Charlie Chaplin: Unë kam fatin e mirë të jem burri i një gruaje të mrekullueshme

Unë kam fatin e mirë të jem burri i një gruaje të mrekullueshme. Do të doja të kisha mundësi të shkruaja më gjatë për këtë, por këtu është fjala për dashurinë dhe dashuria e përkryer është gjëja më e mrekullueshme në botë, por edhe më zhgënjyese, sepse është gjithmonë diçka më shumë nga sa mund ta shprehësh me fjalë.
– Unë nuk udhëhiqem nga ndonjë art i të jetuarit, as nga ndonjë filozofi: të mençur a mendjelehtë qofshim, të gjithëve na duhet të luftojmë për të jetuar.
– Në qoftë se një autor nuk preket nga vepra e tij, atëherë ai nuk ka se si të presë që të preket publiku.

-Nga autobiografia e Charlie Chaplin, “Jeta ime”. / KultPlus.com

Charlie Chaplin dhe gruaja e tij, Oona O’Neill.

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni disa nga premierat më të fundit botërore.

Vikendi është kohë që më së miri kalohet duke shikuar filma, dhe ku t’i shikosh filmat më të rinjë dhe më mirë se në Cineplexx. Këtë vikend, në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren mund t’i shikoni 8 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 11:00 deri në ora 17:30 në kinemanë në Prishtinë, ndërsa në Prizren, kinemaja nis punën në 11:00 dhe qëndron hapur deri në ora 19:45. Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx janë:

1) Wonder Woman 1984
Në vitet 1980 aventura e rradhës e Wonder Woman e gjen atë përballë dy armiqve të rinj: Max Lord dhe Cheetah. Në film, rikthehet në rolin e saj aktorja e njohur Gal Gadot, ndërsa përveç saj, në film luajnë aktorët e famshëm si Kristen Wiig, Robin Wright, Pedro Pascal, ndërsa si regjisore e filmit rikthehet Patty Jenkins, të cilën po e ndjek suksesi që kur filmi i parë i Wonder Woman entuziazmoi fansat.

2) The Doorman
Një grua pasi rikthehet nga lufta nis të punojë si portiere për një familje në New York. Një bandë hajdutësh planifikojnë ta grabisin këtë familje dhe ajo është e vetmja që do mund t’i shpëtojë. Në këtë film, një nga rolet kryesore luhet edhe nga aktori i njohur francez, Jean Reno.

WWG_01539.RAF

3) The War with Grandpa
I mërzitur që i duhet të ndajë dhomën që do me gjyshin e tij, Peter vendos të shpallë luftë në një përpjekje për ta marrë atë përsëri. Në këtë film, në role kryesore shfaqen disa nga yjet e vjetra të Hollywood, si Robert DeNiro, Christopher Walken, Umma Thurman, etj.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqet edhe komedia 10 Days without Mom, si dhe filmi nga regjisori i njohur Christopher Nolan, TENET, ndërsa nga filmat familjarë po shfaqen ende Trolls World Tour dhe Lassie Come Home, ndërsa së fundmi, repertoarit të filmave iu shtua edhe animacioni The Elfkins.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren me orarin e ri, tashmë nis punën nga ora 11:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu (e lidhni me këtë link: https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)

Pema e Krishtlindjeve, riti i hershëm që u shndërrua në simbolin kryesor të festave të fundvitit

Festat e fundvitit, kryesisht Krishtlindja nuk mund të kuptohen pa njëri prej simboleve të saj më popullore, Pema e Krishtlindjeve. Ndër vendet që e kanë shndërruar këtë ritual në simbolin kryesor të festës, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë ndoshta kultivuesit dhe tregtuesit, zbukuruesit dhe manifestuesit më festiv të Pemës së Krishtlindjeve.

Jo vetëm në familje, por edhe në qytete dhe shtete të botës, Pema e Krishtlindjeve është tashmë një pjesë e rëndësishme dhe zyrtare e dekorit festiv.

Pjesë e rëndësishme e këtij manifestimi është data e vendosjes së pemës, gjithashtu dhe ndezja e dritave që përbën një prej elementeve të rëndësishëm të këtij rituali festiv. Sipas hulumtuesve, data e përgatitjes është 5 dhjetori ku zakonisht marrin pjesë të gjithë pjesëtarët e familjes, ku rol kryesor e kanë fëmijët. Më data 6 dhjetor ndizen dritat e pemës duke kurorëzuar kështu fillimin e atmosferës festive që zgjaton deri në mesin e muajit janar.

***

Origjina e pemës se Krishtlindjeve, si shumë ardhje të hershme është jo shume e qarte për shkak gojëdhënave apo këngëve të ndryshme të kulturës Evropiane, prej të cilave u njoftua dhe erdhi, për t’u shndërruar në ritin më domethënës festiv. Sipas dijeve të krishtera, pema e Krishtlindjeve është lidhur me Shën Boniface dhe qytetin gjerman Geismar. Një herë gjatë jetës së tij, Shën Boniface (672-754) preu pemën e Thorit, në mënyrë që të hidhte poshtë legjitimitetin e perëndive skandinave mbi fiset lokale gjermane. Shën Boniface pa një peme bredhi të mbinte në rrënjët e lisit të vjetër. Duke marrë këtë si një shenjë të besimit të krishterë ai tha: “Le të jetë Krishti në qendër të familjeve tuaja”, duke përdorur drurin e bredhit si një simbol të krishterimit.

Tradita e pemës së Krishtlindjeve, ashtu siç njihet ditët e sotme është mjaft e larmishme dhe secila nga këto prurje rreket ta pasurojë dhe ta intrigojë gjithnjë e më dendur këtë të vërtetë, e cila ashtu siç u përvetësua edhe u refuzua, siç mori tagër hyjnor, ashtu edhe u gjetën shkase anatemimi, për të ardhur aty ku është sot, aty ku Pema e Krishtlindjeve, të jetë një nga magjitë më shkëlqimtare të festës . Ajo u vendos nga Martin Luther si një homolog protestant i skenës Katolike të lindjes së Krishtit. Luther vendosi pemën e Krishtlindjeve si një simbol te “pema e jetës” në kopshtin e Edenit.

Zakoni i ngritjes se pemës se Krishtlindjeve mund te gjurmohet historikisht në shekullin e 15 në Livonia (sot Estoni dhe Letoni), dhe një shekull më pas në Gjermaninë veriore. Sipas dokumenteve, dhe dëshmimeve të ndryshme, përdorimet e para të pemës së Krishtlindjeve datojnë në Estoni më 1441, 1442 dhe 1514 në “Vëllazërinë e Kokzinjve”, ti cilët ngritën një pemë për pushimet në shtëpinë e tyre të vëllazërisë në Reval (tani Talin). Në natën e fundit të festimeve, pema u dërgua në sheshin e qytetit ku pjesëtaret e vëllazërisë kërcyen rreth pemës. Më 1584 pastori dhe kronisti, Balthasar Russoë shkroi një traditë të konsoliduar për ngritjen e një bredhi të dekoruar në sheshin e tregut, ku të rinjtë, shkonin me “një tufe me vasha e gra, fillimisht duke kërcyer e kënduar, e më pas ndizeshin dritat e pemës”.

Në fillimet e shekullit XVIII, përdorimi i pemës se Krishtlindjeve u bë traditë në qytezat e Rhineland-it të Sipërm, por nuk ishte shpërndare akoma nëpër zonat rurale. Pema e Krishtlindjeve qëndroi si tradite për një periudhe relativisht të gjatë në Rhineland-in e Sipërm. Po ashtu si Krishtlindjet, pema e Krishtlindjeve u detyrua te pranohej nga Kisha Katolike e Romes sepse ajo nuk mund te ndalonte përdorimin e saj.

