Murtaja te Kamy dhe Buxhovi

Studim krahasues i romanit „Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit“ të Jusuf Buxhovit me rastin e botimit në frëngjisht – “Qui resiste a la peste resiste au diable”,nga botuesi i njohur francez “L’Harmatann” i Parisit

Shkruan: Aleksandar Zoto

Është e pamundur të pohohet që leximi i „Dekameronit“ të Bokaçios, i „Ditarit të murtajës“ të Daniel dë Fosee (De Foes) , i „Ambre“ të Katlen Vinsorit (Kathleen Winsorit), i „Kalorësit mbi çati“ të Xhinios (Giono) ose edhe i „L´oevre au noir“ të Margarita Jursenarit (Marguerete Yourcenar), t´i ketë paraprirë hartimit të „Shënimve të Gjon Nikollë Kazazit“ të Jusuf Buxhovit, përderisa keto vepra, nëse nuk gabohemi, nuk kanë qenë të përkthyera në shqip, pa dyshim, as në serbokroatisht. Nga ana tjetër, është e pamundur të përfytyrohet që Buxhovi të mos ketë njohur romanet e Ismail Kadaresë që i kanë paraprirë romanit të tij, sepse, megjithëse të ndaluar nga pushteti serb, ata kanë qarkulluar midis shqiptarëve të Kosovës, qoftë edhe në pak kopje.

Është e pamundur,gjithashtu, të imagjinohet që Buxhovi nuk e njihte „Murtajën“ (La Peste) e Alber Kamysë, këtij klasiku të letërsisë botërore. Pra, është me interes të shohim se si romani i tij, që rrëfen peripecitë e një epidemie murtaje në sfondin e luftës së fshehtë dhe të hapur midis otomanëve dhe shqiptarëve, vendoset në linjën e romanit të Kamysë dhe të disa veprave të Kadaresë dhe takon temën e tyre ose, më saktësisht shtyhemi të shikojmë sesa ai arrin t´u shpëtojë atyreve, të përballojë sfidat që paraqesin këto vepra për të parë, pasi as që mund të vihet në dyshim që ai të ketë pasur synim të vetëm imitimin e tyre, riprodhimin,nëse mund të thuhet e Kadaresë ose të Kamysë në dorë të dytë; krijimtaria e tij e mëparshme e përjashton a priori një proces të tillë dhe një lexim sadopak i vëmendshëm i „Shënimve të Gjon Nikollë Kazazit“ e mbështet këtë mendim.

Në fakt, s´bëhet fjalë për një „remake“ (nga angl.“ribërje“) të „Kështjellës“, i pari nga romanet e Kadaresë, të cilat i jemi referuar. Së pari, sepse Buxhovi rrëfen në të për një epidemi murtaje të shkaktuar nga pushtuesit turq, me synimin politik më tepër se ushtarak, kundër banorëve të qytetit dhe të rrethinës së Gjakovës, synimi është të dobësohet pa kthim dhe të gjunjëzohet një komb tashmë i nënshtruar nga qeveria e Portës, por që ruan një karakter tepër të pavarur, duke e qëlluar për vdekje në përmasa të mëdha. Për më tepër veprimi vendoset në një datë të saktë, në vitin 1747, zgjedhje kjo që me siguri nuk është rastësore, por ka një bazë historike në kryengritjen që shpërthyen gjatë shekullit XVIII kundër sundimit osman.

Në romanin „Kështjella“ përkundrazi, futja e minjve të infektuar në kështjellën e rrethuar përbën një nga manovrat e njëpasnjëshme, me anë të të cilave Tursun pasha përpiqet të bëhet zot i saj; nga ana tjetër, rrëfimi zhvillohet pa referim kronologjik të veçantë dhe ngjarjet shihen kryesisht nga ana turke. Së fundit, nëse Buxhovi, nën shembullin e Kadaresë, aludon për armët bakteriologjike të këtij shekulli, ai zhvillon paralelisht një temë që kolegu i tij i Tiranës vetëm sa e ka skicuar (dhe pa folur për murtajën) në një skaj të novelës së tij „Krushqit janë të ngrirë“:atë të „zgjidhjes përfundimtare“ (solution finale),sipas shprehjes së trashëguar nga nazizmi.

Në fund të fundit, vepra e Buxhovit rimerr më tepër sesa përsërit „Kështjellën“, përderisa ajo ilustron dhe zhvillon disa faqe të këtij romani,ku Intendenti parathotë vështirësitë e ardhshme pas pushtimit të Shqipërisë, pavarësisht nga fitorja ushtarake dhe mjetet që duhen përdorur për ta integruar përfundimisht këtë vend në Perandorinë otomane.
Nga ana tjetër,si mund të mos takoheshin rrëfimet e dy romancierëve shqiptarë përderi sa njëri,ashtu dhe tjetri, e kthejnë ballafaqimin e popullit të tyre me otomanët në një metaforë të ndeshjes së tij të sotme kundër shtypësve të tjerë? Kështu shpjegohet, pa dyshim, fakti se rrëfyesi te „Shënimet…“, si dhe ai i Kadaresë te „Ura me tri hare“ quhen Gjon dhe janë murgj, pra i referohen që të dy figurës së shquar të Gjon Buzukut, murgut themelues të letërsisë së shkruar shqiptare.

Së fundit, disa konvergjenca janë të pranishme për arsye të referimit të përbashkët (pak a shumë të saktë) te doket dhe zakonet politiko-ushtarake të Perandorisë otomane. Ibrahim Pasha,p.sh.,(përveç titullit të tij „kajmekam“) të bën njëherazi të mendosh për Tursun pashën,hero i „Kështjellës“ dhe Hurshid pashën, një nga figurat e „Kamares së turpit“,që e di se është i dënuar edhe ai dhe pret vetëm çastin kur koka e tij do të bjerë. Klasifikimi i kombeve të perandorisë në tri kategori – popujt e asimiluar ose të konsideruar si të tillë, popujt në asimilim e sipër dhe,së fundit, popujt rebelë – të kujtojnë gjithashtu pesë etapat që paraprijnë, në të dytin e romaneve të sipërpërmendura, „zhdukjen“ e plotë dhe përfundimtare të vendeve që i nënshtroheshin ligjit të „kra-kra“-së.

Këto pika të shumta takimi midis Buxhovit dhe atyre të Kadaresë për të cilat u fol më sipër, e veçanërisht te „Ura me tri harqe“, janë tepër të dukshme,të pohuara aq qartë sa s´ka vend për të folur për plagjiaturë. Më tepër mund të konkludohet për njëfarë homazhi, me një syshkelje miqësore ndaj veprës së mjeshtrit (vëmë re, në veçanti,që murgu i Buxhovit,po ashtu si dhe i Kadaresë, e nis kronikën e tij në një muaj mars), madje për një lojë shkrimi ndërtekstore, siç e praktikon si një prirje Mishel Turnier, Premtimi i të cilit na jep shembullin më të njohur. Faktikisht, dallimet janë më të shumta se ngjashmëritë, sikur Buxhovi të kish vënë nderin e tij në lojë për t´u shkëputur nga vepra e Kadaresë, duke e përshëndetur atë në kalim e sipër. Një invetar i shkurtë vetëm i të dhënave materiale që dallojnë dy romanet do të lejonte të gjykojmë për këtë.

Kadareja (rrëfimtari i të cilit i përket një epoke para asaj të Buzukut) mjfatohet me një emër simbolik – Gjon -, ndërsa Buxhovi i jep të vetit një gjendje civile më të detajuar dhe e lidh shprehimisht me kujtimin e Buzukut, nëpërmjet Colit, beniaminit të tij, i cili ëndërron të çojë më tej veprën e stërgjyshit të vet të madh, duke shpikur alfabemin origjinal që ende s´e ka gjuha; Gjoni i Kadaresë,pra, del si përfaqësues i Shqipërisë paraotomane, ndërsa nga ai i Buxhovit, që ka si vëlla e kusheri Lam Mulën, i kthyer në mysliman, prej nga del kjo temë ankese, praktikishte e papranishme në veprat e Kadaresë të përmendura këtu:ndarja e popullit shqiptar midis islamizmit dhe krishtërimit.

Dallimi i tretë:figura e emblemore e Buzukut duke si e dyzuar te Buxhovi. Meqë përkthimi i tij i Biblës në shqip saksiononte qenien e një gjuhe dhe të një kulture shekullore, baba i letërsisë shqipe ringjallet njëherazi te Coli, poeti që do të dëshironte të shkruante shkronja të mirëfillta shqipe, dhe te Gjon Nikolla, herë pas here arkitekt si dhe prift e kronik. Një dallim i katërt, së fundi,lidhet me mënyrën e rrëfimit dhe jo më me rrëfimtarin.

Te Kadareja, rrëfimi bëhet, si të thuash, me kalim të drejtpërdrejtë nga pena e Gjonit të syri i lexuesit, ndërsa te Buxhovi ka një dyfishim, përsëritja ose „mise en abyme“ të aktit të të shkruarit: murgu i tij është jo vetëm autori i kronikës që e lexojmë, pore edhe i një fletoreje shënimesh, me sa duket e caktuar për të ushqyer këtë kronikë, nga e cila ai na jep andej-këndej disa pjesëza. Kështu vetëpërmbajta e shënimeve paraqitet si një nga ngjarjet që përfshin kronika dhe kështu ato bëhen elemente përbërës i saj…

Këtu gjejmë sërish, me nuanca të vogla ndryshimesh, mënyrën e famshme të Zhidit te „Prerësit e parave të rreme“ („Les Faux-monneyeurs“), më tepër sesa atë që ka përdorur Kadareja në „Kronikë në gur“, roman ku gjejnë jehonë kujtimet e rrëfimtarit dhe copëza kronikale që u atribuohen dëshmitarëve të tjerë.

Pra,të kuptuara dhe të vendosura siç duhet, afritë që nxorëm midis romanit të Buxhovit dhe këtyre veprave të Kadaresë, na nxisin më tepër kuriozitetin ndaj tij;ato vërtetojnë vlerën dhe peshën e dëshmisë që ky autor sjell mbi fatin e popullit të vet, jo pa e bërë atë shembull, ose e thënë ndryshe, të aftë për një shtrirje përtej vetë Shqipërisë.
Pikërisht këtë përmasë njerëzore të librit kërkojmë të nxjerrim tani, me anë të një paraleleje tjetër, që na fton me ngulm,së paku për nga tema, sepse edhe aty pikëtakimet do të shfaqen shumë më të kufizuara.

Në fakt,romani „Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit“ i Jusuf Buxhovit nuk është gjithnjë një „remake“ e „Murtajës“ („La Peste“) të Kamysë.Së pari, e rithemi,sepse rrëfimi i Buxhovit është vendosur në një kuadër historik,a, të paktën, mëton të jetë një krijim fiktiv me frymëzime historike. Nga ana tjetër, edhe pse konisderatat morale, madje filozofike, të lidhura me fatin e këtij ose të atij personazhi nuk mungojnë dhe kërkojnë meditimin vetjak të çdo lexuesit, ai trajton para së gjithash një avanturë kolektive. Drama e Kamysë prek gjithashtu një bashkësi, por që është, në thelb, mbarë njerëzimi;pra ai të drejton te një entitet paksa abrstrakt, qoftë edhe i mishëruar në fate të veçanta.Po ashtu,megjithëse ai paraqet efektet e vërejtura klinikisht të një epidemie murtaje, kjo nis dhe përhapet vetvetiu, në një farë mënyre si një fatalitet, dhe megjithë zgjedhjen e Oranit si vend skene, nuk bëhet fjalë posaçërisht për Algjerinë. Në romanin e Buxhovit, përkundrazi, fatkeqësia jepet qartë,me shkaqet dhe fundin e saj, në kohën dhe vendin e saj.

Në fund të fundit – por pa u kufizuar në një „subjekt“ rreptësisht të përcaktuar ose të përvijuar – Buxhovi aktualizon dhe zhvillon një nga kuptimet e mundshme të „Murtaja“ („La Peste“) e Kamysë: vuajtjen që u shkaktohet njerëzve nga njerëz të tjerë, dhunë që përdorin disa për të nështruar më mirë të tjerët, madje për t´i zhdukur fizikisht.Pikërisht këtu është, në fakt, një nga murtajat që nënkupton „Murtja“ e Kamysë, në mos shprehimisht,së paku me aluzionet e tekstit ose me përgjithësimet ku ai të shpie.

