“Tokës dhe gruas nuk u humbet vlera kurrë”

Një përmbledhje përfaqësuese nga thesari i vyer i urtësisë karaibe.

Jeta është e shkurtër nuk na lejon të ushqejmë shpresa të mëdha.

Jeto si të mundësh, kur nuk ka mundësi ashtu duhet.

Radha e dobive: e para për atdhe, e dyta për njerëzit, e treta për vete.

Koha e nxjerr në shesh atë që nuk është e paqartë.

Koha sjell çdo gjë, por njëkohësisht koha edhe merr me vete çdo gjë.

Koprracit i mungon njësoj si ajo që e ka, si ajo që s’e ka.

Kur nuk ka variacione, nuk ka kënaqësi.

Kur flet arma, ligji hesht.

Ku s’ka drejtësi, ka dhunë.

Kur s’ka roje, mollët janë të ëmbla.

Kush bën shaka, nuk gënjen.

Kush është gjithkund, s’është askund.

Kush lodhet në rini, arrin thellë në pleqëri.

Kush nuk stigmatizon shpifësit, ai i stimulon.

Kush nuk ndeshet çdo ditë me përpjekje kundër frikës, ai nuk njeh jetën.

Me një të rënë sëpate, nuk rrëzohet çdo dru.

Më lehtë është ta bësh sesa ta durosh të padrejtën.

Më lehtë është ta shkrish hekurin se ta korrigjosh kokëfortësinë e gruas.

Më mirë është të rrëshqasësh me këmbë se me gjuhë.

Mësohu të jetosh pa miq, sepse kjo mund të duhet në ditë fatkeqsie.

Mikun në vetmi kritikoje e në shoqëri lavdëroje.

Mirë jep, shumë jep vetëm ai i cili me dhuratën që jep, jep edhe buzëqeshjen.

Mjekra nuk të bën filozof.

Morali më i lartë, drejtësia.

Mos e harro shtegun e vjetër as mikun e moçëm.

Ndershmëria është politika më e mirë.

Nevoja shtetërore është më e rëndësishme se ajo private.

Në lum të madh peshkohen peshq të mëdhenj.

Nëse nuk di të flasësh, mësoju të heshtësh.

Nëse s’keni mjek, le t’ju bëhen mjek këto tri gjëra: shpirti i kthjellët, pushimi dhe mënyra e jetës së matur.

Nuk e meriton të ëmblën, kush nuk e ka kërkuar të hidhurën.

Nuk ka dobi të madhe nga dëshira, nëse nuk shoqërohet nga vepra.

Njerëzit e zakonshëm kanë lindur për të mëdhenjtë.

Njeriu serioz ka shumë ide, njeriu që ka shumë ide nuk është serioz.

Një nga kënaqësitë më të mëdha, vetëdija e kryerjes së detyrës.

O njeri njihe vetveten, që të njohin të tjerët.

Ose mos fillo, ose mbaroje.

Padituria është shkretëtirë në kokën e njeriut.

Padrejtësia realizohet ose me forcë ose me gënjeshtër.

Paqe – me njerëzit, luftë – me veset.

Paraja, ashtu si mbretëresha, të jep pozitë dhe bukuri.

Paratë i respekton çdokush; ai që nuk ka para nuk është i adhururar. Kur nuk ke para, askënd nuk e merr malli për ty.

Pasi jeta është e shkurtër, të mbjellim nga nëj pemë të mirë, që frutet e saj t’i kënaqin të dashurit tanë, që vijnë pas nesh.

Pas kësaj nuk do të thotë për shkak të saj.

Patat e shpëtuan Romën, por nuk kanë kërkuar të sundojnë.

Për fatkeqësinë e huaj lotët teren shpejt.

Për njerëzit e mërzitur orët janë të gjata, për të gëzuarit ato ikin shpejt.

Për njerëzit me shëndet të mirë mjeku është i tepërt.

Për njeriun e ndershëm, premtimi është zotim.

Përsëritja është nëna e studimit (e dijes).

Puno sa të jesh i ri, se kur të plakesh s’ka dobi.

Që të dyja janë të këqija: t’u besosh të gjithëve dhe të mos i besosh askujt.

Ruaju kur të prin fati, sepse lëmshi i fatit është i rrumbullakët.

Ruaju ujit të qetë dhe qenit që hesht.

Sa më e madhe të jetë vlera, aq më e madhe është lakmia që nxit ajo.

Secili ka aq të drejta sa ka edhe mundësi.

Secili lind me vese, më i lumtur ai që ka më pak.

Servili, në këmbë thotë një gjë, ndenjur diçka tjetër.

Shenja e parë e intelektit të ekuilibruar është kur merresh me vetveten.

Shkrimet mbeten, fjalët i merr era.

Shkurtabiqi i vënë mbi krahët e katallanit sheh më shumë se vetë katallani.

Shumë vështirësi në jetë e mësojnë njeriun të heshtë.

Të dënosh i mllefosur, nuk do të thotë dënim, por hakmarrje.

Të folurit për të vërtetën nuk është qëndisur, por është i thjeshtë.

Të jeni të ashpër ndaj vetvetes, ndërsa të butë ndaj vetvetes.

Të tjerëve faljua gabimet, vetes asnjëherë.

Turma e paarsyeshme kujdeset vetëm për të sotmen.

Vdekja është e paracaktuar, veçse ora e saj është e pacaktuar.

Veset e të tjerëve i shohim më mirë dhe më ngultas se veset tona.

Vetëm budallenjtë, anarshistët dhe të ngjashëm e cilësojnë liri arbitraritetin.

Vetë nuk dinë as rrugicën që të çon te shtëpia, të tjerëve u tregojnë rrugën.

Vullneti i tiranëve është ligj për të tjerët.

Zotërinjtë ngrejnë kupa që t’i mbushin prapë, duke menduar se janë të ardhur nga qielli e jo nga kurrizi i popullit. / KultPlus.com

Presidenti austriak i del në mbrojtje restorantit shqiptar në Vjenë

Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen ka kërkuar falje publike, pasi ai dhe bashkëshortja e tij thyen rregullat e rekomanduara si masë ndaluese e koronavirusit. Ai ka deklaruar se do të marrë përsipër të gjitha gjobat nëse i vihen pronarit shqiptar të restorantit “Sole” në Vjenë.

Austria ka lejuar hapjen e restoranteve deri në orën 23.00 të mbrëmjes, por presidenti Van der Bellen dhe bashkëshortja e tij, Doris Schmidaue, janë parë nga policia austriake teksa pinin deri pas mesnatës në restorantin “Sole” të pronarit shqiptar, Aki Nuredini, raporton Albinfo Austria.

Sipas mediave austriake, restoranti në atë kohë ishte i mbyllur, por ata kishin vazhduar edhe për më shumë se një orë të qëndrojnë të ulur në tarracën e restorantit.

“E humbëm kohën duke biseduar dhe fatkeqësisht e kaluam orarin e lejuar”, kishte shkruar ai në një postim në rrjetet sociale. “Më vjen keq, ishte një gabim”, shpreh keqardhje presidenti Van der Bellen.

Sipas rregullores në Austri, nëse ndonjë restorant gjendet i hapur pas orës 23.00, gjoba do të jetë afër 30 mijë euro. Për këtë presidenti austriak ka theksuar se nëse pronarit të restorantit do t’i vihet ndonjë gjobë, është i gatshëm të gjitha t’ i marrë përsipër.

“Nëse restoranti do të marrë ndonjë gjobë, unë do të qëndroj prapa kësaj dhe do të marr përgjegjësitë e mia”, ka shkruar presidenti Van der Bellen.

Restoranti “Sole” është pronë e gastronomit të njohur shqiptar Aki Nuredini, i cili këtë restorant e ka të hapur që nga viti 1983 dhe gjendet në një nga rrugët më të frekuentuara të Vjenës. / Albinfo.ch / KultPlus.com

Kush është shqiptari, në lokalin e së cilit policia hasi papritur në presidentin e Austrisë?

Aki Nuredini jeton në Vjenë nga fillimi i viteve 80-të. Ndonëse shqiptar nga Maqedonia e Veriut, në metropolin austriak ai njihet më shumë si “italiani” për shkak të restorantit të tij “Sole”. I entuziazmuar pas teatrit dhe operës Nuredini është mik me dirigjentin Zubin Mehta, me këngëtaren e operës Ana Netrebko, me tenorin Placido Domingo – dhe natyrisht me gati secilin politikan austriak të nivelit të lartë. Për meritat e tij humanitare është dekoruar nga qeveria e Austrisë. Përveç Placido Domingos në lokalin e Nuredinit kanë qenë mysafir edhe José Carreras dhe Luciano Pavarotti. Një rrugë e gjatë dhe një ëndërr që nisi në fshatin Kamjan pranë maleve të Sharrit

“Akiu është mikpritës dhe e ka hutuar presidentin e Austrisë në stilin e tij”. Ky ishte reagimi i një politikani në Prishtinë, i cili e njeh Aki Nuredinin dhe Vjenën. Nuredini është pronar i restorantit “Sole” në zemër të Vjenës. Në kopshtin e “Sole” policia austriake mbrëmë pas mesnatës e gjeti presidentin e vendit Alexander Van der Bellen duke bërë muhabet me gruan e tij. Rregullat e reja për shkak të koronës thonë se lokalet në Austri duhet të mbyllen në orën 23:00.

