Një grua me më shumë se 100 vjet, me 13 fëmijë dhe rreth 400 nipër dhe mbesa u bë personi më i vjetër në botë që e mposhti koronavirusin në provincën Kahramanmaraş të Turqisë.
Eşe Gebelek, e cila ka 126 vjet sipas të dhënave zyrtare, por që vetë nuk ka asnjë ide për moshën e saj të vërtetë, u shërua nga koronavirusi pas një trajtimi dyjavësh në spital.
“Ata u kujdesën për mua, më trajtuan mirë”, tha Gebelek, duke falënderuar mjekët dhe infermierët në spital.
Hamdullah Gelebek, fëmija më i vogël i “Granny Eşe”, tha se ushqimi organik është sekreti i nënës së tij për një jetë të gjatë, shkruan Hurriyet.
“Ajo ka parë edhe fëmijët e nipërve dhe mbesave të saj. Ajo zyrtarisht ka 83 nipër e mbesa. Megjithatë, nëse numëroni edhe fëmijët e tyre, numri do të ishte rreth 400. ”
“Ajo kaloi një javë në njësinë e kujdesit intensiv dhe një javë tjetër në dhomën e spitalit. Pasi u larguam nga spitali, ne e mbajtëm të izoluar për dy javë të tjera. Tani ajo është mirë”, tha Meyrem Gelebek, një nga nuset e Eşe Gebelek.
“Falë qumështit, kosit dhe djathit që ajo ka ngrënë tërë jetën e saj, ajo nuk ka probleme të tjera shëndetësore”, shtoi ajo.
Para Eşe Gebelek, një grua 113 vjeçare në provincën verilindore të Spanjës të Gironas ishte personi më i vjetër që mundi virusin, sipas të dhënave zyrtare.
Padyshim që shpeshherë pasioni dhe ëndrrat lindin bashkë me ne,siç është edhe rasti i Keisi Bardha, akrobatja shqiptare e cila vetëm 8 vjeçe është bërë pjesë e një shfaqje mjaft të njohur në Gjermani sic është Das Super Talent, transmeton albinfo.ch.
Në Gjermani, voglushja 8-vjeçare Kejsi Bardha, në shfaqejn e saj, bëri bujë në mediat gjermane, për lëvizjet e veçanta të saj.
Mamaja e saj Manjola Bardhi është mjaft krenare për të, pasi vetëm në një vit, ajo ka arritur të prekë një skenë të madhe në një vend të huaj:
Mori tre po-të, por nuk arriti të kalojë në finale në fakt, sepse gara ishte shumë e fortë, por për ne ishte një medalje shumë e mirë kjo për t’u përfaqsuar më pas, për t’u njohur pak. Të vish në një vend të huaj, ku nuk të njeh mirë, dhe direkt në një skenë të madhe sic është super Talent, Sara(juria) I tha bravo. Kishim pak muaj që kishim ardhur dhe me shumë vështirësi nga gjjuha arritëm të dalim në skenën e madhe’ thotë ajo.
Ndërsa Kejsi tregon ndër të tjera, për shfaqjet e saj në Shqipëri dhe emocionet që ka përjetuar gjatë performancës së saj.
Por Manjola Bardhi shprehet e zhgënjyer nga mundësitë që i ofron Shqipëria, fëmijëvë të talentuar si Kejsi, ndërsa ka shpresa se në Gjermani talenti i saj do të vlerësohet më shumë. /Albinfo.ch / KultPlus.com
Të vegjlit dhe nxënësit edhe për një kohë të pacaktuar do të qëndrojnë në shtëpi. Ata do të vazhdojnë të ndjekin mësimin online nga shtëpia ndërsa për të vegjlit do të kujdesën akoma prindërit e tyre.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK) nuk kanë vlerësuar pozitivisht hapjen e çerdheve dhe shkollave.
Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami në një përgjigje për Gazetën Insajderi ka treguar se mbrëmë ka mbajtur një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarin e IKShPK-së, Naser Ramadanin ku është propozuar që mos të hapen ende çerdhet dhe shkollat.
“Kemi presion edhe nga prindërit se kur do të hapen çerdhet dhe shkollat andaj edhe mbrëmë kemi mbajt një takim me ministrin e shëndetësisë dhe me Institutin e Shëndetësisë, mirëpo nuk kemi marr ndonjë përgjigje pozitive ata janë kundër hapjes së shkollave dhe çerdheve për shkak se afërsia është shumë me njëri-tjetrin, kujdestaret e çerdheve duhet të kenë kujdes ndaj tyre t’i ushqejnë ata kështu që në këtë aspekt jemi shumë skeptik, për shkak të mbajtjes së distancës dhe mbajtjes së masakve, kështu që nuk kam ndonjë përgjigje se kur do të hapen”, ka thënë Bajrami për Insajderin.
Bajrami ka bërë të ditur se ministri Vitia ka propozuar që të bëhet një vlerësim për gjendjen me COVID-19 në vend dhe se a mund të kalohet në fazën e tretë.
“Mirëpo gjatë takimit me propozim të ministrit Vitia dhe Naser Ramadanit kemi vendos për të pritur deri me 29 maj sepse prej 25 deri 29 duhet bërë një vlerësim për gjendjen nëse mund të kalojmë në fazën e tretë apo të bëjmë hapa prapa”, ka treguar Bajrami.
Gazeta Insajderi ka provuar të marr një përgjigje edhe nga instituti i shëndetit mirëpo kanë qenë të pacasshëm.
Hapjen e çerdheve e ka kërkuar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Sugjeroj që çerdhet të jenë të parat që hapen, jo që ka dallim të madh të shkollave por meqenëse njerëzit punojnë ka filluar hapja e kompanive. Po ashtu, siç kanë vendos edhe shtetet skandinave të Evropës, njëherë janë hapur klasat 1-5 ku edhe mundësia e përhapjes së virusit është më e vogël, ku na jep kohë që ngadalë të rihapim krejt Kosovën”, ka thënë Ahmeti.
Përpos cerdheve në Kosovë janë mbyllur edhe shkollat.
Nxënësit kosovarë që nga 23 marsi i këtij viti, mësimet nuk po i ndjekin në bankat shkollore mirëpo përmes televizionit. Kjo masë është ndërmarrë nga MASHTI për shkak të gjendjes me coronavirus në Kosovë, në mënyrë që nxënësit të mos humbin nga procesi mësimor.
E vazhdimi i mësimit në distancë është paraparë të zgjasë deri në përfundim të këtij viti shkollor.
Viti shkollor 2019/2020 për nxënësit e klasave 9,10 dhe 11 përfundon më 11 qershor 2020, kurse për nxënësit nga klasa e 1-8 përfundon dy javë më vonë më 26 qershor 2020.
Për maturantët ky vit shkollor përfundon më 20 maj 2020, ndërkaq MASHTI dje ka njoftuar se provimi shtetëror i Maturës do të mbahet në javën e parë të muajit korrik 2020.
Provimi i Maturës Shtetërore 2020 do të mbahet brenda një dite për të gjitha lëndët dhe për të gjithë maturantët. Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta. /Insajderi.org / KultPlus.com
“La France” ka botuar, të shtunën e 12 dhjetorit 1942,në faqen n°3, një shkrim në lidhje me premtimin askokohe të Sekretarit amerikan të Shtetit për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj guximtarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Uashington, 11 dhjetor. — Z. Cordell Hull i ka premtuar popullit të Shqipërisë që Shtetet e Bashkuara do t’i vijnë në ndihmë dhe do ta dëbojnë pushtuesin nga toka e tij.
Pasi tha se Amerika e njihte qëndrimin heroik të popullit shqiptar dhe të luftëtarëve të saj, ai deklaroi :
“Qeveria dhe populli i Shteteve të Bashkuara po mendojnë ditën kur një ndihmë efektive do të mund t’u jepet këtyre njerëzve guximtarë që po dëbojnë pushtuesin nga shtëpitë e tyre.”— (sipas Reuter-it.)
Sammy Hagar, dikur lider i grupit “Van Halen”, ka paralajmëruar bashkimin e anëtarëve kryesorë të bendit.
Hagar, i cili nuk ka luajtur me bendin që prej vitit 2004, është pyetur nga revista “Rolling Stone” rreth së ardhmes së bendit, pas deklaratës së këngëtarit David Lee Roth se grupi kishte marrë fund.
“‘Van Halen’ me shumë gjasa do të jetë në turne gjatë vitit të ardhshëm”, ka thënë Hagar.
Në fund të vitit 2019 u raportua se bashkëthemeluesi i grupit dhe kitaristi kryesor Eddie Van Halen po luftonte me kancerin qe disa vjet, por Hager ka thënë se shëndeti i ish-shokut të bendit është përmirësuar.
“Eddie kishte probleme shëndetësore, por kam dëgjuar se është këndellur. Lutem për atë djalë që e dua fort”, ka shtuar ai.
Hagar iu bashkua grupit në vitin 1986 me “5150” pasi Rothi u largua në kërkim të suksesit si i vetmuar, por këtë sukses kurrë nuk e pa me sy. Ai vazhdoi me grupin përgjatë viteve ’80 e ’90, shkruan KOHA. Së bashku incizuan tre albume si pjesë e Van Halen. Ai u largua në vitin 1996, kur Eddie ktheu Rothin për realizimin e pakos me hitet e grupit.
Rothi përsëri iu kthye bendit në vitin 2007, por basisti Michael Anthony u zëvendësua me djalin e Eddiet, Wolfgangun. Vitin e kaluar, Rothi kishte thënë se ishte përqendruar në koncertet e tij në Las Vegas. “Van Halen nuk do të kthehet ashtu siç jemi mësuar. Eddie (Van Halen) ka për të treguar për këtë, nuk është punë e imja të flas rreth kësaj çështjeje”, kishte thënë Rothi.
Në vitin 2018, Anthony konfirmoi se ishte në bisedime me menaxherin e Van Halen për një ribashkim të mundshëm.
