Prokurorja e lartë e Ukrainës dhe zyrtarë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe Bashkimi Europian do të takohen sot në Hagë për të diskutuar mbi hetimin e krimeve të luftës të kryera gjatë konfliktit Rusi-Ukrainë, shkruan CNN.
Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova udhëtoi në qytetin holandez për të koordinuar ndarjen e provave, strategjinë e ndjekjes penale dhe kuadrin ligjor për sjelljen e kriminelëve të luftës para drejtësisë.
“Bota është pranë Ukrainës për të gjetur prova në mënyrë që Rusia të mbajë përgjegjësi përpara drejtësisë për mizoritë që forcat e saj kanë kryer në tokën tonë”, shkroi Venediktova në Twitter nga Haga.
Në një deklaratë përpara nisjes së konferencës, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet tha: “Sistemi kombëtar i drejtësisë i Ukrainës ka ndërmarrë tashmë hapa të rëndësishëm hetimi dhe gjykimi, të cilët ne po i monitorojmë.
Duke pasur parasysh gjerësinë e sfidave me të cilat po përballet, është thelbësore që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë të mbështesë rritjen e kapaciteteve për hetimet e Ukrainës për krimet e supozuara të luftës të kryera në territorin e saj, pavarësisht nga rrethanat.”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba pritet të japin deklaratat gjatë ditës së sotme. Venediktova tha se Ukraina ka identifikuar më shumë se 600 të dyshuar rusë për krime lufte dhe ka filluar ndjekjen penale rreth 80 prej tyre.
Dy ushtarë rusë tashmë janë dënuar sipas ligjit penal të Ukrainës. Rusia vazhdon të mohojë se trupat janë përfshirë në krime lufte në atë që ajo e quan një “operacion ushtarak special” në Ukrainë. /abcnews.al / KultPlus.com
Pas njoftimit ditë më parë nga Sekretariati i EU digital Certificate i Komisionit Evropian se është konfirmuar pranueshmëria –vendimi mbi ekuivalencën e certifikatës digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova në EU digital certificate, me qëllim lehtësimin e së drejtës së lëvizjes së lirë brenda shteteve të Bashkimit Evropian, Ministria e Shëndetësisë është informuar se certifikata është funksionale për përdorim në shtetet e BE-së.
Në mënyrë që qytetarët të mos kenë asnjë problem rreth përdorimit të saj, çdo qytetar i vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19 duhet të hyjë në platformën e-kosova dhe ta shkarkoj përsëri certifikatën.
Çdo certifikatë e shkarkuar pas datës 11 korrik 2022 është funksionale për të gjitha vaksinat dhe e lexueshme në pikat hyrëse dhe kontrolluese brenda shteteve të Bashkimit Evropian. / KultPlus.com
Një autoportret i panjohur më parë nga Vincent Van Gogh është zbuluar i fshehur në anën e pasme të një pikture tjetër.
Ekspertët në Galerinë Kombëtare të Skocisë e bënë zbulimin kur telajo u rrezatua me rreze X përpara një ekspozite, transmeton KultPlus.
Autoportreti i fshehur ishte i mbuluar nga shtresa ngjitëse dhe kartoni në anën e pasme të një vepre të mëparshme të quajtur Koka e një gruaje fshatare.
Konservatorja e vjetër e galerisë Lesley Stevenson tha se ajo ndjeu “tronditje” kur gjeti artistin “duke shikuar nga ne”.
Ajo tha: “Kur pamë rreze X për herë të parë, sigurisht që ishim jashtëzakonisht të emocionuar.
“Ky është një zbulim domethënës sepse i shton asaj që ne tashmë dimë për jetën e Van Gogh.”
Artisti holandez shpesh ripërdorte kanavacat për të kursyer para, duke i kthyer ato dhe më pas duke punuar në anën tjetër./ KultPlus.com
70-vjetori i Kinematografisë shqiptare mblodhi mbrëmjen e djeshme në një ceremoni festive aktorë, regjisorë, skenaristë, piktorë, inxhinierë e teknikë, që bënë historinë e filmit shqiptar.
Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Ministrisë së Kulturës, ish-Kinostudio, ishte e pranishme edhe ministrja Elva Margariti, e cila u shpreh se “Kinostudio prej vitesh nuk kishte përjetuar emocione të tilla”.
“U bëmë pjesë e një mbrëmjeje yjesh në 70-vjetorin e Kinostudios. Një mbrëmje-homazh për ata që nuk janë më dhe një falënderim për kineastë, aktorë, piktorë, inxhinierë e teknikë, që bënë historinë e filmit shqiptar. Një atmosferë e ngrohtë nën tingujt e kolonave aq të bukura zanore të kompozitorëve tanë të mëdhenj, interpretuar nga orkestra “Simfoart”, u shpreh Margariti.
70 vjet më parë u përurua Kinostudio “Shqipëria e re”, një kinema unike dhe e rëndësishme, që krijoi qindra karaktere, ilustroi mijëra vende e ngjarje. Sot ajo mbetet burim i rëndësishëm studimi për të kuptuar historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve të 70 viteve të fundit.
Filmi “Tana” është filmi i parë shqiptar me metrazh të gjatë, prodhim i vitit 1958 nga “Shqipëria Film”, e transformuar më pas në Kinostudio “Shqipëria e Re”. Premiera e tij u shfaq më 17 gusht 1958. Filmi ishte me regji të Kristaq Dhamos, skenar të Fatmir Gjatës e Nasho Jorgaqit dhe muzika nga Çesk Zadeja.
Në rolet kryesore ishin aktorët Tinka Kurti, Naim Frashëri, Pjetër Gjoka e Kadri Roshi. Ngjarjet zhvillohen në vitet ‘50. Në qendër të filmit është Tana, një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin, i cili banon në një fshat të varfër malor. Tana përballet me mentalitetin e vjetër të gjyshit të saj si dhe xhelozinë e Lefterit. Këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë.
Kinostudio “Shqipëria e Re” ka prodhuar dhe shpërndarë shumë filma shqiptarë. Më intensive ka qenë veçanërisht periudha e viteve’70 -’80 kur prodhoheshin 13-14 filma në vit.
Kinostudio “Shqipëria e Re”, e kthyer në 1992 në Albafilm dhe e mbyllur përfundimisht në vitin 1996, la një trashëgimi prej rreth 200 filmash, shumica e të cilëve, të realizuar nën propagandën e kohës./ atsh / KultPlus.com
Rrallë shkrimtarët e njohur drejtpërdrejt merren me politikë, ndërkohë që nuk pushojnë të jenë të angazhuar me idetë e tyre sociale e kulturore, që tërthortë e nxijnë apo e kundërta, e ndihmojnë humanizimin e politikës. Rasti i Kosovës është shumë i freskët, dëshmues për mosabstenim human, kur thuaja shkrimtarë të mëdhenj si Markes, Ljosa, Mihnik, Miler, Eco, Gordimer, Ruzhdi, Havell, Gras etj., ishin plotësisht të përfshirë në përkrahje të shqiptarëve dhe kundër politikës së krimit të regjimit të Millosheviqit. Idetë intelektuale-humane të shkrimtarëve ishin të fuqishme për të krijuar opinionin, eh, por dihet, jo edhe sa vetë goditja 78 ditëshe e NATO-s mbi forcat dhe qendrat e krimit serb.
