Mijëra qytetarë festojnë sot “Ditën e Verës”

Mijëra qytetarë iu bashkuan sot festimeve të organizuara nga bashkia e Tiranës me rastin e “Ditës së Verës”, duke treguar edhe një herë se ky qytet nuk i përkrah aktet e vandalizmit ndaj pronës dhe të mirës publike dhe se qytetaria mbetet vlera e tij më e fortë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndoqi nga afër disa nga aktivitetet festimeve të organizuara në Sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Parkun e Madh të Liqenit, ndërsa vlerësoi faktin se shumica e qytetarëve të Tiranës e duan qytetin dhe janë kundër dhunës.

“Jam shumë i lumtur që sot, Tirana e vërtetë, ata që jetojnë në Tiranë, që e duan Tiranën, që duan familjen e tyre më shumë se sa partinë, që duan që ky vend të ecë përpara më shumë se sa ata që duan ta shkatërrojnë, janë sot me shumicë. Kemi përgatitur 50 aktivitete, të cilat kanë filluar që në orët e para të mëngjesit në sheshin “Skënderbej”, vazhdojnë përgjatë gjithë Bulevardit, mandej me sportet ekstreme te sheshi “Nënë Tereza”, dhe në fund me 10 aktivitete te Liqeni. Në pak orë nga shkatërrimi i djeshëm, Tirana ka ngritur kokën. Të gjithë janë këtu me familjet e tyre, jo burrat e dhunshëm, por gra, fëmijë, gjyshe, nipër e mbesa, sepse kjo është Shqipëria e vërtetë! Sot, edhe mediet e huaja që janë në Tiranë dhe po ndjekin zhvillimet, kanë shansin të shohin Shqipërinë e vërtetë, Shqipërinë që do të ecë përpara, Shqipërinë që do të bëjë progres dhe Tiranën që gjithmonë e më shumë është qyteti i ëndrrave tona”, tha kryebashkiaku i Tiranës. Ai falenderoi të gjithë qytetarët që u distancuan nga aktet e dhunës dhe që sot kanë dalë për të festuar ardhjen e stinës së ngrohtë.

“Kjo është një festë që bashkon dhe në një situatë ku gjithmonë flitet për politikat e përçarjes, sot kemi nevojë të flasim për gjërat që na bashkojnë dhe jo për gjërat që na përçajnë. Ky qytet ka parë progres këto katër vite dhe ky qytet do të vazhdojë me këtë progres, ndaj edhe unë sot dua t’i falenderoj të gjithë qytetarët e Tiranës që dje u distancuan nga aktet e dhunës, të zjarrit, të hurit dhe të litarit, kurse sot po tregojnë masivisht atë që është Tirana e vërtetë, Tirana përtej të majtës dhe së djathtës, përtej PD-së dhe PS-së, që e do jetën, e do progresin, pastërtinë, e do ligjin, e do shtetin, muzikën, artin dhe kulturën”, tha Veliaj.

Më tej, Veliaj shtoi: “Sot besoj se qyteti ka treguar që nuk e pranon dhunën, pavarësisht nga cilat qytete vijnë. Për të gjithë ata që erdhën dje për një ekskursion në Tiranë, kam një pyejte: sa mirë pastrohet qyteti nga vini? Burreli, Kamza, Paskuqani, Shkodra, Lezha, Pogradeci? Sa mirë janë shkollat, kopshtet, çerdhet në qytetin prej nga vini për të dhunuar Tiranën? Në Shkodër, Lezhë, Burrel, Pogradec, Kamëz? Sa pastër është ana e lumit nga ana e Kamzës? Sa mirë vjen autobusi në qytetin tuaj? Sa ngrohje kanë shkollat në qytetin tuaj? A nuk janë këto gjërat e rëndësishme për të cilat duhet të fokusohemi?! Dikush lë qytetin e vet në situatë mizerje dhe vjen të prishë qytetin tonë, kjo është diçka që Tirana nuk e toleron. Përgjigja jonë nuk është një përgjigje e dhunshme, përgjigja jonë është një përgjigje me hare, me gëzim, me bashkim”. Sipas tij, masiviteti i kësaj feste tregon se gëzimi dhe e bukura mbizotëron gjithmonë. Për këtë arsye, Veliaj theksoi se edhe kjo ditë feste përcjell mesazhin se qytetarët duan progresin dhe jo shkatërrimin. “Për këtë Tiranë dhe për fëmijët e këtij qyteti, që nuk ka fare rëndësi çfarë bindje kanë prindërit, punohet për të gjithë. Ndaj, besoj se mesazhi që japim për Ditën e Verës është: eja të fokusohemi te gjërat që na bashkojnë, te një Tiranë që po bën progres, te dashuria, jo te përçarja, eja fokusohemi te paqja për t’u përqafuar me njëri-tjetrin, jo për t’u përçarë dhe për të dhunuar një qytet që mezi e ndërtojmë”, deklaroi kryebashkiaku.

Gjithashtu, ai falenderoi të gjithë punonjësit e bashkisë që në një kohë rekord iu përgjigjen nevojës dhe e pastruan qytetin për ta bërë gati për festën e sotme, ndërsa u shpreh se nuk do ta lejojë që Tirana të bëhet si qytetet prej nga vijnë protestuesit që e vandalizuan atë një ditë më parë. “Dua t’i falenderoj publikisht të gjithë ata që u përkushtuan dje që Tirana sot të gdhihej xixë, duke filluar nga oficerët e policisë së shtetit te oficerët e policisë bashkiake, te pastrueset; ata ndoshta dje e kishin ditë pushimi, se do të punonin sot, por edhe dje dolën në punë që të sigurohej që Tirana pastrohej, meremetohej, lahej, fshihej”, përfundoi Veliaj. / KultPlus.com

NASA në kërkim të një gruaje për në Mars

Gjurma e parë njerëzore në Mars mund të jetë ajo e një gruaje, gjithashtu edhe rikthimi në Hënë, njoftoi administratori i NASA-s, Jim Bridenstine duke folur për të ardhmen e eksplorimit të hapësirës.

 “Ne mezi presim të shohim edhe gruan e parë në Hënë,” shtoi Bridenstine.

Në intervistë, numri një i agjencisë hapësinore të SHBA-së gjithashtu tha se shumë shpejt do të  ketë dhe një shëtitje të parë hapësinore vetëm për gratë, e planifikuar për më 29 mars, jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, (ISS).

Vetëm pak ditë më parë, NASA ka bërë me dije se synon të zbarkojë sërish në hënë.

Këtë herë, megjithatë, për të qëndruar atje i mbështetur nga një buxhet prej 21 miliardë dollarësh, të destinuara për NASA-n nga qeveria federale amerikane për vitin 2020, Bridenstine njoftoi hapat e ardhshëm në eksplorimin e Hënës dhe Marsit, me programin #Moon2Mars.

NASA, së bashku me agjencitë hapësinore nga Europa, Kanadaja, Japonia dhe Rusia dhe me ndihmën e individëve privatë, do të ndërtojnë në orbitë një stacion hapësinor rreth Hënës.

E  para që ka fluturuar në hapësirë ka qenë kozmonautja sovjetike, Valentina Tereshkova, e cila në qershor të vitit 1963 realizoi 49 orbita tokësore, gjatë gati tre ditëve të misionit. / KultPlus.com

Mos gjyko, çdo njeri është duke luftuar betejën e vet në jetë

Nuk duhet të gjykojmë dhe kurrë nuk duhet të jemi sipërfaqësorë. Çdo person që takojmë është duke luftuar një betejë që nuk kemi dijeni.

Le të marrim kohë për të kuptuar, për të njohur vërtet të tjerët dhe për të vendosur marrëdhënie origjinale dhe të thella.

Nëse harrojmë marrëdhëniet njerëzore përgjatë rrugës, ne gjithmonë do të humbasim, sepse njerëzit thjesht lodhen nga të qenit të mirë dhe kuptojnë se ka një kufi, përtej të cilit zemra nuk mund të durojë.

Objektiva, performancë, gjithçka me nxitim, gjithnjë e më shumë, kjo është tani paradigma që ne e quajmë, me kaq lehtësi, qytetërimi perëndimor!

Dhe që, pa një ndërgjegjësim nga ana e të gjithëve, treni i çmendur në të cilin kemi hipur, mund të sjellë surpriza aspak të këndshme.

Në këtë kaos ndodh gjithnjë e më shpesh që ne i gjykojmë njerëzit në një mënyrë mizore dhe të padrejtë, duke i kushtuar vëmendje asaj që shohim, edhe kur nuk dimë mjaftueshëm.

Është efekti i shoqërisë së imazhit, ai shtrembërim që lejon të shprehim gjykimet me vetëm një shikim.

Ne të gjithë arrijmë në përfundime të nxituara, duke paraprirë me gjykime, duke dhënë dënime, duke harruar të lëmë kohë, në mënyrë që personaliteti i vërtetë i bashkëbiseduesve tanë të manifestohet, përtej paraqitjeve të dhjetë sekondave të para.

Ata që, mendojeni pak, konsiderohen si koha kur formohet një ide dhe gjykimet rreth një personi që sapo e kemi njohur.

Ne të gjithë përfundojmë duke neglizhuar aspekte themelore. Të gjitha aspektet e brendshme të një individi, ndjeshmërinë, inteligjencën.

Kjo sjellje gjithashtu ndikon në marrëdhëniet tona shoqërore.

Në fushën e punës dhe në lidhje me të tjerët, e jashtmja merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe.

Në botën e të rinjve është “fenomeni i imazhit”: shumë më i fortë se tek të gjitha grupmoshat e tjera.

Nëse nuk i ndjek modelet, të tjerët do të të gjykojnë keq dhe do të largohen. Ne jemi të gjykuar nga rrobat tek makijazhi, nga prerja e flokëve tek modeli i fundit i celularit.