Në lashtësi, shumë bimë me blerim të përhershëm, të tilla si «dushku i egër, rrushkulli, dafina dhe degët e pishës ose të bredhit mendohej se kishin veti magjike ose mjekësore që të mbronin nga sëmundjet». «Më 24 dhjetor, në vigjilje të Krishtlindjeve, Adami dhe Eva përkujtoheshin me skenën e njohur të Pemës së Parajsës tokësore … Pema duhej të ketë qenë një pemë molle, por meqë pema e mollës nuk do të ishte e përshtatshme në dimër, u vu një bredh. Në degët e tij vareshin disa mollë ose, për të paraqitur Shpengimin e ardhshëm nga mëkati, vareshin oste të përgatitura me biskota të thërrmuara në forma të veçanta, që simbolizonin praninë eukaristike të Jezuit, si edhe ëmbëlsira e dhurata për fëmijët.»  thuhet në një shkrim të “L’Osservatore Romano”. Kjo gazetë ndër të tjera shton se: «Italia ishte ndër vendet e fundit që e pranoi pemën e Krishtlindjeve. Kjo pjesërisht ngaqë qarkullonin shumë zëra se pema e Krishtlindjeve ishte traditë protestante dhe, si e tillë, duhej zëvendësuar me grazhdin [skena e lindjes së Krishtit].» Papa Pavli VI «nisi traditën që të vihej [në sheshin e Shën Pjetrit në Romë] një pemë e madhe Krishtlindjesh» pranë skenës së lindjes së Krishtit.

***

Tradita u përplas ne Kanada në dimrin e vitit 1781, nga ushtaret Brunswick të pozicionuar në provincën e Quebec-ut për të ruajtur koloninë nga sulmet e amerikaneve.

Në fillim të shekullit XIX, zakoni i pemës për periudhën e Krishtlindjeve u bë i njohur midis aristokratëve dhe e praktikuar edhe nga familjet mbretërore, duke mbërritur deri në Rusi. Princesha Henrietta e Nassau-t prezantoi pemën e Krishtlindjeve në Vjenë në vitin 1816, dhe zakoni u përhap në të gjithë Austrinë për pak vite. Në France gjithashtu Pema e Krishtlindjeve, pariherë u paraqit nga dukesha d’Orlèans.

Në Britani, pema paraqit fillimisht në familjen mbretërore, jo më parë se në fillim të shekullit XIX. Më pas ajo u prezantua nga një postim në gazetën e Mbretëreshës Victoria, për tu përhapur pak e nga pak në të gjithë vendin. Gazeta më të tjerash shkruante se për Krishtlindje, pas darkës familja mblidhej te salloni ku priteshin miqtë. Aty ndodheshin dy tavolina të rrumbullakëta dhe mbi to qëndronin 2 pemë të mëdha të zbukuruara më drita dhe ëmbëlsira. Poshtë dhe përreth pëmëve të stolisura qëndronin dhuratat.

Një gdhendje në dru të familjes mbretërore që qëndronte pranë pemës, mbrëmjen e Krishtlindjes u kopjua nga amerikanët në vitin 1850. Godey, i cili kopjoi gdhendjen, e kopjoi atë ekzaktesisht siç ishte përveç kurorës se mbretëreshës dhe mjekrës se Princit Albert. Një foto, ripublikim i gdhendjes se Godey-t u shpërnda shpejt Amerikë. Në vitin 1860 u realizua një kopje tjetër, dhe deri në vitin 1870, të gjithë amerikanët e kishin tradite tashmë Pemën e Krishtlindjeve.

Edhe pse sipas fakteve zyrtare, Pema e Krishtlindjeve ka mbërritur në Amerike në shekullin XIX, në disa vende që kanë pasur lidhje me Gjermaninë, thuhet se kjo traditë ka udhëtuar më shpejt duke u bërë pjesë ë atmosferës festive të Krishtlindjeve. Një nga datimet që flet për pemën e parë të Krishtlindjeve të mbërritur në Amerikë është viti 1777.

Fakte të tjera të shumta e pasurojnë këtë traditë festive të festave të fundvitit dhe secila ndër ta rreket të japë të njëjtën afri të njerëzve me Pemën e Krishtlindjeve, e cila nën sundimin komunist u shndërrua si Pema e Vitit të Ri, që në vetvete ishte as më shumë e as më pak se ajo pemë që erdhi ngadalë për tu bërë një nga simbolet e festave. /albertvataj/ KultPlus.com

Krishtlindje arbëreshe, fëmijët këndojnë ninullën e Jul Varibobës (VIDEO)

Krishtlindja është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit të festave të arbëreshëve.

Për këtë ngjarje të shënuar shkrimtari i shquar Jul Variboba, i lindur në San Giorgio Albanese, kishte shkruar ninullën “Këngën e t’zgjuarit”. Kjo këngë e njohur edhe me titullin “Fjëj o bir”, pjesë e “Kalimerës së Krishtlindjeve”, vjen me interpretimin e korit të fëmijëve të Lungros, qytezë arbëreshe në provincën e Kozenxës në Kalabri.

Video është publikuar nga gazetari Arbër Agalliu dhe për realizimin e koncertit kanë punuar artistët e njohur Anna Stratigò (drejtuese artistike), Pierpaolo Petta dhe Spiro Pano. / Diaspora shqiptare/ KultPlus.com

111 vite nga lindja e albanologut Selman Riza

Janë bërë 111 vite që nga lindja e gjuhëtarit dhe albanologut të ndjerë, Selman Riza, shkruan KultPlus.

Selman Riza u lind më 25 dhjetor 1909, në Gjakovë, teksa shkollimin e vazhdoi në Shqipëri, në shkollën “Naim Frashëri” të Tiranës dhe Liceun Kombëtar të Korçës.

Në vitin 1932, fitoi një bursë për të ndjekur studimet në Universitetin e Tuluzës në Francë ku brenda tre vjetësh kreu dy fakultete. Gjatë viteve 1932-1935 mbaroi Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Franceze dhe Fakultetin e Drejtësisë.

Me 28 nëntor 1939, në demonstratën madhështore të organizuar në Korçë, në Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë, Selman Riza u arrestua e u burgos, prej policisë fashiste sepse ishte kundër pushtimit Italian.

Në korrik të vitit 1942 kthehet në Kosovë ku me anë të veprimtarisë së tij politike synonte që përmes Lëvizjes Antifashiste, të cilën e kryesonte, të bëhej bashkimi i Kosovës dhe bashkimi i trojeve shqiptare në Maqedoni, me Shqipërinë.

Vetëm disa ditë pas kthimit në Shqipëri, arrestohet e burgoset në Tiranë. Me kërkesën e Jugosllavisë, tre muaj pas qëndrimit në burgun e Tiranës, Selman Riza transferohet në burgun e Prishtinës, për t’u dënuar e gjykuar si “anti-jugosllav”.

Pasi kthehet për herë të fundit në Shqipëri nën diktaturën komuniste, e largojnë nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, si “mbeturinë borgjeze” dhe e çojnë si ciceron në Muzeun e Beratit e më tej në bibliotekën e qytetit dhe në 1970 e nxjerrin në pension të parakohshëm.

Disa nga veprat e tij janë: “Tri monografina albanologjike” Tiranë,1944, “Fillimet e gjuhësisë shqiptare” Prishtinë,1952, “Gramatika e sërbo-kroatishtes”, Prishtinë,1952, “Pronorët e shqipes”, Tiranë,1958, “Pesë autorët më të vjetër të shqipes”, Tiranë,1960, “Emrat në shqipen”, Tiranë,1964 etj.

I kaloi vitet e fundit në Tiranë, nën mbikqyrjen e Sigurimit ku ndërroi jetë në 16 dhjetor 1988. / KultPlus.com

‘Ringrihet’ Notre Dame, koncert për Krishtlindje për herë të parë pas zjarrit shkatërrues

Me kapela dhe kostume mbrojtëse, për të treguar se katedralja ende po rindërtohet, pjesëtarët e korit të Notre Dame kënduan brenda monumentit mesjetar, për herë të parë që kur një zjarr gati e shkatërroi atë.

Koncerti në vigjilje të Krishtlindjeve është një traditë vjetore në Francë. Eventi, i zhvilluar pa audiencë, u regjistrua më herët gjatë muajit dhe u transmetua në televizion pak para mesnatës. Kori performoi pjesë klasike të Moxarti dhe Shuberit.

