Ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi, ka vendosur kurorë lulesh mbi varrin e ish Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në dyvjetorin e shkuarjes së tij në amshim.
Ajo ka thënë para mediave se kontributi i Vokrrit është i jashtëzakonshëm, transmeton Klan Kosova.
“Sot në dyvjetorin e vdekjes së legjendës kemi ardh ta bëjmë nderimin për të, ka qenë njeri shumë i madh ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për sportin në Kosovës në faza të ndryshme të jetës – sidomos në pjesën e fundit ku arritur që futbollin e Kosovës ta anëtarësojë në FIFA dhe UEFA”, është shprehur Dumoshi.
“Fadil Vokrrin do ta restkojnë gjenerata e gjenerata që do të vinë. Me kontributin e tij, ai është i pavdekshëm”.
“Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm dhe ne do ta mbështesim amanetin e tij që sportin ta dërgojmë përpara. Sot në orën 13:00 në stadiumin e Prishtinës do prezanoeht buceta për shtatoren e tij që do të përfundojë sivjet”. / KultPlus.com
Sot bëhen dy vite të ndarjes nga jeta të legjendës shqiptare të futbollit Fadil Vokrri.
Fadil Vokrri njihet si “Legjenda e futbollit shqiptar” dhe mbetet futbollisti më i njohur dhe i adhuruar në Kosovë. Vdiq në Prishtinë papritmas më 9 qershor 2018, pas një ataku kardiak. Është varrosur me ceremoni të larta shtetërore në varrezat e Prishtinës në Arbëri më 10 qershor 2018.
Fadil Vokrri ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar dhe është më i merituari për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA. / KultPlus.com
Sot bëhen 21 vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, ku edhe i dha fund luftës në Kosovë.
Pas kësaj marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.
Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 10 mijë njerëz janë vrarë, rreth 5 mijë të tjerë të zhdukur dhe mbi 1 milion shqiptar të zhvendosur.
Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havier Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.
Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore. / KultPlus.com
“Populli shqiptar i ka përshkuar shekujt duke punuar si trim dhe i talentuar; ai kapi lartësitë e Republikës Greke, ato të Mbretit të Persisë dhe të Babilonit.
Me ndihmën e Princeshës së Maqedonisë, ata i dhanë fund pushtetit të Romës, hoqën qafe mizoritë e Tarantinit, frenuan për një farë kohe në emër të krishtërimit përparimin e shpejtë të islamit.
Ata mbrojtën fronin e Mbretit të Siçilisë, ngritën atë të Greqisë, dhe përsëri atyre kurrë nuk iu dha mirënjohje për atë që i dhanë historisë. /KultPlus.com
Robert Schumann ishte kompozitor gjerman, shkrimtar dhe kritik i muzikes dhe një nga perfaqsuesit tipik te muzikes ne romantizëm qe si femijë shfaqi talentin per muziken duke luajtur dhe duke improvizuar ne instrumentin e pianos, shkruan KultPlus.
Me deshiren e prinderve regjistrohet ne fakultetin e drejtsisë nga i cili për një periudhë të shkurtër largohet dhe vazhdon te meret me artin muzikor.Duke realizuar nje eksperiment lëndon doren duke u paralizuar.Nga kjo periudhë ai fillon të meret me teorine e muzikes,me kompozim si dhe me kritiken muzikore. Ne moshen 25 vjecare fillon te botoj revisten e tij personale “Revista e re muzikore”. Robert Schumann ne jetën e tij u njoh si kompozitor i cili kontriboj në zhvillimin e ambicjeve te përparuara.
Robert Schumann një nga kompozitorët më të mëdhenj të romanticizmit gjerman, lindi 200 vjet më parë, më 8 qershor 1810. Ai ka lënë pas një vepër të gjerë, nga pjesët e vogla për piano deri në sinfonitë e mëdha.
Robert Schumann u mendua gjatë që të bëhej muzikant apo poet. Që fëmijë ai shkroi shumë dhe mbajti një ditar. Nga i ati ai trashëgoi dashurinë për letërsinë. August Schumann e karakterizonte veten si “homme de lettre”, ai shkroi romane, gëzonte një emër të vlerësuar lart si përkthyes dhe zotëronte një bibliotekë të pasur.
Kompozitori i njohur është i njohur edhe për disa thënie interesante gjatë karrierës së tij. Një nga to, po e sjellim më poshtë:
“Kur isha i ri, u betova se nuk do të martohesha deri ditën kur të takoja gruan ideale. Më në fund e takova, por s’pata fat, sepse ajo ishte në pritje të burrit ideal”. /KultPlus.com
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj priti ka pritur sot në takim, ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grendahl, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19, meqë rast edhe u konfirmua se gjatë kësaj jave arrijnë në Kosovë një numër respiratorësh si ndihmë nga Norvegjia për Kosovën.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë këtij takimi Zemaj e ka njoftuar ambasadorin Grandahl për masat e Qeverisë në menaxhimin e kësaj faze të pandemisë dhe ka shprehur falënderimin e tij për kontributin që populli i Norvegjisë i ka dhënë Kosovës për ballafaqim me Covid-19.
“Zemaj e ka informuar ambasadorin për aktivitetet e ndërmarra në tërë territorin e Kosovës me qëllim të tejkalimit të situatës rreth pandemisë. Grandahl e ka njoftuar Zemajn se në kuadër të ndihmave që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në ballafaqim me pandeminë, gjatë kësaj jave pritet që në Kosovë të arrijnë një numër respiratorësh, me të cilët ky shtet do ta ndihmojë Kosovën në fuqizimin e kapaciteteve kundër Covid-19”, thuhet në komunikatë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ata në këtë takim kanë shprehur përkushtimin që të vazhdojnë bashkëpunimin, ndërkohë që qytetarëve u kanë bërë thirrje që të zbatojnë masat e ndërmarra, në veçanti bartjen e maskave, ruajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e higjienës personale e kolektive si mënyrë për të parandaluar përhapjen e infeksionit. /KultPlus.com
Përzgjedhja e parë e “Goncourt”, çmimi letrar më prestigjioz në botën frëngjishtfolëse, është shtyrë më 15 shtator, njoftoi sot akademia Goncourt.
“Për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të sezonit letrar të shtatorit, i cili pason muajt e një pandemie që e ndërpreu rëndë botimin e librave dhe shitjet në librari, akademikët e “Goncourt” vendosën ta shtyjnë shpalljen e përzgjedhjes së parë për të martën, më 15 shtator”, tha akademia në një deklaratë.
“Në këtë mënyrë mund të përfshihen në përzgjedhje edhe romanet e botuara deri në këtë datë”, shtoi kreu i akademisë, Didier Decoin.
Përzgjedhja e dytë, duke ulur listën e romaneve nga 15 në tetë, apo edhe nëntë tituj, do të bëhet të martën, më 6 tetor.
“Grand Prix du Roman” i Akademisë franceze do të jepet më 29 tetor. /KultPlus.com
Ansambli instrumental “Siglo XX”, i drejtuar nga violinisti shqiptar Florian Vlashi ia ka kushtuar koncertin e fundit, personelit mjekësor dhe sakrificës së tyre në ndihmë të pacientëve gjatë muajve të COVID-19.
Spektatorët në Teatrin Colon të Korunjas munguan për shkak të masave të marra për shkak të pandemisë, por ata e ndoqën shfaqjen drejtpërdrejt në kanalin streaming YouTube të Orkestrës Simfonike të Galicisë, anëtarë të së cilës janë katër interpretët e koncertit.
Bashkë me Florian Vlashin, Raymond Arteaga (violë) dhe Ruslana Prokopenko (violonçel), peshën kryesore të koncertit e përballoi Steve Harriswanngler në fagot, i cili ishte interpreti kryesor në katër veprat e përzgjedhura të kompozitorëve Georg Wenzel Ritter dhe Francois Devienne.
“Është gjithçka e çuditshme, të luash në një teatër bosh, pa ndjerë praninë e publikut, por duhet të përshtatemi, – tha para koncertit violinisti Florian Vlashi, duke shtuar se, – kemi luajtur këto kohë “bashkë” virtualisht, por nuk ka gjë më të bukur të jemi në krah njëri-tjetrit për t’i dhënë jetë një partiture. Veprat që luajmë janë të shkëlqyera, duam të interpretojmë diçka që të transmetojë energji pozitive, për ne dhe për publikun”.
Shtypi spanjoll i kushtoi vëmendje të veçantë koncertit, ndërsa komentet e publikut pas koncertit në YouTube ishin mjaft të ndjera.