“Sole” në italisht domethënë diell. Kur erdhi në vitin 1983 në Vjenë, Aki Nuredini deshi të sjellë pak diell në metropolin e Austrisë, duke hapur një lokal me kuzhinë italiane. Kuzhina austriake dhe gjermane deri vonë kanë qenë të njohura vetëm për akrobacione me patate, jo më shumë. Kuzhina italiane e ka ndryshuar qasjen e njerëzve ndaj ushqimit dhe ka ndikuar në socializimin e tyre. Qëllimi i vajtjes në restorant nuk është vetëm mbushja e barkut me patate, por shijimi i specialiteteve që dinë t’i përgatisin vetëm italianët, shijimi i jetës, inspirimi, harresa e gjërave të mërzitshme të përditshmërisë.

Ndonëse shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Aki Nuredini në metropolin austriak njihet më shumë si “italiani” për shkak të restorantit të tij “Sole”. Akiu erdhi në Vjenë nga Jugosllavia e atëhershme. Në Beograd kishte mbajtur një restorant me kuzhinë mediterane, Vjena ishte hapi i ardhshëm i rëndësishëm në karrierën e tij si mikpritës, adhurues i kuzhinës, pronar restoranti, njeri që i bën mysafirët të ndihen si në shtëpinë e tyre (ose më mirë), e mbi të gjitha si njeri që i pëlqen eleganca, arti, muzika, teatri. Lokali “Sole” gjendet në një rrugicë në pjesën e vjetër të qytetit. “Në këtë rrugicë u pata dashuruar në shikim të parë”, ka thënë Nuredini për një revistë austriake.

Në gati 40 vitet e punës “Sole” është bërë një nga pikëtakimet më të rëndësishme të skenës kulturore dhe politike austriake dhe ndërkombëtare. Lokali i Nuredinit frekuentohet rregullisht nga artistët më të famshëm të operës, me shumicën prej tyre ai ka miqësi, mes tyre janë dirigjenti Zubin Mehta, këngëtarja e operës Ana Netrebko, tenori Placido Domingo. Me një fjalë: yjet më të rëndësishëm të botës së operës.

Meqë Nuredini ka sens për të bukurën, ai para disa vitesh e ka angazhuar arkitektin e njohur austriak Johannes Spalt për ta zgjeruar dhe ridizajnuar lokalin. Në katin e parë të lokalit vizitorët mund të shohin edhe pikturat e Johannes Spalt. Në vitin 2005 edhe Nuredini shkroi një libër, “Sole. Aki Nuredini dhe bota e tij e artit” (gjendet në Amazon). Libri u prezantua në Operën Shtetërore të Vjenës (natyrisht me 800 mysafirë dhe me një koncert, sepse ndryshe as që ka kuptim në një metropol si Vjena). “Sole” gjendet afër ndërtesës së Operës.

Krahas artistëve në lokalin e Nuredinit, i cili është me origjinë nga Tetova, vijnë shpesh edhe politikanët kryesorë të Austrisë, kancelarë dhe presidentë, deputetë dhe ministra. Të dielën mysafir ishte presidenti austriak Alexander Van der Bellen, i cili, siç njoftoi, ishte habitur duke biseduar dhe kishte harruar se në orën 23:00 duhet të largohet nga lokali për shkak të rregullave të reja të pandemisë. “Sole” është gjithashtu një vend i preferuar edhe i shumë politikanëve shqiptarë nga Prishtina, Tirana e Shkupi.

Në jetën publike të Vjenës Nuredini vlerësohet për angazhimin e tij humanitar. Shpesh organizon aksione humanitare, për shembull për të sëmurët nga kanceri. Në këso rastesh ai dhuron deri në 50 mijë euro. Qeveria e Austrisë e ka dekoruar për meritat e tij për republikën austriake. Laudacion me rastin e dekorimit e ka mbajtur Dominique Meyer, drejtor i Operës Shtetërore të Vjenës.

Nga Tetova te restoranti “Sole” ka qenë një rrugë e gjatë. “Gjyshi im ka qenë gastronom, ka pasur disa lokale, furra buke dhe restorante, të cilat i ka udhëhequr me sukses. Jam krenar me të dhe kam mësuar shumë prej tij. Në Beograd së pari kam punuar në furrë dhe në restorantin e babait tim. Në moshën 23-vjeçare kam hapur restorantin tim në qendër të Beogradit”, ka thënë Nuredini për mediat austriake. Në vitin 1991, kur po e zgjeronte lokalin, ai kishte një ëndërr: “Nëse arrij që në lokalin tim t’i sjellë tre tenorët më të famshëm të botës, Placido Domingon, José Carreras dhe Luciano Pavarottin, atëherë do dalë në pension”. Këtë ëndërr Nuredini e ka realizuar, por ai vazhdon ende me entuziazëm të drejtojë lokalin në Vjenë. Një xhentëlmen, që çdo ditë i pret me ngrohtësi mysafirët prominentë dhe më pak prominentë.

Nganjëherë Nuredini i befason mediat austriake. Më 2018 ai i tha një mediumi vjenez: “Javën që shkoi në kuzhinën time ka zier Daniel Barenboim”. Po, e lexuat saktë: Daniel Barenboim, dirigjenti dhe pianisti me famë botërore, hebre argjentinas, humanist i madh, aktivist politik, përkrahës i pajtimit mes izraelitëve dhe palestinezëve. Nuredini zbulon: “Daniel Barenboim më ka ftuar dy javë në Buenos Aires, atje përjetova mbrëmje madhështore me Marta Argerich, Jonas Kaufmann, Ramon Vargas dhe orkestrën e tij ‘West-Eastern-Diwan Orchestra’”. Një rrugë vërtet e gjatë që nisi në fshatin Kamjan pranë maleve të Sharrit. “Në Beograd kam shitur edhe gështenja”, thotë Nuredini. Ky është një koketim simpatik me të kaluarën për të treguar se në jetë shumë ëndrra bëhen realitet, përtej shijes së gështenjës.

15 vite karrierë, Rihanna kujton me nostalgji fillimin përmes këtij postimi

Besojeni ose jo, kanë kaluar plot 15 vite që nga dita kur bota dashuroi me shikim të parë, Rihanna-n, që shumë shpejt do të kthehej në yllin e muzikës pop.

Plot 15 vjet: Rihanna kujton me nostalgji fillimin përmes këtij

Më 24 maj të 2005-ës, Rihanna publikoi këngën e saj të parë, “Pon de Replay” që të gjithë e dimë ende përmendësh edhe sot. Që nga ai moment, Riri u kthye në një prej artisteve më të dashura për njerëzit jo vetëm për muzikën, por edhe për stilin dhe natyrën e saj të veçantë.

Plot 15 vjet: Rihanna kujton me nostalgji fillimin përmes këtij

Së fundmi, fansat e Rihanna-s (praktikisht i gjithë Twitter-i) ka postuar në nder të 15 vjetorit të karrierës hashtagun #15yearsofRihanna dhe sigurisht këngëtarja nuk mund ta kalonte një moment si ky pa falenderuar. 

Plot 15 vjet: Rihanna kujton me nostalgji fillimin përmes këtij

“15 vite Rihanna! Faleminderit për gjithë dashurinë. Kjo duket çmenduri! Më duket si dje kur dridhesha në korridoret e Def Jam (kompani muzikore) teksa prisja për audicionin tim për Jay. Gjithçka nisi nga “Pon de Replay…15 vite më vonë dhe unë jam ende këtu, Zoti më la të jem mes jush, ju që më keni mbështetur, më keni dashur dhe më keni toleruar, prandaj do të jemi gjithnjë të lidhur bashkë me njëri tjetrin…”- shkruan Rihanna në Instastory-n e postuar pak orë më parë. 

Plot 15 vjet: Rihanna kujton me nostalgji fillimin përmes këtij

Edhe pse njihet për karakterin e fortë dhe aftësinë për të ç’dramatizuar situatat përmes batutave, një moment si ky s’mund të mos ishte prekës. / KultPlus.com

Gazeta franceze ‘Le Monde’: Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar në Tiranë, një akt barbar i qeverisë

Gazeta franceze “La Monde” i ka kushtuar një artikull rrëzimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në artikullin e tyre ata shkruajnë se ky është një akt barbar nga ana e qeverisë:

“Kryeministri shqiptar Edi Rama dërgoi policë dhe ndihmës të tjerë shtetërorë, për të shkatërruar një nga institucionet kryesore të vendit dhe nga ndërtesat e pakta të vjetra në kryeqytetin e shqiptarëve, Tiranë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk lë rast pa nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist vizual dhe shijet e tij si piktor. Kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, nga viti 2000 deri më 2011, ai u bë i njohur në botë, për shkak se ndërtesat e ndërtuara në kohën e komunizmit, i pikturoi me ngjyra të shndritshme. Kjo ishte një nga ata punë të tij në kohën që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, që e modernizuan disi kryeqytetin shqiptar.

