Nelson Mandela lindi më 18 korrik 1918. Ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej njerëzve me ngjyrë në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore, shkruan KultPlus.
Ai studioi juridikun. Shumë vite të jetës së tij ai i kaloi nepër burgje.Filimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij. Në vitin 1956 ai u akuzua për “tradhti të lartë” nga regjimi i atëhershëm, bashkë me 155 shokë të tjerë.
Procesi zgjati deri me 1961 dhe të gjithë u liruan. Në vitin 1962 ai u burgos dhe u denua me 5 vjet heqje lirie. Në vitin 1964 ai u denua me burg të përjetëshëm, sepse kishte planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit, në qoftë se do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi. Në vitin 1990 mbas një kampanje të ANC dhe presion ndërkombëtar ai u lirua pa kushte.
Në vitin 1993 ai fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 ai u zgjodh në zgjedhje demokratike, President i Afrikës Jugore dhe me 9 maj ai u zgjodh si presidenti i parë i zi në këtë vend. Në vitin 1999 ai dha dorëheqje dhe ishtë aktiv për organizatat për të drejtat e njeriut.
Në vitin 2003 ai kritikoi shumë Toni Blair dhe Georg W. Bush për intervenimin në Irak.Në vitin 2013 më 5 dhjetor, ai ndërron jetë. /KultPlus.com
Matjet e reja satelitore ofrojnë të dhëna të çmueshme për studimin e çarjes tektonike në një prej vendeve më të pazakonta gjeologjike në planet, shkruan të shtunën rrjeti amerikan NBC.
Në atë vend, që paraqet njërën prej pikave më të nxehta në Tokë – përgjatë rajonit Afar, në Afrikën Lindore – mund të qëndrosh saktësisht në vendin ku, thellë nën tokë, kontinenti po ndahet.
Ky vend ndodhet përfundi bashkimit të tri pllakave të mëdha tektonike, të cilat gradualisht po shkëputen njëra nga tjetra. Është ky një proces i komplikuar gjeologjik, për të cilin shkencëtarët thonë se pas disa miliona vitesh do ta ndajë në dysh Afrikën, duke krijuar një oqean të ri.
Tani për tani, dëshmia më e qartë është çarja e re, e gjatë 56 kilometra, në shkretëtirën e Etiopisë.
Lëvizjet tektonike në kontinentin afrikan janë duke u studiuar tash e sa dekada, derisa matjet e reja satelitore po ndihmojnë që të përcillen dhe kuptohen më mirë këto ndryshime.
“Është ky i vetmi vend në tokë në të cilin mund ta studiojmë se si po krijohet një oqean”, ka thënë Christopher Moore nga Universiteti britanik Leeds. /KultPlus.com
Njësia Kombëtare për Dixhitalizimin e Trashëgimisë Kulturore është tashmë një hapësirë e dedikuar me pajisje teknologjike të standardeve të larta dhe personel të kualifikuar për dixhitalizimin e koleksioneve muzeale dhe trashëgimisë kulturore.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga transformimi i Njësisë Kombëtare për Digjitalizimin e Trashëgimisë Kulturore.
“Një tjetër shembull për të treguar se sa i madh është hendeku mes nesh e atyre që kujtohen për trashëgiminë kulturore, vetëm kur u shfaqet një skenë Teatri Politik”, – shprehet Rama.
Kryeministri Rama thekson se “Njësia Kombëtare për Digjitalizimin e Trashëgimisë Kulturore tanimë e rilindur nga rrënojat ku e lanë aktorët e politikës me trashëgiminë dhe e gatshme për ruajtjen, trajtimin, studimin dhe përcjelljen e trashëgimisë sonë kulturore, me standardet e çdo vendi që respekton veten duke respektuar traditën, jo duke konservuar karakatinat e pisllëkun”.
Ruajtja e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale, përcjellja e saj brez pas brezi është një nga misionet e Ministrisë së Kulturës. Ndaj edhe ngritja e njësisë së dixhitalizimit të Trashëgimisë Kulturore merr një rëndësi të veçantë. atsh / KultPlus.com
Ah, sa keq që nuk do ta shoh me plakun-shitësin bujar të shkresave në rrugët e Prizrenit.
Plakun, i cili, sa herë që e shihja nëpër Shadërvan të qytetit tim, u turpërohesha nga vetja ta përdor fjalinë: “Sot, shumë jam lodh”.
Plaku, 87 vjeçar, i cili padyshim ishte simbol i vërtetë i dinjitetit njerëzor.
Plaku, i cili, kurrë nuk e ka shtrirë dorën e lëmoshës, por deri ne çastet e fundit të jetës së tij, punoi me djersë!
Plaku, simbol i mbijetesës, sfidës, vështirësisë, por jo edhe i drejtësisë, fatkeqësisht.
Plaku, i cili, t’lenë të meditosh me mendjen tënde se, sa është e pastër paraja qe e fut në pragun e shtëpisë?!
Ishte 8 shkurti i vitit 2019, kur drekonim ne qendrën e qytetit tim, se bashku me shokun tim, Hasibin. Plaku shitës, është ofruar tek tavolina jonë duke na pyetur: – A jeni të interesuar të bleni shkrepës apo ndonjë laps?
Për një çast, desha t’i dhuroj para, duke mos marr asgjë nga ai, por, për një moment lindi pyetja:
Kush jam unë që të luaj me dinjitetin e dikujt që ka dalur për ta fituar kafshatën e gojës me pune-djersë, duke mos shtrirë dorën e lëmoshës, edhe pse rrudhat e tij tregonin qe ai ka nevojë shumë për para!
