“Duart që luten” është një trajtësë e tjetërllojtë, e aplikuar nga Albrecht Dürer, një vizatim delikat dhe shumë korrekt në aspektin anatomik, realizuar mbi një letër ngjyrë blu.
Vizatimi rreket të tregojë jo vetëm pozicionin final të aktit të lutjes, por edhe vetë pozicionin e besimtarit, animin e ndrojtur në të djathtë, tregues ky i një devocioni që mëton tension dhe përjetim. Palimi i duarve, tendosja e tendinëve dhe shpalimi i detajuar i gjithë veprimtarisë fizike gjatë aktit të lutjes, fokusuar vetëm te gjymtyrët, janë në vetvete elementi përcaktues dhe më domethënës i besimtarit në tërësi dhe mishërimit që mëton.
Në rastin konkret, Dürer, “Duart që luten” ia dedikon një apostulli, koka e të cilit në 18 punët e skicuara është ravijëzuar dhe është ndarë qëllimisht prej tyre, duke ardhur dhe duke u njohur si e vetme. Njohja e parë publike e “Duart që luten” ishte në vitin 1871, kur ajo është paraqitur në Vjenë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shkojnë nesër në parkun e Gërmisë për festën e 1 Majit, për Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve, transmeton Klan Kosova.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se sot nuk është shënuar asnjë raste pozitiv me Covid-19.
“Mos u nisni nesër për 1 maj në Gërmi se nuk lejohet. Mos ta prishim në fund”, ka shkruar Ahmeti.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bën të ditur se nxënësit dhe mësimdhënësit të premten nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave për shkak se është festa zyrtare e Ditës Ndërkombëtare të Punës.
“Meqë dita e premte (01 maj 2020) është ditë pushimi për arsye të Ditës Ndërkombëtare të Punës, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditët e festave zyrtare, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së premte (01 maj 2020), do të ri-transmetohen edhe ditën e shtunë (më 02 maj 2020) sipas orarit të njëjtë”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.
Po tani ç’të bëj, thashë me vete, duke vështruar me radhë flegrat e lagura, të mbufatura nga shiu. Pastaj qilimin, derën, prej nga pak kohë më parë ajo kishte dalë, hirnoren e cigareve, me fjalët “Hotel Turizmi” anash. Një copë herë u vërtita nëpër dhomë, gjersa këmbët më çuan pranë derës. Qëndrova pikërisht te vendi ku ajo më kishte përqafuar ndërsa dilte, me një përqafim që s’ishte as ndarje dhe as premtim për diçka më të mirë. Një përqafim i tillë te dera, pas një pasditeje të stuhishme, përfytyrohej, zakonisht, në sfond të dënesës, të pendimit për fjalët e ashpra dhe me buzë që synojnë drejt njëra-tjetrës për të falur gjithçka. Por asgjë e tillë s’kishte ndodhur. Unë i kisha mbajtur duart në xhepa, madje i kisha rrasur më thellë dhe, i ngrirë si dru, ndjeva buzët e saj te qafa dhe pastaj te cepi i gojës dhe prekjen e furishme të flokëve. Mundimshëm ndjeva nevojën ta përqafoja, sipas ritualit mijëvjeçar të mbarimit të grindjeve, por një gips mortor, i ikur nga kushedi ç’shtatore, s’më la të lëvizja. S’isha penduar për asgjë. Isha vetëm i lodhur. Në hirnore, dhjetëra bishtat e cigareve, të rënë njëri mbi tjetrin, si në një masakër (të sajtë si të vrarët e njërës palë, asaj pale që për t’u njohur mbante një rrip të kuq, dalloheshin vërtet nga shenja e të kuqit të buzëve), jepnin më mirë se çdo gjë atë që kishte ndodhur: furinë, shpjegimin e vështirë, fajësimet e ndërsjella që i kishim bërë njëri-tjetrit, lotët e pafund të saj. Sikur të kishte gjëkund një muze të hidhërimit, do ta kisha çuar atë hirnore. Isha i lodhur. Gojën e kisha të hidhur. Doja të pushoja me çdo kusht. Me mosbesim vështrova shtratin, velenxën sipër tij dhe nënkresën. Vërtet shpresoja se mund të flija? Më erdhi të qeshja, kaq e pamundur m’u duk kjo. Shushurima e shiut vinte që jashtë zbutëse. Duhej ta harroja me çdo kusht, ta nxirrja nga vetja ime atë grua. Por, së pari, duhej të nxirrja atë mbrëmje. Ishte gjëja më e ngutshme. Duhej ta nxirrja atë grua, sepse gëzimet që më jepte ishin përherë më të pakta se mërzia. E gjeta veten duke lëvizur nëpër ato pjesë të dhomës ku kishim lëvizur dhe ishim zhvendosur të dy gjatë atyre orëve të çmendura. Dhe përsëri hirnorja me bishtat e cigareve më mbajti në vend. E mora, e ktheva në pëllëmbë të dorës atë grusht bishtash, si të kisha përpara syve një gjë të pabesueshme. Të ftohura, të shkrumbuara vende-vende, ishin tani ato që pak më parë kishin qenë më afër se çdo gjë tjetër pranë fjalëve tona, frymëmarrjes së furishme, pendimit, dënesës. Iu afrova dritares, shtyva flegrën dhe i flaka përjashta, në terr. Kështu hidhet hiri i të vdekurve, kur e lënë me testament, mendova. Duhej ta harroja patjetër atë grua. Të përdorja gjithë mekanizmin e trurit tim për ta zhvlerësuar. Ta godisja nga pika të ndryshme, në mënyrë që, kur të vinte ora e harrimit, ta kisha të lehtë rrënimin e saj. Kisha ende një keqardhje të fundit për këtë, por isha i bindur se s’kishte rrugë tjetër. Do të shtrihesha pas pak horizontalisht (e kisha vënë re se në atë qëndrim mendoja gjërat më shkatërruese) dhe do të filloja… Do t’i ndiente vallë buldozerët që larg, në shtratin ku, ashtu si unë, me siguri, nuk flinte? Dhe, papritur, më shkrepi në kokë një mendim: e sikur ta shkruaja gjithë këtë? E shkruar, ndoshta kjo mbrëmje mund të nxirrej më lehtë nga vetja. Ta trupëzoja për ta vrarë më lehtësisht. Ashtu do të bëja. Për çudi, siç më ndodhte përherë në kësi rastesh, mendimi i të shkruarit më dha qetësi. Si avioni që e nxjerr trupin e vet nga zona e stuhisë, ajo ide, më shpejt se ç’e mendoja, më nxori nga gjendja delirante në një shtresë më të qetë, sipër furtunës. Dhe më parë se ç’e prisja, fjeta. E njoha Polin e Jugut që larg (dallohej shtypja, ashtu siç e kisha mësuar në gjeografinë e tetëvjeçares). Dëgjohej një goditje e mbytur veglash. Kur iu afrova edhe më, pashë se atë zhurmë e shkaktonin tre njerëz me shtat të shkurtër. Diçka po bënin me boshtin e tokës. Nuk u bezdisën aspak nga prania ime dhe vazhduan punën e tyre. Dukej si një riparim. Nuk e di nëse i pyeta ç’bënin ashtu apo vetvetiu m’u bë e qartë: po bënin një ndreqje në bosht. Një ndryshim, me sa dukej, në shpejtësinë e rrotullimit. Prej kësaj do të sajoheshin ditë të ndryshme, jo njëzetekatërorëshe, si më parë, por tridhjetetetorëshe. Kurse netët do të ishin njëzetedyorëshe. Sipas studimeve dhe pyetësorëve të ndryshëm, paskësh qenë më mirë kështu. Kisha përshtypjen se diku kisha lexuar në shtyp për këtë gjë. Desha t’i pyes: e kur do të fillonte ky kalendar i ri, por, s’di se pse, i pyeta për tjetër gjë: meqenëse merreshin me gjëra të tilla, me siguri, mund të zbërthenin nga bota copa të kohës. Posi, u përgjigjën ata. Pra, e bënin edhe këtë dhe ndihej që s’e kishin të vështirë. O Zot, sa e thjeshtë paskësh qenë ajo që dukej e pamundur: të shkulja nga vetja gjithë atë hidhërim. U mundova t’ua shpjegoja, doja të hiqja nga vetja ime një ditë ose, më saktë, një mbrëmje të hidhur. Ata qeshën. Një mbrëmje? Po ne punojmë me copa të mëdha. Gjysma shekujsh, dekada, shumë-shumë, me vite. Kurse ditët janë vocërrima. Megjithatë (vështruan veglat e tyre), ndoshta me ato më të imëtat mund të kapim edhe ditët. – Ku është ajo ditë? – pyeti njëri prej tyre. – Si? – ia bëra unë. – Dita që doni të shkëputni, në ju kuptova drejt. Ju doni ta hiqni atë dhe të lidhni prapë fijet, apo jo? – Pikërisht. – Atëherë, ku është ajo? O Perëndi, s’më kujtohej asgjë. U mbyta në djersë, por koka sa vinte më bëhej më e turbullt. – Në mos viti, së paku, koha, – tha ai. Por mua s’më kujtohej asgjë. Dija vetëm që ishte e hidhur, tepër e hidhur. – Po çka ndodhi atë ditë? Ndoshta, kjo ju kujtohet, – tha ai. – Ç’perandori është përmbysur, ç’tërmet ka rënë? Vështruan njëri-tjetrin, kur e panë që s’përgjigjesha. Pastaj sytë e tyre të lodhur u kthyen diku anash, atje ku në një shtjellë të largët vërtiteshin, me sa dukej, ngadalshëm perandoritë e rrëzuara, themelitë e tërmeteve dhe skelete shekujsh. Vërtiteshin zymtas, të përshkuar nga vetëtima të ftohta. Asgjë s’më kujtohej. Vetëm shija e hidhërimit, e pazbutshme, e patretshme. Pastaj m’u duk se pashë diçka, një si trajtë fustani që e merrte era në një luhatje mortore. – Një grua, – thashë. – Ishte aty, në atë ditë, një grua… Ata qeshën, por ftohtë. Pastaj vështruan prapë veglat e tyre. – Po të jetë ashtu, është e pamundur. Këto vegla s’bëjnë për atë gjë. – Ma hiqni atë mbrëmje me atë grua, – ulërita. U zgjova. Zhurmërimi i shiut më kujtoi më parë se çdo gjë tjetër se ku ndodhesha. Hotel. Dhe jashtë gjethnaja e rënë dhe kufomat e cigareve të masakruara, ku njëra palë mund të dallohej prej tjetrës nga rripi i kuq… Ajo ishte aty pranë, disa hapa larg dhe, me siguri, ishte e paqetë dhe kishte makth, ngaqë, në një mënyrë ose në një tjetër, duhej të ndiente që unë përpiqesha ta varrosja. 1981 /KultPlus.com
Mendoni se letra e vetme e bukur e dashurisë është ajo e Tatjanës drejtuar Onjeginit? Duhet të lexoni edhe letrën e shkrimtarit Erich Maria Remarque drejtuar të dashurës së tij, Marlene Dietrich, dhe me siguri do ta rimendoni edhe një herë se cila është më e bukura.
Ndjenjat e pastra dhe fjalët e bukura të Remark të emocionojnë, të depërtojnë në shpirt dhe të rrënqethin. Për më tepër, ju ftojmë ta lexoni letrën e tij :
“Shpirti im, qielli im i dashur, ti më ke shkruar kaq e kaq letra të bukura e, unë përsëris atë që të kam thënë gjithmonë : shkrimtarët nuk duhet të shkruajnë letra dashurie. Sepse ka të tjerë që shkruajnë shumë më bukur se ata.
Ti më quan “Rezonancë që merr frymë” – e si do të mund të arrija unë vallë, të gjeja një figurë të tillë kaq prekëse? Ti arrin dhe ke atë aftësinë magjike që t’i thuash dikujt se sa shumë e si e dashuron atë – kurse unë, unë e di, mund ta arrij atë në mënyrë të plotë.
Sa mirë ndjehem kur ti më thua se, edhe pse je vetëm, ndjehesh e qetë dhe e lumtur. Unë këtë kam uruar vazhdimisht për ty. Nuk kam uruar kurrë që ti të ndjehesh e mërzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmonë që ti të jesh e lumtur në formë vezulluese, plot dritë dhe e bukur si kurrë herë tjetër dhe dua që kjo gjendje e jotja të jetë e dukshme edhe së largu, në kilometra, dhe që ti ta dish me siguri absolute që dikush tjetër nuk jeton në këtë botë, veçse për ty.