Mirëpo, të dielën e datës 17 maj, po Edi Rama, por tashmë 55 vjeç, kryeministër që nga viti 2013, dërgoi policë dhe të tjerë persona për të rrënuar një nga godinat më të vjetra dhe më të vyera në qytet, Teatrin Kombëtar. Brenda në ndërtesë kishte një dyzinë artistësh, që kishin rezistuar në protesta për më shumë se dy vjet, por u larguan me forcë nga policia.

“Ata (policët) erdhën në orën 04:15 të mëngjesit. Ne ishim ende rreth 60 persona, kur ata filluan që të ngrenë bull-dorëzin kundër godinës së Teatrit Kombëtar”, thotë regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Budina është ndër artistët, që rezistoi në protesta kundër prishjes së TK që nga viti 2018.

Ai dhe kolegë të tij u ngritën në protesta, për të kundërshtuar prishjen e godinës, e ndërtuar që në vitin 1940, në kohën e pushtimit italian të Shqipërisë. Edhe një demonstrim spontan, ku morën pjesë liderë të opozitës, u shpërnda brutalisht.” / KultPlus.com

Shqiptari Gjon’s Tears, përfaqësuesi i Zvicrës në Eurovision, shpreson për një këngë në gjuhën shqipe

Shqiptari Gjon’s Tears do ta përfaqësojë Zvicrën me këngë të re në “Eurovizion” 2021. Gjon’s Tears, thotë se u ndje keq për mënyrën se si u mbajt sivjet “Eurovizioni”, por u shpreh i lumtur që në vitin 2021 do mund ta përfaqësojë prapë Zvicrën, por me një këngë tjetër.

“Është tek rregullat e Eurovizionit që nuk ke të drejtë ta përfaqësojë dy herë të njëjtën këngë, edhe duhet kënga të dalë në shtator”, tha Tears, shkruan rtv21.tv

Ai më tutje tregoi se si ka ndikuar në karrierën e tij përfaqësimi i Zvicrës në Eurovizion. Artisti tha se ishte për të një befasi e madhe që aq shumë njerëz e kanë përkrahur atë dhe shtoi se ishte si një ëndërr.

Gjon’s Tears tregon për planet, shpreson të realizojë këngë në shqip 1 orë më herët

Gjon’s Tears sot tha që është shumë krenar për muzikën që bëhet në Kosovë dhe Shqipëri. Ai tha se muzika në Kosovë dhe Shqipëri e frymëzojnë, sepse kanë kulturë muzikore shumë të madhe.

Ai tutje tregoi se do të bëjë një album sa më shpejt me grupin e tij dhe të përgatisë këngën për “Eurovizion” 2021, duke u shprehur që për momentin nuk e di nëse në album do të ketë këngë shqip, por beson se po. “Për mua është e rëndësishme të kem një këngë shqipe”, u shpreh ndër të tjera artisti./ KultPlus.com

Presidenti i Austrisë shkel rregullat e daljes dhe kapet nga policia në restorantin e shqiptarit në Vjenë

Për shkak të pandemisë në Austri lokalet duhet të mbyllen në orën 23:00. Presidenti austriak e ka harruar këtë rregull dhe është zbuluar nga policia – në lokalin e një shqiptari në Vjenë. Alexander van der Bellen ka kërkuar falje tashmë.

Restoranti “Sole” në Vjenë vështirë të ketë pasur reklamë më të fuqishme se sot në mediat austriake. Kjo për shkak të një mysafiri prominent. Pas një kohe të gjatë presidenti austriak Alexander van der Bellen mbrëmë vendosi të dalë për darkë me bashkëshorten dhe me dy miq. Pas mesnatës në kopshtin e lokalit “Sole” një patrullë e policisë austriake takoi dy mysafirë – me pije mbi tavolinë. Ishin presidenti dhe gruaja e tij, dy miqtë e tyre me gjasë ishin larguar më herët.

Sipas rregullave të reja të vendosura për shkak të virusit korona, lokalet në Austri duhet të mbyllen në orën 23:00. Lajmin për kapjen e presidentit në restorant e kanë bërë të ditur gazetat austriake dhe ndërkohë ka njoftuar edhe “Der Spiegel” në Gjermani.

Lokali “Sole” gjendet në zemër të Vjenës dhe është pronë e shqiptarit Aki Nuredini. I hapur në fillim të viteve 80-të, lokali me kuzhinë italiane është një pikëtakim i njohur për artistë, politikanë, kompozitorë, sportistë.

Presidenti i Austrisë Alexander van der Bellen tha se ishte habitur duke bërë muhabet dhe nuk e kishte këqyrur orën. “Më vjen sinqerisht keq. Ka qenë gabim”, tha ai. Në Twitter Van der Bellen përsëriti kërkimfaljen dhe tha se nëse i është shkaktuar ndonjë dëm pronarit të restorantit, “unë do të përgjigjem”. Sipas rregullave të reja për shkak të pandemisë lokalet që qëndrojnë të hapura pas orës 23:00 mund të gjobiten me deri në 30 mijë euro. Pronari i lokalit tha se në orën 23:00 kishte shërbyer për herë të fundit dhe pastaj e kishte mbyllur lokalin. Presidenti dhe gruaja e tij kishin vazhduar të qëndrojnë jashtë lokalit në zonën e mbuluar me çadër. Policia bëri të ditur se ka njoftuar autoritetet përkatëse për rastin.

Pronari i lokalit Aki Nuredini tha: “Presidenti është mysafir imi i rregullt, siç janë edhe shumë artistë. Ai porositi peshk për darkë. Unë gjithçka ka bërë sipas rregullave dhe e kam mbyllur lokalin në orën 23:00, siç thotë edhe ligji. Presidenti ka vazhduar të qëndrojë me gruan e tij jashtë në pjesën e mbuluar të kopshtit”. / KultPlus.com

174 vjet nga lindja e Naim Frashërit, bilbilit të gjuhës shqipe

Naim Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën ndikimin e bejtexhinjve, por edhe persisht, në përmbledhjen “Tehajylat” (Ëndërrime) që e botoi në vitit 1885.

Naim Frashëri mori pjesë në ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mbledhjen e degëve të Jugut të Lidhjes Shqiptare në Frashër (1878). Ai iu kushtua punës për zgjimin kombëtar përmes lëvrimit të gjuhës shqipe e të letërsisë kombëtare dhe për ngritjen e shkollës shqipe e pajisjen e saj me tekste mësimore në gjuhën amtare. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll. Me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij të dendur atdhetare e kulturore Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare dhe u pagëzua për së gjalli si “Apostull i Shqiptarizmës”.

Për më pak se 20 vjet botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhje lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat dhe përkthime. Veprat e tij më të shquara janë “Bagëti e Bujqësija” (1886), përmbledhja me lirika atdhetare e filozofike “Luletë e verësë” (1890), poema epike “Istori e Skënderbeut” (1898), lirikat në persisht “Ëndërrime” si dhe poemat në gjuhën greke “O alithis pothos ton Skyperaton” (Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, 1886), etj..

Vepra e Naim Frashërit është botuar dhe vazhdon të botohet gjerësisht dhe është bërë objekt studimesh shkencore. Naim Frashëri vdiq në Stamboll më 20 tetor 1900. Eshtrat e tij u sollën në atdhe më 1937 dhe prehen në Memorialin e Rilindësve në Tiranë. / KultPlus.com

Lady Gaga për Ariana Grande: Aftësia e saj për të ecur përpara, është për t’u admiruar

Lady Gaga dhe Ariana Grande, janë bërë bashkë për lansimin e këngës së tyre të re dhe tejet ritmike, “Rain On Me”.

Ky bashkëpunim, që është i pari për dyshen e famshme të pop muzikës, vjen si rezultat i një shoqërie të re mes dy artisteve të cilat si duket kanë zhvilluar simpati të menjëhershme për njëra-tjetrën, transmeton Koha.

Duke folur me prezantuesin Zane Lowe në emisionin e tij “Apple Music”, Gaga emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, zbuloi se si Grande e ka bërë atë ta kuptojë se për një kohë të gjatë ishte fshehur nga diçka.

“Padyshim, ajo femër ka kaluar nëpër disa situata vërtetë të vështira dhe testuese në jetë. Dhe aftësia e saj për të ecur përpara, është vërtetë për t’u admiruar. Kur ajo erdhi në studion incizuese, unë ende po qaja ndërsa ajo jo. Eventualisht, ajo më kritikoi, duke më thënë se po fshihesha nga diçka, dhe kjo është e vërtetë. Unë po fshihesha pa e kuptuar këtë gjë,” tha Gaga, duke folur për këngëtaren Grande e cila kishte përjetuar tmerr të vërtetë kur në viti 2017, një bombë shpërtheu në koncertin e saj në Manchester duke i vrarë disa adhurues të saj, si dhe në viti 2018 ajo e humbi ish të dashurin, Mac Miller, i cili u vetëvra.