U ndala, dhe e pyeta: Axh, a ma kishe bërë një nderë? – Urno djali mirë, u pergjigjë plaku.
Kisha pas shume dëshirë që me dreku së bashku me neve në këtë tavolinë, të na tregoni me shumë për jetën dhe biznesin tuaj, e po ashtu të na këshilloni për jetën, nëse ka mundësi?
Me një buzëqeshje, pranoi.
U gëzova shumë.
Ja nisëm bisedës, përderisa ai porositi një pije dhe hamburger me pomfrita.
“Abdulla e kam emrin. 86 vjet i kam. Jam pi Zhuri. Plakën e kam te shpija. Cdo ditë dalë në Prizren, pi katuni. Plakën e kam t’smut, djali nuk munet me punue, e une duhna mi kqyr ata…”, na tregoi axha Abdulla.
U mundohesha ta fsheh fytyrën nga ai, përderisa fshija lotët. Në çdo pikë të lotit kishte një urtësi për mua.
Nga plaku mësova se:
Lufta e vërtetë është të punosh dhe sakrifikosh me djersë për familjen, dhe jo lufta me armë.
Mosha bëhet veç një numër, atëherë kur duhet me çdo kusht të punosh për më të dashurit e tu, dhe
Të jesh zot shtëpie nuk është aq e lehtë. Sepse, nga guri duhet nxjerrur paranë!
Axha Abdullah, ti sot ike, për t’u takuar me ato qe te solli këtu.
Padyshim, Ai që të ka parë se paku njëherë në jetë, prej teje ka mundur te mësojë shumëçka.
Ai, i cili mediton në krijesat e Krijuesit.
Zoti të shpërbleftë me parajsat e Tij, për punën dhe sakrificën tënde në këtë botë.
Një peticion i nisur të premten po kërkon që Apple Maps të tregojë një kufi ndërkombëtar midis Kosovës dhe Serbisë.
Vija kufitare që ndan të dy vendet në Apple Maps është vizualisht e ndryshme nga ato të përdorura për të ndarë vendet e tjera, duke e treguar Kosovën si pjesë të Serbisë, njofton Klan Kosova.
Peticioni me titull “Vendoseni Kosovën në Apple Maps” ka marrë rreth 11,000 nënshkrime në një ditë që kur është postuar në internet.
“Është shumë shqetësuese që Kosova nuk shfaqet në Apple Maps. Ju vështirë se mund t’i shihni kufijtë e saj dhe gjëja më e keqe është se tregohet si pjesë e Serbisë. Kjo duhet të ndryshojë sa më shpejt që është e mundur sepse Kosova është një vend i pavarur që nga viti 2008 ”, thuhet në të.
Ta dashurosh një grua është madhështi njerëzore. Ta duash në cilën do stinë edhe atëherë kur bije shi, kur të përvëlon dielli dhe të ngrin acari.
Të dashurosh një grua, duke e puthur në çdo mëngjes të hershëm, kur ajo pushon dhe ti nuk e zgjon nga gjumi me puthjen e lehtë dhe pa u hetuar i përfundon detyrat e shtëpisë në mëngjesin e rrezeve të para të diellit që bien në dritare.
Ta dashurosh një grua duke e përqafuar në mesnatën e vonshme kur janë fikur dritat dhe ti kujdesesh për vajzën dhe djalin.
Të dashurosh një grua duke ja puthur duart kur buzëqesh dhe kur ka plagë
Të dashurosh një grua, kur është vetja, kur të kritikon dhe ta thotë të vërtetën në sy, kur dashurinë e donë ajo vetë.
Të dashurosh një grua duke e puthë i përvëluar si në ditën e parë dhe çdo ditë.
Ta dashurosh një grua, duke sjell lule çdo javë, muaj dhe vite, ku do që është, në gjumë, në tavolinë punë, rrugë, shtëpi apo varr. / KultPlus.com
Vendet që kanë në krye të qeverisë një femër kanë regjistruar 4,3 herë më pak viktima nga Covid-19 sesa vendet që drejtohen nga meshkujt. Në këtë përfundim ka dalë një studim i Trinity College në Dublin të Irlandës.
Studimi analizoi pandeminë e koronavirusit në 35 shtete, 10 prej të cilëve drejtoheshin nga femra. Shembuj pozitivë të menaxhimit të krizës janë Gjermania, Zelanda e Re, Danimarka dhe Finlanda, 4 shtete që drejtohen nga femra.
Në shtetet që drejtohen nga meshkuj kishte 21 viktima për 1 milion banorë, ndërsa në shtete që drejtohen nga femra kishte 4,8 viktima për 1 milion banorë.
Gjithashtu, këto shtete kishin arritur ta ulnin më përpara kurbën e epidemisë.
Studimi thekson se udhëheqëset femra i dhanë më shumë prioritet shëndetit publik dhe jo ekonomisë.
Ish-kampionia e botës për juniore në patinazh artistik, Ekaterina Alexandrovskaya ka vdekur në moshën 20-vjeçare. Sipas mediave ruse, Alexandrovskaya është gjetur e vdekur në Moskë, ndërsa dyshimet janë se ka kryer vetëvrasje.
Një burim i ka thënë agjencisë Tass se trupi i sportistes është gjetur në afërsi të shtëpisë së saj në Moskë. Është raportuar se për shkak të një lëndimi fizik ajo edhe më herët kishte tentuar vetëvrasjen.
Alexandrovskaya ka garuar për Rusinë në të kaluarën. Prej vitit 2016 garoi për Australinë. Kishte fituar titullin e botës së bashku me patinazhistin australian, Harley Windsor, në vitin 2017.
