“Dikur lexova një libër dhe e gjithë jeta ime ndryshoi”. “Lumturia është të mbash dikë në krahë dhe të mendosh se je duke mbajtur botën”. “Unë s’dua të jem një pemë. Unë dua të jem kuptimi i saj”.
“Çdo person inteligjent e di se jeta është diçka e bukur dhe qëllimi i saj është të jesh i lumtur”. “Njerëzit thonë gënjeshtra, vetëm atëherë kur ka diçka që tremben se mund ta humbasin”. “Kur humbasim njerëzit që duam, nuk duhet t’i shqetësojmë shpirtrat e tyre, të gjallë apo të vdekur. Përkundrazi, duhet të gjejmë ngushëllim në një objekt që na kujton diçka për ta”.
“- Cila është gjëja që pëlqen më shumë tek unë? Çfarë duhet të bëj unë për të më dashur? – Ji vetvetja, – tha Ipeku”.
“Lumturi do të thotë të jesh pranë personit që dashuron”. “Jeta nuk ka lidhje me parimet, por me lumturinë”. “Përpiqu që në fund të jetës, t’i lësh të gjithëve të kuptojnë se jetove një jetë të lumtur”. /KultPlus.com
Zv. ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton, do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar dhe të recitojë poezitë e rilindësve. Në shfaqjen poetiko-muzikore që do të mbahet të hënën në Teatrin Kombëtar, mësohet se do të interpretojë krahas artistëve të njohur të skenës shqiptare edhe Robert Wilton, zv.ambasadori i OSBE-së në Shqipëri.
Lajmi është bërë publik nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në rrjetet sociale.
“Shfaqje poetiko-muzikore me poezitë e rilindësve, Naim Frashërit Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës, Andon Zako Çajupit, Asdrenit dhe të Migjenit e Ismail Kadaresë.
“Njëqind vjet Tirana kryeqytet, njëqind vjet parlamentarizëm shqiptar. Çfarë ka ndryshuar që atëhere e deri më sot? Ejani ta zbulojmë përgjigjen nga poetët tanë të mëdhenj.
Interpetojnë: Anila Bisha, Adriana Tolka, Juli Emiri, Romir Zalla, Robert Ëilton, Robert Budina.
Tek salla e Teatrit Kombëtar, të hënën, më 3 shkurt 2020”, njofton Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Ngjitja në skenën e Teatrit Kombëtar të një diplomati vjen në një kohë kur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, disa herë është deklaruar në javët e fundit se godina aktuale do të shembet, për t’i hapur rrugën projektit të ri. /KultPlus.com
Eminem dhe Dr. Dre e kanë mbështetur 50 Cent pasi që reperi u nderua me një yll në “Hollywood Walk of Fame” të enjten.
50 Cent e zbuloi yllin e 2.686-të dhe me këtë rast i falënderoi mysafirët e tij për mbështetjen e tyre.
“Nuk mendoj se karriera ime do të ishte ashtu siç ishte pa mbështetjen e tyre”, tha drejtori i hitit “In Da Club”. “Dre është mentor për të gjithë ekipin. Ai ishte mentor për të gjithë ekipin, sepse mund të na udhëzonte në mënyra të ndryshme pa e ditur madje as ai vetë”.
Ylli i repit gjithashtu rrëfeu se është penduar që nuk e ftoi drejtuesin e shtëpisë muzikore Jimmy Iovine në ceremoninë e nderimit, duke shtuar: “Kam gabuar që nuk e ftova atë, sepse ai është një pjesë e madhe e suksesit që e kam pasur”.
50 Cent shtoi tutje se “Kjo është e rëndësishme, sepse të gjithë janë në të njëjtën hapësirë dhe ndihen njëjtë për këtë. Thjesht dua të them faleminderit që më përkrahët”. /KultPlus.com
Nikolae Iorga ishte historian, shkrimtar publicist, politikan, akademik, profesor i Universitetit të Bukureshtit dhe i disa akademive e Instituteve të ndryshme të historisë. Ai ka dhënë një kontribut të vyer për historinë e popullit shqiptar. Më 1915-1916 botoi në gjuhë të huaja disa vëllime me “Shënime dhe ekstrakte në shërbim të historisë së kryqëzatave të shek.XV” ku jepet një material i pasur dokumentar mbi luftërat antiosmane të shqiptarëve gjatë epokës së Skënderbeut. Në kuadrin e kësaj pune kërkimore, Nikolla Jorga zbuloi më 1915 në bibliotekën Laurentiana të Firences, dokumentin e parë të gjuhës shqipe, “Formulën e pagëzimit”. Në veprën e Jorgës, çështjet e historisë sonë zënë një vend të dukshëm.
Si specialist i formuar punonte në shumë gjuhë të huaja si në latinisht, në greqishten e vjetër, frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht, anglisht, suedisht, danisht, holandisht dhe sllavisht. Gjatë veprimtarisë së tij shkencore burimeve arkivore në arkivat e bibliotekave të Prespës, Munihut, Nurembergut, Insbrukut, Venedikut, Milanos, Firences, Dubrovnikut, Barcelonës, Parisit, Gjenovës etj. Krijimtaria e tij e jashtëzakonshme përfshin rreth 1250 vëllime, qoftë si autor ose si editor dhe mbi 25000 artikuj shkencorë. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë matematikore, gjatë 69 vjetëve të jetës së tij, N. Jorga ka shkruar gjithsej 26.350 zëra bibliografikë. Nëse llogarisim se ka shkruar që në moshën 18- vjeçare, kemi një rezultat të çuditshëm, sepse del që N. Jorga ka shkruar 430 zëra bibliografikë, punime, studime ose libra/ në vit. Këto të dhëna, edhe pse në dukje të parë të pabesueshme, i gjemë në të gjitha enciklopeditë dhe biografitë e N. Jorgës. Si pasojë e botëkuptimeve antifashiste vritet nga legjionarët në 1940-ën, në një pyll afër Plojeshtit, duke mos arritur të përfundojë shumë projekte dhe dorëshkrime nga fusha të ndryshme.
Historiani rumun i konsideron shqiptarët ndër popujt më të vjetër në Evropë. Dhe shprehet:
“Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”. /KultPlus.com
Netflixi e ka publikuar fragmentin për serinë e vet të re origjinale “Followers”, e cila arrin muajin e ardhshëm në shërbimin e njohur për streaming.
Seriali japonez është bërë me regji të Mika Ninagawa, dhe e tregon ngjarjen për femrat që e jetojnë një jetë glamuroze në Tokyo, ku përpiqen të gjejnë dashuri, ta ruajnë miqësinë dhe të krijojnë karrierë.
Ngjarja bën fjalë për fotografen e modës Limi Nara (Miki Nakatani), e cila ka krijuar karrierë duke i promovuar yjet e ardhshëm në Tokyon moderne përmes punës së saj. Limi është një grua e pavarur së cilës i pëlqen të jetë e pavarur në punën dhe lidhjet e saj, shkruan KOHA Ditore.
Një ditë ajo takohet me aktoren e re Natsume Hyakuta (Elaiza Ikeda) e cila dëshiron shumë të ketë sukses në botën e filmit dhe e cila me punën e saj do ta ndihmojë atë të fitojë popullaritet… por shkurtimisht sepse nuk është fare e lehtë ta realizosh ëndrrën.
“Followers” e presim në Netflix më 27 shkurt. /KultPlus.com
Këto ditë në Festivalin e Dramës Shqipe në Gjilan ndoqa dramën “Shkamat”, autor dhe re-gjisor Fadil Hysaj, produksion i etnoteatrit “Kukaj”. Shfaqja u luajt lart në sheshin e skenës me spektatorët që rrethonin vendin e veprimit. Por tashmë të tilla zgjidhje nuk më bëjnë më përshtypje si dikur. Arsyeja pse më pëlqeu kjo shfaqje ishte loja dhe bri saj edhe teksti me trajtimin e vet regjisorial. E theksoj loja, sepse ajo lipset të krijojë paktin e besimit të epërm te spektatori, i cili, në këtë rast, i gjendet shumë afër aktorit, thuajse e prek me dorë atë, bëhet pjesë e tij gati-gati fizikisht si të qe një “dekor” i gjallë, dhe i kërkon vetiu një vërtetësi maksimale, çiltërsi dhe natyrshmëri thuajse filmike. Aktori duhet t’i lërë mënjanë shumë “hile” të huajtura nga xhepat e zanatit dhe përvojës shumëvjeçare mbi skenë, nuk i shkojnë dot skemat, “spërdredhjet”, sado të latuara qofshin ato. Duhet të bëhet vetvetja. Por a bëhesh dot vallë?
