Pashko Gjeçi, shqipëruesi i “Komedisë Hyjnore”

Në një nga fotot e viteve të fundit të jetës, portreti i tij, vjen i plotë teksa ndez një cigare. Burri që u end aq gjatë në botën e Dantes apo të Homerit sot do të ishte 104 vjeç.  Ai lindi më 7 shtator 1918 dhe u nda nga jeta më 21 janar 2010. Pashko Gjeçi studioi në Kolegjin e Jezuitëve, të cilin nuk arriti ta mbaronte pasi në atë kohë u mbyllën shkollat fetare.

Pas mbarimit të gjimnazit të Shkodrës me rezultate shumë të mira, në vitin 1938, djaloshi fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur studimet e larta në Itali. Në vitin 1943 përfundoi Fakultetin e Filozofisë dhe Letërsisë në Romë me rezultate të larta, me tezë diplome “Jeta dhe vepra e Dom Ndre Mjedës”. I grishur për të punuar asistent-pedagog Pashku nuk pranon dhe i nxitur nga Ernest Koliqi për të dhënë kontributin e vet në atdhe, kthehet po atë vit. Ministria e Arsimit e asaj kohe e emëroi si profesor të letërsisë dhe latinishtes në gjimnazin e Shkodrës . Pas ardhjes së komunistëve në pushtet, Pashko Gjeçi vazhdoi të jepte mësim pranë atij gjimnazi deri nga mesi i vitit 1945 dhe më pas u transferua në qytetin e Durrësit. Këtu e arrestuan si të implikuar në një organizatë e cila kishte për qëllim të përmbyste me dhunë pushtetin komunist në Shqipëri.

Gjyqi do ta dënonte me pesë vjet burg të cilat i bëri kryesisht në Durrës dhe në kënetën e Maliqit ku e dërguan muajt e verës. Pas lirimit nga burgu, Pashko Gjeçi u kthye në qytetin e tij të lindjes në Shkodër. Aty ai vendosi që të përkthejë poetin e famshëm italian Dante Aligerin. Nga 1968 gjer më 1972 jep latinisht në Fakultetin e Mjekësisë. Punon pranë shtëpisë së librit shkollor si korrektor deri në daljen në pension në shtator 1978. Më 1976 do të botohet “Odisea”, një tjetër përkthim i tij. Me rënien e regjimit komunist dhe ardhjen e viteve 2000, kryeveprat e përkthyera nga ai në shqip ribotohen por edhe shohin për të parën herë dritën e botimit. Komedia Hyjnore dhe Odisea ribotohen më 2006, Fausti (pj.1) më 2008, “Andromaka” dhe “Atalia” e Rasinit më 2010.

Shoqata italiane “Dante Alighieri” në vitet ’70 e vlerësoi ndërkombëtarisht shqipërimin e Gjeçit, si njërin ndër tre përkthimet më të mira në botë të “Komedisë Hyjnore”. Gjeçi u dekorua nga Presidenti italian Çampi më 2004 me “Urdhërin e yllit të solidaritetit italian” për përkthimin e Dantes . Për 90-vjetorin e lindjes, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë i akordon Çmimin Kombëtar të përkthimit “Fan Noli”, për përkthimin e veprës “Fausti” (Pjesa I) të Gëtes. Pashko Gjeçi ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare.

Në mes te shtegtisë së kësaj jete
U gjeta në një pyll krejt errësi,
Se kishe humbë unë rrugën e vërtetë.
Si ish ta them sa kam vështirësi
Ai I egri pyll, I ashpër, pyll hata,
Sa ta mejtoj me kall frike përsëri!…

Vargjet e mësipërme janë marrë nga Kënga XXXIII, e Komedisë Hyjnore, një vepër shqipëruar nga Pashko Gjeçi. /KultPlus.com

Kryeministri Kurti viziton Pavijonin e Kosovës në Bienale të Venedikut

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, dhe këshilltarja politike në MKRS, Rozafa Imami, sot eksploroi nga afër ekspozitën përfaqësuese të Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venedik – të arkitektëve Poliksen Qorri Dragaj dhe Hamdi Qorri, e cila trajton një formë të veçantë të migrimit.

Së bashku diskutuan mbi konceptin e translokalitetit, një model jete i njerëzve që jetojnë në shumë vende në të njëjtën kohë, duke ruajtur lidhjet midis vendlindjes dhe vendit emigrues përmes komunikimit, transferimit të njohurive, informacionit, të mirave materiale dhe jomateriale.

Brenda hapësirës ekspozuese, ndaluan edhe pranë pavijoneve të Shqipërisë, Emirateve Arabe, Latvisë dhe Kroacisë.

