Legjenda e Operës, akuzohet për ngacmime seksuale ndaj grave

Ndaj legjendës së operës Placido Domingo janë ngritur akuza për sjellje të pahijshme seksuale ndaj grave gjatë dekadave. Disa nga akuzueset ankohen se ai i ka ndëshkuar profesionalisht kur ato kanë refuzuar sjelljet e tij.

Tetë këngëtare dhe një valltare pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga tenori spanjoll, i cili vlerësohet si një nga këngëtarët më të mëdhenj operistikë të të gjitha kohërave, në fund të viteve të ’80-ta, sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press”.

Vetëm njëra nga to, mezo-sopranoja Patricia Wulf, është pajtuar që t’i përmendet emri.

Domingo ka mohuar akuzat, dhe “Los Angeles Opera” – të cilën ai e drejton – është zotuar se do të hetojë këtë rast me ndihmën e “jashtme”.

“Është e dhimbshme të dëgjosh se mund të kem zemëruar dikë apo t’i kem bërë të ndihen të parehatshme pavarësisht se sa kohë më parë ka ndodhur dhe pavarësisht qëllimeve të mia më të mira”, ka thënë Domingo.

“Njerëzit që më njohin apo kanë punuar me mua e dinë se unë nuk jam tip që i bëj keq, ofendoj apo turpëroj dikë qëllimisht”, ka vazhduar ai.

Sipas AP-së, janë edhe gjashtë femra tjera që po ashtu pretendojnë se tenori i ka bërë të ndihen në siklet duke bërë “uvertura seksuale” ndaj tyre, ka raportuar AP-ja.

Zonja Wulf ka thënë se ai nuk e ka prekur fizikisht por i është afruar sa herë që ajo është larguar nga skena dhe e ka pyetur nëse ajo “duhet të shkojë në shtëpi sonte”.

Një grua tjetër ka thënë se Domingo ia ka futur dorën nën fustan në një rast. Tri të tjera thonë se ai i ka puthur dhunshëm.

Incidentet thuhet të kenë ndodhur në vende të ndryshe, përfshirë një dhomë të zhveshjes, një dhomë hoteli, gjatë një takimi dhe në kompanitë operistike ku Domingoja mbante pozita menaxheriale.

“Një drekë afariste nuk është e çuditshme. Por, nëse dikush tenton të të kap dorën gjatë një dreke afariste apo të vendos dorën në gju, është e çuditshme. Ai, në njëfarë mënyre, gjithmonë të prekte, dhe gjithmonë të puthte”, ka thënë një prej këngëtareve për AP-në.

Domingo është pritur të paraqitet në natën hapëse të koncertit të Orkestrës së Filadelfias më 18 shtator, por organizatorët thanë se, si pasojë e pretendimeve, ftesa ndaj tij është tërhequr. /KultPlus.com

Megjithëse përfundoi tre fakultete dhe mori 40 certifikime, ende vazhdon të kërkojë punë

Papunësia e madhe, veçmas e të rinjve vazhdon të jetë një nga problemet kyçe të vendin tonë. Madje, pjesa dërmuese e tyre janë të diplomuar dhe vazhdojnë të kërkojnë punë, apo edhe të detyrohen të dalin jashtë vendit.

Fitim Redenica nga Gjilani sot ka përdunduar fakultetetin e tretë, teksa po kthehej me edhe një diplomë në shtëpi, por pavarësisht kësaj, ai nuk ka arritur ende ta gjej një vend pune.

Madje, Fitimi ka edhe 40 certifikime dhe ka kryer praktika të shumta. Ndërsa ka treguar se edhe pas shumë aplikimeve, është shumë i zhgënjyer, duke thënë që ka mashtruar edhe veten dhe prindërit e tij duke i futur ata në kursime të thella. Por, ai ka një shpresë, të paktën mund të bëhet kamerier.

Ky është postimi i plotë i Fitimit:

Sot, përfundova provimin e fundit në fakultetin e tretë, me notë mesatare (9.6), specifikisht në Masterin e dytë në programin E-government. Së bashku përgjatë këtij rrugëtimi u shoqërova në mbi 40 certifikime, ku secila prej tyre bartë në vete koston e saj. Asesi, edhe praktika nuk më mbeti keq, duke mbajtur atë me vite ne ndërmarrje të ndryshme publike dhe private, e të cilat më shoqëruan pa asnjë lloj pagese dhe vetëm me shpenzime personale.

Sinqerisht, para se të filloja fakultetin e parë, mendoja dhe isha fortë i emocionuar që kur do të vie ajo ditë të diplomoj, të jem në gjendje dhe i gatshëm t’i dalë në krahë prindërve të mi. Kjo nuk ndodhi, pasi përfundova fakultetin e parë, aplikova nëpër shumë institucione shtetërore dhe private, madje, i kryeja edhe testet me shkrim, ndërsa intervista ishte formale dhe zhgënjyese, pasi që ishte e pamundur të pranohem, “pa ndonjë krahë”. Nejse, nga pamundësia për të gjetur punë me mbarimin e fakultetit të parë, vendosa t’i përveshem punës në studimet Master, ku për dy vite në afat rekord përfundova edhe këto studime, me shpresë që të nesërmen të kem më shumë hapësirë në tregun e punës.

Prap se prapë i zhgënjyer rrënjësisht, nuk pata hapësirë edhe pas shumë insistimeve dhe aplikimeve, pas shumë shpenzimeve të studimeve e trajnimeve, pas shumë përgaditjes së dokumentacioneve nëpër konkurse të ndryshme, pas shumë presioni e maltretimi nëpër teste me shkrim e intervista. Duke mos e gjetur rrugën brenda oborrit të shtëpisë, vendosa që t’i përvishem punës edhe në fakultetin e tretë, respektivisht në Masterin e dytë, në programin E- government në UKZ. Edhe këtu arrita që në afat të rregullt t’i përfundojë të gjitha provimet e parapara, me të gjitha notat e shkëlqyeshme. Më mbetet vetëm edhe mbrojtja e punimit të diplomës. Edhe çka tash? Nga duhet t’ia mbajë? Deri kur më kshtu?

Në fakt, po më duket që unë mashtrova vetën dhe mendjen e shëndoshë, mashtrova prindërit e mi të cilët i futa në kursime të thella me shpresën që të nesërmen do të shohë dritë në fund të tunelit. Isha i “mashtruar” edhe pas notave të mira, duke harruar që po jetoja në Kosovë, e të cilat nota këtu nuk të kryejn punë. Është shumë e rëndë dhe tmerruese kur kthehesh duar boshë në shtëpi, të vie turpë të dalësh pranë familjes, ani pse faji nuk është i imi. Punën ndoshta do e fitoja, po të bëhesha servil i shumë matrapazëve të cilët na e shkatërruan të tashmën dhe të ardhmen e vendit tonë. Por, unë nuk zgjodha servilizmin, zgjodha rrugën e dijës për të cilët mendoja që do të ketë vlerë. Zgjodha rrugën ku i kam shpërfaqë shumë vlera, dhe ku emri im bëri jehonë aty ku isha.

Nejse, fundja besojë që ky investim nuk do bjerë poshtë në njërën prej gastronomive të qytetit si kamarier, pas përfundimit të kontratës 6 mujore në Komunën e Gjilanit. Por, përsëri më mbanë një shpresë. Tregu i punës në ditët e sotme është shumë i vështirë, udhëheqet nga njerëzit e ligë, e ndoshta gjetja e mundësive mund të jetë e vështirë e t’ju dekurajojë. Besoni në vetvete, mundësitë do të vijnë. Nuk do të dorëzohem asnjëherë, edhe pse tri diploma fakulteti nuk mjaftojnë për një vend pune. Ne duhet të jem së bashku, që t’i mposhtim ata të cilët na e shkatërruan të tashmen e të ardhmen e vendit tonë. Ne duhet t’i mposhtim ata të cilët na bëjnë të mendojmë si të vetmen zgjidhje largimin nga vendi. Duhet të bëhemi radikal, karshi shumë njerëzve të paditur të cilët po na prijnë, karshi hijenave të cilët na e pamundësojnë një jetë të rehatshme dhe stabile në vendin tonë. /Indeksonline /KultPlus.com

Shqiptari këndon

Poezi nga Esad Mekuli

Shekuj mbi ne
e në ne
e mbushën jetën plot vnerë
që pezm
e zjarr kryengritës
ndër zemrat tona m’u ngri
që njeriu mo të jetë-njeri:
emri të na zhduket përherë.
Qemë-jo njerzë
po robë;
pa bukë, liri n’uzdajë,
në vatrën tonë
pa shtëpi
në plangun tonë
argatë!
Qemë-
turq, dreqën me bishta,
qemë-rajë
që t’hiqet në vargoj
të mjerimit
të përbuzur-shiftarë!
qemë…
por koha-luftë
shëron varrët çdo ditë:
mbas natës së errët
të shekujve-
hap krahët koha e re…
Po, jemi gjallë!
Dielli dhe për ne shëndrit…

(Nga përmbledhja “Vjersha”, Prishtinë, 1973)

Fituesi i “Palmës së Artë” në vilën e Enver Hoxhës

Filmi “Distanca mes nesh dhe qiellit” i regjisorit Vasilis Kekatos, fituesit të Palmës së Artë në Festivalin e Filmit në Kanë 2019, do të prezantohet në Vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha. Në të njëjtën datë, më 19 gusht regjisori do të zhvillojë edhe një bashkëbisedim për të rrëfyer eksperiencën e tij kinematografike brenda në vilën e diktatorit.

Regjisori grek përreth tetë orë ka arritur që të realizojë filmin me metrazh të shkurtër, (9 minuta). Ngjarjet në këtë realizim kinematografik zhvillohen në mbrëmje në rrugë kombëtare. Dy të huaj takohen për herë të parë në një pikë karburanti. Njëri është në pritje, ndërsa tjetri thjesht është në pritje. Pa 22.50 eurot që i duhen për t’u kthyer në shtëpi, ai do të përpiqet t’i shesë atij distancën që i ndan ata nga qielli.

Cine Tarkovsky, emërtuar sipas mjeshtrit të kinemasë Andrei Tarkovsky, vjen i organizuar nga Neritan Zinxhiria dhe Iphi Ghenie, të cilët sjellin për një natë këtë aktivitet në formën e një kinemaje nomade, duke synuar që të prezantojnë për publikun objekte të ndaluara edhe arkitekturën e sistemeve totalitare, që kanë qeverisur vendet e Ballkanit.