“Kishte plane për verën e vitit 2019”, kishte thënë basisti Anthony. Ndërkaq, Hager beson se bendi ka shumë për të treguar. “Derisa të vdesin Edi ose Alex Van Halen, ata nuk do të marrin fund. Janë dy muzikantë të jashtëzakonshëm dhe jam i mendimit se grupi nuk do të jetë kurrë i marrë fund”.
Gazeta prestigjionze gjermane ‘Der Spiegel’ ka publikuar nje shkrim të vitit 1969 nga arkiva për gjendjen politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës së dytë botërore.
Në këtë shkrim që e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, publicisti Halil Matoshi thuhet se deri në vitin 1941 në Kosovë kishte vetëm gjashtë traktorë, 16 vendbanime të elektrizuara, 49 mjekë, ndërsa 10,000 shqiptarë vuanin nga tifoja, 15,000 nga mikoza, 90,000 nga malaria dhe çdo i dyti nga zgjeba.
Zgjeba e njohur si zhuga është sëmundje ngjitëse e lëkurës që shfaqet zakonisht midis gishtave, në bark, në kurriz, në kofshë etj. me puçrra me ujë e me kore, të cilat kruhen shumë
Edhe pse shqiptarët luftuan krahë për krahë me popujt tjerë kundër nazi-fashizmit, Tito nuk ua dha statusin e Republikës në Jugosllavi. Plani për t’i bërë shqiptarët bashkë në një Republikë, si pjesë e federatës së sllavëve të jugut, dështoi pas kundërshtimit të Stalinit. Që atëherë Shqipëria staliniste e më vonë maoiste, përdorë shqiptarët e Kosovës si levë kundër Beogradit.
Pas LDB mbi 40 mijë nacionalistë shqiptarë, ranë viktimë e aksioneve të Titos.
Vetëm çdo i 16-ti shqiptar ka një vend pune. Të ardhurat për kokë banori janë 42 DM në muaj.
Në Beograd punojnë si pastrues të rrugëve, ngarkues qymyri, shitës kikirikash, po aq shqiptarë, sa punojnë në ndërmarrjet industriale të Kosovës.
Shefi i policisë sekrete jugosllave Udba Aleksandar Rankovic vazhdon të tiranizojë shqiptarët. Vetëm më 1965 Udba kreu 41 vrasje në Kosovë, 25 të tjera në fillim të vitit 1966. Udba themeloi dhe toleroi organizata të paligjshme (nën emrat si “Shqiptarët për Liri” dhe “Revolucionarët Maoist”), më pas i arrestoi anëtarët e tyre./GazetaExpress/ KultPlus.com
Lumturia formohet në paradoks. Paradoksi i saj është që nuk mund të bëhesh i lumtur nëse lumturinë e bën qëllim, apo cak për ta arritur.
Një konceptim i tillë tregon për një keqkuptim për lumturinë, sepse përmban një koncept absurd që e lidhë lumturinë vetëm me atë që e bën qëllim të arritjes. Këtu lumturia kuptohet si ndonjë arritje e ndonjë angazhimi personal për t’u bërë i lumtur. Lumturia kuptohet në analogji me profesionet tjera. Për shembull, vetëm ai që edukohet është i edukuar, vetëm ai që studjon të bëhet mjek bëhet mjek, etj. Të tjerët që nuk kanë studiuar mjekësinë nuk bëhen mjekë. Kur punohet për një qëllim të caktuar zakonisht qëllimi arrihet. I lumtur pra mund të bëhet vetëm ai që punon të bëhet i lumtur, ai apo ajo që kërkon lumturinë.
Por ndërkohë edhe ata që kërkojnë atë edhe ata që nuk kërkojnë atë nuk janë të lumtur. Sikur që studenti i mjekësisë nuk është mjek edhe studenti i lumturisë nuk është i lumtur; sa më afër qëllimit aq më i lumtur. Lumturia pra është përherë diku tjetër: ku ne jemi ajo nuk është; ku ajo është ne nuk jemi. Dallimi është që disa do të bëhen të lumtur e disa të tjerë do të vazhdojnë të jetojnë pa lumturi.
E kupton pra që kjo qasje është absurde, sepse lumturia nuk mund të konceptualizohet në analogji me arritjet dhe profesionet tjera. Ajo nuk është as koncept moral: për shembull ne e kemi obligim që vazhdimisht ta përmirësojmë veten, por kjo nuk nënkupton që përmirësimi i vazhdueshëm do të na bëjë njerëz të përkryer; përkryerja nuk është qëllim që duhet të arrihet por është vetëm ide rregulluese. Ne angazhohemi që të bëhemi njerëz më të mirë, por nuk mund të angazhohesh që të bëhemi njerëz më të lumtur.
Nuk ekziston as teknikë, as metodologji, as shkollë dhe as zanat që ta mundëson arritjen e lumturisë, pikërisht sepse lumturia nuk është diçka që mund të arrihet. Askush nuk të jep diplomë për lumturi.
Por edhe nuk kemi të drejtë t’i këshillojmë të tjerët që të bëhen të lumtur, pikërisht sepse një këshillë e tillë ngre spektrin dhe nënkupton konceptimin paraprak absurd të lumturisë. Pra “be happy” është këshilla më idiotike që mund të ta japë apo t’ia japësh dikujt.
Nëse dëshiron ta ndihmosh dikë të bëhet i lumtur duhet ta ndihmosh që ajo të gjejë atë “profesion”, atë zanat, apo atë prirje dhe pasion për jetë që e bën atë të HAPUR ndaj lumturisë.
Lumturia është përherë efekt anësor që vjen si rezultat i angazhimit tonë në aktivitete tjera ku lumturia nuk është qëllim. Lumturia është shpërblim që marrim për atë që jemi, për gjetjen e vetes në një mes të pafundmë të vetjeve tjera.
Gjetja e vetes është proces i gjatë por zakonisht bëhet në punë, në angazhim për të i ndihmuar të tjerëve: kjo ndihmë nuk është vetëm materiale, por edhe shpirtërore: një fjalë e bukur, një buzëqeshje, një puthje a përkëdhelje.
Jo rastësisht shumica e filozofëve kanë bërë lidhje direkte mes lumturisë dhe veprës së mirë, sepse vepra e mirë shkakton një kënaqësi dhe përmbushje që nuk ekziston në mungesë të saj.
Dikush (psikopati) mbase mund të ndjehet i kënaqur edhe kur bën vepra të liga, por është e pamundur të konceptualizohet që lumturia mund të rezultojë duke i bërë të gjithë të tjerët përreth teje më pak të lumtur, apo aspak të lumtur. Prandaj, sidomos për Aristotelin, lumturia nuk mund të ndahet nga morali. Njeriu konsistent i pamoralshëm nuk mund të jetë njeri i lumtur.
Lumturia është shënjuesi që jeta yte ka një kuptim për ty, që ke gjetur një mënyrë për të ekzistuar në botë që të jep kënaqësi dhe të bën të ndjehesh komod në lëkurën tënde.
Pasi që lumturia ka të bëjë me punën dhe mënyrën e jetës tënde, nëse megjithatë nuk je i lumtur atëherë arsyen duhet ta kërkosh jo tek tjetrit por tek vetja: çka je duke bërë që të privon nga lumturia? Të lumtur nuk të bën askush tjetër pos vetes tënde: lumturia varet nga mënyra se si ti ekziston në botë, si i shfrytëzon aftësitë dhe mundësitë tua, dhe sa e ruan ambientin ku ekziston! / KultPlus.com
Këto ditë po rishikoja me andje një video nga zhvillimi i ceremonisë solemne për riatdhesimin e rivarrimin e eshtrave të ushtarakut student, patriotit Shahin Toçi, sargu i të cilit u prit në aeroportin e Rinasit me 26 mars 2011, me shumë nderime, ashtu siç e meritonte ky djalë trim që i qëndroj besnik deri në flijim flamurit tonë kombëtare.
Pamje emocionuese. Dhjetra qytetarë pjesmarrës valvitnin ndër duar flamurë kombëtarë. Pranë tapetit të kuq, Garda Kombëtare ishte e rreshtuar në qëndrim nderimi, ndërsa ministra e personalitete të shtetit të veshur me uniforma shumëngjyrëshe prisnin që ti bënin homazh këtij trimi liridashës. Një ndjenjë zemërimi e keqardhje më pushtoj ndërsa mendova se, (pothuajse para një muaji) me 9 shkurt 2011, edhe unë po zbrisja po në këtë aereoport, nga avioni i linjës Vjenë – Rinas, po me të njëjtin qëllim: për të riatdhesuar pas 94 vjetësh eshtrat e Imzot NIKOLL KAÇORRIT – ARKITEKTIT TË PAMVARSISË E TË SHTETIT SHQIPTARË, por me një ndryshim të madh, se atë ditë “te zezë për ndjenjën kombëtare”, sargun me eshtrat e titanit nuk e priste asnjë personalitet, ministër, gjeneral, zv/ministër apo drejtor drejtorie. Për habi të gjithëve aty, as edhe një klerik i lartë shqiptar apo i huaj që shërben në vendin tonë. Sytë mu mbushën me lot dhe tërë qenien time ma pushtoj një ndjenjë keqardhje dhe turpi.
Me ditë të tëra isha përpjekur të lajmëroj, për ardhjen e eshtrave të Imzot Kaçorrit, përsonat përgjegjës të shtetit, që nga instiutcionet më të larta, Kryeministrinë, Ministritë, Kryesinë e Kuvendit, deputetët e Durrësit, hierarkinë e lartë kishtare të dioqezës së Tiranë –Durrësit, si me telefon ashtu me postë elektronike. Asnjë reagim. Kjo keqdashje më bëri të mendoj që veprimi im nuk i sillte politikanëve e shtetarëve ndonjë përfitim ekonomik (për të cilin do të vinte pa mëdyshje e gjithë politika), por ishte vetëm një veprim moral e atdhetar për të cilin, aty ndodheshin vetëm njerëzit e thjeshtë të ardhur në grupe nga Durrësi e Lura.