Sot gjeta dhe lexova edhe një herë poemën tonë të Gëtes. E lexova dhe e rilexova vërtet me një emocion të thellë : A s’është e vërtetë që fati po na bashkon? A nuk po na lidh ai përjetë? Nuk e di, ti je motra apo nusja ime? Ti njeh me imtësi çdo pjesë të qenies sime. Ti ndjen tek unë dhe nerving më të hollë. Ti lexon çdo gjë në shikimin tim. Me gjakun tënd hyn në brendësinë time.
Hyn në gjakun tim të ngrohtë që rrjedh në deje dhe ecën si i çmendur në drejtimin tënd e që, me krahët e tua prej engjëlli, gjoksin tim shëron. Po, e dashura ime, a nuk është pikërisht kështu?
Nganjëherë më ndodh të eci i vetmuar nën shi e të mendoj e ndiej që lidhja jonë është gjithmonë e fortë, e askush nuk mund ta prishë atë. Në ato çaste ndiej të vij dikush drejt meje me hapa të lehtë dhe ajo je ti. Atëherë unë jetoj një ndjenjë të veçantë lumturie që asnjë qenie tjetër njerëzore nuk e ka jetuar. E, atëherë, ndiej që së bashku me ty, të kthehen tek unë vitet e rinisë që lufta e dhunshme m’i mori dhe, ato vite je ti që vjen e m’i shumëzon me dy. E kështu ti bëhesh në të njëjtën kohë aventura dhe gruaja ime.
Ti je bërë për mua e unë jam bërë për ty. Nuk mund të jetë ndryshe. Nuk je vetëm ti ajo rezonanca që unë ndiej e thith si ajër, por i tillë jam edhe unë. E di? Unë jam një pasqyrë konkave që kap plot ethe dritën tënde, e mbledh atë plotësisht në gjoks dhe, duke e djegur fort, e dërgoj krejt refleksin në drejtimin tënd.
Herë të tjera më duket vetja si një merimangë që end një pëlhurë vezulluese, të trëndafiltë e plot reflekse, – një pëlhurë mendimesh, ndjenjash, pune, fjalësh ngrohtësie, e cila do të të kapë e pastaj të bëhet banesa jote, – e mbushur plot gjëra, të cilat ty të mungojnë.
O drita ime e dashur! E di? Nganjëherë unë nuk mund të ulem për të shkruar librin që kam nisur, të cilin e urrej, sepse ai më largon prej teje. Në atë moment tërhiqem nga studioja, nxjerr fotografitë e tua dhe i vendos në radhë para meje edhe pse e di që kjo gjë nuk më qetëson, përkundrazi, e bën më të rëndë gjendjen.
Por megjithatë, edhe pse këtë e di, nuk ndërroj mendje e, duke i vështruar ato, nis e flas me ty. Pastaj ndiej që gjendja ime shpirtërore bëhet edhe më e rëndë, sepse është një gjest i vështirë ky, i padurueshëm, por edhe i mrekullueshëm.
Më pas, unë tërhiqem përsëri aty tek vendi im, ulem aty tek vendi im në tavolinën e shkrimit për të vazhduar librin. Ja, tani ndalova përsëri, sepse ndiej që dora s’po më bindet. Më duaj! Më thuaj që ti më do. Kjo fjalë më bën mirë, më shëron. Kur ti më thua që më do, unë gjej forcë e shkruaj edhe më bukur e më shpejt. Sepse unë nuk jetoj veçse për dashurinë tënde.
Më duaj, puma” (e quante ai me përkëdheli Marlene Dietrich)!
Jazz është shkrirje e te shprehurit muzikor laik e shpirtëror e zezakeve amerikane me prejardhje afrikane dhe e elementeve muzikore evropiane. U paraqit ne mbarimim të shekullit XIX në Amerikë si rezultat i vuajtjeve nen roberin e te bardhëve. Karakteristike e tij është ritmi me akcent jo te drejte, forma josimetrike, sinkopat e shpeshta dhe intervalet e zbritura e te zvoguluara.
Muzika Jazz është një lloj muzike shumë intelektuale. Ajo ka një rol shumë të madh në edukimin dhe formimin e individit. Muzika Jazz ndikon për një formë tjetër të menduari të njeriut. Ajo krijon ndjenja dhe emocione të veçanta tek individi. Melodia, ritmi, harmonia dhe loja modale e bëjnë muzikën Jazz një lloj i veçantë arti. Muzika Jazz shquhet për një teknikë të veçantë, improvizime dhe fantazi. Ajo ka aftësinë të depërtojë në skutat më të thella të ëndjes dhe nevojës së muzikëdashësit për t’iu dhënë i gjithi një fluturimi të lirë në qiellin e thyer të ëndrrave.
Muzika e Jazzit është një stil muzikor që u shfaq në fillim të shekullit të 20-të, në komunitetet zezakëve në Jug të Shtetet e Bashkuara. Muzika Jazz ka lindur nga një përzierje e traditave të muzikës afrikane dhe europiane. Prejardhja afrikane e muzikës Jazz është e dukshme në përdorimin e “notave blu”, që janë tinguj të vecantë, improvizimin, poliritmin, sinkopat, muzikën modale etj. Nga fillimet e saj e deri në ditët e sotme, muzika Jazz ka marrë edhe elementë nga muzika popullore amerikane për shumë stile të dallueshme si: New Orleans Jazz që daton nga fillim të 1910, Gypsy Jazz nga vitet 1930 dhe 1940, Bebop nga mesi i viteve 1940, Cool jazz, Avant-gard jazz, Afro-Kuban jazz, Modal-jazz, Free-jazz, Latin Jazz, Soul-Jazz, Fuzion Jazz dhe Rock jazz, Smooth jazz, Funk jazz, Jazz punk, Acid jazz, Ethno jazz, Indo jazz dhe mënyra të tjera për të luajtur muzikë.
Instrumentët më të përdorur të muzikës Jazz janë: Saksi, Tromba, Tromboni, Bateria, Contra Basi, Ksilofoni dhe instrumentët elektrikë mbas viteve 70-të.
Instrumenti i trombës ka një vend shumë të rëndësishëm në muzikën Jazz. Tromba si një instrument shumë i vecantë për muzikën në përgjithësi ka një pozicion prominent në muzikën Jazz. Tromba është edhe simboli i muzikës Jazz. Krahas instrumenteve të tjerë ajo është përdorur nga shumë kompozitorë të muzikës Jazz. Tingulli i saj, notat e larta i japin trombës vlera të mëdha dhe ky instrument shpreh tinguj dhe ngjyra shumë origjinale në këtë lloj zhanrri.
Krahas një seri instrumentistësh të mëdhenj në instrumeta të ndryshëm, një rol të madh kanë luajtur edhe trombistët amerikanë: Louis Armstrong, Dizzy Gillespie, Miles Davis dhe vazhdojnë ta lozin në ditët tona këtë rol Wynton Marsalis dhe Arturo Sandoval.
Muzika xhazSatchmo
Louis Armstrong, me nofkën Satchmo, ka qenë një trombist dhe këngëtar amerikan i muzikës Jazz, nga New Orleans, Louisiana.
Armstrong filloi të marrë famë në fillim të viteve 1920-të. Armstrong ka patur një ndikim themelor në muzikën Jazz. Ai ishte një trombist shumë i mirë dhe shpikës në muzikë.
Ai zhvendosi fokusin e muzikës nga improvizimet kolektive në lojën solo. Me zërin e tij të vecantë si “zhavorr”, Armstrong ishte gjithashtu një këngëtare me influencë, duke demonstruar shkathtësi të madhe si një improvizues. Ai e lidhi lirikën me melodinë e këngës për qëllime shprehëse. Ai ishte gjithashtu shumë i aftë në të kënduarit Scat, një lloj të kënduari (duke vokalizuar, përdorur tingujt dhe rrokjet në vend të këngëve lirike aktuale të kohës).
Armstrong u lind në një familje shumë të varfër në New Orleans, Louisiana dhe vinte nga një familje skllevërish.
Armstrong vdiq nga një atak në zemër në gjumë në vitin 1971, një muaj para ditëlindjes së tij të 70-të .
Një kritik shkruan për Louis Armstrong: “Ai lindi i varfër, vdiq i pasur dhe nuk shqetësoi asnjeri përgjatë rrugës së tij”
“When the Saints go marching in” është një pjesë tipike, spiritual, që ishte edhe simboli i Armstrong. Armstrong lot në trombë në këtë këngë dhe këndon me shumë emocion këtë pjesë tipike, spiritual duke dhënë mesazhe jetësore dhe të shenjta nëpërmmjet artit, muzikës së tij. Dizzy Gillespie, ishte një trombist amerikan i muzikës Jazz , drejtues orkestre muzikore, kompozitor dhe këngëtar.
Scott Yanow shkruante, “Kontributet e Gillespie për muzikën Jazz ishin të mëdha. Gillespie ishte një prej trombistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave të Jazz. Ndoshta Gillespie kujtohet, nga kritikët dhe tifozët, si një prej borizanëve të Jazzit më të mëdhenj të të gjitha kohërave. ” Gillespie ishte një virtuoz borisë dhe improvizues, por duke shtuar edhe shtresa të kompleksitetit harmonik të panjohur më parë në xhaz. Gillespie përdori harmoni të vecantë në lojën e tij, gjuhë të re harmonike.
Bebop është i njohur si stil i parë i Jazzit modern. Bebop u konsiderua si një produkt i Swingut, por jo një revolucion në muzikë. Swing prezantonte një diversitet të muzikantëve të rinj në epokën e Bebop si: Charlie Parker, Thelonious Monk, Bud Powell, Oscar Pettiford dhe Gillespie. Sistemi Charlie Parker ka mbajtur gjithashtu metodat duke shtuar akorde me akordet ekzistuese progresive dhe duke nënkuptuar akorde shtesë brenda linjave të improvizuara. Dizzie Gillespie është i famshëm dhe është një nga themeluesve të Bebop modern (së bashku me Charlie Parker) dhe muzikës Kubane kanë ndikuar tek Jazz. Ai vdiq në vitin 1993 duke lënë prapa një trashëgimi artistike të madhe. Ai e vuri në shërbim të artit edhe fëtyrën e tij, duke fryrë faqet kur luante në trombë.
“A night in Tunizia” e luajtur nga Gillespie në trombë me sordinë, nëpërmjet ritmit, melodisë dhe interpretimit, krijon një pejsazh surrealist dhe shumë emocional.
Miles
Miles Davis ka qenë një muzikant amerikan i Jazz-it, drejtues i bandës muzikore dhe kompozitor. Ai konsiderohet gjerësisht si një prej muzikantëve me më shumë ndikim në shekullin e 20-të. Miles Davis ishte në ballë të zhvillimeve muzikore të mëdha në Jazz me grupet e tij muzikore, duke përfshirë Bebop, Cool Jazz, Modal Jazz dhe Jazz fuzion.
Më 7 tetor 2008, albumi “Kind of Blu” i vitit 1959 mori certifikatën e katërt platinit nga Shoqata e Industrisë Regjistrimi në Amerikë, (RIAA) për dërgimin e të paktën katër milionë kopjeve të disqeve të tij në Shtetet e Bashkuara.
“Summertime” është një pjesë nga albumi” Porgy dhe Bess ” e muzikantit Miles Davis, botuar në vitin 1958 në Columbia Records. Albumi përmban rregullimet e bëra nga Davis në bashkëpunim me Gil Evans nga opera e George Gershwin “Porgy and Bess”. Për shumë kritikë të Jazz , “Porgy and Bess” konsiderohet si vepër historike.
Në vitin 1958, Davis ishte njëri prej muzikantëve të Jazzit më të pakënaqur me Bebop-in, duke parë ndryshimet e tij gjithnjë e më komplekse akordike si pengesa krijimtarisë. Pesë vjet më parë, në vitin 1953, pianisti George Russell botoi konceptin e tij kromatik lidian të organizimit të tonaliteteve, e cili ofronte një alternativë për praktikën e improvizimit bazuar në akorde. Kompozimi modal, me mbështetjen e tij mbi shkallë dhe mode përfaqësonte, sic shkruante Davis: “një për kthimin melodi”.
