‘Artistja e paqes’ hap sezonin koncertal të Filharmonisë së Kosovës, koncerti i muzikës serioze me një minutë heshtje nderon Heroin Bunjaku

Vjollca Duraku

Ndryshe siç ndodh rëndom, koncerti hapës i sezonës koncertale të Filharmonisë së Kosovës, i cili për soliste pati violinisten Aiman Mussakhajayeva, me dirigjent Antoine Marguier, filloi me një minutë heshtje, në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra në Banjskë të Zveꞔanit.

“Artiste për paqen” është titulli që UNESCO i ka vënë violinistes Aiman Mussakhajayevan, e cila ishte përzgjedhur për të shënuar hapjen e sezonës 2023-2024 të Filharmonisë së Kosovës, titull ky që rastësisht shënon polaritet me rrjedhën e ngjarjeve të ditës së djeshme në Kosovë, e i cili vjen si një orkestrim universal me mesazh hyjnor për paqe, pas situatës së krijuar në vend.

Koncerti në Sallën e Kuqe, filloi fiks në orën 20:00 dhe pika e parë artistike e cila u interpretua në koncert ishte ajo e Aram Khachaturian, koncert për violinë në d-mol me Allegro on fermezza, Andante sostenuto dhe Allegro vivance.

Koncerti filloi me interpretimin e instrumenteve nga orkestra e Filhamonisë së Kosovës, së cilës për disa sekonda më vonë iu bashkua edhe violinistja nga Kazakistani, Aiman Mussakhajayeva duke i dhënë tingujve tonin e duhur dhe duke e bërë interpretimin më të fuqishëm.

Përgjatë kësaj performance pati edhe pika në të cilat interpretonte vetëm violinistja, duke nxjerrë tinguj të butë, dramaciteti i të cilëve shtohej kur interpretimit i bashkohej edhe Orkestra e Filhamonisë së Kosovës.

Pjekuria e saj si artiste vërehej lehtë duke filluar nga pozita e trupit, përqendrimi maksimal, lëvizjet me shpejtësi dhe të “mprehta” të kokës. Një kthim i artistes duke shikuar mbrapa, tregonte komunikimin, përshtatjen dhe respektin për kolegët e skenës.

Përderisa ngritja e kokës lart nga violinistja, duke lënë së ekzekutuari violinën dhe duke shijuar jehonën e tingujve të saj, dukej sikur artistja dha maksimumin e saj në ato mommente, e cila më pas dëshironte që ajo lloj energjie të kanalizohej dhe të regjistrohej thellë në qenien e saj, gjë të cilën publiku e vlerësoi jashtë mase, duke dhuruar duartrokitje të panumërta në fund të interpretimit të saj, në respekt të të cilave, violinistja vendosi të interpretojë edhe një pikë tjetër me violinë për disa minuta.

Pjesa e dytë e koncertit të Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, filloi pas dhjetë minutash pauzë nga pjesa e parë, me interpretimin e pikës së Johannes Brahms, Simfonia Nr.4 në e-mol, OP.98, me Allegro non troppo, Andante giocoso dhe Allegro energico e passionate, me dirigjimin Antoine Marguier.

Pozicionimi i tij në qendër të sallës, i cili pas vetes dhe anash tij kishte publikun, përderisa para tij gjendej gjithë ai numër i madh i muzicientëve të Orkestrës së Filhamonisë, lejonte që çdo lëvizje e tij të vërehej nga gjithësecili në sallë. Fare lehtë vërehej edhe pasioni i tij për dirigjimin, ku herë kishte lëvizje strikte të shpejta, e herë dridhje të tërë trupit të tij, që së bashku me tingujt “shkriheshin” në sallë.

Se me kënaqësi punoi me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës, e tha edhe vetë dirigjenti Marguier, në një prononcim për medie pas përfundimit të koncertit.

Dirigjenti Antoine Marguier më tej është shprehur të jetë shumë i kënaqur me punën e orkestrës me të cilën ka punuar për këtë koncert, i cili Orkestërn e Filharmonisë së Kosovës e ka vlerësuar si një orkestër shumë të motivuar, që sipas tij, ata bënë më mirën për këtë koncert. Duke spikatë përkushtimin e isntrumentistëve, ai ka thënë se kjo orkestër ka punuar me shumë përkushtim, duke e vlerësuar si një orkestër shumë të përpiktë.

Ndërsa drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, në një prononcim për KultPlus, tha se ishte fat i madh për institucionin e Filharmonisë së Kosovës, që një pianiste e përmasave globale, kishte pranuar që të interpretojë në kushte të improvizuara pa një sallë adekuate.

 “Solistja ka një CV shumë të pasur. Ajo ka mbajtur koncerte në mbarë globin dhe është fituese e çmimeve të shumta ndërkombëtare e garave më prestigjioze në botë. Ne patëm fatin që ajo ka pranuar të perfomojë në kushtet tona, në këtë sallë të themi mjaft problematike që nuk është akustike, gjë e cila e dëmton shumë interpretimin, sepse e njëjta orkestër dhe i njëjti program në një sallë adekuate me një austikë të mire, do të dëgjohej shumë më mirë dhe do të linte përshtypje edhe më të mirë sesa që ishte”, ka thënë drejtori Jashari.

Drejtori Jashari po ashtu u shpreh se përkundër se ishin të ndikuar nga rrjedha e ngjarjeve në vend gjatë ditës së djeshme, në Koordinim me Minstrinë e Kulturës dhe organeve të tjera ishte vendosur që koncerti të mbahej, pasi Filharmonia është institucion që bën organizimin e koncerteve me muzikë serioze.

“Ajo që ka ndikuar te të gjithë ne, është ngjarja që ka ndodhur pikërisht në ditën e sotme e cila na ka mërzitur të gjithëve, tensionet në veri dhe natyrisht vrasja e policit në detyrë, plagosja e të tjerëve. Në bazë të koordinimit me Ministrinë e Kulturës dhe organet tjera relevante, është vendosur që koncerti megjithatë të mbahet. Ngjarja pati ndikim, por megjithatë muzika e ka rrugëtimin e vet, jeta duhet të vazhdojë. Vetë prania e publikut tregoi që pavarësisht situatës që ka ndodhur, ai shpirti luftarak i yni si popull që nuk dorëzohemi para asgjëje gjithësecili duhet ta vazhdojë jetën për një të ardhme më të mirë”, shtoi Jashari.

Më tej Jashari tha se ky koncert mund të llogaritet si homazh për ngjarjen e ditës së djeshme, sepse muzika klasike i përshtatet edhe situatave të tilla.

“Filharmonia e ka natyrisht rolin e saj institucional, organizimin e koncerteve me muzikë serioze. Mos të themi që edhe ky koncert mund të llogaritet me një aspekt edhe si homazh, sepse si muzikë klasike që është natyrisht që i përshtatet edhe situatave të tilla kështu që shpresojmë që koncertet e ardhshme do të kalojnë në një atmosferë më pozitive”, përfundoi Jashari.

Ndërsa, pjesëtari i Orkestrës së Fliharmonisë së Kosovës, Patris Berisha tha se koncerti i mbrëmshëm i kishte lënë shumë përshtypje, pasi një i tillë u realizua me profesionistë të mëdhenj siꞔ ishin violinistja Aiman Mussakhajayeva dhe dirigjenti Antoine Marguier.

