Alberta Troni dhe soprano Ana Lushi u prezantuan me koncert në Romë

Me rastin e 20 vjetorit të Festës së Çlirimit, Ambasada e Republikës së Kosovës organizoi koncertin me muzikë klasike me pianisten e njohur nga Kosova Alberta Troni dhe sopranon shqiptare që jeton në Romë,  Ana Lushi. Koncerti u organizua në teatrin prestigjioz Torlonia në Romë dhe u ndoq nga pjesëtarë të trupit diplomatik në Romë, njerëz të politikës, medias, kulturës dhe miq e dashamirës të Kosovës, të ftuar nga ambasada.

Në këtë koncert u interpretuan vepra të kompozitorëve të shquar si Bach, Mozart e Verdi si dhe pjesë muzikore nga kompozitorë të njohur shqiptarë.

Në fjalën e saj përshëndetëse në fillim të koncertit, ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama tha se 12 qershori është një ditë e madhe në historinë e Kosovës pasi shqiptarët për herë të parë shijuan ajrin e lirisë. Më tej ajo tha se Ambasada në Romë, gjatë mandatit të saj është munduar të promovojë gratë artiste, siç janë dy zonjat e shkëlqyera muzikante, pianistja nga Prishtina Alberta Troni, dhe sopranoja me origjinë nga Shqipëria Ana Lushi.

Publiku duartrokiti gjatë ekzekutimit në piano të pjesëve muzikore të pianistes nga Prishtina Troni, dhe interpretimin lirik të pjesëzave muzikore nga sopranoja Ana Lushi, veçanërisht ato shqiptare si “Dielli ka perendue” të Prenk jakovës, Suite Ilire e kompozitorit Kaçinari si dhe këngët shkodrane tradicionale “Kenke nuri i bukurisё dhe Un’ o ty moj tё kam dashtё”.

Koncerti me muzike klasike u organizua nga Ambasada, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe Universitetin e Prishtinës./KultPlus.com

Në Gjilan u shfaqën videoartet e Sam Christie

Qendra për Art Bashkëkohor “Varg e Vi” pasi hapi Festivalin e Video-Artit Urban, me tetë video-artistë ndërkombëtarë, shfaqi në javën e parë të këtij aktiviteti artistik, video-artet  e Sam Christie – nga Mbretëria e Bashkuar – në tre projektorët e vendosur në Parkun e Qytetit, në Sheshin e Ri dhe në hapësirën e Bibliotekës së Qytetit.

Në banerin e video-artistit, shkruan: “Sam është një filmbërës, i cili krijoi stilin e tij për të filmuar përmes punës së tij si dizajner i zërit dhe radio-producent. Deri më sot ai ka prodhuar dy dokumentarë të metrazhit të gjatë dhe shumë të metrazhit të shkurtër. Sam është i fascinuar nga peizazhi dhe arkitektura, edhe pse, pjesërisht, kjo ka të bëjë shumë me një obsesion rreth ndikimit njerëzor në peizash apo tablo. Sam dëshiron të parashtrojë një pyetje të thjeshtë: “Çfarë është përfituese apo e mirë për influencën njerëzore?!”Në vitin 2016, Sam kaloi tre muaj në Kurdistanin e Irakut duke bërë një dokumentar në përgjigje të krizës humanitare rreth okupimit aty pranë Mosulit. Ky është ende në post-produksion.Sam preferon të krijojë veprën e tij sipas rregullave, rregullave që mund të udhëzojnë (ose të bëhen) narrativin apo rrëfimin. Inkuadrimi në këtë mënyrë problematizon qëllimisht nocionin e inkuadrimit në vetvete. Ai ka gjetur se duke bërë këtë, ai mund t’i qaset procesit të bërjes së filmave performativisht.”

Rreth videove që u shfaqën në Festivalin në Gjilan:“Airshaft”:Disa vende që ekzistojnë brenda peizazhit nuk mund të interpretohen lehtësisht artistikisht. Kjo mund të jetë për shkak se ato nuk janë të njohura brenda peizazhit, ato nuk janë gjëra të njohura; ato janë të pazgjidhshme. Ky vend – një bosht ajri për një stacion hidroenergjitik – duhej të luhej me goditje për ta sjellë atë të gjallë për audiencën. Tingujt e këtij tuneli të bëra 100 metra thellë, ishin të jashtëzakonshëm.

Video-arti “Interferenca antropogjenike”:Ndërhyrja antropogjenike apo njerëzore është një film që kërkon të zbulojë përmes kalimit të kohës dhe artit të zërit se si qeniet njerëzore shpesh ekzistojnë në kundërshtim me status-quon e natyrës, sesa në harmoni me të. Duke marrë peizazhin e egër të Uellsit, Sam Christie, performon, duke përdorur dritë, një ndërveprim me objektet në peisazhin për të shprehur shqetësimin.

Pas shfaqjes së video-arteve të Sam Christie – nga video-artistinga Mbretëriae Bashkuar, ai realizoi edhe një bisedë me një grup artdashësish te “Kafja e Egzonit”, duke folur për llojin e artit që bën, ku frymëzohet e kështu me radhë. Secili nga artistët do t’i përgjigjet 10 pyetjeve të standardizuara nga “Varg e Vi”, që lidhen me punën dhe krijimtarinë artistike. Sam ndër të tjerash, theksoi në këtë bisedë: “Vendet e zbrazëta përpiqem t’i ringjalli e t’u jap shpirt. Ka shumë të tilla në vendin tim dhe kudo.”Java e dytë e festivalit i takon video-artistes nga Polonia, Ewa Gorzna, ku do të shfaqen dy video-artet e saj, e më pas do të vazhdojë edhe me shumë video-artistë të tjerë ndërkombëtarë. Publiku gjilanas për dy muaj me radhë, do ta ketë mundësinë për të parë video-artet e zhvilluara në botë prej orës 20:00 në mbrëmje e deri në mesnatë!

Përfundon odisejada e shtatë e FemArt

Mysafirët nga Kosova, Shqipëria dhe Portugalia e kanë përmbylluar odisejadën një javore të edicionit të shtatë të FemArt. Në mbrëmjen e së dielës, Teatri Oda është bërë nikoqir në përmbylljen e festivalit të vetëm rajonal kushtuar fuqizimit dhe emancipimit të gruas.

E pyetur nga KultPlus, Venera Ismaili nga Artpolis, ka treguar për detajet e organizmit të këtij edicioni të FemArt.

“Që nga vullnetarët, deri te stafi i rregullt i Artpolis-it kanë bërë një punë të palodhshme në realizimin e festivalit. Ka qenë një javë përplot aktivitete, mua më gëzon fakti që vazhdimisht po rritet interesimi për FemArt dhe për tema që trajtojmë ne si Artpolis.”

Gjatë gjithë kësaj jave Prishtina ka fituar më shumë ndjesi femëroare falë performancave, muzikës dhe panelisteve që FemArt ka mbledhur nga e gjithë bota. Duke përdorur artin, shkrimet dhe performancat teatrore kemi bërë një hap në luftën për të drejta dhe barazi gjinore. Duke na quar në një tur rreth Prishtinës, herë në Galerinë Kombëtare, herë në Teatrin Oda e herë në ambientet e Hotel Grand, FemArt ka provuar ta kthejë vëmendjen te temat që kanë tendenca të lihen anash apo të diskutohen vetëm gjatë Ditës Ndërkombëtare të Grave.

Nga çështjet e abortit e deri te rastet më të ndejshme të përdhunimit, kanë qenë tema të sivjetshme të FemArt, kurse gratë më të fuqishme nga vendi dhe rajoni, pavarësisht temperaturave ekuatoriale, kanë përdorur inteligjencën dhe njohuritë e tyre mbi teoritë feministe si dhe eksperiencave personale kanë tentuar ta vetëdijesojmë publikun e etur të FemArt.

Nata e fundit e FemArt ka filluar me vallëzim latin, nga valëtarët e Evolution Dance, të cilët e ngrohën skenën për këngëtarët nga Kosova dhe Shqipëria Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha bashkë me bendin. Pas tyre ka performuar YEMADAS, që me muzikë na dërguan në një udhëtim me rituale të lashta dhe kontemporane të Afrikës./RronaJaka/KultPlus

Gruaja dëmshpërblehet me 173 mijë dollarë që kreu punët e shtëpisë

Gjykata argjentinase e dënoi një burrë për të dëmshpërblyer ish-bashkëshorten e tij me pagesën e 8 milionë pesos (rreth 173 000 dollarë) për punët e ndryshme të shtëpisë që ajo ishte kujdesur të kryente për gati 27 vite martesë.

Gruaja e moshës 70 vjeçe, e diplomuar në ekonomi ishte përkushtuar edukimit dhe arsimimit të fëmijëve dhe punëve të shtëpisë përgjatë bashkëjetesës së tyre.