Çfarë paradoksi. Një burrë i madh, etalon i atdhetarisë e lirisë, një prift katolik i cili kishte deklaruar me gojën e tij…” …për mua së pari atdheu mandej kisha…”, nuk u vlerësua, ose u la në harresë me dashje, ashtu sikurse, ai, u la në harresë për 94 vjet në dhe të huaj. Përse duhej që, atdhetari Nikollë Kaçorri, të shihej në petkun e priftit katolik, që të pasojë një sjellje të tillë? Apo kaq e madhe ishte propaganda aziatokomuniste kundër këtij atdhetari sa që njërzit vazhdonin ta shihnin si “klerik reaksionar”….???
Familjarë të Imzot Kaçorrit dhe qytetarë durrsakë pranë sargut të tij në Rinas
M.q.s me 29 maj është 103 vjetori i vdekjes së tij, në nderim e respekt të aktivitetit të tij në të mirë të Shqipërisë, dëshëroj të sjell me poshtë për lexuesit një dokument origjinal që kam gjetur në Arkivën e Ministrisë së Jashtme të Austrisë në Vjenë, ku çdo njeri (edhe ato më skeptiket), mund të kuptojë e të bindet për punën e madhe që Imzot Nikollë Kaçorri bëri në dobi të atdheut të robëruar nga hordhitë aziatike osmane. Dokumenti mban datën 12 nëntor 1912 dhe është një letër e shkruar dhe formuluar nga Imzot Kaçorri, e cila i drejtohet Perandorit Franz Josef të parë në Vjenë, për ta vënë në dijeni që; shqiptarët nuk e durojnë më robërinë. Ato duan tashmë pamvarsinë, të drejtën e shkollave, kulturës, traditave e gjuhës së tyre. Ato kërkojnë nëpërmes kësaj letre, mbështetjen e perandorisë më të madhe të kohës për të mos lejuar coptëzimin e Shqipërisë nga vendet fqinje në Ballkan.
v
Madhnisë të Tii
Franz Josefit I
Përandorit e Mbretit të Austro – Magjarisë në Vienë
Shum të vështira e të rrezikshëme jan këto dit per ne Shqyptarët e per nanën t´on Shqypninë qi të kater shtetet e Ballkanve po rrâin me e perpië a me e coptue. Na me sâ fuqië kena mundohena edhe Përendisë i lutena qi Mbretnia jon të muisi këta anmiq e të na prui prej sish. Por per fat të keq gjasat nuk po na duken fort të mira, e po shohim se shum vende të kater vilajeteve të Shqypnisë, Kosovë, Manastir, Shkodër e Janinë gjinden nden kambë të hueja.
Per këtë shkak po marrim lejen m´u sjelle kah Madhnia Jote si Përandorit të nji Përandorisë të madhe, qi asht ma e afermia e jon e ka piesë në Ballkan me Bosnie – Herzegovinë, e me Ju lutun qi në çeshtjet të Ballkanve të merret para syshë edhe Shqypnia në mënyrë qi kufit e sajë mos të bërkiten e mos të shtyhen prej kerkui e qi Shqypnia kështu e pâ bërkame e e pâ vogluëme të ketë nji Automië të plotë nden Mbretninë Otomane.
Por në kioftë se per fat të zië qillon, qi kio Mbretnië nuk ka me muit ma mbas luftesë të sotshme me sundue në kurrfar mënyre Shqypninë, na nga thelbi i zembrës i lutena Madhnisë s´ate qi Shqypnia prej kater vilajetesh permendun sipri me tre milion e sâ Shqyptarë të bahet nji Mbretnië në vehte sikurse të tjerat shtete të Ballkanve, në daç perse Shqyptarët jan nji kambë ma i vjetri ner këta, me nji gjuhe e me zakone fare të veçanta, e gjaku i tyne nuk mundet me paitue kurrsesi me çdo gjak të kombëve qi jan rreth e rrotull; në daç perse nuk do t´ishte e drejtë humbja as voglimi i nji kombi Shqyptarë, i cilli nuk âsht aspak ma i poshtem se kombët e tjera të Ballkanve si per numer, ashtu per mendë, si per vjeften morale, me të cillën, sado qi per nji kohe shekuish shum të gjatë kje rrahun në çdo krah e në çdo mënyrë prej shum e shum tallazeshë politike qindroi në kombësië të vet e në zakone të veta, por si nji shkambë i fort në mjedis detit; e kjarishtë e diftoin edhe theroritë e mëdhaja qi Shqyptarëtë hoçën per rain, gjytetërimin, e perparimin e Kombit të vet në këtë kohe të mrame të Tyrqëvet të Rie: në daç edhe perse na duket se nji Mbretnië Shqyptare mban peshën jo vetem të Ballkanve, por edhe të gjith shteteve t´Europës, e
sidomos në muit m´u bâa, mbas dishirit t´on, nji mbretnië e pa anë (neutre), sikurse Belgji e Svizzera.
Prej gjith këtyne shkaqeve e arsynave na e pështesim të tanë shpresën t´one në ma të madhen mirsine e Madhnisë Tande per të cillën na e gjith kombi Shqyptarë ka per të Jau ditun per nderë per gjithmonë.
Me shpresë të madhe qi të lutunat t´ona kam me e bërkâ zembrën e Madhnueshme të Madhnisë Tande kemi nderjen ma të madhen me vuë këtu duërt t´ona e m´u permendun.
Shqypnië, 12 Nanduër 1912
Te Detyrushmit Sherbëtorë te Madhnisë s´ate
Firmat Nikollë Kaçorri Prift
Mustafa Asim Kruja Reaçep Mitrovica Fuad Toptani Abdi Toptani Murad Toptani Salih Gjuka Ipek Bedri Pejani
Letër e formuluar dhe e shkruar nga Imzot Kaçorri drejtuar Perandorit Franz Josef në Vjenë (faqe e parë)
Letra është e shkruar në tri faqe. Ajo është e firmosur nga drejtuesit kryesorë të komitetit të pergjithëshëm kryengritës së Shqipërisë së mesme: Nikoll Kaçorri, Fuad Toptani, Murad Toptani, Abdi Toptani, Mustafa Kruja, Rexhep Mitrovica, Salih Gjuka, Bedri Pejani, Mustafa Kruja.
Faqja e tretë e letrës me firmat e drejtuesve të komitetit të përgjithshëm të Shqipërisë së mesme
Letra i është dorëzuar Konsullit Austriak në Durrës Rudnay, i cili së bashku me letren dërgon në ministrinë e jashtme në Vjenë, përsonalisht për ministrin e jashtëm Leopold Grafen Berchtold (me shenimin “ shumë konfidenciale”), një përshkrim për gjëndjen e vështirë dhe
shpërthyese, të krijuar në zonën e Shqipërisë së mesme. Në shënimin e tij Rudnay shkruan: mbasi unë pashë qëndrimin e palëkundur të popullit, i cili pretendon që të bëhet një kongres për shkëputjen e vendit nga perandoria dhe kërkon përjashtimin e të deleguarve të huaj nga Mutesarifi në kongres, po ashtu dhe pasi dëgjova pretendimet e orthodokseve të cilët kërkojnë një pushtues të huaj që të mos sundohen më nga shumica musulmane, vendosa me inisiativen time të marr përsipër, me kërkesat më të pranueshme për ne, këte letër që sollën të deleguarit.
Letra e konsullit Rudnay për ministrinë e jashtme në Vjenë
Në një bisedë që pata me famullitarin e Durrësit Don Nikoll Kaçorrin dhe Murad Bey Toptanin i theksova atyre që Monarkia mbron interesat e Shqipërisë pa e pushtuar atë, e dëshëron që shqiptarët në këto kohë të vështira të bashkohen me njëri tjetrin. Gjatë bisedës i tregova atyre edhe motivet kryesore të mbështetjes tonë. Gjatë ditës kam marrë nga Don Kaçorri, në mirëbesim, letrën me kërkesa për Madhërinë e tij, ku sipas këshillës sime u hoqën disa pika të pakuptimta. Murad Topatani, të cilit i detyrohesha ti ktheja një vizitë më konfidoi më vonë që delegatët trembën se kongresi do të dështojë, e kanë vëndosur menjëherë ti dërgojnë madhërisë së tij këtë kërkesë. Sapo i hodha një sy letrës, pashë që të gjithë delegatët kishin pranuar, ato çfarë kishim diskutuar me Don Kaçorrin. Aty kërkohet autonomi e vendit, por nën sundimin turk, e po qe se kjo është e pa mundur, atëherë të kërkohet Pamvarësi dhe Neutralitet. Unë jam munduar që letra të stilizohej në mëndyrë që të kishte hapsira për ndryshimet e mundëshme (për të përjashtuar ndikimin e fuqive të tjera), pa cenuar angazhimin tonë. Pas dorëzimit të kësaj letre, kam bërë marveshje, që unë nuk do të përdori ndikimin tim në Kongres dhe nuk do të marr përsipër asnjë ndërhyrje aty. Gjithashtu kam konfirmuar që për sa kohë të zgjasë Kongresi dhe ndikimi turk në vend, do pranoj të bisedoj apo veproj vetëm në mënyrë konfidenciale. Nga delegatët të cilët kanë nënshkruar këtë dokument, vetëm Mithat Frashëri ka nënshkruar menjëherë, por edhe të tjerët nuk kanë vonuar ta nënshkruajnë. Së fundi dëshëroj të ju bëj të ditur shkelqësisë tuaj, që zotërijtë presin të marrin nga ju një pergjigje të pranueshme. Si gjithmonë me lejen tuaj, arrita të ndikoj sadopak pozitivisht në Kongres. Edhe një herë dëshëroj të Ju bëj të ditur se kam vendosur, nqs Kongresi i Shqiptarve do të pengohet, të kërkoj nga Elita e shqipëtarve një dokument, i cili nuk do na sjellë detyrime anës tonë, që do të mund ta përdorim në situata të vështira që mund të krijohen.
