Nëpërmjet peticionit “Ti nuk më përfaqëson”, kërkohet shkarkimi i Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, që nga dita e djeshme është përsosni më i përmendur në skenën politike në vend. Ai  dje ka fyer deputeten e kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, kur po diskutohej në lidhje me çështjen e personave të pagjetur si njëra ndër plagët më të mëdha që ka shoqëria kosovare.

Deklaratat e Selmanaj që nga dje kanë ngjallur pakënaqësi të madhe tek qytetarët, por edhe disa nga përfaqësuesit e institucioneve, si dhe partive opozitare. Iniciativa Qytetare gjatë ditës së sotme ka publikuar peticionin “Ti nuk më përfaqëson! Shkarkim!”, ku kërkohet shkarkimi i Driton Selmanaj.

Ata nëpërmjet këtij peticioni kanë shprehur indinjatën e tyre kundrejt deklaratave të Driton Selmanaj dhe kanë bërë thirrje për nënshkrimin e këtij peticioni.

Më poshtë gjeni përshkrimin e peticionit si dhe linkun:


Kosova ende vazhdon të jetojë në terrin e të pagjeturve. Ende mbetet plagë e hapur mos vënia e drejtësisë për krimet e masakrat, për gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.


Andaj si qytetarë, si familjarë të personave të pagjetur, të atyre të vrarë, të grave viktima të dhunës seksuale dhe gjithë atyre që kanë parë krimet me sy dhe kanë përjetuar masakrat në lëkurën e tyre, jemi thellësisht të indinjuar nga deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës Driton Selmanajt. Ky njeri dhe ky emër nuk paraqet person fizik por përfaqëson institucionet e Republikës së Kosovës dhe si e tillë është e rrezikshme të kemi në udhëheqje një përfaqësues që i konsideron çështjen e të pagjeturve, masakrat dhe krimet e kryera në Kosovë si çështje që është konsumuar dhe ezauruar.


Prandaj, ky peticion është protesta jonë!


U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të nënshkruajnë peticionin përmes së cilit kërkojmë nga kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti shkarkimin e Driton Selmanajt nga pozita e zëvendëskryeministrit. Ndërsa Driton Selmanaj e ftojmë të japë dorëheqje nga çdo pozitë zyrtare në institucionet e Republikës.

Ti nuk më përfaqëson!/ KultPlus.com

https://www.change.org/p/kryeministri-i-kosov%C3%ABs-z-avdullah-hoti-historia-q%C3%AB-harrohet-p%C3%ABrs%C3%ABritet-shkarkim?recruiter=false&utm_source=share_petition&utm_medium=facebook&utm_campaign=psf_combo_share_initial&utm_term=share_petition&recruited_by_id=833f79e0-2b52-11eb-b238-0de0ef775a6f&utm_content=fht-25934136-en-us%3A0

Shkrimtarët bashkohen në peticionin që përkrah libraritë

Matt Haig, Malorie Blackman dhe Adam Kay janë në mesin e qindra shkrimtarëve që janë bërë bashkë në një iniciativë të përbashkët për të inkurajuar lexuesit që të blejnë libra nga librashitësit e tyre lokalë, pasi një bllokim i dytë në Angli i detyron dyqanet në vend që të rimbyllen.

Librashitësit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar tashmë kishin hasur në vështirësi pas bllokimit kombëtar këtë pranverë, me disa kufizime për parandalimin e koronavirusit ende në fuqi në Skoci, Uells dhe në Irlandën e Veriut. Por ata kanë frikë nga ndikimi shtesë i mbylljeve të vendosura gjatë periudhës së Krishtlindjes, kur disa nga librat më të njohur të vitit lëshohen dhe zakonisht ka një rritje të shitjeve, shkruan “The Guardian”.

Holly Bourne doli me idenë e sigurimit të dyqaneve me libra të nënshkruar e të personalizuar për të stimuluar klientët për të blerë nga dyqanet lokale në vend të blerjeve online. Kur ajo ua përmendi planet e saj shkrimtarëve të tjerë, bëri jehonë dhe më shumë se 300 shkrimtarë tani janë regjistruar në iniciativën “#SignForOurBookshops”, duke përfshirë David Nicholls, Dolly Alderton, Jack Monroe, Holly Webb, Juno Dawson dhe Dorothy Koomson.

“Karantinimi u bë i ditur të shtunën, e unë të dielën sapo u zgjova duke u ndier shumë i shqetësuar për të gjithë”, ka thënë Bourne, “por gjithashtu i shqetësuar se libraritë thjesht do të shkatërrohen – ata ia dolën mbanë në bllokimin e parë, lëvizën male në mënyrë që të jenë akoma funksionale. Por kësaj here të gjithë librat me të rinj kanë dalë dhe njerëzit do blinin për Krishtlindje, dhe unë thjesht u ndjeva i tronditur me situatën e librarive. Mendova se unë e di se çfarë duhet bërë dhe nga fundi i së dielës unë kisha mbi 200 njerëz që u zotuan se do të bëhen pjesë”.