Sheqerie Buqaj e mbërriti këtë cak fatlum. U bë vetvetja. U shkri me përjetimin e gjendjes së një gruaje të shastisur që kishte humbur djalin e vetëm 7 vjeçar gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe, e kredhur shpesh e me shpesh në jermin që ia kaplonte mendjen e ronitur e të shkalafitur, jetonte me iluzionin, me fanitjet, halucinonte, qe mendjengulitur se djali ishte i gjallë dhe do të kthehej me në fund te nëna e vet plakë. Madje, ajo e merrte çdo herë në telefon, bisedonte me të, jetonte me të, vishej sipas përfytyrimit të tij kur ai qe i vogël… Pra, sendërgjonte një realitet të paqenë, mes ëndrrës dhe jermit, dhe kjo shënjonte në dramë një situatë të thukët dramatike. Sheqeria përhumbej aq shumë në situatën mendore e shpirtërore të kësaj nëne të shushatur e qyqane sa ne e harronim që ajo aktronte, që luante një rol; edhe ne futeshim në hallin e saj e na dukej sikur të qe një njeriu ynë i dhembshur. Sheqeria e realizoi me cilësi të lartë aktrimi në tri çaste të rrepta, kur i pohonte të shoqit se djali qe gjallë ndaj dhe drithëronte krejt, klithte, i binte kokës me grushta, përplaste këmbët; kur i kundërvihej të tjerëve që djalin po ia sillnin si shtatore hekuri në shtëpi dhe ajo dyshonte, nuk besonte, nuk e donte të “hekurt”, përziente të gjallën me të vdekurën; dhe çasti i tretë kur kridhej në dëshpërimin e saj prej nëne të lënduar dhe e humbte krejt toruan në vuajtjen pa cak e lehtësim. Kjo ecejake e aktores nga normalja tek anormalja, nga fanitja dhe halucinativja te konkretja dhe e prekshmja, nga e vrullshmja dhe dinamikja tek e qeta dhe e thjeshta jepte gjasë që ne të kuptonim dhe preknim tragjedinë që kishte ndodhur në shpirtin e saj prej nëne kobzezë.
Ajo vdes në një sofër bujtëse, pritëse për djalin e vdekur dhe mikpritëse për një zhgan grabitësish dhe gënjeshtarësh, që idealin e luftës e kishin konvertuar në “psalme” rrenash politike e zhvatje. Aktorja nuk e bërtiti ndjenjen e saj, por e kishte gëlltitur krejt në vetvete, e kishte tretur në formën e një përjetimi natyral dhe e vuante herë në heshtjen ritualistike të saj e herë në shpërthimet e befta, në çmendurinë dhe psikoritmikën e lartë. Ajo i ndërthuri bukur dy kahet përjetuese të rolit të saj. Pikërisht te shastisja e saj, nga njëra anë dhe te veprimet në dukje të rëndomta, ritualistike sikur s’kishte ndodhur asgjë, nga ana tjeter, mu aty fshihej edhe dimensioni i tragjikes, fshihej mynxyra, thika e fatit dhe plaga e vetë Kosovës. Ky është kontrapunkti, kjo është kundërshtia, prapthina, ajo që e kap shpirtin tonë në befasi, që e fut në kurthin e saj. Nuk është thjesht një kurth logjik, por një kurth që vjen nga përplasja dhe shkrirja njëherit në unifikimin ideoemocional të të rëndomtës me tragjiken, të të zakonshmes me të jashtëzakonshmen, të tmerrit të shtypur përbrenda psikikës nga vdekja e djalit prej milicëve serbë me veprimet rituale të një jete monotone, pa “ngjarje”, të bardhë, një ankth e pritje e zgjatur në një përditshmëri lodhëse që të plak.
Personazhi i dytë, Plaku apo Babai i Xhevdet Dodës. Një burrë i qetë, i përkujdesur ndaj traumës së të shoqes, dhe po njësoj i natyrshëm si ajo, me një vërtetësi që të imponohet. Aktori Doda edhe i blatonte shfaqjes një ton bisedor, sikundër fuqinë e komunikimit me spektatorin e gjendur fare pranë tij, duke krijuar premisat e kontrastit mes asaj që kishte ndodhur (vdekjes) dhe rrjedhës së përfytyruar të veprimit dramatik, pra ardhjes së përfaqësuesve të pushtetit, deputetit të zonës, kryetarit të pushtetit vendor e njerëz të tjerë të supozuar të politikës abuzive e korruptive. Loja e aktorit është po njësoj e stilit të bisedës shtëpiake, në dukje e thjeshtë dhe e “rëndomtë”, por që krijonte një velaturë emocionale të qëndrueshme, po ashtu njeriun fisnik e durimtar, në gjegje të kujdesit dhe traumës shpirtërore të partneres.
E lash enkas tekstin dhe regjinë e shfaqjes në fund. Rishtazi Fadil Hysaj dëshmohet si një regjisor me shije e risi, modern dhe i mëtimit për të elaboruar ide të vyera sociale e politike, por pa “zhurma” dhe gërthitje retorike, deklarative. Teksti ka një gjetje. Nuk e kam fjalën aspak për ndonjë cytje të mundshme që Hysaj mund të ketë marrë nga komedia brilante e Joneskos “Karriget”. Jo! Edhe këtu janë të tri personazhet e njohura të kësaj komedie: Plaku, Plaka, Mesazheri. Janë, mbase, edhe 40 karriget e kthyer në 40 skami, ndenjëse trikëmbëshe të shtëpive malësore shqiptare, pra shkama. Fadil Hysaj ka veç një cytje prej Joneskos, kurrgjë tjetër. Teksti, në të tërën e ligjërimit të tij, sidomos asaj çka na tregon dhe asaj çka ai kumton, është një tekst mirëfilli origjinal, është një tekst për Kosovën dhe plagët e saj të pambyllura që ende dhembin fort. Pak a shumë unë e shpjegova këtë tekst. Nuk është i ndërlikuar. Ka fund e majë gjendjen traumatike të një nënë, me drejt të një çifti pleqsh, që kanë humbur fëmijën gjatë luftës. Gruaja e ka humbur toruan nga stresi i vdekjes së fëmijës, ecejaket mes vdekjes dhe jetës, memories së shkatërruar dhe fanitjeve, ndërsa Burri e rikthen atë dhe gjithçka tjetër rreth kësaj ndodhie, në të vërtetën e vet. Unë do doja që autori ta begatonte personazhin e nënës, por edhe të babait, pse jo dhe në bisedat e tyre, me disa kujtime të mbetura ndezur në mendjet e tyre mbi jetën e djalit të vdekur, posaçërisht të lumturisë që ai u kishte dhënë, çka do ta zhdërvjelltësonte edhe më shumë subjektin e veprës dhe do të kishte shmangur ndonjë përsëritje që vihet re në marrëdhënien e tyre.
Funksioni i dytë i personazhit të Plakut është shpotia, ironia dhe sarkazma ndaj politikës dhe politikanëve të paskrupullt, që pas lufte harruan idealet atdhetare dhe iu sulën tortës së shtetit, privilegjeve dhe vetë Kosovës me hajnitë e tyre, përdhosjen dhe vdjerrjen morale, si deputeti, kryetari i komunës etj. Ndërkaq Hysaj përdor si zgjidhje sa elementin tragjik me vdekjen e nënës plakë, aq dhe paradoksin, kur rituali politik butaforik dhe i rrejshëm sjell kinse djalin e vdekur në formën e një statuje, që është në fakt heroi i një fshati tjetër. Kjo “ngatërresë” e bën mjaft të hidhur sarkazmin duke krijuar premisën e akuzës sociale e morale ndaj abuzimeve dhe keqpërdorjes për efekte politike nga hijenat apo xhambazët e pushtetit, që u bëhet gjer dhe dëshmorëve të lirisë. Një nga gjërat që më pëlqeu te konceptimi i shfaqjes “Shkamat” qe ndërveprimi a interaksioni, ku të dy aktorët edhe pse flasin secili më vete duke imituar bisedat e hamendesuara me tjetrin (në mungesë fizike), gjithsesi nuk krijojnë rrëmujë dhe mbivendosje. Pra lejojnë që ajo çka është thelbesore te njëri të dëgjohet dhe rroket nga publiku dhe anasjelltas. Dhe në fund, zgjidhja është sa groteske, aq dhe domethënëse. Oratori që vjen, me ligjërimin e tij, krijon idenë e dërdëllitjes politike, një gërgamë njerëzish pa tru, fjalimesh pa thelb, andaj dhe në “gër-vërin” e tij futen vargëzime fjalësh të rëndomta, pa kuptim e banale. Madje-madje, në fund, ai buluret si kafshët dhe po si kafshë gëlltit kulaçin, çorbën, që tashmë konotohet si metafora e zullumit, e ndëshkimit, e vdekjes, e idiotësisë. Rrjedhimisht oratoria politike, pra mesazhi, fjala e shenjtë dhe përlëvduese ndaj luftës dhe therorive të saj shndërrohet në një butafori dhe idiotësi të neveritshme.
Mua gjithmonë më ka pëlqyer regjia e Fadil Hysës. Ai është një artist i mençur, i shumë dimensioneve, një artist dijetar do të thosha dhe, sido që nuk tundohet fort nga flukset dhe “ondatat” e emocioneve dhe veprimeve të “mëdha”, as nga ato që vijnë prej ngjarjeve dhe trajtesave tragjike të “dukshme” saora, jo pa spekulacion artistik, në fjalë të fundit ai mbetet një qendistar idesh që godasin, njohës i formave konvencionale, po aq një tutor i palëkundur i marrëdhënieve shpirtërore të brishta e që duan kurime mendjeholla, sqimë formale, siç ka bërë edhe me dramën e tij të fundit “Shkamat”… /KultPlus.com
Do të zhvillohej një festival gjigant në parkun më të madh të kryeqytetit.