Festivali i Filmit në Kanë, prej 1946 prej dekadash është Festivali më i rëndësishëm në botë, i cili sjell emrat më të mëdhenj e inovatorë në industrinë e filmit. Për herë të parë Shqipëria në Kanë është prezantuar në vitin 1953 me filmin “Skënderbeu” me regji të kineastit sovjetik Sergei Yutkevich. 50 vite më vonë, Gjergj Xhuvani bëhet i pari shqiptar pjesë e kategorisë Director’s Fortnight me filmin “Parrullat”. /Shqiptarja.com /KultPlus.com

Bebe Rexha flet për paragjykimin e grave në muzikë

Bebe Rexha përveç se bën muzikë shumë të mirë, kohët e fundit i është përkushtuar debatit ndaj paragjykimeve për gratë në industrinë e muzikës, duke ndarë për ndjekësit e sajë, historitë ku 29-vjeçarja është ndjerë e paragjykuar. Këngëtarja me origjinë shqiptare tregon se si një burrë i botës së muzikës në SHBA e ka konsideruar të plakur për shkak se po i afrohet të 30-ave dhe e ka kritikuar për fotot provokuese që publikon në rrjetet sociale.

”Së fundmi një burrë, përfaqësues në muzikë, më tha se po plakesha dhe se stili im është “konfuz”. Sepse unë jam kantautore që publikoj foto seksi në Instagram dhe kjo nuk është ajo se çfarë duhet të bëjnë kantautoret, sidomos ato në moshën time. Jam 29-vjeç”,- shkruan Bebe. Këngëtarja thekson se është “e ngopur me të qenit brenda një kutie”. Bebe vë gjithashtu në dukje faktin se gratë dhe meshkujt nuk trajtohen njësoj me kalimin e moshës por ajo ka vendosur që të mos bëjë asnjë përpjekje për t’u dukur më e re, pasi është e kënaqur me vitet që ka.

“Unë i bëj vetë rregullat. Jam e lodhur me faktin që gratë etiketohen si plaka kur rriten në moshë dhe djemtë etiketohen si seksi me kalimin e moshës. Gjithsesi, unë do të bëj 30 vjeç në 30 gusht dhe e dini çfarë, nuk do t’i largohem kësaj. Nuk do të gënjej për moshën apo të këndoj këngë që mendoj se do të shesin më shumë sepse ngjasojnë “më të reja”. Do ta festoj moshën time sepse jam më e mençur, më e fortë dhe më besoni, jam më e dashur se 10 vite më parë”, shkruan këngëtarja fituese e shumë çmimeve në muzikë.

Reagimi i Bebe Rexhës është mbështetur nga shumë këngëtare të tjera, me ndikim në muzikën ndërkombëtare. ”Tërhiqi zvarrë ata. 29-vjeçaret bashkohen”, i shkruan Taylor Swift, gjithashtu 29-vjeçare. Mbështetje për Beben ka ardhur edhe nga bashkëkombësja e saj, Rita Ora, e cila i shkruan: ”Kantautorja ime seksi. Ti je e bukur, po bëhesh më seksi dhe talenti yt këndon vetë. Vazhdo bëji ato rregulla”. Mbështetja nuk ka munguar as nga mijëra artistë apo figura publike. /KultPlus.com

Tinguj kitare në Amfiteatrin e Durrësit

Amfiteatri i Durrësit do t’i mirëpres qytetarët dhe vizitorët e shumtë më 15 gusht festivalin e kitarës.

Mircea Stefan Gogoncea nga Rumania dhe Arturo Castro Nogueras nga Meksika dy virtuozë të kitarës klasike, do luajnë pjesë të ndryshme të muzikës botërore  duke i dhuruar publikut një mbrëmje të veçantë mes tingujve të kitarës dhe bukurive të Amfiteatrit.

Dy virtuozët e kitarës klasike në turin e tyre të koncerteve në Europë do të ndalojnë dhe në Tiranë më 16 gusht.

Përgjatë këtyre mbrëmjeve ata do sjellin për publikun nën tingujt e kitarës muzikë latine dhe nga ballkani dhe hyrja për vizitorët do jetë e lirë. /KultPlus.com

Bukuria dhe tragjizmi ngjethës në tablonë e Jacobs

“Një treg skllevërish” e një pikturë e realizuar në vitin 1839 nga mjeshtri gjerman, Paul Emil Jacobs (20 gusht 1802 në Gotha – 6 janar 1866). I njohur si një aplikues i tematikave orientale, kryesisht atyre nudo, por dhe portreteve të shumta ku spikat si një element shumë domethënës veshja, si tradicion dhe përcaktueshmëri e nacionalitetit dhe tërësisë së pasurisë shpirtërore të bartësve të këtij visari. Paul Emil Jacobs është i shumënjohur dhe shumëkonsideruar nëpërmjet tablove të bujshme të galerisë së tij, njëra prej të cilave, “Kira Vasiliqi me Ali Pash Tepelenën” në një moment intimiteti, një pikturë e cila shpreh gjithë peshën specifike të dukshmërisë dhe afrisë perceptuese të burrërores tek Ali Pash Tepelena dhe feminilitetin tek Kira Vasiqliqi.

Tabloja, “Një treg skllevërish”, e realizuar me bojëra vaji në kanavacë, e dimensioneve 121 x 172 cm. është një punë që dëshmon, jo vetëm teknikën e realizimit dhe aftësinë përçuese të një momenti dramatik, por edhe një moment shumë të njohur për kohën, siç ishte tregtimi i grave dhe vajzave, të cilat ishin pengje ose plaçkë lufte, e pse jo dhe një lloj haraçi për fitimtarët. Ky episod tregon se tregtia e femrave ishte një zeje shumë fitimprurëse, kjo ngase të interesuarit ishin të dërguar të posaçëm të sundimtarëve, të cilët vinin me qese të majme të përtërinin ose pasuronin haremet dhe sarajet e tyre. Nuk përjashtohen se që më rrufjanët të ishin tregtarët, të cilët, dorë më dorë e përcillnin fatin e keq të këtyre vajzave dhe grave nga një “tezgë” në tjetrën.

Paul Emil Jacobs ka arritur të sjellë nëpërmjet mjeshtërisë së tij, gjithë elementet e solemnitetit të trishtë të këtij episodi. Me pikturën, “Një treg skllevërish”, ai përcjell tragjizmin e atyre vendeve dhe atyre njerëzve, Greqisë dhe grekëve në këtë rast, të cilët në një përpjekje të dështuar për të fituar çfarë i është grabitur ose për të mbrojtur çfarë e kanë bërë me mund dhe sakrifica, ata paguajnë shtrenjtë, djemtë dhe burrat me jetë, vajzat dhe gratë si robina. Kjo periudhë, ky episod, kjo ndodhi, e sjellë me kaq dramacitet dhe vërtetësi nga gjermani, Paul Emil Jacobs, e parë në kontekstin e kohës, konsiderohet si diçka normale, si një shpagë lufte, si një copëz fatale e mozaikut të atyre skenave të përgjakura dhe asaj udhe kalvari që popujt dhe fatet e vende paguanin tehut të shpatës.
Paul Emil Jacobs, djali i filologut të famshëm Frederick Jacobs, mori trajnimin e tij artistik në Akademinë e Arteve të Bukura të Mynihut. Si filluese e komunikimit të tij njohës, ai erdhi me krijimin e një skene të mitologjisë klasike, “Mërkuri dhe Argus”. Më 1824 shkoi në Romë, ku tërhoqi vëmendjen e kritikës me pikturën me tematike biblike, “Ngjallja e Llazarit”. Më 1836 ai bëri një seri pikturash historike në Welfenschloss dhe në Hannover, të cilat gjithashtu patë interes dhe vlerësim, për dritën e bollshme dhe ngjyrat e hareshme, për tejdukshmërinë emocionale dhe përshkueshmërinë shpuese të ndijimeve.

Virtuoziteti i tij krijues u evedentua dhe mori fokus të veçantë, duke u bërë si një dallues tek kjo penelatë, mjeshtëria e realizimit të nudove, i shprehur veçanërisht në përfaqësimin e temave të tilla orientaliste, si në tablonë “Një treg skllevërish”, por edhe nudove mashkullore në momente, kryesisht atyre të relaksit. Paraqitjet e këndshme të trupit të femrës përpin tablonë e tij vijnë si një tregues i qartë i botës së tij shpirtërore dhe asaj prirje për ta parë dhe përcjellë realitetin përfytyrues, jo me rreptësinë e ftohtë dhe të pamëshirshme të panoramës apokaliptike, ferrit, vdekjes dhe statistikave, por me prirjen joshëse dhe delikate që mëtohet kaq hyjnisht nga hiret femërore, që i skalit me ngjyra dhe dritë të papërsëritshme. Ai ka një tërheqje të veçantë ndaj kësaj shprehie duke mos nguruar ta shpreh edhe atëherë kur femra si subjekt i tablosë është në fokusin e një fati tragjik që është e pasqyrushme kaq qartë në punën e tij, “Një treg skllevërish”. Ai e sjell bukurinë femërore me një vërtetësi të tillë joshëse dhe ngasëse, sikur është duke pasqyruar vetë mjeshtërinë e krijuesit, vetë shpërblimin e natyrës që vjen nëpërmjet femrës, pastërtisë dhe bukurisë së saj, butësisë dhe atij shkëlqimi epshndjellës që parakalon në tablo si në një pasarelë imagjinatash zjarrvënëse.

Gjermani Paul Emil Jacobs, dukshëm është i magjepsur nga kjo bukuri klasike, nga kjo hijeshi që rizgjohet pas mijëra vitesh duke u çburgosur nga mermeret dhe graniti i antikitetit, dhe jetësuar në të përditshmen, qoftë kjo edhe tragjike. Ai është dashuruar, dhe dëshirueshëm përcjell hirin e femrës si një cak i rëndësishëm mëtimit të tij krijues, galerisë së tij, e cila është edhe sot pas kaq vitesh e tillë, sa tragjike aq dhe joshëse, sa ndjellëse aq dhe medituese, sa e vërtetë aq dhe dëshmimtare e kohës. /Albert Vataj /KultPlus.com

‘Ika ika nga ti, veç kujtimet i mora në valixhe’

Me zërin e saj unik, Edona Llalloshi mbetet njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo qysh në shkollën e ulët filloi të mësojë muzikën. Më pas vazhdoi studimet në Fakultetin e arteve, në drejtimin e muzikës.

Pas saj qëndrojnë shumë koncerte, çmime e suksese. Ajo ka marrë pjesë nëpër shumë festivale shqiptare si: ”Akordet e Kosovës”, kur ishte fëmijë, në “Show Fest 1996”, “Zambaku i Prizrenit 1997” ku dhe fitoi vendin e parë, “Polifest 2002”, ku fitoi vendin e dytë dhe mikrofonin e artë.

