Jodie Foster, fituese e ‘Palmës së Artë’

Aktorja Jodie Foster do të marrë Palmën e Artë për Karrierën në Festivalin e Filmit në Kanë i cili do të mbahet nga 6-17 korrik.

Aktorja, regjisorja dhe producentja amerikane do të jetë e ftuara e nderit në ceremoninë e hapjes, të martën më 6 korrik në skenën e ”Palais des festivals”.

Në vitet e fundit të njëjtin çmim nderi e kanë marrë Jeanne Moreau, Bernardo Bertolucci, Jane Fonda, Jean-Paul Belmondo, Manoel de Oliveira, Jean-Pierre Léaud, Agnès Varda dhe Alain Delon.  / KultPlus.com

97 vite nga vdekja e Franz Kafkës


Më 3 qershor të vitit 1924, në Austri vdiq Franz Kafka, shkrimtar në gjuhën gjermane, lindur në Pragë më 1883, nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike.


Krijimtaria e tij ishte e ndërlikuar me tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi, 90 për qind të krijimtarisë së vet e dogji, pjesën tjetër e la me testament që të digjej, tërhoqi vëmendje pas vdekjes më shumë sesa kur ishte gjallë.


Cilësuar si një nga autorët më me ndikim apo Dante i shekullit të njëzetë, Gabriel Garcia Marquez thoshte se me romanin Metamorfoza, Kafka tregoi se ishte e mundur të shkruhej ndryshe. / KultPlus.com

Përkthehet në gjuhën turke “Kronikë në gur” i Ismail Kadaresë

Pas përkthimit të “Gjeneralit të Ushtrisë së vdekur” të shkrimtarit të madh Ismail Kadre tashmë në gjuhën turke vjen dhe libri “Kronikë në gur”.

Ka qenë pedagogia e Universitetit të Edirnese, Ece Dillioğlu, ajo e cila ka sjellë në gjuhën turke dy librat e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

“Libri i dytë i Ismail Kadarese që kam perkthyer. Ky libër është shumë i veçantë për mua sepse është libri i parë që më ka lidhur me letërsinë e Kadaresë. Jam shumë e lumtur që romanin “Kronika në gur” e kam përkthyer në turqisht”, thotë vetë Dillioglu në një postim në rrjetet sociale./ KultPlus.com

Marka Zara akuzohet nga Ministria e Kulturës së Meksikës

Ministria e kulturës e Meksikës ka akuzuar markën Zara për përvetësimin kulturor për një veshje që ajo thotë se është përdorur një model që është i veçantë për një komunitet autokton.

Ministri i kulturës Frausto thotë se modeli “pasqyron simbolet stërgjyshore që lidhen me mjedisin, historinë dhe botëkuptimin e komunitetit”, dhe kishte një estetikë të ngjashme me një pjesë të veshjeve tradicionale të identitetit të grave në komunitetin Mixteca të San Juan Colorado.

“Dizajni në fjalë nuk ishte në asnjë mënyrë i huazuar ose i ndikuar nga artisti i njerëzve Mixtec të Meksikës,” u përgjigj kompania mëmë e Zara Inditex në një deklaratë.

Antropologie dhe Patoël u kontrolluan gjithashtu nga ministria për modelet që dyshohet se ishin huazuar nga komunitetet lokale. Nga secila markë, qeveria bëri thirrje për një “shpjegim publik mbi bazën që mund të privatizojë pronën kolektive”.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria meksikane akuzon markat e modës për përvetësimin kulturor. Në vitin 2019, Carolina Herrera u thirr në mënyrë të ngjashme për shtyp dhe qëndisje në koleksionin e saj Resort 2020. Në atë kohë, drejtori krijues i markës Wes Gordon tha se koleksioni “i jep homazhe pasurisë së kulturës meksikane”./ KultPlus.com

https://twitter.com/cultura_mx/status/1398459079652089857?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1398459079652089857%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fdemokracia.com%2Fmarka-zara-akuzohet-nga-ministria-e-kultures-se-meksikes%2F

‘Nisu për veri aty ke vendin ti, s’dua përqafim, sot po ndahemi’ (VIDEO)

Rona Nishliu që prej fillimeve të saj ka ditur të krijojë këngë që nuk harrohen dhe që veçohen gjithmonë, shkruan KultPlus.

Nishliu njihet për vokalin e saj të fuqishëm dhe për këngët që gjithmojnë përçojnë mesazhe kuptimplota.

Kariera e saj muzikore filloi ne vitin 2004 ku mori pjese ne “Ethet e se premtes” dhe arriti deri tek top 10-shja e keti festivali.

Sot, KultPlus ju sjell ‘Veriu’, njërën nga këngët më të njohura të Nishliut, një këngë kjo që edhe pas kaq shumë vitesh prej kur u lansua, vazhdon të mbetet ndër këngët më të dëgjuara të këngëtares.

Ti merre shtratin tonë
Kush dojë le ta provojë
Më nuk më pengon

Per dritare gjuaje
Marrinë që patem ne
Më smë bëhet vonë

Asnjë fjalë se di
Vetëm jeto pa mua ashtu si deshe ti
Sot po ndahemi sot po ndahemi

Ref:
Nisu për veri aty ke vendin ti
Kafene e papir nisu nisu ti
Lere n tavolinë të tjerat merri
Nisu pash perendinë vetëm dhembjen time lere ktu si suvenir
Le ta kem kujtim

Sot shiu le t rigojë
E askush mos t ‘ më ngushllojë
Se më poshtë nuk shkoj

E ty ,ty asgje s te prek
Se ti je aq i fort
Ti je aq gjakftohtë

Je veri , Neveri
Thua polin e veriut ke vendlindje ti
Sot po ndahemi sot po ndahemi

Ref:Nisu për veri aty ke vendin ti
S’dua përqafim Nisu nisu ti
Sot po ndahemi
Merri të gjitha qe i ke në dollap
Krenarinë veq nuk do ta jap

Nisu për veri aty ke vendin ti
Kafene e papir nisu nisu ti
Lere n tavolinë të tjerat merri
Nisu pash perendinë vetëm dhembjen time lere ktu si suvenir
Le ta kem kujtim

Sot po ndahemi sot po ndahemi
Sot po ndahemi sot po ndahemiii
Sot po ndahemi vera po vlon
E unë po ngri këtu
Jemi ku jemi veq me tar e dru
Je veri neveri nisu nisu (a a a…..)

Ref:Nisu për veri aty ke vendin ti
S’dua përqafim Nisu nisu ti
Sot po ndahemi
Merri të gjitha qe i ke në dollap
Krenarinë veq nuk do ta jap

Nisu për veri aty ke vendin ti
Kafene e papir nisu nisu ti
Lere n tavolinë të tjerat merri
Nisu pash perendinë vetëm dhembjen time lere ktu si suvenir
Le ta kem kujtim/ KultPlus.com

Del në ankand Mona Liza e pullave

Për disa koleksionistë është Grali i Shenjtë i filatelisë, për të tjerët ekuivalenti i Mona Lizës. Mbreti i pullave Stuart Weitzman po nxjerr në ankand nga  Sotheby’s legjendën “Magenta da un penny”, një pullë e lakmuar për vite me radhë që kur ishte fëmijë përpara koleksionit të tij të vogël filatelik.