“Zakonisht kemi suksese në koncerte por kjo ndoshta më ka lënë diçka përshtypje, sepse është koncerti i parë i sezonës 2023-2024, kështu që besoj që edhe publiku janë ndarë të kënaqur, kur kemi kësi dirigjentë dhe artistë sikur dirigjenti i sotëm, e po ashtu edhe solistja e cila ishte sonte në violinë”, përfundoi Berisha./KultPlus.com

‘Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë’

Atdheu është toka e juaj, ku flitet gjuha që flet edhe ti, ku je i rrethuar me njerëzit që ndajnë historinë tënde… Atdhe është ajo tokë, të cilën shumë të tjerë në këtë botë nuk e kane dhe do të jepnin çdo gjë për ta pasur atë.

Sa shumë flitet e shkruhet për atdheun, vendi ku lind, ku lindën të parët e tu, prindërit, gjyshërit, stërgjyshërit.

Unik Portal ju sjellë 10 thënie filozofike për atdheun nga personalitete të shquara shqiptare dhe të huaj.

Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të
N.Frashëri

Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë
S.Frashëri

Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të
Kenedi

Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun
Bloku


Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të

Horaci

Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit
Bjelinski


O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut

Euripidi/unikportal/KultPlus.com

Tiranë, ndezen qirinjë në nderim të Heroit Afrim Bunjaku

Sot, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë janë ndezur qirinjë në nderim të rënies së Afrim Bunjakut, i cili u vra dje pas një sulmi nga një grup terrorist, ndaj policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit.

Presidentja, policin Afrim Bunjaku i cili u vra në krye të detyrës, sot e ka shpallur “Hero të Kosovës”.

Heroi Bunjaku sot u varros me ceremoni shtetërore ku morrën pjesë krerët e shtetit dhe një numër i madh njerëzisht/KultPlus.com

Nesër nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut

Nesër, në kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku, do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut, mes Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, shkruan KultPlus.

Në fillim të kësaj ngjarje Ministri Hajrulla Çeku dhe Ambasadori Jeffrey Hovenier do të mbajnë fjalimet e tyre ndërsa më pas do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit.

Ky memorandum bashkëpunimi do të nënshkruhet më 26 shtator 2013 në ora 11:00-11:30, në kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku./KultPlus.com

Fitorja e Kosovës

Ben Blushi

Kosova mori një fitore të papritur, por të merituar, kur ishte në një ditë të keqe për shkak të lodhjes së Perëndimit që nuk po e zgjidh dot ngërcin mes saj dhe Serbisë. E izoluar dhe e lënë vetëm nga aleatët e vet natyralë, Kosova gjeti aleatë aty nuk e priste: tek kundërshtarët e saj. Ata i bënë një dhuratë që ajo do ta shijojë për një kohë të gjatë. Serbët i dhuruan Kosovës provën e padiskutueshme se e kanë sulmuar pabesisht ndërkohë që ajo ishte ulur në tryezë për të biseduar. Në asnjë kod lufte, ai që pranon të bisedojë, nuk sulmohet pas shpine dhe serbët e shkelën këtë kod.

Qëllimi i atyre që e sulmuan ishte i qartë: të krijonin në Kosovë një vatër konflikti të armatosur, e cila do t’i jepte mundësi Serbisë të fitonte avantazh në bisedime. Dekori i këtij zjarri, tymi i të cilit do arrinte menjëherë në Washington dhe Moskë, ishte perfekt: disa serbë të sulmuar nga policia që fshihen në një manastir, aty rezistojnë bashkë me priftërinjtë dhe pelegrinët e pafajshëm, për t’i dhënë mundësi gjithë botës të shikojë sesi Qeveria Shqiptare e Kosovës trajton pakicat etnike dhe fetare. Ky operacion konsiderohej një spastrim etnik.

Meqë manastiri ishtë në mes të fshatrave, nuk përjashtohej që dhjetëra fshatarë serbë, të mblidheshin aty për të mbrojtur vëllezërit e rrethuar nga shqiptarët, në territorin e shenjtë të Banjskës. Nga krahu tjetër i kufirit, në Serbi, thirrjet për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë do ktheheshin në ulërima dhe Presidemti lunatik i Serbisë, do ia shiste shtrenjtë Perëndimit përpjekjen e tij të mundimshme, për të qetësuar popullin e revoltuar serb. Në shkëmbim, do kërkonte dicka më shumë në tavolinën urgjente të bisedimeve, ku ai do shkonte si viktimë dhe Kosova si agresor. Ndoshta autonominë e Veriut të Kosovës, çka do ishte një hap më shumë se asosacioni i komununave serbe që diskutohet sot. Republika Serbska e Kosovës do ishte themeluar në atë manastir, të djelën e 24 shtatorit 2023. Kjo Republikë kishte dëshmorët e vet të vrarë nga shqiptarët, priftërinjtë ortodoksë do ta pagëzonin, ndrësa ndërkombëtarët do ta negocionin në pushimin mes dy sulmeve ruse në Ukrainë.

Nëse ky ka qenë plani që ka dështuar, do të thotë se Kosova ka qenë me shumë fat. Horoskopi i historisë së popujve njeh ditë me fat për ata që janë në krahun e të drejtës, siç është edhe rasti i Kosovës.

Megjithatë kjo fitore nuk është vetëm një fitore e fatit, por edhe e shtetit të Kosovës. Jo vetëm ata që e kanë sulmuar Kosovën, por edhe ata që e kanë dashur dhe e duan, kanë dyshuar gjithmonë në aftësinë e saj për t’u mbrojtur. Ky dyshim i kthyer në bindje ishte arsyeja që 40 serbë të armatosur u sakrifikuan në atë mënyrë, duke besuar se ata mund ta mundnin lehtësisht mbrojtjen e një Republike të vogël dhe pa përvojë ushtarake siç është Kosova.

Por ajo që ndodhi ishte e paimagjinueshme. Pa patur nevoëjn e Kforit, Kosova i neutralizoi serbët e armatosur me një operacion kirurgjikal, të denjë për manuale të ndërhyrjes së shpejtë. Republika e Kosovës bëri atë që do bënte cdo republikë tjetër kur sulmohet me armë :ajo të ndjek, të gjen, të rrethon dhe të vret. Në këtë betejë të fituar me gjak ajo la një të vrarë, por vrau më shumë nga pala tjetër.

Një ditë më parë, kjo ndërhyrje kaq efikase, as mund të imagjinohej. Dyshimet se Kosova ka aftësi të mbrohet dhe të vetëqeveriset kanë qenë armiku i saj kryesor. Nga dita e djelë ato janë fashitur. Serbët, që kur nisen në Kosovë sillen sikur po shkojnë në një gjueti lepujsh, do mendohen mirë nëse hyjnë më në përplasje fizike me forcat e shtetit të Kosovës.

Në 25 vitet e fundit, Kosova ka fituar mbi serbët si një popull, por asnjëherë si shtet. Në vitin 1999 shqiptarët u ngritën si popull kundër shtetit serb dhe me ndihmën e Perëndimit i mundën. Ndërsa të djelën, Kosova i mundi serbët si shtet dhe për më tepër i mundi vetëm, pa ndihmën e askujt. Prandaj Kosova ka arsye ta festojë këtë ditë si një fitore të Republikës së vet. Atëherë kur duhej Republika e Kosovës funksionoi dhe mbrojti territorin e saj, çka përbën detyrën e parë të cdo Republike.

Tani Kosova mund të shkojë në bisedime më e fortë dhe më e pavarur. Natyrisht që kurthet e historisë nuk kanë mbaruar këtu. Ato vazhdojnë. Kundërshtarët e saj kanë marrë një goditje, por nuk janë tërhequr. Diplomacia është terreni ku duhet mundur Serbija. Në këtë fushë, Kosova ka kufizimet e veta, si çdo Republikë e re, e vogël, e varfër dhe pa përvojë. Megjithatë fitorja e Banjskës që u arrit me gjuhën e armëve do tia lehtësojë edhe gjuhën e diplomacisë dhe këtë kosovarët e dinë mirë. Por tani edhe serbët e dinë shumë mirë./KultPlus.com

Presidentja Osmani takohet me Sarrazin: Veprimet terroriste në veri janë të orkestruara nga Beogradi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës pas sulmit terrorist të grupeve kriminale serbe që rezultoi me vdekjen e një polici dhe lëndimin e disa tjerëve.