Unë jetoja në një qytet më të vogël e më të varfër ekonomikisht, por shumë më të pasur për nga civilizimi kulturor. E them me bindje të plotë!
Në festival do të merrnin pjesë një numër i madh këngëtarësh, të cilët e pandehnin veten si të tillë. Sidoqoftë, kjo punë iu ecte…
Festivali do të grumbullonte numrin më të madh të shikuesve që do të mbahej mend në atë shtet.
As që më bëhej vonë! Urreja të gjithë ata palo artistë, por edhe ata shikues të ngratë që nuk e kishin idenë se çka do të thotë muzikë e mirëfilltë – vetëm do të brohorisnin si të çmendur.
Disa zonja të bukura më kishin dërguar letër që t’u bashkohem në këtë festival koti; madje, edhe organizatorët më kishin dërguar ftesë si mysafir gjatë atyre tri-katër netëve që do të zhvillohej festivali. Këtu përfshihej edhe akomodimi në një hotel madhështor të kryeqytetit. E mrekullueshme, apo jo?
I mallkuar qofsha nëse gënjej për këtë gjë!
Përshtypje më bëri vetëm ky hoteli. Meqenëse jetoja në një shtëpi të mjerë, natyrisht që kisha dëshirë së paku një ditë të largohem prej aty.
E kur mendoja Hotelin e Kryeqytetit, ushqimin që e përgatitnin aty! Kjo gjë më mbyste.
Arrita ta frenoj lakminë time. Me vete thashë “më mirë të vazhdojë të qëndrojë në mjerim, sesa t’i thyej principet e mia” – madje kur kujtoja që kjo kënaqësi do të zgjaste vetëm për disa ditë dhe mjerimi do të vazhdonte përsëri, dilema ime mbaroi.
Pa menduar më gjatë, mora një laps e letër dhe fillova ta shkruaj refuzimin e pranisë sime në festival – menjëherë ua dërgova organizatorëve.
Pikërisht atë ditë, një ndër partitë më të mëdha të vendit rizgjodhi drejtuesin e tyre për të njëqindën herë. Po ç’u desh që ta fus këtë informacion në këtë tregim?!
Lexuesit e mi të dashur! Me siguri më herët menduat se pse i dërguan ftesë këtij njeriu të gjorë. Eh pra, erdhi koha t’ju tregoj.
Isha tridhjetë e tre vjeç atë kohë. Edhe pse isha i varfër, më nderonin dhe respektonin disa njerëz në qytetin tim. Dhe jo vetëm!
Gëzoja një famë të vogël edhe nëpër qytetet e tjera të shtetit. Por pse?
Kuptojeni pra, isha edhe unë një këngëtar. Madje këngëtar i zoti.
Ah! Ata organizatorët e mallkuar, më kishin bërë ftesë vetëm si mysafir, por jo si këngëtar.
Do të dilja para asaj skene gjigante e asaj turme madhështore, dhe do t’ia thosha disa këngëve të mija.
Shikuesve do t’iu pëlqenin dhe do të vetëdijesoheshin sado pak rreth muzikës së mirëfilltë.
Kjo ëndërr nuk m’u realizua atëherë, ose më mirë me thënë, nuk u realizua asnjëherë.
Atë famë modeste e kisha arritur duke kënduar rrallë nëpër mejhanet e qytetit tim, e nganjëherë edhe në qytetet tjera.
Kudo që interpretoja, të pranishmit mbeteshin gojëhapur. Me të vërtetë kisha një talent të rrallë, por edhe puna e bënte të veten.
Nga ato interpretime fitoja relativisht mirë. Sa për ta ngopur barkun tim të zbrazët dhe të maçokut tim të dashur – Kontrastit. Qesharake, apo jo?
Kështu e emërova kur lindi, në bazë të ngjyrave të tij: bardhë e zi.
Ishte gjithçka që kisha në këtë jetë të zymtë.
Kisha qenë fëmija i vetëm i familjes, por me prindërit kalova vetëm disa vjet nga fëmijëria ime e hershme.
Jam rritur në jetimore deri sa mbusha të tetëmbëdhjetat, pastaj më flakën që andej.
Pas një kohe kuptova që prindërit më kishin vdekur në një aksident trafiku, dhe për fat të keq nuk kisha qenë së bashku me ta atë ditë. Isha shumë i vogël atëherë, andaj besoj shumë që nuk do të ishin më të mëdha dhimbjet e vdekjes sesa dhimbjet e kësaj jete plotë padrejtësi dhe mjerim!
Pas gjithë këtyre vjetëve, isha mësuar sado pak me mungesën e prindërve.
Pra, tani gjithçka që kisha ishte maçoku im. Mos të harrojë ta përmend edhe kitarën time, e cila më shoqëronte kudo që shkoja. Isha ekzekutues relativisht i mirë i saj.
Zëri që kisha më mundësonte që gabimet e vogla me kitarë të mos vëreheshin shumë.
Gjatë gjithë kohës, në shtëpi shkruaja tekste këngësh. Tekste që lirisht mund të botoheshin si një vëllim poetik. Gjatë gjithë kohës mbaja me vete një fletore të vogël e një laps, dhe sapo më vinte një varg i mirë ndër mend e hidhja menjëherë aty.
Pa modesti e them, kisha një talent shumë të madh dhe e doja këtë farë pune me gjithë zemër. Ia kisha kushtuar gjithë jetën!
Ato ditë kaloja në një gjendje të rëndë – fuqia e trupit tim, gjithnjë e më shumë shkonte duke u venitur, më vinte zor të ngrihem edhe nga shtrati.
E gjithë kjo farë lodhjeje shpirtërore dhe fizike më vinte nga kushtet e liga të jetës, ndërkaq më shtohej edhe më shumë nga mllefi që kisha për atë festival të mallkuar.
Si mund të qëndroja i qetë, si!?
Aty do të ekzekutonin persona që “këngët” i realizonin për gjysmë ore dhe me parat e majme që do t’i fitonin, kishin mundësi ta kalojnë një pjesë të jetës.
Ndërsa unë ua kushtoja gjithë jetën atyre. Më shkonte dita duke i krasitur tekstet: duke shtuar, duke hequr… pastaj i këndoja, ua përshtatja melodinë.
Parat që kisha kursyer nga koncertet e mia modeste, fillova t’i shpenzojë me të madhe nëpër kafenetë e mallkuara ku shkoja pothuaj çdo ditë, dhe aq shumë dehesha atje duke pirë saqë më humbte vetëdija plotësisht, ndërkohë disa miq më sillnin në kasollen time në mesnatë dhe më lëshonin aty si një qelbësirë e pavetëdijshme.
Zgjohesha në mesditë dhe vetëdija m’u kthehej, por rutina e jetës sime ishte bërë e tillë, gjë që më shkatërronte ngadalë – megjithatë shpirti nuk më dilte.
Kursimet gjithnjë e më shumë shtereshin. Eh, i mjeri unë! Më priste një krizë jashtëzakonisht e madhe financiare, pasi që as në ndonjë koncert modest nuk më ftonin më, për shkak se zëri m’u kishte shndërruar në një bashkësi tingujsh të çjerra – këtu kishte ndikuar sëmundja e faringjit. Kjo sëmundje e mallkuar nuk më lëshonte. E si të shpëtoja prej saj, kur ambienti i kasolles sime ishte aq i ftohtë saqë nuk kishte dallim nga ambientet e jashtme.
Ndërkaq, ato barëra që m’i kishin shkruar, jo që i bleva por as që pyeta për çmimin e tyre.
Sidoqoftë, edhe tekstet nuk mund t’i mbaja në mend. Ah, tekstet e mia të dashura, sa shumë kujdesesha për to!
Meqenëse nuk isha i zoti më për këndim, mendova që ta gjej një punë fizike, sa për t’i siguruar shujtat e vogla ditore, por nuk isha i aftë për asnjë punë – shëndeti i ligë nuk më lejonte që të ngrihem mirë në këmbë, e leje më të punoja diçka – gjë që kërkon një përgatitje jashtëzakonisht të madhe fizike dhe psikike.
Ditët kalonin si rrufeja, ndërsa gjendja ime shëndetësore përkeqësohej dita ditës. Kjo gjendje më në fund më mundi. Vdiqa! Vdiqën edhe ato ëndrra dhe shpresa të një rioshi zellmadh.
