Eja me mua, i thashë, në një vend që askush nuk e di, të ndjesh si regëtin dhimbja e madhe për mua as këngë gondolash, as karafil vetëm një plagë që dashuria la hapur
I them sërish; eja me mua, edhe sikur të vdes dhe askush të mos e shoh hënën kur e pi goja ime dhe gjakun e trëndafilit që mbytet ne heshtje. Eja dashuri, le të harrojmë dhe yllin që nxin prej trishtimit!
Dhe kur dëgjova zërin tënd që tha; Eja me mua, m’u duk sikur u çlirua krejt papritur brenga, dashuria, tërbimi si një tape vere që hapet!
Gajzerët nga thellësitë shpërthyen lart në qiell në gojë unë ndieva sërish shijen e zjarrit të gjakut të karafilave, të gurit dhe plagës.
Aida Baraku është nga ato tekstshkrueset e njohura shqiptare, e cila punon me këngëtarë të ndryshëm në aspektin e tekstit dhe përshtatjes.
Dikur ajo këndonte edhe vet, dhe disa këngë të saj së fundmi janë edhe në Youtube me incizimet e tyre origjinale. Baraku, e cila ka bashkëpunuar edhe familjarët e saj që këndonin, përfshirë edhe Armend Rexhepagiqin, pati realizuar disa këngë dhe disa videoklipe.
Ndër to është kënga “Edhe pak”, një tekst për një dashuri të humbur të cilin Aida e ka shkruar vet.
Po e risjellim këtu këtë këngë të Aida Barakut, të cilën shumica e kujtojmë edhe me këngë por edhe me shkrimet e saj në të përditshmet kosovare para disa vitesh, ku kritikonte fenomenet e ndryshme. / KultPlus.com
Tetë gra dhe vajza që kanë qenë viktima të krimit të organizuar dhe dhunës në familje, punojnë sot në Social Crafting Garage Saranda, ku përmes punimeve në gur, ato krijojnë art dhe gjenerojnë të ardhura.
“Dikur një pasuri e krimit të organizuar në Sarandë, sot falë mbështetjes së BE-së, “Social Crafting Garage Saranda”, është bërë një biznes shoqëror që i shërben komunitetit.
Falë trimërisë dhe forcës së disa OSHC-ve vendore dhe Partner Albania, këto gra e vajza kanë mundësi të krijojnë mozaikë me motive kulturore dhe të ndryshme, i shesin ato dhe gjenerojnë të ardhura.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu sot. Këto nuk janë vetëm fjalë, por është ajo që ndjej me të vërtet. BE e konsideron këtë seri projektesh shumë të rëndësishme, është një hap në drejtimin e duhur për të luftuar krimin e organizuar dhe për të luftuar, në këtë rast specifik në Sarandë edhe dhunën kundër grave”,- tha Luigi Soreca, Ambasador i BE në Tiranë.
Pas pastiçerisë “KE Bruno” në Fier, dhe kafe librarisë “Kinofolk” në Durrës, ky është biznesi i tretë shoqëror i vendosur në një pasuri të konfiskuar nga krimi organizuar në kuadër të projektit “C.a.u.s.e”. /Atsh /KultPlus.com
Kushdo që ka lexuar lirikat e tij të trishtuara dhe është magjepsur prej fjalës poetike plot finesë e ndjeshmëri, nuk mund të mos ketë ndërmendur një çast rrugën e vështirë, plot peripeci dhe andrralla të jetës së tij . Në shoqërinë njerëzore, vuajtja, persekutimi, mjerimi skajshëm, goditje tw befta dhe mbrapshtia e fatit, janë po aq të vjetra sa dhe bota.
Por jeta e tallazuar dhe fati aq i trazuar i Reshpjes, marrin një domethënie të veçantë kur vihet në relacion me kohët kur krijoi, me artin e tij dhe poezinë margaritar që la pas, si trashëgimi të vyer në fondin e poezisë shqipe. Frederik Reshpja njoftoi ardhjen e tij premtuese në tempullin e letrave shqipe me vëllimin e parë poetik Rapsodi shqiptare në vitin 1968, ndërsa në vitin 1973 botoi librin e dytë me poezi Në këtë qytet. Më tej jeta e Reshpjes merr rrokullimën, burgoset nga regjimi komunist dhe librat e botuar i hiqen nga qarkullimi si “të papërshtatshëm” dhe “të dëmshëm për edukimin komunist të masave”. Pas një heshtje të gjatë, i harruar dhe mënjanuar , me fillimet e demokracisë, Reshpja plot vrull dhe shpresa përqafon jetën e re, përfshihet në debatet politike të kohës, fillon aktivitetin si gazetar, redaktor dhe rivendos lidhjet e këputura me poezinë e viteve të rinisë.
Në vitin 1994 boton vëllimin me titullin metaforik:Erdhi koha të vdes përsëri .Më pas boton vëllimin me titullin epitaf të jetës së tij-Në vetmi. Sakaq, krahas punës si gazetar dhe redaktor, e provon veten në një sipërmarrje, duke themeluar shtëpinë botuese dhe shtypshkronjën “Europa”. Por shumë shpejt, nga shkëlqimi përkohshëm,do të binte në mjerimin më të skajshëm. Një jetë endacaku rrugëve të Tiranës, me trupin e drobitur nga sëmundjet, i vetmuar, i shpërfillur, deri ditët e fundit të jetës së tij. Ç’ishte kjo jetë me kaq peripeci, nga vinte e ku e kishte burimin ai fat aq dorështrënguar, me një nga lirikët më brilant të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të? Ka një përgjigje dhe gjithçka duket se lidhet me artin e tij, me poezinë e tij të pazakontë dhe kohën kur krijoi. Fati ishte brendashkruar në artin e tij. Arti për Frederik Reshpjen nuk ishte thjesht vetëdija por edhe vetëqenia e tij. Reshpja ishte ”i mallkuar” me art dhe prej artit të tij. Në poezinë e tij Testament, Reshpja përcjell vetëdijen për artin si fat dhe mallkim: Që fëmijë e kam kuptuar se kisha lindur i mallkuar me art. Mos e pastë njeri këtë fat!