Sipas datës së shkrimit dhe daljes në shitje – pra realiteteve që e sollën dhe të cialve ai u vën qëllimisht dhe domosdoshmërisht jehonë – romani i Kamysë evokonte së pari, me siguri, totalitarizmin, këtë përbindësh të kohëve moderne. Autori njëherazi ka pasur edhe kurajon, edhe qartësinë, mjaft të rralla në periudhën fill pas luftës, të denoncojë si murtajën e kueqe, edhe atë zezën. Por ai e bën këtë me terma të qarta dhe jo më me zhvendosje, me komente me të cilat ai e shoqëron atë. Rrjedhimitsh, përtej këtyre rezonanace ose shkrimeve „aktuale“ të tekstit, të bëra më të ndjeshme në atë kohë nga kujtimi i menjëhershëm i flijimit (holocauste),kujdesi i Kamysë për t´i siguruar veprës së tij një përmasë polisemike (ai donte,siç shprehet vetë, që ajo „të lexohet në shumë nivele“),kjo i jep atij një karakter „atopik“ (ngjyra algjeriane, e përsërisim, nuk llogaritet aspak), dhe „akronik“, duke përjashtuar disa tregues që dalin nga e kaluara e Tarrout dhe e Rambertit. Do të dukej sikur ai ka dashur kështu ta çojë më me siguri lexuesin drejt pyetjes thelbësore:cilat mund të jenë, në një vështrim absolut,sjelljet e njeriut përballë vdekjes së verbër,e,më përgjithësisht,përballë të gjitha formave të vuajtjeve fizike dhe morale, në të cilat mund të shfaqet e keqja?
Një tjetër veçori e murtajës së Buxhovit, përballë asaj të Kamysë, është se ajo nuk ka pamjen e një fatkeqësie të shfaqur befasisht. Sigurisht romancieri frëng e shtjellon me etapa progresive,por mbetet,siç e theksmuam më lart, që ajo të shfaqet “exnihilio“ se është e tërë njëherazi,pa iu dashur të lindë. Te Buxhovi, përkundrazi,ajo vjen nëpërmjet një vënie në skenë sa sekrete aq edhe të hollë:ajo përbën për dje,por figuron edhe për sot (në kontekstin e sotëm mbi disa realitete social-politike dhe për gjuhën e dyfishtë), një përpjekje për gjenocid, së paku të pjesshëm, aq të shyrë sa të mund të shkatërrojë të mbijetuesit çdo përpjekje, sado të vogël,për t´u mbrojtur. Kështu, vdekja fizike e disave do të sigurojë vdekjen politike dhe morale të të tjerëve.
Fshehtas, i maskuar në përkujdesje, ky plan djallëzor nënkupton, në fakt, në dredhat e veta,një art të përkryer të helmimit, të frikësimit, derisa shkakton psikoza të vërteta, duke krijuar kështu kushtet e favorshme për të parandaluar ose asnjanësuar qëndresën e popullsisë,për t´u paraprirë kundërveprimeve të tij.
Këtu hasim elementet që afrojnë romanin e Buxhovit me ata të Kadaresë në paraqitjen alegorike të Perandorisë Osmane.
Çuditërisht, synimet e kësaj „supërfuqie“ janë shprehur qartë te Buxhovi,të „Strategjia osmane“ e njëfarë Kavijusit.(Prapa kësaj dyshohet për mbështetje në një realietet historik).Nga ky traktat janë frymëzuar gjërisht mendimet e një poeti tjetër epik të madhështisë osmane,i quajtur Osman Inxhi Karaogllu,sipas rrëfimit të Gjon Nikollës.E ashtuquajtura strategji nuk është pohuar,sigurisht, në librin e Karaogllusë si një synim makiavelik. Ajo duhet të përfundojë me kurorëzimin e njeriut të ri osman, të farkëtuar sipas një modeli të vetëm ideal, i vetmi mjet për të siguruar shpëtimin e Perandorisë. Gjithashtu ka prirje për të lexuar aty një aluzion të dyfishtë ndaj realiteteve bashkëkohore, së pari, ndaj ideologjisë komuniste, që ka rishpikur mitin e njeriut të ri, por edhe ndaj shkrimeve të Çubrilloviqit, teoricien i „rregullimit të çështjeve shqiptare“, në të mirën më të madhe për Serbinë. Futja në lojë e dy veprave në fjalë ndoshta gjen këtu shpjegimin e saj:mos jemi të ftuar ta kujtojmë Biblën e paemër dhe të paemërtuar të shovinizmit dhe të ekspansionizmit serb prapa asryetimeve të tij të veshura bukur, ashtu si në roman,njëra nga këto vepra (ajo „e paraqitshmja“ me pamje „të ndershme“) e nënkupton tjetrën (atë të urryerën) nga u frymëzua në të vërtetë?
Merret me mend në një referencë tjetër ndaj sistemit komunist me mbledhjet ose më mirë me dërdëllisjet e pafundme (mania „marksiste-leniniste“),ku përfaqësuesit e pushtetit qendror, kur nuk i anullojnë a shtyjnë, për efekt takt ose thjesht për përbuzje, bëjnë sikur janë në një mendje me mjediset e shquara, për të diktuar, në fund të fundit, vetëm vullnetet e tyre. E si të mos përfytyrosh në këtë faqe autonominë relative të pranuar dikur për krahinën e Kosovës, autonomi që sot është likuiduar krejt.
Përballë kësaj shtypjeje shtetërore, qëndresa shqiptare niset nga një ndërgjegje e vetme, një kapërcim i njeriut,i jetës dhe i vdekjes,e jo nga konsideratat politike. Prej këtij rrjedh një përmasë filozofiko-morale,që i jep romanit gjithë rëndësinë që ka.
Pa qenë e mundur të zbulohen në këtë fushë përkime të qarta midis romanit të Buxhovit dhe këtij ose atij të Kadaresë, gjendet megjithatë atmosfera e përgjithshme,e cila, tek i dyti, përshkon veprat e frymëzuara drejtpërsëdrejti nga tema e „besës“.
Njeriu shqiptar paraqitet si një „homo religiosus“, në kuptim etimologjik;ai përcaktohet vetëm nëpërmjet lidhjeve të tij:me vëllezërit e tij, me tokën,gjuhën, të kaluarën. Romani i Buxhovit „Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit“ na jep të kuptojmë se, meqë as Krishti e as Muhameti nuk u kërkonin të hiqnin dorë nga kjo „besë“,që ishte e rrënjosur thellë në qenien e tyre, Shqiptarët mund t´i përkushtoheshin padallimisht njërit ose tjetrit,sipas rrethanave. Romani „Shënimet…“ na përkujton gjithashtu se sa shqiptarët, nga ky fakt,kanë mësuar e zbatuar tolerancën, respektin e çdo besimi,e, prej kësaj, të çdo kombësie…Kulti i përbashkët i „besës“ nënkupton para së gjithash një sërë angazhimesh, ligjesh e zakonesh,që rrjedhin nga besa e fjalës së dhënë. Kështu, shpjegohen kujtimet e përseritura të historisë së tij të gjatë; ato janë po aq shenja e përjetësisë së tij, sa edhe të nevojës që ai ka, në orët e vështira, të ringjall heronjtë e tij mbrojtës, t´i mëshirojë ose t´i ndjieje që rijetojnë përmes magjisë së fjalës. Më shumë se prej kujtdo tjetër:kujtesa i vjen nga poetët e tij (Colit i shtohet personazhi shumë simbolik i rapsodit popullor Selami Takraku), nga këngët e legjendat që përjetësojnë kujtimin e sprovave. Kështu përballë një të keqeje të harruar, që të zë papritur,kundërveprimi i parë është pyetja e së kaluarës,këshillimi me të vjetrit, me ata që kanë mundur të shikojnë ose të dëgjojnë të tregohet sesi ka mundur ta kufizojnë atë, një shekull më parë, gjatë epidemisë së 1646-ës.
Nga kjo rrjedhin edhe këto elemente të tjera: përsëritja me këmbëngulje e disa toponimeve,zanati i arkeologjisë që ushtron Gjon Nikolla krahas prirjes së tij fetare dhe odiseja e Kelmendëve, një familjeje shqiptare,që përshkon shkurtimisht romanin. Të mërguar në Bosnje që prej disa brezash, para se të rikthehen e të vendosen në Gjakovë,si dyshekëpunues, këta endacakë do ta gjejnë identitetin dhe përkatësinë e tyre të humbur vetëm duke u bërë një me baltën e varrit. Copa e poçarisë së vjetër ilire, që Gjoni ka nxjerrë nga thellësia e dheut, afirmon edhe vlerën shenjtërore të tokës, përveçse vërteton lashtësinë e qytetërimit nga kanë rrjedhur shqiptarët.Së fundit,duhet thënë se ka lidhje të plotë midis koncepteve tokë-identitet-kujetesë. Vetëdija e trashëgimisë është futur shumë imtimisht në shpirtin shqiptar,saqë kronikani njëherazi me predikimin e rizbulimit dhe të pasurimit të kësaj trashëgimie gjatë brezave, arrin të vërejë se jo gjithmonë, në fakt, lipset kërkim ose studim i veçantë,pasi ajo ka kaluar në gjakun e shqiptarëve dhe shfaqet në jetën e tyre të përditshme. Historia duhet njohur,në fund të fundit,kur ta kanë cënuar identitetin tënd për shekuj me radhë vetëm për ta përvetësuar a ripërvetësuar sa më mirë atë e të ruash kështu vazhdimësinë e qenies sate.
Kulti i këtyre vlerave te shqiptari çon në një formë stoicizmin, që e bën atë të shohë vdekjen në sy, meqë ai ka kryer atë çka duhet, atë që kërkon prej tij „besa“.Madje, herë-herë,ai duket si i nënshtrohet një magjepsjeje të vdekjes;së pari,sepse kjo vdekje e lavdishme,e denjë, e virtytshme, mund të lindë një këngë pavdekësi, dhe, e dyta,për atë se kjo vdekje, tek e fundit, paraqet jetësinë e një populli, si dhe për arsyet se ajo është sakrificë,mposhtje e gjunjëzimit.Kronikani arrin deri aty sa të shpjegojë,në mos të përligjë për këtë,zakonet vetëvrasëse të disa fiseve ilire, sipas dëshmive të historianëve latinë.Pasioni dhe krenaria e tij kombëtare do të shkonin pothuaj, në disa prej fjalëve të tij, në larëtsimin elitar, sikurse të mos vërente edhe ai vetë se ka edhe shqiptarë të aftë për vepra të ulëta dhe për tradhti. Njëri prej tyre, Çosaleshi,bie kaq poshtë në bashkëpunim me armikun,sa autori i mohon shugurimin e tokës,duke lënë kështu të qarkullojnë dyshimet për qenien e tij shqiptar:askush s´është në gjendje të thotë nga vjen,nga e ka prejardhjen, thua se s´ka prejardhje fare.
Të gjitha këto zgjatje simbolike dhe metaforike lidhen me të papriturat e një beteje me përmasa me të vërtetë epike:nga njëra anë, një popull i tërë që mobilizohet,qëndron dhe që forcën për të mbijetuar e gjen te burimet e tij më të thella,dhe, nga ana tjetër, makina e ditur politike e një fuqie peradorake dhe,po të mos flasim me gjuhën e La Fontenit, një e keqe që kudo përhap tmerr…muratjë,përderisa duhet thirrume me emrin që ka“. Kështu libri shkon shkallë-shkallë deri në zgjidhjen e tij te fitorja, të paktën edhe e përkohshme,e gjenisë njerëzore mbi të keqen me anë të skenave dh të pamjeve rrënqethëse, që shfaqen si një kërcënim therës. Aty gjejmë frymën e frikërave të mëdha mesjetare,ankthet mijëvjeçare të njeriut përballë fatkeqësive apokaliptike. Edhe në vetë etimologjinë e saj, fjala „mortje“,“murtajë“, në shqip,është sinonim i vdekjes. Ndaj,edhe nëse shqiptari mund të shkojë si individ deri aty sa të kërkojë vdekjen, siç e kemi vërejtur, si kolektiv ai priret drejt jetës, drejt një vullneti të pamposhtur për të qenë,për të ruajtur identitetin e vet.

Shtrirjes dhe ngjeshjes së një drame që priret drejtë epopesë,u shtohen,për lexuesin perëndimor,shijet e forta të një ekzotizmi ballkanik. Libri i Buxhovit, në këtë pikë, ruan denjësisht vendin e tij përballë kronikave të famshme të Ivo Andriçit (nga të cilat do të harrojmë këtu,vetëm për interesa letrare, idetë e padenja për një humanist,që ai shpalli gjatë kohës që punonte në Ministrinë Serbe të Punëve të Brëndshme. Me anën e atyre ideve ai propozonte „rrugët“ për rregullimin përfundimtar të çështjes shqiptare). Shtjellimet që paraprijnë,sidoqoftë,e vërtetojnë mjaftueshëm:ekzotizmi oriental nuk e bën romanin e Buxhovit një vepër thjeshtë argëtuese,një arratisje thjesht romaneske.

Ngarkesa e tij emocionale dhe rëndësia e çështjeve që ai shtron,e mendimeve që ai ushqen,e prekin edhe më me siguri lexuesin, nga që ai e zhyt atë në një pjesë të Europës viktimë,edhe sot, e tronditjes më të dhimbshme, fati i të cilës, duam ose jo, prek kontinentin mbarë. / KultPlus.com

26 vite pas vdekjes, Kurt Cobain i reziston kohës

Njëzet e gjashtë vite nga vdekja e Kurt Cobain nuk e kanë zvogëluar rëndësinë dhe popullaritetin e muzikës së tij, që përkujtohet në një libër të shkruar nga ish-menaxheri i tij, ku gjenden dëshmitë e para për këtë ”artist të përjetshëm”.

”Ai kishte një ndjeshmëri që i bënte njerëzit të ndiheshin më pak të çuditshëm, më pak të vetmuar”, shpjegon Danny Goldberg, i cili ka qenë në biznesin e muzikës që në vitet ’60.

Autor ose bashkautor i të gjitha sukseseve të Nirvanës, Kurt Cobain vrau veten më 5 prill 1994 në shtëpinë e tij në Seattle, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej nga kishte origjinën, ndërkohë që grupi i muzikës rock ishte bërë një fenomen global në më pak se tre vite.

”Imazhi i tij në media u deformua disi dhe u lidh më shumë me vdekjen e tij se sa me jetën dhe veprën”, vë në dukje Sonic Youth, i cili ka pasur në drejtim një tjetër grup të pavarur rock-u.

Në librin e tij «Në shërbim të shërbëtorit: në kujtim të Kurt Cobain», të publikuar këtë javë, Danny Goldberg flet për një muzikant të avancuar për kohën e tij, një personazh melankolik dhe me një shpirt të gjallë dhe shumë human.

“Zëri i tij kishte një shpirt të pabesueshëm”, thotë ai duke shtuar se «ai reflektonte cënueshmëri dhe afrimitet si rrallë kush».

Për të, muzika e Kurt Cobain vazhdon të dëgjohet në të gjithë botën nga një brez që ka lindur pas vdekjes së tij.