Edona çdo vit realizon shumë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme rinore në Kosovë dhe jashtë saj. Shpesh ka qenë edhe në vende të para nëpër top-listat e televizioneve e radio shqiptare.

Në dhjetor të vitit 1994, Edona Llalloshi merr pjesë në Festivalin e 33-të në RTSH me këngën “Vajtim dashurie” orkestruar nga Naim Krasniqi dhe me tekst të Hil Mosit. Ajo shpallet “Debutantja më e mirë e festivalit”. 

Një vit më vonë, merr pjesë në Festivalin e 34-të në RTSH me këngën “Kthemi ëndrrat e mia” ku arrin deri në finale. 

Gjatë karrierës Edona ka sjellë shumë këngë të bukura, ku shquhen tekstet përmbajtësore e zëri unik i saj.

KultPlus sjell për ju këngën e Edonës “Ika nga ti”, me tekst të Ilir Beranit dhe orkestrim nga Xhevdet Gashi. Kënga vazhdon t’i rezistojë kohës, derisa zë një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e Llalloshit. /KultPlus.com

‘Ajo që bëhet nga dashuria, gjithmonë zë vend përtej të mirës dhe të keqes’

Niçe është njëri ndër emrat më të njohur të filozofisë postmoderne gjermane. Ai konsiderohet si njëri ndër filozofët më eminent që ka njohur bota e mendimit filozofik.

Kontributi i tij më i madh ka qenë në kritikën që i ka bërë Krishtërimit si dhe botëkuptimeve tjera dogmatike. Filozofia tij ka synuar çlirimin e njeriut nga të gjitha autoritetet e jashtme.

Këtu kemi përzgjedhur disa nga thëniet e tij më të njohura nga kryeveprat e tij.


“Çfarë nuk më vret më bën më të fortë”. (Perëndimi i idhujve, 1888)

“Ai që lufton monstrat, duhet të bëjë kujdes, që të mos shndërrohet vetë në monstër. Dhe kur i ngul sytë gjatë humnerës, humnera do të të shohë dhe ajo ty në sy”. (Përtej të mirës dhe të keqes)

“Ajo që bëhet nga dashuria, gjithmonë zë vend përtej të mirës dhe të keqes”. (Përtej të mirës dhe të keqes, aforizmi 153)

“Gjithmonë ka një farë çmendurie në dashuri. Por ka gjithmonë arsye në çmenduri”. (Kështu foli Zarathustra Pjesa I, Kapitulli 7)

“Njeriu nuk lufton për lumturinë; vetëm Anglezi e bën këtë”. (Perëndimi i idhujve, Maksima, 12)

“Disa lindin pas vdekjes”. (Antikrishti)

“Sekreti për të korrur sa më shumë fryte dhe gëzim nga ekzistenca është: të jetosh në mënyrë të rrezikshme! Ndërtojini qytetet tuaja në shpatet e Vezuvit”! (Shkenca e gëzimit)

“Nëse duhet të ngrihet një tempull, një tempull duhet të shkatërrohet”. (Në esenë Mbi Gjenealogjinë e Moralit, Seksioni 24)

“Vetë fjala “Kristianizëm” është keqkuptuese – në të vërtetë pati vetëm një kristian, dhe ai vdiq në kryq”. (Antikrishti, Seksioni 39)

“Nuk ka fakte, ka vetëm interpretime”.

Përndryshe Fridrih Niçe u veçua për shkathësitë e jashtëzakonshme duke u bërë profesor universiteti në moshën 24 vjeçare. Megjithatë, ai u armiqësua me kolegët e tij dhe u detyrua të dorëhiqet në moshën 35 vjeçare. Niçe dëshironte gjithashtu ta braktiste filozofinë dhe të mirrej me kopshtari, por me sa duhet ai dështoi edhe në këtë pikë gjithashtu. Veprat e tij, vetëm pas vdekjes së tij, filluan të lexohen gjerësisht./ KultPlus.com

“Mos harroni, diktaturat nuk i kemi lënë pas”

Jeta është e vështirë!…Vdekja arrihet më me lehtësi!…Por, ne erdhëm në jetë!…Erdhëm me mundim dhe dhembje…Ndaj dhe duhet, patjetër, ta jetojmë sa më gjatë!…Dhe sa më gjatë ne mund ta jetojmë duke u përpjekur që të gjitha veprimet tona të çojnë në ndërtime të arsyeshme dhe jo në shkatërrimin e Botës!

Nuk kam ndërmend t’ju kërkoj të falur për pjesëmarrjen time në atë luftë të ndyrë civile dhe të gjithë ju duhet të kini parasysh se nuk jam duke shkruar as “Historinë e Luftës Civile në Shqipëri”, dhe as “Historinë e Luftës në Shqipëri”. Jam vetëm duke dhënë një përshkrim të shkurtër të jetës sime, të eksperiencës sime në një nga periudhat më të turbullta të Historisë së Shqipërisë. E di, unë kam përgjegjësitë e mia për ato që kanë ndodhur, por këto përgjegjësi lidhen drejtpërdrejt me moshën që kisha në atë kohë. Politika është një gjë shumë e vështirë dhe rinia nuk është e aftë që të angazhohet në të. Për ata që janë me të vërtetë të etur për të pasur një përshkrim të hollësishëm për ato që ndodhën në të vërtetë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, unë rekomandoj të lexojnë vetëm librat zyrtare komunistë që, nga koha në kohë, ndryshojnë. Aty ata do të zbulojnë gënjeshtrat dhe kontradiktat e një klouni të çmendur, e një djalli që ka vuajtur tërë jetën nga paranoja me psikopati.

Mirë!…Pasi Miladin Popoviçi e krijoi partinë e tij komuniste shqiptare unë mbeta një i ri komunist, gjë që nuk më bëri kurrfarë përshtypje, se nuk kisha humbur ndonjë gjë nga ai ndryshim. Në të vërtetë unë nuk i njihja udhëheqësit komunistë shqiptare, as Miladinin dhe as Titon. Unë njihja vetëm Stalinin si udhëheqësin tonë dhe dëshira ime e zjarrtë ishte të merrja armët kundër armiqve fashistë. Doja vetëm të luftoja.

Gjatë gjithë rezistencës asnjëherë nuk kam ëndërruar të bëhem oficer, por vetëm të isha një ushtar i thjeshtë i vendit tim dhe, kur të mbaronte lufta, të plotësoja arsimin tim dhe të vazhdoja punën time letrare. Isha i sigurt që komunizmi ishte demokracia më e përsosur në një sistem të shkëlqyer pluralist, ku edhe bujqit e mi do të ishin të lirë sa unë dhe të tjerët. Nuk kisha asnjë ide për diktaturën e proletariatit dhe në imagjinatën time bota e re do të ishte si shoqëritë e vendeve perëndimore.

Pavarësisht nga kjo, gjatë luftës kam qenë një komunist i mirë dhe ne të gjithë, armiq dhe miq, u gabuam nga kjo koincidencë e çuditshme. Natyra ime turke e tregoi veten në qetësinë time, në disiplinën time ushtarake dhe në ashpërsinë time në luftë. Kështu, udhëheqësit komunistë më morën për atë lloj njeriu që unë nuk isha. Por e gjithë kjo tashti është e varrosur dhe përgjithmonë dhe ndofta në varrin e vëllait tim!…Dhe unë nuk kam më rast që të zihem me të!…

Në Shqipëri u gjenda i poshtëruar dhe i fyer. Autoritetet tona kishin përhapur tej e përtej fshatit –tonë-shtet fjalën se unë isha i sëmurë psikik. Kërkova një përgjigje për problemet e mia, por ata vazhdonin një heshtje nga më të çuditshmet.

Gjatë verës së 1950-ës ata bënë çdo gjë që mundën për të më dërguar përsëri në Institut dhe, kur autoritetet tona u bindën plotësisht se ishte e pamundur që të ndryshoja mendim, e ndërruan pllakën dhe vendosën të më bëjnë një burokrat në Komitetin e Arteve. Por unë e kisha vendosur ndryshe dhe nuk kishte fuqi në botë që mund të më detyronte t’iu dorëzohesha armiqve të mi. Shkova në Teatrin Popullor si aktor-probist dhe atje, brenda një kohë të shkurtër, i binda kolegët e mi se isha një dramaturg shumë i mirë. Komeditë e mia lexoheshin me entuziazëm nga aktorët më të rëndësishëm të Teatrit Popullor. Ata protestuan me forcë tek autoritetet komuniste, më mbrojtën nga sulmet e tyre dhe i detyruan që të më dërgojnë në Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë, gjë shumë e rrallë për atë kohë. Por Enver Hoxha nuk ma harronte kurrë faktin që unë kisha qëndruar në opozitë me jugosllavët kur ai puthej dhe jargavitej me ta dhe autoritetet kishin dhënë fshehurazi urdhrin që Shtëpia e vetme Botuese në Shqipëri të mos më botonte. Në vendet komuniste botimi është nën kontrollin absolut të Partisë Komuniste dhe asnjeri nuk mund të botojë një libër pa lejen e një grupi të padeklaruar censorësh. Kështu ishte me të vërtetë për t’u çuditur që unë, duke qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, nuk kisha të drejtë reale, që të botoja një roman, një dramë, ose një libër me lirika në Shqipëri!…

E ndiej që nuk jam më, në asnjë vend…

Jeta është e vështirë!…Vdekja arrihet më me lehtësi!…Por, ne erdhëm në jetë!…Erdhëm me mundim dhe dhembje…Ndaj dhe duhet, patjetër, ta jetojmë sa më gjatë!…Dhe sa më gjatë ne mund ta jetojmë duke u përpjekur që të gjitha veprimet tona të çojnë në ndërtime të arsyeshme dhe jo në shkatërrimin e Botës!