Nuk shihja asgjë, përveç një errësire të madhe. Nuk shihja, nuk shihja! Por, nuk kisha vdekur. Trupi më lëkundej e më lëkundej… E ndjeja që dikush po më prekte. Errësira filloi të zhdukej dhe dielli po lindte sërish. Një fytyrë e turbullt më kishte dal përpara dhe po murmuriste diçka. – Zgjohu, zgjoooh… M’u hapën sytë krejtësisht dhe pamja m’u qartësua; ajo fytyrë e turbullt kishte qenë e babait tim, i cili po më fliste vazhdimisht. – Zgjohu djalosh, zgjohu! Koha po ec shumë shpejt, dhe ti duhet të përgatitesh. Pasdite do të interpretosh në një festival madhështor, i cili do të mbahet në mend për një kohë të gjatë… I habitur nga e gjithë kjo, u zgjova dhe u përgatita. Këngët që do t’i këndojë nuk i kanë dy gram tekst, ndërkaq interpretimi do të jetë playback. Në kitarë ose në ndonjë instrument tjetër muzikor jo që nuk di të luaj, por as që i kam prekur ndonjëherë me dorë. E për çfarë përgatitje po më flet ky babai im!? Sidoqoftë, koha erdhi dhe më duhet të nisem për në festival… /KultPlus.com
Aneksimi rus i Krimesë në vitin 1783, kryengritja serbe dhe ajo greke në vitet 1804 dhe 1821, si dhe lufta osmano-ruse e Krimesë, e viteve 1853 dhe 1877, territoret osmane në Evropë dhe Anadolli i shndërruan në poligone të ndryshimeve mjaft të rëndësishme demografike, shkruan sot Koha Ditore.
Tatarët myslimanë të dëbuar nga Buxhaku dhe nga Krimeja u vendosën në Anadoll dhe në Ballkan, ndërsa Kërxhalijtë në Rodope i detyruan shumë jomyslimanë që shpëtimin ta kërkonin në lugina dhe të grumbulloheshin nëpër qytete.
Ndikimi i kulturave të huaja
Studimi i transformimit kulturoshoqëror të mileteve jomysilmane në Ballkan do të ishte i njënashëm nëse do të anashkalohej ndryshimi demografik dhe ekonomik dhe ngritja e mëpastajshme me e elitave të reja. Aneksimi rus i Krimesë në vitin 1783, kryengritja serbe dhe ajo greke në vitet 1804 dhe 1821, si dhe lufta osmano-ruse e Krimesë, e viteve 1853 dhe 1877, territoret osmane në Evropë dhe Anadolli i shndërruan në poligone të ndryshimeve mjaft të rëndësishme demografike.
Tatarët myslimanë të dëbuar nga Buxhaku dhe nga Krimeja u vendosën në Anadoll dhe në Ballkan, ndërsa Kërxhalijtë në Rodope i detyruan shumë jomyslimanë që shpëtimin ta kërkonin në lugina dhe të grumbulloheshin nëpër qytete. Spahinjtë në Serbi dhe çifligarët në Maqedoni i uzurpuan pronat e fshatarëve të krishterë apo iu vendosën atyre tatime arbitrare duke e shkelur rëndë praktikën e vjetër osmane.
Bullgarët nga Vidini dhe Llomi u zhvendosën në Rusi, që më vonë të ktheheshin në vendet nga kishin ardhur me anijet që atyre ua siguroi qeveria, ndërkaq shumë serbë u shpërngulën në Austro-Hungari. Njëkohësisht me miliona myslimanë të dëbuar nga Kaukazi, Ballkani, Vllahia dhe nga Moldavia u vendosën në Anadoll. Shumica e gagauzëve (turqëve të krishterë) i braktisën shtëpitë e tyre në Bullgari (rreth Varnës dhe Kavarnës) dhe u vendosën në Moldavi. /KultPlus.com
Në teatrin kombëtar eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’, është vënë në skenë vepra e Henrik Ibsen, ‘Hedda Gabler’, e cila edhe pse nuk është një komedi ka mbledhur publikun në Art Turbina dhe ka marrë opinione mjaft pozitive. Një ndër aktorët kryesor që interpreton në këtë shfaqje është edhe Romir Zalla, një aktor shumë i njohur, pjesë e shumë shfaqjeve teatrore dhe një personazh shumë i njohur i televizionit.
Në këtë skenë ai interpreton gjykatësin Brad, një personazh kyc në zhvillimin e ngjarjeve të shfaqjes Hedda Gabler, një shfaqje që paraqet një moment shumë të vështirë në jetën e një vajze shumë dinamike, shumë e guximshme, e cila përballet me opinionin publik pikërisht për të arritur qëllimet e saj finale. Për këtë shfaqje dhe për projektet e tjera i ftuar në ‘Chic’, në News24 është pikërisht aktori kryesor i shfaqjes Romir Zalla.
-Kënaqësi e veçantë për mua Romir të të kem në këtë intervistë, sepse jemi miq, kemi punuar së bashku dhe e treta do flasim për një shfaqje, për të cilën ti je i angazhuar dhe për projektet e tjera që shkojnë paralelisht. Je nga aktorët më të angazhuar në projektet teatrore në Shqipëri, por je edhe në ekran edhe me impenjimet e tua në film, pra je në qendër të vëmendjes dhe sipas mendimit tim në kulmin e karrierës tënde. A mendon se je vërtetë në pikën më të lartë të karrierës tënde artistike?
-Sigurisht që nuk është një moment ku njeriu mund të thotë që është kulmi. Për sa i përket impenjimeve po është e vërtetë që në këto 3-4 vitet e fundit kam qenë goxha i ngarkuar me projekte, në televizion, film dhe teatër. Them se është momenti që duhen përplasur eksperiencat, sepse si në teatër ashtu edhe në filma po afrohen gjithmonë e më shumë regjisorë të huaj, pra është hapur një dritare e vogël kryesisht me filmat e shkurtër, por edhe të gjatë, ka pasur shumë prodhime, por edhe televizionin të cilin unë se lë asnjëherë pas dore. Sa herë kam mundësi dua të jem prezent edhe në televizion. Sigurisht që ka lodhje, por edhe shumë kënaqësi. Por gjithashtu duhet të gjej pak hapësirë edhe për familjen time, sepse jemi të dy shumë të impenjuar dhe mendoj se fëmijët në moshën që janë duan më shumë vëmendje. Jeta është e vrullshme dhe mua mënyra e të ndenjurit pezull nuk më pëlqen, nuk është vetëm puna tek paraja, por është tek fakti i të qenit në aksion, në veprim.
Dje teksa intepretoje rolin e gjykatësit Brat, dikush më pyeti si të duket Romiri si aktor dhe ajo që u përpoqa të mblidhja aty për aty, pasi kemi pasur raste të flasim për role dhe për impenjime, është pikërisht diversiteti i roleve, aftësia për të kaluar nga një rol dramatik tek një rol komik, pra ke një aktivitet si aktor, që të lejon të lëvizësh në një diapazon të gjerë dhe këtë e ke bërë edhe në shfaqjet e tua. Ti përveçse je edhe regjisor të kam parë edhe që shkruan dhe në disa shfaqje ku ti interpreton, jo domosdoshmërisht janë shkruar nga shkrimtarë të tjerë, a mendon se pikërisht kjo është një armë e jotja, për të arritur të bësh në të njëjtën kohë kaq shumë karaktere, duke marrë shkas nga gjykatësi Brack, ti paralelisht je edhe në projekte të tjera që lëvizin në karaktere të ndryshme nga njëri-tjetri?
-Mendoj se diferencën e bën të punuarit fort dhe sa ti fokusohesh. Shumë kolegë mund të bëjnë gjithçka ose vetëm një gjë dhe nuk besoj se ka të bëje shumë nëse ti lëviz, brenda një periudhe të shkurtër nga një personazh komik tek një dramatik, ose nga një zhanër në një zhanër, ka të bëj vetëm fokusi dhe impenjimi dhe sa ti punon me rolin. Për mua aktorë të mirë janë edhe ata që janë aktorë smart, të zgjuar. Nëse ti del në skenë dhe luan diçka që ti e ke kuptuar shumë mirë është shumë më e lehtë, se diçka që ty ka dhënë regjisori, nëse je i dizenjuar s’je i sigurt, kjo bën diferencën. Nuk di të them nëse ka ndonjë çelës tjetër fakti që unë lëviz në role, edhe pse hera herës as vetë nuk e di si më ndodh kjo, di vetëm që atë që marrë përsipër ta realizoj, impenjohem maksimalisht për ta bërë në mënyrën më të mirë të mundshme, pastaj rezultati është pasojë.
Le të kthehemi pak tek gjykatësi Brack, shfaqja Hedda Gabler, një shfaqje deri diku moderne në mënyrën e konceptimit, nga regjisori rumun që e ka vënë në skenë, nga një autor i njohur për shqiptarët siç është Ibsen, por jo për rastin e Hedda Gabler. Eshtë më shumë një vepër e studiuar në shkollë se sa e vënë në skenë. Eshtë një pemë e artë e shkrimit botëror i çuditshëm në mënyrën si zbërthen karakteret e tij dhe në rastin e Hedda Gabler ka një konflikt, pasi personazhi është një vajzë rebele, e cila e mbetur nën ndikimin e një familjeje të fortë, me një baba gjeneral, kolonel dhe gjykatësi Brack që është një fije lidhëse nga fillimi deri në fund të kësaj shfaqjeje. Eshtë pikërisht ai zëri i korrupsionit, intrigave dhe ajo për të cilën gjithë bota ka pasur dilemat e veta: Gjykatësit janë për të mos u besuar.
Është shumë interesante se si një gjykatës në rastin e regjisorit rumun vjen i veshur si një repper, me një atitude si të një gangsteri dhe unë mund të them që ti ke pasur një performancë shumë të mirë. Jemi vetëm në shfaqjen e tretë e cila vlen dhe mesa duket po rrënjëzon këtë karakter që ti ke ndërtuar. Sa ke dashur ta veshësh dhe sa i ke qëndruar qëndrimit të regjisorit?
