Vdes albanologu Skender Gashi

Albanologu Skender Gashi ka vdekur pasditen e së enjtes.

Gashi i lindur më 1942 në Mramor të Prishtinës, njihet si njëri prej studiuesve të zellshëm të albanologjisë. I doktoruar në salzburg ku mbrojti tezën e disertacionit për emrat e shqiptarëve gjatë shekujve XIV-XV, sipas burimeve kishtare serbe. Gashi që ishte punonjës i Institutit Albanologjik të Prishtinës nga viti 1980 deri më 2003 do të punonte si lektor i gjuhës shqipe në Vjenë. Atje edhe kishte botuar revistën shkencore “Dardania”

Veprat e tij më të njohura janë: “Fjalori toponimik kronologjik i Kosovës në vendbanime ekzistuese dhe vendbanime të zhdukura” në dy vëllime, ishte bashkautor i “fjalorit të fjalëve dhe shprehjeve popullore”, pastaj autor i veprës “Kërkime onomastike-historike për minoritete të shuara e aktuale të Kosovës”, shkruan Koha Ditore.

Të dhënat për ceremoninë e varrimit të Gashit do të bëhen të ditura gjatë orëve në vazhdim. / Koha.net / KultPlus.com

Meryl Streep dhe Nicole Kidman ribashkohen për muzikorin “The Prom”

Aktoret e ”Big Little Lies”, Meryl Streep dhe Nicole Kidman, janë duke u ribashkuar për adaptimin e muzikorit skenik të nominuar për Tony, “The Prom”.

Manjati televiziv Ryan Murphy e ka prezantuar ekipin e tij yjor të aktorëve për projektin e Netflixit, ku do të përfshihen edhe James Corden, Ariana Grande, Awkwafina, Keegan-Michael Key dhe Andrew Rannells.

Burimet thanë për Deadline se Murphy do të fillojë me xhirimet në dhjetor (2019), ndërsa shfaqja e filmit planifikohet për fundin e vitit 2020 në kinema dhe në shërbimin streaming, shkruan KOHA Ditore.

Projekti në fjalë është një nga disa projektet të cilat Murphy po i zhvillon për Netflix – ku përfshihen serialet “The Politicians” and “Ratched”, dhe një përshtatje filmike të një tjetër muzikori skenik, “The Boys in the Band”.

Në “The Prom”, Streep, e cila i mbushi 70 vjet të shtunën (22 qershor), thuhet se do ta luajë fituesen e dyfishtë të Tony, e cila do të bashkohet me karakterin e Corden për t’i rehabilituar karrierat e tyre të zbehura, duke e lansuar një fushatë për ta mbështetur një maturante të shkollës së mesme, së cilës i ishte ndaluar ta dërgonte të dashurën e saj në mbrëmjen e maturës.

Key do ta luajë drejtorin e shkollës në Indiana, i cili qëndron prapa ndalimit, dhe i cili bie në dashuri me karakterin e Streep.

Grande do ta kompozojë kolonën zanore përkrah Murphyt dhe menaxherit të saj, Scooter Braun. / KultPlus.com

Kosova me Ligj për mbrojtjen e fëmijëve

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë vlerëson faktin që sot Kuvendi i Republikës së Kosovës me 76 vota për dhe asnjë kundër miratoi Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

KOMF ka qenë pjesë integrale e grupit punues për hartimin e projektligjit dhe në vazhdimësi ka apeluar për aprovimin e tij.

KOMF, dy ditë më parë mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për media përpara objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku i bëri edhe një herë thirrje Kuvendit të Kosovës të miratojë sa më parë Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Përveç kësaj, KOMF ka dorëzuar tek të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dokumentin me kërkesën për miratimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës ka për qëllim të mbrojë fëmijën nga të gjitha format e dhunës abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës. Projektligji synon të garantojë dhe sigurojë përgjegjësitë e prindërve, familjes, organit të kujdestarisë, shoqërisë dhe të shtetit në kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës bazuar në interesin më të lartë të fëmijës si dhe ngritjen e sistemit të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës, për parandalimin dhe përgjigjen efikase ndaj të gjitha formave të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit e neglizhimit.

Njëherit, KOMF njofton që nesër do mbajë një konferencë për media për hapat e ardhshëm, rekomandimet dhe veprimet që duhet ndërmarrë për implementimin efikas të projektligjit pas hyrjes në fuqi të tij. / KultPlus.com

Pianistja Dhurata Lazo me koncert në Gjermani

Pianistja shqiptare Dhurata Lazo do të prezantohet me një koncert pianistik para audiencës gjermane, përkatësisht në Dhomën e Koncerteve në Kështjellën Lihtenburg në Kusel të Gjermanisë, shkruan KultPlus.

Koncerti do të mbahet më 29 qershor, ndërsa Dhurata Lazo, lindur në Gjirokastër të Shqipërisë ka një spektër të gjerë në muzikë klasike,  duke filluar nga baroku deri tek muzika e tanishme. Ajo tanimë është ftuar në shumë Festivale Evropiane dhe më gjerë dhe ka incizuar shumë CD.

Shumë herë janë mahnitur kritikët e muzikës në ekzekutimin e veprave me shumë ndjesi. Është për herë të parë mysafire në Centshojne në Kështjellën (Burg Fortifikatën ) Lihtenberg. Repertori i saj përmban pjesë nga Volfgang Amadeus Mozart, Ervin Stafa (koomponist shqiptar) Shopen dhe të tjerë. Poashtu bashkëshorti i saj muzikon së bashku me Dhuratën, ku një pjesë të koncertit prezantohet me Zija Bushi Bejleri. Ai është saksofonist i njohur, ndër të tjera është udhëheqës i ,,Bigbendit “në Shkollën e Lartë të Muzikes Kaizerslauter. Programi përmban pjesë nga Gjetano Doceti dhe Jetome Safari. /KultPlus.com

AJO gërmon në rrënjët shqiptare, sjell albumin me temat më të thella të kombit

Jeta Zymberi

Dikur e njohur për muzikën dhe stilin e saj të veçantë, Vjollca Robelli- Mripa tani me emrin artistik AJO, është kthyer në skenë me shumë risi e muzikë të re, shkruan KultPlus.

Këngëtarja që të gjithë e kujtojnë më së shumti për hitin e saj “Ajo” të vitit 2002, ka kohë që është larguar nga Kosova dhe jeton në Londër por për KultPlus tregon se kjo pikërisht i ka ndihmuar të zbuloj e hulumtoj zhanre të reja të muzikës në këto vite sa nuk ka qenë aktive në skenë.

“Njerëzit më njohin si Vjollca Robelli- Mripa, por meqë ky projekt është menduar të publikohet në vende të ndryshme të botës dhe që kultura jonë të promovohet në nivel ndërkombëtar, atëherë emri ishte shumë i gjatë dhe bashkëshorti më propozoj që të marrë si emër artistik AJO meqë edhe të gjithë më njohin me këtë këngë”, tregon AJO për KultPlus.

Bashkë me emrin, AJO ka ndryshuar edhe stilin e muzikës. Nga stili alternativ i fillimit të karrierës së saj, AJO tani do të sjell për publikun një zhanër të veçantë të muzikës. Albumi i ri i saj, në të cilin është ende duke punuar është pjesë e muzikës world, e ka edhe elemente të jazz muzikës dhe asaj elektronike. I gjithë albumi i saj, EP, përmban 6 këngë në të cilat tregon se ka punuar shumë vite por puna më e madhe dhe intensive është bërë në dy vitet e fundit.

Kënga i parë nga ky album është “Besa”, e që bashkë me video vjen premierë këtë të premte.

