Kosova në mesin e vendeve përfituese të mbështetjes 3 miliardëshe të Komisionit Evropian

Komisioni Evropian ka planifikuar që të ndajë një fond prej 3 miliardë eurosh në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Në mesin e shteteve të cilat do të përfitojnë nga një fond i tillë do të jetë edhe Republika e Kosovës.

Një gjë të tillë e ka konfimruar, Vladis Dembrovskis, i cili është zëvëndëspresident i Komisionit Evropian.

“Shtete përfituese të propozimit 3 miliardësh të Komisionit Evropian për koronavirusin janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjerogjia, Jordania, Kosova , Moldavia, Mali i Zi, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina”, ka njoftuar Dembrovskis, raporton Express.

Pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të shkojë për Ukrainën ku do t’iu ndahen 1.2 miliardë, derisa Kosova do të përfitojë 100 milionë euro.

Këto mjete financiare janë ndarë nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar vendet për të investuar mjetet në fushat ku më së shumti ka nevojë aktualisth në kohën e pandemisë, siç është sistemi shëndetësor. /KultPlus.com

Mjeku shqiptar në Londër tregon përvojën e tij me Covid-19 (VIDEO)

Mjeku tregon për betejën personale dhe profesionale me COVID-19.

Adrian Fandi është një ndër mjekët shqiptarë me një karrierë të suksesshme në Angli dhe me një përvojë 30-vjeçare në fushën e mjekësisë. Mjeku tregon për betejën personale dhe profesionale me COVID-19 dhe mposhtjen e koronavirusit, transmeton albinfo.ch.

Ani pse ishte i prekur me koronavirus, ai ishte shumë i dhënë për punën e tij profesionale. Ai tregon se kishte tre ditë jo të mira në përballimn e koronavrusit, por që me pas secilën ditë bënte më mirë.

Shiko videon për historinë e tij personale:

Nga e hëna, shteti i Georgias hap palestrat, restorantet, parukeritë dhe kinematë

Listës së shteteve që do t’i japin fund izolimit dhe do të rihapin vendin i shtohet edhe Georgia, SHBA. 

Duke filluar që nga dita e premte, Georgia do t’i lejojë bizneset të hapen gradualisht, të paktën kështu ka bërë me dije në fillim të kësaj jave guvernatori i vendit, Brian Kemp.

Palestrat, sallonet e bukurisë, qëndrat e fitnesit apo estetikat do të hapen që të premten dhe sipas tyre nuk ka asnjë problem për aq kohë sa ndiqen rregullat e distancimit social dhe të higjenës.

Ndërsa të hënën e ardhshme pritet që restorantet dhe kinematë t’i kthehen punës, sigurisht duke zbatuar rregullat e reja të nevojshme. Përsa i përket bareve, club-eve dhe qëndrave të tjera të argëtimit do të duhet ende pak kohë, derisa të vijë një njoftim i miratuar nga ekspertët e shëndetit publik.

Georgia ka patur rreth 18,947 njerëz të infektuar dhe 733 vdekje deri ditën e hënë.

Një vendim i tillë ka alarmuar kryetarët e bashkive, duke e quajtur si vendim të nxituar, të shkujdesur dhe shumë të rrezikshëm hapjen e ekonomisë në këtë moment.

Edhe në Europë, shumë vende kanë nisur t’i rikthehen normalitetit të ri. Javën e shkuar, Danimarka ktheu fëmijët në shkollë, ndërkohë që masat lehtësuese kanë filluar edhe në Republikën Çeke dhe Austri. Në Austri, është parashikuar që muzetë të hapen nga mesi i muajit maj. /KultPlus.com

“Gruaja ime ka një të metë të vogël në të folur: herë pas here ndalon të marrë frymë”


James Francis Durante lindi në New York City. Ai ishte më i riu nga katër fëmijët e lindur nga Rosa (Lentino) dhe Bartolomeo Durante, të dy ishin emigrantë nga Salerno, Itali.

Durante ishte një këngëtar, pianist, komedian dhe aktor amerikan. Fjalimi i tij dallues dhe i “zhveshur”, theksi i gjuhës komike, këngët me ndikim në xhaz dhe hunda e spikatur e ndihmuan atë të bëhet një nga personalitetet më të njohura të Amerikës së viteve 1920 deri në vitet ’70. Ai shpesh e përmendte hundën e tij si schnozzola (hundë e madhe), dhe fjala u bë nofka e tij.

KultPlus sot ju sjell një thënie të njohur të Durante: Gruaja ime ka një të metë të vogël në të folur: herë pas here ndalon të marrë frymë. / KultPlus.com

96 vjet nga vdekja e “Heroit të Popullit”, Avni Rustemi

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot 96-vjetorin e ndarjes nga jeta të “Heroit të Popullit”, Avni Rustemi.

Veprimtar i lëvizjes demokratike, Hero i Popullit. Lindi në Libohovë. Në mars 1908 ndërpreu mësimet në Medresenë e Janinës dhe u bashkua me çetën e Çerçiz Topullit. Më pas ndoqi Shkollën Normale të Elbasanit (1909-1910) dhe kolegjin francez të Lozanës (1912-1913), ku themeloi shoqatën patriotike të studentëve shqiptarë “Burimi”.

Në vitin 1914 mori pjesë në trupat vullnetare që luftuan kundër bandave të andartëve grekë. Organizoi më 28.11.1918 demostratën e popullit të Vlorës kundër trupave pushtuese italiane. Kreu kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën-Mitër dhe më pas studimet e larta për pedagogji në Universitetin e Romës (1919). Avni Rustemi, më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat Pashë Toptanin.

Në fund të vitit 1920 u kthye në Shqipëri dhe filloi menjëherë ngritjen e organizatave profesionale të arsimtarëve; bashkoi të gjitha shoqëritë demokratike të vendit në federatën “Atdheu” (1921). Më pas themeloi shoqërinë “Bashkimi”. Avni Rustemi vdiq pas një atentati që iu bë në Tiranë më 22 prill 1924. Në varrimin e tij në Vlorë me një pjesëmarrje të madhe të popullit u mbajtën fjalime të zjarrta nga përfaqësuesit e forcave demokratike. Kjo ngjarje afroi shpërthimin e Lëvizjes së Qershorit (1924). /KultPlus.com

Ty kurrë s’t’kam dasht’

Poezi nga Agon Rexhepi.

Ty kurrë s’t’kam dasht’
Dije!
Mos u mburr me dashninë tem
t’cilën kurrë s’e pate
e as kurrë s’ki me pas.

Ty kurrë s’t’kam dasht.’
E kam dasht’ idenë
që ti
mundesh me i plotësu zbraztinat
e zemrës tem
e jetës tem.
Ama ty,
ty kurrë s’t’kam dasht’


E kam dasht’
fuqinë tande me m’shti me kesh
e me m’ba me besu që t’du.
E kam dasht’
çdo moment që bashkë e kemi kalu
Ama ty,
Ty kurrë s’t’kam dasht’

I kam dasht’
mëngjeset
t’cilat të perqafuem na kanë gjet çdo herë.
I kam dasht’
shëtitje tona t’gjata në qytetin tand
I kam dasht’
çajat qe buzet tona i kanë përvëlu
I kam dasht’
ndërtesat e nalta prej të cilave
bashkë qytetin e kemi vrojtu
e kemi fol për të ardhmen
për
“të ardhmen tonë”

Ama ty,
Ty kurrë  s’t’kam dasht’

E kam dasht’
Ftyrën tande
e sytë e tu t’bukur.
I kam dasht’ krahtë e tu
dhe rehatinë që ata krahë ma kanë fal
kur fort m’kanë shtrëngu
Ama ty,
Ty kurrë  s’t’kam dasht’

Kam dasht’
shumëçka rreth teje
ama ty,
Ty kurrë s’t’kam dasht’

Gucci fillon punën nën rregulla të rrepta sanitare

Laboratori i lëkurës për këpucët famoze Gucci në Firence, ka hapur dyert pas një muaji bllokimi në sigurinë maksimale për punonjësit, shpjegon kompania.

“Rihapja bëhet në bazë të dispozitave aktuale dhe pas një marrëveshje të arritur me sindikatat për forcimin e Protokollit të Sigurisë së 15 Marsit të kaluar, falë edhe këshillave të virologut Roberto Burioni të Universitetit Vita-Salute San Raffaele të Milanos”.

Rifillimi i aktiviteteve në qendrën e zejtarisë së 37,000 metër katror u inagurua saktësisht dy vjet më parë, ku krijohen produktet Gucci të së ardhmes të krijuara nga Alessandro Michele, tani për tani do të ketë një numër të kufizuar rreth 10%, që përkon pak a shumë me 100 punëtorë.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm ne morëm vendimin për rihapjen e prototipit të ArtLab, në marrëveshje me organizatat sindikale dhe garantimin e nivelit maksimal të sigurisë dhe me të gjitha masat e nevojshme, të përcaktuara me ndihma e shkencëtarëve me ekspertizë të provuar”, shpjegon Marco Bizzarri, President dhe CEO i Gucci. /atsh/ KultPlus.com

Miguel de Cervantes, ai që nënshtroi kalorsiaken në letërsi përmes satirës te romani “Don Kishoti i Mançes”

Ndoshta ajo që arriti të bënte me romanin “Don Kishoti i Mançes” në letërsinë botërore do të ishte shumë më shumë se sa ai ishte gaditur në këtë sipërmarrje. Në atë kohë letërsia ndodhej në një taban të ashpër dhe tejet të ngurtë. Tematika dhe larmia e personazheve dhe ngjarjeve po vuante një lloj shterrimi. Nevoja për të vënë dorë në diçka që kishte shfaqur shenja dekompozimi ishte gjithnjë e më emergjente. Ndërsa askujt nuk i kishte rënduar në shpirt kjo situatë e shterruar e letrave dhe krijimtarisë. Një i prerë për luftë dhe aventura, më shumë se për penë, “ngre shpatën” dhe godet litarin që mban të tendosur velën e asaj anijeje të pakur që vijonte të lundonte në një detë të paanë. E përplas këtë pushtues të ujrave për shkëmbinjtë e brigjeve dhe kurajos, dhe me çfarë arrin të dalë në breg nis të ringre një anije tjetër, një anije më të shpejtë dhe më sfiduese për stuhitë dhe detet e ashpra të letërsisë që e presin kërcënueshëm.
Cili është ai që guxon kaq shumë?
Po, është Miguel de Servantes Saavedra, ai që do të hyjë në historinë e letërsisë botërore si nënshtruesi i kalorësiakes përmes satirës. “Don Kishoti i Mançes”, ishte kjo kryevepër e paarritshme fikshën që do ta ngjiste këtë spanjoll me mish e me shpirt në panteonin e famës.