Ilustratori Chris Riddell ka ilustruar një poster për fushatë. Disa autorë janë zotuar të dërgojnë drejtpërdrejt te klientët disa kopertina të personalizuara që ata mund t’ua vendosin librave të blerë në dyqane e derisa të tjerë kanë thënë se ofrojnë që t’i nënshkruajnë librat për libraritë lokale.

“Më pëlqen ideja se autorët po punojnë si kukudhët e Krishtlindjeve gjatë muajit tjetër, duke shkruar mesazhe me shkrim dore për klientët që të promovojnë libraritë”, ka thënë Bourne, autori i disa romaneve, përfshirë “How Do You Like Me Now?” dhhe “Pretending”. “#SignForOurBookshops” ka për qëllim të joshë klientët e mbyllur duke u siguruar atyre mundësinë ekskluzive, librat e nënshkruara që shiten vetëm përmes librarive. Gjithashtu shpresoj të jetë një stuhi mbështetjeje për libraritë, duke ua kujtuar njerëzve që të mbështesin dyqanet e tyre lokale gjatë gjithë bllokimit”.

Lexuesit mund të ndjekin hashtagun “#SignForOurBookshops” për të gjetur autorë pjesëmarrës, në këtë projekt që do të zgjasë deri më 2 dhjetor. “Qëllimi im për fushatën është që unë vetëm dua që çdo librari me tulla dhe llaç që ekziston tani, të jetë akoma këtu vitin e ardhshëm në këtë kohë”, ka thënë Bourne. “Autorët kanë nevojë për librari ashtu si libraritë për autorë”.

Ish-laureatja Malorie Blackman është një tjetër autor që merr pjesë në iniciativën e mbështetur nga Asociacioni i librashitësve. “Si një numër i shitësve të rangut të lartë, edhe shitësit e pavarur të librave po kalojnë periudha tepër sfiduese, kështu që unë jam i lumtur të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar”, ka thënë Blackman. “Librat e nënshkruar nga autorët janë një dhuratë e këndshme në çdo kohë të vitit”.

Matt Haig, autori i njohur i “The Midnight Library”, po ashtu ka vënë në pah ndikimin e kufizimeve në libraritë e pavarura, pavarësisht rritjes së leximit gjatë vitit 2020.

“Kjo është shkatërruese për libraritë, pa dyshim, por edhe për lexuesit”, ka thënë Haig. “Dyqanet e pavarura të botës reale janë fenerë thelbësorë të gëzimit dhe imagjinatës dhe kulturës në qendrat e qytetit tonë, dhe gjithashtu krijojnë një botë libri më dinamik, meritokratik dhe qenësisht njerëzor, larg supermarketeve dhe algoritmeve online pa shpirt. Ashtu si një qytet pa një librari nuk është me të vërtetë një qytet, një botë pa librashitësit dhe libraritë e pavarura, të informuar, të pasionuar do të ishte një botë më e sheshtë, më e zbrazët, më e trishtë”.

Gjatë kësaj jave filloi edhe një iniciativë online, “Bookshop.org”, e cila po shfaq veten si një alternativë e ndërgjegjshme shoqërore ndaj “Amazon”. Faqja u lejon librarive të pavarura të krijojnë dyqanet e tyre virtuale dhe u jep atyre marzhin e plotë të fitimit – 30% të çmimit të blerjeve – nga çdo shitje. Tani janë regjistruar mbi 250 librari dhe “Bookshop.org” deri më tani ka gjeneruar mbi 50.000 funte fitime për libraritë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë kësaj javë.

“Më pëlqen shumë etika e tyre në kuptimin që ata janë këtu për të mbështetur dyqanet e librave dhe për ta bërë më të lehtë për njerëzit, por ata gjithashtu janë me të vërtetë të etur të theksojnë se është gjithmonë më mirë të blesh direkt nga një librari”, ka thënë Bourne. “Qëllimi është mbrojtja, promovimi dhe mbështetja e librarive”./ KultPlus.com

Nis peticioni për faljen e kosovares që vrau burrin me sëpatë në Francë

Një peticion është nisur që kërkon falje për Suzana Zogiani Sekiraqa, që u dënua pasi vrau burrin e saj me sëpatë në Francë. Ajo thotë se e kishte kryer aktin pasi ky i fundit e kishte keqtrajtuar vazhdimisht atë.

