Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare, i cili ndë vite ka realizuar hite të pavdekshme, shkruan KultPlus.com
‘Vetëm ty’ është një nga këngët e tij më të vjetra dhe njëkohësisht një ndër hitet më të njohura që këngëtari nga Lushnja ka realizuar ndër vite. Alban Skënderaj ka mbajtur me dhjetra koncerte edhe në Kosovë.
‘Vetëm ty’ nga Skëderaj është një baladë që ngërthen në veten një tekst unik me një gjuhë artistike.
“Me mire te isha une nje shkemb dhe dallget te rrihnin ne koken qe s’me dhemb Mbase me mire do te ishte te isha une nje mal dielli me rrezet te me griste kemishen e bardhe
Edhe me mire do te ishte te isha une nje peme me fruta e gjethe te blerta qe kurre te mos bien me mire akoma do te ishte te isha une nje kenge tinguj e nota te mbloja ne cdo vend
Por une e di, e dashur kam nje detyrim gjithmone me ty, ne lindje perendim jo s’mund te jem as shkemb, as mal, as peme thjesht nje njeri per ty une do te jem
Chorus: Se ti je motiv i jetes time vec per ty do te jetoj ti me ben te fle pa mendime vetem ty une enderroj
Sikur te isha une nje cope qielli i ftohte ne zemren tende do te vija te qendroja ngrohte edhe nje yll te isha me diellin e drite ne sy driten time te gjithen do te ta falja ty
Ty vetem ty, ty vetem ty Ty vetem ty, ty gjithmone ty,ty vetem ty
Por un e di tani cdo gje ka nje kuptim Eshte thjesht nje ndjenje pa fund pa perendim Tani po mund te jem dhe shkemb dhe mal dhe peme Gjithcka per ty, per ty un do te jem
Chorus: Se ti je motiv i jetes time vec per ty do te jetoj ti me ben te fle pa mendime vetem ty une enderroj”/KultPlus.com
“Përpara se të më gjykosh, përpiqu fort të më duash”.
“Të lutem, ndiqi ëndrrat! Pavarësisht idealeve të tua, ti mund të bëhesh ai që dëshiron të bëhesh”.
“Unë mund ta pranoj dështimin. Secili nga ne dështon në diçka përgjatë jetës së vet, por unë nuk mund ta pranoj dot të mos e provoj sërish”.
“Gjithmonë beso tek vetja. Pavarësisht nëse të tjerët rreth teje po tregohen negativë, apo po të përçojnë energji negative, mos i merr parasysh mendimet e tyre, sepse ti do të bëhesh, ashtu siç ti beson se do të bëhesh”.
“T’i japësh dikujt një pjesë të zemrës tënde, është shumë herë më me vlerë se t’i japësh gjithë pasurinë e botës”.
“Nëse ti nuk beson tek vetja jote, asgjë e mirë nuk do të të ndodhë në jetë. Nëse ti nuk beson tek vetja, kush tjetër do të të besojë ty?”
“Le të ëndërrojmë për një të nesërme ku do të dashurojmë me shpirt, dhe do ta njohim dashurinë si të vërtetën e vetme që buron nga zemra për çdo krijesë”.
“Është më mirë të dështosh duke qenë vetvetja, se sa të korrësh sukses duke imituar të tjerët”.
“Dikush dikur tha “Shpirti është ai që ka rëndësi””.
“Jini modestë, besoni tek vetja juaj dhe mbusheni zemrën tuaj me dashurinë e gjithë botës”
Këngëtarja Eda Zari nëpërmjet një shkrimi të gjatë ka përshëndetur organizimin e Festivalit të Këngës në RTK. Ajo ka thënë se tashmë talentet e reja kanë hapësirë dhe se kjo ka qenë ëndrra e Kosovës, Nexhmije Pagarushës dhe publikut.
“Festivali i Parë i Këngës në RTK – Kosovë, në ndjesinë time, shpreh dhe transmenton një dashuri të përbashkët për muzikën dhe kulturën, duke krijuar hapësira për talentet e reja vendase dhe gjithë krijuesve në trojet shqiptare duke promovuar artin dhe ekspresionin artistik kombëtar. Ky festival nxit një ndjenjë të bashkëpunimit dhe solidaritetit në skenën e muzikës në Kosovë dhe rajon, duke krijuar mundësi për artistët – të ndajnë talentin e tyre me publikun dhe me botën”, ka shkruar ajo.
Tutje këngëtarja e famshme ka kujtuar edhe bisedat që ka pasur me ikonën e këndimit, bilbilin e Kosovës, Nexhmije Pagarushën.
“E kam pritur festivalin e Këngës në RTK në Kosovë, dhe shumë herë kemi folur me ikonën e zërit të madh të kombit, zonjën e lartë dhe të pa harruar Nexhmije Pagarusha. Sa e sa herë e kemi vizualizuar rikthim e bukur të këtij festivali. Ëndrra e saj, ëndrra ime, dhe e gjithë Kosovës tanimë është realitet. Personalisht vërej një mobilizim të madh me një frymë të rinovuar në këtë festival. Ky është një moment i madh për kulturën dhe muzikën në Kosovë dhe një shenjë e fuqishme se ëndrrat mund të bëhen realitet kur punohet bashkë”, ka shkruar ajo.
Zari i ka bërë thirrje garës evropiane, “Euro Song Contest” që edhe Kosova ta gëzoj fatin e pjesëmarrjes.
“Ndaj ESC – bëj vend për Kosovën dhe Zërat e saj! Kuptimi i kulturës, artit, muzikës është thelbi i edukimit, është përcjellja dhe kultivimi i asaj që në vendet fqinje të Evropës quhet “civilizim”, është ura e parë paqësore për t´i dhënë dorën njëri-tjetrit”, ka shkruar ajo./rtk/KultPlus.com
Mjaft o tallaz, de, mjaft! Pa zbrit, se s’të shoh dot. Kurrë ndonj’herë s’je ngritur kaqë sa sot. Po ç’ke, vallë, që dukesh kaq i ngrysur, i nxirë? Përse këlthet kështu së thelli si egërsirë? Përse ky shi i fortë, ky rrebesh e ky terr? Kjo shqot’ e zezë, e marrë, që sokëllin si Ferr? Vala jote po ngjitet lart e më lart gjithmonë! Qëndro! Mos shko më tutje! S’ke lejë! Ndal të thonë! Ligjet e vjetra, frenat, të vjetërat kufi, Injorancën, mjerimin, hiçin, – këto qeli, Këto burgje të shpirtit, ku vdes e fundmja shpresë, Edhe gostin’ e madhe ku horat s’kanë pjesë, Gjith’ supersticionet, fatalitetet krejt Dhe pushtetin e burrit mbi gruan drejtpërdrejt, – Sakën! sakën se i prek këto të shënjta gjëra! Pa zbrit aty dhe hesht! Këto mure të gjëra plot kulla, i ndërtova rreth mbarë njerëzimit. Po ti gjith ulërin! Gjith çohesh prej tërbimit! Çdo gjëje po i turresh me sulm e me vërtik: Vate ungjilli i vjetër, vate kanuni antik! Trekëmbëshi vala jote e shëmbi, e gllaburoi. Mos, mbretin! Mzos e prek! – O qiell! E rrëzoi. Mos, njerëzit e shënjtë! Mos, priftin! Mos, gjyqtarin! Ndalu të thonë! – I fshiu të gjithë, u bëri varrin! Zoti të tha: – Tallaz, më tutje ti mos shko! Po ç’është kshtu? O Zot! Po mbytem! Obobo! Deti s’po bindet, deti po shfryn me gjëmë e dhunë./ KultPlus.com
Drejtori artistik, Florent Boshnjaku, tha se Festivali i Këngës është vazhdimësi e traditës. Ai iu është përgjigjur komenteve për emra më të njohur në edicionin e parë.