«Ai është një artist vepra e të cilit është e përjetshme», thotë Danny Goldberg që e kishte njohur kitaristin dhe kompozitorin amerikan në vitin 1990, pak para daljes së albumit «Nevermind», që e ngriti në qiell popullaritetin e Nirvanës. / KultPlus.com

Me 5 prill 1939 lindi mbreti Leka Zogu I

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Prill 2019

“Paris-soir” ka botuar, të enjten e 6 prillit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me lindjen e Leka Zogut I, trashëgimtarit të drejpërdrejtë të fronit mbretëror shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shqipëria tani ka një trashëgimtar të drejtpërdrejtë. Mbreti Zog I është baba.

Mbretëresha më e re në botë sapo ka lindur një djalë.

Është një djalë brun, i cili ka lindur këtë natë në kështjellën e Tiranës, kryeqytetin e Shqipërisë.

Populli është i lumtur, rrugët janë të zbukuruara me flamuj dhe nën dritaret e mbretëreshës Geraldinë dëgjohen brohoritjet.

Dasma, e 27 prillit të vitit të kaluar, e mbretit Zog të Shqipërisë dhe konteshës hungareze Geraldinë Apponyi ishte kurorëzimi i një romani dashurie me shumë pak protokoll. Thuhet se sovrani e pa, për herë të parë në një dyqan, atë që ai do të donte. Ajo ishte brune, e mrekullueshme, e veshur me një kostum të gjelbër dhe një triko jakë të mbyllur.

Mbreti Zog e mori vesh shpejt se ajo ishte e lirë, shumë e re dhe shumë e kërkuar në sallonet e Budapestit.

Geraldina e Shqipërisë është një sovrane e dashur nga populli i saj. Ja, këtë mëngjes, një nënë e re, i cila synon të ngrejë rreth saj brohoritjet. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1939-mbreti-zog-i-eshte-qe-prej-kesaj-nate-baba-i-nje-djali-trashegimtar-i-drejtperdrejte-i-fronit-te-shqiperise/?fbclid=IwAR2tcY9WqiY7YOClvTTVh9fTeKFotEn5CkeCeFgQA1s7YecBP69ZSYHVTXU

“Sa mbas dore më ke lanë pse më ke marr mëni, deri kur moj do të pres, të shikjoj me sy”

Luan Hajra është një ndër emrat kryesor të muzikës popullore shqipe, shkruan KultPlus.

Me një karrierë të gjatë, ai përmes zërit unik vazhdon të tingëllojë në veshët e shumë dëgjuesve shqiptarë.

Njëra ndër këngët e tij të njohura “Sa mbas dore më ke lanë” vjen sonte, nga KultPlus, për gjithë dashamirët e muzikës popullore shqipe. /KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=WyFHUtuARV4

Gabriel Garcia Marquez: Ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep mundësi të tjera që t’i bëjmë gjërat siç duhet

“Sikur Zoti të harronte për një moment që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copëz jetë, mbase nuk do t’i thosha të gjitha ato që po mendoja, por sigurisht do t’i mendoja ato që po them. Do i jepja rëndësi gjërave jo për vlerën, por për domethënien e tyre. Do flija pak, do ëndërroja më shumë, sepse çdo minutë që mbyllim sytë humbasim 60 sekonda dritë. Do vazhdoja kur të tjerët do ndalonin, do zgjohesha kur të tjerët do flinin. Do dëgjoja kur të tjerët do flisnin, dhe sa do e shijoja një akullore me çokollatë!!!

Nëse Zoti do më jepte një copëz jetë, do vishesha thjesht, do shtrihesha përballë diellit duke e lënë të pambuluar jo vetëm trupin, por edhe shpirtin tim.

Ah Zoti im, sikur të kisha një copëz jetë, nëse do mundesha, do shkruaja urrejtjen time mbi akull, dhe do prisja të dilte dielli. Nuk do të lejoja të kalonte as edhe një ditë pa i thënë njerëzve që dashuroja se i dashuroja. Do të bëja çdo burrë dhe grua të besojnë se janë njerëzit që dua dhe do të dashurohesha me dashurinë. Te njerëzit do të tregoja se sa gabim bëjnë kur besojnë se ndalojnë së dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojnë të dashurojnë. Fëmijës së vogël do t’i jepja pendë, por do ta lija të mësonte vetë sesi të fluturojë. Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqëria por “harresa”.

Mësova kaq gjëra nga ju, njerëzit. Mësova se të gjithë duan të jetojnë në “majën e malit”, pa kuptuar se lumturia qëndron në mënyrën se si zbret “faqen e pjerrët”.

Mësova se kur fëmija i porsalindur shtrëngohet mbi pëllëmbën e tij të vogël, për herë të parë gishti që zgjatet i babit të tij e robëron përgjithmonë.

Mësova se njeriu ka të drejtë ta shohë tjetrin nga lart, vetëm kur duhet ta ndihmojë të çohet….Të thuash gjithmonë atë që ndjen dhe të bësh gjithmonë atë që mendon…

Nëse do ta dija që sot do të ishte hera e fundit që do të të shihja duke fjetur, do të të përqafoja fort, fort dhe do t’i lutesha Zotit që të bëhesha roja e shpirtit tënd.

Nëse do e dija se kjo do ishte hera e fundit që do të të shihja të dilje nga dera, do të të përqafoja dhe do të të jepja një puthje dhe do të të thërrisja përsëri që të të jepja edhe të tjera.

Nëse do ta dija që kjo do të ishte hera e fundit që do ta dëgjoja zërin tënd, do të regjistroja çdo fjalë tënden që të mund të të dëgjoja përsëri, përsëri…

Nëse do të dija që këto do të ishin momentet e fundit që do të të shihja, do të të thosha “të dashuroj” dhe do të supozoja jo logjikisht se e dije më parë.

Ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep edhe mundësi të tjera që t’i bëjmë gjërat siç duhet, por nëse bëjmë gabime na mbetet vetëm e sotmja.

Do të doja të të thoja se sa shumë të dua dhe se kurrë s’do të të harroj. E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, si i ri, si i vjetër.

Sonte mund të jetë hera e fundit që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit më, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.

Sigurisht do pendohesh për ditën kur nuk gjete kohë për një buzëqeshje, një përqafim, një puthje dhe sepse ishe i zënë për të realizuar një dëshirë të tyre.

Mbaji ata që dashuron pranë vetes, thuaju duke mërmëritur se sa shumë ke nevojë për ta, dashuroji, sillu mirë, gjej kohën për ta, thuaju “më vjen keq”, “më fal” , “faleminderit” dhe të gjitha fjalët e dashurisë që di. Asnjëri nuk do të të mbajë mend për mendimet e tua të fshehta…” /KultPlus.com

Bill Gates planifikon të shpenzojë miliarda dollarë që bota të marrë vaksinën Covid-19 sa më shpejt

Miliarderi i Microsoft Bill Gates thotë se ai është i gatshëm të harxhojë miliarda dollarë në vaksinat për COVID-19 që nuk funksionojnë, vetëm për të siguruar që bota të marrë atë që do të funksionojë.

COVID-19 ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz gjatë dy muajve të fundit, me një shpejtësi të përshpejtuar, dhe akoma nuk ka asnjë kurë të njohur ose vaksinë për të, transmeton Indeksonline.

Shkencëtarët në mbarë botën po garojnë për t’i gjetur ato dhe kanë dalë me disa kandidatë të mundshëm – por nën procese normale, mund të kalojnë muaj apo edhe vite para se të jenë gati.

Gates nuk dëshiron të humbas kohë. Në një intervistë të re me komedianin e The Daily Shoë , ish-njeriu më i pasur në botë tha se fondacioni i tij bamirës ka filluar të ndërtojë fabrika vaksinash tani për shtatë kandidatë premtues, edhe pse ende nuk ka asnjë provë të pamohueshme për ndonjë prej tyre.

“Edhe pse ne do të përfundojmë të marrim më së shumti dy prej tyre, ne do të financojmë shtatë fabrika pasi kështu ne mos të humbim kohën duke thënë  ‘Në rregull, cila vaksinë funksionon?” dhe më pas të ndërtojmë fabrikën “i tha ai Trevor Noah, në një klip të publikuar.

“Do të jenë disa miliardë dollarë që do të harxhojmë në prodhim për konstruksionet. Por disa miliardë në këtë situatë ku jemi, ku ka triliona dollarë – një mijë herë më shumë – triliona dollarë duke u humbur ekonomikisht, ia vlen “.

Gates, me gruan e tij Melinda, drejton fondacionin Bill & Melinda Gates. Që nga formimi i saj në vitet 1990, fondacioni ka shpenzuar miliarda në luftimin e sëmundjeve si malarja, tuberkulozi dhe HIV, me ndihmën e miliarderëve të tjerë si Warren Buffett. 

Dy kandidatë të mundshëm për shtatë vaksinat e Gates u njoftuan vetëm këtë javë. Të premten në mëngjes , shkencëtarët në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Pittsburgh thanë që ata do të krijonin një copë stili Band-Aid i cili shkaktoi një përgjigje të antitrupave në minj që mund të parandaloj sëmundjen për ndoshta një vit.

Në anën tjetër studiuesit në Australi thanë se ata do të arrijnë një trajtim, bazuar në përpjekjet e mëparshme për të bërë një vaksinë kundër SARS, e cila mund të funksionojë. /KultPlus.com

Kahlil Gibran, Stefan Zweig dhe Paulo Coelho nën drithërimat e shpirtit të dashurisë

– Kahlil Gibran“Profeti”

“Dashuria nuk posedon e as nuk mund të posedohet; sepse ajo është e mjaftueshme për veten. Dhe mos mendoni se ju mund ta drejtoni kursin e dashurisë; nëse asaj i dukeni i vlefshëm, ajo e drejton kursin tuaj. Dashuria nuk asnjë dëshirë tjetër përveç se ta përbush vetveten.

Por nëse dashuroni dhe keni nevojë patjetër për dëshira, atëherë le të jenë këto dëshirat e juaja: të tretesh e të bëhesh si një përrua që e këngon melodin e vet gjatë natës. Ta njohësh dhimbjen e butësisë së tepërt. Të plagosesh nga kuptimi i yt për dashurinë; dhe të rrjedhësh gjak vullnetarisht dhe me kënaqësi.”

– Stefan Zweig“Beware of Pity”

“I tronditur në thellësit e shpirtit tuaj, e dini që dikush është duke pritur për ju ditë dhe netë, duke menduar për ju, duke u përgjëruar me psherëtim për ju – një grua, një e huaj. Ajo të kërkon, ajo të dëshiron me secilën fije të qënies së saj, me trupin e saj, me gjakun e saj. Ajo i dëshiron duart e tua, flokët e tu, buzët e tua, natën dhe ditën tënde, emocionet e tua, ndjenjat e tua dhe gjithë mendimet dhe ëndërrat e tua. Ajo dëshiron të ndajë çdo gjë me ju, të marrë gjithçka nga ti, dhe ta tërheq atë brenda me frymën e saj.

Prandaj, që këtej e tutje, ditën dhe natën, pavarësisht nëse jeni i fjetur apo i zgjuar, ekziston diku në botë, një qënie që është zgjuar për ju, dhe ju jeni qendra e zgjimit dhe ëndrrës së saj. Është i kotë tentimi i juaj për të mos menduar për të, për atë që mendon gjithmonë për ju. Më kotë ju tentoni të arratiseni, sepse ju nuk rroni më tek vetja e juaj, por tek ajo.”

– Paulo Coelho“By the River Piedra I Sat Down and Wept”

“Kam qenë i dashuruar më parë, është si narkotik. Në fillim, ajo e sjell euforinë e nënshtrimit të plotë. Ditën tjetër ju dëshironi edhe më shumë. Ju ende nuk jeni i varur, por e pëlqeni atë ndjesi dhe mendoni se ende mund t’i kontrolloni gjërat. Ju mendoni 2 minuta për personin që e dashuroni dhe pastaj e harroni atë për 3 orë. Por pastaj ju mësoheni me atë përson dhe filloni të jeni plotësisht i varur nga ai. Tani ju për atë mendoni 3 orë dhe e harroni vetëm 2 minuta. Nëse ajo nuk është atje, ju e ndjeni një varësi e cila nuk ka shërim. Dhe ashtu sikurse varësit të cilat ua vjedhin veten tuaj dhe ju poshtërojnë për ta arritur atë që kanë nevojë, edhe ju jeni në gjendje të bëni çdo gjë për dashurinë.” /KultPlus.com

Nga Jim Morrison, te Kurt Cobain dhe Amy Winehouse: Mallkimi i numrit 27

Në botën e rock-ut dhe më në përgjithësi atë të artit, ekziston një “klub ekskluziv” në të cilin askush nuk dëshiron të bëjë pjesë. Një rreth i ngushtë që me kalimin e kohës ka ardhur duke u shtuar, me një përpikmëri makabre, me interpretuesit më të mirë të skenës muzikore. Të cilët i ka bërë bashkë koinçidenca e pafat që kanë ikur nga kjo botë, pa i mbushur të 28 vitet.

Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” duke nisur që nga vitet shtatëdhjetë. Ishte dekada që ndryshoi përgjithmonë historinë e muzikës rock. Edhe pse ajo që i dha jetë këtij lloj mallkimi ka qenë ndoshta vdekja në rrethana misterioze e Robert Johnson (1911-1938), kantautor dhe kitarist i të mëdhenjve të muzikës blues amerikane. Aq i talentuar sa i dha jetë legjendës së pakti të firmosur mes tij dhe Satanait, për të qenë në gjendje të arrinte ata nivele të aftësisë teknike.

I pari

Në vitet e zhurmshëm të rosk and roll-it, i pari që u fut në listën e veçantë të artistëve të mallkuar, të konsumuar prej teprimeve dhe një krijueshmëri vetëshkatërruese ishte Brian Jones. Themelues i Rolling Stones u gjet i pajetë në vitin 1969.

Autopsia përcaktoi se artisti kish ndërruar jetë nga pasoja të natyrshme të një jete me alkool dhe drogë. I kish marrë në sasi kaq të mëdha, saqë ia kishin dëmtuar në mënyrë të pashërueshme zemrën dhe mëlçinë.