Weitzman, me krijimet e të cilit kanë kaluar për vite mbi tapetin e kuq të Oscar divat e Hollivudit, supermodelet dhe mbretëreshat e ardhshme (Kate Middleton,e cila është një kliente besnike), do t’i shesë ofertuesit më të lartë vulën e çmuar, të cilën e mori në duar në 2014.

Magenta është ngjyra e purpurt e letrës në të cilën është shtypur pulla. Në anën e pasme, duke ndjekur shembullin e pronarëve të mëparshëm që kishin vendosur inicialet, Ëeitzman ka vizatuar me laps një këpucë të vogël me takë të hollë.

Më unike sesa e rrallë, pulla do të dalë në ankand në 8 qershor me një vlerësim prej 10-15 milionë dollarë së bashku me një tjetër letër të çmuar. Fletëpalosja “Jenny e përmbysur” me katër pjesë nga 24 cent, krijuar në 1918 për t’u përdorur në shërbimin e postës ajrore në rrugën Uashington-Filadelfia-Nju Jork dhe e rrallë sepse është shtypur mbrapa. Një nga gabimet më të famshme në historinë e filatelisë. Ka njëqind kopje të “Jenny e përmbysur”, por vetëm një nga “Magenta” e publikuar në 1856 nga Guajana Britanike, si një postë për gazetat dhe rizbuluar në 1873 nga një dymbëdhjetë vjeçar skocez midis letrave të një xhaxhai.

Më i fundit në një seri koleksionistësh që e kishin shkëmbyer atë përgjatë një shekulli, Weitzman bleu pullën në ankand duke u paguar 9.5 milionë dollarë trashëgimtarëve të John du Pont, trashëgimtar i industrisë kimike, i cili gjithmonë e mbante atë në një kasafortë dhe vdiq në burg në 2010 për vrasjen e një kampioni olimpik të mundjes.

Të ardhurat, të cilat Sotheby’s vlerëson në 37 milionë dollarë gjithashtu duke përfshirë një monedhë ari shumë të rrallë nga i njëjti koleksion, do të shkojnë për iniciativa filantropike përfshirë Fondacionin e Familjes Weitzman./a2/ KultPlus.com

“Nusja” e Shqipe Kamberit, impresionon artdashësit e Zagrebit

Ekspozita personale e autores Shqipe Kamberi, në Galerinë “Forum”, padyshim, ishte ngjarja me e rëndësishme kulturore në Zagreb, ditën e parë të qershorit.

Ekspozita e Shqipe Kamberit është mbështetur nga Bashkësia Shqiptare e Qytetit të Zagrebit dhe Prefekturës së Zagrebit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci, nga Këshilli i Pakicave Kombëtare në Republikën e Kroacisë, Qendra Informative, Galeria Forum, nga  Ermina Prljaskaj, deputete shqiptare në Parlamentin e Kroacisë dhe Unioni i Shqiptarëve në Republiken e Kroacisë.

Ekspozita është inicuar nga Sejfedin Prekazi.

Hapjen e ekspozitës e beri Drejtori i KIC,  Petar Bujas. Ai, veprën e Kamberit e cilësoi risi në art dhe ngjarje të vecantë për publikun zagrebas.

Drejtori i Galerise Teodor Gavrilovic, ekspozitën e Kamberit e quajti nder për Galerinë “Forum”.

Prelaska tha që gratë shqiptare, të asaj pjese të shkuar të historisë, janë përshkruar për mrekulli në punimet e  Kamberit.

Përfaqësuesi diplomat nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, tha se është krenar që po e shikon një pjesë të historisë shqiptare në ekspozitën e Kamberi.

Ambasadori i Republikës se Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kroacisë  tha se punën e Kamberit e ka percjellë gjatë kohë.  “Dhe jam krenar që kam mundësi ta shikojë punën e saj në Zagreb dhe, të flas për veprën e saj”, ka thënë ai.

Ekspozita u percoll nga mediumet kryesore Kroate, si Televizioni Nacional Kroat, televizioni ORT, gazeta ditore Jutarnji List, Narodne Novine etj…

Masat e paracaktuara nga organet kompetente për shkak të pandemisë, bënë që vizitorët e shumtë të prisnin në radhë që të hynin dhe ti shikonin punimet e Kamberit.

Në ekspozitë kishte edhe aktorë të njohur kroatë, piktorë të njohur kroatë si dhe koleksionistë të shquar, nga vise te ndryshme.

Ne librin e pershkrimeve, disa nga te pranishmit kishin shkruar:

Jam i impresionuar. Punët e Shqipes janë risi për skenën artistike të Zagrebit, dhe jo vetëm.

I. B

Ekspozite superiore. Një klimë e re. Jam i impresionuar.

P. Valek

Bukuri e paparë

E. P.

Piktura “Motrat” nga Shqipe Kamberi, është punimi më i bukur që kam parë në jetën time.

Rabini i Zagrebit

Shqipe Kamberi vazhdon qëndrimin e saj në Zagreb, me takime të shumta, përfshi takimet me komunitetin e grave, përfaqësuesit e ambasadave, organizata të ndryshme kulturore, artistë të shumtë si dhe takimet me koleksionistët./ KultPlus.com

Muzeu i Kulturës Arbëreshe në San Paolo Albanese rihap dyert

Pandemia mbylli çdo institucion dhe paralizoi çdo aktivitet kulturor në shumë vende të botës, përfshi këtu edhe muzetë. Tashmë me ulje të shifrave të të infektuarve dhe lehtësim të masave ata i rikthehen jetës por sigurisht me masa anticovid.

Një prej tyre është edhe Muzeu i Kulturës Arbëreshe në San Paolo Albanese, i cili prej 1 qershorit është rihapur për publikun.

Ka qenë vetë Komuna e San Paolo që ka mbledhur prova të kulturës arbëreshe, të krijuar në vend pas pushtimit turk në tokën e origjinës, e cila u zhvillua midis 1526 dhe 1534. Arbëreshat u vendosën në zonat e Italisë së Jugut midis shekujve 15 dhe 18, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Arbëreshët e San Paolo ruajtën fort traditat dhe nuk u asimiluan aq sa dhe sot quhen shqiptarë, flasin një dialekt të përzier të italishtes dhe shqipes dhe janë të fesë katolike të ritit bizantin.

Muzeu kombinon disa realitete në tërësi: është një vend me vlera tradicionale dhe një panoramë e jetës nga e kaluara, e mbajtur e paprekur midis teknologjive të reja dhe komunikimeve masive të globalizuara; është territori dhe peizazhi i saj rural; është fshati i banuar dhe ndërtesat urbane; është komuniteti dhe kultura e tij; është vendi i kujtimeve dhe laboratori i së ardhmes.

Muzeu është një vend dhe një mënyrë për të ruajtur, mbrojtur, përmirësuar, promovuar identitetin kulturor, territorial, shoqëror dhe ekonomik të komunitetit lokal Arbëreshe të San Paolo Albanese; është mjeti me të cilin mund të prodhohet kulturë e re.
Lindur si një ekspozitë agro-baritore, në 1975. Ka një strukturë, inauguruar në vitin 1993, e marrë nga ripërdorimi i ndërtesave të vjetra të pabanuara në qendrën historike, në të cilën ekspozohen objekte të kulturës materiale; dokumentohet kultura gojore, popullore, agro-baritore; dëshmohen rrënjët dhe identiteti i pakicës etnike-gjuhësore arbëreshe.