Presidentja ka theksuar se veprimet terroriste dhe akti i agresionit në veri janë të orkestruara dhe zbatuara nga struktura të mbështetura nga Beogradi. Veprimet e tilla përbëjnë cenim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe për këto veprime duhet sanksionuar Serbinë.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Kosova ka ndërmarrë veprime muajt e fundit për ta shtensionuar situatën në veri të vendit dhe se Policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm të lartë në përballje me grupet kriminale serbe.

Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë dhe koordinimit të vazhdueshëm me ta në përpjekje për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm.


Presidentja Osmani ka përsëritur se veprimet e Policisë së Kosovës kundër strukturave ilegale e grupeve kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Në takim u diskutua po ashtu për rezultatet që priten nga Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë gjatë muajit tetor./KultPlus.com

‘O Flamur gjak, o flamur shkabë’

Hymni i Flamurit

Poezi nga Fan Noli.

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S’të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben’ u-lavdërove
Dhe në furtun’ i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat’ e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj’a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr’ e qjell i ri.

Me ceremoni shtetërore varroset ‘Heroi i Kosovës’ Afrim Bunjaku

Sot me ceremoni shtetërore është varrosur “Heroi i Kosovës”, Afrim Bunjaku, i cili i vra dje në fshatin Banjskë të Zveçanit nga një grup terrorist.

Reshteri Afrim Bunjaku u vra nga një grup i terroristëve, derisa kishte shkuar për t’i larguar dy kamionët të cilët e kishin bllokuar rrugën.

Në ceremoninë e varrimit të “Heroit të Kosovës” Afrim Bunjaku, morën pjesë krerët e shtetit si dhe pjestarë të institucioneve më të larta të vendit./KultPlus.com

Presidentja Osmani: Afrim Bunjaku është hero i secilit shqiptar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se polici i vrarë dje, Afrim Bunjaku, është heroi i secili shqiptar.

Presidentja Osmani gjatë ceremonisë së varrimit potencoi se Bunjaku bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës, raporton Klankosova.tv.

“Jemi mbledhur këtu me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë për të nderuar një rreshter të përkushtuar i cili dje bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës”.

“Përballja e tij me terroristët e dirigjuar nga Serbia ishte beteja e fundit për të por jo fundi i tij. Prej sot, Afrimi është heroi i secili shqiptar, i secilit qytetar që e do Republikën e Kosovës, sepse ai dje mbrojti integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë”, u shpreh Osmani.

“Do të kujtohet përherë sa të jetë Republika. Heroi më i ri i Republikës, dje dëshmoi se Kosova është mbi të gjitha, Afrim Bunjaku është dëshmi se shteti ynë ka nevojë se secili nga ne t’i bëhet gardian”./KlanKosova/KultPlus.com

Kurti në varrimin e policit të vrarë: Profili i Afrim Bunjakut të skalitet në mbamendjen kolektive

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se me krimin dhe terrorin nuk ka kompromis, ndaj dhe Kosova do të ngadhënjejë përballë strukturave armiqësore, siç qe rasti i djeshëm në Banjskë.

Madje Kurti në ceremoninë lamtumirëse të policit të vrarë të Kosovës, u shpreh se para se ai të varroset si hero në tokën e tij, portreti dhe profili i Afrim Bunjakut të skalitet në mbamendjen kolektive, transmeton klankosova.tv.

”Rënia në detyrë e rreshter, Afrim Bunjakut, i veshur në uniformën e Policisë së Kosovës, është një sakrificë në betejën e Kosovës për ligj dhe kushtetueshmëri, drejtësi e të drejta për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim”.

”E heroizmin e Afrimit e vazhduan sërish me profesionalizëm dhe vetëmohim, kolegët e tij, policët e Kosovës që i përballën grupet e armatosura kriminale dhe terroriste të Serbisë në veri të Kosovës”.

”Përballë këtyre strukturave armiqësore, do të ngadhënjejë Kosova me përpjekjen e saj legjitime për rend dhe ligj dhe sovranitet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e saj”.

”Afër Afrimi, larg krimi. Me terrorin dhe krimin, nuk ka kompromis”./KlanKosova/KultPlus.com

Depardieu nxjerr në ankand koleksionin e artit

Aktori i njohur francez, Gérard Depardieu ka nxjerrë në shitje një pjesë të koleksionit të tij të artit.

Rreth 250 vepra në pronësi të yllit francez të filmit do të dalin në ankand në Paris të martën dhe të mërkurën.

Skulpturat nga Auguste Rodin, një artist që ai portretizoi në film së bashku me Isabelle Adjani, piktura dhe vizatime nga Pablo Picasso, Georges Braque, Fernand Léger dhe Alexander Calder pritet të dalin të gjitha në ankand.

Një nga pjesët kryesore në ankand është një bronz i skulptorit Germaine Richier, i vlerësuar të jetë me vlerë deri në 800,000 euro (851,400 dollarë).

Shtëpia e ankandeve “Drouot” pret të ardhura totale midis 3 dhe 5 milionë euro.

Depardieu është shfaqur në rreth 200 filma. Së fundmi, 74-vjeçari ka qenë në krye të medias për shkak të akuzave për sulme seksuale ndaj disa gra.

Gjyqësori francez ka nisur hetimet ndaj tij për një përdhunim të dyshuar që nga fundi i dhjetorit 2020. Depardieu e ka mohuar atë./ atsh / KultPlus.com

‘O ku ka si ti o moj Kosova ime, moj shqiponja përmbi gur’ (VIDEO)

“Rrjedhë në këngë e ligjërime” mbetet një ndër veprat kryesore të krijimtarisë artistike shqiptare, shkruan KultPlus.

E kënduar në origjinal nga Vaçe Zela, kjo këngë është një himn për Shqipërinë.

E sjellur në shumë versione, interpretimi i tenorit, Ramë Lahaj mbetet i veçantë.

KultPlus ua sjell videoklipin dhe tekstin e kësaj kënge:

Eh i fortë po shndrit ai diell
dhe burimi këngë, lugjeve i përcjell

Eh i fortë po ngroh ky diell
edhe trimat nëpër mend mi sjell,
mi përkëdhel.

Nga ky zë i tokës sime
flasin shekujt me gjëmime,
edhe besa e shqiptarit shkon
brez më brez.

2x
O ku ka si ti, o Shqipëria ime,
Moj fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlartë je me flamur!

Eh i fortë po bien ai tel
e lahuta tingujt mi çon larg,
m’i përcjell.

Eh i forte po bjen ai terr
çlirimtarët nëpër mend mi sjell,
du ti perkdhel.

Nga ky diell i kohës sime
shndrisin shekujt ne agime,
edhe shpata e Kastriotit zjarr
flakeron.

2x
O ku ka si ti, o moj Kosova ime,
Moj shqiponja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlartë je me flamur!

2x
O ku ka si ti, o moj Kosova ime,
Moj fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlartë je me flamur! / KultPlus.com

Studio Master në UNI – Universum International College dhe merr diplomë të fuqizuar nga Arizona State University

UNI – Universum International College fuqizuar nga Arizona State University nga SHBA, shpall konkurs për regjistrim të studentëve të rinj të nivelit Master për vitin akademik 2023/2024, në drejtimet: 

Këto drejtime janë të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.