📸📖 “RKS² | lokalitet transcendent” mund ta eksploroni edhe online: https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/RKS2-Katalog.pdf

💬Për të kuptuar më shumë rreth konceptit: https://fb.watch/mVbSewVdiL/?mibextid=cr9u03

Bienalja do të jetë e hapur deri më 26 nëntor të këtij viti. /KultPlus.com

“Oppenheimer” arrin një tjetër sukses të jashtëzakonshëm

“Openheimer” i Christopher Nolan bëhet filmi i tretë më i madh i vitit pas Barbie dhe Super Mario Bros, përcjell KultPlus.

“Oppenheimer”, filmi i fundit me regji të Christopher Nolan, është kthyer në një nga filmat më të mëdhenj të vitit. Ky film tregon historinë e J. Robert Oppenheimer, një fizikan i famshëm i cili luajti një rol kyç në krijimin e bombës atomike dhe u përball me shumë sfida në jetën e tij.

Pasi ka qenë në kinema për më shumë se një muaj, “Oppenheimer” ka arritur kaq shumë. Sipas Box Office Mojo, tani është bërë filmi i tretë me fitimet më të larta në 2023 në nivel global.

Ai ka bërë mbi 854 milionë dollarë në mbarë botën, duke tejkaluar filmat e tjerë të mëdhenj si “Guardians of the Galaxy Vol. 3”.

Megjithatë, nuk është ende aq i suksesshëm sa “Barbie” dhe “The Super Mario Bros Movie”, të cilët kanë fituar më shumë se 1.3 miliardë dollarë.

Ajo që e bën suksesin e “Oppenheimer” edhe më mbresëlënës është se është një film me vlerësim R, që do të thotë se është menduar për audiencë të pjekur. /KultPlus.com

Osmani: Lidhja e Kosovës me NATO-n, është e përjetshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në takim nga Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në selinë qendrore të NATO-s. Takimi trajtoi zhvillimet e sigurisë ne vend dhe çështje të ndryshme të interesit të përbashkët, si dhe nevojën për vazhdim dhe thellim të bashkëpunimit.

Në takim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s, për lirinë dhe sigurinë e popullit të Kosovës, si dhe ruajtjes së paqes në rajon. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të institucioneve të Kosovës për ta vazhduar bashkëpunimin me aleatët tanë në NATO dhe misionin e KFOR-it në përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe siguri afatgjate.

Në takim u diskutua edhe për sfidat e sigurisë me të cilat po përballet rajoni dhe kontinenti ynë si rezultat i agresionit së Rusisë kundër Ukrainës dhe popullit të saj, përfshirë këtu edhe përpjekjet destabilizuese përmes satelitëve të saj në rajonin tonë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se Kosova vazhdon të qëndrojë në anën e drejtë të historisë, duke bashkërenduar politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me aleatët e saj, dhe duke mbështetur popullin e Ukrainës.

Në lidhje me zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon, përfshirë edhe sulmet e dhunshme në veri të vendit nga grupet kriminale të mbështetura nga Beogradi kundër forcave të NATO-s, Policisë së Kosovës, qytetarëve e gazetarëve, Presidentja theksoi nevojën për përgjegjësi për këto sulme për ta parandaluar përsëritjen e tyre, ndërsa theksoi se Serbia përmes përpjekjeve të saj destabilizuese vazhdon edhe frikësimin dhe kërcënimin kundër qytetarëve serb të Kosovës, përfshirë edhe zyrtarët policor serbë të Policisë së Kosovës dhe institucioneve tjera.

Për sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe përfshirjen në Programin e Partneritetit për Paqen, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë strategjike në këtë drejtim. Ajo bëri thirrje për kreativitet dhe fleksibilitet për ta lehtësuar integrimin e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqen, si vlerë e shtuar drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

Në përfundim, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës ndaj paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit me NATO-n dhe aleatët e saj. Ajo theksoi nevojën për përpjekjet e përbashkëta për t’i adresuar sfidat e sigurisë në rajon dhe për ta siguruar një të ardhme të sigurtë për Kosovën dhe rajonin në përgjithësi. /KultPlus.com

113 vjet nga lindja e akademikut Aleks Buda

Aleks Buda e pa për herë të parë dritën e diellit më 7 shtator 1911, në një nga shtëpitë e lagjes Kala të Elbasanit, në familjen e Taqi Budës, përfaqësues i qytetit të tij në kongreset e Manastirit dhe Elbasanit dhe mbështetës i Normales së mirënjohur të qytetit.

