Do të mbyllen të gjitha parqet nëpër të gjithë qytetet e Kosovës

Nga nesër do të mbyllen të gjitha parqet nëpër të gjithë qytetet në Republikën e Kosovës, thuhet në njoftimin e MPBs-së, shkruan KultPlus.

“Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka marr vendim që të gjitha parqet nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës do të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00. Policia e Kosovës do të jetë në të gjitha pikat ku janë parqet dhe nuk do të lejojë asnjë qytetarë që t’i frekuentojnë.”/ KultPlus.com

I dashur atdhe

Poezi nga Asdreni

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.

Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke. / KultPlus.com

Distancimi social i vështirë, është kundër natyrës njerëzore

Merrni tigrin e egër. Ai shoqërohet me tigrat e tjerë vetëm për t’u çiftuar, ose nëse është femër, për të rritur për një kohë të shkurtër këlyshët e saj. Në raste të tjera, tigri qëndron gjithnjë vetëm. Tigrat janë të shkëlqyer në aspektin e distancimit social.

Por ne nuk jemi tigra. Në mesin e pandemisë së re të koronavirusit, disa prej nesh kanë kundërshtuar thirrjet e zyrtarëve të shëndetit publik, duke shkuar në bare dhe restorante me anëtarët e tjerë të specieve tona. Shumë të tjerë, kanë pyetur veten se si do ta përballojmë jetën pa ndeshje basketbolli, pa klasat e jogave, apo darkat me miqtë.

Me përjashtim të heremitëve, njerëzit janë kafshë shoqërore, madje edhe ata që disa i quajnë “ultra-socialë”. Prej mijëvjeçarësh, mbijetesa jonë varet nga të qenit pjesë e një grupi. Nëse distancimi social ju duket sot i vështirë, nuk jeni të vetëm:është vetë natyra jonë njerëzore.

“Njerëzit janë thjesht krijesa sociale. Ne jemi shembulli më ekstrem i një specie, që vendosi dikur se bashkëpunimi me të tjerët do të jetë e gjithë strategjia”-thotë Stiv Kol, profesor i mjekësisë, psikiatrisë dhe shkencave sjellore në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles.

Dhe kjo gjë na ka shërbyer për mirë shton ai. “Ndonëse nuk jemi fizikisht shumë të mëdhenj apo të fortë, kemi arritur që ta pushtojmë botën”- thekson ai. Parardhësit tanë ishin socialë, por ne jemi shumë më tepër. Së pari, ne jemi veçanërisht bashkëpunues, një tipar për të cilin disa studiues besojnë se buron nga ndryshimet ekologjike, që i detyruan Homo Sapiens-ët e hershëm që të bëheshin bashkë.

Ne jemi ndër të paktat specie që zgjedhin të ndajnë gjërat me njëri-tjetrin. Luanët mund të gjuajnë dhe hanë bashkë me prenë e tyre, “por nuk do t’u çojnë gjë të tjerëve”, thotë Alan Fiske, antropolog psikologjik në Universitetin e Kalifornisë. Dhe më shumë se çdo gjitar tjetër, ne ndajmë me njëri tjetrin punën, tha Fiske.

“Nëse hidhni sytë rreth e rotull, do të vëreni se ndoshta nuk ka asgjë që nuk e keni bërë apo prodhuar për dobinë tuaj. Askush nga ne nuk është në gjendje t’i bëjë individualisht të gjitha gjërat që na duhen. Por me secilin prej nesh që bën një punë të specializuar, atëherë ne funksionojmë shumë mirë”- shton ai.

Ishin këto aftësi sociale, ato që i ndihmuan paraardhësit tanë të mbroheshin nga grabitqarët, dhe të mblidhnin në mënyrë më efikase ushqimin, si dhe të rritnin pasardhësit e tyre. Varësia jonë emocionale nga njëra-tjetri, mund ta bëjë të vështirë ruajtjen e distancës nga njëri-tjetri, edhe kur kjo gjë sjell përfitime për shëndetin publik.

“Për shkak se është kaq shumë adaptive, kaq e dobishme për mbijetesën dhe riprodhimin tonë, prej qindra mijëra vjetësh, njerëzit kanë evoluar që të kenë nevoja psikologjike. Këto nevoja, ju tregojnë se është e rëndësishme që të lidheni me njerëzit e tjerë”- thekson eksperti.

Kjo është e vërtetë si për ndërveprimet intime, sikurse është ngrënia bashkë, ashtu edhe tek përvojat në grup që u anuluan ditëve të fundit, nga koncertet tek takimet e punës, dhe aktivitetet sportive.

“Ne të gjithë mendojmë se më e rëndësishme është performanca e atletëve. Në fakt, ajo që ka më shumë rëndësi është krijimi i ndjenjës së pranisë. Pra ju jeni pjesë e të njëjtës përvojë emocionuese, dhe nuk e dini se çfarë do të ndodhë më pas. Ne të gjithë jemi në të njëjtën varkë”- shprehet Kol.

Aq e rëndësishme është lidhja sociale me njerëzit e tjerë, sa që mungesa e tyre është e tmerrshme për shëndetin tonë. SHBA-ja ka tashmë nivele të larta vetmie, dhe kjo dukuri cilësohet një rrezik për shëndetin publik, edhe para se koronavirusi të na izolonte më tej.

Shkencëtarët bëjnë dallimin mes të jetuarit vetëm dhe vetmisë:Njerëzit e vetmuar, janë të uritur për lidhje njerëzore, por kanë shumë pak të tilla. Dhe një studim i gjerë ka zbuluar se njerëzit e vetmuar, janë më të rrezikuar të preken nga një mori sëmundjesh, përfshirë sëmundjet e zemrës, kanceri dhe Alzheimeri.

Kol ka studiuar arsyen, dhe ka gjetur disa histori në gjenet tona. Për shkak se njerëzit janë kaq shumë socialë, viruset – si ai që shkakton Covid-19 – na “duan”. Viruset përhapen më së miri përmes kontakteve të ngushta personale, pavarësisht nëse është në një koloni lakuriqësh nate, apo një dhomë plot me studentë.

Kjo gjë bërë që ne të krijojmë mbrojtje të fuqishme antivirale në sistemin tonë imunitar. Gjithsesi ndjenja e izolimit social, shkakton përgjigjen “lufto ose ik”, ashtu siç do të ndodhte me të parët tanë, për të cilët të jetuarit vetëm mund të nënkuptonte të qenit një “drekë” e mirë për tigrin.

Kjo nxit inflamacionin, një reagim i përshtatshëm i sistemit imunitar, që lufton infeksionin bakterial. Tek njerëzit e lashtë, kjo përgjigje do të kishte qenë e shpejtë. Por stresi i kohërave moderne, thotë Kol, i ka lënë shumë njerëz të ndjehen “kronikisht të pasigurtë”.

Kështu vepron edhe vetmia, të cilën disa studiues e karakterizojnë si një epidemi. Dhe inflamacioni, nxit sëmundjet kronike, dhe ndërkohë na lë më të prekshëm ndaj viruseve. Të gjitha këto ndihmojnë në shpjegimin, se pse qëndrimi në shtëpi për të ngadalësuar përhapjen e epidemisë së koronavirusit cilësohet i gabuar.

Edhe pse, thonë studiuesit, ai nuk ka të ngjarë të rrisë nivelet e vetmisë apo të na sëmurë mendërisht. Sëmundjet kronike si kanceri zhvillohen gjatë dekadave, dhe jo në pak javë apo muaj të një karantine kombëtare. Dhe megjithëse studimet për majmunët kanë zbuluar, se reagimi i sistemit tonë imunitar ndaj izolimit shoqëror mund të fillojë shpejt, çdo rezistencë e reduktuar ndaj virusit që mund të sjellë kjo praktikë e paparë kombëtare, mund të kompensohet nga ekspozimi më i ulët ndaj koronavirusit.