Video e këngës “Besa” është drejtuar nga Astrid Steiner, ndërsa për veshjet e artistes është përkujdesur disenjatorja e njohur kosovare Besa Rugova, stylingu nga Arjeta Grapci, Laurent Azemi – fotograf, Farah Maakel – valltarët e videoklipit dhe producentë Urim Mripa e Vjollca Robelli Mripa.

Artistja tregon se kënga dhe sidomos mesazhi janë të veçanta për të dhe e sheh si porosi për gjithë shqiptarët në këtë kohë. 

“Besa është zakon veç tek shqiptarët dhe është virtyt që na ka karakterizuar ndër vite si popull. Por, besa është duke u harruar dhe unë dua të promovoj anët pozitive të besës, atë se si ne si popull kemi qenë të fjalës dhe kjo është për tu vlerësuar”, thotë AJO.

Por, jo vetëm kjo. Artistja tregon se inspirimi kryesor i albumit, është prejardhja e saj dhe në përgjithësi kultura dhe traditat shqiptare që thotë se dëshiron të ia tregoj botës.

“Është edhe mikpritja jonë me të cilën duhet të krenohemi e që përmendet gjithashtu në këngën “Besa”. E çmoj këtë virtyt që e kemi, i ofrojmë njerëzit, i ftojmë në shtëpi, iu ofrojmë bukë e zemër, i respektojmë njerëzit kur i kemi në shtëpi dhe këtë në formën siç është tek shqiptarët, nuk e gjen askund në botë”, shprehet artistja, e që përmes muzikës së saj dëshiron të promovojë këto vlera në skenën ndërkombëtare por edhe shton se janë këngë që secili kur i dëgjon të ndjehet krenarë për shumë virtyte që kanë shqiptarët, e që kanë filluar të harrohen ndër vite.

Kënga “Besa” vjen si mesazh për popullin kosovar që të bashkohen e të lënë anash inatet e ndarjet mes vete.  

Atë por edhe dy këngë tjera, ‘Nana’ dhe ‘Burrneshat’, AJO i ka shkruar dhe komponuar vetë, e që janë pjesë e albumit.

AJO tregon se kënga ‘Nana’ është e veçantë dhe personale për të e përmes saj tregon se ka dashur të tregoj madhështinë e gruas.

“Nana” është këngë që e kam shkruar kur kam qenë shtatzënë me djalin e vogël. Atëherë isha duke u bërë nënë për herë të katërt dhe gjithë ato ndjenjat si nënë i kam shpreh përmes këngës. Atë kohë isha shumë e lodhur por e lumtur pafund që po vjen një fëmijë tjetër në jetë, por frika se a do të ia dal, lodhja, ndryshimet në trup të cilat i përjetojnë gratë gjatë kësaj periudhe, mundimet, pagjumësia e të gjitha këto gjëra do të vijnë përmes kësaj kënge. Është një këngë shumë prekëse sepse në përgjithësi çmohet e tregohet roli i nanës”, është shprehur AJO për KultPlus teksa pohon se kjo këngë pritet të publikohet para muajit shtator.

Pjesë tjetër e albumit janë edhe tri këngë të cilat janë ripërpunime të këngëve të vjetra shqiptare. “Baresha” është njëra prej tyre. Ndonëse kjo këngë është ripërpunuar edhe më herët nga artistë të ndryshëm, AJO premton se ky ripërpunim është krejt ndryshe dhe tejet i veçantë.

“Kur kam filluar ta punoj këtë këngë inspirimi më ka ardhur prej handpan, instrument që ka filluar të përdoret fillimisht në Zvicër dhe kur e kam dëgjuar një bend duke luajtur, aty më ka ardhur inspirimi për ta punuar ‘Bareshën’. Mandej kam kontaktuar muzicientë që luajnë handpan dhe kemi punuar bashkë për të risjellë këtë këngë në një mënyrë krejt ndryshe. Mënyra qysh tash është përpunu është shumë më e rrjedhshme dhe e lehtë për ta dëgjuar. Kënga tjetër është “Zare” dhe e fundit është “Zogo”, këngë me të cilat unë jam rrit”, tregoi tutje AJO.

Muzikantët që kanë punuar në këtë album janë të vendeve të ndryshme, nga Italia, Portugalia, Austria e Anglia dhe secili prej tyre ka sjell gjëra të veçanta në komponimet e artistes kosovare. Miksi i këtyre këngëve është bërë nga kompozitori dhe producenti shumë i njohur Andrew Phillips i cili është nominuar për Emmy dhe Oscar.

“Ai kur e ka dëgjuar albumin i ka pëlqyer shumë, sidomos zëri për të cilin ka thënë se është shumë unik dhe mënyra e këndimit është shumë e veçantë. Temat që i kam trajtu në këtë projekt, ritmi i muzikës, mënyra qysh është komponu, për atë ka qenë diçka shumë e re dhe është fascinuar. Jam shumë e lumtur që ai ka bërë këtë miksim. Ka qenë nder i madh për mua që ai e ka vlerësuar në këtë mënyrë albumin tim”, tregon artistja për përvojën me producentin e njohur.

Megjithëse AJO muzikën e saj do ta prezantojë kryesisht në botë, të gjitha këngët e albumit janë në gjuhën shqipe.

Por, AJO planifikon që projekti i saj megjithatë të dëgjohet fillimisht në trojet shqiptare, duke nisur me një koncert në Prishtinë dhe pastaj edhe në qytete e vende tjera të rajonit.

Pas publikimit të këngës së parë, ‘Besa’, këtë të premte, AJO pritet që të gjithë albumin ta sjell në një koncert në kryeqytet në muajin shtator. Bashkë me të pritet të vijnë edhe muzikantë të njohur botëror që tanimë janë pjesë e projektit.

Pas kësaj, AJO pritet të mbaj një koncert në Londër, ku edhe jeton e pastaj ka plane ta prezantojë muzikën e saj në vende të ndryshme të botës.

AJO për këtë projekt ka bashkëpunuar me artistë ndërkombëtarë e vendës: Aram Zarikian – bateri, Danny Rico – piano, William Collier – bass kitarë, Alessio Marzo – handpan, Xhemil Gjini – perkusione, Andreë Phillips – miksimin e albumit – EP, Max Gilkes – master – 1sonicproduction.

Për më të rejat nga artistja AJO do të mund të informoheni në rrjetet e saj sociale si: https://www.facebook.com/vjollca.mripa
https://www.instagram.com/vjollcarobelli/?hl=en / KultPlus.com

Fotografitë nga Laurent Azemi

Pas Vlorës, edhe Durrësi me anije turistike

Nisi lundrimin sot anija e parë turistike në Durrës, duke shtuar kapacitetet për turistët që vizitojnë Shqipërinë.

I pranishëm ishte dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili tha se, “është pak e habitshme pse kaq vonë, por mbase edhe sot që kemi anijen e parë kuptojmë që sa probleme kemi me këtë fushë, me këtë biznes, me rregullat sesi lundrohet, ku parkohet, cilat janë lehtësirat që duhet të marrin këta investitorë për sa i përket menaxhimit më të thjeshtë të këtyre anijeve turistike dhe të mos ngatërrohen me problematikat që kanë biznesi i jahteve apo gjërave që kalojnë kufirin. Pra ka problematika të cilat ne duhet t’i zgjidhim të gjithë së bashku. Por unë më shumë se kaq dhe prandaj kërkuam ta realizojmë këtu në mes të detit një takim me të gjithë ju, investitorët e hoteleve të bregdetit të Durrësit dhe më gjerë se kaq, me të gjithë kryetarët e shoqatave që shumë faleminderit që jemi bashkë këtu për të hapur një debat të ri në vendin tonë që ka të bëjë me turizmin e detit”.