Struktura me arkitekturë gotike dhe një prej atraksioneve kryesore të Parisit u përfshi nga flakët në 15 prill të vitit 2019. Zjarri shkatërroi çatinë dhe kullën karakteristike me majë.

Presidenti Emanuel Macron u zotua të rindërtojë katedralen brenda 5 viteve. Por, deri më tani, shumica e punimeve janë fokusuar për ta bërë ndërtesën të sigurt, përfshirë pastrimin e mbetjeve toksike.  / KultPlus.com

70% e qytetarëve mendojnë se politika të bën të paprekshëm nga drejtësia

Grupi për Studime Jurdike dhe Politike (GJSP) ka mbajtur konferncë për medie ku edhe ka prezantuar hulumtimin e Indeksit të Perfomancës së Institucioneve të Sundimit te Ligjit në Kosovë.

Njomza Arifi, menaxhere e Programeve në GJSP, tha se tha që pjesa e parë e këtij Indeksi trajton perceptimin qytetar mbi institucionet e sistemit të drejtësisë dhe pjesa e dytë trajton efikasitetin e punës së sistemit prokurorial.

Ndërsa Rreze Hoxha-Zhuja në detaje anketat e marra nga qytetarët prej të cilave kanë dalë në përfundim mbi ndikimet politike, raportimi i korrupsionit, institucionet në të cilat qytetarët  më shumë raportojnë, efikasiteti i prokurorive dhe performanca e gjykatave.

Ajo tha se në bazë të të dhënave del se 21.4 % mendojnë se qytetarët janë të barabartë para ligjit.

Kurse 70% e qytetarëve mendojnë politika të bën të pa prekshëm nga drejtësia.

Sipas saj, sa i përket luftimit të korrupsionit 48% e qytetarë mendojnë se Policia është efektive në luftën kundër korrupsionit, kurse 7.2% e qytetarëve u besojnë gjykatave në këtë drejtim.

Ajo shtoi se 30.7% kanë vërejtur ndryshime në sistemin e drejtësisë, raportojnë EO. / KultPlus.com

Grupi 403 sjell videoklipin e veçantë të këngës “Akoma po të pres”

Grupi 403, të cilët me këngët e tyre janë kthyer në vulë të muzikës shqiptare bashkë me shumë grupe të tjera muzikore, po gëzojnë frutet e rikthimit, shkruan KultPlus.

Pas publikimit të videoklipit në 360 shkallë të këngës së vjetër “Akoma po të pres”, grupi ka lansuar edhe një videoklip tjetër.

Vendi është i njëjtë me videoklipin paraprak, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, veçse koncepti ka ndërruar.

Hektor Gjurgjiali, tekstshkruesi dhe solisti i këtij grupi na shfaqet në forma të ndryshme në këtë këngë.

Varësisht sipas tingullit që del nga një instrument i caktuar, edhe pamja e videoklipit ndërron. Sinti, kitara klasike dhe ajo elektronike, fizharmonika, bateritë janë ato të cilat sjellin magjishëm këngën “Akoma po të pres”, teksa zërin e dytë e performon Arta Selimi

Kjo këngë është komponuar nga Hektor Gjurgjiali dhe është incizuar në vitin 1995 në Tiranë. / KultPlus.com

Dhurata e Papa Pali II për Skënderbeun më 25 dhjetor 1466

Një shpatë dhe një kapelë ishte dhurata që Papa Pali i II i bëri Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu për festën e Krishtlindjeve më 25 dhjetor 1466.

Skënderbeu u prit në këtë datë në Selinë e Shenjtë, ndërsa dhuratat tani janë të ekspozuara në Muzeun Historik të Artit në Vjenë.

Imitimet e përkrenares dhe shpatës mund të shihen në Muzeun e Skënderbeut në Krujë. Origjinalet u kthyen në Shqipëri në Nëntor 2012 për 100-vjetorin e Pavarësisë kur u shfaqën në Muzeun Historik Kombëtar. /dp/ KultPlus.com

“Martesa për letra”, rrëfimi i francezes që u dhunua vazhdimisht nga burri i saj në Prishtinë

Një grua franceze ka rrëfyer në një letër të gjatë atë që e përshkruan si dhunim, zhvatje dhe sulm të një burri shqiptar nga Prishtina, i cili, sipas saj, ishte martuar me shtetasen e huaj që t’i siguronte dokumentet për të jetuar në Francë dhe më pas në Gjermani.

Ajo këtë letër e ka shkruar në kushte anonimiteti. Letra përmban shumë hollësi për mënyrat e keqtrajtimit. Francezja thotë se rastin e ka paraqitur në polici, por zyrtarët policorë nuk e kanë shqyrtuar seriozisht rastin e saj. Ajo thotë se ka frikë që burri shqiptar do ta vrasë, sepse urdhri për mbrojtje mund t’i anulohet pas pak ditëve, shkruan Gazeta Express.

Zonja me shtetësi të huaj ka treguar se si i riu nga Prishtina e ka dhunuar seksualisht dhe i ka kërkuar të holla për shumë gjëra. Ajo e denoncon edhe nënën e burrit të saj, për të cilën pretendon se e ka përkrahur të birin për t’ia shkaktuar të këqijat asaj dhe se ka qenë e vetëdijshme për dhunimin që ia ka bërë.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë:

Më 3 nëntor 2020, vendosa të shkoj në stacion policor për t’i paraqitur akuzat, sepse bashkëshorti im shqiptar nga Kosova, A.L., i lindur në Prishtinë më 10.02.1997, më dhunoi në mënyrë orale, anale dhe digjitale më 2 nëntor 2020, por edhe disa herë para kësaj date. Ai punon si kamerier në një kafene çdo ditë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 3 të pasdites përpos të shtunave. Shefi i tij është i vetëdijshëm se ai (bashkëshorti) më ka dhunuar mua, por nuk mërzitet dhe përsëri e ka mbajtur si punëtor burrin tim.

Burri im erdhi në banesën time me një shok të armatosur me thikë dhe armë duke e përdorur çelësin e banesës sime. Ai hyri dhe i theri miqtë e mi, i grushtoi dhe i kërcënoi me vrasje me armën e tij që e mbante në bel. Miqtë e mi e lutën për t’ua kursyer jetën, qanë dhe bërtitën “të lutem, mos më vrit”. Arsyeja pse burri im i sulmoi miqtë e mi ishte për shkak se ata ishin burra, por në këtë pikë, ne ishim ndarë dhe nuk ishim duke jetuar më bashkë. Ai gjithashtu deshi që t’i lidhte miqtë e mi për karrige përmes litarit, por, fatmirësisht, nuk arriti të gjente litar në banesë.

Kur shkova në stacionin e policisë, policët nuk më ofruan përkthyes. Ata nuk dinin anglisht dhe unë nuk dija shqip. Ata nuk më ofruan avokat, nuk më ofruan mjek për të më kontrolluar për shenja të dhunimit. Në polici më thanë se nuk mërziten nëse burri më vret dhe nëse jam e frikësuar se burri do të më vrasë. Më thanë se duhet të dal në rrugë për të fjetur, se janë lodhur nga unë, se po u shkaktoj dhimbje koke dhe se është faji im që jam martuar me të. Unë i tregova policisë se burri im ka armë dhe përdor drogë, por ata kurrë nuk e bastisën shtëpinë e tij dhe deri më tani, burri im dhunues dhe i dhunshëm është ende i lirë. Zyrtarja policore që e pranoi raportimin tim quhet D.O. (Emri dhe mbiemri janë redaktuar), ndërsa zyrtarja policore që është hetuese e rastit tim quhet S.K. (emri dhe mbiemri janë redaktuar).