Kuptohet qartë se interesat tona kombëtare, ato të Dom Nikollës, përputheshin me ato të Austro-Hungarisë, e cila kërkonte që influenca e saj të shtrihej në tërë Ballkanin. Kjo ishte arsyja që konsulli Rudnay mbante kontakte të ngushta me atdhetarët shqiptarë, të cilët morën përsipër misionin që të njoftojnë fuqitë e mëdha se populli shqiptar do ti merrte armët në dorë për ti dalë zot territoreve të veta. Dera e Dom Nikollë Kaçorrit ishte kurdoherë e hapur për atdhetarët. Aty bëheshin mbledhjet e komitetit e ndërmerrëshin vendime të rëndësishme për lëvizjen popullore.
Dëshëroj të mbyllë shkrimin tim me shprehjen e Mustafa Krujës: Shqipëria për Dom Nikollë Kaçorrin, Atdheu, lirija e saj ishte ideali i tij…. Dom Nikollë Kaçorri ishte shqiptar me plot gojën…e deri më sot, s´më ka rënë të këndoj gjikund ndonjë rresht që ta përmendi sado për keq emrin e tij, megjithëse ka qënë përkrah Ismail Qemalit në Vlorë, edhe nënkryetar i denjë i së parës qeveri shqiptare, i zgjedhur prej atij kuvendi kombëtar, që shpalli pamvarsinë e atdheut, dhe që mundi të krahasohet për rëndësinë e tij historike, vetëm me Kuvendin e Lezhës…. gati pesë shekuj më parë.
Këngëtarja Dua Lipa ka reaguar pas anulimit të festivalit “Sunny Hill”.
“E mërzitshme që s’do të mund të festojmë këtë verë por, shihemi në 2021-tën”, ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram.
Edicioni i këtij festivali parashihej të mbahej në gushtin e këtij viti, por për shkaqe të pandemisë COVID-19, ai është shtyrë nga organizatorët për në vitin 2021.
“Me zemër të thyer duhet të konfirmojmë që Festivali Sunny Hill 2020 nuk do të mbahet këtë gusht, për shkak të krizës globale të paprecedent, të shkaktuar nga COVID-19”, u tha mbrëmë në njoftimin e organizatorëve.
“Sunny Hill Festival” ka sjellë në Kosovë në edicionet e shkuara yje botërore si Miley Cyrus, Gashi, Calvin Harris e Dua Lipa.
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças, Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka! Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe, gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit, ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit! Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri, dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet; hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve; Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole, ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion, ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”! Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’ gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’ dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’, në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur, ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur; dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’, ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar! Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh, kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde, mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde. Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh, të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet! Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe, më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!” Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët, sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët! As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet… Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira, ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira! Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri: te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar, dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’ Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!
Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe, dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe… kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar, nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera… Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve, koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut, fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut! Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri, mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri, dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura, kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë, bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë… Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë. Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë, ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj, nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!
A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’ nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror, ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur, Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar që sa më shpejt të hapen çerdhet dhe kafeteritë të fillojnë punën e plotë. Ai ka kërkuar që të mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve.
Ai në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se sugjerimi i tij është që çerdhet të hapen të parat. Sipas tij, nuk ka më kuptim që të që ta mbajmë ekonominë të mbyllur për shkak të vetëm dhjetë rasteve, sepse numri i të infektuarve nuk i arsyeton më këto masa, transmeton Klan Kosova.
“Sugjeroj që çerdhet të jenë të parat që hapen, jo që ka dallim të madh të shkollave por meqenëse njerëzit punojnë ka filluar hapja e kompanive. Po ashtu, siç kanë vendos edhe shtetet skandinave të Evropës, njëherë janë hapur klasat 1-5 ku edhe mundësia e përhapjes së virusit është më e vogël, ku na jep kohë që ngadalë të rihapim krejt Kosovën”, tha ai.
Kryetari Ahmeti ka thënë se tashmë duhet të mbyllet edhe karantina në Qendrën e Studentëve sepse më nuk ka nevojë për një karantinim të tillë.
“Kam kërkuar që nuk ka kuptim ta mbajmë QS në karantinë. Një pjesë e madhe e qytetarëve po dalin si shkak të arsyeve të ndryshme. Tash duhet t’i kthehemi masat që kemi pasur në fillim, dikush kur vjen ta ketë vetizolimin e detyruar, ta nënshkruaj një formular që të qëndrosh i vetëizoluar në shtëpi për aq periudhë sa thonë mjekët. Nuk ka nevojë për një karantinë të tillë”, tha Ahmeti.
Kryetari Ahmeti gjithashtu ka thënë se është shumë e nevojshme që kafenetë të hapen sa më para për shërbim të plotë.
“Janë dy gjëra të cilat duhet t’i kuptojmë, nuk mjafton me thënë hape për take aëay sepse nuk e kanë qarkullimin e njëjtë si gjithmonë. Kur i ke masat ku qytetarët nga 2 orë me dal atëherë nuk ka myshteri si duhet. Pa hapjen e tyre më të plotë nuk do ta ketë efektin e njëjtë sa i përket qëndrueshmërisë ekonomike”, tha ai.
Ahmeti është shprehur se nuk ka më kuptim që ta mbajmë ekonominë të mbyllur për shkak të vetëm dhjetë rasteve, sepse numri i të infektuarve nuk i arsyeton më këto masa.
“Kam kërkuar që masat të lehtësohen në tempo më të shpejt për shkak se mendoj numri i të infektuarve nuk arsyeton më këto masa. Për më shumë është çështja se në pjesë të madhe nuk po respektohen nga qytetarët dhe është bërë vështirë implementimi i tyre, siç është orari i lëvizjes ku më shumë njerëz po dalin”.
“Të bëjmë menaxhimin më të fokusuar, t’i mbrojmë njerëzit e moshuar, ata që janë më sëmundje kronike e të filloj hapja graduale e çerdheve dhe klasave të para, kurse fokusin ta kemi që nëse dikush është i infektuar ta izolojmë. Kemi 10 raste aktive, nuk ka kuptim që krejt ekonominë ta mbajmë mbyllur për shkak të dhjetë rasteve”, ka thënë i pari i Prishtinës.
Ai ka thënë se Komuna e Prishtinës ka punuar në parandalimin e përhapjes së Coronavirusit dhe tu ndihmojë qytetarëve edhe ekonomikisht.
“Ne kemi pasur rolin që të zbatojmë vendimet e nivelit qendror dhe natyrisht të plotësojmë hendeqe aty ku janë. Në momentin kur dikush testohet edhe nëse del pozitiv ose negativ, ne e kemi marrë detyrën që t’i ndihmojmë atyre në vetizolim”.
“Sigurohemi që nuk dalin, nuk infektojnë tjerë. Ideja ka qenë që ta ndalim përhapjen e sëmundjes, t’i dalim në ndihmë atyre që kanë nevojë qoftë një aspektin ekonomik e shëndetësor dhe të bëhemi gati për pjesën e pasojave ekonomike”, shtoi Ahmeti.
Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar ndaljen e tërësishme të filmave dhe tani ka shtyrë ata edhe në vonesa, gjë kjo që po ndikon së fundi edhe në ndërrimin e aktorëve.
Një vështirësi të tillë e ka përjetuar trilogjia e filmave “Mission Impossible”, në krye me aktorin e njohur Tom Cruise. Studioja filmike që qëndron prapa projektit kishte planifikuar realizimin e “Mission Impossible 7” dhe atij “8”, por situata është vështirësuar kur aktori Nicolas Hoult vendosi që të tërhiqej nga roli i kundërshtarit të Cruises në këta filma.
Revista amerikane “Variety” ka raportuar se Hoult, i cili ishte zgjedhur për të luajtur kundërshtarin e agjentit Ethan Hunt, është detyruar të largohet nga filmi aksion, për shkak të angazhimeve në filmin “The Great”, shkruan KOHA. Regjisori Christopher McQuarrie ka njoftuar se Hoult do të zëvendësohet me Esai Moralesin, i cili njihet më së miri për rolin e Deathstroke në filmin “Titans”.
Xhirimet e “Mission Impossible 7” u ndalën në muajin mars, kur edhe filloi përhapja e koronavirusit në botë. Ishte parashikuar që filmi të jepej premierë më 23 korrik të vitit 2021, por afati është shtyrë për 19 nëntor të vitit të ardhshëm. E pjesa e tetë e filmit do të fillojë të xhirohet më 2 nëntor të vitit 2022. McQuarrie, i cili e realizoi skenarin e pjesës së filmit “Ghost Protocol” dhe ishte regjisor i pjesëve tjera “Rouge Nation” e “Fallout”, ka treguar për vendimin që misioni i ardhshëm i Cruises të ndahej në dy pjesë.
“Kur po realizonim pjesën ‘Fallout’, i thashë Tomit: ‘Dua që këtë film ta bëj si udhëtim emocional për Ethan Huntin’. Donim që filmin ta ndiente krejt ekipi”, kishte thënë McQuarrie. Në intervistën për të promovuar filmin “Fallout”, McQuarrie kishte pranuar se së bashku me aktorin Cruise po mendonin për pjesën e shtatë të filmit.
“Sapo u publikua filmi, Tomi erdhi dhe më tregoi se çfarë donte të bënte më tutje. Në fakt, premierën në Paris e shikuam së bashku dhe u mahnitëm me kritikat. Tomi u kthye kah unë dhe më tha: ‘Mund ta bëjmë një edhe më të mirë’”, kishte thënë regjisori për gazetën britanike “The Sun”.
Një raport i ri i grupit Americans for Tax Fairness (ATF) dhe i Institutit të Studimeve Politike thuhet se pasuria e më të pasurve në SHBA është rritur me $434 miliardë ose me 15 përqind, gjatë izolimit të koronavirusit, nga mesi i marsit deri në mesin e majit. Pasuria e tyre totale ishte rritur nga $2.948 miliardë në $3.382 miliardë.