Një dëgjues kur dëgjoi “Summertime” nga “Porgy and Bees”, të luajtur nga Davis shkruan: “Ju mund të ndjeni flladin e verës duke prekur fytyrën tuaj nga muzika e Trombës së Davis”.
Marsalis
Wynton Marsalis, është trombist, kompozitor, mësues muzike dhe drejtori artistik i Jazzit në qendrën Linkoln në New York City. Marsalis ka promovuar shpesh muzikën klasike dhe Jazz në audienca me të rinj. Marsalis ka marrë nëntë cmime Grammys në të dy zhanret, atë klasik dhe Jazz. Marsalis është djali i muzikantit të Jazzit Ellis Marsalis.
Një dëgjues shkruan për Marsalis: “Faleminderit ju të gjithëve që më kujtuat mua se diskutimi për muzikën ndryshon subjektin prej tingujve në fjalë”. Marsalis arrin ti kthejë tingujt në fjalë.
Marsalis është një muzikant universal. Ai lot shumë mirë muzikën klasike dhe atë Jazz. Marsalis shquhet për teknikën shumë të lartë dhe një tingull të vecantë. Ai krijon nëpërmjet talentit të tij emocione të vecanta tek dëgjuesit. Marsalis e bën trombën të flasë, falë një kombinimi të artit muzikorë, aftësive dhe mendjes së tij, aftësive mendore dhe komunikimit.“Cherokee” e luajtur nga Marsalis, është një pjesë tipike me teknikë të lartë, ku dallohet qartë kthimi i tingujve në fjalë nga muzikanti i madh amerikan.
Sandoval
Arturo Sandoval është një trombist Jazzi, pianist dhe kompozitor. Ai ka lindur në Artemisa, Kubë.
Sandoval ndërsa jetonte në Kubë, ishte ndikuar nga legjendat e Jazzit, Charlie Parker, Clifford Brown dhe Gillespie. Ai e takoi më në fund Dizzy Gillespie në vitin 1977. Gillespie menjëherë u bë një mësues dhe koleg, duke luajtur me Arturo Sandoval në koncerte në Evropë dhe Kubë dhe më vonë në orkestrën e Kombeve të Bashkuara. Sandoval dezertoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Spanjë, në një turne me Gillespie në vitin 1990, dhe u bë një qytetar amerikan në vitin 1999. Jeta Sandoval ishte subjekt i filmit 2000 TV, “For Love or Country”: Ai aktualisht banon në Calabasas, Kaliforni.
“Aniversario” e luajtur nga Sndoval dhe Gillespie është një pjesë me teknikë të lartë komunikimi, ku Gillespie mentori i Sandoval dhe ai vetë lozin në një mënyrë të magjishme pjesën “Aniversario”.
Talenti i madh i Sandoval e ka udhëhequr atë që të lidhet me muzikantë shumë të mëdhenj, por ndër më të rëndësishmit është Dizzy Gillespie. Gillespie ka qenë idhtarë i muzikës afro-kubane dhe ka qenë “babai shpirtëror” për Sandoval. Sandoval shquhet për një talent brilant dhe një lojë të vecantë në instrumentin e trombës, sidomos për notat shumë të larta dhe natyrale. Ky ishte një historik modest për këto muzikantë të mëdhenj amerikanë të trombës të të gjitha kohrave në muzikën Jazz. /Albert Vataj /KultPlus.com
“You will never know” është një nga hitet më të mëdha kënduar nga Imany, shkruan KultPlus
Imany ka realizuar edhe disa hite tjera ku ndër më të njohurit është “Don’t be so shy”. Imany është e njohur për zërin dhe performanca të veçanta.
KultPlus ju sjell tekstin dhe videon e këngës “You will never know”:
“It breaks my heart ‘cause I know you’re the one for me Don’t you feel sad there never was a story Obviously it never be
You will never know I will never show What I feel What I need from you no You will never know I will never show What I feel What I need from you
With every smile comes my reality irony You won’t find out what has been killing me Can’t you see me, can’t you see?
You will never know I will never show What I feel What I need from you no You will never know I will never show What I feel What I need from you No no no no you will never know I will never show What I feel What I need from you no
No no no no you’ll never know No no no no you’ll never know No no no no Love me love me love me love me no
You will never know I will never show no no no What I feel What I need from you no no no You will never know I will never show no no no What I feel What I feel What I feel What I need What I need from you no”
Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh, sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur, e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh, madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur, me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…
Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim, të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh, dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh… Në durofsh dot thëniet e tua të drejta në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë, t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë… Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh si në kumar, në një të vetme lojë, të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh, dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë…
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë, e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit, që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë… Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon… Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash, dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton…
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të rënda me vepra që peshojnë dije dhe mos kij asnjë dyshim, se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda, dhe NJERI do të jesh, o biri im!
Më 30 prill 1789 u bë përurimi i George Uashingtonit si president i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga procesverbalet e asaj kohe del se ka qenë një ditë e ftohtë dhe e kthjellët, kur George Washingtoni mbërriti në sallën ‘Federal Hall’ në qytetin e Nju Jorkut, i cili ishte atëherë kryeqytet i Shteteve të Bashkuara.
Me këtë rast ndërtesat pranë ishin stolisur me shirita në ngjyrë të kuqe, të bardhë e blu. Një turmë e gëzuar u mblodh në rrugën poshtë ballkonit, ku George Washingtoni bëri betimin si president.
George Washingtoni mbështeti dorën mbi një bibël të familjes dhe premtoi se do të ruante, mbronte e do t’i dilte për zot Kushtetutës. Pas kësaj presidenti Uashington shkoi për t’u falur në një kishë aty pranë. /KultPlus.com
90 vjeçari, Bill Dartnall ka vdekur disa orë pas gruas së tij Mary, 81 vjeçare në Spitalin e Përgjitshëm Southampton të dielën gjatë ditës së Pashkëve.
Të dy kishin dalë pozitiv me koronavirus, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Vajza e tyre Rosemary ka thënë që babai i saj kishte refuzuar trajtimin e mëtutjeshëm pasi kishte kuptuar që gruaja e tij kishte vdekur.
Ajo tha se ai “nuk dëshironte të jetonte pa gruan e tij”.
Çifti të cilët ishin të martuar që 63 vjet, kishin jetuar në një shtëpi të kujdesit në Southampton, kur Dartnall u sëmur dhe u dërgua në spital në fund të marsit.
Dartnall pësoi goditje në tru dhe kur u dërgua në spital ditë më vonë, kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.
Shkrimtari dhe ish zv.Ministri i kulturës Rexhep Hoti ,sjellë protestën e Kadares për Ukshin Hotin.
Të dashur miq,
Dëshiroj të ndaj me ju Letrën Protestuese të Ismail Kadaresë ndaj burgosjes së Ukshin Hotit, të cilën e kishte shkruar në shkurt të vitit 1997, dhe ua kishte dërguar institucioneve si Amnesty International, Parlamentit Evropian, Këshillit të Evropës si dhe ministrave të jashtëm të vendeve kryesore të perëndimit. Letra origjinale ka qenë në gjuhën angleze, kurse Kadare për opinionin shqiptar e ka përkthyer në gjuhën shqipe. Para 23 vitesh kisha fatin ta merrja me postë origjinalin e letrës dhe lejen për botimin e saj. rtk / KultPlus.com
Libri Peshorja e parkave e studiuesit Osman Gashi, i takon punës së tij të përmbledhur gjatë viteve 2011-2018, ashtu sic jep vetë studiuesi shpjegim në fillim të librit.
Strukturën e librit e përbëjnë tre kapituj apo tri pjesë, të cilat përfshijnë studime, ese, artikuj shkencorë, të gjitha këto me kontributin e dhënë nga vetë studiuesi, por në të njëjtën kohë edhe nga disa personalitete me ndikim në këto lloje shkrimesh. Pjesë të përfshiera në këtë vëllim i takojnë periudhave paraprake me rëndësi letrare dhe kulturore.
Parkave (sqarim nga studiuesi marrë nga T. Dhama, parkat janë hyjnesha romake të fatit ashtu sikur Moirat greke. Ishin tri: Kloto-e cila e fillon perin e jetës; Lahesa-e merr dhe e tjerr më tutje; Atropo e ndërpret. është poezia dedikuese që inkuadrohet në fillim të librit, përkthim nga Arshi Pipa, të autorit Fridrich Holderlin. Pikërisht me titullin Peshorja e parkave studiuesi Gashi emërton veprën e tij me studime për letërsinë dhe kulturën.
Koncepte e terme për periudhën romantike
Pjesa e parë e librit është hyrja për atë që cilësohet kryesore për një kulturë vendi, për atë që e karakterizon një popull a një vend për periudha e shekuj dhe ajo që mbetet e tillë cdoherë-identiteti. Në këtë mënyrë, studiuesi në fillim të këtij libri merret me ontosin e kulturës shqiptare, duke përfshirë edhe atë botërore, sidomos në letërsi. Vënia e tipareve letrare e kulturore me metodën komperative ndërmjet letërsisë shqipe apo kulturës shqipe dhe asaj botërore, e përcjellë studimin në vazhdimësi të librit.
“Gjuha, trashëgimia historike, folklori, etnopsikologjia, qëndrimi e imazhi ndaj tjetrit, fqinjit, të ndryshmit dhe të huajit, domosdo janë reflektuar përgjatë gjiithë historisë edhe në veprat letrare të llojeve të ndryshme”. [1]. Gjuha është primare që identifikon një popull apo kulturën e tij. Letërsia e shkruar në gjuhë të ndryshme të botës ka rezultuar me krijimin e një korpusi kulturoro-letrar për popujt e ndryshëm.
Por, sa mbetet gjuha primare për të treguar një indentitet? Kjo ndryshon kur para gjuhës vihen elemente tjera që përbëjnë identitet. Shembull janë komeditë e Plautit romak, për faktin se komeditë e tij, sipas Gashit, ishin adaptime e rishkrime të veprave të autorëve grek. Cështjet, të cilat kalojnë në nëncështje të tjera, theksojnë stilin e shkrimit të studiuesit, pavarësisht se disa fakte të studimeve letrare mbesin të njëjta, Gashi arrin të prekë edhe pjesë që rrjedhin nga vetëdija e tij studiuese e hulumtuese.
Prejardhja, origjina, jetesa, tradita, gjuha, kultura, toponimet, religjioni, e kanë shtyrë studiuesin që t’i cilësojë shenja identitare të shfaqura në shkrimet letrare nga shkrimtarë shqiptar.
…Pelazgjë jemi lindur, nga Hëna më përpara,/Ahere kur Adhamit as që i dukej fara!/ Jo vetëm njerëzisë të vjetrit burrat tanë,/ Po edhe të perëndivet, pra prindër kanë qenë[2]
Diskursi për të kaluarën, cdoherë ndjek pikëpamje historike, politike, kulturore, biografike, i cili kalon në diskurs shkencor e hulumtues në lidhje kushtimisht, paralelisht, në veprat letrare, nga një e kaluar traumatike, përkatësisht në periudhën e romantizmit evropian, më pas edhe periudha romantike shqipe.
Kujtesa, e kaluara individuale e kolektive, ikja nga realiteti, frymëzimi, optimizmi, pesimizmi, ëndërra, utopia, iluzioni, mllefi, kanë ndërtuar një numër të madh shkrimesh letrare nga shkrimtarë evropian e shqiptarë. Të gjitha këto terme studiuesi i përcakton ndër elementet kryesore në periudhën e romantizmit, të cilës i kanë paraprirë shkrimtarët evropian: Ugo Foskolo, Novalisi, Hëlderlini, Bajroni, Shelli Kitsi, Lamartini; ndër shkrimtarët e poezisë romantike, në motivet e ikjes, e kujtimeve, frymëzimit, shmangia nga racionalizmi. Motive të ngjashme përdorën edhe romantikët jashtë kufijve shqiptarë: De Rada, Skiroi, Serembe, Naim Frashëri; sepse ato gjenin frymëzimin e ngjashëm me cdo shkrimtar të kësaj periudhe.