Në parathënien e librit me proza poetike të Sharl Bodler “ Brengat e Parisit”, Ismail Kadare përsiat rreth poetëve simbolistë francezë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, të ashtuquajturit “artistë të mallkuar” , të mallkuar nga institucionet dhe opinioni kohës,jo vetëm për shkak të skandaleve dhe veseve por , sidomos e mbi të gjitha, për shkak të artit të tyre novator, i cili shënoi fillimet e modernitetit në poezinë europiane.Edhe Reshpja, antikonformist nga natyra, shpërfillës i konvencioneve dhe shtrëngesave ideologjike, ashtu si sivëllezërit e tij, poetët simbolistë, u perceptua prej institucioneve dhe të tjerëve si njeriu “skandaloz”. Përballë shpirtit skllav të shumëkujt dhe hipokrizisë si stil mbijetese, Reshpja me shpirtin bohem, shpalli kredon e tij : “ Unë kam lindur skandaloz dhe i lire” ! Shkrimtarët e mallkuar gradualisht u pranuan nga shoqëria dhe zunë vendin e merituar në tempujt dhe panteonet letrare kur , mallkimi i vjetër –thotë Kadare- befas u përtërit në trajtën më të zezë që mund të mendohej, në gjysmën e botës, në atë që quhej “perandoria komuniste”. Burgu, pushkatimi, internimi, persekucioni, ndalimi botimeve, lincimi, “qarkullimi në bazë për riedukim” dhe praktika të tjera të kontrollit dhe represionit, ranë si mallkim mbi poetët dhe krijuesit në Shqipërinë totalitare. Reshpja ishte një nga viktimat e këtij represioni. Në shkrimin Një prill për Fredin ( një homazh plot venerim për Reshpjen) ,ku sheston raportet e shtetit totalitar komunist me shkrimtarët , Kadare nënvizon se Reshpja u shfaq në letrat shqipe në një kohë të papërshtatshme: në kohën e parë,në diktaturë, u përball me egërsinë e shtetit, ndërsa në kohën e dytë, në demokraci, u përball me mospërfilljen. Të dyja kohët , përtej dallimit thelbësor të sistemeve politikë, kohët shoqërore pra, kishin të përbashkët mosdashurinë, klimën e ftohtë, mospërfilljen dhe egërsinë , të mjaftueshme për të thyer shpirtra të brishtë si Reshpja.
Në vitet e rinisë poezia e tij mbart një frymë optimizmi dhe patetizmi, si shprehje e iluzioneve të moshës dhe, njëherazi, si pasojë e kërkesave të ideologjisë së kohës,ku shkrimtarët dhe artistët ishin thirrur si pjesë e mekanizmave të inxhinierisë sociale për projektimin e utopisë komuniste. Me kalimin e viteve, si reflektim i peripecive të jetës dhe zhgënjimeve të njëpasnjëshme, poetika reshpiane dominohet nga nota trishtimi dhe melankonie.Ai që dikur në rini kishte ëndërruar të ishte si “një ylbermbi akuafortën e kohës vizatuar egër” me dhimbje konstaton : Qielli i djalërisë në sqep të një zogu U zhduk pas portës se ylbereve. Zhduket pas portës se ngjyrave djalëria Dhe mua trishtimi me mbulon Përmes poezive përjetohet ndjesia e një stine të përhershme shirash dhe duket sikur poeti futet në muzgun e perëndimit të shpresave. Poeti ndjehet i hedhur në një botë të huaj, motivet bëhen më të ftohta e boreale, peizazhet poetike më të trishta, me një hënë pikëllimi përmbi, si në gjithë ligjërimin e poezisë lirike popullore: Hëna e pikëlluar nëpër re Shkel mbi degët e shirave. Fshehur pas drurëve diku përgjon Vrasësi i vjetër, trishtimi. Eh, mundet që thika e trishtimit Diku përdhe ka për të më lënë, Fshehur nën një perëndim të thyer Fshehur nën shira hëne… Rënia e poetit është si në balada, vetmia e tij është kozmike: Dola nga guernika e kësaj nate I vrarë egërsisht, Kali i zi i pikëllimit ç’më rrezoi Dhe rashë si në balada; I vrarë nga një pranverë e kotë Braktisur nga bota e tërë. Cila “pranverë e kotë” e vrau poetin? “Pranvera mashtruese” e Tiranës e të ashtuquajturit liberalizëm në fillim të viteve 70-të apo ajo e iluzioneve të fillim viteve 90-të?Ndoshta të dyja…Përtej fatit personal, lexohet aludimi për zhgënjimin universal që sjell besimi në iluzionet utopike. Si në momentet e shkëlqimit, ashtu dhe në mjerim, Reshpja e shpërfilli jetën në skajshmëri.
Kjo neglizhencë apo mospërfillje ndaj jetës, përsëri vinte si “mallkim” prej artit. Reshpja ishte i ndërtuar prej materies së artit. Poezia ishte barra dhe kryqi prej të cilit nuk shpëtonte dot. I përhumbur nën peshën e kësaj barre, nën peshën e metafizikës së shpirtit, vetes tjetër fizike, njeriut empirik, i merreshin këmbët dhe “pesha e artit”bëhej pengesë në jetën plot kushtëzime, kurthe, detyrime, banalitete. Albatrosi i Bodlerit, si simbol për natyrën e dyfishtë të poetit: I bukur dhe madhështor në qiejt eternalë të poezisë / i ngathët , i zgërlaqur dhe krahëvarur në tokën e banalitetit dhe njëmendësisë , i shkon për shtat poetëve të klasit si Reshpja. Reshpja sfidoi kohën njerkë,fatin e mbrapshtë dhe ecjen e tij përmes botës së moskuptimit, e distiloi në përftesa poetike me imazhe impresioniste mbresëlënëse. Jetën prozaike të vetmisë dhe ekzistimit temporal, e konvertoi në poezi me frymë eternale. Kohës së jashtme,si jetë e pafat, i kundërvuri kohën e brendshme , metafizikën e shpirtit të mishëruar në artin delikat të poezisë. Përballë një bote të ashpër dhe të pashpresë, të egër dhe mospërfillëse, poeti projekton botën imagjinare ku kompeson humbjet dhe sublimon estetikisht dhimbjen. Poezia e Reshpjes është e shënjuar thellësisht prej fatit që përjetoi si individ. Por do të ishin njëlloj të mangëta në njëanshmërinë e tyre, si qasja e “zhytjes në tekst” sipas konceptit barthesian të “vdekjes së autorit”,ashtu dhe qasja sociologjizuese dhe biografike në analizën e poetikës reshpjiane. Reshpja iu largua tematikave himizuese të kombit, glorifikimit të historisë dhe patetizmit deklamativ, si shenja dominante në historinë e poezisë shqipe. Stili i tij poetik është qartësisht i dallueshëm në polifoninë e zërave poetikë të fillimeve të tranzicionit postkomunist. Poezitë e Reshpjes kanë një frymë thellësisht humane,lirizmi i tij mbart nota epike,motivet e dashurisë mbështillen me tisin e trishtimit, pikëllimi ka frymën e baladave ballkanike.