Gjatë marrëdhënies dhe martesës sonë, bashkëshorti im, A.L., më ka ngujuar brenda shtëpisë së tij dhe e ka marrë çelësin në punë. Ai gjithashtu më ka ngujuar në dhomën e tij të gjumit dhe e ka marrë çelësin. Ai më ka thënë se nuk mund të dal jashtë e vetme, se mund të dal vetëm me të ose me familjarët e tij, nëse ata i kërkojnë leje për këtë paraprakisht. Familja e tij i dinte këto rregulla dhe e dëgjonte atë. Nëna e tij vazhdimisht i jepte raporte ditore për vendndodhjen time dhe për atë që bëja. Ajo e hapte derën vetëm për të më shikuar. Pra, ai praktikisht më ka mbajtur peng dhe më ka izoluar në shtëpinë e tij.

Burri im gjithashtu m’i merrte me vete telefonin, pasaportën dhe letërnjoftimin. Në të vërtetë, ai gjithmonë e bartte çantën time të dorës me vete. Në të ishin pasaporta, letërnjoftimi, telefoni dhe kuleta. Ai më thoshte se arsye pse po e bën këtë është që të mos largohem prej tij. Bashkëshorti më kërcënoi se do të më rrahë dhe do të më vrasë, nëse e braktis. Ai tha se do të më gjente, e kontrollonte vazhdimisht telefonin tim. Ai kërkoi nga unë dhe më urdhëroi që t’i fshij të gjithë numrat e telefonave të meshkujve, që t’i bllokoj të gjitha kontaktet me meshkuj, që t’i fshij Viber-in, WhatsApp-in, Facebook-un, etj. Ai nuk më ka lejuar t’i shikoj videot që më kanë pëlqyer në YouTube apo t’i vizitoj uebfaqet që më kanë pëlqyer. Ai nuk më lejonte të shikohem në pasqyrë apo të qëndrojë përballë derës së tij të hyrjes, madje as nga brenda. Nuk më lejonte as të vesh rroba të caktuara. Më kapte për krahu, e mbyllte derën me çelës dhe më largonte nga dera sa herë që përpiqesha ta braktis.

Sa herë që dilnim, edhe në vendin e tij të punës, më kërkonte që të ulem përball murit ose të shikoj në tokë. Ai më bërtiste duke më akuzuar se po i shikoj burrat tjerë kur nuk e bëja atë. Ai i fyente dhe u bërtiste edhe këtyre burrave, gjithashtu. Burri im më bërtiste në publik edhe në ditën tonë të martesës para vëllait të tij, duke më akuzuar se po e shikoj kamerierin që punonte aty. Ai më përmirësonte para familjes së tij duke më thënë se isha e pasjellshme dhe mosrespektuese. Ai ka ushtruar kontroll detyrues ndaj meje.

Bashkëshorti im më ka dhunuar në mënyrë anale. Zemërohej në shtrat dhe bënte zhurmë përderisa më dhunonte. E grushtonte shtratin, ishte shumë i ashpër dhe agresiv në aspektin seksual. Kur i thosha të ndalej sepse më dhimbtë, ai vetëm më injoronte dhe vazhdonte ta bënte shumë shpejt, duke më thënë se do të mësohem dhe ma bënte “shhhhh”, sepse nuk dëshironte që prindërit e tij të më dëgjonin duke bërtitur nga dhimbja. Më akuzonte se jam paranoide, më thoshte se vë bast që as nuk po më dhemb. Më bërtiste dhe më fyente, nëse nuk dëshiroja të bëja seks me të. Burri im më dhunonte edhe në mënyrë orale. Ma kapte kokën dhe ma shtynte drejt penisit të tij e më pas e shtynte penisin në gojën time dhe e nxirrte. Kur i thosha të ndalej dhe se kjo po ma ndalte frymën e doja të villja, më thoshte të villja e pastaj vazhdonte. Ai gjithashtu më kërkonte që t’ia gëlltis spermën. Çdo mëngjes, nëna e tij e hapte derën dhe më kërkonte të bëj seks me të birin e saj. Përderisa më dhunonte, burri më thoshte se kur është i eksituar seksualisht, mund ta dhunojë edhe familjen e vet. Kur e informova nënën e tij që djali i saj po më dhunonte, për çka tashmë ishte e informuar, ajo më tha se ky është problem i imi e jo i saj. Ajo e hapte derën çdo mëngjes, më zgjonte dhe kërkonte nga unë e më urdhëronte që të bëj marrëdhënie seksuale me djalin e saj.

Ai më quante “bushtër”, më thoshte se kurrë nuk më ka dashuruar dhe se është martuar me mua që të marrë pasaportë franceze. Burri më thoshte se do të divorcohej nga unë, nëse nuk e sjell në Francë. Ai gjithashtu më thoshte se do të ndahet nga unë, nëse nuk ia blej telefonin më të ri, iPhone ProMax, i cili kushton 1.000 euro. Ai gjithashtu m’i ofroi 10.000 euro që ta sjell në Francë, por unë refuzova. Ai më thoshte se vërtet është penduar që ka jetuar me mua, se vetëm dëshiron që të m’i japë 10.000 euro që ta sjell në Francë, sepse ai nuk dëshiron të bëjë asgjë me mua, se më urren, se nuk më konsideron si bashkëshorten e tij, se më konsideron si armiken e tij. Ai më thoshte se nuk po kërkon dashuri, se po kërkon jetë më të mirë dhe se nëse do të donte dashuri, thjesht do të kërkonte një grua shqiptare nga Kosova dhe se do të mund të gjente mijëra sosh, sepse ato janë mahnitëse. Ai gjithashtu më ka thënë se më ka tradhtuar, se kurrë nuk do të më ofrojë fëmijë. Më thoshte se mënyra e vetme që ne të jemi bashkë është që unë ta sjell atë në Francë. Ai gjithashtu më ka thënë që të shkoj në Gjermani, të fitoj të holla për të, të punoj për të dhe më pas ta sjell atë në Gjermani duke e përdorur martesën tonë me qëllim që ai të sigurojë status ligjor.

Ai rregullisht më quante të shëmtuar, të vjetër, të trashë. Më thoshte se as humbësi më i shëmtuar nuk do të më dëshironte. Kur isha e fejuar me të dhe duke jetuar në shtëpinë e tij, nëna e tij, M.L. (emri dhe mbiemri janë redaktuar), u përpoq t’ia gjente një grua tjetër myslimane, 18 vjeçe, që jetonte në Zvicër dhe kishte pasaportë zvicerane, që të martohej me të me qëllim që të më zëvendësonte mua. Nëna e tij ishte shumë raciste dhe e pyeste burrin tim pse nuk sillte në shtëpi një grua shqiptare myslimane në vend të një gruaje franceze të krishterë. Herën e parë që bëri marrëdhënie seksuale me mua, burri më quajti të pështirë dhe më pas doli me shokët e tij për të mirë dhe më kërcënoi me divorc. Sa herë që përpiqesha të largohem prej tij, më kapte për krahu dhe më shtynte brenda në shtëpi, më mbante me forcë, më ngujonte në shtëpi dhe e merrte çelësin me vete që të ma parandalonte ikjen. Natyrisht, nëna e tij pajtohej me të, e përkrahte këtë qasje dhe e ndihmonte atë për ata arritur qëllimin.

Bashkëshorti im kërkonte nga unë dhe më urdhëronte që të shkoj në bankomat për t’ia dhënë 300 euro atij dhe 300 euro të tjera nënës së tij. Në atë periudhë, ai vinte me mua te bankomati, por pasi kufiri javor i tërheqjes ishte vetëm 300 euro në javë, unë kisha mundësi t’ia dhuroja vetëm nga 300 euro. Ai më thoshte se ka të drejtë në këto të holla. Ai gjithashtu m’i ka vjedhur 70 euro në kuletë. Burri im ka zhvatur të holla nga unë, më ka vjedhur të holla. Kur u martuam dhe familja e tij më kishte dhënë të holla, ai kërkoi nga unë dhe më urdhëroi që t’ia jap edhe ato të holla.