Siç shkruan një nga dëgjueset “Shumë prekës ky dedikim për personelin sanitar, heronjtë e momentit. Urime dhe bekime muzikantëve, të cilët me artin e tyre po kontribuojnë që Drita të rikthehet në Planetin tonë”.
Ansambli “Shekulli XX” është themeluar në vitin 1996 nga violinisti Florian Vlashi, i cili prej afro 30 vitesh jeton dhe punon në Orkestrën Simfonike të Galicisë në La Coruna (Spanjë).
Shtypi spanjoll për koncertin:
Gazeta “La Voz de Galicia”
“Është kënaqësi të luajmë përsëri bashkë”
“Kur hyra në sallë, për herë të parë pas dy muajsh, u emocionova.
Izolimi nga koronavirusi ka penguar mjeshtrat e orkestrës me selinë në Pallatin e Operas që të bashkohen për të luajtur.
“Për ne është diçka absolutisht thelbësore, sepse puna jonë është të bëjmë muzikë bashkë.”
Është gjithçka e çuditshme, të luash në një teatër bosh, pa ndjerë praninë e publikut, por duhet të përshtatemi.”
Veprat që luajmë janë të shkëlqyera, duam të interpretojmë diçka që të transmetojë energji pozitive, për ne dhe për publikun.
Kemi luajtur këto kohë “bashkë” virtualisht, por nuk ka gjë më të bukur të jemi në krah njeri-tjetrit për t´i dhënë jetë një partiture. Pavarësisht kufizimeve, sensacionet janë pozitive. Pjesët e ingranazhit po fillojnë të funksionojnë
Gazeta “La Opinión”
“Një përqafim muzikor” për t´u ritakuar”
Florian Vlashi ka 40 vite me të njëjtin ritual në skenë. Kur koncerti mbaron dhe nota e fundit lë shenjën si yll në ajër, vendos violinën më një anë dhe përqafohet me kolegët e koncertit që festojnë dhe urojnë njëri-tjetrin me përqafime dhe shtrëngime duarsh për suksesin e radhës.
“Nga të gjitha ndryshimet që solli COVID-19, heqja e këtij gjesti të vogël do të jetë nga gjërat më të vështira, moment i cili do na mungojë të gjithëve.
Do të jetë e vështirë të luash në distancë, sepse duhet gjetur niveli i harmonizimit ndërmjet muzikantëve. Mos të dëgjosh fërkimin e harkut mbi tela të kolegut pranë do të jetë një boshllëk, ashtu si edhe mungesa e publikut. Do të na mungojë “frymëmarrja e njerëzve” dhe “tensioni” që krijohet por, megjithatë, është më mirë kështu sesa të luash vetëm në shtëpi.
Të gjithë kemi diçka nga muzikantët e Titanikut. Luajmë edhe në momente katastrofash, dhe nuk e dimë a e bëjmë më shumë për të tjerët apo për vete.” /Atsh /KultPlus.com
Në ditën e parë të hapjes së plotë të pikës kufitare të Vërmicës, qytetarët sërish janë përballur me radhë pritjesh. Mëngjesin e së hënës pritjet e qytetarëve për të kaluar nga Morina në Vërmicë kanë zgjatur rreth një orë, derisa janë parë tollovi njerëzish të cilët nuk e kanë respektuar distancën dhe mbajtjen e maskës gjatë pritjeve për të matur temperaturën dhe simptomat e tjera për koronavirus.
Për të parë mbarëvajtjen e procesit të kontrolleve mjekësore vizitë në Vërmicë bëri Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me drejtorin e Institutit të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.
Zemaj kërkoi nga stafi mjekësor që të mos pranojnë qytetarë pa maska. Ndërsa Ramadani tha se virusi nuk e ka më fuqinë e njëjte por shtoj se nëse nuk respektohen masat atëherë vendi do të rikthehet në situatën e mëhershme dhe do të merren masa më rigoroze. Deri tani Kosova ka hapur vetëm një pjesë të kufijve. Me Shqipërinë vazhdojnë të jenë të mbyllur kufiri i Qafës së Prushit dhe Qafë Morinës. /KultPlus.com
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë për shkak të kushteve të Covid-19, maturantët shkuan në provim me maskë dhe doreza të vendosura. “Nuk ishte e vështirë, e përballuam mirë”, shprehet një maturant pas provimit. “Nuk kishte vështirësi, nuk kishte diçka që mund të na bënte të ndiheshim të parehatshëm, ishte mirë”, thotë një tjetër.
Në çastet e para të hyrjes në provim maturantët e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë u grumbulluan në oborrin e shkollës dhe u vu re se distanca fizike nuk u ruajt. Ndryshe ndodhi në dalje të provimit, ku maturantët u pritën nga mësuesit në ambientet e jashtme të shkollës. Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi pas 2 orësh, kohë që sipas maturantëve ishte e mjaftueshme. Kjo sepse testi ishte vetëm me pyetje me alternativa.
Për një pjesë të mirë të maturantëve provimi i parë, ai i gjuhës së huaj nuk rezultoi i vështirë. “Ishte shumë i thjeshtë, ishte i përmirësuar dhe ishte bërë gati për ne nga periudha që kishim kaluar”, shprehet një maturant. “Mesatar, nuk mund të themi shumë i vështirë ose shumë i lehtë, por mesatar ishte. Kishte pyetje nga të gjitha nivelet. Mundësi për të komunikuar fare, as për të lëvizur jo”. “Kishte pyetje të cilat kishin kleçkë, por normal si të çdo provim tjetër”. “Shumë i lehtë, 30 minuta m’u deshën. Në krahasim me vjet më i lehtë”. /KultPlus.com
Gazeta “New York Times”, ka marrë shumë kritika pas publikimit të një opinioni, më 3 qershor, nga senatori republikan nga Arkansasi, Tom Cotton, titulluar “Dërgoni trupat”.
Zoti Cotton shkruante, se “autoriteti përmes forcës” do të rivendoste rendin, pas protestave të përhapura në të gjithë vendin, disa prej të cilave, të dhunshme.
“Është vonë, për të mbështetur autoritetet e zbatimit të ligjit në nivel vendor me autoritetin federal” – theksonte ai.
Agjencia e lajmeve “Reuters”, thotë se, nuk arriti të sigurojë ndonjë koment mbi këtë zhvillim nga James Bennet, si dhe nga ndonjë përfaqësues i senatorit Cotton. Opinioni i shkruar në “New York Times” nxiti kritika, si brenda ashtu edhe jashtë redaksisë së gazetës. Disa lexues e gazetarë, thanë se artikulli mbështeste veprime që do të vinin në rrezik protestuesit dhe gazetarët.
Fillimisht, botuesi i gazetës “New York Times” A.G. Sulzberger e mbështeti vendimin për ta botuar artikullin.
“Unë besoj në parimin e të qënit të hapur ndaj opinioneve të ndryshme, madje edhe ndaj atyre me të cilat ne nuk pajtohemi dhe ky artikull u botua nën këtë frymë”, shkruante ai në një email drejtuar stafin të gazetës ditën e enjte.
Por, të dielën zoti Sulzberger shkruante në një shënim dërguar stafit të gazetës që u sigurua edhe nga “Reuters” se: “javën e kaluar pamë një dështim të fortë në procesin tonë të redaktimit që nuk është i pari që kemi përjetuar vitet e fundit”.
Protestat për drejtësi mes komuniteteve të ndryshme racore në vend shpërthyen 14 ditë më parë pas shfaqjes së pamjeve filmike që tregonin George Floyd, një 46 vjeçar të paarmatosur, nën pranga e të shtrirë me fytyrën poshtë në një nga rrugët e Mineapolis ndërsa një oficer policie i bardhë i kishte vendosur gjurin mbi qafë duke e mbajtur për rreth nëntë minuta.
James Bennet do të zëvendësohet nga Katie Kingsbury. Zoti Bennet ka qenë redaktor i faqes editoriale të gazetës që nga viti 2016. Ai ka ndihmuar në zgjerimin e gamës së zërave të botuar në gazetë, si dhe ka eksploruar formate të reja, sipas një e-maili që zoti Sulzberger i kishte dërguar stafit të gazetës. Para se t’i bashkohej “New York Times” në detyrën e redaktorit, zoti Bennet ishte kryeredaktor i revistës “The Atlantic”.