“Gjithcka që romantiku kërkonte në botë”, shkruante historiani gjerman i letërsisë Fric Martin, “ishte ai produkt i shpirtit të tij, gjakimi për vetveten, dhe udha përbrenda, -ëndrra, kujtesa, parandjenja, vizionet”.[3]
Termat vepra autoetnografike, shkrime epistulare, autobiografi poetike, sipas studiuesit, mund të përdoren si përcaktues të veprave të periudhës romantike, për faktin se disa prej tyre nuk mund të përcaktohen në një zhanër të caktuar, qoftë ep, poemë apo prozë poetike. Përcaktimi i zhanreve sipas formës e përmbajtjes së veprës dhe disa elementeve tjera, përbën problemin e kahmotshëm në studime e teori, sipas kësaj, termi zhanër mund të ketë alternativa tjera, gjithmonë në përputhje me veprën si tërësi.
Këtij studimi i paraprijnë terme, origjinën apo shpjegimin e të cilave, Gashi e gjen duke vë në vijë paralele termin dhe gjetjen e tij nëpër vepra të caktuara.
Në studimin për utopinë, studiuesi e ka përcaktuar si term që lidhet historikisht dhe kuptimisht me zbulimin e Amerikës nga Kolombo, kurse në studime e shkrime nga Tomas Mori. Kështuqë, në këtë pjesë, Gashi merret me domethëninen e termit dhe i referohet historisë apo të kaluarës së popujve që kanë ëndërruar për dicka të paqenë, dicka që nuk ekziston , por që është ëndërruar të jetë ashtu si shumica e shkrimtarëve kanë shfrytëzuar këto motive në letërsi. Utopia që nënkupton vendin ideal të ëndërruar nga individi, perfeksionin, ka gjetur shtrirjen e saj në veprat letrare të periudhës së romantizmit.
Miti, religjioni, historia, janë tri koncepte të cilat gjejnë shtrirjen në vepra letrare, sidomos në periudhën romantike.
Studiuesi, në këtë pjesë i referohet mitologjisë greke, të inkuadruar në letërsinë e shekujve XIX dhe XX, pastaj miteve të transformuara në letërsinë shqipe, me termet miti pellazgjik, miti i Motit të Madh, miti mbi identitetin nacional në romantizëm, të transmetuar në veprat e Jeronim De Radës, Gavril Dara i Riu, Serembes, Naim Frashërit, Sami Frashërit.
Konceptin për Perëndinë-Zotin, Gashi e sheh si një përballje me pohimin dhe mohimin e tij, në vepra letrare. Këtë përballje , ai e sheh tek konstatimet e Hajdegerit “Zotat përfundojnë duke u larguar. Zbrazëtia që rezulton është mbushur nga eksplorimi historik dhe psikologjik i miteve”[4] “Vdekja e perëndisë është temë romantike” Oktavio Paz; kurse pohimin për Perëndinë-Zotin, shkrimtarët e periudhës romantike e shfaqin në vargjet e tyre poetike, për pohime të tilla, ato interpretohen nga studiuesi për shkrimtarët: Shatobrian Gjeniu i krishtërimit, Fridrih Helderlin me tri shkallët përcaktuese të botës fizike dhe shpirtërore: gjithësia, hyjnitë dhe njerëzit, me poezinë Parkave dhe vargjet …Një herë jetova/ Si perënditë dhe s’dua gjë tjetër. Në interpretimin kontekstual të vargjeve të Hëlderlinit, Gashi ndër të tjerash thekson:
Fati i tij, “përmbushja e misionit” që e kishte vënë përpara një autorefleksioni, vendoset së fundi në peshoren e Parkave- perëndeshave të fatit. Poeti këtë e sheh si kumt prehjeje, lutje, dëshirë, një ninullë zëëmbël “në qetësinë e botës së hijeve” [5]
Studimet e përmbledhura për periudhën e romantizmit në përgjithësi dhe disa karakteristika tjera që vëren studiuesi, përfundojnë me shkrimet Atdheu…Jashtë atdheut dhe Romani evropian i fundshekullit dhe zhvillimet në romanin shqiptar.
Në temën e parë, Gashi përvec se konceptualizon me terme të periudhës romanitke, njëkohësisht zgjon për diskutim dy cështje letërsi e diasporës dhe letërsi e ekzilit, ku sipas tij, nuk shihen si terme dalluese në veprat e romantizmit si në Itali dhe vende tjera evropiane. “E formuluar si e këtillë, “Letërsi shqipe e diasporës” kjo cështje nuk arrin të përmbushë dot shtytjen time për të shqyrtuar këto probleme dhe e kam të vështirë të mos kapërcej caqet dhe të mos flas për interferencat midis nocioneve sic janë: Diaspora dhe Ekzili në raport me idenë a mitin mbi Atdheun që i sjellë në një rreth të pandërprerë vicioz të dy nocionet e sipërpërmendura”. Kjo nënkupton shkrimtarët e lindur jashtë atdheut të cilët kanë krijuar me motive të mallit e largësisë, kurse ata të Ekzilit, shkrimtarët e lindur në Shqipëri që më vonë janë larguar nga vendi i tyre duke shkruar nga larg. Gjatë dhënies së argumenteve vërehen shprehje subjektive të studiuesit, në formën e kundërshtive dhe sugjerimeve apo këshillave.
Studimet për zhanret letrare, sidomos të zhanrit të gjerë të prozës përkatësisht romanit, ka shtyrë në krijimin e polimikave dhe konstatimeve të papërfunduara nga teoricienë e studiues të letërsisë. Në studimin për romanin e fundshekullit, karakterizohet shqyrtimi i romanit në tërësi si zhanër, romanit realist, modernist, dhe lidhjes së romanit shqiptar me atë evropian.
Ese dhe artikuj shkencorë
Shkrimet në formën e esesë, studiuesi ka zgjedhur t’i realizojë me shkrimtarë të letërsisë së huaj dhe asaj shqipe.
Tema e universalitetit në këtë vëllim i takon Villiam Shekspir, duke mbetur bashkëkohës në cdo kohë me veprat e tij.
Syzhe të huazuara, statusi legal i gruas, përfaqësojnë në një mënyrë idenë sheksperiane. Ndërsa, universaliteti në veprat e Shekspirit, sipas studiuesit, mbesin të tilla për shkak se ato ndërtojnë temat: ndarjet klasore, racizmi, cështjet e seksualitetit, jotoleranca, roli dhe statusi shoqëror i gruas, krimi, lufta, sëmundjet, vdekja- tema të pashmangëshme edhe në shoqërinë dhe në letërsinë bashkëkohore.
Identitetin me krijimtari letrare, ia kushton Ismail Kadaresë, duke treguar argumente e koncepte të veprave të tij. Gashi, në një mënyrë përcakton si të vetmin identitet të letërsisë shqipe, Kadarenë, në një hapësirë më të gjerë për faktin e përkthimit të veprave të tij në disa gjuhë të huaja, në këtë mënyrë arrihet shpërndarja e unitetit të kulturës shqipe.
Gjykimi për veprën e Kadaresë si për një vepër që rrokë hapësira të pamatshme tematike e ideore e njëkohësisht ekstemporale , do të mund të krahasohej në shumë elemente me ato të Homerit, Dantes, Gëtes, të cilat lidhin fijet e letërsisë e të kulturës së antikitetit me bashkëkohësinë, arketipeve, eoneve e substancave të tejkohshme me lëvizjet sociale, politike e kulturore të kohës së autorëve të tyre.[6]
Referencat e drejtpërdrejta në kohë e hapësirë; prozë e metaforës së madhe të absurdit ekzistencial, prozë të parabolës, alegorisë dhe alegorizmit, prozë e mitizimit, demitizimit dhe rimitizimit; teknikat e gjuhës ezopiane: përbëjnë korpusin letrar të Kadaresë, për të cilat studiuesi krahasimisht me shkrimtarë e vepra të letërsisë botërore, e vecon Kadarenë si të tillë, në veprat Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Pallati i ëndrrave, Shkaba, Prilli i thyer, Eskili ky humbës i madh, Pasardhësit, Dimri i vetmisë së madhe, në krahasim me epet e Homerit, Virgjilit, me Danten, dhe ky krahasim vetvetiu tregon vlerësimin e studiuesit për krijimtarinë e Kadaresë.
Shkrimi për Skënderbeun, e rishfaqë vetëdijen historike e letrare të paraqitur në shkrimet e autorëve shqiptarë e të huaj. Nuk mungojnë letrat e shkrimet e disa autorëve, të cilat studiuesi i ka përmbledhur në esenë e tij dhe të gjitha ato jane shkrime himnizuese e lavdēruese për Kastriotin.
Në lidhje me historinë dhe shkrimet e llojit historiografik, karakterizon shkrimet e autorëve Ndoc Nikaj, me shkrimet për kujtimet, reminshencat e fëmijërisë deri në moshën 80 vjecare, sipas Gashit përbëjnë tipin e shkrimit të përzier faksion e fiksion. Ndërsa në Kujtime të Mehdi Frashërit inkorpurohen shkrime politike, historike e dokumentare, të cilat përbëjnë korpusin e shkrimeve historiografike.
Përkushtimin traduktologjik në esetë e tij, ia kushton Hafiz Ali Korcës, për faktin se ai ishte përkthyes i veprave të letërsisë persiane. Epokë e saj, e artë, Rubairat a Katroret nga Khajami, Gjylistani apo Trëndafilishten e Saadiut, të cilat Gashi i konsideron pasqyrë të kulturës apo trashëgimisë persiane.
Pjesë e emërtimeve letërsi e të mallkuarëve, letërsi e vonuar, letërsi e ndaluar. në letërsinë ruse, është poetja dhe prozatorja Marina Cvetajeva, të paktën kështu e konsideron studiuesi, natyrisht me referencë letërsinë e saj. “Jeta e saj ishte e mbushur përplot tragjedi, zhgënjime, përcmime e dhembje”.
Veprat e saj me temën e vuajtjes, dëshpërimit, ikjes, cilësohen si tregues të jetës së shkrimtarës: Albumi i mbrëmjes, Fanari magjik, Poema e shkallinave, vargjeve të Cekisë…
Kritikë, shkrimtarë e bibliografi të veprave shqipe, janë pjesët në fund të librit, të gjitha të vecuara, sipas asaj që studiuesi ka zgjedhur të inkuadrojë shkrimet e tij në këtë vëllim.
Pasqyra e studimeve të Antonio Guxetës për letërsinë shqipe, është artikulli i pjesës së dytë të librit. “Sipas Mandalas, Guxeta shquhet për “shkrimet dialektologjike e filologjike arbëreshe, si një specialist në fonetikë e fonologji. Ai solli modelin funksionalist të shkollës strukturaliste në sistemin fonologjik të arbërishtes siciliane, ndërsa në kritikën letrare shqipe futi metodologjinë strukturaliste e semiologjike.Sa i përket imazhit për tjetrin në aspektin komperativ, Guxeta ka interpretuar veprën e Bajronit për udhëtimet e tij në Shqipëri, me intencën e ndërtimit karakteristik të tipareve të popullit nga syri i një të huaji.
Studimet e Gashit në pjesën e dytë i takojnë, përvec Guxetës, edhe shkrimtarëve, për të cilët nuk është shkruar shpesh: Elias Kaneti, Xhorxh Bernard Shou, Sazana Caprici dhe Mahmud Hysa.
Eseja kushtuar shkrimit feminist, i dedikohet Sazana Capricit, me veprën Shkrimi femëror. Eseja nuk lidhet me pozitën e femrës në shoqëri, pra me feminitetin në përgjithësi, por me pozitën e shkrimtares femër në raport me shkrimtarët meshkuj. ” Që në faqet e para autorja e ka shprehur intencën e saj për të gjetur për shumë përgjigje për shumë pyetje që lidhen me gruan dhe letërsinë, rrjedhimisht me letërsinë e grave në kohë dhe hapësirë”.
Studim për studimin, e studiuesit Mahmud Hysa për veprën e Ibrahim Kadriu. Polifonia e tekstit letrar, është studimi që merr për interpretim veprën e një shkrimtari prozator, dhe në këtë mënyrë ndërton teorema për disa koncepte si polifonia, intertekstualiteti, citatësia, postmodernja, psikologjiaepersonazheve etj.
Dy artikuj shkencorë, që lidhen me historinë dhe të kaluarën, tash jo në vepra letrare, por në kulturën shqiptare, studiuesi trajton dy cështje për këtë temë: trashëgimia albanologjike dhe kujtesa historike. Shpjegimi i nocioneve merr kahjen e shpjegimit të ndërtimit kulturor e letrar nëpër shekuj. Trashëgimia albanologjike janë dokumentet, faktet, shkrimi, tekstet, koleksionet, ndërsa kujtesa historike sipas studiuesit mund të jetë kujtesë e thjeshtë dhe mund të humbas.