“Nuk kanë qenë të sigurtë se çka dhe si do të punohet. Mendoj që me këtë Festival është dëshmuar se çka mundet me u punua. Në anën tjetër nuk e di pse kanë dyshuar kur e kanë ditur kush është prapa”, ka thënë Boshnjaku.
Ka pranuar se janë kontaktuar disa nga ta, por që kanë pasur një hezitim, të cilën nuk do ta kenë tash e tutje pas magjisë që u soll për tri netë.
Drejtori teknik i Radio Televizionit të Kosovës, Adnan Fejza, ka thënë se realizimi televiziv i këtij festivali nuk ka qenë i lehtë, por që ia kanë dalë me ekipin profesional.
“Pas gjithë kësaj pune qëndron një ekip e madhe, me njerëz profesionistë, të cilët gjatë këtyre ditëve kanë hasur në sfida të shumta, por që me profesionalizmin e tyre kanë arritur ta përmbyllin festivalin ashtu si duhet. Jam shumë krenar me gjithë stafin”, ka thënë Fejza./atsh/KultPlus.com
Fizarmonika u impostua bukur me veglat e harqeve në koncertin recital me muzike klasike që u mbajt në Lezhë nga Nikolas Gjoni, nxënës i shkollës 9-vjeçare Besëlidhja.
Një performancë që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe që u duartrokit shumë. Pasi dëgjuan koncertin ku fizarmonika ishte në qendër të vëmendjes dhe shoqërohej nga një ansambël harqesh, për të pranishmit ky ishte suksesi i radhës i një nxënësi, i shkollës dhe gjithë atyre që përgatisin fëmijët.
Pasi shoqëroi me violinë performancën e Nikolas Gjonit, koncertmaester Lorenc Radovani tha se shumë shpejt këta artistë në rritje do të jenë prezentë në çdo skenë.
Nikolas Gjoni foli për emocionet e koncertit të parë recital për të duke ia dedikuar gjithçka punës së vazhdueshme.
Vitet e fundit, koncertet klasike në Lezhë, janë bërë të shpeshtë, e kjo ka sjellë edhe vlerësimin e publikut që mirëpret performanca të tilla. Janë nxënësit e shkollës besëlidhja që po ridimensionojnë edhe muzikën klasike në Lezhe, ndërsa janë garanci për vazhdimësinë e shfaqjeve të tilla./abcnews.al/KultPlus.com
Festivali i Këngës nga tri panelistet e para të “Post Festivalit” është komentuar si një ëndërr e kahmotshme e Kosovës. Ato kanë shprehur anët e mira dhe ato të cilat kërkojnë përmirësim në edicionet e ardhshme të ngjarjes.
Drejtoresha e gazetës online për kulture, “Kult Plus”, Ardianë Pajaziti, ka vlerësuar se Festivali i Këngës është gjëja më e mirë që i ka ndodhur komuniteti artistik e Kosovës së pasluftës.
“Të ndërtosh një sallë të shkrumbuar, të largosh hirin dhe të sjellësh artin para mijëra njerëzve që kanë dëgjuar festivalin edhe brenda edhe jashtë sallës kjo është mrekulli”, ka thënë Pajaziti për transformimin e sallës së madhe të Pallatit të Rinisë.
Pajaziti ka thënë se këngëtarëve nuk iu është dhënë hapësira në skenë për nga aspekti emocional. Sipas saj do të duhej që ata të përçonin ndjesitë e skenës.
“Nëse unë do ta organizoja, nuk do ta lija pa ngjitur në skenë Armend Rexhepagiqin dhe Rona Nishliun. Armendi atëherë ka qenë në Jugosllavi në ‘Eurovision’, Rona vazhdon me mbajt kupën, është ende e para sa i përket renditjes së Shqipërisë në ‘Eurovision”, ka thënë Pajaziti.
Gazetarja nga Shqipëria, Sonila Meço, tha se Festivali i Këngës i ka ofruar ndjesinë e spektaklit të ndërtuar mjeshtërisht.
“I thashë Ardianës, Kosova është 15 vjet shtet, mirëpo dje festivali ishte si një zonjë 30 vjeçare që mbi supe kishte përvojën e krijuar ndër vite, por me fytyrë të mirë, e cila rrezatonte limfë dhe gjak të mirë”, ka thënë Meço.
Aktorja e punonjësja e RTK-së, Ardiana Morina, ka thënë se RTK ka realizuar ëndrrën e kamotshme.
“Këto tre netë magjike sollën te publiku i Kosovës personazhe të njohura, emocione të veçanta, ishin personalitete që s’i kishim parë as në RTK as në Kosovë shumë moti. RTK e realizoi festivalin, ëndrrën e kamotshme të Kosovës, sepse me vite të tëra i ka munguar ky festival”, tha Morina./rtk/KultPlus.com
Maratona televizive e Festivalit të Këngës në RTK, “Post Festival” po gërsheton emocionet e garuesve, organizatorëve e njohësve të fushës.
Anëtarja e jurisë profesionale të Festivalit të Këngës në RTK, suedezja Ulja Sjostrom, nga “Post Festivali” tha se Kosova ka zëra të mirë, por që duhet të punojnë më shumë në drejtimin e kompozimit të këngëve për një publikë më të gjerë.
“Kam qenë e impresionuar nga shumë prej artistëve, zërat dhe performancat e tyre janë shumë të mira. Gjithçka ishte perfekte, por e vetmja gjë që duhet përmirësuar është të punoni më shumë për këngë, sepse do të duhej të ishin më interesante për dëgjuesit e jashtëm”, tha ajo.
Ajo ka komentuar edhe fituesin e Festivalit të Këngës, La Fazanin me këngën “Oj Kosovë”, duke thënë se po të ishte mundësia e konkurrimit në “Eurovision”, kjo këngë do të mund të shkonte në garën evropiane.