Dorëheqja e tij, vjen ndërsa disa redaksi lajmesh në të gjithë Shtetet e Bashkuara po rishqyrtojnë vendimet e tyre mbi artikuj të botuar nëse ato përfaqësojnë shumëllojshmërinë dhe ndjeshmërinë e duhur ndaj çështjeve të komunitetit afrikano-amerikan.
Të shtunën, kryeredaktori i gazetës “Philadelphia Inquirer”, Stan Wischnowski dha dorëheqjen pasi punonjës të saj dolën në protestë lidhur me një artikull të titulluar “Edhe ndërtesat janë të rëndësishme”, një artikull mbi ndikimin e demonstratave të dhunshme tek prona private.
“Stan Wischnowski ka vendosur të largohet nga detyra e nënpresidentit dhe kryeredaktorit e të nisë një kapitull tjetër, në karrierën e tij”, – thuhej në një deklarate me shkrim, të drejtueses ekzekutive të “Philadelphia Inquirer”, Lisa Hughes.
“Reuters”, ende nuk ka arritur të sigurojë asnjë koment, nga zoti Wischnowski, rreth këtij zhvillimi. /Voa /KultPlus.com
Në letërsinë dhe kulturën mbarë shqiptare, jo pak spikasin autorë, studiues, me vepra të përfunduara dhe cilësore, ku në varësi të ndjeshmërisë estetiko-morale, meritojnë të vlerësohen, të studiojnë për të krijuar një përfytyrim më racional të të gjitha vlerave bashkëkohore. E kështu, krejt papritur sot, unë gjendem përballë një libri interesant të një studiuesi që jo pak ka kontribuar në mbarë trojet shqiptare për të risjellë, për të na përmendur ato vlera që dikur ishin harruar.I them studiues, dhe nuk i them mik, sepse unë nuk kam miq kur vlerësoj një libër, nëse nuk bindem se a është e nivelit tim shkencor, sigurisht për mua kërkon një llogaritje me ekuacion të fortë.
Ju e dini të nderuar lexues, që, sapo keni hapur faqet e para të këtij libri, se sa i njohur është studiuesi Nue Oroshi ne hapësirën mbarëkulturore shqiptare, ku përmes një përvoje të gjatë ai sjell në ditët tona, të mira apo të vështira, qofshin ato, përvojën e gjatë si kryetar i shoqatës “Trojet e Arbrit”.Aktualisht studiuesi jeton në Gjermani, ku kontributin dhe vështirësitë i ka dyfish, pasi dihet sesa e vështirë është të njohësh temat dhe motivet jetësore, adhurimin dhe respektin për gjuhën e bukur shqipe, metodikën e veçantë të përpilimit të tekstit në përgjithësi. Po çfarë më bëri përshtypje sa e shfletova materialin kur ende ishte në dorëshkrim ? Më bëri përshtypje titulli “SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË NJË REALITET E JO ËNDËRR ROMANTIKE”Interesant.
Pjesët e librit bashkë me titujt të bëjnë përshtypje. Duket se një brengë njerëzore e ka munduar studiuesin në fjalë. Duke qënë se unë jetoj në Gjirokastër, e kam pak problem çështjen e dialektit, mirëpo këtu kuptova komunikimin e fuqishëm që studiuesi ka me gjuhën, përdorimi me vend i shprehjeve të pasura figurative, i formave që kanë provuar gjatë kohës vlerë poetike.Vura re qëndrimin kritik dhe të pakompromis të fenomenit, ku përmes trajtimit të argumentit, shfaqet edhe dituria, edhe eleganca në mjedisin autonom shqiptar.Vura re se studiuesi preku Çamërinë,figurën e madhe të Gjergj Kastriotit, përmend të madhin Gjergj Fishta, kur dihet se Fishta për një gjysëm shekulli ishte figura zotëruese e letërsisë shqipe,madje për të gjallë u kurorëzua me vlerësimin poet kombëtar.I madhi shkrimtar shqiptar që gjithë shekullin e vet krijues e kaloi në Shkodër ku dhe fama e tij letrare nisi në fillim shekulli, kurse arriti kulmin aty nga fundi i jetës.Ai për të gjallë u bë një masë e madhështisë letrare shqiptare, i njohur brenda vendit, kudo që lexohej dhe ku vlerësohej krijimtaria letrare shqiptare.
Pas ndryshimeve të viteve nëntëdhjetë, Fishta u rikthye në letërsinë dhe në kulturën shqiptare i cili kish kaluar dy fazat ekstreme: të pranimit të përgjithshëm dhe të mohimit për një gjysëm shekulli. Po përmend dy argumenta në të cilën gjithë teoria e tij estetike mbështetet në arsyetimin filozofik: 1.E ngritur mbi një filozofi idealiste, teoria lëshon një rreze drejt kuptimit materialist, atëhere kur teoricienti pohon se:- “objekti i veprës artistike, s’mund të jetë i bukur po s’qe dhe i vërtetë”. 2.Si shkrimtar i vërtetë, mendimtar dhe filozof, Fishta riprodhon mbresat e përftuara në shpirt dhe jo sendet e përjashtme. Vura re afërsinë që krijon me natyrën dhe elementet e saj. Fjalë të tilla si: qielli, pranvera, guri, nëna shqiptare, rreze, diell jepen në kuptimin metaforik për të treguar se kjo është saga e një dite, është një e vërtetë që dua t’ju tregoj, është dhe hapësira nga pikëpamja e vëllimit diskursiv, prandaj dhe autori ndonjëherë luan edhe me intertekstin.Ajo që më ka prekur është dhe pjesa që ka të bëjë me testamentet si plagët shpëtuese të artistëve tanë dhe mosheshtja pranë sfidave kombëtare, thirrja e mendjes për rininë e humbur.Sidomos kjo temë e fundit është plagë therëse për Shqipërinë tonë të madhe.
Prandaj dhe studiuesi duket sikur komunikon me auditorin e caktuar, që në këtë rast jemi ne. Ai kërkon të na thotë se periudhat revolucionare duan të na shfaqen më dukshëm se kurrë, prandaj dhe ky libër sot do të marrë peshën më të madhe të kohës për të përpunuar këtë barrë të opinionit mbarëkombëtar e sidomos shqiptar.Nuk zbuten kontraditat kollaj, sepse dëshira ndesh ndonjëherë në një varg pengesash.Por jemi ne që sot i japim shtysën këtij libri për një frymë të re dhe novatore.Ky libër sot është zëri i shoqërisë që jeton te ne, ku me gjuhën e estetikës psikologjike të Jungut, do të thoshim se këtu nuk flitet për një gjendje të veçantë, por flitet për një kritikë bashkëkohore, sikur duhet të themi: “ Ngrehuni o njerëz, se po na shtypet liria.”Më kujtohen rilindasit tanë, më kujtohet Konica i cili konsolidoi të mirën e çdo sistemi dhe ndonjëherë solli provokimin xhojsian.Gjëja e parë që më ra në sy teksa e lexova, është fakti se sa me shumë dashuri, seriozitet dhe përgjegjësi ka shkruar autori, përmes vështrimeve qoftë dhe diakronike, as dhe sinkronike, për vlerat e njëmendta artistike. Vura re afirmimin e mendimeve njësoj si poezi e metaforës e atyre yjeve që flasin që ndonjëherë duhen dhe refuzohen dhe që rrjedhin nga gjiri i burimeve njerëzore.
Përfundim
Kjo vepër rrjedh natyrshëm, po aman ka atë tensionin e duhur për të shkuar nga faqja në faqe, përmes pezullisë kërshëritësë rrëfimore.Gjuha përcjell te receptuesi një atmosferë duke e bërë shumë afër shtjellimin e ngjarjeve, që duket sikur duhet të na thotë pse koha është e pamjaftueshme për atë dashuri të madhe.Nuk është shkrimi,por dëshmimi që përcjell Nue Oroshi, është akti që ngazëllen dhe ndërlikon qasjen tonë ndaj këtij libri. Është dashuria e pakushtëzuar për atë ëndërr të madhe duke zgjedhur të dëshmojë jetën në funksion të një jete tjetër, të asaj jete që do ta ëndërronim ne të gjithë (kujtojmë këtu pjesën ku autori flet për luftën e njerëzisë ndaj djallëzisë). Gjithkush ka të drejtë të shkruajë një libër, por të drejtën më të plotë unë mendoj se e kanë ata autor që i qëndrojnë më pranë halleve njerëzore, tek e fundit le t’i hedhin të gjitha ngjyrat që kanë në shpirt, shpirtërisht, mendërisht dhe fizikisht.Pushteti i dashurisë rrezaton këtu sot, si dritë terri dhe ylli dhe rri aty thellë mërguar.Është njësoj si një poezi që ecën gjurmëve të baladave pa u bërë baladë, duke bërë një kthesë të domosdoshme në gjithë esencën politike dhe si kozmologji.Prandaj dhe shkrimtari meriton nivelin e merituar shkencor, fuqinë deduktive mbi një material tejet serioz dhe kushtrues.Uroj që ky libër për ju lexues të dashur, të vijë si rezultat i një reflektimi të gjatë dhe shpresojmë që ne kontribuesit intelektual të mos ju kemi zhgënjyer. /KultPlus.com
Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një komunikatë për media ku ka treguar se çka u vendos në takimin mes ministrave, Armend Zemaj, Vlora Dumoshi , drejtori të IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe presidentit të KOK-ië, Besim Hasnai dhe drejtorit për Sport, Ibër Alaj.