Lexon dhe mendon se si shkrimtarët shohin me sytë e të tjerëve, kuptojnë botën me mendje të të tjerëve, tregojnë çfarë ka ndodhur, po ndodhë dhe do të ndodhë. Shih, këto vargje të poetit ukrainas, Serhiy Zhadan:
Gratë u ngjitën burrave të vet në valle sikur të kundërshtonin lejimin e nisjes së tyre në luftë.
Ukrainë Lindore, fundi i mijëvjeçarit të dytë.
Bota ding me muzikë e me zjarr.
Në errësirë zgjohen zërat e peshqve fluturues dhe të kafshëve që këndojnë.
…
Raporti shkrimtari shoqëria, shkrimtari politika dhe shkrimtari pushteti nuk hiqet nga tryeza publike e ditës. Rasti i sulmit të ushtrisë ruse në Ukrainë, sërish, trazon shkrimtarët kudo në botë. Shkrimtarët përmes një solidariteti universal me popullin ukrainas dhe kundër krimeve të ushtrisë ruse, qenë ndër më të zëshmit kudo që munden të ngrenë zërin. Letra e qindra shkrimtarëve nga gjithë bota, e PEN organizatës botërore të shkrimtarëve, dhe të PEN-eve nacionale, janë një tregim i ri për angazhimin e vjetër, nëse jo politik, por human dhe kulturor të tyre.
Do të jetë kështu, siç ishte, sa të ketë shkrimtarë dhe sa të ketë politikë. Edhe sa të ketë ambicie për të shkatërruar dhe zhdukur qytetërime bazuar në dallime.
…
Një burim i superioritetit të francezëve ndaj ne anglezëve qëndron në pozitën e shkrimtarëve tuaj. Unë në Paris kam takuar d’ Alamberin, Marmontelin, Bajian në sallonet e artistokrateve më të njohura ky ishte një respekt i madh edhe për shkrimtarët edhe për aristokratet. Shkrimtarët tanë anglezë jetojnë të vetmuar në kabinetet e tyre me pluhur. Kështu gjithë jeta e tyre kalon në të errët, e pikëlluar, plot punë, larg çdo shkëlqimi. Kur dikush te ne nis të merret me shkrimin e librit, mendohet se ka hequr dorë edhe nga shoqërimi me njerëz që e drejtojnë vendin edhe nga njerëzit që janë të gëzuar”. Ky është dialogu ndërmjet një anglezi dhe një francezi dhënë nga Stendali në esenë “Shkrimtari anglez dhe francez në raport me shoqërinë” që e botoi në fillim të shekullit 19. Ky raport social i shkrimtarit francez me atë anglez edhe sot e kësaj dite nuk ndryshon shumë.
Në këtë kontekst, ku është shkrimtari shqiptar? Në sallone, kabinete apo në mes salloneve dhe kabineteve. Në të tri ngapak. Apo në asnjërën nga këto tri sado që iluzionon se është dhe merr frymë në dritën e parfumeve, apo ushqehet nga konvertimi fiktiv publik d.m.th., politik.
…
Marrëdhënia sociale e shkrimtarit zakonisht vrojtohet në tre dimensione: raporti shkrimtari – shoqëria, së dyti shkrimtari- politika dhe së treti, shkrimtari- pushteti.
Numër i madh i shkrimtarëve, edhe sot nuk heqin dorë nga të qenit apo edhe nga identifikimi me shoqërinë, e kuptuar si zë i tyre, mes qytetar, etnik, religjioz, ekonomik, etj., i cili tregon si duket “njeriu i duhur”. Kosova është jo pak e mbuluar nga ky prodhim. Shkrimtarët, artistët mediokër përgjithësisht, duke u ndjerë superiorë në frikën dhe pasigurinë e tyre intelektuale, gjejnë armën e fuqishme, fjalën e madhe, atdheun dhe popullin, për të siguruar status respekti politik. Shtylla e kapjes dhe logjika e kategorisë së tillë të krijuesve bazohet në faktin se mungesën e elitizmit intelektual e mbulon me etnopatriotizëm, me zhurmë dhe piskamë, buçitje dhe arrogancë. Madje arroganca vyrtyt i qenësishëm i akademizmit dhe publikes. Burim statusi. S’ka ku shkon më keq se kjo.
….
Nisemi nga vlerësimi i filozofit Karel Kosik se “politika nuk është as art dhe as shkencë, por lojë për pushtet dhe me pushtetin. Kjo lojë nuk është argëtim, por një çështje deri në vdekje e rëndësishme dhe për këtë shkak shumë më tepër në të paraqiten vdekja, fanatizmi dhe kalkulimet se sa humori dhe qeshja”, atëherë raporti shkrimtari –politika është fare i ndryshëm nga ai raporti i përhershëm shkrimtari – shoqëria. Për një studim më të plotë dhe ekzakt gjithsesi duhet definuar vijën ndarëse ndërmjet raportit politika-shkrimtari dhe shkrimtari që mund të ketë veprimtari politikën, që është edhe politikan. Është vështirë të gjendet shkrimtar pa angazhimin shoqëror, madje ka fare pak edhe pa ndonjë referencë politike. Referenca politike shprehet edhe kur shkrimtari nuk thotë gjë për vlerat, proceset dhe ngjarjet shoqërore. Heshtja si e tillë, është shumë shpesh mesazhi i distancimit nga doktrina politike që zbatohet në një vend. Kjo ka ndodhur edhe në botën shqiptare dhe shembull ekzemplar janë Lasgushi, Kuteli etj.
Pastaj raporti më i komplikuar dhe më i vështirë social është ai shkrimtari-pushteti. Pushteti që është një formë e të disponuarit dhe manifestim i afërsisë dhe i forcës, madje edhe shoqërore, gjatë gjithë historisë së shkrimit. Ka tërhequr shkruesit dhe krijuesit me ofertën e gjerë në njërën anë dhe kërcënimin, shpesh të pakufishëm, në anën tjetër. Po më shumë tani mund të jetë interes hulumtimi raporti ndërmjet pushtetit si ofertë, benefit, çmim, privilegj, ligj oportun, honorar i dhënë drejtpërdrejt apo tërthortë se sa kërcënim, apo kufizim i lirisë së krijimit.
Nëse shkrimtari është pjesë e sistemit pushtetor, kjo jo rrallë ndodhë me konvertim të vazhdueshëm kur kontrollon kuletën e shtetit, ai atëherë është edhe pushtetar, zyrtar dhe mashtrues. Ndërkohë, nuk do harruar se një shkrimtar mund të jetë politikan pa qenë i përfshirë në organizime të drejtpërdrejta politike apo edhe duke qenë larg pushtetit.
…
Në rastin më pozitiv, për të referencuar këtë raport politika- shkrimtari do të shërbehemi me mendimin e filozofit gjerman, Sheling, i cili kishte vlerësuar se, nëse qytetërimi ka pasur një progres dhe ai është realizuar duke shfrytëzuar idetë që kanë prodhuar intelektualët, përvojat janë ndryshuar, mbasi shpirti dhe natyra, janë dy polet e një identiteti. Pra, gjithçka në këtë botë të kulturës politike zhvillohet larg moralitetit. Thënë më thjesht, raporti politika- shkrimtari është raporti kultura dhe moraliteti, i përkthyer jo rrallë, kur forca e pushtetit deformon në imoralitet.
Problemi tjetër është përmbajtja estetike. Kur vepra ka shumë politikë brenda përmbajtjes që pretendon estetiken, atëherë ka patjetër pak art letrar. Nëse ka shumë art letrar në angazhimin e shkrimtarit, atëherë ka patjetër pak politikë.
