Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka kritikuar retorikën politike në Kosovë.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se edhe në Kosovë, si në vendet tjera, retorika politike degradon në racizëm, seksizëm dhe homofobi.
Konsett tutje iu ka bërë thirrje liderëve politikë që të dekurajojnë një gjë të tillë.
“Retorika politike në Kosovës, sikurse në vendet tjera, shpesh degradon në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo i degradon ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë ato. Liderët kanë përgjegjësinë për të dekurajuar një shëmti të tillë. Fokusohuni në fakte, jo në ofendime”, ka shkruar Kosnettt në Twitter.
Political rhetoric in Kosovo – as in other countries – often descends into racism, sexism, and homophobia. This demeans those who make such attacks and those who tolerate them. Leaders have a responsibility to discourage this ugliness. Focus on facts, not insults.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 17, 2020
Vala e tretë kishte sjellë edhe më pak të prekur nga sëmundja. Ishte më se e qartë se grithja po e bënte të veten, edhe pse nuk na shkonte mendja se tashmë ia kishim dalë… Përkundrazi, Lami, Shehë Alia, Rremë Kusari dhe të tjerët nga Paria e Shehrit druanin se ma të keqes nuk i kishim ikur, ngaqë Kajmekami dhe Izet Aga vazhdimisht flisnin për “vullnetin e Allahut”, ndërsa ne e dinim se pas atyre fjalëve fshehej hesapi i disave nga hyqymeti, të cilët, nuk do të hiqnin dorë prej saj, pa marrë parasysh se me çfarë mjete do ta arrinin, ngaqë u kushtonte me kokë… “Mendja e ligë çka s’pjell… E keqpërdor edhe të Madhin dhe vullnetin e tij… Medet…”, fliste Lami me dëshpërim. Sheh Alia thoshte se duhet vazhdue me grithjën edhe në pjesët tjera në drejtim të Malësisë, Pejës dhe Prizrenit… “Nuk humbim gja me të… Ma mirë me veprue se me u dorëzue… Ketë e kemi për detyrë…” Kur u ndamë te Ura e Namazxhasë dhe mora drejtimin për në kishë, mbeta i ngujem te pjesa e Kullës së Begut. Zabitët kishin mbyllë rrugën kah Çarshia e Madhe. Moria e njerëzve po përcillte parakalimin e qerreve me mushama të mbushura me të sëmurët, apo të vdekurit, që në rrugë për në spitalin e Shkukzës, ku përfundonin në gropat e gëlqeres, ishin ndalur para Xhamisë së Hadumit të rrethuara nga daullxhinjë të shumtë. Tamtamet e daulleve, përcilleshin me ulërimën e trishtueshëm dhe kërcimin shfrenues të shumë fedainjve të paparë deri më atëherë në shehër. I trishtuar nga pamja e atij ziqri të hapur, drodha rrugën kah Ura e Taliqit për në Kishë. Tamtamet e daulleve nuk kishin të ndalë bashkë me ulërimën e fedainjve me çirrmat : “Vdekjen e kemi hak!…Vdekja…” Tamtamet dhe ulërimat e fedainjve për vdekjen para xhamisë së Hadumit zgjatën deri mbas iqindisë. Vazhduan edhe në pjesën tjetër për te ura e Tabakut, deri atëherë kur qerret me mushama humbën në drejtim të Shkuzës. “Tmerr, atë, tmerr. Kremtohet vdekja!”, tha padër Coli me buzë në vaj. “Po i frikësohen fitores së jetës”, ia ktheva edhe pse nuk isha i sigurtë se kush po i thoshte këto fjalë: njeri i uratës, apo luftëtari, që tashmë ishin ngatërruar në mua?…
(Shkëputje nga romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, 1982) / KultPlus.com
Gabriel Garcia Marquez konsiderohet si shkrimtari më popullor në gjuhën spanjolle që nga Miguel de Cervantesi.
Veprat e tij letrare kanë qenë shkrimet më të shitura në spanjisht, përveç Biblës. Romani i tij epik “100 Vjet Vetmi” është shitur në mbi 50 milionë kopje në 25 gjuhë të ndryshme.
García Márquez fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1982 për tregimet dhe romanet e tij. Në fjalën e falenderimit kur mori çmimin, ai u shpreh “Amerika Latine është një burim i pashtershëm krijimtarie, dëshpërimi dhe bukurie”.
‘Gabo’ siç thirrej shpesh, pionieri i zhanrit të realizmit magjik i dhanë një perspektivë tërësisht të re letërsisë dhe botës së fjalës së shkruar.
Por puna e tij gjithashtu mbart grimca mençurie rreth dashurisë, luftës dhe jetës, të cilat janë bërë tashmë të përjetshme në veprat “Njëqind vjet vetmi”, Dashuria në kohërat e kolerës, dhe klasikët e tjerë.
Ja disa nga leksionet e “Gabos” përzgjedhur nga librat e tij që do të jetojnë përgjithmonë:
1- Unë nuk besoj në Zot, por i frikësohem Atij.
2- Jeta nuk është ajo që jetojmë, por ajo që ti kujton dhe si e kujton atë.
3- Ai që pret gjatë ka pritshmëri të vogla.
4- Një person nuk vdes kur duhet, por kur mund.
5- Seksi është ngushëllimi kur ju nuk mund të keni dashurinë.
6- Kam zbuluar për kënaqësinë time, se është jeta, jo vdekja, ajo që nuk ka kufij.
7 – Asnjë ilaç nuk mund të shërojë atë që s’mund ta shërojë lumturia.
8- Një burrë e kupton kur plaket, sepse ai nis t’i ngjajë babait të tij.
9- Liria është shpesh viktima e parë e luftës.
10- Mençuria vjen tek ne në atë moment kur nuk na hyn më në punë.
11- Mbetet gjithmonë diçka për t’u dashur.
12- Të gjitha qeniet njerëzore kanë tri jetë: publike, private dhe sekrete.
13- Trillimi u shpik ditën, kur profeti hebre Jonah u kthye në shtëpi dhe i tha gruas se ishte tri ditë me vonesë sepse ishte përtypur nga një balenë.
14- Problemi me martesën është se përfundon çdo natë pas aktit të dashurisë dhe duhet të rindërtohet çdo agim përpara vaktit të mëngjesit.
15– Nuk do t’i këmbeja kënaqësitë e vuajtjes sime për asgjë në botë.
16- Sekreti i një moshe të madhe nuk është asgjë tjetër përveç një pakti të ndershëm me vetminë.
17- Nuk është e vërtetë që njerëzit ndalojnë së ndjekuri ëndrrat kur plaken, ata plaken sepse ndalojnë së ndjekuri ëndrrat.
18- Zemra ime ka më shumë dhoma se një bordello.
19- Asgjë nuk e përfaqëson një njeri më shumë sesa mënyra sesi vdes.
20- Jo, nuk jam pasur. Unë jam një njeri i varfër me para, por kjo nuk është e njëjta gjë.
21- Kur një grua vendos të flejë me një burrë, nuk ka asnjë mur që ajo nuk mund të ngjisë, asnjë fortesë që s’mund ta shkatërrojë, asnjë konsideratë morali që ajo nuk do injorojë dhe mbi të gjitha: nuk ka Zot për të cilin t’ia vlejë të shqetësohesh.
22- Thuaji atij po. Edhe nëse po vdes nga frika, edhe nëse do të të vij keq më vonë, sepse çfarëdo që të bësh, do të pendohesh për gjithë jetën nëse thua jo.