“Kënga e çmimit të parë ishte kënga e vetme që ka qenë e unifikuar për vendimin. Për mua ka qenë interesimi mes gërshetimit të inovacionit, pjesës qesharake dhe me dromca të kulturës vendase. Kishte hip hop, rap, funk. Kishte stile të shumta dhe kjo e bënte interesante për mua. Mendoj që kjo do të mund të votohej për ‘Eurovision’ dhe mund të mos fitonte por nuk do të ishte nga këngët e fundit të vlerësuara”, ka thënë Sjostrom.
Ndërkaq sa i përket Kosovës ajo tha se ka ndjerë mirëseardhjen e njerëzve si të ishte në shtëpi./rtk/KultPlus.com
Edgar Alan Poe ishte shkrimtar, poet, kritik dhe redaktor amerikan, kryesisht i njohur për tregimet e shkurtra evokuese, apo poezitë që rrëmbyen imagjinatën dhe interesin e mbarë lexuesve në të gjithë botën.
Edgar Alan Poe lindi në Boston, më 19 janar 1809 dhe vdiq në Baltimorë, më 7 tetor 1849, njihet si ati i romanit policesk, i letërsisë së trillit artistik e misterit psikologjik. Ai përfundoi duke u bërë njëri prej përfaqësuesve kryesorë të përrallës gotike. Një gjeni, i cili, si shumë të tjerë, nuk ka pasur fatin e mirë që të ketë mundësi të shijojë suksesin e kryeveprave të tij, por përfundoi duke vdekur në mjerim dhe në dëshpërim të thellë. Histori mizore që na godet dhe na shtyn të reflektojmë për faktin, se, Poe, si shumë gjeni të tjerë në historinë njerëzore, ka jetuar në varfëri, pa pasur fatin të shijojë suksesin e veprave të tij.
Tregimet imagjinare, rrëfimet e misterit dhe tmerrit i dhanë jetë historisë moderne të romanit policesk. Shkrimtari vdiq më 7 tetor 1849 në Virxhinia, në moshën 40-vjeçare
Përkundër natyrës problematike të shkrimtarit, “Anabel Li” ardhur në shqip nga Noli i ndritur – sikurse edhe “Korbi” shqipëruar po prej tij – konsiderohet jo vetëm si poezia (poemë) më e dhimbshme e dashurisë dhe vdekjes, por një ndër më të bukura poezi e shkruar.
Anabel Le (Annabel Lee)
Ka shumë e shumë vjet Në një vent afër në det, Ish një vajzë që mundni ta njini tani Nënë emërin Annabel Li; Dhe kjo vajzë më donte edhe tjetër s’kërkonte Vec ta deshja sikundër më desh.
Isha i vogël dhe ish e vogël në vjet N’atë vent afër në det; Po duheshim më tepër se me dashuri Unë dhe imja Annabel Li; Me një dashuri që edhe Engjëjtë lart në lavdi Që të dyve na kishin zili.
Andaj, tani e shumë vjet, Tek ky vent afër në det, Fryri veriu nga ret’ e ma ngriu Të bukurën Annabel Li; Edhe motrat e saj engjëllesha Ma rrëmbyen, ma mbyllën në varr se e desha, Dhe kështu më la shendet Nga ky vent afër në det.
Engjëjt që s’kishin sa në dashuri Që të dyve na mbanin mëri. Po përandaj, sic e dini vërtet, Tek ky vent afër në det Fryri veriu një nat’ e ma ngriu E ma vrau tim Annabel Li.
Dashuria që kishim ish m’e forte se çdo dashuri, S’e ka patur as plak as i ri, As i marr’ as i urtë njeri Dhe as Engjëjt e qiellit në erë, As demonët përposh në skëterrë; Shpirtin tim s’mund ta shqitin nga shpirti I së bukurës Annabel Li.
Se tek hëna që ndrit, syri im endërrit Për të bukurën Annabel Li; Dhe çdo yll që shkëlqen syt’ e embël rrëfen Të së bukurës Annabel Li; Nat’ e ditë e shoh, edhe zemrën ma ngroh, Shoq’ e dashura ime, e mjera jetime, Përmi varrin ku deti buçet, I rri pranë mi varrin në det./ KultPlus.com
Deputetja britanike, Alicia Kearns, i ka bërë thirrje edhe njëherë tjetër Bashkimit Evropian që t’i largoë masat ndaj Kosovës.
Kearns ka reaguar ndaj deklaratave që ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “TV Prva” të dielën.
“Edhe një herë Kosova punon me komunitetin ndërkombëtar, përkundër një sulmi terrorist të orkestruar nga Beogradi. Edhe një herë Vuçiq refuzon. Hiqni sanksionet ndaj Kosovës, tani, Josep Borrell dhe Von der Leyen”, shkroi Kearns në platformën X. /KultPlus.com
Muzetë, parqet arkeologjike dhe kalatë në vendin tonë edhe këtë vit vijojnë të tërheqin një numër i lartë turistësh vendas dhe të huaj.
Vitet e fundit Ministria e Kulturës ka ndërmarrë nismën që turistët dhe vizitorët të dielave të vizitojnë falas muzetë dhe parqet arkeologjike në të gjithë vendin.
Ministrja e Kulturës ftoi sot qytetarët që të dielën e fundit të muajit tetor, ta shfrytëzojnë për të vizituar falas me familjet muzetë dhe parqet arkeologjike.
“Sot është e diela e fundit e muajit dhe hyrja në parqet arkeologjike dhe muzetë në varësi të Ministrisë së Kulturës është falas. Sot është një ditë e bukur për ta kaluar mes natyrës dhe trashëgimisë”, tha Margariti.
Kalatë historike të Shqipërisë, muzetë dhe parqet falë restaurimeve të kryera viteve të fundit janë kthyer në atraksione tërheqës për turistët vendas dhe të huaj.
Në Shqipëri ndodhen një sërë sitesh arkeologjike si Butrinti, Apolonia, Oriku, Amantia, etj, ndërsa nga kalatë janë kalaja e Gjirokastrës, kalaja e Lëkurësit, Sarandë, kalaja e Krujës, kalaja e Beratit, Kalaja e Petrelës, Tiranë, Kalaja e Ali Pashës, Tepelenë, kalaja e Rozafës, Shkodër etj.
Ndërsa nga muzetë përmendim Muzeun e Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeu Etnografik në Berat, Muzetë Arkeologjikë në Durrës, Tiranë, Korçë, Muzeu i armëve dhe Etnografik në Gjirokastër, Muzeu Etnografik në Sarandë, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Muzeu Arkeologjik, Tiranë, Muzeu Historik, Shkodër etj.