Një nga më të njohurit sociolog të letërsisë në shekullin XX, Lisien Goldman, ka mbrojtur pikëpamjen se për nga vetë natyra, shkrimtarët bëjnë pjesë në kategorinë e problematikëve, mbasi ata gjithherë synojnë vlera që ngrihen mbi standardet, jo vetëm letrare, por edhe shoqërore e politike. Andaj, si rrjedhojë e kësaj prore ekziston një konflikt që të shumtën mbetet në rrafshin e konfliktit të ideve me praktikën shoqërore, pushtetin.
….
Në kohët e politikës moderne, në vitet ’30-të tashmë të shekullit të kaluar, ka pasur një orientim më të madh të shkrimtarëve nga e majta. Ideali i humanizmit dhe i barazisë së proklamuar nga e majta, kishte joshur shumë shkrimtarë gjermanë, frëngë, spanjollë, italianë, latino-amerikanë etj. Kjo kishte filluar të ndodhë edhe me shkrimtarët shqiptarë. Madje, një identitet i tillë humano-politik, mendohej se e ndihmonte kundërvënien ndaj totalitarizmit, që atëherë si i padurueshëm shikohej kryesisht vetëm fashizmi në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Kjo ndarje shkrimtarëve shqiptarë u kushtoi shumë shtrenjtë pas vitit 1944 kur pjesa dërrmuese e tyre me botëkuptim të djathtë ose u ekskomunikuan ose edhe u pushkatuan. Një pjesë madje iku jashtë atdheut.
Por, pas viteve ’50-të të shek. XX, praktika totalitare ende më e ashpër se fashizmit, praktika komuniste në Rusi dhe në vendet e okupuara nga ajo, nxiti shumë nga shkrimtarët e majtë të bëheshin revoltues dhe të ktheheshin nga e djathta politike. Iluzioni se po krijohej një shoqëri humane, pa të shfrytëzuar dhe pa represion, u zhduk kur u mor vesh për kampet e mëdha të përqendrimit nëpër të gjitha shtetet socialiste. Totalitarizmi komunist shkatërroi paragjykimet për mundësinë e “botës së drejtë”.
Intelektualët kryesisht i takonin të majtës politike, por tani është gjendje e ndryshuar, kur pjesa më e madhe e intelektualëve të Evropës Perëndimore dhe të Amerikës, i përkasin të djathtës politike, vlerësonte Botomore, duke u marrë me përcaktimet politike të intelektualëve në gjysmën e dytë të shekullit XX.
Të jesh sot shkrimtar i majtë apo i djathtë nuk paraqet asfare rëndësie dhe asfare përparësie a mangësie. Provohet megjithatë një kapitalizim edhe i situatave politike në letërsi. Por të jesh pushtetar dhe shkrimtarë, kjo është një çështje fare tjetër. Në një ambient atipik kulturor dhe publik, aq më kaotik intelektual, siç është Kosova, favoret për shkrimtarin rrjedhin nga përkatësia dhe afërsia me pushtetin, me klientelat politike. Një ndjekje kjo e vërejtshme ndaj të gjitha pushteteve dhe klientelave për të mbajtur favoret e ndërtuara mbi arritje e lavde fiktive.
…
Shekulli XX, ka shënuar dy praktika globale, në të cilat janë detyruar të punojnë dhe jetojnë shkrimtarët. Jeta dhe puna në shoqëri totalitare, ku shkrimtari domosdoshëm ka qenë i kufizuar qoftë drejtpërdrejt, qoftë tërthortë dhe ku gjithë hapësira publike dhe institucionale ishte e ideologjizuar. Në shtetet demokratike, shkrimtari kishte përparësinë e zgjedhjeve të ideve dhe temave që do t’i shkruajë dhe do t’i botojë duke qenë vetë krijues i teknikave që i përdorë. Përgjegjësia për veten e tij ishte shumë më e madhe.
Nëse i referohemi Kosovës në këtë thjerrëz, atëherë kohezioni publik ishte i diktuar për të parë shkrimtarët dhe intelektualët, si shpëtimtarë. Angazhimi i shkrimtarit dhe intelektualit në përgjithësi, është i shumë i fortë në shoqëritë me probleme, me thyerje, siç ishte Kosova. “Vetëm në vendet e pazhvilluara tashti intelektualët paraqesin elitën kohezive, me primesa radikale, dhe ata luajnë një rol në jetën politike”, shkruan Botomore. Pra, parë nga ky kënd, elitat kohezive, është paraqitje tipike për shoqërinë shqiptare dhe shkrimtarët e viteve ’90-të në Kosovë.
…
Çështja e veçantë e diskursit në shkrimin më të ri të letërsisë shqiptare, është një fenomen, që burimi mund t’i gjendet në refleksionet posdiktatoriale në Kosovë dhe postkomuniste në Shqipëri. Realizmi socialist, modernja, postmodernja?! Në thelbin e realizmit socialist, që ishte shumë i pranishëm në letrat shqipe, fatura poetike funksion primar kishte propagandën ideologjike. Edhe realiteti edhe historia u shtroheshin synimeve për të indoktrinuar politikisht. Calinescu tërë këtë prani letrare në botën e Lindjes e ka definuar si parodi të vetëdijes estetike.
Në këtë rast, sa ka qenë i dobishëm shkrimtarët, intelektualët, që janë marrë praktikisht me propagandën a politikën? Thuaja si një, kanë pasur probleme për t’i kuptuar drejt ata që dikur ishin lexues të tyre dhe në rrethanën e re i kanë të humbur po këta lexues.
Te shkrimtarët që synuan apo zunë poste shtetërore u pa hapur prirja që nga retorika mashtruese politike të zbritet në autoritarizëm, prandaj kjo nga sociologë të letërsisë është sqaruar si keqkuptim i ligjeve të artit që nuk mund të zbatohen dhe as nuk funksionojnë në politikë. Vetmia e artit dhe vetmia e shkrimtarit.
Fiksioni i shkrimtarit politikan është shumë herë larg realiteti. Injoranca e shkrimtarit, zakonisht është shumë më e madhe se injoranca që prodhon popullizmi, meny e zakonshme e shkrimtarëve dhe intelektualëve mediokër.
Stacioni më i preferuar ku ndalet treni i kësaj ambicie është kiçi. Madje, me fenomenin e kiçit politik nuk janë marrë vetëm sociologë dhe studiues të psikologjisë sociale, por edhe shkrimtarë dhe në këtë kontekst do përmendur Oruellin, veçmas veprën e tij shumë të njohur “Ferma e derrave”. Pushteti totalitar shërbehet plotësisht me kiçin, e hijeshon realitetin sa kjo hijeshi arrin ta bëjë ideal gjithë procesin ireal. Kiçi politik krijon iluzionin se tërë liria e një shoqërie është e lidhur me fatin e një, apo disa individëve – prijës. Iluzioni krijon kiç-karizmin e personalitetit, i cili pastaj nuk mund të pranojë kritikën, diskutimin racional dhe as ndryshimin e gjykimit se është më i mençuri i botës. Kiçi nuk mbetet vetëm në përkatësinë e prijësit, por edhe të strukturave të tjera duke bërë që individët, të kënaqen me vetveten, me shkathtësitë dhe bëmat, që i konsiderojnë të pamundura për t’u realizuar nga dikush tjetër.
