Këngëtarja me famë ndërkombëtarë, Rihanna, ka dhuruar plotë pesë milionë dollarë në përpjekjet për lehtësimin e koronavirusit përmes fondacionit të saj, Clara Lionel (CLF).
Nëpërmjet një postimi në Twitter, fonadacioni bëri të ditur kontributin e dhënë, njofton Klan Kosova.
“Ne i jemi përgjigjur COVID-19 duke ndarë pesë milionë dollarë në @PIH @DirectRelief @FeedingAmerica @rescueorg @WHO & #Barbados për të përgatitur vendet/ veshje mbrojtëse, pajisje mjekësore, ushqim nëpër rajone të shumta. #CLF #HealthcareHeroes”, thuhet në njoftim.
Këngëtarja themeloi organizatën jofitimprurëse në vitin 2012 për nder të gjyshërve të saj, Clara dhe Lionel Braithwaite.
Qëllimi i saj është të mbështesë dhe financojë ‘programe themelore dhe efektive të arsimit, shëndetit dhe reagimit ndaj urgjencave në të gjithë botën’. Klan Kosova / KultPlus.com
Mandatory Credit: Photo by John Photography/Shutterstock (10412504fo)
Rihanna
5th Annual Clara Lionel Foundation Diamond Ball, Arrivals, Cipriani Wall Street, New York, USA – 12 Sep 2019
Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Triestë të Italisë. Ai ishte aktor i njohur austriak me origjinë shqiptare, shkruan KultPlus.
Moisiu lindi në Triest të Italisë. I ati ishte shqiptar nga Kavaja dhe e ëma ishte arbëreshe. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.
Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der ëeiße Heiland“), të Ëedekind-it (“Frühlings Erëachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).
Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.
Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.
Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.
Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.
Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.
Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durrësit, Shkolla e mesme e përgjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.
Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”), shkruan voal.
Aleksandër Moisiu vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. /KultPlus.com
Po ju shkruaj nga Italia, po ju shkruaj pra, nga e ardhmja juaj. Ne jemi tash aty ku do të jeni ju pas disa ditësh. Lakore e epidemisë na shfaqin të përqafuar në një vallëzim paralel në të cilin ne jemi nja dy hapa para jush në kohë, bash siç ishte Wuhani para nesh disa javë më parë. Ju shohim tek silleni sikurse silleshim ne.
I bëni të njëjtat debate si ne jo shumë kohë më parë, mes atyre që ende thonë “krejt kjo zhurmë për diçka që është pak më shumë se një grip”, dhe atyre që e kanë kuptuar tashmë. Nga këtu, nga e ardhmja juaj, ne e dimë se kur t’ju thonë të rrini mbyllur në shtëpi, ndonjëri do të citojë Foucault, e mandej Hobbes. Po pak pas kësaj do të keni punë tjera. Si punë e parë, do të hani. Dhe jo vetëm sepse gatimi është një nga gjërat e pakta që do të mund të bëni. Në rrjetet sociale do të lindin grupe që do të japin ide mbi mënyrën se si mund ta kalojmë kohën me punë të dobishme dhe në mënyrë konstruktive; do të anëtarësoheni te secili nga ato grupe, e mandej, pak ditë më vonë, do t’ju vijë në majë të hundës. Do ta nxirrni nga rafti La Peste të Camus (Murtaja nga Albert Camus, shën. i përkth.), por do ta shihni se nuk keni aq dëshirë për t’lexuar.
E prapë do të hani. Do të flini keq. Do të përsiateni mbi të ardhmen e demokracisë. Do të keni një alamet jete shoqërore, mes koktejeve në chat, takimeve në grup në Zoom, darkave në Skype.
Do t’ju mungojnë si kurrë më parë fëmijët tuaj të rritur dhe do t’ju mblidhet një lëmsh në stomak kur, për herë të parë që kur nuk jetojnë më me ju, nuk e dini kur do t’i shihni prapë.
Shamatat e vjetra e inatet e shkuara do t’ju duken krejt të pavlera. Do të thirrni në telefon për të parë si janë edhe njerëz që jeni betuar se s’do t’i takoni kurrë.
Shumë gra do të rrihen në shtëpitë e tyre. Do ta pyesni veten si ia bëjnë ata që s’mund të rrinë në shtëpi, sepse nuk kanë, shtëpi.
Nuk do të ndiheni të sigurt kur të dilni për të bërë pazar në rrugët e boshatisura, sidomos nëse jeni grua. Do ta pyesni veten nëse bash kështu rrënohen shoqëritë, nëse ndodh po kaq shpejt, do ta ndaloni veten të mendoni kështu. Do të ktheheni në shtëpi, e do të hani. Do të shtoni peshë. Do të kërkoni në Internet video fitnesi. Do të qeshni, shumë do të qeshni. Do të dalë njëfarë humori i zi, sarkastik, për ta vrarë veten.
Edhe ata që marrin gjithçka seriozisht do ta kuptojnë plotësisht pakuptimësinë e jetës. Do të lini takim në radhën para dyqaneve, për të takuar ndonjë mik – por në një distancë sigurie. Gjithçka që nuk ju është e nevojshme do t’ju bëhet e qartë. Do t’ju shpërfaqet e pastër si loti natyra e njerëzve përreth jush: do të keni po aq vërtetime sa edhe befasi.
Alamet intelektualësh që deri dje kanë dhënë mend për gjithçka, nuk do të kenë më gjë për të thënë dhe do të zhduken nga mediet, disa do të strehohen nën dofarë abstraksionesh të mençura, pa pikë empatie, anipse nuk do t’i dëgjoni më.
Njerëz që i keni nënvlerësuar do të dëshmohen përkundrazi pragmatikë, shpresëdhënës, të qëndrueshëm, zemërgjerë, largpamës.
Ata që bëjnë thirrje për ta konsideruar gjithë këtë si një rast të mirë për rilindje planetare do t’ju ndihmojnë t’i shihni gjërat më thellë, por do t’ju lodhin gjithashtu: planeti merr frymë falë zvogëlimit të lirimit të CO2, e ju, në fund të muajit, si do t’i paguani faturat e gazit e të rrymës? Nuk do ta kuptoni dhe aq qartë nëse të qenit ende aty kur të lindë bota e së nesërmes është një gjë madhështore apo mjerane.
Do të bëni muzikë në ballkone. Tek i keni parë videot ku ne këndonim opera, keni thënë me vete “Ah! Italianët”, por ne, ne e dimë që edhe ju do ta këndoni Marsejezën (Himni kombëtar francez, shën. i përkth.). E kur edhe ju nga dritaret do të lëshoni I Will Survive, ne, ne do t’ju shikojmë duke pohuar me kokë, sikur na kanë shikuar ata nga Wuhani, ku këndonin nga ballkoni në shkurt.
Shumë njerëz do të bien në gjumë me mendimin se gjëja e parë që do të bëjnë pasi të kenë dalë jashtë do të jetë divorci. Shumë fëmijë do të ngjizen.
Fëmijët tuaj do të ndjekin mësimet online, do të bëhen të padurueshëm, do t’ju falin gëzim. Ata më të rriturit nuk do t’ju binden, siç sillen adoleshentët: fytas do të shkoni me ta që mos të dalin jashtë, ta marrin virusin e të vdesin. Do të mundoheni të mos e çoni mendjen tek ata që në spital vdesin të vetmuar. Do t’ju vijë t’u hidhni petale trëndafilash mantelbardhëve.
Do t’ju thonë se sa e bashkuar është shoqëria në këtë përpjekje të përbashkët dhe se të gjithë jeni në të njëjtën varkë. E vërtetë do të jetë. Kjo përvojë do ta ndryshojë përgjithmonë perceptimin tuaj mbi individin. Megjithatë, përkatësia klasore do ta bëjë një dallim të madh. Mes të qenit i mbyllur në një shtëpi me verandë e kopsht dhe në një ndërtesë të shtresës së ulët e të mbipopulluar: jo, nuk është bash njësoj.
E nuk është njësoj as të punosh nga shtëpia apo të shohësh sesi po e humb punën. Kjo varkë në të cilën do të jeni krejt bashkë për ta mundur epideminë nuk do të duket të jetë e njëjta për të gjithë, sepse nuk është dhe nuk ka qenë kurrë.
Vjen një çast kur do ta kuptoni që, në fakt, nuk është hiç e lehtë. Do të keni frikë. Do ta ndani frikën me njerëzit e dashur, ose do ta mbani ankthin për vete, për të mos ua ngarkuar atyre. Do të hani prapë.