Miguel de Servantes vdiq në Madrid më 22 prill si dhe u përcoll për në amshim më 23 prill duke u varrosur në një manastir triniteti si një françeskan. Është pikërisht 23 prilli i keqpërdorur si datë që në shumë hamendësime konsiderohet si datëvdekja e shkrimtarit. Shkaku i vdekjes së tij, në bazë të Antonio López Alonso, një mjek, i cili ka shqyrtuar dokumentacionin e mbijetuar deritani, ishte diabeti 2 dhe një cirozë së mëlçi. Aludime të ndryshme bëjnë fjalë që ky përkeqësim i shëndetit të Servantes erdhi si rezultat i konsumit të tepruar të alkoolit në vitet e fundit të jetës.
***
Miguel de Servantes Saavedra u lind më 29 shtator 1547 dhe vdiq më 22 prill 1616. Në historinë e letërsisë dhe tekstshkrimet për autorin, orvatet ta mbamendin atë si një novelist, poet dhe dramaturg i njohur.
Deri në vitin 1605 kur atë e kishte lënë takati dhe mbi vete mbante inatet e të pamundurave që cyt mosha e thyer, është fjala për një burrë 58-vjeçar, ai rroket prej një suksesi të paimagjinueshëm që i sjell romanin, “Don Kishoti i Mançes”. Servantes veç historive me femra, aventurave, deri tek pengmarrja nga një tufë mercenaresh algjerianë të komanduar nga një shqiptar, kishe shkruar, ose më saktë ishte ballafaquar me veten e tij të dështuar krijuese. Asaj pjese të krijimtarisë së Servantes nuk i’u kthye askush as për ta riparë, as për ta rivlerësuar, për ta lënë këtë emër të lidhur vetëm me “Don Kishotin e Mançes”, të cilin ai e bëri me dy pjesë.
Nga kritika, “Don Kishoti i Mançes” konsiderohet romani i parë modern europian dhe më i mirë i shkruar ndonjëherë. Ndikimi që pati në gjuhën spanjolle ka qenë aq themeltar sa u etiketua si “Gjuha e Servantesit”. Gjithashtu, ky roman pati një ndikesë rrapëllitëse në periudhën e bashkëkohësisë dhe përmbysjen e epokës së famës kalorësiake duke i transkriptuar këto heronj në personazhe grotesk. Kësodore arrijmë të kapim fillin e një pene inatçore, marazin e një burri me të shkuar shumëngjyrëshe dhe goditjen që pësoi nga rrufeja e famës, pod, ku ndodhet edhe sot e asaj dite. Gjithqysh ai arriti të shkruante një faqe shkëlqimtare në historinë e letërsisë dhe të sillte në jetë një emblemë filozofike dhe psikologjike, siç ishte “Don Kishoti i Mançes”.
***
Nëpër jetëshkrimet për shkrimtarit thuhet se Miguel de Servantes Saavedra, fëmija i katërt një mjeku, fillimisht regjistrohet në marinën tregtare spanjolle, por shpejt flota që e paguante përfshihet në njësitë luftarake. Servantes i ri shkëlqen si ushtarak. Ai plagoset tri herë në fushatat kundër otomanëve, më rëndë në betejën historike të Lepantos, një nocion gjeografik në Gjirin e Korintit, në Greqi.
Pas pesë vitesh shërbim, atë e lejojnë të kthehet në atdhe, në Spanjë. Për shërbimet e tij të vyera ndaj kombit, Servantes sapo ishte graduar me titullin “ushtar elitar” dhe në kthim kishte me vete edhe 2 letra për Mbretin Filip II të Spanjës. Të dyja letrat, që Servantesi i ruante me kujdes, kishin vlerën e rekomandimit, me qëllim që mbreti të çmonte atë që ai kishte bërë në luftë.
***
Pas pesë viteve të robërisë, Servantes u çlirua, falë negociatave të etërve të trinitetit. Më 27 tetor, ai mbërriti në Valencia, i dobët. I ati kishte për të shitur të gjithë pasurinë dhe shkurorëzuar nga të gjitha nderet për t’i dhënë lirinë. Përvoja ishte një pikë kthese në jetën e tij, si dhe referenca të shumta për tema të lirisë dhe robërit shfaqen në punën e tij. Servantes u kthye nga Algjeri i zhytur në borxhe për shkak të haraçit të paguar për lirimin e tij. Për të fituar të holla, ai vendosi të ishte kontingjent lufte. Ai shkoi në Portugali dhe mori pjesë në betejën e “Azores Las” në 1582. Një vit më vonë, ai u kthye në Spanjë me dorëshkrimin e një romance, “La Galatea” dhe ndoshta pjesën e parë të “Persiles y Segismunda”. Ai gjithashtu solli disa shënime për biografinë e tij. Gjatë këtij viti ai u bë babai i Isabel de Saavedra, një vajzë që kishte me një zonjë të aristokracisë së Lisbonës.
Më 12 dhjetor, 1584, 37- vjeçari Miguel de Servantes Saavedra ishte martuar me Katalina Dona de Palacios Salazara. Martesa e detyruar e Servantes për të kërkuar një punë funksionoi dhe në 1588 ai siguroi një pozitë si një zyrtar i qeverisë në jug të Spanjës, rekuizimi gruri dhe vajit të ullirit për fushatën e Armadës së pamposhtur. Posti i tij i ri i dha atij mundësinë për të mësuar zakonet dhe shprehitë e zakoneve, traditave nga Sevilje që ai përshkroi tek Don Kishoti. Ai u arrestua dy herë në Sevilje për marrje posedimin e materialeve që i përkitnin Katedrales Sevilje-së. Këto përvoja justifikojnë legjendë që pjesa e parë e Don Kishotit ishte shkruar në burg.
Qëndrimi i tij në Sevilla ishte një periudhë e fatkeqësive për Servantes. Fat i tij nuk ishte më i mirë në letërsi. Në vitin 1595, ai fitoi çmimin e parë (tre lugë argjendi) në një konkurs poeme, dhe tre vjet më vonë, kënga e tij El entierro del Rey Felipe II en Sevilla ka marrë një vëmendje, edhe pse pjesa tjetër e poemave të tij do të mbeten të pabotuar.
***
Xhaxhai i tij Alonso de Quesada Salazar thuhet se ka shërbyer si yshtje frymëzuese për të formësuar karakterin e Don Kishotit. Gjatë 20 viteve të ardhshme Servantes bënte një ekzistencë nomade, duke punuar si një agjent blerje dhe si një tagrambledhës. Ai vuajti falimentimin dhe u burgos të paktën dy herë (1597 dhe 1602) për parregullsitë në llogaritë e tij. Midis 1596 dhe 1600, ka jetuar kryesisht në Sevilje. Në vitin 1606, Servantes u vendos në Madrid, ku ka mbetur për pjesën tjetër të jetës deri në të shuar më 22 prill 1616.
***
Romani “Don Kishoti” i të madhit Miguel Serantes, gjeniut të letërsisë spanjolle, që bashkon në mënyrë krejt të natyrshme prirjen fantastike me shpirtin realist, del në dritë në periudhën kur romani kalorësiak e kishte humbur plotësisht joshjen dhe vëmendjen e lexuesit të kohës. Ai e solli këtë fikshën si një kundërvënie e fuqishme ndaj mentalitetit spanjoll mbi romanin kalorsiak, mbi këtë roman që ishte i molepsur nga figura të glorifikuara heronjsh të vendosur në situata të ekzagjeruara dhe që lëvizin në një botë eksploduese pasionesh dhe ngërthyer mes intrigash dhe aventurash të pabesueshme.
“Don Kishoti” nëtërësinë e vet rreket të ironizojë prirjeve kalorsiake, si dukuri shoqërore dhe historike të Spanjës. Servantesi zgjedh pikërisht një “hero” si Don Kishoti, një personazh sa grotesk aq dhe kompleks, për ta vendosur përballë ngjarjeve dhe situatave të fryra dhe shpesh herë absurde, për të realizuar dhe përmbushur aventura të çmendura, të cilat e pozicionojnë si romanin e pare antiroman në historinë e letërsisë, kurse Don Kishotin si të parin antihero në këtë lëm. Gjithqysh kjo kryevepër e vuri Servantesin në një radhë me përfaqësuesit e tjerë të mëdhenj të Rilindjes europiane për ta sjellë deri në ditët tona si një rast i veçar dhe emblematik i tekstshkrimit. Nëse kombi gjerman mburret me Gëten, ai angles nuk ka nguruar ta vendos në kreshtën më të lartë të krenarisë, tragjikomedianin më të madh të të gjitha kohërave, Uilliam Shekspir, edhe Spanja te Miguel de Servantes Saavedra ka të shëmbëllyer elementin më përfaqësues të kombëtares. /AlbertVataj /KultPlus.com

Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit drejt fundit, Kumbaro: Teatri do jetë një yll i vërtetë

E nisën në vitin 2015 dhe pas një pune të madhe tashmë Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Shqipëri është pothuajse gati. Ky rikonstruksion tërësor e ka shndërruar atë në një ambient funksional dhe tejet modern ku artistët shumë shpejt do të hyjnë në ambientet e rinovuar si, salla provash, dhoma studimi, gardëroba, ambiente për ekspozita e aktivitete të tjera, shkruan KultPlus.

Duke u konsideruar si investimi më i madh i qeverisë së Shqipërisë, për ish ministren e Kulturës në Shqipëri, Mirela Kumbaron kjo është një ëndërr e bërë realitet.

Përmes një statusi në Facebook, ajo ka ndarë disa fotografi nga pamja e re që ka marrë Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit duke u shprehur se puna 5 vjeçare tashmë është drejt fundit.

Ku është postimi i plotë i Kumbaros:

“Kur nje enderr😇 behet realitet…
Mes shume puneve e projekteve, nga njera ide ne tjetren, dhe nga njera veshtiresi ne tjetren, ka nje projekt qe une e kam shume per zemer – i ngjan disi punes se Sizifit, me dallimin se ne fund projekti po del ne drite, se puna s’te le asnjehere ne balte sikur nami te behet:
👉🏻 Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor❗️
👉🏻 e nisem ne 2015, kur askush s’e besonte, kur shumekush e anatemonte, kur dikush tjeter e minonte, e megjithate Skuadra e Kultures nuk e ndali asnje dite punen.
👉🏻Jane shume njerez per te cilet do te flas nje here tjeter e me te cilet, me shume pasion edhe besim, kemi punuar, jemi zene, jemi trembur, por prape kemi vazhduar kete projekt te komplikuar por po aq edhe unikal, po s’jemi ndalur.
👉🏻Puna 5 vjeçare sot eshte drejt fundit.
👉🏻Teatri do te jete nje yll 🌟 i vertete! Une bashke me ju te gjithe, do te jemi shume te lumtur kur te ulemi ne keto poltrone per te ndjekur yjet tona te skenes, qe kane qene bashkepunetore te shkelqyer te kesaj pune dhe qe bene te mundur qe per 3 vite rresht Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit, te beje teater pa pasur teater.
Them se kemi arsye te jemi krenare🙌🏻.” / KultPlus.com

Hilë Mosi, poeti dhe luftëtari i çlirimit të trojeve shqiptare

Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë, biri i Mark Mosit, qe ndër atdhetarët më të vlefshmit, që nga mbarimi i shekullit të XIX luftuan për idénë kombëtare, duke dalur nepër male me pushkë në krah dhe duke shpërndárë në kohën e robërísë libra shqip dhe flamuj me rrezik gijotine. Vdiq në Tiranë në shkurt e vitit 1933 dhe u varros në Shkodër. Poet luftëtar e publicist, patriot dhe demokrat, figurë politike e njohur e periudhës para e pas Pavarësisë. Pjesë e brezit të dytë të Rilindasve Shqiptarë.