Funksionet e strukturës së ekspozitës plotësohen nga biblioteka e specializuar për shqiptarët, e krijuar në vitin 1979, nga ekspozita e “Objekteve nga kujtesa”, e ngritur në 1987 dhe nga punëtoria e artizanatit e përfunduar në 2000.

Muzeu përmban objekte të përditshme, veshje tradicionale, produkte dhe mjete të jetës shtëpiake dhe të punës etj./ KultPlus.com

Publikohen datat e mbajtjes së festivalit ‘ReMusica’

Tashmë janë bërë publike datat e edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘ReMusica’, shkruan KultPlus.

‘ReMusica’ këtë vit do të mbahet përgjatë datave 7 deri më 7 shtator të këtij viti në Sallën e Kuqe në Prishtinë.

Kujtojmë se edicioni i 19-të i këtij festivali ishte mbajtur në formatin online ku të gjithë pjesëmarrësit kanë performuar nga vende e skena të ndryshme./ KultPlus.com

Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi rikthehet në Prishtinë, do të performojë në ‘ReMusica’

Sopranoja kosovare, Elbenita Kajtazi që tashmë ka debutuar në skena të shumta ndërkombëtare, këtë verë do të performojë edhe në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Kajtazi do të jesh e pranishme në edicionin e 20-të të Festivalit ReMusica që do të mbahet përgjatë datave 7 deri më 17 shtator të këtij viti në Sallën e Kuqe në Prishtinë.

Lajmin për pjesëmarrjen e ka konfirmuar vetë sopranoja nëpërmjet një postimi në rrjetin social në Instagram ku ka shkruar se është e lumtur që mezi pret të kthehet dhe të performojë në Kosovë.

“Jam shumë e lumtur dhe e entuziazmuar kur njoftoj se më në fund do të këndoj në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Paraqitja ime e fundit në vendin tim ishte në vitin 2016, dhe mezi pres të kthehem dhe të jem pjesë e @remusicafestival, një festival që më ka mbështetur që nga koha kur kam filluar të këndoj. Do të këndoj një muzikë të bukur franceze dhe gjermane”, ka shkruar ajo.

Kajtazi në këtë festival do të performojë muzikë franceze dhe gjermane / KultPlus.com

Ekspozitë në Shkup për nder të aktorit Sefedin Nuredini

Që nga dita e hënë në ‘Qendrën Kulturore për të Rinjë’ në Shkup, është hapur ekspozita me fotografi dhe piktura e aktori të ndjerë Sefedin Nuredini, shkruan KultPlus.

Ekspozita e aktorit Sefedin Nuredini do të qëndroj e hapur edhe sot.

Në këtë ekspozitë ishin prezent shumë artdashës.

Kjo ekspozitë është organizuar nga shoqata ‘Films n’roses’, aktori Mentor Nuredini dhe është përkrahur nga qyteti i Shkupit dhe Komuna Çair./ KultPlus.com

No description available.
No description available.
No description available.

‘Shishet e zbrazëta nga një vend i largët: Retrospektivë e Chris Marker’, sonte në Kino Lumbardhi

‘Shishet e zbrazëta nga një vend i largët: Retrospektivë e Chris Marker’, shënon 100 vjetorin e ditëlindjes së regjisorit të njohur të filmit që i dha formë kinemasë dhe artit të shekullit, shkruan KultPlus.

E për këtë 100 vjetor sot në Kino Lumbardhi në Prizren do shfaqen filmat në gjuhën shqipe dhe angleze.

Shfaqja e filmave do të bëhet me fillim nga ora 20:30 dhe hyrja do të jetë falas.

Që nga fillimi i praktikës së tij, Chris Marker, ishte shumë i ndjeshëm ndaj luftërave politike në të gjithë botën dhe ndaj kryqëzimit të këtyre ndryshimeve që mund të shënohen në formë të filmit. Si rezultat i qëllimit të tij të angazhuar artistik, ai gjatë gjithë jetës u mor me kujtimet e luftrave anti-koloniale që ndodhnin larg, por disi shumë afër vendit të tij. Filmat e tij, të cilët janë përfshirë në këtë retrospektivë, zgjerohen gjeografikisht nga Siberia në Bosnjë, nga Japonia në Kosovë, duke krijuar një plejadë globale dhe historike të sfidave. “Kush i mban mend të gjitha ato?”, pyet ai në një nga filmat eseistikë të tij duke iu referuar shteteve si shishe: “historia hedh shishet e saj të zbrasta nga dritarja.” Kjo retrospektivë përpiqet t’i mbledhë dhe sjellë disa prej këtyre shisheve për t’ia treguar botës nga këndvështrimet e harruara.

‘Shishet e zbrasta nga një vend i largët: Një Retrospektivë e Chris Marker’ mbështetet nga Ambasada Franceze dhe Bashkimi Evropian, në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës”./ KultPlus.com

Revista “Forbes” i kushton një artikull insektit të veçantë të zbuluar në Kosovë

Forbes – medium global, i fokusuar në lajmet rreth biznesit, teknologjisë dhe shkencës, i ka kushtuar një artikull punës së profesor Halil B. Ibrahimi, i cili, përmes aktivitetit të tij shkencor, ka zbuluar një lloj të ri të insektit, të quajtur Potamophylax coronavirus.

Entomologjia ka një suvenir të përhershëm të pandemisë COVID-19 në formën e një insekti të zbuluar së fundmi në Kosovë. Potamophylax coronavirus është në mënyrë të çuditshme – një insekt fluturues i ngjashëm me tenjën, vezët dhe larvat e të cilit lulëzojnë në lumenj dhe liqene, shkruan fillimisht revista amerikane, Forbes.

Një ekip studiuesish të udhëhequr nga profesori, Halil Ibrahimi i Universitetit të Prishtinës gjetën ekzemplarët e parë të njohur pranë një përroi në Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna të Kosovës disa vjet më parë, por ata e gjetën veten duke analizuar dhe përshkruar speciet e reja gjatë pandemisë.

Emri është gjithashtu një aluzion i hollë për atë që Ibrahimi dhe kolegët e quajnë “një pandemi tjetër e heshtur që ndodh në organizmat e ujërave të ëmbla në lumenjtë e Kosovës”, ku ndotja dhe hidrocentralet kanë kërcënuar ujërat. Caddisflies janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndotjes, dhe larvat e tyre një pjesë e rëndësishme e zinxhirëve ushqimorë ujorë.

Caddisflies e rritur kryesisht hanë alga, edhe pse disa ushqehen me insekte të tjera. Larvat e tyre sigurojnë një burim të rëndësishëm ushqimi për peshqit dhe për insektet e tjera ujore. Të rriturit jetojnë vetëm për rreth një muaj.