Varësia ekonomike e grave ndaj bashkëshortëve të tyre është një nga mekanizmat qendrorë ku gratë vendosen në një pozitë inferioriteti me burrat në shoqëri’, specifikon gjyqtarja, Victoria Fama, transmeton ATSH.

Magjistratja ka vendosur një shumë të arsyeshme për të riekuilibruar situatën jo të barabartë ekonomike të bashkëshortëve, përcjell albingo.ch.

Pas 27 vite martesë, i akuzuari e la në kohën që ajo sapo kishte mbushur të 60 –at, moshë që gratë dalin në pension, së cilës i duhej të përballej me mungesën e eksperiencës në tregun e punës, mund të lexohej në gjykim.

Çifti u nda në 2009 dhe u divorcua në 2011. Kompensimi ekonomik u fut në Kodin Civil në 2015. Ai mund të përbëhet nga një pagesë e vetme, në formën e të ardhurave, të gëzojë disa përfitime materiale ose pronë ose të çdo forme tjetër të rënë dakord mes palëve.

Prezantohet dokumentari i Rita Orës i realizuar në Kosovë (VIDEO)

Është publikuar dokumentari i realizuar nga Soccer Aid për UNICEF-in në Kosovë.

Pjesë e këtij projekti është edhe artistja shqiptare me famë botërore, njëherësh ambasadore e kësaj organizate, Rita Ora.

Dokumentari është realizuar gjatë vizitës së fundit të Ritës në Kosovë, e cila u realizua në muajin prill. Ajo kishte vizituar disa qendra fëmijësh dhe të rinjsh, si dhe një nga lagjet më të varfra në qytetin e Ferizajt.

Dokumentari i saj u transmetua në ITV Channel në Angli dhe STVnë Skoci./KultPlus.com

Bebe Rexha ndezë atmosferën me këngë shqipe

Bebe Rexha gjithmonë e ka vënë në pah lidhjen e saj me traditën shqiptare dhe këtë e ka bërë publike përmes rrjeteve sociale dhe intervistave të ndryshme.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare e pëlqen shumë muzikën shqipe, e në veçanti atë popullore.

Ajo nuk heq dorë nga vallëzimi nën ritmet e muzikës shqiptare dhe e shijon këtë gjë sa herë që i jepet mundësia.

29-vjeçarja i ka publikuar disa video në InstaStory ku shfaqet duke vallëzuar me këngë popullore shqipe.

Ndryshe, Bebe Rexha, emri i vërtetë i të cilës është Bleta, ka lindur në Brooklyn të New Yorkut nga prindër shqiptarë me origjinë nga Maqedonia.

 https://www.facebook.com/watch/?v=315555682664888 

I dëbuemi

Poezi nga Gjergj Fishta

Lamtumirë!-vendet e mija,
Qe, po zhduken dalë-kadalë;
Gjimon deti, ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë.

Kah njai diell, qi asht tue flakue
Andaj fill un tash do t’veta…
Lamtumirë! atdhe i bekue!
Lamtumirë! Për sa tjet jeta!

Nesër Nade kur mbi ne
Rrezja diellit ka me ra,
Kush e din sa ujë e dhe
Mue prej teje ka me m’da!

E por n’pvetsha ret’ mizore,
e por n’pvetsha zogjt e detit;
Se për ty, moj tokë arbnore,
S’ka me m’folë ma mue t’shkretit…

Tjera fushë e tjera zalle
Kam me pa, e tjera dete:
Kam me ndie, po, tjera valle,
Tjera gjuhë, n’tjera qytete;

Vendin tem, por s’kam me pa,
Ku kam le e jam burrnue;
Syt e mi edhe kamë me kja,
Pa u gjetë kush qi me i ngushllue.

Pa kend temin, posë nji zotit,
Tue shkretue për dhe të huej,
Kanë me m’shkue mue ditt e motit
Sha e perbuzun prej gjithkuej.

Kam me pas shkretin’per voter,
E për shrojë të ndeztë ranë;
Kam me pasë, ulkojnë moter,
Kam me pasë, ehu !tigren nanë…

Nana e mbetne për se gjallit
Ka me m’kja,kush edi,ndo’i dite,
Dersa motka,dekun mallit,
Kot ndo’i herë mue ka me m’pritë

Ka me i njehë, po , krushqit, e mjera,
Me i pru nanës n’shpi nji re:
Por i vllaj, kushdi, m’atë hera
Ka me u kalbun për nën dhe!

E njai dhe-ehu! kob prej qiellit!-
S’ka me kenë, jo dheu i t’parvet
Ku ma bukur qiella kthihet,
Ku ma ambël n’gjuhë t’shqyptarvet

Para Hyjt naltohet lutja,
E ku besa asht e shejtueme
E ku zemrat s’dijn shka asht tuta,
E ku bjeshkët janë të madhnueshme.

Oh!ju bjeshkët e Shqyptaris’!
E ku rriten djelm si zana!
Un ju kurr s’kam me u harrue,
Kahdo t’m’jet gjykue me u endë:

Dersa t’muj me ligjirue,
Ju gjithmon kam me u permendë!
E ato halë e qipariza
Kam me i pasë nder mend gjitmonë,

E ato stane e njato mriza:
E ato berre e ato kumbonë…
Por, oh vaj! Malet e mija,
qe, po zhduken dalë-kadalë:

Gjimon deti, ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë.
Lamtumirë, pra, bjeshkë e malë!
E ju shkrepa edhe ju curra;

E ju breshta e ju gjeth hale,
E ju prroje e ju gurra!
Lamtumirë, ju mriza e stana!
Lamtumirë, kumbona e berr’e!

Lamtumirë, ju fusha t’gjana,
Ju livadhe, ene ju djerre.
Lamtumirë ti shpija e t’parvet,
Ku ma s’parit m’agoi drita
E ku strehë u dhanÇè shtektarvet

Miqt e babes edhe ku i prita
Lamtumirë, carani m’votër.
Lamtumirë ju armët e shkreta!
Lamtumirë! ti nanë e moter!

Lamtumirë, për sa t’jet jeta!…
O shtektar, m’nji nji vorr të ri.
N’has ndo’i herë ti tue ndjekë shtekun,
T’Çilun n’ranë ndo’i shkreti,

Aty vet kam me kenë dekun.
Nji kryq drunit, t’kjofsha true,
Ziere e venma permbi krye,
E, nemose ti për mue
Lutju Hyjt’ për shka t’kem fye./KultPlus.com

‘Ata që duhen dhe kanë lindur për njëri-tjetrin, takohen lehtë’

Arthur Schopenhauer ishte një nga filozofët gjerman më të njohur të shekullit të XIX. Ai karakterizohej nga pesimizmi, kundërshtimi që i bënte rregullave dhe normave, si dhe nga kurajo për të ngritur zërin.

Për të mos e zgjatur më tej, më poshtë po ju paraqesim disa thënie pikante, të cilat flasin shumë më tepër për të.

23 Thënie nga Arthur Schopenhauer

1. “Ai që shkruan për budallenjtë, audiencën e lartë e ka të sigurtë.”

2. “Kur e blini një libër, ju në mënyrë optimiste mendoni se po blini edhe kohën për ta lexuar atë.”

3. “Njerëzit e mëdhenj janë si shqiponjat; ata i ndërtojnë folet e tyre në lartësitë e vetmuara.”

4. “Një njeri mund të jetë vetja, veç për aq kohë, sa ai është vetëm.”

5. “Urrejtja është një çështje e zemrës; përbuzja është një çështje e kokës.”

6. “Ata që duhen dhe që kanë lindur për njëri-tjetrin, takohen lehtë. Shpirtrat e ngjashëm e ndjejnë përshëndetjen edhe nga distancat.”

7. “Nder ka kuptimin se një njeri nuk është i jashtëzakonshëm; famë ka kuptimin se është i jashtëzakonshëm. Fama është diçka që duhet fituar, nderi është diçka që nuk duhet të humbasë.”

8. “Në pjesën tonë monogame të botës, të martohesh do të thotë të përgjysmojmë të drejtat dhe të dyfishojmë detyrat e dikujt.”

9. “Pasuria është si uji i kripur, sa më shumë të pish, aq më i etur je. Kjo vlen edhe për lavdinë.”

10. “Burrat janë nga natyra thjesht indiferent ndaj njëri-tjetrit; por gratë nga natyra janë armike.”

11. “Secila dashuri, sado qiellore të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”

12. “Zakonisht është humbja ajo që na bën të dimë vlerën e gjërave.”

13. “Doktori sheh të gjithë dobësinë e njeriut, gjykatësi sheh të gjithë ligësinë dhe teologu të gjithë budallallëkun e tij.”