Pesë më të pasurit e SHBA, Jeff Bezos, Bill Gates, Mark Zuckerberg, Warren Buffett e Larry Ellison—shënuan një rritje totale të pasurisë prej $75.5 miliardë.
Në muajin mars në revistën Forbes raportoheshin 614 miliarderë, ndërsa dy muaj më vonë numri i tyre ishte 630, duke përfshirë dhe muzikantin Kanye West që kishte arritur pasurinë $1.3 miliardë. Pronari i Tesla-s Elon Musk ishte mes atyre që kishin rritur më shumë pasurinë gjatë kësaj periudhe, në $36 miliardë.
Raporti shtonte se gjatë të njëjtës periudhë, rreth 38 milionë amerikanë kishin humbur vendet e tyre të punës. “Pandemia ka zbuluar pasojat e rënda të rritjes së diferencës së pasurisë dhe rritja e numrit të miliarderëve është simboli i kësaj pabarazie,” tha kreu i ATF, Frank Clemente.
“Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal, guximi për të vazhduar përpara ka rëndësi.” – Winston Churchill
“Më mirë të dështosh me origjinalitet, se sa të kesh sukses me imitim.” – Herman Melville
“Rruga te suksesi dhe rruga drejt dështimit janë pothuajse gjithnjë e njëjta.” – Colin Davis
“Suksesi zakonisht u shkon atyre që janë duke e kërkuar.” – Henry Thoreau
“Mundësitë nuk ndodhin, ne i krijojmë.” – Chris Grosser
“Mos ki frikë të heqësh dorë nga e mira për të shkuar drejt një të mire më të madhe.” – John Rockefeller
“Kam zbuluar se sa më shumë punoj, aq më shumë fat kam.” – Thomas Jefferson
“Ka dy tipe njerëzish që do të thonë se nuk mund të bësh diferencën në botë: ata që kanë frikë të provojnë dhe ata që kanë frikë nga suksesi jot.” – Ray Goforth
“Njerëzit e suksesshëm bëjnë atë që njerëzit e pasuksesshëm nuk bëjnë. Mos uro që të ishte më e lehtë, uro që ti të ishe më i mirë.” – Jim Rohn
“Mos u bëj një njeri suksesi, bëhu një njeri vlerash.” – Albert Einstein
“Kurrë mos iu ndaj bindjeve të nderit dhe qëllimit të mirë.” – Wiston Churchill
“Boll ndoqe paratë, ndiq pasionin.” – Tony Hsieh
“Sukses do të thotë të kalosh nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin.” – Winston Churchill
“Kreditet e suksesit tim ia jap këshillës më të mirë.” – GK Chesterton
“Do të të jap një formulë për suksesin? Është e thjeshtë. Dyfisho normën e dështimit. Po mendon për dështimin si armik të suksesit. Por nuk është e gjitha. Mund të dekurajohesh nga dështimi ose të mësosh nga ai, kështu që vazhdo dhe bëj gabimet e tua. Bëj ç’të jetë e mundur. Kështu e gjen suksesin.” – Thomas Uatson
“Nëse nuk do të rrezikosh të zakonshmen, duhet të përshtatesh me të.” – Jim Rohn
“Ata që janë aq të çmendur sa mendojnë se do ndryshojnë botën, ata e bëjnë.” –Anonim
“Bëj çdo ditë një gjë që të frikëson.” – Anonim
“Progresi i vetëm është të dalësh nga zona e rehatisë.” – Muchael Bobak
“Njerëzit që kanë sukses kanë vrull. Sa më shumë arrijnë, aq më shumë duan të arrijnë, dhe aq më shumë e gjejnë mënyrën për të arritur suksesin.” –Tony Robbins
“Mos lër frikën e humbjes të jetë më e madhe se dëshira për të fituar.” – Robert Kuyoaski
“Sukseset më të mëdha nuk ndodhin brenda natës, kërkojnë kohë.” – Steve Jobs
“Testi i vërtetë nuk është si të shmangësh dështimin, sepse s’do mundesh, por si ta përballosh atë.” – Barack Obama
“I vetmi limit për arritjet e së nesërmes, janë dyshimet e së tashmes.” – Franklin Roosvelt
“Karakteri nuk zhvillohet me thjeshtësi, por nëpërmjet përvojës së vuajtjeve dhe gjykimit. Forcohet shpirti, rritet ambicia dhe arrihet suksesi.” – Helen Keller
“E vetmja mënyrë për të filluar është të heqësh dorë nga të folurit dhe të fillosh ta bësh.” – Walt Disney
“Luftëtari i suksesshëm është një njeri mesatar por i fokusuar.” – Bruce Lee
“Nuk ka sekrete për suksesin. Është rezultat i përgatitje, punës së shumtë dhe mësimit nga dështimi.” – Colin Powell
“Suksesi duhet të jetë i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm vazhdojnë të lëvizin. Ata bëjnë gabime por nuk heqin dorë.” – Conrad Hilton
“Nëse me të vërtetë do të bësh diçka do ta gjesh mënyrën. Nëse jo do të gjesh justifikim.” – Jim Rohn
“Nuk mund të të jap formulën e suksesit, por të jap formulën e dështimit që është t’i kënaqësh të gjithë.” – Herbert Suope
“Suksesi nuk është çelësi i lumturisë. Lumturia është çelësi i suksesit. Nëse e do atë që bën atëherë do jesh i suksesshëm.” – Albert Schveitzer
“Suksesi nuk është thjeshtë të arrish në jetën tënde. Por edhe të inspirosh të tjerët t’ia arrijnë”– I panjohur
“Rrëzohu 7 herë e ngrihu 8 herë.” – Proverb japoneze
“Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin, ndërsa të tjerët zgjohen dhe punojnë për të.” – I panjohur
“Nëse e ëndërron mund ta arrish.” – Walt Disney
“Ndryshimi mes asaj që je dhe asaj që do është ajo çfarë bën.” – I panjohur
“Një njeri i suksesshëm është ai që ngre një ndërtesë me tullat që hodhën në drejtim të tij.” – David Brinkley
“Për të patur sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga humbja.” – Bill Cobsy
“Për të pasur sukses, në fillim duhet të kemi besim se ne mundemi.” – Niko Kazanzaqis
“Shumë nga dështimet në jetë ndodhin nga njerëz që u dorëzuan duke mos ditur se sa pranë suksesit ishin.” – Thomas Edison
“Mos u huto nga kritikat. Kujto që shumë njerëz kanë ecur vetëm për shkak të atyre që e kafshuan.” – Zig Ziglar
“Sekreti i suksesit është ta bësh gjënë e zakonshme në mënyrën më të mirë të mundshme” – Jon Rockefeller
“E di që je në rrugën e suksesit nëse bën punën tënde, dhe nuk pret të paguhesh për të.” – Oprah Winfrey
“Ekziston një forcë e madhe brenda çdo njeriu, që kur lëshohet, mund të bëjë çdo dëshirë, çdo ëndërr realitet.” – Anthony Robbins
“Sekreti i suksesit është të dish atë që askush nuk e di.” – Aristotel Onasssis
“Dështova në mënyrën time për të pasur sukses.” – Thomas Edison
“Asgjë të vlefshme që bëra nuk ishte aksidentalisht, as shpikjet e mia nuk erdhën aksidentalisht. Jo, kur kam vendosur se çfarë rezultati dua, punoj për të deri kur të vijë.” – Thomas Edison
“I vetmi vend ku suksesi vjen përpara punës është vetëm në fjalor.” – Vidal Sassoon
“Vazhdo të ecësh, shanset janë të pengohesh, ndoshta kur nuk e pret. Por nuk kam dëgjuar për një njeri të suksesshëm që të rrëzohet dhe të qëndrojë ulur.” – Charles Kettering
Melodi e këputun – lot i kjartë nga syni i një grues së dashun… andje e përplasun, xhevahir i tretun, një andërr e shkelun, buzë e paputhun në melodinë e këputun. Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun, verbojnë nga zbardhimi… e ther, ther hidhnimi për çastet e rrëshqitun, për fatin e ikun, për gëzimin e humbun në melodinë e këputun. Brrylat ndër gjujë të mpshtetun, ftyrë në shplakë e fundosun: Qan grueja e pikllueme me zemër të piskueme (një kitarë e gjymtun, za kange i mbytun në buzë nga dhimb’ e puthun në melodinë e këputun). Hesht njeriu pran grues që qan e turpnueme… syni i venitet në të loti vërvitet, diçka nxjerr nga xhepi grues ia le – dhe së shpejti e len gruen e humbun në melodinë e këputun. Por kur vjen ndoj tjetër, epshi kapërthehet, gjaqet turbullohen, përzihen, përvlohen, çohen peshë, tërbohen … e vetëm ndëgjohen ahtët e molisun në melodinë e grisun./ KultPlus.com
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për hapjen e konkursit për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020 për studentët e Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë, gati tre muaj pas dorëzimit të peticionit me rreth tetë mijë nënshkrime.
Në një njoftim në Facebook, ministrja Hykmete Bajrami, ka thënë se “këto bursa ofrojnë një përkrahje të nevojshme financiare për studentët elitarë, prandaj edhe janë në shërbim të avancimit të cilësisë së arsimit të lartë në Republikën e Kosovës”.
“Shpallja e këtij konkursi do të ofrojë përgjigje lidhur me interesimet e shumta të studentëve lidhur me konkursin për bursa të shpallur nga MAShTI në vitin 2019 i cili konkurs ishte përcjellë me polemika dhe protesta dhe i cili ishte anuluar përmes vendimit të datës 08.11.2019. Duke pasur parasysh situatën e krijuar me pandeminë COVID-19, Ministrja ka vendosur që të drejtë aplikimi për bursë kanë studentët e të gjitha fushave të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara përmes udhëzimit administrativ 14/2017 për ndarjen e bursave”, thuhet në njoftim.