Studimet, esetë, artikujt shkencorë të Gashit përfundojnë me përmbledhjen e veprave të letërsisë shqipe në dy libra: Libri shqip 1555-1912 me autor Ramazan Vozgën dhe i dyti Bibliografi e librit shqip (1913-1944), i autorëve Maksim Gjinaj, Margarita Mele dhe Myrvete Elmazi. Ky artikull përmban të dhënat gjatë përgatitjes së bibliografive apo Librit të librave shqip, emërtim nga Aurel Plassari, dhe rëndësisë për kulturën letrare shqiptare, si për lexuesit ashtu dhe për shkencën teorike të letërsisë.
Konkluzion
I gjithë vëllimi Peshorja e parkave e cila përmban pjesë studimesh të shkruara në formë eseje dhe artikujve shkencorë, përcjellë te lexuesi pikëpamjet teorike e kritike që autori i realizon përmes shkrimeve që ka zgjedhur të jenë pjesë e këtij libri.
Ndarja në tri pjesë e librit, realisht ndan edhe punën e studiuesit që e ka arritur ndër vite. Pjesa e parë fillon me identitetin, qoftë të kulturës apo letërsisë se një populli, pjesa e dytë me shkrimet për autorë kritik-studiues apo shkrimtarë veprash dhe pjesa e fundit me dy kapituj për bibiliografitë e veprave të letërsisë shqipe.
Në tri pjesët e librit, Gashi realizon idenë e tij pêr shqyrtimin e çështjeve deri në pikën ku lë hapësirë për diskutim. Trajtesat e tij shkojnë kah metoda komperative, ndërmjet kulturaave apo letërsive shqiptare dhe asaj botërore.
Nocionet, termat, konceptet, shkojnë pothuajse në mënyrën vetëidentifikuese, por nuk mungojnë edhe ato të identifikuara më parë nga studiues tjerë. Prandaj, stili i tij i shkrimit shkon në trajtimin e çështjeve kryesore duke kaluar në nën çështje tjera, që e preokupojnë studiuesin.
Të gjitha ato që Gashi ka arritur t’i finalizojë dhe të vendosë t’i përmbledhë në Peshorja e parkave janë në interesin e lexuesit apo studiuesit të letërsisë.
Punimi është paraqitur në lëndën Letërsi aktuale shqipe, në studimet master në Degën e Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë./KultPlus.com
[1]GASHI.Osman. Peshorja e parkave-Studime mbi letërsinë dhe kulturën. Kosova Pen Center, Prishtinë, 2019, faqe 11
[2]Peshorja e parkave. vep, e cituar, marrë nga poezi e Naim Frashërit, Dëshir’ e vërtetë e shqipëtarëvet, fq 14
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF përmes një letre iu është drejtuar Ministrit të Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në detyrë Hykmete Bajrami dhe kryetarëve të komunave të Kosovës, sigurimin e shërbimeve esenciale për fëmijët me aftësi të kufizuar gjatë kohës së pandemisë Covid-19.
KOMF shpreh shqetësim të thellë për gjendjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe prindërve ose kujdestarëve të tyre, e cila gjatë kohës së pandemisë është rënduar edhe më shumë dhe konsideron që mirëqenia dhe shërbimet shëndetësore, sociale dhe arsimore duhet të jenë prioritet gjatë kësaj kohe.
Bazuar në nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve ose kujdestarëve të tyre, KOMF kërkon nga institucionet qeveritare që të konsiderojnë kërkesat e mëposhtme lidhur me fëmijët me aftësi të kufizuara, në mënyrë që të sigurojmë mirëqenien e tyre gjatë përballjes me COVID-19.
KOMF kërkon:
Qasje në informacionet dhe udhëzimet e komunikuara rreth shëndetit publik për fëmijët me aftësi të kufizuara. Kjo nënkupton që mesazhet e transmetuara për shëndetin publik duhet të jenë gjithëpërfshirëse, duke mos diskriminuar apo stigmatizuar askënd. Gjithashtu, këto udhëzime duhet të jenë në përputhje me legjislacionin ekzistues në raste katastrofash natyrore ose në raste emergjente. Informacionet dhe udhëzimet duhet të kenë një gjuhë të qartë për t’u lexuar dhe kuptuar; Mënyrat për qasje në informacione mund të shtohen, ku përveç internetit në kohën e pandemisë mund të vihen në dispozicion edhe linjat telefonike, videot, broshurat informuese etj, si dhe interpretimi i përshtatshëm në gjuhën e shenjave. Në rastin e informimit të fëmijëve të verbër mbi epideminë, zgjidhjet alternative rreth mbrojtjes dhe kujdesit duhet të hulumtohen dhe formulohen nga vetë këta persona dhe nga organizatat që i përfaqësojnë ata.
Investim në ofrimin e shërbimeve dhe pajisjeve të nevojshme për fëmijët me aftësi të kufizuara. Është shumë e rëndësishme që gjatë kësaj kohe të eliminohet çdo pengesë financiare lidhur me qasjen në kujdesin shëndetësor për fëmijët me aftësi të kufizuara. KOMF kërkon nga institucionet përgjegjëse që të krijojnë një pako ekonomike për mbështetje të fëmijëve me aftësi të kufizuara, e cila mund të përmbajë pagesa të shumave për fëmijët me aftësi të kufizuara, ndihmë për shpenzimet specifike dhe zgjatjen automatike të çdo ndihme të marrë edhe nëse dokumentacionit të nevojshëm i ka skaduar afati. Shërbimet dhe pajisjet e domosdoshme në karantinë duhet të jenë plotësisht të qasshme për personat me aftësi të kufizuara. Shërbimet shëndetësore dhe ato sociale kanë vazhdimisht mungesë të financimit të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm. Investimi në këto shërbime është thelbësor dhe urgjent për të plotësuar shpenzimet e rritura për shkak të pandemisë, përfshirë sigurimin e ilaçeve, mjeteve mbrojtëse dhe mbështetjes për stafin që punon jashtë orarit.
Sigurim të produkteve esenciale, mbështetje profesionale gjatë ballafaqimit me pandeminë COVID-19 për fëmijët me aftësi të kufizuara. Asnjë fëmijë me aftësi të kufizuara nuk duhet të mbetet pa ushqim, mbështetje dhe shërbime profesionale të domosdoshme. Institucionet duhet të vendosin mekanizma për të autorizuar personat me aftësi të kufizuara të jenë në gjendje të dalin gjatë karantinimit të detyrueshëm, për periudha të shkurtra dhe në mënyrë të sigurt, kur përballen me vështirësi gjatë mbylljes dhe qëndrimit në shtëpi. Sigurimi i qasjes në internet (duke i liruar nga pagesa) dhe sigurimi i pajisjeve elektronike për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara duhet të bëhet, në mënyrë që fëmijët me aftësi të kufizuara të mund të marrin shërbime profesionale dhe mbështetje online nga profesionistët që punojnë me fëmijët me aftësi të kufizuara. Një shembull i mirë i cili mund të replikohet është Komuna e Prishtinës e cila ka zhvilluar aksionin për sigurimin e pajisjeve elektronike për fëmijët në nevojë në Komunën e Prishtinës.
Mbështetje profesionale për prindërit/kujdestarët si dhe familjet strehuese: Kriza dhe masat e izolimit mund të përkeqësojnë shëndetin mendor dhe gjenerojnë frikë dhe ankth, prandaj mbështetja profesionale për kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara, është e rëndësishme dhe e domosdoshme.
Organizimi i vizitave në terren, nga përfaqësuesit e institucioneve të mandatuara për të siguruar mbrojtje, për personat e identifikuar me aftësi të kufizuara që keqtrajtohen në shtëpi ose brenda komunitetit, dhe të sigurohet mbështetje adekuate për ta në mënyrë që të respektohen të drejtat e tyre njerëzore.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se këtë vit nuk do të lejohet organizimi i dasmave, fejesave, ditëlindjeve e ceremonive mortore, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo pasi, sipas tij, ky nuk do të jetë një vit normal.
“Ky nuk do ë jetë një vit normal dhe sa më shpejtë që e kuptojmë aq më lehtë do ta kemi edhe ta përballojmë edhe ta kalojmë më shpejt. Këtë vit ndoshta nuk do të ketë festime ditëlindjesh me miq, fejesa, ahege, martesa me dubime e nuk do të kemi as ceremoni mortore me tubile. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të festojmë ditëlindjet, se nuk do të fejohemi apo martohemi, por pa të ftuar dhe pa grumbullime”, tha Vitia para gazetarëve, gjatë prezantimit të fazave për kthim në normalitet.
Ministri në detyrë tha se ky vit do të jetë vit i distancës 2 metra, i maskave, i dorëzave dhe i higjienës personale, “sa më shpejt ta kuptojmë këtë aq më të përgatitur do të jemi”./Gazeta Sinjali/ KultPlus.com
Izolimi që solli koronavirusi në Europë pati plot pasoja për njerëzit vetë dhe ekonominë, por përveçse frenoi përhapjen e virusit, ai solli dhe një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit në kontinentin e vjetër.
Një studim i fundit tregon se përmirësimi i cilësisë së ajrit gjatë muajit të kaluar të bllokimit të koronavirusit ka çuar në 11,000 më pak vdekje nga ndotja në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjetkë në Evropë, zbulon një studim. Rënia e mprehtë e trafikut rrugor dhe emetimet industriale kanë rezultuar gjithashtu në 1.3 milion më pak ditë mungesë pune, 6.000 më pak fëmijë që zhvillojnë astmë, 1.900 shmangur vizitat në dhomë urgjence dhe 600 më pak lindje të parakohshme, sipas Qendrës për Kërkime të Energjisë dhe Ajrit të Pastër.
Ndërsa pandemia vazhdon të marrë një numër të tmerrshëm – më shumë se 220,000 vdekje në të gjithë botën që nga fillimi i vitit – autorët e raportit thonë se përgjigja ka ofruar një pamje të mjedisit më të pastër, më të shëndetshëm që është e mundur nëse bota zhvendoset nga ndotja industritë e karburanteve fosile.Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, nivelet e dioksidit të azotit kanë rënë me 40% ndërsa materia e vogël e grimcave – e njohur si PM2.5 – është në rënie 10%, që do të thotë se njerëzit pa Covid-19 mund të marrin frymë më lehtë.
Këto dy forma të ndotjes, të cilat dobësojnë sistemin e zemrës dhe frymëmarrjes, janë zakonisht përgjegjës për rreth 470,000 vdekje në Evropë çdo vit. Studimi i ri vlerëson se si ka gjasa të ketë rënë kjo duke përdorur modele statistikore që ndërthurin të dhëna për cilësinë e ajrit, kushtet e motit, emetimet, popullsinë dhe përhapjen e sëmundjeve. Ata gjetën numrin më të lartë të vdekjeve të shmangura nga ndotja në Gjermani (2.083), e ndjekur nga Britania e Madhe (1,752), Italia (1,490), Franca (1,230) dhe Spanja (1,083).
Nga sëmundja, pothuajse 40% e uljeve të vdekshmërisë kishin të bënin me dështimin e zemrës, 17% nga sëmundjet e mushkërive siç janë bronkiti dhe emfizema, dhe 13% secila nga goditje dhe kancer. Të tjerët ishin infeksione dhe diabeti. Llogaritja e përgjithshme e 11,000 vdekjeve të shmangura është vlerësimi më i mundshëm nga një seri analizash kompjuterike me rezultate që shkojnë deri në 20,000 dhe sa më e ulët se 7,000. /KultPlus.com
Republika e Kosovës do të bëhet me Qendër Nacionale të Xhudos, shkruan KultPlus.
Sot është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për këtë çështje nga Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka dhe Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Kosova po bëhet me Qendrën Nacionale të Xhudos. Këtë do ta mundësojë memorandumi i bashkëpunimit që kanë nënshkruar sot Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka.
Qëllimi i memorandumit është bashkëfinancimin në realizimin e projektit “Ndërtimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë”, i cili do të realizohet gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm, me një shumë të përgjithshme prej 460 mijë euro, nga të cilat MKRS-ja ndan mbi 300 mijë euro, ndërsa FXHK-ja do të ndajë 160 mijë euro për këtë projekt.