Kjo dyshe të njëjtin vit kishte fituar edhe çmimin Grand Prix për juniorë. Dy herë ka fituar në kampionatin e Australisë.
Alexandrovskaya ka garuar edhe në “PyeongChang 2018”, por për shkak të lëndimeve rresht ishte pensionuar nga sporti në shkurt të vitit 2020.
Sipas biografëve të Mufit Libohovës, ka qenë pikërisht ai që ka propozuar emrin Lek gjatë kohës që ushtronte detyrën e ministrit të Financave.
Mufit Libohova ose Mufit Bej Libohova, lindi në vitin 1876 dhe vdiq në vitin 1927.
Rrjedh nga oxhaku i vjetër i familjes Libohova që për shumë kohë gjatë Perandorisë Otomane kanë sunduar Janinën.
Ka qenë kryeministër i Shqipërisë në një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913 – 1914.
Ishte pjesë e shtetit shqiptar nga 1912 e gjer në vdekje, si ministër i Drejtësisë, ministër i Punëve të Brendëshme, ministër i Financave dhe ministër i Punëve të Jashme. Gjithashtu ishte themelues i Bankës së Shqipërisë.
Ka lënë një numër veprash me përmbajtje historike e juridike.
Sot ka ndërruar jetë ikona e minatorëve të Trepçës, Bajram Musliu, i njohur si Bajram Zasella.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Gazmend Syla, i cili e kishe edhe kushëri, njofton Klan Kosova.
“Ka vdekur ikona e minatorëve të Trepçës (dhe kushërini im) Bajram (Zasella) Musliu nga Zasella e Mitrovicës”.
“I ndjeri mbahet mend për deklaratën e guximshme dhe të paharruar gjatë grevës së madhe të shkurtit 1989 në Stanterg, të cilën mund ta gjeni në këtë promo dokumentari”.
“Ngushëllime familjes së tij të ngushtë, katundit, minatorëve të Trepçës dhe krejt Kosovës!”.
Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Policinë e Shtetit ka paralajmëruar për rrezikshmërinë e një loje të re virtuale që quhet “Jonathan Galindo”.
“Për të sqaruar më mirë opinionin publik, loja e re virtuale “Jonathan Galindo” vjen pas disa lojërave virtuale siç kanë qenë “Balena Blu” dhe “Momo”. “Jonathan Galindo”, i njohur edhe si “Cursed Goofy”, është një personazh i përshkruar si një njeri i veshur me një maskë qeni “Goofy” dhe është i lidhur me sfidën Balena Blu. Përdorues anonimë krijojnë profile duke përdorur emrin “Jonathan Galindo” dhe duke përdorur imazhe të ndryshme të “Cursed Goofy” dhe më pas iu dërgojnë mesazhe grave dhe fëmijëve nëpërmjet platformave të mediave sociale, duke i pyetur ata nëse dëshirojnë të luajnë një lojë, duke iu referuar sfidës së Balenave Blu, e cila ka ngjashmëri me sfidën “Momo”. Nëse ata refuzojnë, përdoruesi do t’i kërcënojë se do bëjë publik informacionin e tyre personal. Nëse personat të cilët kanë marrë mesazhet do të pranojnë të luajnë, kjo sfidë mund të zgjasë 50 ditë me 50 sfida të ndryshme dhe si përfundim sfida e fundit mund t’i çojë deri në shkaktimin e vetëvrasjes”, sqaron policia.
“Po ashtu, për sqarim të opinionit publik, pamja e përdorur nuk është pamje e cila detyrimisht duhet të tregojë që përdoruesi i saj të jetë pjesë e kësaj sfide, pasi ajo mund të përdoret dhe nga përdorues të ndryshëm për qëllime tërësisht të ndryshme. Imazhet e përdorura në profilet e këtyre llogarive kanë origjinën nga stilisti Samuel Canini dhe datojnë të paktën në vitet 2012-2013. Personazhi “Jonathan Galindo” aktualisht është i paidentifikuar, por profili i parë i përdorur për këtë qëllim vjen nga platforma sociale “TikTok”, në vjeshtën e vitit 2019. Që nga krijimi i këtij profili, llogari të shumta të ngjashme me njëra-tjetrën janë shfaqur në të gjithë rrjetet sociale si: TikTok, Tëitter, Instagram, Discord dhe më shumë, duke dërguar mesazhe tek përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale dhe duke i inkurajuar ose kërcënuar ata që të marrin pjesë në këtë sfidë”, shton policia në njoftimin e saj.
Blutë u bëjnë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes përsa i përket monitorimit të pjesëtarëve të familjes së tyre dhe veçanërisht të fëmijëve, në çdo rast, dhe sidomos kur vërejnë shenja si: Fëmijët marrin mesazhe apo postime nga “Jonathan Galindo”, i cili është një njeri që e ka fytyrën të lyer si personazhi “Micky Mouse” ose si qen; Marrin ose referohen në #f57, #f40 ose #ImaËhale; Ndryshime ekstreme në zakonet e tyre të të ngrënit apo të gjumit; Përdorimi i veshjeve të gjata që mbulojnë mirë pjesët e trupit me qëllim që të fshihen vetëdëmtimet trupore; Fotografimi i veprimeve apo aktiviteteve të ndryshme dhe dërgimi në llogari të rrjeteve sociale që prindërit nuk i njohin.
“Si përfundim, sqarojmë opinionin publik se deri më tani Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Policinë e Shtetit nuk ka evidentuar asnjë rast të tillë në Republikën e Shqipërisë dhe njëkohësisht bën thirrje për çdo shtetas që beson apo dyshon se gra apo fëmijë ndodhen në situatë të një rreziku të tillë, të njoftojnë menjëherë dhe në çdo moment Policinë e Shtetit”, përfundon njoftimi i policisë.