Sipas tij, në Shqipëri flitet shumë pak për bregdetin, plazhet, për investimet në rërë, pra për industrinë e detit në tërësi.

“Unë ju siguroj që ju duhet ta rishikoni këtë pjesë të biznesit pasi ai zhvillim që shikojmë që këtu që ka ndodhur në rërë, shumë shpejt duhet të ndodhë edhe në det. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të disafishojë potencialin e saj turistik duke investuar në biznesin e detit. Ky vend duhet të ishte plot me jahte, me anije të shpejta me gjithë biznesin që ofron deti por dhe shërbimin që duhet të ketë në tokë, për detin. Tani jeni në një fazë që ju pothuajse i keni mbaruar hotelet tuaja, jeni në fazën e shtimit të hoteleve të reja, por kjo nuk mjafton. Ne na duhet që ta disafishojmë potencialin tonë duke folur për detin, për marinat, për portet e mëdha apo të vogla të jahteve, por edhe për shërbimin që duhet të krijojmë në det”, tha ministri Klosi.

Nga Durrësi, në një udhëtim simbolik me anijen e parë turistike në rajonin bregdetar të Durrësit, ministri i bëri thirrje komunitetit të biznesit të investojë për krijimin e një industrie të re në hoteleri, që është industria e detit.

Klosi tha se, “të shikojmë me shpejtësi politika të reja për detin dhe të kemi mundësinë që të krijojmë një biznes që padyshim t’i afrohet Shqipërisë dhe ne të jemi pionierët dhe ta ndërtojmë së bashku me rregulla të reja, me parime të reja, me norma të reja, dhe natyrisht me më shumë biznes për ju. Përmes anijes së parë turistike në Durrës, turistët e huaj do të kenë mundësi të vizitojnë bukuritë e Kepit të Rodonit, të Bisht Pallës, të kenë mundësinë të vizitojnë Durrësin antik nën det, të kenë mundësinë që të vizitojnë pasuritë e mëdha natyrore që kanë zonat e mbrojtura që janë në të dyja krahët e gjirit të Durrësit”.

“Ky det duhet të shfrytëzohet më shumë dhe kjo ka nevojë që edhe ju biznesi lokal i Durrësit dhe i gjithë bregdetit të keni mundësi që të shikoni më shumë shërbime për detin.
Mbase ai agresiviteti i Vlorës do të vijë edhe në Durrës që të shtohen anijet. Në Vlorë vjet ka pasur 2 anije, sivjet ka 27 anije dhe kjo është një çmenduri dhe shpresojmë që ky biznes do të fillojë edhe në Durrës me shpejtësi”, tha ministri. /atsh / KultPlus.com


Shtegtar

Poezi nga Frederik Rreshpja

Hënë s’ka, yje s’ka.
Ecën vetmia me bijtë e saj.

Asnjeri s’më pret te porta, vetëm trishtimi
Dhe trëndafilat tërë ankth.
Nata dremit te ajri i dritares.
Ku janë gdhendur sytë e mi në moment pikëllimi.

Hënë s’ka, yje s’ka.
Ecën vetmia me bijtë e saj. /KultPlus.com

Lansohet traileri zyrtar i filmit “Shpia e Agës” (VIDEO)

Filmi i metrazhit të gjatë “Shpia e Agës” me skenar dhe regji nga Lendita Zeqiraj do ta hapë konkurencën ‘East of the West’ në njërin nga festivalet më të rëndësishme Europiane dhe Botërore, në Karlovi Vari (Karlovy Vary) të Çekisë.

Filmi përcjellë Agën (Arti Lokaj) 9 vjeçar i rritur me nënën e tij në një shtëpi jashtë qytetit. Ai mëson serbisht nga Zdenka, një grua e nacionalitetit tjetër, në mënyrë që ta gjej babain e tij për të cilin mendon se është në burg në Serbi. Hapja e konkurencës ‘East of the West’ në Karlovi Vari (Karlovy Vary) me filmin e Lenditës është momenti më rëndësishëm i radhës për kinematografinë kosovare.

Me rastin e bërjes publike të lajmit për hapjen e Karlovi Varit me filmin “Shpia e Agës”, skenaristja dhe regjisorja e filmit u shpreh: Jam shumë e nderuar që filmi im “Shpia e Agës” do të hapë programin konkurencës ‘Easy of The West’ në festivalin e Karlovi Varit, një festival të filmit me kaq nëm boteror. Realizimi i këtij filmi nuk ka qenë fare i lehtë, na është dashtë shumë kohë, përpjekje e sakrifica. Ishte shumë sfiduese por njëherit edhe përvojë e mrekullueshme. Jam shumë e lumtur që udhëtimi i tij po fillon. Filmi do të shihet nga shumë njerëz dhe do të flasë me botën. Për mua kjo është ajo që më bën të ndjehem tanimë e shpërblyer.

Shtëpia e Agës ka për producent Bujar Kabashin. Rrolet i luajnë: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj. 



Filmi “Shpia e Agës” është bashkë-prodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë me shtëpitë prodhuese N’ART FILMS mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit WOOF FILMS nga Kroacia; Sacrebleu productions nga Franca; si dhe Ska-Ndal Productions dhe SY13 Films nga Shqipëria mbështetur Qendra Kombëtare e Kinematografisë. 

Llinku zyrtarë:https://www.kviff.com/en/news/2810-east-of-the-west-competition-opens-with-debut-film-by-kosovos-lendita-zeqiraj-agas-house

Festivali “OOH” vazhdon me video-artistet Ewa dhe Simone

Java e dytë dhe e tretë e Festivalit Urban të Video-Artit “OOH” nga Qendra për Art Bashkëkohor “Varg e Vi”, vazhdoi me shfaqjen e video-arteve të video-artistes polake dhe me video-artisten tjetër holandeze, përcjell KultPlus.

Ewa Górzna, e lindur më 1982 në Poloni, është një artiste pamore që punon kryesisht me video dhe video-instalacione. Ajo u gradua me një diplomë Masteri të Arteve të Bukura nga Universiteti Nikolaus Kopernik në Toruń, Poloni dhe Akademinë Finlandeze të Arteve të Bukura në Helsinki.

Punimet e saj janë shfaqur në ekspozita të ndryshme dhe mori çmime të shumta në disa festivale ndërkombëtare të filmit. Aktualisht ajo jeton dhe punon në Helsinki, Finlandë.

Video-artet Rënia dhe Riorganizimi të shfaqura në tre video-projektorët e vendosur në Bibliotekën e Qytetit, në Sheshin e Ri dhe në Parkun e qytetit të Gjilanit, reflektojnë mbi fenomenin e ndryshimit dhe transformimit. Dyja videot përshkruajnë një situatë ku një rend i dukshëm i plotë dhe i vendosur është riorganizuar ose paraqitur në një zhvendosje të papritur surreale. Kamera rrjedh ngadalë përmes hapësirave të qeta dhe të përsosura, për të zbuluar një element të papritur, që sjell turbullira dhe çrregullime. Rehatia sipërfaqësore është zhvendosur në territorin e panjohur.

Më pas, sikurse është bërë rregull e festivalit “OOH”, në çdo të diele, në “Kafja e Egzonit”, është zhvilluar bisedë përmes skajpit, në mes të artistes polake Górzna me artdashësit.