Ne nuk mund të jetojmë duke kritikuar njerëzit për mënyrën e tyre të të qenit, sepse të gjithë përpiqen të mbijetojnë, duke u përballur me betejat që shpesh as nuk ia dimë njëri-tjetrit.

Dhe kur bëhet fjalë për njerëzit afër nesh, të cilët ne natyrisht i njohim më mirë, duhet t’i kushtojmë edhe më shumë vëmendje shenjave që sjellja e tyre na dërgon në çdo kohë.

Jeta kërkon vëmendje, kujdes, mirësi.

Nuk do të thotë të ofrosh vetëm mallra materiale, të masësh gjithçka me çmimin dhe kohën e nevojshme për t’i blerë ato.

Kjo do të thotë të kesh vëmendje, do të thotë të vëzhgojmë me kujdes ata që ecin pranë nesh, duke perceptuar trishtimin, shqetësimin që të gjithë mund të përjetojnë në një fazë të jetës së tyre.

Për të pasur sukses në këtë, nuk kemi nevojë për diploma apo dhunti të veçanta, por na duhet në radhë të parë, aftësia për të dalë nga ajo vorbull që zvogëlon gjithçka dhe të gjithë, dhe gjithashtu heq ato që na kanë mbetur nga njërezillëku.

MeB

Koha e krymbave

Azem Shkreli

Dalin kryezezë, kryeverdhë, nga vullnet i vrimave 
Turren terr në sy, myshqeve, mendimeve, muranave 
Trup e tërthori u bien trupave të palendshëm 
Sa marrin trok lëngatave, sa kalirojnë ligësive 
Lakmojnë krymbas, zbirojnë, gropojnë, krymben 
Në kënaqësi të zeza, gëzohen zi, cimbojnë me të zezë 
Marshim i jargët i tyre zvarret tryezave, shikimive 
Bien në dy gjunjë, luten të marrë mot i lëmashekët 
Hipin shoq me shoq dhe shpallin kremten e krymbave 
Shih si levrijnë, si i shtyn me gisht të madh koha 
Shenjti i Shenkoll, po tallemi apo na mori krymbëria?! / KultPlus.com

Gjon Mili letrar

Nasho Jorgaqi

Ishte një befasi e këndshme, por dhe një zbulim për historinë tonë të letërsisë, kur duke shfletuar gazetën “Dielli” të viteve ’20 të shekullit të kaluar, u ndesha me disa shkrime letrare të Gjon Milit. Ndoshta këto shkrime do të më kishin kaluar pa u vënë re, nëse ato nuk do të mbanin emrin e tij. Gjon Mili, mjeshtri i madh shqiptaro-amerikan i fotografisë artistike, në rininë e vet, ende pa u bërë ai që u bë më vonë, është marrë edhe me letërsi.

Gjon Mili kish lindur në Korçë (1904) dhe familjarisht kish emigruar në Rumani. Në moshën 19-vjeçare (1923) shkoi në SHBA dhe kreu studimet e larta në Institutin e njohur Teknologjik të Bostonit. Punoi për një kohë të gjatë si inxhinier dritash dhe, duke përfituar nga zhvillimi i teknologjisë në këtë fushë, u dha me pasion pas teknikës së fotografisë. Kështu, ai për herë të parë përdori fushën elektronike dhe dritën stroboskopike.

Me aparatin magjik, Mili do të shtegtonte si fotoreporter i revistës së famshme “Life” nëpër katër anët e botës dhe do të fiksonte vende, ngjarje e sidomos portrete. Në fokusin e syrit të tij, do të mbeten figura personalitetesh politike (H.Truman, V.Molotovi, L.Halipaks etj.) dhe artistike letrare (Pikaso, Matis, Sartri, Stravinski, Sinatra, S.Loren, Brando etj.), që kritika i ka çmuar lart. Sipas Sartrit: “Fotografia e tij të fut në kurth të gjallë. Dhe për të ekzistojnë aq mënyra fotografimi, sa njerëz”…

…Duke gjurmuar në jetën e Milit, nuk mund të mos marrim parasysh se ai shkoi në Amerikë nga kolonia shqiptare e Bukureshtit dhe u vendos në Boston, ku dhe ra në kontakt me “Vatrën” dhe kryetarin e saj, Faik Konicën. Me sa duket Konica ka luajtur një rol të rëndësishëm në orientimin patriotik të Milit. Vetë ai për të do të shkruajë: “Pak kohë pas arritjes sime në Amerikë, në 1923, gjatë përpjekjeve të mia për një karrierë inxhinierike, u njoha me Konicën. Shkrimtar origjinal, humanist i përsosur dhe intelektual i mprehtë, Konica mori përsipër të zgjeronte interesin tim për artin, sidomos për filmat me të cilat ai krenohej së tepërmi.”

S’kam dyshim se ka qenë Konica ai që ka pikasur talentin letrar të Milit të ri, sidomos gjuhën e bukur, dhe e ka nxitur e përkrahur. Falë atij, shkrimet për letërsinë, të emigrantit të ri, u botuan në gazetën “Dielli”.

Shkrimet që kemi në dorë janë skeçi “Patate” (Dielli, 11 tetor 1927) dhe dy përralla origjinale, siç i quan Mili. “Ëndërr” dhe “Gjyslykët” (Dielli,25 maj 1928). Që të tria kanë subjekt jetën e kurbetçinjve shqiptarë në Amerikë. Është një realitet që autori e njeh mirë. Ai i jep ata në kushtet e shoqërisë amerikane, që jo vetëm punojnë, por edhe përpiqen të emancipohen dhe qytetërohen.

Këtë proces të vështirë, Mili arrin ta mishërojë në personazhe si Kolua apo Filua, të cilët janë integruar tashmë në shoqërinë e re. Ajo që bie në sy, është fakti që kurbetçinjtë shqiptarë i mundon jo vetëm malli për vendlindjen, por edhe për fatin e saj. Atyre u fanepsen në ëndërr nënat dhe të dashurat, kujtimet nga jeta e kaluar.

Gjon Mili i ri manifeston vetitë e një tregimtari. Ka aftësinë e të rrëfyerit, zotëron dialogun dhe monologun, di të hyjë në psikologjinë e personazheve dhe të japë karakterin e tyre. Veçanërisht të bën përshtypje gjuha e bukur dhe e pasur shqipe, stili i zhdërvjellët dhe i rrjedhshëm, sensi i masës, që, tok me elementë të tjerë, arrijnë të krijojnë atmosferë.

Edhe pse këto shkrime letrare janë krijuar në moshë të re, falë vlerave të veçanta, ato i kanë qëndruar kohës dhe lexohen me ëndje e interes edhe sot. Por meritojnë vëmendjen e studiuesve edhe për faktin se hedhin dritë mbi personalitetin artistik të vetë Gjon Milit.

ËNDËRR

E kish librin përpara, po as vetë s’e dinte se ç’kërkonte, mendja e tij kish rënë në gjumë. Ish i lodhur; trupi i tij, i gjatë dhe i hollë, i vrarë nga mundimet e jetës, po thahej si bishti i mollës që kalbet pa arrirë.

Përjashta binte shi, shkreptinte. Edhe mbi qelqin e penxheres së rrumbullaktë, të vetmes që kish ajo odë e vogël që ndodhej në nj’anë në katin e sipërm të shtëpisë, ndritnin dhe rrëkëlleheshin si lotët mbi faqe të një vajze të turpshme kur i flasin prindërit.

J’u mbyll syri.

Vërtet j’u mbyll syri, po tani j’u zgjua mendja. Qelqi i penxheres, vegël e djallit, lëvizte. Përhapej e mblidhej, sikur e kish kurdisur vetë me dorë të tij një magjistar i lig, shpirt-kazmë, që bënte qejf duke u tallur me të. Tani i ndritte, sa s’mund t’i qëndronte drejt-për-drejt, tani i çdukej. E hoqi mendjen prej tij.

Natë. Që për-së-afërmi dëgjohej një tingëllim. Ish prej druri; edhe telin e shkelte vetë se ndente qysh i shisnin gishtërinjtë e dorës mbi grykë të drurit, po, për çudi, drurin kudo që t’ish nuk e shihte dot. Tingëllimi ish aqë i mallëngjyer sa ndjenjat j’u mpinë, zemra e tij u-bë gur. Edhe nga këngë e tij edhe të qarët e shiut përjashta u-lint në qelq fytyra e një gruaje e cila nga thellësi e vijave dhe hiri i pamjes dukej që qe nënë. Ishte një grua mjaft e shkuar nga vërsa, vetëm të paka prej gërshetave të saja qenë zbardhur, po, nga vuajtja, tregohej edhe më e plakur se ç’ish nga vjetët. E kish parë po s’kujtonte ku, e ndjente të afërme po nuk e njihte. Simotra e dhimbejs qante, edhe, në vent që t’i prejë shpirtin, më tepër e mërziti me qëndrimin e saj të hidhur. Ish djalë. S’këndonte dot librin me mistere të shënuar nga fati mbi një ballë të gjerë, të mbledhur me vija, dhe as i ndritkej mendja prej zjarrit që digjet i qetë në dy sy po-thua-se të mbyllur si të Buddhës. Djalë ish nuk kish arrirë në kuptimin e ndrojtur të filozofit.

Po mbeti krejt i çuditur posa që syri i vajti përsëri te penxherja. Gjithë në ‘at vend ku jipte shpirt një çast dukja e murme, tani buçiste dheu që qeshuri nënë këmbët e saja. E re ish vallëtorja, vajëz e re me trup të nxehtë që djek si zjarri. Lesh-zezë, sy-zezë, kërcente e palodhur, me buzë të qeshur; shpejt, nga dalë, prapë shpejt, më shpejt, edhe më shpejt, nga dalë, e rrethuar nga një tok sa zesh të veshur në zi që sikur deshjin t’a hanë me sy. I mjeri djalë u ndes sa s’mirtte dot as frymë, po, sa të bënte çap sa të hidhej edhe aty në valle, bij’ e dheut u çduk më me vrap nga ç’erdhi.