23- Në qoftë se Perëndia nuk do të pushonte dielën, do të kishte pasur kohë për të përfunduar botën.
24- Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta ne na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.
25- Kur të vdes, të vetmen keqardhje do ta kem është nëse në vdekje nuk do të ekzistojë më dashuria.
26- E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, i ri apo i vjetër. Sonte mund të jetë e fundit herë që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.
27- Nevoja e ka fytyrën e një qeni.
28- Askush nuk i meriton lotët e tu, por ai që i meriton ata, nuk do të të bëjë të qash.
29- Në gazetari vetëm një fakt i rremë, e vë në dyshim të gjithë punën e bërë, ndërsa në fiksion vetëm një fakt i vërtetë e legjitimon të gjithë punën e bërë
30- Në fund të fundit, letërsia nuk është tjetër vetëm se zdrukthtari. Me të dyja ju keni punë me realitetin, me një material po aq të vështirë sa druri. /KultPlus.com
Kur të gjitha vendet e prekura nga Covid-19 janë në garë dhe po punojnë për uljen e të prekurëve, Presidenti i Nikaragua thotë se koronavirusi ishte “një shenjë nga Zoti”. Në një fjalimin televiziv të mërkurën në mbrëmje, Daniel Ortega pohoi se Nikaragua kishte pësuar vetëm një vdekje nga pandemia e koronavirusit dhe se tre rastet e konfirmuara të vendit ishin “importuar”.
Nga ana tjetër, Ortega ka refuzuar të miratojë masat për distancimin shoqëror dhe bllokimin, të përdorura në vendet e tjera, dhe në fakt ka inkurajuar shtetasit që të marrin pjesë në tubime masive.
Presidenti nuk komentoi se sa teste janë kryer por ekspertët dyshojnë se ka shumë raste të pazbuluara. Ortega e përdori fjalimin për të kritikuar Shtetet e Bashkuara, duke thënë se po mban migrantë të tyre në kushte të këqija. Ai tha se pandemia ishte “një shenjë nga Zoti” kundër militarizmit dhe hegjemonisë. / Gazeta express / KultPlus.com
Gabriel Garcia Marquez (Gabriel Garsia Markez i njohur edhe si Gabo), shkrimtari i njohur kolumbian lindi më 6 mars të vitit 1927 në Aracataca, një fshat i vogël pranë maleve të Karaibeve kolumbiane dhe vdiq më 17 prill 2014. Ai ishte djali i Gabriel Eligio García dhe Luisa Santiaga Márquez Iguarán.
Në atë periudhë dështoi shoqëria United Fruit, që deri në atë kohë kishte mbajtur ekonominë në rajon në një nivel mjaft të mirë nëpërmjet kultivimit të bananes. Si në çdo familje të asaj krahine edhe në atë Márquez gjendja financiare ishte në përkeqësim të vazhdueshëm, kështu që Gabrile së bashku me prindërit u transferua në shtëpinë e gjyshërve të tij në Riohacha.
Tetë vjetët e para të jetës së Markezit kaluan qetësisht, të mbushura me historitë magjike të gjyshes Tranquilina Iguarán dhe tregimet epike të gjyshit Nicolás Ricardo Márquez Mehija, në shtëpinë e të cilit dëgjoi historinë e masakrës së plantacioneve të bananes, ku u vranë mbi 100 njerëz, që më pas u varrosën në një varr masiv. Nga goja e gjyshit dëgjoi bëmat e jashtëzakonshme të gjeneralit Rafael Uribe Uribe, protagonist absolut i Luftës Njëmijë Ditore (1899-1902), një nga ngjarjet më të rënda dhe më të përgjakshme në historinë e Kolumbisë.
Ne vitin 1935 humbi gjyshin dhe kjo ngjarje ndikoi shumë në gjendjen shpirtërore të 12 vjeçarit Márquez, i cili një vit me pas shkon në Barrankija për të studiuar në shkollën San Hosé. Më 1942 u transferua në Zipaquirá për të përfunduar gjimnazin. Ne moshën 20 vjeçare fitoi të drejtën e studimit në Universitetin e Bogotá, dega drejtësi. I mërzitur nga jeta e përshpejtuar e kryeqytetit kolumbian dhe nga i ftohti i krahinës se Andeve, Gabriel mbyllej në dhomën e tij ku lexonte kryeveprat e autorëve me të mëdhenj latinë dhe spanjisht-folës. I mahnitur nga letërsia, filloi të shkruante duke braktisur studimet.
Megjithë pasionin e madh për librat, Márquez ishte një nga ata që vuanin situatën e Kolumbisë që po kalonte një periudhë ku dhuna ishte gjithnjë e pranishme. Me 9 prill 1948, filloi e famshmja El Bogotazo, e njohur si treditëshi i dhunës në kryeqytet, që përfundoi me vdekjen e drejtuesit liberal Jorge Eliecer Gaitán. Gjatë atyre ditëve të përgjakshme disa njerëz hynë në apartamentin e tij dhe dogjën gjithçka. Márquez vendosi të shkonte në Kartagjenë ku gjeti punë si redaktor e më pas si reporter për gazetën “El Universal”.
Në vitin 1949 vendosi të rikthehej në Barrankija, ku filloi të punonte si gazetar dhe u bashkua me “El Gruppo de Barranquilla”, që përbehej nga të rinj që kishin pasion letërsinë. Një vit më pas publikoi në faqet e gazetës “El Espectador” të Santa Fésë një tregim me titull “La tercera resignación”. Në vitin 1952, mbaroi së shkruari romanin e tij të parë, “La hojarasca” (përkthyer shqip si Gjethurinat) dorëshkrimin e të cilit e dërgoi në Argjentinë. Pas tre javësh në përgjigjen që i erdhi shkruhej që mund të merrej me çdo gjë përveç se me letërsi.
Në vitin 1955 fitoi çmimin e parë në një konkurs, ku konkurroi me tregimin “Un día después del sábado” (Dita pas së shtunës). Falë dhuntive të tij narrative, García Márquez në një hark kohor mjaft të shkurtër u bë një nga emrat më të rëndësishëm të gazetarisë kolumbiane. Intervistat, artikujt dhe opinionet e tij ishin të mirëpritura në çdo redaksi. Te gjitha punimet e tij deri në 1956, u publikuan si një libër i vetëm me titull “Relato de un náufrago”, që trazoi skenën politike në vend pasi aty trajtoheshin trafiqet e drogës nëpërmjet detit. Qëndrimi i Markezit ndaj këtij fenomeni gjeti aprovimin e popullit, por provokoi keqas politikanët. Në nëntor të vitit 1956 drejtori i gazetës “El Espectador”, për të cilën punonte Markez, mori urdhër nga disa qeveritarë që të pushonte nga puna shkrimtarin. Nga miqësia e ngushtë dhe respekti i madh, drejtori vendosi ta dërgonte në Zvicër, ku do të punonte si reporter për gazetën e tij. Edhe pas falimentimit që ndodhi një vit me pas, Markez vendosi të qëndronte në Zvicër. Gjatë jetës në Evrope, ai vizitoi shumë qytete të famshme të kontinentit të vjetër së bashku me mikun Plinio Apuleyo Mendoza. Udhëtimi në fjalë shërbeu si frymëzim për të shkruar “90 días en la cortina de hierro”. Më 1958, pas një qëndrimi në Londër, García Márquez u kthye në Amerikë, për t’u vendosur më pas në Venezuelë.