“Video për mua është vetëm një mjet për të shprehur diçka, e jo një qëllim” – është shprehur ndër të tjerash artistja polake. Ndërsa, Avni Shkodra, drejtori nga “Varg e Vi”, si nikoqir i festivalit, ka falënderuar artisten Górzna dhe njëkohësisht ka satirizuar se, “pasi nuk ka liberalizim vizash për Kosovën, rruga e vetme mbetet skajpi, duke shpresuar që sa më shpejt të jetë artistja edhe fizikisht në Gjilan”. Shkodra në cilësinë e moderatorit të festivalit, bashkë me kuratoren holandeze Maureen Bachaus, kanë parashtruar 10 pyetje standarde për artisten, lidhur me jetën e saj dhe sfondin akademik; kur filluan me video-artet; çfarë është video-arti për të; temat që mbulojnë këto video-arte, çfarë parime ndjek, pajisjet teknike, teknologjinë; a punuaka individualisht apo në ekip; ndikimet e mundshme në punën e artistes dhe planet për të ardhmen.

Ndërsa në javën e tretë janë shfaqur video-artet e video-artistes holandeze Simone Hooymans. Hooymans e lindur më 1974, në Holandë, jeton dhe punon që prej 6 (gjashtë) vjetësh në Qendrën apo Rezidencën Kulturore të “AiR Kunstnarhuset Messen” në Ålvik, Norvegji. Ajo u diplomua nga Akademia e Arteve për Artin Pamor në Arnhem (HL); me diplomë masteri nga Akademia e Arteve Breda (HL). Hooymans mori pjesë në shumë ekspozita grupore ndërkombëtare dhe festivale filmi. Ajo mori kohët e fundit çmimin “Honorable Mention Award” në Kortfilmfestivalen në Grimstad. Simone krijon animacione eksperimentale, të bazuara në një botë të vizatuar me dorë, të përziera me teknikat e animacionit dixhital për të bërë tablo apo peizazhe të pakapshme dhe akoma bezdisëse. Puna e saj është bërë në shtresa, fizike dhe metaforike, duke përfshirë imazhe që janë shpesh të zbërthyera nga njëra-tjetra, por krijon një pamje të tërë. Puna e Simones zhvillohet nga interesi i saj në idetë ambientaliste rreth gjendjes së tokës dhe lidhja njerëzore me natyrën. Por gjithashtu një pikëpamje politike shfaqet në animacionet e saj.

Edhe Hooymans u paraqit në bisedë me artistët, përmes skajpit. Ajo foli për punën e saj, frymëzimet dhe jetën artistike në Holandë e Norvegji. “Ndër temat kryesore të preokupimit tim është mjedisi, por jo në atë mënyrën klishe të paraqitjes së dukurive si apokalipsi apo kataklizma” – është shprehur Hooymans. Ajo ka treguar edhe për rolin e muzikës në futjen e video-artit, mënyrat e ruajtjes së sigurt të video-arteve, rolin e kompanive e instituteve që arkivojnë video-artet etj.

Java e fundit e qershorit në festivalin “OOH” do të jetë për video-artet e artistit nga Izraeli, Gili Avissar dhe ku më 30 qershor do të zhvillohet edhe biseda me të. / KultPlus.com

G4shi në “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa: Krenare me artistët e vendit tim që kanë lënë shenjë në botë

Reperi shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, Gashi, vitin e kaluar ishte kthyer pas 18-vitesh në Kosovë, për të performuar në festivalin “Sunny Hill”.

Ndërsa edhe këtë vit është konfirmuar pjesëmarrja e tij nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo në llogarinë e saj personale, Instagram ka hedhur një video kur edhe tregon se Gashi do jetë pjesë e “Sunny Hill”.

“Vëllai im shqiptar, i cili ishte vitin e kaluar për më më shumë Gashi do vijë sërish më 3 gusht në Prishtinë, Kosovë në Sunny Hill Festival. Gjithmonë krenare t’i shohë artistët prej vendit tim që lënë shenjë në botë. Pak nga pak ne do e kemi gjithë botën duke folur”, shkruan mes të tjerash 23-vjeçarja.

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës pritet të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në parkun e kryeqytetit të Kosovës, Gërmi.

Ky i fundit organizohet nga babai i këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipës, Dukagjini, i cili edhe vetë dikur ka qenë këngëtar i grupit “ODA”. / Telegrafi / KultPlus.com

Kalon Ligji për Sponsorizim, përfiton sporti dhe kultura

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte edhe nëpërmjet facebook ka treguar për kalimin e Ligjit për Sponsorizim, shkruan KultPlus.

Më poshtë po sjellim reagimin e tij të plotë.

Saga e Sponsorizimit u kry! Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan për harmonizimin e Ligjit për të ardhura në korporata me Ligjin për sponsorizim.

Kështu, nga sot, me fillimin e zbatimit e ligjit në fjalë, do të mundësohet që rreth 30 milion euro të sponsorizohen brenda një viti për zhvillimin e sportit, rinisë, artit e kulturës.

Implementimi i Ligjit për Sponsorizim do të thotë, sport më cilësor, prezantim më i suksesshën i sportistëve në arenën ndërkombëtare e kësisoj promovim i mëtejmë i Kosovës ndërkombëtarisht, më shumë medalje për sportistë e më shumë çmime ndërkombëtare për artistë.

Me të marrë drejtimin e MKRS-së kemi hartuar Rregulloren përkatëse, Komisionin për vërtetimin e sponsorizimit, si dhe kemi lëshuar vërtetimet e para për disa donatorë, pra kemi përfunduar paraprakisht të gjitha obligimet që dalin nga ligji përkatës.

Faleminderit kryetarit Kadri Veseli dhe deputetëve për votën e tyre, urime të rinjve, sportistëve dhe artistëve! KG/KultPlus.com

Sokol Beqiri, art për të mos harruar tmerret e luftës

Nga Suadela Balliu

Të shkruash poezi pas Auschwitz-it është barbare, thoshte filozofi gjerman Theodor Adorno. Por nëse arti është i pafuqishëm të shërojë katastrofa kaq të mëdha që njeriu i ka shkaktuar njerëzimit, ai mundet të raportojë. Këtë ka zgjedhur artisti nga Kosova, Sokol Beqiri, në rrugëtimin e tij artistik: rolin e dëshmitarit, i cili i vihet shoqërisë përballë për të na kujtuar tmerret të cilat nuk mundemi dhe nuk duhet t’i harrojmë. “As mik, as armik” e sjell artistin e njohur për herë të parë në Tiranë me një ekspozitë vetjake, ndërsa ky vit shënon edhe 20-vjetorin e luftës së Kosovës.

Ekspozita, e para për këtë sezon në Galerinë Kombëtare të Arteve, rrëfen një histori përmes veprave, mendon kuratorja Galit Eilat. Në hyrje të ekspozitës vizitorët i mirëpret një Pikachu, një krijesë fiksionale që luan rolin e ruajtësit të pyllit që ndodhet prapa tij, ndërsa “Pylli i Shenjtë” është vepra që artisti ka krijuar enkas për këtë rast, me referencë nga elementet e mbinatyrshme në tragjedinë “Makbeth” të Shekspirit.

Nën tematikën e heroit, artisti ka sjellë një sërë veprash, si “I Popullit”, seria e fotografive “Ushtarët”, “Beqiri’s Love Shop”, “Fuck You”, si dhe videon “Skënderbeu”, ndërkohë në veprat e tjera, si “Fundi i ekspresionizmit” dhe “Kur engjëjt janë vonë”, artisti përdor materiale dytësore për të treguar ngjarjet e ndodhura gjatë luftës. Tmerret e luftës na shfaqen krejt të zhveshura nëpërmjet syrit të të mbijetuarit dhe zgjedhjet estetike të artistit nuk e lejojnë shikuesin ta largojë shikimin. Është ky stil i drejtpërdrejtë dhe faktik që Sokol Beqiri ka zgjedhur pas vitit 1999. “Jemi të privuar edhe nga ndjenja e katarsisit; këto ngjarje kanë ndodhur dhe nga to nuk ka ardhur asnjë e mirë. Nuk gjejmë as shëlbim dhe shikuesi nuk fshihet dot nga mesazhi i qartë i punëve”, – shkruan Eilat në tekstin e saj kuratorial. Është kjo formë e teknikës, ky vështrim i palëkundur i artistit, që i kthen në jetë kujtimet e luftës në Kosovë.