Shtypi akuzoi policinë lokale se kishte mbuluar një krim, por një autopsi e re e vitit 2009, arriti në të njëjtin verdikt si mjeku i parë.

Tre gjigandë të rock-ut

Dyvjeçari vendimtar që ushqeu famëkeqin Klubi 27, ai që e bëri vërtetë një legjendë të zezë, ishte 1970-1971. Në mënyrë të shpejtë erdhën e u bënë pjesë e tij tre gjigandë të rock-ut, si Himi Hendrix, Janis Joplin dhe Jim Morrison. Në apartamentin e Samarkand Hotel në Londër, në 18 shtator 1970 Monika Dannemann gjeti të pajetë shokun e saj Jimi Hendrix. Ishte mbytur në të vjellat e tij, pas një overdoze: kishte ikur nga kjo botë kitarristi më i madh i rosk-ut. Dhe ishte 27 vjeç.

Dy javë më vonë, muzika mbeti pa një prej zërave të saj më të jashtëzakonshëm, atë të Janis Joplin. Edhe ajo prej një kokteili vdekjeprurës morfine dhe uiski. Një vit më vonë, në 3 korrik 1971, në vaskën e banjës së apartamentit të tij në Paris doli tragjikisht nga skena, idhulli i revolucionit kulturor të viteve gjashtëdhjetë Jim Morrison, artisti dhe themeluesi i The Doors.

U gjet i pajetë nga partnerja e tij Pamela Courson. Ajo dëshmoi se Morrison kish marrë heroinë duke e pandehur për kokainë. Trupi i tij nuk iu nënshtrua kurrë autopsisë, arsye kjo që shkaktoi lindjen e shumë teorive komplotiste për vdekjen e yllit, autor i “The End”. Ndërkohë që varri i tij në varrezën e Pere-Lachaise në Paris është shndërruar në një vend pelegrinazhi të pandërprerë sot e kësaj dite.

Vitet ’90

Mallkimi i numrit 27 u duk se u ndal në vitet tetëdhjetë, por u rikthye të godasë në vitet nëntëdhjetë me ikjen nga kjo botë të njërës prej figurave më me influencë të të rinjve të kohës, këngëtari dhe lideri i Nirvana Kurt Cobain, i cili në 5 prill 1994 vendosi të heshtë një herë e përgjithmonë, duke vrarë veten me pushkë.

Trupi u gjend vetëm tre ditë më vonë në shtëpinë e tij në Seattle. Edhe Kobain, ashtu si pjesëtarët e tjerë të klubit kishte patur probleme të mëdha me drogën. Të njëjtët demonë që ndeshi në rrugën e saj të shkurtër edhe këngëtarja britanike Amy Winehouse. Mbretëresha e soul-it të bardhë ndërroi jetë në 23 korrik 2011 pas një abuzimi me pije alkoolike. Ia kish dalë me shumë mund të çlirohej nga droga, por jo nga alkooli. Tre vite më herët, kantautorja kishte shprehur frikën se mund të vdiste pikërisiht në atë moshë. Profeci që për fat të keq doli e vërtetë. /KultPlus.com

Përgjegjësia për të raportuar

Nga: Carl Bildt

Duke pasur parasysh frekuencën dhe ashpërsinë në rritje të epidemive virale, thjesht nuk ka asnjë justifikim për thellësinë e krizës së COVID-19. Të gjitha qeveritë duhet urgjentisht të bashkohen për të krijuar mekanizma dhe protokolle të reja, për të parandaluar përsëritjen e fatkeqësive të tilla.

Një kërcënim i paprecedentë, kërkon një përgjigje të pashembullt. Rrallëherë qeverive u është dashur të hyjnë në një situatë menaxhimi krizash, aq shpejt sa kanë hyrë në javët e fundit. Deri më tani, fokusi ka qenë në çështjet më të menjëhershme mjekësore, politike dhe ekonomike të ngritura nga pandemia COVID-19 – ashtu siç duhej të ndodhte. Por gradualisht, vëmendja e qeverive do të duhet të kthehet tek pasojat afatgjata të krizës, dhe nevojën për të parandaluar fatkeqësi të tilla në të ardhmen.

Ka pasur disa kërcënime të rënda globale për shëndetin në dy dekadat e fundit. Epidemitë e SARS në 2003, MERS në 2012, dhe Ebola në 2014-16 janë vetëm tre shembuj të shpërthimeve epidemike, që kërkuan një përgjigje të vazhdueshme shumëpalëshe. Çdo episod kishte karakteristikat e veta unike: SARS u shfaq në Kinë, MERS në Arabinë Saudite dhe Ebola në Afrikën Perëndimore. Por mësimet nga të tre janë të ngjashme. Epidemitë dhe shfaqja e sëmundjeve të reja bëhen më të mundshme, si rezultat i rritjes së popullsisë, urbanizimit, shpyllëzimit dhe proceseve të prodhimit dhe shpërndarjes, që bëjnë bashkë shumë specie të ndryshme. Dhe zgjerimi i zinxhirëve të furnizimit global dhe tregtisë ndërkombëtare, për të mos përmendur rritjen e udhëtimeve ajrore ndërkombëtare, bëjnë që sëmundjet ngjitëse të përhapen në të gjithë botën, më shpejt se kurrë.

Vetëm në dekadën e fundit, Organizatës Botërore të Shëndetësisë i është dashur të shpallë një emergjencë shëndetësore, jo më pak se gjashtë herë. Eshtë e qartë, ne nuk kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për të përballuar shpërthimet e reja, me atë lloj aksioni të shpejtë dhe vendimtar, që ndoshta nuk do të kish lejuar që epidemia e koronavirusit, të dilte jashtë kontrollit.

Vlen të kujtohet se kur SARS (i cili u shkaktua gjithashtu nga një koronavirus) u shfaq në Kinën jugore në fund të vitit 2002, shpërthimi u mbulua për më shumë se një muaj, para se autoritetet kineze të pranonin seriozitetin e rrezikut. Po kështu, në ditët e para të shpërthimit të COVID-19, policia në Vuhan i bëri të heshtin me dhunë profesionistët e shëndetit, që u përpoqën t’u binin këmbanave të alarmit, dhe tubime masive publike u lejuan, edhe shumë kohë pasi rreziku i shpërthimit ishte bërë i qartë.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, nëse autoritetet kineze do të kishin pranuar hapur kërcënimin dhe do të ishin përgjigjur siç duhet qoftë edhe tre javë më herët, përhapja e COVID-19 mund të ishte zvogëluar deri në 95%. Për shkak të pakujdesisë, injorancës dhe censurës lokale në momentin më kritik, e gjithë bota tani po paguan një çmim të madh.

Ndërsa OBSH pa dyshim ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër kërcënimeve globale për shëndetin ndër vite, ajo gjithashtu është përballur me kritika, se ka qenë tepër burokratike dhe e ngadaltë për t’iu përgjigjur këtyre krizave. Në të vërtetë, gjatë krizës së Ebolës, ishin Shtetet e Bashkuara, dhe jo OBSH, që bënë një hap përpara duke parandaluar një katastrofë më të gjerë.

Në çdo rast, edhe nëse performanca e OBSH-së kësaj here rezulton të ketë qenë e patëmetë, tashmë është e qartë se kemi nevojë për një mekanizëm shumë më të fortë global për t’u përballur me kërcënimin e pandemive. Të pengohesh nga një krizë në tjetrën thjesht nuk është opsion. COVID-19 është pandemia më e keqe që nga shpërthimi i të ashtuquajturit grip spanjoll në vitin 1918, dhe nuk ka asnjë arsye për të besuar se tjetra nuk do të jetë edhe më keq.

Ndër të tjera, një institucion i ri global do të duhet të ketë autoritetin dhe mjetet për të ndërhyrë sa më fort, për të ndalur një shpërthim infeksioni që në gjurmët e para. Arritja e një marrëveshjeje për një mekanizëm të tillë nuk do të jetë politikisht e lehtë; por është qartësisht e nevojshme për të parandaluar mosmarrëveshjet e vogla diplomatike, që pengojnë përpjekjet globale në përgjigjen ndaj pandemisë.

Në krizën aktuale, edhe pasi ishte e qartë se COVID-19 do të arrinte nivelin e një pandemie, Kina sërish e ka parë të arsyeshme ta pengojë Tajvanin që të jetë pjesë në diskutimet globale mbi mënyrën e reagimit. Po kështu, SHBA ka vazhduar ta dendë Iranin me sanksione, duke e bërë më të vështirë për atë qeveri që të administrojë epideminë brenda kufijve të vet.

Kjo sjellje është thjesht e papranueshme qoftë nga një perspektivë humanitare, qoftë dhe nga një pikëpamje makroekonomike. Çfarë do të ndodhte nëse virusi i radhës, nëse do të jetë shumë ngjitës, do të shfaqej në Tajvan ose Iran? Nëse ka pengesa të panevojshme që bllokojnë një përgjigje të menjëhershme, ne do të shkojmë përsëri atje ku jemi tani.

Sipas kuadrit aktuale, detyra për të raportuar kërcënime të reja ngjitëse tek autoritetet ndërkombëtare si OBSH, u takon qeverive të shteteve. Një reformë kritike, atëherë, do të ishte shtrirja e asaj detyre tek personeli mjekësor dhe i shëndetit publik në të gjitha nivelet – domethënë nga shtetet te individët. Përveç zvogëlimit të kohës që kërkon një përgjigje shumëpalëshe për të hyrë menjëherë në veprim, marrja e një “përgjegjësie universale për të raportuar” do ta bënte më të vështirë për autoritetet lokale ose kombëtare, që të fshihnin informacionin që do e konsideronin të papërshtatshëm.

Me mbylljen e kufijve të shteteve në përgjigje të krizës së COVID-19, disa po argumentojnë se tashmë epoka e globalizmit ka përfunduar. Por tendencat e rritjes së popullsisë dhe urbanizimit do të vazhdojnë, dhe viruset nuk do të fillojnë krejt papritur që të mbajnë pasaporta ose të respektojnë kufijtë kombëtarë. Vetëm në dekadën e kaluar, kërcënimet virale ndaj stabilitetit dhe prosperitetit global janë shfaqur që nga Kina, deri në Afrikë dhe Gadishullin Arabik, gjë që sugjeron se epidemia e ardhshme mund të fillojë pothuajse kudo.

Tani është koha që bota të mblidhet dhe të bjerë dakord për një sistem të ri, më efektiv të paralajmërimit dhe reagimit të hershëm. Kjo pandemi ishte e shmangshme. Nuk mund të ketë asnjë justifikim nëse ne nuk bëjmë gjithçka që kemi në dorë, tonë për të parandaluar atë të ardhshmen. / Project Syndicate – Bota.al /KultPlus.com

Pranvera erdhi në zemrat tona, shndrit rreze gëzimi

Për të 18-ën herë u përshëndeta me pranverën,
por kësaj radhe ajo erdhi me më shumë lule e trëndafila.
Dola të shëtis në mbrëmjen e kësaj stine,
ashtu e vetmuar, nuk dua të dashurohem në asnjë djalë,
por dua vetëm të përgjoj.
Kujtoj kohën e dimrit teksa ulem buzë Ibrit duke vështruar valët e tij
që shpesh janë të harbuara, por tani janë të qeta dhe i dhënë freski ajrit.
Ashtu e vetmuar shikoj të rinjtë tek shëtisin dorë për dorë me vashat e tyre
e sa do t’ua shtonte bukurinë sikur kjo shëtitje të përcillej nga cicërimat e zogjve,
por mjerisht në këtë natë nuk dëgjohen zogjtë.

Ashtu duke e soditur qytetin e duke ndierë aromë pranvere,
rastësisht para meje ndalet një plak.
Dëshiroj ta pyes për orën, ashtu pa u përshëndetur,
por së shpejti më bien ndër mend fjalët e një filozofi:
Aty ku s’ka nderime ka mjerime.
E përshëndes me “mirëmbrëma axhë”.
Plaku ma ktheu përgjigjen, por në fund ai filloi me një pyetje:
“Me cilën datë fillon pranvera?”, e unë i përgjigjem:
Pranvera veçse ka filluar…

K. A. M. /KultPlus.com

Komisionerja e BE: Ekipe ekspertësh do bëjnë plane rimëkëmbje të Teatrit kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka shpërndarë lajmin se pas shpalljes në listën e ngushtë të objekteve më të rrezikuara godina që ruhet prej dy vitesh tashmë është jo vetëm nën mbrojtjen e BE por edhe në kujdesin e saj për restaurim. Lajmi bëhet i ditur nga komisionerja e BE për Inovacionin, Kërkimin e Kulturën që flet për plane rimëkëmbje edhe ose jemi në situatën e pandemisë.

Znj. Mariya Gabriel, Komisionerja e Bashkimit Europian për inovacionin, kërkimin, kulturën, edukimin dhe rininë, bën të ditur publikisht mbështetjen e saj për shtatë nismat për mbrojtjen e vendndodhjeve me rëndësi të veçantë të trashëgimisë kulturore që më 24 mars u shpallën si pjesë e programit të Europa Nostra për vitin 2020. Në mes tyre edhe Teatri Kombëtar që i prin kësaj liste.

Sikurse e parashtron znj.Gabriel, në muajt që vijnë ekipe shumëdisiplinore ekspertësh europiane do të zhvillojnë plane aksioni për rimëkëmbjen e këtyre vendndodhjeve dhe për identifikimin e burimeve të mundshme të fondeve.

Qëllimi i programit të “7 vendndodhjeve më të rrezikuara” është që të shërbejë si katalizator dhe të promovojë ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore europiane përmes “fuqisë së shembullit të mirë”.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka shpërndarë lajmin se pas shpalljes në listën e ngushtë të objekteve më të rrezikuara godina që ruhet prej dy vitesh tashmë është jo vetëm nën mbrojtjen e BE por edhe në kujdesin e saj për restaurim. Lajmi bëhet i ditur nga komisionerja e BE për Inovacionin, Kërkimin e Kulturën që flet për plane rimëkëmbje edhe ose jemi në situatën e pandemisë.