Vjeshta nuk është e gjitha me erë të ftohtë dhe shi. Si të gjitha stinët, ajo ka hijeshinë e saj unike. Mbi të gjitha, është ajo kohë e vitit kur natyra tregon aftësinë e saj të jashtëzakonshme për të prodhuar një mori nuancash të kuqe, të verdhë dhe ari. Për këtë arsye, ky është një sezon për të bërë fotografi të mrekullueshme.
Ne kemi mbledhur një koleksion prej 15 fotografive të realizuara në vende të ndryshme anembanë botës për t’ju kujtuar se sa magjike është vjeshta./ KultPlus.com
( Duke lexuar romanin më të ri të Jusuf Buxhovit – Mendim Drini)
Jusuf Buxhovi me romanin më të ri “Mendim Drini”, solli një trajtim krejt tjetërfare të nji cope jete nga këto që ishim mësuar të lexonim nga ky edhe romansier…
Buxhovi në ato mbi 100 faqe trajton ngjarje historike të këtij nënqielli, por që ato i shkrien aq bukur dhe i ngjesh mjeshtrisht…
Aty përmes asaj që thuhet dhe thot Mendimi, aty është edhe një pjesë e historisë së popullit shqiptar sipas asaj hamlwtianes ” të rrosh a t’mos rrosh”…
Dhe, fati i këtoj nënqielli shqiptar gjatë kohëve, që shpesh ishin kundër nesh ose edhe ne kundër vetëvetes, që romansieri Buxhovi me aq mjeshtri e shtjellon duke mos lënë hapsina as më të vogla që do të shkaktonin mëdyshje te lexuesi për të kaluarën e popullit tonë gjatë historisë, që shpesh ajo ishte kundër nesh…
Buxhovi, si rrallë kush në letërsinë tonë të re, përdorë MENDIMIN FILOZOFIK RRETH MENDIM DRINIT, pra me nji stil të themi lirisht KAFKIAN, që si i tillë ky roman lirisht mund ta them pa hamendje se nuk është i kollajshëm për ta zgjuar kurreshtjen e lexuesit të zakonshëm…
Pra, romani si i tillë meriton dhe sygjeroj të lexohet me vemendje e koncentrim tjetërfare fund e krye, e pse jo – të lexohet edhe për herën e dytë. /KultPlus.com
“La Fazani” me këngën “Oj Kosovë” është shpallur fitues i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK. Vendi i dytë i ka takuar Angus Dei me këngën “Një zemër për dy”, kurse Albin Nikprelaj me këngën “Ajo” ka marrë çmimin e tretë të Festivalit të Këngës në RTK në edicionin e tij të parë.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shkruan se këto mbrëmje dëshmuan se kultura jonë është thelbi i identitetit dhe se muzika është gjuha që flet fuqishëm për të gjitha ndjenjat.
Në vijim KultPlus ua sjell postimin e MKRS-së:
Kosova, me Festival të Këngës, tregoi se zemra dhe zëri i saj është i fortë dhe i pandalshëm.
Tri net magjike me tingujt e bukur të muzikës shqipe, kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat tona. Mbrëmje që na dëshmuan se kultura jonë është thelbi i identitetit dhe se muzika është gjuha që flet fuqishëm për të gjitha ndjenjat.
Festivali i Këngës nuk është vetëm një festë, por është një shtëpi e re për artistët tanë, një rrugë e re e hapur për të arritur më lart, për të shpërfaqur potencialin tonë në skenën botërore të muzikës.
Mbështetja e MKRS-së për organizimin e kësaj ngjarjeje madhështore dëshmon se sa shumë i çmojmë vlerat tona kulturore.
Urime për fituesin e vendit të parë, Arbër Salihu, si dhe fituesit e çmimeve vijuese, Angus Dein, Albin Nikprelaj dhe Saranda Alija. Përgëzime të gjithë artistëve pjesëmarrës./KultPlus.com
“Leave The World Behind” është emri i thrillerit të ri psikologjik i bazuar në romanin me të njëjtin emër të Ruman Alam nga viti 2020. Në film luajnë emra të mëdhenj, Julia Roberts, Mahershala Ali, Ethan Hawke, Miha’la Herold dhe Kevin Bacon.
Filmi vjen në Netflix më 8 dhjetor dhe së fundmi u publikua traileri i parë zyrtar. Që nga publikimi i tij, traileri ka pasur më shumë se 4.5 milionë shikime.
Në këtë thriller apokaliptik nga shkrimtari-regjisori i vlerësuar me çmime Sam Esmail, Amanda (Julia) dhe bashkëshorti i saj Clay (Ethan Hawke) marrin me qira një shtëpi luksoze për fundjavën në Long Island me fëmijët e tyre Archie (Charlie Evans) dhe Rose (Farrah McKenzie) .
Megjithatë, pushimet e tyre prishen shpejt kur dy të panjohur (Mahershala Ali dhe Miha’la) arrijnë natën, duke u thënë atyre se nuk ka energji elektrike në të gjithë Nju Jorkun dhe se ata nuk e dinë se çfarë po ndodh dhe kërkojnë strehim në një shtëpi që ata pretendojnë se është e tyre.
Dy familje përballen me një fatkeqësi që po përkeqësohet çdo minutë. Vetëm një gjë është e sigurt, nuk ka kthim në normalitet.
Ish-presidenti amerikan dhe një nga bashkëpronarët e Higher End Productions, Barack Obama, ka qenë pjesë e krijimit të këtij filmi.
Obama i dërgoi shënime skenaristit dhe regjisorit Sam Esmail.
“Ai kishte shumë shënime për personazhet dhe ndjeshmërinë që do të kishin për ta”, tha Esmail. “Më duhet të them se ai është një adhurues i madh i filmave dhe nuk më ka dhënë vetëm këshilla lidhur me karrierën e tij profesionale. Ai më jepte këshilla si fans i atij romani sepse dëshiron të shoh një film vërtet të mirë”./KultPlus.com
Muajt e fundit të vitit pritet të gjallërohen nga disa premiera ndërkombëtare filmash, për të cilët është diskutuar shumë, ende pa i parë.
Njëri prej tyre është “Napoleon”, filmi i Ridley Scott me protagonist Joaquin Phoenix. Duket se do të jetë ndër më të mëdhenjtë filma lufte të prodhuar ndonjëherë. Filmi do të ketë premierën zyrtare në 22 nëntor 2023 dhe më pas do të shfaqet në Apple TV Pluss. “Napoleon-i” do të zgjasë 157 minuta por regjisori Ridley Scott ka njoftuar se do të bëjë publik edhe një version të gjatë mbi 4 orë, të montuar sipas shijes së tij (director’s cut).
Një tjetër film i shumëpritur është “Ferrari”, i Michael Mann me një kast aktorësh të mirënjohur si Adam Driver, Penelope Cruz, Patrick Dempsey, Gabriel Leone etj.
“Ferrari” do të shfaqet në kinematë amerikane natën e Krishtlindjes.