U zgjua. Koka i ziente. Kur i erth nërment ëndrra, nënëqeshi. “Gjë e keqe” mejtohej “të mos njohë njeriu nënën që ka bërë”. Pa fjalë kjo ish n’ëndërr, s’kish kuptim të ngjiste në jetë se e donte atë nënë që e kish mbajtur me aqë kujdes e dhembje nënë zemër më parë se të shihte diellin dhe më pas. E donte. Vallë ç’bëhej në këtë mes e jëma vetë në shtëpi, pranë djepit ku tundeshin gjithë kujtimet e vogëlisë së tij? T’a kujtonte të birë? Si, dyshonte? Jo,as pak; ish gati të shtinte dorën në zjarr që nuk kish dyshim, nëna kurdoherë kujtonte të birë, birin e mërguar; natë e ditë e kujton e mjera. Po dita e bardhë kur të kthehej në shtëpi s’kish më të vijë, sikur kish humbur udhë në mjegullën e dendur të vjetëve të ardhme.

U-çel pakës nga kujtimi i vallëtores. Po përse të çdukej menjëherë, pse shkoj me nxitim aq të math? U-err në mejtime. Hapi sytë sikur të kish parë dritë. “Gëzimi” bëri si me të qarë “është si lulet,e ka jetën të shkurtës, kurse dhembja ngrehet, me të bërë shok e s’të ndahet përherë.”

Binte shi, përjashtë, lotë binin në zemër të tij. Uli sytë, i ngriti me ngadalë dhe i fshiu, i uli përsëri. Mbyllu librin, zbriti shkallët nga dy, dolli-ku t’a shpinin këmbët. Të harrohej. Që për-së-largu kambana e një kishe qëllonte zërin e natës. Zëri i asaj ish vaj, që njomte për të fundit herë kujtimin e mvrejtur t’asaj dite që s’ish më. / KultPlus.com

Rona Nishliu ngritë në këmbë publikun në Vjenë

Më zërin e saj mbresëlënës dhe këngët e përzgjedhura, Rona Nishliu shkëlqeu para bashkatdhetarëve shqiptarë dhe miqve austriakë. Këngët si: “Me motivet tona”, “Moj e mira të pojata”, “Baresha” e të tjera, bën që këngëtarja Nishliu të merr duartrokitje frenetike nga të pranishmit dhe ngriti në këmbë publikun në sallë.

Çdokush që ka ndjekur “Eurovision Song Contest 2012” në Baku, e njeh Rona Nishliun tashmë. Si përfaqësuese e Shqipërisë, këngëtarja mitrovicase zuri vendin e pestë me zërin e saj mbresëlënës dhe vazhdon të mbetet ende si këngëtarja me e suksesshme shqiptare në “Eurovizion”, shkruan albinfo.ch.

Ndonëse koncertet e këngëtares Nishliu nuk janë shumë prezentë në media, ajo së bashku më grupin e saj janë shumë të angazhuar duke sjell para publikut këngët e kuartetit “Me motivet tona”.

Angazhimet e Ronës, kishin bërë që koncerti i paraparë për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës që do mbahej në Vjenë të Austrisë, të shtyhet për disa javë, megjithatë, edhe durimi ia vlejti.

Salla e bukur “Vindobona” në Vjenë të Austrisë, të premten në mbrëmje ishte e vogël për të zënë të gjithë të interesuarit që kishin dëshirë të shijojnë këngët dhe zërin e këngëtares Nishliu, shkruan tutje albinfo.ch.

Koncerti ishte organizuar nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Vjenë në mbështetje të Ambasadës së Kosovës në Austri si dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës.

Para fillimit të koncertit me disa fjalë përshëndetëse folën Ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli, përfaqësuesi nga Ministria e Diasporës, Muhamet Selmani si dhe kryetari i Këshillit Koordinues, Ermal Vejsa. Të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, si dhe kryetarë dhe përfaqësues të shoqatave dhe bizneseve shqiptare në Austri.

E kur tingujt e këngës “Me motivet tona” filluan të dëgjohen, në skenë u shfaq ajo që të gjithë e prisnin, këngëtarja Rona Nishliu.

Më zërin e saj mbresëlënës dhe këngët e përzgjedhura, Rona shkëlqeu para bashkatdhetarëve shqiptarë dhe miqve austriakë.  Këngët si: “Me motivet tona”, “Moj e mira të pojata”, “Baresha” e të tjera, bën që këngëtarja Nishliu të merr duartrokitje frenetike nga të pranishmit dhe ngriti në këmbë publikun në sallë.

Për afro dy orë, Rona bashkë me anëtarët e grupit: Edon Ramadani, Kiril Tufekchievski dhe Nesim Maxhun performuan ‘live’ këngët etno jazz të kuartetit, këngë tradicionale të riaranzhuara nga të gjitha rajonet e banuara nga shqiptarë në Ballkan dhe Mesdhe, si dhe një këngë origjinale.

Duke qenë se Vjena njihet si vend i kulturës dhe i muzikës, edhe shumë organizatorë të manifestimeve shqiptare, e sidomos Këshilli Koordinues mundohen gjithnjë të sjellin para bashkatdhetarëve dhe miqve austriakë, vlerat tona kulturore.

Foto: Vinçenc Palushaj

“Nuk e di” bashkon Era dhe Nora Istrefin

Era Istrefi dhe Nora Istrefi do të publikojnë së shpejti videokipin e ri.

“Nuk e di” titullohet projekti i ri i dyeshes i shumëpritur nga publiku.

Projekti është në gjuhën shqipe dhe është punuar nga një producent i huaj.

Ndërkaq, videoklipi po punohet nga Entermedia dhe ka tetë skena.

Vendimin për ta bërë në gjuhën shqipe, Era thotë se e mori rastësisht, ndërsa kënga u realizua vitin e kaluar. /KultPlus.com

Mjaft më krahasove!

Shpeshherë na ka ndodhur që prindërit tanë, familja, apo edhe mjedisi social të na përfshijë në krahasime të vazhdueshme me persona të tjerë. Që foshnje, prindërit përdorin krahasimin e fëmijës së tyre me të tjerë, si stimulues pozitiv në të veshur, në të ushqyer apo në sjellje. Kështu, dëgjojmë nënat të shprehen: “Haje të keqen nëna, shikoje gocën e vogël ta kaloi”, teksa përpiqen të ushqejnë fëmijën e tyre.

Më pas fëmija rritet dhe ekzistojnë modele të tjera krahasimi, duke u fokusuar në arritjet akademike, në talentet e fëmijës apo edhe në performancën sociale. Shprehi të tilla si: “Çfarë note more në provim?- 10. Po shoku yt çfarë mori?”, “Pse nuk arrin dot të jesh e shkathët si vëllai yt?!”, “Vajza e fqinjës X mori pjesë në olimpiadën e matematikës, po ti pse nuk je dot si ajo?” apo “Pse nuk mund të jesh sociale ashtu si ka qenë motra jote?”, janë shumë të zakonshme teksa rritesh.

Mbështetur në këto krahasime që të bëhen, merr mesazhin që ekziston gjithmonë dikush i cili ka aftësi më të mira, është më i shkathët, më i zgjuar, më social apo më i talentuar se ty. Kështu, lufton për të arritur këto ideale të krijuara nga krahasimi ndër vite, dhe përpiqesh ti realizosh ato me çdo kusht, pa  njohur dhe pa kuptuar kapacitetin vetjak, dëshirat dhe qëllimet jetësore. Madje, krahasimi bëhet stil vetjak i të funksionuarit, duke e përdorur si një matës të arritjeve apo dështimeve në jetë, duke humbur kështu vetveten, unikalitetin dhe identitetin vetjak. Pra, nëse merr aftësitë e personave të tjerë dhe i krahason me dobësitë e vetes, si mund të përparosh në jetë dhe si mund të vlerësosh veten? Sa mundësi ka që të ndihemi mirë nëse vetëm krahasohemi me të tjerët? Krahasimi nuk është gjë tjetër vetëm një recetë drejt vetëvlerësimit të ulët dhe mungesës së lumturisë.

Çdo krahasim i bërë ndaj fëmijëve ndikon negativisht në mirëqenien e tyre psikologjike dhe sociale. Nëse ka gjithmonë të tjerë që sillen apo i arrijnë gjërat më mirë se ai, fëmija fillon të besojë se nuk është mjaftueshmërisht i mirë dhe vë në pikëpyetje vlerat e tij. Ata mund të fillojnë të mendojnë pse nuk arrijnë dot rezultatet, ashtu si fëmijët e tjerë me të cilët janë krahasuar duke dyshuar mbi aftësitë e tyre. Ky vetë-dyshim ndikon në një vlerësim të ulët të vetes dhe në besimin se janë të paaftë për të arrirë disa gjëra të caktuara. Rrjedhimisht, në një nivel të lartë stresi për fëmijën,  i cili ndikon në mirëqenien psikike të tij.

Më lejoni t’jua demonstroj me shembuj personal ndikimin e krahasimit që fëmijë dhe instalimin e kësaj skeme thellë në identitet edhe gjatë jetës. Mua më kanë krahasuar në mënyrë direkte dhe indirekte me vëllain tim, përsa i përket arritjeve akademike. Pyetja klishe dhe shumë e parashikueshme e të gjithë personave që njihja dhe atyre që sapo i njihja ishte: “Si po të shkon shkolla? Po mëson si… (theksonin emrin e vëllait)?” Ai ka qenë ekselent dhe si rrjedhojë mendjet sociale presupozonin se unë nuk do bëja përjashtim.  Mirëpo, ndonëse mund ta kem mohuar apo minimizuar pasojat e këtij krahasimi, eksperienca e mëvonshme akademike thekson të kundërtën. Kjo sepse, të qënit e arrirë apo me rezultate të larta ishte kusht personal dhe njësova aftësitë e mia me rezultatet akademike. Ku edhe nëntat që merrja ishin tmerriii vetë!!