Poezitë e Reshpjes përgjithësisht janë të lakonike dhe falë përkujdesit për fjalën, hera herës ato përjetohen si forma të kulluara të bukurisë së gjuhës poetike. Duke rimarë teknikën e poezisë popullore, në poezitë si variacione rreth një motivi, përsëritja e figurave artistike përcjell rrekjen e palodhur të Mjeshtrit për të latuar formën me perfekte. Poezia e tij, sikurse ka vënë në dukje kritika, dallohet për muzikalitetin e brendshëm dhe simbolizmin tingullor. Por mbi të gjitha, poetika reshpiane dallohet për kombinimin e formës tingullimore me tablotë imazhiniste , për akuarelin e peizazheve të shpirtëzuara dhe pikturuara plot delikatesë dhe ekspresivitet: Një ujëvarë e vogël vetmon lart në mal dhe luan me ylberët. Mjegulla e hollë, ndanë dritares sime, qan me lot shiu. Përkundër qasjeve të reja avanguardiste në ligjërimin poetik të pasviteve 90- të, Reshpja shpërfaq në poezinë e tij , vizionin e një shpirti pagan parasokratik dhe perceptimin e një fëmije naiv të magjepsur prej natyrës .Falë kësaj optike antropomorfizuese,natyra shpirtëzohet dhe përmes saj projektohen estetikisht brengat, ndjesitë, gjendjet dhe drithërimat më të holla të unit poetik. Reshpja nuk ishte as misionar, sikurse thuhet në ndonjë shkrim analitik dhe as i inspiruar prej kauzave të mëdha. Poezia e tij reflekton shtjellat shpirtërore tepër personale. E megjithatë, pikërisht përmes përjetimeve tepër personale, rroken topikët e vetmisë, trishtimit dhe humbjes së dashurisë, si shqetësime universale ekzistenciale të njeriut postmodern Në këtë universpoetik të sunduar nga Perëndia e Humbjes, mes larmishmërisë së motiveve , spikatin dy figura–objekt adhurimi: ajo reale e Nënës, simbol i dhimbjes dhe dashurisë së pakushtëzuar, e vetmja Perëndi tek e cila beson dhe tjetra, Lora, me shumë gjasa funksionale, ikonë e dashurisë së pamundur, fantazma e së cilës shpërfaqet xixëlluese përmes mjegullës trishtuese që mbështjell poezitë më intime të autorit. Cikli poezive kushtuar imazheve të Lorës përshkohet nga një pikëllim i paskajshëm, ku adhurimi, lutja, obsesioni dhembërthimi pas kujtimit të saj, merr pëmasa orfeike. Lora, si simbol i dashurisë, është Euridikia e humbur, epiqendra e kozmosit dhe premisë e parandalimit të kaosit shpirtëror dhe natyror : Zbrita tek kroi duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit. Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave. Ani, mua më zuri ky mallkim. Po qysh bën pylli pa ty?Si del vjeshta? A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë? Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet? Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët? Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët! Me alkiminë e fjalës dhe brymë ëndrrash,mbi rendin material të kësaj bote të trishtë dhe rraskapitëse,Reshpja projektoi botën paralele imagjinative, universin e tij metafizik. Në këtë univers, kali i zi i pikëllimit , si shënja e kohës kur jetoi , transfigurohet në Pegason e frymës poetike që flatron për kah pakohësia. E gjithë poetika e Reshpjes është një arkitekturë kristalore, e ndërtuar me brishtësi dhe e mbushur me një frymë të epërme,delikate dhe qiellore, përballë banalitetit dhe vrazhdësisë tokësore. Kryemjeshtër i metaforave befasuese, këndonjës i vetmisë dhe pikëllimit universal, Reshpja ishte i ngjizur prej A(r) tit. o më kot nënës së tij i drejtohet :Ave ,Shën Mëria ime, nëna ime! * * * Në mbyllje të këtij shkrimi – rekuiem për një nga poetet lirikë më brilantë të poezisë shqipe, nuk mund të mos shprehim një lloj habie (jofilozofike) për heshtjen e kritikës dhe studimeve serioze rreth krijimtarisë së tij cilësore. Mospërfillja që përjetoi sa qe gjallë, mesa duket, parandjeu se do ta ndiqte edhe post mortum, prandaj në poezinë Për veten time shkruan: Mbi një piedestal heshtjeje, dergjet profili im që në lindjen e gurit. Por përtej kësaj mosvëmëndjeje, për Reshpjen nuk do të ketë njëLetelumharrese, por një prani të papengueshme në Letrat e poezisë shqip. Arti ishte “mallkimi” i tij i parathënë. Nëse koha e jetuar rrëzoi njeriun , arti ka forcën e ngritjes së poetit në piedestalin e pakohësisë. Ars longa,vita brevis! Sadedin Mezuraj /KultPlus.com
Reperi amerikan, Kanye West, ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë disa projekte të reja, përfshirë edhe bashkëpunimin me Dr. Dre.
West e Dre pritet të sjellin një version të ri të këngës “Jesus is King”, transmeton KOHA.
Ylli amerikan gjithashtu ka nisur bashkëpunimin me Gap për të krijuar një linjë të veshjeve. Ai udhëheq labelin e modës Yeezy, që në bashkëpunim me Gap, pritet të sjellin linjën e re të veshjeve në vitin tjetër, shkruan BBC. /KultPlus.com
Rreth meje rruga ulërin edhe buçet. E gjat’e hollë, sterrë, kujë madhështore, Një grua shkoj me një fustan të zi për dore, Q’e kolovitte posht’e lart me salltanet.
Si ëngjëll, si statuj’e gjallë vetëtin. Si i shastisur dhe i cakërdisur unë, Nga syr’i saj si qjell që mbrun furtunë Thëthinja mjaltë që magjeps, dëfrim që grin.
Ia shkrepi dhe u-err. Moj flutur e farosur, Që me vështrimin tënt më bëre flag’e furrë, S’të shoh më vallë veç në jetën e pasosur
Ah, gjetkë, tutje, tepër vonë, nofta kurrë, Se unë s’di ku ike, ti ku shkonj’s’e di, Të desha, moj, e dinje, vetë moj, dhe ti.
Pas disa javësh izolim, tashmë me lehtësimin e masava nga situata e krijuar prej koronavirusit edhe qytetarët e Kosovës po dynden drejt plazheve shqiptare.
Mëngjesin e kësaj të shtune rradhë të gjata janë vërejtur në pikën kufitare të Morinës. Temperaturat gjithnjë e në rritje kanë bërë që frekuentimi i plazheve të bëhet masiv. Janë të shumtë kosovarët të cilët zgjedhin bregdetin e Durrësit si destinacion për të kaluar fundjavat e tyre.
Deti është ai ç’ka të gjithë kanë nevojë për tu relaksuar në këto ditë të nxehta vere dhe sidomos pas një periudhe të gjatë izolimi dhe distancimi social në shtëpi.