Në Shkodër i filloi mësimet në shkollën italjane, të cilat i vijoi në shkollën teknike tregtare dhe në Kolegjin Saverjan të Jezuitvet e më vonë ndoqi degën e mësuesísë në Shkollën Normale të Klagenfurtit. Duke ndjekur shembullin e prindit, që në moshë të ré, ìu kushtua propagandës kombëtare e duke u gjetur në Vjenë, në 1902 me shokë tjerë shqiptarë nën kryesínë e Gjergj Pekmezit bashkëpunoi në shoqërínë letrare “Dija”, e cila mot për mot botoi nji kalendár, dhe nxorri një fletore me emër “Vllaznija”. Qysh prej asokohe Hila filloi të shkruante me pseudonimin Sakoli proza dhe vjersha atdhetare. Mbasi u shpall Kushtetuta e Turqve të Rij në vjetin 1908, u kthye në Shkodër, ku themeloi shoqërínë “Gegnija” e më vonë qé përfaqsues i saj në Kongresin e Manastirit bashkë me Fishten, Mjeden, Gurakuqin dhe Logorecin. Ishte dhe anëtar veprimtar i Komitetit te Kryengritjes së Malësisë së Veriut (1909-1912), ku luftoi edhe me armë në dorë në krah me Risto Siliqin.

Gjatë pushtimit austriak në Shkodër (1916-1918) qé pjesë i Komisísë Letrare, të cilën detyrë e vijoi edhe më vonë kúr Shkodra u bashkua me qeverínë e Tiranës mbas lirimit të vet nga ushtrítë franceze. Në vitin 1919 me 16 Shkurt shoqërítë e Shkodrës “Mustafa Pasha” dhe “Vaso Pasha” u bashkuan dhe sajuan shoqërínë e vetme me emrin “Vllaznija”, e cila qé nji ndër shoqërítë më të organizuara të Shqipërísë dhe që me veprimtarínë e vet letrare, teatrore, muzikore dhe gjimnastike pati një meritë të madhe për zgjimin e rinísë shqiptare, sidomos me botimin për tre vjet me radhë të së përkohëshmes “Agimi”. Hilë Mosi qé kryetár i kësaj shoqërije për një kohë të gjatë dhe me artikujt e përkthimet e veta të ndryshme e zbukuroi organin e shoqërísë. Në këto përkthime është për t’u përmendë studimi historik mbí Vlorën e kohës së mesme, të nxjerrur nga vepra e historjanit Kostandin Jireçek-ut, i cili bashkë me Milan Šufflay dhe Tallotzi-n mblodhën dokumentat e historísë së Shqipërísë dhe i botuan në dý vëllime të mëdha me titull “Acta et Diplomata res Albaniæ Mediæ illustrantia”.

Jeta e Hilë Mosit është një shembull i gjallë atdhedashurije, zelli, veprimtarije dhe vetmohimi për qellime kombtare: e dëshmojnë shoqërítë e themeluara me nismërinë e tij, të përkohëshmet dhe fletoret që nxori ai vetë, ose që i përkrahi me bashkëpunimin e vet. Jeta e tij qé nji jetë ravgimi, dhe kudo që zuri vend, edhe për pak kohë, u pá menjëherë vepra e tij shoqërore dhe letrare, e frymzuar përherë prej një shpirti dinamik dhe prej dëshirës të zjarrtë për t’u liruar nga zgjedha e huaj. U përshkua nepër shum lëvizje politike duke përballuar trimërisht pengime dhe kundërshtime të mëdha. I shërbeu kombit edhe me veprimtarínë e vet të parreshtur si zyrtár shteti: si mis i Komisísë Letrare të Shkodrës, si deputet, prefekt, si Drejtor i Përgjithshëm i Sigurimit botues, si Ministër i Arsimit. Përfaqësoi vendlindjen e tij, Shkodrën, në Parlamentin Shqiptar nga viti 1920 ne 1924, dhe shërbeu gjithashtu si anëtar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve duke filluar nga nëntori, 1920. Senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. [1]. Gjatë qeverisë së Fan S. Nolit, 1924, ai ishte Prefekt i Korcës dhe Gjirokastrës. Në 1927, Mosi u kthye ne Shqipëri pas amnistisë së dhënë nga Ahmet Zogu dhe u bë Ministër i Punëve Publike. Në vitin 1930 bëhet Ministër i Arsimit gjatë kohës së cilës qeveritë shqiptare shfaqnin prirjet për shtetëzimin e shkollave, politikë kjo e cila ra ndesh me françeskanët në Shkoder që mbronin liceun “Illyricum”. Postin si ministër e mbajti deri në vdekje, më 1933. Gjatë asaj kohe njihet dhe me Petro Markon një ditë ku i thotë dhe shkruej poezi, poezia asht forma ma perfekte e artit[2] dhe e sistemon si mësues në Dhërmi. Në polemikat e shtypit të kohës, mes Hilë Mosit e Át Anton Harapit tek Hylli i Dritës, u dëtyrua Fishta t’i shkruante një polemikë klasike që në sintezë i thoshte “Gabove Hilë!”; siç mbante edhe titullin. Polemikë të cilën, bashkë me vepren “Bujari”, Mosi s’e kapërdiu.

Veprimtaria letrareThamë më përpara se Hilë Mosi duke qênë endè në moshën e ré nisi të shkruante nepër fletore shqipe vjersha dhe aty-këtu edhe proza; kështu, gjithnjë nxënës n’Austrí, bashkëveproi rregullisht n’ “Albania”-n e Konicës me pseudonimet Zog Sakoli, Sakoli, Zog Dushmani, Lirijasi, Speci etj. gjithashtu edhe ndër të përkohëshmet e kohës si “Drita” e Sofíes, “Kombi” i Bostonit, “Albania” e Beogradit, “L’Albania” e Dervish Himës, “Shpnesa e Shqypnís” e Raguzës, “Diturija” e Lumo Skëndos, “Lirija e Selanikut”, “Vllaznija” e Vjenës, “Lidhja Orthodokse” e Korçës, “Shqiptari” i Stambollit, i së cilës qe kryeredaktor, “Agimi” i Shkodrës etj. Në vjetin 1913 themeloi dhe drejtoi, bashkë me Karl Sumën dhe Risto Siliqin, fletoren e përdyjavëshme “Shqypnija e Ré”, e cila e vijoi botimin deri në plasjen e luftës botërore. Në vjetin 1913 botoi në Trieste një grumbull poezísh me emrin “Zâni i Atdheut”, vjersha atdhetare të përpiluara, më të shumtën, mbas frymës popullore, ku qëndron si faktor i parë malli për atdhé. Në ketë përmbledhje Mosi këndon Shqipërínë kúr kjo vuante, dhe kúr coptohej prej diplomacísë së pamëshirshme europjane, për të ngopuë lakmít e popujve fqînj. Vepërza “Lotët e Dashunís”, e botuar në vjetin 1916 përfshînë një tubë lirikash me lëndë të ndryshme dhe me masa vargu gjithfarësh; një pjesë e këtyre janë originale, të tjerat janë përkthime të lira shkërbime autorësh gjermanë si Goethe, Schiller, Heine, Koerner, Lessing etj. Këtij vëllimi i bëni një botim të dytë me titullin “Lule Prendvere” duke i shtuar vjersha dhe balada të reja dhe duke përmirsuar të parat.

Në një vëllim të vogël përmblodhi në 1924 në titullin “Kangët Shqipe” disá prej vjershave të veta dhe të shokëve të vet që këndoheshin prej kryengritasve nepër malet shqiptare në luftat kundra Turqisë, ndër të cilat mori pjesë edhe ai vetë në malet e Shkodrës dhe të Korçës. Edhe si përkthyes penda e këtij shkrimtari njihet nepër “Cubat” (1928) vepër e Frederik Schiller-it, të cilën e ká punuar lirisht duke ìa përshtatë gjendjes shqiptare; nepër “Filja” dramë trí aktesh nga Theodor Koerner-i, duke e sjellur ngjarjen në Kurbî rreth kullës së Kapitan Gjekajt; nepër komedítë e Goldonit: “Shërbëtori i dy zotnive” e “Dy Shërbëtorët”. Poezítë e Hilë Mosit me përmbajtje kombtare nuk kanë një vlerë aq të madhe artistike, por të gjitha janë të veshura me ndìesí të holla atdhetare, familjare e shoqnore, dhe meritojnë të çmohen për zgjedhjen e shprehjevet dhe për kumbimin melankolik e të thekshëm. Një meritim të veçantë për historínë e letërsís shqiptare ká Hila për poezínë prej 138 vargjesh me titullin “Natyra” (Albania, Vit X. nr. 10-11-12, 1906, fq. 188-1919 në të cilën takohet prova më e parë e përshtatjes së heksametrit në shqipen, provë e cila ká dhënë nji përfundim të pëlqyeshëm. /KultPlus.com

Google së shpejti do të jetë edhe kartë pagesash

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Sipas burimeve të kompanisë karta do të mbështetet në sistemin e pagesave ‘mobile’ të Google Pay, dhe gjithashtu do të ishte pjesë e partnerit bankar. Midis këtyre institucioneve do të ishin Citi e Stanford Federal Credit Union.

Karta do të ishte e përdorshme për pagesa në dyqane, në internet dhe përmes smartfonëve. Për ta mbështetur atë do të kishte një aplikacion, të zhvilluar gjithmonë nga Google, për të monitoruar blerjet, kontrolluar bilancin dhe bllokuar llogarinë në rast nevoje/ANSA/ KultPlus.com

“Nuk është vetëm vullneti i Zotit që na bën të lumtur, por ne duhet ta bëjmë veten tonë të lumtur”

Thënie nga Immanuel Kantit

• Ai që e bën veten krimb, nuk mund të ankohet pastaj kur të tjerët shkelin mbi të me këpucë.

• Çdo gjë që është shkruar nga meshkujt në lidhje me femrat duhet të mbesë e dyshimtë, duke qenë se ata janë në të njëjtën kohë edhe gjykatës edhe pjesë e çështjes.

• Më është dashur ta refuzoj njohjen, për të t’i bërë vend besimit.

• Njeriu duhet të jetë i disiplinuar, sepse për nga natyra ai i papërpunuar dhe i egër.

• Kush është mizor ndaj kafshëve është po aq i pandjeshëm edhe ndaj njerëzve.

• Një veprim, për të qenë moralisht i denjë, duhet të bëhet nga përgjegjësia.