Ai gjithashtu më terrorizonte dhe më detyronte t’i blej gjëra tjera, si parfume dhe orë dore dhe t’i jap të holla për ta rregulluar ekranin e telefonit, të paguaj për muajin e mjaltit në Shqipëri ose Turqi dhe t’ia paguaj kostumin e martesës. Në të vërtetë, kur u martuam, familja e tij më kishte dhënë të holla, por ai kërkoi nga unë që t’ia jap ato. Ndonëse nëna e tij punonte si dizajnere mode dhe mund të bënte fustane, ajo kurrë nuk dëshiroi që të më bënte një fustan për martesë. M’u desh t’i blija të gjitha fustanet dhe burri im kurrë nuk pagoi për martesë. Në të vërtetë, nëna e tij mërzitej aq pak për martesën tonë, saqë vendosi të shkonte në Shqipëri për dy javë, në vend se të na ndihmonte për t’u përgatitur për martesë. Burri im më bëri shumë kërkesa tjera financiare, si kërkesa për t’i dhënë të holla për t’i pastruar dhëmbët, kërkesa për t’i dhënë të holla për të blerë televizor “LG”, orë dore “G-shock”, parfum “Dior Savage” etj.

Pasi jam shtetase franceze, shkova në Ambasadën e Francës në Kosovë. Kërkova që të takohem me ambasadoren Marie Christine Butel ose me zëvendësambasadorin, por asnjëri nuk dëshiroi të më shihte, prandaj fola me një punëtore të ambasadës, e quajtur A.D. (emri dhe mbiemri janë redaktuar), e cila nuk ofroi ndihmë aspak. Ajo më tha se Ambasada e Francës ose ambasadorja nuk mund  ta thërrasin prokurorin e rastit tim, Armend Hamiti, që të kërkojnë masa prej tij dhe qeshte para meje, duke më thënë se ajo nuk më ka kërkuar që të martohem me burrin tim, A.L, apo të shkoj në Kosovë. Ajo gjithashtu më tha se nuk mund të më dhurojë pasaportë falas dhe se duhet të paguaj, por unë nuk kam të holla për ta paguar atë.

Shkova në gjykatë në Hajvali, pata një seancë për urdhrin e mbrojtjes. Gjykatësi im është Hysni Bardheci. Lajmi i keq këtu është se urdhri i mbrojtjes për mua mund të anulohet brenda pak ditëve dhe kjo më frikëson. Vendimi do të merret pas pak ditëve dhe gjykatësi sot ia dha burrin tim adresën time të banimit, prandaj nga sot, burri im e di saktësisht vendin ku jetoj dhe ai nuk do të shkojë fare në spital, siç kam kërkuar unë për shkak të sjelljes së tij të dhunshme. Pra, ai do të mbetet i lirë. Unë jam e frikësuar, e ngurtësuar, e tmerruar që urdhri i mbrojtjes për mua do të anulohet nga gjykatësi brenda pak ditëve dhe, për më tepër, burri im tash e di adresën time të banimit, jam në rrezik që të vritem. Ju lus të gjithëve, kontaktojeni gjykatësin Hysni Bardheci për ta bindur që ta mbajë në fuqi urdhrin e mbrojtjes për mua kundër burrit tim, A.L. Gjithashtu, ju lus ta kontaktoni prokurorin Armend Hamiti për ta bindur atë për ta arrestuar burrin tim. Kam nevojë për ndihmën tuaj më shumë se kurrë.

Prokuroi i rastit tim quhet Armend Hamiti. Do të doja që ju ta telefononi, t’i dërgoni e-mail, t’i dërgoni mesazhe Armend Hamitit që ta nxisni për ta arrestuar burrin tim. Që prokurorit t’i bëhet presion nga publiku për ta arrestuar bashkëshortin tim, do të doja që të gjithë ju të shkoni në gjykatë në Hajvali dhe të takoheni me Armend Hamitin. Ai është personi që ka fuqinë dhe autoritetin për të bërë diçka dhe për ta arrestuar burrin tim për dhunim seksual, sulm, vjedhje, zhvatje, burgosje, kërcënim me vdekje. Sidoqoftë, deri në këtë ditë, ai refuzon ta bëjë këtë. Ju lus ta shpërndani këtë postim dhe ta ripublikoni, kjo duhet të bëhet publike. Ai ka shpëtuar dhe ka ikur me dhunim seksual, sulm, zhvatje, mashtrim në martesë dhe ai është i lumtur dhe po qeshet për këtë.

Kam nevojë për të holla që të mund të paguaj avokat, kam nevojë për të holla për ta paguar depozitën për një banesë, për qira, fatura, ushqim, për pasaportë të re, letërnjoftim, biletë aeroplani, që të blej rroba të reja, me qëllim që të qëndroj në Kosovë dhe të luftoj për të drejtat e mia dhe që të mund ta dërgoj në burg burrin tim për krimet e tij, siç meriton ai. Më duhet t’ia dal për të qëndruar në këtë vend që ta vazhdoj procedurën ligjore dhe procedurën civile kundër burrit tim, pasi unë nuk jam nga Kosova por nga Franca. Banesa ime është plot insekte, nuk ka drita brenda ndërtesës së banesës sime dhe dera brenda ndërtesës së banesës është e thyer dhe e ngujuar, pasi i mungon doreza.

Shënim: Përpos redaktimit të disa emrave të përveçëm, letra është publikuar në formën origjinale. Gazeta KultPlus nuk mban përgjegjësi për saktësinë e informatave të paraqitura në këtë letër. / Gazeta express/ KultPlus.com

Djali i Vuçiqit si babadimër, vjen në Kosovë dhe shpërndan dhurata në Skënderaj, Vushtrri e Graçanicë

Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje ka qenë në Kosovë. Gjatë vizitës së tij në komunitetet serbe, ai ka hyrë deri në Skënderaj e Vushtrri, duke u shpërndarë fëmijëve serbë dhurata për Vitin e Ri.

Djali i Vuçiqit u shpërndau pako të Vitit të Ri fëmijëve në fshatrat Suhogërl dhe Bajë në Komunën e Skenderajt. Ai vizitoi kopshtin e fëmijëve “Maja” dhe shkollën fillore lokale. Danilo Vuçiq shkoi edhe në fshatin Prolluzhë të Vushtrrisë, ku e vizitoi një kopsh të fëmijëve. Pamje nga vizita e tij u publikuan në faqen e këtij kopshti në Facebook.

Siç duket, gjatë kësaj vizite, fëmijët janë shtyrë të flasin me falenderim e përulje për babain e Danilo Vuçiqit, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Në emër të vetvetes dhe të gjithë miqve të mi, unë do të doja ta falënderoja presidentin tonë Aleksandar Vuçiq. Ai na dërgoi pako të Vitit të Ri, ne ishim shumë të lumtur”, tha një nga fëmijët e kopshtit në fshatin Prolluzhë, ndërsa videoja u publikua në Facebook.

“Sot, Danilo Vuçiq vizitoi institucionin parashkollor “Car Kostantini dhe Perandoresha Jelena” në Prolluzhë, dhe me atë rast shpërndau pako të Vitit të Ri për fëmijët tanë, në emër të Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ne dëshirojmë ta falënderojmë Presidentin që mendoi për fëmijët tanë edhe këtë vit, dhe shumë faleminderit për buzëqeshjen e çdo fëmije”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkonstantin.decijivrtic%2Fposts%2F915074225563361&width=500&show_text=true&height=674&appId

Danilo Vuçiq gjithashtu vizitoi edhe familjen Markoviq në Graçanicë, ku u dha dhurata tre fëmijëve aty.

“I nderuar Z. President, është nder dhe kënaqësi e madhe ta presësh djalin tënd. Danilo është një djalë i mrekullueshëm, i cili me të vërtetë na foli për gjithçka. Për jetën e serbëve në Kosovë dhe Metohi. Ai erdhi në shtëpinë time pa njoftuar dhe u takua me djemtë e mi, bisedoi… Ai më përcolli përshëndetjet e ngrohta të babait të tij dhe Presidentit tonë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Faleminderit shumë”, tha nëna e këtyre fëmijëve, Aleksandra Markoviq-Mihajloviq në Facebook.