Për stërvitje u vendos se mund të fillojë nëse me shkrim, trajnerët, sportistë, zyrtarët tjerë dhe prindërit marrin përgjegjësi për zbatimin e urdhrave të OBSH-së.
Kurse sa i përket rifillimit të garave, Federata duhet të marrin përgjegjësinë për zbatimin e udhëzimeve të OBSH-së.
Komunikata e plotë:
Komunikatë për media
Prishtinë, 8 qershor 2020
Në takimin e sotëm të zhvilluar në mes të ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Dumoshi, në prezencën e drejtorit të IKSHPK-së, Naser ramadani, Presidentit të KOK, z. Besim Hasani dhe Drejtorit për Sport të MKRS, Ibër Alaj, u shqyrtua mundësia e lirimit të klubeve për stërvitje dhe për fillim të garave (Kampionate dhe Liga).
Pas diskutimeve të hollësishme u vendos si në vijim:
PËR STËRVITJE:
1. Mund të fillojnë me stërvitje secili klub sportiv nëse me shkrim trajnerët, sportistët, zyrtarët e tjerë dhe prindërit marrin përgjegjësinë për zbatimin strikt të Udhëzimeve të OBSH-së, Udhëzimeve të IKSHPK-së, Manualin e MSH-së që do të hyjnë në fuqi më 12 qershor 2020 dhe instruksionet e Federatave Ndërkombëtare; 2. Mbetet në përgjegjësi të federatave, MKRS, Inspektoratit të MSH-së që të vizitojnë klubet për mbikëqyrje të zbatimit të këtyre përgjegjësive.
Për mbikëqyrësit e objekteve sportive publike dhe private (palestra, stadiume, fusha sporti, etj.)
1. Mbikëqyrësit e objekteve të lartpërmendura marrin përgjegjësinë për dezinfektimin e hapësirave ku luhet, korridoret, zhveshtoret, toaletet dhe çdo hapësirë tjetër si dhe 2. Pranimin e letrave me shkrim nga prindërit, sportistët, trajnerët dhe zyrtarët e tjerë me të cilën dëshmohet përgjegjësia për zbatimin strikt të masave dhe instruksioneve të OBSH, MSH, IKSHP dhe FN.
PËR FILLIMIN E GARAVE
Federatat Sportive të Kosovës në bashkëpunim me Klubet sportive përkatëse marrin tërë përgjegjësinë si në vijim:
1. Përcaktimin e kohës optimale për fillimin që duhet të jetë në harmoni edhe me udhëzimet e federatave Ndërkombëtare përkatëse;
2. Marrin përgjegjësinë për zbatimin strikt të Udhëzimeve të OBSH, Udhëzimeve të IKSHP, Manualin e MSH që do të hyjnë në fuqi me 12 qershor 2020 dhe instruksionet e Federatave Ndërkombëtare;
3. Mbetet në përgjegjësi të federatave, MKRS, Inspektoratit të MSH që të vizitojnë klubet për mbikëqyrje të zbatimit të këtyre përgjegjësive;
4. Secila federatë Sportive e Kosovës duhet të bëjë kërkesë, përjashtuar ato që tashmë i kanë dërguar dhe përshkrim të detajuar për masat e sigurisë dhe të njëjtën ta dërgoj në MKRS dhe KOK e pastaj këto dy institucione në bashkëpunim me MSH dhe IKSHPK marrin vendimin përfundimtar bazuar në rrethanat e sigurisë për çdo federatë veç e veç. /KultPlus.com
Dy profesorë në Itali, para jo shumë ditësh, gjatë mbylljes globale nga shkaku i pandemisë së CoronaVirusit, mes atyre shqetësimeve dhe alarmit, krizës shëndetësore botërore, ku Italia e pati mjaft të rëndë dhe jo vetëm, kur dukej se po shpërthenin dhe nacionalizmat, mbylljet e kufijve dhe po jepeshin shenjtat e frikshme të një mënjanimi dhe ndarjeje dhe atavizmat e një rreziku të totalitarizmit, sidomos në Shqipërinë e gatëshme për çdo përkeqësim, dërguan një letër plot urtësi dhe dinjitet… dhe kujt? Europës, qytetarë të së cilës ata dhe janë.
Guximi intelektual, bukuria e kësaj letre, apeli që ata bënin, kushtrimi – thënë me shqipen e hershme, pati dhe përgjigje po aq të bukur, diplomatike ndërkaq, nga vetë Europa.
Profesorët që dërguan letrën janë Matteo Mandalá, nga Katedra e Albanalogjisë në Universitetin e Palermos në Siçili dhe Francesco Altimari nga Katedra e Albanalogjisë në Universitetin e Kozencës në Kalabri, të dy akademikë të njohur për punën e tyre shkencore dhe humane, për arritjet e shkëlqyera në fushën e studimeve dhe të botimeve, në gjuhësi, letërsi, traditë, në medernitetin antropologjik të tyre, po kështu dhe veprimtarë të palodhur të kulturës, rilindas modernë, që sensibilizuan kolegë dhe intelektualë, por dhe vetë Europën në qendrën e saj drejtuese, në Bruksel, se letra i drejtohej Komisionit Europian dhe ishte në vëmendje të zonjës Ursula von der Leyen, prej së cilës, të ngarkuarit nga ajo, dhanë dhe përgjigje, që ashtu si vetë letra, duhet të gëzojë dhe të vërë në mendime çdo shqiptar. Aq më tepër që përmbajtet e tyre lidhen me vendin tonë tani, madje ai është thelbi i tyre, i letrës dhe përgjigjes, por nisma e profesorëve është shembull qëndrimi, është nxitje e qytetarisë europiane, kumti është udhërrëfyes dhe gjithëpërfshirës.
Profesorët akademikë Mandalá dhe Altimari i drejtohen Europës së Popujve, “E dashur Europë”, – i thonë me aq shumë fisnikëri dhe familjaritet. Kemi marrë shkas, shkruajnë qysh në krye të letrës, nga Shqipëria, “me rastin e nisjes së task-forcës shëndetësore shqiptare në ndihmë të zonave të Italisë më të goditura nga CoronaVirusi”, nga fjalimi kryeministror i Edi Ramës, duke i kërkuar Europës të vazhdojë këtë rrugë “bashkimi e dashurie”.
S’ka si të mos kujtohesh, i nxitur nga kjo letër, që Shqipëria së pari duhet të marrë shembull dhe prej vetes, të njohë virytet e saj dhe të dijë të bashkohet dhe të dojë veten, Europën e Bashkuar, familjen e saj të natyrshme, SHBA-në, aleatin jetik të kombit shqiptar, të mbijetesës, që nuk lejoi copëtimin e Shqipërisë dhe luftoi për Republikën e Kosoves, mbështetësit vendimtarë të demokracisë dhe të prosperitetit në të dy atdhenjtë tanë.
Qeveritë shqiptare dalin nga shqiptarët dhe janë për shqiptarët dhe të punojnë së bashku për vendin me përkushtim , s’e kam fjalën thjesht për qeveritë në Tiranë e në Prishtinë, por dhe qeveritë që pasojë njëra-tjetrën, ato që vijnë me ato që ikin e që do të vijnë, të njohin arritjet, magësitë e gabimet dhe të dinë të progresojnë, dua të them pozita me opozitën, të dyja janë qeveri, e para në pushtet, që qeveris aktualisht dhe e dyta është pushteti moral.