#INFORMOHU KËTU: https://universum-ks.org/kerko-info/

#UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion (para MIT, Stanford dhe Harvard)🥇🇽🇰 🇺🇸 Mëso më shumë rreth këtij partneriteti: https://universum-ks.org/powered-by-asu/ 

#Studio në UNI – Universum International College dhe merr diplomë të fuqizuar nga Arizona State University🥇Studio Master në UNI – Universum International College, shih planprogramin.

Studentët e nivelit MASTER përfitojnë: 

✔️ Diplomë te njohur ndërkombëtarisht

✔️ Sistem modular, ligjerata fizikisht apo online

✔️ Orar fleksibil, ligjërata në mbrëmje dhe gjatë vikendeve

🌍 Eksploro Evropën gjatë studimeve dhe përfitoni BURSË të plotë për studime në njërin nga 221 Universitetet partnere të Evropës.

Pajisu me diplomë të njohur ndërkombëtarisht, nga UNI – Universum International College i cili menaxhohet nga Arizona State University.

Për më shumë informata rreth programit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në facebook dhe instagram

53 vjet nga vdekja e Erich Maria Remarque, njërit prej shkrimtarëve më të shquar të shekullit XX

Erich Maria Remarque ishte romancier gjerman që krijoi shumë vepra rreth tmerreve të luftës. Romani i tij më i njohur, “Të gjithë të qetë në Frontin Perëndimor” (1928), për ushtarët gjermanë në Luftën e Parë Botërore, u bë filmi fitues i Oskarit. Libri i tij e bëri atë një armik të nazistëve, të cilët djegën shumë nga veprat e tij, shkruan KultPlus.

Në çdo kohë ka breza të humbur, rini të djegura. Dhe Erih Maria Remark, e dinte fare mirë këtë. Jo sepse ai ishte profet, por sepse përjetoi dy luftëra, pa t’i shuheshin një nga një shokët, prej çmendurive të nazizmit. “Gjithmonë besoja se çdo njeri ishte kundër luftës-derisa e kuptova se kishte edhe disa që ishin në favor të saj; në radhë të parë, ata që nuk kishin nevojë të shkonin në luftë !”, – shkruan në një prej veprave të tij shkrimtari. Në 25 shtator 1970, Erich Maria Remark vdiq në një spital të Lokarnos nga një atak në zemër . Një shkrimtar, vepra e të cilit nuk njeh moshë. Një vepër humane, prej të parit sukses “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” e që vijoi si një fill lidhës në gjithë krijimtarinë e tij. Një vepër anti luftë, që do të bëhej shkak i përndjekjeve nga nazistët, të cilët pasi i morën vitet më të bukura të rinisë në luftë, e detyruan të largohej nga vendi, i konfiskuan dhe dogjën librat, e dënuan në mungesë, i vranë të motrën, madje i hoqën dhe nënshtetësinë. “Do të kalojnë edhe shumë vjet, ndoshta edhe dhjetëvjeçarë, dhe Remarku do të vazhdojë të lexohet nëpër botë, sepse, fatkeqësisht, breza të humbur, do të ketë në njëfarë mënyre gjithmonë”, – shkruan përkthyesi Robert Shvarc në pasthënien e romanit “Obelisku i Zi”, një ndër 5 veprat e përkthyera prej tij në shqip (“Tre shokët”, “Shkëndija jete”, “Harku i Triumfit”, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” dhe “Obelisku i zi”) .

Remarku lindi në 22 qershor 1898 në Osnabryk të Gjermanisë. Një vit, pasi kishte filluar kolegjin si mësues, në nëntor të vitit 1916 shkruhet në ushtri. Plagoset nga një granatë në këmbën e majtë, krahun e djathtë dhe në qafë. Atëherë fillon të punojë për një roman mbi luftën. Del nga spitali, për të kaluar në batalionin e parë të këmbimit, në regjimentin 78 të ushtrisë në Osnabrück. I jepet medalja “Ylli i Ferrit”, klasi i parë, në Duisburg nga ana e Këshillit të Punëtorëve dhe Ushtarëve të Osnabrückut, por shkarkohet nga ushtria dhe heq dorë nga medaljet dhe dekorimet. Rifillon studimet e lëna për gjysmë dhe më pas punon për pak kohë si mësues filloreje.

Në 29 janar të vitit 1929, publikohet si libër “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” në Berlin. Ndërkohë punon për dy vepra paralelisht. Në 29 prill vjen shfaqja e parë e filmit “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” me regji të Lewis Milestone, i cili për herë të parë shfaqet në Gjermani në muajin dhjetor. Ka reagime nga nacional-socialistët e Gjermanisë të udhëhequr nga Joseph Goebbels. Fimi ndalohet dhe çohet për kontroll në Berlin. Në vitin 1931 propozohet për Çmimin Nobel për paqen. Një vit më vonë fillon punën për një nga kryeveprat e tij “Tre shokët”. Në 10 maj ndalohen të gjitha librat e Remarkut në Berlin dhe në nëntor policia konfiskon “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”. Në vitin 1938 publikohet në gjermanisht “Tre shokët” në Amsterdam dhe në 20 maj vjen shfaqja e parë kinematografike e këtij romani me regji të Frank Borzage.

Në 4 korrik çatdhetarizohet nga Gjermania dhe disa muaj më vonë edhe bashkëshortja e tij Ilse Jutta Zambona. Nis punën për “Harkun e Triumfit”. Në shtator të vitit 1939 shkon në Los Angelos ku do të nisë një histori dashurie me Marlene Dietrich. Atje njihet me Greer Garson, Orson Welles, Igor Straëinsky, Arthur Rubinstein, Lion Feuchtwanger, Emil Ludwig, Thomas Mann, Bertolt Brecht, Cary Grant, Luggi Wolff e Brigitte Neuner-Wolff dhe shumë artistë të tjerë emigrantë. I jep fund lidhjes së ngushtë me Marlene Dietrich dhe disa muaj më vonë do të krijojë një lidhje të shkurtër me Greta Garbo. Në shtator të vitit 1942 zhvillon një takim me zv/ presidentin amerikan Wallace për të diskutuar mbi një aksion të mundshëm anti-fashist. Në tetor të vitit 1943 vendoset përfundimisht në New York. Në 15 dhjetor: Elfriede Remarque (e motra) dënohet me vdekje nga Gjykata Naziste për “sabotim” dhe vritet në Berlin, lajm të cilin shkrimtari e mësoi dy vjet më vonë. Në 25 gusht 1944 përfundon versionin e parë të “Harkut të Triumfit”, i cili botohet në muajin dhjetor në Neë York dhe disa muaj më vonë edhe në gjermanisht.

Shumë shpejt fillon të punojë mbi romanin “Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur”. Është koha kur shëndeti i tij fillon të lëkundet. Fillon mjekimet dhe mëson se ka diabet. Në janar të vitit 1952 botohet romani “Shkëndijat e Jetës” në New York, ndërsa në gjermanisht botohet në muajin korrik. Në dhjetor fillon punën mbi romanin tjetër “Obelisku i Zi”, i cili botohet në vitin 1956. Interpreton rolin e mësuesit në filmin e bazuar mbi romanin e tij “Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur”. Në vitin 1962 boton “Qielli nuk ka preferenca”, ndërsa dy vjet më vonë “Një natë në Lisbonë”. Në 25 prill të vitit 1967 i jepet “Großes Verdienstkreuz”, Medalia e vlerave më të larta nga Republika Federale e Gjermanisë. Në 25 shtator 1975 vdes në klinikën Sant’Agnese në Locarno. /KultPlus.com

Mbahet edicioni i 9-të i Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar të Talenteve të Reja

Për të nëntin vit me radhë u zhvillua Festivali Folklorik Mbarëkombëtar i Talenteve të Reja, me pjesëmarrjen e grupeve folklorike nga treva të ndryshme shqiptare.