‘’Na Kosovarët, e dojmë ma shumë Shqipërinë sesa ju shqiptarët, është pak cinike por ashtë e vërtetë. Na kan eduku ndër breza me e dashtë Shqipërinë e kështu jena rrit’’- tha një qytetar i cili po kalonte pikën kufitare të Morinës dhe po drejtohej drejt bregdetit për të pushuar. /Foxnews /KultPlus.com
Kahlil Gibran është poet, piktor dhe filozof libanezo-amerikan. Ai mbahet si një nga mendjet më të holla të letërsisë dhe mendimit të shekullit të XX, shkruan KultPlus.
Në shqip është përkthyer libri më i suksesshëm i tij Profeti, në dy variante, nga dy botues të ndryshëm.
Gibran u lind në qytezën e Bsharrit në Mytesarifatin e Malit të Libanit, Perandorisë Osmane (në Libanin e sotëm), i biri i Khalil Gibran dhe Kamila Gibran (Rahmeh). Kur ishte i ri Gibrani emigroi me familjen e tij drt t Shteteve të Bashkuara, ku studioi arte dhe filloi karrierën e tij letrare, duke shkruar në anglisht dhe arabisht.
Në botën Arabe, Gibran konsiderohet si një rebel letrar dhe politik. Stili i tij romantik ishte në qendrën e një rilindjeje në letërsinë moderne arabe, veçanërisht poezisë prozaike, duke e shpranguar nga shkolla klasike. Në Liban, ai ende përkujtohet si një hero letrar.
Më poshtë po i sjellim disa thënie të tij:
Nëse nuk mund të punoni me dashuri, por vetëm me mllef, është më mirë të leni punën tuaj, të uleni në hyrje të tempullit dhe të merrni bamirësi nga ata që punojnë me gëzim.
Martirizimi më torturues nuk është ferri. Ferri është zemra boshe.
Bujari nuk është të më japësh atë që kam nevojë më shumë se ju, por për atë që ju nevojitet më shumë se unë.
Mësuesi me të vërtetë i mençur nuk është ai që ju shtyn në shtëpinë e mençurisë, por ai që ju çon në pragun e mendjes suaj.
Ne zgjedhim gëzimet dhe dhimbjet tona shumë kohë para se t’i jetojmë.
Besoni në ëndrrat, sepse në to është e fshehur porta e përjetësisë.
Mençuria pushon të jetë mençuri kur bëhet shumë krenare për të qarë, tepër serioze për të qeshur dhe shumë egoiste për të kërkuar diçka më shumë se vetë ajo.
Brezat janë të japin më shumë se ju mundeni. Krenaria po bëhet më pak se sa të keni nevojë. /KultPlus.com
Futbolli është padyshim sporti më popullor në botë. Ekipet e ndryshme futbollistike kanë pas vetes tifozë nga personalitete të fushave të ndryshme, sic është edhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, shkruan KultPlus.
Hoti përmes një postimi në Facebook, ka uruar ekipin e Liverpulit që së fundmi arriti të shpallet kampion në Premier Ligën Angleze pas një kohe shumë të gjatë. Kryeministri gjithmonë ka treguar se është fans i madh i skuadrës angleze.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
Liverpool, PREMIER LEAGUE Champions U kry, ka qenë e ditun nga fillimi. Pikë. Urime. Shihemi sezonin tjetër /KultPlus.com
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, vlerësoi artistin, muzikologun, kompozitorin dhe pedagogun e shquar Gjovalin Lazri me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Në vlerësim të talentit të spikatu r muzikor, të mjeshtërisë së lartë të interpretimit si violinçelist, si dhe me mirënjohje për kontributin e veçantë dhënë gjatë punës plot përkushtim si drejtues i Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ në fushën e pedagogjisë artistike për formimin profesional të artistëve të rinj”.
Në fjalën e tij përshëndetëse të mbajtur gjatë ceremonisë solemne të organizuar me këtë rast, ku merrnin pjesë artistë dhe personalitete të muzikës shqiptare, Kreu i Shtetit falenderoi Mjeshtrin Zhani Ciko për prezantimin e veprimtarisë së spikatur të Profesor Gjovalin Lazrit dhe shprehu kënaqësinë dhe privilegjin që po nderon një nga figurat e shquara të muzikës sonë kombëtare.
“Me violinçelin e tij Profesor Lazri na ka dhuruar kënaqësi artistike dhe estetike, por mbi të gjitha mesazhe njerëzore, të cilat na kanë ndriçuar duke ndryshuar pozitivisht përditshmërinë e jetës sonë, por edhe duke na bërë optimist për të ardhmen”, tha Meta.
“Në këto shtatë dekada të jetës dhe veprimtarisë së tij të vyer artistike, Profesor Gjovalin Lazri ka lënë gjurmë të shndritshme artistike në jetën solistike e koncertale, në mësimdhënien e tij pedagogjike dhe drejtimin e Liceut Artistik ‘Jordan Misja’, të cilat ne vazhdojmë t’i ndiejmë, t’i prekim akoma dhe nga të cilat duhet të frymëzohemi më shumë për të ardhmen”, theksoi Meta.
“Ai asnjëherë nuk reshti së kontribuari profesionalisht dhe qytetarisht për shoqërinë dhe edukimin e brezave më të rinj. Ai vazhdon të mbetet një thesar prej të cilit të gjithë nxënësit e dikurshëm të tij, kolegët pedagogë dhe drejtuesit e mëvonshëm të Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ marrin shembull dhe frymëzohen.Prandaj ndihem i nderuar që ta vlerësoj këtë artist të rrallë e të shquar me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, duke i uruar edhe njëherë shëndet dhe jetë sa më të gjatë dhe që të shkëlqejnë sa më shumë nxënësit e tij”, theksoi Presidenti Meta, duke i dorëzuar Gjergj Lazri dekoratën e lartë për babain e tij. /Atsh /KultPlus.com
Italia, një nga vendet më të prekura nga Covid-19, mori sot vendimin e ri për të lejuar ceremonitë martesore.
Për më tepër urdhri i ri nuk detyronte çiftet të mbanin maska. Dje në vendimet e qeverisë u caktua edhe data e fillimit të shkollave në muajin shtator, por sigurisht me disa rregulla që respektojnë distancimin social dhe ruajtjen e higjienës.
Tani më ky është një lajm i mirë për çiftet e rinj në Itali që të japin puthjet e para pas kurorëzimit me martesë, gjë që gjatë periudhës së karantinës ishte e ndaluar.
Vendimi i marrë nga Komiteti Tekniko-Shkencor ka hyrë në fuqi nga kjo e shtunë.