Ja çka po ju themi nga Italia mbi të ardhmen tuaj. Por kjo është një profeci shumë e afërt, pakditëshe. Po ta hedhim shikimin mbi të ardhmen e largët, që është e panjohur si për ju, si për ne, atëherë nuk mund t’ju themi veçse një gjë: kur krejt kjo të ketë mbaruar, bota nuk do të jetë më si më parë. / KultPlus.com
Ministria e Kulturës i ka bërë ftesë të vegjëlve, të apasionuar të historisë të bëhen pjesë e lojës së skicave.
Ministria e Kulturës, përmes publikimi të një skice, i ka bërë ftesë të vegjëlve, të apasionuar të historisë të bëhen e pjesë e lojës, duke e ngjyrosur.
“Të dashur miq të vegjël të Muzeut Historik Kombëtar, Ju ftojmë të argëtohemi së bashku për të kaluar sa më mirë këto ditë të vështira. Shkarkoni skicën e objektit dhe ngjyroseni sipas fotos origjinale të objektit. Presim me mesazhe foto të punimeve tuaja :)”,- thekson Ministria e Kulturës. /atsh/ KultPlus.com
Më 22 mars të vitit 1832, u nda nga jeta shkrimtari gjenial gjerman Johan Wolfgang Goethe.
Gëte ishte jo vetëm një penë e zjarrtë e poezisë gjermane, por dhe një dramaturg e publicist i disa veprave letrare me tematikë shkencore. Pas vitit 1776 Gëte mori përsiper edhe detyra politike dhe organizative në oborrin e Weimarit.
Krijimtaria letrare e Gëtes përmban një numër të konsiderueshëm me poezi, drama, tregime e novela. Perveç tyre ai ka publikuar dhe një numër të shumtë dorëshkrimesh autobiografike, estetike, artistiko-letrare, si dhe shkrime me përmbajtje nga fusha e shkencave natyrore. Një rëndësi të konsiderueshme për letërsinë kanë dhe korespondencat apo shkëmbimet e letrave, gjë të cilën ai e bënte me shumë pasion. Ne krijimtaritë fillestare letrare spikasin idetë e tij demokratike të iluminizmit.
Vlerat e tij si shkrimtar i talentuar u thelluan tek romani i shumëlexuar “Stuhi e vrull”, për shkrimin e të cilit Gëte dha kontributin kryesor. Kurse si talent i romantizmit ai u bë gjerësisht i njohur në mbarë Evropën në vitin 1774 me romanin “Vuajtjet e djaloshit Verter”. Më vonë Gëte ndryshoi stilin e shkrimeve të tij duke ju referuar idealeve të antikes. Pas viteve 1790 së bashku me Friedrich Schiller ata u bënë përfaqsuesit më të denjë të epokës klasike të ëeimarit. Gëte njihet edhe sot si një nga figurat më të shquara të letërsisë gjermane dhe asaj botërore.
Në vijim KultPlus ju sjell disa nga thëniet e tij më të njohura:
“Karakteri i një njeriu njihet nga mënyra se si ai sillet me ata që nuk mund të bëjnë asgjë për të”
“Gjëja më e mirë që mund të bëjë një burrë për fëmijët e tij është të dojë nënën e tyre”
“Nëse Zoti do të më dëshironte ndryshe, ai do të më krijonte ndryshe”
“Nuk ka asgjë më të frikshme sesa injoranca në veprim”
“Njerëzit e rëndomtë nuk e kuptojnë sa kohë dhe ç’përpjekje duhen për të mësuar leximin. Kam shtatëdhjetë vjet që lexoj dhe ende nuk e kam mësuar”
“Një person dëgjon vetëm atë që kupton” /KultPlus.com
Për ilirët kulti i gjarpërit është qendror. Kadmi dhe Hermonia lindën një djalë të quajtur ilir, menjëherë sa lindi foshnjën mbështolli një gjarpër ktonik, duke i dhënë fuqitë e veta magjike.
Në Iliri janë varrosur Kadmi dhe Hermonia. Gjithashtu i quajnë durrahinoi (d.m.th. Kadmin e Harmonian). Kështu thotë dhe Balakri në «Maqedonika»: «qytetet e këtyre (të Kadmit e të Hermonias) ndodheshin midis durrakinëve dhe apolloniatëve». Legjendën e Kadmit e jep dhe epigrami i Kristodor Koptit kushtuar Gjonit të Epidamnit një personaliteti të Durrësit në shekullin V, të ardhur nga Lyhnidi, «të cilin e ndërtoi Kadmi».
Figura e Kadmit është pleksur në mënyrë të çuditshme me botën mitologjike ilire e sidomos me ilirët e bregdetit. Kadmi dhe Hermonia erdhën nga Teba e zunë vend në viset e ilirëve enkelej, ku mbretëruan, lindën një djalë të quajtur Ilir. Menjëherë sa lindi foshnjën e mbështolli një gjarpër ktonik, duke i dhënë fuqinë e vet magjike. Pas vdekjes, Kadmi dhe e shoqja u shndërruan në gjarpërinj hyjnorë. Për ilirët kulti i gjarprit është qendror. Për këtë ka shkruar shumë Stipçeviçi.
Në skemën e paftës së shekullit III para erës sonë të gjetur në varret monumentale shkëmbore të, Selcës së Poshtme, mbrapa shpinës së kalorësit ilir jepet i ravizuar edhe një gjarpër hyjnor, një monstër detit ose ndoshta vetë përfytyrimi i Kadmit. Studiuesi G. Zipel, që në 1877 ka vënë re rëndësinë e mitit të Kadmit për bregdetin ilir.
Titulli: Kultura popullore. Probleme te zhvillimit te folklorit shqiptar, simpozium Botues: Instituti i Kulturës Popullore (Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë), 1987. / KultPlus.com
Besimtarët bektashianë kremtojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.
Por, ndryshe nga vitet e tjera kur besimtarët mblidheshin në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për të festuar, këtë vit Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Mondi u ka bërë apel besimtarëve që festën e Sulltan Novruzit ta kalojnë në shtëpitë e tyre duke respektuar të gjitha ligjet.
Pas përhapjes së Covid 19 Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve mori vendim që në të gjitha mjediset të pezullohet çdo lloj veprimtarie fetare, e cila konsiston në bashkimin apo afrimin fizik të besimtarëve dhe që bie ndesh me vendimet e qeverisë shqiptare lidhur me këtë rast.
Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
Në Shqipëri Dita e Sulltan Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.
Në vendin tonë sekti i bektashinjve, është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Bektashinjtë janë të përhapur në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas synitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.
Përfaqësuesit e Bektashizmit kanë dhënë një ndihmë të madhe në çështjen kombëtare, duke filluar që nga periudha e Rilindjes Kombëtare, Pavarësisë dhe gjatë luftës për Çlirim.
Bektashizmi është një urdhër fetar islamik me një teori filozofike të vetën dhe të veçantë. Ai u krijua në Anadoll në shekullin e XIV dhe mori këtë emër nga themeluesi i saj Haxhi Bektash Beliu. Në Shqipëri, Bektashizmi depërtoi me pushtimin osman në qytete dhe qendra garnizonesh si Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Tepelenë, Frashër etj.
Sipas burimeve historike, Bektashizmi njohu një përhapje të gjerë në popullsinë shqiptare të pakënaqur nga reformat centralizuese të Portës së Lartë, pasi kleri bektashi përkrahu lëvizjet popullore kundër pushtetit osman, si dhe përdori gjuhën shqipe për një letërsi të tijën.
Gjatë Rilindjes Kombëtare bektashinjtë e mbështetën luftën për liri dhe gjuhën kombëtare, ndër të cilët veprimtarët Baba Alushi i Frashërit dhe Baba Hyseni i Melçanit.
Një varg teqesh të tyre u shndërruan në qendra të lëvizjes kombëtare. Pas Kongresit të Lushnjes bektashizmi u njoh zyrtarisht si komunitet fetar i pavarur. Në vitin 1924 selia Botërore e Bektashizmit u shpërngul nga Anadolli në Tiranë. I detyruar nga regjimi komunist, bektashizmi, si pjesë e ideologjisë fetare, e pushoi veprimtarinë e tij në vitin 1967, për ta rifilluar përsëri gjatë vitit ’91.
Ritet e festës së Sulltan Novruzit
Për nder të kësaj dite, amvisat bëjnë një byrek të veçantë për këtë ditë, pasi në harxhë futen 12 gjethe lakrash të llojeve të ndryshme dhe një monedhë metalike.