Hapja e konkursit do të bëhet ditëve në vijim dhe studentët do të informohen për afatet dhe kriteret e aplikimit, ka thënë MASHTI.
Shuma e bursës që e ndan MASHTI, sipas një vendimi të nxjerrë në vitin 2018, është 880 euro.
Religjioni është tentimi për ta marrë nën kontroll botën shqisore, në të cilën ne jemi të vendosur, nëpërmjet mendimit për botën e dëshiruar, të cilin e kemi zhvilluar brenda nesh si rezultat i nevojave tona biologjike dhe psiqike.
Por religjioni nuk mund të arrijë në fund të këtij synimi. Doktrinat e tij mbajnë brenda vetes vulën e kohës në të cilën u krijuan, ditët naive të fëmijërisë njerëzore. Ngushëllimet e tij nuk meritojnë besim.
Eksperienca na mëson se bota nuk është një qerdhe fëmijësh. Komandat etike, tek të cilat religjioni kërkon ta ngarkojë peshën e tij, kërkojnë edhe disa bazamente të tjera, për shkak se shoqëria njerëzore nuk mund të bëjë po ato, por është e rrezikshme shkrirja e bindjeve tek ato, pa besimin religjioz.
Nëse dikush tenton ta përcaktoj vendin e religjionit në evoluimin e njeriut, nuk duket më shumë përvetësim afatgjatë, se sa një paralele për tek neuroza, përmes së cilës individët e civilizuar duhet të kalojnë, gjatë rrugës së tyre nga fëmijëria tek pjekuria.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka shpjeguar për qytetarët nëse këtë vit do të lejohet mbajtja e ahengjeve të ndrshme familjare.
Ramadani thotë se asnjë ceremoni gëzimi ose morti nuk është ndaluar, por për shkak të ruajtjes së shëndetit të njerëzve, është rekomanduar mos mbajtja e tyre.
“Unë vetëm një gjë mund ta them tash që të kuptohet drejt. Asnjëherë askush në asnjë vend nuk ka ndaluar. Këto nuk janë ndalesa. Këto janë përkufizime të përkohshme të rrezikimit të jetës së njerëzve kudo qofshin ata në Kosovë apo në rruzullin tokësor. Askush nuk ka ndaluar, aq më tepër të ndalohen dasmat ose synetitë ose ceremonitë mortore., ahengjet, ditëlindjet apo çfarëdo qofshin tjetër. Asnjëherë dhe askush nuk ka pretendime të tilla, këto janë përkufizime për çështje humanitare, të shpëtimit të jetëve sepse nuk besoj se asnjë person, në këtë rast organizuesi i dasmave dhe ahengjeve nuk do të kishte pasur dëshirë të organizoj dasmë dhe aheng dhe t’i sëmuren njerëzit dhe çoftë larg edhe të vdes dikush”, tha Ramadani për RTV21.
Ramadani thotë se në kohën kur ende jemi në fazën e parë të sëmundjes dhe ka rrezik për një valë të dytë në vjeshtë, askush s’do të duhej të rrezikonte një tragjedi të mundshme, për shkak të një ahengu familjar.
Ne kemi pasur përvoja të hidhura por jo edhe te ne, që janë në dimensione të ndryshme se përvojat e hidhura kudo në botë. Por ne e dimë se edhe në botë ka pasur ceremoni të martesave të cilat janë bërë në kohë pandemie dhe nuk ka pasur kurrëfarë problemi. Krejt problemi i rekomandimeve që mundem me iu përmbajt njerëzit. Në momentin kur kushtet mundësojnë përmbajtjen e rekomandimeve që do të vazhdojnë fatkeqësisht në kohë të gjatë te ne dhe në botë, pasi po flitet për valën e dytë dhe kjo do të jetë një çështje tjetër, pasi tani jemi në valën e parë, por ndoshta, por nuk është e sigurt akoma, do të jetë gjatë stinës së dimrit. Pra në këto periudha kohore kur rreziku potencial i shpërthimit të ndonjë epidemie është me rrezik të marrjes së jetëve në këtë rast, askush prej neve nuk do të donte që të shkaktonte një tragjedi të llojit të vetë me një aheng të gëzimit”, shpjegoi Ramadani.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, sot i është bashkuar visa4children të zyrës së UNICEF-it në Kosovë. shkruan KultPlus.
Ambasadori gjerman sot është ulur në një karrike të vendosur në instalacionin e UNICEF-it duke mundësuar që për një kohë të jetë nën lëkurën e personave me aftësi të kufizuara.
Ky është një gjest i rrallë i bërë nga një diplomatë i lartë i huaj i akredituar në Kosovë, shkruan KultPlus.com
Zymi gjendet në mesin e Hasit dhe konsiderohet si qendra e Hasit të Kosovës. Etimologjia e emrit të vendit Zymit rrjedhë nga gjuha latine “Sumbi”, që në gjuhën shqipe do të thotë “Përhimët”, diçka që i përgjanë ngjyrës së Gurit. Zymi i ashtuquajtur edhe Zyma, njihet edhe si nga një vendbanim dardan i periudhës së hekurit, që në mes të fshatrave Ramaja të rajonit të Hasit e të Vlashnjës (në afërsi të Zhurit) të rajonit të Lumës, që megjithatë ato konsiderohen vendbanime të afërta me Zymit e sotëm.
Zymi përbëhet nga shtatë lagje (Voshi, Çollaku, Kërhani, Lumezi, Prekpali, Berisha dhe Tomëreci), që shtrihet në shtatë kodrina, ndryshe njihet edhe si Roma e Vogël, pasi që edhe Roma e Italisë shtrihet në shtatë kodrina (Palati, Avetin, Kapilotin, Keliusin, Viminalin, Eskvilin dhe Janikulin), që simbolizojnë shtatë mrekullitë e botës.
Fshati Zym i Hasit të Kosovës është i vendosur në shtatë kodra si qyteti i famshëm i Romës mund të numërojë shtatë mrekullitë e veta kulturore: më së pari; përmenden zymjanët në Betejën e Kosovës qysh në vitin 1389, së dyti një ndër hipotezat mbi origjinën e Gjergj Kastriotit thotë se ai ishte nga Hasi i Thatë, së treti nga Zymi ishin mirëfilli Pal Hasi dhe dinastia Bogdani (Ndre, Pjetër, Gjon e Lukë Bogdani), së katërti aty kanë shërbyer: Mëhill Suma, Lazër Lumezi, Ndue Bytyçi, Pjetër Mazrreku dhe ndër më të shquarit, Ipeshkvi dhe shkrimtari nga Gjakova, Gjon Nikollë Kazazi që kishte zbuluar në Romë “Mesharin” e Buzukut, së pesti në Zym të Hasit ka qenë strehuar Ipeshkiva Shkup-Prizren (1702-1725), kohë kur ajo u përfaqësua në Kuvendin e Arbërit (Mërqi, 1703) nga ipeshkvi Pjetër Karagjiqi dhe dy zymjanë, së gjashti, Gjeçovi i Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe së shtati “Abetarja e Zymit”, kjo e fundit është si një fill vazhdimësie që unifikon kohërat dhe mrekullitë e Zymit.
Kur shfletojmë hartat e shkollave shqipe në trojet etnike shqiptare dhe historinë e letërsisë, ndër shkrimet e vjetra, padyshim se do të gjejmë edhe shkollën e Zymit. Hasi në përgjithësi e Zymi në veçanti në çdo periodë kohore ka krijuar një botë e një histori në vete me ç’rast ka mbajtur gjallë vetëdijen kombëtare e fetare si për punë edhe për veprimtari edukativo-arsimore në këtë mes duke krijuar një “oazë” specifike në vete.
Rruga e shkollës së Zymit është një odhiseadë duke formuar një përmendore edukative-arsimore, arsimtarët kanë punuar nëpër shumë shtëpi – shkolla dhe kanë formuar kullën apo përmendoren e shkollës së diturisë ku skaliten emrat e tyre me një histori të begatëshme.
Fundi i shekullit XIX dhe XX, do të karakterizohet nga përpjekjet e patriotëve shqiptarë për lëvrimin e gjuhës shqipe. Në rrethanat e sundimit osman kjo abetare ka vlerë, si njëra ndër abetaret e para në Kosovë. Në këtë periudhë ishte e domosdoshme, hartimi i ndonjë teksti mësimor, e në radhë të parë abetareve, kur popujt e tjerë të Ballkanit këtë problem e kishin më të zgjidhur kohë më parë, si grekët, rumunët, bullgarët. Ky evoluim erdhi me Naum Veqilharxhin, duke e botuar në vitin 1844 abetarën e cila u quajtë “Evetar”, që luajti një rol të rëndësishëm për mësim e gjuhës shqipe dhe u vazhdua me abetare të tjera të hartuara nga Konstandin Kristofordhi, Daut Boriçi, Shoqëria e Stambollit, si dhe u botuan disa gramatika për gjuhën shqipe. Gjithashtu, në vitin 1879 ishte miratuar alfabeti i Stambollit, ai i shoqërisë “Bashkimi”, më 1899 dhe në veri vazhdonte të përdorej alfabeti i autorëve të vjetër, në këto rrethana kulturore u botua edhe Abetarja e Zymit.
Abetarja e Zymit është më e vjetra në territorin e Kosovës, e cila është gjetur në Prizren me 20 maj 1900, ajo përmbante gjithsej 80 faqe me 33 shkronja dhe tinguj, duke e bërë abc-ja më e vjetër që ne e ruajmë sot. Abetarja i përket gjysëm shekullit XIX-të dhe është e realizuar me shkronjat latine dhe në një material shpjegues që e shoqërojnë këtë abetare të shaptilografuar, zbuluar se ajo i është dhuruar Lumo Skender nga profesor Luigj Shala, i cili e gjeti në Prizren me 20 maj 1900.