Sa i përket këngës “Rain On Me”, fituesja e shumëfishtë e shpërblimit “Grammy”, Gaga, e përshkroi atë si proces shërues duke shtuar se teksti i këngës i referohet edhe problemit të saj me alkoolin, me ç’rast ajo kishte konsumuar në masë të madhe për t’i shuar ndjenjat dhe emocionet.

“Rain On Me” është kënga e dytë nga albumi i gjashtë i incizuar në studio i Lady Gagas, “Chromatica”, dhe vjen pas këngës “Stupid Love” e cila u lansuar në shkurt të këtij viti. Kënga e re e dyshes është pritur jashtëzakonisht mirë nga fansat anembanë botës, dhe duket se është në rrugë për të triumfuar në maje të toplistave muzikore.

Pas vetën dy ditëve të lansimit, “Rain On Me”, i numëron më shumë se 41 milionë klikime në YouTube.

Albumi i ri i Lady Gagas, “Chromatica”, do të lansohet më 29 maj të këtij viti, pasi është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërkaq, në muajin prill, ylli i hitit “Born This Way” kishte ndihmuar në organizimin e një koncerti bamirës i cili i përfshiu performancat e yjeve të ndryshëm të filmit, modës dhe muzikës, të tillë si: Paul McCartney, Celine Dion, Sir Elton John, Beyonce, Jennifer Hudson, John Legend, Billie Eilish, Matthew McConaughey, Sarah Jessica Parker, Rita Ora, Lizzo, Idris Elba, Jessie J dhe të tjerë.

Ngjarja e cila u transmetua live në televizione, “One World: Together At Home”, arriti t’i mbledhë 127.9 milionë dollarë për fondacionet të cilat i ndihmojnë të prekurit nga koronavirusi. / KultPlus.com

Zbuloni Gjirokastrën, hyrja në muze pa pagesë për të gjithë turistët

Gjirokastra është qyteti i traditës, shijes dhe historisë. Gjirokastra nuk është vetëm e shqiptarëve dhe e gjirokastritëve, por një pasuri botërore që duhet shijuar në radhë të parë nga shqiptarët.

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare ka bërë me dije se paketat turistike këtë sezon turistik do të përfshijnë hyrjen në muze pa pagesë për ata që zgjedhin Gjirokastrën për të kaluar pushimet apo një fundjavë.

“Flasim për një qytet që si pasuri botërore që shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik ka turizmin. Në këtë sezon prisnim pikun, në maj qershor është piku në Gjirokastër dhe mbi 80% e turistëve që vijnë dhe qëndrojnë në Gjirokastër janë të huaj. Është gjithë lugina e Drinos një pasuri më vete, ku veç se shijohet historia, trashëgimi, kulturë, çdo shtëpi në Gjirokastër është një muze më vete, kalaja, qyteti antik i Antigonesë, ka kala dhe në zonat përreth Gjirokastrës. E gjithë lugina  e Drinos është një mundësi për të kaluar më shumë se një fundjavë”, shprehet Golemi.

“Deri në këto moment ka qenë e aksesueshme dhe tërheqëse për të huajt. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, pasi ka shumë që nuk e kanë shijuar Gjirokastrën dhe më vjen mirë që këto ditë, pasi jam takuar me miq e shokë, shoh dhe vetë hotelet që rezervohen dhe këto rezervime janë për dy apo tre vite, pra deri në vitin 2022-2023. Gjatë periudhës së punimeve te pazari kemi pasur një shfrytëzim deri 70% të kapacitetit të strukturave akomoduese. Këtë vit kishim parashikuar mbi 90% shfrytëzim dhe prandaj unë bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ta shijojnë Gjirokastrën, ku do gjejnë historinë, kulturën, aventurën, kalërimin, hicking dhe patjetër kulinarinë. Gjirokastra është një surprizë e paprovuar për shqiptarët, jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të Kosovës. Prandaj duhet të shijojmë vendin tonë dhe të zbulojmë vendin tone”, shprehet Golemi.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë operatorët, strukturat akomoduese dhe zemra e turizmit është pjesa e pazarit. Po flasim për një zonë shumë të ngushtë, më shumë se 500 shtretër, të kufizuar vetëm në një zonë. E gjithë pjesa tjetër, në periferi bujtinat e shumta që janë shtuar vitet e fundit e plotësojnë këtë mozaik, me gjithë strukturat akomoduese kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm. Si Këshill Bashkiak, si Bashki, kemi paraqitur para një muaji lehtësirat fiskale për dy muajt e pandemisë, mars e prill për tarifat vendore i kemi 0 për të gjitha bizneset e mbyllura dhe ato që mund të kenë qenë hapur, por për shkak të situatës nuk kanë pasur dot klientë. Ne si bashki me një kosto i kemi 0 tarifat vendore”, deklaroi GolemI.

“Ndërkohë thash dhe për specifikën që ne kemi, do t’i paraqes pas një jave Këshillit Bashkiak, të gjithë operatorëve, strukturave akomoduese, të gjithë sistemit muzeal për të gjitha paketat që janë bërë gati për t’ju ofruar të gjithë shqiptarëve të zerohen. Pra hyrja dhe vizitat në muzeumet në bashkinë e Gjirokastrës do jetë e zeruar. Kjo do vihet në shërbim për strukturat akomoduese. Të ardhurat që presim për muzeumet, ua kemi vënë në dispozicion operatorëve turistikë dhe strukturave akomoduese. Jemi në koordinim me ta, kemi nxjerr paketat e para dhe do vijojmë të jemi konkurrues me të gjithë këtë treg që do të ofrohet. Kjo është një mundësi për shumë shqiptarë që nuk kanë arritur të shijojnë Gjirokastrën, që mund të kenë qëndruar disa orë, por duhet të qëndrojnë më shumë se kaq. I presim të vijnë dhe të shijojnë Gjirokastrën”, theksoi Golemi.

“Gjirokastra ngelet nga qarqet më të sigurta. Ka qenë në fakt nga ato qytetet që edhe në vitin e mbrapsht të ’97-ës qytetarët gjirokastritë paguanin dritat dhe ujin”, tha ai.

Goli foli edhe për takimin me ambasadorin italian, ku tha se “më erdhi shumë mirë për dashurinë me të cilën ai foli për Gjirokastrën pasi shumë e njohin si qytetin e Kadaresë, një nga arsyet që shumë dëshirojnë të shohin dhe vizitojnë vendin ku ka lindur ky shkrimtar i madh. Ai u mrekullua dhe fjala e tij ishte se kjo vizita ishte një aparitiv, pasi unë do jem një nga ata persona që do ta kem Gjirokastrën në fokus dhe do jem edhe Ambassador i Gjirokastrës”,- përfundoi kryebashkiaku i Gjirokastrës. /atsh / KultPlus.com

22 vjet nga masakra e Lybeniqit

Sot mbushen 22 vjet kur më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë edhe burrat e tjerë të fshatit.

Gjenocidi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë se pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore, ushtarake e para ushtarake serbe në Kosovë.

Drejtuesi i Departamentit të Historisë Bashkëkohore në Institutin e Historisë, Shkodran Imeraj, ka thënë kohë më parë se drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare kanë dështuar në ndjekjen dhe dënimin e autorëve të masakrave që u kryen në Lybeniq gjatë viteve 1998-1999.

Sipas Imerajt, gjenocidi që kryen forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe kundër banorëve shqiptarë të Lybeniqit, është gjenocidi më i madh që është kryer kundër popullsisë shqiptare në historinë e fshatit Lybeniq. / KultPlus.com

“Se shembi tërmeti, por pushteti”, këngëtarët nga Zvicra, këngë për Teatrin Kombëtar (VIDEO)

Marco e Dario Zappa janë muzikantë nga Zvicra, prej vitesh të pranishëm me koncertet e tyre në Shqipëri dhe në Ballkan.

Ata i kushtuan një këngë teatrit dhe shembjes së tij me një muzikë dhe tekst prekës, duke përdorur edhe fjalë shqip.

Kënga ka edhe pamje nga shkatërrimi i godinës së Teatrit. Aty shihet aksioni i policisë për të shembur godinën e TK-së.

Ndërsa, në video ka edhe parrulla në mbrojtje të Teatrit. “Nuk e bëri tërmeti, e bëri pushteti”. Ndër të tjera, Zappa shprehet se edhe “unë jam shqiptar”.

“Shuat një qiri që ndriconte qytetin. Përse?”, thuhet ndër të tjera në teksin e muzikës. Më tej, në tekst nënvizohet edhe se “dhuna e një pushteti të kujton të kaluarën”.

Teksti i këngës në origjinal (italisht):

(Sirene)  Intro. Clarinetto

L’avete lasciato pian, piano morire,

l’avete ridotto pian, piano

a un rudere

poi un sabato, la notte,

il colpo di grazia!

Incuranti di tutti quelli

che per ventisette mesi,

ogni sera, ogni notte

hanno creduto, in questo sogno,

il loro cuore che pulsava.   Perché?