Historian i shquar, profesor, kryetar i parë i ASHSH. Lindi në Elbasan në një familje të njohur intelektuale. Shkollën fillore e kreu në Leçe (Leçe, Itali), të mesmen në Zalcburg (Salzburg, Austri), studimet e larta në Fakultetin e Filozofisë (dega filozofi-letërsi) të Universitetit të Vjenës (1929-1935). Më pas (1939-1943) punoi si mësues në Liceun e Tiranës e në atë të Korçës.

Në vitet 1945-1946 qe drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Me formimin më 1955 të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë, Aleks Buda si një ndër organizatorët e tij dhe punonjësit shkencorë më me përvojë, themeloi Sektorin e Historisë së Mesjetës dhe me këtë hodhia bazat e medievistikës shqiptare. Qe një nga themeluesit e katedrës së historisë dhe të kursit të historisë së Shqipërisë të Universitetin të Tiranës. Më 1973 u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, detyrë që e mbajti deri në fund të jetës.

Veprimtaria kryesore e tij ishte studimi i historisë, veçanërisht në fushën e historisë mesjetare shqiptare dhe të Rilindjes Kombëtare. Ai është bashkautor dhe redaktor përgjegjës i tekstit të “Historisë së Shqipërisë vëllimi I” dhe autor i disa studimeve për periudha të ndryshme të Historisë së Shqipërisë, sidomos për atë të “Skënderbeut” për etnogjenezën e popullit shqiptar si dhe autor i shumë shkrimeve publicistike. Buda ka shkruar edhe hyrjen 18-faqeshe të botimit të veprës së Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrës”, e cila u përthye nga Henrik Lacaj dhe u botua në Tiranë në vitin 1962.

Është bashkautor i Vëllimit II “Historia e Shqipërisë”, botuar në vitin 1965 dhe dha ndihmesë të çmuar në konceptimin e udhëheqjen shkencore, dhe si kryeredaktor në hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985), e para vepër enciklopedike shqiptare.

Është nderuar “Mësues i Popullit”, “Çmimin e Republikës së Shkallës së Parë”, “Urdhrin e Lirisë” etj. Presidenti i Republikës së Austrisë e ka dekoruar me “Medaljen e Madhe të Artë” (1990), medalja më e lartë që jep Austria për shtetasit e huaj. Këshilli i qarkut të Elbasanit e ka nderuar pas vdekjes (2002) me titullin “Qytetar Nderi”. /KultPlus.com

Eliza Hoxha fiton çmimin “Joana e Kosovës për Përfshirje Sociale dhe Drejtësi“

Eliza Hoxha është shpallur fituesja e Çmimit “Joana e Kosovës për Përfshirje Sociale dhe Drejtësi” nga Festivali Multikulturor, shkruan KultPlus.

Ky çmim njeh një figurë politike që është shembull i përfshirjes sociale dhe drejtësisë në veprimet dhe politikën e tyre.

Fituese e Çmimit “Joana e Kosovës për Përfshirje Sociale dhe Drejtësi” për këtë vit është:

Eliza Hoxha

Eliza Hoxha është personalitet publik në fushën e kulturës, arkitekte me profesion e angazhuar në Fakultetin e Arkitekturës-Universiteti i Prishtinës dhe së fundmi edhe deputete në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka dhënë kontribut të gjerë në fushën e artit dhe kulturës përmes muzikës, fotografisë, ekspozitave, shkrimeve dhe aktivizmit civil. Ka qenë presidente e bordit të Galerisë Kombëtare të Kosovës nga viti 2011-2014. Ka botuar dy libra që trajtojnë zhvillimin urban dhe historikun e Prishtinës.

Në vitin 2018 ajo ka përfaqësuar Kosovën në Bienalen e Veneciasë për arkitekturë. Ndër vite ka qenë pjesë e nismave të shumta që lidhen me grupet e margjinalizuara shoqërore dhe ka kontribuar për to në role të ndryshme, si avokuese, përkrahëse apo edhe duke u bërë zëri i tyre.

Me aktivizmin e saj, Hoxha ka mbështetur nismën për themelimin e qendrës multikulturore, ka mbështetur nismat kundër martesave të hershme për vajzat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian si dhe avokon mbi çështjen e braktisjes së shkollimit.

Gjithashtu, ka avokuar vazhdimisht për antigjipsizmin edhe në rolin civil dhe vazhdon ta bëjë edhe si deputete e Kosovës.
Hoxha ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm në Kosovë e poashtu edhe studimet pesë vjeçare për arkitekturë në Universitetin e Prishtinës. Tutje ka bërë një master të dytë mbi arkitekturën e vendbanimeve në Universitetin Katolik në Luven, Belgjikë. Aktualisht është në përfundim e sipër të studimeve të doktorratës në Universitetin Teknik në Graz, Austri.