Rezulton se Ballkani perëndimor, përfshirë Kosovën, janë një pikë e nxehtë për biodiversitetin e insekteve të ujërave të ëmbla. Shkencëtarët që studiojnë zonën kanë gjetur disa specie të reja insektesh në lumenjtë dhe përrenjtë e saj në vitet e fundit, dhe shumica e tyre, si virusi P. coronavirus, jetojnë në zonat e tyre të vogla.

Kjo mënyrë e jetës i vë speciet si P. coronavirus veçanërisht në rrezik të lartë të zhdukjes. Vrisni të gjithë personat në një shtrirje të një përroi afër Lumbardhit të Deçanit dhe ju keni vrarë një specie të tërë që nuk jeton askund tjetër./diasporashqiptare/ KultPlus.com

Violinçelistja Rina Kaçinari koncert në Vjenë më 6 qershor

Kur dy personalitete të njohura të skenës muzikore vendase si shqiptarja, Rina Kaçinari dhe italiania Maria Craffonara bëhen bashkë në një projekt të ri artistik sigurisht që priten me shumë kënaqësi.

Rina, një violinçeliste në Austri dhe Maria në violinë do të japin koncertin e tyre më 6 qershor në Vjenë.

Të dyja vajzat janë rritur mes shkrirjes së kulturave të ndryshme dhe shumëgjuhëshe, me përvojë në skenë në fushën e muzikës klasike dhe me projekte emocionuese të suksesshme dhe ndërkombëtarisht. Të dyja janë edhe kompozitore, teskstshkruese dhe interpretuese të veprave të tyre.

Rina ka nisur të mësojë që fëmijë violinçelin në Prishtinë, dhe nga Kosova është larguar në moshën 15-vjeçare dhe kjo për faktin se nuk kishte një mësues për lëndën e saj në shkollën vendase të muzikës. Ajo përfundoi studimet në Akademinë e Muzikës në Zagreb dhe në universitetin e Artit në Graz, si dhe më vonë studimet për xhaz në universitetin Bruckner në Linz.

Pas diplomimit, Rina nisi të interpretojë si muzikante orkestrale në Maribor Opera, ku për dy vite pati mjaft koncerte si një mënyrë për të kujtuar dhe babain e saj, një kompozitor, dirigjent dhe pionier i skenës së muzikës klasike në Kosovë. Dikur ai i kish thënë se si violinçeliste ajo një ditë të mund të blinte të gjitha çokollatat e botës.

Pas Maribor, Rina u transferua në Vjenë ku nisi jetën si muzikante e pavarur.

Rina Kaçinari luan me kuartetin tango Mala Junta, me Orkestrën Botërore të Vjenës, me muzikanten Eva Jantschitsch aka Gustav. Ajo performon dhe me bashkëshortin e saj, bateristin Jörg Mikula – dhe si soliste. Aftësitë e saj të larmishme ia kalon violonçelistëve të rinj në shkollat ​​e muzikës në Brunn am Gebirge / Maria Enzersdorf dhe Deutsch-Wagram.

Për Rina Kaçinarin, të jesh në gjendje të blesh të gjithë çokollatën në botë sot do të thotë të eksplorosh shumëllojshmërinë e pafund të muzikës në përgjithësi dhe atë të instrumentit të saj në veçanti, të zbulosh vazhdimisht gjëra të reja dhe t’i sjellësh ato në skenë. Në kompozimet e saj ajo tregon histori nga jeta dhe i shoqëron ato me zërin e saj./ KultPlus.com

DokuFest nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Komunën e Prizrenit

DokuFest në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Komunën e Prizrenit sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes institucionale të DokuFest. Marrëveshja ka për qëllim avancimin e programeve të cilat kanë të bëjnë me festival dhe zhvillimin e kineastëve të rinj të Kosovës.

Me këtë rast gjatë ceremonisë së nënshkrimit, drejtoresha ekzekutive Linda Lllullatha “Jemi shumë të lumtur që sot edhe zyrtarisht e thellojmë bashkëpunimin tonë shumëvjeçar me qeverinë suedeze, përmes Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar, që do të mbështetet edhe nga Komuna e Prizrenit. Kemi qenë shumë të nderuar të jemi nikoqir të drejtoreshës së Institutit të Filmit Suedez në Prizren, e cila ka qenë një përkrahëse e flaktë e DokuFest në skenën ndërkombëtare. Me Institutin Suedez dhe regjionin Halland kemi organizuar programe siç është “CREATIVE FORCE” e që u ka mundësuar artistëve suedez të bashkë krijojnë me artistë nga rajoni gjatë edicioneve të kaluara të DokuFest.

DokuFest ka fillu si një festival në një qytet pa kinema, por fal punës tonë dhe fal përkrahjes së miqve dhe punës së palodhshme të gjithë atyre që kanë kontribuuar në DokuFest ndër vite sot Prizreni njihet si qytet i kinemasë dhe 20 vite më vonë Prizreni ka 16 kinema aktive në qytet. E kinematë nuk mund të jetojnë pa filma dhe pa tregimet e krijuesve vendor. E mbështetja suedeze në këtë aspekt do ta luaj rolin shumë të rëndësishëm të vazhdimit të zhvillimit të kineastëve të rinj. Ky është vetëm një nga qëllimet e kësaj mbështetje, përmes së cilës qeveria suedeze e ka parë potencialin e organizatës tonë në zhvillimin e mëtutjeshëm të skenës së filmit, në veçanti të kineastëve të rinjë.

Ne, poashtu do të kemi mundësinë që të vazhdojmë punën tonë në demokratizimin e shoqërisë përmes artit dhe kulturës. Kjo do të reflektohet në zhvillimin strukturor të kapaciteteve të organizatës për të konfiguruar gradualisht fushën e programit tonë strategjik dhe vizionin për 10 vitet e ardhshme.”

Ambasadorja suedeze në Kosovë, Karin Hernmarck Ahlinypotencoi se “Ne besojmë fuqimisht në potencialin e artit dhe kulturës për të ngritur shoqëritë nga varfëria dhe për t’i vendosur ato në rrugën e zhvillimit. Në rastin e Kosovës, ajo është e lidhur ngushtë me afirmimin ndërkombëtar të shtetësisë së saj. Artistët dhe institucionet kulturore janë agjentë të ndryshimeve shoqërore, roli i tyre shtrihet përtej veprës dhe ngjarjeve të tyre artistike. Prandaj, institucionet shtetërore duhet të veprojnë mençur duke zgjeruar fushën e mbështetjes për artin dhe kulturën. Suedia është e lumtur të bëjë pjesën e saj.

Projekti ynë synon të konsolidojë kapacitetet institucionale dhe qëndrueshmërinë e DokuFest si një mjet për rritjen e ndikimit ekonomik të festivalit për Prizrenin dhe Kosovën. Ne jemi të lumtur të ecim krah për krah me DokuFest në dekadën e tij të tretë. Ju uroj një edicion të mrekullueshëm të festivalit të 20- të, shumë sukses në zbatimin e projektit dhe falënderoj secilin dhe të gjithë ju që keni punuar në përgatitjen e projektit dhe marrëveshjes.”

Ndërsa, Kryetari i Komunës, Mytaher Haskukatheksoi “DokuFest për 20 vite e ka kthyer Prizrenin në një qendër botërore të filmit duke e pasuruar jetën kulturore të Kosovës dhe duke e kthyer Prizrenin në një destinacion të rëndësishëm të turizmit kulturor.