Organizatorët e këtij festivali ishin Bashkia Pukë, dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve Pukë.

Grupet pjesëmarrëse, për dy ditë me radhë performuan me këngët, vallet, meloditë dhe kostumet e trevave të tyre, të cilat janë vlera të trashëgimisë dhe kulturës tonë kombëtare.

Përveç ansambleve vendase, në këtë festival ishin pjesëmarrës edhe grupe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Presheva.

Anëtarët e ansambleve folklorike kanë parakaluar në rrugët e qytetit të Pukës, duke performuar me kostumet kombëtare.

Çmimin inkurajues e ka marrë Shoqëria kulturore Tuz nga Mali i Zi;

Çmimi i ruajtjes së trashëgimisë dhe kostumeve popullore, ju dha grupit artistik të Gramshit dhe grupit Fan, nga Mirëdita;

Çmimi i publikut shkoi për ansamblin Kaltërsia nga Tirana;

Çmimi i tretë  ju dha shoqërisë kulturore Azis Ndreu, një legjendë e rapsodisë shqiptare, gjithashtu edhe ansamblit Fan të Mirëditës dhe ansamblit Kaltërsia.

Çmimi i dytë ju dha ansamblit Devoll dhe Fushë Arrëz;

Çmimi për zërin më të bukur të festivalit, ju dha Klara Currit.

Çmimi i parë shkoi për shoqërinë kulturore artistike Shote Galica, Drenas. / atsh / KultPlus.com

Mes memecëve

              

Poezi nga: Jiří Kolář
Përktheu: Maksim Rakipaj

Të jetosh mes memecëve
është ku e ku më vështirë
se të jetosh mes kafshëve
Kafsha rri larg zjarrit
armëve dhe fjalëve
mund të jetosh me kafshët
në përulësi dhe duke hequr dorë
nga zbutja e vetes
por jetohet memec
mes memecëve?

S’të bën gjë dobi.
Këtu fjala s’është fjalë
zjarri s’është zjarr
arma s’është armë
përulësia s’është përulësi
heqja dorë s’është heqje dorë
ende je mes të shushaturish
dhe ç’është më e keqja
do s’do ti
ke për t’u bërë dalëngadalë
njëri prej tyre.

Thuaj atij trapit
se jeta është ndryshe
nga rehatia
se është luftë e paprerë
sa e plotë, aq e vështirë
se gëzimi
kushtëzohet nga përpjekjet,
dlirësia, dashuria,
e vërtetë sigurisht,
e hidhur e vërteta
nëse pyet dikë
dhe e pyet ç’mban të fshehtë,
nëse e sheh në sy
asgjë s’ke për të kuptuar
nëse s’je në shpirtin e tij

Zot shpëtomë! / KultPlus.com

Kristian Kabashi fiton Çmimin Swissalbs si Sipërmarrës i vitit 2023

Një juri prominente, e drejtuar nga Roland Brack nderon atë si bashkëthemelues dhe anëtar të bordit të startup-it të suksesshëm FinTech Numarics

Shoqata shqiptaro-zvicerane swissalbs ka shpallur fituesin e çmimit të lakmuar të sipërmarrësit për vitin 2023, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për Kristian Kabashin, bashkëthemelues dhe anëtar i bordit të startup-it të suksesshëm FinTech Numarics. Çmimi u dorëzua nga një juri prominente, ku bënin pjesë: themeluesi i BRACK.CH Roland Brack, deputeti federal, Andri Silberschmidt dhe bashkëthemeluesja e elleXX Nadine Jürgensen.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua si pjesë e Ballos së Sipërmarrësve të Zvicrës më 23 shtator në Shtëpinë e Kongreseve të Cyrihut, me vende tërësisht të shitura që më parë.

Çmimi i Sipërmarrjes Swissalbs shpërblen arritjet e jashtëzakonshme sipërmarrëse, afirmon forcën inovative të komunitetit shqiptar dhe shërben si frymëzim për të gjithë komunitetin e swissalbs.

Kristian Kabashi, i përzgjedhur për shkak të arritjeve të tij të jashtëzakonshme, u zgjodh nga një juri e klasit të lartë e përbërë nga personalitete si Roland Brack, themelues i BRACK.CH, Nadine Jürgensen, bashkëthemeluese e elleXX, Andri Silberschmidt, Këshilltar Kombëtar i FDP-së, Vllaznim Xhiha, filantrop dhe sipërmarrës i njohur si dhe sipërmarrësi, Jeton Tolaj, CEO i Wirz AG Bauunternehmen.

Kristian Kabashi është bashkëthemelues dhe anëtar i bordit të Numarics, një startup modern FinTech që ofron një zgjidhje të shërbimeve financiare gjithëpërfshirëse. Kompania kombinon ekspertizën njerëzore me teknologjinë dhe inteligjencën artificiale për t’u ofruar klientëve një gamë të gjerë shërbimesh të ndryshme.

Që nga raundi më i fundit i financimit, banka kryesore e Zvicrës, UBS ka qenë investitori kryesor në kompaninë fintech me seli në Cyrih. UBS ka bërë të ditur gjithashtu një partneritet strategjik me Numarics, që synon ofrimin e zgjidhjeve të integruara financiare dhe menaxhuese për SME-të për të reduktuar barrën e tyre administrative.

swissalbs nderon themeluesin e Numarics, Kristian Kabashi për risitë në sektorin financiar

Çmimi i Kristian Kabashit me çmimin swissalbs Entrepreneur Award jo vetëm që njeh sukseset e tij të mëparshme, por edhe kontributin e tij të rëndësishëm në transformimin e sektorit financiar nëpërmjet teknologjive inovative dhe qasjes holistike, përcjell albinfo.ch.

Në fjalën e tij me rastin e marrjes së çmimit, Kristian Kabashi theksoi: “Jam thellësisht i nderuar dhe i frymëzuar që marr këtë çmim prestigjioz nga swissalbs. Nuk është vetëm një njohje e punës sonë të kaluar në Numarics, por gjithashtu një afirmim i faktit që shërbimet financiare mund të ridizajnohen në mënyra inovative për të përmbushur më mirë nevojat e klientëve. Unë e ndaj këtë sukses me ekipin tim të përkushtuar në Numarics”.

“Kristian Kabashi dhe ekipi i tij në Numarics kanë dëshmuar se inovacioni dhe teknologjia mund të ndryshojnë në mënyrë të qëndrueshme sektorin financiar. Suksesi i tyre është një shembull frymëzues se si një qasje vizionare dhe zbatimi me pasion i saj mund të sjellë ndryshim të vërtetë në botën financiare”, thotë Përparim Avdili, bashkëthemelues dhe president i swissalbs.

Balloja e sipërmarrësve swissalbs, gjatë të cilës u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve, ofron një platformë interesante për rrjetëzimin, shkëmbimin e ideve dhe eksplorimin e mundësive të reja të biznesit. Përveç çmimit të fituar nga Kristian Kabashi, aktiviteti përfshinte muzikë live, argëtim dhe fjalime frymëzuese nga figura të larta të biznesit dhe politikës zvicerane.

Rreth swissalbs

swissalbs është një organizatë jofitimprurëse me seli në Cyrih, e themeluar në vitin 2018 nga Përparim Avdili, Bardhyl Coli, Arbela Statovci dhe Burim Hasani. Shoqata organizon çdo vit një ballo të shkëlqyer të sipërmarrësve e cila mbledh së bashku sipërmarrës nga komuniteti zviceran.