Gjatë Samitit të Bashkimit që nisi sot në Bruksel, pati edhe skena qesharake. Në një foto, shihet kancelarja gjermane Angela Merkel duke “ia tërhequr vërejtjen” kryeministrit bullgar, Boyko Borissov, se nuk e ka vënë mirë maskën për parandalimin e COVID-19.
Në fotot e shkrepura nga AP-ja, shihet teksa Merkeli ia bën me gisht Borissovit se duhet të mbulojë hundën dhe gojën me maskë.
Të premten, udhëheqësit 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel për Samitin e kësaj organizate, që ishte takimi i parë që nga shkurti, e ku u diskutuan dhe u morën shumë vendime për luftimin e koronavirusit dhe rimëkëmbjen ekonomike.
Zjarrfikësit kanë luftuar me flakët që shpërthyen në orët e hershme të së shtunës brenda katedrales së qytetit perëndimor francez, Nantes.
Lajmin për këtë zjarr e bëri të ditur shërbimi zyrtar i zjarrfikësve përmes llogarisë në Twitter.
Në pamjet e publikuara në televizione shihej duke dalë tym nga objekti i ndërtuar në shekullin e pesëmbëdhjetë, shkruan “Reuters”. Ekspress / KultPlus.com
Përktheu dhe përshtati: Nuhi Sadiku Autor i poezisë: David Gilmour
Aroma e ëmbël e një pikëllimi të madh shtrihet mbi tokë Duqe tymi ngriten dhe bashkohen në qiellin e rënduar: Një njeri shtrihet, ëndërron për fushat e gjelbërta dhe lumenjtë Por zgjohet në një mëngjes pa arsye për t’u zgjuar I përhumbur nga kujtimi i një parajse të zhdukur Në rininë e tij a në ëndërr, s’mundet ta saktësojë Është i prangosur në një botë të vdekur përgjithmonë Nuk mjafton… nuk mjafton.
Gjaku i tij është ngrirë dhe prerë nga lemeria Gjunjtë e tij janë dridhur dhe natën i janë dorëzuar Në momentin e të vërtetës dora i është dobësuar Hapi i tij është ligështuar
Një botë, një shpirt Koha ikën, lumi rrjedh
I flet lumit për përkushtimin dhe dashurinë e humbur Dhe heshtur i përgjigjet asaj ftese të rrëmbyeshme Rrjedh errët dhe i trazuar drejt e në det Një aludim i zymtë se çka i duhet të jetë Është një erë që kësaj nate fryn pandërprerë Dhe sytë më janë pluhurosur, shikimi është verbuar Dhe heshtja që flet më zëshëm sesa fjalët E premtimeve të thyera.
Qyteti shqiptar në Mal të Zi, Ulqini, është prej destinacioneve të pëlqyera turistike për qytetarët e Kosovës. Por për shkak të pengesave në kufi, pak kosovarë po pushojnë aktualisht në këtë qytet bregdetar. Dhe kjo, ndër të tjera, ka ndikuar që numri i turistëve në Ulqin të jetë fare i vogël.
Sipas të dhënave zyrtare, në Ulqin aktualisht janë duke pushuar 2000 turistë. Sipas gazetës malazeze “Vijesti”, ky numër është 20 herë më i vogël se ai i turistëve që ishin vitin e kaluar në periudhë të njëjtë.
Vjet në të njëjtën kohë në Ulqin ishin afro 42 mijë turistë, sipas të dhënave të agjencisë lokale turistike.
“Më së shumti mysafirë janë të paraqitur në akomodim privat, më shumë se 1600. Në hotele po qëndrojnë 380 turistë, ndërsa në kampe 21. Prej numrit të përgjithshëm, mysafirë të vendit janë 157, kurse të huaj 1859”, ka njoftuar Vijesti.
Situata me koronavirus natyrisht është arsyeja kryesore për këtë rënie të jashtëzakonshme. Për kosovarët hyrja në Mal të Zi lejohet vetëm duke prezantuar një test negativ për COVID-19. Për shumë shqiptarë që jetojnë në vendet evropiane hyrja në Mal të Zi nuk është e ndaluar. Por shumica e shqiptarëve që jetojnë në Evropë kanë limituar edhe pushimet në vendlindje për shkak të gjendjes së krijuar, përkatësisht rritjes së madhe të shifrave të të infektuarve në javët e fundit.
Komisioni Europian miratoi 50 milionë euro për të mbështetur programin EU4Culture, të cilat do të shkojnë për restaurimin e monumenteve të kulturës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Ky fond është pjesë e një pakete prej 100 milionë eurosh, e miratuar në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë shqiptare për rehabilitim dhe rindërtim pas tërmetit. Ky financim është pjesë e premtimit të përgjithshëm të Komisionit Europian prej 115 milionë eurosh, të dhënë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, në fillim të këtij viti.
Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, u shpreh se, “me miratimin e kësaj pakete financiare prej 100 milionë eurosh, Bashkimi Europian po mban angazhimin, për ta ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, ashtu siç po e mbështesim vendin për të përballuar pasojat e krizës COVID-19. Ne e kemi mbajtur premtimin tonë për t’u qëndruar pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe e kemi përtërirë mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane”.