Abetarja e Zymit është shënuar në pllakë gjatë sundimin të Perandorisë Osmane, ky tekst ka vlerë si një ndër abetarët e para në Kosovë. Paralelisht me këtë dokument të hershëm në Arkivën e Republikës së Shqipërisë ruhen edhe dhjetëra abetare të tjera të përgatitura enkas për mësonjtoret e para. Një gjë e tillë dhe ajo që mban parathënien e Naim Frashërit apo një tjetër, e Lef Nosit e shtypur në Manastir në vitin 1911, tre vite pas Kongresit që u zhvillua në këtë qytet, që përcaktoi alfabetin e gjuhës shqipe.
Dorëshkrimi i Abetarës së Zymit është dhuruar nga profesor Luigj Shala, e që ruhet në arkvin shtetëtor të Republikës së Shqipërisë në Tiranë, e cila është botuar në ditën e Pashkëve të vitit 2013 nga Kisha Famullitare të “Ngritur të Zonjës së Bekuar në Qiell” në fshatin e Zymit në komunën e Prizrenit nën kujdesin e famulltarit Don Ndeu Ballabani dhe gazetarit Frrok Kristaj. Abetarja e Zymit është një vepër e rëndësishme për gjuhën dhe letërsinë shqipe, një dëshmi e kultivimit dhe përforcimit të identitetit e të orientimit të udhës drejt një të ardhme sa më të mirë të mundshme për popullin dhe trojet shqiptare, në mënyrë të veçantë kur kemi pastaj rrethana tejet të rënda të periudhës, sipas gjasave “Abetarja e Zymit”, është shkruar përkundër vështirësive aq mizore përgjatë sundimit otoman në trevat shqiptare, ka gjithsej 80 faqe të përmasave të zakonshme, por i mungojnë faqet e para, kështu që nuk i dihet autori i saj, ka një shënim me dorë Zym, 20 maj 1900. Supozohet se kjo Abetare është litografuar në Zym dhe se autori i saj mendohet të ketë qenë Lazer Lumezi, i cili njihej si “Lazer-Shkollari”.
Abetarja e Zymit nuk e ka të shënuar emrin e autorit apo shtëpinë botuese, që mund të jetë edhe ajo se në atë kohë tekstet e tilla në gjuhën shqipe ishin të ndaluara, ndaj për t’i shmangur ndjekjeve të pushtetit turko-osman dhe ndjekjeve te çarqeve kishtare të sllavëve apo grekëve, shpesh autorët vinin sigla të ndryshme ose pranonin të mbeteshin anonimë, sepse, ata ishin të kënaqur për arritjen e qëllimit të caktuar.
Karakteristika e Abetarës së Zymit është se është hartuar me alfabetin e Stambollit, pra me dialektin verior dhe se në alfabetin e saj nuk është gjithçka praktike për mësimin e gjuhës shqipe. Ky alfabet ka gjithsej 33 shkronja, zanorja ‘’Ë’’, nuk përfaqësohet fare dhe bashkëtinglloret e tjera, përdorën vetëm për Q (pra edhe për Ç), përkatësisht një GJ (edhe për XH) – gami në Xhami, që në pjesën veriore dhe viset shqiptare edhe ashtu pak apo aspak në të shqiptuar e të folur nuk i vërejnë dy tingujt nga këto shkronja. Abetarja e Zymit mbetët një thesar i trashëgimisë kulturore dhe vlerave historike e arsimore. Ajo paraqet një dëshmi të qartë për zhvillimin e arsimit të gjuhës shqipe në kushtet e pushtimit osman në periudhën pas Lidhjes së Prizrenit, në prag të Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe për frymën patriotike që kishte procesi mësimor dhe tekstet e përgatitura nga kuadrot vendore, sidomos ata që njëherësh ishin meshtarë, mirëpo edhe gjithë ata që mbanin gjallë shkollën dhe gjuhën shqipe në Zym të Hasit.
Çfarë e karakterizojnë Abetarën e Zymit? Abetarja e Zymit ka një strukturë të veçantë, përveç shkronjave, jepen fjalë të ndara në rrokje ushtrime duke i përdorur fjalë të plota, në disa raste edhe fjali me ose pa lidhje kuptimore, njëra me tjetrën, por më shumë vlerë edukative ose me fjalë të urta, si “Djali i mir nderon prinden”, “Kush do shum, jet pa kurgj”, “Zoti vonon, por nuk harron”, “Mos rri kot, por puno”, “Bora asht e bardh”, “Shkollari msonfmit”, “Zefi asht një fmi i pastër”, “Kmishen edhe petka e tjera i madh dlir”, “Ftyren e lan për dit”, “Gjith shtati i bandrit prej paqllekut”…. “T’mendojshum-pak flas”, “T’bajmir, t’bahem i urt”, “Ujku ndrron qyme, por vesin jo”, “Fol pak e mir”, “I lum aj qi punon”. Autori i abetarës në shumë pak raste jep shembull fjalish të përbëra: “Përpara se me e fillue nji pun mir me menduem pak”. Siç e kanë vrejtur edhe ata studiues që kanë shënuar për këtë abetare, disa nga shembuj kanë jo vetëm karakter njohës, praktik dhe edukativ, por edhe patriotik si: “Niri e do vendin ku ka le”, “Un jam shqyptar, flas shqyp”, “Shqypnija asht e dashtuna atdheja jon”. Në këtë botim janë paraqitur edhe pak tekste të shkurtra që ilustrojnë shkronjën e dhënë.
Mendohet se alfabeti i Abetarës së Zymit të çon në gjurmët e alfabetit të Pjetër Bogdanit. Një dukuri të tillë besohet se lidhet jo thjesht në ngjashmërinë e shkronjave, që është një fakt real, por edhe nga vendlindja e Pjetër Bogdanit që ishte nga Hasi i Prizrenit dhe qëndrimi i tij në Prishtinë për 15 vjet ku e këtu e gjeti edhe vdekjen. Gjithashtu, alfabeti i Bogdani pati jehonë tek pasardhësit që e zbatuan me ndryshime të parëndësishme, si “Kuvendi i Arbënit”, “Gramatika e Da Leçes”, “Doktrina Kristiane” e Gjon Nikollë Kazazit dhe në fillim të krijimtarisë në përkthimet dhe ndonjë krijimi origjinal të Ndre Mjeda. Dhe kushdo që të jetë autori i kësaj abetareje, është ndikuar nga sistemi shkrimor i Pjetër Bogdanit, duke u përmendur edhe ata zymjanë si Shtjefën Gjeçovi.
Abetarja ka 32 shkronja, si dyfishon bashkëtingëllorën për (32+1), si kanë përgjithësisht autorë gegë të shekullit XX dhe së fundi alfabeti i shoqërisë “Bashkimi”, por, që një sistem alfabetik të shqipes nuk përfshihet.
Autorët e vjetër u mbështeten në alfabetin latin-italian, dukuri që e ndeshim edhe te abetarja e Zymit. Bogdani përdori vetëm tri shkronja të veçanta për dh-th, y dhe Z si dhe dyshkronjat greke ll dhe k. Edhe në abetaren e Zymit i kemi tri shkronja të veçanta për dh (th), kjo shkronjë tek të gjithë autorët e vjetër e stilizuar, e tillë paraqitet edhe në këtë abetare, shkronja “y” të abetarja e Zymit është një e 8 e mbyllur, por kur është e dorës ka edhe një vijë në kohë dhe një poshtë për t’u lidhur me shkronjat e tjera, “z” si dhe një shkronjë greke ll. Nuk dallohet grafikisht zanoren “ë”, e cila ose nuk pasqyrohet ose shënohet me “e”, si dhe me një grafemë paraqet dy tinguj-fonema, si “c” për “Ç” dhe “q” “g” për “gj” dhe “xh”. “z” për “c” dhe “x”. Ka tre dyshkronjës “gh” për “g”,“gn” për “nj”, si dhe dyfishon grafemën e posaçëm dhe për “th”.
Në abetarën e Zymit ndeshim edhe me disa emra gjeografikë, si Afrikë, Evropë, Shkup, Prizren dhe Zym, por edhe Shkodër, Bun, Drin. Autori nuk është i shtirë më tej në gjeografinë e vendit përmes shembujve që kanë dhënë, ku qëllimi nuk ka qenë të evidentojnë emra gjeografikë, por ka shënuar ato emra që mendojmë se nxënësit i kanë të njohur. Ky mund të jetë edhe një argument se autori i saj mund jetë nga ato zona.
Në Zymin e Hasit gjendet Lapidari i “Abetarës së Zymit”, në këtë lapidar, në rend të parë vendoset gramatika latinisht – shqip e Ndre Bogdanit vepër themelore e gjuhës shqipe, për të cilën thuhet se është zhdukur, por dëgjohen zëra se kjo gramatikë, gjendet dikund, këtu në territorin e Kosovës dhe në veprën “Çeta e Profetëve” të Pjetër Bogdanit i cili mbetet krijuesi i parë i modernës shqipe, odhiseadën (rrugën) e të cilit vazhdoi Anton Pashku (1937-1995) pa e anashkaluar edhe Pal Hasin.
Guri i lapidarit me mbishkrimin e “Abetarës së Zymit” u zbulua më 10 tetor 2007 që vet guri është një shkëmb shpatull – gjërë, me vija të lakuara e të kthyera, por i lidhur mirë si nyje. Kjo pamje tregon peripecitë historike shumë shekullore, rrugën e gjatë dhe zigzake, çdo vrragë tregon trysnitë e pushtueseve me simbole e shenja dalluese shumë karakteristike vertikale dhe horizontale të kohës. Njëherit, Guri Lapidar – stelë simbolizon relievin e vendit qëndrueshmërinë, pavdekësinë, kullën e vjetër prej gurit ku është mbajtur mësimi, forcën madhore, jetën në Gurin e Thatë të Hasit, betimin në gur, besën e pakthyeshme të popullit vendas, andaj edhe u kushtohet njerëzve të shenjt që bëjnë vepra poashtu të shenjta siç e botuan “Abetarën e Zymit”. Edhe “guri” ka fuqinë e një shenjti, pranë tij liheshin përkushtime (nezra). Njeriu në rrugë, pranë ndonjë “Guri të Shejtë” lënte “amanetin”, duke ia vënë mbi te një gur të vogël nga se nuk guxonte kush për ta prekur (marrë). Por, ka edhe atribute, si: Guri i Kufirit (mezhdës), Guri i Besës, Guri i Pendesës, i sullit (vendimit) dhe thuhet Shtëpi-Guri, Fjalë-Burri.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar se Departamenti amerikan i shtetit dhe USAID kanë ndarë edhe 500 mijë dollarë për Kosovën në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Një lajm të tillë e ka dhënë vetë ambasadori amerikan, Philip Kosnett, në llogarinë zyrtare të Ambasadës së SHBA’së në twitter.