Aktiviteti ofron një platformë për rrjetëzimin, shkëmbimin e ideve dhe promovimin e mundësive të biznesit., transmeton albinfo.ch. Ajo tërheq një gamë të gjerë të ftuarish, duke përfshirë themelues, sipërmarrës, investitorë, përfaqësues të rangut të lartë nga biznesi dhe politika, si dhe personalitete të famshme.

Gjatë Ballos, sipërmarrësit e shquar në industri dhe fusha të ndryshme nderohen me çmimin vjetor të sipërmarrësit për sukseset e arritura. Fituesit marrin njohje për arritjet e tyre sipërmarrëse dhe afirmohen si modele për të tjerët në komunitetin swissalbs.

(Fotot: Fiona Murtaj/albinfo.ch) / KultPlus.com

Presidentja Osmani i ndan urdhrin “Hero i Kosovës” Afrim Bunjakut, ua dorëzon dy djemëve të tij

Presidentja Osmani në mbledhjen komemorative në nderim të rreshterit Afrim Bunjaku, i ka ndarë urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”.

“Jemi mbledhur në këtë ceremoni mortore për t’ia dhënë lamtumirën e fundit, policit tonë rreshterit Afrim Bunjaku i cili deri dje ishte gardian i sigurisë ndërkaq prej sot është hero i Kosovës. Ai ra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, ra në mbrjotje dinjitetit, prandaj sot në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës  do t’i ndaj postmortem urdhin më të lartë të Republikës, urdhrin “Hero i Kosovës”. Shteti ynë nga sot ka edhe një hero, ka një kujtim me shumë për një njeri me profesionalizëm dhe përkushtim iu dedikua mbrojtjes së republikës për të cilën ra në krye të detyrës, sot po nderojmë një rreshter trim dhe vetmohues që sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë.”

“Afrim Bunjaku si të gjithë pjesëtarët tjerë të PK dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuara nga Beogradi dhe bënë atë që duhet, rikthyen ligjin, mbrojtën integritetin territorial e sovranitetin tonë dhe vunë në vend dinjitetin.”

“Republikën e Kosovës nuk do të arrijë askush ta gjunjëzojë e përulë përderisa ka vajza e djemë si Afrimi, që e vendosin interesin e Republikës para fatit individual.” /Gazeta Express/ KultPlus.com

Denoncimi i Komitetit Çam ndaj qeverisë greke në Asamblenë e OKB-së

Më 25 shtator 1946, Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë i drejtoi Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së një memorandum.

Ky komitet denonconte qeverinë greke për shkeljen e çdo parimi njerëzor dhe të të gjitha akteve ndërkombëtare, në zbatimin e një politikë shfarosjeje ndaj minoritetit çam. Në emër të kalvarit të vuajtjeve për dhjetëra vite, në memorandumin adresuar Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Komiteti parashtronte dhe kërkonte përmbushjen e disa kërkesave:

1) Riatdhesim të shpejtë;

2) Kthimin ose shpërblimin mbi të gjitha pasuritë tona të dëmtuara ose të grabitura;

3) Ndihmë për rimëkëmbje dhe marrje masash të nevojshme të sigurimit;

4) Respektim i të drejtave demokratike dhe kombëtare;

5) Gjykimi dhe dënimi i përgjegjësve për masakrat në Çamëri.

Memorandumi, i nënshkruar prej kryetarit të Komitetit, Kasem Demit, përmbyllej me kërkesën për zhvillimin e dëgjesave me përfaqësues të këtij organi.

Dokumenti i Komitetit Çam drejtuar OKB-se. / atsh / KultPlus.com

At’ Zef Pllumi, ky “Dante” i ferrit komunist, ai qi shkroi “Biblën” e kujtesë së shqiptarëve

Nga Albert Vataj

Më 25 shtator 2007 do të ndalonte së rrahuri në spitalin Gemelli-Romë, zemra e At’ Zef Pllumit, nji prej gjëmimeve ma të zashme të denoncimit të ferrit komunist. Kurrkush deri aso kohe nuk e kallzoi ma kjartazi mizorinë e përbindshme të diktaturës.

Në këtë ditë shtatori nji zemër pushon së rrahuni, nji za u shue së treguemi. Ai ishte nji njeri i përkorë, dijeshumë e shpirtshëlbyer, ai ishte At’ Zef Pllumit, frati françeskan, publicisti dhe rrëfimtar pendëhollë, kumtuesi i kushtrimeve ma ngjethëse të nji prej rrathve ma zjarmtë të ferrit komunist. Një prej denoncuesve ma t’zashëm, ma t’njimendtë të dikaturës së egër komuniste, njasaj zezone qi vravi andrra e fiku andje.

Ai qi rrnoi me tregu tmerret. Ai qi kallzoi gjithë ç’kishte mund me ba pa u drasht mbi klerikët e pafaj dhe mbi shqiptarët kryengitës komunizmi shqiptar, kjo shtazë e përbindshme. Golgota e tij e mundimshme e kalvarit 26-vjeçar në burgjet komuniste janë rruga prejnga zë fill nji prej vullnesave më të vetvetishme të akuzës, e cila u jetësu me trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”, i cilësuar edhe si “Arkipelagu Gulag” shqiptar.

Ai shkroi Biblën e kujtesë së shqiptarëve, ndërmëndjen, e cila do të bëhej pishtari dritëlëshues në terrin që kaplonte ndërgjegjen e drobitur dhe çorollepsjen nga ndërkrymjen e hutimi, rrokapjekthin që shoqëria shqiptare kish marrë në udhën pakrye të sendërtimit të ndërgjegjes.

Ky prelat i kishës katolike, ky shërbestar i devotshëm i fjalës së shenjtë dhe dijes së hyjshme, do të ishte i fundit i një dinastie zelltarësh të pashoq, mendjesh e kungimesh të gjithdijshme dhe vullnetmirë që mundi me ngjiz në gjinin e vet urdhni françeskan, shkolla prejnga u ngjizën themelet e vetëdijes tonë kombëtare.

Ai do të mbamendet si zani ma kushtrues i një prej dëshmitarëve më të qenësishëm që kishte mund me shpëtu prej ferrit komunist, dëshmia tolerancës dhe faljes, ngadhnjimit dhe shëmbëllimit të gjithë asaj plejade dijetarësh dhe pendash të pashoqe që qendisën shqipen me shkronja të arta dhe e hyjnizuan atë ndër më të veçmet mendime humaniste që gjalluen.