Sokol Beqiri

Lufta gjithmonë ka kërkuar të jetë e përfaqësuar në art, në art të lavdit dhe të shenjtërimit. Dhuna portretizohet shpesh vetëm si dëshmi e uniformave të luftës dhe pozave të sovranit që ushtron dhunë, që supozohet të jetë legjitime dhe që duhet për rend politik, apo me fjalë të tjera, për vetë sovranitetin. Megjithatë, kur dhuna bëhet shprehja e përhershme e sovranit, kur të qenët i përjashtuar kthehet në normë, kur sovrani nuk përfaqëson më pushtetin, por është vetë pushteti i ushtruar, atëherë i shmanget përfaqësimit piktoresk, përveç në banalitetet e jetës së përditshme. Me reagimin e tij ndaj vrazhdësisë së luftës, është kujdesur të mos e përdorë si formë për të akuzuar armikun. Ai përpiqet që me artin e tij të dalë përtej lokales, për të mbërritur tek universalja. “Është e vërtetë që, si shqiptarë, ne vuajmë e qajmë, por është edhe më e vërtetë që vuajmë e qajmë si njerëz”, – do të shprehej ai më herët. Beqiri është një prej 17 artistëve shqiptarë që morën pjesë në ekspozitën “Documenta 14”, organizuar në Athinë dhe Kassel të Gjermanisë dy vjet më parë.

Është etiketuar si provokativ, por Beqiri e ka në kredon e tij se arti nuk mund të përdoret si vegël kundër armikut. “…Vlera e qenësishme e punës humbet kur përvetësohet për qëllime politike, nacionaliste, religjioze apo ideologjike. E humb fuqinë e vet. Arti nuk duhet të përdoret kurrë si vegël për të bërë akuza”, – ka qenë gjithnjë i mendimit artisti. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga përfundimi i luftës, me ndërhyrjen e trupave të NATO-s, Beqiri vazhdon të flasë me artin e tij. “Piedestali që mban emrin “Populli” nuk më kujtohet i kujt është, por përmes tij vjen manipulimi që bëhet në emër të popullit. Më tej malin mund të shohim si për të përshkruar ndërhyrjen e NATO-s. Jam mësuar që këta na kanë sjellë lirinë, por çfarë po ndodh më pas”, – rrëfen artisti në Tiranë, duke shtuar se ishte ky një çast që i lindnin shumë pyetje, të cilat i ka shndërruar në art.

Ndërsa publikut i propozon një sërë punësh të grupuara në tematikën e gjerë, titulluar “Heroi”, artisti i interesuar rreth transformimit të vazhdueshëm që nuk di të ndalet, nuk e gjen veten tek tendenca e përgjithshme, për të parë një hero universal, për të gjithë. “Sot besoj dikë, nesër s’më del ashtu. Sot, personalisht, nuk shoh asnjë mik, asnjë armik”. Gjatë ditëve që ekspozita do të qëndrojë e hapur – deri më 2 qershor – Ministria e Arsimit ka mbështetur projektin e edukimit përmes kulturës, ku nxënës të shkollave të mesme do të vizitojnë ekspozitën dhe të njihen më mirë me ngjarjet e ndodhura gjatë luftës në Kosovë, të cilat do t’u rrëfehen nga një grup studentësh të degës së historisë në Universitetin e Tiranës.

Sokol Beqiri e quan artin e tij politik. “Fatkeqësisht, është politik, sepse politika është përzier në jetët tona më shumë seç duhet”, – do të thoshte ai. Në njëfarë mënyre, ky lloj arti i ka ardhur i imponuar nga rrethanat historike. – “Nuk kisha llogari të pikturoja lule e gjëra gazmore, kur njerëzit po vdisnin para syve të mi”. Duke reaguar ndaj realitetit ku jetonte, arti i tij u bë shprehi e qartë politike. “Gjithmonë jam munduar të reagoj në mënyrë sa më të drejtpërdrejtë ndaj rrethanave, fenomeneve dhe skenave rreth meje. Pasi politika dhe lufta pushtuan jetët tona, nuk kisha ku të shkoja.”

Hapësirat imagjinare të Beqirit reflektojnë përpjekjen paradoksale për t’i dhënë fund lëmshit materialist, ndërkohë që i jepet formë hapësirës si përgjigje ndaj narrativës së krizës, duke mohuar kushtet e dhunshme raciste, gjinore e heteronormative që përcaktojnë kufijtë e saj të përditshëm. Beqiri ecën në zonë të errët të ideve dhe imazheve, që një platonist do ta quante imitimi i së keqes, shkruante rreth tij Shkëlzen Maliqi, duke u ndalur te shembujt e performancës në rrënojat e Pazarit të Madh të qytetit të tij të lindjes, Pejës, realizuar në vitin 1999, dhe instilacionin “Kur engjëjt vonohen”, dy vjet më vonë edhe videon “Milka” (2000), me subjektin e një thertoreje. Një parabolë e vrazhdë që evokon masakrën e civilëve gjatë luftës në Kosovë dhe më herët, gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi, kjo vepër, sipas refleksioneve të Maliqit, kishte qëllim më të thellë, atë të përballjes me përjetësimin e së keqes.

Por më radikalen nga të gjitha ciklet e veprave të tij Maliqi do të cilësonte kur Beqiri merr zhanrin e dokumentarit të luftës dhe e trajton si një shtampë. Për këtë vepër Beqiri thekson lehtë tri fotografi të luftës të viktimave nga Peja: një djalë i vrarë me thikë, trupi i të cilit u gjet në ujërat e trazuara të Lumbardhit, dhe dy viktima të tjera që ishin vrarë pasi ishin lyer me benzinë dhe u ishte vënë zjarri. Ka një tmerr të skajshëm të këtyre imazheve, siç e pranon edhe Beqiri, dhe duke i theksuar ato, ai tërheq vëmendjen tek efekti artistik i fotografive dokumentuese, veçanërisht të vëzhguara jashtë kontekstit.

“Në këtë rast, shprehia e fytyrës së djalit që pluskon në ujërat e kthjellëta të lumit të Pejës, rrezaton me bukurinë e një engjëlli që fle. Dy fotografitë e trupave të djegur, mbështjellë me batanije, edhe ato të djegura, bëhen “kompozim artistik” abstrakt. A sugjeron Beqiri se ka një art të krimit? A është e durueshme kjo ide? A e denoncon kjo vepër krimin apo diabolizmin ontologjik të vetë artit, i cili bëhet në këtë rast një krim perfekt i imitimit dhe mashtrimit?” – do të shkruante Maliqi në tekstin prezantues të artistit nga Kosova në katalogun e ekspozitës “Documenta 14”, një nga më të mëdhatë në Europë. Por Beqiri ka marrë përsipër sfidën e hedhur nga filozofi gjerman Adorno. Nëse ai pyet se si mundet dikush të shkruajë një poezi që përmbledh barbarinë e Holokaustit, Beqiri i përgjigjet: “Duke bërë atë që artistët kanë bërë përherë, duke gjetur mjetet e duhura teknike.” /KultPlus.com

Ndahen çmimet në festivalin “MonoAkt 2019”

Në qytetin e Pejës, dje u mbyll edicioni XI i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “MonoAkt 2019”

Çmimin “Aktorja më e mirë” e fitoi aktorja Arjola Demiri që interpretoi monodramën “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” me regji të Ben Apollonit.