Një nga shpjegimet që personalisht më është dhënë për krahasimin e bërë nga prindërit ndaj rezultateve akademike ishte rritja e sensit të konkurrencës, e cila më pas do ndikonte pozitivisht në ambicie apo në motivim. Shpjegim, i cili kundërshton në çdo fjalë vetveten. “Të motivosh fëmijën, duke e shkatërruar së brendshmi” apo “Të rrisësh ambiciet te fëmija për të qenë më i mirë, duke i theksuar vazhdimisht sa i dobët është”, nuk kontribuon në një individ të arrirë dhe të lumtur.

“Krahasimi është hajduti i gëzimit”- ka thënë Roosevelt. Prandaj, prindër të dashur vlerësoni unikalitetin e fëmijës tuaj, vlerësoni aftësitë e tyre, gëzohuni me arritjet e tyre pa pasur nevojë t’i matni ato me të tjerët. Thjesht, besoni në fëmijën tuaj dhe lëreni të lirë! / Tiranapost.al/ KultPlus.com

  • Arilda Dushaj, Psikologe Klinike

Hidheni nga dritarja Hirushen dhe Borëbardhën!

 

Jo, nuk do shkruaj më për vrasjen e femrave (kam bërë dy në 24 orë).

Nuk i shërben askujt një tjetër shkrim ku të rrëfej për një burrë, që e donte një grua aq shumë sa nuk jetonte dot pa të, ndaj dhe e preferonte më shumë të vdekur sesa larg tij.

Jo, nuk do e shkruaj sepse më janë ngrënë mollëzat e gishtave dhe më ka rënë shpirti në dëshpërim. Sepse nuk shërben për asgjë: nuk sensibilizon (ai që është i ndjeshëm, nuk ka nevojë të lexoje për të kushedi se sa të satën herë historinë e një gruaje të vrarë nga i shoqi), nuk është edukues (një burri që është I aftë të vrasë një grua i duhen më shumë sesa fjalët e mia për t’i dhënë minimumin e edukatës dhe të rrespektit për jetën).

Jo, nuk do e shkruaj, sepse gratë vdesin çdo ditë dhe miliarda fjalë të derdhura çdo ditë nëpër tastiera nga miliona gishta nuk ia kanë dalë të shpëtojnë qoftë edhe një jetë, nuk kanë ndalur qoftë dhe një plumb pistolete, një brisk në grykë, një shtrëngim mbytës.

Sot shkruaj për gratë. Sepse në këtë pikë, mënyra e vetme që kemi për të shpëtuar, jemi vetë ne.

Jemi ne, qëkur jemi ende të vogla na edukojnë duke na hedhur kokës historitë e Hirushes, Borëbardhës dhe princave të kaltër që na shpëtojnë nga fati i keq i rreckave dhe mollëve të helmatisura. Sepse po t’u vësh mend përrallave me të cilat jemi rritur, nëse jemi vetëm, ne nuk jemi të zonjat për asgjë. Po të mos ishte princi, Hirushja do vazhdonte të lante pjatat dhe Borëbardha do sorollatej nëpër pyll.

Po pse? Pse të mos ishte dhe alternativa e të qenit e pavarur nga një burrë? Si ka mundësi, që në vitin 2017 ne ende kemi nevojë që një burrë të na shpëtojë nga një fat i trishtë?

Digjini të gjitha librat me Hirushe e Borëbardhë që ju dalin përpara, vajza mos besoni më që princi i kaltër ekziston! Sepse pikërisht kjo po na e fut. Është kjo bindje idiote për të nxjerrë burrin perfekt nga një qenie njerëzore krejtësisht normale, që ju bën të qëndroni symbyllur përballë realitetit dhe të falni të pafalshmen, që ju bën të ndiheni përgjegjëse për atë mungesë lumturie që ai thotë se nuk e tejkalon dot pa ju. Kjo nuk është nje peshë që mbahet dot kaq thjeshtë!

Hidhini në kosh gjithë këto përralla dhe bëjini një riformatim kujtesës. Mjaft u mësuat të voglave tuaja se sa bukur është t’i ndërrosh pelenat kukullës, ndërsa i tregoni që për ta bërë këtë (një bebe prej mishi e gjaku pra!) ka nevojë të gjejë fillimisht princin e saj të kaltër. Mësojini bijat tuaja të jenë të lira: tregojuni atyre përrallën e Lizës në Botën e Çudirave, atë përrallën ku vajza e vogël krejt e vetme dhe pa princër e kuaj të bardhë, arrin të mundë Mbretëreshën e Kuqe. Mësojini bijat tuaja të jenë të pavarura dhe krenare që janë të tilla. Bëjuani të mundur të studiojnë për t’u bërë gra me trurin plot me atë që është reale dhe jo me përralla absurde, me ideale anakronike dhe të paarritshme. Jepuni atyre forcën e të arsyetuarit, vëruni syzet që t’i ndihmojnë të kuptojnë dallimin mes obsesionit dhe dashurisë. Edukojini për dashurinë: mos i lejoni të mendojnë që në emër të kësaj ndjenje mund të tejkalohet çdo kufi. Sepse kufiri ekziston dhe është ai që të vendos se çfarë të bën mirë për trupin dhe shpirtin. Jepuni atyre mjetet për të zhvilluar një dinjitet të forte, që nuk përkulet përpara dhunës, që di të zgjedhë qartësisht dhe që di ta jetojnë vuajtjen e një braktisjeje duke e ditur që pak e nga pak çdo gjë do kalojë.

Mos ia ktheni në tragjedi çdo të dashur që mund ta lërë apo ta tradhtojë, mos ia mbushni kokën me fraza që mund t’i ngjallin dyshimin se nëse dikush i ka lënë, kjo ka ndodhur sepse ato kanë diçka që nuk shkon. Njerëzit ndahen çdo ditë dhe çdo ditë nis një jetë e re, një histori e re.

Çmitizojeni dashurinë dhe zbriteni me këmbë në tokë, ne jetën e përditshme. Nëse doni t’u shpëtoni jetën bijave tuaja, niseni duke shpëtuar tuajën duke reshtur së pranuari të papranueshmet, duke rreshtur së prituri tufat e trëndafilave. Bëhuni kështu shembull për gratë e të nesërmes.

Sepse nuk kemi mënyrë tjetër për t’i shpëtuar vajzat tona përveçse të marrim gjithë rregullat për rolin që na kanë mësuar se duhet të luajmë në çift, e t’i hedhim nga dritarja më e lartë.

Sepse nuk mund të presim të shpëtohemi nga një princ i kaltër kur të vërtetë ai princ i kaltër është veç një djall i shprishur mendsh me shkëlqim fals dhe shpatë.

/Blog i Deborah Dirani

“Grua, si fillim. Gazetare, më pas”

Huffingtonpost.it / KultPlus.com

Olta Boka:Peng që nuk u largova nga Shqipëria

Këtë të shtunë ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” ku ka treguar më shumë për planet për të ardhmen.

E pyetur nëse ajo ka menduar të largohet nga Shqipëria, Boka ka befasuar me përgjigjen.

“Me të thënë të vërtetën, nëse do të kem një peng në jetë do jetë përse s’kam ikur nga Shqipëria! Por nuk e di pse jam e bindur se do qëndroj gjithë jetën time këtu.

Kam patur një periudhë tranzicioni me veten time, se sa e ndjeja veten rehat në këtë vend. Nuk e kam folur asnjëherë. Realisht kam kaluar edhe një periudhë depresioni ku e mendoja veten pak më të lirshme për këtë vend. Unë vërtetë jam ajo që shumica mendojnë në ekran por jam vërtetë edhe shumë e lirshme, pa komplekse. Nuk e kam menduar këtë, që duhet të ruhesh pak se je e famshme.  Kam dashur gjithmonë të bëj gjërat siç i kam qejf. Të mos e vras mendjen kush po më sheh ndërkohë që jam duke u puthur me të dashurin. Normalisht unë e konsideroj veten model, jap një shembull por për mua të jesh shembull i mirë duhet të jesh i lirë mbi të gjitha.”, ka rrëfyer Olta. / KultPlus.com

Botohet romani “Vetmia” i autorit Bislim Aliu

Shtëpia botuese ProKultPress sot nxori nga botimi romanin “Vetmia” të autorit Bislim Aliu. Redaktor i romanit është Fatmir Halimi, ndërsa lektor Milazim Kadriu. 

Në vazhdim po paraqesim recensionin e plotë:

Itinerari i një familjeje të vetmuar

Vetmia është titull shumë interesant dhe karakteristik i romanit të fundit të shkrimtarit dhe piktorit Bislim Aliut. Zbërthimi i titullit na shpie në dy venerime: atë artistik, simbolik e figurativ dhe në venerimin faktik e konkret.

Venerimi simbolik e figurative i titullit zbërthehet si një itinerar i një familje të vetmuar, si një rrugëtim i pandalshëm fiksional i një familje, pasi që gjatë rrugëtimit të tyre paraqiten shumë pengesa, të cilat i dalin përpara. Ndërsa zbërthimi faktik i romanit Vetmia valorizon kah një semantikë më filozofike dhe që është shumë vështirë të faktorizohet. Por, mbi të gjitha titullin mund ta konkretizojmë se vetmia çdo herë lidhet me qenien njerëzore, me njeriun, apo si në rastin tonë me një familje të tërë, siç është familja e Alinit, e cila për ta vrarë vetminë dhe izolimin nga fshati i tyre i dashur Rrahishte zgjedh rrugën, zgjedh largimin.

Shumë kritikë ndajnë mendimin se shkrimtari nuk është këtu për ta interpretuar, por për ta shkruar veprën e tij, prapë se prapë interpretimin na e bënë çdo shkrimtar përmes titullit të veprës së tij. Pra, titulli i veprës për diskursin kritik çdo herë merret si çelës për interpretim. Në rastin tonë titulli i romanit Vetmia zbërthehet nga vetë autori në momentin kur ai ka vendosur që ta emërtoj me këtë emër duke i lënë anash shumë tituj, që duke u bazuar në përmbajtje, hipotetikisht do të mund t’i kishte emërtuar si: familja e humbur, familja e shkatërruar etj.