Në darkë për pjesëtarët e familjes nxirret përpara byreku, që ndahet në aq pjesë sa anëtarë janë. Zonja e shtëpisë përpara se të nisë zgjedhjen e pjesëve, lutet për fatet e pjesëtarëve të familjes dhe më pas, secili zgjedh pjesën e vet. Ai që gjen monedhën ( leku), duhet patjetër që të blejë për shtëpinë një kilogram kripë, pasi parashikon një vit të mbarë.
Ndërsa mbaron ky rit, familjet bektashiane në shenjë respekti e shpërndajnë një pjesë të byrekut nëpër familje kristiane. /atsh/ KultPlus.com
Koronavirusi është shpërndarë në gjithë botën dhe njerëzit po bëjnë përpjekjet e tyre për ta shmangur infektimin nga ai.
Më poshtë keni një përzgjedhje të fotografive nga lajmet e kësaj jave në të gjithë botën.
Disa pasagjerë të vendosur për të shmangur koronavirusin mbërrijnë në zonën e nisjes së aeroportit Gatwick.
Një grua merr paketën e fundit të letrave të tualetit në supermarketin Sainsbury në Northwich, Mbretëria e Bashkuar. Një radhë prej afro 600 pensionistësh ishte formuar para hapjes së dyqanit në orën 07:00 me orën e parë të rezervuar për të moshuarit dhe njerëzit në nevojë. Shumë dyqane kanë vendosur kufij mbi atë që njerëzit mund të blejnë për të provuar të frenojnë rezervat elementare.
Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro rregullon maskën e tij të fytyrës gjatë një konference për shtyp kur shpalli masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Në kryeqytetin e Brazilit, fotografi Ricardo Moraes kapi këtë fotografi të udhëtarëve të mbushur me autobus publik.
Kisha Santa Maria de Betlem në Barcelona, Spanjë, boshe. Prifti Carlos Enrique Leal mban meshën ndërsa transmetohet drejtpërdrejtë përmes Youtube drejtuar famullisë së tij.
Tregtarët në New York Stock Exchange shikojnë që aksionet vazhdojnë të bien në të gjithë botën.
Çifti izraelit Roni Ben-Ari dhe Yonatan Meushar martohen në vendin e dasmave pyjore Ein Hemed që po ofron dasma falas për çifte të reja, planet e të cilëve janë prishur nga kufizimet e vendosura nga qeveria për të luftuar koronavirusin.
Disa italianë që s’mund të dalin nga shtëpitë e tyre zhvillojnë një orë stërvitjeje me trajneren, fqinjën e tyre, Antonietta, nga ballkoni i saj në Romë.
Një grua pret të bëjë testin Covid-19 në Laboratoret Qendrore të Shëndetit Publik në Kajro, Egjipt.
Një tabelë u thotë njerëzve që të “Mbani qetësinë dhe vazhdoni kopshtarinë” jashtë Qendrës së Kopshteve Burleydam në Portin Ellesmere, Angli.
Zefi ma bani me dije se disa besimtarë nga Dushkaja po më prisnin te altari. Mendja më shkoi se kishin ardhë për me u ankue shkaku i ndaljes së meshës së të dielës nga fermani. Ishin pesë veta, që po u shihej në fytyrë pakënaqësia.
“Nuk po na lanë me iu afrue kishës, folën si me një gojë. Këtë nuk po na e ha mendja. Sëmundje ka pasë përhera. Shkojnë e vijnë dhe jeta vazhdon…” Zura t’u flisja se kjo nuk ishte si çdo sëmundje, por murtajë, që faron njerëzimin. Por, atyre assesi t’u mbushej mendja se njerëzimi farohet. Thoshin se edhe sëmundjet janë nga zoti, se çdo gja vjen nga zoti, andaj nuk duhet për me u fshehë prej tyre që i kemi të shkrueme prej tij… “Sëmundjet dhe e keqja nuk vinë nga zoti, sepse ai do të dilte shkaktar i së keqes…Ky asht mashtrim që duhet me e heqë nga mendja,.. Përkundrazi, Zoti nuk ngatërrohet me punët e liga… Ai na jep mendjen që t’u largohemi atyre, të jemi të ndershëm, të punojmë për të mirën tue e luftue edhe të keqen kudo dhe kurdoherë… Kjo është rruga e zotit…”
(Shkëputje nga romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, 1982)/ KultPlus.com
Është shndërruar në himnin e mjekëve një video muzikore e krijuar nga një grup mjekësh të cilët rekomandojnë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi e inkurajojnë punonjësit sanitarë e vullnetarët të mos dorëzohen në këtë moment të vështirë që po kalon Italia e përfshirë nga pandemia e COVID 19.
Himni është frymëzuar nga muzika e këngës së Lucio Batistit me tekst të Mogol me titull “Il mio canto libero” (Kënga ime e lirë”).
Himni është realizuar nga Shoqata e Mjekëve Shkencorë, interpretuar nga vetë mjekët.
Disa nga vargjet e këtij himni këndojnë;
“Në një botë që, ngjall frikë tashmë, ne do të të ndihmojmë, e di apo jo.
E gjitha do kaloj e do qeshësh më pas, e ne do ja dalim po e to do e shohësh,
Por tani rri në shtëpi e dil vetëm për pazar, nesër një ditë e re do të jetë,
E fluturon shpresa e njerëzve e zgjodha të jem më i kujdesur,
Të bashkuar nga dashuria, nga dashuria e vërtetë.
Në një botë që më pas do rilind, do të rifitojmë lirinë”. / KultPlus.com
Shqiptarët janë shquar në histori për trimërinë dhe mençurinë e tyre. Udha e tyre në karrierë është tashmë e njohur për historiografinë botërore. Duke qenë pesëqind vjet nën zgjedhën e Perandorisë otomane shqiptarët fillimisht do të mbroheshin me në krye Skënderbeun dhe më pas dalëngadalë do ndërronin fenë e tyre dhe do islamizoheshin.
Por në Perandorinë osmane ata do bënin emër të madh. Do ngjiteshin në majat më të larta të karrierës duke mbajtur postet më të larta deri në atë të kryeministrit, vezir siç quhej në atë kohë. Ata me trimërinë e tyre nën udhëheqjen e shqiptarëve do i dhuronin perandorisë shtimin e territoreve të perandorisë si Irakun, Kostandinopojën, Anadollin, Jemenin , Egjiptin, Algjerinë, Sirinë, Kretën, Krimenë etj. Ja cilët ishin vezirët e mëdhenj shqiptarë që u rritën në oborrin e sulltanëve , do martoheshin me motrat dhe bijat e tyre dhe do shkëlqenin si kryeministra…
Gjedik Ahmet Pasha
Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare në vitet 1475-1479.
Daut Pasha
Sipas Samiut tonë të madh ishte me origjinë shqiptare dhe ishte marrë rob që fëmijë. Në vitin 1483 në kohën e sultan Bajazitit kaloi në postin e kryeministrit dhe arriti të drejtojë me sukses punët e rëndësishme të shtetit Osman.
Haim Ahmet Pasha
Kryeministër me origjinë shqiptare nga vitet 1496-1514.
Ahmet Pashë Dukagjini
Ishte kryeministër nga vitet 1514 deri në vitin 1515 dhe rrjedh nga familja e madhe e Dukagjinëve.
Ibrahim Pasha
Ishte me origjinë nga Butrinti, por ka studiues që thonë nga Parga e Çamërisë. Siç ndodhte shpesh në ato kohë sulltani e mori të vogël në një ekspeditë ushtarake dhe e rriti në pallatin e tij së bashku me të birin, dhe Sulejmani në 1520 bëhet Sulltan dhe shokun e tij e bën kryeministër. Do të martohej me motrën e sulltanit me një dasmë madhështore.
Ajaz Mehmet Pasha
Qe kryeministër në vitet 1536-1539 pas vdekjes së Ibrahimit. Ishte nga Vlora dhe kishte lindur në Vuno.
Lutfi Pasha
Qeverisi si kryeministër në vitet 1539-1541. Ishte me origjinë nga Vlora, nga ku osmanët e morën që të vogël.
Rustem Pasha
Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare, që qeverisi në vitet 1544-1552 dhe për herë të dytë, në vitet 1555-1560 pas vdekjes së Kara Ahmet Pashës, pra ai qeverisi perandorinë për 13 vjet.