Në fund të nëntorit, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i ishte ndaluar hysja në Kosovë. Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, kishte thënë se nuk do të lejohej asnjë zyrtar shtetëror serb, duke përfshirë edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje për gjenocidin. Por muajin pasues, Qeveria i dha leje për vizitë në Kosovë, drejtorit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas një vërejtjeje që e mori nga Bashkimi Evropian për ndalesën që ia bëri Vuçiqit. /Express/ KultPlus.com

Qindra botime të Institutit i dhurohen Ministrisë për Sistem Politik

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Skender Asani, zhvilloi një vizitë në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, me ç’rast u prit nga ministri i saj dhe njëherësh zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Drejtori Asani, i dhuroi afër 100 tituj – botime të Institutit, të cilat do të mbushin raftet e bibliotekës së objektit të ri të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Përmes këtyre librave, Asani njëkohësisht prezantoi edhe punën e ITSHKSH-së gjatë këtij viti kalendarik, i cili ndonëse në kushte të jashtëzakonshme pandemie, megjithatë ishte mjaft produktiv në shumë segmente, e posaçërisht në atë të botimit.
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, falënderoi drejtorin Asani për këtë dhuratë të çmuar, dhe njëkohësisht uroi për punën e palodhshme në drejtim të promovimit të vlerave kulturore e shpirtërore të shqiptarëve, si dhe zbardhjes së të vërtetave të cilat deri më tani kanë qenë të panjohura për opinionin shkencor.
Njëkohësisht iu dhurua edhe një CD nga filmi dokumentar kushtuar figurës emblematike të botës shqiptare, Parashqevi Qiriazi, një prodhim i Institutit i mbështetur nga Ministria e Kulturës, i cili më 17 dhjetor u emitua në UNESCO. /itshksh/ KultPlus.com

Krishtlindje të pazakonta, si u festua gjatë pandemisë së 1918

Krishtlindjet dhe fundviti do të jetë e pazakontë për të gjithë ne për shkak të situatë së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Shumë shtete në botë janë detyrur të marrin masa drastike për të frenuar përhapjen e virusit COVID-19, në një kohë kur këto janë festa që duhet të na bëjnë bashkë.

Pandemia e COVID-19 nuk është e para që ka prekur njerëzimin, pasi më herët ka pasur dhe pandemi të tjera, siç është edhe ajo e gripit spanjoll përgjatë viteve 1918-1920.

Si janë festuar Krishtlindjet pothuajse një shekull më parë, kur nga ajo kohë na vijnë foto nga e përditshmja në kohë pandemie.

Dhe në atë kohë njerëzve iu ndalua që të mblidheshin bashkë apo të puthnin njëri-tjetrin. Më 21 dhjetori 1918 komisioneri lokal i shëndetësisë në Ohajo u bënte apel në gazetën shtetërore njerëzve që të kishin kujdes.

“Këtë vit do të tregoni më shumë dashuri për babanë dhe nënën tuaj, për vëllain, motrën dhe pjesën tjetër të familjes, duke qëndruar në shtëpi në vend që të shkoni t’i vizitoni për Krishtlindje, ose të bëni ahengje dhe mbledhje familjare”, shkroi ai.

Krishtlindje 1918: Në atë kohë, kërcënimi nuk quhej Covid-19, por gripi Spanjoll, dhe në Shtetet e Bashkuara kurba e infektimeve u ul pas valës së dytë. Vetëm në SHBA, kjo pandemi shkaktoi 675 000 viktima, më shumë se dyfishi i atyre të shkaktuara deri më tani nga Covid-19, por në një popullsi shumë më të vogël se ajo aktuale. Ishte një shekull tjetër, një tjetër pandemi, një tjetër fazë historike, megjithatë, midis Krishtlindjeve 2020 dhe 1918 ka pikëtakime të ndryshme.

Një artikull i botuar në faqen e internetit të “Smithsonian” rindërton pamjen historike të kohës. Në vitin 1918, indikacionet shëndetësore nuk i përkisnin qeverisë federale (Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ose CDC në 1946), por komunave individuale. Disa qytete si San Francisko, kishin menaxhuar në mënyrë efektive valën e parë, duke bërë të detyrueshme maskat dhe distancimin dhe duke vendosur një bllokim në mes të tetorit 1918. Masat kishin funksionuar, por rihapja në fund të nëntorit, kishte ndodhur shumë shpejt. Në mes të dhjetorit, rastet ishin në rritje përsëri dhe qytetarët tani ishin intolerantë ndaj kufizimeve të reja.

Jo maskë. Pati lëvizje për mosmbajtjen e maskës “Jo maskë!”. Disa e përshkruanin detyrimin për të mbajtur maskë si shkelje të të drejtave të tyre, të tjerët, duke mos i mbajtur ato, përmendën arsyet fetare. Disa u ankuan për zjerjen e tyre 10 minuta në ditë për efekt sterilizimi.

Egoizmi i lidhur me maskat nuk ishte i vetmi fakt që mund të dukej i njohur. Në Milwaukee, qyteti i shumë emigrantëve katolikë nga Evropa Veriore, mbylli kishat nga frika e infektimit gjatë periudhës në prag të Krishtlindjes. Për këtë arsye, kishte nga ata që ankoheshin për pezullimin e festimeve dhe sallonet e bukurisë të hapura. Edhe në vitin 1918, para krijimit dyqaneve të mëdha të konsumizmit, Amazon dhe Black Friday, Krishtlindja ishte koha për blerje dhe dhurata. Nga frika e vonesave në zinxhirin e furnizimit, tregtarët kishin ftuar klientët të blinin paraprakisht. Për ata që nuk dilnin nga shtëpitë e tyre nga frika e infektimit, tregtarët garantonin shpërndarjen në shtëpi.

Besimi te institucionet. Ndryshe nga sot, masat antiinfektim nuk u politizuan. Kishte një familjaritet më të madh mes popullatës me epidemitë. Shumë kishin humbur një fëmijë nga difteria ose kishin parë dikë të paralizuar nga poliomieliti. Njerëzit ishin më të gatshëm për një kufizim të caktuar të lirive personale në mënyrë që të përballeshin me një “armik të padukshëm”, dhe më të prirur për t’u dhënë besim autoriteteve. Shefat e departamenteve të shëndetit publik shpesh kishin kompetenca policore dhe mund të organizonin karantinë për një person ose për një rreth të tërë. Askush nuk do të kishte guxuar të kontestonte autoritetin e tij dhe kishte një besim më të madh në shkencë, pavarësisht nga njohuritë për viruse dhe vaksina.

Edhe atëherë pyetej se si do të ishin festat në atë situatë të jashtëzakonshme; por nuk kishte shumë shqetësim për këtë, edhe sepse mbledhjet familjare nuk ishin kaq të rralla sa sot. Në shumë raste, disa breza jetuan nën të njëjtën çati.

Fundi i Luftës së Madhe. Nevoja për të përqafuar njëri-tjetrin u bë edhe më urgjente nga fundi zyrtar i Luftës së Madhe në nëntor 1918. Por, në përgjithësi, euforia dhe mirënjohja mbizotëroi mbi zhgënjimin për takimet e shtyra. Në më pak se një vit, 100 000 burra kishin humbur jetën në konfliktin botëror, shumë edhe për shkak të gripit: ekzistonte vetëdija se i kishin mbijetuar diçkaje të tmerrshme, në një vit që me siguri do të kishte hyrë në histori. /dp/ KultPlus.com

Dua Lipa performon në “Pandora Live”: Izolimi më frymëzoi për albumin

Këngëtarja shqiptare nuk arriti të realizonte dot një tur promovues për albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, pasi ky i fundit u publikua në mes të izolimit të shkaktuar nga koronavirus në fund të marsit.

Por përvec koncertit virtual që ishte një sukses për këngëtaren shqiptare, Dua Lipa pati një mundësi për të interpretuar disa nga këngët e saj më të reja për performancën e fundit “Pandora Live” për vitin 2020 ndërsa realizoi gjithashtu një intervistë me moderatorin Mikey Piff të ‘Sirius XM’.