Në Barrankija, u martua me Mercedes Barca, me të cilën pati dy fëmijë, Rodrigo (lindur në Bogotá në 1959) dhe Gonzalo (lindi në Meksiko në 1962). Më 1961 u transferua në New York ku filloi punën si korrespondent i Prensa Latina. Kërcënimet e vazhdueshme nga ana e CIA-s dhe kubanëve e shtynë të transferohej në Meksikë. Më 1967 realizoi kryeveprën e krijimtarisë se tij “Cien años de soledad“ (përkthyer shqip si Njëqind vjet vetmi), një libër që shënon kulmin e të ashtuquajturit realizëm magjik. Më 1974 dolën në treg “Ojos de perro azul” dhe “El otono del patriarca” (Vjeshta e patriarkut), dy veprat më komplekse të krijimtarisë së tij, një metaforë e gjerë mbi vetminë, mjerimin si pasojë e pasurimit.
Nga viti 1975, Márquez jetoi midis Meksikës dhe Kartagjenës, Havanës e Parisit. Më 1982, u vlerësua me çmimin Nobel për Letërsinë. Më 2002 publikoi vëllimin e parë të Vivir para contarla (Të jetosh për të treguar), ndërsa dy vjet më pas veprën e tij të fundit, të paktën deri tani Memorias de mis putas tristes(përkthyer në shqip nga Mira Meksi me titull Kujtim kurvash të trishta). Ndër veprat e tij me të mëdha përmenden Dashuri në kohërat e kolerës, Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar dhe “Njëqind vjet vetmi” e cila është përkthyer në shqip nga i madhi Robert Shvarc, Gjenerali në labirintin e tij, Erendira etj. Veprat e Markezit në shqip i kanë përkthyer Ramiz Kelmendi, Veton Surroi, Aurel Plasari, Mira Meksi e Robert Shvarc. /KultPlus.com
Një ishull i Estonisë, i quajtur Saaremaa, ka marrë pseudonimin nga banorët lokalë si “ishulli i koronës”.
Kjo pasi është bërë vatër e nxehtë e koronavirusit dhe njerëzit janë urdhëruar të karantinohen.
Askush nuk mund të ikë apo të hyjë në ishull pa një leje. Ekspertët shprehen se numri i të sëmurëve bazuar me popullsinë është më i larti në Europë.
Ata llogarisin që gjysma e banorëve të jenë infektuar nga koronavirusi.
“Situata e infeksioneve me Covid-19 në Saaremaa dhe Kuressare është shumë serioze. Mund të kemi deri në 1 000 persona që do të kërkojnë hospitalizim deri më 20 Prill. Kemi nevojë për ndihmë”, tha doktori Edward Laane.
Saaremaa ka 33 mijë banorë. Një pjesë e të sëmurëve po dërgohen në Estoni për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas specialistëve shkak për përhapjen e koronavirusit janë bërë dy ndeshje volejbolli.
Skuadra lokale udhëtoi një muaj më parë në Milano, ku dyshohet se janë infektuar atje. Më pas, në ishull u zhvillua një ndeshje tjetër ku morën pjesë rreth 1 000 tifozë.
Këtu ka nisur edhe përhapja masive. Ekspertët dyshojnë se shkak për shpërndarjen masive të koronavirusit është bërë edhe një festival.
Në një vend, ku pothuajse gjysma e banorëve janë infektuar, bizneset mundohen që të mbijetojnë online. Supermarketet ua dërgojnë në shtëpi ushqimet personave që porosisin. /KultPlus.com
“Download” do të transformohet në një “festival virtual”, pasi ngjarja treditore ishte anuluar më herët për shkak të përhapjes së koronavirusit. Festivali i muzikës rok, i cili mbahet çdo vit në Donington Park të Leicestershires, duhej të mbahej prej 12 deri më 14 qershor.
Por organizatorët tani kanë vendosur që t’i transmetojnë drejtpërsëdrejti muzikën, intervistat dhe performancat e papara të pjesëmarrësve, në po këto data. Synimi është që përvoja e festivalit të “përçohet në dhomat e ditës” të adhuruesve. Organizatorët kanë bërë të ditur hollësitë lidhur me performancën do të bëhen të ditura më vonë, por ende nuk janë caktuar bendet që do të përfshihen në projektin unik të sivjetmë.
Në organizimin fillestar ishte paraparë që të merrnin pjesë grupet e njohura si “Iron Maiden”, “Kiss” dhe “System of A Down”. “Download” do të rikthehet sërish më 2021, por “Download Festival TV” do të transmetohet direkt në vend të ngjarjes së sivjetme, transmeton KOHA.
Një zëdhënës i manifestimit ka bërë të ditur se organizatorët shpresojnë që kjo mënyrë e organizimit do t’ua rikrijojë adhuruesve të rokut “fundjavën më të mirë verore në ambiente të sigurta dhe në rehatinë e shtëpive”.
Si rrjedhojë, adhuruesve u është kërkuar që të ngrenë tenda në oborret e tyre dhe të dërgojnë fotografi të përvojës së tyre virtuale të festivalit, por, megjithëkëtë, janë rikujtuar që t’u përmbahen udhëzimeve për mbajtjen e distancës sociale. “Ju trimërojmë që të na bashkoheni në këtë festival përmes videokonferencave”, kanë shtuar organizatorët.
Pamjet e drejtpërdrejta do të transmetohen përmes Facebookut, Twitterit, Instagramit dhe YouTubes. / KultPlus.com
Në pikë të zhegut,sekretari i krahinës ia behi në kale para kullës së Uc Lleshit e vikati prej së poshtmi:
-Zoti toger!O zoti toger!
Uc Lleshi doli në krye të shkallës tue përgjegjë:
-Ǒasht zani?
Mandej,si njohu njeriun,mori me u ulë tue i bzajtë mikut:
-Hajde,byrum.
– Jo, jo, s’po rri-ia priti tjetri maje kalit — por kemi marrë një urdhën prej Shkodret e erdha me ta kallzue.Ka ike mbrâmë një gazetar prej andej, një asi shkollarësh që shkruejnë kundra qeverisë e duket se âsht nisë me kapërcye kufinin këndej kah ana jonë. Qeveria e kërkon këtë njeri. Duhet, pra, të vésh rojë gjithkah për mos me lânë me kalue kurrsesi. Uc Lleshi u mêndue pak, e mandej bâni:
– More, a e dini mirë që s’ka dalë përtej deri tash?
– E si ka pasë me e kapë kufinin në një natë? Ai mbrâmë, thashë, ka dalë prej Shkodret e ditën, pa e pasë kryet çelikut, s’ka guxue sak me udhëtue!
– Atëherë veç ne fluturoftë për hava se në ectë për tokë, i gjallë kufinin këtej pari ai s’po ta kapërcen. Po ti ndalu e pije një kafe
– S’mundem, zoti toger: me pret krahinani. Do të dalim edhe na me e ndjeke të ikunin. Lamtumirë.
– Udhambarë; e m’i thuej krahinarit që mos te bari hiç kasavet për sa i përket punës seme këtu. Dhe me dorë diftoi rrethin e kufinit te afërm.