Peticioni është inicuar nga gazetarja Teuta Arifaj dhe ka filluar të marrë shumë nënshkrime në platformën “Change”.

Në përshkrimin që gazetarja Arifaj e ka vendosur në peticionin në fjalë thuhet:

“Suzana Zogiani Sekiraqa, nënë e dy fëmijëve, njëri me probleme shëndetësore, është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortit të saj, pas viteve të tëra të dhunës sistematike me të cilën ballafaqohej. Procesi i gjykimit ndaj saj nuk ishte i rregullt. Ankesat e saj nuk u morën parasysh. E dënimi ishte maksimal. Kërkojmë nga u.d. e Presidentit, Vjosa Osmani, amnisti per Suzanën.”

Më poshtë gjeni linkun për ta nënshkruar peticionin. / KultPlus.com

https://www.change.org/p/qika-grazeta-koha-amnisti-per-suzana-zogiani-sekiraqa?recruiter=28637565&utm_source=share_petition&utm_medium=twitter&utm_campaign=share_petition&recruited_by_id=72c15920-e01f-012f-6278-4040f855b16c&use_react=false

Shoqata e Gastronomeve me peticion për shfuqizim të masave të qeverisë

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës gjatë ditës së sotme ka marrë qindra nënshkrime nga vullnetarët të cilët ju bashkëngjiten peticionit të nisur nga kjo shoqatë për shfuqizimin e masave aktuale.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Shoqatës së Gastronomeve në Facebook.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme gastronomet kanë thyer pjata para Qeverisë për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre për mospërkrahjen financiare nga institucionet e Kosovës, si dhe për mos shfuqizimin e masave ndaj gastronomisë./ KultPlus.com

Sot Shoqata e Gastronomëve të Kosovë i mirëpriti qindra nënshkrime nga vullnetaret të cilët u organizuan dhe mblodhën…

Gepostet von Shoqata e Gastronomeve të Kosovës am Montag, 21. September 2020

Neziraj paralajmëron takimin e MKRS-së për teatrot dhe kinematë

Përderisa teatrot janë të mbyllura, Qendra Multimedia dje nisi peticionin për hapjen e tyre. Ndërkaq, drejtuesi i kësaj Qendre, Jeton Neziraj ka paralajmëruar takimin gjatë ditës së sotme të Ministrisë së Kulturës për këtë çështje, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një njftomi të bërë në Facebbok ai tregoi se ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi  do të ketë sot në orën 17:00 takim me akterët relevant për të vendosur lidhur më këtë çështje./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/jeton.neziraj.5/posts/10158808705592002

Qendra Multimedia me peticion për hapjen e teatrove

Qendra Kulturore Multimedia ka nisur nënshkrimin e peticionit për hapjen e teatrove, të cilat ishin paraparë të hapeshin më 1 qershor, shkruan KultPlus.

Në peticionin drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, duke u kërkuar hapja e teatrove, thuhet se një pjesë të madhe të sektorëve (duke përfshirë edhe qendrat tregtare) iu është lejuar funksionalizimi, mirëpo nuk është bërë e njëjta me Teatrin dhe se nuk ka pasur ndonjë arsyetim apo konsultim nga institucionet përkatëse.

“Përmes këtij peticioni të hapur, ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Kulturës që sa më parë të ndërmarrin hapa në mënyrë që teatrove t’u lejohet të nisin punën dhe të fillojnë të mirëpresin publikun. Hapja e teatrove, me masa të caktuara të sigurisë, do ta shpëtonte skenën teatrore nga kolapsi total në të cilin gjendet aktualisht dhe do të kontribuonte në masë të madhe në jetën sociale në Kosovë, të rënduar nga pandemia”, thuhet në peticion.

Iniciuesit e këtij peticioni besojnë se teatrot kanë kapacitete për respektim të masave anti-covid kur të hapen, madje ata kanë marrë shembull vendet e Evropës dhe Maqedoninë e Veriut për këtë.

“Ju bëjmë me dije se nëse ky peticion i yni injorohet, komuniteti teatrot në Kosovë, që ka një numër prej mbi 5,000 artistësh, punëtorëve të skenës e stafit administrativ, do të detyrohet të shoh edhe forma të tjera të protestave”, theksohet në peticion.

Ky është linku ku mund ta nënshkruani peticionin për hapje të teatrove:

https://www.change.org/p/z-armend-zemaj-minist%C3%ABr-teatrot-t%C3%AB-hapen-sa-m%C3%AB-shpejt%C3%AB?recruiter=435563198&recruited_by_id=ba369190-9449-11e5-895a-3d2649fd013b&utm_source=share_petition&utm_medium=copylink&utm_campaign=petition_dashboard&use_react=false