Ndërsa “Maestro” që sjell një Bradley Cooper të transformuar fizikisht si kompozitori e dirigjenti me famë botërore Leonard Bernstein, do të shfaqet në datën 20 dhjetor. Të gjitha gjasat janë që Bradley Cooper të fitojë një Oscar me këtë film, ku është jo vetëm aktori protagonist, por edhe regjisori i veprës. Për këtë garantojnë emra si Martin Scorsese e Steven Spielberg të cilët janë producentë të “Maestro-s”.
Një tjetër film që ia vlen të shihet është “Poor Thing” i Yorgos Lanthimos. Filmi pati premierën në Festivalin e Filmit në Venecia, ku rrëmbeu Luanin e Artë. Filmi i përket zhanrit “black comedy” dhe në kast ka yje si Emma Stone, William Dafoe etj.
Këtë fundviti vjen edhe një prodhimi i regjisores Sofia Coppola, “Priscilla”, bazuar në librin me kujtime rreth Elvis dhe Priscilla Presley. Filmi u shfaq fillimisht në Venecia ku mori një kandidim për regjinë më të mirë si dhe fitoi çmimin për aktoren më të mirë. /ATSH /KultPlus.com
Joseph Pulitzer ishte një gazetar, editor dhe politikan hungaroamerikan. Lindur në Makó, në Hungari, dhe emigruar në Shtetet e Bashkuara, Pulitzer u bë një reporter dhe editor i famshëm. Një shpërblim i tij, Pulitzer, më i rëndësishmi në fushën e gazetarisë, që u caktua për herë të parë në vitin 1917, sipas dëshirës së lënë nga gazetari.
Fillimet
Pulitzer emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1864, gjatë luftës së secessionit amerikan. Pas përfundimit të konfliktit u vendos në St. Louis, në Missouri, filloi të punojë për një gazetë në gjuhën gjermane, Westliche Post, më 1868. Në zgjedhjet parlamentare në Missouri, më 1869, Partia Republikane e paraqitën si kandidat të saj në një kolegj që demokratët e konsideronin të blinduar. Befas ai u zgjodh duke mundur kandidatin demokrat.
Vazhdoi një periudhë të shkurtër me republikanët për të kaluar tek Partia Demokratike, deputet i së ciës u bë më 1885. Më 1872, Pulitzer bleu The Post për 3.000 dollarë. Pastaj, në vitin 1878, bleu edhe St. Louis Dispatch për 2.700 dollarë, si dhe dy gazeta, të cilat e shndërruan The St. Louis Post-Dispatch, e cila mbetet ende sot e përditshmja kryesore e qytetit.
New York World
Në vitin 1883, Pulitzer bleu edhe The New York World (një gazetë që po qëndronte me humbje prej rreth 40.000 dollarë në vit) për 346.000 dollarë nga Jay Gould. Pulitzer e ktheu vëmendjen tek lajmet me interes njerëzor, skandalet dhe sensazionalizmi. Pulitzer ishte bërë një urë ndërmjet shoqërisë amerikane dhe emigrantëve që e popullonin Nju Jorkun në vitet e fundit të shekullit XIX. Në brendësi të gazetës së tij vendosi rubrika të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite në gjithë shtypin botëror, përfshiu reklama tregtare.
Emigrantët e shohin gazetën e Pulitzerit si një pikëtakim ku ata grumbullohen në një vend që nuk ishte (ende) i tyre. Në vitin 1885, një vit më vonë, kur do të zgjidhej në Dhomën e Përfaqësuesve, punësoi Richard F. Outcaultin për të sjellë ilustrime bazuar në jetën e përditshme në rrethinat më të varfëra; kështu gazeta arriti në 600.000 kopje – kundrejt 15.000 sa ishte kur e bleu gazetën – duke e bërë The New York World të parën të përditshme të Shteteve të Bashkuara. Atë vit u bë protagonist i mbledhjes së fondeve për ndërtimin e bazamentit për Statujën e Lirisë, i cili u përurua më 26 tetor 1886. Falë kësaj iniciative u grumbulluan 100.000 dollarë.
Në vitin 1887, filloi të punojë në The New York World gazetarja Elizabeth Cochran, e cila do të bëhej e famshme me pseudonimin Nellie Bly, së cilës Pulitzer ia beson disa hetime të bëra më vonë të famshme si, si keqtrajtimet ndaj pacienteve femra në spitalin psikiatrik të qytetit me titull “Ten Days in a Mad-House” ( “Dhjetë Ditë në një shtëpi të çmendur “). Ky hetim pati jeohnë tejet të madhe në publik dhe i deturoi autoritetet të marrin masa të posaçme.
Udhëtimi rreth botës
Më 1888 Pulitzer kishte idenë e realizimit të asaj që shkrimtari francez Jules Verne kishte imagjinuar në një nga librat më të famshëm të tij, Udhëtim rrotull botës për 80 ditë. Pulitzer ia ngarkoi këtë mision gazetares Nellie Bly dhe ajo e sfidoi duke realizuar udhëtimin në më pak se 80 ditë. Më 14 nëntor 1889 ajo u nis nga Hoboken, në Nju Xhersi, për udhëtimin e saj prej 40 000 kilometrash. Më 25 janar 1890 Nellie arriti në New York, pas shtatëdhjetë ditësh, një rekord absolut (edhe pse u përmirësua pak muaj pas nga George Francis Train, i cili përfundoi udhëtimin në 60 ditë). Ditari i saj Around the World in Seventy-two Days (Rrotull botës në shtatëdhjetë e dy ditë) ishte një sukses i madh.
Sulmi
Po më 1890, botuesi i revistës “New York Sun”, e sulmoi Pulitzerin në gazetën e tij, duke e definuar “hebreu që ka braktisur fenë e tij” (babai i Pulitzerit ishte hebre, nëna katolike, ndërsa gruaja, Kate Davis, ungjillore). Ky veprim, që kishte për qëllim t’ia largonte Pulitzerit lexuesit e besimit të krishterë, e përkeqësoi shëndetin e gazetarit, tashmë jo në gjendje të mirë, dhe e detyroi atë të largohet nga drejtimi i gazetës, duke mbajtur, megjithatë, kontrollin financiar.
Në vitin 1895, William Randolph Hearst bleu The New York Jurnal, duke filluar një betejë gazetareske kundër The New York World të Pulitzerit. Kjo garë me Hearstin, sidomos para dhe pas Luftës Spanjollo-Amerikane, e lidhi emrin e Pulitzerit me gazetarinë e karakterizuar nga sensacionizmi apo spekulimet skandaloze. Më 1896, The New York World inauguroi një shtojcë me ngjyra, një inovacion absolut për atë kohë.