14. “Talenti e godet shënjestrën, të cilën askush nuk mund ta godasë. Gjeniu e godet shënjestrën, të cilën askush nuk mund ta shohë.”

15. “Ne rrallë mendojmë për atë që kemi, ndërsa shpesh për atë që na mungon.”

16. “Çdo komb përqesh kombet e tjera, dhe të gjithë kanë të drejtë.”

17. “Njerëzit e zakonshëm thjesht mendojnë se si duhet ta shpenzojnë kohën e tyre; I talentuari tenton ta përdorë atë.”

18. “Mëshira është baza e moralit.”

19. “Ne humbim tri të katërtat e vetes, në mënyrë që të jemi si njerëzit e tjerë.”

20. “Leximi është njësoj si të mendosh me kokën e dikujt tjetër në vend se të mendosh me kokën tënde”.

21. “Të gjitha të vërtetat e mëdha kalojnë nëpër tre faza: fillimisht ato përqeshen, pastaj ato kundërshtohen dhunshëm dhe në fund ato pranohen si evidente.”

22. “Vështirësia është që të përpiqemi të mësojmë turmën se diçka mund të jetë e vërtetë dhe e pavërtetë në të njëjtën kohë”.

23. “Martirizimi është e vetmja mënyrë, që një njeri mund të bëhet i famshëm pa pasur ndonjë aftësi.”

Për herë të parë në histori, bota ka më shumë pleq sesa fëmijë

Për herë të parë në histori, ka më shumë njerëz të moshuar sesa fëmijë të vegjël në planet.

Numrat tregojnë se në fund të vitit 2018, numri i njerëzve mbi 65 vjeç ka tejkaluar numrin e të vegjëlve deri në 5 vjeç. Aktualisht, ka rreth 705 milion njerëz të moshës 65 vjeç, ndërsa ata të moshës deri në katër vjec janë rreth 680 milionë.

Po ashtu vihet në dukje rritja e pabarazisë midis të moshuarve e dhe të miturve, që do të thotë se deri në vitin 2050 do ketë dy herë më shumë 65-vjeçarë për çdo person të moshës deri në 4 vjeç.

Ky hendek në rritje është një trend që demografët e kanë studiuar për vite: në shumicën e vendeve jetojmë më gjatë, por lindja e foshnjave është në rënie.

Në vitin 1960, shkalla e fertilitetit të botës ishte gati pesë fëmijë për grua, sipas Bankës Botërore. Pothuajse 60 vjet më vonë, ajo u përgjysmua në vetëm 2.4.

Popullsia e moshuar është më e madhe në vendet e zhvilluara. Ata kanë një nivel më të ulët të lindjeve për arsye të ndryshme, kryesisht lidhur me prosperitetin ekonomik – shkalla e vdekshmërisë fëminore është më e ulët, por mjetet kontraceptive janë më të aksesueshme dhe edukimi i fëmijëve mund të jetë shumë i shtrenjtë.

Standarde më të mira të jetesës do të thotë që njerëzit në këto vende “jetojnë më gjatë”. Shembulli kryesor është Japonia, ku ka rreth 18 milionë njerëz të moshës 75 vjeç e lart

Sipas të dhënave të OKB-së, përqindja e fëmijëve nën moshën 5-vjeçare në popullsinë e përgjithshme të Japonisë është rreth 3.85 përqind. Në nëntor të vitit të kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi se ekonomia japoneze mund të përjetonte një rënie prej më shumë se 25 për qind gjatë 40 viteve të ardhshme për shkak të popullsisë së vjetëruar.

Vendet afrikane janë shembulli më i mirë i sa i përket normave të lindjeve: ato janë në krye të listës së vendeve me pjellori të lartë. Për shembull, Nigeria është “vendi më pjellor në botë”, me 7.2 lindje për grua të regjistruar në 2017.

Megjithatë, të njëjtat vende kanë një shkallë të lartë të vdekshmërisë për fëmijët – Nigeria ka një normë prej 85 fëmijë për 1000 lindje, një nga më të lartat në botë.

Një nga rastet më ekstreme është Rusia: shkalla e fertilitetit prej 1.75 fëmijëve për grua pritet të kontribuojë në një rënie të madhe të numrit të rusëve në dekadat e ardhshme.

Departamenti i Popullsisë i OKB-së ka llogaritur se popullsia e Rusisë do të bjerë nga 143 milion në 132 milion deri në vitin 2050.

Në vitin 2015, Kina rishqyrtoi “politikën e një fëmije” dhe në vitin 2018 njoftoi fundin e kufizimit të numrit të përgjithshëm të lindjeve deri në vitin e ardhshëm.

Zbutja e ligjeve të rrepta megjithatë, nuk rezultoi të ishte një zgjidhje magjike: Kina regjistroi 1.5 milion lindje në vitin 2018, e cila ka qenë më e ulëta në 60 vjet.

Ekspertët për popullatën paralajmërojnë se politikat që promovojnë shëndetin e njerëzve të moshuar duhet të luajnë një rol kyç në zbutjen e efekteve që çojnë në fatin e popullsisë.

Argumenti është që individët më të shëndetshëm janë më të aftë të vazhdojnë të punojnë më gjatë dhe me më shumë energji, të cilat mund të rezultojnë me kosto më të ulët shëndetësore.

Fahri Musliu: Bekim Fehmiu kërkoi të luajë filmin e Skënderbeut, por roli iu refuzua për arsye ideologjike

Publicisti dhe gazetari Fahri Musliu, miku i aktorit shqiptar që luajti në filmat e hapësirës së ish Jugosllavisë, Bekim Fehmiu, yllit të parë nga Evropa Juglindore në Hollywood gjatë Luftës së Ftohtë, pas promovimit të monografisë “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës” në Shkup, ka folur për të arriturat e aktorit shqiptar, sfidat, shkakun e vetëvrasjes së tij në moshën 74-vjeçare si dhe respektimin e emrit të tij në ditët e sotme.

Musliu, i cili për një kohë të gjatë ka raportuar nga Beogradi për mediat ndërkombëtare dhe ato shqipe, po ashtu ishte i pari që raportoi për vdekjen e Bekim Fehmiut. Ai me Fehmiun është njohur në vitet e 80-ta, ndërsa shoqërimi i tij më i ngushtë ka filluar në vitet e 90-ta e deri në vdekjen e në vitin 2010.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Musliu thotë se jeta e aktorit shqiptar është interesante, sepse ka lindur në Sarajevë në vitin 1936, është shpërngulur në Shkodër, ka jetuar në Prizren, ka filluar karrierën e tij në Prishtinë dhe ka arritur kulmin e sukseseve në Beograd.

“Është interesante jeta e Bekimit, sepse ka lindur në Sarajevë, ku ka emigruar familja e tij pasi ka qenë e përndjekur prej pushtetit të atëhershëm jugosllav, por pastaj edhe prej Mbretit Zog të Shqipërisë, për shkak të aktiviteteve politike që i ka bërë babai i tij, Ibrahim Fehmiu, i cili ka qenë punëtor i madh i arsimit dhe një njeri me vizione të përgjithshme humane”, shprehet Musliu.

Pasi në vitin 1955 kalon nga Prizreni në Prishtinë, ku pranohet si aktor profesionist i teatrit të atëhershëm krahinor, me ndihmën e vëllait të tij, i cili ishte student në Beograd, Fehmiu bindet që në vitin 1956 të regjistrojë Fakultetin e Dramës dhe Filmit në Beograd, ku pas katër vitesh arrin të përfundojë studimet me sukses. Menjëherë pas studimeve, ai punësohet si aktor profesionist në teatrin jugosllav të dramës, ndërsa në vitin 1966 shkëputet nga teatri dhe fillon të orientohet në film dhe me filmin “Mbledhësit e Puplave” (Skuplači Perja) atij i hapen dyert e perëndimit dhe famës botërore, film i cili vitin e kalur në 50 vjetorin e tij u shpall filmi më i mirë jugosllav i kohërave.

Musliu shpjegon se edhe pse miku i tij arriti në Hollywood, atje ai nuk u afirmua edhe aq sa priste për shkaqe politike dhe mbështetjen që kishte aktori për pushtetin komunist jugosllav.

“Për shkak të kritikës filmike të gazetarëve amerikanë dhe për shkaqe politike Bekimi nuk ia arriti që të depërtojë në Hollywood në mënyrën si e mendonte ai, edhe pse ai e ka arritur kulmin e vet në film çfarë nuk e kanë arritur aktorët e ish-sistemeve komuniste. Bekimi është aktori i parë nga bota komuniste i cili depërton të luaj në perëndim”, tha Musliu, duke shtuar se nga kritika e mediave amerikane Fehmiu u vlerësua si aktor i cili nuk heq dorë nga “ideologjia komuniste”, thotë Musliu.