Dhe është diçka që ia vlen. “Këto lloj masash, nuk po përpiqen t’ju bëjnë të ndjeheni të vetmuar, por synojnë ta bëjnë virusin të ndjehet i ‘vetmuar”-thotë Stefani Kaçiopo, ndihmësprofesore e psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Çikagos, që studion marrëdhëniet shoqërore dhe vetminë.

Shumica e njerëzve që po zvogëlojnë kontaktet fizike, nuk po mbyllen vetëm në dhoma të izoluara. Ata qëndrojnë bashkë me disa të afërm apo miq. Dhe media sociale, shpesh e cilësuar si një kërcënim për strukturën sociale, duhet të shihet tani si një rrugë shpëtimi.

“Njerëzit do të ndjehen të izoluar dhe të vetmuar, vetëm nëse nuk bëjnë përpjekje për t’iu afruar njëri-tjetrit. Ndaj ajo që duhet të bëjmë, është t’u telefonojmë njerëzve tanë në telefon dhe Skype”- thotë Fiske.

“Edhe pse kemi evoluar për të qenë të ndërvarur nga njëri-tjetri, ne kemi evoluar gjithashtu të kemi mendje të arsyeshme, që të kuptojnë se situata e rrugëve të boshatisura dhe shkollave të​e mbyllura, nuk do të zgjasë përgjithmonë”- thotë Kaçiopo./washingtonpost/ KultPlus.com

‘Libri i karantinës’, rekomandimi nga KultPlus: Lolita

Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.

KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.

Në këtë mbrëmje, po rekomandojmë romanin ‘Lolita’ të autorit të njohur rus Vladimir Nabokov.

Nabokov ka shkruar edhe shumë vepra të tjera, disa në gjuhën e tij amtare disa të tjera në anglisht, mirëpo u bë i njohur më së shumti përmes romanit ‘Lolita’.

‘Lolita’ si një roman që la gjurmë të mëdha në historinë e letërsisë botërore ka një histori mjaft interesante të rrugëtimit të tij si roman, nga shtëpia botuese e deri tek dora e lexuesit. Nabokov ishte profesor universiteti kur e shkroi këtë vepër dhe botimi i tij mund t’i kushtonte atij me humbje të punës, e refuzuan disa shtëpi botuese duke e konsideruar si një vepër që mund të fuste në burg të gjithë ata që kishin gisht në botimin e saj, e quanin një ”sahat bomb”. Mirëpo, një botues tjetër e hetoi se kjo vepër i përket një rangu mjaft të lart të letërsisë dhe vendosi që t’a botojë atë.

‘Lolita’ në vete ngërthen një ngjarje tejet delikate dhe të ndjeshme për secilin që e lexon, të lë me shumë pikëpyetje për veten dhe botën, dhe mjeshtëria e autorit vërehet qartazi në ndërtimin e secilit personazh, duke hutuar vazhdimisht lexuesin se kush në të vërtetë bart peshën e fajit për ndodhinë që trajtohet në roman.

Humbert Humberti, personazhi kryesor në këtë vepër, ndeshet me tre ciklet e jetës, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, duke e vendosur dashurinë apo obsesionin e tij në qendër të këtyre tre cikleve. Ndërsa në anën tjetër, Lolita, një vajzë bota e së cilës funskionon vetëm përmes lojës, deri në momentin kur ajo e kupton se jo gjithçka është një lojë.

Në botën e letërsisë akoma vazhdon e diskutohet rëndësia që ky roman ka. Një roman që flet për një dashuri aq të madhe, të magjishme deri në shqetësim e deri në neveri. Një roman që hedh një dritë më ndryshe mbi çrregullimet seksuale, mbi dashurinë dhe mbi obsesionin.

Prandaj, për të bërë një hap më shumë drejt njohjes së vetvetes, njohjes së botës reale dhe asaj psikanalitike, fillojeni leximin e këtij romani i cili do t’iu rrëmbej pas vetes që nga faqja e para e deri tek fjalët e fundit, duke lënë kështu një shenjë të madhe në botën e secilit prej jush. / KultPlus.com

Njerëzit kanë ndenjur 30 vjet në burg dhe nuk kanë vdekur, e pse duhet të vdesin sot duke ndenjur në shtëpi

Njerëzit kanë ndenjur 30 vjet në burg dhe nuk kanë vdekur, e pse duhet të vdesin sot duke ndenjur në shtëpi

🔴 O NJERËZ!

NË ITALI SOT KISHTE 627 TË VDEKUR😰

GJASHTËQIND E NJËZETË E SHTATË!!! VETËM SOT!!! 24 ORË 627 TË VDEKUR!!!

🔴 NË LOMBARDI KU ITALIA KA NJË SISTEM SPITALOR QË ËSHTË NË MAJËN E EUROPËS, NËNTË NË DHJETË VDEKJE NDODHIN NË SHTËPI!!!

PSE???

SEPSE MASAT SHTRËNGUESE U MORËN VONË, NJERËZIT U TALLËN ME MASAT NË EMËR TË LIRISË PËR XHIRO, PËR SULLACO E PËR FESTA DHE ARMIKU U VAJTI TË TËRËVE NËPËR SHTËPI!

NUMRI I TË SËMURËVE E KALOI ME GALOP NUMRIN E SHTRETËRVE DHE JA SI KA ARDHUR PUNA!!!

🔴 TANI SI DO I’A BËJMË?! DO VRASIM NJËRI-TJETRIN DHE DO RRIMË DUKE NUMËRUAR ME QINDRA TË VDEKUR E MOSOZOT MIJËRA? APO DO REZISTOJMË DHE DO SHPËTOJMË NJËRI – TJETRIN?!

PO NJERËZIT KANË NDENJUR 30 VJET NË BURG APO 30 DITË NË GREVË URIE DHE NUK KANË VDEKUR, E PSE DUHET TË VDESIN SOT DUKE NDENJUR NË SHTËPI PA DALË XHIRO APO DUKE NDENJUR NË RADHË PAK MË GJATË, PA U NGJITUR ME NJËRI-TJETRIN?!/KultPlus.com

Mjeku italian poston selfie pas 13 orë pune: Nuk jam hero, jam një person që e don punën e tij

Një mjek italian ka postuar një selfie, pas 13 orë pune intenzive me personat e infektuar me COVID19, ku shihen shenjat që syzet dhe maska mbrojtëse i kanë lënë në fytyrë, shkruan KultPlus.

Mjeku quhet Nicola Sgarbi dhe mediat italiane e konsiderojnë një hero të ditëve të sotme.

Scarbi në mbishkrimin e bashkangjitur në selfien e postuar në llogarinë e tij personale, shprehet se e don shumë punën që e bën dhe nuk i interesojnë orët që kalojnë, dhimbjet apo shenjat që i mbesin.

Më poshtë mund të lexoni mbishkrimin e plotë të mjekut italian.

‘Nuk më pëlqejnë selfiet.
Megjithatë, dje, unë bëra këtë foto. Pas 13 orësh në Kujdesin Intensiv, pasi hoqa të gjitha pajisjet mbrojtëse, bëra një selfie.
Unë nuk jam dhe nuk ndjehem si hero.
Unë jam një person normal, i cili e do punën e tij dhe që, tani më shumë se kurrë, është krenari që mund ta bëj këtë duke e dhënë të gjithë veten në vijën e parë, së bashku me njerëz të tjerë të mrekullueshëm (mjekë, infermierë, oss, teknikë , pastrues).

Kjo është arsyeja pse mua nuk më intereson për shumë orë në punë, shenjat mbi mua, dhimbjet e shpinës, lodhjen, ushqimet e kaluara dhe shumë më tepër.
E gjithë kjo do të kalojë.
Do të kalojë falë edhe juve dhe përkushtimit tuaj dhe sakrificave tuaja.
Do të kalojë nëse jemi të bashkuar në një përpjekje të jashtëzakonshme të përbashkët.