Kërkesa erdhi pasi Konferenca Episkopale e Kishës Katolike Italiane argumentoi se “çiftet e reja nuk mund të konsiderohen të huaj për njëri-tjetrin, ndaj është i tepërt përdorimi i maskës në altar.” /KultPlus.com
Në qytetin e Shkupit sot është vendosur pllakata në gjuhën shqipe tek vendi ku ka linduar Shën Nënë Tereza, shkruan KultPlus.
Artisti shkupjan Blerim Grubi në profilin e tij në Facebook, ai ka postuar disa fotografi ku shihet vendosja e kësaj pllakate për personalitetin madhor të Shën Terezës.
“Sot u vendos pllaka e shkruajtur në gjuhën shqipe te vendi ku ka lindur Shën Nëna Tereze- Gonxhe Bojaxhiu. Në zemër të Shkupit u fitua edhe një betejë në trashëgiminë kulturore për të dëshmuar një personlitet botëror me gjak Shqiptareje, siq e ka theksuar ajo me fitimin e çmimit Nobel”, ka shkruar ai. /KultPlus.com
Kur u kthyem prej lufte, pas tre muaj ekzil, e ulur në banesën tonë të vogël, duke mos besuar se jemi të lirë, të lirë, eufori, gëzim, “I’m pretty, oh so pretty”, dhe shikimin e fiksuar në murin e bardhë, pash tre-katër miusha që dilnin nga kuzhina, e shkonin pas nënës së tyre. Një familje e lumtur ishte vendosur në shtëpinë të cilën familja jonë e kishte lënë për të ikur. Për pak m’u duken të lezetshëm, unë që gjithë i kam pas frikë këta brejtës, por pas luftë çdo njëri më dukej i bukur, i dashur, vëlla, motër, shpëtimtar. Në dysheme, dhjetëra fotografi bardh e zi ishin shpërnda nga paramiltarët që flenin të ne natën e ditën vritnin vëllëzër dhe motra të mi. Çudi se si miushat nuk e kishin brejtur fotografinë e F.A., që ishte veçuar nga të tjerat. Ndoshta miushat kanë më shumë respekt se sa njerëzit. F.A ishte vrarë duke ikur, ishte nxjerr nga treni.
U ktheva nga katundi pas tre muaj, kisha ikur nga nje luftë tjetër. Pritja mos po dalin miusha nga kuzhina. Më dolën ca minj gjerizi, (pse të asociohen këto kafshe të shëmtuar dhe të gërditshme me një vend, aty te dhoma e çifteve të rinj, te “shpitë e këtyne herave” ku përgatiteshin për aktin sublim të bashkimit të trupave dhe të shpirtrave të tyre, ? Shëmtia e bukuria gjithmonë shkojnë bashkë , i them vetit, por vështirë e kam ta pranojë. ) Minj gjerizi që rriteshin, e rriteshin, sa i here i mendoja , merrni përmasa të tmerrshëm , minj gjerizi që ishin rritur kaq shumë, që nuk mundeshin të qëndronin më në birucat e tyre, në bodrumet e ndërtesave, të banesave, të institucioneve, të kafeneve dhe të restauranteve të mbyllur, nga ku kishim shikuar shkatërrimin e njerëzimit, dhe shkatërrimin e njerzillëkut. Ata minj gjerizin silleshin, o zot, ikni, ikni, edhe para se të mbylleshim. A nuk thojnë se minjt paralajmërojnë luftën? E unë them se edhe kënaqen me luftën, gjejnë lumturinë, dhe kënaqësinë, duke shikuar nga fronet e tyre nëntokë shembjen e botës. E ata rriten e rriten e rriten….
Edhe në një nga romanet e John Irving, një romanciere që përgatiste librin e saj, , ishte fshehur në prapa perdeve të një dhome në një bordelo të Amsterdamit dhe e përcillte klientin se si sillej me prostitutën. Nga aty, pa se si klienti me turi si të një mi qerizi e uli, e poshtëroj dhe e mbyti gruan e re. Nuk më kujtohet a ia zuri frymën me çorapën e saj sexy apo me jastëk. /KultPlus.com
Në udhëzuesin e ri të Komunës së Civita-s, për promovimin turistik të saj, zënë vend të rëndësishëm elementet e kulturës materiale dhe jomateriale arbëreshe, të cilat u ofrohen turistëve si asete me vlera të veçanta.
Ky botim i ri informues, që drejtohet nga kryetari i komunës Alessandro Tocci, është realizuar në kuadër të projektit:
“Të kujtojme të shkuarën për një të ardhme më të mirë”. Civita që ndryshe quhet edhe “vendi i shkëmbinjve”, në udhët drejt bukurive natyrore të tij ka shumë qetësi, që imponohet edhe nga “heshtja e gurëve antikë”, ka potenciale të mëdha turistike që lidhen me historinë, vlerat artistike dhe me traditat, zakonet, ngjyrat, gatimet, mëyrën e jetesës së banorëve të tij arbëreshë, transmeton KultPlus.
Vitet e fundit kjo zonë ka patur shumë vizitorë, dhe në udhëzuesin e ri janë përfshirë intinerare të shumta turistike, fakte historike, kalendari i festave popullore, emërtimet e traditës fetare, e deri tek veçoritë e ushqimit dhe verës. Historia e komunitetit arbëresh që e popullon zonën, u “flet” vizitorëve edhe nëpërmjet arkitekturës karakteristike të shtëpive prej guri, të cilat krijojnë një stil të fortë mesjetar.
Shtatë nga këta banesa njihen me emrin “Case Kodra” (shtëpitë Kodra), të ashtuquajtura në kujtim të artistit shqiptar Ibrahim Kodra, i cili i përfshiu në punimet e tij artistike në disa tablo të njohura. / KultPlus.com
Para parlamentit të Serbisë në Beograd është vendosur një transparent me fytyrat e krerëve të luftës së UÇK-së dhe krerëve politikë të Kosovës.
Stema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fytyra e presidentit Hashim Thaçi, kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe fytyra e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, janë vendosur në këtë transparent derisa në fytyrat e tyre janë bërë iksa (X)
Kjo vjen pak kohë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale ka publikuar një aktakuzë të pakonfirmuar ndaj dy ish-krerëve të UÇK-së, presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Por, në anën tjetër, edhe kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj por edhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ishin për vite me radhë të ndjekur për krime lufte nga Gjykata e Hagës dhe në fund u liruan si të pafajshëm në mungesë të provave.
Futbolli në rusi ka rifilluar prej rreth një jave, ndërsa tifozët e Zenit San Petersburg kanë dashur të festojnë këtë tentativë për të rigjetur normalitetin pas pandemisë, me një koreografi vërtetë unike, transmeton KultPlus.