-Faleminderit për fjalët e mira por ka qenë e vështirë. Mua më ndodh shpesh sa herë marr një projekt, unë shkoj me idenë time se si do finalizohet puna me karakterin. Edhe për sa i takon Hedda Gablerit në të vërtetë ne kemi një perceptim të caktuar për atë si vepër nga shkolla, nga studimet, nga mënyra si na e kanë paraqitur, nga mënyra si është përkthyer, nga mënyra si kemi diskutuar për këtë vepër dhe kemi krijuar perceptimet tona, ndërkohë në rastin konkret regjisori rumun kur erdhi kishte një perceptim tjetër jo vetëm për veprën por edhe për karakterin e gjykatësit Brack, duke filluar që nga veshja. Unë- më tha regjisori- e shoh ndryshe gjykatësin, e shoh si disa oligarkë rus që vishen me një komplet tutash tha 5000 euro dhe veshin dhe një peliçe 20000 euro sipër, me zinxhira, me unaza dhe janë njerëz që nuk e kane problem paranë, sepse pushteti i tyre është diçka përtej. Edhe unë i qëndroj kësaj ideje dhe këtu patën një mendim të njëjtë, sepse edhe për mendimin tim njerëzit që kanë pushtet nuk janë thjesht ata që kanë para, apo që kanë pushtet politik, por janë ata që kanë shumë informacion, informacioni është pushteti më i madh sot. Brack është në thelb një gjykatës që do të ketë informacion për të gjithë, sepse ajo është arma e tij, sepse duke pasur informacion për të gjithë ai edhe mund ti kontrollojë, ti shantazhojë ata dhe nga i gjithë qyteti i tij që ka nën pushtet, duke pasur këtë armë të fortë, e vetmja që nuk i nënshtrohet është pikërisht Hedda Gabler, prandaj edhe në vepër ato kanë përplasjet e tyre të forta. Edhe pse duket sikur Brack ka një dobësi për të, sepse përpiqet ta joshë, nuk është ky qëllimi që gjykatësi ka për Heddan. Karakteri i gjykatësit Brack është shumë i komplikuar, nuk është kaq ordiner sa të ketë në mendje vetëm një marrëdhënie, sepse marrëdhënien ai e ka shumë të lehtë, mund ta gënjej me para, sepse një nga nevojat e Gabler është që ajo të ketë para, të dy janë dy njerëz që luajnë kumar me njëri-tjetrin. Një e veçante e regjisorit rumun është vizioni regjisorial, i tillë që e zbërthente shfaqjen deri diku më shumë me imazhe sesa në brendi, në përmbajtje. Momenti, që ai e quante intervistë, ku ai fillon strategjinë për ta bërë për vete Hedda Gabler, në formën e një Talk Show televiziv, është shumë interesant. Edhe kjo ishte një veçanti e kësaj shfaqjeve. Ky lloj komunikimi është shumë i zakonshëm në ditët që flasim, sepse të gjithë janë të etur për të pasur informacion për të tjerët, për jetën që ai bën, qoftë edhe kur pi kafe me dikë, ti e kupton në një moment të caktuar që ai person ty po të interviston. Pra edhe kjo formë që regjisori i ka dhënë kësaj shfaqje është shumë interesant, aktuale dhe e veçantë.
Deri diku gjykatësi Brack ja arrin qëllimin të tij, por qëllimi final përfundon në një tragjedi dhe…
Jo Brack nuk ja arrin qëllimit të tij, pavarësisht të gjithave nuk arrin ta nënshtrojë Hedda Gablerin sepse ajo gjithmonë i rrëshqet atij.
Për ta mbyllur këtë interviste si të rri ky karakter?
Është shumë herët të them se si do të plotësohet, sepse ka edhe shfaqje të tjera, roli gjithmonë është në proces, shfaqje pas shfaqjeje, di të them vetëm këtë kur regjisori ndau rolet, unë thashë me vete ky është roli që unë do të doja, është diçka që unë e kisha anashkaluar. E kam lexuar shumë herët Hedda Gablerin, ashtu siç i lexojmë në mënyrë të rëndomtë të gjitha veprat klasike dhe vëmendja është tek Hedda Gabler, që është protagonistja, por edhe rolin e gjykatësit Brak do të donte ta luante çdo aktor, është një rol potent, një karakter shumë i komplikuar dhe ka gjithmonë diçka për të gërmuar, edhe nëse ti e vë për herë të dytë, të tretë, në regji të ndryshme. Them se shfaqje pas shfaqje, ai do nxjerri disa anë që as unë nuk e di se çfarë do jenë.
Ndërkohë që Hedda Gabler vazhdon, cilat janë projektet paralele?
Unë do të vazhdoj me një komedi greke e cila në Tiranë po kërkohet shumë. Vjet pati shumë sukses. Mendoj që nga mesi i shkurtit ne të vazhdojmë edhe me këtë shfaqje. Nuk kam projekte të tjera, por edhe po të kisha nuk do ti tregoja, sepse mendoj që nuk është e lehtë të bësh plane sot. /Koha jonë /KultPlus.com
U ndërtua në vitet 50′, fillimisht e njohur me emrin “Bistrica”, për t’u bërë më pas Kino “Lumbardhi”, shkruan KultPlus.
Kino “Lumbardhi” është inaguruar me 1 shkurt 1952. E hapur si kinemaja e parë publike në Prizren pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, “Lumbardhi” për gjysmë shekulli ka vepruar si kinema, sallë e koncerteve dhe si vendtakim i qytetarëve.
Në mungesë të dokumentimit relevant në arkivën e qytetit, për shumë vite është supozuar që është hapur mes viteve ‘40 dhe ‘50. Ne vitin 2015, kur u shpall monument i mbrojtur, formulimi zyrtar i është referuar themelimit si “vitet 50”, ndërsa data e saktë është identifikuar me 2018 në arkivat e gazetës “Rilindja”, si pjesë e hulumtimit të Fondacionit Lumbardhi për historinë e institutcionit.
“Lumbardhi” e ngjalli artin kinematografik duke ofruar ndër vite aktivitete të ndryshme kulturore e hapësira për shfrytëzim.
Kino “Lumbardhi” është edhe atraksion turistik, e vendosur në qendrën historike të Prizrenit pranë lumit, u bë pikë turistike, e sidomos frekuentimi i kësaj kinemaje rritet gjatë Festivalit të Filmit “DokuFest”. /KultPlus.com
“Miqësia
është si një kështjellë rëre, e vështirë ta ndërtosh, e thjeshtë ta
shkatërrosh, dhe shumë e bukur ta rindërtosh”.
Sa
me fat jemi kur në ditë të mira e jo të mira, kemi dikë që na rri afër, na
përqafon, na ngushëllon, e na thotë: Mos u shqetëso jam këtu për ty, nuk të lë
vetëm.
“Askush
nuk do të donte të jetonte pa miq edhe sikur të kishte të gjitha të mirat e
botës”, kjo thënie nga Aristoteli asnjëherë nuk mund të ndryshohet, deshe
apo nuk deshe, sepse është e vërtetë.
Ata na i mbanë afër dashuria, besimi, ndershmëria, respekti, pra miqtë krijohen me kalimin e kohës, por, me themelet e besnikërisë dhe respektit. Miqtë nuk kanë shtëpi për hipokrizi, tradhti, interes, mashtrime, imponime etj., por, që ne shtëpinë e tyre mjafton ngrohtësia e dashurisë dhe respektit.
Krijimi
i një lidhje të ngushtë e deri tek njohja mirë me njeri tjetrin nënkupton
miqësinë, pra një lidhje sociale bashkë me ndjenja dashurie të ndërsjella që
ndodhë mes dy apo më shumë personave.
“Miqtë
janë si vera, sa më e fortë aq më e mirë”, një gjë që na fal siguri dhe më
shumë besim në vetvete .
Miqësi e vërtetë quhet ajo që zgjatë dhe mund t’i thuash tjetrit, ti nuk je si unë, bën mirë që je kështu siç je, sepse më pëlqen që je ndryshe nga unë. Andaj për miqtë kujdesu si për një lule, se po nuk u kujdese dhe nuk e ujite atë me ujë të pastër ajo vyshket…
Kjo ese ishte në mesin e dhjetë eseve në kuadër të punëtorisë “Pen For Culture” organizuar nga OJQ “ProPlus” dhe mbështetur nga Amasada Amerikane në Kosovë. /KultPlus.com
“Të gjithë kemi nevojë që dikush të na shohë. Ne mund të ndahemi në katër kategori, sipas llojit të shikimit që na nevojitet. Kategoria e parë dëshiron shikimin e një numri të pafundëm sysh anonimë, me fjalë të tjera, shikimin e publikut.
Kategoria e dytë përbëhet nga njerëz që kanë një nevojë jetike që të shihen nga shumë sy të njohur. Këta janë organizatorët e palodhur të festave me kokteile dhe darkave. Këta janë më të lumtur se sa njerëzit në kategorinë e parë, të cilët, kur humbasin publikun, kanë ndjesinë sikur dritat janë fikur në dhomën e jetëve të tyre. Kjo u ndodh të gjithë atyre, herët a vonë. Njerëzit në kategorinë e dytë, nga ana tjetër, gjithmonë mund t’i kenë sytë që u nevojiten.