***
Sa u nis sekretari i krahinarisë, Uci i tha Mirashit, të nipit:
– Shko shpejt e m’i mblidh gjendarmët e m’i ço këtu sa ma parë. Tue kalue kah prozhmi, lëshoi zâ Dodës edhe Nikollës e thueji të lanë punën e të ngasin të vetë. Hajt, shpejto. Djaloshi fluturoi e Uci i lypi së shoqes uniformën, që vishte vetëm kur u thirrte në ndonjë shërbim si ky; për ndryshe hante atë gjysmë rroge në shtëpi si oficer rezervë e kqyrte punët e veta. U vesh, mbathi opangat, ngjeshi armët, zdrypi poshtë në oborr me prite njerëzit. Burrë i shkurtë, me shpatulla të gjana e të fuqishme,kâmbët pak si të lakueme,Uc Lleshi, me gjithë që flokët s’i kishte fort të thinjun, diftonte së paku pesdhetë vjet të plotë. Por vizat energjike të fytyrës së djegun prej diellit e sytë si xhixha diftonin edhe se, për shpejti e guxim, nuk ia linte dalë një të riut. Njeri me influence në atë pjesë të Malësisë ku banonte, kishte pasë prej qeverise grada e shpërblime për me përfshi forcën e madhe të tij, që përndryshe mund të ishte e dâmshme, në makinën e Shtetit. E nuk kishte qênë masë administrative e gabueme, kjo, për atë kohë, pse qyshse Uci veshi uniformën, s’guxonte komitë ma me u endë në ato ana edhe urdhënat e qeverisë u zbatonin ma se miri. S’kish nën komandë gjendarme të rregullt, por njerëz besnike që mblidhte në rasë te nevojës. Këta ishin gjendarmët e tij. Gjind që shkonin e u vritnin mbas tij, pa kurrfarë shpërblimi, veç për hatër që i kishin e për nderna të vogla që atij i takonte me u bâmë në shehër e në mal. Edhe ate ditë, porsa u vojt lajmi, ia mbërrinë fluturim në oborr të kullës, të armatosun ma së forti. Uci u diftoi çashtjen gjithsesi e mbaroi tue thânë:
– E kemi do punë, burra. Ka me na takue ndoshta me ndejë dy-tri net pa fjetë. Duhet me hapë mirë sy e veshë e mos me lânë as mizën me fluturue.
Kurrkush ma mirë se ai nuk i njihte shtigjet e ndryshme që qesin në kufi, pse kishte pasë shpesh here nevojë për to në rasa të kritikshme të mâparshme. Nga dy e dy i drejtoi njerëzit ndër vende ku i lypte nevoja dhe, si u nisën të gjithë, u tha të bijve, Dodës e Nikollës:
– Ngjeshni armët dhe ejani me mue. Ti, Marash, ri në shtëpi.
Dhe u ul me dy djemt teposhtë. Ecën pa folë. Doda e Nikolla, i pari shkurtalak si i ati dhe i dyti me një trup vigâni, nuk guxonin me çelë gojë pa qênë të pyetun. Uci e kishte zakon, udhës, të mêndonte shumë e të fliste pak. Të bijtë e dinin që çdo méndim i tet ishte për nder e lumni të konakut.
“Feja kishte me qênë me e hetue e me e zânë këtë dreq shkollarit. Kishem me e sjellë unë vete në Shkodër, me e dorezue atje edhe me thânë açik në hyqymet që i ka ardhë koha me më bâ kapidan. Në më daltë me e krye këtë shërbim si duhet, kam të drejtë me e çelë gojën…”
Këto mêndime e bane Uc Lleshin në qef. Punët i shkonin gjithmonë mbarë, prandej kur i ngulej mêndja në nje send ishte gati i sigurtë se, me pak sabër e marifet, do t’i dilke në krye. Ishte njeri me orë. Vetëm një gjâ nuk i eci deri në ato ditë e kjo, për tê, ishte plagë e pambyllun që ia brênt zêmrën ditë e natë. Vjetin para, shtëpia e Gjokë Vatës kishte vra të vllanë, të anë e Mirashit, e me gjithë të orvatunit e të ,përpjekunit e tij e të mashkujve të shpisë ende s’kish qênë i zoti me ia marrë gjakun. Por s’ishte çuditë: shtëpia Gjoke Vatës, e rivalit të përhershëm të Ucit në atë krahinë,ishte e fortë, edhe ajo me rreth të madh, e gjint e saj nuk mund të vriteshin udobisht.
Kishin ecë ma se një orë nëpër teposhte të malit, kur Uc Lleshi u ndal dhe u tha të bijve:
– Ju të dyve po u ve rojë këtu, te Shtegu i Barijve. Jam i sigurtë se malësorët që e përciellin atë shkodranin, kanë me e keshillue me dalë nëpër këtë grykë. Asht si mënjane e mendojnë se e gjéjnë të lirshme. Ju, po patët se si, kapnie, në ardhtë ketu pari; përndryshej gjallë, mos e lêni me kalue…
E Uci u kthye, vetëm. lu ngjit prap malit, në një shej vêndi ndërroi rrugë e vojt me bâ kontroll një nga një rojet e vëmë nëpër shtigje, gjate kufinit.Kur mbërrini, lodhë e këputë, në oborr të kullës së vet, po errej.
*** Tue u ngjite nalt vêndoi me ngranë shpejt e shpejt, me pushue sa grima, me marrë Mirashin me vete e me dalë në roje gjithë natën. Mund e hetonin kund të arratisunin dhe, tue e ndjekë mjerisht, mund ta futnin si në kurthë në ndonjë shteg të zanun prej njerëzve të tij. E aty me e kape me dorë.
Në çardak, rrahi qerpikët, i çuditun. Kishte pa dritë në odën e miqve e dy pushkë varë në krraba. Në atë çast doli grueja prej odës së zjarrit e lajmueme nga zhurma e hapave për ardhje të tij.
– Kush âsht në odë te miqve? — e pyeti ai.
-Gjokë Vata…
– Kush? — përsëriti pyetjen me zâ të plasun.
– Gjokë Vata me një shkodran.
Uci u pré. Përqethje të ftofta ia mbuluen shtatin. Gjaksi i vllaut në shtëpi të tij? A ishte ândërr a zhgjândërr? Përmblodh krejt forcat e vullnetit dhe u shkund. Vari pushkën e vet bri tjerave dhe u mundue me u kthiellë në fytyrë. Hyni. Miqt po rrinin me Mirashin.
– Mbrâmja e mirë,burra, e mirë se u ka pru Zoti.
Ata u çuen ne kâmbë. Uci u mor grykë ma parë me Gjokë Vatën, që ish moshatar i tij, por ma i gjallë e me mustaqe që i shkonin dredha-dredha deri në veshë, e mandej me shkodranin. Ky dukej shumë i ri, ishte pak si i thinjun dhe i zbehtë në fytyrë, veshë allafranga. Ndêjen. Uci qiti kutinë e duhanit e u bâni cigare. Pyeti gjint e vet:
– A keni pru kafe?
– Kemi pi, kemi pi — tha Gjokë Vata.
– Bini edhe ka një tjetër — porositi Uci.
Për do kohë ngelën në heshtje. Ucit i pikonte gjak plaga që kish të pambyllme në zemër. Gjaksin, qe kërkoi kot një vjete rresht nëpër vetmitë e bjeshkëve për t’i ra pushkë lules së ballit, qe, e kishte përpara. E zakoni e detyronte me e prite e me bisedue me tê si me ma të shtrêjtin dashamirë, mbasi i kishte ra mik te shpia! Por idhnimin e përmbrendshëm mbas pak kohe e kapërceu kureshtja. Po pse, vallë, Gjoka bâni atë hap mjaft të vështirë edhe për të? Tue shikue shkodranin, Ucit diçka i shkoi nëpër mend si vetima, por s’desht me e përtypë gjatë atë mendim që e pezmatonte për së tepërmi. Ndau me iu shtrue se keqes që i kish takue, pa stërhollime të kota mêndjeje. Mbasi, qysh në te hyme, menjiherë kish vu re se miqt mbânin gjithnji të ngjeshun rrypat e fishekëve dhe armët e brezit, si u pi kafja e dytë, u soll prej tyne e tha:
– Lironiu, burra.