Eliza Hoxha është një burim frymëzimi për të gjithë ata që duan të angazhohen në ndryshimin e shoqërisë së tyre për një shoqëri më të mirë. Për shkak të përkushtimit të saj të palodhur dhe ndikimit të saj pozitiv në komunitet, ajo është një figurë e respektuar dhe e admiruar në fushën e përfshirjes sociale në Kosovë dhe përtej saj”, thuhet në postimin e saj. /KultPlus.com

Haxhiu: Kodi Civil kalon këtë vit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu një deklaratë për gazetarët tha se kodi civil do të përsëritet në votim edhe këtë vit, derisa u shpreh e bindur se edhe do të kalojë.

Sipas saj, ky kod është shumë i rëndësishëm për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Ajo u shpreh se këtë vit do të ketë edhe mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe nuk do të dështojë sikur herën kaluar.

“Siç jeni në dijeni Kodi civil është në agjendën legjislative, është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm që ka të bëjë me avancimin për të drejtat e njeriut nuk mendoj që ka qenë e drejtë që janë marrë vetëm më një nen sepse trajtohen shumë institute, është thjeshtë në interes të qytetarëve te Republikës së Kosovës. Prandaj të gjitha partitë politike mazhoranca, opozita e kanë për obligim që të mbështesë atë, megjithatë në gjithë këtë kohë kemi qenë në diskutim me grupin parlamentar ,e deputet të cilët kanë pasur mendime të ndryshëm apo ndryshe nga grupi parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, ndryshe nga atë që përfaqësuan lëvizja Vetëvendosje por unë jam optimiste që kësaj radhe brenda këtij viti në momentin kur do të procedojmë në qeveri dhe pastaj ne kuvend nuk do dështojë sikur herën e kaluar”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu tha se dështimi i ligjit, për kodin civil edhe këtë vit do të ishte i papranueshëm për Kosovën.

Tutje, Haxhiu ka paralajmëruar se në Kosovë do të vijnë edhe ekspertë nga Këshilli i Evropës, për të bërë vlerësimin për të drejtat e njeriut.

“Përndryshe për Republikën e Kosovës do të ishte e papranueshme sidomos në prag të anëtarësimit të Kosovës. Këshillin e Evropës , unë e kam përmendur edhe dje, presim ekspertët që të vijnë brenda këtij viti në Kosovë për të bërë vlerësimet e tyre në raport me të drejtat e njeriut. Prandaj do të ishte lajm shumë i mirë dhe shumë pozitiv që të kalojë kodi civil”, tha Haxhiu. 

Parku Kombëtar i Butrintit vizitohet nga arkitekti me famë botërore, Kuma projektoi qendrën e re të vizitorëve të këtij parku

Arkitekti me famë botërore Kengo Kuma ka vizituar Parkun Kombëtar të Butrintit, shkruan KultPlus.

Arkitekti i njohur kishte projektuar qendrën e re të vizitorëve të këtij parku kombëtar, që edhe vlerësohet të jetë aset për shtetin, pasi që vula e tij arkitektonike vlerësohet të jetë e rëndësishme që është edhe brenda Shqipërisë.

KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e ministres Margariti./ KultPlus.com

Dy ekspozita në Galerinë e Arteve në Shkodër, Luljeta Rama Muçaj e Anton Krasniqi do të prezantojnë krijimtarinë e tyre

Në Galerinë e Arteve në Shkodër do të prezantohen dy ekspozita në të njëjtën kohë, dhe sipas organizatorëve të dy këto prezantime janë prezantime me dy energji krijuese, shkruan KultPlus.

Luljeta Rama Mucaj dhe Anton Krasniqi janë artistët që do të prezantohen me ekspozitat e tyre, të cilat para audeincës shkodrane do të prezantohen më 15 shtator.

KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e Galerisë së Arteve të Shkodrës./ KultPlus.com

Filmi i Luana Bajramit sonte me premierë botërore në Festivalin e Venecias

“Bota jonë” është filmi i fundit i regjisores së re kosovare Luana Bajrami, e cila do të prezantohet sonte me premierë botërore në Festivalin e Venecias, shkruan KultPlus.

Ky film është realizuar në bashkëprodhim mes Kosovës dhe Francës dhe për audiencën e Venecias do të shfaqet në ora 21:00, në sallën Giardino, në kategorinë “Orizzonti”.