Pastaj është kategoria e tretë, kategoria e njerëzve që duan të jenë vazhdimisht para syve të personit që dashurojnë. Situata e tyre është po aq e rrezikshme, sa edhe situata e njerëzve në kategorinë e parë. Një ditë, sytë e të dashurit të tyre do të mbyllen, dhe dhoma do të bjerë në errësirë.
Dhe në fund, është kategoria e katërt, më e rralla, kategoria e njerëzve që jetojnë në sytë imagjinarë të atyre që nuk janë të pranishëm. Këta janë ëndërrimtarët”. /bota.al/ KultPlus.com
Këngëtarja Altuna Sejdiu- Tuna, njihet për baladat e saj të fuqishme, një pjesë e të cilave janë shkruar e kompozuar nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjell njërën nga baladat më emocionale të Tunës, këngë kjo që i këndon një fati tragjik të një dashurie të humbur.
‘Bileta’ është kënga me të cilën Tuna është prezantuar në Top
Fest-in e vitit 2007.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Sonte nga banesa jote shkoj
Zbathur jam që fqinjët mos ti zgjoj
Dhe në ulësen para një taksisë
Më shpëtoj një fjalë, fjal e pistë
Dashuria ka ca muaj ngec
Taximetri sonte le të ecë
s’është hera e fundit e as e parë
Që nëpërkëmbem sikur leckë
Ti je vrasës e unë një e çalë
Vetëm Zotin e pata dëshmitar
Rezervo, rezervo në harresë një dhomë
Rezervo nëse do, se kjo dashuria jonë
Për ditë të lumtura, vulën e zezë e ka
Rezervo tek hakmarrja dhomë,
Rezervo nëse do, nëpër t’kuqe ti kalo
Për ditë të lumtura, dije më bileta ska…..
Ështe i hapur ndonjë stacion, që punon 24 orë
Sporteli i fatit, ju lutem ndjesë
Më jepni pak, pakës shpresë
Ka bileta për mëkatar,
Ka bileta edhe për tradhtar
Bileta të fatit s`ka veç për ata
Që dashuruan si te marrë
Kur te arka e jetës, parkon
Çast i lumtur, ti pyet sa kushton..
Rezervo, rezervo në harresë një dhomë
Rezervo nëse do, se kjo dashuria jonë
Për ditë të lumtura, vulën e zezë e ka
Rezervo tek hakmarrja dhomë,
Rezervo nëse do, nëpër t’kuqe ti kalo
Për ditë të lumtura, dije më bileta s’ka….
më bileta s’ka, më bileta s’ka,
Nananaa nananaa nanana
oohoho nanana nananaa
Më bileta s’ka, më bileta s’ka
Rezervo, rezervo në harresë një dhomë
Rezervo, rezervo në harresë një dhomë
Rezervo, rezervo….
Për ditë të lumtura,vulën e zezë e ka
…tek hakmarrja dhomë,rezervo nëse do
nëpër t’kuqe ti kalo…
Për ditë të lumtura, dije më bileta ska. / KultPlus.com
Vdekja e papritur e Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna tronditi tërë botën.
Të gjithë janë akoma në mosbesim, dhe njerëz të panumërt po vajtojnë për humbjen e një prej basketbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe vajzës së tij, dhe kjo i bëri njerëzit të kujtojnë sesa të brishta janë jetët jonë. Por gjithashtu kujtoi njerëzit për arritjet e përhershme të Kobe gjatë gjithë jetës së tij, si në karrierën e tij, ashtu edhe në jetën e tij personale.
Për nder të trashëgimisë së tij, Bright Side përpiloi disa nga citatet më të jashtëzakonshme të Kobe, që mund të na mësojnë shumë rreth qëndrimit të tij ndaj jetës, suksesit, familjes dhe punës së palodhur:
* Gjëja më e rëndësishme është të provoni dhe të frymëzoni njerëzit në mënyrë që ata të mund të jenë të shkëlqyeshëm në çfarëdo që duan të bëjnë.
* Sapo ta dini se si ndjehesh pas dështimit, vendosmëria ndjek suksesin.
* Unë jam jashtëzakonisht i vullnetshëm për të fituar, dhe u përgjigjem sfidave. Nuk është një sfidë për mua të fitoj titullin e pikëve, sepse e di se mundem.
* Prindërit e mi janë shtylla kurrizore. Ende ata janë grupi i vetëm që do t’ju mbështesin nëse shënoni zero ose shënoni 40.
* Momenti kur të hiqni dorë, është momenti kur lini dikë tjetër të fitojë.
* Nuk mund të lidhem me njerëz dembelë. Ne nuk flasim të njëjtën gjuhë. Nuk po ju kuptoj: Unë nuk dua t’ju kuptoj.
* Dhimbja nuk do t’ju tregojë kur duhet të ndaloni. Dhimbja është zëri i vogël në kokën tuaj që përpiqet t’ju mbajë mbrapa, sepse e di nëse vazhdoni ju do të ndryshoni.
* Kam dyshim në vetvete. Kam pasiguri. Kam frikë nga dështimi. Të gjithë kemi dyshim në vetvete. Ju nuk e mohoni atë, por gjithashtu nuk e kapitulloni atë. Ju e përqafoni atë.
* Truri im, nuk mund të procesojë dështimin. Ai nuk do të procesojë dështimin. Sepse nëse jam ulur atje dhe duhet të ballafaqohem me veten time dhe t’i them vetes: “Ti je një dështim”, mendoj se është pothuajse më keq se vdekja.
* Fitimi merr përparësi mbi të gjitha. Nuk ka zonë gri. Jo pothuajse.
* Ne gjithmonë mund të jemi mesatar dhe të bëjmë atë që është normale. Unë nuk jam në këtë që të bëj atë që është normale.
* Urrejtësit janë një problem i mirë për t’i pasur. Askush nuk i urren të mirat. Urrejtësit i urrejnë të mëdhenjtë.
* Është e vetmja gjë që mund ta kontrollosh. Ju jeni përgjegjës për mënyrën sesi njerëzit ju kujtojnë ose jo. Prandaj, mos e merr lehtë.
* Është një zgjedhje që ne duhet të bëjmë si njerëz, si individë. Nëse doni të jeni të shkëlqyeshëm në diçka, ekziston një zgjedhje që duhet të bëni. Ne të gjithë mund të jemi mjeshtër në zanatin tonë, por ju duhet të bëni një zgjedhje.
* Nëse do të jeni udhëheqës, nuk do të pëlqeheni nga të gjithë.
* Ju duhet t’i mbani njerëzit përgjegjës. Edhe nëse e keni atë moment të qenit të pakëndshëm.
* Unë nuk kam asgjë të përbashkët me njerëzit dembelë që fajësojnë të tjerët për mungesën e suksesit të tyre. Gjërat e mëdha vijnë nga puna e fortë dhe këmbëngulja. Nuk ka justifikime.
* Ji i trishtuar. Ji i çmendur. Ji i irrituar. Bërtit. Qaj. Rri me turinj. Kur zgjoheni, do të mendoni se ishte vetëm një makth vetëm për ta kuptuar se është gjithçka shumë e vërtetë. Do të zemëroheni dhe do dëshironi ditën e kaluar, lojën prapa, atë që luani mbrapa. Por realiteti nuk jep asgjë mbrapa dhe as nuk duhet ta kërkosh.
* Jeta është shumë e shkurtër për t’u mashtruar dhe dekurajuar. Ju duhet të vazhdoni të lëvizni. Duhet të vazhdosh. Vendosni njërën këmbë para tjetrës, buzëqeshni dhe vazhdoni lojën.
* Nuk dua të jem Michael Jordan i ardhshëm, dua të jem vetëm Kobe Bryant. /telegrafi/ KultPlus.com
Festivali i Filmit në Berlin tërhoqi një çmim të dhënë për ish-drejtorin e festivalit Alfred Bauer, pasi u zbulua se ai ishte një ish-zyrtar i lartë nazist.
Vendimi u mor nga organizatorët e festivalit pasi e përjavshmja gjermane Die Zeit publikoi një dokument që zbulonte të kaluarën e diskutueshme të Bauer.
Bauer ishte i përfshirë ngushtë në një organizatë propagandistike të themeluar në vitin 1942 nga Joseph Goebbels, njoftoi Guardiani britanik.
Die Zeit erdhi në zbulimin e Bauer falë hulumtimeve historike, të cilat treguan se ai ishte anëtar i Partisë Naziste, si dhe krahu paramilitar i saj para luftës.
Gazeta përdori dokumente nga Arkivi Kombëtar, Arkivi i Qytetit në Berlin, i cili tregoi se Bauer ishte përgjegjës për spiunimin e aktorëve, regjisorëve dhe përfaqësuesve të tjerë të industrisë së filmit.
Ai besohet të ketë hequr sistematikisht të gjitha gjurmët e së kaluarës së tij naziste pas luftës.