La violenza di un potere

che ricorda il passato…

Se  beri termeti,  (Ciò che non ha fatto il terremoto,

E beri Pushteti! lo ha fatto lo stato!)

Avete spento una candela

che dava luce alla città

E ci chiediamo: perché?

Come era bello suonare

in questo splendido teatro,

sì, un po’ vecchio e trasandato,

ma vero, caldo e molto amato.

Avete distrutto una storia,

soffocando ogni speranza.

Perché?   Perché?   Perché?…

La violenza di un potere

che ricorda il passato…

Se  beri termeti,  (Ciò che non ha fatto il terremoto,

E beri Pushteti! lo ha fatto lo stato!)

Avete spento una candela

che dava luce alla città

E ci chiediamo: perché?

Violino SOLO

Une JamTeatri!         (Io sono il teatro!)

Une Jam Shqiptar, (Io sono Albanese!)

Avete spento una candela

che dava luce…

che dava luce alla città!

Corno SOLO   +  sirena

Perché? Perché? Perché?…

Clarinetto SOLO

L’avete lasciato pian, piano morire,

l’avete ridotto pian, piano a un rudere

poi un sabato, la notte,

polizia e bulldozer!

Incuranti di tutti quelli che…

ogni sera, ogni notte,

hanno creduto, in quel teatro,

in quel cuore che pulsava.

Avete spento una candela!

Avete spento una fiamma!

Che dava vita a tutti… noi!

(Sirene Corno)

Afër 10 përqind e fëmijëve në Kosovë nuk i ndoqën mësimet online

Llogaritet se rreth 10 për qind e fëmijëve në Kosovë nuk kanë pasur qasje në mësimin në distancë. Kështu thotë eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci.

Ai thotë se kjo shifër ka dalë sipas disa hulumtimeve dhe bëjnë pjesë kryesisht në grupet e margjinalizuara të shoqërisë.

Ai thotë se ndonëse për një kohë të gjatë fëmijët nuk kanë qenë fizikisht në shkollë, mësimi në distancë ka arritur të mos krijojë boshllëk, por jo në të gjitha mjediset.

“ Për fat të mirë nuk ka qenë boshllëk i plotë. Kemi pasur mësimin në distancë i cili një pjesë të mirë të këtij boshllëku e ka përmbushur, jo në të gjitha mjediset njësoj duhet ta kemi të qartë. Ka familje që i ka tre ose katër fëmijë dhe e ka vetëm një kompjuter dhe nuk munden ata të hyjnë të tretë në zoom në të njëjtën kohë. Te familjet e  tilla sigurisht që shkaktohen pasoja. Ka që nuk kanë fare qasje në teknologji. Vlerësohet se diku 10 % të nxënësve në Kosovë nga grupet e margjinalizuara nuk kanë marrë pjesë në mësimin në distancë sipas disa hulumtimeve që janë bërë”, tha ai.

Sipas tij në situata të tillë ka mundësi dhe kuptim që të kompensohet mësimi.

“Aty ka mundësi dhe ka kuptim të organizohet një formë e ta quaj mësimit kompensues qoftë në qershor apo korrik. Por nëse shihet mundësi e fillimit të vitit shkollor më herët as kjo nuk mund të bëhet sepse nuk ka hapësirë kohore. Atëherë duhet të ju njihet çfarë kanë mësuar deri më 11 mars është ndërprerë shkolla”, shtoi ai.

Pupovci vlerëson se me tu sqaruar rrjedha e pandemisë duhet të analizohet se si duhet të vazhdohet tutje.

“Unë mendoj se me tu sqaruar rrjedha e pandemisë duhet të ulen Ministria e Arsimit, me Institutin dhe të mundohen ta parashohin zhvillimin e ngjarjeve them ashtu për një periudhë të një vjeçare. Nëse dyshohet se mund të jetë një valë e re e pandemisë ndoshta më mirë është që të fillohet më herët me vitin shkollor, të fillohet në fillim të gushtit. Ende nuk është e qartë se a do të kenë njerëzit të shkojnë në pushime, a do të hapen kufijtë, pastaj një numër i madh i qytetarëve aq shumë është dëmtuar ekonomikisht saqë i vështirë do të jetë organizmi i shkuarjes në pushime. këto modalitete duhet të shqyrtohen”,shtoi ai.

Sipas tij kompensim i mësimit mund të bëhet te fëmijët që nuk kanë pasur mundësi ta ndjekin mësimin në distancë.“Kompensim mund të ketë nevojë për fëmijët që nuk kanë pasur mundësi ta ndjekin mësimin në distancë. Sepse ata që e kanë ndjekur mësimin në distancë dhe tu përsëriten gjërat të cilat pak ose shumë i kanë mësuar përmes mësimit në distancë nuk më duket shumë efektive”, është shprehur ai.

Pupovci vlerëson se nga kjo kohë kemi nxjerrë edhe mësime.

Sipas tij shumë njerëz kanë pasur dyshime rreth përdorimit të teknologjisë nga ana e mësimdhënësve.

Ai tha se kjo tregoi se mësimdhënësi munden mirë ta përdorin teknologjinë.

“Cilësia e arsimit në Kosovë është e brishtë edhe në situatën normale dhe kur e ke një cilësi të brishtë nuk do të thotë se një ndërprerje e shkurtër të dëmton aq shumë. Në rastin e Kosovës kjo duhet të shihet si një mundësi e mirë sepse njerëzit te ne kanë vënë shumë dyshime në përgatitjen e shkollave tona, të mësimdhënësve tonë rreth përdorimit të teknologjisë. U pa që në momentin nuk pati zgjidhje tjetër që mësimdhënësit tonë nuk po e përdorin teknologjinë. I gjetën të gjitha programet për një periudhë shumë të shkurtër dhe i përdorën. Unë mendoj se kjo është një përparësi. Nxënësit nëse kanë humbur nga mësimi i rregullt në shkolla kanë përfituar nga pavarësimi sepse në këto tre muaj ata janë mësuar t’i qasen problemit në mënyrë më të pavarur. Krahas këtyre dobësive kemi edhe disa elemente që mund t’i quajmë pika të forta dhe këto duhet të shfrytëzohen. Edhe nëse fillon mësimi në mënyrën më normale të mundshme në shtator të themi se nuk ka më pandemi unë mendoj se shkollat tona nuk kanë nevojë të heqin dorë nga shfrytëzimi i teknologjisë”, tha ai.

Sipas Pupovcit, pas pandemisë do të ishte mirë që të bëhej një kombinim mes mësimit virtual dhe atij kur nxënësi është i pranishëm në klasë.

“Tashmë nxënësit janë mësuar që t’i dorëzojnë detyrat përmes e-mailit, ta vazhdojmë këtë praktikë. mos t’i themi asaj të vjetrës se duhet me doemos mësuesja gjatë orës. Ajo mund të bëhet në situata p.sh ndodhë shpesh dimrit ndërpritet mësimi për shkak të borës, ja më nuk kemi nevojë ta ndërpremë sepse u mësuam e organizojmë ato orë në distancë sepse është krijuar kultura e organizmit të mësimit në distancë, mësuesit tonë tani dinë të bëjnë video nëse ka nevojë. Tani më ka video sepse i ka prodhuar MASHTI. Edhe në Shqipëri është prodhuar nr i madh i videove dhe këto mund të shfrytëzohen në një situatë krize meteorologjike.  Pra thjeshtë unë mendoj se nga kjo periudhë ka përfitime që duhet të shfrytëzohen”, tha ai./EO / KultPlus.com

Lego i karantinës: entuziastët që ndërtojnë mini kryevepra

Me mijëra përdorues të Legos kanë shfrytëzuar karantinën dhe kanë përdorur kohën e lirë për të krijuar filma të animuar dhe modele të ndërtesave të vërteta me anë të kësaj lodre, shkruan BBC.

Lodra daneze është kërkuar shumë në internet gjatë karantinës, ndërsa në muajin mars termi “Sfida Lego” e arriti rekordin e kërkimeve.

Pra, pse aq shumë njerëz i janë kthyer këtyre pjesëzave plastike për argëtim gjersa jemi të mbyllur në shtëpi?

James Bond dhe 007

“Nuk kam pritur asnjëherë se puna jonë do të ketë aq shumë ekspozim, më shumë se vetë puna në profesioni tim” ka thënë kompozitori Jon Opstad.

Me ndihmën e fëmijëve kompozitori ka rikrijuar skenat e famshme të filmit James Bond nga episodet Thudnerball dhe The Living Daylights.

Animacioni i tyre me stop motion i skenave nga Thunderball është ndarë më shumë se 400,000 herë nëpër mediat sociale, përfshirë edhe nga vetë Lego, nga faqja zyrtare e James Bondit dhe nga njerëz tjerë të famshëm.

“Çdo gjë është bërë më kamerë të thjeshtë dhe nuk kemi shtuar efekte speciale,” tha fansi 36 vjeçar i 007-shit.