Kara Ahmet Pasha
Atë e morën të vogël nga trojet shqiptare dhe e rritën në pallatin e sulltanit, ku mori dhe edukimin e nevojshëm për të qenë një qeveritar dhe ushtarak i zoti. Sulltani i dha të motrën për grua, ashtu siç bënin shpesh sulltanët me figura të mëdha e të forta të shtetit.
Semiz Ahmet Pasha
Ishte kryeministër me origjinë shqiptare gjatë viteve 1579-1580. Ai mori për grua të bijën e ish-kryeministrit Rustem Pasha.
Hoxha Sinan Pasha
Ka qenë kryeministër i perandorisë 5 herë në vitet 1580-1582; 1584-1585; 1589-1591; në 1593; 1595-1596. Ka lindur në Topjanë të Lumës, pra ishte shqiptar dhe u rrit në pallatin e sulltanit. Gjatë karrierës së tij ka shërbyer si qeveritar në Tripoli të Libisë dhe në Damask të Sirisë. Ai ka meritën që nënshtroi përfundimisht Jemenin të cilin pjesërisht e kishin nënshkruar dy shqiptarë të tjerë. Me pushtimin e Jemenit perandoria doli në detin Arabik.Në vitin 1580 drejtoi vetë fushatën ushtarake kundër Persisë dhe Hungarisë, edhe pse ishte në moshë të thyer. Ai mori pjesë edhe në një luftë tjetër kundër Austrisë, e cila përfundoi me marrëveshje paqeje, por pas vdekjes së tij. Vendlindjes së tij, Lumës, i lehtësoi taksat dhe detyrimet, gjithashtu ngriti në Kaçanik një kështjellë dhe një xhami.
Ferad Pasha
Edhe ai si kryeministrat e tjerë shqiptarë u rrit në pallatin e sulltanit ku mori edukimin e nevojshëm. Qe kryeministër gjatë viteve 1591-1592 dhe në vitin 1595.
Merre Husein Pasha
Ishte me origjinë shqiptare. Shërbeu si kryeministër në vitet 1601-1602, pra për një kohë të shkurtër.
Jemishxhi Hasan Pasha
Sipas Sami Frashërit është me origjinë shqiptare. (Sami Frashëri… f.komp.45). Në vitin 1602-1603, ishte kryeministër i perandorisë.
Kujxhu Murat Pasha
Ka qenë me origjinë shqiptare. Ishte kryeministër gjatë viteve 1606-1611, pra për rreth 5 vjet.
Nasuh Pasha
Ishte shqiptar dhe qeverisi si kryeministër në vitet 1611-1614 vite gjatë të cilave mbretëroi një gjendje paqeje pa luftra të mëdha.
Ohril Hysein Pasha
Ai lindi në zonën e Pogradecit, dhe vdiq në vitin 1622. U rrit në pallatin e sulltanit dhe më pas u bë komandant i jeniçerëve, dhe qeveritar i Rumelisë. Mori gradën vezir dhe shërbeu si kryeministër gjatë vitit 1621.
Hasan Pasha
Ai ishte me origjinë shqiptare. U mor i vogël dhe u edukua në oborrin e sulltanit. Në fillim ka qenë bejlerbej i Rumelisë, pastaj vezir i gradës së ulët deri sa u bë vezir i madh ose kryeministër në vitin 1624.
Taban Mehmet Pasha
Ishte kryeministër me origjinë shqiptare i perandorisë në vitet 1631-1637, pra për 5 vjet. Pas detyrës u burgos dhe u ekzekutua, sepse kështu bënin shpesh sulltanët.
Mustafa Pashë Kamekeshi
Lindi në Vlorë, dhe hyri në ushtrinë osmane me anë të sistemit të devishermes. U dallua si kryekomandant në rrethimin e Irakut dhe vetë sulltan Murati IV e caktoi vezir të madh dhe qeverisi vendin në vitet 1637-1644.
Xhixhan Mehmet Pasha
Me origjinë shqiptare nga i ati, ndërsa nga e ëma nga familja e sulltanit. Ai u rrit dhe u edukua në oborrin e sulltanit, dhe qeverisi në vitet 1644-1645.
Tarhanxhu Mustafa Pasha
Ishte me origjinë nga Mati dhe qeverisi vendin në vitet 1652-1653.
Qypyrli Mehmet Pasha
Ishte shqiptar nga Berati, lindur në një familje të varfër dhe kishte punuar si kuzhinier i sulltanit. Ai nuk kishte arsim, madje, ishte analfabet, nuk dinte të shkruante dhe të lexonte. Por edhe pse i pashkolluar, kishte cilësi të tjera që e bënë kryeministër të perandorisë në vitin 1656-1661, në moshën 75-vjeçare.
Para se të bëhej kryeministër, kishte punuar si qeveritar i Damaskut, Jerusalemit dhe Tripolit. Ai e mori pushtetin duke i vendosur disa kushte sulltanit si; të zgjidhte vetë ndihmësit e bashkëpunëtorët e tij në qeverisje dhe të ishte i lirë në qeverisjen e vendit, gjë që s’e kishte bërë asnjë kryeministër deri në atë kohë.
Duke qenë se vendi ishte në krizë ai balancoi buxhetin e shtetit duke vënë dorë në arkën e vakëfeve të sulltanit. Forcoi disiplinën në ushtri e cila kishte filluar të çartej dhe të humbiste betejat, rriti efikasitetin e flotës ushtarake. Gjatë qeverisjes së tij mundi Venedikun, dhe drejtoi fushatën ushtarake në Poloni. Vendosi qetësinë në vend duke vrarë me mijëra vetë që nuk i bindeshin dhe midis tyre partiarkun ortodoks të Stambollit.
Fazlli Ahmet Pasha Qypyrliu
Pas vdekjes së Mehmetit vendin e tij e zuri i biri Fazlliu, që qeverisi për një kohë prej 15 vjetësh nga 1661-1676. U edukua në Stamboll dhe ishte më pak i ashpër se sa i ati. Karrierën e filloi si vali i Damaskut dhe pastaj si kryeministër në një moshë të re 26-vjeçare. Në politikën e jashtme u mor me Austrinë, të cilën gjeneralët shqiptarë nuk e kishin thyer dot.
Ai pushtoi kështjellat rreth Vjenës, dhe po përgatitej të pushtonte dhe vetë kryeqytetin Austriak, gjë që tmerroi Evropën. Me gjithë përpjekjet e mëdha nuk arriti të pushtojë Vjenën. Gjatë qeverisjes së tij pushtoi tërësisht Kretën, pasi shqiptari që e pushtoi për herë të parë kishte lënë disa kështjella pa pushtuar dhe në vitin 1666 ripushtoi Jemenin i cili ishte pushtuar më parë nga 2 kryeministra shqiptarë, por që nga 1635 ishte shkëputur nga perandoria.Vdiq në moshën 46-vjeçare, në vitin 1676 nga një sëmundje e pashërueshme.
Fazlli Mustafa Pashë Qypyrliu
Ishte djalë i dytë i Mehmet Qypyrliut dhe ngjiti shkallët e karrierës shumë shpejt me ndihmën e të afërmve, por dhe me meritat e veta.
Në vitin 1690-1691 u emërua kryeministër në një kohë kur Austria, gjatë mungesës së shqiptarëve, në qeverisje, nga 1676 deri në 1690, pra për 14 vjet kishte mundur ushtrinë osmane në vitin 1683 dhe kishte marrë territore të mëdha në Ballkan. Në krye të një ushtrie mundi austriakët dhe rimori territoret në Danub, Nishin dhe Beogradin. Ai trajtoi shumë mirë të krishterët dhe popullsinë jomyslimane të perandorisë, ashtu siç kanë bërë historikisht shqiptarët.
Ali Pashë Arabxhiu
Lindi në Ohër. Hyri në ushtri si jeniçer dhe përfundoi si komandant i jeniçerëve. Më vonë u bë komandant i rojeve në oborrin e sulltanit. Në vitin 1691 bëhet kryeministër deri në 1692.
Hysen Qypyrliu
Me origjinë nga familja e madhe e Qypyrlinjëve, kushëri i parë me bijtë e Mehmet Qypyrliut. Në fillim qe ministër i marinës, dhe pas mbrojtjes së Beogradit kundër austriakëve, u bë kryeministër në vitet 1697-1702.
Dalltaban Mustafa Pasha
Ishte shqiptar i lindur në Manastir, i cili ngjiti shkallët e karrierës në sajë të aftësive të tij politiko-ushtarake. Nga jeniçer në komandant të jeniçerëve. Ai qeverisi në disa vilajete si në Bagdad, Bosnjë dhe Anadoll. Qeverisi vendin si kryeministër në vitet 1702-1703.