Kurse, sa i përket fabulës së romanit Vetmia të Bislim Aliut, në kuptimin më të shkurtër do ta kisha konkretizuar me disa fjali, si një rrëfim mbi jetën e një familje,mbi jetën e një njeriu apo prindi, të cilit i vdesin bijtë dhe bijat e tij, të cilit në rrugë e sipër për ta mund vetminë i vdes edhe gruaja, Nëna Dinë e në fund vdes edhe Alini. Por mbetet i vetëm dhe i vetmi filiz i familjes, Bismiri, djali i tretë i tyre. Bismiri pas vdekjes së dy prindërve, e sidomos pas vdekjes së babait, mbetet krejtësisht i vetëm nga antarët e familjes. Por ai është tash edhe krejtësisht i vetmuar nga shoqëria, nga ambienti ku jeton, pasi që në këtë vend nuk ka njeri të gjallë, asgjë nuk pipëtinë. Bismiri më nuk ka forcë të vazhdojë më tutje, që të largohet nga ky fshat pa asnjë njeri dhe i panjohur për të. Pra, në fund ai mbetet i shtrirë në dysheme me sy të zgurdulluar nga dritarja dhe me vesh hapur duke dëgjuar shushuritjen e degëve nga jashtë. Ai mbetet brenda kësaj kasolle me idetë dhe mendimet se kjo jetë nuk është asgjë më shumë, se një frymë e ndotur që del nga organi anal i njeriut.

Shkalla e shkrimit

Ky roman ka disa nivele apo shkallë të shkrimit të rrëfimit, të cilin e bëjnë shumë kompleksiv, të ngatërrueshëm e të vështirë për t’i hetuar autorin dhe narratorin, sepse nganjëherë krijohet përshtypja se autori e rrëfen jetën e vet por duke u përqendruar më thellë në zhvillim të ngjarjes, kjo del që nuk është e vërtetë. Pra, kemi një narrator krejt të ndryshëm nga autori. Nga kritikët shkalla e shkrimit ndryshe cilësohet edhe si kategori stilistike, gjë që romanit Vetmia ia shton edhe më shumë vlerën artistike e letrare. Me shkallë të shkrimit kuptojmë aktin ose veprimin kur autori me vetëdije ikë nga rrëfimi në veprën e tij, atë ia lë në dorë narratorit, ndërsa narrator rrëfimin na e paraqet përmes personazheve të tjerë, të cilët tregojnë për ngjarjen që u ka ndodhur atyre, apo njerëzve të tjerë.

Vetë shkrimtari është shkalla e parë e shkrimit, sepse është ai që na e jep veprën letrare. Shkalla e dytë e shkrimit është narratori, i cili në roman është i paemëruar. Ai na tregon për lumturinë, gëzimin dhe harenë që kishte familja dhjetë anëtaresh e Aliut, të cilin fëmijët do ta thërrasin baba Alin, ku edhe narrator më vonë gjatë rrëfimit çdo herë do ta quan Alini, deri në një natë ku zogj të shumtë do të krrokatin mbi shtëpitë e fshatit Rrahishte. Mëngjesi, familjen e Alinit e zbardhë me shtatë të vdekur, pra i kishin vdekur të gjithë fëmijët, e u kishte shpëtuar vetëm Bismiri. Ngjashëm si këta ishin zgjuar të gjitha familjet e lagjeve të fshatit Rrahishte. Pra, fshatit i kishte rënë sëmundja e kolerës, që ndryshe në popull njihet si rrëfija. I varrosin kufomat dhe Alini me nënën Dinë e Bismirin për t’i shpëtuar vdekjes dhe për të shpëtuar nga vetmia në fshatin e tyre marrin rrugën e shpëtimit, pra rrugën embytjes së vetmisë me shpresë se do të takojnë njerëz, e ndonjë vend tjetër që nuk ka kolerë.

Kurse shkalla e tretë e shkrimit na paraqitet përmes rrëfimit të personazheve siç janë: Nëna Dinë, Alini, Besmiri etj.

Toposi dhe koha

Pas një leximi të kujdesshëm do të vërejmë se Bislim Aliu romanin e tij me vëllim jo shumë të madh, por me përmbajtje tematike e ndërtim të thukët ka përdorur disa kategori stilistike, të cilat romanin e veçojmë si rrëfim e shkrim modern. Ndërsa, sa i përket vendit-toposit dhe hapësirës marrim informacione qysh në fillim të veprës se toposi quhet Rrahishte, që do të thosha se është një topos fiksional ose imagjinar. Autori e komplikon kronotopinë-kohën, ku mbi të gjitha mund të them se romani u përket të gjitha kohëve historike shqiptare. Mund të emërohet si roman i kohës sonë, por edhe i një kohe pak më të largët të jetës bukolike të popullit tonë, i cili gjatë historisë ka përjetuar shumë sëmundje dhe epidemi gati deri në shfarosje. Pra, toposi apo koha te romani Vetmia është e papërcaktuar dhe mund të konstatoj se i përket një kohe universale njerëzore.

Përfundim

Pas këtij shqyrtimi teorik të diskursit letrar mbi romanin Vetmia të Bislim Aliut vijmë në disa përfundime.

Së pari, romani Vetmia na vjen si perlë në letërsinë tone, i cili të lë pa frymëmarrje nga kureshtja se ç’do të ngjet në faqet pasuese të tij. Është roman, i cili vazhdimisht ngreh idenë e kërkimit të shpëtimit nga sëmundja epidemike, siç është kolera, e në të njëjtën kohë edhe përpjekjen e ruajtjes së identitetit të familjes në shoqëri.

Së dyti, si për nga rrëfimi i tekstit e po ashtu edhe për nga ndërtimi dhe realizimi i tij si tekst, është roman modern, që me sukses autori i shfrytëzon edhe kategoritë stilistike. Kjo tashmë është vetëdije letrare, të cilën e zhvillon shkrimtari ynë Bislim Aliu në gjithë diskursin e tij letrar, e sidomos te romani i tij i fundit Vetmia. / KultPlus.com

Kur Italia fashiste detyroi refugjatët hebrenj, të pranuar nga Mbreti Zog, të largoheshin nga Shqipëria

Nga Aurenc Bebja

Gazeta “Paix et Droit”, organ i Aleancës Universale Izraelite, ka botuar, në qershor të 1939, në faqen n°12, një shkrim mbi fatin e refugjatëve hebrenj në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Të gjithë refugjatët hebrenj do të duhet të largohen nga Shqipëria

 “Autoritetet italiane kanë urdhëruar refugjatët hebrenj që banojnë në Shqipëri që të largohen nga vendi deri më 7 qershor.

Në Shqipëri, mes njëqind dhe dyqind refugjatë u pranuan në këtë vend nga Mbreti Zog I. Deri tani, ata gëzonin lirinë më të plotë dhe kishin marrëdhëniet më të mira me popullsinë shqiptare.”.

https://www.darsiani.com/la-gazette/kur-italia-fashiste-detyroi-refugjatet-hebrenj-te-pranuar-nga-mbreti-zog-te-largoheshin-nga-shqiperia/.

Mbreti Zog

15 vjet nga trazirat e marsit

Më 17 mars 2004, filluan protestat që më vonë do të përmenden si “Trazirat e marsit”. Ato zgjatën dy ditë, e gjatë tyre vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.

Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë si pasojë e dhunës së serbëve, ndërsa shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht.

Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona, po atë natë treguan para kamerave se ishin ndjekur nga serbët dhe se ata ishin duke ikur, kur disa nga bashkëmoshatarët e tyre u mbytën në lumë. Të nesërmen, më 17, mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt përshkallëzuan në dhunë.

Gjatë trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe. Ngjarje të ngjashme ndodhen me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe. Serbët u hakmorën edhe me djegien e disa xhamive në Serbi.

Këto trazira zgjuan nga gjumi shumë vendimmarrës. Të gjithë e kuptuan se shumë pak në Kosovë mund të përmirësohet pa zgjidhjen e statusit përfundimtar.

Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i dha detyrën norvegjezit, Kai Eide, për hartimin e një raporti që do të pasqyronte situatën në Kosovë. Eide mori këtë detyrë shumë seriozisht dhe pas shumë vizitave në Kosovë dhe Ballkan, takoi përfaqësues të të gjitha partive, komuniteteve, feve etje. Në tetor 2005 dorëzoi raportin e porositur.

Edhe pse Eide në këtë raport e vë gishtin në shumë gjëra që mund të përmirësohen, rekomandon se koha ka ardhur për fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.

Disa ditë më vonë të njëjtin rekomandim për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e bën edhe Kofi Annan.

Më 17 shkurt 2008, bazuar në këtë propozim, Kosova shpallet shtet i pavarur dhe sovran. Kushtetuta e Kosovës që i jep asaj të gjitha kompetencat e shtetit, hyn në fuqi me 15 qershor 2008. / KultPlus.com

Restaurohet ikona “Krishti Pantokrator” në Berat

Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare, si pjesë e trashëgimisë kulturore e cila tregon dhe njëherë në sytë e turistëve se fetë në Shqipëri jetojnë në harmoni, po merr vëmendje çdo ditë e më shumë.

Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato mbartin.

Së fundmi thesaret e fjetura të trashëgimisë në Berat, po ‘zbulohen’ nga specialistët e artit. “Krishti Pantokrator” me autor Naun Çetirin është restauruar duke i kthyer vlerat kësaj ikone ku specialistët e DRKK Berat kanë punuar në mënyrë të imtësishme dhe delikate për të ruajtur autencitetin e saj.