• Rregullat e lumturisë: diçka për të bërë, dikë për ta dashuruar dhe diçka për të shpresuar.

• Vepro duke e konsideruar njerëzimin, si tek vetja si tek të tjerët, gjithmonë si qëllim, kurrë thjesht si mjet.

• Nuk ka virtyt aq të madh, sa të jetë i sigurt prej tundimit.

• Ata që thonë se bota do të shkojë gjithnjë siç ka shkuar deri sot, kontribuojnë që parashikimi i tyre të dalë i vërtetë.

• Yjet e qiellit përmbi mua, ligji moral në mua.

• Miq të njerëzimit, mos ia mohoni arsyes privilegjin e të qenët guri i fundit i krahasimit me të vërtetën.

• Vepro në atë mënyrë që, parimi juaj i veprimit të bëhet vetvetiu një ligj për të gjithë botën.

• E gjithë dija jonë fillon me shqisat, vazhdon pastaj tek kuptimi dhe mbaron me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se arsyen.

• Të gjitha interesat e arsyes sime, spekulative si dhe praktike, ndërthuren në tri pyetjet e mëposhtme: 1. Çfarë duhet të di? 2. Çfarë duhet të bëj? 3. Çfarë mund të shpresoj?

• Përvoja pa teorinë është e verbër, por teoria pa përvojë është një lojë intelektuale e mirëfilltë.

• Nga një dru i shtrembër si ky nga është bërë njeriu, asgjë e drejtë nuk mund të krijohet.

• Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por e përfytyrimit.

• Papjekuria është paaftësia që dikush të përdorë inteligjencën e vet, pa u udhëhequr nga dikush tjetër.

• Para ligjit njeriu është fajtor kur dhunon të drejtat e tjerëve. Para moralit ai është fajtor, nëse vetëm mendon ta bëjë këtë gjë.

• Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë /KultPlus.com

Bashkia e Beratit shpall konkurs për çmimin letrar “Vexhi Buharaja”

Vexhi Buharaja është  shkrimtar, poet, studiues, i cili ka lindur ne qytetin e Beratit. Pas studimeve ai u kthye të jetonte përsëri në Berat me familjen e tij. Buharaja është përkthyes, interpretues dhe studiues kryesor i mbishkrimeve turko-arabe në Shqipëri.

Dorëshkrimet e tij, janë ende një minierë e pashfrytëzuar për historianët dhe studiuesit në përgjithësi.

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së dijetarit, përkthyesit, studiuesit dhe poetit Vexhi Buharaja, Bashkia e Beratit shpall Çmimin letrar “Vexhi Buharaja” në letërsi.

Emrat e jurisë
• Ymer Ciraku
• Milazim Krasniqi
• Visar Zhiti
• Aleksandër Cipa
• Yzedin Hima

  1. Cikël me 7 poezi
  2. Esé

Në zhanrin e eseve do të përfshihen:

1.Esé me temë: “Duke ngjitur shkallët e dijes, bëhem më i lirë.”(Marrin pjesë me krijime gjimnazistë dhe  studentë)

2.Esé letrare me temë: “Poezia e ndritshme e Vexhi Buharasë”

3.Esé letrare me temë :“Mrekullia poetike e Firdeusiut dhe përkthyesi Vexhi Buharaja”.

4.Cikël me 9 poezi të përkthyera.

Koha e dorëzimit të krijimeve për konkurim: 

20 prill – 04 maj 2020. Të gjithë tekstet mund t’i nisni në [email protected]

Koha dhe vendi ku do të shpallen fituesit e konkursit: 

Fituesit e konkursit do të shpallen më 12 maj 2020, në 100-vjetorin e lindjes së Vexhi Buharasë.

Rregullorja e çmimit “Vexhi Buharaja”

1.Ky çmim jepet çdo vit nga Bashkia e Beratit, nën kujdesin e kryetarit të kësaj bashkie dhe në bashkëpunim me institucione të tjera kulturore vendore dhe kombëtare, me sipërmarrës vendorë e më gjerë.

2. Çmimi letrar “Vexhi Buharaja” jepet çdo vit për veprën letrare në poezi, prozë, përkthim, eseistikë, studime filologjike. Ky çmim ka gjeografi kombëtare (Shqipëri e viset e tjera ku jetojnë shqiptarët)

  • Çmimi do të shpallet çdo 12 maj.
  • Pjesëmarrësit duhet të konkurojnë vetëm në një nga llojet e zhanreve letrare.
  • Pjesëmarrja në këtë konkurs është e lirë.

7. Për vlerësimin dhe ndarjen e çmimeve, kryetari i Bashkisë  formon jurinë profesionale prej 5 anëtarësh.

Juria do të jetë me pjesëmarrje nga specialistë të fushës, nga i gjithë vendi.

  • Veprat duhet të dorëzohen në faqen elektronike të  konkursit Bashkia Berat. Gjithashtu, në dërgesë duhet të shkruhen qartë: Emër mbiemër i autorit pjesëmarrës në konkurs,  datëlindja  ID dhe numri i telefonit.

9.Për vitin 2020, për arsye që dihen, (COVID -19) çmimi do të jepet në cikle poetike, ese dhe përkthim i një cikli me poezi.

10. Publikimi i poezive/prozave/eseve, duhet të jenë krijime origjinale të autorëve. Çdo plagjiaturë do të çojë në skualifikimin e pjesëmarrësit. Çdo pjesëmarrës do të pajiset me një çertifikatë.

  1. Fituesit përfitojnë një shumë simbolike dhe një vepër të përkthyer nga Vexhi Buharaja.

13 Veprat studimore, që kanë në fokus qytetin e Beratit: Dukuri e figura të kulturës, artit, letërsisë, historinë e qytetit, monografi që pasqyrojnë jetën shpirtërore, ekonomike, kulturore ndër shekuj të qytetit dhe që konsiderohen si kontribute me vlera, do të botohen me fondet e Bashkisë së Beratit.

  1. Krijimtaria e pjesëmarrësve do të botohet në website-in e Bashkisë dhe në portale letrare.
  2. Në përfundim të afatit të parashikuar, juria do të shpallë çmime të para për secilin lloj letrar. Vendimi i jurisë është i pakontestueshëm.
  3. Shpallja e fituesve do të bëhet më 12 maj.
  4. Krijimet do të dorëzohen nga data 20 Prill deri në 4 Maj 2020, në adresën e Bashkisë Berat ( adresë në funksion të konkursit të shpallur). Nga data 4 – 11 Maj, do të jetë koha e vlerësimit nga komisioni.   Më 12 Maj do të organizohet shpallja e fituesve të konkursit letrar.
  5. Nga data 5 Maj deri në 11 Maj, do të publikohen në këtë faqe, të gjitha krijimet dhe kumtesat. /KultPlus.com

Klosi: Kemi mundësitë që sektori i turizmit ta mbajë ekonominë të mos gjunjëzohet

Ministrii i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se kemi të gjitha shanset që sektori i turizmit ta mbajë ekonominë të mos gjunjëzohet në kushtet e pandemisë COVID-19.

Klosi theksoi se ka shumë interes për të bërë turizëm në Shqipëri dhe për shkak të masave të marra për të luftuar COVID-19.

Duke marrë skenarin sikur mos hapen kufijtë, Klosi tha se “nëse ndodh do të ketë më tepër rregulla për turizmin e brendshëm, por nëse do vazhdojë kriza kaq e fort padyshim do ketë humbje të mëdha, por mendoj shumë për të filluar hotelerinë pa strukturat e mëdha ndihmëse, por duke  krijuar atraksion brenda hotelit do kemi mundësi të bëjmë turizëm por të mos fitojmë shumë”.

“Ajo që dua shumë që ky sektorë të mos goditet aq shumë sa të gjunjëzohet dhe unë mendoj se nuk do të gjunjëzohet. Në 2019 35% e eksportit shqiptar ka ardhur nga turizmi, pra para të reja që futen në ekonomi. Dhe ne i kemi të gjitha shanse që ky sektor ta mbaje ekonominë të mos gjunjëzohet”, tha ai.

Në lidhje me hapjen e turizmit, Klosi në qoftë se nuk do të kishim menaxhuar në mënyrë të shtrënguar krizën, sot nuk do bëhej  biseda për turizmin dhe këtë bisedë nuk do ta bëje dot në Itali kur dihet gjithë bota është super e infektuar. Debati është kur do fillojnë masat lehtësuese. Ka turistë që luten të bëjnë marrëveshje më 30 maj, por problemi është a e bëjmë dot. Në qoftë se ne  bëjmë diçka të zgjuar vazhdojmë aty ku jemi, përpiqemi të karikojmë fort këtë lloj biznesi. Ne do të bëjmë gjera që të jemi reaktiv, ne duhet të veprojmë”, u shpreh Klosi.

Klosi shton se “ne kemi kapacitete për të pritur turistë, por problemi është se nuk dimë datën e hapjes”. /atsh/ KultPlus.com

Rikard Ljarja jeton në kujtimet e njerëzve më të dashur, të miqve, shokëve dhe kolegëve

Nga: Mexhit Prençi

Ishte yll që ndriçonte  edhe në errësirë. Ishte NJERI ME GERMA TE MËDHA., fisnik e njerëzor, simbol i mirësisë dhe bukurisë. Nuk dua të përsëris vlerësimime e miqve, shokëve dhe kolegëve,që ia qendisën me fije ari potretin e tijsi aktor  ku solll në film natyrshmërine, thjeshtësinë  dhe realizmin si vërtetësi jetësore dhe artistike, por do të vlerësoj një dimension tjetër vlerash në rrafshin e letërsisë ku shkrimtarja Ljarja  hyn pa trokitur, ku shquhet për mjeshtërinë artitike dhe qasjen moderne

1

Pas romanit “Në një humbëtirë këtej rrotull”, libri i ri “Kohë qensh” me katër rrëfime, i botuar nga shtëpia botuese Ombra GVG, me  dashamirësinë dhe kujdesin e botuesve Vasilika e Gëzim Tafa,  është një prezantim dinjitoz i këtij shkrimtar modern, me një profil  të spikatur në prozadi, (që siç kam theksuar edhe për romanin e parë që sapo citoava), vjen në lëtersinë tonë pa trokitur, me një profil të spikatur artistik.