Numan Pashë Qypyrliu
Me origjinë nga familja e Qypyrlinjëve, ishte nipi i Mehmet Qypyrliut, dhe qeverisi shtetin në vitin 1710. Para se të bëhej kryeministër në vitin 1708 u martua me të bijën e sulltanit.
Haxhi Halil Pashë Shqiptari
Ishte nga Elbasani. Ai ngjiti shkallët e karrierës me mundim dhe punën e vet, duke kryer disa detyra si komandant ushtarak e qeveritar, deri sa në vitin 1716 u bë kryeministër.
Ivaz Zade Halil Pasha
U bë kryeministër në vitin 1770.
Almedar Bajraktar Mustafa Pasha
Ishte shqiptar dhe mori detyrën e kryeministrit pasi hipi në fron sulltan Mahmut II.
Memish Pasha i zgjuar
Ishte kryeministër në vitet 1808-1809.
Gjirtili Mustafa Nail Pasha
Ishte me origjinë nga Kosturi, që sot grekët e quajnë Kastoria, dhe u bë kryeministër 3 herë me ndërprerje në 1853, 1854, 1857.
Mehmet Ferit Pashë Vlora
Ishte kryeministër në vitet 1902-1908 dhe ka lindur në Janinë, pasi la postin e kryeministrit u bë kryetar senati dhe ministër i brendshëm.
Mirsili Said Halim Pasha
Ishte nipi i Mehmetit të Kavallës. Ai u bë senator dhe më pas kryetar i Senatit në 1912, ministër i brendshëm, dhe kryeministër në vitet 1913-1917.
Ahmet Izet Pasha
Me origjinë nga Manastiri, qe kryeministër në vitin 1918.
Demat Ferit Pasha
Ishte kryeministri i fundit i perandorisë osmane në 1919-1920.
(La Martine, Histoire de la Turquie)
(Të drejtat e Shqipërisë Etnike, etërit franceskane) / KultPlus.com
Immanuel Kant, kunguesi i “Kritikës së arsyes së kulluar” në mendimin filozofik, mëtuesi i postulatit: “Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua”…
Immanuel Kant (1724 — 1804) ishte një filozof i madh gjerman dhe një ndër filozofët më të shquar. Vepra e tij “Kritikë e arsyes së kulluar” shënon pikë-kthesën qendrore në historinë e filozofisë dhe fillimin e filozofisë moderne.
Lindi në vitin 1724 në Kënigsberg, Prusi (sot Kaliningrad, Rusi) si fëmija i katërt nga nëntë fëmijë.
Kanti ishte një nxënës i mirë, megjithëse jo i shkëlqyer.
Ai u rrit në një shtëpi pietiste, një Lëvizje pas Luteriane që dallohej për një përkushtim të fortë, dhe një lexim të hollësishëm të Biblës.
Për pasojë, Kanti mori një edukim të ashpër dhe të rreptë, ndëshkues dhe disiplinor gjë që e ndihmoi atë në mësimin fetar, të latinishtes, dhe rreth shkencave dhe matematikës.
Kanti ishte i pari i cili predikoi dhe hodhi hipotezën se planetët formoheshin nga mjegullnaja grimcash dhe pluhuri, kundrejt idesë teologjike fetare, e cila ishte akoma ideja dominante në kohën e kur ai jetoi, se planetet janë të krijuar nga fuqia hyjnore.
Ai gjithashtu do të predikonte për ekzistencën e galaktikave të tjera përveç galaktikës tonë.
Filozofia e Kantit pati një ndikim të jashtëzakonshëm në mendimin perëndimor.
Gjatë jetës së tij, mendimi i tij pati një vëmendje të madhe, shumica kritikë, megjithëse ai pati një ndikim pozitiv të Fishte, Shelingu, Hegeli dhe Novalisi gjatë viteve 1780 dhe 1790.
Nga studimet e rëndësishme të periudhës parakritike është interesante sidomos vepra e Emanuel Kantit “Historia e përgjithshme e natyrës dhe teoria e qiellit”, në të cilën paraqiti hipotezën e njohur të tij mbi krijimin e botës nga thërrmijat materiale të panumërta kaotike që bashkohen atje ku ekziston forca më e madhe e tërheqëse.
Sistemi ynë diellor është, ndërkaq, vetëm një pjesë e universumit, thotë Immanuel Kant.
Duke dalluar në këtë studim të madhërishmen dhe të bukurën, Kanti konsideronte se e madhërishmja duhet gjithmonë të jetë e madhe, ndërsa e bukura mund të jetë edhe e vogël.
Immanuel Kant vdiq ne 12 Shkurt, 1804, ndërkohë që shumë nga veprat e tij i gjejmë dhe sot, e janë ende të vlefshme.
Në vijim, supershendeti.com ju sjell 21 aforizma nga Immanuel Kant…
25 thënie nga Imannuel Kant
1. “Ai që e bën veten krimb, nuk mund të ankohet pastaj kur të tjerët shkelin mbi të me këpucë”.
2. “Çdo gjë që është shkruar nga meshkujt në lidhje me femrat duhet të mbesë e dyshimtë, duke qenë se ata janë në të njëjtën kohë edhe gjykatës edhe pjesë e çështjes”.
3. “Më është dashur ta refuzoj njohjen, për të t’i bërë vend besimit”.
4. “Njeriu duhet të jetë i disiplinuar, sepse për nga natyra ai i papërpunuar dhe i egër”.
5. “Kush është mizor ndaj kafshëve është po aq i pandjeshëm edhe ndaj njerëzve”.
6. “Një veprim, për të qenë moralisht i denjë, duhet të bëhet nga përgjegjësia”.
7. “Rregullat e lumturisë: diçka për të bërë, dikë për ta dashuruar dhe diçka për të shpresuar”.
8. “Vepro duke e konsideruar njerëzimin, si tek vetja si tek të tjerët, gjithmonë si qëllim, kurrë thjesht si mjet”.
9. “Nuk ka virtyt aq të madh, sa të jetë i sigurt prej tundimit”.
10. “Ata që thonë se bota do të shkojë gjithnjë siç ka shkuar deri sot, kontribuojnë që parashikimi i tyre të dalë i vërtetë”.
11. “Yjet e qiellit përmbi mua, ligji moral në mua”.
12. “Miq të njerëzimit, mos ia mohoni arsyes privilegjin e të qenët guri i fundit i krahasimit me të vërtetën”.
13. “Vepro në atë mënyrë që, parimi juaj i veprimit të bëhet vetvetiu një ligj për të gjithë botën”.
14. “E gjithë dija jonë fillon me shqisat, vazhdon pastaj tek kuptimi dhe mbaron me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se arsyen”.
15. “Të gjitha interesat e arsyes sime, spekulative si dhe praktike, ndërthuren në tri pyetjet e mëposhtme: 1. Çfarë duhet të di? 2. Çfarë duhet të bëj? 3. Çfarë mund të shpresoj”?
16. “Përvoja pa teorinë është e verbër, por teoria pa përvojë është një lojë intelektuale e mirëfilltë”.
17. “Nga një dru i shtrembër si ky nga është bërë njeriu, asgjë e drejtë nuk mund të krijohet”.
18. “Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por e përfytyrimit”.
19. “Papjekuria është paaftësia që dikush të përdorë inteligjencën e vet, pa u udhëhequr nga dikush tjetër”.
20. “Para ligjit njeriu është fajtor kur dhunon të drejtat e tjerëve. Para moralit ai është fajtor, nëse vetëm mendon ta bëjë këtë gjë”.
21. “Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë”.
22. “Përtej çdo dyshimi, çdo dije fillon me përvojën”.
23. “Nuk është vetëm vullneti i Zotit që na bën të lumtur, por ne duhet ta bëjmë veten tonë të lumtur”.
24. “Është e domosdoshme që unë të jetoj i lumtur, por është e domosdoshme që sa të jetoj, të jetoj me nder”.
25. “Shkenca është dije e organizuar. Mençuria është jetë e organizuar”. /KultPlus.com
Sot, më 20 mars e kujtojmë daljen në dritë të veprës së Lekë Matrangës ‘E mbsuame e krështerë’ ( E Mbsvame e Chræsteræ), të cilën e përfundoi më 20 mars 1592, në Hora e Arbëreshëve (fshat Arbëresh) mbi Palermo të Sicilisë, vepra e dytë e shqipes së shkruar, pas ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut (1555).