Me role kryesore në këtë film do të paraqiten aktorët: Don Shala, Tristan Halilaj e Armend Smajli, kurse me role janë përfshirë edhe aktorët: Uratë Shabani, Elsa Mala, Aurora Ferati, Albina Krasniqi, Gani Rrahmani…

Luana Bajrami ka treguar sukses edhe me filmin e saj debutues “Luaneshat e Kodrës”, dhe pritjet janë që edhe me këtë film të shënojë sukses./ KultPlus.com

Pianoja e Freddie Mercury-t shitet në ankand për 2.2 milionë dollarë

Fotografia: Queen Productions Ltd.

Pianoja e modelit Yamaha G2 të cilën Mercury e bleu në vitin 1975 dhe e përdori për të kompozuar këngë si “Killer Queen” dhe “Bohemian Rhapsody” u shit në ankand për 2.2 milionë dollarë.

Pianoja e Freddie Mercury-t, frontmenit të grupit “Queen”, mbi të cilin kompozoi këngën “Bohemian Rhapsody”, është shitur në ankand për rreth 2.2 milionë dollarë, raporton Anadolu.

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s deklaroi se shoqja e ngushtë e Mercury-t, Mary Austin, e cila trashëgoi pjesën më të madhe të pasurisë së tij, e nxori pianon në ankand si pjesë e shitjes së rreth 1.400 artikujve nga koleksioni privat i artistit.

Pianoja e modelit Yamaha G2 të cilën Mercury e bleu në vitin 1975 dhe e përdori për të kompozuar këngë si “Killer Queen” dhe “Bohemian Rhapsody” u shit në ankand për 2.2 milionë dollarë.

Drafti i tekstit të këngës “Bohemian Rhapsody” u shit për rreth 1.7 milion dollarë. Artikujt e shitur përfshinin kostume skenike, bizhuteri dhe piktura nga koleksioni i gjerë i artit të Mercury-t.

Po ashtu thuhet se nga shitja priten të ardhura rreth 6 milionë funte (rreth 7.5 milionë dollarë), ndërsa një pjesë e të ardhurave do të dhurohen për qëllime humanitare.

Freddie Mercury, i lindur në vitin 1946 në Zanzibar të Tanzanisë, emri i vërtetë i të cilit është Farrokh Bulsara, u shpërngul në Angli me familjen e tij në moshën 17-vjeçare.

Me grupin “Queen” Mercury xhiroi 15 albume në studio. Në vitin 1991, në moshën 45-vjeçare, Mercury vdiq nga pneumonia e shkaktuar nga virusi AIDS.

I frymëzuar nga jeta e tij dhe grupi “Queen”, regjisori Bryan Singer realizoi filmin “Bohemian Rhapsody”, i cili fitoi 4 çmime Oscar, përfshirë çmimin për aktorin më të mirë e cila iu nda aktorit Rami Malek./ KultPlus.com

Violinisti Arsim Gashi e pianisti Andi Duraku, dy artistët e rinj që u prezantuan në Festivalin DAM

Në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës DAM, që tashmë po shënon edicionin e 18-të, në mbrëmjen e dytë ka sjell dy instrumentistë të rinj, të cilët kanë treguar zotësinë e tyre në dy instrumente, njëri në violinë e tjetri në piano, shkruan KultPlus.

Audienca e pranishme në Bibliotekën Universitare ka shijuar programin e këtij koncerti me veprat: Edvard Grieg, Eugène Ysaÿe dhe Camille Saint-Sawns, të cilët kanë pas rast të shijojnë edhe paraqitjen e Okrestrës së Harqeve, të cilët ishin pjesë e kësaj mbrëmje.

Ky festival do të zgjasë deri më 9 shtator, kurse edhe në mbrëmjen e sotme do të ketë mbrëmje artistike, që do të paraqiten artistë të përfshirë në kuadër të edicionit të 18-të./ KultPlus.com

Besiana Mehmedi e Teuta Kurti fitojnë audicionin në shfaqjen operistike “Goca e Kaçanikut”

Janë shpallë rezultatet e solistëve për shfaqjen operistike “Goca e Kaçanikut” që do të realizohet në këtë sezon vjeshtor, dhe rolin e plakës e kanë fituar dy artistet: Besiana Mehmedi e Teuta Kurti, shkruan KultPlus.

Shfaqja operistike “Goca e Kaçanikut” që është punuar nga kompozitori i njohur Rauf Dhomi do të ketë premierën në nëntor të këtij viti, shfaqje operistike që daton prej vitit 1978. / KultPlus.com

Arbër Selmani lexon dhe dhuron libra për të rinjtë e kryeqytetit

Poeti Arbër Selmani ka mbajtur dje një tjetër lexim poetik. I ftuar nga organizatorët e Shkollës për Mendim dhe Shkrim Kritik në kryeqytet, ai ka lexuar në ditën e fundit të kësaj shkolle disa prej poezive të tij në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze, shkruan KultPlus.