…
Boris Akunjin, shkrimtar ruso-gjeorgjian, kaq mund të bëj për atë që po ndodhë në Rusinë e Putinit dhe në Ukrainën e sulmuar nga ai: E di që Putinlandia dhe Rusia nuk janë një dhe e njëjta gjë, por tani nuk ka asnjë ndryshim për gjithë botën. Ndihem i tmerrshëm për ukrainasit. Ndihem i tmerrshëm për rusët përgjegjës që janë nën sundimin e maniakëve. Ndihem i tmerrshëm edhe për rusët e mashtruar, të cilët tani do të gëzohen. Më 24 shkurt 2022 filloi një epokë e re për të gjithë. E tmerrshme. Sa do të zgjasë dhe sa viktima do të duhen?
Kështu ka ndodhur gjithmonë. Të përgjegjshmit janë ndier të tmerruar, dhe të pandërgjegjshmit krenarë me krimin, pushtimet dhe propagandën e luftënxitjeve.
Shqiptarëte kanë të freskët këtë propagandë të shkrimtarëve serbë zjarrvënës dhe strukturë aktive e krimit që viste shqiptarët, boshnjakët, kroatët, nisur nga Dobrica Qosiq, presidentit të Jugosllavisë së Millosheviqit, 1992/1993, kur ndodhi gjenocidi në Bosnje dhe dhuna masive shtetërore ndaj shqiptarëve në Kosovë. Madje në këtë kohë. Ky baba serb shkrimtar avokoi hapur për ndarjen e Kosovës.
…
Edhe kështu, shkrimtarët provojnë të tregojnë si ka qenë si është dhe si do të jetë bota. Këtë e bënë edhe poetja ukrainase, Natalka Bilotserkivets, kur shkruan për dashurinë në Kiev:
Është shumë më e tmerrshme dashuria në Kiev sesa
Pasionet e shkëlqyeshme veneciane. Fluturat
Fluturojnë lehtas me pika drite si qiriu-
Flatrat e shndritshme të vemjeve të vdekura ndizen!
Këtu nuk merr fund dashuria e tmerrshme e Kievit sot, sikur dje që nuk mori në Prishtinë, pardje në Sarajevë. E nesër, mund të mos marrë fund as në ndonjë kryeqytet tjetër të Evropës.
Shkrimtari postmodern rus, Vladimir Sorokin, e nxjerrë çmimin e krimit të një të marri, siç është Putin: Është turpi ynë, por fëmijët tanë, brezi i rusëve shumë të rinj dhe ende të palindur, fatkeqësisht do të duhet të mbajnë përgjegjësinë për të. Ne nuk duam që fëmijët tanë të jetojnë në një shtet agresor, të turpërohen sepse ushtria e tyre sulmoi një shtet fqinj të pavarur. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Rusisë që t’i thonë jo luftës.
Por, lufta vazhdon dhe do të vazhdojnë luftëra tjera, ndërsa shkrimtarët do të shkruajnë pa mundur të shlyejnë atë që kishte thënë George Santayana, poeti dhe prozatori spanjollo-amerikan se vetëm të vdekurit shohin fundin e luftës. / KultPlus.com
Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli, Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri. O, ç’ka që m`u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj? Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime! Dhe haj! e zeza jetë,haj!
Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg… Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg; E çdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd e në flori, O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt` e mi.-
Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot… Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot! Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë mëndjen t`a humbas, Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir` e plot me gas. Ti buzëqesh-më-zilitare,e më çkëlqe si vetëtim, E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t`im; Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë, që çel si lulja në mëngjes, Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes: Kur të më jesh e zemëruar, më shpirt të vrarë-e varfnjak, N`e mbajç në zemër zembëratën, prej helmit t`ënd s`do heq aspak; S`do psherëti n`e lënc të vdesë,a në `m`a thënc,në mos m`a thënc: Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që të më bësh të prishem menc./ KultPlus.com
Rrënojat e Manastirit të 40 Shenjtorëve, ndodhen në një kodër dominuese në lindje të qytetit të Sarandës, 3.5 km nga qendra e qytetit.
Ky manastir, i konsideruar si një nga monumentet me arkitekturën më unike, është një ndër destinacionet më të vizituara nga turistët vendas e të huaj.
Kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma ndau në rrjetet sociale pamje nga ky manastir duke ftuar turistët ta vizitojnë atë gjatë qëndrimit të tyre në qytetin bregdetar të Sarandës.
Bazilika e tij shpesh është cilësuar si një ndër kishat më të bukura të antikitetit të tonë në Shqipëri dhe ka qenë qendër e rëndësishme pelegrinazhi kushtuar kultit të 40 Shenjtorëve. Ambientet e brendshme të saj kanë një plan unik në formë shtatëkëndëshe (për shkak të shtatë apsidave), ku tre ndodhen në nefet anësore dhe një apsidë e dalë në nefin qendror.
Në të ruhen ambientet nëntokësore, si një vend i fshehtë i konceptuar në formën e kriptave. Nëpërmjet një korridori oval kalohet nëpër 9 kriptat, të realizuara me harqe të rëndë e të fuqishëm, muret e të cilëve kanë qenë me afreske.
Manastiri ka pasur dhe ambiente të tjera ndihmëse për pritjen e pelegrinëve dhe vazhdoi të përdorej deri në mesin e shek. XIX nga një komunitet i vogël murgjish. Muret e tij ishin në këmbë deri në vitet 1940, kur u rrëzuan nga bombardimet e Luftës së Dytë Botërore.
Rrënojat ekzistuese, por edhe fotografi të viteve ‘30-të, tregojnë se Kisha kishte një strukturë madhështore, gati 40 m e gjatë dhe 24 m e gjerë./ atsh/ KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, deklaroi se është i zhgënjyer me organizatën Europa Nostra, pas vlerësimeve që ajo i bëri objekteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë, ku Manastirin e Deçanit e futi në listën e 7 objekteve më të rrezikuara në Kosovë.
Në një intervistë për Klan Kosova, ai u shpreh se përfaqësuesit e kësaj organizate i ka ftuar që të vinë në vendin tonë dhe ta verifikojnë gjendjen nga afër e t’i verifikojnë faktet, në mënyrë që manastirin ta largojnë nga lista, por siç u shpreh, ata nuk erdhën.
“Kalaja e Novobërdës është një nga rastet më flagrante të abuzimit me trashëgiminë kulturore të dëmtimit të vlerave të autenticitetit të një monumenti, dhe ne kemi thënë ja tani mund ta dëshmoni veten Europa Nostra nëse përnjëmend mërziteni për dëmtimin e një monumenti. Nuk ka hy Kalaja e Novobërdës në listën e 7 më të rrezikuarve për sivjet. Sipas Europa Nostra, Manastiri i Deçanit, i cili nuk e ka as edhe një problem të vogël strukturor e teknik – është i rrezikuar, ndërsa Kalaja e Novobërdës që ka pësuar dëmtime të rënda fizike, madje flitet edhe për kontrabandim të artefakteve, nuk ka hyrë në listë, dhe arsyeja është se kompania që i ka bërë ato punime në Kalanë e Novoberdës është kompani nga Serbia”.
“Nga Europa Nostra më e pakta është një kërkimfalje për qasjen e tyre joprofesionale, të pabazuar në fakte dhe duhet të bëhet edhe një tërheqje, qoftë edhe formale, sepse ajo listë i takon vitit të kaluar, është mbyllur më nuk kthehet prapa, por për hir të korrektësisë dhe për ta zhdëmtuar Kosovën, sepse jemi dëmtuar shumë në nivel ndërkombëtar”, deklaroi Çeku për Klan Kosova./ KultPlus.com
“S’po thom që jam i pafajshëm, po s’di”. Kështu ka deklaruar në Gjykatën Themelore të Ferizajt, Dardan Krivaqa, i akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit.