Përmes programeve të tyre artistike dhe kulturore DokuFest ka frymëzuar rininë dhe sektorin krijues të Kosovës, dhe të Prizrenit në veçanti, për të guxuar dhe për të shfrytëzuar potencialin ekzistues të qytetit të Prizrenit në promovim përmes artit dhe kulturës.

Kjo ka ndikuar që sot Prizreni edhe të jetë qendër e filmit me një numër të madh të kinemave që u ofrojnë mundësi të rinjve të kenë qasje në programe të begatshme artistike përmes filmave dhe diskutimeve që zakonisht ndodhin pas shfaqjes së filmave. Filmi ka frymëzuar edhe shumë të rinjë që të hulumtojnë dhe krijojnë tregime audiovizuele të cilat përçojnë zërat e të rinjve në skenën ndërkombëtare.”

Marrëveshja e sotme ka kohëzgjatje 3 vjeçare dhe qëllimi i përgjithshëm i programit është demokratizimi i shoqërisë përmes artit dhe kulturës që do të ndërveprojë në sektorin e artit, kulturës, arsimit dhe zhvillimit ekonomik./ KultPlus.com

Presidenti i Europa Nostra i përgjigjet Gërvallës dhe Çekut lidhur me Manastirin e Deçanit

Presidenti ekzekutiv i Europa Nostra, Hermann Parzinger dhe Presidenti për Trashëgiminë Fetare, Pilar Bahamonde u kanë kthyer letrën Zv. Kryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në lidhje me përfshirjen e Manastirit të Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara në Evropë.

Në letrën e tyre ata thonë se përfshirja e Manastirit të Deçanit, dosje e përgatitur nga Trashëgimia Fetare ishte bërë me kujdes dhe me standardet më të larta që kërkohen sipas këtij programi.

“Ne do të dëshironim të theksonim se përfshirja e një faqe në 7 Listat më të Rrezikuara nuk është fundi i procesit; përkundrazi shënon fillimin e konsultave të duhura me të gjitha palët e interesuara. Si rezultat, po përgatitet një raport gjithëpërfshirës për gjendjen me rekomandime më adekuate, veprim i cili në fund të fundit duhet të çojë në heqjen e rrezikut me të cilin përballet një vend i caktuar i trashëgimisë dhe rrjedhimisht për heqjen e faqes nga Lista jonë më e Rrezikuar. Kjo metodë ka qenë aplikuar në të gjitha faqet që janë përfshirë në listën tonë.

Që nga fillimi i këtij programi në 2013, ne kemi zgjedhur gjithsej 43 zona të trashëgimisë në rrezik në 26 vende evropiane. Përmes publikimit të listave vjetore të 7 vendeve më të rrezikuara, Evropa Nostra – duke vepruar në partneritet me Institutin EIB – angazhohet në një qasje pozitive duke ofruar zyra të mira për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për vendet e rrezikuara në fjalë. Ne bëjmë që së bashku të lehtësojmë një dialog konstruktiv midis të gjithë aktorëve përkatës, përfshirë autoritetet dhe shoqërinë civile. Misioni ynë është të ruajmë integritetin dhe vërtetësinë e zona të zgjedhura të trashëgimisë së rrezikuar për të mirën e shoqërisë në tërësi. Si i tillë, veprimi ynë është shumica koha e mirëpritur nga autoritetet kombëtare dhe lokale të interesuara pasi ofron mbështetje të vlefshme dhe këshilla të ekspertëve”.

Tutje, ata konfirmojnë ardhjen e një delegacioni ekspertësh nga Europa Nostra për në Kosovë, pas verës.

Po ashtu ata kërkojnë një takim online gjatë muajit qershor, për të diskutuar më shumë detaje.

“Siç tregohet tashmë në letrën dërguar më 19 Prill 2021 Presidentit dhe Kryeministrit të Kosovës, një delegacion i përbërë nga ekspertë të caktuar nga Europa Nostra ka në plan të vizitojë Kosovën për bisedime me të gjithë palët e interesuara. Kjo vizitë do të bëhet sa më shpejt që situata epidemiologjike do të lejojë udhëtime të tilla, ka shumë të ngjarë që pas verës. Ndërkohë, ne kemi filluar organizimin në internet takime me bashkëbisedues vendas dhe ndërkombëtarë. Prandaj, me anë të kësaj dëshirojmë t’i propozojmë gjithashtu organizoni një takim në internet me ju sa më shpejt të jetë e mundur gjatë muajit qershor.

Duke ju falënderuar për sigurimet në lidhje me përkushtimin e qeverisë suaj për ruajtjen e kulturës trashëgimisë dhe duke pritur që të përfshihemi në një dialog të hapur dhe konstruktiv për të mirën tonë qëllimi i përbashkët: mbrojtja e trashëgimisë multikulturore dhe multireligjioze në Evropë”./ KultPlus.com

Sharl Bodler dhe “Lulet e së Keqes”, kur poezia shkonte në bankën e të akuzuarve

Nga Albert Vataj

Bota e artit njeh shumë raste kur shpura e hakërruar e zemëratës puritane ka djegur me zjare e përndjekur me anatemë kryevepra dhe dishepuj. Bota krejt është ngjethur para këtyre gardianëve të moralit, por artistët kanë treguar me vepër dhe aktin sublim të krijimit t’i bëjnë ballë kësaj stuhie rrapëllitëse, një prej tyre ishte edhe Sharl Bodler.  Kryevepra e tij, “Lulet e së Keqes” u çua në bankën e të akuzuarve dhe u ndëshkua. Dënimi për përdorim fjalori të turpshëm si edhe fyerje të moralit publik i shkaktoi vëllimit poetik “Lulet e së Keqes” dhe autorit ë saj Sharl Bodler një  goditje anatemuese.

Poeti Arthur Rimbaud thoshte për Bodlerin se “… ai qe vetë Perëndia!”, ndërkohë që gjykatësit e Napoleonit të III-të shihin te ai vetë Djallin dhe e dënuan të hiqte prej vëllimit “Lulet e së Keqes, gjashtë poezi, nënë akuzën se ato paraqisnin pamje të turpshme e fjalor të ndyrë, të cilat fyenin rendë moralin shoqëror. Pas kësaj, vetë Bodleri këmbënguli, protestoi duke kërkuar që libri, duhej gjykuar në tërësinë e tij dhe, jo në poezi të veçanta, se blasfemitë i drejtoheshin qiellit e jo Zotit, por më kot …

Në fakt, procesi ndaj përmbledhjes së famshme “Lulet e së Keqes”, një nga kryeveprat e poezisë franceze dhe botërore, kish nisur dhjetë ditë pas botimit të tij të parë i cili doli në 1.300 ekzemplarë. Pikërisht më 5 korrik 1857, në një artikulli të gazetës “Le Figaro”, ndër të tjera, shkruhej se: “… është e palejueshme që, një person si autori i librit, i cili i ka kaluar të tridhjetat, të shkruajë një vepër të tillë monstruoze … Ka momente madje, kur mund të dyshohet edhe për vetë gjendjen e tij mendore…

Kurrë s’kemi parë kaq shumë puthje e kafshime gjoksesh, kaq shumë demonë, djaj, kufoma, mace e krimba … Ky libër është një spital i hapur për çdo lloj idiotësie e fëlliqësie të shpirtit njerëzor“.