Ngjarja simpatike ka ndodhur në Rezidencën 17 në Tauk Bahqe, ajo që dikur është njohur më shumë si Biblioteka Hivzi Sylejmani. Selmani, si zakonisht në leximet e tij poetike, përkujdeset që edhe të bashkëbisedojë me audiencën dhe t`ju tregojë atyre për motivet e tij poetike dhe për inspirimet që qëndrojnë të fshehura prapa poezive të tij.

Gjatë këtij takimi poetik, autori i ka dhuruar edhe disa kopje të librave të tij për të gjithë pjesëmarrësit në këtë ngjarje kulturore, në një pasdite të së mërkurës. Mes poezive që Selmani i lexoi në këtë pasdite letrare ishin edhe ‘E kam vendosur burrin në shitje’ dhe ‘I am the main prostitute of this city’, shkruan KultPlus.

Shkolla për Mendim dhe Kritikë organizatohet nga Organizata Pikëpamja në kryeqytet. Qëllimi i shkollës është t’i ofroj të rinjve dhe të rejave mundësi për të marrë aftësi të avancuara me fokus të veçantë në shkrimin dhe mendimin kritik si mjete për tu bërë faktorë ndryshimi në shoqëri e për të adresuar çështje sociale dhe të komunitetit siç janë nevojat, prioritet dhe interesat e rinisë, barazia gjinore, të drejtat e njeriut, jo diskriminimit, ambientit, etj. Gjatë kësaj shkolle, folës para të regjistruarve ishin Aulonë Kadriu, Dardan Hoti, Lura Limani, Dafina Halili dhe Amer Alija. / KultPlus.com

Besa Llugiqi e Gëzim Myshketa me “La Traviata” në Stara Zagora të Bullgarisë

Më 9 shtator do të prezantohet shfaqja operistike “La Traviata” në Stara Zagora të Bullgarisë, shfaqje në të cilën do të prezantohen dy artistë shqiptarë, shkruan KultPlus.

Sopranoja Besa Llugiqi do të prezantohet në rolin e Violetës, kurse baritoni Gëzim Myshketa në atë të Germont, përderisa në këtë shfaqje operistike do të paraqiten edhe artistë të tjerë.

Kjo shfaqje operistike do të paraqitet nën drejtimin e Gaddiel Dombroëner në Antique Theater të Shtëpisë Operistike në Stara Zagora, e që do të nisë në ora 20:00./ KultPlus.com

Ermonela Jaho e nominuar për çmimin e madh “Gramophone 2023”

Tashmë janë shpallë nominimet për çmimin e madh “Gramophone 2023”, çmim për të cilin është nominuar edhe sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho, shkruan KultPlus.

Është nominuar nga Warner Classics & Erato, për të cilën është shprehur të jetë falënderuese sopranoja Jaho.

Ajo ka treguar për përvojën e mirë me shumë kolegë të talentuar që kanë punuar në kryeveprën e fundit të Puccinit. “Të gjithë të nominuarit janë fitues në sytë e mi”, ka shkruar Jaho./ KultPlus.com

Tapeti i kuq i Festivalit të Filmit në Venecia pa aktorë, dëmet që po i shkaktohen Hollywood-it!

Javën e kaluar, edicioni i 80-të i Festivalit të Filmit të Venecias u hap në mes të grevës së aktorëve që ka bllokuar Hollywood-in, duke e bërë tapetin e kuq zakonisht të shndritshëm një aferë më të heshtur. Venecia është një nga ngjarjet më të mëdha të festivalit të filmit.

Shpesh shihet si platforma e nisjes për çmimet Oscar, është gjithashtu një platformë për disa nga momentet më të paharrueshme të modës – mendoni hyrjen ikonike të Lady Gaga në 2018 për të promovuar “A Star is Born” me një fustan voluminoz me pupla rozë nga Valentino Haute Couture dhe pamjen bombë të Zendaya në vitin 2021 e veshur me Balmain nudo, që përqafon trupin.

Grevat i ndalojnë aktorët të promovojnë filmat e tyre dhe Venecia është festivali i parë i madh që ka reduktuar si në premierat e filmave ashtu edhe në të pranishmit e famshëm – filmi i Zendaya “Challengers”, për shembull, ishte planifikuar të hapte festivalin, por u tërhoq në minutën e fundit, duke favorizuar një hapje në pranverë. Ndikimi i këtyre tapeteve të kuq të reduktuar shtrihet shumë përtej biznesit të filmit. Festivalet e filmit janë vendi ku filmat kombinohen me të famshëm dhe marka luksoze për të krijuar mundësi të mëdha marketingu.