Ndërkohë, i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu, është deklaruar i pafajshëm për veprat që ngarkohet.
Gazetari i T7, Genc Godanci, ka raportuar se Krivaqa është parë duke qajtur.
https://www.dailymotion.com/embed/video/x8cgs1b
Në gjykimin ndaj Krivaqës e Sejdiut, janë parë edhe prindërit e Marigona Osmanit.
Salla e gjykatës është e mbushur me policë.
Ndryshe, para se të fillojë gjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, aktivistet e “Kolektivit Feminist” janë mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku kanë zhvilluar një aksion.
Ato kanë vendosur në objektin e gjykatës pjesë nga aktakuza ndaj Krivaqës dhe Sejdiut.
Në objekt është vendosur edhe një mbishkrim “Ne nuk harrojmë!”.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj në fund të muajit të kaluar ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, me datë 22 Gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje kryejnë veprën penale “Vrasja e rëndë”.
Po ashtu, sipas prokurorisë, për të pandehurin Dardan Krivaqa, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Ndërsa, i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa, në kryerjen e veprës penale të dhunimit, me çka kreu veprën penale ndihmë në kryerjen e dhunimit.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.
Në fillim të këtij muaji u publikua edhe dosja e plotë e prokurorisë në rastin e Marigona Osmanit, ku përshkruheshin dëshmitë se si 18-vjeçarja ishte dhunuar e më pas kishte ndërruar jetë.
Nofullën e poshtme të thyer, thyerje të brinjëve, thyerje të unazave të qafës, këputje e palcës së qafës, lëndimet të syve, fytyrës dhe pothuajse në çdo pjesë të trupit, janë ato çfarë janë përshkruar në raportin e autopsisë.
Lëndimet e shumta apo siç thuhet në raport ‘poli trauma’, ka bërë që të vihet deri të vdekja e tanimë të ndjerës./Gazeta Express / KultPlus.com
Deri në fund të shekullit, ishujt Maldive mund të zhyten plotësisht në ujë.
Ky rrezik që i kanoset destinacionit ekzotik për shkak të ndryshimeve klimatike, ka gjetur një zgjidhje nga kompania arkitekturore “Waterstudio”, e cila planifikon të ndërtojë në ujërat e Oqeanit Indian, një qytet lundrues.
Patrick Verkooijen, ekspert i ndryshimeve klimatike, ka shpjeguar sesi këto projekte do të ndryshojnë të ardhmen.
“Kostoja që do të shkaktonin përmbytjet që vijnë nga ndryshimet klimatike, është shumë e lartë dhe e papërballueshme. Qytetet lundruese tashmë janë pjesë e planeve të së ardhmes dhe ndoshta një nga të vetmet zgjidhje.”
Qyteti do të përbëhet nga 5000 njësi, duke përfshirë shtëpi, restorante, dyqane dhe shkolla, të cilat do të lidhen me njëra-tjetrën me kanale ujore.
Banorët e parë pritet të zhvendosen aty në fillim të vitit 2024. Arkitektët shpresojnë se këto projekte do të jenë një përgjigje ndaj ndryshimit të klimës dhe urbanizimit./A2CNN / KultPlus.com
Këtë të mërkurë festivali ndërkombëtarë i animacionit filloi edicionin e 13-të të tij. Ceremonia e hapjes së këtij festivali u mbajt në Kino “Liqeni” ku të pranishëm ishin shumë dashamirës të filmit të animuar, personalitete të njohura vendore si dhe ndërkombëtare.
Anibar gjithashtu pati nderin të shpalos programin e kuruar nga LINOLEUM Festival, një festival i animacionit i bazuar në Kiev të Ukrainës. Të pranishmit patën nderin të ndjekin një program 40 minutësh të përgatitur nga Anastasiya Verlinska, drejtoreshë e festivalit LINOLEUM. Këtë vit, edhe pse jo të premten, edicioni i 13-të i Anibar fillon nga data 13 deri më 19 korrik. Një numër që përfaqëson fatkeqësinë dhe fatin e keq që përballet edhe me frikën, aq sa ka një fobi që mban emrin e saj. Pavarësisht nëse besoni në besëtytni apo jo, mos e humbisni rastin të jeni pjesë e kësaj jave të shenjtë “supersticioze”.
Ky edicion është një ftesë për të gjithë me qëllim të zhvillimit të industrisë së animacionit dhe hapave drejt së ardhmes së tij. Aktivitetet kanë të bëjnë më rritjen dhe edukimin e komunitetit të animatorëve për shkak të potencialit të jashtëzakonshëm.
Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar vjen me një program mjaft të pasur prej 224 filmash, prej tyre 1400 të dërguar nga e gjithë bota. Filmat ndahen në tetë kategori, shtatë prej të cilave janë garuese: Gara Ndërkombëtare, Gara Studentore, Gara Ballkanike, Gara e Videomuzikës së Animuar, Gara e Filmit të Metrazhit të Gjatë, Kategoria e të Drejtave të Njeriut, Filmat e Audiencës së të rinjëve dhe një kategori tjetër jokonkurruese: Panorama Jashtë Garës.
Përveç shfaqjes së filmave të animuar, si çdo edicion tjetër edhe këtë vit do të ketë programe tjera, ku përfshihen tre prezantime, katër punëtori, tri panele dhe katër programe speciale. Si në vitet e mëparshme, të ftuar special do të bashkohen për të ofruar njohurinë e tyre rreth industrisë së animacionit. Ndryshe nga edicionet e kaluara ky edicion do të ketë një program të veçantë të kuruar të realitetit virtual VR. Ky do të kurohet me partnerët të AniFilm Festival, të cilët kanë njohuri dhe ekspertizë të gjerë me filma VR dhe video interaktive. Programi VR do të jetë i pari që do të shfaqet në kuadër të festivalit Anibar si dhe në rajonin e Pejës. Vetë programi do të përbëhet nga shtatë filma të animuar të paraqitur para audiencës së festivalit në një mënyrë interaktive duke u fokusuar në një ndërfaqe eksperimentale dhe jo në vëzhgim për ta përjetuar shikuesin. Ky program do të ofrojë mundësinë për të parë filma në një mënyrë jo tradicionale duke stimuluar se si industritë kreative mund të shprehin histori.
Anibar këtë vit sjellë edhe programin muzikor, ku do të performonjë shumë artistë si: Gent Gorani, Connecting Dots, Florent V, Sahati, Eptan, Blla Blla Blla…, Neither Famous Nor Rich (NFNR), Jolle, BimBimma, Dj Pamon, Grey Lenses, Elektorati Intelektual, Shlem, Vëllezërit Mllefi, Telikput, Gipsy Groove, Lilac, Don’t Listen to Your Neighbours, Artil, dhe Currski. Ky edicion i festivalit përfundon më 19 Korrik. Besoni apo jo në bestytni, Anibar mirëpret ardhjen tuaj në qytetin e Pejës. / KultPlus.com
Studentët e Kolegjit Universum në kuadër të lëndes “Community Service” në formë vullnetare po angazhohen në projekte reale në të mirë të komunitetit. Pas realizimit me sukses të këtyre projekteve, dhe me qëllim që ti ndihmojnë studentët në arritjen e potencialit të tyre të plotë dhe ti përkrahin në vazhdimin e realizimit të iniciativave të tilla, Fondacioni “Anne & Erion Hasa” kanë ndarë bursa studimi për studentet Luljeta Jashari, Antigona Hasani dhe Anila Qerimi.