Vepra e Matrangës u zbulua pothuajse njëkohësisht me “Mesharin” e Buzukut, dy vepra tejet të rëndësishme për gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare, të cilat janë me interes të madh për albanologjinë dhe kulturën shkrimore të popullit tonë, për shkak se dëshmojnë fillesën e shkrimit shqip në një kohë të hershme. “Meshari” i Buzukut i shkruar në dialektin gegnisht dhe “E mbsuame e krështërë” e shkruar në dialektin toskërisht, paraqesin historinë e hershme të gjuhës sonë shqipe, e cila ka marrë frymë me ‘dy mushkri’. Janë dy veprat që zënë vend në çdo vepër shkollore e kulturore si burime të drejtpërdrejta gjuhësore për rindërtimin e identitetit gjuhësor dhe kulturor shqiptar e, njëkohësisht, të vijimësisë (continuum) gjuhësore e kulturore të shqiptarëve në trojet Ballkanike dhe të përtejdetit (M. Mandalà).
Vepra ‘E mbsuame e krështerë’, e Lekë Matrangës është Katekizëm mbi doktrinën e krishterë, përkthim në gjuhën shqipe i veprës së jezuitit spanjoll, Atë Doktor Ledesma (1516-1575), shkruar latinisht. Ka gjithsej 28 faqe, me një vjershë në gjuhën shqipe dhe italiane.
Titulli i plotë i botimit është: “Embsuame e chraesterae. Baeaera per tae Vrtaenae Atae Ladesmae sciochiaeriet Iesusit. E prierrae laetireiet mbae gluchae tae arbaeresciae paer Lecae Matraengnae. Imbsuam i Cullegit Graec tae Romaesae. Italisht: Dottrina Christiana. Composta dal Reuerendo P. Dottor Ledesma della Compagnia di Giesù. Tradotta di lingua Italiana nell’Albanese per Luca Matranga alumno del Collegio Greco in Roma”. (Doktrina e krishterë. Bërë nga i Urti Atë Doktor Ledesma i Shoqërisë së Jezusit. Përkthyer nga italishtja në gjuhën arbëreshe nga Lekë Matranga, student i Kolegjit Grek të Romës.)
Kopja e përkthimit shqip në dorëshkrim, që ka ardhur deri në ditët tona në tri variante të ndryshme, i pari nga të cilët me sa duket me shkrimin e vetë Lekë Matrangës, është kataloguar nën Codex Barberini Latini 3454 në Bibliotekën e Vatikanit. Një variant tjetër i botuar, nga i cili ka shpëtuar vetëm një kopje, është ai i shtypur në Romë nga Guglielmo Facciotto ‘me lejen e të parëve’ më 1592, që u zbulua nga Mario Rok (Mario Roques). Nga një tjetër dorëshkrim është botuar një edicion i t’ Mbsuemes me shënime të Prof. M. La Piana në revistën “Roma e l’Oriente” më 1912.
Edhe pse janë bërë studime të shumta për “E mbsueme e krështerë”, megjithatë mendojmë se botimi kritik dhe studimi me kompetencë dhe i kompletuar është bërë nga arbëreshi Matteo Mandalà, e titulluar Lekë Matranga. Njeriu, koha, nepra. Mbi botimin kritik të varianteve dorëshkrim e të shtypur të veprës E mbsueme e krishterë – 1592, OMBRA GVG, 2012.
Po e japim vjershën ‘Këngë e përshpirtshme”, në origjinal, që konsiderohet si një nga vargëzimet e para në gjuhën shqipe:
Gjithëve u thërres, kush do ndëljesë Të mirë të krështē, bura e grā Mbë fjalët të Tinëzot të shihi meshë, Se s’ishtë njerī nesh çë mkatë s’kā E lum kush e kujton se kā të vdesë E mentë bashkë mbë tënëzonë i kā Se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë E bën për bīr të tij e për vëllā
Vargjet në gjuhën e sotme shqipe do të tingëllonin kështu:
Të gjithëve ju thërres, kush do ndjesë, Të krishterë të mirë, burra e gra, me fjalë të Tënzot të shihni Meshë, se s’është njeri prej nesh që mëkate s’ka. E lum kush kujton se do të vdesë. E mendtë bashkë në Tënzonë i ka, se Krishti në parajsë atij i bën pjesë, e bën për bir të tij e për vëlla”.
(vjersha është përshtatur nga radiovaticana.va)/KultPlus.com
Grupi i njohur shqiptar “Elita 5” erdhën në tregun shqiptar në fillim të viteve të 90-ta, duke mbetur kështu ndër grupet më të njohura e më të dëgjuara në vendet shqipfolëse, shkruan KultPlus.
Njihen për tekstet e vecanta, ku përmes tyre i këndonin dashurisë, mallit, jetës etj.
Ndryshe, grupi Elita 5 ndër vite kanë sjellë hitet si “Al Kapone”, “Çmendem”, “Çka më ka syri”, “E urrej shiun” e shumë të tjera.
Në vijim, KultPlus ju sjell “Faleminderit”, një këngë që ishte dhe vazhdon të mbetet shumë e dashur për publikun shqiptarë e sidomos për adhuruesit e grupit.
Louis Vuitton, grupi më i madh në botë i mallrave luksoze, po porosis 40 milion maska shëndetësore nga një furnizues kinez për të ndihmuar Francën të përballet me shpërthimin e koronavirusit.
Porosia e parë, me rreth 10 milion maska, do të dorëzohet në ditët në vijim, tha LVMH në një deklaratë. Dërgesa fillestare do t’i jepet shërbimit shëndetësor francez për t’u shpërndarë atyre që kanë nevojë në fillim të javës tjetër.
LVMH, pronar i markave të tilla si Louis Vuitton dhe Christian Dior dhe i kontrolluar nga njeriu më i pasur i Francës Bernard Arnault, tashmë është duke prodhuar dhe shpërndarë sanitizues dore falas për spitalet franceze.
Vende në të gjithë botën po mundohen të merren me krizën më të madhe të shëndetit publik që nga pandemia e gripit të vitit 1918, me pajisje mjekësore dhe mjete mbrojtëse me furnizim të shkurtër.
Shumë profesionistë të shëndetit në Francë kanë kritikuar mungesat ndërsa vendi lufton koronavirusin. (Reuters)/KultPlus.com
Në kohë të vështira të gjithë duhet t’i japim diçka njeri – tjetrit. Po ju dhuroj sot një minutë e pesë sekonda art nga ai që është më i çmuar se floriri (po që vlen sa një orë a një jetë) nga thesari im i vogël arkivor që e ka emrin “Kadri Roshi”. Një interpretim të tij me një poezi të famshme të Lasgush Poradecit, xhiruar në Butrint 23 vjet më parë (1997) gjatë xhirimit të dokumentarit tim “Butrinti i gjallë” kushtuar kësaj legjende të aktrimit shqiptar. Më lart se sa kaq, ka vetëm qiell, thotë një miku im poet për artistë të tillë. Shikim të mbarë!
Legjenda e klubit Italian A.C Milan Paolo Maldini është konfirmuar se bart virusin Covid-19, shkruan KultPlus.
Ish-mbrojtësi i Milanit ka dalë pozitiv bashkë me të birin Daniel, dhe tani ata do të qëndrojnë në karantinë. Kështu ka njoftuar sot klubi i Milanit.
Megjithëse ishin të izoluar babë dhe bir u infektuan, ndërsa tani ata do ta vazhdojnë izolimin derisa të pastrohen nga virusi i rrezikshëm. /KultPlus.com
Dihet se Perandoria Osmane i pushtoi viset shqiptare gjatë shekullit XV, kurse më vonë i pushtoi viset arabe gjatë shekullit XVI, përkatësisht nga viti 1516 e deri më 15711574, kur Sinan Pasha i Topojanit i nënshtroi Jemenin e Tunizinë, shkruan sot Koha Ditore.
Më vonë, me islamizimin e shqiptarëve, filluan të hapen shtigje të reja për qendrat e diturisë (Kajro, Damasku e Bagdadi), si dhe për Mekë e Medinë për shkak të haxhit.
Siç dihet, këto dy qytete të shenjta myslimane tërhiqnin shumë individë për të mbetur atje për gjithmonë, sikurse tërhiqnin disa dijetarë të qëndrojnë atje e të dëshmojnë veten në fushën e diturisë. Në këtë kontekst kemi dy shqiptarë, Hasanin e Ibrahimin, babë e bir, dijetarë e poetë, që ranë viktima të reaksionit shoqëror e politik në fund të sundimit osman.