Spitali me të gjitha detajet

Ricky Parkes ka ndihmuar vajzën e tij të rikrijojnë spitalin King’s Mill në Nottinghamshire. Ai tha se vajza e tij tetë vjeçare kishte pasur detyrë shtëpie nga shkolla që të bën modelin e një ndërtese lokale nga çfarëdo materiali

“Kemi përdorur 1,200 pjesë të Legos, madje edhe disa prej tyre që kishin mbetur nga fëmijëria ime,” tha Parkes.

Rikrijimi i festivaleve

Jonathan Oakes dhe bashkëbanuesi i tij Adam Hardman, që të dy adhurues të festivaleve të muzikës, nisën duke bërë një model të skenës Piramidë të festivalit Glastonbury, dhe vazhduan pastaj me krijimin e Creamfields dhe ngjarjes së vitit 1985 Live Aid, të kompletuar me drita, tym dhe muzikë, transmeton KOHA. 

Modeli i tyre i festivalit të Glastonburyt ka pasur rreth 6 milionë shikime nëpër mediat sociale dhe madje iu është ofruar pagesë për modelet e tyre, me kërkesa nga Japonia dhe New Yorku.

Ndërtimi i Pub-it më të dashur

Arkitekti Tim Hatton tha se ndërtimi me Lego kishte qenë gjithmonë inspirim për të, dhe nuk është befasi pse ka studiuar arkitekturën.

“Kam krijuar Pub-in tim të preferuar, nga pjesë të ndryshme të Legos, ngase nuk mund të shkoj vetë atje”, ka thënë ai.

39 vjeçarit iu deshën katër orë për të ndërtuar këtë mini kryevepër, të cilën pastaj e postoi në mediat sociale.

“Kërkova në Google për fotot e Pubit por vetë kam kaluar shumë kohë atje andaj shumica u krijua nga kujtesa. Është vend me shumë karakter” ka thënë ai.

Ripërdorimi i shumë pjesëve nga e kaluara

Mel Abbott dhe biri i saj Buddy kanë rregulluar dhe rikonstruktuar komplete të vjetra të Legos, duke i shndërruar në kamionë, karvanë dhe vetura.

Por së pari janë dashur të kategorizojnë copëzat sepse 30 komplete ishin përzier gjate shumë viteve.

“Është gjë e mirë të kalojmë kohë së bashku, sjellë kënaqësi dhe është terapeutike”, ka thënë ajo.

Merovci tregon se si para 28 vjetësh një serb tentoi ta mbys Rugovën

Adnan Merovci ka treguar se si 28 vjet më parë Presidenti historik Ibrahim Rugova ka shpëtuar nga një atentat që ishte kryer nga një serb.

Bashkëpunëtori i ngushtë i Rugovës tregon se gjatë rrugës, pas votimit në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale me datë 24 maj 1992, pak para hyrjes në një ndërtesë në “Lakrishtë”, një serb e ka hedhur një kavanoz të madh turshie nga lartësia me qëllim për ta goditur Kryetarin e LDK-së, njofton Klan Kosova.

“Pasi Kryetari votoi, dhe me grupin e përcjelljes e kthyem në banesë në ‘Lakrishtë’, pak para se me mbërri te hyrja e bllokut, papritmas, gjysmë metri para Kryetarit ra një mjet që më vonë e kuptuam se kishte qenë një kavanoz i madh turshie (rreth 10 kilogramë)”.

“Më vonë bëra hulumtimet e duhura dhe zbulova se kush e kishte hedhur atë kavanoz. Kishte qenë një familje serbe, e cila nga mllefi dhe padurueshmëria dhe urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve kishte dashur ta vriste Kryetarin, mu në ditën kur ai u zgjodh Kryetar i Kosovës. Vetëm Zoti i madh na shpëtoi nga ky rrezik i madh”.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të Merovcit:

Kujtesë institucionale!

Sot, 28 vjet më parë!

Zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale (24 maj 1992). Falë Zotit shpëtuam nga një atentat të njejtën ditë!

Pas Deklaratës së Pavarësisë, Kushtetutës së Kaçanikut dhe Referendumit për pavarësinë e Kosovës, më 24 maj 1992, në tërë Kosovën, u organizuan zgjedhjet shumëpartiake parlamentare dhe presidenciale. Ishte kjo një punë me mund deri në këtë ditë. Punuan shumë njerëz të inkuadruar në këtë proces. Qendra komunikuese ishte mu në ndërtesën e vogël të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Unë kryesisht merresha me logjistikën, me theks të veçantë në ditën e zgjedhjeve, sidomos për votimin që do ta bënte Kryetari në qendrën e votimit në “Lakrishtë”, aty ku Kryetari banonte, në ndërtesën e ish-”Ramiz Sadikut”. Më 24 maj 1992 kishim marrë të gjitha masat që votimi i Kryetarit të bëhej pa probleme. U mobilizuam dhe në përcjellje të Kryetarit u angazhuan shumë njerëz me disa vetura.

Në vendvotim arritëm rreth orës 10:00, ku kishte shumë njerëz, gazetarë, votues dhe simpatizantë.

Regjimi i instaluar serb në Kosovë haptazi nuk pengoi mbajtjen e zgjedhjeve, por vende-vende bëri pengesa dhe pasojat ndiheshin me marrje në pyetje të shqiptarëve në të ashtuquajturat “biseda informative”, të cilat ishin shumë të pakëndshme dhe shpesh përfundonin me dhunë, plagosje, burgosje e deri në vrasje. Gjendja ishte e tensionuar dhe përveç nga eksponentët e regjimit serb të instaluar në Kosovë, rreziku vinte edhe nga qytetarët serbë, të cilët ishin agresivë, institucionalisht të armatosur dhe në çdo situatë ishin të mbrojtur nga regjimi. Ata bënin çdo gjë dhe epilogu dihej, fajtor janë shqiptarët. “Samo mrtav shiptar je dobar shiptar”, (Vetëm shqiptari i vdekur, është shqiptar i mirë), shkruante në hyrjen e dytë të “Lakrishtes” ku banonte RUGOVA.

Pasi Kryetari votoi, dhe me grupin e përcjelljes e kthyem në banesë në “Lakrishtë”, pak para se me mbërri te hyrja e bllokut, papritmas, gjysmë metri para Kryetarit ra një mjet që më vonë e kuptuam se kishte qenë një kavanoz i madh turshie (rreth 10 kg). Kujtdo që ky kavanoz i hedhur t’i kishte rënë në kokë, do të kishte pasoja fatale. Zoti deshi dhe hedhësi i saj, një serb, nga katet e larta që më vonë e zbulova, si dhe nga cila banesë ishte hedhur, nuk kishte bërë kalkulimin e saktë kur duhet hedhur kavanozin, ashtu që ai t’i binte në kokë, kujt tjetër përveç Kryetarit RUGOVA.

Zoti i madh na shpëtoi të gjithëve nga një fatalitet i sigurt. Të gjendur në situatë të tillë, kur në shpejtësi, perceptimi për t’ia qëlluar se çka ishte ky mjet, që në fillim m’u duk si eksploziv, reagova instinktivisht, duke dashur ta evakuoj Kryetarin, e mbulova me trup, duke dashur ta fus në hyrje për ta larguar nga ky vend i rrezikshëm. Kthimi mbrapa ishte rreziku i hedhjeve të tjera, futja brenda në ndërtesë ishte një rrezik tjetër. Nuk dija çka mund të na priste në korridor të hyrjes së errët të ndërtesës. Kryetari si me humor më vonë e ka shpjeguar këtë rast si rrezik më tepër nga reagimi im se ajo që ndodhi. ” Adnani me shpejtësi dhe fuqi më rroku përpara duke më përmbledhur në hyrje. Desh m’i thej eshnat”, iu kishte thënë bashkëpunëtorëve. Ky ishte një rrezik potencial dhe falë Zotit shpëtuam. Më vonë bëra hulumtimet e duhura dhe zbulova se kush e kishte hedhur atë kavanoz. Kishte qenë një familje serbe, e cila nga mllefi dhe padurueshmëria dhe urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve kishte dashur ta vriste Kryetarin, mu në ditën kur ai u zgjodh Kryetar i Kosovës. Vetëm Zoti i madh na shpëtoi nga ky rrezik i madh.

Nëna e Kryetarit, Sofa, duke mos pasur mundësi që vetë të shkonte në vendvotim për të votuar, organizuam ekipin mobil në krye me Jakup SHALËN, i cili si në shumë raste të tjera specifike, shkoi në banesën e saj dhe mundësoi votimin nga banesa. Ishte kjo një ditë shumë e rëndësishme, sepse po organizoheshin zgjedhjet e para demokratike në historinë e Kosovës. Në këtë ditë unë kisha angazhuar një komunikim me radiolidhje për grupin përcjellës me ”voki-toki”, të cilat për herë të parë i përdorëm publikisht. Ishte ky një rrezik i madh, sepse filmoheshim nga gazetarë të ndryshëm dhe radiolidhjet ishin mjete rreptësisht të ndaluara, sikur të kesh armë. Pas votimit u kthyem në banesën e Kryetarit. Grupi i sigurimit u vendos në një banesë të afërt me Kryetarin, ku një natë më parë e kisha rezervuar për të ndenjur tërë natën.