Atë tmerr që panë në atë botë të zymtë (në “Komedinë Hyjnore”), Dante Alighieri e përshkroi ashtu siç përshkruan udhetari një mjedis të shkretë, të populluar plot me personazhe orëligj. Poeti kaloi përbri hullive e gropave ku ata vuanin, degjoi rrefimet e tyre ngjethëse, për të thurur poemën e vet. Ky ishte këndveshtrimi i Dantes. Sakaq që poshte hullive dhe gropave të ferrit, ndiqnin me sy poetin. “At Zef Pllumi ka qenë një nga ata personazhe, që pati fatin e keq të binte në ato hulli, e që pati fatin e mirë të dilte që andej”, ka kumtuar Ismail Kadare në parathënien e veprës monumentale “Rrno vetem per me tregue”. Etja për të rrëfyer, për të dëshmuar, është një ndër më të fuqishmet në këto mjedise të trishtimit. Ndërkaq etja për të dëgjuar rrefimin duhet të jetë gjithashtu po aq e fuqishme. Jeta që në fillesë e shërbestarit fraçeskan Jeta e shërbestarit të urdhrit françeskan, si krejt ngarëndiet e epërme ngadhnjyese ka diçka në të kumtume, të e vona, në të tregume. Prenka, është emri i pagëzimit dhe datëlindja e saktë është 28 gusht 1924. Por si çdo tjetër anatemë që u lëshue mbi këtë prelat të kishës, edhe datëlindja pati fatin kobzi të tjetërsimit. Është 7 prill 1924, ajo datëlindje që kremtojmë sot, e cila mori formë zyrtare prej gjykatores civile, e cila sajoi këtë datë duke injoruar krejt të mëhershmet, pas daljes së tij nga burgu spariferë. At Zef Plumi lindi Malin e Rencit (Lorencit) (Shëngjin) nga një familje me origjinë nga Shkreli. Siç edhe tregon tek libri autobiografik “Saga e fëmijnisë”. Erdhi në jetë nga e ëma, Luke Mrija në një zabel. Heret, në fëmijëri, kur familja e tij veronte në Qafë të Tëthores së Bogës, mes bjeshkëve të Shkrelit të Malcísë e atyre të Shalës së Dukagjinit, pahet me Atë Gjergj Fishtën, dhe Atë Anton Harapin që vinin për të takuar axhën e Zef Pllumit, Pashko Tomën, që shquhej si burrë i mirë ndër male. N’atë takim të fëmijërisë së hershme, axha u thotë fretënve se djaloçi kishte shprehur dëshirën të bëhej frat (prej një takimi të mëparshëm me Atë Bona Gjeçajn ofm). Atë Anton Harapi i jep një medaljon të Shën Françeskut që kishte në qafë, e i thotë që ta ruante me shumë kujdes, e kur të shkonte në Kolegjën Françeskan të paraqiste atë medaljon, e cila u shndrru si ylli që do të udhëhiqte At Zef Pllumin në realizimin e andrrës për me iu përkushtu shërbesës së shenjtë. Rruga drejt meshtarisë të këtij zelltari Në atëkojnë të vitit 1929, kur Prenka ishte vetëm 5 vjeç, bëhet nxënës i Alfons Trackit, misionarit gjerman në Velipojë. Në të mëvonshmit vite, aty nga moti 1931 hyn në Kolegjin Françeskan të Shkodrës, kolegj në të cilin jepnin mësim personalitete të shquara të kulturës kombëtare, si At’ Gjergj Fishta, Padër Anton Harapi, kompozitorin At’ Martin Gjoka, At” Gjon Shllaku etj., ku ndjek gjithë ciklin e arsimimit deri në vitin 1944 dhe merr formim klasik në filozofi, teologji, letërsi dhe përvetëson mjaft mirë gjuhët e huaja: latinisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht e greqishten e vjetër. Nga mësuesi i tij At’ Marin Sirdani merrte libra historie e numizmatike, detaj të cilin e shquan edhe tek librii vet, se i njihte perandorët romakë për nga fytyra, në monedha. Në vitet 1943- 1944 Zef Pllumi ende xhakon, është një nga bashkëpunëtorët e revistës “Hylli i Dritës” dhe po ashtu sekretar personal i Padër Anton Harapit. Ky i fundit ishte Provincial i françeskanëve në Shqipëri, Shkalla më e lartë hierarkike. Gjatë kohës që ishte dhjak, Pader Antoni e vuri të rëndiste e ndihmonte në Arkivin Françeskan; aty has dokumente të hershme e ndër më të vlefshmet për historinë kombëtare. Ku zuni fill golgota e mundimeve Zef Pllumi do të niste golgotën e tij të mundimeve kur ishte 22 vjeç. 14 dhjetor 1946, daton prangimi i parë i tij. Asokohe ai dënohet me tre vjet burg, të cilin e vujti në qelitë e Burgut të Madh të Shkodrës, dhe më pas degdiset në kampet famëkeqe të Bedenit në Myzeqe, dhe Orman-Pojanit, në Maliq. Shkak për arrestimin, edhe pse ishte më i riu ndër të arrestuarit, pohon vetë At’ Zefi, ishte prej të qenurit sekretari personal i Provincialit, komunistët mendonin se duhej të dinte shumë dhe nga ai mund të nxirrnin informatat e duhura. Por u gabuan rëndë. At’ Zef Pllumi, famullitari i Dukagjinit Vitet e ngjizjes dhe të përkushtrimit e kthejnë në Kuvendin Françeskan kur negociatat mes Kishës e Qeverisë u “qetësuan”. Në vitet 1949-1951 merret me numizmatikë, si teknik i Muzeut të Shkodrës. Në vitin 1956 shugurohet meshtar, caktohet në fillim si i besuar për me çue ndihmat priftave nepër kampet e ndryshme. Më tej, për 12 vjet shërben si meshtar i Dukagjinit me qendër në Shosh, për ku merr udhë më 14 shtator 1958 I vetidytë, me provincialin, At’ Augustin Ashikun. Në përvojën e tij të famulltarit ai mbledh dhe memorizon krejtçfarë mundet me ken e vyme dhe dëshmuese për trashëgiminë shpirtërore të malsorëve, asaj ngrehinë devotshmërie të besimtarëve që ngërtheheshin ndër male të egra tuj jetu me heka t’zorshme por me besim te Zoti e te i lumi Krisht. Vjen “kryqëzimi” Asht anatema më e zezë që ka ndërsy komunizmi ndaj krejtçkasë që gjendet në duart e Zotit, nën vullnesën e shenjt të kishës dhe të devotshmëve, martirë të saj. Dhe vjen dita më kobzezë që ka jetu kisha katolike, kleri në përgjithësi. Shqipëria bëhet i vetmi vend në botë që shpall laicitetin e tij absurd. Komunizmi i jep kazmën në dorë rinisë dhe hakërren uzurpimin ma të papecedentë, bastisjen dhe shkatërrimin e gjithçkasë së Zotit. Gjatë 1967-1989, për 23 vjet rresht, burgoset sdytiherë dhe vuan dënimin në Spaç, Reps, Skrofotinë të Vlorës, Ballsh, Zejmen-Shënkoll dhe Tiranë, për të rifitu lirinë më 11 prill. Natën e Kshndellave fillon meshtarinë tek Kisha e Shn’Andout në Tiranë, deri në vitin 1997. Njeh Nanë Terezën, të cilen e përcjellë për në Shkodër ku u çua mesha e parë në Katedralen e Shën Shtjefnit. Prej atëherë nuk pushon dhe pasioni i dikurshëm për dijen dhe kulturën. Zelltari i dijes dhe ngadhnjimtari i dëshmimit At Zef Pllumi me 26 vite të mundimshme mbi supe dhe në shpirt, mëton në vete detyresën e krejçkasë që e hov atë në arritje të hyjshme dijetuese. Në vitn 1993 deri 1997 rinxjerr revistën Hylli i Dritës, e cila pas një ndërprerjeje ridel duke vazhdu udhën e nisun spariherë nga At’ Gjergj Fishta. Janë gjithashtu këto vite, kohë e një veprimtarie krijuese për At’ Zefin. Ai shkruan dhe boton trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimet Françeskanët e mëdhenj. Kohë kur edhe pse i lodhur nga mundimet dhe mosha nuk mungon angazhimi në lëmin e kulturës. Ndër nismat e tij me vlerta të pamasë është gjetja e eshtrave të mbetura të Atë Gjergj Fishtës dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave. Për tu shu së jetumi më 25 shtator të vitit 2007 në spitalin Gemelli-Romë, Itali, dhe për të pushu në rrugëtimin e pasosun në Shkodër, më 30 shtator 2007. Mirënjohja, ballsam për plagën e lëndimit Kalvari i gjatë i mundimeve, urtësia dhe devotshmëria, përkushtimi në rrugën e shërbestarisë dhe të kumtimit të dijes, nuk do të shkonte hup, ndërsa e shkumja ishte tashma vetëm një arsye për me u tregu prej tij. Ai, sa ishte gjallë, rroket prej një vlerësimi dhe mirënjohje, e cila nis me Urdhrin “Nderi i Kombit” në vitin 2006, me të cilën Presidenti i askohshëm, Alfred Moisiu, vlerëson klerikun dhe publicistin, At’ Zef Pllumin “si përfaqësues të pasunisë kulturore e njerëzore, si nji institucion të vërtetë, që i rezistoi regjimeve dhe kohnave ma të vështira dhe si simbol i qytetarit të lirë, vizioni i të cilit frymëzohet nga vlerat evropiane”. Nga ana e tij Atë Zef Pllumi u shpreh se e pranon këtë nderim me dëshirë, si një shenjë që sot e mbrapa nuk do të ketë më censurë e dallime krahinore, fetare e ide, që e copëtojnë kulturën shqiptare dhe si një shenjë e unitetit të kësaj kulture gjatë shekujve. Po në atë vit, Atë Zef Pllumi merr çmimin letrar “Penda e Artë” për trilogjinë e tij me kujtime “Rrno vetëm për me tregue” vepra monumentale dhe më e vetvetishme e denoncimit të diktaturës komuniste, akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. “Juria paska pranue edhe mendimin ndryshe, edhe mendimin e kundërt, këtu besoj âsht vlera që ka demokracia. Kjo âsht vlefta mâ e madhe që i bâhet librit tim. Të tjerat janë për mue kunora që çohen në funerale që i vdekuni s’i sheh”, pat thënë At Zef Pllumi me rastin e pranimit të çmimit. Sot e përgjithmonë, At’ Zef Pllumi do të mbamendet si sullnetmiri I kushtrimit në ndërgjegjen shqiptare, në kumtimin syçil të së shkumes dhe shugurimin e faljes si më e epërmja prej gjesteve që njeriu pranon në vedi si të hyjshme. / KultPlus.com