The New York World denoncoi një skandal që përfshinte një pagesë mashtruese prej 40 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kompaninë franceze të French Panama Canal Company në vitin 1909, dhe Pulitzer u hodh në gjyq nga Theodore Roosevelt dhe John Pierpont Morgan. Gjykata hodhi poshtë akuzat duke vendosur një fitore të rëndësishme për lirinë e shtypit. Më 1892, Pulitzer i propozoi presidentit të Universitetit të Kolumbias, Seth Low, të krijonte një shkollë të gazetarisë dhe ofroi veten si huadhënës i kursit.
Do të ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë. Universiteti fillimisht nuk pranoi propozimin dhe paratë, por në vitin 1902 presidenti i ri i Universitetit, Nicholas Murray Butler, pranoi kërkesën. Por projekti u realizua vetëm pas vdekjes së Pulitzerit, i cili nuk mund të admirojnë ëndrrën e tij të realizuar. Me vullnetin e tij, Pulitzer dhuroi 2 milionë dollarë në universitet, gjë që çoi në krijimin e Shkollës së Studimeve të Avancuara të Gazetarisë në vitin 1912; megjithatë, nuk ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë, pasi u parapri nga Universiteti i Misurit.
Çmimi i parë
Më 1917 u dha Çmimi i parë Pulitzer, në përputhje me dëshirat e Pulitzerit; shkolla e gazetarisë që ai donte mbetet më prestigjiozja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot. Joseph Pulitzer vdiq ndërsa ishte në bordin e jahtit të tij në portin e Charleston, Karolina e Jugut, në vitin 1911. Ai është varrosur në Varrezat e Woodlawn në Nju Jork (në rrethin e Bronksit)./ KultPlus.com
Edhe pse Parisi, Nju Jorku dhe Bangkoku vazhdojnë të presin një numër rekord turistësh, disa destinacione jo shumë të njohura po tërheqin vëmendjen e udhëtarëve.
Sipas një hulumtimi vjetor, Shqipëria është renditur mes pesë destinacioneve më në trend për vitin e ardhshëm, shkruan në një artikull revista hungareze IN.HU.
Vlorë, Shqipëri
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vitet e fundit, falë historisë së saj të pasur, rivierës mahnitëse dhe kulturës mikpritëse.
E vendosur në pjesën jugperëndimore të vendit, në brigjet e detit Adriatik, Vlora është qyteti i katërt më i populluar i Shqipërisë dhe qyteti i dytë port më i rëndësishëm, ku ndërthuret e kaluara magjepsëse dhe natyra e bukur e vendit.
Plazhet e Vlorës janë një eksperiencë e mrekullueshme për t’u eksploruar edhe në muajt e vjeshtës, pasi moti është ende i ngrohtë për t’u çlodhur në rërën e butë dhe admiruar peizazhin ose për shëtitje në mal.
Nëse udhëtoni në Vlorë, ia vlen të vizitoni Llogaranë, 45 minuta larg, parkun e famshëm kombëtar të Shqipërisë, i cili ofron pamje që të lënë pa frymë. /ATSH /KultPlus.com
Ishte viti 1994 kur 24-vjeçari Matthew Perry – që nuk ishte ende Chandler i “Friends” sepse seriali nuk ekziston ende – u gjunjëzua në dyshemenë e apartamentit të tij në Los Angeles dhe iu lut Zotit që t’i bënte çfarë të donte me të “mjafton që ta lërë të bëhet njëherë i famshëm”.
Gazetat amerikane kanë shkruar gjerësisht për librin e tij “Miqtë, të dashurat dhe gjëja e tmerrshme”. Aty flet për të dashurat (ato të famshmet, nga Julia Roberts tek Gwyneth Paltrow); miqtë (kryesisht për Aniston, e cila nuk u bë e dashura tij,pasi e priti me një “mungesë dekurajuese interesi” ndjenjat që kishte Perry për të); dhe mbi të gjitha gjëja e tmerrshme:pilulat, alkooli, dhe gjithçka që e shndërruan në një makth jetën e aktorit.
Por më duket se tema e autobiografisë së Chandler-it të “Friends” është një tjetër. Fama. Skena ku ai u gjunjëzua dhe iu lut Zotit, ndodhi vetëm 3 javë para se të pranohej në audicionet e zhvilluara për serialin e ri ”Friends”. Perry shkruan në libër se Perëndia ia plotësoi dëshirën.
Por ai kujtoi gjithashtu edhe pjesën e parë të lutjes, dhe Zoti bëri vërtetë gjithçka me të. (Ai e di që ai bëri vetë vetes, por e përdor si më shumë si një shprehje figurative). “Pas gjithë këtyre viteve, jam i sigurt që jam bërë i famshëm për të mos e shpërdoruar gjithë jetën time duke u përpjekur të bëhem i famshëm. Duhet të bëhesh i famshëm, që të mësosh se të bëhesh i famshëm nuk është zgjidhja. Këtë nuk do ta besojë asnjëherë asnjë nga ata që nuk është i famshëm”.
E di që nuk ju bën përshtypje:Sepse është viti 2022 dhe fama është një “monedhë” që duket sikur u përket të gjithëve. Të gjithë jemi paksa të famshëm, por askush (ose gati askush) nuk është në masën që ishte Chandler i “Friends”.
Edhe nëse shifrat janë sot subjektive, le të përmendim një fakt: Edhe në sezonet më të dobëta, në Shtetet e Bashkuara, “Friends” kishte 20 milionë shikues. Në ato më të mirat 30 milionë, ndërsa finalja e serialit u pa nga 52 milionë të ulur para televizionit, duke mos llogaritur këtu ata që e panë më vonë me kasetat VHS).
Chandler-in e “Friends” e njihnin të gjithë. Kështu nëse donte të shkonte në një klinikë detoksifikimi në Zvicër duhej të merrte me qira një avion privat. Në një rast infermierët evropianë bënë mrekullinë kur zemra e tij u ndal gjatë njërit prej operacioneve të shumta.
Tre ditë pas daljes në treg të librit të tij, një nga fjalitë më të nënvizuara është:”Duhet t’i realizosh të gjitha ëndrrat e tua, që të kuptosh se ato ishin ëndrrat e gabuara!”.
Nëse vërtet nuk mund të jemi të famshëm, ne duam që të paktën një të famshëm që ta “mbushë” disi jetën tonë. Dhe mbi këtë neurozë bazohet një nën-ekonomi platformash mbi të cilat i famshmi ofron jo videot me fëmijët e tij, por edhe të tijat, të përshtatur për ne njerëzit e thjeshtë.
Për shembull për një shumë të tillë kunati im mund të më thotë “Guia, gëzuar ditëlindjen, je me fat që kunati të do kaq shumë” nga aktorë, këngëtarë, sportistë dhe personazhet më të famshëm të shekullit XXI në Cameo, Vipresent, Hype Me.