Pas kësaj, Ministria e Brendëshme e hodhi librin në gjyq, ndërkohë, gazeta “Le Figaro” e vazhdoi edhe më tej fushatën kundër Bodlerit. Dhjetë ditë pas procesit, Viktor Hugo, që prej ishullit Guernesey ku ndodhej në egzil, në një letër drejtuar Bodlerit, ndër të tjera i shkruante:

Më 1924 botuesit, të cilët kishin edhe të drejtën e autorit, publikuan për herë të parë edhe poezitë e dënuara, por libri u hoq përsëri nga qarkullimi. Vetëm 92 vjet më pas, më 31 maj 1949, Gjykata e Kasacionit në Paris e anuloi vendimin e procesit të zhvilluar më 1857, duke rehabilituar kështu për herë të parë dhe përfundimisht, të gjashtë Poezitë e Mallkuara. Nga 1864 deri më1865 gjashtë poema të vogla në prozë shfaqen në “Le Figaro” nën titullin “Le spleen de Paris”, ndjekur nga dy në “La Vieparisienne”, tre në “L’Artiste”. Në Belgjikë, ku shkon për t’u kuruar, një revistë i publikon poemën në prozë “Qentë e mirë”. Ndërsa më 1866 botohen 23 poezi të reja nën titullin “Mbeturinat”. Në fund të marsit Bodleri goditet nga një paralizë që i heq mundësinë për të folur. Dhe më 1867 pas transportit nga Belgjika, në një shtëpi mjekimi në Paris, Bodleri nuk jep shpresa për përmirësim dhe vdes më 31 Gusht pas një paralize që i rrëmbeu edhe fizikun edhe gojën.

Nje rrefim per shpresat, enderrat, deshtimet dhe te keqen.  Lulet e se keqes tentojne te nxjerrin ekstraktin e se mires nga e keqja, bukurine nga fuqia malifike. Ndryshe nga letersia e meparshme qe merrte gjerat e bukra si pikenisje per te shkruar, Bodler deshiron qe paradokset dhe dualizmat te behen teme ate vepres se tij. Bodler ka thene se detyra e tij eshte te nxjerre te bukuren nga e keqja. Ne vellim ka kundervenie ndermjet kategorise estetike te se bukures qe ka per simbol lulet, dhe kategorise morale te se keqes qe ka per simbol satanin.

Modernizmi qendron ne faktin se Bodler, ndryshe nga autoret klasike te cilet shkruajne per te bukuren si nje kategori sublime dhe te pacenueshme, shkruan per te duke e pare ne nje kendveshtrim te ri : Letersia duhet te evokoje edhe per anen absurde dhe paradoksale te jetes dhe te bukurise.

Tituli jep disa shtresa kuptimore qe jane :

Ato qe  e kane burimin te e keqja qe mbizoteron ne bote

Lule te semura, qe semurin dhe ato qe I mbajne ere

Lule qe kane lulezuar ne shpirtra te vdekur, qe I kane rrenjet tek fatkeqesite  e poetit.

Ato tregojne te bukuren e se keqes, dhe te bukuren ne te keq.

Bodler eshte poet I spleen-it dhe ideales perballe njera tjetres. Spleen-I I referohet nje gjendjeje merzie, te serte , me sakte cdo gje e keqe qe ka lidhje me boten : vdekja, vrasja, vetmia, deshperimi. Ne te kundert, idealja eshte transhendetja e spleen-it, aty ku ekziston dashuria dhe ndjenjat jane te shfaqura gjer ne ekstaze. Idelja arrihet nepermjet nje shkeputjeje nga realiteti nepermjet veres, opiumit, udhetimit, pasionit. Ajo nenkupton nje gjendje ku koha dhe vdekja s’kane vend. Ai pergjithesisht I referohet pasionit per te shfaqur kete ekstazi te ndjenjave, por papritur ne kete dualitet spleen-I shfaqet befas dhe spontanisht. Autori eshte gjithnje ne frike prej vdekjes, mbytjes se shpirtit te tij dhe mosrealizmit.

Pamjet pariziene ai I sheh dhe si mahnitese , me horizonte  blu dhe simbole te tjera te tilla, por dhe si nje mit qe vazhdon ne ditet e somte. Parisi po ndryshon, koha po ndryshon. Ai niset qe nga antikiteti me figuren e Andromakes, dhe me simbole te tjera te se kaluares per te treguar se Parisi ka qene me I bukur dhe vlerat e tij do te ruhen nese vete qyteti ruhet I pandryshuar.

Femra tek Bodler eshte objekt kryesor mbartes I simbolizmit. Ajo eshte nje ndermjetese e dy gjendjeve kontrastuese te siperpermendura. Ndersa ai rreshket duart ne floket e saj per te marre idealen, papritur e ndal dashurine duke menduar se nje dite kjo femer do te vdese, do te dekompozohet dhe do te puthe krimbat ne vendin e tij, dhe spleeni vjen…Femra sipas tij eshte nje engjell qe te fal kenaqesi, por dhe nje djall, burim I se keqes, eshte qenia qe na I mbush enderrat me terrin me te madh e me driten me te madhe. Puthja e saj eshte helmuese, dhe dashuria e saj e con jo afer zotit, por me afer Satanit.

Simbolika e udhetimit ka te beje me rrugen e nejriut ne jete, linden dhe zhgenjimin nga realiteti, lindjen e spleen-it, dehjen me vere dhe opium, tundimin nga djalli, deshperimin dhe revolten e njeriut te vrare dhe se fundmi vdekjen e tij, pajtimin e fundit me veten dhe boten.Simbolika e Bodlerit synn perjetesine : Arti eshte I gjate, por koha eshte e shkurter”

Poetika e Bodler-it evokon gjithashtu per vdekjen.Nje mundesi per dashuri mund te kthehet ne pikenisjen e vdekjes. Koha eshte armiku me I madh I njeriut , shtaza qe ka jete njeriu. Vampire, femra mostra . Vecimi I tij nga shoqeria, sidomos ajo e Parisit ku pozicionohet ngjarja, e con poetin ne nje vetmi te mterrshme, ne te cilen urohet te vije vdekja sa me shpejt.

Persa i perket anes demoniake te vepres, Bodler sugjeron se njeriu dhe veprimet e tij kontrollohen nga Satani, dhe njeriu eshte thjesht nje mekanizem I tij, nje loder, nje monster me e nevertishme se cdo gje tjeter.

Se fundmi, elemente horror dhe fantastike e shoqerojne poezine e tij, nisur nga macet e zeza , ne krimba etj ejt.Ai ka ndikim nga poetika e Edgar Poe, dhe ne nje far emenyre I perdor per te treguar se  cfare gjendjeje tmerri dhe te frikshme arrin te krijoje Spleen-I ne mendjen dhe psikologjine njerezore./ KultPlus.com

Fillon edicioni i tretë i Festivalit Multikulturor, këtë vit me temën ‘Gruaja, arkitekte e shoqërisë’

Në Prishtinë, më 2 qershor nisi edicioni i tretë i Festivalit Multikulturor, i cili këtë vit ka temën: “Gruaja, arkitekte e shoqërisë”.