Znj. Mariya Gabriel, Komisionerja e Bashkimit Europian për inovacionin, kërkimin, kulturën, edukimin dhe rininë, bën të ditur publikisht mbështetjen e saj për shtatë nismat për mbrojtjen e vendndodhjeve me rëndësi të veçantë të trashëgimisë kulturore që më 24 mars u shpallën si pjesë e programit të Europa Nostra për vitin 2020. Në mes tyre edhe Teatri Kombëtar që i prin kësaj liste.

Sikurse e parashtron znj.Gabriel, në muajt që vijnë ekipe shumëdisiplinore ekspertësh europiane do të zhvillojnë plane aksioni për rimëkëmbjen e këtyre vendndodhjeve dhe për identifikimin e burimeve të mundshme të fondeve.

Qëllimi i programit të “7 vendndodhjeve më të rrezikuara” është që të shërbejë si katalizator dhe të promovojë ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore europiane përmes “fuqisë së shembullit të mirë”.

Komisioni Europian e mbështet këtë nismë përmes programit Creative Europa, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe mobilizimit në nivel europian.

Mundemi të jemi vetëm mirënjohës për këtë mbështetje që konfirmon edhe një herë që gjithçka që kemi ndërmarrë ne mbi 2 vjet qëndresë ka qenë e drejtë dhe me rëndësi të veçantë simbolike. Teatri Kombëtar është shembulli më i mirë që mund t’i japim bashkëqytetarëve europiane që në shqiptarët kemi vlera dhe dimë të luftojmë për mbrojtjen e tyre, e me këtë të dëshmojmë që nëse të mirët lejohen të luftojnë dhe nuk u mbytet fryma e zëri, Shqipëria denjësisht mund të jetë pjesë e Bashkimit Europian. /KultPlus.com

‘Libri i karantinës’, rekomandimi nga KultPlus: ‘1984’

Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.

KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.

Xhorxh Oruell ka lindur në Indi në vitin 1903 ku babai i tij ishte shërbyes civil në administratën e Perandorisë Britanike. Pas një viti, ai u soll për t’u rritur dhe arsimuar në Angli. Pasi që shkollimin e kreu në “Eton College”, duhet theksuar se ndiqte shkollim të cilësisë sipërore. Për shkak të mungesës së parave nuk pati mundësi të vazhdonte studimet universitare.

Pas përfundimit të kolegjit shkoi në Burmë ku dhe u punësua në Policinë Imperiale të Indisë. Pas disa vitesh u kthye sërish në Angli, pastaj shkoi në Spanjë, së bashku me Eileen, gruan e tij të parë, për të marrë pjesë në luftën civile në anën e republikanëve anti frankoist. Me 20 maj 1937 u plagos në qafë, ngjarje të cilën e shpjegoi në esenë “Wounded by a Fascist Sniper” (i plagosur nga një snajperist fashist) dhe në novelën “Homage to Catalonia” (Homazh Katalonisë). Pas kësaj ngjarje u kthye në Angli, moment i cili shënon ndryshim të madh në pikëpamjet e tij politike por edhe në intensifikimin e krijimtarisë letrare.

Xhorxh Oruell, ka shkruar 9 libra, dy përmbledhje me ese të shkurtra dhe disa qindra recensione dhe shkrime të tjera që përbëjnë artikuj të gazetarisë. Oruelli shkroi për eksperiencat e tij të papëlqyeshme në shkollën parapërgatitore, në esenë “Such ëere the Joys” (1968). Oruelli nuk fitoi ndonjë të drejtë studimi dhe meqë nuk kishte mundësi për të vazhduar arsimimin e tij, shkoi në Bruma dhe shërbeu në administratën e Policisë Perandorake Indiane nga viti 1922 deri në vitin 1927, kur ai dha dorëheqjen, pjesërisht për shkak të mospëlqimeve të tij në rritje për imperializmin britanik, një mospëlqim që e shprehu me fjalë në esetë e tij “Shooting an Elephant” (1950) dhe “A hanging” (1931).
Kur Oruelli u kthye në Europë ishte në një gjendje të mjerë ekonomike dhe bëri punë që paguheshin shumë pak, në Francë dhe Angli. Më në fund, në vitin 1928, ai vendosi të bëhej shkrimtar profesionist. Duke filluar nga viti 1930, Oruelli u bë një kontribues i rregullt për “New Adelphi” dhe në vitin 1933 ai e mori emrin Xhorxh Oruell, me të cilin ai do të bëhej i famshëm. Për romanin e tij të parë, ai përdori si frymëzim përvojat e tij të fundit me varfërinë dhe shkroi “Down and out in Paris and London” (1933). Ndërsa jepte mësim në një shkollë private, ai botoi veprën e tij të dytë të rëndësishme “Burmese Days” (1934). Dy vjet më vonë ai u martua me Eileen O’Shaugnessy.

Gjatë viteve ’30, Oruelli kishte adaptuar pikëpamjet e një socialisti dhe udhëtoi për në Spanjë, për të raportuar mbi luftën e tyre civile. Ai mori anën e militantëve të Partisë Marksiste të Punëtorëve të Bashkuar dhe luftoi përkrah tyre. Ishte kjo luftë që e bëri atë ta urrente komunizmin dhe të favorizonte socializmin anglez. Oruelli shkroi një libër mbi Spanjën, “Homage to Catalonia”, që u botua në vitin 1938. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Oruelli shërbeu si oficer në Gardën Rezervë dhe gjithashtu punoi si gazetar për BBC – në, Observer – in dhe Tribune – n, ku ishte redaktor letrar nga viti 1943 deri në vitin 1945.

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Oruell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen në shumë kontinente.

Shoqëria është e ndarë në popull, parti e gjerë dhe parti e ngushtë. Jeta dominohet nga mbikëqyrja e shtetit. Por viktimat e shtetit arrijnë të krijojnë simpati për mbikëqyrësin dhe me raste, edhe ta dashurojnë atë. Libri doli në botim më 8 qershor 1949, vetëm pak muaj para se autori të mundej nga tuberkulozi. Në vitin 1989 libri ishte përkthyer në mbi 65 gjuhë të ndryshme që përbënte numrin më të madh për ndonjë novel (me dallim vetëm të Harry Potter-it, mbi 67 gjuhë). Ndërkohë në Shqipëri vepra mbërriti vetëm pas rënies së komunizmit dhe kur u botua në vitin 1991. Mbrojtës i lirisë së individit, Oruell lufoi kundër çdo forme shtypjeje.

Ndëshkimi i totalitarizmit fillimisht shprehet në alegorinë e veprës Ferma e kafshëve (1945), një roman që pati popullaritet të gjerë në të gjithë botën, me tone të një shpotie të thekshme që merr shtysë nga ngjarjet e Revolucionit rus dhe tradhtisë që Stalini u bëri idealeve të tij, dhe më pas në utopinë negative të romanit 1984, një kuadër tronditës i një shoqërie ku Vëllai i Madh mishëron një fuqi të aftë të kushtëzojë dhe të shtypë individualitetin e qytetarit.

Mes shkrimeve të tjera me tone autobiografike të Orwell – it, mund të përmendim përmbledhjet e letrave dhe artikujve, esetë dhe romanin Keep the Aspidistra Flying (1936). Nuk do të ketë të qeshura veç të qeshurës së triumfit mbi armikun. Në doni një imazh të së ardhmes, përfytyroni një çizme ngjeshur në fytyrën e dikujt,… përjetësisht. Ky epigraf i profecisë së veprës, me valencë shumëpërfshirëse, është i vlershëm të na e risjellë, fare shqip, edhe kumtin mbi imazhin e së shkuarës nën vragën e çizmes, edhe përfytyrimin e të ardhmes si marrëdhënie me leximin në vijim…

Nëse doni një pamje të ndjesisë së fundme të një lexuesi të ndjeshëm, përfytyroni shenjimin e shollës në fytyrën e tij… përgjithmonë. Sugjerimi ndaj lexuesit, veçanërisht shqiptar, për të mos e nisur këtë libër, mbetet i barasvlershëm me lutjen për të mos e shmangur kurrsesi.

Në vitin 1984, qytetërimi është dëmtuar nga lufta, konflikti civil dhe revolucioni. Airstrip One, një provincë e Oqeanisë, është një nga tre super-shtetet totalitare që sundojnë botën. Në këtë vend imagjinar, pushtetin e ka “Partia” nën ideologjinë e një udhëheqësi misterioz, Big Brother. Partia ekzekuton çdo person që nuk është konformist me regjimin duke përdorur Policinë e Mendimit.

Koha është e trazuar dhe bota nuk gjen më ngushëllim: Nga “Down & Out in Paris and London” në vitin 1933, në “Fermën e Kafshëve” 1945, George Orwell pat përjetuar thellësisht një disharmoni të brendshme në raport me shoqërinë. Dallohej për një fëmijëri ndryshe nga ato të zakonshmet. Që fëmijë mbetej gjithmonë i hipnotizuar prej imagjinatës futuriste të shkrimtarit të famshëm britanik, Herbert George Wells. Por edhe pse pati një jetë të shkurtër, ai arriti të përmbushë ëndrrën e tij. ‘Njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e katër’, është cilësuar si romani më i famshëm anglez i shekullit të 20-të, një libër zaitgaist, fryma e kohës, i cili shpërfaqi tërësisht vizionin distopik të Oruellit. Ai ishte thellësisht i rrënjosur si në moralin politik të autorit, ashtu edhe në kohën në të cilën ai jetonte, në vitet e pasluftës së dytë botërore.

Temat si, kërcënimi prej totalitarizmit, censura dhe manipulimi i gjuhës, vazhdojnë të ndezin ende sot botën me kërcënime profetike. Njerëzimi në romanin ‘1984’, gjendet në një konflikt të vazhdueshëm, që justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo, ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Winston Smith, një ish-gazetar i punësuar nga autoritetet shteterore, për të rishkruar artikujt e vjetër të gazetave, vendos të rebelohet i pashpresë, kundër shtypjes së “Partisë” dhe diktatorit sundues, Vëllait të Madh.

Revolta e Winstonit nxitet akoma dhe më shumë prej mikeshës së tij, Xhulia, një tjetër disidente, që përdor seksualitetin e saj të shfrenuar për të sfiduar represionin e “Partisë”. Kur marrëdhënia e shkurtër e Winstonit dhe Xhulias zbulohet nga Policia Sekrete, ata i nënshtrohen torturave të pamëshirshme të O’Brajanit në ‘Dhomën 101’. “Nëse doni një foto të së ardhmes”, thotë kjo figurë djallëzore, “përfytyroni një çizme ngjeshur në fytyrën e dikujt,… përjetësisht”. Ky epigraf i profecisë së veprës risjell fare shqip, kumtin mbi imazhin e së shkuarës dhe përfytyrimin e të ardhmes po të njëllojtë. Fabula e ‘1984’ është një gjë; idetë e saj janë krejt diçka tjetër.

Libri doli në botim 73 vjet me pare, vetëm pak muaj para se autori të mundej nga tuberkulozi. Në vitin 1989 libri ishte përkthyer në mbi 65 gjuhë të ndryshme duke shenjuar kështu numrin më të madh për ndonjë novel. Ndërkohë në Shqipëri vepra mbërriti vetëm pas rënies së komunizmit, në vitin 1991. Mbrojtës i lirisë së individit, Oruell luftoi kundër çdo forme shtypjeje. Sipas fjalëve të një kritiku britanik, Xhorxh Oruell, vlerësuar si “koshienca dimërore e brezit të tij”, u kthye në një lloj shenjtori laik, mishërimi i prozatorit tronditës, të frikshëm e të thellë në të gjithë raportin që ka individi me shtetin dhe në mënyrën sesi sillen regjimet autoritare ndaj individit.

Oruell në romanin “1984”, ka bërë parashikime brilante për atë që do të ndodhte, sidomos në vendet komuniste, duke u kthyer në një ogur paralajmërues edhe për dekada të tjera më pas. Kjo është dhe arsyeja që romani njeh një ribotim të kohëpaskohshëm. /KultPlus.com

Martin Luter King JR, udhëheqësi i të drejtave civile

Më 16 janar në Shtetet e Bashkuara është Dita e Martin Luther Kingut, një ditë kur amerikanët nderojnë udhëheqësin e të drejtave civile, të cilin e vranë. Kjo ditë përkon me ditëlindjen e Doktor Kingut, më 15 janar. Më tepër se 50 vjet më parë, Martin Luter Kingu zhvilloi fushatë në mbarë Shtetet e Bashkuara, duke udhëhequr marshime paqësore dhe demonstrata për të drejta të barabarta për afrikano-amerikanët.

“Sot unë dua t’i them popullit amerikan dhe vendeve të tjera të botës se kemi filluar një lëvizje dhe se asnjë valë racizimi nuk mund të na ndalë”.

Rritja e Martin Luther Kingut si udhëheqës i të drejtave civile filloi në vitin 1955, kur ai drejtoi përpjekjet kundër segregimit nëpër autobuzë për disa vite me radhë.

“Ne qytetarët zezakë të Montgomerit kemi marrë pjesë në protesta jo të dhunshme kundër padrejtësive, si ajo që kemi përjetuar prej vitesh nëpër autobuzë.”

Në gushtin e vitit 1963, përpjekjet e Martin Luther Kingut për të drejta të barabarta ishin shndërruar në një lëvizje kombëtare. Atë muaj, më tepër se 250 mijë njerëz morën pjesë në Marshimin e Washingtonit. Marshimi i udhëhequr nga Doktor Kingu ishte synonte të ushtronte presion ndaj ligjvënësve, që ata të miratonin ligjin e të drejtave civile, që do t’i jepte fund diskriminimit. Ish-aktivisti i të drejtave civile Roger Wilkins ishte i pranishëm ditën kur marshuesit u mblodhën para Memorialit të Linkolnit.