Programi i sapomiratuar do të përqendrohet në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore, përfshirë mobilet dhe pajisjet, për t’u mundësuar fëmijëve dhe të rinjve të kthehen në shkollë me kushte dhe lehtësira më të mira. Ai do të bazohet në punimet e nisura tashmë në kuadrin e programit ekzistues të rindërtimit prej 15 milionë eurosh të financuar nga Komisioni Europian. Programi i ri do të financojë më tej rehabilitimin e siteve të dëmtuara të trashëgimisë kulturore, përfshirë monumente, muze, biblioteka dhe vende arkeologjike, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe për zhvillimin ekonomik vendor.
I gjithë ndërtimi do të ndjekë parimin “Rindërto më mirë”, duke zbatuar norma të qëndrueshme ndërtimi dhe duke zvogëluar rrezikun e ardhshëm, si dhe duke rindërtuar infrastrukturë dhe sisteme më të forta, më të sigurta dhe më rezistente ndaj katastrofave. Masa e veçantë do të sjellë gjithashtu përmirësime në eficiencën e energjisë.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e ka cilësuar një lajm të shkëlqyer.
“Një lajm i shkëlqyer na vjen sot nga Komisioni Europian, i cili ka miratuar sot paketën prej 100 milionë eurosh, të cilat do të shkojnë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Prej tyre, 50 milionë do të shkojnë për restaurimin e monumenteve të dëmtuara. Një premtim i mbajtur nga Bashkimi Europian, kjo familje e madhe, pjesë e së cilës urojmë të jemi së shpejti. Me ndihmën e partnerëve tanë strategjikë, nën moton “Rindërto më mirë”, jo vetëm do të mbyllim këtë plagë të hapur, por do të ngremë një të ardhme më të mirë për komunitetet e prekura”, është shprehur Margariti. / Atsh / KultPlus.com
Ka kaluar kohë qëkur një këngë shqiptare ka pasur një tekst me domethënie dhe të përjetuar.
“Betohem me këngë” është këngë e njohur e Armendit e para shumë vitesh e cila ia vlen të dëgjohet edhe sot.
Do shumë pak koment kënga, teksti, melodia dhe zëri që e ka vetëm Armendi. /KultPlus.com
Teksti:
Asgje nuk kam pos ketij kujtimi t’hidhur n’ty e me duhesh sikur uji me duhesh si liria.
A ka dikush qe dashurine edhe si ti e lendoi? A ka dikush ne kete qytet qe dashurine si ti shqelmoi? E une kur flas per dashuri vetem per ty di te flas, xhelozi e thelle kur fati ju buzeqesh ca njerezve tjere. Asgje nuk kam, asgje s’ka mbete, lagjja jone ende flet per ne, nena ime tenden pershendet, por asgje s’ka mbete vetem kjo barre qe e mbaj, tere boten mbi shpine thuaj se e kam, i lodhur jam. Dhe do te bie une ne mend nje dite kur fati ty te le, por do t’jete vone dhe nese vuan pranë me kurr s’do te me kesh.
Ne emer te kujtimeve, ne emer te dashurise sone te dikurshme shko, shko nga dhembja ime pergjithmone.
Betohem me kenge ne dy syte e mi, kur jep dashuri me dashuri s’te kthehet s’ka aty drejtesi, asgje n’mes nesh, asgje e shenjte, ure me nuk ka, gremine e thelle neve na ndane. Betohem me kenge, ne krenari, loti nga guri do te rrjedh me pare se do t’rrjedh nga syt e mi, hena si diell do te na djege, deti pa kripe do te mbete shume me pare se qe do t’kthehem tek ti.
Ne emer te kujtimeve, ne emer te dashurise sone te dikurshme shko, shko nga dhembja ime pergjithmone.
Betohem me kenge ne dy syte e mi, kur jep dashuri me dashuri s’te kthehet s’ka aty drejtesi, asgje n’mes nesh, asgje e shenjte, ure me nuk ka, gremine e thelle neve na ndane. Betohem ne kenge, ne krenari, loti nga guri do te rrjedh me pare se do t’rrjedh nga syt e mi, hena si diell do te na djege, deti pa kripe do te mbete shume me pare se qe do t’kthehem tek ti.
Asgje nuk kam pos ketij kujtimi t’hidhur n’ty e me duhesh sikur uji me duhesh si liria.
Kolloneli Tuk Jakova, në lamtumirën që botoi në Diellin, 18 shtator, të mbyllur këtu Brenda, më hapi luftën me disa akuzata dhe insituata të shëmtuara. Nuk mund t’i përgjigjem botërisht tani për tani, se nuk dua të embararasoj guvernënnë këtë kohë kritike as tërthorazi, duke goditur delegatin e saj. Do të flas pasi të shkonjë kriza. Sa për tani, nuk më mbetet veçse t’ju qahem juve, që na derguat këtë kërcu të pagdhendur.
Për të nisur, Kolloneli nuk di shqip, as gegërisht as toskërisht; Në çdo dialekt që i flinsja ay nuk me merrte vesh nga shaku që është një budalla pa kulturë. Kurrë në jetën time nuk jam dëshpëruar aq sa kur pashë këtë njeri si përfaqësonjës të Shqipërisë së Re. Me gjithë këtë, posa arriu në New York, i blatova ndihmën time, dijen time, dhe eksperiencën time pa kondita, pa rezeva, dhe pa pritur as ndonjë çperblim, as ndonjë memuriet. Po ay më shikonte shtrembër me mosbesim instiktif të barabarit kundrejt njeriut të mësuar. Flas vetëm për Kollonelin, se delegatët e tjerë ishin aq të dominuar prej tij sa ay as i përfillte fare. Në mbledhjen e parë biseduam mi konferencat, që do të bënin nëpër kolonitë shqiptare.