Efektet e grevave i bëjnë jehonë pandemisë

Ekipet e flokëve dhe grimit të të famshmëve po ndiejnë tension edhe me rezervimet për paraqitjet në tapetin e kuq dhe festivalet e filmit, zakonisht një pjesë thelbësore e rrjedhës së tyre të të ardhurave, të anuluara. Ndërkohë që artistët e flokëve dhe grimit janë në mbështetje të grevës, një përqindje e konsiderueshme nuk mund të përballojnë të kenë boshllëqe të mëdha në kalendarin e tyre ose të gjejnë veten pa punë. Disa madje e krahasojnë situatën me ditët e mbylljeve të Covid.

Artistja veterane e grimit të Hoolywood-it, Rachel Goodwin punon rregullisht me aktorë në festivalin e filmit dhe në qarkun e tapetit të kuq, dhe ishte planifikuar të shoqëronte aktoren Emma Stone në Venecia për të promovuar filmin “Poor Things”. Që kur u shpall greva, të famshmit nuk kanë nevojë për shërbimet e saj. /TAR/

Arbnor Karaliti me ekspozitë personale në Hamburg të Gjermanisë

Arbnor Karaliti do të prezantohet me ekspozitë personale në Hamburg të Gjermanisë, përkatësisht në Oel-Fruh Gallery, shkruan KultPlus.

Ekspozita “Can You Hear The Nighthaëks Whispering” do të hapet më 8 shtator dhe do të rri e hapur deri më 23 të po këtij muaji.

Kjo është ekspozita e parë personale e Karalitit që do të prezantohet në Gjermani, kurse në punën e tij ai veçohet për pikturën dhe eksperimentimin me mediume të ndryshme. Në publikimet rreth kësaj ekspozite është shkruar se Karaliti është ndikuar nga përvoja personale, çështjet ekzistenciale, izolimi, tabutë e ndryshme…

Deri më tash është prezantuar në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër./ KultPlus.com

Austri: Qytetarëve kosovarë u lejohet të vozisin me patentë shoferë të Kosovës

Nga 1 shtatori qytetarët kosovarë kanë të drejtë të kalojnë nëpër Austri me patentë shoferë të Kosovës.

Në njoftimin e fundit nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri thuhet se nga data 1 shtator 2023, pas ndryshimit të Ligjit Federal të Austrisë dhe aktit respektiv normativ, lejohet kalimi nëpër Austri me patentë shofer të Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.at.

Nga ky lehtësim përfitojnë qytetarët e Kosovës që në Austri ndodhen si vizitorë, qytetarët e Kosovës që nëpër Austri kalojnë transit si dhe qytetarët e Kosovës që kanë qëndrim të përkohshëm në Austri.

Ambasada njofton se ky lehtësim nuk vlen ende për të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët në Austri kanë qëndrimin e tyre të rregullt me leje qëndrimi.

Lexoni të plotë njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton se që nga data 1 shtator 2023, pas  ndryshimit të Ligjit Federal të Austrisë dhe aktit respektiv normativ lejohet kalimi nëpër Austri me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Nga ky lehtësim përfitojnë këto kategori:

Qytetarët e Kosovës që në Austri ndodhen si vizitorë,

Qytetarët e Kosovës që nëpër Austri kalojnë transit,

Qytetarët e Kosovës që kanë qëndrim të përkohshëm në Austri.

Ky lehtësim NUK vlen ende për të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët në Austri kanë qëndrimin e tyre të rregullt.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë angazhimin e tyre intensiv për njohjen e plotë të patentë shoferëve, e cila do të lehtësojë konvertimin dhe zëvendësimin e plotë të lejes së patentave për qytetarët e Republikës së Kosovës me leje qëndrimi afatgjatë në Austri./albinfo.ch/ KultPlus.com

Kori i Grave “Okarina” shpall audicion për sezonin e ri artistik

Kori i Grave “Okarina” ka shpall audionin për sezonin e ri artistik, ku ftohen vajzat dhe gratë prej moshës 18 deri më 55 vjeç, shkruan KultPlus.

Për këtë audicion është bërë e ditur nga drejtoresha e këtij kori, Elikona Hysaj Shala,  e cila ka treguar se audicioni për sezonin e ri artistik do të mbahet më 9 dhe 10 shtator, prej orës 10:00 deri në ora 14:00 në Qendrën “Okarina” në Prishtinë./ KultPlus.com

Shkencëtarët kanë rritur një embrion njerëzor pa përdorur spermë, vezë dhe mitër

Shkencëtarët nga Instituti Weizmann kanë arritur të rritin një model që i ngjan shumë një embrioni të hershëm njerëzor, pa përdorur spermë, vezë dhe mitër.