“Ishte një ditë vere e ngrohtë, kur njerëzit ndjeheshin të rinuar. Ishte një ndjenjë e mirë që buronte nga dëshira për bashkimin e vendit. Për herë të parë në jetën time ndjeja peshën e ndërgjegjes së Amerikës.”

“Unë kam një ëndërr, që një ditë, 4 fëmijët e mi të vegjël nuk do të gjykohen më nga ngjyra e lëkurës, por nga karakteri i tyre.”

Ishin pikërisht këto protesta pa dhunë dhe fjalimet e tij që e çuan lëvizjen e të drejtave të njeriut përpara, si dhe e mbajtën vendin të fokusuar tek çështja e barazisë.

Martin Luther Kind mori Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1964. Po atë vit, Presidenti Lyndon Johnson nënshkroi Aktin e të Drejtave të Njeriut dhe një vti më pas, Aktin e të Drejtës për të votuar. Këto masa nxorën jashtë ligjit segregacionin racor në vendet publike dhe praktikat diskriminuese që i ndalonin zezakët të votonin.

“Kam lexuar se madhështia e Amerikës qëndron pikërisht tek e drejta për të protestuar për të fituar të drejtat”.

Fushata e fundit e Martin Luter Kingut ishte në Memfis së Tenesisë, në mars dhe prill të vitit 1968. Ai udhëhoqi një marshim në mbështetje të punonjësve sanitarë. Por protesta u shndërrua në dhunë kur militantët e rinj filluan të plaçkisnin dyqanet. Doktor King u shqetësua dhe u zotua se do të kthehej në Memphis për të udhëhequr një marshim paqësor. Mbrëmjen e 4 prillit të vitit 1968, Doktor Kingu po qëndronte në Hotelin Lorraine, ku e vranë.

“Unë e kam parë ‘Tokën e Premtuar’ Ndoshta nuk do të shkoj atje bashkë me ju, por sonte dua ta dini se ne si popull do të shkojmë në Tokën e Premtuar.”

40 vjet më vonë, amerikanët kujtojmë jetën e Doktor Kingut, ndërsa shumë nga ëndërrat e tij janë realizuar, përfshirë zgjedhjen e Barak Obamës në postin e presidentit të parë afrikano-amerikan të Shteteve të Bashkuara. /KultPlus.com

Spanjollja 101-vjeçare mposht koronavirusin, del nga spitali me duartrokitje (VIDEO)

Një grua 101-vjeçare, Encarnacion Buisan, ka arritur të mposhtë koronavirusin në spitalin e Huesca-s, në Spanjë, pasi u regjistrua si pacientja e parë në qytet.

Ajo u nxor nga spitali dy javë pasi u shtrua, dhe mjekët e përcollën me duartrokitje.

Vajza e saj tha në një intervistë për mediat se dëshironte që rasti i nënës së saj të ishte një shembull shprese për të gjithë.

Spanja është vendi i dytë në botë me më shumë vdekje nga koronavirusi, me 11.744 të vdekur.

Për sa i përket numrit të personave të infektuar, Spanja renditet e dyta, me 124.736 raste. /KultPlus.com

Këngëtarja turke vdes pas 288 ditëve grevë urie

Pas 288 ditësh grevë urie, këngëtarja turke Helin Bolek ka ndërruar jetë, shkruan KultPlus.

28-vjeçarja e kishte nisur protestën e saj mbi nëntë muaj më parë me qëllimin për të denoncuar përndjekjen politike në Turqi dhe veton e qeverisë ndaj grupit të saj muzikor, “Grup Yorum”.

Lajmi është publikuar nga anëtarët e grupit përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter.

Mësohet se një prej tyre, kitaristi Ibrahim Goreck, po vazhdon grevën e tij të urisë, e cila ka vazhduar që prej 291 ditësh.

Kohët e fundit, fotot e Helin Bolek të botuara nga mediat, gjatë ditëve të protestës tregojnë një trup të rënë komplet nga pesha, por që kanë ngjallur shumë reagime në Turqi.

Qëllimi i protestës së saj ishte sigurimi i lirisë për të gjithë të burgosurit politikë dhe dhënies fund të bastisjeve të qendrave kulturore.

“Ju po vrisni një grua vetëm 28-vjeçare, tha Goreck përmes një video, në të cilën duket shumë i dobësuar, kërkesat tona nuk ishin shumë të vështira për t’u plotësuar. Fashizmi i AKP-së (partia e Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan) shkaktoi vdekjen e Helinit”.

Grupi “Grup Yorum” ka qenë aktiv që nga viti 1985, kur u themelua nga katër studentë të Universitetit Marmara. Ai gjithmonë ishte një grup në favor të kauzës kurde dhe betejave ndërkombëtare për drejtësi dhe liri, deri më tani grupi ka nxjerrë 25 albume dhe ka shitur mbi 2 milionë kopje.

Sidoqoftë, grupi nuk kishte interpretuar me vite me radhë, madje në vitin 2015, koncerti vjetor i grupit, i akuzuar se i përket një organizate terroriste, ishte ndaluar të mbahej nga autoritetet.

Më pas filluan bastisjet në qendrat kulturore ku ata performonin, ndërsa denonconin vazhdimisht shkatërrimin e instrumentave të tyre muzikore, si dhe arrestimin e pamotivuar të dhjetra personave.

Disa nga anëtarët e grupit, përfshirë Helin Bolek dhe Ibrahim Goreck, ishin burgosur. Në burg ata filluan grevën e tyre të urisë më 16 maj. Më të 11 mars, të dy ishin dërguar në spital kundër vullnetit të tyre, por avokati i tyre konfirmoi se ata nuk kishin pranuar ndonjë ndërhyrje mjekësore.

Dy anëtarë të tjerë të grupit, Bahar Kurt dhe Baris Yüksel, e kishin përfunduar grevën e tyre të urisë pas 190 ditësh. Helin e vazhdoi deri në fund. /KultPlus.com

Historia e hotelit legjendar në Nju-Jork

Për disa, është vend i papërshtatshëm dhe i mërzitshëm, për të tjerë parajsa e shplodhjes. Për disa dhomat e këij hoteli simbolizojnë djallin, të tjerë i kanë përdorur ato si shplodhje buzë rrugës së tyre, pas një dite të gjatë. E përsëri, ka disa të tjerë që i përdorin hotelet si qëndra banimi.
Chelsea Hotel ka pas qenë oazi i brendëshëm ku është gatuar krejt platforma nyjorkiane e Beat Generation. New York City është arena më e madhe e koncerteve, festivaleve të hapura më të mëdhaja në botë, ambjenti i rock dhe rap star-ëve që janë të njëjtët aktorë të dyluftimit për të mbizotruar qytetin, gradiaçelave dhe copave arkitektonike të shqetësuara të shoqerisë moderne që janë një model për mbar botën. Kjo është qendra e universit, prej këtu fillojnë të gjitha. Art, kulturë dhe tregëti e lirë. Origjinal rock’n roll.

Kur flasim për New York City e kemi fjalën më tepër për Manhattan, sepse lagjet e tjera si : Bronx, Brooklyn, Queens, Staten Island, janë të përmendura më tepër vetëm për hapsirën dhe popullimin. Manhattan është si askush dhe askund gjetkë. Askund tjetër vizitori nuk është i mbërthyer nga magjia e popullimit dhe arkitekturës, teknikave dhe arteve, shpejtësisë dhe ritmit. Ky qytet është fëmijëria e rock’n roll-it drejt të gjitha rrugëve në mënyrën e ecjes mbi trotuarin e egër “Walk On The Wilde Side” që Lou Reed i ka pas kënduar. Kjo është ekuivalenca e vërtetë e bursës dhe shkëmbyesve të vlerave, tregëtarëve, vizitorëve po aq sa edhe shkrimtarëve, piktorëve dhe muzikantëve. Një nga pikat kyçe është të gjesh ritmin natyral që për europianët do të thotë të kthesh mbas akrepat e sahatit, gjashtë orë më mbas ndërsa mbërijnë në Kennedy Airport i cili është i vendosur 90 minuta larg qendrës…
Ok, le t’ja fillojmë udhtimit tonë atëherë në Manhattan, që në vizionin parësor të të gjithëve tashmë ka ngelur nga skenat e mirënjohura në kujtesë, nga krijimet mjeshtërore të Woody Allen, prej të gjitha filmave të tij, përsëri e përsëri. Impresioni i dytë që të ngelet në kujtesë është madhështia, madhësia, shkëlqimi i përhershëm i njëtrajtshëm qoftë ditën apo natën, aq sa të gjithë e quajnë New York-un qyteti që asnjëherë nuk flenë. Për të gjithë ata që i marin parasysh të gjitha këto impresione, që djersiten nën ritmin e qytetit, që luajnë dhe krijojnë rock-un e tyre origjinal, kjo si të thuash, vizita e parë, asnjëherë nuk ka për të qenë më vizita e fundit, në New York.
Ju jeni addicted nga New York City tash e tutje, që fillon e bëhet më i bukur kur e lëshon vetveten të zhytesh nën rjedhën natyrale të tij. Kjo është e vetmja rrugë të zbulosh New York-un e vërtetë larg rrugëtimeve dhe orientimeve spitullaqe turistike që në fund të lënë një shije njohje sipërfaqësore. Mjafton të merni Staten Island Ferry çdo gjysëm ore, për të cilën nuk paguan asnjë gjë, dhe të kapërceni kanalin midis Staten Island dhe Manhattan, ku do të shihni edhe Statujën e Lirisë, ku po të doni mund të kaloni gjysmën e ditës brigjeve të Staten Island apo riktheheni në xhunglën urbanistike të Manhattan-it nëpërmjet metrove, autobuzave apo taksive të verdha të qytetit. Pjesa jugore e Manhattan-it përbëhet më tepër nga distrikte financiare si bursa Wallstreet dhe World Trade Center dhe më tutje tek Tribeca (the Triangle Below Canal Street), kemi përballë Chinatown , SoHo dhe Litle Italy. Lower East Side, që përfundon drejt veriut. Mbas kësaj përball do të shfaqet Greenwich Village dhe Chelsea lagjia bohemiane e artistave. Pikërisht këtu fillon edhe sistemi rektangular i rrugëve. Kjo platformë ekziston që prej vitit 1811 dhe shkon lart gjer në 155-street. E famëshmja, e Pesta Avenue* , mbas Park Avenue, është ndarësja midis lindjes dhe perëndimit . Më tej Central Park fillon në rrugën 59.
Në qoftë se jeni të interesuar nga ana letrare të shihni gjurmët prej ku lindi Beat Generation atëherë me doemos duhet të vizitoni Greenwich Village dhe Chelsea Hotel. Për ata që janë të interesuar për historikun e muzikës dhe kërkojnë të gjejnë shpirtin e Bob Dylan, Janis Joplin, Jim Morrison, Leonard Cohen, Jimi Hendrix, Joni Mitchell, Nico apo Patty Smith, do ta gjejnë një pjesë të këtyre shpirtrave në tullat e kuqe të mureve të Chelsea Hotel i vendosur në numrin 222 perëndim i rrugës 23 ( West 23 St.), midis bulevardit shtatë dhe tetë, adresë në të cilën janë shkruar në të shkuarën një pjesë e atyre këngëve që kanë kaptuar kohën dhe kanë lënë gjurmë ende të freskëta edhe sot.
Greenwich Village është njëri nga të paktat vende në Manhattan që nuk bën pjesë në ndërtimin rektangular simetrik të qytetit. Aty rrugët janë më tepër në forëm rrugicash të ndërthurura me njëra-tjetrën, dhe tek-tuk shikon pak gjelbërim, gjë jo e zakontë për lagjet e tjera. Njerëzit kanë jetuar aty shumë më përpara se të meresh vendimi për ndërtimin dhe zgjerimin e New York-ut sipër gjer në 155 St. Lagjia ka një karakter arkitektonik të stilit europian “village” që i kundërvihet kryeneçësisë së gradiaçelave që ngrihen të shumta e të pafundëme drejt veriut dhe që përpiqen të mbysin dhe izolojnë hapsirën e pakët arkitektonike të saj. Falë lëvizjes së artistëve dhe shpirtit krijues dhe kritik të Village rreth fillimit të shekullit të shkuar që kjo lagje karakteristike ruan ende anën e saj tërheqëse edhe sot. Në vitet ’50 lagjia ka pas qenë e populluar nga beatnicks ( shkrimtarë dhe poet të të ashtuquajturit “brez i keq”). Në vitet ’60 hippies (hipitë) erdhën. Në vitet ’70 dhe ’80 ishin rokistat që e bënë Greenwich Village dhe sidomos hotelin Chelsea simbolin e jetës nyjorkeze, aq sa sot Chelsea është monument kulture që mbrohet nga shteti sepse ky hotel më tepër se cilido vendbanim tjetër tërhoqi çuditërisht më tepër artist se askund. Madje Chelsea ka pas qenë e famshme për këtë lloj tërheqje artistike që në kohë më të hershme që nga koha kur Mark Twain ka pas banuar dhe shkruar në një nga dhomat e atyshme. Thomas Wolfe dhe Artur Miller kanë pas banuar dhe shkruar aty gjithashtu. Miller i cili jetoi për gati gjashtë vjetë aty e përshkruan kështu hotelin e famshëm të artistëve : Ky hotel nuk i përket Amerikës. Aty nuk ka fshesa me korent, jo rregulla dhe kjo është e turpshme… është pika më e lartë e surealizmit. I shkrumbosur nga ky ambjent, i ngrija gishtin tim të mezit (provokativ) fytyrtjetërsuarve me surrat të kuq nga pija që kalonin zhurmshëm në trotuar dhe ndihesha i lumtur nga ky veprim. Kam servirur në art fillimin e epokës moderne, vitet ’60, gjysëm i groposur në Chelsea, me sy rinor të përgjakur.