Ministria e Kulturës Elva Margariti për këtë restaurim shprehet se, ”Krishti Pantokrator” me autor Naun Çetirin, është restauruar nga Miltiadh Bibo dhe Altin Tabaku dy restauratorët duarartë në DRKK Berat që rikthyen në jetë laboratorin e restaurimit të ikonave dhe nxjerrin në dritë thesaret e fshehura të Beratit.Jo vetëm Art, por edhe Edukim”. /a.a/j.p/ / KultPlus.com

Thanë se ka kopjuar klipin e ‘Ktheju tokës’, flet Jonida Maliqi



Pak ditë më parë Jonida Maliqi publikoi videoklipin e këngës “Ktheju tokës” me të cilën do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Ashtu si kënga, edhe videoklipi u prit shumë mirë. Megjithatë vetëm një ditë më pas nisën lajmet se ky videoklip ishte i kopjuar.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Jonida ka folur për herë të parë për këtë duke u shprehur: “Pasi u shpalla fituese e Festivalit të Këngës në RTSH sigurisht që kishte kontestime isha unë e duhura apo jo për të përfaqësuar Shqipërinë. Më pas ishin reagimet e të huajve të cilët menjëherë ndikuan në publikun shqiptar dhe pati një ndryshim drastik dhe nisën të shtoheshin komentet e mira. E njëjta gjë ndodhi edhe në 48 orëshin e parë që u publikua klipi. U publikua edhe në faqen zyrtare të Eurosong-ut e cila jep firmën përpara sesa ta publikojë. Pikërisht këta bashkëatdhetarët tanë, vendasit, këta njerëz që ne presim të na suportojnë marrin përsipër të shkruajnë dhe të komentojnë sikur janë kritik arti dhe të hedhin baltë ndërkohë që janë të baltosur vetë.

Plagjiaturë do të thotë kur ti bën një kopje të mirëfilltë, jo kur ti ke disa sekuenca ose ngjashmëri me personazhin. Për të gjithë fansat që më kanë shkruar se Jonida rrezikon Eurosong-un, dua t’i them jo. Faleminderit për suportin ju që e keni dashur këtë këngë, për të tjerët pastaj kaq ishte”, u shpreh Jonida. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=eo4aFzAkQkA

Jericho së shpejti sjell “Ëndërr e prerë” të Dritëro Agollit (VIDEO)

Rock grupi Jericho së shpejti do të publikojë këngën e tyre më të re që mban titullin “Ëndërr e prerë”.

Ata kanë njoftuar për këngën e tyre të re që bazohet në poezinë e poetit të njohur Dritëro Agolli në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

“Ëndërr e prerë” me titull nga poezia e Dritero Agollit është kënga e radhës e Jerichos-s, videoklipin e së cilës e realizuam në bashkëpunim me aktorin nga Prizreni, Xhevdet Doda, i cili me lojën e tij i dha kuptim këtij projekti”.

Në njoftimin e Jerichos thuhet se kjo këngë ishte emocionalisht puna më e rëndë që e kanë bërë ndonjëherë.

Madje djemtë e grupit kanë shprehur edhe zhgënjimin dhe dhimbjen e tyre për të ardhmen e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Është hera e parë që ndjehemi totalisht të pashpresë për të ardhmen e vendit tonë. Është i pabesueshëm dhe i trishtë rrugëtimi jonë prej 1999 deri në 2019, prej “This is my home” përplot jetë e ëndrra në “Ëndërr e prerë”. Atë çfarë as armiqtë tanë nuk munden ta thyejnë, “shpresën për ditë më të mirë’, e thyen dhe shkatërruan akterët politikë shqiptarë të të gjitha partive PA DALLIM, në bashkëpunim me oligarkët e bizneseve duke mosrespektuar as më të paktën e dinjitetit njerëzor, të natyrës, ajrit e ujit e ambientit që na rrethon, në të cilën frymojmë dhe jetojmë!”.

Jericho që njihet për këngët që shprehin rebelimin për gjendjen aktuale në vend ka thotënë se thelbin e këngës së tyre më të re e përshkruajnë më së miri katër vargjet e fundit të poezisë “Ëndërr e prerë” të Dritëro Agollit.

“Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë
Është turp kaq shpejtë të rrish e të vdesësh
Ne ëndërronim nje vdekje më të mirë
Duke vdekur fytyrat tona t’i shihnim në pikën e vesës”.

Muzika e Jerichos është përzierje e muzikës rock, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare.

Përveç instrumenteve standarde të rockut, ata përdorin edhe instrumente orientale të muzikës tradicionale shqiptare, si tupani, kavalli dhe zurna.

Tekstet e këngëve të tyre në përgjithësi janë të shkruara në dialektin gegë.

Të gjitha këngët e Jerichos trajtojnë tema sociale, me theks të veçantë për problemet që populli shqiptar i ka pasur dhe vazhdon t’i ketë me qeverisjen e vendit.

Një nga këngët e para si dhe ajo që i mundësoi Jerichos të ketë një publik rreth vetes është ”Don’t f*** with Albanians”.

Grupi “Jericho” njihet për këngët si “Shkaba”“Nëntor i ftohtë””Zgjohu””Tomlin e nonës””Kur do t’pushojë kjo kangë””Albanian Rhapsody” dhe shumë të tjera.

Deputetët francezë vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar

Sot Muzeu Historik Kombëtar u vizitua nga dy deputetët francezë Liliana Tanguy, nënkryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Anëtare e Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri të Asamblesë Kombëtare, dhe Jacques Maire, nënkryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare.

Deputetët francezë, të shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak dhe Teuta Vodo, Zëvendësministre e Drejtësisë, u pritën nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi dhe treguan një interes të veçantë për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë.

Deputetët u shprehën entuziastë për vizitën e tyre në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar dhe shprehën vlerësimin e tyre për historinë e popullit shqiptar që nga kohët më të lashta e deri më sot.

“Me rastin e vizitës miqësore dhe të bukur, ju falenderoj në emër të Asamblesë Kombëtare të Francës, për rastin për të marrë njohuri të Trashëgimisë Kulturore e historike të Shqipërisë. Një pjesë e kësaj trashëgimie është shumë e rëndë nga pushtimi dhe nga lufta për çlirim. Duhet njohur për t’u çliruar dhe duhet parë nga e ardhmja”, u shpreh Jacques Maire.

“Falenderoj shumë drejtorin dhe personelin për këtë vizitë shumë të pasur të historisë dhe kulturës të popullit shqiptar. Kjo lejon të afrojë dy popujt tonë në miqësinë e tyre dhe të intensifikojë marrëdheniet e tyre”, u shpreh Liliana Tanguy. /a.a/j.p/ KultPlus.com

“U jam mirënjohës të gjithë atyre që më thanë ‘Jo’, sepse falë tyre ja dola mbanë vetë”



Disa thënie nga Albert Einstein.

1. Kur mbërriti ne SHBA, Ajnshtajnit, si te gjithë emigranteve te tjerë, i dhanë një pyetësor për te kompiluar. Nder te gjitha pyetjet te cilave i duhej dhënë përgjigje, njëra pyeste: “Cilës race i përkisni?”. Dhe ai iu përgjigj: “Racës njerëzore”.

2. Ne qofte se Teoria ime e Relativitetit do te jete e vërtete, Gjermania do te thote se jam gjerman ndërsa Franca do te thotë se jam qytetar i Botes. Nëse teoria nuk do te jete e vërtetë, Franca do te thotë se jam gjerman ndërsa Gjermania do te thotë se jam hebre.

3. Është me e lehte te thyesh një atom sesa një paragjykim.

4. Derisa te ketë njerëz do te ketë luftëra.

5. Çmenduri është të bësh gjithmonë te njëjtën gjë dhe te presësh rezultate te ndryshme.

6. Sëmundje shume e keqe racizmi. Por mbi te gjitha e çuditshme: sëmur te bardhet, por vret te zinjtë.

7. Kompjuterët janë shume te shpejte, precize dhe budallenj. Njerëzit janë shumë të ngadaltë, shumë pak precize dhe inteligjente. Së bashku përbejnë një fuqi qe e kalon imagjinatën.

8. Bota është një vend i rrezikshëm, jo për shkak te atyre qe bëjnë veprime te këqija por për shkak te atyre qe shikojnë pa thënë gjë.

9. Nuk e di se me cfare lloj armesh do te luftohet ne Luften e Trete Boterore, por di qe ne te Katerten do te luftohet me gurë dhe me shkopinj.

10. Ndryshimi midis gjenialitetit dhe budallallëkut është se gjenialiteti ka limit.

11. Paqja nuk mund te mbahet me force, por mund te arrihet vetem duke kuptuar njeri-tjetrin.

12. Jeta është si te ecësh me biçiklete: ne qofte se do te jesh ne ekuilibër duhet te lëvizesh.

13. Nuk e ke kuptuar me te vërtetë një gjë nëse nuk je ne gjendje t’ia shpjegosh gjyshes tende.

14. Nuk mendoj asnjëherë për te ardhmen. Ajo arrin aq shpejt…

15. Mos u shqetëso per veshtiresite e tua ne matematike, te siguroj se te miat jane akoma me te medha.

16. Nuk mund te zgjidhet nje problem me te njejtin mentalitet qe e ka krijuar ate.

17. Asgjë nuk është me praktike se një teori e mire.

18. Per sa kohe qe ligjet e matematikes i referohen realitetit, ato nuk jane te qarta, dhe per sa kohe jane te qarta, ato nuk i referohen realitetit.

19. Ne qofte se do te lindja përsëri, do te bëhesha hidraulik.

20. Ne qofte se te dhënat dhe teoria nuk përputhen, ndrysho te dhënat. / KultPlus.com

“Çdo shoqëri ka llojin e kriminelëve që meriton”

Thënie të ndritura nga emra të shquar!

“Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë.”

“Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë.”

“Detyra për të bërë njerëzit të lumtur nuk është pjesë e planit të Krijimit.”

“Çdo gjë që ju bëni në shtrat është përsosmërisht dhe absolutisht e pranueshme. Me kusht që të dyja palët ta shijojnë.”