Këngëtarja dhe kompozitorja 25-vjeçare pranoi që publikimi i albumit në kohë pandemie ishte pak frikësues, megjithëse ajo mendoi se izolimi e bëri atë kolonën zanore perfekte për një vit kur fansat e përgjegjshëm bënë çmos për karantinën në shtëpi. “Të realizoje një album në muajin mars nuk ishte e thjeshtë, por izolimi më frymëzoi të jap maksimumin tim për fansat”, u shpreh Dua Lipa gjatë intervistës me Mikey Piff.

Edhe pse Dua shoqërohej nga një bandë e plotë në “Pandora Live”, ajo kishte një skenë minimale dhe kryesisht nën ngjyrat me dritë blu ose vjollcë. /dp/ KultPlus.com

43 vjet nga vdekja e Charlie Chaplin

Më 25 dhjetor 1977 ka vdekur në Zvicër aktori, skenaristi, regjisori dhe producenti anglez Charlie Chaplin, një nga pionierët e kinemasë dhe një ndër artistët më të mëdhenj në historinë e filmit.

“Ai nuk ishte një yll Hollywood-i”, thotë ekspertja amerikane e Chaplin-it, Lisa Stein Haven, “sepse kur ai ishte një yll, Hollywood-i nuk ekzistonte”.

Mustaqe të zeza, kapelja, bastuni dhe të ecurit si rosak me këpucët e mëdha – karakteristika të Charlie Chaplin këto që nuk i harron askush. Ashtu si edhe në filmin e tij të parë, me të cilin korri sukses të madh „Fëmija“ (1921) „endacaku“ ndërthurte në figurën e tij, humorin e shakanë me dëshpërimin e melankolinë.

Lindur në vitin me 16 prill 1889 në Londër, ai ndërroi jetë në Zvicër në vitin 1977 – gjatë jetës ai përjetoi shumë suksese në kinematografi, por edhe shumë skandale. Charles Spencer Chaplin rridhte nga një familje e varfër dhe arriti të fitojë miliona në Hollywood. Filmi i tij “Etja për ar”(1925) tematizon pikërisht këtë kontradiktë: realiteti i trishtuar dhe ëndrra për ar e pasuri.

Shumica e veprave të Chaplin u krijuan në kohën e filmit pa zë. Për „Dritat e qytetit“ ai punoi në fazën e kalimit nga filmi pa zë në atë me zë. Por Chaplin nuk i preferonte filmat me zë. Ai e përdorte zërin me kursim dhe në mënyrë eksperimentuese. Filmat e tij dëshmojnë se ai ka pasur të drejtë: Mimika, pantomimat, gjestet dhe shprehja – të gjitha funksionojnë edhe sot tek filmat e Chaplin.

Charlie Chaplin ishte i dhënë pas grave dhe është martuar gjithsej katër herë. Yllin e ri të kinematografisë e tërhiqnin gjithmonë vajzat e reja. Kjo shpesh herë i ka krijuar telashe. Në SHBA dhe në atdheun e tij në Angli, apostujt e moralit e kanë kritikuar ashpër atë.

Gruaja e dytë e tij Lita Grey Chaplin dhe dy fëmijët – 1913

Vetëm në filmat e tij të vjetër Chaplin luante karaktere të pakëndshëm. Shumë shpejt ai iu përkushtua roleve, që karakterizuan më pas filmat e tij: ky ishte njeriu i thjeshtë, që mbrohet ndaj padrejtësive të jetës. Në veprat e më vonshme si „Kohët moderne“ (1936) ai ushtron edhe një kritikë të thellë shoqërore – njeriu në ingranazhet e industrializimit.

Një vepër mjeshtërore e Chaplin është filmi “Diktatori i madh” (1940). Përpjekjes, që konsiderohej thuajse e pamundur për të satirizuar Hitlerin dhe nazistët – Chaplin ia doli me sukses. Më vonë Chaplin është shprehur, se po të kishte pasur dijeninë për kampet e përqendrimit ai nuk do ta kishte xhiruar filmin. E pavarësisht kësaj “Diktatori i madh” edhe sot është një film që ia vlen të shihet.

Në veprën e mëvonshme “Projektorët” Chaplin ka përpunuar edhe shumë prej përjetimeve të tij. Në të tematizohen ulje – ngjitjet e artistit. Premiera e filmit u shfaq në vitin 1952, në një kohë, kur Chaplin përçmohej në SHBA. Atë e akuzonin atje, se ishte i afërt me komunizmin. Chaplin, i cili ishte atë kohë në Angli, nuk u lejua të kthehej në SHBA.

Pas dhjetë vjetëve ndërprerjeje, Charlie Chaplin rivuri në skenë në Europë në 1967 filmin: “Kontesha e Hong-Kongut”. Ndonëse filmi me dy yjet e kinematografisë Sophia Loren dhe Marlon Brando pati aktorë të nivelit të lartë, ai nuk solli asnjë sukses komercial. Vitet e fundit të jetës Chaplin i kaloi në Zvicër. Vetëm një herë ai u kthye shkurt në SHBA.

As sot e kësaj dite nuk ka figurë tjetër në historinë e kinematografisë, që të jetë kaq e pranishme sa Charlie Chaplin. Qoftë në reklama, në qendra tregtare, në pllakata, në fotografi apo në internet – figura e endacakut me tiparet tipike të aktorit Charlie Chaplin haset kudo dhe në çdo kohë. Chaplin u ka mbijetuar kohërave – ndonëse periudha e tij si regjisor i përket një të shkuare të largët.

Edhe ata që nuk janë rritur me Charlie Chaplin dhe filmat e tij, e njohin endacakun. “Ai nuk ishte një yll Hollywood-i”, thotë ekspertja amerikane e Chaplin-it, Lisa Stein Haven, “sepse kur ai ishte një yll, Hollywood-i nuk ekzistonte”. Edhe sot mund të thuash që: Charlie Chaplin është shumë më tepër se sa një aktor. Ai është një legjendë. / KultPlus.com

“Fjalët e qiririt” nën tingujt e fuqishëm të muzikës rok

Poezia e famshme e Naim Frashërit, “Fjalët e Qiririt” të cilën Ilir Shaqiri e ka kthyer në këngë, së fundmi ka ardhur në versionin cover, shkruan Kultplus.

Nën prodhimin e Radio Televizionit të Kosovës, vokalistët Teuta Kurti, Florent Abrashi, Altin Kuçi sjellën magjishëm nëpërmjet zërave të tyre një formë ndryshe të kësaj kënge.

Mesazhin e poezisë e fuqizuan edhe më shumë basistët e Tony Drums Studio, të cilët tanimë janë të njohur për interpretimet fantastike të tyre, si dhe Bendi i RTK-së.

Përndryshe, versioni nën moton “Bashkë bëjmë dritë” ka të realizuar edhe një videoklip, e cila sjell performancën e drejtpërdrejtë të këngëtarve dhe bendeve.

Përveç kësaj, videoklipi nis me performancë artistike nga aktorët Bislim Muçaj dhe Zana Berisha, të cilët recitojnë poezinë e famshme të Frashërit.

Në disa sekuenca shfaqet edhe  sheshi plotë drita i Prishtinës, por që ka mbetur pa njeri për shkak të kufizimit të lëvizjes, e që këto pamje i zbukurojnë balerinët Behije Murtezi, Driton Saqipi  me artin e tyre.

“Fjalët e qiririt” përherë do të mbetet një perlë për letësinë dhe muzikën shqiptare. / KultPlus.com

Vitin tjetër publikohet vetura e kompanisë Nuro që lëviz pa shofer

Kompania amerikane e njohur si Nuro ka në plan të publikojë veturën e re pa shoferë në vitin e ardhshëm.

Nuro i testoi veturat e saj në R2 në Kaliforni gjatë muajit prill derisa gjatë vitit tjetër do të jepet leja për qarkullim publik dhe blerje të veturës.