Hasani e Ibrahimi u bënë të njohur atje me mbiemrin al-Uskupi, pra Shkupjani, që tregon qartë prejardhjen shqiptare që nuk e fshihnin. I ati i Hasanit, pra gjyshi i Ibrahimit, i cili quhej Husein, ishte ai që shkoi në Medinë në dekadën e dytë të shekullit XIX dhe mbeti atje. Siç duket, Huseini shkoi atje me ose në kohën e ekspeditës së Mehmet Ali Pashës kundër vehabinjve 18111819, e cila u kurorëzua me përfshirjen e Hixhazit nën sundimin e tij. Me vendosjen e Huseinit atje u krijua një familje e madhe që numëron tani qindra anëtarë që ende i bashkon dhe i bën të njohur mbiemri i tyre i përbashkët: alUskupi.
Observatori i parë në Hixhaz
Djali i parë që u lind në Medinë ishte Hasani, rreth vitit 1818. Ai u rrit në Medinë, që ishte edhe qendër e shkencave islame, e me kohë përparoi në ato shkenca saqë u bë imam dhe hatib i Xhamisë së Profetit në Medinë, aty ku është varri i Profetit Muhamed, ndaj një funksion i tillë kishte shumë domethënie. Në krahasim me teologët e tjerë, Hasani e dinte ku i kishte rrënjët, ndaj udhëtoi në shumë vende në Ballkan duke parë përparimin shkencor.
Kështu, ai e mori me vete një observator dhe e vendosi atë në kulmin e shtëpisë në Medinë për të zhvilluar njohuritë në astronomi. Mirëpo, me këtë aktivitet shkencor Hasani hasi në pengesa dhe kritika të reaksionit fetar. Duke qenë në një funksion të lartë për atë shoqëri, pra imam dhe hatib në Xhaminë e Profetit, teologët konservativë që nuk kishin lidhje me përparimin e botës në atë kohë, shikonin me dyshim interesimin e Hasanit për poezi, logjikë e astronomi, për observimet e tij përnatë në gjithësi duke marrë shënime të ndryshe. /KultPlus.com
Alda Merini, poeteshë milaneze, lindi në kryeqendrën lombarde më 21 mars 1931.
Më e vogla e tre fëmijëve, kushtet e familjes janë modeste. Alda ndjek shkollat profesionale në Institutin “Laura Solera Mantegazza”; kërkon të pranohet në shkollën e mesme Manzoni, por – duket e pabesueshme – nuk e kalon testin e italishtes. Në këto vite ajo gjithashtu kaloi shumë kohë duke studiuar piano.
E nxitur nga Giacinto Spagnoletti, zbuluesi i saj i vërtetë, bëri debutimin e saj si autore në moshën 15 vjeçare. Spagnoletti do të jetë i pari që publikon krijimtarinë e saj në vitin 1950: në “Antologjia e poezisë italiane 1909-1949” shfaqen poezitë e saj “Katedralja” dhe “Drita”.
Në vitin 1947 do të ketë atë që ajo e quajti “hijet e para të mendjes”: ajo u shtrua një muaj në spitalin psikiatrik të Villa Turno.
Në vitin 1951, edhe me sugjerimin e Eugenio Montales, botuesi Scheiwiller përfshin dy poezi të pabotuara nga Alda Merini në “Poetesha të shekullit të njëzetë”.
Në këtë periudhë ajo i përkushtohet punës, por edhe miqësisë me Salvatore Quasimodon.
Martohet me Ettore Carniti, pronar i disa furrave të bukës në Milano, në vitin 1953. Del vëllimi i parë i vargjeve me titull “La presenza di Orfeo” “Prania e Orfeut”. Dy vjet më vonë publikon”Nozze Romane” “Dasma Romane” dhe “Paura di Dio” “Frika nga Perëndia”. Gjithashtu në vitin 1955 lindi fëmija i parë Emanuela: mjekut të pediatrisë ia dedikoi përmbledhjen “Tu sei Pietro” “Ti je Pjetri” (botuar në vitin 1961).
Poetja pastaj fillon një periudhë të trishtuar të heshtjes dhe izolimit: mbyllet në “Paolo Pini” deri në vitin 1972, gjatë së cilës kohë nuk mungon ndonjë rast të kthehet në familje, dhe gjatë së cilës i lindën tri vajzat (Barbara, Flavia dhe Simonetta ).
Pas periudhave të ndryshme të shërimit dhe sëmundjes, e cila zgjati deri në vitin 1979, Merini i kthehet shkrimit; ajo e bën këtë me tekstet intensive dhe dramatike që tregojnë përvojat e saj tronditëse në izolim. Tekstet mblidhen në “La Terra Santa” “Tokën e Shenjtë”, botuar nga Vanni Scheiwiller në vitin 1984.
Në 1981 burri i saj vdes dhe, mbetur vetëm, Merini ia jep me qira një dhomë të shtëpisë së saj piktorit Charles; fillon të komunikojë me telefon me poetin Michele Pierri, i cili, gjatë asaj periudhe të vështirë të kthimit të saj në botën letrare, kishte treguar vlerësime të shumta për punën e saj.
Të dy u martuan në vitin 1983: Alda u zhvendos në Taranto ku mbeti tre vjet. Në këto vite shkruan njëzet “Poezi-portrete” të “La gazza ladra” (1985) si dhe disa tekste për burrin e saj. Në Taranto ajo gjithashtu përfundoi “L’altra verità. Diario di una diversa” “E Vërteta tjetër: Ditari i një të Ndryshmeje”, libri i saj i parë në prozë.
Pasi ka përjetuar përsëri tmerret e izolimit, këtë herë në Taranto, ajo kthehet në Milano në vitin 1986: fillon një terapi me Dr Marcella Rizzo, të cilit do t’i kushtojë disa poezi.
Nga pikëpamja letrare këto janë vite shumë produktive: pasoja natyrore është edhe pushtimi i një qetësi të re.
Gjatë viteve, disa botime do të konsolidojnë kthimin në skenën letrare të shkrimtares.
Në vitin 1993 merr çmimin Librex-Guggenheim “Eugenio Montale” për poezinë, si shkrimtarët e tjerë të mëdhenj bashkëkohorë para saj, duke përfshirë Giorgio Caproni, Attilio Bertolucci, Mario Luzi, Andrea Zanzotto, Franco Fortini.
Në vitin 1996 u nderua me çmimin “Viareggio” për volumin “La vita facile”; vitin e ardhshëm mori “Çmimin Procida-Elsa Morante”.
Në vitin 2002 Salani ia publikoi një vëllim të vogël të titulluar “Folle, folle, folle d’amore per te” “E çmendur, e çmendur, e çmendur nga dashuria për ty”, me një mendim të Roberto Vecçionit i cili në vitin 1999 kishte shkruar “Canzone per Alda Merini, “Këngën për Alda Merinin”.
Në vitin 2003 “Einaudi Stile Libero” boton një kuti me videokasetë dhe tekstin me titull “Più bella della poesia è stata la mia vita”, “Më e bukur se poezia ishte jeta ime”.
Në shkurt 2004 Alda Merini u pranua në Spitalin San Paolo në Milano për shkak të problemeve shëndetësore. Një mik i shkrimtares kërkon ndihmë financiare me një apel që do të bëjë që ajo të marrë nga e gjithë Italia e-maile për ta mbështetur atë. Shkrimtarja më vonë do të kthehet në shtëpinë e saj në Porta Ticinese.
Në vitin 2004 doli një album me njëmbëdhjetë këngë të kënduara nga Milva, të marra nga poezitë e Alda Merinit.
Vepra e saj e fundit është e vitit 2006: Alda Merini i afrohet zhanrit noir me “La nera novella” (Rizzoli).
Alda Merini vdiq në Milano më 1 nëntor 2009 në departamentin e onkologjisë të spitalit San Paolo për shkak të tumorit të eshtrave.
Në kujtim të personit së saj dhe veprës së saj, bijat Emanuela, Barbara, Flavia dhe Simonetta, krijuan faqen e internetit www.aldamerini.it, një antologji në kujtim të poetes, një lëvdatë për ”Bletën e tërbuar”, kushtuar figurës së saj si shkrimtare dhe nënë.
Në vitin 2016, me rastin e ditëlindjes së saj, Google ia dedikoi një logo. /Voal.ch /KultPlus.com
Aktori Kevin Bacon i ka prirë një ekipe aktorësh nëpër rrjetet sociale që kanë kërkuar nga njerëzit të izolohen në shtëpi për të ndalur përhapjen e koronavirusit.