Mos u dorëzo. Kurrë.’ / KultPlus.com

Poetja shqiptare ne Bergamo: S’dua lule, por një fjalë të mirë

Irma Kurti

Askush nuk mund ta kuptojë se ç’do të thotë të jetosh në një qytet si Bergamo në këtë kohë.

Nuk e kam fjalën për rrugët e shkreta, për mungesën e zërave të fëmijëve, të të rriturve, as për qetësinë absolute që të përcjell trishtim, por për atë buletin lufte që s’na lë të mbyllim sy natën, për ato shtretër në terapinë intensive të spitalit që mungojnë, për varrezat që nuk kanë më vend për t’u dhënë strehën e fundit atyre që nuk e fitojnë betejën me Coronavirus.
Sot, me rastin e datëlindjes sime, s’dua lule, dhurata, qirinj sepse s’mund të bëhem dot pjesë e gëzimit, e entuziazmit të zhurmshëm, sepse ndihem larg atmosferës festive. Urimi më i bukur për mua do të ishte një fjalë e mirë për qytetin tim dhe më gjerë, që gjithçka të kalojë sa më shpejt, një fjalë e ngrohtë, një ngushëllim për ata njerëz që u nisën në udhëtimin pa kthim me lamtumira të padhëna, me përkëdhelje të munguara dhe lot të paderdhur…/KultPlus.com

‘Turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’, jemi verbue e na mungon mendja e kthjelltë për me pa se ku jemi’

Nga At Zef Pllumi

”Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën.

Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’. Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën . . .

Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.”

“Zoti asht i madh. I kjoshim falë atij të lumit që ka krijue vdekjen, se përndryshe njerëzit do t’kishin me kenë gjithmonë skllav të tiranve. Edhe kta do t’desin nji ditë e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue. Kurrgja në mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue. A e kupton ç’ka due me t’thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na,… mbaron dhe ti: të gjithë shkojnë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallzue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallzojë!” / KultPlus.com

‘Vdekja e zezë’, murtaja e cila kishte lënë rreth 25 milion persona të vdekur

Në ditën e sotme, më 20 mars të vitit 1345, historia ka shënuar shfaqjen e murtajës të njohur edhe si “Vdekja e Zezë”, që në shek. XIV kishte lënë rreth 25 milion të vdekur!

Sipas studiuesve në Universitetin e Parisit, murtaja ose “Vdekja e Zezë” është paraqitur me 20 mars të vitit 1345. “Vdekja e Zezë” gjatë shekullit XIV kishte përfshirë Europën, Lindjen e Mesme dhe Azinë, duke lënë rreth 25 milion të vdekur.

Përkundër asaj që pretenduan studiuesit e përmendur, tani dihet se murtaja bubonike, e njohur si Vdekja e Zezë, është shkaktuar nga bakteri yersinia pestis. Murtaja mbartet nga pleshtat që zakonisht bashkëjetonin me minjtë, për të kaluar nëpërmjet të tyre te gjitarët e tjerë pasi që kishte ngordhur miu. Ka shumë të ngjarë që së pari u shfaq te njerëzit në Mongoli rreth vitit 1320.

Një nga rrëfimet më burimore dhe gjithëpërfshirëse lidhur me “Vdekjen e Zezë” ndeshim në veprën monumentale të quajtur “Cronaca fiorentina di Marchionne di Coppo Stefani”. Autori i kronikës Di Coppo Stefani kishte mbijetuar murtajën në Firence dhe me besnikëri kishte ofruar njoftime për simptomat e saj, si dhe për ballafaqimin e qytetarëve në Firence me murtajën.
(Marrë nga profili i Jahja Drancollit) / KultPlus.com

Pesë figurat e shquara që krijuan gjatë periudhave të ndryshme të karantinës në botë

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli COVID-19 një pandemi në 11 mars të vitit 2020.

Shumë persona u bënë të famshëm nga shpikjet e tyre gjatë periudhës së karantinës.

Sipas Menthal Floss, më poshtë janë pesë personat që prodhuan vepra botërore gjatë karantinimit.

Wlliam Shakespeare

Ai ishte një aktor dhe aksionar me një trupë teatrore të The King’s Men kur murtaja bubonike detyroi teatrot e Londrës të mbyllen në fillim të shekullit të 17-të.

Ai kompozoi mbretin Lir, Macbeth dhe Antony e Cleopatra përpara se të mbaronte viti.

Isack Njuton

Në vitin 1665, kur Njutoni ishte në fillim të viteve 20, një nga shpërthimet e fundit të mëdha të murtajës bubonike goditi vendin.

Matematikani i ri prodhoi disa nga punët e tij më të mira gjatë vitit të tij në karantinë, duke përfshirë teorinë e tij të gravitetit.

Piktori Edvard Munch

Autori I pikturës së famshme “Scream”, Edvard Munch jo vetëm që ishte dëshmitar në pandeminë e gripit spanjoll në botë përreth tij, por ai e kontraktoi sëmundjen rreth fillimit të vitit 1919, ndërsa jetonte në Norvegji.

Dramaturgu Thomas Nashe

Ai ishte një dramaturg Elizabetian që fitoi famë në të njëjtën kohë me William Shakespeare.

Shkrimtari dhe poeti fiorentinas Giovanni Boccaccio

Ai  ishte prekur nga murtaja bubonike dhe ai i mbijetoi shpërthimit duke ikur nga qyteti dhe duke u fshehur në fshatin toskan, ku shkroi “The Decameron”. / KultPlus.com

‘Ti je vetë përgjegjës për lumturinë tënde, nëse pret që të tjerët të të bëjnë të lumtur do të zhgënjehesh’

Sot shënohët Dita Ndërkombëtare e Lumturisë, e cila u caktua më 20 mars në korrik të vitit 2012 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, shkruan KultPlus

Për nder të kësaj dite, KultPlus ju sjell disa thënie për lumturinë nga disa personalitete të shquara.

-Për çdo minutë që je i mërzitur, humbet 60 sekonda lumturie. -Ralph Waldo Emerson

-Ka shumë gjëra të mira në botë, për të cilat ia vlen të luftosh. -J.R.R. Tolkien

-Nuk është as pasuria e as shkëlqimi, por qetësia dhe përkushtimi me të cilin fal lumturi. -Lucille Ball

-Kur një derë lumturie mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh ne e mbajmë shikimin shumë gjatë te dera e mbyllur dhe nuk e shohim derën e hapur para nesh. -Helen Keller

-Është një fillim i mbarë, nëse je në gjendje të kuptosh se çfarë të bën të lumtur. -Lucille Ball

-Lumturia është në mendje. Zakonisht, njerëzit janë aq të lumtur sa ndihen me mendjen e tyre. -Abraham Lincoln.