Ekipi i shkencëtarëve tha se “embrioni i tyre model”, i bërë duke përdorur qeliza staminale, duket si një shembull teksti i një embrioni të vërtetë 14-ditor.

Madje lëshoi hormone që treguan një test pozitiv të shtatzënisë në laborator. Ambicia e modelit të embrionit është të sigurojë një mënyrë etike për të kuptuar momentet më të hershme të jetës sonë.

Java e parë pasi sperma fekondon një vezë është një periudhë ndryshimi dramatik, nga një grup qelizash të paqarta në diçka që përfundimisht bëhet e dallueshme në skanimin e foshnjës.

“Është një kuti e zezë dhe nuk është një klishe – njohuritë tona janë shumë të kufizuara”, tha profesori Jacob Hanna nga Instituti Weizmann, raporton bbc.

Hulumtimi mbi embrionet është ligjërisht, etikisht dhe teknikisht i ngarkuar, por tani ka një fushë në zhvillim të shpejtë që imiton zhvillimin natyror të embrioneve.

Hulumtimi, i botuar në revistën Nature, përshkruhet nga ekipi izraelit si embrioni i parë model “i plotë” që imiton të gjitha strukturat kryesore që shfaqen në embrionin e hershëm.

“Ky është me të vërtetë një imazh tekstual i një embrioni të 14-të njerëzor”, tha Hanna.

Në vend të spermës dhe vezëve, materiali fillestar ishin qelizat burimore që ishin riprogramuar për të pasur potencialin për t’u bërë çdo lloj indi në trup.

Kimikatet u përdorën më pas për të nxitur ato qeliza burimore për t’u bërë katër llojet e qelizave që gjenden në fazat më të hershme të embrionit njerëzor:

qelizat epiblaste, të cilat bëhen embrion (ose fetusi) i vërtetë
qelizat trofoblaste, të cilat shndërrohen në placentë
qelizat hipoblaste, të cilat bëhen qesja mbështetëse e të verdhës
qelizat e mezodermës ekstraembrionale

Profesori Robin Lovell Badge, i cili hulumton zhvillimin e embrioneve në Institutin Francis Crick, tha se këto modele embrionesh “duken mjaft mirë” dhe “duken mjaft normale”. /Telegrafi/ KultPlus.com

33 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës.

Më 7 shtator të vitit 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan atë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë.

Në atë kohë, Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, pasi nga 2 korriku, kur u lexua deklarata e pavarësisë, kishte filluar një aparteid i regjimit të Millosheviçit ndaj Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë./ KultPlus.com

Projektligji i Kinës: Ndalimi i veshjeve që “lëndojnë ndjenjat e kombit”

Një projektligj që ndalon fjalimin apo mënyrën e veshjes, të cilat konsiderohen të dëmshme për shpirtin e popullit kinez, ka zgjallur mjaft debate në Kinë.

BBC raporton se nëse ligji hyn në fuqi, personat e shpallur fajtorë mund të gjobiten ose të burgosen, por projektligji nuk përcakton ende se çfarë përbën shkelje. Ligji i veshjeve ka tërhequr reagime të menjëhershme nga publiku, më shumë online që e kritikojnë atë si të tepruar dhe absurd.

Sipas propozimeve të diskutueshme, njerëzit që veshin ose detyrojnë të tjerët të veshin veshje dhe simbole që “minojnë shpirtin ose lëndojnë ndjenjat e kombit kinez”, mund të ndalohen në burg deri në 15 ditë dhe të gjobiten deri 680 Dollarë. Po ashtu, ata që krijojnë ose shpërndajnë artikuj ose fjalime që konsiderohen të dëmshme për shpirtin e popullit kinez, mund të përballen me të njëjtin ndëshkim.

Ndryshimet ligjore të propozuara ndalojnë gjithashtu fyerjet, shpifjet apo cënimin e emrave të heronjve dhe martirëve vendas si dhe dëmtimin e statujave të tyre përkujtimore.

Në reagimet e tyre në mediat sociale, njerëzit vunë në dyshim se si zbatuesit e ligjit mund të përcaktonin në mënyrë të njëanshme kur “ndjenjat” e kombit “lëndohen”. Ekspertët ligjorë në vend kanë kritikuar gjithashtu formulimin e paqartë të ligjit, duke thënë se ai mund të jetë i hapur për abuzim./tvklan.al/ KultPlus.com