Gjer në vitin 1884 hoteli Chelsea ishte ndërtesa më e lartë në New York. Sot është një humbtirë diku në periferi të Manhattanit. Kohët e shkuara të lavdishme janë shkatërruar nga ndërtimet e reja. Vetëm hyrja me pllakën memoriale na kujtojnë se hoteli ka pas një të shkuar legjendare. Salla e kryesore e pritjes nuk është gjë tjetër veçse një galeri e mrekullueshme muzeale me piktura, gravura, objekte origjinale, makina shkrimi, libra, dorëshkrime, partitura muzikore, që artistët e ndryshëm kanë lënë aty nga pamundësia për të paguar qiranë. Vendi i sportelit ka pamjen e një filmi bardh e zi hollivudian. Të dy ashensorët e vetëm lëvizin ngadalë në të dhjeta katet e ndërtesës. Shpesh nga brenda hoteli përngjan me një barrakë. Por vrimat nëpër dysheme të tregojnë se ka tuba uji dhe tuba avulli të ngrohtë që e bëjnë këtë vend të quhet hotel. Indiferenca është kultivuar në këtë vend. Luksi është një kërkim absurd. Shpërdorimi dhe natyra jokonformiste dominojnë. Pompoziteti është i parë nga posht-lartë. Sot vetëm 100 dhoma janë të hapura kundrejt vizitorëve nga 400 që ka hoteli në shërbim në ditë normale. Të gjitha banesat e tjera janë të zëna nga banues të përhershëm të atyshëm. Më e bukura nga të gjitha (dhoma # 600) me dysheme mermeri dhe oxhak bronxi, një luks i vërtetë është e lëshuar me qira të përhershme tek një çift gay që shkruajnë romane dashurie nën pseudonimin Judith Gould. Po qe se do të qëndrosh e vizitosh këtë vend rezervimet bëhen veçse dy muaj më parë. Dhe dijeni pra se ju paguani (gati 140 $ në natë) për emrin e hotelit më tepër se për çmimin real të rehatshmërisë së dhomave. Secila dhomë ka historinë e vet. Në dhomën # 205 poeti uellsian Dylan Thomas që me reputacionin e vet e kishte frymzuar të riun Robert Zimmerman të ndryshonte emrin në Bob Dylan , iku në një gjum të përhershëm fatal mbasi kishte pirë 18 gota whisky njëra pas tjetrës. Dhoma # 100 ishte e zënë nga Sid Viscious , basisti i legjendarëve Sex Pistols , dhe e dashura e tij Nancy Spungeon. Në mëngjesin e 11 Tetorit 1978 Spungeon u gjend në vaskën e banjës së kësaj dhome e vdekur. Viscious arrestohet si i pandehur për vdekjen e saj dhe disa kohë më vonë vdes edhe ai vet nën overdozë heroine. Jimi Hendrix jetoi, eksperimentoi drogë dhe muzik për një kohë të gjatë së bashku me kitarën e vet besnike në hotel. Janise Joplin këtu nuk kaloi vetëm një histori dashurie me Southern Comfort por njëkohësisht një flirt dashurie romantike të shkurtër me Leonard Cohen. Kanadezi rock-poet e dashuronte hotelin aq sa thoshte:
Chelsea është njëri nga ata të pakët hotele që e dashuroj sepse ka pikërisht atë atmosferë që të gjitha hotelet e tjera duhet të kenë. I dua hotelet kur në mesnatë mund të sjellësh në qetësi ushqim, bira dhe vajza të reja në dhomën tënde dhe askush nuk do t’ja dijë dhe të të shqetësoj për këtë fakt. Kënga e tij “Chelsea Hotel” nuk është vetëm një kujtim i dashurisë së shkuar për Janise Joplin, por njëkohësisht edhe një himn dashurie për hotelin nën vargjet : I remember you well in the Chelsea Hotel / You were taking so brave and so free / Giving me head in the unmade bead / Wile the limousines wait in the street / Those were the reasons and that was New York / I was running for the money and the flesh / That was called love for the workers in song / Probably still for those of us left .
Dhe lista e shkrimtarëve, piktorëve dhe aktorëve që kanë shkruar, pikturuar, apo kanë kaluar nëpër duar skenarët e filmave apo teatrove përpara se të hidheshin në skenë, vazhdon me personalitete të tillë si Jane Fonda, Jackson Polloks, Brendan Behan, Sarah Bernardt, etj.
– Për shumë nga këta artist Chelsea ishte thjesht një qëndrim i përkohëshëm ndërsa për disa nga ata një banesë e përherëshme – kujton Stanley Bard që për 40-vjet ka drejtuar si menaxher hotelin – Disa prej tyre jetuan më tepër se një dekadë aty. Pikrisht në të njëjtin moment kur po bashkbisedonim ikona e punk-ut Patti Smith sapo doli përjashta portës kryesore. Stanley Bard mban distancën e duhur përtej autoritetit të vet i lumturuar kur herë pas here është dikush që kujtohet për hotelin legjendar. Ai na drejton drejt zyrës së tij ku gjen libra të veçantë.
– Koleksionoj çdo libër që është shkruar në hotelin tim – thotë ndërsa nxjer prej librarie novelën “You Can’y Go Home” nga Thomas Wolfe.
– Shumë gjëra kanë ndodhur në të shkuarën e këtushme – vazhdon mendueshëm – Jimi Hendrix, Jim Morrison, Janise Joplin drogoheshin këtu. Ndërsa sot në sallën kryesore të pritjes një tabelë e madhe reptësisht shënon “No Smoking” / Ndalohet Duhani.
– Për shumë vite Bob Dylan jetoi në dhomën # 2011 e më tej në # 411 që pat qënë dhoma e të ndjerës Janise Joplin. Për gati një vit Leonard Cohen ka lëvizur nga një dhomë në tjetrën. Ndërsa ende të freskët mbart në kujtes imazhin e tij. Ai djalë më pëlqente dhe ishte më i qeti nga të gjithë rëmujaxhinjtë e tjerë të atyre viteve të turbullta. Por ndoshta ishte vetëm pamja e tij e jashtëme kjo. Në më të shumtën e kohës së tij në New York në vitet ’60, Cohen ka pas jetuar në dhomën # 424. Ndërsa kohë më vonë John Bon Jovi shkroi dhe filmoi videon e këngës për “Midnight at Chelsea” në dhomën # 515. Por zoti Bard refuzon të flasë për dosien misterioze të çështjes Viscious / Spungeon me fjalët :
– Oh, kjo është tjetër histori por jam krenar për dashurinë dhe respektin e veçantë që Andy Warhol pat treguar në vitet ’60 duke filmuar së bashku me Nico në ambientet e hotelit tonë sekuenca nga filmi “Chelsea Girl”. Në një kohë shumë të trazuar.
Në finale Patti Smith është afruar duke ndjekur bisedën tonë dhe duke e mbyllur atë me fjalët :
– Nuk dua të humbas asnjë moment nga jeta e këtij hoteli, është padyshim vështirë të gjesh ndonjë artist që ka jetuar aty, të mos jetë rrëmbyer nga eleganca artistike e stilit jetësor të Chelsea Hotel.

Përgatiti: Flurans Ilia /KultPlus.com

Gandi: Jeta nuk është të presësh që të kalojë stuhia, por të mësosh të kërcesh nën shi

  “Jeta nuk është të presësh që të kalojë stuhia, por të mësosh të kërcesh nën shi”.

Kjo thënie e Gandit, na fton të reflektojmë për mënyrën, sesi duhet të përballemi me fatkeqësitë përmes një imazhi tejet poetik.

Të kërcesh nën shi

Ka raste kur jeta na vë në provë të vështirë dhe duket sikur stuhia nuk do të marrë fund kurrë. Ashtu siç nuk mund të menaxhojmë një stuhi, në të njëjtën mënyrë nuk mund të kontrollojmë sëmundjen, vdekjen. Ose një virus, potencialisht vdekjeprurës, që na mori jetën, lirinë tonë, të dashurit tanë, brenda dy muajve. Atëherë, çfarë mund të bëjmë? Të revoltohemi? Tashmë, nuk kemi asnjë mënyrë tjetër të mundshme. Pra, të revoltohemi, por si? Kriza ekologjike globale na vë të gjithëve, ne qenieve njerëzore, para një situate që nuk ka ngjarë kurrë më parë. Kurrë, në dy milionë vjetët e pranisë së species tonë në tokë, jeta nuk është kërcënuar në këtë mënyrë. Drejpërdrejt, plotësisht, madje edhe në parim.

Ajo që na këshillon Gandi është të mos nënshtrohemi, të jetojmë plotësisht, pavarësisht stuhisë. Por, jo vetëm kaq. Stuhia, madje, mund të na provojë, se është një mundësi për të mësuar të kërcejmë…

Gandi, ati udhëheqës drejt paqes

Në fund të shekullit XIX, Britania e Madhe konsolidoi perandorinë e saj koloniale në Indi, më e madhja dhe më e rëndësishmja e kolonive evropiane në Azi. Në po ato vite, mendimi revolucionar i Gandit, Mahatma, bëri rrugën e vet ashtu siç u mbiquajt nga ndjekësit e tij në të gjithë botën. Përmes formave të reja të luftës, Gandi ishte në gjendje të udhëzonte popullin indian për të arritur pavarësinë në 1947. Në luftën kundër imperializmit, Mahatma arriti të mbledhë mijëra shpirtra që e përbënin shoqërinë indiane nën një qiell të vetëm, në emër të rrënjëve të lashta të përbashkëta shpirtërore indiane.

Jeta e Gandit qe një dhuratë për njerëzimin, që s’do të harrohet kurrë. Ai na ndriçon të kultivojmë dashurinë midis njerëzve dhe na tregon se vetëm dashuria mund ta kundërshtojë urrejtjen: përgjigjja me urrejtje ndaj urrejtjes nuk bën gjë tjetër veçse e lartëson të keqen. Përveç faktit që na dëmton dhe na pushton me mendime negative, duke përkeqësuar nivelin dhe gjendjen e jetës sonë. Në të vërtetë, dashuria ndihmon për t’u bashkuar dhe jo për t’u ndarë, duke i bërë njerëzit më të fortë. Ndarja dhe solidariteti nuk bëjnë asgjë, veçse kontribuojnë në forcën dhe vlerën e qenies njerëzore, duke e fisnikëruar atë. /Konica.al /KultPlus.com

Dramaturgu Kraja, në karantinë i jep dorën e fundit komedisë së re “Keqkuptim dhe mirëkuptim”

Ka një jetë që nuk i është ndarë librit dhe skenës së teatrit “Migjeni” me të cilin bashkëpunimet i ka patur të panumërta.

Por nëse deri dje vitet mbi supe nuk e pengonin të ishte i kudogjendur në aktivitete, sot shkrimtari dhe dramaturgu Fadil Kraja po i kalon ditët në shtëpi.

I është përgjigjur thirrjes së qeverisë dhe ndërsa komenton situatën e krijuar, nuk kursen të perifrazojë thënien e librave të shenjtë, për kujdesin në këto ditë.

“Ka një verset të Biblës por më duket se e ka dhe Kurani që thotë ruju pak se të ruaj shumë”

Për shkrimtarin “ngujimi” në shtëpi nuk është diçka e re, pasi ja do puna.

Por për profesor Krajën këto ditë po i shërbejnë për ti dhënë dorën e fundit një komedie të re, e cila ka paralele me kohën që po jetojmë.

“E kam “keqkuptim dhe mirëkuptim” titullin e komedisë. Keqkuptimi është kjo që po jetojmë sot, mirëkuptimi do të jetë nesër”

Qytetarëve rebelë u bën thirrje të respektojnë vlerën e jetës, ndërsa është besimplotë se shpejt kjo gjendje do të kalojë.

“Breznia shqiptare do e kalojë dhe këtë ashtu sic do kalojë të gjithë vështirat që do të dalin përpara”

Përkrah shkrimtarit shkodran që ka mbushur plot 90 vite jetë, qëndron bashkëshortja mjeke Zylihaja, e cila beson gjithashtu se kjo situatë do të kapërcehet shpejt, por për këtë ndihmë duhet të japim të gjithë. /KultPlus.com

Si po ndikon koronavirusi në trafikun ajror global?

Duke qenë se vendet në mbarë botën kanë hyrë në bllokim për të parandaluar përhapjen e Covid-19, numri i fluturimeve dhe pasagjerëve kanë pasur një rënie të dukshme.

Një analizë e Guardian e të dhënave të Flightradar24 tregoi se numri i avionëve që transmetonin informacionin e vendndodhjes kishte rënë me më shumë se gjysmën e lëvizjeve gjatë javës së kaluar në krahasim me një javë tipike marsi të vitit të kaluar.

Flightradar24 nuk i regjistron të gjitha fluturimet komerciale dhe anasjelltas ajo gjurmon disa avionë jo-komercialë, por numrat janë në përputhje me burimet e tjera të të dhënave.

Ofruesi i të dhënave të udhëtimit OAG raportoi se numri i fluturimeve të planifikuara këtë javë është ulur me 48% në krahasim me të njëjtën javë të vitit të kaluar. Shifrat e tyre tregojnë se numri i fluturimeve të planifikuara ka rënë gradualisht që nga fillimi i marsit kur vetëm 8% e fluturimeve ishin anuluar.

Përkundër kufizimeve të largëta të udhëtimit në shumë vende, mijëra fluturime janë akoma duke u nisur nga aeroportet çdo ditë. Por arsyeja kryesore që mijëra aeroplanë mbeten në ajër është se qeveritë nuk kanë dëshirë të kufizojnë udhëtimin e brendshëm ajror.