2

Njeriu i jetës, i arit &  letrave Rikard Ljarja janë të shqetësuar, angazhuar, dyzuar, mosbesues e dyshues, të vetmuar e të vetizoluar në botën e tyre njerëzore dhe artistike, të qetë në dukje, – valët  vlojnë në thellësi, të mbyllura….Vetëm kur arrin pika e vlimit shpërthejnë. Shkrimtari Ljarja ndjen nevojën e domosdoshme të rrëfejë. Dhe rrëfen sipas gjendjeve psikologjike, ashtu siç i vjen atij. Shkarkohet nga çdo pushtim i ndërgjegjes njerëzore dhe krijuese. Shkruan e shkruan. Po, ashtu siç e nis ashtu edhe e ndërpret menjëherë të shkruarit, edhe me ditë të tëra. Vetëm kur uria për rrëfim ulurinë brenda botës së tij të trazuar, ai menjëherë ulet e nuk di të ngrihet së shkruari, rrëfehet. Me të drejtë ai nuk i quan “tregime” shkrimet e tij, por “rrëfime”. Thelbi semantik: rrëfim  për t’u çliruar nga çdo pushtim i ndërgjegjes së tij njerëzore e krijuese nëpërmjet një lufte vetpastruese nga e keqja, rutinorja, steriotipitë. Dhe krejt i hapur, i lirë, i shpenguar shfaq vetveten si shkrimtar  dhe qytetar. Ajo që zjen përbrenda tij buron nga bota reale, nga përceptimi dhe përjetimi i realitetit i cili shndërrohet në botë artistike e shprehet në mënyrë figurative, origjinale: artistike dhe estetike, tropologjike e metaforike, simbolike dhe alegorike, me  gjuhë dhe stil unikal. Gjithçka buron prej qenies së tij njerëzore të veçantë dhe prej un-it krijues si shkrimtar i tillë.

2

Shumë shokë e miq të tij që e njohin si aktor, me emër të mirë, nuk besojnë se Ljarja personalitetin e tij e ka më të lartë e të spikatur  si prozator. Ai që ka lexuar veprat e tij të rralla e të pakta e ka uruar Ljarjen, i befasuar dhe pak i hutuar! Ljarja erdhi në letërsi nëpërmjet një pune krijuese të heshtur, dyzetecavjeçare, duke shkruar, pa ditur kush se shkruan, (përveç ndonjë miku), duke lexuar cilësisht lëtërsinë shqipe më të mirë dhe letërsi botërore, duke shkruar e grisur i mbyllur në vetvete, duke medituar e shkruar, si një asket letrar.

(Kur ishim student të artit dramatik, në oborrin e Teatrit Popullor, të ulur në stolat para skenës verore, më lexonte poezi dhe prozë të shkurtër, ashtu siç unë i lexoja kritikat e para të mia dhe, bisedonim për artin, lirinë krijuese, për atë që ishte e pranueshme, apo e mospranueshme për kohën… Rikardi vështronte majtas e djathtas, i frikshuar se mos vjen ndonjë prej atyre që përgjonin, e na dëgjonte!… (Të tillë gjedeshin në çdo mjedis.) Mirëpo për të botuar nuk ka guxuar. Kjo si për sendrën e tij krijuese: jam apo s’jam i talentuar, që ia thoshte subkoshienca e tij, e cila dyshon për gjithçka, por më shumë  për frymën e errët që kishin shkrimet e tij me prirje moderne.)

4

Dyshimi dhe frika për të botuar e kanë shoqëruar edhe në dekadën e funditpavarësisht se jemi në kohë tjetër, ku liria krijuese jo vetëm është me tepri, por nuk njeh asnjë kufi, çka abuzohet me te, megjithëse nuk i ka munguar nxitja e miqve që të botonte. Nuk e di si i erdhi guximi tani së fundi, ndonëse isha i bindur se një ditë do të vinte. Tani, dy vepra të tij janë në qarkullim, kushdo mund t’i lexojë, kushdo është i lirë t’i pëlqejë a mospëlqejë siç shprehet dhe autori; ato janë të pranishme, ekzistojnë, ndërsa për mua si kritik, janë me vlera artistike, estetike e mesazhore dhe autori me profil letrar origjinal e të spikatur si shkrimtar moden, me shpërthime  krijuese spontane, por që kërkon vullnet e punë këmbëngulse krijuese, dhe vetëdijësimin për të synuar rendet e larta estetike, siç do të thoshte Bennedette Krroçe.

5

Libri “Kohë qensh” përmban: një parafjalë, dhe katër rrëfime“Hodo Beg Gjini”, “Kllapi” “Histori qensh”“Praradreke dhe një ditë me diell”. Secili prej tyre është shkruar me stil të veçantë, me ngarkesa psikologjike të ndryshme, me gjuhë sipas karakterit të personazheve, kohës e mjedisit. I pari, është rrëfim historik për Hodo Beg Gjinin, familjen e pasardhësit e tij dhe, për Shkodrën nën sundimin disa qindvjeçar turk e lidhjet me Venedikun…. Rrëfen për një rracë që ka mbijetuar me seleksionim natyral… Kjo i ka detyruar të venin rregulla e kanone, ndryshe do të zhdukeshin. Brezat njerëzorë kanë ushqyer njeri-tjetrin me virtyte dhe, me qëndresë nëpërmjet luftës ekzistenciale, dramatike e tragjike, ashtu si dhe Shkodra loce. Ja, si e fillon autori rrëfimin:

Kishte treqind vjet  që kishte hi Turqia në krejt gadishullin e Ballkanit/ Gjithshka ishte përzi e ngatërrue. Ishin vra e ishin pre, kishin lind e kishin dekë… / Kishin ndrrue vendbanim. Ishin shpërngul nga vendet ku kishin jetue mijra vjet. Kishin ndrrue doke e zakone, kishin ndrrue ushqim, ndrrue fjalë./ Kishin ndrrue fe. E të gjitha këto se kishte ardhë një kohë tjetër… / Kishte ardhë supërfuqia aziatike, e armatosur jo veç me jataganë e kalorsi, por edhe me topa e me gamile, me çadra e me vetë sulltanat….(in persona)”… Ndërsa rrëfimi ”Kllapi”, është psikologjik, një monog i gjatë i gruas për marrëdhëniet e para dashurore, po sidomos për krizën e mëvonshme  bashkëshortore, përjetimin e dramave  e dramëzave të dashurisë, të ftohjes dhe  të zhgënjimit e të humbjes së besimit, duke e kërkuar të keqen secili jashtëvetes… Gruaja punon, i bie bretku në shtëpi, i shoqi, e thërret “superfuqi”… Gjithçka u prish, thotë ajo, qysh atëhere kur filloi tek ai thirrja e gjyshërve e stërgjyshërve, e shtëpia u mbush me reliket e tyre. Po edhe kur ai sillte gjithëfarë farërash e kanarinash e tërë kohën e harxhonte herë me stërgjyshërit e herë me kanarinat ndërsa revoltave të saj u përgjigjej me atë fjalën cinike “superfuqi”, që e çmendte…

Në fund të rrëfimit autori shkruan: ”Këshillohet të shoqërohet me një gotë verë të kuqe nën tingujt e simfonisë Nr. 5, “Të fatit”, të Ludvig Beethoven-it. Apo ndoshta doni xhaz? Si të dëshironi…Mund ta shoqëroni dhe me një kangë me lahutë…Ju baft mirë! “

6

Rrëfimi i parë është shkruar me stil dramatik, me realizëm; me informacione historike, me drama e tragjedi të veçanta njerëzore në luftë me jetën për mbijetesë. Ndërsa rrëfimi i dytë është superrealist: si në monologun e gjatë dramatik të gruas, shkruar me art, ashtu dhe në rrëfimet dhe përshkrimet magjike të marrëdhënieve të kanarinave nga autori që të japin kënaqësi estetike të rrallë, e në të njejtën kohë edhe kumtin se, kur kjo marrëdhënie u mungon çifteve njerëzorë, konfliktet janë të pashmangshme. Në gjykimin tim është ndër rrëfimet e bukura që kam lexuar, i cili mjeshtërisht  transmeton mesazhin se njeriu, të keqen së pari duhet ta kërkojë brenda vetes, pastaj tek të tjerët, çka mendoj të shkruaj, më pastaj për të, posaçërisht.

7

Vetëm dy fjalë për rrëfimin “Paradreke dhe një ditë me diell”, i cili paçka së është vetëm katër faqe e gjysmë, vlerat ideoartistike janë të mëdha. Është shkruar me një stil tropologjik, ku e fshehta, enigma dhe e vërteta  e vetëvrasjes apo vrasjes, nuk janë zbuluar, as nuk kanë për t’u zbuluar, gjithçka asht shue, pohon autori. Ju paraqes një pjesëzë :

“Thonë se i pari ka folë malcori. / Mbasi ka ofsha, ka thanë: / – Si s’e kam një kobure…./ Deda e ka pyet: / -Pse, ç’a e do? / Thonë që ka vazhdue malcori: / – Me vra vedin… / Jam koritë… / Për çfarë të jetë koritë malcori?!… / Kurkush nuk e di. / Ndoshta dikush i ka sha mustaqet. Ndoshta padasht ka pre mikun n’besë. Ndoshta… / Vetëm Zoti e di. / Malcori vrau vedin apo e vranë në një paradreke, n’ prag t’dugajs së Shan Dedës të Dedë Jakupit, apo të Dedës së Shan Dedës, si i thojshin… / Nuk dihet as stina, as mueji, as data, as emri i malcorit. / Gjithçka asht shue…/ Aq ma tepër korija qi e mori me vedi n’atë paradreke dhe në një ditë me diell”

8

Nuk do të ndalem të gjykoj për vlerat tërësore të këtyre rrëfimeve,  në fokus të optikës sime kritike kësaj here, është rrëfimi “Histori qensh”, i cili ka dimensionet e një romani modern, po autori nuk e mendon kështu, madje nuk e  quan as “tregim”, po “rrëfim”. Duke lënë të hapur diskutimin për këtë, do ta nis analizën nga titulli në kopertinë “Kohë qensh” i cili është marrë nga titulli i rrëfimit “Histori qensh”, ku fjala “qensh” është e njejtë ndërsa “histori” është zëvëndësuar me fjalën “kohë”.  Kjo është një metaforë e bukur, por edhe e fuqishme e shumëkuptimore. Hiqet një paralele midis historive të qenve dhe historive të njerëzve, që zhvillohen njëkohësisht në dy realitete, e kohë të ndryshme, ndonëse historia e njerëzve është më e tmershme, më dramatike, absurde dhe tragjike. Sipas këtij shestimi është strukturar rrëfimi, paçka se autori nuk do ta pohojë këtë: ”Kërkoni sa të doni, kjo histori është thjeshtë një histori qensh. S’dua të dal kurrkund…ata që kërkojnë qimen n’ qull  duen të dinë ku e ka bishtin kjo historia e qenve, se po thonë: ky që do t’na tregojë për qent, tashti u përzi në politikë  e pale se çfarë krahasimi do të bajë… Pale-pale, po këtij  po i rrëshqet edhe gjuha pak si gegnisht duke na tregue për qentPo, ju baj be, në ç’a t’doni që kjo histori asht thjeshtë histori qensh. Po nuk mund t’ua tregoj ashtu n’tym, si po thonë specialistët:  pa një rrafsh social-politik-ekonomik…” Këtu është enigma, ajo që fshihet pas të dukshmes, pas fjalëve e togfjalëve, ku në shtresat e nënshtresat kuptimore të tekstit letrar, lexohet një realitet me bëma e gjëma  njerëzish e qensh që, është më shumë se “Kohë qensh”, do të thosha edhe “Kohë njerëzishujqër”…

9

Mënyra tropologjike e të shprehurit, një mbi ujë e nëntë nën ujë, (dibrani do të thoshte: e folur nën mutaf), është element thelbësor stilistik i prozës së Ljarjes, ashtu siç është edhe dramaciteti i shpërthimit të rrëfimit, pas një akumulimi të gjatë. Është e vërtetë që shkrimtari dramatik do të rrëfejë për historinë e Lordit, një racë e zgjedhur gjermane dhe kjo është në qendër të rrëfimit, bashkë me histori të tjera qensh; por si vëzhgues i hollë, i mprehtë e realist i jetës, që e ka përceptuar e përjetuar thellë realitetin në të cilin ka jetuar e jeton, nuk mund kurrësesi të mos rrëfente: edhe drejtpërdrejt edhe sipas parimit të ajzbergut, për mjedisin, rrethanat, atmosferën e realitetin e kohës, pas rrëzimit të diktaturës së egër komuniste dhe, të kohës së çmendurisë kolektive  pas shembjes së firmave piramidale më 1997, ku u ndez flakë tërë vendi e krismat vllavrasëse i shumuan shamitë e zeza të nuseve e të nënave.