-Nuk ka kohë për të parë anën e mirë nëse vazhdimisht shikon vetëm të keqen. -Jimmy Buffett

-Nga gëzimi dhe të qeshurat, le të vijnë rrudhat. -William Shakespeare
-I vetmi gëzim i madh në botë është të rifillosh. -Cesare Pavese

-Ne të gjithë kemi pengesa dhe probleme, por disa prej nesh shohin yjet. -Oscar Wilde

-Numëro vitet nga miqtë, jo nga ditëlindjet, numëro buzëqeshjet, jo lotët. -John Lennon

-Nëse shpenzon gjithë jetën duke pritur stuhinë, nuk do të kënaqesh kurrë me diellin. -Morris West

-Nëse po e lexon këtë … urime, je gjallë. Nëse nuk ka diçka rreth e rrotull që të bën të qeshësh, atëherë nuk e di çfarë mund ta bëjë këtë. -Chad Sugg

-Nuk mund të jesh i lumtur ndërsa je shpeshherë i mërzitur. -Lauren Oliver

-Lumturia nuk është pushtet parash, ajo qëndron te kënaqësia e arritjeve dhe te përpjekjet për punët krijuese. -Franklin D. Roosevel

-Mos prit që të tjerët të jenë të lumtur për ty. Çdo copëz lumturie që fiton, shijoje me veten. -Alice Walker

-Një pesimist shikon vështirësitë në çdo mundësi që i jepet, ndërsa një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi. -Winston Churchill

-Të gjithë në brendësi kemi disa luledielli. -Allen Ginsberg

-Nëse buzëqesh edhe kur je vetëm, atëherë me të vërtetë ia ke dalë të jesh i lumtur. -Andy Rooney

-Nuk ka rëndësi çfarë ke, kush je, ku je apo çfarë bën për të qenë i lumtur ose jo. Është gjithçka çfarë mendon ti për lumturinë. -Dale Carnegie / KultPlus.com

Kanye West kontribuon në ushqyerjen e të moshuarve gjatë pandemisë së koronavirusit

Reperi 42-vjeçar, Kanye West, me shumë bujari po i përkrahë dy organizata bamirëse në Chicago dhe Los Angeles, të cilat kanë për qëllim t’i ndihmojnë personat në nevojë gjatë kësaj pandemie të koronavirusit.

Josephine Wade e cila e udhëheqë organizatën “We Women Empowered” në Chicago, tha: “Kur e morra lajmin se, Kanye West, dëshiron t’i ndihmojë të moshuarit në Chicago, që është vendlindja e tij, mbeta pa fjalë nga emocionet. Dhe vetëm me një telefonatë të thjeshtë, mund të themi se bota jonë ka ndryshuar.”

Organizata në fjalë siguron ushqim me dërgesë për personat e moshuar në rajonin e Chicagos ku reperi West është rritur, transmeton KultPlus.

Ylli i hitit “Jesus Walks” besohet se ka dhuruar të holla edhe për organizatën “The Dream Center Los Angeles”, e cila po ashtu sigurohet t’iu dërgojë ushqim në shtëpitë e tyre, të gjithë personave të prekur nga koronavirusi e të cilët janë në izolim.

Kanye dhe bashkëshortja e tij, Kim Kardashian West, kanë qenë mjaft aktiv në përpjekjen për ta ndihmuar publikun gjatë kësaj periudhe vetizoluese.

Kim është kujdesur ta shfrytëzojë platformën e saj në Instagram dhe t’iu bëjë thirrje 163 milionë ndjekësve të saj që të tregohen të kujdesshëm, të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në parandalimin e koronavirusit i cili sidomos për të moshuarit po rezulton të jetë vdekjeprurës. / KultPlus.com

Shqiptarët që ndërtuan Stambollin

Kur viziton Stambollin mbushesh me krenari shqiptare. Në ato xhami të bukura që sundojnë kryeqendrën e Turqisë nuk ke si të mos ndiesh dorën e arkitektëve shqiptarë. Të atyre njerzve të ditur që jo vetëm udhëhoqën Perandorinë Osmane por i dhanë dhe frutin e diturisë së tyre arkitekturës së këtij qyteti ndër më të bukurit në botë. Vepra e këtyre shqiptarëve të mëdhenj të frymëzon. Edhe pse dilema që ata s’bënë asgjë për Shqipërinë mbetet një dilemë tronditëse. Por i tillë ishte fati i shqiptarit ndër shekuj. Truri dhe krenaria e tij gjithnjë emigruan jashtë kufijve të atdheut amë për të dhënë kontribut në vende të tjera.

Por le të mbetemi tek vepra e këtyre arkitektëve që mbetet e mahnitshme për të na brejtur disi krenaria shqiptare. Ndër arkitektët më të njohur të perandorisë osmane është ai që hyri në histori si Arkitekt Sinani

Mimar Sinani lindi në vitin 1490 dhe vdiq në vitin 1588.

Sipas të dhënave që jep për të Sami Frashëri thuhet se ai lindi në Qesarat, në fshatin Sinanaj të rrethit të Tepelenës, ku kaloi fëmijërinë e tij dhe iu nënshtrua ligjeve të Devshirmesë. Do të rekrutohet fillimisht si jeniçer dhe do të bëjë karrierë ushtarake.

Jeta e tij ishte me të vërtet e çuditshme. Do ta fillonte dizajnin në moshën 50 vjeçare. Ai la trashëgimi 364 vepra artistike dhe të gjithë artistët e Rilindjes italiane mësuan nga ai. Gjeramënt nuk sulmuan Stambollin gjatë luftës së Dytë Botërore nga frika e shkatërrimit të artit të tij të bukur.

Ndër veprat që i kanë rezistuar kohës dhe që njihen të projektuara e të ndërtuara nga dora e tij janë 400 vepra mbrojtëse ushtarake, 84 xhami të mëdha, 58 xhami të vogla, 7 spitale, 22 mauzoleume, 17 streha për të varfër, 5 rrjete ujësjellësash dhe shumë vepra të tjera publike.

Po vepra e tij më e mahnitshme është xhamia “Sulejmanie” të cilën e ndërtoi për shtatë vjet, dhe ia kushtoi sulltan Sulejmanit.

Edhe nxënësi i tij, arkitekt Kasemi do të hynte në historinë e arkitektëve të mëdhenj të Turqisë. I lindur në fshatin Grëmsh të krahinës së Tomoricës ai do e kalojë rininë e parë në Berat dhe më pas i ati do e dërgojë në Stamboll për studime profesionale. Do bëhej asistent pranë arkitekt Sinanit dhe Sedefqar Mehmet Elbasanit. Ndërtoi xhaminë e re të Stambollit dhe la dhe shumë vepra të tjera.
Në historinë e arkitekturës së Stambollit do të hynte dhe një shqiptar tjetër nga Elbasani, Sedfqar Mehmet Agai. Pasi kreu studimet në Rumeli dhe Lindje të Mesme në vitet 1597-1598 ai ishte drejtor i krojeve të Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryvepra e tij është Xhamia Blu. /KultPlus.com

Faik Konica në “Albania”: “Shqipëtarët… cilido menton për veten e tija”

Turbullimet ditë për ditë më të dëndura në Ballkan na shtrëngojnë ta lëmë për më pastaj kryeartikullin që kishim nër mënt të shkruajmë përmi Papën e math qi vdiq, e të flasim për punët më të tanishme e më të ziarrta të vëndit t’onë.

Lufta në mes të Turqisë e të Bullgarisë duket se do të kërcasë, e, kur të bierë ky numër i “Albanies” nënë syt’ e këndonjëtorëve, munt të ketë krisur. Po munt edhe t’a ndalojn fuqit’ e mbëdha. Në e ndalofshin, punët po thua do të mbeten si janë, veç qi do të ketë ca Bullgarë më pakë, liri më tepër për Bullgarët e mbetur e robëri e shtrëngim më të fortë për Shqipëtarët të cilëve, ç’do që në ngjaftë në Turqi, u ngarkohet kurdoherë faji. Po, si ka më tepër të ngjarë, lufta do të kërcasë, e ahere ç’do humbasë, ç’do t’fitojë Shqipëria? Këtë duam të rrëfejmë këtu në pakë fialë.