Gjokë Vata hoq alltinë me dorsë argjendi edhe rrypin ia dha Mirashit. Ashtu bâni edhe shkodrani.
– Mirash, bierna rakinë.
Në raki, të dy mallësoret rivala, biseduen mbi gjithfarë punësh tue u ndêjë larg, me hollesinë e zakonshme të tyne, çâshtjeve që mund ia prishnin qejfln, njânit ase tjetrit. Atij që i shifte të ndêjun kundroll shoiqishoqit, tue pi duhan e tue shpraze gota rakie, kurrë nuk mund t’ i shkonte mêndja që të nesërmen, me pasë për t’u ndeshe kund, ata dy burra do t’i mëshonin pushkë hekuri pa mëshirë njâni-tjetrit. Shkodrani dukej ne kasavet; s’çelte gojë veçse me iu përgjegje urimeve që i bânin në pije. Uci e Gjoka kuvênduen mjaft, pa u shikue gati kurrë ndëër sy. Kah e vona, mbasi kishin rrokullue një numër bukur të madh gotassh, Gjokë Vata çoi të veten dhe iu solll shkodranit:
– Për të mirë, zotni, po ta fali edhe unë një gotë. Hiç s’ke pse rri në méndim tash qe gjinde ndorë Uc Llleshit
– Priç të mirë, Gjokë Vata, – ia priti ai tue u zgjue prej gjumit.- Po më kânda me ndigjue kuvêndin tuej, se sa për méndime më kanë lodhë vetëm deri sa mujta me mbrri te dera jote e në këtë shtëpi.
Uc Lleshi kuptoi e uli kryet. S’kishte ma pikë dyshimi: shkodrani qe i kish pru Gjokë Vata në derë s’ishte tjetër veç vetë gazetari i arratisun, njeriu për të cilin ai kishte dyndë të tânë gjinden e vet e zânë ane e kând shtigjet e kufinit. Méndime gjithhfarësh ia dogjen trutë si flaka e rrufesë.“I mêndshëm ky Gjoka, he shitofta Zâna! Mirë mjaft ka mujtë me e gjete mënyrën si me e shpëtue mikun shkodran edhe ndryshe. Por âsht i hollë! e ka mêndue se vêhej në rrezik me e ndjekë unë, jo ma vetëm si gjakës që e kam, por edhe si fajtor përpara qeverisë. E kishëm fikë me gjâ e me shtëpi! Por i ka dalë punës para…”.
Shqipnia ka zakone te çuditshme. Shtëpia e Uc Lleshit s’kishte njoftë kurrë kori. Kushdo që e kish mësy, kish qenë i sigurtë se gëzon proje deri në fikjen e në rrënimin e plotëë të saj. Nderi i shtëpisë e zakonet e véndit rrinin për Ucin përmbi çdo interesë, përmbi çdo urdhën qeverie e përmbi çdo ndiesi e arsye tjetër. Prandaj fshâni e tha me vete:
“E pat, kjo!” edhe tue u sjellë prej Gjokë Vatës, përgjegji:
– Çka kjoftë, lum Gjoka, e hajrit kjoftë… për këtë mik që as emnin s’po ia dij…
– Shefqet Kadia, – Ia priti vetë shkodrani, tue iu këputë fjalën përgjysëm.
– Kjofsh shëndosh!… Ndij, si qeshe tue thânë, çka kjoftë e hajrit, kjoftë për këtë zotni. Sa për mue, nuk do të kursehem me ia la borxhin që na kanë lânë të pamrët për mikun. Mandej, fundi le të dale ku të dalë!
Mbas këtyne fjalëve u shtrue sofra. Para se me kapë bukën mnë dorë, Gjokë Vata, mbasi kishte mbërri me e pruu bisedën atje ku i duhej, tha:
– Zoti të rritët oxhakun, Uc Lleshi.
Dhe, tue e shikue për të parën herë drejt ndër sy, vijoi:
– Ky zotnia kurrë ma ngusht se sot nuk na âsht gjete në jete të vet. Qeveria e kërkon e me bâ me e zânë… vaj hallti i tij! Ma ka mësy shtëpine e me ka ra nënë besë. Unë ta kam pru me ma marrë me ndore e me ma qite shëndosh andej kufiinit, pse e di mirë që, pa ndihmën tânde, kufinin, në këtë anën tonë, s’ka burrë qe e kalon. Uci, me sa fliste Gjoka, e kish véndue punën e vet. Përgjegji, tue e përpjekë edhe ai shikimin me atë të rivalit:
– Unë, për këtë zotninë, do të bâj çka të më vijë për dore. Por një here po hamë e mandej do te méndojmë. Hangrën. Vonë e vonë mbas darke, i zoti i shtëpisë u ngrit tue thanë:
– Burra, erdh koha me e bâ një punë.
U çuen të gjithe, ngjeshën armët, u perfalën me gra e dolën. Gjoke Vata ia bâni te dera e oborrit:
– Të ardhëshim për të mirë, Uc Lleshi. Unë po çaj kah shtëpia. S’âsht nevoja të vij me juve. Zoti të rritë jetën për çka po i ban këtij zotnisë.
Uci ia ktheu:
– Kjosh me jetë dhe e mira të gjetet, por ti vetëm nuk po shkon. Mirash, përcille.
U përqafosen të gjithë. Gjokë Vata humbi në terr, i përciellun prej të birit të atij që kishte vra një vjet para.Nata ishte e freskët, plot me hyj e pa hânë. Agimi s’do te ishte larg. Shkodrani shkoi nëpër errësi, i udhëhequn prej Ucit që ndërronte hapat nëpër udhë tâne gurë me siguri të çuditëshme. Mbas një ore qe po i binin teposhtes sësë malit, u ndaluen ke një shteg i ngushtë. Hynë në një grykë prej kah shifej vetëm një rriske qiell e qëndisun me ar të hyjve. Diku, në një vend, Uci lëshoi një thirrje:
– Dodë! Nikolllë!
Prej territ, nga fundi i grykës, erdh përgjegja:
-Ç’asht zani?
– Unë jam: Uci; po ju, me kë jeni?
– Vetem jemi.
Dy djemt, si u afruen, hapën sytë tue pâ shkodranin, por nuk bânë zâ.Ulën kryet dhe u vunë mbas tet. Kur dolën nga gryka, që ishte mjaft e gjatë, qielli poo qartësohej prej lindjes .Përpara tyne rridhte nje prrue, me vargje te gjata shelqesh nëpër brigje. Ndriçimet e para të agimit nisën me u dridhë mbi ujë që gurgullonte. Uci tha:
– Tashti je i shpëtuem, lum zotnia. Përtej prronit âsht toka e huej. Kam mêndue se prej kësaj gryke do të dilnin kapidanë e shumë drue që këtu mbrêndë do të lâ ndoshta edhe togerllëkun. Por, ani, s’ka gajlle: pa besë e pa miq s’ka ç’ka na duhet as jeta në këto malet tona. Udhambarë!
– Paç të mbarë e Zoti të ruejte, Uc Lleshi, – bâni gazetari. – Këtë nder s’kam për ta harrue se t’ë jemë.