Veturat do ta kenë të kufizuar lëvizjen deri në 56 km/orë dhe do lejohet të qarkullojë vetëm në kushte të motit të mirë.

“Lëshimi i lejes së parë të vendosjes është një moment i rëndësishëm në evoluimin e veturave autonome në Kaliforni”, ka deklaruar drejtori i Departamentit të automjeteve motorike në Kaliforni, Steve Gordon.

Kompania Nuro është themeluar nga dy ish-inxhinierë të Google dhe ka fonde nga firma japoneze, Sofbank. / KultPlus.com

25 dhjetor 1914, dita kur futbolli mposhti luftën

25 dhjetor 1914, Krishtlindje. Një nga më të paharruarat që kujton historia njerëzore. Prej pesë muajsh bota është në luftë. E ardhmja e njerëzimit është në dyshim, e zymtë, plot me të papritura. Në sytë e njerëzve lexohej vetëm urrejtje dhe hakmarrje.

Nuk ka vend për dashuri. Asgjë nuk dukej se mund të largonte errësirën që mbizotëronte gjatë Luftës së Parë Botërore. Futbolli në ato vite ishte në fillimet e saj, duke u zhvilluar si një sport popullor, që kishte fuqinë për të bashkuar njerëzit dhe idealet, për të shkuar përtej kufijve dhe dallimeve. Në luftë gjithçka tjetër kalonte në plan të dytë. Sporti nuk mund të shpëtonte jetë njerëzish, të ushqejë dhe të strehojë, të parandalojë tmerrin. Në atë Krishtlindje, megjithatë, diçka po ndryshonte.

Diçka ndoshta e papërshkrueshme me fjalë, e papërcaktuar, por që dukej se bashkonte anglezët dhe gjermanët, dy ushtri që ishin përfshirë në luftë. Në frontin perëndimor ishte një çmenduri, luftohej për të mbijetuar. Futbolli? Një mirazh, thjesht një përrallë e bukur.

Në ato ditë, megjithatë, diçka kishte ndryshuar. Ndoshta për shkak të nostalgjisë për të afërmit, për dëshirën për t’u ndjerë afër, të paktën për disa orë, duke lënë mënjanë armët, britanikët dhe gjermanët filluan në mënyrë të papritur të shkëmbejnë urime, këngë madje dhe dhurata. Kishte nga ata që kaluan llogoren nga njëra anë në tjetrën për të nderuar “armikun” me dhurata. Qirinj dhe dekorime në gurë, duke sjellë shpresë për të ardhmen.

Në vigjiljen e asaj nate, megjithatë, ushtarët guxuan më shumë. Të lodhur nga luftimet, lanë llogoret dhe u takuan në atë që quhet “tokë neutrale”. Buzëqeshje, vëllazëri. Koncepte që ishin të panjohur deri në ato momente. Dhe pastaj ishte futbolli. Ndoshta, gjëja e vetme që mund ti qetësonte. Në frontin perëndimor, atë Krishtlindje, futbolli tregoi se mund të mposhte luftën. Po zhvillohej një ndeshje futbolli, midis anglezëve dhe gjermanëve.

Dukej e paimagjinueshme, por ndodhi me të vërtetë. Disa orë, disa çaste, për tu ndier akoma burra të aftë për të buzëqeshur dhe për të jetuar, përpos mendimeve të gjeneralëve, përpos idealeve dhe konfliktit. Lotët u lanë mënjanë, dhe befas një top leckash u bë epiqendra e çdo gjëje. Në ato minuta, futbolli ishte më e fortë se gjithçka. Lufta, pavarësisht gjithçkaje, përfundoi vetëm katër vjet më vonë.

Sidoqoftë, episodet mbetën të gdhendura në gurët e asaj fushe, në zemrat e atyre njerëzve, në histori. Për të demonstruar se me një top midis këmbëve tona, ndonjëherë, ne mund të jemi të pathyeshëm. Duke mposhtur, edhe pse vetëm për disa minuta, edhe vetë luftën. /gazetasi.al/ KultPlus.com

‘Gruaja ka nevojë për burrin aq sa çka nevojë peshku për biçikletën’

Irene Dunne është ndër aktoret më të njohura amerikane, ajo i përket asaj që quhet Periudha e Artë e Hollywood-it, shkruan KultPlus.

Dune është e njohur më së shumti për rolet e saj në zhanrin e komedisë. Ndër të tjera, ajo ishte edhe një zë i fuqishëm i feminizmit në atë kohë sa gëzonte famën e saj.

Më poshtë KultPlus ju sjell ndër thëniet më të njohura të saj.

“Gruaja ka nevojë për burrin aq sa çka nevojë peshku për biçikletën”/ KultPlus.com

Qeni endacak qan kur një grua e panjohur e ushqen (VIDEO)

Video e një qeni endacak në Kinë është bërë virale në të gjithë botën. Një grua e ka ushqyer qenin me salçiçe dhe në momentin që ajo po ia jepte, qeni është lotuar.

Të gjithë shikuesit e kësaj video kërkojnë që këtij qeni t’i ofrohet një shtëpi dhe dashuri, pasi i ka prekur të gjithë.

Qeni endacak ndodhej në një park në qytetin e Jinzhong, Kinë, dhe pamjet tregojnë se ai qëndronte në këmbët e pasme dhe me putrat e përparme kërkonte ushqim.

E njëjta grua shkon sërish të nesërmen në park dhe qeni e njeh. Ai vrapon drejt saj për ta përshëndetur duke tundur bishtin. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=03om7p7dknc&feature=emb_title

Shitet shttëpia e famshme e Michael Jackson

Neverland Ranch, dikur shtëpia e Michael Jackson, është blerë prej ish këshilltarëve të biznesit të tij, shkruan TMZ, transmeton KultPlus.

Miliarderi Ron Burkle blekur kompleksin prej 1,093 hektarësh në veri të Santa Barbara në qytetin e Los Olivos. Burkle punoi me Jackson në dekadën para vdekjes së këngëtarit, shumicën e kohës për të shmangur kreditorët që po shkonin pas tij për të mbledhur borxhe të mëdha dhe të papaguara.

Neverland ishte vendi ku Jackson pretendohej se ngacmonte djem të rinj. Jackson u gjykua për ngacmim të pretenduar dhe u shpall i pafajshëm.

Pas vdekjes së Jackson, shtëpia doli në shitje për 100 milionë dollarë në vitin 2015, por nuk kishte asnjë marrës. Vitin e kaluar ai u rishkrua për 31 milionë dollarë, por prapë nuk pati blerës.

MJ e bleu pronën për 19.5 milionë dollarë në vitin 1987 dhe e shndërroi atë në një fantazi fëmijërore për veten dhe vizitorët e tij.

Prona ka 22 struktura – kryesorja është një rezidencë 12,000 metra katrorë. Ka gjithashtu një pishinë, fusha basketbolli dhe tenisi dhe një teatër filmi me 50 vende. / KultPlus.com

Kthehen veprat e 121 artistëve kosovarë në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se në Galerinë e Arteve janë kthyer veprat e 121 autorëve të Kosovës, shkruan KultPlus.

‘Lajm i mirë për artin në këtë fundvit
Me propzimin tim si ministre sot është votuar Evidentimi dhe kthimi aty ku e kanë vendin – në Galerinë e arteve – 121 veprat e autorëve që Kosovës i kanë dhënë identitet, në fushën e arteve pamore, dhe shpronësimi i tyre ishte një ndër prioritetet e mia si ministre.

MKRS konsideron se rikthimi i veprave të artit që ne i vlerësojmë si asete kombëtare – të ekspozuara në “Grand Hotel-Prishtina”, tek thesaret e popullit, aty ku ruhen dhe ku ka qasje publiku i gjerë, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, është një ndër aktet madhore të kësaj Qeverie!

Falenderoj Drejtorin e AKP-së, z. Valon Tolaj dhe stafin e MKRS-së, që punuan me ngulm që të përmbushen kërkesat ligjore’, ka shkruar Dumoshi në Facebook. / KultPlus.com