Bauer u emërua drejtori i parë i Berlinale-s në 1951 dhe mbeti në atë pozicion deri në daljen në pension në vitin 1976. /tesheshi/ KultPlus.com
Albulena Uka ishte pjesë e panelit të diskutimit të studentëve “Youth in the Driving Seat”, si Sekretare e Përgjithshme në Konferencën e Universitetit të Ghentit në Belgjikë për vitin 2020, me Sekretarin e Përgjithshëm António Guterres. Takimi zhvillua në kuadër të aktiviteteve për përvjetorin e 75-të të Kombeve të Bashkuara, transmeton KultPlus.
Albulena Uka, e diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), më 2015, e cila pas diplomimit në UMIB-i në qershor 2019 me notë mesatare 10, fitoi një bursë nga Komisioni Evropian për studime master në Universitetin e Ghentit në Belgjikë, një ndër universitetet më të mira në botë, sot e ndodhur në New York, vizitoi Misionin e Republikës së Kosovës, ku u takua me Ambasadoren Teuta Sahatqija.
“Ndihem shumë e pritëshme, dhe shumë e hapur e lirë, në zyrën e diplomacisë së Republikës, së Kosovës në New York. Dhe, e vlerësojë pritjen e Ambasadores Sahatqija, sidomos për studentët e rinj nga Kosova, duke na inkurajuar në punën tone”, tha Albulena Uka, e cila tregoi se për momentin Universiteti i Gehntit në Belgjikë i ka besuar asaj rolin e Sekretares Gjenerale në Konferencën e Universitetit të Ghentit për vitin 2020.
Ambasadorja Sahatqija, mbasi i uroi mirëseardhjen në vizitë në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, studentes nga Kosova, në New York, e përgëzojë atë për pjesëmarrjen në panelin një Dialog të UN75 me të rinjtë në temën ‘Youth in the Driving Seat ‘ në Selinë e Kombeve të Bashkuara me Sekretarin e Përgjithshëm, António Guterres.
Ajo e njohu më pas studenten Uka, me mjediset e kësaj konsullate dhe punën e stafit të saj diplomatik. Sidomos, në promovim e shqiptarëve të suksesshëm, në fusha të ndryshme, dhe e ftoi atë të vizitonte një ekspozitë, e cila qendron e hapur prej vitit të kaluar.
Albulena Uka ndodhet në New York, me një grup studentësh të rinj nga universitetet e ndryshme të botës, drejtuesit të të rinjve, të cilët tha ajo ndajnë vizione pozitive për të ardhmen, dhe u takuan në Selinë e Kombeve të Bashkuara me Sekretarin e Përgjithshëm António Guterres në një Dialog të UN75, së bashku me të rinjtë në temën ‘Rinia në vendin e vozitjes’ – ‘Youth in the Driving Seat’.
Ky takim u mbajt të mërkurën (29 janar 2020) shoqëruar me një panel me Sekretarin e Përgjithshëm António Guterres, ku ishin gjashtë udhëheqës të rinj nga e gjithë bota, të cilët ishin në Selinë e KB në Nju-Jork të mërkurën për të ndarë vizionet e tyre ambicioze për një të ardhme, në një program të UN në bashkëpunim ndërkombëtar me përparësi që të dëgjohet zëri i të gjithëve.
Albulena Uka shpjegon se ajo mori pjesë në një diskutim me Sekretarin e Përgjithshëm, António Guterres, duke shënuar fillimin zyrtar të dialogëve që po zhvillohen në gjithë botën këtë vit për të shënuar përvjetorin e 75-të të KB.
Dhe se, ky dialog fillestar i profilit të lartë UN75 do të krijojë tonin për këto biseda globale se si KB mund të punojë më shumë për të krijuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
“Ne duam të ndryshojmë, ne duam të jemi më të mirët, ne duam t’u përgjigjemi aspiratave tuaja, shqetësimeve tuaja”, tha ai.
“Ne duam që ju të keni mundësinë të luani rolin që rinia duhet të luajë në botën moderne në të cilën jetojmë, dhe veçanërisht në botën që po përpiqemi të ndërtojmë”, u shpreh ajo. /albinfoch/ KultPlus.com
Mbrëmë në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, u promovua për herë të parë Kalendari Albanian Excellence-Zonjat që bëjnë Shqiptarinë 2020, shkruan KultPlus.
Mbrëmja kishte karakter miqësorë, ku u diskutua për
historitë e suksesit të Zonjave që janë pjesë
e këtij kalendari. Ku shpalosën detaje rreth çelësit të suksesit të
tyre, sakrificave e përkushtimit të madh në profesionin e tyre.
Nën moderimin e Arbër Selmanit, mbrëmjen e hapi
Drejtoresha Ekzekutive e Albanian Exellence, Flora Nikolla, e cila me kënaqësinë
më të madhe i falenderoj gratë e pranishme për ardhjen e tyre, duke potencuar
se ka qenë ëndërr e saj që të promovonte Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, pasiqë këto
121 histori suksesi i konsideronte të ishin projekte mjaft madhore.
‘’E respektoj dhe e falenderoj Ardianën për atë çfarë ajo ka ndërtuar, KultPlusi është një përçues i vlerave. Me punën tuaj këmbëngulëse keni krijuar një komoditet të jashtëzkonshëm që shqiptarët kudo në botë të kuptojnë çfarë është kultura shqiptare. Ndërsa, sonte ti e hape KultPlusin për zonjat që kanë një emër të madh’’, vazhdoi tutje Nikolla
Flora Nikolla, ndër të tjera i njoftoi të pranishmit edhe me një historik të shkurtër rreth rrugëtimit të Albanian Exellence. Ajo tregoi për punën e madhe që është bërë për të promovuar Zonjat qysh nga viti 2012, ku për herë të parë u promovuan për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, duke vazhduar më pas me ‘Berati Histori Suksesi’, ‘Fieri Hisotri Suksesi’, ‘Vlora Histori Suksesi’, pastaj Zonjat Shqiptare në New York.
‘Ne i përkasim globalizmit, gratë shqiptare përkasin globalizmit. Kemi zonja shqiptare shumë të rëndësishme në botë’, potencoi ajo.
Në mesin e këtyre Zonjave, ishte edhe gazetarja e Radio Kosovës, Flora
Durmishi, e cila shprehej tejet e kënaqur që ishte në mesin e Zonjave për të
cilat kishte dëgjuar e i kishte parë, gra që sipas saj e kanë inspiruar dhe
motivuar që të mbajë kokën lart për vet faktin se edhe ajo është grua.
‘’Ne jemi shumë më mirë se që kemi qenë. Kur e kam filluar emisionin tim ‘’Zëri i grave të Kosovës’, emisioni i parë në Kosovë për gruan pas luftës, fillimisht kam pasur problem që ti bëjë të flasin, shpesh jam ndjerë e fyer, kur nuk ndaleshin e nuk përgjigjeshin por unë e kam parë të domosdoshme të krijojë një hapësirë për gruan, ku gratë mund të shpalosnin idetë e tyre haptazi. Ndërsa, sot kur e shikoj nga kjo distancë e shoh se është bërë një punë e madhe, tani gratë flasin kaq lirshëm. Prandaj unë ndjehem shumë e vlerësuar që jam pjesë e këtij kalendari dhe këtij libri. Ky është një vlerësim shumë I madh për mua, sidomos kur vjen nga një grua si Flora Nikolla që e njeh mirë gazetarinë’’, deklaroi Durmishi.
Secila nga këto Zonja, tregonte histori
të ndryshme, që sigurisht se përfshinin sakrifica, mund e përkushtim të madh
ndaj profesionit të tyre. Qëllimi i këtij misioni ishte të promovonte gratë nga
të gjitha trojet shqiptare, edhe nga ato që shpesh harrohen nga të tjerët si
Lugina e Preshevës, Mali i Zi etj.
Zonja nga Mali i Zi, ishte Ilmira Lika, gazetare dhe drejtoreshë e televizionit ‘Teuta’, e cila fliste me nderimet më të larta për titullin që i është dhënë, pasiqë sipas saj, shqiptarët e Malit të Zi shpesh lihen anash në të tila raste. ‘Kur e kuptova se do të jem në mesin e këtyre Zonjave, për mua ishte nder shumë i madh. E kam ndjerë veten jashtëzakonisht mirë’, vazhdoi tutje Lika.
Teuta Fazliu, profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe si dhe Zyrtare e Qeverisë së Kosovës, u shpreh e nderuar për faktin që ishte pjesë e këtyre Zonjave, pasiqë Fazliu tregoi se të kesh prejardhjen nga një vend i vogël si Bujanoci, një qytet I diskriminuar shumë, është një gjë shumë e madhe të bëhesh pjesë e Zonjave që bëjnë Shqiptarinë. ‘’Albanian Exellence ka qenë organizata e parë që ka shkelur në luginë të Preshevës, ne kemi pasur mungesë të aktivitete të tilla. Prandaj, ky çmim më ka bërë nder sepse rrugëtimi im në Kosovë ka qenë një rrugëtim i dhimbshëm sepse kam ardhë këtu sapo filloi lufta, u mbylllën kufijtë dhe një kohë të gjatë nuk kam mundur të isha në shtëpi, prindërit e mi ishin pa punë dhe sakrifikuan shumë’’, u shpreh Fazliu.