Ngutem të them, me statusin sublim të qytetarit, që qeveritë tona, që zakonisht marrin karakterin dhe huqet e shefave të tyre, të mos shtiren duke u kujdesur se si do të duken jashtë, ndërsa brenda, ku mungon, jo vetëm mirëkuptimi, se për bashkëpunim vështirë se mund të besosh, por bëjnë prepotentin, kritizerin deri në absurd banal, arrijnë të bëjnë dhe mashtruesin e zgjedhur me votat tona, madje dhe grabitësin, duke mos ndërtuar Shqipërinë, por oligarkinë e saj të pa mëshirshme.
Dhe kështu qeveria që pason, përsërit gabimet e së mëparshmes, kur përsëritja është dhe më e keqe, dora dotës shtohet urrejtja si një luftë klase në kushte të tjera, prapaskenat e interesave të dyshimta, pengesat që i bëjnë njëra tjetrës, kthehen në pengesa për jetën e qytetarëve, pra vetvetes, që quhet Shqipëri. Se opozitat tona, në kohërat e tyre të ndërsjellta, kur Shqipëria bëhej gati të niste negociatat me Këshillin e Europës për pranim, kanë arritur deri aty sa të kërkojnë ndërprerjen, pra mospranimin nëpërmjet një diplomacie trashanike, gjë që ka shkatuar humbjen e kohës së Shqipërisë dhe të besimit dhe kur kanë marrë pushtetin, në rotacion opozitat kanë kërkuar dhe bërë të kundërtën, pra në të dy rastet kanë qenë jo vetëm me taktika të ndryshme, por dhe strategji të ndryshme nga ato, kur binin në opozitë me atë kur ngriheshin në pozitë. Dhe kundërshtitë e tyre dukej se kanë konsistuar në këtë: ik ti, ta bëj unë atë që do të bësh ti, pra mjaft, më lërë radhën të përfitoj unë tani. Në këtë rëndomtësi të dëmshëm duket se është katandisur gjendja, duke krijuar zhgënjime gjenerale, indiferentizëm të përgjithshme, inteligjencë të flashkët dhe rritje të varfërisë, pasigurisë dhe ikjeve, që na kujtojnë eksodet e mëdha, ato të ca dekadave më parë, kur diktatura po binte dhe ndërroi sistemi dhe u përftua një diasporë e re që kërkon të pjesëmarrë në jetën e vendit, kërkon të votojë dhe s’mundet, apo ikjet e ca shekujve më parë, kur vendi pushtohej nga perandoria otomane dhe u përftua mrekullia arbëreshe.
Dhe pikërisht arbëreshë janë dy profesorët, Francesco Altimari dhe Matteo Mandalá që i bënë letrën shëmbullore “Europës së dashur”, që i kërkojnë dhe kujdesin për Shqipërinë amë, përfshirjen në gjirin e saj duke nëpërmendur Manifestin e Ventotenes për një Europë të lirë dhe të njësishme dhe hartuesit e tij që gjatë Luftës së Dytë Botërore në internim, federalistët Ernesto Rossi dhe Alfiero Spinelli. Dhe s’ka si të mos më kujtohet mua miku i tyre shqiptar, Zai Fundo, filozofi antifashist, kundështar dhe i Stalinit, me diplomime në Sorbonë dhe në Moskë. i vlerësuar lart nga ideatorët e Europës së Bashkuar, me të cilin konsultoheshin, siç dëshmon diku tjetër Spinelli, Pra ne paskemi dhe një shqiptar në vegimet e Europës së Bashkuar, që pasi ikën nga internimi në Ventotene, Zai kthehet të vazhdojë luftën në Shqipëri, por me urdhër drejtpërsëdrejti nga Enver Hoxha e vrasin partizanët, kur arrin në Kukës, por duhej t’i thyenin kockat më parë, sipas pusullës së Enverit, që s’u bë dot kurrë profesor.
Shqipëria diktatoriale e vrau Europën e shqiptarëve. Meqënëse jemi në fushën e letrave, kujtoj prapë një letër tjëtër të Enverit, 5 ditë pas pushkatimit pa gjyq të një grupi intelektualësh, mes tyre dhe një grua profesore, shkencëtare, Sabiha Kasimati, nga shkaku i asaj që quhet “Bomba në ambasadën sovjetike në Tiranë”, kur ishte vetëm ca dinamit në një gazetë, shpërthimi i së cilës, s’bëri asnjë dëm, vetëm theu ca qelqe dhe Enveri, çudia më e madhe, e pa besueshme, i kërkon falje në atë letër, jo familjeve të të vrarëve pa faj nga ai shkak, prindërve, bashkëshorteve, fëmijëve, shqiptarëve të gjithë, por Stalinit. I betohet atij që partia do të jetë e pamëshirshme për atë akt terrorist dhe “akti terrorist”, sipas Enverit, nuk janë pushkatimet e tij masive, por shpërthimi incognito në ambasadë të asaj që as bombë nuk ishte, që mbase Sigurimi mund ta kishe shkaktuar vetë.
Enveri është një përjashtim dhe shëmbulli më zi dhe i letërkëmbimit me Europën, kur Shqipëria ka një kancelari të shkëlqyer që në mesjetën e saj, letrat e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, “mbrojtësit të paepur të qytetërimit Perëndimor”, siç cilësohet, me aleatët e tij europianë janë modele, ku shpaloset atdhedashuria dhe diplomacia e sinqertë, madje dhe letra e tij dërguar armikut, Sulltan Mehmetit në vitin1461. Një kryevepër!
Po kështu dhe letrat e Ali Pashë Tepelenës për Napoleon Bonopartin apo Rusisë cariste, që duhen studiuar nëper shkolla. Letra të Abdyl Frashërit, Ismail Qemalit, Ahmet Zogut, etj. Mund të bëhet një dosje e kancelarisë së Burrave të Shtetit Shqiptar.
Ndërkaq shkëlqejnë letrat e intelektualëve tanë, akademikë e profesorë, dërguar liderëve botërorë, presidentëve në Europë e SHBA, atyreve që kishin në dorë fate dhe histori të popujve, në mbrojtje të çështjes shqiptare, letra brilante të një antologjie guximi dhe zgjuarsie, ndërkaq dhe me njëri-tjetrin, Naim Frashëri dhe De Rada, Faik Konica e Imzot Fan Noli, At Gjergj Fishta, Mustafa Kruja, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Mit’hat Frashëri, Ernest Koliqi, Musine Kokalari, etj, e deri më sot, letrat e shkrimtarit Ismail Kadare presidentëve, në Francë, SHBA, Havelit, po kështu dhe të Presidentëve Rugova dhe Berisha e deri te kryeministri Edi Rama e të intelektualëve Mitrush Kuteli, apo sot Aurel Plasari, Maks Velo, që na la para ca ditësh, artikujt e tyre dhe të të tjerëve si letra të hapura si ato ambasadorëve të SHBA-së, të Bashkimit Europian, etj, e deri te ato të poetes Elida Buçapaj kancelares gjermane Merkel, etj.
Letra e re e intelektualëve Matteo Mandalá-së dhe Francesco Altimari-t dhe përgjigjia që ata kënë marrë, na bind se ka një “Europë të profesorëve”. Në atë letër përmenden dhe etërit themelues të Europës së Bashkuar De Gasperi, Schuman, Adenauer, Monnet, Spak, kujtoj që Monnet ka thenë pak a shumë kështu se, nëse do të duhej ta rithemelonim edhe një herë Europën e Bashkuar, do ta fillonim jo nga ekonomia, por nga kultura. Se “Evropa nuk është vetëm treg i përbashkët dhe bashkim doganor, por dhe frymë dhe spiritualitet i përbashkët.” – thotë shkrimatri nobelist, hebreo-hungarez Imre Kertesz dhe pastaj thekson: “Cilido që kërkon të bëhet pjesë e këtij shpirti, duhet të tejkalojë, midis shumë provave, dhe atë të përballimit moral dhe ekzistencial me holokaustin”. – Ai I mbijetoi Aushvicit.
Shqipëria nuk mund të shkojë në Europë pa kujtesën e saj, duke harruar kampet e Tepelenës, burgun e Burrelit, të Spaçit e të Qafë Barit, etj dhe krimet e diktaturës komuniste, pa bërë reformat në drejtësi, pa ndëshkuar të keqen, pa sistemin e duhur zgjedhor, etj, ku vazhdimisht na mbin një parlament “parlatorësh” pa bukë. Dhe që nga aty na dalin president te Republikës, gjithnjë e më befasues, më të çuditshëm, jo vetëm për botën, por dhe për ne, nga ku dalin.