Më polli shpirti gjersa shtruam një program, të cilin pastaj Kolloneli e ndronte dhe e sakatonte, dyke dëgjuar mëndjet të atyre që u kishte besim, çiliminjve që i njihte si vëllezër nga mentaliteti.
Konferencat van mjaft mirë sa kohë ishte këtu z. Behar Shtylla po kur ky shkoi në Paris pushuan menjëherë. Duket qe Kolloneli nuk i shijonte aspak. Pas konferencave u hothmë në veprimin diplomatik. E këshillova Kollonelin të kërkonte menjëherë një pjekje nga Sekretari i Përgjithshëm z. Trygve Lie. Ia gatita udhën me anën e profesorit Laugier, një zyrtari të lartë të UNO- së, i cili është Ndihmës Sekretar për Punët Shoqerore dhe Ekomomike. Po Kolloneli e shikonte me dyshim çdo çap që i këshillonja. Kujtonte se unë i vinja ndonjë grackë. Mezi Pranoi dhe e bëri kabull ta shikonte Profesorin.
Ky mirëpriti delegatët dhe ua regulloi pjekjen me Trygve Lie-në. Bashkëfjalimi u zvarris pak minuta me dy dragomanë. Kolloneli fliste shqip, Behari ia kthente frëngjisht, edhe një dragoman i Sekretariatit ia kthente Trygve Liesë inglisht, meqenë që ky nuk dinte as frëngjisht as shqip. Nga ky muhabet me dy tërxhumane, Kolloneli hoqi konkluzjen groteske, që hyrja e Shqipërisë në UNO ishte punë e mbaruar, telegrafoi në Tiranë, dhe e vuri guvernën në gjumë me lajmën e nje triumfi imagjinar.
Unë isha në prakun e derës së tij, gati qe t’i shërbenja si dragoman, po nuk më thirri, se nuk kishte besim. Bëri vetëm një përjashtim, kur më mori si përkthonjës në pjesën me delegatin Amerikan. Për çudi, nuk i kishte besim as Alqit, edhe i vazhdoi bashkëfjalimet me anë dy dragomanësh edhe në disa raste të tjera. Lajmën që Kolloneli e kishte vënë guvernë në gjumë me fjale e bukura të Trygve Liesë e mësova disa javë pas ngjarjes, se Kolloneli nuk m’i tregonte sekretet diplomatike. I çfaqa dyshimin që fjalët e ëmbla dipllomatike nuk duhen marrë si senet, po ay veshin shurdhër. Që në pjekjen e parë e këshillova të shkonte në Washington dhe të hynte në kontakt me Departamentin e Shtetit edhe me Kryqin e Kuq Amerikan. Nuk më dëgjoi. I la këto vizita kryesore për ditën e funtme të gushtit, dy muaj më vonë.
Kur mori pyetjet nga Komisioni i Anëtarësisë, Kolloneli më bëri favorin të më pranojë si dragoman, dhe kështu e ndihmova në formulimin e përgjigjeve dhe të memorandëve, të cilat më kanë mbajtur pa gjumë disa netë. Ditën Kolloneli m’i ndreqte, dyke insistuar jo vetëm në esencën, po edhe në retorikën e kulluar. Kur ardhi çështja e trakteve, e këshillova të pyeste guvernën përpara se të përgjigjej me argumentin e vjetërsuar të vendimeve të Përmetit, të cilave u kishte shkuar koha, pasi u shtrua projekt teksti paqes me Italinë prej Këshillës së Ministrave të Jashtëm në Paris. Kolloneli refuzoi t’ju pyeste, pse pretendonte që jua dinte mejtimin. U çudit kur mësoi më vonë që ju e kishit rikonsideruar çështjen dhe i kishit pranuar traktatet multilaterale pa kondita.
Në funt të gushtit Kolloneli shkoi në Washington dhe kur u kthye në New York, më siguroi se rilidhja e marrëdhënieve midis Kryqit të Kuq Amerikan dhe Kryqit të Shqiptar ishte punë e mbaruar. Siç u muar vesh pastaj, Kolloneli u bë prapë viktima e naivitetit dhe e padijes së gjuhës. Puna jo vetëm nuk ishte ndrequr, po ishte prishur fare.
Tani Kryqi i Kuq Amerikan, sipas fjalës, i lidhi ndihmat e mbledhura këtu dhe nuk i la të shkojnë në shqipëri. Sa për çështjen e bashkimit, ju lutem të këndoni një komunikatë që botoi Vatra në Diellin, më datë 25 shtator, të mbyllur këtu brënda. Nga kjo do të merrni vesh qe Vatra ka bërë një propozim për tretjen e plotë të dy organizatave, dhe nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga Shqipëria e Lirë. Këtë gjë di fare mirë Kolloneli po nuk e përmendi në Lamtumirën.
Veç kësaj, ky propozim i Vatrës është akoma i hapur, dhe negociatat nuk jane prerë. Përse ahere Kolloneli i deklaroi lu, ftë Vatrës edhe mua pa pritur përfundimin e këtyre bisedimeve. Më në funt, rolli i nërmjetarit është t’i pajtojnë të dy anët jo ta përkrahë njërën anë dhe t’i deklarojnë lu, ftën anës tjetër, siç bëri Kolloneli.
Tani vinj në konkluzjen: Nga budallallëkët e Kollonelit nuk do ta ndyshoj qëndrimin tim përpara Shqipërisë dhe guvernës suaj në theori. Po në praktikë puna ndryshon. Në doni bashkëpunimin tim, duhet të dërgoni një njeri, i cili të më ketë besim dhe i cili të dijë të paktën shqip që të merremi vesh. Sa për të huajt, duhet të dijë të paktën inglisht, meqenëqë këtej nuk shkon shumë frëngjishtja. Nga ana tjetër nuk duhet të më impononi zevzekë të këtushëm si bashkëpunëtorë, të cilët ju nuk mund t’i njihni.