Në të dy periudhat qentë u shtuan pa masë, ashtu siç u shtuan njërëzitqenër, siç u shtuan plehrat, vjedhjet e hajdutët,  shkatërrimet, djegjet, prapësitë, ligësitë, vrasjet, kriminelët, dhe pasiguria. Gjithçka ishte pasojë e shtypjes pesëdhjetëvjeçare nën diktaturën e Diktatorit të Tmershëm Stalinist. Po dhe  nga abuzimi me lirinë dhe demokracicë…ku dolën mbi ujë instiktet më të këqija të njerëzve të këqinj…  Po sidomos të Njeriut të Ri, që  vinte nga diktatura.

10

Rrëfimi “Histori qensh” është shkruar duke marrë spunto nga një histori e vërtetë qensh: “ ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së një Mikut tim. Në Tiranë, në Tiranën e Re”, thotë autori. Nuk e ka vrarë mendjen shkrimtari për strukturën e rrëfimit: për linjat, personazhet, historitë  e dramat e tyre, madje se çfarë do të kumtonte. Përceptimi dhe përjetimi i këtyre realiteteve njerëzore dhe qenore, me kohë është akumuluar brenda vetes sa është bërë pjesë e vetëdijes së tij  krijuese. Ajo që zien brenda shpirtit të trazuar e detyron të rrëfehet, të ulet e të shkruaj, e, kjo më  jep kënaqësi të jashtzakonshme, thotë vetë Ljarja. Rrëfimi nis nga një ngjarje a episod e kalon pa u ndjerë në të tjera; nga një gjendje psikologjike në një tjetër, nga rrëfimi për qentë te rrëfimi për njerëzit, apo njëkohësisht, nga perzonazhe qenorë te personazhe njerëz -qenbirujku. “Kish dy vjet që nuk kishte ma diktaturë. E kur një popull ka pesëdhjet vjet nën diktaturë të rreptë, të egër, të varfër që ndalon gjithshka…kur them gjithshka, them gjithshka… dhe gjendesh papritur i lirë, ngjason me gjendjen e qenit të tërbuem që sapo asht zgjidhur nga zingjiri… Nuk di ç’ka ban!…”. Kjo është e vertetë jetësore dhe artistike. Fantazia e arsyeshme e autorit është element i rëndësishëm artistik që përshkon këtë rrëfim dhe rrëfimet e tjerë të librit. Ajo, shpreh jo vetëm artistikisht të vërteta, që gjithsesi janë relative, por lidh natyrshëm ngjarje, personazhe, situata e dukuri, realitete e kohra, i trajton në kompleks historitë qenore dhe njerzore, rrëfen artistikisht: bëma të njerëzve të çartallosur e ngjarje tronditëse,  tablo të errta, të zeza, groteske, dramatike, tragjike dhe absurde, që të bëjnë t’i urresh.

11

Këtu e shoh edhe forcën e mesazhit të prozës hipërrealiste e surrealiste, groreske e satirike të Ljarjes në rrëfimin “Histori qensh”, ku nga kuptimësitë e së keqes, nxirren kuptimësitë e së mirës. Ky qëndrimi kritik, artistik, jepet edhe tërthorazi edhe drejtpërdrejtë. Herë nëpërmjet historive të qenve, herë atyre të njerëzve. Herë nëpërmjet informacioneve, herë psikanalizës racionale dhe rrëfimeve emocionale, dramatike e tragjike, ku kryefjalë e shkatërrimit moral të njerëzve ishte diktatura komuniste, që solli kohën e qenve dhe të njerëzve qenër, në realitetet postkomuniste. Gjuha e autorit nuk është as retorike, as publiçistike, por artistike, sarkastike dhe tropologjike.

12

Ndërsa përsa i përket kulturës së gjuhës, ndonëse sjell fjalë të reja nga gegnishtja dhe struktura gjuhësore të veçanta e shprehje figurative me semantikë të pasur; në  rrafshin e drejtshkrimit  herë-herë nuk i zbaton disa  rregulla: të  apostrofit, shkronjës “ë”, trajtave të shkurtëra të përemrit vetor, ka përzierje të gjuhës letrare me të folurën gegnishte të personazheve. Është e drejta e tij të mos pranojë redaktor, por korrektorin gjuhësor e kërkon vetë talenti i tij, kultura e të shkruarit dhe personaliteti i shkrimtarit. Megjithëse thotë që “në këtë kallxim nuk kam respektuar kurrfarë rregulli kompozicional, gjuhësor, sintaksor etj. e tj., por po diftoj ashtu si më vjen…Të dalë ku të dalë…”   më poshtë kërkon ndjesë, se nuk i njeh sa duhet rregullat e drejtshkrimit,  çka do të thotë se kompromisi me veten ka filluar, mirëkuptimi do ta sfidojë atë “të dalë ku të dalë”. Kultura e të shkruarit do të bëhet pjesë integrale e prozës së Ljarjes, vlerë e shtuar e saj.

13

Edhe në rrafshin e strukturimit të rrëfimit e të krijimit të personazheve artistikë, autori shkruan pa rregulla strikte, por kjo është e pranueshme, organike, për mënyrën moderne si shkruan ai, vetë rrëfimi i lirë, duke sfiduar çdo faktor të jashtëm, bëhet menaxher i formësimit të strukaturave e formave artistike moderne, të kompozimit të ngjarjeve, dukurive apo të personazheve dhe të raporteve të tyre, ashtu siç e kërkon logjika artistike në procesin e krijimit.  Kështu nëse te romani “Në një humbëtirë këtej rrotull”, ka përparësi krijimi i personazheve të jashtëzakonshëm realistë, absurdë e surrealistë, me portrete të spikatura dhe origjinalë; te rrëfimi “Histori qensh” ka përparësi ngjarjet, gjendjet psikologjike, atmosfera, me elemente të realizmit magjik dhe, stili dramatik shprërthyes, me një personale artistike të veçantë. Personazhet këtu jo vetëm janë të pakët, por edhe jo të nivelit si ato te “Në një humbëtirë këtej rrotull”. Megjithate do  të veçoja  Rrëfyesin, Mikun, qenin “Lordi”, Barbonin me dymbëdhjetë qentë dhe të Çmendurën barbone, me shtatë qentë e saj, të cilët janë të portretizuar e të realizuar me  detaje të holla dhe origjinale.

14

Do të ndalem pak te një figurë tjetër, interesante, komplekse dhe e dyzuar, ajo e kritiku Pali dhe te marrëdhëniet e tij me shkrimtarin në raportet shkrimtar-kritik dhe  jetë-art. Futja e kësaj linje në rrëfim e ka pasuruar, freskuar dhe dimensionuar atë. Madje mendimet e tyre janë edhe provokative  në rrafshin artistik, estetik dhe teorik. Sikuri, që përdor Shkrimtari, për të shpalosur mendimet e tij, se çdo të thoshte Pali për këtë apo atë  fragment, ngjarje a personazh dhe sidomos për vetë shkrimtarin, është gjetje artistike intriguese për lexuesin dhe vetë autorin, që i krijon vetes hapësira për të shpalosur mendimet e tij duke i paraqitur si mendime të Palit, ku fantazia vrapon frelëshuar, ndonëse ai nuk do t’ia di se vërtetë a mendon tamam kështu Pali.

Shkrimtari edhe këtu do të shprehet siç i shikon  ai dukuritë artistike dhe estetike, ku herë del në plan të parë qartësia, herë paqartësia në rrafshin teorik dhe estetik, po gjithsesi është vetvetja. Sikuri, “kështu e ashtu do të thoshte Pali” me shumë është gjuha e shkrimtarit dhe jo ajo e  Palit, si kritik. Kjo ka bërë që të cënohet individualiteti i tij, madje të teprohet me qëndrimin kritik mohues, sipas sikurit, ku në raste të veçanta kalohet në eksrem ndaj vetë shkrimtarit, kur akuzohet edhe për mungesë talenti, për kotësinë e punës krijuese…. Ndërsa qëndrimi i ashpër ndaj shkrimatarëve që kanë shkruar sipas realizmit socialist e akoma nuk janë divorcuar prej tij, substancialisht  është i drejtë, por është tejkaluar edhe këtu sensi i masës. Megjithate, në tërësi kritiku Pali si figurë është komplekse, interesante, herë e turbullt, herë e qartë, herë jepet shumë i zoti, herë zhvleftësohet me sikurin…

Ndoshta Ljarja do të kërkojë dialog për këtë, kjo është e drejta e tij. Unë nuk i vë pikë mendimit tim.  Le të mbetet çeshtje e hapur për debat në rrafshin artistik, estetik dhe teorik, mbasi raportet e shkrimtarit me kritikun janë gjithnjë në rend të ditës, një dialog e monolog që ka fillim po nuk ka fund.

15

Duke u rikthyer te vlerat e librit me rrëfime “Kohë qensh” do të ndalem përsëri te stili  i autorit, si vlerë e veçantë, origjinale, e prozatorit Ljarja, që dëshmon thëniet e kritikëve dhe të estetëve se stili është vetë autori. Shkrimtari Rikard Ljarja është vetvetja, pa thënë se jam vetvetja. Madje ai shpesh thotë edhe se nuk jam shkrimtar. Nuk ka të bëjë me modestinë, por me gjykimin e tij si vlerësim i lartë për titullin shkrimtar, të cilin shumë prej prozatorëve tanë nuk e meritojnë dhe bien në nivelin e mediokrit kur tellallojnë termat shkrimtar i madh, kolos, gjigand apo planetar, që nuk ia kursejnë njeri-tjetrit. Duke perifrazuar Lasgush Poradecin:  “nuk ka poet të madh a të vogël, por është apo s’ është poet”, sipas meje po t’i thuash prozatorit “shkrimtar” ia ke thënë të tëra. Rikard Ljarja është shkrimtar, madje shkrimtar  origjinal, me profil të spikatur siç theksova më lart.