Tri punë munt të ngjasin në u-bëftë kio luftë. E para është që Turqia, e ndodhur balla-ballës me Bullgarinë vetëm, do t’a muntjë në tri a katër javë. Shqipëtarët, n’atë të ngjarë, do të vriten disa mijëra; tepërimet e ushtërisë së tërë, do t’u ngarkohen atyreve vetëm, si kurdoherë; edhe fuqit’ e mbëdha do t’i thonë Turqisë: “Tani që e munde Bullgarinë edhe q’u hoq reziku i kryeqities, mëso mënt edhe ji e dreqtë. Dreqtësia është t’u lësh Bullgarëve liri të hapin disa shkolla të tiera, nga ana e Elbasanit dhe e Tetovës (që t’i qasen, sa më tepër, detit), edhe t’u marrsh Shqipëtarëve gjer më të vogëlën thikë (çdo Shqipëtar e di sepse)”.

E dyta e ngjarë është që, për ndihmë të Bullgarisë, munt t’i çfaqin luftë Turqisë edhe Sërbia me Malin-e-Zi. Se kush i di udhët e errëta, lidhiet e mpshehta të Pansllavismit? Punë në të cilat s’i vete mëntja njeriut, munt të dalin sheshit nesër. Turqia, me ushëtarët e saj të pakënaqur nga uria, me zbrazien e thesarit, e më tepër me tradhësin’ e qeveritarëve të kryeushëtarëve të Turqisë të cilët, nëndë për dhietë, janë shërbëtorët e Pansllavismit (si e thotë me arësye atdhetari Naço), ka të ngjarë të mundet për gjysmë – sa do që Bullgarët e Principatit janë të paktë, shumë më të paktë pakë Malëzestë, Sërbët ngordhanikë më të zotërit për të vrarë gra pa armë se për të dalë në fushë, e sa do që kryeqitësit s’kanë miaft armë e përmbushie.

Edreneja e dhënë Bullgarisë, s’na prish aq punë”, shkruan Konica. “Po Bullgaria në Monastir, Sërbia në Prizren, Mali i Zi në Shkodrë, Greqia e ardhur e mbetur në Janinë për ndihmë të Turqisë – ç’i mbeti Shqipërisë? Një pun’ aq’ e rëndë me të vështirë munt të ngjasë, vërtet; Turqia rrëfeu në luft të fundit me Rusinë se ka edhe forcë, e më në funt ka edhe disa fuqi të mbëdha qi munt të mos e lënë aqë leht të vënët e këmbës sllave afër anëve t’Adriatikut. Po Historia është plot me të ngjara të pa-pritura; sa punë duken të çuditëshme e të rënda më parë se të mbarohen, e, kur u-mbaruan, i duron sicilido duke thënë “u-bë tani, le t’a durojmë” – “s’incliner devant le fait accompli” thotë frëngu.

Përandaj, sido që në qoftë, prapë Shqipëtarët do t’humbasin, se jemi një komb i ftohtë, ku sicilido menton për veten e tija, e në një të tillë komb s’munt të lidhen ay bashkim e ajo marrë-vesh ku sicilido punon për të mirën e të gjithëve e të gjithë punojnë për të mirën e sicilitdo e janë gati për t’i bërë ballë me udhë (me methudhë do me thënë) rrezikut. Ata Shqipëtarët për të cilët bota thotë se janë t’egër, Shqipëtarët e maleve e të pyjeve, ata s’janë të ftohtë, për kundrë janë Shqipëtarë të mirë e do t’ishin atdhetarë sikur të kishin njerës t’u jipjin të kuptojin. Po të tillë njërës janë të paktë e të shtrënguar, pa bërë dot gjë, të shikojnë me zëmrë të shtrydhur se si humbet nji komb.

Eshtë nji e tretë e ngjarë qi munt të pritet. Turqia, e zonjë e Bullgarisë e gati t’u shtierë prush në shalë “Maqedhonasve” qi janë shkakëtorët e gjithë turbullimeve, munt t’i forcojë fuqit’ e mbëdha të hedhin disa mijëra ushtarë në Turqi t’Evropës. Kio ushtëri e huaj, si të lidhë në hekura gjithë qenat e tërbuar, do të përpiqet të ngrehë një shtetësi të vërtetë t’atyre vëndeve. Ahere, ndofta do t’na jipen edhe neve aqë (nukë duam më tepër) të dreqta sa edhe kombeve të tierë të Turqisë. E ja pse kio e ngjara e tretë është më e mira për ne. /KultPlus.com

15 filmat që duhet t’i shikoni për ta rritur optimizmin

Ndërkohë që koronavirusi ka marrë jetën e shumë njerëzve, duhet pasur kujdes dhe duhet vepruar me përgjegjësi, në mënyrë që të mos infektohemi apo të mos e shpërndajmë më shumë virusin.

Për këtë arsye kufizimi lëvizjes dhe qëndrimi në shtëpi është një prej metodave më të mira për të shmangur diçka të tillë.

Dhe derisa qëndroni mbyllur keni kohë të mjaftueshme për të bërë shumë gjëra, ndërsa shikimi i filmave është një prej tyre.

Prandaj ju sjellim një listë të filmave që kanë të bëjnë me përpjekjet e njeriut për mbijetesë, në mënyrë që të ndiheni më optimistë.

1 – Cast Away

2 – The Shallows

3-The Revenant

4-Apocalypto

5-All Is Lost

6-Straw Dogs

7-1917

8-Babel

9-Arctic

10-The Pursuit Of Happiness

11-Captain Phillips

12-Oldboy

13-Panic Room

14-127 Hours

15-Life of Pi /KultPlus.com

Më 20 mars të vitit 1828, lindi dramaturgu i shquar norvegjez Henrik Ibsen

Henrik Ibsen është lindur më 20 mars 1828, në Skien, Norvegji. Në vitin 1862, ai u internua në Itali, ku ai shkroi tragjedinë Marka. Në 1868, Ibsen u transferua në Gjermani, ku ai shkroi një nga veprat e tij më të famshme, Shtëpi kukulle. Në vitin 1890, ai shkroi Hedda Gabler, duke krijuar një nga personazhet më famëkeq te teatrit. Nga 1891, Ibsen ishte kthyer në Norvegji ne një hero letrar. Ai vdiq më 23 maj 1906, në Oslo, Norvegji.

Qe  fëmijë, Henrik Ibsen ka treguar pak shenja e gjeniut teatror. Ai u rrit në qytetin e vogël norvegjez bregdetar të Skien. Babai i tij ishte një tregtar i suksesshëm dhe nëna e tij pikturonte, luante në piano dhe shkonte në teatër. Vetë Ibsen shprehi interesin për t’u bërë një artist. Familja ishte në varfëri kur Ibsen ishte 8 vjec  për shkak të problemeve me biznesin e babait të tij. Në moshen 15 vjecare, Ibsen ndal shkollën dhe shkoi për të punuar. Ai fitoi një pozicion si një nxënës në një farmaci në Grimstad. Ibsen ka punuar atje për gjashtë vjet, duke përdorur kohën e tij të kufizuar të lirë për të shkruar poezi. Në vitin 1849, ai shkroi dramen e tij të parë Catilina, një dramë e shkruar në vargun model sipas një prej ndikimeve të tij të madh, William Shakespeare.Ibsen u zhvendos në Christiania (i njohur më vonë si Oslo) në vitin 1850 për t’u përgatitur për provimet universitare për të studiuar në Universitetin e Christiania.