Dy fjalë për marëdhëniet me Amerikën, të cilat janë kyçi i problemeve tuaj këtu. U lodha dyke ju përsëritur që duhet t’i pranoni traktatet në parim pa kondita, se fundi i fundit kjo nuk është vetëm një çështje formulle pa rëndësi praktike. Pasi të lithni marëdhënënje diplomatike me Amerikën, ahere çështja e Kryqit të Kuq Amerikan do të zgjidhet vetetiu me pak durim, dhe vetem ahere do të hapet udha për te nisur një fushatë serioze. Një fjalë për të mbaruar.
Kolloneli kur më hapi lu, ftën, nofta kishte harruar që ishte delegat i Shqipërisë. Po milei kujtojnë që ay flet në emrin e guvernës. Tani, në qoftësë nuk jinni në një mendje me Kollonelin, duhet ta këshilloni t’i marrë prapë që më ka bërë. Në mos i marrtë prapë, do të jem i shtrënguar të konkludonj që guverna e aprovon lu, ftën që më deklaroi Kolloneli. Ashtu e do llogjika për fat të keq. Dhe ahere bashkëpunimi ynë merr funt në praktikë.
Kam shpresë që episodi i Kollonelit është vetëm makthi i një nate të keqe, dhe që kurrë nuk kini patur qëllim t’u bini me shkelmë miqve tuaj.
Përballë rritjes së numrit të rasteve me koronavirusin SARS-CoV-2 dhe kërcënimit të një vale të dytë, autoritetet e disa vendeve të Europës kanë rritur masat antiCOVID-19.
Rikthimi i kufizimeve dhe masave të tjera si mbajtja e detyrueshme e maskës, janë vendosur këto ditët e fundit në Europë.
– Spanjë –
Rreth katër milionë banorëve të zonës metropolitane të Barcelonës, në verilindje të Spanjës, u është bërë thirrje nga qeveria rajonale katalanase, që nga sot, të qëndrojnë në shtëpi përveç rasteve të nevojës së parë, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.
Autoritetet rajonale kanë vendosur gjithashtu të mbyllin kinematë, teatrot, diskotekat, të ndalojnë takimet prej mbi 10 persona, vizitat në azile dhe gjithashtu kanë kufizuar kapacitetin e pritjes në 50% në bare dhe restorante.
Paralelisht, që prej 15 korrikut, banorët e qytetit katalanas të Leridas dhe komunave përreth, rreth 250 000 persona, janë rikufizuar.
– Portugali – Në rajonin e Lisbonës, rikthehet kufizimi në shtëpi që nga 1 korriku për 700 000 banorë në 20 lagje. Këto masa u zgjatën të paktën deri në fund të korrikut.
– Britani e Madhe – Më 29 qershor, qeveria britanike rikufizoi qytetin e Leicester, me mbylljen e dyqaneve jo thelbësore për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19. Rikufizimi do të lehtësohet pjesërisht më 24 korrik, njoftoi qeveria.
Mbajtja e maskës do të bëhet e detyrueshme në të gjitha dyqanet në Angli duke filluar nga 24 korriku.
– Irlandë – Vendi do të rihapte plotësisht baret më 13 korrik, por e shtyu fazën e fundit të lehtësimit të masave më 10 gusht, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. Grumbullimet janë të kufizuara në 50 persona në ambjentet e brendshme dhe 200 në ambjentet jashtë, ndërkohë që mbajta e maskës është bërë e detyrueshme në dyqane.
– Francë – Mbajtja e maskës do të bëhet e detyrueshme në të gjitha vendet e mbyllura, veçanërisht në dyqane duke filluar nga java e ardhshme.
Në departamentin e Mayenne (perëndim), që numëron disa vatra, mbajtja e maskës është e detyrueshme në vendet e mbylluta publike të gjashtë komunave, përfshirë dhe prefekturën Laval.
– Belgjikë –
Që nga 11 korriku, mbajta e maskës është e detyrueshme për çdo persona të paktën 12 vjeç në vendet e mbyllura publike (dyqane, kinema, biblioteka, vende kulti, etj). Më parë ikjo masë ishte vendosur vetëm në transportin publik. Për shkak të rritjes së lehtë të infeksioneve, autoritetet nuk kanë njoftuar asnjë lehtësim të kufizimeve për grumbullimet.
– Gjermani –
Gjermania, një prej vendeve, deri tani më të kursyera në Europë nga koronavirusi i ri, ka riforcuar dispozitivin e saj kundër pandemisë përballë rrezikut për një valë të dytë të importuar nga pushuesit e kthyer nga pushimet.
Autoritetet gjermane do të vendosin masa kufizuese më të ashpra në nivel lokal në rast të shfaqjes së ndonjë kulmi kontaminimesh.
“Qeveria dhe shtetet rajonale kanë rënë dakord që “ndalimet e daljes” të lëshohen në nivelin e zonave të kufizuara gjeografike për banorët që do të rikufizoheshin pas shfaqjes së ndonjë vatre të COVID-19″, njoftoi kancelaria.