Me këtë rast, ministrja në takimin që ka realizuar me kryetarin Kuka dhe përzgjedhësin e Kosovës në xhudo, Driton Kuka, u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht e lumtur që po mundësohet ardhja në jetë e një projekti kaq të rëndësishëm për xhudistët e Kosovës.
“Me nënshkrimin e këtij memorandumi, ne sot kemi nisur konkretisht realizimin e një projekti të madh dhe me rëndësi jo vetëm për xhudistët dhe sportin por edhe për vendin tonë në përgjithësi, sepse përpos rolit praktik që do ta ketë Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë, ajo do të jetë edhe një imazh në arenën ndërkombëtare për Kosovën sepse sporti i xhudos ka ndikuar shumë në afirmimin e vendit tonë. Kjo qendër do të jetë edhe një vatër për sportistët që do të vijnë në të ardhmen dhe do të jetë edhe një destinacion për vizitorët e huaj që janë të interesuar për suksesin dhe historikun e xhudos në vendin tonë”, tha mes tjerash ministrja Dumoshi.
Ndërkaq, nga ana e tij, kryetari Agron Kuka falënderoi ministren Dumoshi për përkrahjen dhe bashkëpjesëmarrjen e MKRS-së në këtë projekt jetik për xhudon në Kosovë. Ai u shpreh se me ndërtimin e këtij objekti, sportistët do të jenë edhe më të inkurajuar për suksese e rezultate të mëtejme ashtu që t’i sjellin medalje të reja Kosovës në xhudo, por edhe që do të fokusohen në nxjerrjen e talenteve të reja në xhudo”.
Aplikacioni TikTok është duke ‘lulëzuar’ gjatë pandemisë globale me Covid-19.
Sot analisti i platformës ‘Sensor Tower’ ka treguar se kjo platformë e mediave sociale, është shkarkuar më shumë se 2 miliardë herë. Është shkarkuar 315 milionë herë këtë çerek në ‘’App Store’’ dhe ‘’Google Play’’.
Sidoqoftë, këto statistika të shkarkimeve të aplikacionit, nuk përfshijnë edhe dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta që janë të njohura në Kinë.
‘Sensor Tower’ ka treguar se shkarkimet më të mëdha janë bërë në Indi, Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton The Verge, transmeton KultPlus.
Kjo kompani ka kërkuar një konfirmim apo koment për këto statistika mirëpo ende nuk kanë marrë përgjigje. / KultPlus.com
Turqia është një komb me të cilin na ka lidhur rrjedha e historisë, mes betejash, sundimesh e deri tek rekrutimi i shqiptarëve për t’i vënë në postet më të larta drejtuese të shtetit të tyre, ministra, kryeministra, vezirë, gjeneralë etj.
Sado i prishur të jetë drejtpeshimi historik, përplasja e rrymave kulturore e të dy vendeve nuk ka sesi të mos ketë lënë gjurmët e veta.
Ne përdorim shumë fjalë turke në gjuhën tonë të përditshme, kemi respekt të ndërsjellë për besimet, përdorim frazeologjinë dhe ushqehemi me kuzhinën e tyre tradicionale.
Rrëzohet i pasuri – ka qënë aksident, rrëzohet fukarai, ka qenë i dehur.
Sikur të nxirrej në ankand intelekti, secili, do të blinte të vetin.
Shtëpia e gënjeshtarit digjej, por askush s’i besonte.
Të dëgjosh një gënjeshtër është më vështirë se ta thuash.
Thuaj një gënjeshtër të shtunën e do të turpërohesh të dielën.
Një herë në dyzetë vjet bëj atë që të thotë gruaja.
Për dashurinë e një trëndafili, kopshtari bëhet skllav i mijëra gjembave.
Po kërkove grua pa të meta, mbete beqar.
Po qe se fëmija është i çmuar, edukimi i tij ësht më i çmuar.
Po t’i dëgjonte Zoti lutjet e qenve, nga qielli do të kishte rënë shiu i eshtrave.
Mjeku i paditur na e merr jetën, hoxha i paditur na lë pa fe.
Në i thua mikut fshehtësi, dije se edhe ai ka miqtë e tij.
Nëse dëshiron të jetosh një jetë të qetë; dëgjo, shiko dhe mos fil shumë.
Nëse je kudhër – bëu i durueshëm; nëse je çekiç, bëhu i fortë.
Njeriu i gëzuar është si dielli: aty ku depërton, shndrit.
Ai që fle me gjarpërin nuk bën të ankohet se e ka kafshuar.
Ajo që s’bëhet në ditën e vet nuk bëhet as për një vit.
Babai i dhuroi fëmijës një vresht të tërë, kurse ai s’i dhuroi atij as një kalavesh rrush.
Duhet sakrifikuar mjekra për të ruajtur kokën.
Edhe po dije një mijë gjëra, pyet atë që di qoftë edhe një gjë të vetme.
Kadiu është i shurdhër, myftiu është i verbër; per veten kujdesu vetë.
Mallkimi sillet e sillet e bie tek mallkuesi.
Mos merr borxh te pasaniku, as mos u bëj dorëzanë për të varfrin.
Në i thua mikut fshehtësi, dije se edhe ai ka miqtë e tij.
Nëse armiku është një milingonë, ti konsideroje si elefant.
Qengjin e ndarë nga tufa e ha ujku.
Ruaju nga ata që ju ke bërë mirë.
Veza e fqinjit ka dy të kuq.
Armiku që falet nuk zihet mik.
Fqinjin tënd duaje, por gardhin mos e hiq.
Kush pi verë me para borxh, dehet dy herë.
Kush s’i rreh fëmijët, rreh veten e tij.
Le të na ruajë Allahu nga mungesa e ushqimeve dhe tepria e fjalëve.
Mësimi dhe leximi janë urdhra të Perëndisë, mirëpo Perëndia ato nuk ua ka dhuruar të gjithëve.
Faji, dhe gëzof të ishte, askush s’do ta vinte.
Gëzimi është si kristali, mund të thyhet në kulmin e tij.
Kur dy zemra bëhen një, s’mund t’i ndajë as mbreti.
Kur mbjell “nëse” dhe “kur” do të mbijë “kurrë”.
Kur të derdhet supa, s’ka vlerë të madhe garuzhda.
Ambicja është një sëmundje që nuk do veç tetë këmbë dhe.
Bëhu mjeshtër i atij që nuk të do dhe skllav i atij që të do.
Dijetari nuk thotë çka din, i marri nuk din çka thotë.
Ai që ka lindur për t’u varur nuk do të mbytet në lumë.
Ajo që nuk rrjedh nga zemra nuk hyn dot në zemër.
Ai që flet me ty për të metat e të tjerëve, me ata do të flasë për të metat e tua.
Gruaja pa vithe është si shtrati pa jastëk.
Jeta është një shkollë e papërfunduar, njeriu orë e çast mëson gjëra të reja.
Kur lulja ul gjethet, nuk kërkon falje por ndihmë.
Kur më gënjen një herë, fajin e ke ti, kur më gënjen përsëri, kam faj unë.
Mos i besoni burrit që qan, kalit që djersin dhe gruas që betohet.
Para martesës femra është pikëpyetje, pas saj, pikëçuditëse.
Më e vështirë është të mbash një fjalë, se një fjalim. /shkollaesuksesit/ KultPlus.com
Unë e gjyshi ndanim çdo gjë së bashku. Nga dashuria e madhe gjyshi e pati ndërtuar një shtëpi të vogël për ne të dy. Ajo shtëpi e ka pasur veç një dhomë. Në atë dhome kemi pasur një shtrat të cilën e kemi ndarë së bashku. Një tavolinë druri dhe dy karrige që gjyshi i pati rregulluar nga një lis që e pati prerë. Një radio e kemi pasur dhe me atë i dëgjonim lajmet. Jetonim në një fshat larg qytetit të madh. Në qytet kemi shkuar veç të martave sepse atë ditë ka qenë pazar. I shisnim pemët të cilat i kemi pasur në oborrin e shtëpisë. Rrugën për në qytet zakonisht e kalonim duke ecur. Gjyshi tërë rrugës më tregonte histori edhe ajo rruga e gjatë kthehej në një rrugë të shkurtër. Ai pos historive gjithmonë më thoshte. “Kurrë mos bëj keq. Biri im mos ia prek shpirtin askujt, sepse plagët e tilla nuk shërohen kurrë. Ruaje fytyrën e nderin tënd. Çfarëdo pune ta punosh bëje në mënyrë të ndershme. Mos u turpëro asnjëherë nëse je vetja.” Gjyshi im ishte një njeri i urtë dhe i dashur me të gjithë. Ai falej në xhamin e fshatit dhe jepte lëmoshë gjithnjë ani pse ne nuk i kishim të gjitha, gjithmonë thoshte se ka plot njerëz që kanë nevojë për sado pak ndihmë. Prindërit e mi kishin vdekur në një aksident trafiku derisa po ktheheshin nga dasma e një mikut të babait. Unë nuk e mbaj mend fare aksidentit madje gjyshi thotë se ishte mrekulli sesi kisha shpëtuar. Që nga ai moment gjyshi ishte kujdesur për mua. Ai për mua ishte një prind, një mik i zemrës. Ishte personi i vetëm që ma fali dashurinë e pastër. Nga ai mësova si të jem një njeri i mirë. Kur vdiq ai çdo gjë ndryshoi. Njëra karrige mbeti e zbrazur, lajmet më nuk i dëgjonte askush e mbi të gjitha askush nuk më përqafonte kur flija. Kur vdiq ai unë u shpërngula në qytet. E fillova jetën përsëri nga fillimi por gjithmonë me një mungesë. Gjyshi ishte dhe do jetë gjithmonë shtëpia ime. / KultPlus.com
Sot më 30 prill bëhen 9 vite nga vdekja e Ernesto Sábatos, andaj po botojmë një shkrim për shkrimtarin dhe eseistin argjentinas me prejardhje arbëreshe.
Familja e tij kishin njëmbëdhjetë fëmijë, të gjithë djem. Ernesto ishte fëmija i dhjetë i familjes Sabato. Ditën që lindi, vëllau më i madh vdiq dhe e ëma e pagëzoi Ernesto sipas vëllait të tij. Ai kreu shkollën e mesme më 1928 dhe u regjistrua në Universidad de La Plata, ku studioi fizikë dhe matematikë. Sabato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia.
Nga Luan Rama
Ernesto Sabato, shkrimtari i shquar argjentinas dhe ndër më të mëdhenjtë e kontinentit latino-amerikan ka shumë vite që ka vdekur. Një shkrimtar që jetoi gjatë, shumë gjatë dhe që pothuaj një dhjetëvjeçar ai u shkëput nga letërsia, pasi nuk shikonte mirë nga sytë, çka e pengonte të shkruante. Atëherë ai iu kthye pikturës, të cilën e pëlqente që në rininë e tij.
Në moshë të thyer, ai pikturonte atje në kopshtin e tij, mes cicërimave të zogjve dhe muzikës klasike, shpesh Brahms, të cilin e pëlqente në veçanti. Shkrimtarin e takova pikërisht kur do të shkonte në Shqipëri, për të marrë “Çmimin Kadare”, por nuk ishte çmimi ai që e grishte të shkonte në Shqipëri. Ajo që e shtynte ishte se para vdekjes, të mund të shikonte vendin e të parëve të tij, vendin nga ku ishin nisur pararendësit pas pushtimit të Shqipërisë nga perandoria osmane. Familja e tij kishte jetuar disa shekuj në Kalabri gjersa më në fund, familja kishte emigruar në Argjentinë, si shumë familje të tjera të shqiptarëve të Italisë së Jugut.
Unë u takova me Sabaton dy herë radhazi në “Hotelin Madison”, në Saint-Germain-des-Près, një ndërtesë tipike parisiene dhe e stilit të vjetër, ku ai vinte gjithnjë. Ashtu me syze të zeza për të mbrojtur dhe atë shikim të dobët që i kishte mbetur, edhe pse 85-vjeçar, ai ishte si një burrë në moshë mesatare, jo vetëm se ishte thjesht me një këmishë, por sepse nuk ishte i shëndoshë, pra kishte një trup atleti.
Nga Ernesto Sabato kisha lexuar kohë më parë një tregim të botuar në shqip si dhe librin e fundit të tij “Engjëlli i errësirave”, një roman tronditës, që më 1977 ishte shpallur në Francë si libri më i mirë i huaj i atij viti.