Përfitues të bursave ishin edhe studentet Erta Reçica, Leonit Rafizi dhe Ensara Halilaj, bursë kjo e ndarë si shenjë mirënjohje dhe motivimi për arritje në studime.
Fondacioni “Anne & Erion Hasa” është themeluar në vitin 2021. Një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm në fokusin e këtij fondacioni zë mbështetja e të rinjëve në shkollim. Të bindur se arsimimi i gjeneratave të reja ndikon direkt në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe zhvillimin e vendit, fondacioni po zhvillon një aktivitet intensiv në këtë drejtim.
Për më shumë informata rreth projekteve të tilla kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062./ KultPlus.com
Gjykata Themelore e Ferizajt nis sot gjykimin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut si të dyshuar kryesorë për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit në gusht të vitit të kaluar, një rast që kishte tronditur vendin dhe që ngjalli reagime të ashpra.
Prokuroria Themelore në Ferizaj në fund të muajit të kaluar ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, me datë 22 Gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje kryejnë veprën penale “Vrasja e rëndë”.
Po ashtu, sipas prokurorisë, për të pandehurin Dardan Krivaqa, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Ndërsa, i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa, në kryerjen e veprës penale të dhunimit, me çka kreu veprën penale ndihmë në kryerjen e dhunimit.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.
Në fillim të këtij muaji u publikua edhe dosja e plotë e prokurorisë në rastin e Marigona Osmanit, ku përshkruheshin dëshmitë se si 18-vjeçarja ishte dhunuar e më pas kishte ndërruar jetë.
Nofullën e poshtme të thyer, thyerje të brinjëve, thyerje të unazave të qafës, këputje e palcës së qafës, lëndimet të syve, fytyrës dhe pothuajse në çdo pjesë të trupit, janë ato çfarë janë përshkruar në raportin e autopsisë.
Lëndimet e shumta apo siç thuhet në raport ‘poli trauma’, ka bërë që të vihet deri të vdekja e tanimë të ndjerës. / Gazeta express / KultPlus.com
Presidenti Ilir Meta i akordoi titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” sopranos dhe pedagoges Marjana Leka.
Meta vlerësoi se Leka është një nga solistet lirike më të njohura dhe me një karrierë të gjatë prej dekadash në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, me rreth 30 role kryesore në skenën shqiptare dhe ndërkombëtare, të vlerësuara nga publiku dhe kritika.
Presidenti vlerësoi në fjalën e tij, se si nxënëse e artistes së madhe Edit Mihali, portreti muzikor i Marjana Lekës u formua ndër vite përmes dhjetëra interpretimeve të roleve më të spikatura të literaturës operistike botërore dhe shqiptare, duke dëshmuar profesionalizëm të lartë, kulturë interpretuese dhe artistike.
“Në vlerësim të kontributit të çmuar si artiste dhe personalitet i njohur i skenës operistike, përfaqësuese e denjë e artit vokal shqiptar dhe figurë e vlerësuar maksimalisht brenda e jashtë vendit i akordova Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Mirënjohje për transmetimin e përvojës së vyer për brezat e rinj të këngëtarëve operistikë, si dhe për promovimin e kulturës dhe artit shqiptar. Shumë urime dhe suksese të tjera”, tha Meta./atsh/ KultPlus.com
Thënie nga Leo Tolstoi për jetën, urtinë dashurinë…
– Nuk është bukuria që zgjat, është dashuria që na bën neve të dukemi të bukur.
– Respekti u shpik për të zënë vendin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.
– Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.
– E habitshme se sa i madh është iluzioni, që bukuria është mirësi.
– Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.
– Pa e ditur se çfarë jam dhe përse jam këtu, jeta është e pamundur.
– Që të heqësh qafe një armik, duhet që ta duash atë.
– Të gjithë mendojnë për të ndryshuar botën, por askush nuk mendon për të ndryshuar vetveten.
– Mund të dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Dhe kjo është shkalla më e lartë e urtësisë njerëzore.
– Kuptimi i vetëm i jetës është që t’i shërbejë njerëzimit.
– A është vërtetë e mundur që t’i thuash dikujt tjetër atë që ndien?
– Në emër të Zotit, ndalu një moment, lëre punën, shih përreth teje.
– Muzika është gjuha e shkruar e emocionit.
– Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.
– Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato.
– E vërteta, ashtu si floriri, duhet ruajtur jo nga madhësia e saj, por duke hequr prej saj të gjithë ato që nuk janë flori.
– Mërzia: Dëshira për të patur dëshira.
– Njeriu mund të jetojë dhe të ketë shëndet pa i vrarë kafshët për ushqim; kështu që, nëse ai ha mish, ai merr pjesë në mbytjen e kafshës për hir të urisë së tij.
– Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vockla.
– Një nga kushtet e para të lumturisë është që lidhja midis Njeriut dhe Natyrës të mos prishet.
– Ne humbëm sepse i thamë vetes sonë se humbëm.
– Dhe të gjithë njerëzit jetojnë, jo nga arsyeja e ndonjë kujdesi ndaj vetes së tyre, por nga dashuria që të tjerët kanë për ta.
– Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por në mënyrën se si ne i shikojmë ato.
– Kape momentin e lumturisë, dashuro dhe dashurohu. Ky është realiteti i vetëm në botë, gjithçka tjetër është marrëzi.
– Të gjitha ato që kuptoj, i kuptoj prej dashurisë.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se është shënuar me sukses koncerti për Ditën Ndërkombëtare të Rock n’Rollit-, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në “Facebook”, MKRS njofton se pati performanca të veçanta aty.
“Dita Ndërkombëtare e Rock n’Roll u shënua me koncertin, performancat e veçanta nga Florent Abrashi, Mitrovica Rock School dhe Nuclear Doom”, thuhet në njoftim mes tjerash
Koncerti u organizua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /KultPlus.com
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se observatoriumi astronomik për vrojtime qiellore po i rikthehet Prishtinës, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Rama ka thënë se nga sot, në Pallatin e Rinisë, Observatoriumi astronomik i Prishtinës do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët.
Postimi i plotë:
“Observatoriumi astronomik për vrojtime qiellore , po i rikthehet Prishtinës.
Prej sot, në të kryeqytetit, në Pallatin e Rinisë, Observatoriumi astronomik i Prishtinës do të jetë i hapur për gjithë qytetarët!
Astronomy Club of Kosova e sigurova se në rrugëtimin për ta rikthy këtë qendër në një hapësirë të këndshme për gjithë komunitetin, neve do të na ketë përkrah!”, thuhet në njoftim. /KultPlus.com
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka pasur një tjetër reagim mbi pjesën e ngritjeve të vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazike, përfshirë këtu edhe rritjen e çmimit të bukës, shkruan KultPlus.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Hajdari ka thënë se sipas të dhëave bazë nga dogana, ka rënie të çmimit të importit të grutit dhe sipas kësaj llogaritje, jo thotë se ngritja e çmimit të bukës është e paarsyeshme.
“Sot në konferencë për media bashkë me kryesuesin e Shoqatës së Mullisëve z. Bashkim Zejnullahu, konfirmuam se kemi furnizim të mjaftueshëm në treg me grurë dhe miell dhe nuk është e arsyeshme rritja e çmimit të bukës”.