Ylli i filmave “Footloose” dhe “Taking” Chance”, përmes Twitterit kërkoi nga njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.
Mesazhe të ngjashme kishin edhe Elton John e Demi Lovato të përcjell nga David Backham dhe aktorja Millie Brown, transmeton KOHA.
Këtij grupi yjesh i janë bashkuar edhe Miley Cyrus, Ariana Grande, Taron Egerton, Mariah Carey dhe Sharon Stone.
Nga përhapja e koronavirusit janë infektuar 250 mijë persona dhe janë vrarë më shumë se 12 mijë. /KultPlus.com
Në këto ditë karantine, kur
virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është
mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra
është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që
jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i
zgjeruar njohuritë tuaja.
Tashmë, Ismail Kadare është
shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. I përkthyer në shumë gjuhë. Letërsia e
tij ka arritur që të depërtojë në pothuajse mbarë botën, duke e bërë atë njërin
prej shkrimtarëve më të njohur në botë.
Ismail Kadare është kandiduar disa
herë për çmimin “Nobel” por nuk e ka fituar ende, megjithatë ai ka arritur të
laureohet me cmime tjera të rëndësishme ndërkombëtare, një ndër ta është edhe çmimi
“Princi i Asturias”.
“E penguara” është roman i botuar në
vitin 2009. Në këtë libër përveç tjerash, flitet për kohën e shkuar në Tiranë,
pra nostalgjia për Tiranën është e pranishme në faqet e këtij libri.
Me një përshkrim mjeshtëror, Kadare, sjell kryqëzimet e rrugëve në sheshin “Skënderbe”, kafenenë “Flora”, kopshtet e Akademisë e Hotelin e famshëm “Dajti”. Këtë roman, autori ua ka kushtuar vajzave shqiptare që u lindën dhe rritën në internim. Por më vonë, përveç internimit, përshkruhet një tjetër pengesë, pengesa e shtetit. Kjo nostalgji epokash për kryeqytetin merr ngjyrim dramatik përmes së cilit jepet vizioni i një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në Tiranë. E kjo është “e penguara”, vajza 18-vjecare, e cila ngrihet kundër fatit dhe përpiqet ta kapërcejë pengesën e shtetit.
“E penguara” ka një narrativitet të
fuqishëm, dhe është metaforë për fatin tragjik të kësaj heroine e cila hynë në
piedestalin e personazheve model në kulturën shqiptare, ngase arti kadarean është
pjesë e kulturës botërore dhe komunikon me të.
Rudia Stafa është bartësi kryesor i
ngjarjes i cili ia nënshkruan një libre një vajze të panjohur, shkak për këtë bëhet
Migena, shoqja e Lindës, e cila krijon marrëdhënie me dramaturgun Rudinë, të
cilën e mban fshehur nga shoqja e saj.
Kadare si mjeshtër i rrëfimit,
zhbiron nëpër kohë dhe fatin e Lindës e kontekstualizon përmes mitit të Orfeut
dhe trajtesën universale të tij. Linda B. është personazh shkak-pasojë, ku bëhet
simbiozë e fuqishme e vajzës së pasionuar për jetën, dashurinë por së cilës i mohohet
për arsye të pakuptimta. Figura e Lindës është realitet i zymtë, ajo nuk ka të
drejta jetësore, si e tillë ajo përfundon tragjikisht duke u vetëvrarë. Ky fund
i dhimbshëm, funebër, është pretekst për të filluar gjurmimin, hulumtimin e jetës
së saj si dhe ndërlidhjes që ka ajo me dramaturgun Rudian Stefa.
Ndaj, jua rekomandojmë këtë vepër kadarenae për këto ditë karantine. /KultPlus.com
Ekspozitë e artistes Adriana Sedaj, e shfaqur ditë më parë në Galerinë e Fakultetit të Arteve – Prishtinë.
Në gjykimin tim, ekspozita e krijueses – tashmë me një artikulim të verifikuar, Adriana Sedaj, e titulluar ”Quo Vadis”, do që të trokasë mbi rrethanat dhe paragjykimet jetike karshi portretizimit të bërthamës femërore, përkatësisht, rreth karriges së nxehtë, e cila, për nga forma dhe përmbajtja, do të qëndrojë brenda vibrimeve të skajshme magnetike. Ndërsa, çelësi i të vërtetës ideore do te ngelej mister i një shoqërie të hermetizuar, që ka pretendime për të depërtuar nëpër damarët e ngushtë të thelbit të bërthamës së gruas, për të tejkaluar këtë ambient që përfytyrohet si i kontaminuar. Moduli me të cilin tematikisht piktorja paraqitet para publikut të Prishtinës, përkon dhe projektohet me rrjetën e merimangës, në relacion me të qenunit gjykatës i përpëlitjeve gjinore, e cila, në qelizat e vrojtimit dhe mendimit, do të përthithë substanca narkotike, për të ushqyer egon e një mendësie të izoluar, meqë, moduli ideor, ka të bëjë me bërthamën e plleshmërisë femërore.
Andaj, me shpresë dhe me besim në kulturën artistike të autores, nuk do donim ushqyer gabimisht kujtesën, mbamendjen, detyrimin prindor, social e biblik, karshi fenomeneve të caktuara shoqërore, që mund të jenë të diagnostifikuara me alfabetin diabetik, gjersa nën vetullat e vëzhgimit të tyre, strehojnë brushën e abuzimit, në të kundërt, ky momentum artistik, do të ishte recetë për të ikur nga yndyra e gjykimit provincial karshi unit të femrës shqiptare, përkatësisht, karshi vagonit të botës femërore këtu e në botë, kudo, ku nuk respektohet mjaftueshëm, gjinia femërore. Në këtë syzhe ideor, gjykoj se përroji i saj vërshues, do të ndërthurej me kapërcimet e gardhit të mendimit krahinor, e provincial! Andaj, veprën e Adrianës, duhet parë me optikën e një mesazhi të qëndisur artistik, së dyti, si brum unik, se treti, si gjetje universale dhe së fundmi, si pikë reference në relacion me gjendjen emocionale, me perjetimet dhe përshkallëzimet që i bëhen frutit të pemës, nga e cila mund të bartet fetusi gjinor e rasor! Pra, pa u ndikuar emocionalisht apo nga logjika hermetike, le t’i japim hapësirë mendimit të lirë, për të rrjedhur lëngshëm fabula nëpër vargun poetik, për të ngelur e lëngshme në kapërcimet e kurthit të barazisë gjinore! Ekspozita e artistes Adriana Sedaj, në kontekstin meditativ, mund të interpretohet si vepër unike brenda një shoqërie relativisht të re e cila ka vullnet për të kapërcyer vetveten, megjithatë, ende duhet varguar me mendje të lirë, që të kuptimësohet figura e gruas në shtëpi, në rrugë, apo në ambiente të tymuara! Autorja, do të thurë medalionin e saj me qaforen e ambicjeve mashkullore, njëherësh përbiron nëpëmes rruazave të saj, qëllimin për gjunjëzimin, meqë, nuk ka mjaftueshëm guxim qytetar, për ta shartuar në percepcionin tonë real sythin e saj, ku do të buronte lëngu i etjeve të mëdha, për të krijuar gurthemelet e një shoqërie të përparuar. Është rast frymëzues, ndërsa, veprat e saj do ti gjykonim si bazament filozofik, si poezi erotike, apo momentum artistik, por, asesi, nuk duhet që ta gjykojmë si mendjemadhësi artistike, përkundrazi, ky planet artistik, në vetvete, dhe brenda qiellit ideor, është i mbushur me xixa që ndriçojnë mendje dhe që reflekton dëshirën për një dashuri dhe një paqe të qëndruar për secilin nga ne! Mesazhet janë të fshehura në minimalizmin e vrullit të prushit, të brushës së saj, ekspresiviteti shpirtëror shfaqet si vullkan që shpërthen njëherë, por jo vetëm njëhëre. Zjarri i saj ngelet si peshqesh për shëndetin tonë! Pra, është ekspozitë paqësore, dhe ka një transparencë të detajuar sa abstrakte po aq reale, brenda një estetike të rafinuar dhe të balancuar, në aspektin e koloritit ideor. Pra, kemi të bëjmë me një format që trokëllen mbi kalldërmat e një shoqërie të përgjumur, do të thoshte poeti ynë tashmë i përjetësuar – Ali Podrimja.
Naser Shatrolli |Kurator
(Me këtë tekst recensional autori ka bërë hapjen e ekspozitës së artistes Adriana Sedaj) /KultPlus.com