“Lajme shumë të mira: Kosova do të marrë edhe 500.000 dollarë shtesë nga Departamenti i Shtetit dhe USAID si ndihmë për të luftuar pandeminë. Së bashku ne mund të mposhtim COVID-19”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Kosnett ka thënë se që nga paraqitja e rastit të parë me COVID-19, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar ndihmë të vazhdueshme për Kosovën në luftën kundër pandemisë dhe për ata që kanë qenë në front me pandeminë./GazetaExpress/
Dukagjin Pupovci, ekspert i arsimit, është shprehur se ende është herët të flitet për hapjen e shkollave, ndonëse tashmë në Kosovë ka filluar zbutja e masave kundër pandemisë së koronavirusit.
Sipas tij për këtë temë duhet të flasin epidemiologët. Ai në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë në këtë situatë shkollat janë vatra potenciale të infeksionit dhe hapja e tyre në situatën e tanishme, mund të rezultonte me rritjen e numrit të rasteve të infektuarve me koronavirus.
“Sa i përket hapjes së shkollave kjo është një pyetje për epidemiologët sepse varet çfarë strategjie zgjedhin. Kosova ka zgjedhur strategjinë e ruajtjes nga infeksioni, për dallim nga disa vende që e kanë zgjedhur strategjinë e imunizimit kolektiv dhe ato nuk i kanë mbyllur fare”.
“Në këto kushte shkollat janë vatra potenciale të infeksionit dhe hapja e tyre në situatën e tanishme, mendoj se do të kishte rezultuar me rritjen e numrit të rasteve. Për këtë arsye të gjitha çfarë kam dëgjuar deri tani janë se shkollat nëse krijohen kushtet të hapen gjatë shtatorit, ndërsa gjatë muajit qershor të hapen për mbajtjen e provimeve të maturës dhe testeve të arritshmërisë, ku nxënësit mund të vijnë në numër më të vogël dhe të organizohen në klasa më të vogla e po ashtu të hapen edhe universitetet për mbajtjen e provimeve”.
“Po ashtu studentët duke qenë një popullacion më i rritur mund ta ruajnë distancën dhe ta ruajnë veten nga infeksioni. Për hapjen e shkollave duhet të flasin ekspertët e fushës, por nëse mendohet të mos përhapet infeksoni, mund të jetë pak herët të flitet për këtë punë”.
I pyetur se a është dashur që edhe Kosova të ndiqte shembullin e Shqipërisë dhe të hapte shkollat për maturantët, Pupovci ka thënë se atje pandemia ka filluar më herët dhe janë para nesh.
“Mësimi për maturantët tashmë ka përfunduar por edhe në Kosovë parashihet që maturantët dhe nxënësit e klasave të nënta të kenë akces në shkolla. Se a do të organizohet me ta ndonjë formë e përgatitjes së testit të maturës respektivisht testin e arritshmërisë nuk e di, por me siguri këtyre testeve do të ju nënshtrohen në shkolla me numër të më të vogël të nxënësve në klasë”.
“E njëjta gjë edhe për fakultet. Kjo do të ndodhë por do të ndodhë nëse shkojnë punët mirë pas datës dy qershor. në Shqipëri nuk e di a vazhdon ende mësimi por a e kanë përfunduar, por Shqipëria qëndron pak para nesh dhe pak para nesh ka filluar pandemia atje”.
Ndërkohë Popovci thotë se shkollat do të bënin mirë që gjatë muajit qershor të organizonin përgatitje për maturantët në mënyrë që këta nxënës të mobilizohen. Kjo sipas tij, do t’i ndihmonte shumë përgatitjes së tyre për Provimin e Maturës.
“Aq sa e kam përcjellur unë ministria ka thënë se nuk do të bijnë pyetje nga koha sa nxënësit kanë qenë në fëmijë, do të shmangen ato pyetje në test, por padyshim se ka pasur ndikime psikologjike tek nxënësit”.
Kjo situatë ka ndikuar dhe mund të ndodhë fare lehtë që një pjesë e tyre kanë qenë më pasiv gjatë kësaj periudhe pothuajse tre muaj bëhen dhe sigurisht që kjo mund të ndikojë në disponimin e tyre për t’iu nënshtruar testit por fakti që është shtyrë për fillimin e korrikut jep pak kohë që nxënësit të kthehen në normalitet”.
“Konsideroj që shkollat do të bënin mirë që gjatë muajit të organizonin përgatitje për maturantët në mënyrë që këta nxënës të mobilizohen me numër më të vogël të nxënësve por do t’i ndihmonte shumë përgatitjes së tyre për provimin e maturës dhe se ata pastaj duke marrë parasysh se materiali i zhvilluar prej 16 marsin nuk kanë arsye të jenë në një situatë të disfavorshme se në vitet e kaluara. Pra nëse arrijnë që gjatë qershorit t’i kthehen pak a shumë normalitetit”.
Ai ka folur edhe për mësimin në distancë. Sipas tij, vetë mbajtja e mësimit në distancë është një sukses.
“Fëmija është qenie sociale dhe të mësuarit e realizon në kontekst të caktuar pra nuk është njësoj sikur të mësosh në një klasë ku janë dy veta ose vet ose sikur në një klasë ku janë 15 20 25 ku ndërvepron me nxënësit e tjerë. Kjo është një arsye ku për moshat e vogla, shkollën fillore dhe të mese mësim në distancë nuk parashihet askund në botë përveç në ato zona ku fëmijët me të vërtetë nuk kanë qasje”.
“Prandaj jo Kosova por asnjë vend në botë nuk ka qenë i përgatitur për një situatë të tillë se do të ketë nevojë të organizohet mësimi në distancë. Sipas të dhënave të UNESCO-së mbi 90 për qind e nxënësve të botës janë në këtë gjendje, në të cilën ndodhen nxënësit e Kosovës”.
“Vetë fakti që është organizuar mësimi në distancë është një far suksesi. Është një far suksesi se e ka kompensuar në një masë atë pamundësinë e nxënësve që të shkojnë në klasë”.
Profesori Pupovci ka thënë se te mësimi online mbikëqyrja nga ana e mësimdhënësit është më e vogël dhe rritet roli i prindit.
“Tani te mësimi në distancë rrethanat janë të tjera, mbikëqyrja nga mësimdhënësit është më e vogël sepse nuk ka se si e mbikëqyr dhe roli i prindit është më i madh sepse prindi duhet ta ushtrojë atë detyrë në shtëpi. Kjo në të gjitha kontekstet nuk funksionon si duhet”.
“Ka mjedise ku prindërit thjeshtë nuk e kanë atë njohuri që ta ndihmojnë fëmijën dhe zakonisht në ato mjedise edhe komunikimi me mësimdhënësit është më i vështirë, zakonisht mungon teknologjia, mungon njohura për përdorimin e saj dhe kjo ndikon te nxënësit”.
“Për fat të mirë se kjo situatë nuk po zgjatë një shumë dy muaj tre dhe kjo mund të kompensohet plus mësimi në distancë e ka përmbushur një pjesë të boshllëkut që do të mund të krijohej tesk nxënësit po të mos shkonin fare në shkollë. për momentin nuk kemi siguri se nxënësi është lidhur dhe nuk e ka shkyçur kamerën. Mësimdhënësit kanë bërë përpjekje maksimale. E kemi një situatë pak të përmbysur në raport me atë që jemi mësuar dhe kjo normal që mund të le pasoja”.
Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka folur për ndryshimet e reja që ka pësuar skena dhe ambientet e rinovuara në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Ndonëse na ndan vetëm pak kohë nga inaugurimi i këtij objekti, Margariti flet për skenën e re, akustikën e saj, sallat e instrumentiste edhe balerinëve, por edhe për pupulitin e shumëpërfolur.
Ndonëse pritjes së gjatë të artistëve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit po i vjen fundi, ministrja e Kulturës Elva Margariti rrëfen për “Report tv” rikonstruksionin e institucionit 70-vjeçar. I nisur në janar të 2017-s, pas katër vitesh punë, ministrja ndalet tek skena e rikonceptuar me dy ballkonata, duke theksuar se si përmes teknologjisë bashkëkohore është siguruar akustika maksimale.
Sallat e reja për balerinët, instrumentistët edhe studiot e tyre, tashmë janë gati. Ndërsa, artistët janë ata që do të thonë fjalën e fundit për të rishikuar çdo problematike të hasur.
Inaugurimi i operës për të gjithë artdashësit do të bëhet në muajt në vijim, ndërsa projekti fillestar i rikonstruksionit është 1.2 miliardë lekë, për arritjen e standardeve bashkëkohore është përdorur edhe buxhet shtesë. / KultPlus.com
Ariana Grande dhe Lady Gaga dy mbretëresha të muzikës ‘pop’, të premten kanë publikuar projektin e tyre të ri muzikor.
Kënga të cilën ato e kanë titulluar ‘Rain on me’ shfaq dy vokale të kundërta të Ariana Grandes dhe Lady Gagas.
‘Rain on me’ është publikuar fillimisht pa klip nga dyshja, por vetëm për katër orë këngëtaret arritën mbi një milionë klikime në platformën e Youtube. / KultPlus.com