Netflixi do t’i anulojë llogaritë e konsumatorëve që nuk kanë qenë aktiv për më tepër se një vit

Netflixi ka njoftuar se do të fillojë t’i anulojë llogaritë që nuk kanë shikuar ndonjë gjë nëpërmjet kësaj platforme për më tepër se një vit, por që prapë kanë qenë duke paguar pagesën e abonimit, shkruan BBC.

Gjiganti ka thënë se qindramijëra përdorues zënë vend në kategorinë “joaktive” dhe do të fillojë të suspendojë të gjithë ata.

Është thënë se me këtë lëvizje do të kursehen paratë e konsumatorëve. Netflixi kushton nga 6.7 euro deri në 13.4 euro në muaj, dhe kërkohen detajet se si do të bëhet pagesa që të regjistrohesh.

Kompania ka njoftuar se do t’i dërgohet paralajmërim personave që janë regjistruar me kredit kartela apo metoda tjera të pagesës, por nuk kanë shikuar ndonjë gjë nëpërmjet platformës për më tepër se një vit.

Po ashtu do të bëhet edhe me përdoruesit që kanë qenë duke paguar shërbimin, por nuk kanë shikuar ndonjë gjë në dy vjetët e fundit.

Përdoruesve do t’i dërgohet një njoftim dhe do të pyeten nëse duan të vazhdojnë me abonimin dhe ata që përgjigjen jo do t’u anulohet llogaria.

“Në Netflix, gjëja e fundit që duan është që njerëzit të paguajnë për diçka që nuk përdorin”, ka thënë shefi i inovacionit te Netflix, Eddy Wu.

Raportohet se njoftimet do të vijnë në ditët e ardhshme.

“Ne i kërkojmë të gjithëve që nuk kanë shikuar ndonjë gjë në Netflix për një vit të konfirmojnë nëse duan të vazhdojnë anëtarësimin”, ka thënë Wu.

“Avatar 2” do të vazhdojë filmimin në Zelandën e Re

Produksioni i filmit të dytë Avatar do të vazhdojë javën që vjen në Zelandën e Re, pasi që ky shtet është duke liruar kufizimet e vendosura për shkak koronavirusit, raporton revista NME.

Gjersa banorët do t’i kthehen vendeve të tyre të punës, edhe seriali i Amazonit “Lord of The Rings” do të vazhdojë punën e xhirimeve në këtë shtet.

Në fillim të muajit maj qeveria kishte miratuar rinisjen e projekteve filmike në Zelandën e Re pasi që u rishqyrtuan protokollet e shëndetësisë dhe sigurisë.

Në një raport të revistës Deadline u tha se disa filma dhe programe televizive tashmë ishin duke e vazhduar punën, dhe se xhirimi i “Avatar 2” do të rinisë javën që vjen, gjë që u konfirmua nga producenti i këtij filmi Jon Landau.

Duke e shpërndarë imazhe të pjesëve të xhirimeve në Instagram, Landau shkroi se, “setet e filmit janë gati, dhe jemi shumë të entuziazmuar që po kthehemi në Zelandën e Re javën tjetër”.

Me qindra filma dhe programe televizive kanë pezulluar produksionet për shkak të pandemisë së koronavirusit, përfshirë këtu edhe “The Batman-in” e ri dhe sezonin e katërt të serialit “Stranger Things”.

Osmani: Sot s’do të mund të takoheni për t’ia uruar njëri-tjetrit këtë festë, përcillni mesazhe urime e zemërgjerësie!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Ajo thotë që festa e Fitër Bajramit përmbyllë një kapitull të rëndësishëm për besimtarët myslimanë, teksa shton se sot s’do të mund të takoheni për t’ia uruar njëri-tjetrit këtë festë, shkaku i pandemisë, porse do të mund të përcillni mesazhe urime e zemërgjerësie, duke shpërfaqur shpirtin solidarë dhe harmoninë, shkruan Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Pas ditëve të sakrificës në emër të Zotit, mëshirës, humanizmit e solidaritetit, festa e Fitër Bajramit përmbyllë një kapitull të rëndësishëm për besimtarët myslimanë.

Sot s`do të mund të takoheni për t`ia uruar njëri-tjetrit këtë festë, shkaku i pandemisë, porse do të mund të përcillni mesazhe urime e zemërgjerësie, duke shpërfaqur shpirtin solidarë dhe harmoninë.

Le të shërbejë kjo ditë feste për ta na afruar dhe për t`iu gjetur të varfërve e të pastrehëve dhe për ta dëshmuar se bota është më e mirë në saje të këtij angazhimi!

Festa e Fitër Bajramit sjelltë na familjet tuaja paqe, lumturi e begati!

Gëzuar Bajramin e Madh!

28 vjet nga zgjedhjet e para kur Ibrahim Rugova u votua për President

Para 28 vjetëve, Ibrahim Rugova, kishte shënuar fitoren më të thellë politikë në zgjedhjet e organizuara parlamentare dhe presidenciale.

Këtë ditë e ka kujtuar ish-Këshilltari i Rugovës, Muhamet Hamiti, i cili ka thënë se acarimi, mujshia e oportunizmi në sjellje politike janë në kundërshti organike me rugovizmin autentik.

Hamiti ka publikuar edhe fotografitë e asaj ngjarje historike.



Si sot, para 28 vjetësh, më 24 maj 1992, në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Republikën e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës në zgjedhje të drejtpërdrejta, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi shumicën dërmuese të vendeve në Kuvend.(Në pamjen e parë Rugova duke hedhur votën në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë.

Në pamjen e dytë, te komentet, Presidenti duke folur mbas hedhjes së votës në zgjedhjet nacionale të 23 tetorit të vitit 2004, të cilat poashtu i fitoi bindshëm LDK-ja e Rugovës Këto qenë zgjedhjet e fundit në të gjallë të Prijësit historik të LDK-së dhe të Kosovës.)

Ibrahim Rugova u zgjodh katër herë President i Kosovës: dy herë me votë të drejtpërdrejtë popullore (1992, 1998), dy herë në Kuvend (2002, 2004).Më 24 maj 2004, kur 24 maji u shpall Ditë e Presidentit, duke njohur rëndësinë e zgjedhjeve të 24 majit të vitit 1992, kur për herë të parë Presidenti i Kosovës u zgjodh me votë të drejtpërdrejtë, Presidenti Rugova ka thënë:”Këto zgjedhje janë përkrahur nga i gjithë populli i Kosovës, me përkrahje të gjerë e masive.

Po ashtu në formë demokratike qytetarët shprehën vullnetin e tyre politik për Presidentin dhe për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Këto zgjedhje kanë hyrë në analet e historisë më të re të Kosovës si ditë e rëndësishme dhe e shënuar, ndërsa janë regjistruar në të gjitha dokumentet e rëndësishme ndërkombëtare dhe në publikimet e ndryshme enciklopedike për funksionimin e shoqërisë dhe të shtetit të Kosovës”.Ati Themeltar i shtetit të Kosovës,

Presidenti Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar 2006.Kosova sot, si kurrë më parë, ka nevojë për trashëgiminë e Rugovës: për politikën e besimit, të tolerancës e të dialogut, për njerëzi në sjellje e në marrëdhënie politike e shoqërore të vendit.

Acarimi e mujshia ndaj kundërshtarëve politikë janë veçori antirugoviste në Kosovë. Poashtu edhe oportunizmi, edhe i atyre që thirren deklarativisht në rugovizëm, pa e njohur dhe pa e përqafuar atë në esencë, duke u përpjekë të vishen me lavdinë e Rugovës për hesape të veta.

Acarimi, mujshia e oportunizmi në sjellje politike janë në kundërshti organike me rugovizmin autentik.

Diaspora shqiptare kërkon të drejtën e votës, shembjen e Teatrit Kombëtar e cilëson akt të shëmtuar

Kёshilli Koordinues i Diasporёs (KKD), përmes një deklarate ka reaguar rreth shembjes së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, duke e quajtur një akt të shëmtuar dhe jo demokratik.

Gjithashtu ky Këshill ka kërkuar nga partitë në Shqipëri që t’ia sigurojnë diasporës të drejtën e votës për zgjedhjet e radhës së vitit 2021, transmeton KOHA.

Koordinues i Diasporёs (KKD), si institucion qё ka pёr detyrё tё pёrfaqёsojё interesat e diasporёs dhe tё jetё njё urё lidhёse me institucionet e vendlindjes, ёshtё duke ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit nё Shqipёri. KKD konsideron se respektimi i tё drejtave tё shtetasve shqiptarё dhe i parimeve tё demokracisё ёshtё njё pёrgjegjёsi thelbësore pёr shtetin shqiptar nё rrugёn drejt antarёsimit nё Unionin Evropian”, thuhet në reagim.