Është e pakuptueshme, e dëmshme, vrastare kur ata që vijnë në pushtet vetëm shajnë dhe rrënojnë punën e arritjet e pararendësve, ndërsa ata që ikin nga pushteti si opozitë vetëm shajnë dhe pengojnë ato që po bëjnë pasuesit e tyre, edhe nëse po vazhdojnë ato që nisën ata.
Nuk bëhet shtet me të shara e gogolizime, por me punë e mençuri e bashkëpunim, me pjesëmarrjen e të gjithëve, duke vlerësuar ato që u bënë e duke kritikuar për më mirë. Klima e sharjeve është bërë një epidemi tjetër e rrezikshme. Berisha si President dhe dy herë si kryeministër duhet parë si përvojë me rëndësi e shtetit demoktatik shqiptar, e reformave të duhura dhe të dhimbëshme, i atyre që s’u bënë a që duheshin bërë ndryshe, e Shqipërisë në NATO, e të djathtës së tij që ishte dhe e majtë, etj, po kështu dhe e ndërsjellta, si dhe e majta e Edi Ramës tani që shfaqte dukuri të së djathtës e që ka rënë dhe në enverizëm, ndërkaq nuk ta kap truri se si një ish president si Bujar Nishani shan si ordiner atë kryeministër dhe qeveri që dekretoi vetë, që punoi me ta, kur ishte pjesa siperane e superstructures së saj, kurse sherri i pa ndërprerë i presidentit aktual Ilir Meta me kryeministrin aktual Edi Rama është vazhdim i asaj marrëzie të nishantë. Rama propozoi Metën, pra urdhëroi zgjedhjen e tij president, Meta e dekretoi atë si kryeminsitër dhe qeverinë tij. Mbyllën pazare kështu apo u prishën pazare, thonë njerëzit mes tyre.
Çështjeve të tilla nuk u japin përgjigjen e duhur gazetat, edhe kur investigojnë dhe sensibilizojnë me të drejtë, as klanet televizive, që aq sa në shërbim janë vënë, veç disinformojnë me profesionalizëm e propagandojnë keq, as politika, por drejtësia e re, vetingu, Spak-u, etj, nëse janë të vërteta, zgjedhet nëse do të jenë të lira dhe paraprakisht me një reformë zgjedhore të duhur, gjithpërfshirëse, nëse do ia dalin.
Ndërsa populli, intelektualët e tij, profesorët kanë të drejtë të plotë të protestojnë dhe ta shkundin vendin për shumë arsye dhe halle, për varfërinë stabile dhe korrupsionin galopant, për nomenklaturën e dikurshme të kudogjendur, urbanizimin çoroditës, shpesh pa identitet, për Teatrin Kombëtar që shëmbet natën si në një aksion ilegal guerilasish, megjithëse teatri i ri është i domosdoshëm dhe tejet I vonuar, për dhunën deri edhe te gazetari i njohu Alfred Lela, përdhunimet, pedofilinë, duke tromaksur 15 vjeçaret, stresuar gjeneratën e re, për pedofilinë politike, deri te nëpërkëmbjet për të përndjekurit, kujtesën, shpifjet shtetërore, etj, etj, për Europën që na mungon, për aleancën me SHBA-në, për të qenë në lartësitë që meriton. Etj, etj.
Ja, si dialogon Europa e profesorëve, letrat në fjalë i përktheu për një artikull të tij studiuesi Pëllumb Xhufi, duke e vlerësuar intelektualisht këtë dialog dhe duke ia kundërvenë kahut tjetër jo të tij, ndërkaq dukuria është e përbashkët dhe ajo që na duhet më shumë, ja, si u përgjigjet Europa intelektualëve Matteo Mandalá dhe Francesco Altimari: “Të nderuar Profesorë, – ju falenderojmë… për thirrjen tuaj plot ndjenjë dhe solidarite, – pra nuk bëhet pa ndjenja dhe bashkëpunim, pa i nderuar profesorët e jo duke i harruar. Vazhdojmë me letrën: Shëmbulli i Shqipërisë, të cilit ju i referoheni, tregon edhe një here rëndësinë e lidhjes strategjike mes bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Angazhimi i Bashkimit Europian për Shqipërinë është konkret… dhe tregohen shëmbuj dhe shumat e eurove të caktuara, milionëshe për të përballuar tërmetet, krizat shëndetësore, deri dhe koferencat “Together for Albania”, etj. – E ardhmja e Ballkanit Perëndimor, pra dhe e Shqipërisë, është në Bashkimin e Europian… – lidershipi shqiptar dhe politika ka për detyrë ta përshpejtojë ardhjen e kësaj të ardhmeje, pjesë e trazicionit të lodhshëm postdiktatorial. Që Ballkani Perëndimor t:e quhet seriozisht Europa Jug-lindore. – Komisioni Europian do të vijojë dialogun e tij me Shqipërinë… për të mirën e shtetsave të Shqipërisë.”
Kjo është e rëndësishme. Shpresa ka. Ndërkaq duhet të ndërgjegjësohemi dhe Shqipëria duhet ta kuptojë, që mes të tjerash, sa shumë e ka rrënuar kulturën e bisedës me veten dhe me të tjerët, institucionin e vlerave, prandaj dhe duhet të bëjë përpjekje të mëdha edukuese të ngrihen, patjetër, politika shqiptare dihet të mësojë nga Europa e profesorëve. /KultPlus.com
Gjergj Fishta (23 dhjetor 1871 – 30 dhjetor 1940), ishte frat françeskan, piktor, arkitekt, deputet, anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave, kandidati i parë shqiptarë për Çmimin Nobel për Letërsi dhe mbrojtës i kauzës shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Fishta ka dhënë kontribut të madh edhe në Kongresin e Manastirit, për alfabetin e sotëm, ndërsa ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Më poshtë mund të lexoni disa thënie të një prej figurave më të mëdha intelektuale dhe patriotike të historisë kombit shqiptar.
– Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë!
– Njerëzit janë tanë njisoj prej natyrës, edukata i ban me u dallue!
– Shqiptarët kallzojnë njate çka s’duhet, e mshehin njatë çka e di tanë bota!
– Pak din njaj që ja kallzon të tana grues!
– Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon – je i hupun gjithsesi!
– Në kjoftë se thue at çka dishron, duhet me ndie edhe ate çka nuk e dishron!
– Ma mirë n’vorr me u kja për mallë / se nën shkja me ndejë për t’gjallë,,,
– Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!
– N’daq me gzue t’bukrën liri / mos shkel fis, as mik, as fe / pse n’kto sheja bota mbarë. / na dallon se jem shqiptarë…
– Edhe atij iu thaftë po goja / që përbuzë këtë gjuhë hyjnore / qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja / flet e tveten e lèn mbas dore…
– Mbi njatë flamur Perendija / me dorë t’ vet Ai e ka shkrue / “Për Shqyptarë do t’jét Shqypnija / kush u a prekë, ai kjoftë mallkue”…
– Po, edhè hâna do t’ a dijë / edhè Dielli do t’ két pá / se për qark ksaj rrokullije / si Shqypnija ‘i vend nuk ká…
– Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqyptarët qenkan muslimanë, aherë… na kristianët do t’i shkriejmë kryqet tona dhe do t’i bajmë fishek me mbrojt vllaznitë tanë muslimanë shqyptarë!
– Më dhemb kryet me njato parla-parla të parlamentarëve: dokrra pa kokrra!
– Injoranca e krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija /KultPlus.com
Kanë rifulluar punimet në katedralen e Notre Dame të shkatërruar nga zjarri në Paris, të cilat u ndaluan pas pandemisë Covid-19.
Sot në mëngjes filluan të çmontohen skelat që tashmë ishin në funksion para zjarrit të prillit 2019, në mes të përpjekjeve të mëparshme të restaurimit në strukturat e vjetra.
Kjo fazë e tanishme e punimeve është vlerësuar shumë e rrezikshme sepse skelat peshojnë mbi 200 tonë, dhe mendohet se janë shkrirë së bashku për shkak të nxehtësisë së flakës.
Teknikët do të hyjnë në brendësi të katedrales me litar për të çmontuar 40,000 tubat, një nga një. Kjo fazë pritet të zgjasë tre muaj.
Presidenti Emmanuel Macron njoftoi një afat kohor prej pesë vjetësh për veprat e konservimit, një shifër që konsiderohet gjerësisht joreale. /KultPlus.com
Vendi ka hequr të gjitha kufizimet ndaj koronavirusit, por ende vazhdon t’i mbajë të mbyllur kufijtë ndërkombëtarë.
Kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern njoftoi sot se në vend nuk ka asnjë rast aktiv.
Zelanda e Re për 17 ditët e fundit nuk ka raportuar asnjë rast pozitiv.
Askush nuk ka marrë trajtim në spital për virusin në 12 ditët e fundit, dhe rasti i fundit i përhapjes së Covid-19 ka ndodhur 40 ditë më parë. /KultPlus.com
Mire se erdhët në emisionin tuaj të preferuar: “Përrallë”.
Protagonist i përrallës sonë të mbrëmjes, është Hashim Thaci. Përralla me Hashimin, është përralla juaj më e pëlqyer. Ritransmetimi i përrallës me Hashimin, vie nga kërkesat tuaja të vazhdueshme.
****
Naratori:
Na ishte njëherë një djalë. Quhej Hashim. Hashimi jetonte në Brojë. Edhe pse Broja nuk gjindet as në Google Map, është fshat i njohur në Kosovë. E Kosova është shtet i pavarur, falë djalit të quajtur – Hashim.
Kur lindi Hashimi, edhe pse ishte djalë, u habit i gjithë fshati?! Fshati u habit sepse Hashimi lindi i dobët shumë dhe i gjatë. Edhe pse i gjatë, ai nuk hecte. Përpos që nuk hecte, ai edhe nuk fliste. Prindërit, të brengosur që djali Hashim nuk po hecte dhe as nuk po fliste dhe koha që të regjistrohej në shkollë kishte ardhur, e dërguan për vizitë tek doktori i fshatit më të madh në rrethinë, i cili pasi që e kontrolloi, konstatoi që Hashimi nuk kishte asnjë parregullësi në zhvillim. Përkundrazi, ai kishte një organ më të zhvilluar nga të tjerët: e kishte trurin të madh, edhe pse e kishte kokën të vockël. Prindërit nuk kishin pse të shqetësoheshin, sepse ai ishte plotësisht i shëndoshë. I tillë kishte qenë dhe i madhi Lenin, që nuk kishte hecur deri në moshën pesëvjecare, sepse truri i kishte rënduar shumë se shtati, duke ia mundur barazpeshën…
Doktori, u sygjeroi prindërve, ta dërgonin fenomenin Hashim për egzaminim të mëtejmë në Prishtinë. Por, Prishtina ishte larg, shumë larg, shumë, shumë larg…
Vitet kalonin dhe Hashimi nuk fliste. I ati, e mori Hashimin dhe e dërgoi për vizitë tek hoxha i fshatit. Hoxha, sapo e pa Hashimin, shau mjekun që s’kishte dijeni, dhe konstatoi që djali ishte shumë mirë. Djali Hashim fliste, por nuk arrinin t’a dëgjonin. Pas vizitës, hoxha e bekoi Hashimin dhe e veshi me aftësi të vecanta. Kur po dilte, e uroi të bëhej President. Urimi i hoxhës do ta zinte si tutkall.
Pas bekimit të Hoxhës së fshatit, Hashimi mori fuqi të pazakonta. Kaluan vite. Hashimi u rrit, u zgjat shumë, u bë i fortë si celik, nxirrte flakë nga goja dhe tym nga hundët. Kohën e kalonte në shkollë dhe në arë duke ruajtur lopët. Një pasdite me lopët, u sulmua nga një ujk gjigand. Hashimi e kapi ujkun për fyti, i shau t’ëmën, e shtrëngoi fort dhe e cau në mes. Britmën e ujkut e dëgjoi i gjithë Ballkani. Trimëria e tij, e shndërroi në mit. E gjithë bota, fliste vetëm për veprën e Hashimit.
Një ditë prej ditësh, teksa Hashimi po ruante lopët, intuita i tha që kishte një libër nën një shkëmb të madh. I fortë sic ishte, e ngriti shkëmbin lartë në ajër, e nxorri librin, ndërsa kur shkëmbi ra në vend, e dridhi gjithë globin duke shkaktuan ca tërmete dhe cunami të frikshëm…
Hashimi i lexoi të dy vëllimet e “Historia e Popullit Shqiptarë” me një frymë, se kishte veti të pazakonta. Qau. Dhe qau shumë kur kuptoi se c’po hiqte populli shqiptarë nga armiqtë. Sepse në Brojë, nuk kishte parë asnjë armik. Armiqtë, e kishin të ndaluar të hynin në Brojë.
I bekuar nga hoxha i fshatit sic ishte dhe i paisur me aftësi të pazakonta, i vetëm, i luftoi pushtuesit deri në clirim.
Armiqtë shtien në drejtim të Hashimit me vite dhe pa ndalë. Ai, i vecantë sic ishte, i kapte plumbat e pushkëve me dhëmbë dhe gjylet e topave me pëllëmbë, ndërsa helikopterët dhe avionët i rrëzonte me grushta. Ndërsa i shtypte armiqtë me shkëmbinjë, të cilët ua hidhte me pëllëmbët e duarve. Edhe pse i vetëm, e fitoi cdo betejë.
I vetëm, i mundi të tërë armiqtë e shqiptarëve dhe e shkëputi Kosovën nga kthetrat e ujqërve. I la gojëhapur jo vetëm armiqtë, por edhe miqtë.
Erdhi në Prishtinën e cliruar dhe për një periudhë fare të shkurtër kohore; studioi, diplomoi, magjistroi, doktoroi, specializoi, instaloi parajsën dhe fitimtarë u kthye në Brojë, vendlindjen e tij. Mori lopët dhe doli në arë, duke e lënë Kosovën e cliruar në duart e askushëve, që ishte gabimi i tij i parë dhe i vetëm. Prishtina, brenda dy muajve pa Hashimin, humbi cdo gjë, përfshi dhe asfaltin. Nuk ishte cilësia e dobët e asfaltit, por aciditeti që përmbanin pështymat e të ardhurve. E tretën asfaltin me pështyma acidike. Prishtina mbeti kryeqyteti i vetëm në botë, pa asfalt.
Ndërkohë, një betejë e re u hap nga pështyesit. Ishte betejë politike. Sa më i suksesshëm që bëhej Hashimi, aq më shumë armiqë krijonte. Filluan ta fyejnë armiqtë duke e quajtur intrigant, katundar, filozof i Brojës etj…Hashimi nuk merrej me kundërshtarët politikë, ca partizanë këmbëpërmbikëmbës, që e kishin lënë Prishtinën pa asfalt. Ai po e shijonte kurorën, edhe pse e rëndë ishte kurora.
Një ditë, teksa po shëtiste në arë dhe po e përgatiste kundërsulmin ndaj oponentëve politikë, intuita i tha të nxirrte një libër nga shkëmbi. Që të mos e dridhte globin sërish, e ngriti shkëmbin me njërën dorë, dhe me tjetrën dorë e nxorri librin, katërqind e tetëdhjetë e katër faqet e të cilit, i lexoi për katërmbëdhjetë minuta, sepse Hashimi ishte bekuar nga hoxha i fshatit dhe kishte veti të pazakonta. Nga ai libër mësoi shumë. U edukua, u arsimua, u vetëdijësua. Mësoi të ishte i sinqertë, të mos bënte intriga, të mos i shante kundërshtarët, të mos punonte pas shpinës së tjerëve, të mos pështynte në asfalt. Ai, iu përmbajt këtyre parimeve, në vazhdim.
U kthye në Prishtinë, dhe për një kohë të shkurtër, Hashim Thaci u bë Kryeministër. Ai mbante të drejtën e bërjes së shtetit. Kosova mund të ishte vetëm: Thaciste ose e vdekur. Kur konstatoi që Kosovën e cliruar po e humbisnin, mori vendime në dëm të vetes, për t’i ndihmuar vendit. E dezinfektoi nga tanët dhe udhëhoqi gjithë proceset deri në pavarësi.
Pas pavarësisë, vendosi të merrte një pushim të gjatë, dhe t’ia plotësonte dëshirën hoxhës, dhe u bë President. Nga mirëqenia që solli, gjysma e populates u bënë këngëtarë. Vetëm aty ku ka mirësi këndohet.
Tani, fëmijë të dashur, pas njëzetë vjetësh, djaloshi i dikurshëm Hashim, ka vendosur ta heq barrën nga supet dhe të na lë jetim. Pas udhëheqjes së të gjitha proceseve, ka vendosur të rroj i lumtur, duke hequr dorë me vetëdëshirë nga dija.