***

Ja një fragment i stilit të tij dramatik, poetik, racional: “Mbi qiellin e qytetit shkëndijonin mijëra predha të kalibreve të ndryshëm. / Gjëmonin shpërthime që e bënin tokën të trandej. / Afër. / Shumë afër. / Larg. Shumë larg. / Ndoshta kjo ishte ora e fundit e luftës. / Lufta më e çuditshme që mund të ketë ndodhur ndonjëherë mbi këtë dhe. / Luftë pa palë reale. / Pa palë të vërteta. Të gjithë kundër të gjithëve. /  Luftë të marrësh. / Para nuk kishte ma. / Ishin zhdukur. / E humbësit e parave nuk donin ta besonin. Me inat. Me rrebelim. Donin parat e tyre. / Apo e gjithë kjo ishte lojë. / Një komplot. / Sionist. / Mason. / Islamik. Kristian bizantin. / Apo kristian katolik universal. / Apo të gjithë të bashkuar kundër nesh…..”

16

Siç kam theksuar më lart autori aplikon stile në variacione të ndryshme, sipas momentit të shpërthimeve të ngarkesave të përjetuara nga bota reale, të cilat i rrëfen ashtu siç i vijnë dhe marrin  formësimin artistik. Kështu dallojmmë në prozën e librit “Kohë qensh”: stil të qetë, të rrëmbyer, dinamik, shpërthyes; po edhe satirik, ironik e lirik, ashtu siç shfaqet edhe stili dhaskalik artistik, në informacionet dhe leksionet artistike për Lordin dhe kanarinat; apo stili lirik, hipërrealist, i këndshëm  te ”Kllapi” kur rrëfen për kanarinat. Gruaja tregon: “Fillova dhe unë të kundroj kanarinat. Dy ditët e para kanarinat ziheshin. Mashkulli i afrohej femrës ngadalë, por ajo frynte puplat, lëshonte një zë të çjerrë çik, çik, çik; me sqepin dhe krahët gjysmë të hapura, e përzente. Mashkulli largohej në anën tjetër të kafazit. Atëherë femra fillonte e rregullonte puplat, i krihte një e nga një.. Këtë punë bënte dhe mashkulli. Kërkojnë t’i duken njeri- tjetrit sa më të pashëm!… Pastaj mashkulli këndonte. E fillonte këngën me nota të ulta duke fryrë gushën. Duke gurgulluar kalonte dy-tre nota më lart, më lart, e madej bëntë tri-katër fyshkëllima, të cilat ishin trampolina për të kaluar në notat akute, për të krijuar variacione sa më të ngatërruara më lart.. Dhe e gjitha me një frymë, gjashtë-shtatë sekonda, pastaj prapë nga fillimi…Femra fillonte tualetin. Atëhere mashkulli merrte inisiativën, këndonte duke holluar zërin e trupin duke e zgjatur, duke ulur kokën e duke hapur pak krahët, më një zë të fortë dhe  sulej drejt  femrës me agrresivitet të këndshëm”.

17

Si konkluzë: Rikard Ljarja është shkrimtar i përvetshëm, origjinal,  me fantazi të jashtzakonshme, shkrimtar dramatik, tragjik e tropologjik, me personale artistike të spikatur. Kahu në rrafshin e modernes është qasja artistike e duhur që ai të shpalos botën e tij duke u rrëfyer për veten, fatin e njeriut, kohën dhe realitetin, për të çliruar energji pozitive duke stigmatizuar botën e pistë dhe të ndyrë. Në këtë shtegtim përsosja e mjeshterisë artistike është dhe duhet të jetë sfida e tij. E bukura shtegton drejt lirisë do të thoshte Shiler. /KultPlus.com

“Dita e Tokës” sivjet pa ndonjë aktivitet

50 vite më parë, më 22 prill të vitit 1970, veprimtarë dhe shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, organizuan një mbrëmje vallëzimi për nder të planetit tonë dhe e quajtën ”Dita e Tokës”.

Kështu, për të parën herë, ngrihej shqetësimi për problemet e mjedisit. Në Avenunë e Pestë të New Yorkut me këtë rast u zhvillua një paradë dy-orëshe.

Me këtë rast, më tepër se 10 milionë nxënësve të shkollave amerikane iu dhanë orë të veçanta mësimi për mjedisin, ku theksohej rëndësia e mbrojtjes së mjedisit; edhe Kongresi Amerikan i pezulloi punimet, në mënyrë që anëtarët e tij të të mund të merrnin pjesë në veprimtaritë e organizuara në shtetet përkatëse me rastin e Ditës së Tokës.

Po atë ditë, rreth 10 mijë vetë u mblodhën në lëndinën përpara Monumentit të Washingtonit në kryeqytetin amerikan, për t’i bërë thirrje qeverisë të ndërmarrë hapa më të fuqishëm në drejtim të mbrojtjes së mjedisit. Që nga viti 1970, kur filloi për herë të parë të festohet Dita e Tokës, ajo vazhdon të festohet çdo vit në vende të ndryshme të botës me aktivete të ndryshme.

Lëvizjen për Mbrojtjen e Mjedisit e përkrahin njerëz nga të gjithë shtresat e popullsisë: mësues, studentë, artistë, politikanë dhe qytetarë të thjeshtë.

Ajo që filloi në vitin 1979 thjesht si një lëvizje për mbrojtjen e ujit, ajrit dhe burimeve të tjera natyrore, sot është zgjeruar dhe ka marrë përmasat e një rryme të përgjithshme, që përkrahet nga të gjithë.

Por në dallim prej viteve të kaluara kur për nder të kësaj dite organizoheshim aktivitete të ndryshme sensibilizuese, këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19 nuk do të ketë ndonjë aktivitet. / KultPlus.com

Nisi një turne nëpër botë, çifti britanik bllokohet në Prizren nga koronavirusi

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” ka publikuar historinë interesante të një çifti britanik, të cilët kishin nisur një turne të gjatë, ndërsa kanë ngelur në Kosovë, për shkak të koronavirusit.

Skocezi Mike Elm dhe partnerja e tij Rosie Watson, të cilët po udhëtojnë nga Evropa në Azi, për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimin e klimës, janë bllokuar në Kosovë për më shumë se një muaj për shkak të mbylljes së kufijve, shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Elm dhe Watson lejohen të dalin për 90 minuta çdo ditë për të marrë sende thelbësore në qytetin perëndimor të Prizrenit dhe madje intervista e tyre me Reuters duhej të aprovohej nga autoritetet e Kosovës.

“Jam jashtëzakonisht me fat në vendin ku përfundova, është një qytet i bukur,” i tha Elm Reuters-it.

Ai tha se po ashtu ndihet mirë që është bashkë me bashkëshorten dhe kështu kanë si të kalojnë edhe kohën së bashku.

Elm, një 32-vjeçar nga Edinburghu, kishte planifikuar të pedalonte biçikletën e tij 10 000 kilometra nga Austria në Mongoli në dy vjet, por ka bërë vetëm 3000 kilometra deri në Kosovë.

Çifti nisën udhëtimin e tyre vitin e kaluar nga shtëpitë e tyre në Anglinë veriore. Ata thonë se kanë parë gjëra të bukura në Europën Lindore.

Artistët botëror i përgjigjen pandemisë COVID-19, artistët tonë i përgjigjen me peizazhe

Shkruan: Ilir Muharremi

Arti është metaforë shpirtërore, meteor estetik, galaksi e pafund ngjyrash dhe nuancash e tonesh, det idesh, zbukurim asbtrakt që i nënshtorhet imagjinatës dhe idesë e që bëhet i kënaqshëm duke u marr me të vërtetën dhe të pavërtetën, jo- ekzistente. Jeta jonë reale e çastit është burim frymëzimi magjik e shpirtëror për artin, është materie e ashpër të cilën arti e përpunon, çëndisë, rimodelon në mënyrën formale të vet. Ndaj fakteve që na ofron situata jetësore arti është shpesh indiferent sepse pranon përmes barrierës së shtruar ndaj jetës vetëm atë anën e bukur të një stili të ri të trajtuar drejt përsosjes. Nëse jeta arrinë ta merr artin atëherë arti përfundon drejt greminës e nga kjo nuk guxojmë të vuajmë sot në këtë kohë pandemie, mortje e cila na ka pllakosur të gjithëve. Arti ka për detyrë të na zbukuron çastet e lodhjes, monotonisë përmes artistëve tonë të cilët nga peizazhet, natyrat e qeta, stilit të tyre personal nuk mund të ikin. Artistë, rrënoni këtë kolerë me brushë, ngjyrë, telajo, art konceptual sepse jeta shpirtërore e personale po ju rrëmben juve dhe artin. Ikni nga gremina e mortjes individuale, shpërndajeni shpirtin tuaj çastit duke kënaqur popullin. E këtë po e bëjnë artistët botëror të cilët po i revanzhohen koronavirusit me vepra interesante artistike. Mos u merrni me shambllone, nënshtrojuni çastit tranzit momental, zgjohuni nga gjumi klasik, krijoni në kohën e tashme siç po krijojnë artistët botëror. Dilni nga atelietë, vriteni koronavirusin pa maskë kirugjike sepse kirurg jeni ju artistë. Shërues dhe vrasës të mortjes.

Arti e merr jetën si pjesë të materias të tij të ashpër, e rikrijon dhe e rimodelon atë në forma të reja, është krejt indiferent ndaj fakteve, shpikjeve, imagjinatave, ëndrrave, dhe mban ndërmjet vetes dhe realitetit barrierën e padepërtueshme të stilit të bukur, apo të trajtimit zbukurues dhe të përsosur. Hapi tjetër është kur Jeta merr anën e epërme dhe e drejton Artin drejt humbëtirës. Ky është rrënimi i vërtetë, dhe prej kësaj ne po vuajmë sot.

Vepër arti për dezinfektimin e duarve

Çdo ditë ti i pastron duart, mirëpo nuk e ke vërejt shkëndijën e shkumëzuar të shamponit dhe fluskat ngjyrë floureshente që të janë vërshuar në shuplakat e dorës. Buzëqeshja shpalos harmonin e dhëmbëve dhe ndjenjat festojnë nga akulli i pastërtisë. Koronavirusi është bërë më i bezdizshëm se zgjeba e tash dhjetë herë në ditë duart i pastron, para mortjes i laje tri herë dhe identifikoheshe si pederas, e tash që i patron dhjetë herë në ditë? “Lani duar tuaja” është vepër e artistët Sara Shakeel e cila pas çdo larjes së duarve artistes ja kthen një buzëqeshje në fytyrë dhe e zhytë poshtë membranës së trurit aty te kujtesa. Pse artistëtë tonë nuk e shohin si të rëndësishme veprën e artit pastrimin e duarve? Arti ka për qëllim të futet gjithkund dhe të na edukoj.