Sipas organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, ky festival ka për qëllim ngritjen e vetëdijes rreth fuqizimit, paragjykimeve, sfidave dhe stereotipave që ekzistojnë nga grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë po mbahet edicioni i tretë i Festivalit Multikulturor, i cili mbahet gjatë tri ditëve të ardhshme.

Tema e këtij festivali është: “Gruaja, arkitekte e shoqërisë”. Organizatorët thanë se ky festival ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për sfidat që përballen gratë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, Isak Seknederi tha se martesat e hershme janë “kanceri që ushqehet brenda shoqërisë sonë”. Sipas tij, kjo ndodh jo për shkak të prindërimit jo të mirë, por për shkak të diskriminimit institucional.

E pranishme në këtë festival ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo tha se gratë në përgjithësi përballen me sfida, por këto sfida janë dyfish më të rënda për gratë dhe vajzat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian./syri/ KultPlus.com

Nesër shënohet Dita Botërore e Biçikletave në Prishtinë

Në Ditën Botërore të Biçikletës ‘Kosova Bike Group’ organizon ngjarjen me biçikleta, shkruan KultPlus.

Sipas njoftimit kjo ditë do të festohet e njëkohësisht do të protestohet për më shumë  të drejta për çiklistët.

“Për të shënuar Ditën Botërore të Biçikletës “3 QERSHORI”, po organizojmë një Ngjarje me Biçikleta deri te Parku i Gërmisë (Te Koshat) në Prishtinë. Kjo datë e rëndësishme shënohet, festohet por edhe në të njejtën kohë protestohet anë e mbanë botës për sa më shumë të drejta për çiklistët, avokimin për rritjen e shtigjeve për biçikleta, promovimin e jetesës së shëndetëshme, mbrojtjen e ambientit etj”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më poshtë guiden e ditës së nesërme:

– Nisja bëhet nga Monumenti “NEWBORN” në Prishtinë nga ora 19:00 (të jeni prezent së paku 15-30min më herët), me xhiro nëpër rrugët kryesore të Prishtinës nën përcjelljen e Red Bull dhe Policisë së Kosovës deri te Parku i Gërmisë (Te Koshat).

– Në fund të distinacionit do të kemi Muzikë-DJ dhe pije freskuese falas nga Red Bull, Ujë Rugova, Frutomania dhe ushqim falas nga Troshat. Kjo ngjarje përkrahet dhe mbështetet nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Europe House, SIGKOS dhe Chameleon Print. Për sigurinë e pjesëmarrësve në Event, do të përkujdeset Policia e Kosovës nën përcjelljen dhe asistimin e tyre.

OBLIGATIVE:

• Helmeta ose kapelë, paisjet tjera mbrojtëse dhe Maska.

• Pjesëmarrësit: (Të gjitha moshat, ndërsa fëmijët nën përcjelljen e prindit apo kujdestarit).

• Të mbahet distanca sociale dhe të përkujdesemi për njëri tjetrin.

• Të respektojmë njëri tjetrin, rregullat e qarkullimit dhe rregullat e grupit të Kosova Bike.

REKOMANDIM:

• Është e rëndësishme që të keni me veti ujë, veshje sportive, goma rezervë apo mjete tjera të riparimit në rast të ndonjë defekti.

Grupi jonë është i pregaditur të jap ndihmën e parë në rast të ndonjë emergjence.

VËMENDJE!! Eventi mund të anulohet vetëm në qoftë se përkeqësohen kushtet atmosferike apo për shkak të situatës së krijuar në vend si pasojë e #COVID19

Ftoni të gjithë të apasionuarit e çiklizmit të na bashkohen në këtë Ngjarje Botërore që ta shënojmë edhe nga Kosova./ KultPlus.com

Filmi i shumëpritur Fast and Furious 9 arrin më 10 Qershor në Cineplexx – biletat në shitje

Cineplexx ka bërë të ditur se tashmë kanë dalur në shitje biletat për filmin e shumëpritur Fast and Furious 9, me aktorët Vin Diesel, John Cena, Charlize Theron si dhe gjithë kasti i vjetër.

Ky film i shumëpritur do të arrijë në Cineplexx si pre-premierë, duke nisur të shfaqet 15 ditë para premieres në kinematë botërore.

Filmi i gjen protagonistët sërish në aksion kur Cipher, personazh i luajtur nga Charlize Theron, e rekruton vëllaun më të ri të Dom në ekipin e saj që të marrë hakmarrje ndaj Dom dhe miqve të tij. Filmi rikthen në regji Justin Lin, ndërsa në rolet kryesore vijnë super-yjet Vin Diesel, Charlize Theron, Tyrese Gibson, Michelle Rodriguez, si dhe kastit të aktorëve do ti bashkangjitet edhe ylli tjetër i filmave aksion, John Cena.

Biletat për këtë film mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ose edhe online përmes aplikacionit Cineplexx KS. Më shumë informata rreth filmit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. (lidheni me kete link: https://www.cineplexx-ks.eu/movie/Fast-and-Furious-9/ )

Qeni i braktisur bëhet pjesë e policisë britanike

Një qen me emrin Roxy, që ishte e padëshiruar për katër vjet tani është bërë pjesë e stafit të kërkimit të eksplozivëve në Britani.

Roxy ishte shpëtuar nga oficerët  në vitin 2017 dhe ishte strehuar në qendrën e kafshëve në West Hatch, Somerset, shkruan The Sun, transmeton KultPlus.

Qeni dhe administruesja PC Camilla Carter përfunduan trajnimin e tyre vitin e kaluar. “Roxy është një super yll. Ajo është inteligjente, shumë sistematike dhe e plotë “, tha pjesëtarja e ekipit.

Roxy, ka përdorur hundën e saj përpara ngjarjeve të mëdha duke përfshirë dasmën e Princeshës Beatrice dhe varrimin e Princit Philip. / KultPlus.com

‘Fëmijët e Prishtinës’, koncerti që solli një laramani të veprave shqiptare dhe botërore

Era Berisha

Me një përmbledhje të sektorit folklorik dhe atij muzikor për rastin e 1 qershorit, Komuna e Prishtinës organizoi koncertin e titulluar ‘’Fëmijët e Prishtinës’’, ku fëmijë të shumtë nga shkolla të ndryshme si: Prenk Jakova, Yllzat, Misbah & Friends, Amadeus, Beethoven, American School of Kosova dhe kori i fëmijëve ‘Okarina’, performuan në mënyrë mahnitëse para një publiku që mbushi sallën deri në hapësirën e fundit, shkruan KultPlus.

Koreografi Nazmi Gashi solli performimin e tre valleve të ndryshme si: Vallja e Bareshës, Suite Vallesh dhe Vallja e Zanave, kurse solistët si Rinea Vitija dhe Ardit Hasani performuan këngët: ‘Vetëm një fjalë’, ‘If I ain’t got you’, ‘Je e vogël’ dhe ‘Autmun leaves’. Këto performanca shënuan fillimin e koncertit me hapa, kërcime dhe këngë të cilat u interpretuan në mënyrë mjaft të bukur.