“Në ditët e fundit, çmimi i një buke po ndryshon nga 0.45 cent deri në 0.60 cent në disa furra buke, derisa të dhënat e përditësuara të Doganës së Kosovës, për dallim nga muaji maj 2022, konfirmojnë rënie në 7% të çmimeve furnizuese të grurit dhe miellit”.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë thotë se janë duke analizuar çmimet bazike të tregut.
“Për më shumë, Grupi Punues i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka analizuar çmimet me evidencë nga tregu, për produktet bazë: gruri, mielli, buka, orizi, pastat nga gruri i fortë, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët, mishi i pulës, sheqeri, sapuni, detergjenti dhe pecetat higjenike, duke konstatuar se:
– marzha tregtare e produkteve bazë të shumicës së operatorëve ekonomik, ka ndryshime nga 8% deri në 19.40% varësisht nga produkti;
-disa operatorë ekonomik tregtojnë me marzhën tregtare nën 5% për produktet bazë”.
Ajo ka paralajmëruar se do të caktojnë marzhën e fitimit në produkte bazike.
“Prandaj, bazuar në evidencë, do të propozojmë masa direkte për të minimizuar manipulimet në çmimet e produkteve bazë, në koordinim të afërt me Inspektoratin e Tregut në nivel qendror dhe komunal, Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Autoritetin e Konkurrencës dhe Komunitetin e Biznesit”, ka shkruar tutje Hajdari.
Në dis vende të Kosovës është raportuar se buka po shitet me çmim 0.60(€) /KultPlus.com
Shfaqje teatrore në kujtim të shkrimtarit e politikanit, Adem Demaçi dhe filozofit e aktivistit, Ukshin Hoti, përkatësisht përndjekjes politike të tyre si rrjedhojë e jetës dhe veprës intelektuale.
Me regji të Kaltrim Balaj dhe Kushtrim Mehmeti, parapremiera e kësaj shfaqje do të jetë më 17 korrik, për të ndjekur më pas premierën më 18 korrik dhe repriza një ditë më pas.
Shfaqja “Burgu Politik – Në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit” u zhvillua nga regjisorët, Kushtrim Mehmeti dhe Kaltërim Balaj, dramaturgët Pashtrik Brahaj dhe Florent Kurtalani, ndërsa luajnë aktorët/et, Fitore Jashari, Mikel Markaj, Shaban Behramaj, Art Pasha, Blendon Ahmeti dhe Lorent Pacolli, muzika e kompozuar nga Lulzim Lushtaku, ndriçimi, Skender Latifi.
Shfaqja teatrore “Burgu Politik – Në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit” u mundësua nga organizata ETEA me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në një paraqitje televizive në Klan Kosova ka deklaruar se Manifesta do të jetë një promovim i jashtëzakonshëm i vendit të Kosovës, përcjell KultPlus.
“Një lloj përpjekje për rigjenerim urban” është mënyra se si i pari i kulturës e ka shpjeguar se çka është Manifesta, pra, mes tjerash ka të bëjë edhe me ekspozita të artistëve dhe punës së tyre, por gjithashtu edhe mision kryesor ka rigjenerimin urban.
“Një ngjarje e këtyre përmasave dhe vet fakti që po organizohet në kryeqytetin tonë është një dëshmi e pjekurisë dhe e aftësisë së shoqërisë në përgjithësi, të komunitetit artistik në veçanti, por edhe institucionet për të mirëpritur një numër të madh të artistëve dhe për ta shndërruar kryeqytetin tonë dhe shtetin tonë në një hapësirë lehtësisht të identifikueshme të artit bashkëkohor”.
“Presim shumë sivjet edhe në raport me një lloj gjallërimi artistik urban, sepse Manifesta s’është vetëm ekspozitë e artistëve, ose punë e artistëve që ndodh në hapësira të caktuara, por edhe një lloj përpjekje për rigjenerim urban dhe një rigjenerim për ta përfshirë komunitetin në transformimin e hapësirave tona jetësore dhe publike. Mbi të gjitha Manifesta do të jetë një promovim i jashtëzakonshëm për shtetin tonë”, theksoi ministri.
“Prezenca e artistëve nga jashtë, prezenca e një numri të madh të gazetarëve që mbulojnë kulturën në mediat më prestigjioze është një imazh shumë i mirë, një pasqyrim shumë i mirë i një realiteti shumë të saktë të Kosovës”, tha ai.
Kanë mbetur edhe 9 ditë nga hapja e “Manifesta 14”, ngjarje e cila do të qëndrojë e hapur deri më 30 tetor. /KultPlus.com
Korça Short Film Festival – Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Korçë është një vitrinë kulturore për filmat me metrazh të shkurtër, kombëtar e ndërkombëtar.
Këtë vit do të shfaqen 72 filma me metrazh të shkurtër nga 28 shtete të ndryshme prej të cilave 52 filma konkurrojnë në garën kombëtare, ndërkombëtare, studentore.
Në edicionet e kaluara janë dhënë çmime për dhjetë kategori si; Filmi më i mirë, Fiction më i mirë, Dokumentari më i mirë, Animacioni më i mirë, Filmi më i mirë studentor, Kinematografia më e mirë, Çmimi për hapin e parë, Filmi më i mirë kombëtar, VR Award&Audience Award.
Filmat konkurues do të shfaqen çdo ditë në orën 11:30 dhe 17:30 në Kinemanë Majestic dhe në orën 20:30 në Muzeun Arkeologjik, nga data 12 deri më 16 korrik. / KultPlus.com
Fondacioni Lumbardhi vazhdon programin e 70-vjetorit të filmit LXX me “Taksisti” (Martin Scorsese) dhe “Ndjekje” (Živojin Pavlović) që e ngrisin qështjen e pashpresësisë së luftës, përcjell KultPlus.
Blloku programor i “Taksisti” të Scorsese dhe “Ndjekje” i Pavloviçit ngrisin çështjen e pashpresësisë së luftës: i pari në nivel shumë individual, duke hulumtuar traumat e pasluftës në mesin e veteranëve të luftës, ndërsa i dyti, në vend që ta lavdërojë luftën dhe heroizmin, shikon zhgënjimin dhe mungesën e shpresës së atyre që luftojnë për atdheun.
Një nga filmat më të rëndësishëm në filmografinë e Martin Scorcese, “Taxi Driver” është i njohur për interpretimet mahnitëse të Robert De Niro (Travis) dhe të 12-vjeçares Jodie Foster (Iris). Ndërsa përgatitej për rolin e saj, Foster jetoi e përcjellur nga një i varur nga kokaina për ca kohë dhe Robert De Niro merrej me thekse të perëndimit të mesëm dhe çështje psikologjike, ndërsa punoi si taksist për 2 muaj.
Duke parë Travisin, i cili nuk mund t’i kapërcejë pasojat e Luftës së Vietnamit dhe mundohet ta udhëheqe jetën e tij si taksist, kur ai rebelohet kundër botës së padrejtë, ne e identifikojmë veten me personazhin; dikush që e do vetminë, është në prag të çmendurisë dhe nuk mund të jetë pjesë e botës “normale”, por as nuk dëshiron të jetë. Teksa vizualizon tjetërsimin e individit nga vetja dhe shoqëria, si dhe djegien politike, kulturore dhe ekonomike të viteve të 70-ta në qytetin e Nju Jorkut dhe braktisjen e tij në kalbje, filmi përpiqet të shfaqë një sfidë alternative.