“Mungesa e plotë e seksit është e vetmja gjë që mund të konsiderohet si devijim seksual. Çdo gjë tjetër është vetëm çështje shijeje.”

“Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur.”

“Personi i parë që hodhi një fyerje në vend të një guri, ishte themeluesi i qytetërimit.

“Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij.”

“Ne jetojmë në një kohë krejt të çuditshme, në të cilën befasohemi tek vërejmë se progresi marshon në një hap me barbarizmin.”

“Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes.”

“Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave.”

“Ne nuk jemi kurrë aq të dobët, sa kur dashurojmë, dhe kurrë aq të palumtur e pa shpresë, se sa kur humbasim objektin e dashurisë sonë.”

“Tregues i parë i idiotësisë, është një mungesë e plotë e turpit.”

“Njerëzit janë më shumë moralë se sa mendojnë, dhe shumë më tepër amoralë sesa imagjinojnë.”

“Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë.”

“Cdo njeri normal është, në fakt, vetëm pjesërisht normal.”

“Ndonjëherë, një cigare është thjeshtë një cigare.”


“Çdo shoqëri ka llojin kriminelëve që meriton” – Robert F. Kenedi

“Kur nuk jeni i sinqertë duhet të shtirreni, duke u shtirrur përfundoni duke besuar; ky është parimi i çdo feje.” – Alberto Moravia

“Çdo njeri që e ka përkulur veten e vet, s’ka arritur asnjëherë të drejtojë të tjerët. – Mensio

“Të gjithë lindim të çmendur. Disa mbesin të tillë. – Samuel Beket

“Nuk është dashuria e vërbër, por xhelozia.” – Lorenc Darwll

“Siç dihet, puna e gjeniut është të furnizojë me ide budallenjtë 20 vjet më vonë.” – Luis Aragon

“Pasi përfundon në tufë është e kotë të lehësh:blegërini. – Anton Çehov

“Asgjë nuk është më e rrezikshme se sa një ide, kur është e vetmja që kemi. – Alen

“Sipër pianos kishte një njoftim për shtyp: “Mos qëlloni mbi pianistin. Përpiqet të japë maksimimun e vet!”. – Oskar Uajlld

“Në rastin më të mirë, dikush dhuron atë që do të pëlqente për vete, por me një cilësi dukshëm më të ulët“. – Adorno

“Shumë nga politikanët tanë në Itali janë të paaftë. Pjesa tjetër është e aftë për gjithçka”.  – Ennio Flaiano

“Nuk mund të dihet asnjëherë se çfarë kërkohet në jetë, pasi jetohet vetëm një jetë, dhe nuk mund të krahasohet me jetët e shkuara dhe as të korrigjohet me jetët e ardhshme.” – Milan Kundera

“Mirësia e vazhdueshme mund të arrijë shumë. Ashtu si dielli e shkrin akullin, mirësia bën që keqkuptimi, mosbesimi dhe armiqësia të avullojnë”. – Albert Shvajcer

“Ka prova të pakundërshtueshme se sa më i lartë niveli i vetëvlerësimit, aq më shumë gjasa ka që njeriu të trajtojë të tjerët me respekt, mirësi dhe bujari”. – Nethënill Brendën

“Transparenca, ndershmëria, kujdestaria e mirë, madje edhe humori, funksionojnë në biznes, në të gjithë kohët”. – Xhon Gerzema

“Mbani mend, nuk ka një gjë të tillë, si një akt i vogël mirësie. Secili akt mirësie shkakton një dallgë, e cila nuk ka një fund logjik”. – Skot Adams

“Ai që të ka bërë një akt mirësie, do të jetë më i gatshëm të të bëjë një tjetër, se sa ai që e keni detyruar”. – Benjamin Frenklin

“Dashuria dhe mirësia nuk shkojnë kurrë dëm. Ato gjithmonë bëjnë diferencën. Bekojnë atë që i merr dhe bekojnë edhe ty, që i jep”. – Barbara de Anxhelis

“Mirësia është gjuha që të shurdhërit mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shohin”. – Mark Tuein

“Mirësia është më e rëndësishme se sa mençuria, dhe pranimi i kësaj është fillimi i mençurisë”. – Teodor Isak Rubin

“Mirësia njerëzore nuk ka dobësuar asnjëherë forcën apo zbutur strukturën e një populli të lirë. Një komb nuk ka pse të jetë mizor, për të qenë i fortë”. – Frenklin Delano Ruzëvelt

“Tre gjëra në jetën e njeriut janë të rëndësishme. E para është të jesh i mirë. E dyta të jesh i mirë. Dhe e treta është të jesh i mirë”. – Henri Xhejms/bota.al


“Po shkoj n’punë me dekë”

Uran Haxha

Data ishte shtatë. Muaji mars, pikërisht koha kur fillon puna në ndërtimtari dhe dimri ka kaluar. Rroga ende nuk i ka dalë në bankë, e as pjesën tjetër që e merr kesh nuk e ka marrë. Frustrimin për shefin s’ka ku ta shfryjë sepse atë nuk e sheh fare. Megjithatë, duhet të punojë se ka pesë fëmijë që duhet të mbushin barkun.

Zgjohet në ora 5 të mëngjesit, kur ndoshta shefi i tij kthehet në shtëpi nga ndejat. Familjen e lë në gjumë. Atë ditë i shkëmbeu ca fjalë me gruan në mëngjes. U nis te shitorja e katundit. Aty është vendi ku bashkë me kolegët tjerë bëhen gati të hipin në kombibusin që ka 8 ulëse, por aty duhet të ulen 12 persona. Nga fshati i tij e deri në kryeqendër kokën ngjitur për dritare të kombibusit ia lëvizin gropat të cilave djali i vëllait të shefit nuk mund t’iu ikën kur i vozitë për në punishte. Atje ku do ta kalojnë ditën.

Kur kalon kah qyteti i Fushë Kosovës, tip paralagje e Prishtinës, s’mund të shmang shikimin në të djathtë. 100 metra përtej rrethit të famshëm. Ndërtesa e gjelbër. Kati i gjashtë. Aty për pak kishte humbur jetën teksa punonte. Ishte fati i tij që krejt afër i kishte qëlluar një koleg e shok, që e kishte kapur për dore. Ndoshta aty kishte qenë hera e vetme kur ia kishte parë hairin mos-veshjes së dorezave të punës, pasi mendonte se do t’i rrëshqisnin në dorën e kolegut të tij.

Futen rrugëve të Prishtinës. Ora ka prekur 6:30. Vetëm sa kanë nisur të lëvizin makinat. Krah për krah sikur “sardinat në konservë” brenda kombit qëndrojnë pa lëvizur. S’flet kush me gojë në atë mëngjes. Ngjitur ka një 19-vjeçar, po ashtu i fshatit të tij. Punëtor i ri, i mirë, që dëshiron të japë maksimumin sepse tutet se mos nuk po e marrin më në punë. Ecin kah Stacioni i Autobusëve, ngjiten lart kah Termokos-i, nëpër rrethin e ashtuquajtur “Te Flamuri”, në drejtim të QKUK-së për të shkuar në Lagjen e Spitalit. Kah QKUK-ja kishte kthyer kokën dhe ia kishte ngulitur sytë. Dy-tri herë kishte përfunduar aty duke dërguar shokët që lëndoheshin në punë.

Hyjnë nëpër rrugën “Muharrem Fejza” të lagjes “Mati 1”, ku shumë prej atyre që lëviznin në ato orë të hershme të mëngjesit potencialisht jetojnë dhe bëjnë gjumë në banesat që njerëzit brenda atij kombibusi i kishin ndërtuar. S’vonojnë shumë dhe gjenden në kantierin e ndërtimit, n’i thënçin i tillë. Rrethoja s’ka, skele ka vetëm në tri katet e para, sepse ashtu ishte dashur të bëheshin atë kohë për t’ia treguar inspektorëve, vend për zhveshje hiç se hiç apo edhe më pak një vend ku mund të pinë së paku një kafe a çaj për t’ia filluar ditës.

Puna po bëhej në katin gjashtë, duke llogaritur edhe përdhesën. Do të bëjnë gati shtyllat që të betonohen të nesërmen. I kërcitën gishtat, dikush prej më të vjetërve drodhi pak duhan, e prej më të rinjve e nxorën nga paqeta e kuqe e atij llojit të lirë të duhanit, që kundërmon në qindra metra. Lidhin rripat, ku varen mjetet e punës dhe ngjiten përpjetë shkallëve. Njëri prej tyre zgjatë kokën të shohë se mos i kanë sjellë në kantier, në “çyshkin e aleteve”, helmetat. Të tjerë presin nga ai përgjigje. Ai veç me kokë tregon se helmeta nuk ka, edhepse dje u ishte thënë që do t’i kenë aty.

Askush s’fliste me gojë ende. Aty kah ora 7:00 kërcet goditja parë e çekanit. Dy më të rinjtë heqin gozhdat dhe gërryejnë ndonjë mbetje më të madhe të betonit nga dërrasat që krijojnë kallëpin e shtyllave. Dy të tjerë poshtë lakojnë armaturën, kurse tjerët lidhin. Në lagje fillojnë lëvizjet. Disa shikojnë në katin e gjashtë teksa nxitojnë këmbët për në punët e tyre. Çekanët fillojnë edhe në një ndërtesë tjetër përballë. Kështu e gjithë paraditja shkon duke lidhur armaturën në shtyllat që do mbajnë katin e shtatë përmbi. Diku në ora 11:00 është koha kur shkojnë në një gjelltore aty afër të ushqehen. Kanë tri zgjedhje. Mund të marrin pasul, gullash apo këto dyja të kombinuara mes vete. Kjo e fundit merret më së shumti prej tyre. Aty hapen paksa, qeshin, flasin, ushqehen me shumë bukë e pak mish, më pas i kthejnë barkut edhe ca çaj rusi. Lajnë duart dhe nisen në këmbë me cigare në dorë për në punishte.