Në sektorin ku vendosen zakonisht ultrasit është shfaqur imazhi gjigant i një njeriu me veshjen speciale që kontrollon Covid-19, pastaj virusi transformohet në një top për të dëshmuar kalimin nga emergjenca në përditshmëri.
Në stadiumet ruse është e lejuar hyrja e tifozëve, edhe pse në numër të reduktuar e tifozët e Zenit, përpara ndeshjes së fituar 2-1 kundër Krylia Sovetov, kanë shfaqur këtë koreografi sa spektakolare aq edhe emocionuese. / KultPlus.com
“Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë.”
“Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë.”
“Detyra për të bërë njerëzit të lumtur nuk është pjesë e planit të Krijimit.”
“Çdo gjë që ju bëni në shtrat është përsosmërisht dhe absolutisht e pranueshme. Me kusht që të dyja palët ta shijojnë.”
“Mungesa e plotë e seksit është e vetmja gjë që mund të konsiderohet si devijim seksual. Çdo gjë tjetër është vetëm çështje shijeje.”
“Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur.”
“Personi i parë që hodhi një fyerje në vend të një guri, ishte themeluesi i qytetërimit.
“Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij.”
“Ne jetojmë në një kohë krejt të çuditshme, në të cilën befasohemi tek vërejmë se progresi marshon në një hap me barbarizmin.”
“Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes.”
“Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave.”
“Ne nuk jemi kurrë aq të dobët, sa kur dashurojmë, dhe kurrë aq të palumtur e pa shpresë, se sa kur humbasim objektin e dashurisë sonë.”
“Tregues i parë i idiotësisë, është një mungesë e plotë e turpit.”
“Njerëzit janë më shumë moralë se sa mendojnë, dhe shumë më tepër amoralë sesa imagjinojnë.”
“Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë.”
“Cdo njeri normal është, në fakt, vetëm pjesërisht normal.”
“Ndonjëherë, një cigare është thjeshtë një cigare.”
“Çdo shoqëri ka llojin kriminelëve që meriton” – Robert F. Kenedi
“Kur nuk jeni i sinqertë duhet të shtirreni, duke u shtirrur përfundoni duke besuar; ky është parimi i çdo feje.” – Alberto Moravia
“Çdo njeri që e ka përkulur veten e vet, s’ka arritur asnjëherë të drejtojë të tjerët. – Mensio
“Të gjithë lindim të çmendur. Disa mbesin të tillë. – Samuel Beket
“Nuk është dashuria e vërbër, por xhelozia.” – Lorenc Darwll
“Siç dihet, puna e gjeniut është të furnizojë me ide budallenjtë 20 vjet më vonë.” – Luis Aragon
“Pasi përfundon në tufë është e kotë të lehësh:blegërini. – Anton Çehov
“Asgjë nuk është më e rrezikshme se sa një ide, kur është e vetmja që kemi. – Alen
“Sipër pianos kishte një njoftim për shtyp: “Mos qëlloni mbi pianistin. Përpiqet të japë maksimimun e vet!”. – Oskar Uajlld
“Në rastin më të mirë, dikush dhuron atë që do të pëlqente për vete, por me një cilësi dukshëm më të ulët“. – Adorno
“Shumë nga politikanët tanë në Itali janë të paaftë. Pjesa tjetër është e aftë për gjithçka”. – Ennio Flaiano
“Nuk mund të dihet asnjëherë se çfarë kërkohet në jetë, pasi jetohet vetëm një jetë, dhe nuk mund të krahasohet me jetët e shkuara dhe as të korrigjohet me jetët e ardhshme.” – Milan Kundera
“Mirësia e vazhdueshme mund të arrijë shumë. Ashtu si dielli e shkrin akullin, mirësia bën që keqkuptimi, mosbesimi dhe armiqësia të avullojnë”. – Albert Shvajcer
“Ka prova të pakundërshtueshme se sa më i lartë niveli i vetëvlerësimit, aq më shumë gjasa ka që njeriu të trajtojë të tjerët me respekt, mirësi dhe bujari”. – Nethënill Brendën
“Transparenca, ndershmëria, kujdestaria e mirë, madje edhe humori, funksionojnë në biznes, në të gjithë kohët”. – Xhon Gerzema
“Mbani mend, nuk ka një gjë të tillë, si një akt i vogël mirësie. Secili akt mirësie shkakton një dallgë, e cila nuk ka një fund logjik”. – Skot Adams
“Ai që të ka bërë një akt mirësie, do të jetë më i gatshëm të të bëjë një tjetër, se sa ai që e keni detyruar”. – Benjamin Frenklin
“Dashuria dhe mirësia nuk shkojnë kurrë dëm. Ato gjithmonë bëjnë diferencën. Bekojnë atë që i merr dhe bekojnë edhe ty, që i jep”. – Barbara de Anxhelis
“Mirësia është gjuha që të shurdhërit mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shohin”. – Mark Tuein
“Mirësia është më e rëndësishme se sa mençuria, dhe pranimi i kësaj është fillimi i mençurisë”. – Teodor Isak Rubin
“Mirësia njerëzore nuk ka dobësuar asnjëherë forcën apo zbutur strukturën e një populli të lirë. Një komb nuk ka pse të jetë mizor, për të qenë i fortë”. – Frenklin Delano Ruzëvelt
“Tre gjëra në jetën e njeriut janë të rëndësishme. E para është të jesh i mirë. E dyta të jesh i mirë. Dhe e treta është të jesh i mirë”. – Henri Xhejms. / KultPlus.com
Vallja e Osman Takës është një nga më të bukurat jo vetëm të Çamërisë, por të gjithë botës shqiptare dhe e mbarë Ballkanit.
Osman Taka ishte një nga luftëtarët kryesorë të degës çame të Lidhjes së Prizrenit me qendër në Prevezë, i cili u kap rob në luftë me osmanllinjtë. Hijeshia, me të cilën e ka luajtur këtë valle përpara se të varej në litar ka bërë që t’i falej jeta e vallja të marrë emrin e tij.
Ne krenohemi me këtë margaritar të folklorit, prandaj shpërndajeni këtë interpretim mbresëlënës të shkëputur nga filmi “Gjeneral Gramafoni”, që sa më shumë të rinj ta njohin e vlerësojnë!
Kjo valle në origjinë ishte e Epirit, por u quajt vallja e Osman Takës, atëherë kur valltari patriot Osman Taka nga Konispoli, patriot i kohës, u kap dhe u burgos në Burgun e Janinës, ku dhe dënohet me varje.
E veçanta e kësaj valleje është se sa mjedis më të ngushtë të ketë, aq më bukur e më mirë kërcehet, qoftë edhe mbi një tavolinë.