Dashuri në kohën e koronavirusit

Trupi dhe shpirti ndjejnë ëmbëlsinë, çiltërsinë, parajsën dhe përhumbjen. Dashuria vjen nga dora e Zotit, shtrydh zemrat dhe ja dimë vlerën humbjes. “DASHURI në vitin 2020” vepër nga artistja Giulia Rosa. Ajo përfaqëson dashurinë në kohën e koronavirusit. Dy të dashuruar puthen me njëri-tjetrin, të mbrojtur nga maska kirurgjikale. Lëngun e pështymës nuk mund ta shijojnë, gjuha nuk mund të rrokulliset brenda gojës, e as buza e poshtme nuk mund ta ndjej atë kafshimin epshor. Epshi është falso e dëshira origjinale, ndërsa fantazia surreale. Ata janë dashnorët modern. Artisti bashkëkohor çelë sytë njerzimit, e përfaqëson atë, e bën të ndjehet mirë, të ëndërroj nga karantina monotone. As kolera mesjetare e as ndonjë virus nuk u bë pengesë për dy të dashuruar sinqerisht, andaj artistja këtë e shprehë në formë më të pastër, më të sinqertë, më optimiste, përtej gjembave, përtej dhembjeve. Nga ky ferr i strukur vuajtja shuhet dhe është e paaftë sepse këta dy po dashurohen. “Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!” – Xhakomo Kazanova

Art me letër higjienike kundër koronavirusit

Artistët botëror nuk ndalojnë së krijuari kundër koronavirusit. Nga imagjinata pajtojnë idenë me materien, paraqesin idenë të kthyer në materie dhe materien të lartësuar në ide. Ata të dy sytë i mbajnë hapur, syrin e jashtëm i cili vështron dritën dhe shkëlqimin monoton, panikë, kaos dhe ai sy mbyllet sepse reagon syri i brendshëm. “Panikë”, vepër nga një letër toaleti e artistit CB Hoyo, është ekspozuar. Njerëzit rëndom krijon panikë ndaj letrave higjienike dhe është krijuar vargan njerzish të cilët presin të blejnë letër toaleti e që mendja e artisti nuk mund ta përcepton pse njerzit duhet të presin në radhë për ta fshirë bythen. Panikë, klithmë, stres krijojnë njerzit në këtë kohë pandemie e paniku sjell kaos ndërsa arti proteston kundër kësaj e ky është qëllimi i artit.

Artikulli më i shitur është letra për ta fshirë bythen. Arti lufton me të shëmtuarën për hirë të së bukurës sepse nocioni i artistikes dhe i së bukurës paraqesin nocion të përbashkët të një fryme. Bukuria është shumë e thjeshtë ajo gjendet në personalen duke prekur globalen dhe aktualen, ndërsa e keqe është ajo e neveritshme.

Iku çehoviani i funit…

Shkruan: Halil Matoshi

Iku çehoviani i funit…

(ni essay i vogël për ni art të madh)

1.
Tom & Jerry janë heronjtë tanë të përjetshëm, me të cilët fëmijtë e gjysmës së dytë të shekullit 20 e kanë bâ vajin dhe gazin e parë dhe tashma miliona nga ta kanë ikë nga kjo botë.
Në skenën e luftës që “Klauzevitzi” i animacionit e shfaqte sy botës, (që nga viti 1940) askush nuk vdes, se luftarët bien e çohen deri në sfidën e re, por madje edhe mas artilerisë së rânë, vjen armëpushimi, idila e pajtimit, prap acarimi, intriga, kurthi e megjithatë, ajo arenë reflekton lojë&dashtuni!?
Sepse, drama gjithnjë ka një shthurje çehoviane: Lotë e heqamë, por para se me ra perdja, të gjithë luftarët mbesin gjallë!?

2.
Jemi rritë me Tom & Jerry, që kur baba, në vitet ‘70 bleu ni televizor të markës sllovene ‘Gorenje’ bardh-zi, “me llama” që thojshim dhe që për dreq, prishej zakonisht në prag të Vitit të Ri!?
Geine Deitch me lojë e ka laku realitetin, kur maca e shpisë nuk âsht gjithmonë e zellshme në detyrë dhe Jerry nuk âsht gjithnjë ai tipi i bezdisshëm që na i ngrit nervat, por dytë janë thjesht lojtarë, që në ‘cartoon’ na kënaqin me dromcat e tyne komike pa na detyru që të ndërhyjmë, për t’i ndjekur nga dhoma jonë!?

3.
Nga krijuesi i dashtunisë dhe urrejtjës eternale, përmes dy personazheve emblematik të shekullit 20, dhe i përballjës me luftën e ashpër për hapësirë, qoftë në glob apo në vrimat e djathit, Geine Deitch, kam mësu se jo gjithmonë mbretnon ligji i të fortit dhe jo gjithmonë fiton i madhi, në këtë botë jo gjithnjë dashamirëse!?
Theatri i tij, tu e shfaqë me vija, realitetin, në “cartoon”, e çuditshme, ka shkaktu të qeshuna vend ankthit dhe empati edhe për “personazhet negative”, duke e shfaqë transformimin e botës sonë nga mik-anmik, nga ajo bota moniste bardh-zi, në atë të pluralitetit të ngjyrave, sikur televizorët tanë të viteve ‘70 krahasu me ‘plazmat’ e dekadës së dytë të shekullit 21.

4.
Do të vazhdojmë të shtrihemi në kanape e të qeshim me dy musteqokët tu, hokatar, Maestro, pa i dhânë tagër as politikës as religjionit dhe as “të gjelbërtëve” dhe shoqatave që mbrojnē kafshët, e performojnë me peliqe, veshë e mâthë me lëkurat e ‘wildword’.

I dashur atdhe

Poezi nga Asdreni

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.

Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.

‘Libri i Karantinës’, rekomandimi nga KultPlus: Ferma e kafshëve

Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.

KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.

Libri i Orwellit, “Ferma e kafshëve” mbahet si një nga alegoritë më të mira politike të shkruara ndonjëherë. Shkrimi përmes alegorisë është shkrim edhe i këndshëm edhe sfidues, ngase kërkon shumë vëmendje gjatë leximit, e madje edhe gjurmim më të thellë të asaj që lexohet. Platoni shkruante në mënyrë alegorike tek “Alegoria e shpelles”, Kafka poashtu në mënyrë alegorike fliste tek “Metamorfoza”, e shumë alegori të tjera.

Por ku qëndron e veçanta e librit të Orwellit në krahasim me alegoritë ose metaforat e tjera? Gjuha e Orwellit është gjuhë e thjeshtë, tejet e kuptueshme, me një fjalë libër për të gjithë. Orwellin mund të e lexojnë dhe kuptojnë njerëz të profileve të ndryshme, të përgatitjes profesionale të ndryshme, të moshave të ndryshme. Kushdo që e lexon Orwellin e kupton se është alegori dhe nuk bëhet fjalë për fermë të kafshëve në kuptimin bukfal.

Në qendër të trajtimit të librit është pushteti, ushtrimi i tij, dhe mirëmbajtja e tij. Të flasësh thjeshtë për pushtetin nuk është aspak gjë e lehtë, në kuptimin e asaj që t’u ikim interpretimeve të komplikuara filozofike për fenomenin në fjalë.

Kant: Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë

“Ai që e bën veten krimb, nuk mund të ankohet pastaj kur të tjerët shkelin mbi të me këpucë.”

“Çdo gjë që është shkruar nga meshkujt në lidhje me femrat duhet të mbesë e dyshimtë, duke qenë se ata janë në të njëjtën kohë edhe gjykatës edhe pjesë e çështjes.”

“Më është dashur ta refuzoj njohjen, për të t’i bërë vend besimit.”

“Njeriu duhet të jetë i disiplinuar, sepse për nga natyra ai i papërpunuar dhe i egër.”

“Kush është mizor ndaj kafshëve është po aq i pandjeshëm edhe ndaj njerëzve.”

“Një veprim, për të qenë moralisht i denjë, duhet të bëhet nga përgjegjësia.”

“Rregullat e lumturisë: diçka për të bërë, dikë për ta dashuruar dhe diçka për të shpresuar.”

“Vepro duke e konsideruar njerëzimin, si tek vetja si tek të tjerët, gjithmonë si qëllim, kurrë thjesht si mjet.”

Nuk ka virtyt aq të madh, sa të jetë i sigurt prej tundimit.

“Ata që thonë se bota do të shkojë gjithnjë siç ka shkuar deri sot, kontribuojnë që parashikimi i tyre të dalë i vërtetë.”

“Yjet e qiellit përmbi mua, ligji moral në mua.”

“Miq të njerëzimit, mos ia mohoni arsyes privilegjin e të qenët guri i fundit i krahasimit me të vërtetën.”

“Vepro në atë mënyrë që, parimi juaj i veprimit të bëhet vetvetiu një ligj për të gjithë botën.”

“E gjithë dija jonë fillon me shqisat, vazhdon pastaj tek kuptimi dhe mbaron me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se arsyeja.”

“Të gjitha interesat e arsyes sime, spekulative si dhe praktike, ndërthuren në tri pyetjet e mëposhtme: 1. Çfarë duhet të di? 2. Çfarë duhet të bëj? 3. Çfarë mund të shpresoj?”

“Përvoja pa teorinë është e verbër, por teoria pa përvojë është një lojë intelektuale e mirëfilltë.”

“Nga një dru i shtrembër si ky nga është bërë njeriu, asgjë e drejtë nuk mund të krijohet.”

“Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por e përfytyrimit.”

“Papjekuria është paaftësia që dikush të përdorë inteligjencën e vet, pa u udhëhequr nga dikush tjetër.”

“Para ligjit njeriu është fajtor kur dhunon të drejtat e tjerëve. Para moralit ai është fajtor, nëse vetëm mendon ta bëjë këtë gjë.”

“Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë.”

“Përtej çdo dyshimi, çdo dije fillon me përvojën.”

“Nuk është vetëm vullneti i Zotit që na bën të lumtur, por ne duhet ta bëjmë veten tonë të lumtur.”

“Është e domosdoshme që unë të jetoj i lumtur, por është e domosdoshme që sa të jetoj, të jetoj me nder.”

“Shkenca është dije e organizuar; mençuria është jetë e organizuar.”

– Imannuel Kant

Alber Kamy: “Nuk mund të ketë dashuri për jetën, pa dëshpërim për jetën.”

“Në mes të dimrit e kuptova, se brenda meje ishte një verë e pamposhtur. Dhe kjo më bënë të lumtur, sepse thuhet që pavarësisht se sa fort shtyen bota kundër teje, brenda teje, ekziston diçka edhe më e fortë – diçka më e mirë, që e kthen atë prapa.”

“Gjithmonë shko shumë larg sepse atje do ta gjesh të vërtetën.”

“Nuk mund të ketë dashuri për jetën, pa dëshpërim për jetën.”

“Njeriu është gjithmonë viktimë e të vërtetave të tij. Kur njëherë ai i pranon ato, ai nuk mund ta liroj veten nga to.”

“Ta kërkosh atë që është e vërtetë nuk do të thotë ta kërkosh atë që është e dëshirueshme.”