Roots Music Album

“No ‘Ane’i” — Kalani Pe’a

Best Music Film

“Quincy” — Quincy Jones; Alan Hicks and Rashida Jones, video directors; Paula Dupré Pesmen, video producer

Best Country Duo/Group Performance

“Tequila” — Dan + Shay

Best Country Song

“Space Cowboy” — Luke Laird, Shane Mcanally and Kacey Musgraves, songwriters

Best Traditional Pop Vocal Album

“My Way” — Willie Nelson

Best Engineered Album, Classical

“Shostakovich: Symphonies Nos. 4 & 11” — Shawn Murphy and Nick Squire, engineers; Tim Martyn, mastering engineer

Producer of the Year, Classical

Blanton Alspaugh

Best Orchestral Performance

“Shostakovich: Symphonies Nos. 4 & 11” — Andris Nelsons, conductor

Best Opera Recording

“Bates: The (R)evolution of Steve Jobs” — Michael Christie, conductor; Sasha Cooke, Jessica E. Jones, Edward Parks, Garrett Sorenson and Wei Wu; Elizabeth Ostrow, producer

Best Choral Performance

“Mcloskey: Zealot Canticles” — Donald Nally, conductor

Best Chamber Music/Small Ensemble Performance

“Anderson, Laurie: Landfall” — Laurie Anderson and Kronos Quartet

Best Classical Instrumental Solo

“Kernis: Violin Concerto” — James Ehnes; Ludovic Morlot, conductor

Best Classical Solo Vocal Album

“Songs of Orpheus – Monteverdi, Caccini, D’india & Landi” — Karim Sulayman; Jeannette Sorrell, conductor; Apollo’s Fire, ensembles

Best Classical Compendium

“Fuchs: Piano Concerto ‘spiritualist’; Poems of Life; Glacier; Rush” — Joann Falletta, conductor; Tim Handley, producer

Best Contemporary Classical Composition

“Kernis: Violin Concerto” — Aaron Jay Kernis, composer

Best Dance Recording

“Electricity” — Silk City and Dua Lipa featuring Diplo and Mark Ronson

Best Dance/Electronic Album

“Woman Worldwide” — Justice

Best Reggae Album

“44/876” — Sting and Shaggy

Best Improvised Jazz Solo

“Don’t Fence Me In” — John Daversa, soloist. Track from: “American Dreamers: Voices of Hope, Music of Freedom”

Best Jazz Vocal Album

“The Window” — Cécile Mclorin Salvant

Best Large Jazz Ensemble Album

“American Dreamers: Voices of Hope, Music of Freedom” — John Daversa Big Band featuring DACA Artists

Best Latin Jazz Album

“Back to the Sunset” — Dafnis Prieto Big Band

Best Traditional R&B Performance

“Bet Ain’t Worth the Hand” — Leon Bridges and

“How Deep Is Your Love” — PJ Morton featuring Yebba

Best R&B Song

“Boo’d Up” — Larrance Dopson, Joelle James, Ella Mai and Dijon Mcfarlane, songwriters

Best Metal Performance

“Electric Messiah” — High on Fire

Best Rap/Sung Performance

“This Is America” — Childish Gambino. /Telegrafi/ KultPlus.com

Bebe Rexha pas “Grammy Awards”: Vetë nominimet janë fitore për mua

 

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve më prestigjioze muzikore “Grammy Awards”.

Dua Lipa ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime në këtë ngjarje madhore muzikore.

Ajo në njërën prej kategorive ka qenë më e mirë edhe se Bebe Rexha, ky dy shqiptaret ishin të nominuara në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”.

https://www.instagram.com/p/BtuVC__H5jx/?utm_source=ig_embed

Megjithëse Rexha nuk ka triumfuar në kategorinë ku fitoi Dua, ajo ka falënderuar gjithë akademinë.

“Faleminderit shumë Rcording Academy për mbrëmjen më të pabesueshme dhe nderin që më nominuat në dy kategori me artistë të tillë të talentuar dhe të respektuar. Unë po bëj ndejë ‘të fitores ose të humbjes’ sonte – sepse për mua, fitorja është në nominimi”, ka shkruar me këtë rast 28-vjeçarja.

Kujtojmë se biondina ka qenë e nominuar edhe në “Best Country Duo/Group Performance”, ku fituan Dan and Shay me këngën “Tequilla”.

Ndryshe, Lipa ka triumfuar edhe në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike” në saje të hitit të suksesshëm “Electricity”. /Telegrafi/ KultPlus.com


Momenti emocionues kur Dua Lipa fiton “Grammy” (VIDEO)

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, tashmë mban dy çmime Grammy.

Çmimin e parë e fitoi në kategorinë “Best Dance”, duke e marrë çmimin e parë “Grammy” në karrierë, për të vazhduar më vonë edhe më çmimin e dytë, atë në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”.

Ky është çmimi i dytë “Grammy” në karrierën e këngëtares 23-vjeçare.

Në momentin që është thirrur emri i Dua Lipës, ajo është emocionuar pafund dhe ka filluar të qaj. Këtë moment ajo e përshkruan si një ëndërr të realizuar.

Po ju sjellim videon më poshtë për të dëgjuar fjalën e Duas me këtë rast. /  KultPlus.com 

O’Connell: Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, e ka uruar këngëtaren kosovare Dua Lipa për dy çmimet “Grammy” që ajo mori.

O’Conell, në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Lipën e ka quajtur ‘krenaria e dy shteteve’, transmeton Koha.net.

Lipa mbrëmë fillimisht ka fituar çmimin prestigjioz “Grammy” në kategorinë për Këngën më të mirë në zhanrin Dance.

Më vonë, Lipa, ka fituar edhe çmimin e dytë prestigjioz “Grammy” në kategorinë Artisti i ri më i mirë. /KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BtuufOIBwcR/