Me shfaqjen “Artist i vetëm” u përmbyll ky edicion, pas së cilës është bërë ndarja e çmimeve.

Juria e Festivalit e përbërë nga Nina Mazur, Liviu Dospinecu dhe Emin Emini ndau këto çmime: Shfaqja më e mirë – monodrama “Dhoma për një pamje” nga Kroacia, Çmimi Special – për aktorin francez Arman Saribikian, ndërsa MonoStripi më i mirë ishte për Blerta Gubetinin.

Me “Mirënjohja Post Mortum” u nderua Asllan Hyseni, “Mirënjohja e veçantë” iu nda Hasan Dreshajt teksa “Shpërblimi për vepër jetësore” iu rezervua Ahmet Jakupit nga Maqedonia, Josif Papagjonit nga Shqipëria dhe Reshat Sahitajt.

Gjatë këtij edicioni, pati shfaqje nga Kroacia, Maqedonia e Veriut si dhe ishin dy shfaqje kosovare. Të gjitha shfaqjet u mbajtën  në Teatrin e Pejës “Istref Begolli”, Skenën e Fakultetit të Arteve si dhe në Teatrin “Dodona”. /KultPlus.com

Princi William: Do t’i përkrah fëmijët e mi nëse janë homoseksualë

Princi William së fundmi ka vizituar organizatën ‘Albert Kennedy Trust’ për të mësuar më shumë rreth çështjes së të pastrehëve LGBTQ, kur biseda më pas u kthye nga fëmijët e tij (George, Charlotte dhe Louis).

Në një bashkëbisedim me një grup të rinjsh, Princi është shprehur se do t’i mbështeste me gjithë zemër nëse fëmijët e tij janë homoseksualë.

Atij i ishte drejtuar pyetja, “Nëse një ditë në të ardhmen fëmija juaj thotë ‘Unë jam homoseksual, unë jam lesbike’, si do të reagonit?”.

“Mendoj që nuk të shkojnë në mendje ato gjëra deri në momentin që bëheni prind dhe mendoj – normalisht, nuk do ta kisha problem”,  u përgjigj Princi përmes Daily Mail.

“E vetmja gjë që do merakosesha – specifikisht rolet që do luanin fëmijët e mi në botë – si do të shihen dhe interpretohen nga të tjerët”.

“Unë dhe gruaja ime (Kate Middleton) kemi menduar shumë që t’i përgatisim”, vazhdoi ai dhe shtoi “Mendoj që komunikimi është i rëndësishëm në çdo aspekt, në mënyrë që të kuptosh duhet të flasësh për të gjitha gjerat, dhe të mbështetni njëri tjetrin në çfarë do lloj procesi”.

Princi vazhdoi më tej “Më merakos pak, jo nëse janë homoseksual, por më merakos se si të tjerët do të reagojnë dhe perceptojnë sepse do të kenë shumë presion pastaj”. /Telegrafi/ KultPlus.com

Vdes aktori Billy Drago

Aktori amerikan, Billy Drago, ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare.

Aktori, i cili më së miri njihet për punën e tij në ‘The Untouchables’, ka vdekur të hënën në Los Angeles nga ndërlikimet e një sulmi shëndetësor.

Karriera e tij që zgjati katër dekada, e pa aktorin të shfaqet në më shumë se njëqind filma, përfshirë Clint Eastwood’s Pale Rider.

Gjithashtu, ai u shfaq edhe në shumë emisione televizive, përfshirë Charmed dhe X-Files.

Në një intervistë të vitit 2011 me revistën “The Void” të U.K., Drago tha se ai ka luajtur kaq shumë karaktere të hidhura sepse i pëlqen zhanri horror.

“Më pëlqen të jetë i frikësuar”. “Unë vetëm kërkoj role interesante”, ka thënë Billy. /Telegrafi/  KultPlus.com

Fahredin Shehut i ndahet plaketa e artë presidenciale nga Senati i Akademisë Universum në Zvicër

Senati i Akademisë Universum, në Lugano të Zvicrës i dha plaketën e artë presidenciale dhe Diplomën e Doctor Honoris Causa si dhe Akademik honorabël pranë kësaj Akademie, shkrimtarit Fahredin Shehu, përcjell KultPlus.

 Fahredin Shehu edhe më herët, për punën e tij kreative, është shpërblyer me çmime të rëndësishme si: Medalje e artë nga Filipine për letërsinë si urë lidhëse mes kombeve, çmimi Veilero në Itali, çmimi Naaji Naaman në Liban etj.

Shehu është autor i 18 librave të botuar ku nëntë prej tyre në Anglisht, Italisht, Serbisht, si dhe ka hartuar disa Antologji të poezisë bashkëkohore. Është i përkthyer në dhjetëra gjuhë botërore si anglisht, frëngjisht, spanjisht, greqisht, hebraisht, persisht, kinezisht, japonisht, bahasa, malteze, frisiane, bullgarishy, rumanisht, serbisht, maqedonisht, gjuhë rome etj., dhe ka marrë pjesë në shumë festivale botërore si në Maqedoni, Francë, Belgjikë, Itali, Malta, Izrael, Liban, Egjipt, Turqi etj.

Shehu është drejtor për kulturë të Inner Child Press International LTD. në New Jersey. Fahredin Shehu është gjithashtu drejtor i festivalit ndërkombëtar të poezisë i cili mbahet tash e pesë vite, çdo shtator në Rahovec. / KultPlus.com

Traktati i Versajës, një shekull më parë

Armët kishin pushuar qysh në nëntorin e vitit 1918, por Lufta e Parë Botërore u mbyll zyrtarisht shtatë muaj më pas. Gjermania i quajti të padrejta vendimet e marra, por i miratoi me protesta të mëdha.

Shpresat e Philipp Scheidemann për rrethana lehtësuese mbetën të paplotësuara. Kancelari i shquar i Gjermanisë, i cili kishte dalë nga revolucini, i konsideronte të papranueshme vendimet e marra në Konferencën e Paqes në Paris. “Cila do të ishte ajo dorë që nuk do të ishte tharë nëse do ta vinte vendin në pranga të tilla?”, thoshte socialdemokrati. Scheidemann, i cili më 9 nëntor 2018 kishte shpallur Republikën e Vajmarit. Ai përshkruante me këto fjalë gjendjen mbisunduese në vendin e tij.

Traktati i Paqes rezultoi si një hipotekë e rëndë për demokracinë e re. Rajhu gjerman ishte i detyruar të paguante miliarda si reparacione lufte, humbi kolonitë në Afrikë, Azi dhe Oqeanin Paqësor dhe duhej t’u dorëzonte shteteve të tjera edhe 13 përqind të territorit: Alsace-Lorraine shkoi në Francë, një pjesë e madhe e Prusisë perëndimore iu dhanë Polonisë. E veç kësaj, fuqitë fitimtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, i shpallën Gjermaninë dhe aleatët e saj përgjegjësit e vetëm për luftën. Ata i kishin “detyruar” kundërshtarët e tyre të futeshin në luftë dhe ishin përgjegjës për “të gjitha humbjet dhe dëmet e tyre”.

Gjermania detyrohet të nënshkruajë

Më 28 qershor 1919, u vulos Traktati i Paqes në Pallatin e Versajës, pranë Parisit, pa nënshkrimin e kancelarit gjerman, Scheidemann, i cili sapo kishte dhënë dorëheqjen. Por Gjermania u detyrua më pas ta nënshkruante, edhe pse nuk pajtohej fare me të. Fituesit e luftës e kishin kërcënuar se do ta pushtonin me trupa.