KKD shton se ka ndjekur me shqetёsim tё veҫantё situatёn e krijuar nga shembja e godinёs sё Teatrit Kombёtar.

dhe momenti qё u zgjodh nga qeveria pёr tё prishur godinёn, shoqёruar me arrogancёn kundёr atyre me mendim ndryshe, na shqetёson pasi vihet seriozisht në diskutim e ardhmja e Shqipёrisë, si njё shtet demokratik. Ështё e pakuptueshme se si nё ҫastet e rёnda tё pandemisё, një nga prioritetet e qeverisё ishte prishja e Teatrit Kombёtar. Shoqёria shqiptare nё kёtё periudhe të paprecedent ka nevojё pёr qetёsi dhe unitet dhe jo veprime tё nxituara dhe konflikte të panevojshme. Pёr mё shumё, dhuna e ushtruar nga forcat e rendit kundёr protestueve ditën e shembjes sё Teatrit Kombёtar duhet analizuar si akt i shёmtuar dhe aspak demokratik”, thotë KKD.

KKD, edhe pse i miratuar nga qeveria e Shqipёrisё, thotë se ёshtё institucion i pavarur.

“Shumё prej nesh ndodhen larg atdheut jo vetёm si pasojё e zgjedhjes individuale, por edhe e trajtimeve megallomane dhe shpesh hakmarrёse të qeverive tё ndryshme. Dhe kjo për vendin tonë ka qenë me kosto të lartë, sidomos intelektuale. Ne dёnojmё pa asnjё rezervё veprimet e Qeverisё pёr shembjen e Teatrit Kombëtar, mungesёn e transparencёs, shkeljet ligjore, dhe nxitimin nё marrjen e vendimeve. Ndёrkohё, u bёjmё thirrje forcave politike nё Shqipёri qё tё zhvillojnё dialogun dhe jo arrogancёn e treguar deri tani. Bёjmё thirrje tё ndalet menjëherё ndjekja penale kundёr personave tё arrestuar e dhunuar nё protestёn e datёs 17 Maj, ndjekje penale ndoshta duhet rezervuar pёr ata qё urdhёruan shembjen dhe ushtruan dhunёn”, thuhet në reagim.

KKD e konsideron thelbёsore transparencёn dhe respektin e ligjit nё procesin e vendimmarrjeve tё qeverisё dhe distancohet nga veprimet e nxituara dhe që karakterizohen nga mungesa e dialogut dhe mosrespektimi i institucioneve tё drejtёsisё.

“Kërkojmë nga ekzekutivi qё e drejta e popullit pёr protesta tё respektohet dhe qё forcat e rendit tё veprojnё vetëm konform ligjit. Ngjarje tё tilla me karakter tё rrezikshёm pёr demokracinё e vendit e bёjnё edhe mё urgjente marrjen e mendimit tё diasporёs nё qeverisjen e vendit”, thotë KKD.

Ajo kërkon që sa më parë diasporës shqiptare t’i mundësohet e drejta e votës.

“E drejta e votёs sё shtetasve shqiptarё nё diasporё ёshtё njё e drejtё e garantuar me Kushtetutё por qё vazhdon tё mohohet. KKD e konsideron jetike pёr demokracinё nё Shqipёri qё kjo e drejtё thelbёsore t’iu mundёsohet shtetasve shqiptarё nё diasporё dhe i kёrkon shtetit shqiptar dhe gjithё partive politike tё ndёrmarrin tё gjitha veprimet e duhura dhe tё parashikuara me ligj qё diasporёs t’i garantohet pjesёmarrja nё zgjedhjet e planifikuara pёr vitin 2021. Ështё detyrё e parlamentit t’i sigurojё diasporёs tё drejtёn kushtetuese pёr tё votuar ose diaspora do tё ri-konsiderojё mardhёniet e saj me qeverinë e vendin amё”, thotë KKD.

Eminemi lajmëron festë online për dëgjimin e albumit “The Marshall Mathers LP”

Eminemi ka lajmëruar se është duke e bërë një festë online për dëgjimin e albumit të tij të tretë “The Marshall Mathers LP” javën që vjen.

Albumi, i cili përbehet nga këngët e njohura si “The Real Slim Shady”, “Stan” dhe “The Way I Am” është duke festuar 20 vjetorin e publikimit.

Festa e dëgjimit online do të bëhet të mërkurën me 27 maj në Spotify, dhe sipas faqes zyrtare të Eminemit, adhuruesit mund t’i bashkohen bisedës live dhe të dëgjojnë albumin deri sa reperi nga Detroiti do t’i përgjigjet pyetjeve online.

Albumi “The Marshall Mathers LP” shiti 1.78 milionë kopje javën e parë kur u publikua në SHBA, duke e bërë kështu albumin e shitur më së shpejti në të gjitha kohërat në SHBA, por u tejkalua nga albumi “25” i Adele në vitin 2015.

Albumi më i njohur i Eminemit gjer tani është shitur në 35 milionë kopje në tërë botën, shkruan revista NME.

“Break My Heart” nga Dua Lipa me mbi 100 milionë klikime

Pak muaj i janë dashur këngës së Dua Lipës “Break My Heart” për të arritur mbi 100 milionë klikime.

Këtij faktit i është gëzuar edhe këngëtarja nga Prishtina, e cila ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Kjo këngë, që është pjesë e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”, ishte publikuar më 26 mars dhe deri më tani ka100,430,630 klikime.

“Feja ime është dashuria, çdo zemër është tempulli im”

Thënie nga Rumi

Ndonëse rruga s’merr kurrë fund, bëj një hap përpara dhe vazhdo të ecësh, mos u tut nga largësia. Në këtë rrugëtim, lëre zemrën të jetë udhërrëfyesja jote kur trupi ngurron dhe është mbytur nga frika.

Ti erdhe papritur dhe vodhe prej meje tri gjëra. Durimin nga zemra, ngjyrën nga fytyra dhe gjumin nga sytë.

Jo vetëm ata që flasin të njëjtën gjuhë, por edhe ata që ndajnë të njëjtat ndjenja e kuptojnë njëri-tjetrin.

I thashë natës, “Nëse je e dashuruar me hënën, kjo sepse kurrë s’qëndron gjatë”. Nata u kthye dhe më tha, “Nuk është faji im. Kurrë nuk e shoh diellin, nga ta di që dashuria është e pafund?”

Ji i çmendur dhe i dehur me dashuri, nëse je shumë i kujdesshëm, dashuria nuk do të të gjejë.

Duhet të vazhdosh ta thyesh zemrën derisa të hapet.

Lerë heshtjen të të çojë në bërthamën e jetës.

Duhet të hesht. Të hesht. Dhe ta lë dashurinë të përshkruajë vetveten: nën një përshkrim të lumtur, të gëzuar që s’merr
fund kurrë.

Kurrë mos e humb shpresën, zemra ime, mrekullitë burojnë nga e padukshmja.

Mjaft me fjalë! Hap dritaren në qendër të kraharorit… Lëri shpirtrat të hyjnë dhe të dalin.

Mund të mësosh të dashurosh vetëm duke dashuruar.

Nëse fjalët dalin nga zemra, ato do të hyjnë në zemër.

Duke bërë si më thanë të tjerët, u verbova. Duke shkuar kur të tjerët më kërkonin, humba. Më pas u largova prej të gjithëve, edhe prej vetes. Kështu i gjeta të gjithë, edhe veten.

Unë nuk jam këto flokë, nuk jam kjo lëkurë, jam shpirti që jeton brenda tyre.

Nëse ke shumë, fal prej pasurisë tënde. Nëse ke pak, dhuro prej zemrës.

Bëhu si lulja që ia jep aromën edhe dorës që e këput.

Detyra jote nuk është të kërkosh dashuri, por të kërkosh dhe të gjesh të gjitha pengesat që vetja jote ka ndërtuar kundër dashurisë.

Nuk kam fe. Feja ime është dashuria. Çdo zemër është tempulli im.

Unë buzëqesh si një lule, jo vetëm me buzë, por me tërë qenien.

Mos u gënje nga bukuria ime, drita që më sheh në fytyrë vjen nga qiriu i shpirtit tim.

Kur bota të gjunjëzon, je në pozicionin e duhur për t’u lutur.

Përse po troket në çdo derë? Jepi, trokit në derën e zemrës tënde!

Ai që vë intelektin mbi dëshirat është më i lartësuar se engjëjt, ai që vë dëshirat mbi intelektin, është më pak se një kafshë. /KultPlus.com

‘Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë’

Një shprehje e Homerit shqiptar, kolosit të letrave Gjergj Fishta gjen vend dhe sot ndër shqiptarë.

“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”, kjo thënie e poetit të madh ka treguar se ndër shekuj shqiptarët e kanë pasur bashkëjetesën fetare një shembull për të gjithë duke e përcjellë brez pas brezi.

Edhe sot, në këtë ditë festë për besimtarët mysliman , shumë klerik kanë uruar për festën e Bajramit, duke dëshmuar paqe e mirëkuptim pavarësisht bindjeve fetare ndërmjet njerëzve. /KultPlus.com