U përqafosen të gjithë, një nga një , me tê. Ai zdeshi këpucë e çorape e kapërceu prronin. /KultPlus.com
Përveçse me role që e kanë skalitur në kinematografi, siç është ai i endacakut, Charlie Chaplin ka lënë edhe shumë aforizma brilantë, shkruan KultPlus.com
KultPlus jua sjell thëniet e tij me mesazh shumë të qartë :
Jam në paqe me Zotin. Konflikti im është me Njeriun.
Ne mendojmë shumë dhe ndjejmë pak.
Një prej ironive të jetës është që të bësh gjënë e gabuar, në momentin e duhur.
Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë – as edhe telashet.
Një ditë pa qeshur, është një ditë e çuar dëm.
Karakteri i vërtetë i një burri shfaqet kur ai është i dehur.
Që të qeshësh me të vërtetë, duhet ta marrësh dhimbjen tënde, dhe të luash me të!
Më pëlqen gjithmonë që të eci në shi, kështu askush nuk do të më shohë duke qarë.
E qeshura është zbutësi i dhimbjes.
Dëshpërimi është një narkotik. Ai e vë mendjen në gjumë dhe e shpie drejt indiferencës. /KultPlus.com
Vatikani nisi më 27 janar 1593 gjyqin kundër murgut, filozofit, poetit, astrologut dhe matematikanit Giordano Bruno. Teoritë e tij kozmologjike shkojnë përtej modelit Kopernikan.
Bruno ishte i vetmi që gjeti saktë se Dielli ishte vetëm thjesht një tjetër yll që lëviz në hapësirë, dhe pohoi gjithashtu se universi përmbante një numër të pafund botësh të banuara nga qenie inteligjente. Gjyqi kundër Brunos zgjati shtatë vjet; përfundimisht ai u gjet fajtor për herezi dhe u dogj në turrën e druve më 1600.
“E vërteta nuk ndryshon, prej faktit se besohet ose nuk besohet nga shumica e njerëzve.”
“Ndoshta ju që më dënoni keni më shumë frikë se unë që po dënohem.”
“Mendja e ulët dëshiron të mendojë me masat ose shumicën, thjesht dhe vetëm sepse shumica është shumica.”
“Drita Hyjnore është gjithmonë brenda njeriut, duke u paraqitur në shqisa dhe në arsye, por njeriu e hedh poshtë.”
“Dëshira më nxit, ndërsa frika më lidh.”
“Nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që dëshiron shumë.”
“Gjatë vdekjes së gjallë, jeta e vdekur jetohet.”
“E pres dënimin tuaj me më pak frikë sesa ju që e jepni. Vjen koha kur secili do të shohë atë që shoh unë.”
“Koha është babai i së vërtetës, nëna është mendja jonë.”
“Dashuria i bën të moshuarit të çmendur e të rinjtë të mençur.”
Andrea Bocelli ka thyer rekord pasi koncerti i tij “Music for hope” u bë ngjarja më e madhe klasike e transmetuar drejtpërdrejt nga të gjitha kohërat me 35 milionë shikime.
Koncerti magjepsës i Andrea Bocellit, “Music For Hope” nga katetralja e zbrazur Duomo di Milano ka thyer rekordet botërore, shkruan DailyMail.
Performanca e së dielës e këngëtarit të operas, me rastin e Pashkëve, është bërë ngjarja më e madhe muzikore klasike e të gjitha kohërave, me një shidër prej 35 milionë personash që e shikuan koncertin 30-minutësh.
Ngjarja historike arriti mbi 2.8 milionë shikues në kohë reale, duke e bërë atë një nga shfaqjet më të mëdha muzikore të transmetimit të drejtpërdrejtë të të gjitha kohërave dhe audiencës më të madhe të njëkohshme për një transmetim klasik live në historinë e YouTube.
Videoja mori më shumë se 28 milionë shikime nga e gjithë bota në 24 orët e saj të para.
Performanca e jashtëzakonshme e Bocellit ka qenë e transmetuar në më shumë se 100 vende të botës, dhe vazhdon të jetë trend global në YouTube dhe platformat e rrjeteve sociale.
Shifrat mahnitëse e bëjnë atë ngjarjen më të madhe muzikore klasike të drejtuar nga të gjitha kohërat, pasi miliona njerëz e shikuan nga distanca në të gjithë botën.
Bocelli tha se është i kënaqur që ka marrë një reagim aq të madh ky koncert dhe që shkoi përtej pritjeve të tij.
“Për një artist, ngjarja është arsyeja e sakrificave të një jete të tërë; për një besimtar dhe një katolik siç jam unë, ishte konfirmim i mëtejshëm i buzëqeshjes dashamirëse me të cilën Ati Qiellor i shikon fëmijët e tij”, tha ai.
Këngëtari i operas tha se ishte nder dhe privilegj për të që dha zërin e tij për lutjet e miliona njrëzve.
Koncerti i Bocellit synonte të dërgonte ‘dashuri, shërim dhe shpresë’ në Itali mes krizës së koronavirusit.
Shikuesit e 61-vjeçarit në të gjithë botën shpërthyen në lot ndërsa e shikonin atë të performonte nga Duomo di Milano e zbrazët. /KultPlus.com
Aktorja Adriana Matoshi ka reaguar mbi fenomenin e reagimeve të masës, vetëm atëherë kur vdesin artistët. Ajo nëpërmjet një postimi ka kujtuar për sfidat e këtij profesioni, por edhe presionin e publikut. KultPlus ju sjell origjinal reagimin e aktores Matoshi.
Tan jeten ja kushtojme artit, skenes, publikut. N’rruge duhemi me kon gjithmone tu buzqeshe me argetu secilin qytetar edhe jashte orarit t’punes. Se me bo pak me kon n’mendime ta veshin ni artikull qe ki probleme, nuk je e lumtur, shpikin naj titull. Nese jo portalet, kane me fillu me t’perqeshe ata t’cileve dje ja u ke ndreq diten BASH TI.
E jetojme 1 jete t’harrum, e kur vdesim kthehemi n’legjenda t’paharrushem me mbishkrimin “do t’kujtojme cdo dite”.
Dashnine qe nuk ma falni sa jom gjalle, haram ju koft krejtve qe e rujne per diten kur kom me vdeke./KultPlus.com
Mëngjesi i sotëm u lëshua duke sjellë një atmosferë të zymtë mbi tërë shqiptarinë, pas ikjes në amshim të këngëtares, gazetares, kompozitores Violeta Rexhepagiqi, shkruan KultPlus.
Një këngëtare me stil të veçantë, zë unik dhe interpretime mbresëlënëse qoftë si soliste, qoftë në grupin “Vivien” bashkë me vëllain e saj Armendin.
Me grupin “Vivien” ata sollën këngë të bukura që kanë mbetur thesar i kulturës shqipe. Violeta me zërin e saj u bë ikonë e muzikës dhe modës, një shembull tipik për vajzat e reja të cilat ëndërronin ta ‘pushtonin’ skenën. Dhe inspirimi i tyre padyshim ishte “Romantika”.
Këngën që po e sjellim sonte nga ky grup, mban titullin “Zhurmë e erërave të dikurshme”, një titull i huazuar nga shkrimtari i shquar Dritëro Agolli, respektivisht libri “Zhurma e erërave të dikurshme” me tregime dhe novela.
Interpretimet e kësaj dysheje avangarde janë përjetësuar në veshët e qindra mijëra dëgjuesve anembanë trojeve shqiptare. /KultPlus.com
Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.