Fehmiu kërkoi të luajë filmin e Skenderbeut, por roli iu refezua dhe iu dha një rusi

Siç thotë Musliu, Fehmiu i cili ka luajtur në rreth 50 filma, më tepër është i preferuar në filmat italianë, ku ka luajtur më shumë filma, por thekson se ai ka luajtur edhe filma tjerë duke interpretuar në nëntë gjuhë, si në produksione jugosllave, gjermane, polake, spanjolle e arabe.

Mirëpo, aktori shqiptar nuk arriti të luaj në asnjë film në gjuhën e tij amtare, sepse sipas Musliut, në produksionet shqiptare ka munguar profesionalizmi dhe vullneti i mirë, gjë që ka penguar Fehmiun të luaj në filma shqip, edhe pse në dy filma ka filluar, por më pas ka hequr dorë.

“Bekimi nuk ka mundur të pranojë që të luaj diku ku ka improvizime, ku nuk ka profesionalizëm, ndershmëri e përgjegjësi. Ai ka bërë një përpjekje të luaj në filmin ‘Kur pranvera vonohet’, shtatë muaj ka punuar në atë film si aktor dhe regjisor, por duke i parë lojërat që janë bërë pas perdes ai ka hequr dorë. Ai ka bërë përpjekje të luaj edhe në një film tjetër ‘Njeriu prej dheut’, por përsëri edhe ajo ka qenë një lojë ku qëllimi ka qenë përfitimi material”, thekson Musliu.

Më tej, duke u shprehur se Fehmiut i ka interesuar vetëm profesionalizmi dhe cilësia e punës, Musliu thotë se Fehmiu ka pasur dëshirë të madhe dhe ka kërkuar që të luaj filmin e Skenderbeut, por një gjë e tillë i ishte refuzuar.

“Dëshira e tij tjetër ka qenë të luaj Skenderbeun, mirëpo qeveria shqiptare në vitet e 70-ta nuk pranoi për shkaqe ideologjike, sepse Bekimi ka kritikuar politikën e atëhershme në Shqipëri dhe ka lavdëruar politikën e Jugosllavisë, për shkak të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe të gjitha fushave të jetës”, thekson Musliu.

Fehmiu nuk njihet nga rinia shqiptare, sepse veprat e tij nuk shfaqen në hapësirat shqiptare

Musliu thekson se Fehmiu ndërkombëtarisht njihet mjaftueshëm, por se në hapësirat shqiptare nuk njihet aq sa duhet pasi që në publikun shqiptar nuk shfaqen filmat e tij. Ai shton se “asnjë televizion shtetëror, as në Shqipëri, as në Kosovë, as në Maqedoni, nuk shfaqin filmat e Bekim Fehmiut”.

“Fatkeqësisht Bekim Fehmiu në qarqe ndërkombëtare, ato jugosllave po flas Serbi, Kroaci dhe Bosnjë, qarqet evropiane, sidomos në Itali, vlerësohet jashtëzakonisht lart si një ndër aktorët më të mëdhenj të Ballkanit. Mirëpo, në hapësirën shqiptare nuk vlerësohet dhe në një farë mënyrë injorohet, sidomos nga pushteti, qoftë ai qendror apo lokal. Rinia shqiptare kudo qoftë nuk e di se kush është Bekim Fehmiu”, thotë Musliu.

Sipas tij, rinisë shqiptare duhet t’i ofrohen informacione që të njohin Bekim Fehmiun, pasi kjo rini ka dëgjuar emrin Bekim Fehmiu, por nuk i dinë veprat e tij dhe me çfarë profesioni është marrë.

Libri i autobiografisë së Fehmiut duhet të përkthehet në gjuhën turke

Rreth nëntë muaj para se Fehmiu të kryejë vetëvrasje, pësoi një sulm në tru, gjë e cila ndikoi në të pamurit e tij dhe në aftësinë për t’u kujdesur për veten. Sipas Musliut, Fehmiut i pengonte të jetë barrë e dikujt tjetër dhe kjo gjë ndikoi që ai të kryejë vetëvrasjen.

“Unë jam dëshmitar i drejtpërdrejtë pasi disa minuta pasi ka ndodhur tragjedia kam biseduar me gruan e tij dhe i pari e kam dhënë lajmin në të gjitha mediat shqiptare. Ai e ka përgatitur vdekjen në mënyrë profesionale. E ka përcjell gruan të shkojë në parukeri dhe ndërkohë ka përgatitur shtratin dhe dy letra lamtumirëse. Ka rënë në shtrat, është mbuluar, e ka vendosur pistolën në kokë dhe kur është kthyer gruaja pas një ore e ka gjetur të vdekur”, shpjegon Musliu.

Bekim Fehmiu, thotë Musliu, nuk ka dashur të varroset si çdo njeri tjetër, por ka kërkuar të varroset pa kurrfarë ceremonie, trupi i tij të digjet dhe pluhuri të derdhet në lumin Lumbardhi të Prizrenit, nëpërmjet të cilit “trupi dhe shpirti i tij të udhëtojë në mbarë botën”. Kështu që, familja e tij e respektuan dëshirën e Fehmiut dhe trupi i tij përfundoi në këtë mënyrë.

Prizreni është qyteti i prejardhjes së Fehmiut. Musliu thotë se edhe pse ishte aktor jugosllav ai asnjëherë nuk e ka mohuar se është me prejardhje shqiptare nga Prizreni, por edhe e ka lavdëruar këtë qytet duke e krahasuar me Parisin. Në librin autobiografik të tij “E shkëlqyer dhe e tmerrshme” përmendet qyteti i Prizrenit, i cili vlerësohet si një qytet multietnik dhe multikulturor.

“Unë do të insistoj që ai libër të botohet në gjuhën turke, për arsye se aty përmend shumë figura, doktorë e profesorë që janë shokë të tij, por në ndërkohë kanë shkuar në Turqi dhe atje jetojnë. Ai libër duhet të përkthehet edhe në gjuhën turke, ku Prizreni prezantohet si një qytet multikulturor dhe multietnik”, tha Musliu.

Kush ishte Bekim Fehmiu?

Bekim Fehmiu ka lindur më 1 qershor të vitit 1936, ndërsa u nda nga jeta më 15 qershor të vitit 2010. Ai ishte një aktor jugosllav me prejardhje shqiptare dhe aktori i parë i Evropës Lindore që luajti në Hollywood gjatë Luftës së Ftohtë.

Ai lindi në Sarajevë ku jetoi dy vite në një familje shqiptare nga Gjakova e Kosovës. Gjatë rrugës për t’u kthyer në vendlindje, familja Fehmiu u ndal në Shkodër ku jetoi disa vjet, ndërsa në vitin 1941 u zhvendos në Prizren, ku Bekimi e kaloi fëmijërinë e tij. Ai ishte pjesë e aktrimit në shkollën e mesme në Prizren dhe pas diplomimit u bë anëtar i Teatrit Popullur të Qarkut në Prishtinë. Në vitin 1960 ai u diplomua në Fakultetin e Arteve të Dramës në Beograd.

Në vitet e 60-ta, ai arriti suksese të mëdha duke luajtur në filmat “Even Met Happy Gypsies”, Dino De Laurentiis, “The Odyssey”, me të cilat ka fituar çmime të shumta dhe është propozuar për Oscar. Në karrierën e tij ka luajtur në rreth 50 filma ndërsa filmi i fundit ishte ai “Genghis Khan” në vitin 1992, por ai nuk përfundoi për shkaqe të problemeve financiare.

Fehmiu u martua me aktoren serbe Branka Petrić. Çifti kishte dy djem, Hedon dhe Uliks dhe banonin në Zvezdara të Beogradit. Uliks Fehmiu po ashtu është aktor.

Seriali i Çernobilit, sprova e kujtimeve të dëshmitarëve

Në atmosferën e duartrokitjeve të miniserialit amerikan “Chernobyl”,  ai mori një meritë të veçantë si një nga personat që shmangën një katastrofë edhe më të rëndë në aksidentin më tragjik bërthamor në histori.

Aktualisht ai banon një shtëpi modeste, me dy dhoma, në periferi të Kievit.

Oleksei Ananenko shprehet me modesti se nuk është një hero.

”Unë nuk jam ndjerë kurrë si një hero. Ishte detyra ime”, pohon për median 59-vjeçari, ish-inxhinier, i cili vuri në rrezik jetën në vitin 1986 në aksidentin në centralin bërthamor të Çernobilit, që ndodhet rreth 100 kilometra larg shtëpisë së tij.

Në një nga episodet më tragjike, miniseriali i realizuar nga televizioni HBO tregon historinë e Ananenkos dhe dy inxhinierë të tjerë, Valeri Bespalov dhe Boris Baranov, të cilët zbritën poshtë në zemër të reaktorit në flakë të Çernobilit për të zbrazur rezervuarin me ujë që ndodhej në rreth tre metra thellësi.

Në ekran, tre burrat të vetëdijshëm për rrezikun e pashmangshëm dolën vullnetarë për këtë mision për të shmangur një tragjedi, miliona të vdekur, që do të shkaktonte një shpërthim i dytë, që mund të shkaktohej nga kontakti i lëndës djegëse bërthamore me ujin e rezervuarit.

Në realitet, edhe pse frika e një shpërthimi të dytë ishte diçka e pritshme, intensiteti i përhapjes nuk ishte i qartë.

Letra e Joana Shopenhauer drejtuar të birit Artur Shopenhauer

I dashur Artur,

Toni serioz dhe i qetë i letrës tënde, më datë 28 mars, që shkoi nga mendja jote tek e imja, më zgjoi dhe zbuloi se mund të jesh duke marrë një rrugë në drejtim të kundërt me prirjen tënde! Prandaj unë nuk duhet të lë gurë pa lëvizur që të të shpëtoj, sado e mundur që të jetë kjo; unë e di çfarë do të thotë të jetosh një jetë të pështirë për shpirtin dhe, nëse është e mundur, dua të ta kursej, bir i dashur, këtë fatkeqësi.

Oh i dashur, i dashur Artur, përse zëri im pati kaq pak peshë, ajo që ti dëshiron tani ishte, në fakt, dëshira ime më e flaktë, sa shumë u përpoqa që ta bëja realitet, pavarsisht të gjitha atyre që u thanë kundër meje… nëse ti nuk dëshiron të ndjekësh rregullin e nderuar filistin, unë, Arturi im i dashur, vërtet që nuk dua të vendos ndonjë pengesë në rrugën tënde; vetëm ty të takon që të kërkosh rrugën tënde dhe ta zgjedhësh atë.

Më pas, unë do të të këshilloj dhe të ndihmoj aty ku është e mundur dhe si të mundem. Në fillim, përpiqu që të bësh paqe me veten…mbaj mend duhet të zgjedhësh studime që të premtojnë një rrogë të mirë, jo vetëm sepse është e vetmja mënyrë me të cilën ti mund të jetosh, pasi ti nuk do jesh ndonjëherë aq i pasur, saqë të mund të jetosh vetëm në saje të trashëgimisë.

Nëse e kë bërë zgjedhjen tënde, më trego cila është, por ti duhet që ta marrësh këtë vendim vetë…nëse ndjen se ke fuqinë dhe zemrën për ta bërë këtë, unë me dëshirë do të të jap një dorë. Por mos imagjino që jeta e një njeriu tepër të mësuar është shumë e këndshme. Unë e shoh tani përreth meje Artur. Është një jetë e lodhshme, me probleme, një jetë plot punë; bukuria qëndron vetëm në kënaqësinë që ajo sjell si punë; njeri nuk pasurohet me të; si shkrimtar, njeriu merr me vështirësi atë që nevojitet për mbijetesë…që të jesh në gjendje të nxjerrësh jetesën duke qenë shkrimtar, duhet që të jesh në gjendje që të nxjerrësh diçka të shkëlqyer.. tani më tepër se kurrë ka nevojë për mendje të shkëlqyera.

Artur, mendo për këtë gjë me kujdes dhe zgjidh, por më pas qëndro i vendosur; lër që këmbëngulja jote të mos tepet asnjëherë dhe ti me siguri që do ta arrish qëllimin tënd. Zgjidh atë që dëshiron.. por me lot në sy të përgjërohem, që mos ta gënjesh veten. Trajtoje veten me seriozitet dhe ndershmëri. Mbarvajtja e jetës tënde është në rrezik, sikurse dhe lumturia e ditëve të mia të fundit, sepse kam shpresë, që vetëm ti dhe Adela mund të zëvëndësoni rininë time të humbur. Nuk mund të duroj që ti të mos jesh i lumtur, veçanërisht nëse duhet të fajësoj veten që e lashë këtë fatkeqësi të ndodhte, për shkak të përultësisë time.

Më kupton, Artur i dashur, që ti je i shtrejtë për mua dhe unë dua të të ndihmoj me çdo gjë. Më shpërble me vetëbesimin tënd dhe që pasi të kesh ndarë mendjen të ndjekësh këshillen time në përmbushjen e zgjedhjes tënde. Dhe mos më lëndo duke u treguar rebel. Ti e di që unë jam kokëfortë. Unë i kuptoj argumentet dhe nuk do të kërkojë ndonjë gjë nga ty, që nuk do jem në gjendje ta mbështes me argumente..
Adieu, i dashur Artur, posta është urgjente dhe gishtat po më dhëmbin. Mendohu për të gjjitha gjërat që të dërgoj dhe të shkruaj dhe m’u përgjigj shpejt.

Nëna jote,
J. Shopenhauer

Kosovarja në skenat e Tokios, Marigona Qerkezi interpreton në operan “Don Xhovanit”

E rritur dhe shkolluar në Prishtinë, sopranoja Marigona Qerkezi arriti të bëhet kosovarja e parë që ngjiti shkallët e Teatrit Nacional të Tokios.

Nga opera “Don Xhovani” e Mozart, nën rolin kryesor të “Donna Annas”, ajo ka shfaqur zërin e saj të fuqishëm para mysafirëve profesionistë të Japonisë.

“Aty patëm 5 shfaqje, të cilat i kam kaluar me shumë sukses. Kisha kënaqësinë të ndaj skenën me kolegë dhe dirigjentë në regjinë e profesionistëve të shquar të botës operistike dhe ishte debutimi im në atë teatër dhe debutim i rolit. Kështu që ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për mua dhe jam shumë e lumtur që shkoi gjithçka mirë”, rrëfen sopranoja.

Qerkezi është shembull i asaj se arti arrin përtej diskutimeve të përditshme dhe paragjykimeve shoqërore. Ajo mori vëmendje të madhe në skenat teatrore të Moskës në Rusi e Barcelonës në Spanjës, pavarësisht marrëdhënieve diplomatike të këtyre dy shteteve me Kosovën.

“Vërtetë është fakt surprizues, qoftë publik, qoftë të pranishëm kur dëgjojnë se nga vij dhe në shumicën e teatrove, për të mos thënë të gjitha, jam e para nga Kosova që performoj në ato skena”, thotë Marigona Qerkezi

Debutimi që thotë se i solli fat në jetë është sërish nga një vepër e Mozartit, opera me titullin “Flauta Magjike”. Me rolin e “Mbretëreshës së Natës”, përveç solo këndimit ajo tregoj aftësitë e saj edhe në flaut.

Për fëmijët*, nga Kahlil Gibran

Kahlil Gibran

Fëmijët tuaj nuk janë fëmijët tuaj
ata janë bijtë dhe bijat e mallit të Jetës për veten
ata vijnë përmes jush por jo nga ju
dhe ndonëse ata janë me ju, ata ende nuk ju përkasin juve
ju mund t’u jepni atyre dashurinë tuaj por jo mendimet tuaja
ata vetë kanë mendimet e tyre
ju mund t’i strehoni trupat e tyre por jo shpirtrat e tyre
shpirtrat e tyre banojnë në shtëpinë e së nesërmes
të cilën ju nuk mund ta vizitoni, as edhe në ëndrrat tuaja
ju mund të përpiqeni që t’i ngjani atyre
por përpiquni që ata të mos i bëni t’ju ngjajnë juve
jeta nuk ka kthim prapa e as nuk e pret të djeshmen
ju jeni kthesa nga e cila fëmijët tuaj
si shigjeta të gjalla të ecin përpara
ku shigjetari vështron shenjën në rrugën e pafund
dhe Ai ju kthen juve me fuqinë e Tij
që shigjetat e Tij të shkojnë me shpejtësi dhe larg
drejtimi ynë qoftë në dorën e shigjetarit për ngazëllim
sapo Ai shigjetën duke fluturuar ta dojë
që gjithashtu Ai të dojë kthesën që është e qëndrueshme.

Dyzetetetë

Nga Arben Idrizi

Liria jeton në tharkun e derrave
dhe rojtari i tyre rrjedh nga po ajo familje
dhe pronari i tharkut është axha i rojtarit — krejt i dhjamosur

dhe kryetari i komunës është mik i pronarit

dhe gruaja e tij është dashnore e fajdexhiut
dhe fajdexhiu i ka sjellë në pushtet korrupsionin dhe krimin

dhe korrupsioni dhe krimi e kanë vënë ligjin

dhe ligji e mbron hierarkinë deri te derrat në thark

Rina Lipa vjen me koleksionin e parë të modës

Rina Lipa, motra e këngëtares Dua Lipa, ka nxjerrë në shitje koleksionin e saj të parë të modës.

Rreth 30 veshje janë bashkëpunimi i radhës mes Dua Lipës dhe Nasty Gal. Ajo ka realizuar edhe një fotosesion në Kaliforni.

Lipa ka treguar më herët se dëshiron të bëhet aktore, por nuk e ka zbuluar pasionin e saj për modën dhe fotografinë. Ajo është 18 vjeçare.

“Janë veshje të ndryshme, moderne por edhe prekin nostalgjinë e viteve 90të” tregon Rina.

“Më kanë pëlqyer gjithmonë veshjet më shumë tipike për femra, por duke u rritur kam ndryshuar edhe stilin tim, tani kombinoj gjëra” vazhdon Rina.

Rina ka treguar se shumë shpesh futet në dollapin e Dua Lipës, ndërsa këtë e ka bërë edhe kur Dua nuk ka qenë e famshme. Këtu ndoshta edhe e ka gjetur inspirimin e parë për të krijuar rroba të një linje personale. / KultPlus.com

Rrjeti social Instagram skllavëron njerëzit në përpjekje për të fituar miratimin e tjetrit

Madonna ka kritikuar rrjetin social Instagram, i cili, ajo thotë se skllavëron njerëzit në përpjekjen për të fituar miratimin e tjetrit.
Në intervisten e saj për The Guardian, këngëtarja e pop-it, e cila ka pothuajse 14 milionë ndjekës në platformën e ndarjes së fotografive, vjen në qendër të vëmendjes së efekteve të dëmshme që Instagrami mund të ketë, veçanërisht tek të rinjtë

Ju kapeni duke e krahasuar veten me njerëz të tjerë. A duhet të jem kështu, të veproj kështu, të dukem kështu, a do të më bënte më të popullarizuar apo më të suksesshme?” shprehet këngëtarja.
Madonna shton se, njerëzit janë skllevër për të fituar miratimin nga tjetri. Unë refuzoj t’i gjunjëzohem kësaj konvente dhe çfarë shoqëria pret nga unë.


Madonna, tashmë 60 vjeÇare, shton “Unë mendoj se Instagram është bërë për t’ju bërë të ndiheni keq“. Në intervistë, “Mbretëresha e Popit” tha se kultura e medias sociale “drejton jetën e njerëzve” dhe ajo ishte me fat që ishte rritur në një epokë ku kjo kulturë e medias nuk ishte prezente.
Isha me fat që të kisha një jetë si artiste para smartfonëve, rrjeteve sociale dhe medias sociale, sepse unë e kisha atë kohë të zhvillohesha si një artist dhe një njeri, pa ndjerë presionin e gjykimit të njerëzve të tjerë ose duke e krahasuar veten me njerëz të tjerë. “


Ndihem keq për të rinjtë që nuk kanë pasur mundësinë për të zhvilluar karakterin e tyre dhe për atë se çfarë duan të jenë në jetën e tyre.”. theGuardian.com /KultPlus.com/

Mediat franceze me reportazh për Shqipërinë: Vend që do të ju mahnitë

Shqipëria është një vend i vogël, por me ambicie të mëdha! E liruar nga tutela e komunizmit në vitin 1991, e ndodhur mes Malit të Zi, Greqisë dhe Italisë, Shqipëria ëndërron të hyjë në Bashkimin Europian dhe të bëhet një destinacion i vërtetë turistik, shkruan portali i televizionit publik francez, Franceinfo, në një reportazh që ia kushton turizmit në Shqipëri.

“Aktualisht nuk ka shumë turistë francezë, ishin rreth 45 000 në vitin 2018, po ky numër është në rritje me 30% nga viti 2017 dhe mbi të gjitha, ata kthehen në vendin e tyre të magjepsur nga udhëtimi në Shqipëri.

Julien Roche jeton këtu që prej fillimit të viteve ’80. Shumë i domosdoshëm, ky francez me origjinë nga rajoni Ën, ka krijuar rreth 40 kompani në këtë vend.

“Në veri ka liqene dhe male, atje përfundon vargmali i Alpeve. Në jug, ndodhen plazhet e detit Adriatik dhe ato të detit Jon që janë përballë Korfuzit. Vijnë shumë të rinj me çanta shpine ose persona të moshës së tretë. Këta janë ambasadorët tanë më të mirë dhe priten nga banorë të zonës që i strehojnë në banesat e tyre, është diçka shumë vëllazërore”, shpjegon ai në këtë reportazh të Franceinfo.

Autoritetet shqiptare duan të tregojnë mbi të gjitha se realiteti i vendit është larg imazhit të keq që ekziston në Francë, vendi i të gjitha trafiqeve, korrupsionit dhe mafies, transmeton ATSH.

“Megjithatë, udhëtarët e huaj kanë filluar të tregojnë interes për këtë destinacion të ri në zemër të Ballkanit”, sikurse shpjegon Helmut Gschwentner, president i operatorit turistik “Visit Europe”, përcjell albinfo.ch.

“Nuk jam i sigurt nëse kjo do të jetë Kroacia e re, por në çdo rast është një destinacion bregdetar dhe kulturor. Ne i besojmë shumë. Prej pesë vitesh zhvillojmë ture në Shqipëri, por duke i kombinuar me vizita në Malin e Zi dhe Maqedoni. Duam të rrisim produktet dhe mundësitë për klientët tanë, për këtë arsye kemi hapur një zyrë në Tiranë”, thotë Gschwentner.

“Visit Europe” synon të arrijë 3 000 klientë këtë vjeshtë të interesuar për Shqipërinë dhe 4 000-5 000 vitin e ardhshëm.

Hotele të vogla familjare

Përveç më shumë se 500 kilometrave vijë bregdetare, pavarësisht disa zonave te betonizuara tashmë si Golemi, ky vend i vogël prej tre milionë banorësh, i madh sa Belgjika, ka gjithashtu një trashëgimi kulturore të jashtëzakonshme si Berati “qyteti i një mbi një dritareve”, që është klasifikuar trashëgimi e UNESCO-s apo qyteti i mrekullueshëm mesjetar i Krujës, që ende nuk është asfiksuar nga turmat e turistëve.

“Ka katër misione arkeologjike franko-shqiptare, në një vend të vetëm ky është një fat i madh. Kjo tërheq vizitorët dhe jo vetëm ata francezë. Ka gjithashtu muze shumë të mirë që japin një imazh të njerëzve dhe të historisë shqiptare, tragjike në disa çaste”, deklaron Christina Vasak, ambasadorja e Francës në Shqipëri.

Grupet e hotelerisë kanë filluar gjithashtu të drejtohen nga Shqipëria, që ende nuk e ka mjaftueshëm të zhvilluar këtë infrastrukturë, si kompania franceze “Accor” që parashikon të hapë në muajt në vijim një “Sofitel” në Tiranë.

“Turizmi këtu bazohet kryesisht tek hotelet e vogla familjare me pesë deri në 10 dhoma. Nuk ka hotele me kapacitet të mjaftueshëm për të pritur për shembull grupe të mëdha me 2 500 apo 3 000 persona. Potenciali i kërkesës është, por nuk është ende produkti”, shpjegon Elisabeth Gjoni, drejtoreshë e grupit energjetik dhe ndërtimor “Amadeus”.

Shqipëria bën pjesë në pesë vendet kandidate për të hyrë në Bashkimin Europian. Negociatat mund të fillojnë në muajt që vijojnë, por procedura është e gjatë. Ajo mund të zgjasë të paktën 10 vite.

Franceinfo e mbyll këtë reportazh duke i bërë një thirrje gjithë turistëve se “gjatë udhëtimit në Shqipëri do të zbulojnë fakte mbi këtë vend të panjohur”.

“Kryeqyteti, Tirana, do t’ju habisë me influencat e tij. Do të josheni nga pasuria historike e zonës më të madhe arkeologjike në Shqipëri, qyteti antik i Apolonisë. Ky është një udhëtim i mrekullueshëm në të kaluarën që do e shijoni gjatë gjithë udhëtimit në Shqipëri”, përfundon Franceinfo.

“Foto Nesha” dhe tradita e tre brezave

Kur flitet për zejen e fotografisë, në Prishtinë, “Foto Nesha” është emblemë. Është një traditë gati njëshekullore, e mbushur me plot histori e rrëfime të dy gjeneratave të familjes Dizdari nga Prizreni, që merren me këtë punë. 

Si një ndër fotostudiot më të vjetër në Prishtinë. Veprimtarinë me këtë emër e ka ushtruar prej vitit 1935
Themeluesi i saj z. Neshat Dizdari nis punën si fotograf i pavarur.
Në vitin 1941 ai hap studion në qendër të Tiranës ne emrin FOTOLUX. Studioja vazhdon veprimtarinë deri në vitin 1948 kur NESHA kthehet në Prizren. Prej vitin 1949 studioja punon me emrin FOTONESHA. Vitet 1949 -1952 e gjejnë studion FOTONESHA në Novi Sad. Prej vitit 1953 deri në vitin 1955 studioja punon në Prizren. Në vitet 1956 – 1958 studioja kishte qendrën në Mitrovicë. Prej vitit 1959 deri më sot studio FOTONESHA gjendet në Prishtinë.

Neshat Dizdari, i ati i binjakëve Luan dhe Vllaznim Dizdari, të cilët e përcjellin artin e fotografisë.

Luani, pjesën më madhe të rrëfimit ua kushton të bëmave të atit. Flet me admirim e krenari për mjeshtrin e rreptë, me sy të mprehtë artistik, që diti të gjendej në situata të ndryshme përgjatë punës me aparat fotografik në dorë. Krenari është rrëfimi për “shpikjen e blicit”, e i veçantë ai se si një fotografi që duke e përshëndetur Hitlerin e shpëtoi nga burgu. shkruan Koha.net

Megjithatë, ai ishte shpëtimtar i hebrenjve gjatë LDB-së, e fotografitë e moçme që i ruan familja e dëshmojnë këtë. Sot të gjithë bëjnë fotografi, por mjeshtri ka mbetur pak…/ KultPlus.com/

Tekstili më i vjetër prej mëndafshi i zbuluar në Shqipëri, 2600 vjeçar

Tekstili më i vjetër prej mëndafshi, i zbuluar në Shqipëri është më se 2600 vjeçar.

Kështu deklaron studiuesi dhe restauruesi Frederik Stamati, i cili vjen me një tjetër dëshmi të trashëgimisë sonë kulturore.

Sipas tij, ky tekstil mëndafshi është zbuluar në Apoloni, brenda një urne prej bronzi.

Urnën nuk po e paraqesim, gjithsesi ajo është e ekspozuar në Muzeun arkeologjik të Apolonisë. Natyrisht që nuk ka qenë një thërrime, si edhe ka mbetur, por një veshje që hidhej krahëve. Është shumë e hollë, në çdo 10 cm ka më shumë se 1000 fije mëndafshi. Ka pamjen e ngjashme me atë të thurjes së kanistrës”, tregon Stamati.

Sipas tij, brenda në urne ishte kthyer në një pluhur të zi, ku kishte shpëtuar vetëm kjo pjesë e ekspozuar në fotografi.

Një pjesë e pëlhurës së mëndafshtë kishte dale nga urna dhe i ishte veshur asaj nga jashtë. Ruhet si imazh mineralesh korrozioni, të cilin nuk e kemi hequr. Nëse do t’i shikoni me kujdes fotot, do të dalloni se në këtë “bllok” janë dy tekstile. Ai në foton e dytë është endur më rrallë. Bën pjesë në tekstilet e endura me dy lisa, ose si i quan sot industria tekstile, garniturë”,- nënvizon Stamati.

Stamati shprehet se në urnë kanë qenë futur veç të tjerave dy tekstile, të përdorura si veshje të asaj kohe./ KultPlus/

Agim Sulaj fitues në Festivalin e Karikaturës“KrAgi”

Është mbajtur edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturës në Kosovë, dhe fitues i këtij edicioni ka dalë karikaturisti shqiptar Agim Sulaj, shkruan KultPlus.

Në këtë festival kanë marë pjesë shumë artistë vendorë dhe të huaj, kurse cmime janë ndarë edhe në tjera kategori.

Cmimi i dytë ka shkuar për  Makhmudjon Eshonkulov nga  Uzbekistan, i treti për Samedin Latifi nga Kosova, kurse ai special për Arben Meksin nga Shqipëria. Me cmime speciale janë vlerësuar edhe Goran Ćeličanin nga Serbija, Jitet Kustana  nga Indonesia, Nahid Maghsoudi nga Irani dhe Raed Khalil nga Siria.

Poashtu janë ndarë cmime speciale edhe në kategorinë e temës së lirë, ku janë shpërblyer shumë karikaturistë ndërkombëtarë./KultPlus.com  

Shën Petërburg – Krasniqi: Media rol të paanshëm në konfliktet botërore dhe raportuese e së vërtetës

Në panelin me temë ”A është media pjesëmarrëse apo vëzhguese e konflikteve botërore?”, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik, zhvilluar në Shën Petërburg, ku ishin të pranishëm, Gary Pruitt, president i Associated Press (AP), Jose Manuel Sanz, drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë i agjencisë spanjolle të lajmeve, EFE, Hiroki Sugita, drejtori ekzekutiv i agjencisë japoneze të lajmeve, Kyodo News, Fabrice Fries, shef ekzekutiv i agjencisë franceze të lajmeve, AFP dhe Sergei Mihajlov, drejtori i përgjithshëm i agjencisë ruse të lajmeve, TASS, drejtoresha e Përgjithshme e ATSH-së, Armela Krasniqi deklaroi se “media duhet të jetë vetëm raportuese e së vërtetës”.

Në sesionin për mediat, i moderuar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i agjencisë ruse të lajmeve, TASS, Mihail Gusman, ku u diskutua mbi temën nëse media është pjesëmarrëse apo vëzhguese e konflikteve botërore, ishin të pranishëm drejtues dhe përfaqësues nga agjenci prestigjioze ndërkombëtare lajmesh.

Në fjalën e saj, drejtoresha e ATSH-së u shpreh se gjatë këtyre viteve ka ndryshuar koncepti “MassMedia”, duke nënvizuar se “MassMedia, mekanizmi i shpërndarjes së informacionit, nuk është më i përbërë nga burimet tradicionale si televizionet, radiot, revistat, gazetat dhe të ngjashme si këto”.

Krasniqi tha se “agjencitë tona e kanë ruajtur kursin e tyre. Por, të gjitha këto burime të reja, të përdorura në një mënyrë dashakeqe, më shumë se më parë, po kapen pas aftësisë për të manipuluar perceptimin e komunitetit ose kuptimin e asaj se çfarë është apo jo e rëndësishme”.

Për fat të keq, ne jetojmë ende në një botë me shumë konflikte, por për herë të parë, gjatë viteve të fundit, jemi bërë dëshmitarë të konflikteve në rritje, të krijuara nga lajmi i rremë. Sidomos në Ballkan, konfliktet shpesh janë ushqyer nga thashetheme të shtrembëruara”, u shpreh Krasniqi.

Për pjesëmarrësit, drejtoresha e ATSH-së solli në vëmendje nënshkrimin e Deklaratës së Tiranës, dhjetorin e kaluar, nga 13 agjenci lajmesh në Tiranë, me anë të së cilës u ra dakord për bashkëpunim në luftën e përbashkët kundër lajmit të rremë. “Ky është një hap i vogël përpara”, u shpreh Krasniqi, e cila e konsideroi të rëndësishëm faktin se duhet ecur përpara drejt një bashkëpunimi edhe më të madh në nivel global.

Por, lajmi i rremë është vetëm njëra anë e problemit. Keqinformimi në kohë konfliktesh është një problem që shkon edhe më thellë”, deklaroi drejtoresha e ATSH-së, duke nënvizuar se “keqinformimi ka qenë gjithmonë një pjesë thelbësore e konflikteve”.

Më tej, Krasniqi tha se “në epokën e medieve dixhitale, redaktorët kërkojnë gjithnjë e më shumë  ngjarje sipërfaqësore, që janë lehtësisht fitimprurëse nëpërmjet medieve sociale; çdo akt heroizmi, çdo histori që përfshin njerëz të famshëm, fëmijë e të tjerë, shpesh të paverifikuara ose madje të njëanshme, bazuar në interesa politike”.

Pra, për t’iu përgjigjur pyetjes kryesore të këtij sesioni, nëse mediet duhet të jenë vëzhguese apo pjesëmarrëse, mediet nuk duhet të marrin asnjë rol të tillë. Media duhet të jetë raportuese, raportuese e së vërtetës. Në përpjekje për t’u pasuruar nga konfliktet ndërkombëtare, media bëhet fajtore për përkeqësimin e shumë prej tyre dhe në disa raste ndodh që nuk reagon për konfliktet që nuk kanë interes për audiencën e gjerë. Kjo duhet të ndryshojë”, deklaroi Krasniqi në Shën Petërburg.

Ajo nënvizoi se “mediet duhet të flasin, nuk duhet të përfshihen, por duhet të thonë të vërtetën. Përndryshe, bëjmë më shumë dëm sesa dobi”.

Më tej, Krasniqi  u shpreh se “ndonëse zhvillimi i teknologjisë ka mundësuar që media të ketë më shumë ndikim se më parë, ne duhet të kthehemi prapa në kohë dhe të gjejmë standardin e artë të këtij profesioni”.

Përkundër përparimit të padiskutueshëm, thelbi i një historie duhet të jetë i njëjtë, një raportim i verifikuar, i balancuar dhe profesional. Ne duhet ta përqafojmë ndryshimin, por pa harruar parimet tona”, nënvizoi drejtoresha e ATSH-së.

Duke qenë një besimtare e zjarrtë e bashkëpunimit, besoj se në agimin e një epoke të re për median, ne duhet të koordinohemi më shumë me njëri-tjetrin, të mësojmë nga historitë e suksesit dhe të kontribuojmë për zhvillimin e njëri-tjetrit”, deklaroi Krasniqi duke shtuar se “Tolstoi besonte se, të gjithë mendonin për ndryshimin e botës, por vetëm disa mendonin të ndryshonin veten”.

Ne duhet të modernizohemi, të ecim me hapin e teknologjisë, por ne duhet ta bëjmë këtë gjë pa hequr dorë nga qëllimet tona”, theksoi ajo.

Krasniqi nënvizoi se “media nuk duhet të mjaftohet me një vrojtim të thjeshtë, por duhet të jetë gjithmonë besnike ndaj së vërtetës. Ky është shërbimi më i mirë, nga shërbimet e vetme që duhet të ndërmarrim”.

Gjithashtu, në cilësinë e pushtetit të katërt”, tha ajo ”ne mund të kontribuojmë në zgjidhjen e konflikteve”.

Në përfundim, Krasniqi deklaroi se qëllimi kryesor për agjencitë e lajmeve është që ato duhet të jenë lajmëtare të së vërtetës, si në kohë lufte, ashtu dhe në kohë paqeje.

Ajo solli në vëmendje e të pranishmëve faktin se që në shekullin XIV Shqipëria udhëhiqej nga një përmbledhje ligjesh që u kanë dhënë formë vlerave të shqiptarëve për një kohë shumë të gjatë, ku në asnjë rrethanë, lajmëtari nuk mund të prekej.

Por, nga ana tjetër, i dërguari ishte i lidhur me kodin e nderit për të thënë gjithmonë të vërtetën. Përndryshe, ai do të turpëronte veten. Gjërat kanë evoluar, ka kaluar shumë kohë, por nëse më lejoni të bëj një paralelizëm, qëllimi i parë dhe më kryesor për agjencitë tona është që ato duhet të jenë lajmëtare të së vërtetës, në kohë lufte dhe në kohë paqeje”, përfundoi drejtoresha e Përgjithshme e ATSH-së, Armela Krasniqi.

Në këtë panel, u diskutua se si media ndikon të çështjet politike dhe në konfliktet në vende të ndryshme si edhe për parandalimin e përhapjes së lajmeve të rreme që janë shndërruar në një problem kyç në botën moderne.

Drejtuesit e agjencive, folën për rëndësinë e diversifikimit të aktiviteteve të agjencive të lajmeve dhe për një luftë të përbashkët kundër medieve  që çorientojnë shoqërinë me anë të përhapjes së lajmeve të rreme.

Forumi Ndërkombëtar Ekonomik i Shën Petërburgut mbledh çdo vit pjesëmarrës nga 120 vende të botës, përfshirë shefa shtetesh, liderë politikë, kryeministra, ministra dhe guvernatorë. /KultPlus/

“Kjo është feja ime e thjeshtë, nuk ka nevojë për tempuj, mendja juaj, zemra juaj është tempulli”

  1. “Ndërsa merrni frymë, duani fort veten. Ndërsa kur nxirrni frymë, vlerësoni të gjitha Qeniet.”

2. “Koha kalon pa pengesa. Kur bëjmë gabime, nuk mund ta kthejmë orën mbrapa dhe të provojmë sërish. Gjithçka që mund të bëjmë është të përdorim mirë të tashmen.”

3. “Një zemër e hapur është një mendje e hapur”.

4. “Ne kurrë nuk mund të bëjmë paqe në botën e jashtme derisa të bëjmë paqe me veten.”

5. “Qëllimi nuk është të jesh më i mirë se një njeri tjetër, por më i mirë se sa vetja jote e mëparshme.”

6. “Sy për sy …. Jemi të gjithë të verbër”

7. “Një lugë nuk mund të shijojë ushqimin që mbart. Ashtu si, një budalla nuk mund ta kuptojë mençurinë e një njeriu të ditur nëse ai bashkëpunon me një uratar.”

8. Ka një thënie në Tibet, “tragjedia duhet të përdoret si burim fuqie. Pa marrë parasysh se çfarë lloj vështirësish, sa e dhimbshme është përvoja, nëse humbim shpresën tonë, kjo është fatkeqësia jonë e vërtetë.”

9. “Mos harroni se marrëdhënia më e mirë është ajo në të cilën dashuria juaj për njëri-tjetrin tejkalon nevojën tuaj për njëri-tjetrin.”

10. “Çdo ditë, mendoni ndërsa zgjoheni, sot jam me fat që jam gjallë, kam një jetë të çmuar njerëzore, nuk do ta humbas. Unë do të përdor të gjitha energjitë e mia për të përmirësuar veten time, për të zgjeruar zemrën time me të tjerët; për të arritur përndritje për të mirën e të gjitha qenieve. Do të kem mendime të mira ndaj të tjerëve, nuk do të zemërohem ose nuk do të mendoj keq për të tjerët. Unë do të përfitoj nga tjerët sa më shumë që mundem.”

11. “Rrënjët e të gjithë mirësisë qëndrojnë në tokën e vlerësimit”.

12. “Heshtja ndonjëherë është përgjigja më e mirë”.

13. “Heroi i vërtetë është ai që fiton kundër zemërimit dhe urrejtjes së tij.”

14. “Në luftën tonë për liri, e vërteta është arma e vetme që kemi.”

15. “Dijini mirë rregullat, kështu që mund t’i thyeni ato në mënyrë efektive.”

16. “Dashuria dhe dhembshuria janë gjëra të domosdoshme, jo luks. Pa ta, njerëzimi nuk mund të mbijetojë.”

17. “Zgjidh të jesh optimist, ndihesh më mirë”.

18. “Të mbetemi indiferentë ndaj sfidave me të cilat përballemi nuk na bën të sigurtë. Nëse qëllimi është fisnik, pavarësisht nëse realizohet brenda jetës tonë, është kryesisht e parëndësishme. Ajo që ne duhet të bëjmë është të përpiqemi dhe të këmbëngulim dhe të mos dorëzohemi kurrë.”

19. “Qëllimi ynë kryesor në këtë jetë është të ndihmojmë të tjerët. Dhe nëse nuk mund t’i ndihmoni, të paktën mos i lëndoni ata.”

20. “Nëse një problem mund të ndreqet, nëse një situatë është e tillë që mund të bëni diçka për të, atëherë nuk ka nevojë të shqetësoheni. Nëse nuk është i rregullueshëm, atëherë nuk të ndihmon të shqetësohesh. Nuk ka asnjë dobi për t’u shqetësuar. ”

21. “Burimi i fundit i lumturisë nuk është paraja dhe pushteti, por zemra e pastër.”

22. “Kjo është feja ime e thjeshtë. Nuk ka nevojë për tempuj. Nuk ka nevojë për filozofi të komplikuar. Mendja juaj, zemra juaj është tempulli. Filozofia jote është thjesht mirësia.”

23. “Gjykoni suksesin tuaj me atë që duhet të jepni për ta marrë atë”.

24. “Është shumë e rrallë ose pothuajse e pamundur që një ngjarje të jetë negative nga të gjitha këndvështrimet.”

25. “Jepini atyre që doni krahë për të fluturuar, rrënjët për t’u kthyer dhe arsyet për të qëndruar.”

Koncerti i Jonas Brothers bashkon këngëtaret shqiptare Bebe Rexha dhe Ava Max

Bebe Rexha dhe Ava Max janë dy këngëtare që po arrijën sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Dhe yjet e muzikës pop nuk ngurrojnë të tregojnë mbështetjen për njëra-tjetrën.

Dy shqiptaret u takuan në koncertin e Jonas Brothers, ku ishin të ftuara për të performuar.

Bebe dhe Ava bënë fotografi me njëra-tjetrën në prapaskenë duke bërë simbolin e shqiponjës.

Pak kohë më parë, Bebe Rexha I bëri thirrje për bashkëpunim këngëtareve shqiptare me famë botërore, Dua Lipas, Rita Orës dhe Ava Max.

Por nuk dihet nëse ky bashkëpunim do realizohet./Oranews/

Image