Që ne ta ndalim shkatërrimin e shpejtuar të Botës është e domosdoshme që të merremi vesh me njëri-tjetrin!…Marrëveshja është e vështirë, gjer në pamundësi…Dhe përsëri e përsëri, ajo duhet të arrihet!…Dhe me të gjithë!…Ndryshe, shkatërrimi do të jetë i paikshëm!…Unë, tashti, jam në muzgun e jetës sime…Dhe e ndiej që nuk jam më në asnjë vend !…Të gjitha sa kisha për të thënë, kanë mbetur këtu…Më tej, do të kaloj atje ku nuk arrijnë as shpifjet dhe as gënjeshtrat! Ndofta ka mbetur këtu jehona e heshtjes së madhe…Dhe “Përmbytja e madhe”!…Po! Ndofta “përmbytja e madhe” nuk është hedhur në skenë!…E kam menduar dhe po e mendoj dramën e shtatëdhjetetetë!…Kushedi?! Mund dhe e shkruaj!…Tashti, para lamtumirës, dua t’ju kujtoj se e gjithë kjo që na duket se e shikojmë është sa e madhërishme, aq edhe e tmerrshme!.. Ju mos e bëni të padurueshme, gjer në shkatërrim!…Dhe mos harroni!…Diktaturat nuk i kemi lënë pas!…Diktaturat më të tmerrshme, të ngarkuara edhe me shkencë, do t’i keni përpara!…Mendohuni mirë…Për të mirën tuaj dhe të atyre që do të vijnë!…Lamtumirë!… /KultPlus.com

Mixha Ramë, njeriu që e solli humorin në shtëpitë e shqiptarëve

Kasetat e vjetra të kaltëra i kujtojnë plot gjenerata në Kosovë.

Para viteve 2000, në një tjetër kohë të teknologjisë, në këto kaseta vendosej materiali për tu dëgjuar. Radiot e shqiptarëve në Kosovë e kanë pasur vendin e posaçëm për kaseta.

Sidomos në këto kaseta dëgjohej me të madhe Mixha Ramë.

Humoristi fantastik Fitim Domi, i njohur në popullatën e gjerë si Mixha Ramë, në këto kaseta shkrinte humorin e tij metaforik dhe thumbimet ndaj realitetit.

Mixha Ramë një kohë të gjatë ka punuar si redaktor përgjegjës i programit humoristik në ish Radio Prishtinë ndërsa kohëve të fundit ishte angazhuar si redaktor në programin kulturo arsimor në Radio Kosovë.

Gjeneratat e ndryshme në Kosovë janë rritur me kasetat e kaltërta dhe me zërin e Domit, sikur ta kishim brenda në dhomë, duke qeshur me ngacmimet e tij dhe deklaratat e mira të satirës e humorit.

Mixha Ramë personazhin e tij e nisi me emrin Mixha Ramadan, më pas Mixha Rrahman dhe përfundoi në Mixha Ramë. I vetmi Mixha Ramë kaq i madh për shqiptarët.

Në video-humoret dhe video-këngët për vitin e ri, ka pasur mjaft mesele të treguara nga Mixha Ramë. Luante edhe në disa video-kaseta humori si humorist me Sabri Fejzullahun, Ali Ahmetin etj. Në vitet e ’80-a ishin regjistruar sidomos skena humori dhe të ruajtura nga Arkivi i Radio Televizionit të Prishtinës. Mixha Ramë rrahte temat politike, sociale dhe historike, ikjes së shqiptarëve për në vendet e huaja nga represioni serb, e më vonë ironizonte me diasporën kur vetëm e prekte sustën, kryhet veprimi (kishe lavdëroheshin që po bënin punë shumë të lehta, ndërsa punonin punë të rënda fizike),  etj. Shumë prej tyre i gjeni edhe sot në internet, ndërsa më së shumti ka në arkivat e produksioneve të atëhershme muzikore, arkivin e RTP-së, por edhe tek ish kolegët e tij aktorë.

Fitim Domi ka lindur më 1939 në Tiranë, ndërsa ka luajtur në disa emisione humoristike në Kosovë, përfshirë edhe atë “Qesh e Ngjesh”.

Ai ka marrë pjesë në qindra programe festive gjithandej botës, ndërsa një kohë ka jetuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Domi është dalluar edhe si këngëtar i muzikës së lehtë qytetare. Nuk është asnjëherë vonë dhe kohë e pakohë të kujtohet një njeri dhe artist si Fitim Domi – Mixha Ramë. / KultPlus.com

Muri i Berlinit, më famëkeqi në botë

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë kujton 58 vjetorin e ndërtimit të murit të Berlinit duke e konsideruar si një kurth vdekjeprurës për qindra njerëz dhe e konsideron si muri më famëkeq në botë.

“Muri i Berlinit qëndroi 28 vjet dhe ishte një nga ndërtimet më famëkeqe në botë: Muri ndau Berlinin Lindor dhe Perëndimor. 58 vjet më parë, më 13 gusht 1961, RDGJ filloi ndërtimin e murit. Fortifikimet vdekjeprurëse kufitare ndanë jo vetëm familjet dhe miqtë, por u bënë gjithashtu një kurth vdekjeprurës për qindra njerëz”, shprehet ambasada, transmeton atsh.

Po ashtu, ambasada Gjermane shprehet se një cop e murit të Berlinit ndodhet në Tiranë.

“Për fat të mirë, muri është sot histori! Edhe në Tiranë gjendet një segment i murit në memorialin “Post-Bllok” si një simbol i lirisë që kujton Revolucionin Paqësor në Gjermani, i cili rrëzoi murin në vitin 1989”, shprehet ambasada.

Muri i Berlinit ishte një barrierë e ndërtuar nga republika demokratike e Gjermanisë. U ndërtua më 13 gusht 1961 dhe u shkatërrua më 9 nëntor 1989 edhe pse sot këtij shkatërrimi i kanë mbijetuar disa segmente. Ai u ndërtua nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore nën komandën e Moskës, për të parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëve nga blloku lindor në Perëndim.

Ishte një barrierë prej betoni e lartë gati 3 metra dhe përshkonte gjithë Berlinin duke e ndarë më dysh për 28 vjet.

Shkatërrimi i tij shënoi fillimin e krisjes së komunizmit në Evropë. Rënia e Murit të Berlinit ndodhi në 3 tetor 1989 dhe ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për shtetin e Gjermanisë. /KultPlus.com

Bruce Lee ishte “njeri arrogant”, thotë regjisori Tarantino

Regjisori dhe aktori i famshëm, Quentin Tarantino, i është përgjigjur polemikave rreth filmit të tij më të ri “Once Upon A Time In Hollywood”, i cili e portretizoi Bruce Leen si arrogant.

Sipas “The Wrap”, regjisori së fundmi i tha gazetarëve në një konferencë për shtyp në Moskë se ai mendoi që përshkrimi i Lees ishte i drejtë, shkruan.

“Bruce Lee ishte një lloj personi arrogant”, tha Tarantino. “Mënyra se si fliste, thjesht nuk më pëlqente. E kam dëgjuar të thotë gjërat vetëm ashtu”, shtoi ai.

Përgjigjja e Tarantinos vjen pasi vajza e Lees, Shannon Lee, e kritikoi filmbërësin, fitues i Oscarit, për portretizimin e babait të saj si një “arrogant”.

“Ishte me të vërtetë e pakëndshme të ulesh në kinema dhe të dëgjosh njerëzit duke qeshur me babanë tim”, tha ajo.

“Ajo që më intereson është ngritja e vetëdijes se kush ishte Bruce Lee si qenie njerëzore dhe si e jetoi jetën e tij. E gjithë kjo shkoi poshtë në guacën e tualetit me këtë portretizim dhe e bëri babanë tim arrogant”, përfundoi ajo.

Mjeshtri Terry O’Neill, për fotot e gjigantëve të pop-kulturës: David Bowie ishte njëshi

I fotografoi yjet më të mëdhenj të Globit, por David Bowie ishte i preferuari i tij. Terry O’Neill kujton hijeshinë e yllit, veshjet e tij të çuditshme dhe fotot nën efektin e drogës. Pjesë të shkrimit të gazetarit Thomas Hobbs, Telegrafi sjell më poshtë.

Faye Dunaway (foto: Terry O’Neill. 1977)

Që nga Audrey Hepburn e deri tek The Beatles, nga Frank Sinatra te Elton John… s’kanë mbetur shumë pop-ikona që Terry O’Neill s’i ka fotografuar. Një nga subjektet e tij, aktorja Hollivudit, Faye Dunaway – të cilën e kapi të lodhur nga dehja e të rrethuar nga gazetat një mëngjes (pasi fitoi Oscarin më 1977) – u bë gruaja e tij. Kujtimi për të tash e irriton, për çka thotë se rrallëherë është ide e mirë që fotografi të bie në dashuri me një nga subjektet.

“I humba 12 vjet të jetës time”, thotë ai.

Megjithatë, fotografi legjendar insiston se asnjë prej këtyre yjeve nuk krahasohet me David Bowien.

David Bowie në personazhin Ziggy Stardust (foto: Terry O’Neill, 1973)

“Ishte muza ime krijuese”, thotë O’Neill përmes telefonit. “Ishte aq simpatik dhe i ngrohtë; një nga njerëzit e paktë – përveç Fayet – me të cilët me të vërtetë u ndjeva miqësor”.

Aktualisht vuan nga kanceri i prostatës, ndaj O’Neilli është i kufizuar në shtrat dhe pranon se nuk ka forcë. Por, përmendja e Bowiet e forcon 81-vjeçarin.

“E trajtova Davidin si aktor shekspirian, meqë nuk mund ta dije se si do të shfaqej”, thotë ai. “Mund të dukej si jashtëtokësor ose si femër; gjithçka ishte e paparashikueshme”.

David Bowie në personazhin Thin White Duke (foto: Terry O’Neill, 1974)

Gjatë një periudhe 20-vjeçare, O’Neill e ka kapur artin e formësimit të Bowiet më mirë se çdokënd tjetër, duke qëndruar pas aparatit teksa këngëtari u shndërrua në avatarin teatral Ziggy Stardust dhe më pas në personazhin Thin White Duke, i cili më 1976, për revistën “Rolling Stone” tha: “Mendoj se kam mundur të jem një Hitler i mirë. Do të isha diktator i shkëlqyer”.

Por, O’Neill reagon: “S’e mbaj mend të ketë thënë gjëra të tilla”.

Audrey Hepburn (foto: Terry O’Neill, 1967)

Fotografitë e O’Neillit janë të fuqishme, meqë ende janë në gjendje të demistifikojnë disa nga ikonat më të mëdha të shekullit XX. Fotografitë e tij të Audrey Hepburnit, për shembull, shkuan përtej klisheve të bukurisë së saj delikate, duke i dhënë përparësi anës së saj të pamend (teksa bën grimasa qesharake kur pushonte pranë pishinës).

Winston Churchill (foto: Terry O’Neill, 1962)

Ndërkohë, fuqia e jashtëzakonshme e Winston Churchillit është diçka që O’Neill e bëri copa. Kështu, shihet një plak i dobët i cili mendonte ta ruante iluzionin e bulldogut britanik me cigarillë, përkundër faktit se ishte aq i dobët (për çka bartej me karrige).

“Ishte viti 1962 dhe unë isha duke shkuar në shtëpi kur pashë një turmë”, kujton ai. “Depërtova për të bërë një fotografi. Ishte Churchilli duke e lënë spitalin. Nuk e dija tërë historinë e tij, kështu që fotografova atë që ishte para meje. Më ka ndihmuar fakti se s’kisha ndonjë bagazh emocional”.

Laurence Olivier (foto: Terry O’Neill, 1962)

Tre vjet më parë, O’Neill kishte filluar të punonte për “Daily Sketch”.

“Doja të isha si W Eugene Smith, një fotoreporter i shkëlqyeshëm. Imazhet e tij ishin plot të vërteta… Një nga momentet e para të rëndësishme që mund të kujtojë është një fotografi e Laurence Olivierit të veshur si grua, për shfaqjen “Nata e njëqind yjeve”.

Ky ishte një si trajnim perfekt për fluiditetin gjinor të Bowiet.

The Beatles (foto: Terry O’Neill, 1961)

Meqë ishte i ri, pakkush donte të bashkëpunonte më të. Por, dalja në skenë e grupeve si The Beatles dhe Rolling Stones, ishte shans i ri për të dhe lirinë e tij krijuese.

“Mbaj mend se redaktori kërkoi të fotografoja këtë ‘grup të vogël’ të quajtur Beatles”, thotë O’Neill. “Të vjetrit nuk donin të bënin foto të tyre. Kështu që ne të rinjtë e kapëm shansin”.

David Bowie në serinë “Diamond Dogs” (Foto: Terry O’Neill, 1974)

Në kohën kur O’Neill nisi të bëjë foto të Bowiet, gjatë turneut të tij si Ziggy Stardust më 1973, ishte më tepër se një emër i respektuar në botën e fotografisë. Guximi skenik i Bowiet i la përshtypje O’Neillit, veçanërisht për faktin se nuk kishte frikë të dukej si femër në kohën kur mund të haje dajak për diçka të tillë. Mbi të gjitha, atij i pëlqeu fakti se Bowie e merrte përsipër dukjen e vet gjatë sesioneve të fotografimit, sidomos për serinë për albumin “Diamond Dogs” ku këngëtari kishte një pozë kafshërore. Ai e solli një qen që hidhej nga drita e blicit, duke kapur në mënyrë të përkryer llojin e kaosit avangard  që Bowie e kishte menduar për albumin e tij distopian, të frymëzuar nga vepra “1984” e George Orwellit.

“Fotografitë tona kishin një qëllim… Me Davidin nuk kishe nevojë të aranzhoje gjërat, ato vinin natyrishëm”.

David Bowie dhe William Burroughs (foto: Terry O’Neill, 1974)

Një vit më vonë, gjatë sesionit për revistën “Los Angeles”, O’Neill mund të fotografonte një person tjetër: Bowie duket i pikëlluar, sikur nuk ka fjetur.

“Kishte marrë shumë kokainë”, pranon O’Neill. “Ishte fut thellë në drogë”.

Një herë O’Neill e fotografon Bowein me një tjetër hero të kundër-kulturës.

“Një ditë më tha: ‘Eja nesër në zyre, se do ta sjell një person special’. Shkova dhe aty ishte William Burroughs. Të dy mbanin republikën në kokë dhe dukeshin si babë e bir”, thotë ai. “Ishte ideja e Davidid”.

David Bowie dhe Elizabeth Taylor (foto: Terry O’Neill, 1975)

Gjatë kësaj kohe, O’Neill dëgjoi se Elizabeth Taylor donte të luante me Bowien në filmin e saj të ri “Blue Bird”, kështu që kërkoi set të fotografive të të dyve. Por, Bowie u shfaq me katër orë vonesë.

“Veç për shkak të profesionalizmit të Lizës, u bënë fotot”, thotë ai.“Davidi erdh i droguar”.

Në këto fotografi Taylor duket e irrituar se pse u la të presë kaq gjatë, ndërkaq Bowie e përqafon si me kërkimfalje. Gjatë fotografimit, Taylor u zbut dhe Bowie e përqafonte me më shumë ndjeshmëri. Në fund të ditës dukeshin më shumë si të dashuruar sesa të njohur.

“Me hijeshinë e tij, Bowie mund të ndikonte te gratë”, thotë O’Neill, “dhe kjo është ajo që ndodhi atë ditë. Por, Liza kurrë nuk ia dha atij rolin në film”.

Frank Sinatra (foto: Terry O’Neill, 1968)

Bowie nuk ishte asgjë gjë përveçse interesant, mendon O’Neill, i cili insiston se yjet moderne të popit janë të llastuar dhe se nuk janë interesantë sa njerëzit që pati fat t’i fotografonte. Kur e pyes nëse do të donte të fotografonte një yll si Beyoncé, ai thotë:

“Natyrisht se jo. Nuk ma ndien më për yjet e popit. S’ka mbetur kush që dua ta fotografoj. Ndaj, s’kam interes. Nuk ka më këngëtarë të mëdhenj të popit si Elton John. Aktet e reja thjesht nuk janë interesante për t’u parë. Ishte e tmerrshme kur vdiq Frank Sinatra dhe të tjerët. Ndjehej fundi i një epoke”. /Telegrafi/ KultPlus.com

Gashi: Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, shpërndahen certifikata për të rinjë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, morën pjesë në shpërndarjen e certifikatave për të rinj të cilët janë trajnuar në fushën e Ndërmarrësisë dhe Zhvillimit të Planit të Biznesit, ky aktivitet u realizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 12 gushtin.

Duke u bazuar në Planin e Veprimit për Punësimin e të Rinjve 2018-2020, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbështetur Organizatat Jo-qeveritare që veprojnë si ofruese të trajnimeve me projektet e tyre që kontribuojnë  në rritjen e punësimit përmes ofrimin e shërbimeve cilësore të punësimit për të rinj të moshës 18-24 vjeç.

Gjatë kësaj ceremonie ministri Gashi tha se “Sot kemi një ditë të rëndësishme për të gjithë të rinjtë e Kosovës, e veçanërisht për të rinjtë të cilët janë trajnuar në fushën e ndërmarrësisë, projekt ky i cili ka për qëllim krijimin e vendeve të punës përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë ekonomike dhe trajnimeve për ndërmarrësi për të rinj”.

Tutje ministri Gashi tha se “qëllimi i realizimit të projekteve të tilla është që të rinjtë të zhvillojnë kapacitet profesionale në përputhje me nevojat e tregut të punës duke pasur parasysh që vendi ynë ka shume kuadro që janë të aftë t’i japin shoqërisë ide inovative për biznesi”.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli tha se “Qytetarët duhet të marrin vendim si duhet të ec Kosova. Mund të forcohet rinia, është mundësi që rina të ketë angazhim të fuqishëm e më së shumti ta ruajmë atë që e kemi arritur si shtet i pa varur dhe sovran”. / KultPlus.com

4 kuriozitete për gratë e antikitetit



Gratë i ka shoqëruar një histori e gjatë emancipimi, ku ende sot tematika e barazisë gjinore mbetet tejmase e nxehtë. Ajo çfarë do t’ju surprizojë është fakti se në të shkuarën, krahas mungesës së lirive, gratë kanë gëzuar edhe disa të drejta, për të cilat vështirë të keni lexuar në librat e historisë.

Një grua kineze mund të braktisej nga i shoqi nëse fliste tejmase- Në Kinën e së shkuarës, gruaja nuk kishte thuajse asnjë të drejtë dhe konsiderohej si pronë e të shoqit. Martesat mundësoheshin përmes disa personave specifikë që realizonin bashkimin e dy njerëzve dhe gruaja e takonte bashkëshortin vetëm gjatë dasmës. Ndër të tjera, arsyet që justifikonin një divorc të kërkuar nga ana e burrit ishin pamundësia për të sjellë në jetë një djalë nga e shoqja, të folurit shumë, xhelozia e tepërt e të tjera.

Vajzat romake mbanin bikini- Në këtë mozaik të gjendur në Siçili mund të shihet fare lehtë se zanafilla e bikinive daton shumë më herët se ç’mund të mendoni.

Në Greqinë e lashtë, gratë kishin të drejtën e divorcit- Ndonëse në Greqinë e antikitetit gratë nuk konsideroheshin qytetare me të drejta dhe liri të plotë, nëse një grua dëshironte të ndahej nga bashkëshorti i duhej të siguronte një përfaqësues së gjinisë mashkullore, i cili do të bënte më pas një marrëveshje në emrin e saj. Ndërkohë nëse një burrë kërkonte divorcin, mjaftonte thjesht ta nxirrte të shoqen nga shtëpia e tij për ta flakur drejt e në rrugë.

Gratë indiane ishin të lira t’i zgjidhnin vetë bashkëshortët- Nëse do të ktheheshim pas në antikitet do zbulonim se gratë indiane konsideroheshin thuajse të barabarta me burrat. Ato gëzonin të drejtën ta vetëzgjidhnin njeriun me të cilin do të lidhnin kurorë si dhe kohën e përshtatshme kur do të ndodhte e gjitha kjo. Kështu, gratë indiane karakterizoheshin nga një edukim i mirë dhe e drejta për të studiuar Vedat. / Insajderi / KultPlus.com

Letërsia online e Kinës parapëlqen më shumë temat realiste

Deri 65 për qind e veprave letrare online ishin mbi temat realiste, një rritje prej 24 për qind në vit, bën të ditur një raport mbi zhvillimin e letërsisë kineze online.

Në vitin 2018 7.95 milionë vepra letrare ishin ngarkuar për herë të parë, duke e rritur numrin e përgjithshëm në mbi 24 milionë, rreth 48 për qind më shumë sesa në vitin 2017, thekson raporti i dhënë nga “Digital Publishing Association”, që është mbështetur në shqyrtimin e 83 platformave të leximit në internet.

Temat fantastike ishin dikur të pëlqyera nga lexuesit e letërsisë online, që në Kinë u referohen fiksioneve fillimisht të lëshuara në platforma online si uebfaqet apo aplikacionet mobile, ku lexuesit mund t’iu qasen pa pagesë vetëm kapitujve të parë e pastaj iu duhet të paguajnë për pjesën tjetër, transmeton “Koha Ditore”. Vepra popullore mund të kenë rastin të publikohen.

“Rritja e veprave realiste duhet t’i atribuohet inkurajimit të perspektivës së njerëzve për vepra artistike”, ka thënë Wang Yefei, drejtues i shtypit dhe administratës së publikimit në Beijing.

“Letërsia online ka hyrë nga një trevë anësore në skenën kryesore dhe duhet t’i përshtatet me kohë tregut kryesor”, ka thënë Wang gjatë një seminari në China Online Literature, që u hap të premten.

Temat realiste mpiksin vitalitet në letërsinë online dhe zgjerojnë horizontin e tyre, ka thënë Xiao Jinghong, zëvendësdrejtor i Institutit të Letërsisë së Internetit pranë Shoqatës së Shkrimtarëve Kinezë.

“Shpresojmë që letërsia online do të jetë më e larmishme dhe shkrimtarët mund të zhytën më shumë në jetën reale”, ka thënë Zhang Rong, zëvendëspresident i China Reading, botuesi më i madh online në vend.

Sipas raportit, Kina ka 430 milionë lexues të letërsisë online, deri në 14 për qind në vit./Xinhua / KultPlus.com

58 vjet më parë nisi ndërtimi i Murit të Berlinit

58 vjet më parë, më 13 gusht 1961, RDGJ filloi ndërtimin e murit duke bërë kështu që të ndahet Berlini. 45 mijë blloqe të betonit me një lartësi prej më shumë se 3 metra e rrethuan Berlinin Perëndimor me gjithsej 155 km mur të betonit, përcjellë KultPlus.

Fortifikimet vdekjeprurëse kufitare ndanë jo vetëm familjet dhe miqtë, por u bënë gjithashtu një kurth vdekjeprurës për qindra njerëz, të cilët në përpjekje për të kaluar kufirin më të sigurt në Evropë, përfunduan me fatalitet. Ushtarët kishin qenë të urdhëruar që t’i vënë zjarr të gjithë atyre që përpiqeshin të kalonin murin.

Qëndroi 28 vjet dhe ishte një nga ndërtimet më famëkeqe në botë: Muri ndau Berlinin Lindor dhe Perëndimor.

Shkatërrimi zyrtar i Murit të Berlinit nisi në verën e vitit 1990. Më shumë se 40 mijë copa të Murit u ricikluan si materiale ndërtimi të përdorur në projekte rindërtimi në Gjermani, por disa qindra prej tyre u shitën dhe tani janë të shpërndara në të gjithë globin, nga kopshtet e Vatikanit deri në një banjë në Main Street Station Casino, në Las Vegas.

Edhe në Tiranë gjendet një segment i murit në memorialin “Post-Bllok” si një simbol i lirisë që kujton Revolucionin Paqësor në Gjermani, i cili rrëzoi murin në vitin 1989. / KultPlus.com

Rrëfimi i Mehmet Prishtinës: Si Hasan Prishtina i kërkoi dyluftim një deputeti turko-arab që sulmoi fizikisht Ismail Qemalin

Mehmet Prishtina, stërnip i Hasan Prishtinës, kryeministri i 8-të i shtetit shqiptar, ministër i Brendshëm në qeverinë e Ismail Qemalit, në një intervistë për emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku ka rrëfyer disa nga historitë pikantë të familjes Prishtina. Ai ka treguar një ngjarje ku Hasan Prishtina ka kërkuar dyluftim me një deputet turko arab, i cili kishte sulmuar fizikisht Ismail Qemalin. Po gjatë kësaj interviste ka rrëfyer dhe takimin me Pricin Leka dhe diskutimet mes tyre për vrasjen e Hasan Prishtinës.

“Si kryevepër të tij Hasan Prishtina ka projektin e tij për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Këtë ai e proklamoi duke hartuar 14 pika që për mua edhe sot kanë vlerë. Në janar 1912 ai mbajti një fjalim në parlamentin osman sipas të cilit në rast se nuk pëfilleshin kërkesat e tij tha: unë do ngre dhe organizoj kryengritje në malet e Kosovës. Sulltani u përlot nga fjalimi, jo nga emocioni për fjalët e Hasanit por për shkak se me këtë fjalim ai kupti se Perandoria Omsane po merrte fund. Pikërisht për këtë fjalim Hasani u akuza për grusht shteti dhë u kërkua dënimi i tij me vdekje. Pas fjalimit Hasani u mbështetet fort nga deputetët e tjerë shqiptarë në parlamentin osman mes të cilëve edhe Ismail Qemal Vlora. Duhet theksuar se pas fjalës së tij në parlament, u ngrit një deputet turko arab i cili debatoi ashpër me Isamail Qemalin dhe sipas dokumenteve e ka sulmuar Ismail Beun edhe fizikisht. Në këtë moment ka ndërhyrë Hasan Prishtina për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e Ismail Qemalit. Hasani i kërkoi deputetit turko arab dyluftim, një duel me armë. Por Ismail Qemali nuk e lejoi të bënte këtë duel duke i thënë; Hasan, biri im, ti na duhesh për punë madhore, jo për këto. Këtë e rregullojmë ndryshe. Hasan Prishtina fatkeqësisht nuk ishte në Vlorë më 28 nëntor sepse u arrestua nga forcat e ushtrisë serbo malazeze dhe u burgos në Beograd”, ka thënë Mehmet Prishtina.

hasan prishtina

Për familjen dhe pasardhësit e Hasan Prishtinës

“Hasan Prishtina ishte djali i xhaxhit të gjyshit tim. Unë që në 9-vjeç dhe familja ime kemi emigruar në Gjermani shumë herët dhe që i vogël jam rritur me tregimet, që më bënte im atë, për Hasan Prishtinën. Im atë dhe xhaxhi im u vranë në luftë më 5 prill 1999 kundër serbëve dhe dy javë përpara se të vritej im atë më la një amanet sipas të cilit e gjitha jeta ime duhet të vihej  në dispozicion të ndriçimit të figurës së Hasan Prishtinës. Hasani ishte martuar me Ikbale Prishtinën, një çerkeze, famija e të cilës jetonte në Kosovë. Edhe ajo vinte nga një familje e pasur dhe Ikbalja ishte e arsimuar dhe e kulturuar. Edhe Hasani dhe Ikbalja flisnin 9 gjuhë të huaja. Bashkë janë njohur në Prishtinë, Selanik dhe Stamboll ku kanë patur shtëpitë e tyre. Ata nuk patën fëmijë. Ikbalja vdiq në Nisë të Francës nga një incident që sot duket habi. Ajo preu gishtin duke gatuar një gjel, por plaga iu infektua dhe në atë kohë nuk kishte mundur të kishte ilaçin e duhur antibiotik kundër infeskionit dhe vdiq. Vdekjen e saj Hasani e ka përjetuar shumë keq dhe e ka lënë një letër dërguar familjes së Fridrich Urba.

Hasan Prishtina ka patur një vëlla por sipas dokumentacioneve rezulton që ka pasur edhe tre motra.  Ka një tendencë kohët e fundit që disa personazhe duan të futen dhe bëhen pjesë e familjes së Hasan Prishtinës. Hasani kishte 3 mbiemra Prishtina, Berisha dhe Polaci. Në vitin 1908 pas mexhlisit osman ai mori mbiemrin Prishtina. Më parë kishte mbiemrin Berisha dhe më parë akoma Hasan Polaci me emrin e lagjes së familjes në Vuçiternë. Unë e konfirmoj atë që në emisionin tuaj e ka thënë Sali Berisha që ai, Ahtifete Jahjaga dhe Hasan Prishtina kanë qenë me prejardhje jo vetëm nga një zonë por që të tre janë Berishë. Ata kanë qenë nën trungun familjar të mbiemrit dhe fisit Berisha. Kjo është thënë shpesh në familjen tonë. Madje nga kjo zonë ka qenë me orgjinë edhe Ramiz Alia, por ai nuk ka qenë Berishë.

Në këtë që ka thënë Sali Berisha është shumë e vërtetë. Zona është Mërturi dhe Hasani, Saliu dhe Ahtieftja rrjedhin nga ky trung. Ata janë Berishë. Hasani birësoi një vajzë me ermin Sadaka dhe një djalë. Rexhep Dervina  është djali i Musli Dervinës . Musli Dervina ka qenë i birësuar si në rastin e Sadakasë e cila ka 5 pasardhës , dy djem dhe tre vajza . Jetojnë të gjthë në Tiranë , kam lidhje miqësore me ta nga familja Kastrati. Në 2014 kur presidenti Nishani dekoroi figurën e Hasan Prishtinës anë qenë të ftuar. Rexep Dervina jeton në Kanada dhe ka qenë djali i Musli Dervinës,  djalit që Hasani ka birësuar. Rexhepi me familjen e tij  kanë trashëguar pasurinë e Hasan Prishtinës.  Kam komunikim me të gjithë.

Për pasurinë e Hasan Prishtinës

Është shumë e vështirë të vlerësohet pasuria e Hasan Prishtinës. Unë po e  them për herë të parë këtu që i gjithë shtrati i lumit të Ujmanit, të Gazividoës, pra e gjithë hapësira e shtratit të lumit ishte pasuri dhe pronë e Hasan Prishtinës. Janë më mijëra hektarë sipërfaqe që rezultojnë me dokumente sipas studiueseve që ishin pronë e tij. Është pikërisht kjo zonë për të cilën tashmë ka një debat mes Serbinë dhe për mua pa këtë pasuri Kosova nuk ka jetë. Gjithashtu Hasani kishte shtëpi në Kosovë, në Stamboll, në Tiranë dhe Selanik. Në Selanik është një vilë e madhe në të cilën unë kam shkuar dhe e kam vizituar dhe habia është se gjatë gjithë kësaj vizite kam qenë i mbikëqyrur nga policia. Vilën e ka shtetëzuar shteti grek dhe e ka bërë institut të të verbërve. Janë disa hektarë oborr dhe pjesa e prapme ka pamje dhe është në bregdet. Por Hasani e shkroi pasurinë e vet të madhe për Shqipërinë, shtetin shqiptar që sipas tij ishte një shtete me të gjitha trojet. Pasurinë e shkroi dhe për arsimimin dhe dijen e shqiptarëve. Për të vënë në shërbim të kryengritjes për çlirimin e Shqipërisë nga osmanët, serbët, grekët ai shiti shumë nga pasuria e tij dhe e përdori në shërbim të kryengritjes. Ndërkohë, Hasani ndau një buxhet të caktuar nga të ardhurat dhe pasuria e vet dhe financoi shkollimin e shumë djemve nga Kosova për të studiuar në shkollën Normalen të  Elbasanit. Një profesor i kësaj shkolle u thoshte që ju djemtë e Kosovë duhet të mësoni tre fish për shkak se ua mundëson arsimin Hasan Prishtina. Lidhur me trashëgiminë e pronave të tij, po e thyem publikisht se unë si pasardhës gjaku i Hasan Prishtinës, nuk më takon dhe as nuk synoj të marr pasuritë e trashëguara prej tij. Ato nëse merren, i takojnë vetëm vajzës dhe djalit të birësuar të Hasanit. Edhe vilën në Selanik ata duhet ta marrin. Nuk ka të drejtë asnjë nga familja jonë e trungut të Hasan Prishtinës të kërkojë dhe të marrë pronat e tij.

Përse Hasan Prishtina nuk ishte në Vlorë më 28 nëntor 1912

Si kryevepër të tij Hasan Prishtina ka projektin e tij për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Këtë ai e proklamoi duke hartuar 14 pika që për mua edhe sot kanë vlerë. Në janar 1912 ai mbajti një fjalim në parlamentin osman sipas të cilit në rast se nuk pëfilleshin kërkesat e tij tha: unë do ngre dhe organizoj kryengritje në malet e Kosovës. Sulltani u përlot nga fjalimi, jo nga emocioni për fjalët e Hasanit por për shkak se me këtë fjalim ai kupti se Perandoria Omsane po merrte fund. Pikërisht për këtë fjalim Hasani u akuza për grusht shteti dhë u kërkua dënimi i tij me vdekje. Pas fjalimit Hasani u mbështetet fort nga deputetët e tjerë shqiptarë në parlamentin osman mes të cilëve edhe Ismail Qemal Vlora. Duhet theksuar se pas fjalës së tij në parlament, u ngrit një deputet turkoarab i cili debatoi ashpër me Isamail Qemalin dhe sipas dokumenteve e ka sulmuar Ismail Beun edhe fizikisht. Në këtë moment ka ndërhyrë Hasan Prishtina për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e Ismail Qemalit. Hasani i kërkoi deputetit turkoarab dyluftim, një duel me armë. Por Ismail Qemali nuk e lejoi të bënte këtë duel duke i thënë; Hasan, biri im, ti na duhesh për punë madhore, jo për këto. Këtë e rregullojmë ndryshe. Hasan Prishtina fatkeqësisht nuk ishte në Vlorë më 28 nëntor sepse u arrestua nga forcat e ushtrisë serbo malazeze dhe u burgos në Beograd. Përpara kësaj Hasani ishte në krye të kryengritjes që solli çlirimin e Shkupit më 12 gusht 1912. Sipas konsullit anglez  shqiptaret shëtitën në Shkup me armë në krah si anglezët në Londër. Ata u futën si fitimtar por pikërisht pas kësaj ndodhi arrestimi I tij. Pas gjashtë muajsh ai u lirua dhe u vu në shërbim të Ismail Qemalit. Duhet thënë se në 1919 ai I dërgoi letër presidentit të SHBA Ëoodroë Ëilson duke i renditur 14 pikat që ishin doktrinë e vetëvendosjes, asaj që edhe presidenti kishte si parim. Ishte kjo doktrine që udhëhoqi Ëilson pikërisht mbi bazën e kësaj doktrine. Hasani nuk e ka pirë asnjë kafe me serbët. Domethënë me shtetin dhe me kombin ai nuk ka bërë kompromis

mehmet-prishtina

Për marrëdhëniet me Ahmet Zogun vrasjen e Hasan Prishtinës

Unë e quaj fatkeqësi që Hasan Prishtian dhe Ahmet Zogu nuk kanë shkuar mirë. Nëse ata të dy do kishin shkruar mirë në interes të përgjithshëm nuk do kishim ato zhvilime. E keqja ka qenë dhe është brenda neve. Ata kishin rivalitet politik që kaloi në planin personal. Gjatë qeverisjes si kryeministër i 8-të i Shqipërisë dhe ëktu gjer rastin tju falenderoj juve zoti Qafoku për botimin e librit me 33 kryeministrat, Hasan Prishtina ka marrë vendime. Një prej tyre ishte ajo që ju zoti Qafoku keni zbuluar në arkiv shkarkimin e Ahmet Zogut si komandant I ushtrisë për veriun. Pra Hasani është i pari dhe i vetmi që ka shkarkuar Ahmet Zogun nga një detyrë ose psot. Ahmet beu nuk mund ta kalonte lehtë këtë. Dokumenti tjetër që ju paraqitët këtu e sqaron këtë më së miri. Pas 5 ditësh largimi nga detyra e kryeministrit Ahmet Zogu si ministër i Brendshëm nxori urdhrin e parë sipas të cilit të gjitha vendimet e Hasan Prishtinës si kryeministër nuk njiheshin. Pas largimit të Hasanit si kryeministër Zogu urdhëroi rrethimin e shtëpisë së tij në Tiranë për ta arrestuar. Në shtëpi këtu në Tiranë ishte Hasanid he bashkëshortja Ikbalja. Ajo doli e para në dritare dhe u tha xhandarëve mos u afroni se do vriten dhe se nuk dorëzoheshin. Vetë ajo ka luftuar si burrë kundër xhandarëve. Në këto moment a e dini se ç’bënte Hasan Prishtina? Ikbalja luftonte dhe ai shkruante testamentin. Kam mundur ta lexojë dhe ta kem këtë tenstament dhe aty shkruante që gjithë pasurinë e vet ia linte shkollave shqipe. Unë e disponoj dhe do ta bëj publik shumë shpejt në një libër. Vrasja e Hasanit ishte e pabesë. Ibrahim Çelo e vrau dhe sipas të dhënave dhe studiueseve ishte  pjesë e një komploti dhe po sipas studiuesëve ishte i përdorur nga Ahmet Zogu. Unë nuk jam marrë dhe nuk dua të merrem me këtë çështje në aspektin personal. Por jemi duke hulumtuar se çfarë u bë me Ibrahim Çelon. Pasi u dënua me burguim të përjetshëm ai bëri vetëm 7 vjet burg dhe u lirua nga Greqia u pushtua nga gjermanët. Më pas ai zhduket. Ne jemi duke e hulumtuar thjesht vetëm për të ditur se çfarë ishte ky njeri që vrau Hasanin. Përsa i përket Ahmet Zogut këtë çështje unë e kam sqaruar. Kam takuar princin Leka në vitin 2012. Madje më kanë pyetur nëse ia kisha falur gjakun. Unë nuk merrem me Kanunin si një çështje e vjetër. Unë jetoj në vitet 2000 dhe shiko përpara. Për mua takimi im me Lekën dhe shkuarja ime në pritje ishte e rëndësishme. Ajo mori një rëndësi edhe më të madhe kur Leka erdhi në përurimin e shtatores së Hasan Prishtinë në Shkup. Këtu unë e quaj të mbyllur këtë histori.

Për varrin e Hasan Prishtinës.

Në 1977 eshtrat e  Hasanit u sollën në Sheperi dhe u varrosen në Kukës. Unë e vlerësoj vendimin e Enver Hoxha dhe sistemi i Partisë Komuniste  i solli eshtrat e Hasan Prishtinës në Shqipëri. Sot në vend të varrezave në Greqi,  ka ndërtesa. Në homazh kanë marrë pjesë 25 mijë veta.  E varrosën në Kukë, në kufi me Kosvën që të jetë simbol i rezistencës .  Një pjesë e madhe e familjes kanë qenë të ftuar në atë ceremoni.  Ideja ka qenë të qëndrojë aty si simbol i unitetit , bashkimit  dhe rezistencës  që ti mbrojëshqiptarët e asaj ane por në 2014 pas realizimit të 3 shtatoreve  në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë  i kam bërë një kërkesë zyrtare presidentit Nishani , kryeministrit Edi Rama , kryetarit të Kuvendit Ilir Meta  që Hasan Prishtina të rivarroset në Tiranë  por fatkeqësisht as Shqipëria nuk ka varreza të Panteonëve  . Dëgjova se është bërë një marrëveshje metakimin e dy qeverive që të ngrihen varrezat e panteonëve në Vlorë por nuk e kuptoj, do i zhvarrosin të gjitha këto figura siç është niveli i Frashërllinjve , Faik Konicës, do shkojnë andej?  Sepse unë mendoj që Hasan Prishtina e ka vendin pranë Faik Konicës. Nëse këto varre rrinë aty ku janë , Hasan Prishtina e ka vendin te ky lloj mini Panteoni. Shqipëria dhe shqiptarët ja kanë borxh Hasan Prishtinës riatdhesimin e tij pranë  atyre që dhanë maksimumin në jetën e vet për Shqipërinë.

Kompania zvicerane kërkon t’iu financojë studimet për 3 vjet dhe t’i punësojë 40 maturantë edhe nga Gjakova

Kompania zvicerane Vision Agency do të financojë studimet e 40 maturantëve nga Qyteti i Gjakovës për 3 vjet studimi që dëshirojnë të studiojnë në Shkenca Kompjuterike apo Gjuhë Gjermane në Kolegji Universum.

Studentët që nga viti i parë do të punojnë part-time në këtë kompani, e më pas vazhdojnë kontratën e punësimit në Vision Agency. Financimi i studimeve do të bëhet për këto programe studimi 20 BURSA për Shkenca Kompjuterike dhe 20 BURSA për Gjuhë Gjermane. Apliko këtu https://bit.ly/2ZIxjLD. Fito BURSË për 3 vjet studimi dhe PUNËSIM 100% të garantuar.

Puno për tregun global që nga mosha 18 vjeçare si programer, IT, Data Security, Digital Marketing, Call Center apo Content Ëriting. Apliko përmes këtij linku https://bit.ly/2ZIxjLD

Përzgjedhja e studentëve bëhet përmes Testit në bazë të drejtimit dhe Intervistës nga Kolegji Universum dhe Kompania Vision Agency. Mëso më shumë https://bit.ly/31kG1A6

Afati i fundit 6 Shtator 2019, për më shumë informata ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

Punëkërkuesit shqiptarë ndër më të pashkolluarit në Evropë

Në tre shtete në Evropë, punëdhënësit vuajnë më shumë për të gjetur fuqi punëtore me arsim të mesëm apo të lartë. Në vend të parë është Portugalia, ku 50 për qind e forcës së aftë për punë, nga mosha 15 deri në 64 vjeç, është me arsim të ulët 8-9 vjeçar në vitin 2018.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vend të dytë renditet Malta me 47.4 për qind.

Shteti i tretë është Shqipëria. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2018, rreth 42 për qind e forcës aktive për punë ishte me arsim 8-9 vjeçar. Ndonëse kjo peshë ka rënë në raport me një dekadë më parë, jemi sërish ndër vendet me më pak të shkolluar në dispozicion në forcën aktive për punë. Me arsim të lartë është rreth 21 për qind e forcës së punës dhe me arsim të mesëm rreth 38 për qind.

Vendet me forcën e punës më të arsimuar në Evropë, sipas Eurostat janë Qipro, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Zvicra, Norvegjia, Estonia, Suedia, Islanda, Belgjika, Lituania, me 35-40 për qind të forcës së punës që ka mbaruar universitetin, ose sa gati dyfishin e peshës së Shqipërisë.

Lituania, Çekia, Zvicra, Polonia, Sllovakia janë shtetet me nivelin më të ulët të forcës së punës me arsim të ulët, me 11.7 deri 14.4 për qind.

Nga vendet e rajonit, është karakteristikë pesha e lartë e forcës së punës me arsim të mesëm, në Malin e Zi ku ky tregues është 61.3 për qind, ndër më të lartat në Evropë, Serbia me 57.1 për qind dhe Maqedonia me 51 për qind.

Të ndara sipas gjinisë, të dhënat e INSTAT tregojnë se niveli më i lartë i të pashkolluarve është mes femrave. Gati 45 për qind e grave të moshës 15-64 vjeç që janë aktive në tregun e punës ishin me arsim fillor, përkundrejt 39.3 për qind tek burrat.

Gratë kanë edhe kontrastin më të madh. Ndonëse pjesa më e madhe janë më të pashkolluara se burrat, ato kalojnë në revansh kur bëhet fjala për arsimin e lartë. 26.3 për qind e forcës së punës te gratë është me arsim të lartë, ndërsa vetëm 20.6 për qind e meshkujve kanë mbaruar universitetin. Këta të fundit duket se mjaftohen me përfundimin e shkollës së mesme, rreth 45 për qind e meshkujve të aftë për punë, përkundrejt 29 për qind që është pesha e grave me shkollë të mesme.

Një studim i fundit tregon se femrat në Shqipëri, jo vetëm që përfundojnë studimet e larta universitare më shumë se meshkujt, por edhe zgjedhin të studiojnë shkencat. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, ku diplomohen më shumë femra se meshkuj në shkencat ekzakte. Përqindja e femrave të diplomuara në shkencë, matematikë, teknologji apo inxhinieri, ishte 53.1 për qind. /Monitor/ KultPlus.com

“Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik”

Thënie mbi dashurinë nga shkrimtarë të njohur.

Luis de Bernieres: Dashuria është një çmenduri e përkohshme, ajo shpërthen si vullkan dhe më pas qetësohet. Dhe kur qetësohet, ti duhet të marrësh një vendim. Duhet të zbulosh nëse rrënjët e tua janë të gërshetuara në një mënyrë që është e papërfytyrueshme t’i ndash. Sepse kjo është ajo çfarë është dashuria. Dashuria nuk është e pafrymë, nuk është kënaqësi, nuk është shpallje e premtimeve të pasioneve të përjetshme, nuk është dëshira të rrokësh çdo sekondë dhe minutë të ditës, nuk është të qëndrosh natën zgjuar duke imagjinuar sikur ai po të puth çdo pjesë të trupit. Jo, mos u skuq, po të them disa të vërteta. Të jesh “në dashuri” është diçka që mund ta bëjë çdokush. Vetë dashuria është ajo çfarë ngelet kur të qenit në dashuri është larguar, dhe kjo është të dyja, një art dhe një aksident me fat.

Haruki Murakami: Çdokush që bie në dashuri është në kërkim të pjesëve të humbura të vetvetes. Kështu çdokush që është në dashuri mërzitet kur mendon për të dashurin e vet. Është si të shkelësh në një dhomë nga e cila ke kujtime, të cilat nuk i ke parë për një kohë të gjatë.

Paulo Coelho: Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.

Çarls Doukins: Njerëzit ndonjëherë thonë se duhet t’u besosh ndjenjave në thellësi, përndryshe nuk do të kesh kurrë besim në gjëra të tilla si “Gruaja ime më do.” Por ky është një argument i keq. Ka shumë mënyra për të zbuluar që dikush të do. Gjatë gjithë ditës që je me dikë që të do, ti shikon dhe dëgjon shumë pjesëza të dhënash, që shtohen. Nuk është tamam një ndjenjë e brendshme, si ajo të cilën priftërinjtë e quajnë shpallje. Ka gjëra të jashtme që përforcojnë ndjenjat e brendshme shikimet në sy, pëshpëritjet me zë, nderet e vogla dhe mirësitë; dhe e gjitha është e dhëna e vërtetë.

Fjodor Dostojevski: Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qenit i paaftë për të dashur.

C.S.Levis: Nuk ka investim të sigurtë. Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet. Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemrën askujt, madje as një kafshe. Mbështille me kujdes me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd. Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë. Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi. I vetmi vend jashtë Parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është Ferri.

Kurt Vonegut: Një qëllim i jetës së njeriut, nuk ka rëndësi se kush e kontrollon atë, është të dojë këdo që është përreth për t’u dashur.

Xhakomo Kazanova: Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!

Erich Fromm: Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë…!”/ KultPlus.com

Adem Dermaku me ekspozitë në Shkup, tema politiko-sociale gërshetohet me fëmijërinë e autorit

Xhemile Hysenaj

”Kujtimet e mia, janë dhe tuat” është ekspozita e piktorit Adem Dermakut e cila ka zënë vend në Galerinë Kombëtare “Çifte Hamam” në Shkup.

Tema e kësaj ekspozitë ka ardhur si pasojë e ngjarjeve politike e sociale që zënë vend në Evropë, kryesisht në trojet shqiptare, me fokus më të madh në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Temë kjo që, e gërshetuar edhe me fëmijërinë e autorit ka ardhur si një kombinimin mjaft mirë i realizuar, duke ndërlidhur ngushtë përvojën personale të fëmijërisë së autorit dhe ndikimin që politika dhe shoqëria ka në formimin individual e më vonë edhe në atë kolektiv, shkruan KultPlus.

 Ekspozita e hapur më 8 gusht do të zgjasë deri më 15 të po këtij muaji, duke vazhduar më pas në Zvicër në shtator të këtij viti.

Të shfaqura nëpër muret e Galerisë Kombëtare,35 punimet e kësaj ekspozite përmbajnë tri lloje të teknikave të ndryshme të letrës, duke filluar nga litografia, monotopia dhe vizatimi, me një kombinim në mes të këtyre tre teknikave të shtypit të rrafshët.

‘Ekspozita asnjëherë nuk është e njëjtë, herë pas herë ajo merr formë tjetër por koncepti kryesisht do të jetë i njëjti, tema politike-sociale do të shfaqet çdoherë”, deklaroi Dermaku për KultPlus.

 Realizmi i projektit ka marrë tre vite kohë, pasiqë sipas autorit të veprave, pikturat janë një punë që ka kërkuar përkushtim.

 Adem Dermaku lindi në 31 korrik 1978 në Kamenicë të Kosovës. Jeton dhe punon në studion e njohur të litografisë J.E Wolfensberger në Zvicër. / KultPlus.com

TF1: Shqipëria destinacioni i ri turistik në modë

Për një kohë të gjatë e shkëputur nga bota, Shqipëria pret tashmë gjithmonë e më tepër turistë, veçanërisht francezë, që joshen nga vendet magjepsëse dhe çmimet e ulëta, thuhet në një dokumentar të posaçëm të televizionit më të shikuar francez, TF1, kushtuar turizmit në Shqipëri.

”Ujëra të kristalta dhe plazhe të virgjëra rrëzë maleve. Nuk jemi në Korsikë, por në Shqipëri, një parajsë e panjohur, në veri të Greqisë. Ecim buzë Adriatikut për të shkuar drejt Qeparoit. Pikërisht këtu familja De Vorge vendosi të kalonte pushimet.

Ai laget nga plazhe ende të kursyera nga turizmi masiv. Ishte pikërisht kjo që i shtyu të vinin në Shqipëri.

Është pikërisht pjesa e plazheve të paprekura, autentike, plazhe të mëdha me guralecë dhe më në fund, me pak njerëz, që na pëlqen veçanërisht. Nëse familja ka zgjedhur Shqipërinë është gjithashtu edhe për shkak të çmimeve të ulëta”, thuhet në dokumentar.

”Çdo vakt, pjata kryesore, pijet dhe ëmbëlsirat kushtojnë 50 euro për të gjashtë pjesëtarët e familjes. Më pak se nëntë euro për person. Për sa i përket hotelit, familja zgjodhi këtë hotel me katër yje, me pishinë dhe me pamje nga deti për 80 euro nata.

“Këtu, ne mund të kemi shërbime cilësore, që sigurisht nuk mund t’i kishim në vende të tjera dhe që fëmijët tanë të mund t’i shijojnë”.

Ashtu si ata, numri i francezëve që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet është gjithmonë e më i madh. 50 000 vetëm këtë vit.

Uji me temperaturë 27 gradë Celsius dhe guralecë. Duket sikur jemi në plazhet më të bukura të Rivierës Franceze. Me ndryshimin se në Shqipëri, turistët nuk vijnë vetëm për banja dielli ose deti, por edhe për ta vizituar atë”, shtohet në të.

”Ndër rajonet e Shqipërisë, Berati është bërë një etapë e pashmangshme për francezët. Pikërisht në këtë qytet të klasifikuar në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s ky çift  nga Lioni ka vendosur të kalojë mbrëmjen.

Bashkë më guidën ata njihen me qytetin e vjetër.  Unë jam joshur nga ky peizazh dhe nga arkitektura. Çdo mur, çdo ndërtese flet për një histori popujsh të ndryshëm. Në hotelin e tyre ata takojnë këtë çift nga Bretanja, kanë rastin të pijnë lëng thane, një frut vendas, i shërbyer në gjuhën e Molierit.

Stafit i është dashur të mësojë bazat, sepse këtu, më tepër se një në katër turistë është francez.  Ky vit është mbresëlënës. Kemi pritur më tepër  se 500 turistë kundrejt vetëm 100 vitin e kaluar. Beranger Thibeault ishte francezi i parë qe krijoi agjencinë e tij të udhëtimit në Shqipëri.

Sot ai po viziton këtë hotel të ri në bregdet. Si gjithmonë ai do të inspektojë gjithçka, pishinën, banjën, dritaret përpara se t’ua ofrojë klientëve të tij.  Ndërsa turizmi po zhvillohet, kur i bëjmë gjërat shumë shpejt, ndonjëherë nuk i bëjmë doemos shumë mirë.

Shqipëria mund të bëhet së shpejti Kroacia e re. Në mes të zhvillimit, vendi duhet t’i rezistojë betonizimit, për të mos iu errësuar qielli”, përfundon dokumentari i televizionit më të shikuar francez, TF1./ /i.pu/ a.jor.