Përmbyllet me sukses KO:SH Film Fest 2023, shpallen fituesit

Ka përfunduar me sukses Festivali i Filmit KO:SH.

Gjatë pesë ditëve të festivalit u shfaqën 42 filma të shkurtër ku 36 prej tyre garuan në tre kategoritë kryesore si kategoria e filmit ndërkombëtar, kategoria e filmit studentor dhe kategoria e filmit kombëtar.

Ky edicion u zhvillua tërësisht pranë ‘Kinema Majestic’ duke e kthyer kinemanë më të vjetër në Shqipëri përsëri në funksion të filmit.

Juria e festivalit ishte e përbërë nga Ilija Piperkoski, regjisor, skenarist (Maqedonia e Veriut), Lulzim Hoti, drejtor i organizatës 7Arte (Kosova) dhe Florenc Zerellari, skenarist (Shqipëri).

Juria vendosi të shpërblejë me çmim sipas kategorive 4 filma:

Filmi më i mirë i shkurtër – Bellus | Alexis Pazoumian | Francë

Filmi më i mirë i shkurtër, gara ndërkombëtare – Radio Qetësia | Kerren Lumer-Klabbers | Danimarkë

Filmi më i mirë i shkurtër, gara kombëtare – Prishtinë, 2002 | Trëndelina Halili | Kosovë

Filmi më i mirë i shkurtër, gara studentore – Fundi tjetër i rrugës | Kálmán Nagy| Hungari, Austri (Akademia e Filmit Vienë)

Ndërkohë çmimi i publikut shkoi për filmin Richter nga Koloreto Cukali, Shqipëri.

Edicioni i sivjetshëm i Korça International Short Film Festival, ishte tepër i suksesshëm dhe numri i publikut krahasuar me vitin paraardhës shënoi rritje me 68%.

KO:SH Film Fest 2023 u zhvillua falë mbështetjes së Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Korçe, Teatrit Korçë, Goethe Institute dhe Oberhausen Film Festival.

Në muajt në vazhdim filmat fitues të KO:SH Film Fest, do të shfaqen në disa qytete të ndryshme të vendit. Ndërkohë thirrja për edicionin e ardhshëm do të hapët së shpejti. / KultPlus.com

TransDinarica, e para rrugë çiklizmi që lidh shtetet e Ballkanit

Eksplorimi i pjesës shqiptare të TransDinarica – e para rrugë çiklizmi që lidh shtetet e Ballkanit, sapo ka nisur.

Me mbështetjen e GIZ Albania, skuadra sllovene nga instituti Visit GoodPlace, të cilët janë edhe ideatorët e këtij produkti, këtë javë filloi nga puna mbi segmentin që do të kalojë nëpër Shqipëri.

TransDinarica, pritet të jetë gati në 2024 dhe të ofrojë një larmishmëri peisazhesh, nga rrugët e shtruara në ato të çakullit që lidhin fshatrat e largët me monumentet kulture, parqet natyrore, apo kuzhinën lokale.

Jan Klavora, menaxher i këtij projekti, shprehet se është i magjepsur nga Shqipëria që prej momentit të parë, duke theksuar se synimi kryesor i këtij itinerari çiklistik, është që të afrojë njerëzit, kulturat dhe traditat përtej kufijve dhe pret me padurim rrugëtimin në ditët në vijim.

Ndërkohë Via Dinarica është një shteg 1930 km që lidh nga veriu në jug, vendet e Ballkanit Perëndimor. Arteria kryesore e rrjetit, e njohur ndryshe edhe si Shtegu i Bardhë, kalon përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe lidh majat përgjatë Alpeve Dinarike dhe maleve të Sharrit. / atsh / KultPlus.com

Sot mbahet mbledhje komemorative për rreshterin Afrim Bunjaku

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet mbledhje komemorative për rreshterin Afrim Bunjaku që u vra dje në Zveçan nga një sulm i serbëve.

Kjo mbledhje do të nisë në orën 12:30, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare.

“Nën patronatin e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe  Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, me rastin e rënies heroike në kryerje të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, të  rreshter Afrim Bunjaku, organizohet mbledhje komemorative,  ku do të marrin pjesë familja e rreshter Afrim Bunjakut, personalitetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare si dhe eprorë e zyrtarë policorë.” / KultPlus.com

Marin Mema thërret shqiptarët në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë: Do t’i bëjmë homazhe policit që u vra nga terroristët serbë në Kosovë

Gazetari i njohur nga Shqipëria Marin Mema, ka bërë një thirrje për të gjithë shqiptarët.

Sonte nga ora 19:00, ai ka thirrur të gjithë që të dalin tek sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë (pranë universitetit) për ti bërë homazh Afrim Bunjakut, policit që u vra nga terroristët serbë në Kosovë.

“Pa fjalë, pa ngjyra politike e patriotizëm bosh, por me vepra! Sonte në ora 19:00 takohemi tek sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë (pranë universitetit) për ti bërë homazh Afrim Bunjakut, policit që u vra nga terroristët serbë në Kosovë! Kosova nuk është vetëm”, ka shkruar ai në Facebook.

“Sonte në ora 19:00 jepi kohë dashurisë për Kombin! Homazhi ndaj dëshmorit Afrim Bunjaku është respekt ndaj Kombit! Të ndezim një qiri për shpirtin e një heroi që jetën e dha për të mbrojtur trojet shqiptare! Ky homazh nuk ka lidhje me politikën, por vetëm me Kombin! Vetëm me Kombin! Bëhu pjesë! Sot është dita të jemi bashkë me ngjyrat e flamurit ! Unë do të jem, duhet të jemi të gjithë”, ka shkruar Mema. / KultPlus.com