Ata janë angazhuar në gjëra të tilla sepse duhet të mbijetojnë:këto nuk janë më kohët kur shfaqjet e një aktori shiheshin nga 50 milionë njerëz në një mbrëmje, dhe kur paguhej në përputhje me rrethanat. Dhe kur disa vite më vonë ai nuk kishte më nevojë që të punonte.
Në një moment Julia Roberts dërgon një aeroplan privat për të marrë Perry-n, i cili shkruan “Mendova se isha i pasur: kjo është pasuri”. Dhe kishin kaluar vetëm 5 vjet nga dalja në kinema e filmit “Pretty Woman”. Sot, një aktore me një karrierë solide 5-vjeçare në kinematografi blen biletën në klasin e parë vetëm nëse atë e paguan sponsori.
Gjëja e vetme që na pëlqen aq shumë sa edhe iluzioni se një person i famshëm e di emrin tonë, është iluzioni se i famshmi ka të njëjtat probleme si ne. Kjo është arsyeja pse ai i Matthew Perry është libri i vitit.
Tabloidet kanë folur vazhdimisht mbi problemet e Perry, sepse fama ta jep, dhe po fama ta heq shkëlqimin. Babai i Matthew Perry-t i i tregoi se në një rast ishte dehur duke u bërë qesharak. Bashkëshortja e kishte kritikuar. Në ato kushte ai doli për një shëtitje dhe vendosi të linte pijen.
I biri e cilësoi fyese këtë paralelizëm. “Një shëtitje? Unë kam shpenzuar mbi 7 milionë dollarë në përpjekje për t’u detoksifikuar. Kam qenë në 6 mijë takime të “Alkoolistëve Anonimë”. Kam shkuar në 15 klinika detoksifikimi. Në një rast më shtruan në një pavijon psikiatrik. Kam qenë në terapi tek psikologu 2 herë në javë gjatë 30 viteve të fundit. Në një rast pësova vdekje klinike, dhe ju e quani këtë një shëtitje?”.
Babai i Matthew Perry-t nuk është i famshëm dhe nuk është i pasur. Një shëtitje është një luks për personat anonimë, që nuk kanë fituar para duke shitur në këmbim shpirtin për publikun:”Babai im nuk ka shtatë milionë dollarë për të shpenzuar. Jeta ta jep, dhe po jeta të merr suksesin”. / / KultPlus.com
Joseph Pulitzer ishte një gazetar, editor dhe politikan hungaroamerikan.
Lindur në Makó, në Hungari më 10 janar 1847 dhe emigruar në Shtetet e Bashkuara, Pulitzer u bë një reporter dhe editor i famshëm. Një shpërblim i tij, Pulitzer, më i rëndësishmi në fushën e gazetarisë, që u caktua për herë të parë në vitin 1917, sipas dëshirës së lënë nga gazetari i ndarë nga jeta pak vite më parë.
Pulitzer emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1864, gjatë luftës së secessionit amerikan. Pas përfundimit të konfliktit u vendos në St. Louis, në Missouri, filloi të punojë për një gazetë në gjuhën gjermane, Westliche Post, më 1868.
Në zgjedhjet parlamentare në Missouri, më 1869, Partia Republikane e paraqitën si kandidat të saj në një kolegj që demokratët e konsideronin të blinduar. Befas ai u zgjodh duke mundur kandidatin demokrat. Vazhdoi një periudhë të shkurtër me republikanët për të kaluar tek Partia Demokratike, deputet i së ciës u bë më 1885.
Më 1872, Pulitzer bleu The Post për 3.000 dollarë. Pastaj, në vitin 1878, bleu edhe St. Louis Dispatch për 2.700 dollarë, si dhe dy gazeta, të cilat e shndërruan The St. Louis Post-Dispatch, e cila mbetet ende sot e përditshmja kryesore e qytetit.
Në vitin 1883, Pulitzer bleu edhe The Neë York Ëorld (një gazetë që po qëndronte me humbje prej rreth 40.000 dollarë në vit) për 346.000 dollarë nga Jay Gould. Pulitzer e ktheu vëmendjen tek lajmet me interes njerëzor, skandalet dhe sensazionalizmi. Pulitzer ishte bërë një urë ndërmjet shoqërisë amerikane dhe emigrantëve që e popullonin Nju Jorkun në vitet e fundit të shekullit XIX. Në brendësi të gazetës së tij vendosi rubrika të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite në gjithë shtypin botëror, përfshiu reklama tregtare. Emigrantët e shohin gazetën e Pulitzerit si një pikëtakim ku ata grumbullohen në një vend që nuk ishte (ende) i tyre. Në vitin 1885, një vit më vonë, kur do të zgjidhej në Dhomën e Përfaqësuesve, punësoi Richard F. Outcaultin për të sjellë ilustrime bazuar në jetën e përditshme në rrethinat më të varfëra; kështu gazeta arriti në 600.000 kopje – kundrejt 15.000 sa ishte kur e bleu gazetën – duke e bërë The Neë York Ëorld të parën të përditshme të Shteteve të Bashkuara. Atë vit u bë protagonist i mbledhjes së fondeve për ndërtimin e bazamentit për Statujën e Lirisë, i cili u përurua më 26 tetor 1886. Falë kësaj iniciative u grumbulluan 100.000 dollarë.
Në vitin 1887, filloi të punojë në The New York World gazetarja Elizabeth Cochran, e cila do të bëhej e famshme me pseudonimin Nellie Bly, së cilës Pulitzer ia beson disa hetime të bëra më vonë të famshme si, si keqtrajtimet ndaj pacienteve femra në spitalin psikiatrik të qytetit me titull “Ten Days in a Mad-House” ( “Dhjetë Ditë në një shtëpi të çmendur “). Ky hetim pati jeohnë tejet të madhe në publik dhe i deturoi autoritetet të marrin masa të posaçme.
Më 1888 Pulitzer kishte idenë e realizimit të asaj që shkrimtari francez Jules Verne kishte imagjinuar në një nga librat më të famshëm të tij, Udhëtim rrotull botës për 80 ditë. Pulitzer ia ngarkoi këtë mision gazetares Nellie Bly dhe ajo e sfidoi duke realizuar udhëtimin në më pak se 80 ditë. Më 14 nëntor 1889 ajo u nis nga Hoboken, në Nju Xhersi, për udhëtimin e saj prej 40 000 kilometrash. Më 25 janar 1890 Nellie arriti në Neë York, pas shtatëdhjetë ditësh, një rekord absolut (edhe pse u përmirësua pak muaj pas nga George Francis Train, i cili përfundoi udhëtimin në 60 ditë). Ditari i saj Around the Ëorld in Seventy-tëo Days (Rrotull botës në shtatëdhjetë e dy ditë) ishte një sukses i madh.