Ibsen la Norvegjinë në vitin 1862 dhe u vendos në Itali për një kohë. Atje ai shkroi Brand, një tragjedi  me pesë akte në lidhje me një klerik. Dy vjet më vonë, Ibsen krijuar një nga kryeveprat e tij, Peer Gynt. Një veper moderne e bazuar në heronjte greke të së kaluarës, Në 1868, Ibsen u zhvendos në Gjermani. Gjatë kohës së tij atje, ai e vendosi dramën e tij shoqërore Shtyllat e Shoqërisë ne skene në Mynih. Shfaqja ndihmoi të fillojë karrierën e tij dhe u pasua shpejt me  një nga veprat e tij më të famshme, Shtëpi kukulle. Rreth kësaj kohe, ai u kthye në Romë. Vepra e tij e ardhshme, Ghosts 1881 nxiti edhe më shumë polemika duke trajtuar tema të tilla si incesti dhe sëmundje veneriane. Disa vjet më vonë, Ibsen u kthye në Gjermani, ku ai shkroi një nga veprat e tij më të famshme. Me Hedda Gabler (1890), Ibsen krijoi një nga personazhet më të njohur të teatrit. Hedda, vajza e një gjeneralit, është një e sapomartuar e cila e urren burrin e saj, por ende ate e shkatërron një ish dashuri. Personazhi u quajt Hamlet femra, sipas figures me te famshme tragjike Shekspirit.Në vitin 1891, Ibsen kthye në Norvegji si një hero letrare.

Në 1900, Ibsen kishte një seri të strokes që lanë atë të paaftë për të shkruar. Ai arriti të jetojë edhe për disa vite, por ai nuk ishte plotësisht i pranishëm gjatë kësaj kohe. Ibsen vdiq më 23 maj 1906. Fjalët e tij të fundit ishin Për të kundërtën! në norvegjisht. Konsiderohet si një titan letrare. Peer GyntShtëpi kukulle dhe Hedda Gabler janë luhen gjerësisht edhe sot.

Ndryshe nga shumë shkrimtarë dhe poetë të tjerë, Ibsen kishte një martesë të gjatë dhe të lumtur me Suzannah Daae THORESEN. Çifti martohet në vitin 1858 dhe mirëpret fëmijën e tyre  te vetëm, birin Sigurd, vitin e ardhshëm. Ibsen gjithashtu kishte një djalë nga një marrëdhënie të mëparshme. Ai kishte lindur një fëmijë me një çupë në 1846 duke punuar si një nxënës. Ndërsa ai u siguroi përkrahje financiare, kurrë nuk e takoi djalin.

Ibseni krijoi drama te llojeve te ndryshme:

  • Romantike: Pretendentet per froninKatilinaZonja Ingra e Ostrolit
  • Realiste: Shtepia e kukullesArmiku i popullitShtyllat e shoqerise
  • Simboliste: Rosa e egerHijetHedda Gabler
  • Filozofike: BrandPer Gynt.

Stili i autorit

Nje nder veprat me te njohura te shkrimtarit norvegjez, Henrik Ibsen eshte padyshim Shtepi kukulle. Ne kete veper  trajtohet nje teme shume e mprehte dhe njekohesisht shume delicate, ajo e marredhenieve familjare ne familjen Helmer. Aty duket qarte qe dashuria eshte dhe do te mbetet vetem nje e drejte e shkruar ne leter, por qe eshte shume e veshtire te realizohet ne nje rend shoqeror qe ka per baze kapitalin. Ne shtjellimin e subjektit te kesaj drame familjare Ibsen perdor me mjeshteri te rradhe artistike nje stil unik, te thelle e depertues ne brendine e botes se personazheve. Ai niset me bindje ne trajtimin e njekohshem ted y aneve kundershtuese te realitetit familjar, ne marredheniet bashkeshortore, ne hipokrizine e  ketyre marredhenieve qe asnjehere nuk mund te jene te sinqerta ne nje shoqeri meskine, te kalbur e te korruptuar. Edhe pse ne dukje kjo familje ka marredhenie te mira ku mbizoteron paqja e mirekuptimi, ne fakt bazat e kesaj familjeje jane kalbur dhe cdo gje eshte fasade, hipokrizi. Zonja Helmer perpiqet te jete e lumtur  me familjen e saj te enderruar, por idealja e ketyre endrrave eshte shume larg pasi ajo vte, krejt natyrshem e fut veten ne nje batak te pakutimte qe shemb cdo gje, dhe vete lumturine e saj. Menyra se si Ibsen e portretizon Noren, personazhin qendror te vepres ka perdorur nje stil I cili ben qe lexuesi,  spektatori te jene vazhdimisht dyshues, te kene besim te lekundur tek sjelljet e pazakonta e disa raste dhe dramatike te personazheve. Dashuria e Nores per familjen, bashkeshortin dhe femijet duket si marredhenie e shtirur,  jo e sinqerte e per me teper e mbuluar nga hije dyshimi. Hyrja ne borxh e saj gjoja ne te mire te te shoqit, falsifikimi I kambialeve jane padyshim nje tregues tjeter se keto marredhenie nuk jane ndertuar mbi baza te shendosha, port e fshehta dhe genjeshtra.

Shkrimtari zbulon hapur ne karakterin e personazheve te tij se poshtersia, genjeshtra, hileja jane burim I imoralitetit te nje shoqerie te tere e jo vetem I personazheve te vecante. Edukata e rendomte qe u percillet femijeve nga prinderit eshte nje dhuarte e ulet, e demshme e nenave te keqija, te cilat duke u nisur gjoja nga hijshia apo pastertia e tyre morale ndikojne negativisht ne edukimin e femijeve. Tek tipizimi I figures se te atit Helmer, perseri Ibseni me nje metode pershkruese elegante paraqet dukshem karakterin dhe pendimin e njeriut parimor, reagimin e menjehershem ndaj pabesise dhe genjeshtres duke bere qe krenaria e Nores te humbase aq shpejt dhe pendesa, ndjenja e fajita te mbuloje krejt qenien e saj. tani nuk ka me iluzione e shpresime pa vlere. Nora e kupton se ajo nuk eshte asgje vecse nje grua mendjelehte, nje injorante dhe nene  e rrezikshme. Te gjitha vlerat e saj tashme ishin tkurrur aq shume sa ajo s’kishte me personalitet ne familje, ajo s’ishte vecse nje kukull Brenda ne familjes. Ajo ishte kthyr ne nje loder dhe nuk ka force e as te drejte morale te dale para burrit dhe femijeve te saj. Ajo largohet me bindjen per te mos u kthyer me derisa te fitoje pergjegjesine mbi vete si nene dhe bashkeshorte.

Krijimtaria e Henrik Ibsenit ka luajtur nje rol shumë të madh në zhvillimin e dramaturgjisë dhe të teatrit europian në pjesën e fundit të shekullit XIX. Ai ka qenë dramaturgu më i madh i Europës Perëndimore në fund të këtij shekulli,duke pasqyruar më mirë se kushdo tjetër traditat realiste në dramaturgji. Bazat demokratike të krijimtarisë së Ibsenit spjegojnë kushtet shoqërore në të cilat zhvillohen heronjtë e tij, tregojnë rrënjët historike “të karakterit dhe të shpirtit të inisiativës”, që janë tipare të rëndësishme për shumë personazhe të dramave të tij – për patrioten e flaktë zonjën Ingra të Ostrogotit, për mbretin Gokon, për Brandin e pamposhtur, për Norën e ndershme dhe kryengritëse, për doktor Stokmanin,njeri i guximshëm dhe i patronditur,për zonjën Alving,e cila di të gjejë në veten e saj forcat e nevojshme për t’u ngritur mbi moralin e kohës,mbi iluzionet dhe gënjeshtrat që kanë sunduar për vite me rradhë në jetën e saj.

Henrik Ibsen lindi më 20 mars 1828 në një qytet të vogël bregdetar,në Skien,në familjen e një armatori dhe tregtari të dëgjuar.Por më 1836 i ati ra ekonomikisht.Prej 1844 deri më 1850 Ibsenit iu desh të punoje si ndihmës farmacist në qytetin Grimmstad.Po në këto vite fillon edhe aktiviteti i tij letrar. Veprimtaria e Ibsenit u zhvillua dhe u poq nën përshtypjet e ngjarjeve revolucionare të viteve 1848-1849 dhe të lëvizjes kombëtare çlirimtare norvegjeze.

Më 1849 shkroi dramën e parë, “Katilinën”,ku gjejnë shprehje ndjenjat e tij kryengritëse.Gjatë viteve që erdhën më pas, ai shkroi vepra kryesisht të frymëzuara nga e kaluara e atdheut dhe nga folklori. Prej vitit 1851 deri më 1857,punoi si udhëheqës letrar dhe regjizor në teatrin kombëtar të Begenit,ndërsa më 1858 vajti në kryeqytet,në Kristiana (sot Oslo) dhe punoi si drejtonjës i teatrit kombëtar norvegjez.Puna si regjizor i dha mundësi të njihet me ligjet e skenës dhe të zotërojë me përsosmëri teknikën e dramaturgjisë. /KultPlus.com

“Disney” dhe “Universal Pictures” pezullojnë lansimin e të dhënave në arkat filmike

Studiot filmike “Walt Disney” dhe “Universal Pictures”, kanë bërë të ditur të enjten se po i suspendojnë lansimet e të dhënave për arkat filmike, për shkak të mbylljes së kinemave në shumë vende të botës, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ky vendim vjen pasi arkat filmike të Amerikës Veriore e shënuan fundjavën më të keqe në dy dekadat e fundit, duke arkëtuar shuma të vogla të parave, transmeton Koha.

“Për shkak të mbylljes së një numri të madh të kinemave, studioja ‘Disney’, përkohësisht do t’i suspendojë raportimet globale të arkëtimeve javore. Juve dhe familjeve tuaja iu urojmë gjithë të mirat dhe ju lutemi kujdesuni për veten,” thuhej në deklaratën për media të lëshuar nga “Disney”.

Edhe “Universal Pictures” e ka lëshuar një deklaratë të ngjashme.

Studiot filmike zakonisht lansojnë informata rreth shumës së të hollave që projektet e tyre i arkëtojnë në arkat filmike, çdo javë, gjë që e matë popullaritetin e filmave të tyre për publikun.

Kinema të shumta në Kinë, që është tregu më i madh i arkëtimit të të hollave për industrinë e Hollywoodit, kanë javë të tëra që po qëndrojnë të mbyllura për shkak të koronavirusit.

Javën e kaluar, shitja e biletave nëpër kinematë e Amerikës Veriore ka arritur ta arkëtojë shumën më të vogël në 20 vjetët e fundit, duke i mbledhur vetëm 55 milionë dollarë nga e premtja deri të dielën. /KultPlus.com

Aktori Daniel Dae Kim konfirmohet me koronavirus

Daniel Dae Kim, më së miri i njohur për rolin e tij në serinë “Hawaii 5-0”, e ka konfirmuar lajmin të enjten se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, transmeton Koha.

Kim, i cili po qëndron i izoluar në shtëpinë e tij në Hawaii, e informoi publikun për gjendjen e tij përmes një videoje të postuar në Instagram.

“Dje, jam diagnostikuar me COVID-19, sëmundje kjo e shkaktuar nga koronavirusi. Besoj se do të jem në rregull, por doja ta ndaja me ju rrugëtimin tim, me shpresë që do të iu ndihmojë të informoheni sa më shumë. Uroj të jeni mirë me shëndet, të qëndroni të sigurt dhe të qetë gjatë kësaj situate,” ka deklaruar Kim.

Aktori 51-vjeçar po ashtu ka treguar se së fundmi kishte udhëtuar drejt New Yorkut për ta xhiruar një seri televizive, dhe ishte kthyer në Hawaii kur ishte ndërprerë puna në këtë projekt si pasojë e pandemisë. Pak kohë më vonë, ai kishte filluar të sëmuret dhe ishte vetizoluar menjëherë. Deri në kohën kur ka vendosur të testohet, aktori veçse kishte filluar të ndihet më mirë.

Kim e ka luajtur rolin e policit Chin Ho Kelly në serinë, “Hawaii 5-O” dhe po ashtu shquhet për rolin e peshkatarit korean të shndërruar në vrasës, Jin-Soo Kwon, në serinë e njohur televizive, “Lost”.

Daniel Dae Kim, i bashkohet listës së aktorëve të cilët e kanë bërë të ditur lajmin se janë prekur me koronavirus si: Tom Hanks, Idris Elba, Kristofer Hivju dhe Olga Kurylenko. /KultPlus.com

“Dashurinë për tokën ku jemi rritë, tu ecë zbathur e të zhveshur, s’ia dolët të na e shuani kurrë, gjeneratat e reja mendjendritura po vijnë!”

Nga: Ramë Lahaj

Për të gjithë ne që kemi menduar e gëzuar se më në fund do të jemi të lirë dhe se përfundimisht do të bëhemi shtet, ku fëmijët tanë do t’i rrisim krenarë, duke ju treguar për lavdinë e sakrificën për liri, sot u vërtetua që hasmi i përbetuar, është vet pjellë e jona!
A do të jetë një grua që këtë herë do të na çlirojë, përfundimisht nga politiKUAJT komunistë të kafe Bozhurit, të shërbyer prej konobaricave* në valle!
A do të jetë Vjosa, heroina jonë e re e historisë moderne të Kosovës?
A thua do ta kemi fatin të na drejtojë një mendje e ndritur, plot guxim sikurse Albini, të na çlirojë nga kaubojt e Opel Askonave të pasluftës që prej injorantësh e çobanësh na u bënë udhëheqës, pushtues e profesorë universitetesh, duke na detyruar ta urrejmë atdheun të cilin të parët dhe vet ne edhe me gjak e lamë!
Perëndia, lë të na jep fuqinë që t’i palojmë në kontenjera mbeturinash!
Po si Ukraina, të gjithë ata që na u bënë armik, të lirisë duke na e shuar çdo shpresë e duke na bërë që urrejtja ndaj tyre sna la rruge tjeter vec ta braktisim vendin i madh e i vogël pa përjashtim!

Një gjë ta dini, se dashurinë për tokën ku jemi rritë, tu ecë zbathur e të zhveshur, s’ia dolët të na e shuani kurrë. Gjeneratat e reja mendjendritura po vijnë!
Të gjithë ju një dit do të merrni mallkimin e merituar! /KultPlus.com

“Edhe sa ko me zgat deri sa t’coptojnë, deri sa t’dajnë e sa t’përvlojnë”

 

Rock grupi i njohur kosovar “Jericho” njihen për këngët e tyre të fuqishme dhe tekstet plot kuptim, shkruan KultPlus.

Muzika e tyre është përzierje e muzikës rok, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare. Përveç instrumenteve standarde të rokut, ata përdorin edhe instrumente orientale të cilat bëjnë pjesë në muzikën tradicionale shqiptare, siç është tupani, kavalli dhe zurna. Një ndër këngët e tyre më të njohura është kënga “Tomlin e nones” e cila shquhet si për nga muzika ashtu për tekstin të cilin e ka shkruar solisti i grupit, Petrit Çarkaxhiu.

Kjo këngë është prezantuar për herë të parë në qershor të vitit 2005, ku grupi mori pjesë në VFM. Ndërsa krejt më vonë, Jericho e sollën këngën edhe me videoklip.

Ky tekst vazhdon të jetë aktual edhe sot dhe KultPlus ju sjell më poshtë këngën dhe tekstin e plotë:

Lindje, Perëndim, Perëndim a Lindje?
Si dele në pazar po t’thonë mes dy qytetërimeve
Dy konop n’qafë t’vnumë
Dytë po t’ngrehin e ti po qet shkumë
Je shumë i lodhun, gjat ke nejt n’zhurmë
E ki nevoj me marr frym, se jon tu t’ngulfat
Zani spo t’del e don me piskat
Krejt lomsh n’kry t’kan hallakat
Edhe sa ko me zgat deri sa t’coptojnë
Deri sa t’dajnë e sa t’përvlojnë
Deri sa ta kupton se sun vazhdon me konfuzion
E beba sun e han ni pulë t’pjektë
As sun e han ni spec t’djegst
E ti po don me shti me ngajt hala pa u msu me hec?
E ti ndaq jepi cucëll t’Arabisë
Ndaq jepi cucëll të Francës
Ajo ko me lyp tomlin e nanës, bal
Tomlin e nanës, bal
Tomlin e nanës, bal
Tomlin e nanës, bal
Tomlin e nanës, bal
Bal!
Bal!
Bal!
Bal!