Vallja ka disa pika kulminacioni. Pikën kulmore e ka, në momentin kur në mënyrë akrobatike, valltari kryesor kthehet në urë dhe mbi barkun tij luajnë dy-tre valltarët e tjerë, pra duhet që me muskujt e barkut të mbahen dy-tre valltarë të kërcejnë njëri mbas tjetrit për rreth një minutë e gjysëm.
Këtu theksoj anën historike të valles që nuk kemi të bëjmë me një urë të zakonshme trupore, por me atë që quhet ura e brezave, e historisë, e përpjekjeve, e sakrificave, e gjakut dhe mençurisë popullore. / KultPlus.com
Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve.
Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme.
76 vjet më parë, më 27 qershor 1944, grekët nuk përzunë vetëm shqiptarët myslimanë, por edhe ato familje shqiptare ortodokse, të cilat refuzuan të asimiloheshin nga kisha greke.
Preteksti i gjithë kësaj dhune kafshërore ishte bashkëpunimi i pamëve me forcat nazi-fashiste, hipotezë kjo që është hedhur poshtë edhe nga historianët.
Historiani grek, Jorgos Margaritis, shkruan se, shqiptarët e Çamërisë u rreshtuan në Ushtrinë Çlirimtare Popullore Greke e Shqiptare në shifra rreth 3000 njerëz.
Në fillim të vitit 1944, në Qeramicë të Filatit u krijua Batalioni IV i përbashkët shqiptaro-grek “Ali Demi” me rreth 500 luftëtarë. Batalioni hyri në përbërjen e Regjimentit te XV të Ushtrisë Nacional-çlirimtare greke. Në komandën e tij ishin Spiro Shqevi, Muharrem dhe Tahir Demi, Dervish Dojaka,Vehip Hyso, Ali Shane, Kasem Demi,Izet Osmani. Hasan Minga.
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në Çamëri banonin rreth 40 mijë shqiptar të fesë islame. Logjika e thjeshtë na bie të mendojmë se numri i atyre që mund të kenë qenë spiunë të gjermanëve ka qenë i papërfillshëm. Ndoshta ka patur individë çamë që kanë qenë spiunë të gjermanëve, por nuk mundet të përfaqësojnë të tërë Çamërinë dhe të persekutohet një popull i tërë në emër të tyre. Tashmë e vërteta dihet përse shqiptarët e Çamërisë u përzunë nga Greqia dhe ju hoq shtetësia greke. Kjo gjë u bë për tu grabitur pronat e tyre dhe për një aneksim të Jugut të Shqipërisë në të ardhmen. Greqia pasi përzuri çamët zbatojë projektin edhe për përzënien e bullgarëve ose sllavomaqedonasve që banonin buzë kufirit. Për këtë gjë ajo shfrytëzojë luftën civile greke të 1946-1949.
Por pas viteve ’90, shqiptarët çamë e kanë rimarrë veten duke qënë të suksesshëm jo vetëm në biznese dhe tregti, por edhe në politikë. Ata kanë disa deputetë në Parlamentin e Shqipërisë dhe tashmë edhe disa kryebashkiakë apo këshilltarë bashkiakë në të gjithë vendin. / KultPlus.com
Deputeti i Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl është njëri nga nënshkruesit e letrës që deputetët e PE’së i kanë dërguar kancelares Angela Merkel me kërkesën për të hequr vizat për Kosovën gjatë presidencës gjermane të BE’së që fillon nga 1 korriku.
Mandl i cili është pjesë e Partive Popullore Evropianeka shkruar në Twitter se është e turpshme se si kosovarët janë të vetmit në ballkan që akoma s’mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen të BE’së.
“Popujt e të gjitha shteteve të Ballkanit mund të vizitojnë BE’në pa viza. Të gjitha shtetet? Jo. Populli i Kosovës akoma duhet të përgatisë dokumente dhe të paguajë për të vizituar shokët dhe familjarët. Ndonjëherë ata refuzohen. Turp. Presidenca gjermane mund të luaj një rol kyç për të rregulluar këtë” , ka shkruar Mandl. / KultPlus.com
Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila për së gjalli arriti të gëzojë suksese të mëdha në fushën e muzikës, sot feston 57 vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.
Mula u lind në Tiranë më 27 qershor të vitin 1963 nga babai Avni Mula dhe nëna me origjinë ruse Nina Mula.
Nuk është e pazakontë që arti bartet përmes gjeneve të familjes, e tillë ka qenë edhe historia e familjes Mula. Avni Mula, babai i Invës, një muzicient e kompozitor i njohur, ndërkaq në anën tjeter Nina Mula, nënëa e saj, një soprano e jashtëzakonshme.
Ajo filloi karrierën e sopranos në një moshë shumë të vogël. Koncertin e saj të parë e dha kur ishte 5 vjeç.
Në moshën 16 vjeçare ajo merr mësime nga e ëma e saj, zonja Nina Mula. Më vonë diplomohet si soprano në Akademinë e Arteve në Tiranë ku interpreton Violetën e Traviatës, performancë kjo që do të përsëritet disa herë në rolet e mëpasshme. Ky rol i hap dyert e Teatrit të Operës në Tiranë ku ajo këndon për 5 vjet me rradhë si soliste. Aty interpreton rolet e Rozinës tek “Berberi i Seviljes”, Mimi tek “Boheme”, Xhilda tek “Rigoletto”, si edhe këndon në opera të kompozitorëve shqiptarë.
Që nga viti 1992 ajo zhvendoset në Francë. Triumfon në 1993 në konkursin “Placido Domingo” dhe që aty fillon një bashkëpunim të ngushtë me maestron e madh. Pikërisht këtu fillon karriera e saj ndërkombëtare, fillimisht në operën e Avignon, pastaj Los Angeles, Bonn, ëashington, Chicago e Neë York. Bashkëpunime të mëtejshme me emra të mëdha në fushën operistike si me baritonin Leo Nucci apo maestron Ricardo Muti në teatrin e la Scales në Milano i hapin rrugën suksesit të saj të mëtejshëm në Itali. Ajo ftohet të këndojë Violetën për hapjen e teatrit Arcimoldo në Milano, sukses ky që i sjell angazhime të tjera në Itali.