Po më 1890, botuesi i revistës “Neë York Sun”, e sulmoi Pulitzerin në gazetën e tij, duke e definuar “hebreu që ka braktisur fenë e tij” (babai i Pulitzerit ishte hebre, nëna katolike, ndërsa gruaja, Kate Davis, ungjillore). Ky veprim, që kishte për qëllim t’ia largonte Pulitzerit lexuesit e besimit të krishterë, e përkeqësoi shëndetin e gazetarit, tashmë jo në gjendje të mirë, dhe e detyroi atë të largohet nga drejtimi i gazetës, duke mbajtur, megjithatë, kontrollin financiar.
Në vitin 1895, Ëilliam Randolph Hearst bleu The Neë York Jurnal, duke filluar një betejë gazetareske kundër The Neë York Ëorld të Pulitzerit. Kjo garë me Hearstin, sidomos para dhe pas Luftës Spanjollo-Amerikane, e lidhi emrin e Pulitzerit me gazetarinë e karakterizuar nga sensacionizmi apo spekulimet skandaloze. Më 1896, The Neë York Ëorld inauguroi një shtojcë me ngjyra, një inovacion absolut për atë kohë. The Neë York Ëorld denoncoi një skandal që përfshinte një pagesë mashtruese prej 40 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kompaninë franceze të French Panama Canal Company në vitin 1909, dhe Pulitzer u hodh në gjyq nga Theodore Roosevelt dhe John Pierpont Morgan. Gjykata hodhi poshtë akuzat duke vendosur një fitore të rëndësishme për lirinë e shtypit. Më 1892, Pulitzer i propozoi presidentit të Universitetit të Kolumbias, Seth Loë, të krijonte një shkollë të gazetarisë dhe ofroi veten si huadhënës i kursit. Do të ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë. Universiteti fillimisht nuk pranoi propozimin dhe paratë, por në vitin 1902 presidenti i ri i Universitetit, Nicholas Murray Butler, pranoi kërkesën. Por projekti u realizua vetëm pas vdekjes së Pulitzerit, i cili nuk mund të admirojnë ëndrrën e tij të realizuar. Me vullnetin e tij, Pulitzer dhuroi 2 milionë dollarë në universitet, gjë që çoi në krijimin e Shkollës së Studimeve të Avancuara të Gazetarisë në vitin 1912; megjithatë, nuk ishte shkolla e parë e gazetarisë në botë, pasi u parapri nga Universiteti i Misurit. Më 1917 u dha Çmimi i parë Pulitzer, në përputhje me dëshirat e Pulitzerit; shkolla e gazetarisë që ai donte mbetet më prestigjiozja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot.
Joseph Pulitzer vdiq ndërsa ishte në bordin e jahtit të tij në portin e Charleston, Karolina e Jugut, në vitin 1911. Ai është varrosur në Varrezat e Ëoodlaën në Nju Jork (në rrethin e Bronksit). / KultPlus.com
“La Fazani” me këngën “Oj Kosovë” është shpallur fitues i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK. Vendi i dytë i ka takuar Angus Dei me këngën “Një zemër për dy”, kurse Albin Nikprelaj me këngën “Ajo” ka marrë çmimin e tretë të Festivalit të Këngës në RTK në edicionin e tij të parë.
Të shtunën në mbrëmje ka përfunduar edicioni i parë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës, i cili për tri netë ofroj emocione të mëdha dhe surpriza me të ftuar të personaliteteve nga fusha e artit.
Kënga “Oj Kosovë” është fituesja historike e edicionit të parë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës.
Këngëtari Arbër Salihu, i njohur artistikisht si ‘La Fazani’, ka fituar trofeun me simbolin e Kosovës që shkëlqen si dhe medaljoni me shqiponjën e flamurit kombëtar. I njëjti artistë ka marrë edhe Çmimin e Kryeqytetit.
Çmimi është ndarë nga kryeministri Albin Kurti. “Kaq shumë energji e bukuri për më shumë se dy orë, përjetim i paharrueshëm dhe përvojë e veçantë besoj për secilin prej nesh që ishte këtu”, ka thënë kryeministri Kurti.
Fituesi i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK, La Fazani në fund e përformoj me këngën e tij.
“Shumë faleminderit gjithë njerëzve këtu, keni qenë publiku më i mirë në botë. Faleminderit Orkestrës, nga fillimi kemi kaluar shumë mirë me ju”, ka thënë La Fazani pas performancës.
Çmimin e dytë e ka fituar ‘Angus Dei’ me “Një zemër për dy”, ndërsa të tretin Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”.
Në edicion është ndarë edhe Çmimi i Orkestrës, të cilin e fitoi, Saranda Alija me “Mendoj ku je”.
Vlerësimi i këngëve në këtë edicion edhe bërë nga juria e përbërë nga këngëtarja Alma Bektashi, artistja Zake Prelvukaj, kantautori Alban Nimani, kompozitori Adrian Hila dhe këngëtarja suedeze, Ulja Sjostrom.
Në natën finale kanë interpretuar dhjetë këngë: “Ajo”, Auron Deva me “Çmimi i dashnisë”, “Angus Dei” me “Një zemër për dy”, Arbër Salihu me “Oj Kosovë”, “Urban Band” me “Ëndrrat s’kanë faj”, Nita Latifi me “Marrëzi” nga Neki Emra me “Heroi im”. Në finale janë kualifikuar gjithashtu edhe Hilmi Obertinca me këngën “Pa ty s’më rrihet”, Saranda Alija me “Mendoj ku je” dhe Klea Dina me këngën “Trenat”. Në këtë edicion me këngët e tyre kanë garuar 18 këngëtare, nga të cilët të premten mbrëma në gjysmëfinale u kualifikuan 10.
Festivali u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Kosovës, Radiotelevizionin Shqiptar dhe Radiotelevizionin e Maqedonisë së Veriut dhe në të gjitha plastformat online të RTK-së. /RTK /KultPlus.com
Ka vdekur në moshën 54-vjeçare, Matthew Perry, aktori që luajti si Chandler Bing në serinë “Friends”.
Bëhet e ditur se policia në Los Anxhelos po heton vdekjen e Perry-t, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Perry dyshohet se vdiq pas shpërthimit të ujit në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Brian Humphrey ka thënë se një telefonatë për 911 erdhi në orën 4:07 pasdite, për një emergjencë shpëtimi nga uji./KultPlus.com
La Fazani me “Oj Kosovë” është shpallur fitues i edicionit të parë të Festivalit të Këngës, shkruan KultPlus.
Juria në përbërje me: Alma Bektashin- kryetare, dhe anëtarët Ulja Sjostrom, Adi Hila, Alban Nimani, Zake Prelvukaj kanë shpallur fitues të Festivalit të Këngës La Fazanin me “Oj Kosovë”.
Në natën e sotme, kanë interptetuar 10 finalistët të cilët u përzgjodhën në dy netët e kaluara: