Ushtarët e armikut në Kosovë kishin meny të pasur shqiptare
Në mëngjes
Qumësht nga gji të shqyer nënash
dhe foshnja të palindura të ziera në zjarr shtëpish
servirur me sy të zinj të kaltër apo ngjyrë kafe
dhe nga një shishe lotë të valë
Dikush kënaqej veç me nga një kokë të pjekur
Në drekë
Zemra të plasura të të gjitha moshave
të ziera në lëng eshtrash në njërën anë
dhe mish kurrizi të pjekur në gacë
përcjellë me tru të fërguar fëmijësh
e sallatë klithmash spërkatur me uthull tmerri
dhe nga një litër e gjysmë gjaku vashash të dhunuara
Dikush kënaqej veç me nga një kokë të pjekur
Në darkë
Mushkëri të zeza e të bardha
aty këtu ndonjë veshkë
mish fëmije të përzier me gjakun e nënave
ca tul plake a plaku pjekur në hell
njelmësuar me kripën që nxirrej nga lotët
Dikush kënaqej veç me nga një kokë të pjekur
Në meskohë
bluanin vesh të majtë e të djathtë
gishtërinj duarsh e këmbësh
aty këtu ndonjë hundë të përgjakur
dhe ëndrrat tona të thara në murin e pushkatimit
Dikush kënaqej edhe veç me një kokë të pjekur
Piqnin e zienin në zjarre shtëpish
hanin e pinin nga kafka shqiptarësh
sikur të mos ishin njerëz
sikur të mos ishim njerëz
apo jo Zot
derisa vera i ktheu në dhéun e tyre
kur u majmën nga vdekja
Artistja shqiptare, Alketa Bercaj, hap studio-galerinë “AlketaArt” në Roverbella të Italisë, në të cilën do të ekspozohen veprat e saj.
Një hapësirë
e re kushtuar artit nga janari 2020 do të jetë e hapur në Roverbella të
Italisë. Në këtë galeri do të mund të zbuloni një realitet të ri artistik me
prezantimin e studios / galeri dhe piktura dedikuar djemve dhe të rriturve.
Po ashtu,
duhet theksuar se kjo galeri ka një shumëllojshmëri të gjërave, që e bëjnë atë
të duket mahnitëse dhe se vizitimi i saj bëhet nëpërmjet Solferino dhe San
Martino 31/33 Roverbella – Mantova.
Galeri kjo,
e cila ka plot dritë dhe letër të mbuluar me doodles dhe skica, duke tërhequr
instinktivisht nga hapësirat e sigurta, ku diçka e pabesueshme mund të
materializohet nga asgjë.
Andaj, studimi i një artisti është vendi ku ndodh magjia dhe kur gjithçka rreshtohet e mira me imazhet themelore ku kapin në mënyrë të përkryer stilin e jetesës. /Albinfo.ch / KultPlus.com
Albert Schweitzer ishte teolog, shkrimtar, humanitar, filozof dhe mjek, shkruan KultPlus.
Në vitin 1952 ai arriti të laurohet me çmimin
“Nobel” për Paqe, për filozofinë e tij, e cila gjeti përdorim në marrëdhëniet
shpirtërore personale. Filozofia e tij u njoh botërisht.
Schweitzer ishte edhe studiues i muzikës, ai studioi
muzikën e kompozitorit gjerman Johan Sebastian Bah. Ai është padyshim njëri nga
njohësit dhe studiuesit më të mëdhenj të Bahut, i cili pati ndikim te Schweitzer
edhe në domenin letrar. Me studimin për Bahun, “Bach: Le Musicien-Poete, të
shkruar dhe botuar më 1905 në gjuhën frënge”. Për këtë studim, filozofi
gjerman Ernst Cassirer e quajti “një nga interpretimet më të mira të
Bahut”.
KultPlus sjell më poshtë disa nga thëniet e tij më të
njohura:
“Ngado që të kthesh kokën, do
ta gjesh gjithmonë dikë që ka nevojë për ty.”
“Tashmë njeriu e ka humbur aftësinë për të
parashikuar e parandaluar, dhe si rrjedhojë do ta shkatërrojë tokën.”
“Vërtetë që jeta bëhet më e
vështirë kur jetojmë për të tjerët, por në të njëjtën kohë bëhet më e pasur dhe
më e lumtur.”
“Di vetëm një gjë: të vetmit njerëz vërtet të lumtur do të jenë ata që synojnë dhe arrijnë të vihen në shërbim të njerëzve në nevojë.” /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është edhe adhuruese e këngës shqipe, këtë shpesh e ka treguar përmes videove ku shfaqet duke vallëzuar e kënduar me këngë të ndryshme shqipe, shkruan KultPlus.
Së fundmi,
mamaja e këngëtares, Vera Sahatçiu-Ora, publikoi një video në Instagram, ku
shfaqej teksa vallëzonte me Ritën me këngën “Zemër” të Dhurata Dorës dhe Soolking.
“Java e vallëzimit për ditëlindjen e nënë Orës, mirënjohëse për shëndetin dhe familjen”, shkroi Vera në mbishkrimin e kësaj video, duke ua kujtuar edhe kështu ndjekësve që sot feston ditëlindjen e saj të 54-të. / KultPlus.com
Në prag të turneut për albumin e ri “Once Upon a Mind”, James Blunt rrëfen se si u krijua kënga “You’re Beautiful”. Shkrimin e gazetarit Dave Simpson, të publikuar në ditoren “Guardian”, Telegrafi e sjell të plotë më poshtë.
James Blunt: Qëkur isha 14 vjeç, ju kam thënë miqve se do të bëhem muzikant profesionist. Kur isha kapiten në Ushtrinë britanike në Kosovë, e kisha një kitarë të lidhur për tankun tim. Pasi e lashë Ushtrinë, i bëra disa demo për EMI-n. Pastaj e humba ekuilibrin tim në motoçikletë dhe e shkatërrova kitarën që i kishte mbijetuar një zone lufte. Të gjithë qeshnin. E, nuk është e nevojshme të shtoj se nuk nënshkrova kontratë me EMI-n
Një ditë isha në metro të Londrës, kur rastësisht e pashë ish-të dashurën time me të dashurin e saj të ri. Shikimet tona u kryqëzuan, por thjesht kaluam në heshtje pranë njëri-tjetrit. Shkova në shtëpi dhe për dy minuta e shkrova tekstin për këngën “You’re Beautiful” (E bukur je). Shkova në Los Angjelos për ta takuar shokun tim kompozitor, Sacha Skarbek, dhe me Amanda Ghost-in si bashkautore e përfunduam këngën. Gjithmonë është portretizuar si këngë romantike, por në të vërtetë është paksa ngjethëse. Bëhet fjalë për një djalë (mua) i cili është në “tripa” e që e ndjek të dashurën e dikujt tjetër në metro. Por, të gjithë i kanë ato momentet kur e pyesin veten: “Çka sikur të flisja diçka?”
E interpretova këngën në katin e 25-të të një hoteli në Teksas, gjatë festivalit “South by Southwest” (SXSW). Linda Perry (këngëtare, kompozitore dhe producentë) ishte aty dhe tha se dëshiron të nënshkruaja kontratë me kompaninë e saj të re diskografike. Kompania kërkoi të hiqja fjalët “fucking high” (shumë në “tripa” – v.j.) nga “You’re Beautiful”. Provova me “particularly high”, “especially high”! Në fund këndova “Flying high” (fluturoj lartë – v.j.) në editimin për radio, por doja që versioni që publikohet të mbetet ashtu siç ishte. Thash: “I was fucking high”!
Kënga e ka një fillim befasues. E këndova dy herë vargun “jeta ime është e shkëlqyer”, që ishte një shaka e imja e vogël, por mendoj se në atë gjendjen time të ngazëllyer, çfarëdo tronditje që të kisha marrë atë kohë, jeta do të më dukej vërtet e shkëlqyeshme. Bota sigurisht që dukej me ngjyra.
Për video u pajtova të hidhem nga një shkëmb në Majorkë. Por, kur arrita atje, kuptova se e kisha bërë një gabim të tmerrshëm që ishte tepër vonë ta korrigjoja. Ata kishin zhytës në ujë, në rast se do të bija pa vetëdije. Më duhej të kërceja dy herë, sepse xhirimi i parë nuk ishte i duhur dhe përfundova me çarje në buzë. Më dhembte, por kjo e bëri një video të shkëlqyeshme.
Nuk e kisha idenë se kënga do të bëhet hit kaq i madh, dhe kjo më trembi në fillim. Mendova se po bëhem muzikant që veç bën muzikë. Kënga (u publikua në 2004) ishte e kudondodhur sa nisi të irritojë njerëzit, por unë jam akoma krenar për të dhe e dua punën time. E këndova në ceremoninë martesore të Elton John-it dhe David Furnish-it dhe jam gati ta nis turneun tim të gjashtë botëror. Pa këngën “You’re Beautiful” do të isha në një turne në veri të Londrës.
Tom Rothrock, producent: E shikova në internet festivalin “South by Southwest” dhe aty e pash James-in. Dukej mjaft interesant, por shpejtë harrova gjithçka për të. Disa ditë më vonë, Linda Perry kërkoi nga unë të jem producent i një artisti të ri. Ajo veç i kishte hite të mëdha me këngëtaret Pink dhe Christina Aguilera. Thash me vete, nëse është mjaft e çmendur për të nënshkruar një artist të ri nga SXSW edhe unë jam i çmendur ta incizoj.
Kaseta demo e James-it ishte kudo, e aty ishin edhe këngët “You’re Beautiful” dhe “Goodbye My Lover”. Kishim një takim dreke e unë s’e dija se si duket, por kur ai hyri me menaxherin e tij, menjëherë ndjeva një lidhje dhe mendova: “Ky duhet të jetë ai”. E vizitova në banesën e tij në Londër dhe ai i interpretoi këngët me instrumentin me të cilin i ka bërë, për të hequr nga mendja dyshimet për demon. I kemi bërë shumë incizime në studion time në shtëpi, që atë kohë nuk ishte diçka e zakonshme, por buxheti jonë ishte modest.
Një ditë po i bënim instrument harkore me një kuartet, dhe diçka nuk ishte si duhet. Këto kushtojnë, kështu që e thirra aranzhuesin që t’ia dalim mbanë. Ishte hera e parë ku kisha mundësi të tërhiqesha dhe thjesht të dëgjoja. E kisha një drithërimë që të vjen kur e di se një këngë është e veçantë apo se do të ketë shtrirje të gjerë.
Disa muaj më vonë, “You’re Beautiful” korr suksese dhe ai i bën dy koncerte të njëpasnjëshme në “Shepherd’s Bush Empire”. Ishim në një pijetore jashtë sallës, ku u rrethuam. Thash: “James, kujto kur disa muaj më parë pinim birrë e askush nuk e dinte se kush je?” Ai tha: “Po, a nuk ishte gjë e mirë ajo?” /Telegrafi /KultPlus.com
“Kujdes nënë, ata do të vrasin”, ishin fjalët e fundit e Halim Beqirit, 12 vjeçar. Një plumb e goditi pas qafe. Kishte gjak në gojë. Isha dy metra larg. Serbët shtinin nga të gjitha anët. Nuk mund të afrohesha. Ata vranë edhe burrin tim. Ai ishte pranë djalit tonë”, ka rrëfyer nëna e tij Ema për të dërguarin special të gazetës “Liberation”, në Kosovë, gazetari Pier Azan.
Kështu Azan në atë
kohë nisi artikullin kushtuar masakrës së Reçakut me titull “Ishim të sigurt se
të gjithë do të vdesim”, kishte sjell edhe rrëfimin e Azemit, një burrë rreth
të dyzetave për masakrën që ndodhi në Reçak.
“Burrat u ndanë në
disa grupe. Nja 29 veta u dërguan mbi fshat. Na thanë se do na çonin në
stacionin policor. Por dëgjoheshin krisma në të katër anët. Pjesa tjetër e
grupit u dërgua në përrua. Policët serb i prisnin që t’i vrisnin. Të shtunën,
trupat e këtyre 20 burrave ishin ende njëri mbi tjetrin, në pozicionin që ishin
vrarë. Ishin ekzekutuar nga afër. Një vdekje e përgatitur dhe e ekzekutuar me
gjakftohtësi. Në orën 17:00 serbët u tërhoqën. Të mbijetuarit filluan të
lëvizin. Një nga shtëpitë e para të fshatit, afër xhamisë, ishte ajo e Banush
Azem Kamberit, 62 vjeçar. Kufoma e tij pa kokë ishte pran shtëpisë së tij.
Vëllai i tij, Bedriu, 55 vjeçar, kërkonte kokën. Fshatarët e gjetën më vonë”,
vazhdonte rrëfimin Azemi.
Kurse, në artikullin
tjetër me titull “Masakra e Reçakut, rrëfimi i një dëshmitari kryesor”,
gazetari Pier Azan, sjell dëshminë e një vëzhguesi të OSBE-së, që gazetari e
paraqiti në atë kohë me emrin Mike.
“Rreth orës 15:45,
forcat serbe u larguan nga fshati dhe ne vendosëm të hynim në Reçak. Një duzinë
civilësh ishin aty në një gjendje tronditëse. Njëri nga ta na zgjati diçka,
njëri nga njerëzit e mi e mori. Papritmas konstatuam se ishte pjesë kafke.
Përkthyesi ynë na shpjegoi se ky njeri sapo kishte gjetur kufomën e vëllait të
vet, me kokë të copëtuar. Ne pamë një trup. Plumbi i kishte krisur mbi kokë dhe
tërë kafka ishte copëtuar. Fshatarët na thanë se nja 20 burra ishin arrestuar.
Një grua na tha se burrat ishin dërguar për ekzekutim”, rrëfente në atë kohë
vëzhguesi i OSBE-së.
Gazetari vazhdonte
rrëfimin duke thënë se ata janë kthyer në Reçak edhe të nesërmen në mëngjes,
kurse pasdite aty ka arritur gjenerali William Walker, shef i Misionit të
OSBE-së, i cili me t’u kthyer në Prishtinë në një konferencë për media tha se
“unë i akuzoj forcat policore dhe ushtarake serbe se janë përgjegjës për këtë
masakër. Para disa ditësh, UÇK-ja liroi 8 ushtarë serbë. Prisnim një masë
reciprociteti. E çka kemi në vend të saj? Vrasje të 40 civilëve të pafajshëm.
Dëshiroj të di se kush ka dhënë urdhër. Duhet të dalin para drejtësisë. Nuk jam
jurist, por, sipas meje, këtu ka ndodhur një krim kundër njerizimit”, ka thënë
Walker.
Më 15 Janar 1999, në
këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të
paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.
Qeveria e Serbisë në
mbledhjen e saj të jashtëzakonshme, më 17 janar 1999, shpalli Walker-in “person
nongrata”, dhe i dha një afat prej 48 orëve për t’u larguar nga Jugosllavia.
Kjo masakër ngjalli reagimet e njëpasnjëshme të bashkësisë ndërkombëtare që propozuan një konferencë për Kosovën dhe që përfunduan me ndërhyrjen e NATO-së. / KultPlus.com
Sot, 15 janar 2020, janë bërë 21 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.
Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.
Në përkujtim të përvjetorit të kësaj masakre, bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ndërsa nga ora 11:00 do të mbahet akademi përkujtimore në “Shtëpinë e Kulturës” në Shtime.
Policia dhe ushtria serbe në Kosovë kanë kryer masakra të shumta gjatë viteve 1998 dhe 1999, por Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.
Pasi e pa me sytë e tij këtë skenë, shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë misionin ushtarak, pas të cilit forcat serbe u tërhoqën nga Kosova. / KultPlus.com
Libri konsiderohet si një nga mjetet kryesore të transformimit të njohurive dhe ruajtjes së tyre. KultPlus ju sjell disa thënie me vlerë për librin nga disa autorë të njohur.
“Jetojmë në kohën ku ekzistojnë shumë dijetarë, por ata që flasin janë të paktë. E do të vijë koha kur do të ekzistojnë pak dijetarë, e ata që do të flasin do të jenë të shumtë”! – Abdullah ibën Mesudi
“Të larguarit nga leximi i librit dhe marrja e informatave drejtpërdrejtë nga interneti, që është medium i pa kontrolluar me informata të pa verifikuara as shkencërisht e as fetarisht, është shndërruar në një epidemi sociale në shoqërinë tonë, që ka kaluar në metastazë te të gjitha kategoritë e njerëzve në shoqërinë tonë, si te të paarsimuarit, të arsimuarit, mësuesit, profesorët, studentët, gazetarët hoxhallarët etj”. – Jusuf Zimeri
“Shumë libra nuk kërkojnë mendime nga ata që i lexojnë ato, dhe për një arsye të thjeshtë; ato nuk bënë një kërkesë të tillë nga ata që i shkruan”. Charles Caleb Colton
“Gjithçka që kam mësuar, e kam mësuar nga librat”. – Abraham Lincoln
“Të lexuarit, pas një moshe të caktuar, largon mendjen shumë nga kreativiteti. Secili njeri i cili lexon shumë dhe shfrytëzon trurin e tij shumë pak bie nën zakonin përtac të të menduarit”. – Albert Einstein
“Mos iu bashko djegësve të librave. Mos mendo se do të zhdukësh fajet duke zhdukur dëshmitë që ndonjëherë kanë ekzistuar. Mos ke frikë të shkosh në bibliotekën tënde dhe të lexosh çdo libër”. – Dëight D- Eisenhower
“Lexo, çdo ditë, diç që askush nuk është duke lexuar. Mendo, çdo ditë, diç që askush nuk është duke menduar. Bëj, çdo ditë, diç që askush nuk do të ishte tamam budalla për ta bërë. Është keq për mendje të jetë gjithnjë në njëzëshmëri”. – Christopher Morley
“Është mirë të dish si të lexosh, por është e rrezikshme të dish si të lexosh dhe të mos dish si të interpretosh atë që lexon”. – Mike Tyson
“Të mësosh të lexosh është të ndezësh zjarr; çdo rrokje që është shqiptuar është shkëndijë”. – Victor Hugo
“Çdo libër që e merr ka mësimin ose mësimet e veta, dhe shumë shpesh librat e këqij kanë më shumë për të të mësuar se sa të mirët”. – Stephen King. /KultPlus.com
Në Firencë të Italisë gjendet një bibliotekë 35 metra katrorë, e ideuar në formën e romanit “Farmacia e Vogël Letrare”, shkruan Konica.al
Ideja vjen nga Elena Molini, 37-vjeçares e cila, kaloi një sfidë të guximshme, për të hapur një bibliotekë të vogël të pavarur, në një vend me lexues të paktë.
“Këtu gjenden libra terapeutikë, për të kuruar gjendjen shpirtërore. Çdo libër ka një fletëpalosje, domethënë, broshura që gjenden në kutitë e ilaçeve që drejtojnë lexuesit në zgjedhjen e romanit, esesë ose koleksionit të poezive”, – shpjegon autorja, Molini.
Broshurat i shkruajnë Molini dhe tre miqtë e saj, të përfshirë në projekt: një psikolog dhe dy psikoterapistë.
“Më saktë, në to specifikohen informacione mbi emocionet dhe ekzistencializmin, të përfshira në libër. Katalogu ynë, përmbledh libra që pasqyrojnë rreth 95 gjendje emocionale të njeriut”, – thekson ajo, në një intervistë për “La Repubblica”.
Çelësi i suksesit i kësaj librarie është fakti se, edhe pse shitet i njëjti produkt sikurse në çdo vend tjetër, risia është pikërisht sugjerimi që shoqëron shitjen e librit për çdo lexues të interesuar, në varësi të humorit dhe gjendjes emocionale.
Në lidhje me romanin, Molini, ka thënë se ishte shumë spontan.
“Historia erdhi vetvetiu, protagonisti është “Blu”, një librari që shpërndan mjetet juridike: ajo nuk duket si unë. Ajo është e shkujdesur, unë jam e saktë dhe e shqetësuar.
Libraria është e suksesshme, por ajo mendon sesi të gjejë një djalë që të kujton “Getsbin e Madh”, që një ditë, ai të hyjë në dyqan.
“Blu” futet në brezin e 30-vjeçarëve që shohin të rritet pasiguria, duke u plakur mes ushqimeve dhe verës, për më pak se 2 euro nga supermarketi dhe duke shikuar horoskopin, për të zbuluar se çfarë do të ndodhë nesër.
Çfarë lexoni në kopertinën e librit tuaj?
“Për ëndrrat që bëhen realitet …”, – është shprehur, Molini. /KultPlus.com
Minuta më parë, gazeta e njohur ‘Esctra’ ka treguar se këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, do të performojë në festivalin ”Sanremo 2020” krah figurave më të rëndësishme në Itali.
Ajo është bashkë me shumë figura të njohura si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno dhe shumë të tjera.
Kujtojmë se pas shumë sukseseve ndërkombëtare, për Dua Lipën ky është një tjetër sukses i madh. /KultPlus.com
“Sa mûnd t’mêndohet dielli pa dritë, aq mund t’mêndohet komi pa giuhë. Asht nji gjâa sênd qi nuk mûnd t’blehet, nuk shitet e nuk ndrrohet; nji sênd âsht, qi do t’ruhet si nji gur i çmue, do t’ruhet si nji dhântii e posaçme e Perendis e si nji trashigim i t’parvet tonë… do t’ruhet si drita e synit. Kjo dhânti… âsht giuha shqype”.
I rreshtuar përkrah Fishtës e Harapit, françeskani Shtjefën Gjeçovi është figura më e lartë e gjuhës dhe kulturës shqiptare, i cili u dallua në veçanti në sferën e zbulimit dhe promovimit të traditave tona etnokulturore, shkruan gazeta Flatra.
U lind në Janjevë ndërsa u shkollua në kolegjin Françeskan të Troshanit, e më pas studio Teologji në Bosnjë. Krijimtaria e tij karakterizohet nga mbledhja e këngëve, përrallave, miteve, dokeve e zakone popullore e mbi të gjitha, atë që do ta bënte të pavdekshëm, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, monument i gjuhës e i kulturës sonë, për të cilin Universiteti i Lajpcigut i dha titullin “Doktor i Shkencave in Honoris Causa”.
Disa nga veprat tjera të njohura të Gjeçovit janë: “Dashnia e atdheut”, “Agimi i qytetnisë”, “Shqiptari ngadhënjyes”, “Përkrenarja e Skënderbeut”, “Trashëgime trako-ilire” dhe shumë artikuj e studime etnologjike e arkeologjike, të cilat u botuan në organe të ndryshme të shtypit të kohës, sidomos në revistën “Albania” të F. Konicës. Ai la shumë vepra në dorëshkrim, si “Shqiptari ngadhnjyes”, “Princi i Dibrave”, “Mojsi Golemi”, “Mnera e Prezës”, “Përkrenarja e Skënderbeut” etj.
91 vjet më parë At Shtjefën Gjeçovi u ekzekutua me urdhër të komandantit të xhandarmërisë serbe, duke lënë pas vepra dhe krijime të rralla, që ngritën në një nivel tjetër kulturën dhe historinë shqiptare.
Ishte dhe mbetet intelektuali dhe pishtari i ndriçimit të historisë dhe kombit shqiptar./KultPlus.com
Është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare, regjisori i mirënjohur, Fehmi Hoshafi.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë i shpreh ngushëllimet familjes.
Fehmi Hoshafi lindi më 28 shtator të vitit 1934 në Tiranë. Ai filloi të punojë në kinematografi si asistent i regjisorëve veteranë Hysen Hakani dhe Kristaq Dhamo, në filmat e tyre Toka jonë, 1964; Vitet e para, 1965; Oshëtimë në bregdet, 1967; Gjurma, 1970.
Në vitin 1968 realizoi vetë spektaklin “Estrada në ekran”, i cili u xhirua nga Kinostudio në formën e një filmi artistik. Prej suksesit që pati ky film, iu besua më vonë, në vitin 1972, regjia për kinokomedinë aq të dashur “Kapedani”, të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo. Ky film shënon lindjen e kinokomedisë në kinematografinë shqiptare e që u pasua më vonë me kinokomedi të tjera po aq të dashura nga regjisori Hoshafi: Ëndërr për një karrige, 1984 dhe Zëvendësi i grave, 1987.
Në periudhën 1976 – 1990 realizon edhe filma të tjerë artistikë dhe dokumentarë, ndër të cilët, filmi “Shoku ynë Tili”. /KultPlus.com
Ambasadat e shteteve të Quint-it në Kosovë, kanë kujtuar masakrën e Reçakut të ndodhur 21 vjet më parë.
Përmes një komunikate për media të lëshuar nga ambasada amerikane në emër të asaj të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, thuhet se “njëzet e një vjet më parë, masakra që ndodhi në Reçak përfundimisht bëri që aleatët e NATO-s të ndërhyjnë dhe t’i japin fund një katastrofë humanitare”.
“Ne e nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetët në Reçak dhe masakrat e tjera në Kosovë dy dekada më parë, duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe mirëqenies për brezat e ardhshëm”, theksohet në komunikatën e lëshuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Më tej, në komunikatë thuhet se qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre kanë qasje të plotë në drejtësi dhe në informatat për fatin e më të dashurve të tyre.
“Qytetarët e të gjitha etnive dhe besimeve ndjehen si në shtëpi dhe të lirë për të jetuar, punuar dhe besuar në paqe me fqinjët e tyre. Siç edhe thotë Deklarata e Pavarësisë së këtij vendi, Kosova është një vend ‘i përkushtuar për të përballuar trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës së fundit në një frymë pajtimi dhe faljeje. Të përkushtuar për mbrojtjen, promovimin dhe nderimin e larmisë së popullit tonë’. Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim vazhdimisht Kosovën në këtë rrugë”, ka përfunduar komunikata e shteteve të Quint-it./KultPlus.com
Në janar gjithmonë e kujtojmë Fehmi Aganin, një prej politikanëve më të dalluar nga Kosova, dhe një sociolog që e morri seriozisht studimin gjatë tërë jetës.
Fehmi Agani lindi pikërisht në janar, me 23 janar të vitit
1932 në Gjakovë, ku mbaroi shkollimin fillor, ndërsa të mesmin e kreu në
Prishtinë.
Studimet për filozofi i mbaroi në Universitetin e Beogradit. Studimet pasuniversitare në shkencat politike i mbaroi poashtu në Universitetin e Beogradit, duke marrë gradën shkencore Magjistër i shkencave politike me temën ‘Pjesëmarrja e punëtorëve në procesin e vendimmarrjes në Gjermani’, më 1965. Gradën doktor i shkencave të sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 1973, duke mbrojtur me sukses tezën ‘Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore’. Në vitin 1951, iu kundërvua politikës së turqizimit të shqiptarëve dhe për herë të parë u konfrontua me PKJ.
Edhe pse shumë i ri, u rreshtua në anën e LNÇ-së dhe të aleancës antifashiste. Ngjarjet e mëdha politike, veçanërisht ato të vitit 1981 e këndej, bënë që pikëpamjet dhe qëndrimet e tij politike gjithnjë e më tepër të marrin formën e social-demokracisë moderne perëndimore.
Në fund të viteve ’50 dhe në fillim të viteve ’60 punoi profesor i shkollave të mesme në Gjakovë dhe në Prishtinë, ndërsa më vonë gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën Rilindja.
Në vitin 1967 u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Më vonë u zgjodh prodekan dhe dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe të Filozofisë në Fakultetin Filozofik dhe i Institutit të Sociologjisë të këtij fakulteti. Ishte kryeredaktor i revistave Studia Humanistica dhe Thema.
Në vitin 1978 mori Shpërblimin e Dhjetorit për studimet e tij shkencore.
Më 1993 u zgjodh anëtar korrespondent, ndërsa më 1996 anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Akademik Fehmi Agani ishte bartës i shumë dekoratave, ndër të cilat edhe i Dekoratës Urdhri i Lartë Skënderbeg me të cilën e dekoroi presidenti i Shqipërisë dhe Urdhri i Lidhjes së Prizrenit me të cilën e ka dekoruar kryetari i Kosovës.
Fehmi Agani u vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake e policore serbe më 6 maj 1999, shkruan KultPlus.
Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë. Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë, ose i vetëm me policët brenda një makine private.
Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit. Qeveria serbe ngriti pretendimin se Agani është vrarë nga UÇK-ja, në mënyrë që ta pengonin të luante rolin e negociatorit midis Rugovës e qeverisë serbe. / KultPlus.com
Philippe Halsman një nga fotografët më të veçantë, që bëri të “hidhen në ajër”, emrat më të njohur në botë, jo gjithmonë ka përjetuar momentet më të mira në jetën e tij prej artisti.
Philippe Halsman (2 Maj 1906 – 25 Qershor 1979), fotografi i njohur amerikan, që qëndron prapa portreteve më të njohura të artistëve botërorë është një nga artistët e veçantë të artit të fotografisë. I lindur në një familje hebreje në Riga-Latvi, jeta e tij karakterizohet nga momente të vështira duke filluar nga akuzimi, që iu bë për vrasjen e të atit, derisa ata ishin në hiking në Tirol të Austrisë, një zonë e mbushur me antisemiztizëm. Pas një gjyqi të bazuar në prova rethanore, ai u dënua me 4 vjet burg. Familja, miqtë dhe avokatët punuan për lirimin e tij, duke marrë mbështetje edhe nga evropianët intelektualë përfshirë këtu edhe Frojdin, Ajnshtajnin, Tomas Mann, Henri Hertz etj., të cilët nënshkruan për pafajësinë e tij. Halsman do të falej dhe lirohej në vitin 1930. Menjëherë pas kësaj, ai do të linte Austrinë për Francën, ku do të fillonte të punonte për revistën prestigjioze Vogue dhe shpejtë fitoi reputacionin e njërit prej fotografëve më të mirë të portreteve në Francë, i shquar për imazhet e çarta të cilat nuk ishin mësuar t’i shohin më parë nëpër revistat e modës. Kur Franca u pushtua nga gjermanët, Halsman u vendos në Marsejë dhe arriti të marr vizën amerikane me ndihmën e mikut të familjes Ajnshtajnit, të cilit në vitin 1947 do t’i realizonte disa nga fotografitë më të famshme të tij. Suksesin e parë në Amerikë do ta fitonte me firmën e produkteve kozmetike, Elizabeth Arden, me imazhin e modeles Constance Ford. Një vit më vonë, 1942, ai fillon punën për revistën Life. Në vitin 1941 Halsman takohet me artistin surrealist Salvador Dali.
Bashkëpunimi i tyre nisë në fund të viteve të 40-ta. Në vitin 1948 vepra “Dali Atomicus”, shpalos idenë e suspancës, ku shohim tri kapela në ajër, një kovë me ujë të hedhur dhe Dali në mes të hapësirës. Titulli i kësaj vepre ishte vënë sipas referencave të Dalit nga “Leda Atomica”, e cila mund të shihet në anën e djathtë të fotografisë prapa dy maceve. Halsman ka treguar se ju është dashur të bëjnë 28 përpjekje para rezultatit përfundimtar. Ai dhe Dali kanë publikuar bashkëpunimin e tyre në vitin 1954, librin “Dali’s Mustache”, që përmban 36 pamje të ndryshme të mustaqeve të veçanta të artistit. Në vitin 1947, Halsman realizon atë që më vonë u bë një nga fotografitë më të famshme të Ajnshtanit të pikëlluar, i cili gjatë sesionit fotografik tregoi se ishte penduar për rolin e tij në SHBA, në tentimin për krijimin e bombës atomike. Fotografia më vonë, në vitin 1966 në SHBA, u përdor në pullat postare dhe në vitin 1999, në ballinen e revistës Time, ku Ajnshtajni ishte vlerësuar si njeriu i shekullit.
Në vitin 1951, Halsman angazhohet në NBC, për të fotografuar disa nga komedianët më të njohur të kohës, si Milton Berle, Sid Caesar, Groucho Marx dhe Bob Hope. Derisa fotografonte komedianët duke performuar, ai kapi disa momente të tyre në ajër, gjë që më vonë u bë një prej karakteristikave të fotografit dhe frymëzoi punën e tij të mëvonshme, përfshirë këtu emra si Marilyn Monroe, Maria Felix, Richard Nixon, familjen Ford, Duken dhe Dukeshën e Windsor etj. Halsman kishte treguar se kur i kërkon personave që fotografon, të hidhen në ajër, veprimi i tij është më shumë i koncentruar tek akti i kërcimit dhe në këtë mënyrë bie maska dhe shohim një njeri të vërtetë.
Fotografi e zhvilloi filozofinë e fotografisë “kërcyese” dhe realizoi 178 fotografi të yjeve gjatë hedhjes në ajër. Në vitin 1958, Halsman u vlerësua me çmimin, “World’s Ten Greatest Photographers” nga revista Popular Photography dhe në vitin 1975 u vlerësua me cmimin për arritje jetësore, nga Shoqata Amerikane e Fotografëve të Revistave, në të cilin ishte zgjedhur president në vitin 1945. Gjithashtu ka mbajtur shumë ekspozita në mbarë botën, ndërsa në vitin 2007 në filmin “Jump”, Halsman portretizohet nga Ben Silverstone. /KultPlus.com
Librat e autorëve të veçantë për nga kontributi që kanë dhënë në lëvizjet politike kombëtare, të shkruar formën e memoareve janë burimet më të vlefshme krahas dokumenteve për të shkruar historinë e atyre lëvizjeve. Memoaret apo kujtimet kanë pulsin e jetës, veçanërisht kur shkruesi ka dijeni të hollësishme të lëndës që trajton. Mjafton më këtë rast të kujtojmë Memoaret e Churchilit, të De Golit dhe të shumë veprimtarëve të shquar politik në botë, të cilat shërbejnë si burime parësore për të kuptuar historinë e lëvizjeve politike që ata drejtonin.
Në librin autobiografik, në formën e kujtimeve, që po e promovojmë sot, me autorësi të veprimtarit të spikatur të çështjes kombëtare, edukatorit dhe shkrimtarit Gani Sylaj, më titullin kuptimplotë Burg pas burgu, lexuesi i rëndomtë, por edhe profesionistët nga fusha e letrave dhe historiografia në përgjithësi janë pasuruar më një vëllim të rrallë dhe shumë autentik të informacioneve për kalvarin e vuajtjeve dhe persekutimeve fizike dhe psikike të të burgosurve politik shqiptar në ish-jugosllavi, por edhe qëndresën dhe krenarinë kombëtare të tyre, më theks të veçantë plejadën e atdhetarëve të burgosur në fund të viteve të 70-ta dhe fillim të viteve të 80 të shekullit të kaluar, që përfshihen në këtë libër, si dhe kontributin tepër të rëndësishëm që kishte veprimtaria organizative e tyre para se ata të arrestoheshin. Për më shumë përmes këtij libri mësojmë se veprimtaria organizative e këtyre dinjitarëve patriot edhe pse të burgosur nuk u shua edhe gjatë viteve të qëndrimit në burgje.
Autori i librit, patrioti dhe eruditi Gani Sylaj, duke rrëfyer në vetën e parë, por duke folur më shumë për shokët dhe rrethanat e renda të burgut, hetuesisë, dhunës fizike dhe psikikë të inspektorëve dhe hetuesve të UDB-së, vetmisë, izolimit, grevës së urisë, ka përshkruar më mirë se shumëkush, natyrisht në nuanca kryesore, odiseaden e të gjithë të burgosurve politik shqiptar në burgjet jugosllave. Në këtë libër, duke lexuar përshkrimin e sakt, shumë kreativ dhe me një përzgjedhje pikante të momenteve më të rëndësishëm që duhej të evidentoheshin në një libër, konsideroj se secili i burgosur politik do të gjej këtu historinë e tij, të përmbledhur më aq akribi nga një mendje dhe një pendë shumë e mprehtë.
Libri Burg pas burgu, mund të radhitët në mesin e librave me të mirë me kujtime për burgun dhe të burgosurit. Duke u mbështetur në kujtesën e tij të fortë dhe shënimet dhe evidencat që kishte mbajtur gjithnjë për aq sa kishte qene e mundur, autori ka re konstruktuar kohen e qëndrimit të tij dhe shokëve të cilët ai takoi në burgjet jugosllave, më një saktësi përshkrimi mbresëlënëse, aq sa secili nga lexuesit e këtij libri edhe pa dashje do te filloj te mishërohet dhe të bashkë vuaj më autorin, duke u impresionuar më moralin e lartë dhe filozofinë e qëndresës së tij, por edhe të shokëve të tij.
Libri përfshinë një trajektore kohore që pikënisje e ka arrestimin e autorit, nga inspektorët e UDB-së, më 22 dhjetor 1979, në Prishtinë dhe dënimin e tij të parë për vepër kundërvajtësi, në kohëzgjatje dy muaj, në mungesë të provave, por më vazhdimin intensiv të hetimeve gjatë këtyre dy muajve për ta akuzuar atë për veprim të organizuar “armiqësor” dhe transferimin e tij në burgun hetues të Shkupit, pikërisht ditën kur duhej të lirohej, në mbarim të dënimit dymuajsh. E le që lexuesit vet, duke e lexuar librin të njihen me dhunën dhe brutalitetin që përjetoi autori në hetuesi në Prishtinë dhe në Shkup dhe veçmas qëndrimin dinjitoz që pati në gjyqin që u organizua për të dhe dy bashkëveprimtarët e tij nga Gjykata e Shkupit. Mbrojta e tij (te cilën ai e bëri vet, duke kundërshtuar avokatin që i kishte caktuar shteti) ishte më së paku mbrojtje për vete. Ai kishte përgatitur në formë të shkruar mbrojtjen e tij të gjatë më shumë se gjashtë faqe që ishte mbrojtje ne fakt e kauzës dhe çështjes së pazgjidhur të shqiptarëve në Jugosllavi. Një thënie e filozofit Mark Aureli se “Fuqinë e mendjes e ke ti, jo ngjarjet jashtë. Kupto këtë, dhe do të gjesh force” do të mund të ishte krahasimi më i mirë për përshkruar forcën, guximin por edhe zgjuarsinë dhe qartësinë e mendimit, më të cilën u shpreh Gani Syla në fjalën e tij të mbrojtës përpara trupit gjykues në Gjykatën e Qarkut në Shkup me 1 korrik 1980. Po shkëput vetëm theks te këtij fjalimi të guximshëm dhe të saktë nga ana fotografike të Ganiut, të cilin ai e kishte përgatitur duke kujtuar fjalët e Sylejman Vokshit dhe të Avni Rrustemit të thëna në proceset e tyre gjyqësore: “Unë nuk e pranoj gjyqin jugosllav, pranoi vetëm gjyqin e popullit tim,. Unë nuk jam këtu për të dhënë llogari por për të kërkuar llogari… . Ripushtimi i territoreve shqiptare nga Jugosllavia titiste dhe si pasojë shtypja që po i behët popullit tonë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Serbi nuk janë reja për ne… Që nga dita e parë e pushtimit ju keni bërë dhe po bëni ç ‘është e mundur për ta mbajtur popullin tonë në robëri. Por gaboheni, gaboheni rendë… Populli shqiptar në çdo hap të historisë së tij e ka qarë më shpatë dhe kështu do ta qaj më shpatë edhe në te ardhmen.”
Pas dënimit më 6 vite burg Ganiu do të dërgohet për vuajtje të këtij dënimi në Burgun e Idrizoves. I qetë në natyrën e tij, i thellë në mendime dhe i matur në veprimet e tij Ganiu asnjëherë nuk demoralizua edhe përballë sprovave më të renda. Ai ishte shembulli tipik i thënies se famshme të Churchilit:“Një pesimist e sheh vështirësinë në çdo rast; Një optimist e sheh shansin në çdo vështirësi” Ganiu edhe në momentet më të renda të jetës së burgut nuk jepte shenja pesimizmi, por, duke kujtuar sakrificën e madhe të patriotëve pararendës të kombit, gjente forcën dhe optimizmin e domosdoshëm të cilin e ndante edhe më shokët.
Shpërthimi i demonstrative të vitit 1981, sado që fillimisht, si lajm më shumë vështirësi depërtoi në burgje, por që më pas u përhap, sapo filluan që në burg të silleshin organizatorët dhe pjesëmarrësit e tyre, ishte gëzimi më i madh për Ganiun dhe shokët e tij. Sapo morën lajmin për demonstratën e 11 marsit Ganiu para shokëve do të shprehej: “Sot është legjitim gëzimi dhe lumturia jonë, sepse nga jashtë na vijnë rreze çlirimtare që na frymëzojnë e na japin më shumë forcë e guxim, që kudo që të jemi, të mos ndalemi për të punuar dhe menduar për luftën tonë të drejtë për çlirimin e bashkimin e kombit tonë të ndarë nga pushtuesit jugosllav”.
Vala e arrestimeve dhe dënimeve masive gjatë vitit 1981 dhe 1982 ishte ogur për Ganiun se ai nuk do të kalonte më dënimin që mori në gjykatën e Shkupit. Tani ishte zbuluar organizata e tij dhe pothuaj të gjithë shokët ishin arrestuar dhe Ganiu i qete, por i përgatitur, se si do ta ndërtonte mbrojtjen në përpalljen e radhës me hetuesinë, e priti lajmin për transferimin e tij ne burgun hetues te Prishtinës.
Në njërin nga rrëfimet e tij në libër, të titulluar: Më hetuesit “tanë” autori e ka përshkruar përmes rrëfimeve të titulluara: Nata e Parë, Nata e Dytë dhe Nata e Tretë e hetuesisë, egërsinë dhe ligësinë e hetuesve në Prishtinë, shqiptar dhe të tjerë. Nata e dytë ishte, siç rrëfen autori, momenti kur ai gjatë një dialogu të ashpër me inspektorin shqiptar, I cili po mburrej se ai dhe familja e tij kishin mbrojtur Jugosllavinë dhe vëllai i tij ishte dëshmor i luftës se dyte botërore. Ganiu pasi e dëgjoi nuk e miratoi, por as nuk heshti, duke ja kthyer “Atëherë shumë keq. Ju keni shkelur mbi gjakun e valluat tuaj i cili ra për lirinë e popullit te tij dhe të popujve tjerë te robëruar, ndërsa ju po luftoni popullin tuaj”. Hetuesi i gjindosur pa një pa dy nxori revolen dhe deshi ta vriste. Nga vdekja e shpëtoi inspektori malazez qe ishte pran, i cili ndërhyri duke ja kapur dorën dhe larguar revolen. Nata e trete ishte hakmarrje fizike ndaj Ganiut për qëndrimin e mbajtur gjate një natë më parë. Inspektori shqiptar dhe kolegu i tij malazez, siç rrëfen Ganiu, sapo kishte hyre ne dhomën e hetimeve u sulen fizikisht mbi te duke e goditur më shkopinj gome dhe grushte e shqelma. Edhe Ganiu u kthente, derisa u alivanos nga goditjet e dy udbashëve kriminel, Gardianet e sollën ne dhome pak para mëngjesit ne një gjendje tepër te rend ku shokët e dhomës u munduan te trajtonin plagët nga rrahja brutale.
Në ditët e para të korrikut 1982, Ganiu dhe shokët e tij të organizatës, Jakup Krasniqi, Mehmet Hajrizi, Nezir Myrtaj, Berat Luzha e te tjerë do të sillen para gjyqit. Ganiu edhe këtu kishte përgatitur një fjalim patriotik që do ta thoshte ne vend mbrojtjes, por më ç’ që, me shokët ishin marr vesh që të mos mbanin fjalime të gjatë, ai megjithatë su durua pa thënë para gjyqtarit, kur ky i dha fjalën, parullat patriotike: Poshtë Jugosllavia revizioniste, Rroftë Kosova Republikë, Rroftë populli shqiptar dhe Ne do të fitojmë. Pas fjalës së qulltë të avokatëve të caktuar ex officio nga shteti, të cilat nuk dallonin madje shume nga ato të prokurorëve, gjykatësi shqiptoi dënimet dra konikë, ku më i ulti ishte katër e më i larti 15 vite. Ganiu u denua me. Në përfundim të gjykimit ndodhi një përqafim mes të burgosurve, pavarësisht dënimeve të renda dhe reagimit të policëve.
Pjesa përfundimtare e librit është një rrëfim i detajshem për përjetimet nga Burgu i Mitrovicës dhe pastaj përshkrimi i gjatë dhe i detajshem i Burgut të Somborit, ku Ganiu kaloi të gjithë pjesën tjetër të vuajtjes së dënimit. Këtu zënë vend rrëfimet e titulluara: Nuk dalim ne shëtitje me duar prapa; Nuk përkulemi para gardianëve; Dyfishimi i dyerve, Solidarizimi mes të burgosurve politik, Shpërndarja e të vërtetës ndër të burgosurit e kombeve tjera; Solidarizimi më ne i të burgosurve politik të kombeve tjera.
Një tipar shumë i veçantë që i shton vlerat e këtij libri është pjesa e përshkrimit të profileve personale, profesionale dhe kombëtare të shokëve të ilegales dhe të burgosurve politik më të cilët kaloi ditët më të vështira të burgut. Më pietizëm, respekt dhe saktësi maksimale ai ofroi për secilin një profil të shkurtër, me fokus veprimtarinë dhe kontributin e tyre atdhetar. Krahas veprimtarisë së Ganiut, përmes këtij libri, lexuesi do të mësoj për veprimtaret si: Mehmet Hajrizi, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Jakup Krasniqi, Berat Luzha, Nezir Myrtaj, Muharrem Shaljani, Haxhi Maliqi, Kadri Pollozhani, Emerlah Ukshini, Esat Abdurrahmani, Ibrahim Dauti, Shaban Limani, Daim Shabani, Avni Elezi, Hasan Bekteshi, Ramiz Hoti, Zaim Beqiri, Xhelal Ziba, Kadri Rexha, Arban Hoxha, Pajazit Jashari, Qamil Çadraku, Sabit Gashi, Salih Konjusha, Gani Baliu, Mehe Uka, Tahir Gecaj, Ramadan Haziri dhe të tjerë. Këta veprimtarë si dhe të tjerët e kësaj plejade, siç paraqitën në këtë libër, ishin brezi i dinjitarëve të lirisë e kishin kuptuar dhe besuar thenien e vjeter filozofike se “Njeriu është i lirë nga çasti që ai dëshiron të jetë. Skllav është ai që pret dikë për ta liruar.”
Në përmbyllje të këtij recensioni do të doja shumë ta përgëzoja autorin Sylaj, të cilin fatkeqësisht se kemi në mes nesh, për stilin e shkrimit shumë kreativ, të saktë dhe të qartë, ku as lexuesi më laik dhe as ai më profesionist nuk mund të shtonin a të heqin qoftë edhe një paragraf të vetëm. Si historian dhe pedagog jam i impresionuar jo vetëm më përmbajtjen e rrëfimeve, por edhe më nivelin e lartë argumentues dhe akademik të mënyrës se si janë thënë ato. Nëse për zhanrin e memoareve thuhet se vuajnë nga subjektivizmi dhe njëanshmëria, ky libër është një përjashtim absolut i këtij konstatimi.
Krejt në fund, jam i bindur thellë se librat që po promovojmë sot të autorit Gani Sylaj, krahas edhe disa librave të këtij formati, janë memorizimi më mirë dhe më serioz i historisë më të re të lëvizjes çlirimtare dhe shtet krijuese të Kosovës.
Respekt i përjetshëm për jetën, veprimtarinë dhe krijimtarinë e atdhetarit dhe eruditit Gani Syla./KultPlus.com
Teatri i qytetit të Prishtinës ‘Dodona’, përgjatë muajit janar, do të sjellë para publikut një program të pasur me shfaqje.
Drejtori i teatrit ‘Dodona’, Visar Krusha, ka treguar për Radio KFOR-in se qysh këtë javë, dy premiera do të ngjiten në skenën e teatrit: “Do të fillojmë me dy premiera. Premiera e parë është të mërkurën më 15 janar, që është premierë e Skenës së Mbrëmjës, pra është shfaqje për të rritur. Është fjala për shfaqjen “Harroje Hollivudin”, nga Miro Gavran dhe me regji të Faik Gashit. ‘Harroje Hollivudin’ sjell ambicien e pashterur të personazhit për t’u bërë aktor si dhe sfidat e njerëzit që ai takon gjatë rrugëtimit.
Ndërsa më 18 janar, e kemi premierën e shfaqjes për fëmijë “Fjalët Magjike” nga Alba Hoxha, me regji të Shkurtë Aliut. Kjo shfaqje ka për temë përdorimin e fjalëve magjike të tilla si: të lutem, falemnderit, ejt. si dhe njohjen e këtyre fjalëve dhe përdorimin e tyre nga fëmijët, pasi kjo ka edhe efekt pozitiv në integrimin e fëmijëve në shoqëri.”
Në skenën e teatrit ‘Dodona’ pergjatë muajit janar do të ngjiten gjithsej 7 shfaqje./KultPlus.com
Sot në Prishtinë është mbajtur marshi ‘Dhunuesi je ti’, ku një grup i vajzave edhe kanë performuar këtë himn, kundër dhunës ndaj grave e cila ushtrohet nga burrat.
Performanca e sotme solli himnin feminist me origjinë nga Kili, një përpjekje për të ndihmuar në kauzën kundër dhunës ndaj grave.
Në anën tjetër, në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet që kanë ngjyrim patriarkalist dhe shpesh me plot urrejtje kundër performancës dhe vajzave që kanë zgjedhur këtë formë të protestimit.
Një pjesë e madhe e komentimeve janë bërë nga, jo çuditërisht,
burrat.
Aktivistet për të drejtat e njeriut i kanë shpërndarë fotografitë e komenteve nëpër rrjete sociale, të cilat shpesh janë edhe denigruese dhe përmbajnë gjuhë të urrejtjes nga profile që nuk janë të rrejshme, por kanë identitet të burrave.
Në Kosovë, vetëm gjatë tri viteve të fundit (janar 2017- tetor 2019) janë vrarë 11 gra si pasojë e dhunës në familje. Gratë po vazhdojnë të vriten sot e kësaj dite! Në këtë periudhë ka pasur 3394 gra që kanë raportuar dhunën. Edhe pse numri i raportimeve të dhunës vazhdon të rritet, mbetet i ulët në krahasim me dhunën që nuk raportohet.
Në postime është komentuar edhe për Policinë e Kosovës, e cila do të duhej të merret me komentet dhe me gjuhën e urrejtjes edhe në rrjetet sociale. / KultPlus.com
Sonte mrazi puth dhenë Përtej dheut ndoshta tash ke ikë… Qysh asht me ikë pa u përbe, Me fjalë që thuhen e shuen territ… Qysh ban me ikë kët’ çast, Që pa dashtë m’ban t’ikun… Dikund n’dhé mërdhin ngrica, Erë që s’tlen kur t’bajsh me ikë…
Pak më parë Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin më të rëndësishëm të karrierës.
Ajo ka treguar se do të jetë prezantuese e festivalit ‘Sanremo 2020” krah figurave më të rëndësishme në Itali.
Ajo është bashkë me shumë figura të njohura si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno dhe shumë të tjera.
“Po qaj me lot gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës time! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, shkruan Alketa mjaft e entuziasmuar në Instagram.
Ka disa ditë që diskutohet nisma për të propozuar një ligj të ri, i cili mbron gjuhën shqipe. Këtë nismë e ka ndërmarrë Akademia e Shkencave në Shqipëri e cila ka deklaruar se do t’ia propozojë qeverisë shqiptare një ligj për ruajtjen dhe për zhvillimin e gjuhës. Kjo temë ka hapur shumë diskutime edhe mes gjuhëtarëve, studiuesve e profesorëve në Kosovë.
Gjuhëtarë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” thonë se gjuha jonë duhet të kultivohet dhe të mbrohet përmes mekanizmave të tjerë.
Profesori i Fakultetit të Filologjisë, Rrahman Paçarizi, kishte deklaruar me herët për medie se këto lloje zgjidhjesh e propozimesh për ligjet e mbrojtjes së gjuhës shqipe janë rezultat i mungesës së kreativitetit dhe i mungesës së dijes së atyre që propozojnë këto ligje.
Sipas tij, gjuha duhet të kultivohet e të zhvillohet përmes arsimit gjuhësor, përmes mekanizmave të dijes, të cilët ndikojnë për ta zhvilluar gjuhën e jo përmes ligjesh, të cilat i sanksionojnë gabimet.
“Nga kush duhet ta mbrojmë gjuhën, nga folësit e saj? Nëse këtë ia thoni një sociolinguisti të huaj, që merr vesh sado pak nga gjuhësia, sigurisht që do t’ju shikonte çuditshëm ose edhe do t’ju rekomandonte ndonjë trajtim te psikologu”, kishte deklaruar Paçarizi.
Më tutje ai ka theksuar se në Kosovë dhe në Shqipëri nuk ka fare nevojë për ligj tjetër për gjuhën shqipe dhe se ligj të veçantë nuk ka askund në botë.
“Të dyja shtetet i kanë ligjet e tyre për gjuhën, me të cilat përcaktohet se cilat gjuhë janë zyrtare në këto shtete. Ligj të veçantë për gjuhë standarde nuk ka askund në botë, mirëpo nëse ne duam të bëjmë një përjashtim nga bota, atëherë kjo është çështje tjetër”.
Më tutje ai ka thënë se Akademia e Shkencave ka edhe rekomandimet e Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe, ku ka pasur diskutime dhe kundërshtim të plotë nga ana e akademikëve të gjuhës shqipe lidhur me këto nisma, të cilat janë edhe më të hershme./KultPlus.com
Shkrimtari rron aq sa kujtohet nga të tjerët. Mosha biologjike është pakrahasimisht e vogël përballë kohës që shkrimtari mund të qëndrojë në kujtesën e njerëzve dhe lexuesve të tij.
Takim i veprës së tij me lexues që nuk janë të moshës së tij biologjike, veçmas me lexues që do të lindin pas vdekjes së tij biologjike është takim i vërtetë. Vetëm atëherë vepra e një shkrimtari bën jetën e saj të njëmendtë. Kështu që, ndajmë bindjen tonë të plotë se vepra poetike e Basri Çapriqit do ta arrijë këtë takim të shumëdashur për secilin krijues dhe do të jetë në duart dhe në mendjen e lexuesve që janë sot dhe do të vijnë nesër. Këtë e themi për dy arsye.
Së pari, për shkak të jokonvencionalitetit konceptual që bart poezia në krahasim me poezinë e shkruar nga bashkëkohësit e tij. Derisa shumica e poetëve shqiptarë të Kosovës të viteve 70-të, 80-të dhe 90-të të shekullit të kaluar, shkruanin poezi me struktura të një abstraksioni stilistik e me një ndërthurje të metaforave me koncepte etnografike mbi jetën, vendin dhe idealin për liri, poezia e Basri Çapriqit nuk e kishte këtë ngjyrim. Ai e stilizonte konkretësinë dhe na shpaloste një dimension tjetër për jetën dhe idealet e kohës.
Derisa bashkëkohësit e tij, përmes vargjeve të tyre e aspironin një ideal (siç ishte liria), Basri Çapriqi ishte dyshues ndaj një ideali të tillë. Poezia e tij shprehte hamendje dhe hezitime për rrëfimet e mëdha. Ajo asnjëherë nuk i përshëndeti ato. Eci e vetme. Nuk u bë asnjëherë pjesë e “mainstreemit”, e idesë se “kështu është mirë të shkruhet” apo “është koha për të shkruar kështu.” Poezia e tij dha një botëkonceptim atipik për mënyrën e të menduarit për kohën në të cilën u shkrua.
Dhe këtu qëndron veçantia e saj konceptuale. Së dyti, për shkak të formës së saj. E thamë edhe më sipër se poezia e tij nuk i ndoqi vijat e strukturimit me një sistem stilistik, të përberë prej metaforash me përmbajtje etnografike, që në letërsinë shqipe dha shartimin e një letërsie me veçori etnomoderne, që ishte moderne për nga forma, ndërsa në përmbajtjen e saj e kishte etnosin dhe lokalen.
Poezia e Çapriqit ndoqi një rrugë tjetër formale. Ajo na i dha metaforat me një botëkonceptim universal dhe krijoi një frymë të imazhit përmes strukturës poetike. Andaj, shumë lehtë mund të themi se poezia e këtij poeti lirisht mund të cilësohet si imazhiste, që është e rrallë në korpusin e gjithëmbarshëm të letërsisë sonë bashkëkohore. Strukturimi i saj metaforik i jep dimensionet e një botëkonceptimi universal, që nuk ndalet në një vend apo një kohë të caktuar. Është thënë me plotë të drejtë nga studiues e shkrimtarë të ndryshëm se poezia e Basri Çapriqit është gërshetim i metaforave mediterane, si një tipar stilistik e konceptual i vargut të tij. Duke qenë me prejardhje bregdetare (nga Ulqini), deti dhe shenjat poetike që ndërlidhen me të dalin të natyrshme në poezinë e tij.
Një ndërtim i tillë metaforik i veprave të tij na bën të mendojmë se jemi duke e lexuar një poet ndryshe të letërsisë bashkëkohore, të zhvilluar në Kosovë në fundin e shekullit XX dhe fillimin e shekullit XXI. Çapriqi është autor i një sërë përmbledhjesh me poezi dhe i një sërë veprash studimore rreth letërsisë shqipe. Veprat e tij poetike janë: “Ulli me dy mijë unaza” (Rilindja, Prishtinë, 1983), “Në fund të verës” (Rilindja, Prishtinë, 1986), “Ma qet gjuhën” (Rilindja, Prishtinë, 1989), “Frutat bizare” (Rilindja, Prishtinë, 1996), “Burimi nën gjuhë” (përzgjedhje me parathënie të Ali Podrimjes, Toena, Tiranë, 2005), “Zbutja e gjarprit” (PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2006), “Përkryerja e shiut” (Art Club, Ulqin, 2013). Ndërsa, veprat e tij studimore janë: “Mikrostruktura e tekstit” (Rilindja, Prishtinë, 1990), “Aksidenti i orës shqiptare” (Fjala, Prishtinë, 1993), “Përmasat e kontekstit” (Shoqata e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë, 1998), “Simboli dhe rivalët e tij” (PEN Qendra e Kosovës, 2005), “Paradigma kadareane” (Onufri, Tiranë, 2006). Basri Çapriqi në studimet e tij letrare dha shenjat e një studiuesi të rëndësishëm të letërsisë shqipe. Me dy veprat e tij studimore “Mikrostruktura e tekstit” dhe “Simboli dhe rivalët e tij” na shpalos format e një zbërthimi imanent të teksteve letrare, që do t’ju hyjnë në punë secilën herë studiuesve të tashëm dhe të ardhshëm të letërsisë shqipe.
Megjithatë, ne ndajmë bindjen se vlera më sublime e krijimtarisë së tij letrare qëndron te krijimet poetike, te poezia e tij. Në pamundësi për t’i analizuar veprat e tij poetike veç e veç, për shkak të natyrës së këtij shkrimi-homazh dhe për shkak të hapësirës së gazetës, ne i kemi përzgjedhur gjashtë poezi të tij, që i kemi cilësuar si antologjike brenda korpusit poetik të këtij autori.
Për mendimin tonë, ato janë: “Liria”, “Dritaren lëre hapur”, “Përkryerja e shiut”, “Kontributi im për revolucionin është zero”, “Guaca” dhe “Të kanë parë tek lexon vargje atyre në Had (Ali Podrimjes).” “Liria” është një poezi fenomenale në aspektin stilistik e tematik dhe është njëra nga poezitë më jokonvencionale në aspektin konceptual e ideor në letërsinë e gjithëmbarshme shqiptare. Aty shohim një diskurs ironik e dyshues për atë që shoqëria e cilëson si ideal. Këtu është edhe madhështia e poetit, që ka mendimin e tij personal edhe për gjërat që shoqëria mund t’i cilësojë si të paprekshme. “Dritaren lëre hapur” është poezi antologjike për shkak të ritmit të saj dhe shpalimit ideor. “Dritarja” në këtë poezi nuk është më vetëm një objekt konkret, por merr përmasën e një simboli. Këtë dimension e ka edhe poezia “Përkryerja e shiut”, ku shiu shndërrohet në një strukturë simbolike që prodhon mundësi të ndryshme interpretimi.
Po ashtu, edhe guaca te poezia me të njëjtin titull shndërrohet në një shenjë simbolike, që mund të interpretohet si një poetizim i mbylljes së qenies njerëzore. “Të kanë parë tek u lexon vargje atyre në Had (Ali Podrimjes)” është njëra nga poezitë më të arrira përkushtuese që është shkruar në letërsinë e sotme shqiptare. Aty ai, përmes vargut poetik, i flet mikut të tij vdekur dhe njërit prej poetëve më të mirë shqiptarë, Ali Podrimjes, pranë të cilit shkoi jo shumë vite pas shkrimit të kësaj poezie.
Ndërkaq, “Kontributi im për revolucionin është zëro” ka një ngjashmëri ideore me poezinë e parë, të përmendur këtu. Me të poeti shpreh një ironi dhe një revoltë me zhurmuesit dhe të pasinqertët që tentojnë t’i marrin namet e paqena. Për ta ilustruar këtë, po i japim disa vargje të kësaj poezie:
Kontributi im është zero Për revolucionin për historinë Jam frikësuar si mos më keq Kam ikur larg t’i strehoj fëmijët Gruaja më thotë ato tashti Kush s’u frikësua kur mbulonte terri Po s’u zë goja gjëra të tilla Tanimë që mori fund e gjitha Së paku mund të kemi strehë Për kalamajt more aman Të gjithë pëlcasin fjalë të mëdha Po prandaj e them t’u jap guxim Atyre.
Gjatë këtyre ditëve, pas së dielës së kobshme kur profesori e poeti Basri Çapriqi na la, secili prej nesh kemi thënë fjalë të mira e të thurura bukur për të. Sikur gjysmën e tyre t’ia thoshim sa ishte gjallë… /KultPlus.com
-Lamtumirë! – foli gjethja. Po shkoj të prehem përjetësisht
në Perandorinë e Verdhë. Kështu një ditë vjeshte si kjo, kanë shkuar edhe prindërit
e mi. Udha ka qenë e njëjtë: e artë, e prej gjethesh. Në sofrën time, tani, nuk
mund të ftoj as pika vese. Po bëhem ëndërr e artë gjethesh. Lamtumirë!
-…
-Lamtumirë!-foli përsëri gjethja. Nuk mund të bisedoj më për
fëshfëritje, fole, hënë, yll, rreze shprese, cadër të gjelbër, ëndërr
fluturimi. Lamtumirë!
-…
-Si po iku kështu?!-tha gjethja. Në heshtje, e braktisur, e
harruar. Ndoshta do të kujtohen një ditë për mua. Ringjalljen time do ta gjejnë
në një përrallë pylli. Dielli i fali ca rreze të vakta.
Ishte një gjethe që pyllit i kishte falur jetën e saj të gjelbër. /KultPlus.com
Friedrich von Amerling penelata magjepsëse e një shpirti ndijimesh përshkuese
Mes pikturës së tij dhe ëndjes së soditësit të kësaj mrekullie krijimi qëndron një ajër i ngjeshur energjie që përçon me një intensitet të lartë sinjale, merr dhe jep një mori përjetimesh dhe ndjesishë, të cilat depërtojnë thellë si brenda nesh ashtu dhe brenda tablosë së piktorit. Ato janë kaq të gjalla sa ta ndjejmë në to pulsin e vërshimeve tona pasionuese. Ato janë të prekshme si çdo kontakt që ne kemi me gjëndjet nëpërmjet të cilave ne ngremë ura komunikimi ndryjor, duke provuar kësisoj se si lëviz universi brenda nesh, se si shpërthime galaktikash e ndezin pranin tonë në këtë kontakt, në këtë mëvetësim përjetues. Është piktura, janë këto tablo, është ky piktor, ashtu si shumë e shumë të tjerë që kanë arritur dhe vijojnë të rrëmbëjnë përdhunshëm gjëndjet tona më etere, për t’i bërë ato pjesë e një magjie, pjesë e asaj alkimie të hymnizimit të botës përmes artit dhe shpirtit. Austro-hungarezi, Friedrich von Amerling u lind më 14 prill 1803 dhe u shua më 14 janar 1887. Ishte një piktor lëvrues portretesh në oborrin e Franz Jozefit, por erdhi për të mbetur kultivues i së bukurës dehëse. Ai u lind në Vjenë dhe shërbeu si piktor i gjykatës gjatë periudhës ndërvitase 1835-1880 dhe arriti të zinte një vend nderi në panteonin e vlerave të artit, duke qenë atëditë e sot një prekje magjike. Friedrich von Amerling krijoi mbi 1000 vepra, kryesisht portrete. Ai ishte piktori më popullor i portretit të aristokracisë së lartë dhe klasës së mesme, gjatë periudhës Biedermeier. Gjatë periudhës 1830-1850 paraqesin pikën më të lartë të punës së tij. Stili i tij ka pikat e ngjashmërisë me atë të Ingres, duke kombinuar qartësinë e skicës me ngjyrën e pasur. Puna e Amerling u ekspozua në Vjenë në vitin 2003. Pjesa më e madhe e punës së tij mbetet në Austri.