Rënia e madhe e trafikut ajror pritet të çojë në një rënie të përkohshme të emetimeve të gazrave serë. Para shpërthimit të koronavirusit, emetimet e karbonit nga aviacioni ishin rritur vazhdimisht, afërsisht duke u dyfishuar midis 1990 dhe 2019. /KultPlus.com

Vargje nga libri i agonisë

Poezi nga Sali Bashota

Lexuesi im
Vendi i ëndrrave është në kafazin e frikës
Aty është edhe parashikimi i motit
Ka ujë të mjaftueshëm për shpirtrat
Ka edhe bukë goje për të shpëtuar
Pa u çmendur nga mërzia
Lexuesi im
Të paktën bëhu i lumtur
Vjen dita e dashurisë
Për t’ia zgjatur jetën prekjes
Sidomos duarve plot uratë
Sidomos buzëve plot shkrumb
Kështu thonë edhe besimtarët e Hipokratit
Lexuesi im
Kurajo dhe durim i duhen njerëzimit
Secili mund ta bëjë nga një varr për frikën
Edhe ata që luajnë me lirinë e popullit
Fundi mund të jetë i njëjtë për të gjithë
Sa shpejt bota u bë njësoj si qielli
Vetëm Zoti është Një
Lexuesi im

( 4 prill 2020) /KultPlus.com

Filmi “Ballkoni” dhe filmi inteligjent

Nga: Ballsor Hoxha

Ka një film të ri në shtjellën e rrëfimit kinematografik bashkëkohor. Film i cili po quhet inteligjent. Në të vërtetë ky ‘film i ri’ është strukturë e tri shtresave: 1. Përmbajtja/drama e rrëfimit që është në periferi; 2. Komikja e rrëfimit e cila ndërthuret e patheksuar, por në të vërtetë është realja e rrëfimit; dhe 3. Inteligjenca e rrëfimit. Kjo e fundit duke qenë estetika e filmit. Në të vërtetë është shmangie e omnipotencës së dramës dhe përmbajtjes nga rendi i saj parësor, duke e krijuar një liri të parëndomtësisë dhe të atypëratyshmes estetike të realitetit të universit të rrëfimit kinematografik. Por të nisemi nga e para.

Shkrimtari amerikan Philip Roth e ka një tregim “Conversion of the Jews” (Konvertimi i Hebrenjve) në të cilin personazhi kryesor, fëmijë, hip mbi kulmin e sinagogës hebreje të qytetit të tij, dhe nuk zbret nga aty derisa të gjithë, mësuesi i tij i religjionit, prindërit e tij, shokët, fqinjët dhe një mori e qytetarëve kalimtarë, nuk e pranojnë “konvertimin” e tyre, apo më saktë, derisa nuk e pranojnë se njeriu mund të lind pa marrëdhënie seksuale (duke pasur në mendje Jezusin) dhe se nuk bën të rrihen fëmijët për shkak të zotit, etj.

Në të vërtetë kjo sjellje e fëmijëve, por edhe e të tjerëve, është e njohur në historinë tonë. Është edhe e lidhur zakonisht me rebelimin apo të kërkuarit drejtësi.

Në filmin “Ballkoni” të Lendita Zeqirit ndodh po e njëjta gjë – një fëmijë ka hipur mbi ballkonin në katin e katërt të ndërtesës ku jeton. Ulur në ballkon dhe me këmbët që i varen jashtë. Por në filmin “Ballkoni” fëmija  gjysmë i varur në ballkon nuk e ka asnjë kërkesë; nuk e ka asnjë protestë; nuk e ka asnjë gjë për të thënë. Përpos për të sharë dhe për të mashtruar shoqërinë poshtë.

Regjisorja Zeqiri, dhe as skenari po ashtu i saj, nuk merren me qëllimin, dhe motivin e sjelljes së fëmijës në katin e katërt. Ai është aty dhe i pavarur nga tërë konteksti i tij – një lagje, në një qytet provincial, në një vend të pavetëdije, dhe një shoqëri që në tërë këtë jetëson meskinitetin e saj, shpirtngushtësinë e saj.

Në të vërtetë, megjithëse fëmija me këmbët varur mbi ballkon, me mundësi vdekje, mund të shërbejë për të gjetur refleksionin e shoqërisë – nën atë, që është shoqëria e mbledhur aty me shkakun e fëmijës, por që qarkullon dhe jeton pavarësisht jetës në rrezik të fëmijës që harrohet në shpirtngushtësinë e saj.

Filmi “Ballkoni”, regjia dhe skenari janë shumë më afër – lojës – së postmodernes, se sa motivit dhe moralit të narrativit. Në të vërtetë e tërë ngjarja në film është ndërtim i pandalshëm dhe real i reagimit shoqëror dhe sjelljes shoqërore që as nuk motivohet në ndonjë kuptim apo në ndonjë qëllim ideativ, dhe as nuk ka për motiv të tij “atë që gjendet prapa” filmit. Apo thënë ndryshe, këto janë në planin e dytë të filmit.

‘Loja’ artistike e filmit “Ballkoni” është shtjellim brenda teknikës bashkëkohore të kinematografisë, e një lloji të ri të filmit që ndërthur komedinë, inteligjencën dhe dramën. Në të vërtetë është film inteligjent, gjë që është mbi moralin dhe motivin e narrativit. Ngjashmëria e këtij filmi me filma si “Sideways” apo edhe “Lost in Translation”, është shumë e afërt. Drama e filmit është në rend të dytë, derisa inteligjenca dhe përbrenda saj komikja, janë kulminacioni i filmit.

Filmi në mënyrë mjeshtërore ndanë universin e rrëfimit të tij në dy ekstreme, fëmijën e varur në ballkon, dhe shoqërinë e cila jeton në kotësinë e shpirtngushtësisë. Dy perspektivat brenda rrëfimit të filmit, megjithëse të lidhura me shkak – pasojën e njëra tjetrës, janë krejtësisht të pavarura. Fëmija që varet krejtësisht i kotur nga përditshmëria e rëndë sociale (megjithëse kjo në asnjë moment gjatë filmit nuk vëhet në plan të parë); fëmija që i varur në ballkon është krejtësisht i – rëndomtë- në rrezikun që i kanoset. Dhe shoqëria e cila jetësohet, qarkullon, përmbushet dhe “punon” (sikur hajnat e lagjes) e pavarur nga rreziku për fëmijën.

Shoqëria që jeton nën këtë shpirtngushtësi që nuk arrin të vë në përdorim as mekanizmat e tij shpëtues si policia e zjarrfikësit (derisa shumë herë bëhet kërkesë për të thirur – ata të jashtit, apo – KFOR-in); as nuk arrin të mobilizoj shoqërinë në ndihmë apo në gjetje të shpëtimit; dhe as nuk arrin të perceptoj rrezikun, është shoqëri e këputur nga realja dhe nga ajo që e bën. Gjë që mund të kuptohet tutje edhe si dorëzim fatit dhe pamundësisë së saj.

Këto dy shtresa të pavarura nga njëra tjetra, megjithëse e shkaktojnë njëra tjetrën, janë ajo që u quajt – loja postmoderne e rrëfimit. Kjo pavarësi duke pasur për shprehje primare komiken, në të vërtetë është inteligjencë e rrëfimit. Inteligjencë e cila krijon të besueshmen artistike jo në tronditjen dramatike parësisht, dhe as në ndërlidhjen e dramës së përmbajtjes, por në të projektuarit të jetës në parëndomtësinë e saj, në tërë brutalitetin e realitetit. Në të vërtetë realiteti është krejtësisht i – lënë i lirë – brenda regjisë, me mjeshtri, për të asocuar të parëndomtën dhe spontanen, dhe për të shmangur omnipotencën e regjisë.

Inteligjenca e lojës së regjisores Zeqiri është pikërisht në të distancuarit nga funksioni ommnipotent i regjisë, duke i lënë vendin parësor inteligjencës së rrëfimit.

Dy nocionet që u cekën shumë herë këtu, loja (postmoderne) dhe inteligjenca e rrëfimit, janë teknikë krejtësisht e arrirë e Zeqirit, e cila shmang bartjen e dramës nga një personazh në tjetrin, dhe nga një skenë në tjetrën, kështu duke lënë që strata e reales të krijohet dhe të rikrijohet në shumfishmërinë e realitetit. Loja, pikës së pari, është vetë shmangia e një qëllimi dhe një kuptimi të narrativit, duke dhënë në plan të parë estetikën kinematografike. Ndërsa, për së dyti, inteligjenca e rrëfimit të filmit duke lënë të hapur universin e rrëfimit dhe filmit, ashtu që realiteti të ndodh dhe të zhvillohet i pavarur artistikisht, pa u parë dora e regjisë.

Por në të vërtetë, pikërisht ky lloj i ri i filmit, i cili parëndomtësinë dhe pavarësinë e realitetit të universit të filmit e mundëson përmes teknikës së tij regjisoriale, është regji kulminante që arrin të tejkaloj teknika të tëra të të rrëfyerit kinematografik.

Inteligjenca e filmit “Ballkoni” të regjisores Zeqiri është orkestrimi i ngjarjes, rrëfimit dhe ndërtimit të universit të filmit në mënyrë relativisht jolineare dhe as zinxhirore. Kjo gjithnjë duke shamangur pushtetin regjisorial (gjë që në teorinë psikanalitike mbi filmin njihet si kastrim nga regjisori) ndaj shikuesit dhe duke e hapur në totalen e universit të filmit ngjarjen.

Filmi “Ballkoni” është sigurisht një prej arritjeve të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, por edhe më gjerë. /KultPlus.com

Inxhinieri shqiptar projekton maskat që do të përdoren në Nju-Jork

Një histori filmash, në kohë koronavirusi, por pa dyshim edhe një motiv mburrje për shqiptarët që banojnë në Amerikë, dhe jo vetëm.

Një nga diskutimet më të mëdha në shtetet e Bashkuara dhe në vendet e goditura rëndë nga pandemia e koronavirusit është mungesa e maskave, sidomos pas rekomandimeve të reja të OBSH-së mbi rrezikun e pacientëve asimptomatikë.

Këtu fillon historia e mjekes Bettina Fries, epidemiologe në Universitetin Stony Brooks në Nju Jork, e evidentuar nga një reportazh i televizionit amerikan ABC News. Ajo u kujtua që komshiu i saj në Long Island ishte një inxhinier industrial i specializuar në elemente plastike.

Ai mund të projektonte disa maska të thjeshta, që të mbulonin jo vetëm gojën, por edhe sytë, pa penguar shikimin ose frymëmarrjen. Inxhinieri pranoi sfidën dhe për pak ditë projekti mori formë dhe u realizua.

Inxhinieri në fjalë është shqiptari Agjah Libohova, i lindur në Tiranë dhe që pas studimeve në Politeknikum dhe një karrierë të gjatë në Itali, prej shumë vitesh banon tashmë në Shtetet e Bashkuara.

Projekti i pëlqeu aq shumë Danny Lax, pronarit të firmës ku Libohova punon, Clear Vu, që ndër të tjerat merret me ndriçimin me LED të metropolitanës së Nju Jorkut, sa që ata kanë filluar të prodhojnë 2000 të tilla në ditë, duke arritur në fund të muajit 100 mijë maskat në ditë. Nga këto, rreth 1 milion janë të porositura nga shteti i Nju Jorkut, i drejtuar nga guvernatori Cuomo.

Kostoja për momentin shkon tek 2 dollarët, por parashikohet një ulje drastike me prodhimin masiv, i cili do të ndihmojë shumë veçanërisht personelin mjekësor që duhet të ndryshojnë shpesh maskat. /KultPlus.com

Të martuar për 51 vjet, vdiqën nga koronavirusi për gjashtë minuta dallim

Para pak javësh, Stuart dhe Adrian Baker ishin në gjendje të përsosur shëndetësore. Çifti i pandashëm ka qenë i martuar për më shumë se 51 vjet dhe jetonte në Florida. Asnjëri nga ta s’kishte probleme shëndetësore deri tash. Në mars, nisën të shfaqnin simptoma sëmundjeje. Të dielën, të dy vdiqën – me gjashtë minuta dallim – për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

Stuart Baker ishte 74 vjeç, ndërsa Adrian ishte 72.

I biri i tyre, Buddy Baker, ka folur haptas për vdekjen e prindërve duke kërkuar vëmendje nga të gjithë në botë për shkak të seriozitetit të sëmundjes. Në një video në Twitter ai ka kërkuar nga njerëzit t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore, transmeton Koha.

“Deri sa të ju prekë juve apo dikë që e doni apo të dëgjoni një rrëfim, ndiheni të lirë nga ky virus”, ka thënë Baker për “CNN”.

Ai ka treguar se prindërit ishin dërguar në spital tre javë më herët. Mjekët u kishin thënë të qëndronin në shtëpi. Pas disa ditësh, simptomat e tyre ishin theksuar, por prapë u ishte thënë të qëndronin të vetizoluar. Pas pak ditësh, më 19 mars, ata ishin ridërguar në spital. Babai i Bakerit, kishte ethe, ndërsa e ëma jo. Pas 48 orësh, babai ishte dërguar në intensivë, ndërsa e ëma në shtëpi. Më 24 mars, ishte zyrtarizuar se babai ka dalë pozitiv me koronavirus. Si pasojë, Buddy ka thënë se e kishin dërguar edhe të ëmën në spital për ta testuar. Kur mjekët e kishin kontrolluar atë, fjalët ishin se asnjëri nga prindërit s’do t’i mbijetonte për shkak të komplikimeve të shfaqura shpejt.

Të enjten, Baker, tre fëmijët e tij dhe familja e motrës së tij, ishin mbledhur në ceremoninë përkujtimore për prindërit e tyre. Ceremonia u transmetua direkt në rrjetet sociale dhe u shikua nga shumë njerëz në botë. Familja pati vetëm një mesazh për të tjerët: “Shpresojmë që njerëzit dëgjojnë rrëfimin tonë dhe motivohen për të vepruar siç duhet. Duke vepruar ashtu, ndoshta s’do të prekeni as ju e as familjet tuaja, por ndoshta ndihmoni edhe familje të tjera për të ikur nga dhimbjet të cilat po i përjetojmë ne tani”. /KultPlus.com