Anita Hoxha, poete, e cila kishte fituar edhe çmime ndërkombëtare në fushën e letërisë, autore e tre librave, tregoi se rrugëtimi i saj nuk ka qenë aspak i lehtë. Martesa, familja e shumë faktorë të tjerë, kishin ndikuar që ajo të fillonte me vonesë të shkruaj dhe të krijojë artin e saj, gjë kjo që nuk kishte ndikuar më pak në suksesin e saj. ‘’Unë nuk punoj, jam shtëpiake, fillova të shkruaj pas 23 viteve, jam nga ato zonjat e thjeshta’’, vazhdoi tutje ajo me një modesti të pashoqe. Duke ngjallur kështu emocione të mëdha tek të pranishmit.
Ky promovim pati edhe një befasi për Voltana Ademin, Kryetaren e Bashkisë
së Shkodrës. Ajo u nderua me çmimin ‘’Zonja që bën Shqiptarinë’’.
Ajo u shpreh shumë e nderuar që pranonte një çmim të tillë, pasiqë sipas saj Albanian Exellence është një platformë ku promovohen zonjat që janë profesioniste në fushën e vet, që kontribojnë e sakrifikojnë. ‘’Shumë pak nga ne e njihnim njëra tjetrën, kam pasur mundësinë të njoh zonja të cilave ndoshta u kam dëgjuar emrin por për arsye të ndryshme nuk kam pasur rastin ti takoj.. ndjehem krenare që jam pjesë e këtij grupi të madh. Fakti që kam arritur të njoh figura të mëdha në të gjitha fushat, ka qenë një ndjenë shumë e mirë’’, vazhdoi tutje ajo.
Për të mbyllur këtë mbrëmje, që
brenda vetes pati rrëfime, të qeshura e shumë emocione, fjalën e mori
Kryeredaktorja e KultPlusit, Ardiana Pajaziti.
Pajaziti si mikëpritëse e këtij eventi, falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre, duke deklaruar se të mbash një titull të tillë, si Zonjë që bën Shqiptarinë, është një titull që kërkon përgjegjësi. ‘’Secila prej nesh kur në rininë tonë të hershme kemi filluar të mirremi me një pasion nuk e kemi menduar ndoshta asnjëherë që do të rrumbullakësohet në këtë formë. Është një kënaqësi shumë e madhe për mua dhe për të gjitha zonjat që janë pjesë e këtij libri.
Në kalendarin që u promovua,
secila nga Zonjat prezantohej me një veshje që paraqet zonën prej nga vijne,
poashtu bashkangjitur me fotografitë në kalendar, janë edhe thëniet që secila
prej këtyre Zonjave i ka pasur si moto jetësore në rrugëtimin e tyre drejt
suksesit.
Ndërsa, siç u bë e ditur nga Flora Nikolla, në këtë vit pritet që të dalë botimi numër dy i 121 storieve të suksesit.
Kur mbaruan diskutimet e rrëfimet, mbrëmja vazhdoi me një koktel dhe nën tingujt e muzikës së bukur shqipe, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery. / KultPlus.com
Aktorja dhe producentja serbe, Bojana Maljevic ka befasuar të gjithë dhe sidomos mediat serbe me deklaratën e saj në lidhje me pavarsinë e Kosovës, transmeton KultPlus.
Në një deklaratë të fundit, Maljevic ka thënë se tashmë duhet pranuar fakti se Kosova është shtet edhe pse ende nuk ka një ulëse në OKB.
“Kosova është e pavarur, pa marrë parasysh a ka ulëse ose jo në OKB”, ka thënë ajo për mediat serbe.
“Kjo nuk nënkupton se të dyja palët duhet të jenë njësoj të kënaqura, edhe pse do të duhej, sepse ky është kuptimi i kompromisit”. Kurrë nuk do të isha për konflikt. Më duket se konflikti në Ballkan ka rëndësi të madhe. Dialogu zgjatë shumë, jo nga kjo qeverisje por e kaluara. Në atë kuptim, nëse konfederata ndërkombëtare mund të përmirësojë diçka ose shpejtojë arritjen e kompromisit dhe zgjidhjes, atëherë duhet të bëhet”, ka shtuar ajo duke ngjallur shumë polemika.
Duket se një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer asnjë politikani, dhe thuhet se pas deklaratës së aktores dhe producentes Bojana Maljevic, kanë reaguar edhe disa minitri të qeverisë së Vucicit. / KultPlus.com
Shkenca ka zbuluar sekretet e një prej kryeveprave më të dashura të Rafaelit, në 500-vjetorin e vdekjes së mjeshtrit të periudhës së Rilindjes.
Shkencëtarët po përdorin rreze x dhe analizat HD për hetimin e pikturës ”Fornarina” në galerinë e Romës “Barberini Corsini”, para transferimit të saj në “Scuderie del Quirinale” për një shfaqje madhore duke filluar nga data 5 mars.
Për tre ditë këtë javë, vizitorët në galerinë Barberini kanë mundur të shohin rezultatet e analizave të bëra nga ekspertët, përfshirë dhe anëtarët e Institutit të Fizikës Bërthamore të Italisë (INFN).
Portreti i një gruaje të re, e njohur ndryshe si “La Fornarina”, u pikturua midis viteve 1518 dhe 1519. /atsh/ KultPlus.com
Ky film ka gjithçka, përfshirë Helen Mirren, veturë me motorë rakete, avion me magnet si dhe John Cenan.
“Fast and Furious” ka qenë shumëçka gjatë afër 20 viteve të historisë së tij, por një gjë nuk është ndryshuar asnjëherë, dashuria për veturat, transmeton KultPlus.
F9 trajleri zbulon
“çmenduritë” e tyre, duke filluar nga një veturë Ponatiac Fiero i cili ka një
motorë rakete të montuar në të si dhe një aeroplan magnet.
Ky film shfaq Vin Dieselin, Dominic Toretton duke garuar me vëllai i tij Jakobin, rolin e të cilit e luan John Cena, i cili duket se është një ekspert i vozitjes së veturave, hajn i suksesshëm e një vrasës. / KultPlus.com
E mban mënd, moj Marë, dashurin’ e parë? Njeri nuk e gjegji, se jeshmë te vegji. Unë pa ty s’rrojë, vij’ e të kërkojë; tl pa mua s’rroje, vij’ e me kërkoje. Në lule me erë putheshim ngahere, dhe si burr’ e grua losnim nënë ftua. Një ditë, të dyza losnim mbylla-syza: U fshyem pa dukur Cinë të besoj taninë, perëndin’ a dashurinë? Perëndi në këte jetë është dashuria vetë. —— Bukuria jote, leshërat e tua posi pëndë korbi, të gjata mbi thua,ballëtë si diell, faqetë si mollë,qafa jot’ e gjatë, mesi yt i hollë,sisëtë si shegë, dhëmbët si thëlpënjë,buzët si burbuqe, sytë si gështënjë, dora si dëborë, fjala jote mjaltë, kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë; gjithë më kënaqin, të tëra t’i dua, po zëmëra jote u bë gur për mua! —– Pika-pika bie shiu dhe dëbora flokë-flokë, vetëtin e fryn veriu, breshëri kërcet mi tokë! Le të fryjë er’ e ftohtë, s’ka ç’më bën dimëri mua: Dashuria më mban ngrohtë, se pushtoj atë që dua. Kur fryn era me tallas, kur bie dëbor’ e shi, sa flë njeriu me gas, kur ka mikenë në gji! / KultPlus.com
Një qen në shtetin e Australisë vlerësohet nga banorët si hero meqë kishte gjurmuar në vendet të cilat ishin të përfshira nga flakët me qëllim gjetjen e koalave.
Qeni kishte zbuluar 10 koala të cilat u kishin mbijetuar flakëve, transmeton KultPlus.
Njëra nga koalat e cila ishte gjetur, sipas autoriteteve në Australi, ishte në gjendje të rëndë meqë ishte dehidratuar dhe kishte humbur peshë mirëpo nuk ishte prekur nga zjarri.
Ajo ishte dërguar në spitalin e kafshëve për trajtim. Autoritet në Australi theksojnë se ekipet e shpëtimit e kanë të vështirë që të gjejnë koalat të cilat kanë shpëtuar nga zjarri meqë ato ngjiten lartë në drunj dhe kamuflohen duke bërë më të vështirë që t’i vërejë syri i njeriut.
Pasi të jetë konstatuar se zonat nuk janë të rrezikshme nga zjarri atëherë dërgohen qentë e shpëtimit me qëllim gjetjen e tyre. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka bërë tatuazh një fjalë në gjuhën shqipe, që siç tregon këngëtarja, ajo fjalë ka një domethënie të madhe për të, shkruan KultPlus.
Këngëtarja në rrjetin social Instagram, ka ndarë me fansat e saj, një fotografi të tatuazhit të saj, ku edhe tregon arsyen se pse e ka bërë atë tatuazh.
‘’Kur isha më e re, Vera nëna ime, gjithmonë më thoshte ‘Zogi i mamit’’, ka shkruar këngëtarja, që në anglisht i bie ‘’baby bird’’, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj. / KultPlus.com