– Hungari – Vendi ka ndaluar që nga mesi i korrikut hyrjen në territorin e tij për shtetasit e vendeve afrikane si Amerika e Jugut, e pjesës më të madhe të vendeve aziatike dhe të shteteve të caktuara europiane, në kuadër të rritje së numrit të rasteve me COVID-19. /KultPlus.com
Libri i shumëpërfolur i mbesës së presidentit amerikan, Donald Trump, është shitur në pothuajse 1 milion kopje që në ditën e parë të botimit dhe është ngjitur në krye të listës së librave më të shitur në “Amazon”.
Libri i Mary Trump, që shtjellon përjetimet përbrenda familjes Trump, u botua të martën dhe u shit në 950 mijë kopje, pasi gjykata e lejoi publikimin e tij, pavarësisht kundërshtimeve të presidentit.
Në këtë vëllim, autorja përshkruan babanë e Trumpit, Fred, si një burrë sociopatik që shtypte ndjenjën e mirësisë dhe empatinë e të gjithëve përreth tij, përfshirë edhe vetë presidentin aktual.
Libri ka bërë bujë të madhe qysh para botimit, teksa presidenti është munduar që ta ndalte me çdo kusht publikimin e tij.
Duke folur për mediat amerikane, pas heqjes së ndalesës për deklarime publike, psikologia Mary Trump ka përshkruar presidentin si person me tendenca “të qarta raciste”. Ajo në një intervistë për “Washington Post” madje ka vlerësuar Trumpin si të padenjë për të qenë president dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij.
Ata janë që nga fëmijëria e tej të karakterizuar nga prirja për të qenë më se agresivë dhe mbizotërues ndaj të tjerëve. Energjia e tyre, forca e përpjekjeve të tyre pas interesit personal, është kaq e madhe saqë ata priren të rrëzojnë çdo gjë ose çdonjërin që hyn në rrugën e tyre. Më energjikët midis tyre janë prepotentët dhe sadistët, disi më pak energjikë ata, që dëmtojnë të tjerët duke dëmtuar veten e tyre ku përfshihen alkoolistët, të droguarit dhe vetëvrasësit.
I Dyti është tip i varur.
Ata janë njerëz të ndjeshëm, të cilët kanë zhvilluar një guaskë rreth vetes, e cila i mbron, por ata mund të mbështeten tek të tjerët që t’i mbartin nëpër vështirësitë e tyre. Ata kanë nivel të ulët energjie dhe kështu bëhen të varur. Kur janë të tronditur, tek ata shfaqen simptomat neurotike, fobitë, obsesionet, shtrëngimet, ankthi i përgjithshëm, histeria, amnezia, e kështu me radhë, duke u varur në detajet individuale të mënyrës së jetesës.
Tipi i tretë është shmangës.
Këta kanë nivel më të ulët të energjisë, dhe mbijetojnë në thelb vetëm duke iu shmangur jetës, veçanërisht njerëzve të tjerë. Kur shkojnë në ekstrem ata tentojnë të bëhen psikopatë duke u tërhequr përfundimisht në botën e tyre personale.
Tipi i katërt, tipi i dobishëm shoqëror.
Ky është individ i shëndoshë, i tillë që ka së bashku interesin shoqërorë me energjinë. Sipas Adler, pa energji ju nuk mund të keni më të vërtetë interes shoqëror, ashtu siç nuk do të ishit i zoti të bënit ndonjë gjë për këdo tjetër.
Këto katër tipas kadegorizohen në…
Kolerik, i nxehtë dhe i thatë, i zemëruar gjatë gjithë kohës. Koleriku është afërsisht tipi sundues
Flegmatik, i ftohtë dhe i lagësht. Mund të ishte i plogësht. Ky është afërsisht tipi i varur.
Melankoliku, i ftohtë dhe i thatë, kanë prirje për të qenë vazhdimisht të trishtuar. Ky është afërsisht tip shmangës.
Sanguini, i ngrohtë dhe i lagësht. Ky person i qeshur, miqësor, natyral, përfaqëson tipin e dobishëm shoqëror.
Adler është i mendimit se çdo tip është unik me stilin e tij të jetës dhe ideja e tipave është për të vetëm një mjet orientues, një trillim i dobishëm, jo domosdoshmërish një realitet absolut. /KultPlus.com
“Salla e Teatrit Kombëtar të Kosovës si rrallë herë ishte e stërmbushur. Pasi u zunë të gjitha karriget, pjesa e mbetur e publikut vendosi të qëndronte në këmbë, për ta parë e dëgjuar performancën e Edona Reshitaj në koncertin “Zonjat e Kangës”. Edona Reshitaj si zë i njohur për publikun si dhe natyra e koncertit, ishin me gjasë dy arsyet që garantonin suksesin e natës së mbrëmshme”, kështu e kishte nisur KultPlus artikullin për koncertin “Zonjat e Kangës” nga Edona Reshitaj.
Reshitaj, mes një numri këngësh të zgjedhura, e ka kënduar edhe një nga hitet më të pavdekshme të bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarushës.
KultPlus ju sjell videon e kësaj kënge të performuar nga aktorja dhe këngëtarja, Edona Reshitaj:
Shmuel Yosef Agnon ishte shkrimtar hebre, fituesi i parë i Çmimit “Nobel” për letërsi, për vitin 1966. Çmimin e fitoi së bashku me poetin Nelly Sachs, shkruan KultPlus.
Në gjuhën angleze veprat e tij i gjejmë të publikuara me emrin S. Y. Agnon.
Në veprimtarinë e tij, ai merret kryesisht me konfliktin midis jetesës tradicionale hebreje dhe botës moderne.
Kontributin e tij në letërsi e vlerësuan lartë për zgjerimin e rolit narrativ prozaik.
Stili i tij po ashtu u konsiderua i vecantë për përzierjen e tradicionales me hebraishten moderne. /KultPlus.com