Së bashku me bashkëshortin e saj Etem Ramadani ata kanë thirrur në jetë edhe fondacionin e quajtur “Hi Classic”, për të ndihmuar talentet e reja në fushën e artit. Por Inva megjithëse jeton jashtë shtetit është më e pranishme se kurrë pranë shqiptarëve të kudondodhur në botë. Deri më sot Inva ka marrë shume çmime si edhe dashurinë e mbarë publikut, si shqiptar ashtu edhe ndërkombëtar, dhe kënget e saj janë bërë moto e mbarë gjeneratave. / KultPlus.com
Bija ime e dashur! Të drejtohem ty që nesër do të jesh grua. Nuk dua të të flas për dhunën ndaj grave. Kur nuk gjej fjalë t’ia shpjegoj vetes, si mund të ta shpjegoj ty? Dua të të them vetëm diçka dhe do të ta them mijëra e mijëra herë të tjera që të mos e harrosh: Ti je SPECIALE ! Do të takosh në jetë shumë meshkuj të cilët do marrosen pas teje por dhe meshkuj pas të cilëve do të humbasësh mendjen, do të lotosh për ta. Do të lotosh për fjalën ”përgjithmonë” që do të zgjasë sa një ëndërr. Do mbledhësh copëzat e zemrës shumë herë e çdo herë do pyesësh veten si është e mundur ta mbushësh përsëri edhe pse është plot shenja krisjeje.
Disa meshkuj do të bëjnë të qeshësh, disa të mendohesh. Qaj nëse të duhet të qash, por mos lejo kurrë askënd të të lëndojë! Mos lejo askënd të të thojë se je pa vlerë! Mos lejo që dikush të të lëndojë me fjalë apo vepra! Mos e beso atë që të thotë se e je dobët! Dobësia e vërtetë është e atyre njerëzve që njohin veç dhunën, sepse tregon që nuk njohin gjuhë tjetër për të mbrojtur idetë e tyre. Ti je kaq e mirë! Je kaq e dlirë!
Dhe nëse kjo gjë shpesh më mbush me krenari, nuk e mohoj që edhe më tremb, sepse të mirët shumë shpesh nuk i vlerësojnë. Të mirët shpesh bëhen shënjestër. Asnjëherë mos rresht së menduari se ”nuk ka rëndësi nëse nuk është i bukur, për mua ka rëndësi mirësjellja”, sepse këto mendime janë ato që të bëjnë ty një qenie kaq speciale. Një ditë do të jesh grua dhe do zbulosh se jo të gjithë janë të mirë. Do të zbulosh që ekziston dhuna dhe se do të ketë gjithmonë njerëz që dinë të buzëqeshin pavarësisht gjithçkaje. Ndonjëherë dua të të mbyll në një sferë të qelqtë të të mbroj nga e keqja, por dhe kjo një lloj formë dhune është.
Ec rrugës tënde me kokën lart! Buzëqesh e para dhe do të ta kthejnë buzëqeshjen. Ji mikesha e besuar e kujtdo që ka njohur dhunën dhe kërko ndihmë. Mos harro kurrë kush je dhe sa vlen! Mos lejo askënd të të privojë buzëqeshjen! Me dashuri Mami!
“Zemra e trembur dhe e ngazëllyer i tha se ishte ajo. Kishte qëndruar dhe po bisedonte me një zonjë në anën tjetër të sheshit. Si në të veshur, ashtu edhe në sjelljen e saj nuk kishte asgjë të veçantë, por Levini e njohu menjëherë mes tollovisë si trëndafilin mes hithrave.
Sheshi shëndriste nga ajo, buqëshja e saj ledhatonte çdo gjë përreth. “Pse, a mundem t’i afrohem, ti qëndroj pranë në akull?” tha me vete. Ai vend i saj iu duk i shenjtë, aty s’mund të shkelte këmba e tij; qe një qast sa për pak iku, aq u frik.
Me sforcim të madh e përmbajti veten, arsyetoi: meqë rreth saj silleshin gjithfarë njerëzish, edhe ai mund të shkonte të bënte patinazh. U lëshua tatëpjetë kodrës, u përpoq të mos e shihte, siç bëjmë me diellin, por ja që e shihte, siç e shohim diellin edhe pa e vështruar.”
Për ata që ende ndjehen të shqetësuar pas anulimit të konkursit të sivjetëm të këngës “Eurovision”, dhe duhet të ketë një ose edhe dy nga ju atje – këtu është diçka për të shtuar boshllëkun, një komedi nga Will Ferrell që është ashtu si vetë nata e “Eurovision”-it.
E qeshura spora do t’ju shoqërojë përgjatë filmit 95-minutësh, por regjisori David Dobkin merr zero pikë zero për zgjatjen e filmit në dy orë. Megjithatë, edhe në atë kohë vrapimi të egër, ai kurrë nuk zgjidh plotësisht problemin se si të parodizojë një ngjarje që prej kohësh është bërë një parodi e vetvetes.
Ferrell luan rolin e Lars Erickssong, një version islandez i karakterit të tij të njohur njeri-fëmijë. Larsi ka qenë i dashur për “Eurovision”-in që nga fëmijëria, kur performanca e Grupit Abba me këngën “Waterloo”, e tërhoqi atë nga errësira për vdekjen e nënës së tij, shkruan DailyMail.
Me shoqen e tij më të mirë Sigrit Ericksdottir (Rachel McAdams), ai formon një duet dhe interpretojnë një këngë të zhanrit pop. Ata dëshirojnë të përfaqësojnë Islandën në konkursin e ardhshëm, i cili po zhvillohet në Edinburgh. Kur të gjithë pretendentët e tjerë vdesin misteriozisht në një shpërthim të madh, ata marrin mundësinë e tyre për të përfaqësuar vendin.
Nëse ata fitojnë, Islanda do të duhet të mirëpresë shfaqjen vitin e ardhshëm – kjo është arsyeja pse ministri i financave të vendit dëshiron që ata të dështojnë, pasi kostoja do të fundoste ekonominë e përhumbur të vendit.
Babai peshkatar i Lars Erick (Pierce Brosnan, por mos u shqetësoni, ai nuk këndon) pret plotësisht që ata të dështojnë, në bazë të faktit se Lars ka qenë një humbës gjatë gjithë jetës së tij. Heck, djaloshit nuk i pëlqen as era e peshkut.
A mundet që Lars të hutojë pritjet e ulëta të babait të tij? A do ta kuptojë ndonjëherë ai që Sigrit është i dashuruar me të? Mund të jenë madje vëlla dhe motër, duke pasur parasysh që Erick është burri më i pashëm i Islandës dhe ka dalë me shumë femra? Në Edinburg, këto dhe pyetje të tjera gjejnë përgjigje.
Mjerisht, as premisa dhe as skenari (i shkruar nga Ferrell) nuk mund të përballojnë gjatësinë e filmit.
Filmi është një satirë politike nganjëherë e mprehtë, nganjëherë e munduar, e shkruar dhe me regji nga komediani amerikan dhe ish-prezantuesi Jon Stewart.
Kolona zanore e filmit e titulluar “In the Mirror” këndohet nga artistja e famshme Demi Lovato, gjersa filmi i plotë është publikuar sot (e shtunë) dhe do të jetë pjesë e platformës Netflix. Klan Kosova / KultPlus.com