Atë paradite me diell, në hollin e poshtëm të atij hoteli simpatik në frymën e viteve 30’ të shekullit XX, në fillim zbriti impresario e tij, një grua rreth të pesëdhjetave, me një fytyrë të ëmbël. Një ditë më parë, ata kishin pasur një konferencë shtypi dhe tani ajo po interesohej për organizimin e takimeve të tjera me gazetarë, botues, intelektualë parisianë dhe miq të vjetër të Sabatos, i cili Francën e kishte si një atdhe të dytë.
Pas pak zbriti një burrë me shtat mesatar, jo i shëndoshë dhe me një palë syze të errëta, që kishte një buzëqeshje të gëzuar në fytyrë. Pikasa që mikesha e tij e shihte me një lloj adhurimi, madje dhe më shumë se kaq, çka më vonë mora vesh se pas vdekjes së gruas së tij, impresario bashkëjetonte me të, edhe pse kishin një diferencë prej afro 35 vjetësh.
Ai më shtrëngoi fort në krahë, me një dashuri që nuk kishte të bënte thjesht me mua, por me shqiptarët në përgjithësi. Ishte një takim që ai e kishte dëshiruar vite me radhë, por që nuk mund ta realizonte, siç më tha, gjatë kohës së diktaturës shqiptare.
Ishte i gëzuar gjithashtu edhe sepse shqiptarët kishin preferuar letërsinë e tij, edhe pse ai ishte mjaft modest dhe shpesh nihilist për romanet dhe shkrimet e tij. “Jam shumë i gëzuar që po shkoj në Shqipëri. Andej rrjedh gjaku i të parëve të mi, që nga koha e Skënderbeut!” Ndjeva në zërin e tij një lloj krenarie dhe gëzimi të pazakontë.
Ernesto Sabato ishte nga shkrimtarët më të mëdhenj latino-amerikanë krahas Borgesit, Gabriel Markez, Asturias dhe Kortazar. Njëkohësisht ai ishte një eseist i njohur që kishte shkruar shumë ese mbi artin, filozofinë dhe procesin krijues. Tri ishin romanet e vetme të tij, që e kishin bërë të njohur në të gjithë botën: “Tuneli”, “Alejandra” dhe “Engjëlli i errësirave”. Libri i fundit, ashtu si dhe në tërësi letërsia e tij, ishin të lidhura me çaste të rëndësishme të jetës së tij.
Ai kishte lindur më 24 qershor të vitit 1911, në Rojas, jo larg Buenos Aires, ku u vendos fillimisht familja e tij.
I ati ishte një italian, që instaloi një mulli në Rojas. Quhej Don Francisco Sabato. Në Argjentinë në atë kohë emigronin shumë arbëreshë, madje dokumentet e hershme flasin edhe për vitet 1860 kur ata vendoseshin në krahinën e Lujas.
Studimet e mesme Sabato i kreu në një kolegj të La Platas, larg familjes, ndërsa ato universitare në Buenos Aires. Në vitin 1938, si doktor i shkencave fizike e matematike të Universitetit të La Platas, ai mori një bursë nga Shoqata për Progresin dhe Shkencën, e drejtuar nga prof. Houssay, “Çmimi Nobel”, për të mundur që të studiojë rreth radioaktivitetit në Francë.
Kështu ai u nis të punonte pranë laboratorëve të Marie dhe Joliot Curie, në Paris. Më 1945 botoi romanin e tij të parë “El Tunel” (Tuneli) dhe u vlerësua me çmimin e parë për letërsinë në Buenos Aires. Më 1948, shkrimtari ekzistencialist francez Albert Camus, u mor me botimin e këtij romani në gjuhën frënge, botim i shtëpisë botuese “Gallimard”, çka e bëri atë menjëherë të njohur në të gjithë botën letrare.
Pas një sërë shkrimesh e librash kritikë dhe ese, ai botoi romanin e tij të dytë “Alejandra” apo në titullin origjinal “Sobre Heroes y tombas”, i cili u vlerësua me disa çmime ndërkombëtare.
Më 1974 botoi librin e tij të tretë të rëndësishëm “Abaddon el Exterminador” apo “Engjëlli i errësirave”, duke u vlerësuar me Çmimin e Madh të Nderit të shoqërisë së shkrimtarëve argjentinas, si dhe me çmime të tjera ndërkombëtare.
Sabato njihet si një autor i nderuar nga shumë çmime ndërkombëtare midis të cilave “Çmimi Servantes”, në Spanjë, “Çmimi Gabriela Mistral” në Uashington, “Çmimi Jerusalem” në Izrael etj. Ai është njëkohësisht dhe “Doctor Honoris Causa” i shumë universiteteve të botës dhe do të ishte nder për universitetin shqiptar që ai të kishte të njëjtin titull edhe në Shqipëri.
Ato ditë, në hollin e hotelit, unë e pyeta për jetën e tij, letërsinë, artin dhe angazhimin e tij politik. Dhe ja biseda jonë:
– Para se t’ju takoja, në një nga librat e botuar pashë një fotografi të nënës suaj, të cilën ju e krahasoni me perëndinë. Ju jeni në prehrin e saj, rrethuar edhe nga vëllezërit e tjerë. Fytyra e saj kishte diçka të ngjashme me gratë e Jugut të Shqipërisë të fillimit të këtij shekulli; ishte një fytyrë stoike.
– Nëna ime ka jetuar gjithnjë me nostalgjinë e të parëve të saj. Gjithmonë ajo fliste shqip me të vëllain e saj. Madje edhe sot më kujtohen disa fjalë shqip që kanë të bëjnë me bukën, shtëpinë… Ajo rridhte nga një familje e vjetër e vendosur në Kalabri, në “Magna Grecia” siç quhej atëherë, fill pas vdekjes së Skënderbeut, në fshatin San Martino.
Historia e Skënderbeut, e këtij princi mesjetar shqiptar më ka tërhequr gjithnjë: jeta e tij në oborrin e sulltanit në Stamboll, ikja me një grup kalorësish për të çliruar Shqipërinë, lufta e tij legjendare 25-vjeçare në mbrojtje të atdheut të vet, por edhe të Evropës… Jo më kot venedikasit e kanë cilësuar “princ të Krishterimit”. Pra, nga mijëra familje shqiptare që shkuan në Kalabri, nën mbrojtjen e mbretit të Napolit, mik dhe aleat i Skënderbeut, ishte edhe familja e nënës sime, e cila u vendos fillimisht në Santa Martino de Finita (përpara quhej Santo Martino de Finito).
Mbaj mend që gjyshja e nënës sime quhej Maria Gjuzepina e San Marcos (fshati ku jetonin në atë kohë), një grua e hekurt dhe me karakter të fortë, por edhe një grua e mrekullueshme.
Kur nëna ime u martua, ajo i kishte dhënë një unazë të vjetër të familjes me inicialet M. S. pra San Marco. Këtë unazë, para se të vdiste, nëna ime ia dha gruas sime, Matildës, ndërsa më pas ajo ia dha mbesës sime që quhet Marina Sabato. Kështu kjo unazë e vjetër shqiptare shtegton nga brezi në brez.
– A e keni vizituar ndonjëherë atë vend?
– Po, kam pasur shumë dëshirë të njihja vendbanimin e hershëm të të parëve të mi dhe prandaj dhe e kam vizituar. Tashmë dua të kthehem edhe një herë, ndoshta për herë të fundit. Dua të shkoj në kujtim të nënës sime që e thërrisja “mama”, dhe ta shoh patjetër atë fshat. Historia e gjyshes sime është interesante. Një shqiptar ra në dashuri me të, por ajo nuk donte të martohej. Më së fundi, ajo u martua me një shqiptar tjetër të quajtur Ferrari. (Ju e dini që në ato kohëra shumë shqiptarë morën mbiemra italianë, por në fakt mbiemri i tij i vërtetë ishte Papi). Në fakt, nëna e saj nuk donte që ajo të martohej me të, pasi vëllai i tij ishte një prift, një qejfli femrash, por mjaft elokuent e inteligjent. E shkreta mama, kur shkonte në kishë, ajo qante nga fjalët e priftit elokuent dhe kur vinte në shtëpi e urrente atë.
Në të vërtetë, prifti dhe vëllai i tij, rridhnin nga një familje shumë e pasur shqiptare, me titull “markez”, por më pas, ata e kishin humbur gjithë pasurinë e tyre. Vitet kaluan dhe gjyshi im vdiq shpejt, në moshën 40-vjeçare. Kështu shtëpia ra në krahët e nënës sime, atëherë 15-vjeçare. Pikërisht në këtë kohë, ata u detyruan të emigrojnë nga Kalabria në Argjentinë, si dhe shumë italianë e shqiptarë të tjerë, apo dhe emigrantë nga e gjithë bota: 80-90% e popullsisë së Argjentinës janë emigrantë.
– Dhe tani që po shkoni në Shqipëri, çfarë ndjeni?
– Emocione të forta. Mama për mua ishte një hyjni. Kjo ftesë që m’u bë ishte shumë prekëse për mua.
– Ju do të merrni në Shqipëri çmimin letrar “Kadare”. A keni lexuar diçka nga vepra e Kadaresë që konsiderohet shkrimtari më i madh shqiptar i ditëve tona.
– Fatkeqësisht unë nuk e kam lexuar veprën e Kadaresë dhe kjo për arsye se 16 vjet më parë, unë kam kaluar një sëmundje që ma shkatërroi shikimin duke u kthyer në një njeri gjysmë i verbër.
Unë nuk mund të lexoj. Kështu i jam kthyer pasionit tim të dikurshëm, pikturës, ku në tablo të mëdha mund të hedh vizionet e mia. Unë e takova Kadarenë para jush: m’u duk sa një tip timid e njëkohësisht një personazh i fortë, me një personalitet të fuqishëm. Kam dëgjuar shumë për egon e veprave të tij.
– Kam parasysh jetën tuaj të vështirë dhe në veçanti nëçastet e diktaturës ushtarake në Argjentinë. Përse ju nuk ikët nga Argjentina në atë kohë të errët dhe të kërkonit strehim politik, p.sh. në Francë apo gjetkë?
– Detyra ime ishte të qëndroja, edhe pse e dija se rrezikoja. Nuk di se si kam mbetur gjallë. Me sa duket ata e kuptuan se nuk mund të më zhduknin, se kjo do të kishte një jehonë ndërkombëtare. Megjithatë, ata shumë herë më kanë kërcënuar me vdekje. Madje, më kanë kërcënuar edhe me vdekjen e nipit tim. Më kujtohet një ditë, kur një nga djemtë e mi më tha: “Të mos harrojmë baba, se ka 30 milionë njerëz që nuk mund të ikin nga ky vend për shkak të diktaturës…”.
Unë personalisht nuk mund të gjykoj për ata që ikën në atë kohë. Shumë prej tyre, po të mos largoheshin dhe po të kapeshin, do të torturoheshin dhe vriteshin. Ato kohë në ikëm nga Buenos-Aires dhe u vendosëm në fshat. Gjatë një kohe jetuam në një bodrum pasi kishim frikën e bombardimeve. Unë gjithnjë kam qenë kundër diktaturave, të djathta apo të majta. Të gjitha diktaturat janë të këqija. Nuk ka diktaturë të mirë apo të keqe. Diktatura është diktaturë, siç ka qenë dhe te ju.
– Në rininë tuaj ju keni marrë pjesë në lëvizjen komuniste për disa vite me radhë dhe pastaj jeni larguar. Përse ka ndodhur kjo?
– Fillimisht isha një anarkist bashkë me disa miq dhe shokë të mi të shkollës. Merrnim pjesë gjithnjë në manifestimet që organizoheshin kundër qeverisë apo kundër fashizmit. Pastaj hyra në lëvizjen komuniste ku qëndrova pesë vjet me radhë. Isha një idealist i idealeve komuniste. Lëvizja komuniste e Buenos Airesit më dërgoi në një kongres botëror që zhvillohej në Bruksel dhe që kryesohej nga Henri Barbys.
Ishte koha kur në Moskë kishin filluar proceset kundër kundërshtarëve politikë të Stalinit. Ishte ky shkaku që unë nuk shkova në shkollat leniniste të Moskës, por u ktheva në Paris, ku ndenja për një kohë në një gjendje të mjerueshme. Ditë të tëra i kam kaluar pa bukë. Një mik, një trockist, më bëri një vend në dhomën e tij dhe shpesh për të fjetur ne mbuloheshim me gazetat e P. K. franceze Humanité. Pastaj u ktheva në Argjentinë dhe fillova studimet shkencore.