Një kod gjenial i fshehur në veprat e Leonardo Da Vinçit. Një vrap i dëshpëruar nëpër katedralet dhe kështjellat e Europës. Një e vërtetë që të lë gojëhapur fshehur në shekuj. Më në fund zbulohet. Sipas miliona lexuesve në mbarë botën leximi i Kodit të Da Vinçit është një përvojë krejt ndryshe nga të tjerat.
Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit. Pranë trupit të tij është gjetur një kod i habitshëm.
Duke rrëmuar midis atyre gjëegjëzave të çuditshme, Langdoni dhe një deshifruese franceze e talentuar kodesh, Sophie Neveu, shtangen kur zbulojnë gjurmën e çelësave zbërthyes që fshihen në veprat e Da Vinçit – çelësa që duken qartazi për këdo e që megjithatë piktori ka ditur t’i fshehë në mënyrë gjeniale.
Historia fillon me vrasjen e Jacques Saunière (Mjeshtrin e Madh e Paresia e Sionit, edhe pse praktikisht nuk e di se në atë kohë) nga Sila (që vepron në emër të dikujt njohur vetëm si Mësuesi), për të nxjerr vendndodhjen e ” parimit baze “, një artikull i cili çon në Grail Shenjtë. Policia therret, Robert Langdon, i cili po i jepte një leksion në Paris, në skenën e vrasjes dhe të kërkojë ndihmën e tij në dëshifrimin kodin Sauniere të mbetur në dhe pranë trupit të tij. Bezu Fache, kapiteni i Drejtoria e Policisë Gjyqësore Qendrore, beson se Langdon është i dyshuari kryesor në vrasjen.
Sophie Neveu shfaqet në skenën e vrasjes si një policise kriptografe dhe shpejt fiton besimin e Langdon. Jacques Saunière ishte gjyshi Neveu dhe ata ishin shumë afër me njëri-tjetrin deri sa ajo zbulon se ai merr pjesë në një ritual pagan seksi (Hieros Gamos) në shtëpinë e tij në Normandisë, kur ajo bëri një vizitë të papritur atje gjatë një pushim nga shkollë me konvikt. (Ajo e kishte vërejtur diçka dhe me pare është përmendur dhe le të kuptohet disa herë në të gjithë historinë, por çfarë është ajo që pa nuk i është zbuluar askujt, duke përfshirë lexuesit, deri afër fundit te vepres, kur ajo thotë Robert).
Langdon dhe Neveukane gjetur një kod enigmatik pranë trupit të Saunière. Këto të dhëna janë për qëllim të çojë në një grup të dytë të dhënash.Gjate dëshifrimit te te dhënave te gjyshit saj, Neveu gjen nje pikturë e cila kishte një te fshehur prapa saj, një adresë dhe simbolet e Paresise se Sionit ishin shkruar në te. Duke punuar së bashku, Langdon dhe Neveu mashtrokne policisë, largohen nga skena dhe figura e fshehtë dhe kryesore. /KultPlus.com
Kolegji Universum organizon konferencën online me Ish Kryeministrin e Estonisë, shkruan KultPlus.com
“Konferenca e radhës organizohet me Z. Taavi Roivas, Ish Kryeminister i Estonisë me temen “ID-ja dixhitale, Blockchain dhe Siguria Kibernetike, pas pandemise Covid19“, thuhet ndër të tjera.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Kolegji Universum organizon konferencë online me Ish Kryeministrin e Estonisë
Në këto ditë izolimi, Kolegji Universum vazhdon të ofroj konferenca dhe debate me tema me interes për qytetarët. Konferenca e radhës organizohet me Z. Taavi Roivas, Ish Kryeminister i Estonisë me temen “ID-ja dixhitale, Blockchain dhe Siguria Kibernetike, pas pandemise Covid19“.
Konferenca do të mbahet me 17 Prill nga ora 18:00 online përmes Google Meet për këtë regjistrimi për pjesëmarrje është i obliguar https://bit.ly/3beIxNy
Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian.
Për më shumë informata rreth pjesëmarrjes dhe detajeve për konferencën kontakto [email protected] apo +383 44 144 062; “
Në faqen n°395 të veprës “Biographie universelle, ou Dictionnaire historique des hommes qui se sont fait un nom par leur génie, leurs talents, leurs erreurs ou leurs crimes… – Biografia universale, ose Fjalori historik i njerëzve që janë bërë të njohur falë gjenisë, talentit, gabimeve ose krimeve të tyre…”, gjejmë një rrëfim për shqiptarin Halil Patrona, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Me kombësi shqiptare, fillimisht një marinar (levanti) në galerën (anijen) “La Patrona”, nga e cila mori emrin e tij, ai ishte 43 vjeç kur nxiti revoltën e famshme të Kostandinopojës në 1730 (28 shtator 1730).
Pasi shërbeu në det dhe tokë, dhe pas disa vrasjeve, ai u bë jeniçer i Gardës së Sulltanit. Persianët, duke qenë në luftë me turqit, prenë hundët e 300 jeniçerëve që ranë në duart e tyre dhe i dërguan nëpërmjet detit në Turqi.
Veziri i Madh (Ibrahim Pasha), duke mos dashur që Kostandinopoja të bëhet dëshmitare e këtij spektakli të tmerrshëm, i mbyti këta njerëz të pafat. Patrona vendosi të hakmerret për këtë ofendim (shkelje); ai nxiti një revoltë (preteksti i të cilës ishte vendosja e një takse), në të cilën u bashkuan të gjithë jeniçerët. Ai mbylli dyqanet e Kostandinopojës dhe pati guximin të dërgonte një grup ushtarësh në pallatin sulltanor, dhe të kërkonte që atij t’i dorëzoheshin Veziri i Madh Ibrahimi, guvernatori i Kostandinopojës dhe shefi i jeniçerëve.
Sulltani i habitur mblodhi bordin drejtues, dhe, pas disa diskutimeve, ai dha urdhërin që t’u merrej fryma të tre personave që iu kërkuan, dhe i dërgoi trupat e tyre te rebelët. Këta të fundit, të befasuar dhe të irrituar, u ankuan se u kishin dërguar të vdekur ata që donin t’i kishin të gjallë, dhe me këtë pretekst rrëzuan nga froni sulltanin. Ata vunë në fron Mahmudin (Mahmud I, djali i madh i Mustafait), nipin e tij, 33 vjeç, babai i të cilit ishte rrëzuar 25 vjet më parë, dhe i cili (Mahmudi) hoqi taksën, shkak ose pretekst i revoltës.
Patrona qëndroi i qetë për ca kohë; por, i mërzitur nga mungesa e aktiviteteve, ai organizoi komplote të reja : emëroi njerëz, e quajti veten kapiten-pasha ose admiral, dhe pati guximin të përdorte arsenalin e tij.
Sulltani, në pamundësi të distancohej prej tij, e thërriti në seraje (nën pretekstin se do t’i besonte projekte të reja), ku e masakruan me të gjithë ata që e shoqëruan. /KultPlus.com
Lee Konitz, një prej artistëve më të mëdhenj në botën e xhazit, ka vdekur në moshën 92-vjeçare në Lenox Hill Hospital të New York-ut nga koronavirusi. I lindur në Chicago në 13 tetor 1927, saksofinisti gjatë karrierës së tij të gjatë ka luajtur me më të mëdhenjtë duke filluar nga Miles Davis, Michel Petrucciani, Ornette Coleman dhe shumë të tjerë.
Ai është i famshëm mbi të gjitha për punën e tij me Mile Davis në vitet 1949 dhe 1950 për albumin “Birth of the Cool”, por karriera e tij filloi një gjeneratë më përparë. Puna e tij e parë e rëndësishme ishte si xhazistin në orkestrën e drejtuar nga Teddy Poëell.