Renania ishte tashmë e pushtuar që nga armëpushimi i 11 nëntorit 1918. Për shkak të kushteve të ashpra të Traktatit të Versajës, në perceptimin gjerman ishte një “paqe e diktuar”. Historiani nga Marburgu, Eckart Conze, thotë se gjermanët nuk u përfshinë fare në bisedimet e paqes dhe nuk kishin fare gisht në hartimin e traktatit.

Edhe pse Gjermanisë iu vunë kushte të vështira, ajo mundi të mbetej një shtet komb i fuqishëm në mes të Evropës. Përveç kësaj, reparacionet e vendosura në fillim u modifikuan për shkak të paaftësisë së Gjermanisë për të paguar. Gjermania arriti ta ulë shumën prej 132 miliardë Markash që vendosën fuqitë fitimtare në vitin 1921 deri në 36 miliardë. Në vitin 1932 pagesat u pezulluan komplet për shkak të Krizës Botërore, kujton Conze, një moment së paku pozitiv ky për Gjermaninë.

Djathtistët dhe Hitleri

Kundërshtarët djathtistë të Republikës e përdorën Traktatin e Versajës si një instrument “për të luftuar demokracinë dhe për ta shkatërruar atë”, thotë Conze. Vrasjet politike nuk ishin të rralla. Viktima më e famshme ishte Ministri i Jashtëm, Walter Rathenau, i cili u qëllua në 1922 nga ekstremistët e krahut të djathtë në Berlin. Për ta liberaldemokrati ishte një simbol i urryer i të ashtuquajturës “politikë të përmbushjes” kundër fuqive fitimtare të Luftës së Parë Botërore.

Traktati i Versajës nuk e realizoi dot shpresën për paqe të qëndrueshme. Me ardhjen në pushtet të Adolf Hitlerit, koha e vetëpërmbajtjes së gjermanëve mori fund. Nazistët u armatosën, megjithëse nuk u lejohej, dhe krijuan aleanca të reja me vende fashiste si Italia dhe Spanja. Politika paqësuese e Britanisë nuk pati rezultat. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk luanin më një rol aktiv në Evropë. Dhe Lidhja e Kombeve, e themeluar nën Traktatin e Paqes, u tregua shumë e dobët për të parandaluar katastrofën e ardhshme globale.

Conza thotë se së paku, pas Luftës së Dytë Botërore, u nxorën mësime më të mira: nën udhëheqjen e SHBA-ve u krijuan “organizata shumëpalëshe dhe një sistem ndërkombëtar me bazë rregullash”. Ky rend duket se u përhap në të gjithë botën pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989 dhe në fund të Luftës së Ftohtë. “Sot, megjithatë, bota përballet me më shumë sfida se kurrë më parë.” Një nacionalizëm i ri dhe unilateralizëm, ushqyer nga populizmi dhe autoritarizmi, kërcënojnë stabilitetin e rendit ndërkombëtar. Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëron për “demonët e vjetër” të periudhës së dy luftërave, të cilët janë zgjuar sërish. “Kjo është një tjetër arsye pse ‘Versaja’ sërish na duket kaq afër” thotë Conze/DW. / KultPlus.com

Studentja e mjekësisë boton libër online: Është më e shëndetshme që librin ta mbash në duar

Libri i saj online është klikuar plot 10 mijë herë. Një shifër goxha premtuese në një kohë kur të rinjtë, më shumë se sa për të lexuar libra, i mbajnë celularët në duar për të lundruar në rrjetet sociale.

“Më quajnë Xhulia”, është libri i studentes Hiljana Biba. Xhulia është një 17-vjeçare adoleshente në Tiranë. Në faqet e këtij libri, Hiljana tregon pa censurë të gjitha dëshirat, pasionet dhe dilemat e një të riu në kryeqytet.

Hiljana ka një shkrimtar të preferuar, ai është Ismail Kadare. Megjithëse për një kohë të shkurtër, siç tregon ajo për Trending, sa herë që lexon një libër shkrimtari i saj i preferuar bëhet ai që lexon dhe e pëlqen.

Ajo tregon se librat online janë të suksesshëm, por si studente mjekësie që është, sqaron se libri që mbahet në dorë është më i shëndetshëm.

“Metoda ime për ta botuar librin online i është dedikuar atyre individëve që e shpenzojnë më shumë kohën në internet se sa mbi libra. Edhe nga ana shëndetësore është më mirë që një libër ta kesh në duar, ndërsa mënyra më e suksesshme është të botosh një libër online”, u shpreh Hiljana. /KultPlus.com

Ndahen çmimet për më të dalluarit në “Pianisti i Ri 2019”

Gara e pianistëve të rinj, e përmbylli maratonën me ndarjen e çmimeve për talentet e dalluar. Në natën finale të edicionit të 12-të të “Pianistit të Ri 2019”, u ndanë 7 çmime kryesore si dhe çmime speciale dhe pjesë e garës ishin gjithsej 19 pjesëmarrës.

Në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, çmimi kryesor i festivalit “Pianisti i Ri” iu nda Herman Med Cerishës, i cili u shpreh i emocionuar që pati rastin të interpretojë para një publiku shumë të dashur për të, transmeton KTV.

Pianistja Ilayda Karsidag mori çmimin “DAM Recital” dhe “FAHRI BEQIRI” të cilin e ndau vetë kompozitori, ndërsa çmimi “Istanbul ULUCAN” iu nda fitueses së edicionit të kaluar, Kristel Karagjozi.

Organizatorët dhe mbështetësit e Festivalit “Pianisti i ri 2019”, thanë se edicioni i 12-të i garës së pianistëve të rinj u finalizua me sukses.

Çmimi i tretë i “Pianistit të ri” iu dha pianistit Arda Mustafaoglut, ndërsa i dyti shkoi për Idil Simsek, ndërsa çmime speciale u ndanë për Kledi Pepaj, Nikol Tuka, Lisa Sahatçiu, Uras Duzen, Ledian Shala dhe Jon Ahmeti.

Studentët dhe profesorët kosovar shkëlqejnë me koncert në Gjermani

Në Oberhausen të Gjermanisë u mbajt koncert nga studentët dhe profesorët e Fakultetit të Arteve dega e muzikës pran Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Si moderator i këtij koncerti ishte Desar Sulejmani dirigjent i mirënjohur i cili edhe prezantoj komplet programin përpara auditorit gjerman dhe shqiptarē.

Pikat e koncertit ishin mjaftë atraktive gjë që bëri që edhe publiku të ndahet i impresionuar nga performanca e studentëve dhe profesorëve. Në program ishin pika muzikore të përpunuara për formacione për muzikë dhome nga autorë vendas-kosovar dhe ndërkombëtarë. Këto pika muzikore lanë mbresa të thella te publiku.

Pika muzikore e fundit e koncertit u luajt nga orkestra frymore e fakultetit në përbërje të profesorëve dhe studentëve nën dirigjimin e Astrit Pallaskës ku u mirëpriten jashtëzakonisht mirë. Kjo vepër është kompozuar nga Drinor Zymberi enkas për këtë orkestër dhe u shfaq Premier nga orkestra me rastin e këtij evenimenti.

Ky koncert është vazhdimësi e bashkëpunimit që Fakulteti i Arteve nga Peja ka vendosur me shoqata dhe ansamble muzikore të Gjermanisë dhe më shqiptarët që janë aktivë në jetën muzikore siç janë Desar Sulejmani etj, dhe atë duke ju falënderuar edhe udhëheqjes së fakultetit dhe pedagogëve që po punojnë aq shumë në këtë institucion për të realizuar projekte të tilla të nivelit të lartë artistik. / KultPlus.com

Sonte hapet ekspozita e finalistëve të “Artistët e rinj”

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës sonte hapet ekspozita e finalistëve të edicionit të tretë të çmimit “Artistët e rinj”, kuruar nga Zeni Ballazhi dhe me pjesëmarrësit Adea Pula, Arbnor Karaliti, Brilant Milazimi, Dion Zeqiri, Fidan Bejtullahu dhe Valdrin Thaqi.