Koha ishte e nxehtë, një rreze dielli i ngrohte në këtë pranverë të hershme, pas një dimri bukur të ashpër. U ngjitën lartë përsëri. Armatura gati ishte kryer, kështu që filluan të fiksonin dërrasat e pastruara nga dy të rinjtë. Kryepunëtori u tha së pari të kryejnë ato shtylla që janë nëpër skaje të objektit. Aty ku kishte ballkon afër, ishte më lehtë. Aty ku s’kishte, vendosnin nga dy trarë më të fortë, të lidhur mirë. Më pas dërrasa përmbi dhe mund të dilnin në anën tjetër, ANËN E VDEKJES. Aty fiksonin fortë dërrasat.

Shtylla e parë u krye, e dyta po, tek më pas te njëra shtyllë në skaj, me çekan në dorë shkonte 19-vjeçari, çekan të cilin e kishte pasur në krah përgjatë gjithë rrugës.

“Hej, mos u mërdhez aty shpejt, kadal e kujdes”, i kishte bërtitur nga cepi tjetër i objektit bashkëpunëtori i tij më i mëshuar, e ai djalë mendjeri, i ishte kthyer “ihaaa bre bac, mos m’thuj me ec asfaltit se për qësi sene jemi bo t’fortë”. Ca qeshje e kishin përcjellë pas këtyre fjalëve.

Po punonte mu aty ku kishte gozhduar anën që kishte afër. Duke e zgjatur krahun në tërësi e mbërrinte edhe anën tjetër. Ashtu edhe filloi. Bum-bam, bum-bam, bum-bam gozhdoi së pari pozicionin lartë. Më pas u ul në ato dërrasa dhe gozhdonte pozicionin poshtë. Kur ishte ulur, rripi i mjeteve të punës i ishte kapur fortë pas një copëze të dërrasës bashkë në gozhdë, që kishte mbetur në pllakë. Ai, gozhdoi të gjitha. Kur kishte marrë të ngrihej, rripi i ngjitur fortë ia humbet ekuilibrin dhe nën një britmë të madhe përfundoi nga kati i gjashtë në rrugicën e vogël të shtruar me kubëza.

“O kukuu raaa, raaaa, o ngani se shkoj bre pasha Zotin”, i tmerruar bërtiti i pari, të tjerët shpejt teposhtë. Kur shkuan, e vetmja gjë që mund të bënin ishte që t’ia mbulonin trupin. S’shkoi shumë kohë dhe aty u mbush me njerëz. Erdhën të gjithë, me policë, me ambulancë, inspektorë, drejtorë, gazetarë e gjithçka.

Shokët e tij qanin në këmbë. Vetëm ai që i tha “mos u mërdhez” ishte ulur në një bllok të bardhë në një skaj të objektit. Bërrylat i kishte mbështetur mbi gjunjë dhe pikonte lot. Në telefon s’vonoi dhe e thirri gruan e tij.

“A pe sheh që nuk gabova n’sabah kur të thash që po shkoj n’punë me dekë”.

Kjo është një ngjarje e gërshetuar mes trillit dhe të vërtetës, që pasqyron në një përqindje të lartë punën e punëtorëve të ndërtimit në Kosovë. Kështu dhe në forma tjera vetëm gjatë vitit 2018 kanë vdekur 24 persona në Kosovë. E në vitin 2019, sot është shënuar vdekja e dytë. / KultPlus.com

Aktori i njohur vdes në moshën 26-vjeçare

Mike Thalassitis, aktor i njohur për rolin e tij në “Love Island”, u gjet i vdekur sot.

Trupi i tij u gjet në pyll, afër shtëpisë së tij në Essex.

Mike, 26 vjeç, ka qenë edhe futbollist kurse së fundmi është bërë i njohur për rolin e tij në serinë britanike “Love Island”, transmeton Koha.net.

Me origjinë nga Qipro, Thalassitis ka pasur shumë fansa dhe është ndjekur shumë në Britani. / KultPlus.com

“Babi, dashuria jote e pakushtëzuar më bënë mua femrën që jam sot”


I dashur baba,

Po të shkruaj jo vetëm si vajza jote, por si një nga shumë bija që e dinë rëndësinë e veçantë të mësimeve që babai u jep. Po të shkruaj, sepse nga të gjithë që japin një dorë ndihme në këtë botë, ti merr më pak lavde dhe falenderime për gjërat që bën.

Ti gjithmonë ke qëndruar mënjanë dhe më ke lënë të shkëlqej dhe ke ndërhyrë vetëm kur të kam kërkuar, sepse e kam ditur  që gjendesh afër meje dhe nuk më mban distancë. Është koha që të përdor këto fjalë për të hedhur mbi ty dhe mbi çdo baba tjetër të shkëlqyer dritën përmes së cilës ju meritoni të shiheni.

Një baba i jep vajzës së vet shumë mësime, në lidhje me çfarë është dashuria e vërtetë dhe eksperienca e jetës. Babai ofron një kuptim  esencial dhe  portretizon në sytë e rinj që pulisin përpara tij jetën duke mësuar sesi ajo duhet të trajtohet. Baba, unë mbaj mend çdo gjë. Mbaj mend sesi më mbuloje çdo natë dhe sesi më puthje për të thënë mirupafshim para se të ikje në punë.

Mbaj mend çdo herë kur unë dhe motra ime të detyronim të visheshe me kurora dhe shalla lëkure si dhe të luaje me kukulla me ne. Mbaj mend çdo herë që më ke mbajtur në shpinë dhe çdo lojë në kopshtin e shtëpisë. Mbaj mend të gjithë çokollatat e ngrohta që kemi pirë bashkë dhe diskutimet e gjata kur më merrje nga stërvitja me makinë. Mbaj mend çdo herë që sakrifikoje që unë të bëja atë që doja dhe nuk më ke kërkuar asnjëherë asgjë si shpërblim. Mbaj mend çdo herë që ke treguar durim të pamasë me mua dhe mirësinë me të cilën je sjellë. Unë i mbaj mend të gjitha këto, sepse të gjitha këto jetojnë në zemrën e një bije gjithmonë.

Në ditët e sotme një baba tek i cili mund të mbështetesh dhe t’i besosh verbërisht është diçka e rrallë, kështu që për ata që kanë patur bekimin të kenë një at si ty, ne e ndjejmë më shumë se çdokush fuqinë e prezencës atërore.

Ne shihnim sesi ju rendit për të marrë makinën për ne në shi dhe na fshinit lotët sa herë që ishim të lënduara. Ne i lejuam ato imazhe të gdhenden brenda zemrave tona, teksa rriteshim. Ne mësuam të duam ashtu siç na doje ti. Ne kishim pritshmëri të larta, sespe ti kishe vendosur një standart të lartë. Ne kishim shumë shpresa, sepse ti na tregove se dashuria e dikujt duhet të jetë një dashuri plot respekt, sinqeritet dhe inkurajim. Si një baba ti më mësove më shumë sesa çdo vajzë në botë mund të artikulojë me fjalë.

Baba, ti ishe mashkulli i parë që kam dashur. Ti më mbaje, luaje me mua, me mbështesje dhe më le të rritesha. Durimi yt, mënyra sesi më kuptoje dhe dashuria jote e pakushtëzuar më bënë mua femrën që jam sot. Ti besove i pari tek unë. Ti ishe i pari që kërceve me mua. Ti më dhe çdo gjë që më është dashur dhe më tregove çfarë është dhe çfarë nuk është dashuria. Ti më tregove se dashuria do të thotë të jesh i fortë dhe i përulur dhe se dashuria mund të të bëjë që të arrish yjet. Dashuria është respekt dhe mbështetje për përjekjet e njeriut. Ti më hapje rrugën për çdo aventurë të re ku doja të shkoja. Ti më ke shtrënguar fort dhe nuk më ke braktisur asnjëherë kur më je dashur.

Një ditë ti do më shoqërosh në altar drejt një mashkulli tjetër, që është përzgjedhur në imazhin e dashurisë që ti më tregove. Kur të lëshoj krahun tënd, shpresoj se do ta dish se zemra ime është latuar në formën e dashurisë që ti më dhe. Shpresoj që të dish se nuk do të të le asnjëherë dhe përpara çdo sfide në çdo moment të jetës ti do të jesh me mua duke më parë dhe duke pritur thirrjen time. Unë e di në zemrën time se nuk ka tjetër dashuri si dashuria e parë dhe një pjesë e imja gjithmonë do të jetë me babin tim.

Përgjithmonë

Vajza jote e vogël

/tiranapost/ KultPlus.com


Dua Lipa publikon një fotografi me gjyshin (FOTO)

Dua Lipa, një emër shumë i njohur në botë, kjo falë talentit të saj dhe këngëve tejet të suksesshme që i sjell shumë shpesh, ndonëse tejet e angazhuar ajo nuk harron të jetë edhe afër familjes, shkruan KultPlus.

Por, sot ajo ka vendosur ta kujtoj përmes një fotografie gjyshin e saj. Në fotografi na shfaqet një Dua e vogël në duart e gjyshit i cili luan me të.

Ndërsa ajo ka shkruar që e deshi shumë dhe i mungon: “my grandad and I 💕 missing him”, ka shkruar Lipa poshtë fotografisë.

Gjyshi i Dua Lipës, është një emër i njohur në Kosovë. Emri i tij mund të jetë harruar nga gjeneratat e reja, por kontributi i tij e bën atë pjesë të historisë. Doktor i Shkencave Historike dhe dikur Drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës gjatë viteve 1990-1995, Seit Lipa do të kujtohet për kontributin e tij në këtë fushë të shenjtë.

Seit Lipa ka lindur në vitin 1937 ndërsa ka ndërruar jetë në vitin 1999, me datë 2 korrik.

Historiani e intelektuali i shquar, në vitet e 70-ta, ishte i njohur, jo vetëm për kulturën e tij, por edhe për pamjen, sharmin e elegancën e tij mashkullore. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BvE_GdlBaJK/