Mentori i tij ishte pianisti i verbër Lennie Tristano. Ai ishte mik dhe koleg me Charlie Parker dhe ka punuar së bashku me muzikantë kalibri si Stan Kenton dhe Claude Thornhill. /KultPlus.com
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” po vazhdon t’u japë ndihmë institucioneve shëndetësore në luftimin e pandemisë.
Përmes një komunikate të lëshuar të enjten, UP-ja ka bërë të ditur se ka vënë në funksion gjitha resurset. Po ashtu, ka bërë të ditur si i ka ofruar Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik disa pajisje KOHA.
“Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, që nga përhapja e pandemisë COVID-19 në vendin tonë, ka vënë në funksion resurset humane dhe ato materiale në ndihmë të institucioneve dhe komunitetit, me mision tejkalimin e situatës së krijuar sa më parë dhe me më pak pasoja. Në kuadër të kësaj, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë në UP, ka kultivuar bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, për t’i shërbyer interesit të përbashkët për mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në komunikatë.
UP-ja ka cituar edhe profesorin Kurtesh Sherifi, të ketë thënë: “Fakulteti ynë ka përkrah IKShPK-në me kite për 500 mostra për ekstrahim të ARN-së së virusit në realizimin e metodës molekular-biologjike RT-PCR, si dhe me huazim të pajisjes Thermocycler për amplifikim dhe detektim të gjenomit të virusit”.
Sipas tij, FBV-ja, po ashtu, i ka dhënë si huazim Institutit, për një kohë të pacaktuar disa pajisje laboratorike, si: centrifugë, termomikser, vorteks, pipeta dhe tri lampa UV për dekontaminim të kabineteve mikrobiologjike, pra aty ku testohen mostrat për analiza molekulare-biologjike me RT-PCR.
“Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë njëherësh ka shprehur vullnetin që në rast të nevojës, ata mund të shërbejnë edhe me staf profesional, të cilët mund ta ndihmojnë Departamentin e Mikrobiologjisë Molekulare në kuadër të institutit, në testimin e mostrave të pacientëve me SARS-CoV-2”, thuhet tutje në komunikatën e UP-së.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e gazetares dhe këngëtares, Violeta Rexhepagiqi, shkruan KultPlus.com
“Prej orës 20:15 – 20:30, nga stadiumi i qytetit do të lëshojmë këngë të saj në shenjë respekti për kontributin e saj për kulturën tonë”, ka shkruar ndër të tjera Shpend Ahmeti.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Sot ka ndërruar jetë një ikonë e Prishtinës, Violeta Rexhepagiq. Si fëmijë e kam njohur e takuar disa herë. Këngët e saj e të Armendit kanë qenë avant-garde. Si gjithmonë, duke shkuar vitet e muzika e saj duke u pëlqyer edhe më shumë.
Sot nuk mund të ja themi lamtumirën që e meritonte edhe me mbledhje komemorative edhe me pjesëmarrje në varrim.
Por mund ta kujtojmë i gjithë qyteti, sepse prej orës 20:15 – 20:30, nga stadiumi i qytetit do të lëshojmë këngë të saj në shenjë respekti për kontributin e saj për kulturën tonë.
E bukur, elegante, manjetike dhe këngëtarja më e dëgjuar në këtë moment. Dua Lipa shfaqet nudo dhe mbulon me një kitarë trupin e saj të zhveshur, në setin e fundit fotografik për Elle Usa dhe tregon periudhen e saj të publikimit te këëges. Këngëtarja me origjinë shqiptare flet për karantinën e saj me të fejuarin Anëar Hadid dhe për pas pandemisë.
Fituesja e një Grammy në moshën 24 vjeçare Dua Lipa, është në krye të klasifikimeve me albumin ‘Future Nostalgia’, duke fituar titullin e artistes më të dëgjuar në botë me 150 milion streaming global në javën e debutimit. Albumi në të vërtetë do duhet të dilte në 3 prill, por dikush ka arritur të vjedhë këngët dhe ajo i ka publikuar në rrjet shumë më përpara. Për ketë këngëtarja flet edhe në intervistën e Elle Usa:’Mendoj që disa hackera kanë ndihmuar zgjedhjen time dhe e kanë nxjerrë albumin tim. Kam reaguar me një ‘ok’, sepse kështu duhet të ishte. Jam e kënaqur për muzikën time. Pas daljes së përshpejtuar ylli i pop-it kishte thënë në Instagram mes lotësh:’Kjo është një periudhë e vështirë për të gjithë, dua t’ju bëj të këndoni dhe të kërceni. Për këtë arsye albumi im do të jetë i disponueshëm në 27 mars.
Në shumë vende europiane dhe në botë, mes të cilëve edhe në Amerikë, kënga ‘Don’t start now’, është kënga më e dëgjuar në radio prej 6 javësh. Edhe pse në karantinë Dua Lipa nuk ndalet dhe në një postim në Instagram njofton këngën e re ‘Break My Heart’, disa ditë më parë. /KultPlus.com
Ka ndërruar jetë këngëtarja, gazetarja dhe kompozitorja e njohur Violeta Rexhepagiqi.
Këngëtarja Eliza Hoxha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të saj.
Hoxha e ka quajtur Rexhepagiqin si “ikonë të stilit”.
“Ajo jetoi si deshi. Këndoi për atë çfarë besoi dhe i pëlqeu dhe me dukjen e prezencën e saj na tregoi që liria nis me ty por duhet të jesh e sinqertë dhe e vërtetë me veten dhe atë se çfarë synon të jesh”.
“Ikonë e muzikës e stilit dhe inspirim do mbetesh gjithmonë Violeta Rexhepagiqi. Ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve! U prehtë në paqe”, ka thënë Hoxha.
Rrugët nuk gjarpërojnë, këmbët nuk rrahin mbi to Koha çjerret duke sulmuar njerëzit me minuta Ata kishte artilerinë më të rëndë! Hiçi pikëlonte në vend të shiut, qielli fiku rrufetë I tërë ky zemërim shkëlqente madhërishëm Aty ku na kishte zënë vendin, tokën! Frika tërhiqte palca sheshit, Sikur ta kishin thyer moralin copë copë Hiçi pushtoj shpirtin e i rrëmbeu kurorën Ne po vdesim, ai po na vret Shpëtimi fshihet ndër lutjesh Pëlhura e bardhë u bë shportë ëndrrash Padrejtësisht nisëm jetën, sot mbyllemi për siguri Nesër, nuk e di, fatit copëzat nuk ia ngjitëm Hiçi – ky Perandor që pushtimin nis nga gjaku!
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje përmes një video – mesazhi ka thënë që dhuna në familje ka pësuar ngritje gjatë kohës së pandemisë.
“Po kalojmë një kohë të vështirë të pandemisë, një kohë të izolimit e cila nuk është e zakonshme për jetët tona siç jemi mësuar t’i kemi më herët. Tanimë , më shumë se kur e shohim sa kemi nevojë për dashurinë dhe respektin ndaj njëri – tjetrin”.
“Kohën e fundit statistikat kanë treguar se dhuna në familje ka pësuar ngritje. Kjo nuk duhet të ndodhë. Ne tani kemi nevojë më shumë se kurrë ta duam dhe ta respektojmë secilin qytetar, e sidomos anëtarët e familjes tonë”.
Vitia ka apeluar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, që të tejkalohet sa më shpejt “situata në të cilën gjendemi”.