Pastaj nxënës të klasës së parë e deri tek të katërta si: Lir Hajrizi, Luna Shema, Leon Sheapi, Noel Perkola, Armela Mustafa, Miran Korca, Vesa Veseli, Vita Kastrati, Ada Gorani, Tringa Mjeku, Dora Sylejmani, Nina Fushtica, Medina Vuniqi, Erna Sahatciu, Jora Gashi, Luisa Hoxha, Malda Kastrati, Jon Amor Baftiu, Loena Mehmeti dhe Amela Elezi nga shkolla ‘Prenk Jakova’ performuan vepra të ndryshme duke filluar nga këngë, kompozime dhe kërcime nga trupa e baletit. Korpetitore të performancave ishin Njomza Kastrati dhe Arta Gerdovci, ndërsa vallja popullore erdhi nga profesori Dilaver Kryeziu.

Performancat e tyre dallonin në mënyrë tejet të bukur sepse secili fëmijë sillte botën e tij të veçantë, me ç’rast gëzimi dhe lumturia ishin prezente jo vetëm në fytyrën e tyre por edhe tek prindërit që tërë kohën përcjellnin edhe lëvizjet më të vogla të performimit të fëmijëve të tyre.

Ky koncert vazhdonte të bëhej edhe më interesant ku çdo performim kishte një magji dhe veçanti që fëmijët e sollën me një mund dhe përkushtim befasues. Ndërsa, Lisa Shahini, Hana Ahmeti, Hana Isa, Jon Ahmeti dhe Lekë Sefa ishin performuesit e radhës që pushtuan skenën e Sallës së Kuqe me vepra të ndryshme si: ‘Chopin valse op.69 no.2’, ‘La Melanconia’, ‘Kleine Romanza’ , ‘Bukur, tokata‘ dhe ‘Tango nr.3 op.50’, duke shpalosur kështu talentin e tyre përballë një publiku ku duartrokitjet e tyre bëheshin pjesë e veprave të performuara.

Pas pauzave të cilat ishin të domosdoshme pas kaq shumë performancash, radhën në skenë e mori kori i fëmijëve ‘Okarina’ që interpretuan veprat ‘Jemi vetëm fëmijë’ nga kompozitori Rinor Ukimeri  dhe ‘The sound of music’ nga kompozitori Richard Rodgers nën dirigjimin e Elikona Hysaj Shala, në një zë të vetëm që buçonte sallën me gërshetimin e dy gjuhëve, një ndërlidhje që shfaqi talentin e fëmijëve, një talent ky që pritet ti pushtoj edhe sallat më të mëdha në një të ardhme të afërt.

Kështu, radhën për të performuar e morën edhe nxënës nga shkolla e muzikës dhe artit ‘Misbah & Friends’, të cilët interpretuan në piano, flautë, violinë, këndim dhe kitare. Kurse, nuk munguan as performimet e nxënësve nga shkolla e muzikës ‘Amadeus’ dhe ‘Beethoven’ në po të njëjtat instrumente të cilat përdoreshin mbrëmë në një masë të madhe duke bërë që edhe instrumentet të flakërojnë po njëlloj si veprat që gjallëroheshin nën interpretimin e performuesve.

Për fund, vepra ‘The sleeping beauty’ u performua nga këta nxënës: Frosina Bajrami, Marson Berisha, Earta Durmishi, Riga Hoti, Rrezart Islami, Renea Xhibo, Nesa Krasniqi, Alvina Bektashi, Dior Gashi dhe Medina Mehmeti.

Ndërsa, për të folur më shumë rreth interpretimit të korit të fëmijëve ‘Okarina’, për KultPlus foli vetë dirigjentja Elikona Hysaj-Shala.

“Ky koncert erdhi si rezultat i punës së jashtëzakonshme që bëhet me fëmijët e korit ‘Okarina’, ku puna e tyre sjell ftesa të ndryshme që ky kor të paraqitet në skena së bashku me bashkëmoshatarët e tyre duke interpretuar vepra nga më të bukurat. Koncerti paraprak që zhvilluam në Atelienë e Sportit hapi dyert për këtë koncert dhe mendoj se çdo koncert i ynë sjell një sukses të radhës”, thotë Hysaj-Shala.

Sipas saj, provat për koncertin e mbrëmshëm kanë zgjatur rreth 10 ditë ku interpretimi iu dedikua fëmijëve me rastin e 1 qershorit. Prandaj, çdo paraqitje e korit është e rëndësishme për historikun e tyre, duke përfshirë këtu edhe gabimet dhe rastësitë që dërgojnë punën e tyre në një nivel ende më të lartë.

“Mbrëmë ishte një paraqitje e jashtëzakonshme dhe emocionale ngase në Sallën e Kuqe u mblodhën një numër i madh i artistëve që shikonin performimet e ndryshme të fëmijëve ku bukuria e gjithë koncertit mbetet llojllojshmëria e interpretimeve. Mua më vjen mirë që jam udhëheqëse e korit me gjithsej 70 fëmijë që dëgjonin me respekt punën e të tjerëve”, përfundon Hysaj-Shala për KultPlus.

Me këtë koncert të pranishmit patën rastin të dëgjojmë interpretime të jashtëzakonshme për moshat që ata fëmijë kishin sepse kështu dhurohet një kontribut jo vetëm ndaj vendit të tyre por edhe ndaj vetvetes duke shpërblyer kështu veten me një laramani të njohurisë artistike. Interpretimet dhe performancat e ndryshme dëshmonin se talenti i fëmijëve nuk duhet anashkaluar aspak, për arsye se çdo gjë nis kur fëmija është i pasionuar edhe  pas diçkaje më të vogël.

Ky koncert u organizua nga Drejtoria e Kulturës dhe Sportit në Komunën e Prishtinës në kuadër të aktivitetit ‘Prishtina Feston’. / KultPlus.com

Malala, ylli i ri i kopertinës së ‘Vogue’

Malala Yousafzai, aktivistja pakistaneze e cila u qëllua nga talebanët pasi bëri fushatë për arsimimin e vajzave, është ylli i ri i kopertinës së Vogue.

23-vjeçarja që ka fituar një çmim Nobel për paqen kur ishte vetëm 17-vjeç ka rrëfyer detaje nga jeta e saj, diplomimi në Oksford, besimi dhe partneriteti i ri me AppleTV +, transmeton KultPlus.

Yousafzai foli gjithashtu për miqësitë e saj me aktiviste të tjera të reja, si Greta Thunberg dhe Emma Gonzalez. 

“Unë e di fuqinë që një vajzë e re mbart në zemrën e saj”, citohet të ketë thënë ajo.

Numri i muajit korrik përfshin dhe fjalë nga disa prej admiruesve të Yousafzai, përfshirë ish-Zonjën e Parë Michelle Obama, e cila e quajti atë “me të vërtetë të jashtëzakonshme” dhe CEO i Apple Tim Cook.

Xhiruar nga fotografi Nick Knight, kopertina tregon aktivisten e veshur me një veshje të kuqe dhe një shami, të cilën ajo e cilësoi si simbol kulturor. / KultPlus.com