Ky edicion i “Artistëve të rinj” është pjesë e aktiviteteve 20/20 me rastin e njëzetvjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës. Ceremonia e hapjes do të bëhet në orën 20:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës. / KultPlus.com

Lulja që identifikon gruan shqiptare dhe mikëpritjen malësore (FOTO)

Zambaku është lulja e cila te ne është shumë e njohur me të cilën identifikohemi të gjithë shqiptarët, për të cilën janë kënduar edhe këng. Mirëpo, ndoshta dikush mund të mos e dijë se këto lulëzojnë në Bjeshkët e Nemuna dhe lidhet me heroizmin apo bukurinë e gruas shqiptare, shkruan KultPlus.

Ndërsa përmes një statusi në rrjetin social Facebook, gazetari Ilir Seci na përcjellë një mesazhë të bukur përmes imazheve të zambakeve të fotografuara së fundi:

“Ani hajde dalim njiherë në Tropojë
Era bahet zog lulja bahet mollë
Ku çel zambaku o i kuq si gjaku…”

– thotë kanga e Malsisë se Gjakoves, kange që evokon zambaket e rralle të Bjeshkëve të Nêmuna – zambaket e rrallë që edhe emnin e kanë shqip “Lilium albanicum”, (Albanian Lily), shqip “Zambaku Shqiptar” – lulja që asht ba simbol i eko-sistemit shqiptar, lulja endemike e Bjeshkëve tona, lulja që falë botanisteve austriake mberriti me pushtue kopshtet botanike anembane planetit…
– Zambaku Shqiptar i Alpeve lulja që ka buzëqeshjen e gjane sa vetë mikpritja malësore, lulja që asht nji gosti për sytë e çdo bjeshkatari që ka fatin me e adhurue…
(Këto foto jane marrë në Bjeshket e Malsise se Gjakoves, bash pardje (24 qershor) ngaBledar Jubani.)/KultPlus.com

Paraqitet për herë të parë në Prishtinë simfonia e 9-të e Beethoven-it

Në kuadër të aktiviteteve 20/20, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës kanë sjellë para 1500 adhuruesve të muzikës klasike simfoninë e nëntë të gjeniut gjerman të kësaj muzike Ludwig Van Be thoven, shkruan KultPlus.

Koncertin e ka paraprirë një tyezë ku është diskutuar jo vetëm për organizim dhe çështjet teknike por edhe shkaku që është zgjedhur kjo simfoni në jubileun e madh të 20-vjetorit të çlirimit të vendit. Drejtuesi i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari ka bërë të ditur për publikun që sinfonia e nëntë e Betovenit, ka edhe një titull të dytë, “Oda e Gësimit” duke treguar më tej se kjo simfoni percillet me nota të forta patriotizmi dhe prezantohet në të gjitha vendet në kohë feste, duke u thirrur në shpirtin e vllazërisë dhe të paqes.

“Bashkëpunimi i Filharmonisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës ka bërë që të realizohet për herë të parë sinfonia e nëntë e gjeniut të muzikës klasikë Betoven. Këtë herë i kemi thyar normat radicionale duke e prezantuar këtë kryevepër në sheshine Prishtinës që të gjithë të mund ta shijojnë.” Ka thënë jashari për KultPlus.

Ai ka ktreguar gjithashtu që do të ketë përfaqësue nga të gjtha trevat shqipfolës në koncertin e së mërkurs mbrëma. Urimeve dhe falenderimeve u janë bashkuar dhe edhe Vikena Kamenica dhe Armando Likaj, të cilët do të jenë interpretues në koncertin e madh të çlirimit të vendit.

“Jam shumë e kënaqur për ftesën në këtë vit jubile të clirimit. Unë jam për herë të dytë në Kosovë në këso ngjarje dhe jam e nderuar të marrë pjesë në paraqitjen e kësaj kryevepre. Jam e kënaqur që Prishtina e ka nxjerrë Betovenin në shesh ndryshe nga normat e zakonshme që performohet në salla koncertesh ose në teatro. Në këtë koncert gjithçka ka qenë e planifikuar dhe asgjë nuk ia kemi lënë rastësisë pasi kjo muzikë do precizitet dhe ushtrime dhe prova të gjata” ka thënë Vikena Kamenica për ne.

Edhe kolegu i saj nga Armando Likaj është shprehur i kënaqur për ftesën që të performojë në këtë kohë dhe kjo kryevepër botërore si kjo. “Unë në Prishtinë jam si i shpisë, dhe i falenderoj të gjithë që më bëjnë pjesë të kësaj ceremonie madheshtore të clirimit. E përmendën edhe parafolësit por kjo vërtetë është një vepër e fuqishme që don punë, dedikim dhe përpjekje e talent të madh për t’u prezantuar në skenë. Edhe dirigjenti i këtij manifestimi, Toshio Yanagisawa, ka treguar për për punën dhe bashkëpunimin e gjatë me Filharmoninë e Kosovës dhe veprat tjera që i kanë vënë në skenë si rezultat i bashëpunimit të ngushtë në zotriun Baki Jashari.

“Unë s’e kuptoj shqipen dhe kam frikë se do t’i përsërisë ato që kanë thënë kolegët e mi, prandaj po ndalem te bashkëpunimi i ngushtë që kemi me kosovarët. Së bashku kemi vënë në skenë vepra madhështore si ato të Tchaikovsky-t dhe Bach dhe do të vazhdojmë edhe më me bashkëpunime të tilla” ka thënë dirigjenti Toshio Yanagisawa.

Koncerti i së mërkures mbrëma ka filluar me ca vonesa të vogla por ka qenë event atraktiv për të gjithë të pranishmit, por edhe kalimtarët e sheshit. Skena e cila është nadrë mes katër vokalistëve i ka dhënë Prishtinës një gjallëri kumbuese katër pjesët në të cilat është e ndarë kjo simfoni ka rritur gjithnjë e më shumë emocionin e të pranishmëve duke u finalizuar me lot në sy të publikut. Arta Jashari, Vikena Kamenica, Liridon Sadriu dhe Armando Likaj kanë ndarë skenën duke e bëre të paharrueshme festën e 20-vjetorit të çlirimitë të Republikës.

Drigjenti Toshio Yanagisawa i ka drejtuar instrumentistët me saktësi dhe lëvizje të bukura skenike. Kurse vokalistë Arta Jashari, Vikena Kamenica, Liridon Sadriu dhe Armando Likaj kanë ndarë skenën duke e bëre të paharrueshme festën e 20-vjetorit të çlirimitë të Republikës. Rrona Jaka/KultPlus.

Të Lindet Njeriu

Poezi nga Migjeni

Të lindet një njeri
nga gjin’ i dheut tonë të rim me lot të vakët,
nga thalb’ i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët
për një gen të ri, –
Të lindet një njeri!

Pa hyll në ball – por që me fjalë të pushton,
që të rrëmben qetsin e ban gjaku të të vlojë
rrkajë, e ban synin ligshtin ta zhgjetojë,
që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton.
Të dali një njeri!
Të mkambi një Kohë të Re!
Të krijojë një Epope!

Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re…
– Të gjithë kombet po dehen n’epopea të veta,
flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,
e nën kambë e mbi krye tinzë po na ikjeta.
(Liri! – Po, liri dhe gaforrja gëzon,
porgaforre asht…
Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!),
Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni
për një ide të re, ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombtar.