Çmimet BAFTA, “Joker” filmi me më së shumti nominime

Janë publikuarit nominimet për edicionin e 73 të Çmimeve të Akademisë Britanike të Filmit, që njihen si BAFTA, ceremonia e të cilit do të mbahet në datën 2 shkurt, në Londër. “Joker” është filmi me më shumë nominime, plot 11, ndërsa “The Irishman” dhe “Once Upon a Time in Hollywood” ndjekin me nga 10 nominime secili.

Drama “Joker” me protagonist Joaquin Phoenix dhe regjisor Todd Philips duket se do të dominojë mbrëmjen, pasi do të konkurrojë për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin protagonist më të mirë, skenarin e përshtatur më të mirë, montazhin më të mirë, “make up”-in më të mirë dhe zërin më të mirë.

Të dielën në mbrëmje, Joaquin Phoenix fitoi çmimin “Golden Globe” si aktori më i mirë për interpretimin e tij në filmin “Joker”. Në kategorinë e aktorit më të mirë joprotagonist do të jetë një “luftë” e fortë me Al Pacino e Joe Pesci (The Irishman) dhe Tom Hanks (A Beautiful Day in the Neighbourhood), Sir Anthony Hopkins (The Two Popes) dhe Brad Pitt (Once Upon a Time…) /KultPlus.com

Më 7 janar të vitit ’55 sopranoja Anderson bëhet personi i parë me ngjyrë që perfomon në Operën e Nju-Jorkut

Marian Anderson ka qenë këngëtare amerikane e muzikës klasike dhe spiritualiste.

Si këngëtare me ngjyrë, ajo kishte probleme në Amerikën e asaj kohe kur racizmi ishte mjaft i theksuar.

Anderson u bë një figurë e rëndësishme në luftën për zhdukjen e racizmit dhe paragjykimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë artiste, 7 janari i vitit 1955 ka qenë data më rëndësishme në karrierën e saj.

Mezzo-soprano Mariana Anderson u bë personi i parë me ngjyrë që performoi në Operën Metropolitane të Nju-Jorkut, me shfaqjen “Un ballo in maschera” të Giuseppe Verdit.

Kritiku muzikor Alan Blyth tha: “Zëri i saj ishte një kontralt i pasur, i gjallë me një bukuri të brendshme”. Ajo interpretoi në koncerte dhe recital në vendet kryesore të muzikës dhe me orkestra të famshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Evropë midis viteve 1925 – 1965. /KultPlus.com

Mozaiku i zbuluar në qytetin antik të Bylisit daton nga shekulli IV

Qyteti antik i Bylisit është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë. Ai shtrihet sapo del nga qyteti i vogël i Ballshit, 10 km larg tij, në krahun e djathtë të rrugës, ku të bie në sy një varg kodrash të larta.

“Ju uroj mirëmëngjes me një nga mozaikët e zbuluar në qytetin antik Bylis, i cili daton që nga shekulli i VI”, tha sot ministrja e Kulturës, Elva Margariti duke sjellë në vëmendje këtë vepër të rëndësishme që vjen nga e kaluara.

Teatri i Bylysit është një nga monumentet më të mëdha të kësaj qendre arkeologjike, i cili është ndërtuar në fillim të shekullit të 3-të para lindjes së Krishtit dhe ka një kapacitet prej 7500 vendesh, që do të thotë që ka qenë një nga veprat më të mëdha të kohës. /KultPlus.com

UNESCO thirrje SHBA-së dhe Iranit: Të ruhet trashëgimia kulturore

Agjencia për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) kërkoi nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara që të respektojnë konventën, e cila i obligon shtetet të ruajnë lokacionet kulturore.

Thirrja vjen pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se mund të sulmojë trashëgiminë kulturore të Iranit, shkruan REL.

Drejtorja e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, kujtoi se edhe Teherani, edhe Uashingtoni kanë nënshkruar konventën e vitit 1972, e cila i ndalon vendet të ndërmarrin “masa të qëllimshme që mund të dëmtojnë drejtpërdrejt ose indirekt trashëgiminë kulturore dhe natyrore” të shteteve të tjera.

Në një takim me ambasadorin iranian në UNESCO, Azoulay po ashtu tha se dy vendet kanë nënshkruar edhe një konventë të vitit 1954, për mbrojtjen e pronës kulturore në rast të konfliktit të armatosur.

Azoulay theksoi se komuniteti ndërkombëtar e ka për detyrë të ruajë dhe të mbrojë trashëgiminë kulturore dhe natyrore për brezat e ardhshëm.

Të shtunën, Trump, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të sulmojnë disa lokacione të rëndësishme kulturore të Iranit, nëse ky i fundit sulmon personelin apo asetet amerikane, si hakmarrje për vrasjen e komandantit të forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se sulmet e tilla do të përbënin “krime lufte”.

Irani ka 22 lokacione kulturore në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Ato përfshijnë sheshin Meidan Imam – i njohur gjithashtu si Naghsh-e Jahan – në qytetin Isfahan, që është ndërtuar nga shahu Abbas I në fillim të shekullit 17, përcjell Albinfo.ch. /KultPlus.com

“Dy lloje njerëzish janë të rrezikshëm për Shqipërinë”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Janar 2020

“Le Gaulois” ka botuar, të dielën e 30 janarit 1916, në faqen n°3, intervistën e Esat Pashë Toptanit me gazetarin e “Le Petit Parisien”, të zhvilluar asokohe në Durrës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Esat Pasha flet

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Z. Paul du Bochet, i dërguari special i Petit Parisien, pati një intervistë me shefin e famshëm shqiptar në Durrës, nga i cili ne botojmë këtë pasazh :

Dy fuqi, më thotë ai, e kanë humbur Shqipërinë, njëra, Turqia, e cila i lë gjërat pa vrojtim, duke toleruar gjithçka, duke simuluar ekspedita ushtarake që ndaleshin gjithnjë në gjysmë të rrugës, dhe tjetra, Austria, e cila mbjell ar dhe korrupsion kudo.

Sot, katolikët shqiptarë janë të gjithë austrofilë. Është e vërtetë se ata nuk kanë peshë, duke qenë se janë së shumti gjashtëdhjetë mijë.

Por ekziston një rrezik tjetër, myslimanët fanatikë dhe, bashkë me ta, nacionalistët, njerëzit që kanë qenë kamerierë hotelesh ose diçka të ngjashme në Amerikë dhe që kthehen këtu me ide të gatshme, të pa zbatueshme dhe të rreme shumicën e kohës.

Më në fund, përfundon ai, sado e tmerrshme të jetë situata, vendimi im është marrë. Unë jam me aleatët deri në vdekje.

Kur tha këto fjalë, zëri i tij u drodh dhe vështrimi i tij e humbi ashpërsinë. Për herë të parë, gjatë intervistës sonë, unë perceptova emocionin nën këto pamje të dhunshme dhe autoritare. Dhe shtrëngimi i dorës ishte i përzemërt dhe i ngadalshëm si ai i një miku. /KultPlus.com

Fan Noli: Këtu qeni s’njeh të zotin

Noli është nga ato figura komplekse që rrallë mund t’i kuptosh drejtë, pasi gjithmonë ka diçka të fshehur brenda çdo fjale. Në gjithë fjalimet që Noli ka mbajtur, është vlerësuar shumë realiteti që ai shpreh dhe mënyra e mendimit dhe perceptimit të tij.

Ndaj edhe sot do të flasim për një nga fjalimet e tij të mbajtur para Parlamentit të Shqipërisë në vitin 1924, ku tregon për pesë anarkitë që ka Shqipëria. Ja si shprehet ai:

“Në vendin tonë mbretëron konfuzioni i të pesë anarkive:

E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme, që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

E dyta, anarkia sociale: këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kini një shembull të bukur në Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve dhe oxhakët më të vjetër, kur anëtarët e kësaj partie lëvdohen që kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta, anarkia morale: këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita-ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë lëftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkreptuar anembanë Toskërinë; këtu, si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.

E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet janë të errëta, të shtrembëra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve.

Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.

Herodoti na tregon se në betejën navale të Selaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoi gjersa i prenë kokën.

Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po dhe këmbët e trupin…”

(Pjesë nga fjalimi i mbajtur në Parlamentin e Shqipërisë në vitin 1924 por që tingëllon njësoj aktual edhe sot)

‘Gjëja më e keqe në jetë është të përfundosh me njerëz që të bëjnë të ndihesh vetëm’

Robin Williams nuk është më me ne, por mençuria e tij e madhe nuk do të ikë kurrë nga kjo botë.

Williams vdiq në moshën 63 vjeç dhe pati 100 role madhështore në karrierën e tij profesionale. Na bëri të qeshim dhe të mendonim.

Ja disa prej citimeve të tij më të mira:

-Ju jepet vetëm një shkëndijë e vogël “çmendurie”. Ju nuk keni pse ta humbni atë.

-E vërteta thelbësore është se nganjëherë ju shqetësoheni se do të zbuloni që është një goditje e fatit, të cilën nuk do ta keni vërtetë. Keni humbur muzën ose – më e tmerrshmja – nuk e keni pasur kurrë atë. Do ta kaloni të gjithë këtë marrëzi shumë shpejt.

-Pavarësisht nga ato që ju thonë njerëzit, fjalët dhe idetë mund të ndryshojnë botën.

-Fitimi i një Oskari është një nder, por ta themi midis nesh, nuk i bën gjërat më të lehta.

-Unë gjithmonë mendoja se gjëja më e keqe në jetë ishte të qenit vetëm. Nuk është kështu. Gjëja më e keqe në jetë është të përfundosh me njerëz që të bëjnë të ndjehesh vetëm.

-Ju lutem mos u shqetësoni aq shumë. Sepse në fund të fundit, askush prej nesh nuk ka shumë kohë mbi këtë Tokë. Jeta vrapon.

-Rrjetet sociale? Ato vrasin bisedën. Dhe njerëzit që fotografojnë me telefonin e tyre ose regjistrojnë, ndonjëherë në mënyrë të fshehtë, janë të mërzitur. Ata vijnë dhe fillojnë të flasin me ty, por duhet t’i shmangni njerëzit që në të vërtetë rrijnë në telefon, kur janë me ju.

-Unë besoj në dashuri; është e mrekullueshme – sidomos dashuria herën e tretë, është edhe më e çmuar; është e mahnitshme.

-Realiteti: çfarë koncepti!

-Politika është kaq personale, e mbrapshtë dhe e menjëhershme, si do të arrish të bësh diçka? Edhe politika lokale në të cilën unë jetoj është bërë kaq e shëmtuar.

-Më vjen keq, po të kishit të drejtë, unë do të pajtohesha me ju.

-Ndonjëherë për gjëra që unë kam bërë, filma që nuk kanë ecur dhe aq mirë, ju thoni: ‘Pse e bëre?’ Por në fund të fundit, nuk mund të pendohem për ta, sepse takova njerëz të jashtëzakonshëm. Gjithmonë kishte diçka që vlente.

-Komedia vepron me optimizëm.

-Pranvera është mënyra më e mirë për të shijuar natyrën, le të festojmë!

-Kokaina është mënyra sesi Zoti ju thotë se po fitoni shumë para.

-Asnjëherë mos debatoni me një person të keq, ai apo ajo nuk kanë asgjë për të humbur.

-Mjekësia, ligji, ekonomia, inxhinieria, këto janë përpjekje fisnike dhe të domosdoshme për të ruajtur jetën. Por poezia, bukuria, romanca, dashuria: këto janë ato për të cilat mbetemi gjallë.

-Do të keni kohë të këqija, por ato gjithmonë do t’ju zgjojnë që të shihni gjërat të cilave nuk i keni kushtuar vëmendje.

-Njerëzit e mirë përfundojnë në ferr sepse nuk mund ta falin veten.

Williams kurrë nuk ka pasur frikë të flasë për jetën, dashurinë, politikën, fenë, të drejtat e njeriut dhe gjithçka që na bën të jetojmë si njerëz. Fjalët e tij ishin të mira dhe mençuria e tij ishte e pastër. Aktori ishte gjithmonë i sinqertë dhe nuk kishte turp për pikëpamjet e tij. Ai gjithashtu u përpoq të ndihmojë njerëzit të mendojnë më shumë.

Jeta është shumë e shkurtër për ne që ta humbim atë. Nëse e pyesni Williams, ai do t’ju tregojë se duhet të kapni momentin dhe të shijoni çdo minutë. /meb.al/ KultPlus.com

Taksisti kosovar në Londër merr dhuratën e ëndrrave për Vit të Ri (VIDEO)

Një taksist kosovar që jeton në Croydon të Londrës, mbet i “tronditur” kur mori vesh se ka fituar një veturë në vlerë prej mbi 90 mijë funtesh natën e Vitit të Ri.

Lufti Burniki mbet pa fjalë kur iu tha se kishte fituar një veturë Tesla Model S, e cila mund të arrijë shpejtësinë prej 100 km/h për vetëm 2.7 sekonda.

44 vjeçarit, që jeton në Broad Green bashkë me gruan dhe dy fëmijët, i janë dhënë edhe 20 mijë funte kesh.

“Ishte ndjenjë e mrekullueshme”, tha ai.

“Paratë do t’i shpenzoj me gruan dhe fëmijët e mi për një pushim shumë larg më 2020 – diku ku s’kemi qenë kurrë më parë”.

Burniki e fitoi këtë çmim mahnitës pasi kishte hyrë në një garë për makinën e ëndrrave BOTB, një kompani kjo me bazë në Fulham e cila nga viti 1999 kur edhe është hapur, ka dhuruar me qindra vetura.

Image

Prezantuesi Christian Williams vizitoi shtëpinë e Burnikit, ku ai ka jetuar në dhjetë vjetët e fundit, të martën e kaluar (31 dhjetor) për t’ia dhënë lajmin e mirë.

Burniki kishte qenë duke i paketuar çantat për të shkuar në Belgjikë që ta presë vitin e ri me te motra e tij.

“U trondita. Nuk e kisha fare idenë, gruaja ime s’më tregoi fare”, 44-vjeçari.

“Po bëhesha gati për pushime kur ra zilja. Mendova se është thjesht postieri apo diçka e ngjashme, por më pas pash Christianin”, shton Lutfiu.

Me prejardhje nga Kosova, Burniki kishte shkuar në Britani të Madhe më shumë se 20 vjet më parë dhe tani jeton me gruan e tij, Valjetën 41 vjeçe, dhe me dy fëmijët, Benin 14 vjeç dhe Yllkën 12 vjeçe.

I zoti i shtëpisë thotë se s’do ta shfrytëzojë veturën e re për shërbime taksie. Ai do të vazhdojë ta shfrytëzojë Volkswagen Sharanin e tij për punë ndërsa Teslan për kënaqësi.

“Jam taksist në Londër dhe doja një veturë të re që është e mirë dhe nuk lëshon shumë gazra, kështu që Tesla është e përkryera”, tha ai.

“Megjithatë, kam vendosur se është veturë shumë e mirë për ta përdorur për taksi prandaj do ta përdori vetëm për vete dhe familjen time, së paku për fillim”.

Shikojeni në video reagimin e Lutfiut kur merr vesh se është fituesi i javës i Tesla Model S. /koha.net/ KultPlus.com

Kur natyra është në perfeksionin e saj (FOTO)

Natyra gjithmonë ka arritur të magjeps syrin e secilit me bukuritë e saj dhe me mënyrën e mistershme përmes së cilës funksionon ajo.

Chen Chengguang, fotograf nga Tajvani, ka realizuar disa fotografi të zogjëve, ku shihen të renditur në mënyrë perfekte, ndërsa fotografitë janë shkrepur në momentin e duhur.

Më poshtë mund të shihni disa prej fotove më të bukura të realizuara nga fotografi Chengguang. / KultPlus.com

Shitet shtëpia e Coco Chanel

Vendi sekret ku shpesh herë qëndronte Coco Chanel, është shitur së fundi për një çmim prej plot 3.9 milionë dollarësh.

Estate Rosehall afër Lairg, Skoci, ishte dikur koloni e fshehtë e Chanel, themelueses së dinastisë shumë-milionë dollarëshe të modës, që jetoi atje në vitet 1920 me të dashurin e saj Hugh Grosvenor, Dukën e dytë të Westminster.  

Një ofertë e panjohur e bërë nga një blerës i huaj është pranuar, edhe pse është shumë e kuptueshme se shtëpia dhe 700 hektarët që e rrethojnë do të kushtojë miliona për t’u riparuar plotësisht, transmeton KultPlus.

Rezidenca me 12 dhoma gjumi do të shndërrohet në një hotel luksoz për të parandaluar shkatërrimin e tij pasi të jetë aprovuar leja e planifikimit për restaurim.

Rosehall ishte një nga pronat më të shtrenjta në Skoci, gjë që u tregua përsëri edhe me shitjen e fundit që iu bë kësaj prone.

Rezidenca u ndërtua fillimisht në vitin 1873 për të zëvendësuar një shtëpi tjetër në të njëjtin vend që u shkatërrua nga një incident zjarri. /KultPlus.com

E dashtun vetja jeme, falemnderit që ishe e fortë edhe nji vit ma shumë

Nga Arjola Zadrima

Të falemnderës që më ban me kthy kryet me kuptu ecjen e këtij viti. Të falemnderës që nuk je pendue që je me mu.

Të falemnderës për lehtësinë me të cilën e merr jetën ani pse shpesh ajo asht ma e ashpër. Sinqerisht të falemnderës që më ke rritë kaq shumë këtë vit sa me kuptue që thjeshtësia asht ajo që më gëzon.

Të falemnderës posi për debatet që krijon brenda meje, për peripecitë që më ofron. Më njohe me fasadën e njerëzve dhe boshësinë që i karakterizon. Të falemnderës që më dhe mundësinë me dominu mirësia e jo ligësia jeme. Kuptoj ku gjendem.

E dashtun vetja jeme të falemnderës që nuk eksperimenton me jetën e askujt dhe ekspertët e fushës i largove prej rrugës teme. Të falemnderës që emocionohesh prej lumtunisë së fëmijëve, kujdesit të prindve e dashnisë të atyne pak njerëzve që më rrethojnë. Të falemnderës që familjen e ke kriju brenda shpirtit tem. Të falemnderës që më lekund shpesh themelet dhe krijon vorbullat e sigurive të mia, kjo më ka ba ma të fortë. Të falemnderës që ende beson tek unë, kjo qënie kaq e pashpjegueshme, shpesh e pakuptueshme, kjo qënie kaq e komplikueme dhe e vërtetë.

Të falemnderës që ma dhe mundësinë me të dashtë aq fort sa me i largu njerëzit negativë, mendimet e papjekuna. Të falemnderës që më bane selektive, egoiste dhe mbi të gjitha realiste. Së fundmi të falemnderës që je ndryshe, që pranon diversitetin dhe mundohesh me u gjetë në këtë rruzull fasadash, vitrinash shumë ngjyrëshe, njerëzish hipokritë, me drita elektrike.

Të falemnderës për çdo çast që e përjeton sepse më bane kuptu se jeta asht kaq e pabukur pa mue.

Fort e dashtun vetja jeme e përshpirtshme, e pashpirt të falemnderës, të falemnderës shumë që ekziston./KultPlus.com

Duke vrarë atë që dashuronte, Oscar Wilde vrau veten

Shkëndija e fundit e gjeniut ndodhi midis Berneval-sur-Mer, Normandisë dhe Napolit. Me pseudonimin letrar, Sebastian Melmoth (vagabondi Melmoth është një nga prototipet e romanit gotik me autor xhaxhanë, Charles Robert Maturin), u përpoq të gjejë një botues.

“Ballada e burgut të Reading”, me atë varg që përmledh të gjithë ekzistencën e autorit të saj, Oscar Wilde – “Çdo njeri vret atë që dashuron”, u botua në vitin 1898 nga Leonard Smithers, i vetmi që ende pranonte pemën e dandy-t Oscar. Por, me një marrëveshje: të botonte poemën, pa emrin e poetit.

Në atë kohë, të jetë i saktë, Wilde është duke qëndruar në Paris, një shul ishte mbi të gjitha, shkrimtari më e madhe dhe skandaloze të kohës së tij u reduktua në qoshet një portret i Dorian Gray çfarëdo, jo veset, torturuar harresë. Vetëm krahasoni disa fotografi.

I shkëlqyer i pashëm nga sytë që shtang, flokët e egër, shkop dhe pallto me mëngë lesh, cinik “arbitri i elegancës”, përjetësuar në 1882 nga Napoleon Sarony, pesëmbëdhjetë vjet më vonë, në Sheshin e Shën Pjetrit, është një i vjetër pa dhëmbë, pa dhëmbë, një viper patetik.

Lëshuar nga Goal Leximit në 1897, fama Wilde sessomane një njeri pervers jashtë kohës lulëzon mbetur në çdo cep të Evropës: Londinezët Jezuitëve që kërkon freskim për të shlyer mëkatet e kaluara (pas të gjitha, De gjëmues letër-pamflet Profundis kishte shkruar: “vendi i Krishtit është me të vërtetë në mesin e poetëve … gjithë jetës së tij është poezia më e bukur”) hedhin atë jashtë, kreditorët kërkojnë atë, pasioni i dashurisë torturon atë.

Në Francë, i Adhuruari, i imitoi, toka e mësues feje e tij letrare, Balzac dhe Huysmans nuk mund të qëndrojë, atëherë, fërkim botën, ik në Napoli, së bashku me absolute të dashur, Zoti Alfred Douglas, ‘Bosie’, kështu ai bëhet një burg, i akuzuar për “praktika të paligjshme” dhe me një falimentim në shpinë.

Në atë kohë, për të qenë të saktë, Wilde ndodhej në Paris, gjithçka kish marrë fund, shkrimtari më i madh dhe skandaloz i kohës së tij, ishte reduktuar në një portret të një Dorian Grei çfarëdo, pa vese, i torturuar në harresë. Mjafton të krahasosh disa fotografi.

Dandy magjepsës me sytë që të shtangin, flokët e parregullt, shkopin dhe pallton me mëngë peliçeje, arbitri cinik i elegancës, i përjetësuar në vitin 1882 nga Napoleon Sarony, pesëmbëdhjetë vjet më vonë, në sheshin San Pietro, është një plak i fryrë, pa dhëmbë, i zgjebosur, një nepërkë patetike.

Pasi doli nga Burgu Reading në vitin 1897, fama e Wilde si një seksoman sodomist jashtë kohe është përhapur kudo në Evropë. Jezuitët londinezë tek të cilët këkron strehim për të larë mëkatet e të kaluarës – (në fund të fundit tek letra-pamflet De Profundis kishte shkruajtur: “vendi i Krishtit është mes poetëve… e gjithë jeta e tij ishte një poezi e mrekullueshme”) – e dëbojnë, huadhënësit e kërkojnë, pasioni i dashurisë e mundon.

Në Francën e adhuruar, toka e udhëheqësve të tij shpirtërorë, Balzak dhe Huisman nuk mund të qëndrojë. Kështu merr udhën për në Napoli, bashkë me dashnorin absolut, Lordin Alfred Dagllas, “Bosie”, për të cilin bëri burg, i akuzuar për “praktika të paligjshme”.

Por era është kundër. Napoli i kthen shpinën dandy-t. Por “Bosie” dhe Wilde nuk ka më as një shtrat ku të qëndrojnë. Në Capri, në fund të tetorit, u dëbuan nga hoteli kur disa bashkatdhetarë, me të parë shkrimtarin në sallën e ngrënies, u ngritën të neveritur dhe kërcënuan se do të largoheshin.

Pastaj mendoi bashkëshortja, Konstancë Lloid, me të cilën ishte martuar më shumë për zakon se sa prej dashurisë në 1884, që t’ia bënte jetën të pamundur. Sipas kontratës së përgatitur me avokatët, bashkëshortja i jep një çek prej 150 stërlina në vit, por me kushtin që të qëndrojë larg saj, larg dy fëmijëve të tyre dhe larg nga “Bosie”.

Wilde është i lumtur që të mos e shohë më të shoqen, dorëzohet para kushtit për fëmijët, por nuk ia del të ndërpresë marrëdhëniet me Bosien. Kur e shoqja i mbyll rubinetin financiar, duke bindur prindërit e Lordit Alfred që të bëjnë të njëjtën gjë, historia e dashurisë merr fund. Eshtë viti 1898.

Në dy vitet e fundit, me një dëshirë pothuaj sadiste, Wilde bën gjithçka për të vrarë imazhin që ka krijuar me aq shumë kujdes: “pinte shumë, kish mbetur pa para, kalonte ditët duke studiuar dredhi për të vjedhur para”. Një ditë, me elegancën e tij të pagabueshme, shkrimtari që dikur shkruajti se “asnjë krim nuk është vulgar, po çdo vulgaritet është një krim”, ndali një zonjë dhe i tha: “Më falni, zonjë, unë jam Oscar Wilde, dhe po ju grabis”… /bota.al KultPlus.com

Zbulohet në Romë dhoma e fshehtë e perandorit Neron

Pallati madhështor që perandori romak Neron, ndërtoi gati 2.000 vjet më parë, ruan prej shekujsh një sekret nëntokësor. Arkeologët që punonin për restaurime në ndërtesën antike, gjetën një dhomë të madhe të fshehtë, mes muresh, zbukuruar me krijesa reale dhe mitike.

Krijesat ishin në ngjyra të kuqe dhe disa prej tyre ka të praruar. Rreth 2,000 vjet më parë, dhoma e fshehur ka të ngjarë të ishte shumë më e madhe dhe e gjitha prej floriri.

Muralet janë të zbukuruara me centaurët mitikë në formën e perëndisë-dhi, zogjve dhe krijesave detare.

Një luftëtar që ndeshet me një panterë, gjithashtu është pjesë e vizatimit që ekspertët, e quajtën “sfinksi i heshtur dhe i vetmuar” mbi një gur të shenjtë.

Ky sfinks është arsyeja pse dhoma tani quhet “Dhoma e sfinksit”. Pallati antik, i njohur zakonisht si “Domus Aurea” ose “Shtëpia e artë”, mendohet se është ndërtuar menjëherë pas zjarrit të madh të Romës, në vitin 64 pas Krishtit. Kishte 300 dhoma, që shpërndaheshin në 300 hektarë të peizazhit kodrinor të Romës.

Neroni ishte i njohur si një tiran mizor,  që bënte një jetë ekstravagante, vrau brutalisht të ëmën. Pallati i tij i madh, nuk ishte në shijen e perandorëve që erdhën pas tij, pasi ai vrau veten në vitin 68 pas Krishtit. Neroni ndërmori aktin, kur mësoi se ishte dënuar me vdekje, si armik i popullit.

Ai ishte perandori i parë romak, që vdiq në këtë mënyrë. Pas vdekjes së tij, u bënë vizatime për të zhdukur provat e pallatit të madh “Domus Aurea”, pasi u konsiderua tepër ekstravagant dhe problematik.

Strukturat e famshme si Koloseu, u ndërtuan mbi të dhe pjesët e tjera u mbuluan.

“Dhoma e sfinksit” u zbulua në një pjesë të pallatit, në kodrën Oppian. Gërmimet e pallatit të gjerë, janë në vazhdim dhe mund të jenë mjaft të ndërlikuara, për shkak shkatërrimit të konsiderueshëm të ndërtesës antike.

“Dhoma e sfinksit” u zbulua rastësisht, teksa arkeologët ndezën dritat që u duheshin për të punuar në një seksion tjetër të pallatit. Ata vunë re, se drita u përmbyt në një hapje në cep të dhomës, ku fshihej dhoma që sapozbuluan.

Fatkeqësisht, dhoma është mbushur me materiale të ndryshme dhe nuk ka plane për ta gërmuar, pasi pastrimi i materialeve mund të destabilizojë të gjithë kompleksin. Zbulimi ofron të dhëna të reja, mbi jetën e perandorit tiran.

Drejtori i Parkut Arkeologjik të Koloseumit, Alfonsina Russo, tha se në errësirën për gati njëzet shekuj, “Dhoma e sfinksit” dëshmon për mënyrën e jetesës së principatës së Neronit./konica.al/ KultPlus.com

A të duhen luftëtarë, gjithë botës t’i vësh zjarrë, do armiku arratinë të marrë, merr nja dhjetë Kosovarë!

Sot për nder të 138 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, KultPlus ju sjell njërën nga poezitë më të fuqishme të tij.

Poezi nga Fan Noli

A të duhen luftëtarë,
Gjithë botës t’i vësh zjarrë ?
Do arratinë të marrë ?

Merr nja dhjetë Kosovarë!

Njerez të zgjuar me lezet
që i gjen në ç’do anë,
të bëjnë hallv’ e salep,

keta janë mjeshtrit Dibranë.

A do njerëz për ahengje,
Për tryez’ e për kuvende ?
Burra e gra kërcejn’ në lodër ?

Keta i gjen veç në Shkodër!

A të duhen gënjeshtarë,
matrapaz’ e kokëtharë,
që rërën shesin për farë ?

Merr Krutanë dhe je i larë!

Po qefli a të duhen
që me jevga din’ e kruhen,
Zonja që pjellin çdo vit ?

Vetëm Elbasani rrit.

Do ministra Kolonjarë,
se mbahen burra me mënd,
duan kudo të jenë të parë

në mexhlis’ e në kuvend !

Do budallenjë që veç hanë,
e hajvanë me dy këmbë,
pasuri s’dinë të vënë ?

E ke gjithë Myzeqenë!

A do te rruash florinë,
katandinë e shtëpinë,
me dy qofte mbush sininë ?

Ec’ e merr Gjirokastrinë !

Do të hash e të besh qejf,
Sofra shtruar si për mbret ?
Pastërti e për hyzmet ?

Të tillë gjen në Përmet

A do male me dëborë,
Trima t’ fortë e malësorë,
fort bujar’ e burrërorë ?

I ke n’ Kukës, i ke me dorë !

Matjanët burra të zotë,
që dikur kanë ngrenë barot,
se i njeh gjith’ vendi mbarë,

Janë të gjithë për xhandarë !

A do trima e sejmenë,
kapardisur kudo venë,
pa zëre gjumi mos flenë,

Për tre Mirditor’ bëj benë !

Do dembela për Stamboll’,
Mos u loth, t’ gjezdiç dynjanë,
Më Tiranë rresht’ taborrë,

Vetëm të zgjatësh një dorë !

Do për punë një Korçar,
E ke bujk dhe ushtar,
Te gjith’ bashkë venë në arë,

Kok’ e këmbë s’kanë të sharë !

Hall i math me Skraparlinë,
ka rrezik të hash dhe dru,
Dy ministra le rrinë,

Se na duhen dhe pa tru !

A do urt’ njerzit të rrinë,
Në komandë të kesh ushtrinë ?
Me taban ta kesh njerezinë,

Merr të gjithë Labërinë !

Ore të gjorë harruam Vlorën,
se kjo punë lahet me gjak;
Dy shirita, një medalje,

Kësaj gjëje i venë kapak !

A të duhen sharlatanë,
që të lëpihen në ç’do anë,
që të përçajnë vatanë?

Ke sa të duash Tropojanë !

Fan Noli 1926. / KultPlus.com

Nderohet vogëlushi që e humbi babain në zjarret që kanë kapluar Australinë

Djali i një zjarrfikësi vullnetar në Australi, është nderuar në emër të babait të tij i cili vdiq gjatë zjarreve të mëdha që kapluan Australinë, transmeton KultPlus.

Në fotografinë e postuar në rrjetet sociale, 1 vjeçari shihet me biberonin e tij në uniformën e zjarrfikësve, derisa merrte një medalje.

Babai i tij, Geoffry Keaton, 32 vjeç vdiq më 19 dhjetor pasi një pemë goditi kamionin e tij, duke bërë që ai të vdiste. Me të ishte edhe kolegu i tij 35 vjeçar, i cili vdiq gjithashtu.

Një fotografi tjetër tregonte djaloshin duke vendosur një mbishkrim në arkivolin e babait të tij, në të cilin kishte shkruar: ”Babi të dua nga këtu e gjer në hënë, dhe mbrapa.” Edhe kryeministri australian ishte pjesë e funeralit, bashkë me dhjetëra zjarrfikës që i dhanë lamtumirën bashkëpuntorit të tyre.

Keaton ishte një nga 3 zjarrfikësit e vrarë gjatë javëve të fundit, derisa zjarret kanë shkatërruar brigjet lindore të Australisëjë.  Dhjetëra njerëz kanë mbetur të vdekur, e mijëra shtëpi janë shkatërruar. Ndërsa kryeministri australian ka thënë se këto zjarre pritet të vazhdojnë edhe më tej./gazetametro.net/ KultPlus.com

Mr. Beani sot feston 65 vjetorin e lindjes

Të gjithë e njohim Mr.Beanin, personazhin e famshëm të filmave komedi, ku pa thënë kurrë as edhe një fjalë, na bënte të qeshnim e të kënaqeshim duke e parë, shkruan KultPlus.

Rowan Atkinson, i njohur më shumë si Mr.Bean, sot feston 65 vjetorin e lindjes së tij.

Mr.Bean-i ishte roli i tij i parë, i cili debutoui në vitin 1990, por që vazhdon të jetë i freskët akoma te publiku.

Mirëpo, është shumë e cuditshme dhe për t’u habitur fakti që Atkinson nuk i pëlqen filmat e tij, ai e ka pohuar një gjë të tillë në shumë intervista. /KultPlus.com

‘Dhunuesi je ti!’

Himni i performancës “Dhunuesi je ti!”

Gjykata osht’ shteti
Shteti patriarkal
Që na dhunon neve
Fajtor jo nuk ka

Gjykata osht’ kapitali
Kapitali mbi gjithçka
Që na shfrytëzon neve
Barazi jo nuk ka

Osht’ femicid
1 në 5 gra
Osht’ kërcënim
Osht’ përdhunim

Faji s’u kon’ i jemi, as ku jom kon’, as çka kom pas’ veshë [x4]

Dhunusi je ti! [x2]

Osht’ Policia,
Osht’ Gjykata,
Osht’ Parlamenti,
E osht’ krejt’ Shteti [x4]

Shteti patriarkal osht’ dhunusi jem [x4]

Dhunusi je ti! [x2]

Ti gru’ e dhunume
E qetë s’munesh me flejtë,
Ti je e dënume
Veç pse je gru’.

Shteti patriarkal osht’ dhunusi jem [x4]

Dhunusi je ti! [x2]

Ti po dhunohesh,
Ti po vrahesh,
Ti as n’shpi
S’je e sigurt!

E faji s’u kon’ i jemi, as ku jom kon’, as çka kom pas’ veshë [x4]

Dhunusi je ti! [x4]

Himni feminist “Dhunuesi je ti” apo “Një dhunues në rrugën tonde” i grupit ‘Las tesis’ nga Kili asht protestë dhe përpjekje për të ngritë vetëdijen kundër dhunës ndaj grave.

Dhuna ndaj grave në çdo formë asht’ cënimi ma i madh që po u bahet grave dhe mundësisë që ato me jetu të lira dhe me prosperitet, ashtu siҫ garanohet me çdo të drejtë të njeriut. Të drejtat e grave, githandej në botë, vazhdojnë me u cënu. Gratë po vriten çdo ditë si pasojë e nji sistemi shtypës social e shtetëror që po e legjitimon këtë shtypje.

Në Kosovë, vetëm gjatë tri viteve të fundit (janar 2017- tetor 2019) janë vrarë 11 gra si pasojë e dhunës në familje. Gratë po vazhdojnë të vriten sot e kësaj dite! Në këtë periudhë ka pasur 3394 gra që kanë raportuar dhunën. Edhe pse numri i raportimeve të dhunës vazhdon të rritet, mbetet i ulët në krahasim me dhunën që nuk raportohet.

Në Kosovë, por edhe kudo në botë, dhuna vazhdon të mos njihet në të gjitha format e saj. E kujtojmë që dhuna seksuale, emocionale, ekonomike e fizike që ushtrohet ndaj grave normalizohet nga shoqëria dhe shteti ynë cdo ditë. Viktimat vazhdojnë të fajësohen e dhunuesit nuk dënohen!

Me fjalët “Dhunuesi je ti!” ne i drejtohemi institucioneve tona që shtypin e dhunojnë gratë, si ato shtetërore e shoqërore. Me këtë thirrje, ne i bashkangjitemi zërit të grave gjithandej globit në përpjekje për t’u dëgjuar si një zë i fuqishëm që kundërshton një jetë me dhunë në çdo formë.

Prandaj, ne, ÇIKAT DHE GRATË E KOSOVËS po mbledhemi e po e performojmë këtë kangë bashkë! Po e protestojmë ҫdo institucion që ka dhunu e përdhunu gratë për së dyti kur s’kanë ofru ndihmë e drejtësi e që vazhdojnë me bo të njejtën sot e kësaj dite!

Sa ma shumë prej zërave tonë, aq ma shumë jehonë. Jehonë për barazi e drejtësi!

Kështu që hajdeni çika e gra prej cilitdo qytet e katun, prej cilësdo fushë, prej shpisë a punës, thujeni me zonin e ju’j përmes kësaj kange! Shteti shtypës asht’ dhunus!

Sqarim: Kjo iniciativë është ndërmarrë nga aktivistë të cilët janë bashkuar përmes faqes “Dhunuesi je ti”.

Faqja “Dhunuesi je ti” është kriju për me e koordinu performancën e himnit global feminist “Një dhunues në rrugën tonde” në Prishtinë.

Përkujtohet aktori Sandër Prosi në 100 vjetorin e lindjes së tij

Më 6 janar të vitit 1920 lindi në Shkodër, Sandër Prosi, i cili do të bëhej më vonë një prek aktorëve ikonë të filmit dhe teatrit shqiptar, personazhet e të cilit kanë mbetur në kujtesën e brezave dhe në arkivën e artë të kinematografisë.

Teatri Kombëtar në një kujtesë me rastin e 100-vjetorit të lindjes së artistit të madh, sjell edhe datat kryesore që shënuan jetën e tij.

Pasi mbaroi shkollën fillore vazhdoi gjimnazin e Tiranës. Merr pjesë në dramën “Vilhelm Teli”. Shkon për studime në Austri për dentist, të cilat nuk i mbaroi. Më 1947 merr pjesë në konkursin pranë Teatrit Popullor dhe e fiton atë. Që këtu fillon dhe veprimtaria e tij e gjerë dhe e larmishme artistike.

Sandër Prosi bën pjesë ndër ata aktorë ndihmesa e të cilëve është e lidhur me krijimin e artit tonë profesionist të skenës dhe ekranit, si dhe me arritjet e tyre më të shënuara. Ky aktor krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve tanë si A.Z. Çajupi, K. Jakova, B. Lëvonja, L. Papa, I. Kadare, T. Laço, R. Pulaha, D. Agolli, Dh. Xhuvani dhe të autorëve të huaj si Shekspiri, Shileri, Çehovi, Karaxhale, Gorki, Brehti etj.

Interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë. Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”, me Çmime të Republikës dhe me urdhëra e medalje. /atsh/ KultPlus.com

Vigjilenca Abazi, shqiptarja që botoi libër në Universitetin e Oxfordit

Pa dyshim që të rinjtë shqiptarë janë duke arritur suksese të mëdha në botë, jo vetëm në fushën e muzikës dhe të sportit, por edhe në atë akademike.

E patjetër njëra nga këto është 27-vjeçarja shqiptare nga Shkupi, Vigjilenca Abazi.

Edhe pse Abazi është vetëm 27 vjeçe, ka një biografi të jashtëzakonshme, thuajse të pamundur për një person të moshës së saj.

Sipas informacioneve, thuhet se ajo tani është anëtare e ‘Emile Noel’ në Fakultetin Juridik në Neë York dhe asistente në Universitetin e Mastrihit.

Po ashtu, vlen të theksohet se ajo ka doktoruar në Universitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një bursiste e Fulbright në Kolegjin e Ligjit të Kolumbias.

Gjithashtu, Abazi ka qenë edhe këshilltare e Këshillit Evropian dhe pjesë e ekipit të autorëve që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Europian.

Ajo aktualisht është anëtare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike dhe se ka më shumë se njëzet botime shkencore, duke përfshirë edhe librin të botuar edhe për Universitetin e Oxford’it,“Sekretet zyrtare dhe mbikëqyrjen në BE”, transmeton KultPlus.

Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës. Abazi ka qenë e ftuar të ligjerojë në Universitetin e Oksfordit, Harvard Laë School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi).

Ajo gjithashtu është ftuar të prezentojë kërkimet e saj në Parlamentin Europian dhe Parlamentin Holandez. Vigjilenca është shprehë se në të ardhmen do të donte të transferonte përvojën e saj në Maqedoni dhe të investonte njohuritë e saj në vendin ku ajo lindi. /albinfo/ KultPlus.com

Instituto Politécnico de Tomar në Portugali ofron bursa masteri për studentët kosovar

Në kuadër të marrëveshjës së Kolegjit Universum me Instituto Politécnico de Tomar në Portugali. Hapet thirrja për aplikim për bursa për studime master në Portugali për studentët kosovar në Programin MASTER IN QUATERNARY AND PREHISTORY

Programi Master në Kuaternar dhe Parahistori (IMQP) zgjat dy vite (120 ECTS). Është formuar nga një partneritet i katër institucioneve me përvojë shumë vjeçare në kërkimin dhe formimin parahistorik: Università degli Studi di Ferrara – Itali, Muséum National d’Histoire naturelle – Francë, Universitat Rovira i Virgili – Spanjë, Instituto Politecnico e Tomar – Portugali.

Ky program do të njihet juridikisht me gradën universitare ose kualifikime të ngjashme në fushën e arkeologjisë, letërsisë, parahistorisë, paleontologjisë, gjeologjisë së Kuaternarit, shkencës natyrore dhe mjedisore, biologjisë dhe gjeologjisë, teknologjisë dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, arsimit dhe shkencës së turizmit.

Deri më tani 122 studentë dhe 84 staf akademik dhe administrativ të Kolegjit Universum kanë shfrytëzuar mundësinë për shkëmbim semestral në Universitetet më me renome në Evropë.   

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentë!!Për më shumë info rreth universiteteve partnere dhe pjesëmarrjes në panair ju lutem kontaktoni Kolegjin Universum në facebook & instagram apo në +383 44 144 062. 

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)

“Ajo që më bëri të jem shkrimtare ishte leximi”

Susan Sontag mbetet një nga mendjet më interesante në historinë moderne, me ideale dhe mendime provokuese, të përkryera në çdo gjë, nga kultura vizuale tek dashuria dhe seksi, tek stereotipet dhe polaritetet, por padyshim se njohuritë e saj më të përjetshme, të cilat prekin themelet e pasioneve të saj  kanë të bëjnë me procesin e të shkruarit dhe letërsinë.

Në pranverën e vitit 1992, saktësisht dhjetë vjet pas meditimit të saj të mrekullueshëm mbi librat “Letter to Borges”, Sontag vizitoi Rrugën 92, Yin, Nju Jork për të mbajtur një leksion mbi qëllimin e projektit të letërsisë. Për të shkruarin si proces në vetvete (subjekt që Sontag e kishte përfshirë shumë herë në ditarët e saj) dhe marrëdhëniet e saj osmozike me leximin – një karakteristikë e të gjithë shkrimtarëve të mëdhenj.

“Ajo që më bëri të jem shkrimtare ishte leximi, fakti se unë kam qenë gjithmonë një lexuese e pasionuar. E fillova leximin në një moshë shumë të re dhe që nga ajo kohë kam qenë një e varur nga leximi, kam lexuar gjatë gjithë kohës. Ndoshta shpenzoj më shumë kohë duke lexuar se çdo gjë tjetër që kam bërë në jetën time, duke përfshirë edhe gjumin. Kam kaluar  shumë orë të jetës sime duke lexuar tetë apo dhjetë orë në ditë dhe nuk ka ditë që nuk e lexoj me orë të tëra, dhe mos më pyesni se si mund t’i bëj të gjitha gjërat e tjera. Nuk e di. Dita ka “xhepat”  e saj…Gjithmonë mund të gjeni kohë për të lexuar.”

Sontag vazhdon të shqyrtojë çështjen ende të debatuar për gjininë në letërsi dhe nocionin se si “burgosemi” nga stereotipet:

“E tërë kjo erdhi nga librat, nga ata që tani quhen” the cannon”, e që më herët njiheshin si klasikët, ku një pjesë e konsiderueshme e autorëve të tyre janë burra, si Homeri, Shkespiri, Dante etj. Natyrisht nuk mund të përjashtojmë as George Eliot, Virginia Woolf dhe Emily Dickinson, që njihen si disa prej klasikëve më të mirë.

Kështu që ishte e natyrshme që tu qasem këtyre shkrimtarëve pa përcaktim gjinor, që do të thotë se Emily Dickinson nuk është “një grua poete” apo Walt Whitman, por ata janë që të dy poetë. Gorge Eliot nuk është “një grua shkrimtare” apo Dickens një shkrimtar, që të dy janë vetëm shkrimtarë… Unë gjithashtu jetoj në një kohë e cila është shumë e rëndësishme dhe e natyrshme për mua, që ta mbështes dhe identifikoj veten me shumicën e aspekteve të agjendës feministe. Gjithmonë kam qenë feministe, nuk është se jam bërë e tillë. Në një kohë të caktuar kam pasur nderin që nga Elizabeth Hardwick  të quhem “feministe e lindur.”

Por ekzistojnë edhe kontradikta në këtë aspekt. Është e rëndësishme për gratë, që të jenë të vetëdijshme për paaftësitë kulturore në të cilat punojnë, në të cilat është formësuar vetëdija e tyre, që të bëjnë dallimin të cilin unë e dëshiroj, si shkrimtare.

Por…nëse realisht i konsideroni dhe analizoni njerëzit dhe jetët e tyre për një kohë më të gjatë; martesat, aferat e dashurisë dhe karrierat… Një mënyrë jetese konvencionale, nuk do të ishte diçka me të cilën do të doja të identifikohesha. Një shoqëri në të cilën gratë bëhen të varura dhe të gjymtuara nga paragjykimet e shoqërisë. Ajo që themi është ajo për të cilën kemi leje ta themi, gjithmonë dimë më shumë se sa e shprehim dhe shohim më shumë se sa e tregojmë që kemi parë, megjithatë në çdo kohë ekzistojnë rregulla, se çfarë duhet të themi dhe çfarë duhet të mendojmë. Dhe një nga gjërat më interesante e të qenët shkrimtare është që të mund të ikim nga këto rregulla dhe norma të përcaktuara.”

Duke iu referuar përkufizimit të përjetshëm të Italo Calvinos se cilat janë elementet që e karakerizojnë një libër klasik, Sontag tregon se çfarë është shkrimtari dhe se çfarë do të thotë Letërsi:

“Shkrimtari është ai që i kushton vëmendje botës, ai është një vëzhgues profesionist. Të jesh shkrimtar,# edhe kjo është kontradiktë – kërkon stabilitet, këmbëngulje dhe qëndrueshmëri. Një person që nuk  ka kohë për shumë gjëra të tjera dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon brenda shtëpisë apo studios.

Në tërë këtë po përpiqem të formuloj një përkufizim të papërpunuar për letërsinë. Unë e përdor fjalën “shkrimtar”  kur i referohem dikujt që krijon ose përpiqet të krijojë letërsi dhe me “letërsi” dua të them (përsëri, përkufizim shumë i papërpunuar), libra që vërtet do t’i rezistojnë kohës, libra që do të lexohen edhe pas qindra vjetësh.

Shumica e njerëzve nuk janë “shkrimtarë” në këtë kuptim … 40,000 libra në vit janë botuar në këtë vend dhe shumë prej tyre janë të dobishëm dhe janë të këndshëm për disa njerëz. Ata kanë një zonë të caktuar të atyre, që i pëlqejnë dhe nuk janë pjesë e literaturës. Letërsia është në të vërtetë vetëm një përqindje e vogël e asaj që prodhohet në formë libri. Por, natyrisht, kjo është ajo çfarë po përpiqem të them dhe më duhet ta pranoj se mbase do të shkoj aq larg sa të them se asnjë libër nuk ia vlen të lexohet nëse në fakt ky libër nuk ia vlen të lexohet pesë herë apo edhe më shumë … Kjo është ajo që dua të them kur përdor fjalën “literaturë”, një libër që i rikthehemi gjithmonë…Gjëja më e keqe e sistemit në të cilin jetojmë, mendoj se është sistemi ynë arsimor dhe nëse nuk e ndryshojmë këtë, në thelb nuk do të ndryshojmë asgjë tjetër. ” /KultPlus.com

Susan Sontag Relaxing on a Sofa — Image by © Christopher Felver/CORBIS

Evita Peron, aktorja që u bë udhërrëfyesja e një kombi

65 vjet pas vdekjes së saj, Buenos Aires kujton Zonjën e Parë më të famshme. E lindur në një familje të thjeshtë, e martuar me Peronin dhe e cila vdiq në moshën 33 vjeçare. Mes dritave dhe hijeve të pushtetit, revolucionarizoi mënyrën e komunikimit me masat.

Përktheu: Jonida Balla

Ndoshta pak e dinë se Eva Maria Duarte de Perón, e njohur si Evita, lindi e varfër dhe ishte vajzë e paligjshme. Po, ajo vajza bjonde dhe elegante, që do të shihej  në ballkonin e ndërtesës së qeverisë në Buenos Aires, që magjepsi shumicën e njerëzve, vinte nga një fshat i largët, Pampas argjentinas. Në moshën 7 vjeçare, e ndaluan të shkonte në funeralin e babait të saj, sepse ai, një pronar i vogël tokash, nuk e njohu kurrë “bijën e kuzhinieres”.

Eva Maria u bë menjëherë një grua e ashpër, e gatshme për ta “kapur jetën nga brirët”: 15 vjeçare iku në Buenos Aires. Në fakt, shpejt e kupton se provinca është shumë e vogël për dikë si ajo. Dëshiron të bëhet aktore, Eva. Dëshiron famë. Me çdo çmim. Fillimet janë të vështira: nuk di se si të lëvizë në një qytet të madh, nuk ka studiuar, nuk ka miq ose të njohur. E fortë dhe këmbëngulëse, në vitin 1939 arrin të punësohet në radio në sajë të zërit intensiv. Për Eva Marinë viti 1944 ishte pika e kthesës, kur takon atë që atëherë ishte ‘vetëm’ nënsekretari i Ministrisë së Punës, Juan Domingo Perón, dhe që do të bëhej president i kombit. Ai ishte 24 vjet më i vjetër se ajo, por një siguri dhe një pozicion që e tronditi menjëherë Evën: është dashuri në shikim të parë, por edhe rast që Eva e priste. Thashethemet në fakt nuk pushojnë. Ndërkohë në vendet e Amerikës Jugore protestat e para dhe pretendimet e sindikatave aktualizohen dhe Peron akuzohet nga konservatorët se nuk përdori të gjithë forcën e nevojshme për t’i shtypur ato.

Evita_Peron_doing_her_hair_and_manicure_1950

Peronizmi, i ashtuquajturi mënyrë e tretë midis kapitalizmit dhe socializmit, filloi të lindë dhe Evita, e cila kurrë më parë nuk ishte e përkushtuar ndaj politikës, e mbështet burrin në ngjitjen politike. Ajo ka gjithçka që i nevojitet: është e re dhe shumë komunikative. Nuk i duhet shumë për t’u bërë simbol i një Argjentine të re. Të gjithë duan të vishen si ajo, të ngjyrosin flokët si ajo dhe të veshin kostume elegante të ngjashme me të asaj. Kur, në vitin 1946, burri i saj fitoi zgjedhjet presidenciale, Evita është  Zonja e Parë karizmatike e pranishme në skenën publike. Nuk kishte studiuar diplomacinë, por është e zgjuar në menaxhimin e imazhit të vendit të saj: kur, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, përfunduan turneun e tyre në kryeqytetet e Europës, të gjithë i kuptuan aftësitë e saj të komunikimit. Ndërsa, nga njëra anë, grumbullonte këpucë dhe veshje si një yll i Hollivudit, në anën tjetër Evita duket se nuk e ka harruar se nga vjen dhe, me themelimin e fondacionit që mbante emrin e saj, ndihmonte ata që jetonin në krahinat e largëta, në varfëri. E bën këtë, sigurisht, në mënyrën e vet: nënvlerësimi nuk është dhunti e saj dhe ndonjëherë kritikohet, sepse ajo punon në vepra bamirësie e veshur me veshje të mrekullueshme (të cilat i adhuron) dhe bizhuteri.

Por njerëzit e adhurojnë atë grua të re bjonde që shikon nga Casa Rosada për të përshëndetur. Gjithashtu, është edhe për shkak të angazhimit të saj, ligji për të drejtën e votës së grave, miratohet nga parlamenti në shtator të ’47. Evita ishte shumë e mirë në përhapjen e risive praktike, deri në atë kohë të paimagjinueshme, si kolonitë verore në bregdet për fëmijët e klasave më të varfra. Një çift i fuqishëm, i formuar nga Evita dhe Perón, dhe jo e lehtë për t’u menaxhuar: në verën e vitit ’51 sindikatat dhe njerëzit donin që Evita të kandidonte për nënkryetare, me Peronin si president për zgjedhjet e ardhshme. Dhe duhet të thuhet se e njëjta grua e pëlqente shumë këtë ide, ndërsa burri dhe ushtria nuk dukeshin të favorshme për këtë tejkalim të personalizmit. Evita shmangi braktisjen e kandidimit:

Unë nuk heq dorë nga lufta apo puna,

Unë heq dorë nga nderimet!

1da3730e459e0a9ea6d0897ebfff0c94--tim-rice-eva-perón

Por arsyeja e vërtetë ishte shëndeti. Evita ankohej për dhimbje tronditëse në stomak (gruaja gjithmonë hante pak dhe nuk kishte një marrëdhënie të mirë me ushqimin) dhe përgjigja ishte më e keqja e mundshme: kancer në mitër, i përparuar. Megjithatë Evita është gjithmonë aktive, pranë burrit të saj. E dobët, e detyruar shpesh të rri në shtrat, vazhdon të mbajë fjalimet e saj,  për të përmbushur personalitetin, për ta dëgjuar zërin e saj.

Vdiq në 26 korrik të vitit ’52, në moshën 33 vjeçare dhe për argjentinasit ishte një ditë zie shkatërruese. Ka nga ata që e konsiderojnë atë një shenjt, lidere shpirtërore tw Argjentinës, një super-grua. Por ka edhe ata që e shohin atë si mishërim të peronizmit të paimitueshëm ndaj shumë vetave dhe demagogjia e saj, veprat ishin mjete të mira për të skllavëruar njerëzit. /KultPlus.com

Kënga me terma fyes për të moshuarit nxit protesta në Gjermani

Një këngë satirike për gjyshet dhe mjedisin ka ngjallur protesta para transmetuesit publik gjerman WDR. Qytetarët iu bashkuan protestës në një debat të përbashkët në lidhje me rolin e mediave që financohen nga shteti, shkruan Guardian.

Protestuesit dhe kundërshtarët e protestuesve kanë protestuar jashtë selisë së transmetuesit rajonal gjerman WDR në Cologne të shtunën, pas polemikave virale mbi një këngë për gjyshet dhe ambientin.

Forcat policore mbajtën larg rreth 30 protestues që ishin kundër WDR-së – disa prej të cilëve ishin anëtarë të grupit të ekstremit të djathtë – dhe një turmë më të madhe të kundërshtarëve më të rinj, disa prej të cilëve mbanin parullat, si dhe tregonin besnikëri ndaj: “E Premtja për të ardhmen”, “Prindërit për të ardhmen” dhe “Gjyshet për të ardhmen”.

Në mesin e grupeve protestuese pati edhe gjyshe, të targëtuara në këngën satirike të WDR-së, që i ka quajtur ato “derra të vjetër të ambientit” dhe më vonë target edhe i gazetarit të WDR-së, Danny Hollek, i cili i ka quajtur “derra nazistë”. Hollek që atëherë ka tërhequr fjalët e tij dhe ka kërkuar falje, mirëpo jo para se të pranonte kërcënime me vdekje. Anëtar të grupeve ekstreme të djathta gjithashtu u shfaqen para shtëpisë së tij.

Gjyshet ishin prezent në të dyja grupet, si në ato të krahut të djathtë ashtu edhe në ato të kundërshtarëve, dhe komentet e tyre dhe opinionet në lidhje me këngën dhe pasojat e mëvonshme patën në zemër të debatit rolin që mediat e financuara nga shteti duhet që të kenë.

Për Heidrun Genutt, një gjyshe e cila ka 58 vjet e që ka një nip 1 vjeç, ka thënë se arsyeja pse i është bashkuar protestës së të shtunës është komenti që kishte bërë Hollek.

Duke mbajtur një shenjë që shkruante “Gjyshja ime ishte një ‘Trummerfrau”, një term gjerman që u referohet grave që shiheshin si forca për rindërtimin e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botëror – Genutt ka thënë se ajo ka protestua kundër komentit, që çdokush i cili nuk pajtohet me këngën e WDR-së është një derr nazist.

“Ne jemi njerëz normalë, ne vetëm duam që të vazhdojmë e të bëjmë një jetë normale për veten tonë, fëmijët dhe nipat e mbesat”, ka thënë ajo. Ka shtuar se ishte ofenduar edhe nga kënga pasi që ajo gjithmonë i ndan mbeturinat dhe se ajo është një person që i hap pastën e dhëmbëve për të shfrytëzuar edhe pikën e fundit.

Yadranka 70-vjeçare pajtohet me të. “Komenti ‘gjyshja është një derr nazist’ me të vërtetë më ka nervozuar”, ka thënë ajo. “Unë nuk dua që të mbështes programe të tilla me para”.

Yadranka ka thënë se mediat e shtetit nuk “raportojnë në mënyrë neutrale më” dhe ka shtuar se “ata nuk përfaqësojnë interesat e njerëzve që i financojnë ato”. Ajo ka thënë se është e rëndësishme që të protestojë “për t’iu treguar se e kanë tejkaluar kufirin”.

Në anën tjetër të protestuesve, 67-vjeçarja Martina, e cila ka një nip e një mbesë, 7 dhe 4 vjeç ka thënë: “Mua nuk më pëlqen termi ‘Sau’, sepse nuk jam një derr. Jam një person. Mirëpo përmbajtja e këngës është komplet e drejtë dhe njerëzit duhet që të kenë të drejtë që të flasin për këtë. Unë gjej gjithçka në këtë këngë të saktë përveç pjesës së ‘derrit’. Sigurisht, ju mund të keni mendim të kundërt, mirëpo kur është kundër krahut të djathtë ju duhet të keni vetëm një mendim”.

Edhe 69-vjecarja Christa e cila ka tre nipër e mbesa, 11, 4 dhe 5 vjeç, ka thënë se nuk ishte impresionuar nga këngët, dhe ka menduar që është “qesharake” që të ndihesh e fyer nga ajo.

Për të e vetmja arsye që i është bashkuar protestës së të shtunës është që ajo nuk ka dashur që statusi i saj si gjyshe të përdoret nga krahu i djathtë. “Ata kanë thënë se ne jemi duke mbrojtur gjyshet gjermane – dhe unë nuk dua asnjë mbrojtje nga ta”, ka thënë ajo. “E bëj këtë mjaft mirë edhe vetë”. /KultPlus.com

Festivali i vitit 1987: Kur Shqipëria dhe ShBA-të ishin bashkë në një skenë

Endri Fifo ka shpërndarë në rrjetin e tij social, disa fotografi të vjetra, ku tregohen arritjet dhe sukseset e Asamblit Kombëtar në arenën ndërkombëtare.

Në këto foto, që shikoni më poshtë, tregojnë Asamblin Folklorik të Korçës në Festivalin Ndërkombëtar të Samsunit në Turqi.

Sipas tij, kjo ishte hera e parë që Shqipëria dhe SHBA-të ishin bashkë në një skenë.

Postimi i plotë:

Korrik 1987 Ansambli Folklorik “Skenderbeu” i Korces ne Festivalin Nderkombetar te Samsunit ne Turqi Drejtues muzike prof Josif Minga, koreograf Ali Beli, Soliste Nevruz Nure(Lulushi), Aferdita Zonja dhe Endri Fifo

Ky festival ishte i vecante per ne sepse Shqiperia mori pjese per here te pare ne konkurim ne te jejten skene me SHBA, Rusine dhe Izraelin. E gjithe trupa tregoi nje nivel te larte artistik duke narre vleresimin maksimal te publikut. /KultPlus.com