– Siç e dini, pas rënies së diktaturave në Europën e Lindjes, edhe në Shqipëri është vendosur një sistem demokratik, padyshim mjaft i brishtë për momentin dhe me shumë probleme që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, pluralizmin politik dhe institucionet demokratike. Pra, cila është vlera e demokracisë, sipas jush?
– Kryesore në demokraci është liria e personit. Dihet që demokracia ka tri pushtete: së pari, Shteti Ligjor, me një “L” të madhe. Nuk mund të ndërtosh një demokraci pa ligje demokratike.
E dyta është Drejtësia, pra ajo që bën të zbatohen ligjet dhe e treta është Ekzekutivi, me një fjalë zbatimi i ligjeve, drejtimi i shtetit. Fatkeqësisht, shpesh ndodh që ekzekutivi të jetë në rend të parë. Sigurisht për demokracitë e reja duhet të aplikohen standardet ndërkombëtare të demokracisë, megjithëse është e vështirë një demokraci e kulluar.
Ajo nuk ekziston, është thjesht një ideal. Unë nuk i njoh problemet e brendshme që ka Shqipëria. Unë jam një shkrimtar dhe jo politikan. E rëndësishme është që Shqipëria nuk është më një diktaturë. Unë kurrë nuk kam qenë me të djathtën. Shpresa e një populli për mua është social-demokracia, pra demokracia-sociale, ja pse dhe unë jam gjithnjë një partizan për drejtësinë sociale dhe kundër pabarazisë e shfrytëzimit të egër kapitalist.
– Një personazh i librave tuaj, por edhe një personazh për të cilin janë shkruar disa libra kohët e fundit është militanti Ce Guevara. A e keni njohur personalisht?
– Jo, atë nuk e kam takuar kurrë. Ishte një personazh mitik. Me të kam pasur vetëm korrespondencë. Ishte një lloj “Don Kishoti”, i cili e la burokracinë politike kubane dhe iku për çlirimin e popujve. (Ndoshta kurrë nuk do të marrim vesh përse ai iku ashtu në mënyrë enigmatike. Sigurisht diçka ka ndodhur…). Vrasja e tij është diçka e trishtë. Kam shkruar për këtë. Ai ishte një hero dhe njerëzimi ka nevojë për heronj të tillë.
– Ju jeni një utopist?
– Sigurisht… unë jam një utopist. Në fakt, në brendësinë time jam një anarkist. Por kam një pozicion të pavarur. Jam një specie e vështirë, e komplikuar, të themi idealist. Për njerëzit praktikë, kjo që them ndoshta nuk shkon. Mund t’u duket si një ide e çmendur.
– Fundin e romanit tuaj “Engjëlli i errësirave” që konsiderohet si kryevepra juaj, ju e mbaroni me një epitaf ku shkruani për vetveten: “E. Sabato deshi të varrosej në këtë tokë me një fjalë të vetme mbi varrin e tij: “Paqe!”… Përse ky epitaf?
– Unë i kam shkatërruar e djegur pothuaj tre të katërtat e librave që kam shkruar. Si të thuash kam qenë një piromaniak dhe depresiv. Mendoj se një shkrimtar edhe me një libër mund të hyjë në histori. Dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme. Unë e kam njohur nga afër presidentin e Akademisë Suedeze të Çmimit Nobel. Disa herë kam qenë kandidat i këtij çmimi. Në fakt, ky çmim nuk më intereson. Pse? Pasi ka shkrimtarë të mëdhenj si Camus apo Thomas Man që janë nderuar me të, por ka edhe autorë mediokër. Një ditë i thashë atij se po ta merrja, paratë e atij çmimi do t’ua jepja shoqatave që të ndihmojnë të vobektit.
– Por në fund të epitafit ju kini shkruar “Paqe”. Përse?
– Sepse jeta ime ka qenë shumë e komplikuar dhe e vështirë. Ndoshta ngaqë dhe fëmijëria ime ka qenë shumë e trazuar. Them “paqe”, për të thënë: mjaft më me këtë gjendje. Paqe besoj se do të jetë vdekja./KultPlus.com
Beyonce dhe Megan Thee Stallion kanë sjellë një bashkëpunim të befasishëm.
Gjatë një takimi në një festë, natën e Vitit të Ri, janë parë së bashku Beyonce dhe Megan Thee Stallion. Fansat e Beyonce dhe Megan Thee Stallion mendojnë se nga aty ka ardhur ideja për bashkëpunim, në këtë këngë.
Në një postim në Instagram, Megan ka thënë se të gjitha fitimet nga kjo këngë do të dhurohen për bamirësi përmes organizatës ‘’Bread Of Life’’, raporton BuzzFeedNews. / KultPlus.com
Kur gjithçka të ketë kaluar, mbase shumë prej nesh do të kenë riprogramuar lumturinë dhe, në këtë pikë, do të na konsiderojnë budallenj që ankohemi aq shumë për gjithçka.
Kur e gjithë kjo të ketë mbaruar, shpresojmë që njerëzimi të ketë mbetur, gjë e cila është një pyetje që ka qenë disi “në hije”. Ne do ta shihemi sërish, do t’i kushtojmë më shumë vëmendje buzëqeshjeve të atyre që duam dhe vështirë se do të gjejmë një bukuri më origjinale.
Kur korona të ketë ikur, ndoshta një stinë e tërë do të ketë kaluar, mbase edhe muaj të tërë mund të kenë kaluar, por dëshira jonë për të jetuar do të mbetet, dhe do të jetë gjithçka.
Kur të ketë kaluar, mund të ketë kaluar një kohë e gjatë para se të kemi dhënë një përqafim të fortë, atyre që na mungojnë kaq shumë. Ndoshta do të jemi ndryshe nga sa kemi qenë më parë.
Ndoshta do t’u kemi mbijetuar gjërave më të frikshme se virusi, siç janë mendimet tona. Kur të ketë kaluar, ne më në fund do të jemi në gjendje të mblidhemi sërish me miq, për makarona dhe një gotë verë në shtëpi, gjë të cilën gjithmonë e kemi shtyrë.
Në fund të fundit, e mësuam në mënyrën më të vështirë se koha është Zoti i Universit dhe se duhet ta bëjmë atë një aleat dhe ta përdorim vetëm me ata që na i bëjnë zemrat të lumtura. /bota.al/ KultPlus.com
Soliteri u përmbyt pak pas orës tetë. Sipër gërmadhës, era frynte, si një gjysmë murlan i keq, i cili endej nëpër ajrin e angusht, që nuk kish lëvizë dy javë të plota.
Kur humbi shpresa e fundit se kishte ndonjë frymë të gjallë për të dalë nga rrënoja, zogu i plotë, u ra shpatullave, që andej bataniave të shtrira shkretë mbi tela unazorë dhe eci me këmbët e holla e të verdha, duke treguar trupin e zhveshur e të gjakosur, pa pupla.
Vazhdonte të ngrihej pluhuri si një dëshmitar, i cili nëpër rrugën veriore, ndërronte gjendjen plotësisht, ndërsa zogu ende bënte udhëtim të vështirë, duke shkuar më larg, ndërkohë që kalimtarëve të habitur u futej në kokë kaosi i rrënimit, i vërejtshëm edhe nëpër lëvizje nervoze të punëotrëve që prisnin në këmbë; punëtorët kishin qëlluar dëshimtarë të pamjes sëmëëparshme ime zogun, ajo iu shndërrua në trishtim, ngjyrosur me cermoninë fatale të shpendit, që ende pandehte se kishte pupla me ngjyrë veneze, dhe nxitonte të ecën dhe t’i shkundë krahët fluturues, të cilët ishin tashmë shpatulla të gatshme për fërgim.
Pluhuri nuk e lejoi qoftë edhe një njeri t’i hapte sytë serbez, ekzistonte ngjyra e tij e ftohtë, e cila derdhej grimca e xixa nëpër vija të holla për të mbërri deri në dritaret të drunjta në soliterët e vjetër afër; edhe aty, nëpër trarë betoni, në tjegulla të plakura përplasur e thyer copë – copë, por gjithkah, tashmë treguese e boshësisë, te gjendjes së re, që nuk kish qenë dhe as që paramendohej të bëhej e tillë vetëm disa minuta më parë.
Përmasat inerte kishin rënë mbi themelin e vet. Të porsandodhurit e parë aty panë një zhdukje të shpejtë e masive të gjësendeve, por nuk u rrekën e as nuk u nxitën qoftë me një gjest, të ndërronin sadopak gjendjen.
Qentë ikën frikësuar deri në palcë, një nga një, pa u hetuar dhe pa shikuar fare prapa.
Edhe dhembja për gjendjen e mëparshme, më shumë ishte shqetësim për të papriturën e ardhshme; tashmë në kokë u mbetej fotografia e soliterit pesëkatësh i ndërtuar më 1947 për milicët dhe administratorët e taksave; nuk ishte i zhurmshëm asnjëherë, as në zhegun e verës dhe as në acarin e dimrit.
Nga andej kishte vite nuk lëvizte dhe as nuk ndërronte asgjë, por sikur të ishte krijuar baraspesha e rrejshme e përsëritjes së plotë paqësore. Pluhuri mënjanohej në ajër, siç ndodh nëpër punishte, i përhershëm dhe i padëshirueshëm, i gjysmëhumbur, për të fshehur gjurmë, që duken të prera nëpër copa xhami vezulles ende, nëpër trupa të imagjinuar njerëzor pak të vërshëllyer; gjest i dukshëm i gishtit të fëmijës, i cili kërkon edhe në atë rrënim, kthimin brenda, hapësirën e sigurt të dhomës që ka mundur si përherë të zbardhë pjesën e trupit të madh e të qetë të soliterit, kthyer në një grumbull pikëllues të kujtimeve të klientëve të kafenesë “Drita”.
Përballë, kamarierët ende tundnin kokën nga frika e zhurmës rrënuese, ende nuk shërbenin, megjithëse kishte kaluar një gjysmë orë e plotë nga çasti i hatashëm; ndonjërit nga ata picërrakë, pasi secili linte përshtypjen e njeriut të pahetueshëm e të pafuqishëm, donte ujë. Ai, kaherë mungonte në kroje, andaj, kënaqësia mbetej vetëm në cermoninë e heshtur të pritjes, duke dëgjuar nga kaseta muzikën e bendit “Kuadratet e verdha”.
Prej nga ai zog? Kuzhinieria e kafesë “Drita”, Lule Halimi, me bindje u thoshte nga përpara derës kurreshtarëve, duke shikuar kah rrënojat: Ka pasur çerdhen në ndonjë plasë të soliterit. Shihni si sillet rrotull. Zogjtë e vegjël i kanë mbetur brenda dhe shpreson se do t’i nxjerrë nga andej. E njoh, e kam parë shpesh kur fluturonte i lirë.
Zogu kish dhjetë herë që bredhte me pakënaqësinë e kërcënuesit, sillej i lodhur dhe i pashpresë përreth gërmadhës ku mund ta kishte një çerdhe të vogël, por të vërtetë; nëpër brendinë e gjetheve të thara, pikërisht në barin dhe në puplat e veta të shtrira me kujdes dikur, zogjtë e vegjël, mund të jetë se nuk kanë ende tri ditë jetë, janë pajtuar përgjithmonë duke mbyllur sytë e shterur me therje, ngjashëm me futjen e majës së thikës që porsa del nga këllefi i lëkurës.
Derisa një grup fëmijësh vrapon përreth gërmadhës,janë fëmijë, ndoshta janë pikërisht fëmijë me kënaësi të mëdha, kërcënimi i zogut në brendinë e gjetheve, sikur vulos katastrofën; ia humb atij shpendi të vogël mundësinë për t’u futur në çerdhe brenda hijes së rrënuar të soliterit, ku pandehë se e ka shtëpinë jo aq të madhe të voglusheve, të mbështjellur ngurtë e përbashkët me fund të paimagjinueshëm.
Ndërkohë erdhën shumë makina dhe shumë punëtorë filluan heqjen e copave interte, por asnjëri, as nga kurreshtarët shikues, përveç kuzhinieres, nuk përmendi zogun dhe ecjen e tij përreth, derisa ai qëlloi një hekur me trupin e zhveshur lëshoi një klithmë shpendi të padëgjuar ndonjëherë dhe pastaj nuk u duk më. / KultPlus.com