Ne, do të na mungojë Hashimi dhe bëmat e tij heroike dhe historike. Por, ne duhet ta pranojmë vendimin e tij. Kolektivisht të pikëlluar, do ta përcjellim për në Brojë, duke mbyllur një kapitull, sa madhështor aq edhe të dhimbshëm.
Shpresojmë të mos ngrejë ndonjë shkëmbë dhe të gjejë ndonjë libër tjetër, sepse do ta privonte nga pensionimi. Edhe pse rikthimi i tij eventual, për ne, do të ishte domethënës.
****
Fëmijë të dashur
Këtu i erdhi fundi, ritransmetimit të përrallës tonë për sonte.
Natën e mirë, të dashur fëmijë. Gjumë të ëmbël. Flini të qetë. Gjithmonë, ju mbronë djaloshi – Hashim. /KultPlus.com
Janë konfirmuar 40 raste të reja me COVID-19 dje në Kosovë, e 10 nga to janë nga komuna e Prishtinës.
Derisa, i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti sot përmes një konference për media, ka dhënë detaje në lidhje me këto raste, duke njoftuar se 2 nga to janë fëmijë, prandaj edhe kanë mbyllur 3 çerdhe.
“Edhe 30 fëmijë do të testohen. Do të ishte mirë që nëse dikush ka pasur kontakt me rastet që kanq dalë pozitiv të vetëizolohen.
Faza e tretë na ka sjellë edhe raste të reja, prandaj të bëjmë kujdes mos t’na ndodhë si në Maqedoni.
Deri më tani e kemi situatën nën kontroll, do të vazhdojmë edhe me vëzhgim e monitorim, siç vepruam edhe mbrëmë me 3 çerdhe që i mbyllën për t’i dezinfektuar që virusi mos të shpërndahet.
Në momentin që i kemi dezinfektu klasët, fëmijët që kanë qenë dy pozitiv, ata s’do të shkojnë në çerdhe, po ashtu edhe klasët do të mbyllen për dy javë. Presim që të gjitha rastet e tjera të dalin negativ. Edukatoret s’do të shkojnë në punë.
I pari i kryeqytetit informoi se kana mbyllur çerdhen “Xixëllonjat” për shkak se burri i një edukatore ka dalë pozitiv me Coronavirus.
Ai ka thënë se do të testohen të gjithë fëmijët e atyre klasave.
Ahmeti tha se pavarësisht kësaj një relaksim i tepërt munden me na kthy pas, pasi që mjaftueshëm kemi pas edhe humbje ekonomike, derisa shtoi se po vazhdon inspektimi në lokalet e Prishtinës. /KultPlus.com
Një prej tre autoportreteve të Rembrandtit, do të shitet në ankad nga ”Sotheby’s” në fund të korrikut për 12-16 milionë sterlina, njoftoi sot shtëpia e ankandeve.
Tabloja me përmasat 15×20 centimetra, nënshkruar dhe datuar në vitin 1632 nga mjeshtri i madh flamand, përfaqëson atë në moshën 26-vjeçare me veshje të zezë dhe një kapele dhe një jakë të madhe me dantellë të bardhë.
Sipas George Gordon i ”Sotheby’s”, veshja zyrtare, e pazakontë në mesin e dhjetëra portreteve të artistit, sugjeron që ai mund të ketë dashur të tregojë veten në ditën e tij më të mirë, ndërsa ai ishte në oborr me atë që do të bëhej muza dhe gruaja e tij, Saskia, me qëllim për të bindur prindërit e tij se ai ishte në rrugën e duhur.
Realizuar menjëherë pas vendosjes së tij në Amsterdam, tabloja gjithashtu mund të shërbejë si një kartëvizitë dhe t’u tregojë klientëve të tij të mundshëm situatën e lulëzimit të piktorit.
“Tabloja ishte realizuar në një kohë shumë të shkurtër”, theksoi Gordon, sepse sfondi ende nuk kishte mbaruar me tharje kur artisti kishte vendosur nënshkrimin e tij. / KultPlus.com
Burrë nuk bahesh veç pse e ki nji femër n’krevat, as burrninë nuk ta shton mardhanja me to. Burrë bahesh e je kur respekti mbi grun tande e dashnia për to, m’poshtë çdo gja, Burrë je nëse grues tande i shkëlqejnë sytë prej lumturisë që ti ja ofron.
Jo, mos e quj vetën burrë nëse e dashura jote, ma shumë qanë se qeshë me ty, Mos thuj jam burrë e jam i fortë, nëse karshi saj shet trimni.
Mos u kreno po e lëndove e ja mbushe sytë me lotë n’pikë t’natës E as mos thuj unë jam burrë’ e baj çka du, Burrë s’bahesh nëse e ki grushtin e fortë As zani i naltë nuk t’ban burrë Ti je i dobt, e ma i dobët s’bahesh kurrë!
Mos u ndij i lumtur, po e bane nji gru tjetër me buzqeshë, në vend të asaj, As mos u ndij i plotsum, Ti je flliqësire, e ma flliqësirë nuk bahesh kurrë!
Në vend të saj, po i dërgove lule dikujt tjetër E po e bane dikan tjetër t’ndihet mirë Mos u kreno, turpërohu!
Kur ajo kërkon diçka, mos u mburr po s’ja plotësove kërkesat Mos e mëbshtet burrninë në nji veprim të tillë Egërsirë bahesh!
Po u turpërove me dal me njeriun e jetës tande, në nji drekë Po u turpërove, ta duash, ta respektosh, e ta vlersosh E po ngurrove t’i tregosh gjithë botës se nuk ka diçka n’jetë ma t’rëndësishme se ajo Vdis ma mirë! / KultPlus.com
Aktore, këngëtare dhe autore tekstesh, Rozana Radi tashmë ka krijuar steriotipin e saj, si një vajzë pa komplekse që nuk e vret shumë mendjen se çfarë thonë apo mendojnë të tjerët, shkruan KultPlus.
Zemra e saj ka folur shpesh përmes teksteve dhe kjo ka bërë që këngët e saj të jenë shumë të dashura për publikun.
Në këto ditë kur e gjithë Shqipëria po proteston për rastin e vajzës së përdhunuar, nuk po mungojnë as reagimet e artistëve.
Shoqëria, ndihet e kërcënuar nga të tilla raste të njëpasnjëshme, ndaj ka vendosur të reagojë. Vërejmë pankarta me shënime, shprehje, fjalë në mbrojtje të vajzës së dhunuar, fizikisht dhe psikologjikisht.
Reagime të tilla ka bërë edhe këngëtarja Rozana Radi në rrjetet e saj sociale. Përmes një fotografie ajo ka ndarë edhe disa vargje të cilat ne po i sjellim për ju:
“Mos e gëzoftë jetën kurrë U shoftë në su shua Ai që vuri dorë mbi ty Që shkeli mbi një grua.” / KultPlus.com
Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, është pushtuar nga ofertat e shumta për filma.
38-vjeçarja e cila ishte pjesë e kastës së aktorëve të serisë “Suits”, para se të martohej me princin Harry, besohet se ka marrë oferta të shumta nga Hollywoodi pas punës së shkëlqyer si narratore e dokumentarit të studios Disney, me titull “Elephant”, transmeton Koha.
Një burim i çiftit mbretëror citohet të ketë thënë për “Daily Mail”: “Studioja Disney ishte plotësisht e kënaqur me punën që Meghani e ka bërë për ta. Ajo ka bërë marrëveshje vetëm për një projekt, por është në diskutime për t’u angazhuar dhe në filma të tjerë dhe ide, për të cilat mund të bashkëpunojnë në të ardhmen.”
Bëhet e ditur se edhe studio të tjera filmike kanë kontaktuar me dukeshën Markle, e cila u shpërngul në vendlindjen e saj Los Angeles në fillim të këtij viti, bashkë me burrin e saj Harry dhe djalin e tyre 13-muajsh, Archie.
Por, duket se aktorja është në kërkim të projektit të duhur për karrierën e saj, dhe duhet të jetë diçka në të cilën ajo beson vërtetë.
Ndërkohë, në të kaluarën Meghan Markle kishte thënë se shpreson që dokumentari i saj i fundit, “Elephant”, i cili i ndjekë elefantët Shani dhe Jomo në një udhëtim epik përreth shkretëtirës Kalahari, do t’i inspirojë njerëzit të kujdesen më shumë për njëri-tjetrin, kafshët dhe planetin tonë. / KultPlus.com