Intelektualja shqiptare

Poezi nga Petraq Kolevica

O grua intelektuale shqiptare!
Sa himne mund të thuren për ty!
Poezia, piktura, muzika, simfonia,
nuk t’i këndojnë dot ato vetija
ty, që lexon e mëson duke larë e
shpëlarë, duke të qarë fëmia.
Ty, që jep provime, mbron tema,
doktorata, me orë të ngrëna nga nata.
Shpesh je shtrënguar librin ta mbash në
dorë, gjellën duke trazuar.
Mbete duke nxituar për të shkuar 
në punë, në Institut, në zyrë.
Herët zgjohesh po kohë s’ke, kur krihesh,
të shihesh në pasqyrë.
Nxiton të kthehesh në shtëpi, po rrugës
ndal e ble ç’arrin të gjesh.
Shpesh, tok me çantën lustrafin, mban
edhe rrjetën me presh…
Pa vimë ne pastaj, burrat e martuar,
të shkolluar,
kërkojmë këmishë të kollarisur,
kostum të varur në kremastar,
shaminë të hekurosur, palosur, vendosur në sirtar.
Po, kur s’i gjejmë kështu,
i varim buzët të inatosur dhe prej asaj
buze lëshojmë romuze.
Ti dëgjon e shkon kokulur e mbyllesh në banjë e qan
dhe para se të dalësh fytyrën lan, që të mos kuptohesh.
Ti kur të gjitha i mbaron, natën vonë, gjen qetësinë.
Ulesh në tavolinë e lexon, studion e shkruan referate
dhe veten e ndjen fajtore, kur ndonjë nate,
këputur nga lodhja, të mbërthen gjumi në divan…

Vjeshtë, 1980 /KultPlus.com

“Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës, përpara se e vërteta të ketë mbathur pantallonat”

Winston Leonard Spencer-Churchill (1874-1965) ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, në momentet më të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte oficer, por njihet si historian dhe një nga oratorët më të njohur në histori. Më 1953 fiton Nobelin për Letërsi, “për mjeshtërinë e tij të përshkrimeve historike dhe biografike, si dhe për oratorinë brilante në mbrojtje të vlerave njerëzore”. Më poshtë mund të lexoni 30 thënie të tij.

 Thënie të njohura nga Winston Leonard Spencer-Churchill:

 • Shakaja është një gjë shumë serioze!

• Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës, përpara se e vërteta të ketë mbathur pantallonat!

• Njeriu bën çfarë duhet bërë – pavarësisht pasojave personale, pavarësisht pengesave, rreziqeve dhe presioneve – dhe kjo është baza e gjithë moralit njerëzor.

• Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.

• Politikani ka aftësinë të parathotë se çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe, e ka aftësinë pastaj të shpjegojë pse të parathënat nuk ndodhën!

• I burgosuri i luftës është një njeri që përpiqet të të vrasë ty dhe pastaj të kërkon ty të mos e vrasësh atë!

• Edhe pse unë jam krejt i kënaqur me eksplozivet ekzistuese, e ndjej se nuk duhet të ecim në drejtim të përmirësimit të tyre.

• Ndonëse isha i përgatitur për martirizim, parapëlqeva ta lë për më vonë!

• Paqebërësi është ai që përpiqet ta ushqejë krokodilin, duke shpresuar se ai do ta hajë atë të fundit!

• Sjellja është një gjë e vogël që përbën një ndryshim të madh!

• Betejat janë fituar me masakra dhe manovra. Gjenerali i madh, sa më shumë që i jep përparësi manovrës, aq më pak lë vend për masakrën!

• Trimëria me të drejtë është vlerësuar si cilësia e parë njerëzore… sepse ajo është cilësia që i garanton të tjerat!

• Kritika mund të mos jetë e pranueshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion që ka dhimbja në trupin njerëzor. Ajo tërheq vëmendjen ndaj gjendjes jo të shëndoshë të gjërave!

• Vështirësitë e mposhtura janë mundësi të fituara!

• Mos lë hapësira të mëdha për një botë të re, kënaqi energjitë tua së shpëtuari çfarë ka mbetur nga e vjetra!

• Ngrënia e fjalëve nuk m’i ka bërë asnjëherë keq tretjes!

• Çdokush e ka ditën e tij dhe disa ditë zgjatin më shumë se të tjerat!

• Sa për mua, mendoj se do të ishte shumë më mirë për të gjitha palët t’ia lëmë të shkuarën historisë, sidomos përderisa kam qëllim ta shkruaj historinë vet!

• I madh dhe i mirë janë rrallë i njëjti njeri!

• Ai i ka të gjitha virtytet që nuk më pëlqejnë dhe nuk e ka asnjë nga veset që unë i admiroj!

• Qytetarët e shëndoshë janë pasuria më e madhe që mund të ketë çdo vend!

• Historinë e shkruajnë fitimtarët!

• Sado e bukur të jetë strategjia, unë herë pas here vështroj rezultatet!

• Unë gjithmonë shmang dhënien paraprake të profecive, sepse është shumë më mirë të profetizosh pasi një zhvillim ka ndodhur tashmë!

• Jam gjithnjë gati të mësoj sado që asnjëherë nuk më pëlqen të më japin mësim!

• Sigurisht që nuk jam një nga ata që kanë nevojë të më nxitin. Në fakt, nëse diçka jam, atëherë jam vetë nxitja!

• Unë kënaqem lehtë me të bukurën!

• Perandoritë e së ardhmes janë perandori të mendjes!

• Nuk kam ndërmend të kem të bëj më me politikën ose politikanët. Kur kjo luftë të mbarojë, unë do të merrem vetëm me shkrime dhe pikturë! / KultPlus.com

Festivali i filmit në Kanë shtyhet për në fund të qershorit

Festivali i filmit në Kanë nuk do të mbahet në muajin maj siç ishte planifikuar, kjo për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kështu kanë bërë të ditur organizatorët e kësaj ngjarje të rëndësishme kinematografike.

Ata po ashtu kanë bërë të ditur se po konsiderojnë ta shtyjnë festivalin për fund të muajit qershor, transmeton Koha. Kjo ngjarje e cila i mbledh disa prej aktorëve, regjisorëve dhe personaliteteve më të njohura në rivierën franceze si dhe përcillet nga një numër i madh i publikut mbarëbotëror, tradicionalisht është mbajtur nga 12 deri më 23 maj.

Ndërkaq, lajmi i anulimit të festivalit vjen disa javë pas spekulimeve rreth mbajtjes së tij. Franca, është në ditën e tretë të izolimit me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

“Në këtë kohë krize shëndetësore, me po mendojmë për të gjitha viktimat e COVID-19 dhe po solidarizohemi me të gjithë ata që janë duke e luftuar këtë sëmundje. Festivali i Kanës nuk mund të mbahet në data e planifikuara, nga 12 deri më 23 maj. Aktualisht, jemi duke i konsideruar disa opsione se kur mund ta organizojmë atë, dhe gjasat më të mira janë që festivali të mbahet kah fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut,” thuhej në deklaratën e lëshuar për media.

Festivali i filmit në Kanë është ngjarja e fundit në industrinë e showbizit që është dashur të shtyhet ose anulohet, që nga shpërthimi i pandemisë globale të koronavirusit. / KultPlus.com