Me regji të një prej regjisorëve më të mirë të Valës së Zezë, Živojin Pavlović, “Ndjekje” jep një kontribut të veçantë në filmografinë e filmave partizanë të ish-Jugosllavisë, të xhiruar deri në vitin 1977. Megjithatë, në vend që ta glorifikojë luftën partizane, Pavloviç fokusohet në pakuptimësinë e luftës dhe zhgënjimin, duke filmuar vdekjen pa pushim.
Filmat e programit LXX janë përzgjedhur me kujdes nga grupi kuratorial i përbërë nga zëvendësdrejtori për kërkime dhe programe në Fondacionin Lumbardhi, Bengi Muzbeg, regjisorja, kuratorja dhe studiuesja Kumjana Novakova dhe drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari.
Programi i filmit LXX u mundësua me mbështetjen e Raiffeisen Bank Kosova, Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bashkimit Evropian.
Programi u realizua në bashkëpunim me Dokufest, Filmski Centar Sarajevo, Vardar Film dhe World Cinema Project të Fondazione Cineteca di Bologna.
Më poshtë gjeni datat e shfaqjes së dy filmave:
E premte, 15 korrik – 20:30 TAKSISTI Martin Scorsese (1973)
E shtunë, 16 korrik – 20:30 NDJEKJE Živojin Pavlović (1977) / KultPlus.com
‘Turneu i Filmit të Shkurtër i Akademisë Evropiane të Filmit’ është rikthyer në DokuFest me një përzgjedhje prej 10 filmash të shkurtër, të cilët janë nominuar për Çmimin e 34-të të Filmit Evropian, përcjell KultPlus.
Si rezultat i një bashkëpunimi të gjatë mes Akademisë Evropiane të Filmit dhe DokuFest, ky është viti i 10-të i shfaqjes së filmave më të mirë evropianë të shkurtër dhe vjen në mes të një njohjeje për DokuFest nga Akademia, si një festival i nominuar për filmin më të mirë evropian të shkurtër, si dhe dokumentarin më të mirë evropian me metrazh të gjatë.
“European Film Academy’s Short Films on Tour, rikthehet në Prizren për #DokuFestXXI, me një grup të jashtëzakonshëm të filmave, duke vulosur partneritetin tonë si dhe vitin tonë të 10-të të bashkëpunimit në sjelljen e filmave më të mirë evropianë të shkurtër, në Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Sanja është një vajzë e ashpër 13-vjeçare që nuk i pëlqen t’i tregojë emocionet e saj askujt, më së shumti ndaj Darkos, por kur fillon të dyshojë se diçka i ka ndodhur qenit të saj shqetësues, por të dashur Krle, do bëhet gjithnjë e më e vështirë për të mbajtur nën kontroll ndjenjat e saj.
I ZHVENDOSUR (PA VEND), KOSOVË
Samir Karahoda
2021
Në Kosovën e pasluftës, të shtyrë nga ambicia për të mbajtur gjallë sportin e tyre të dashur, dy lojtarë vendas enden nga një vend i panjohur në tjetrin duke mbajtur me vete të vetmen pronë të klubit: tavolinat e tyre.
Vezët e Pashkëve, BELGJIKE/FRANCE/HOLANDË
Nicolas Keppens
2021
Restoranti kinez është bosh. Kafazi i zogut ekzotik qëndron i hapur. Dy miq, Jason dhe Kevin, e shohin këtë si një mundësi për t’i kapur dhe shitur. Kapja e zogjve nuk është aq e thjeshtë sa duket.
Rënia e mbretit IBIS, Irlandë
Josh O’Caoimh, Mikai Geronimo
2021
Antagonisti i një opere të çuditshme bëhet gjithnjë e më i shqetësuar, pas kthimit të pamundur të ish-aktorit kryesor.
NË RRJEDHËN E FJALËVE, HOLANDË
Eliane Esther Bots
2021
In Flow of Words ndjek rrëfimet e tre interpretuesve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Ata interpretuan dëshmi tronditëse të dëshmitarëve, viktimave dhe autorëve, pa lejuar asnjëherë të jenë prezente emocionet, ndjenjat dhe historitë e tyre personale. Ndryshe nga pozicioni i tyre në gjykatë, ky film vendos zërat dhe përvojat e tyre në qendër të skenës.
MAALBEEK, FRANCE
Ismaël Joffroy Chandoutis
2020
E mbijetuar, por amneziane e sulmit në stacionin e metrosë Maalbeek më 22 mars 2016 në Bruksel, Sabine është në kërkim të imazhit të humbur të një ngjarjeje të mbindërmjetësuar për të cilën ajo nuk kujton.
MEMORIES (MINNEN), Suedi
Kristin Johannessen
2020
Vite pasi u shërua nga sëmundja e saj në mendime delirante dhe OCD, Kristin Johannessen gjen kamerat e saj të vjetra dixhitale ndërsa pastron dhomën e saj të fëmijërisë. Ajo jetonte atje gjatë sëmundjes së saj dhe regjistronte filma për orë të tëra në ditë, kur kontrollonte jetesën e saj (për shembull për t’u siguruar që dera ishte e mbyllur). Këta filma nuk ishin menduar si dokumentacion, ata shërbyen vetëm si një siguri qetësuese për mendimet e saj. Një ditë pas xhirimeve, gjithçka do të fshihej – për të krijuar hapësirë për filma të rinj. Por, ajo zbuloi se disa filma mbetën ende në kamerat dixhitale të sapo gjetura dhe këto klipe autentike filmike përbëjnë themelin e filmit të shkurtër KUJTIME.
MISIONI HEBRON (HAMESIMA HEVRON), IZRAEL
Rona Segal
2020
Në Izrael, ushtarët rekrutohen në moshën 18-vjeçare. Disa muaj më vonë, ata tashmë janë përgjegjës për jetën civile palestineze, pothuajse në çdo aspekt. Misionet e tyre mund të përfshijnë depërtimin në shtëpitë e familjes, zbatimin e bllokimeve ose arrestimin e fëmijëve. Gjashtë ish-ushtarë përballen me kamerën dhe kujtojnë shërbimin e tyre të fundit. Përfshirë pamjet e rralla të celularëve, të kapur nga dëshmitarët vendas, MISIONI: HEBRON ofron një udhëzues të palëkundur në qytetin më të trazuar në Bregun Perëndimor.
xhaxhai im TUDOR (NANU TUDOR), BELGJIKE/PORTUGALI/HUNGARIA/MOLDAVA
Olga Lukovnikova
2021
Pas 20 vitesh heshtje, regjisorja kthehet në shtëpinë e stërgjyshërve të saj, ku kaloi ngjarje të dëmshme që lanë një gjurmë të thellë në kujtesën e saj përgjithmonë. Mbledhja e shumëpritur familjare bie ndesh me përpjekjet e saj për të kapërcyer të kaluarën.
LAJMET, SHQIPËRI/SPANJË
Lorin Terezi
2020
Një nuse e re, e ngarkuar me punët e parëndësishme për vjehrrit e saj, ndërsa burri i saj është në Greqi, përplaset me trupin e një gruaje të vdekur ndërsa merr ujin nga shatërvani. Të shtyrë anash, të dy vjehërrit vazhdojnë të flasin me lajmet lokale duke gënjyer për gjetjen e trupit dhe duke u kënaqur me vëmendjen që po marrin. Pason një betejë mes fshatarëve për të marrë mbulim në lajme dhe vetë krimi aktual bëhet në hije. Ne shohim nusen e re duke lakmuar rrëshqitjen e flokëve nga viktima. / KultPlus.com